VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Zëri i Amerikës: Një i ri shqiptaro-amerikan në garë për asamblenë e shtetit Nju Jork (video)

By | September 30, 2019

Komentet

Gjonaj: “Jeta e Shqipërisë ka ndryshuar nga tërmeti”

Ilirian Agolli

Anëtari i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj, tha nga Tirana se “Diaspora është thesari i Shqipërisë”.


Ai i bëri këto komente në një intervistë për “Zërin e Amerikës” nga Shqipëria, që po e viziton prej disa ditësh për shkak të tërmetit.

“Ndihma jonë nga SHBA është një dëshmi se kush jemi ne. Ne kurrë nuk e harrojmë vendlindjen, ne kurrë nuk do ta harrojmë mëmëdheun – tha zoti Gjonaj.

Veprimtari i njohur komunitetit shqiptaro – amerikan tha se ishte mjaft i prekur nga pamjet dhe pasojat e rënda në njerëz dhe objekte, që shkaktoi tërmeti.

“Nuk do t’i harrojmë kurrë ato imazhe me humbje jetësh. Pastaj ishte një humbje e madhe pasurish dhe shtëpish. Të gjithë këto familje kanë nevojë për ndihmë, për një shtëpi apo një strehë mbi krye” – tha zoti Gjonaj.

Ai theksoi se detyra më e ngutshme është kapërcimi i traumës së fëmijëve. Ata janë më të dëmtuarit dhe kthimi i tyre në normalitet është puna më e vështirë.

“Jeta në Shqipëri ka ndryshuar pas këtij tërmeti. Ju lumtë atyre shqiptarëve që dhurojnë fonde në SHBA dhe vende të tjera. Ndihma nevojitet të jetë sa më e gjatë, sepse nevoja për fonde ndihmëse ka për të qenë shumë e gjatë” – tha zoti Gjonaj për “Zërin e Amerikës”.

Miçigan, shqiptaro-amerikanët luten për viktimat e tërmetit (video)

Mbrëmë në Michigan komuniteti shqiptaro-amerikan u lut për ata që humbën jetën dhe ata që u dëmtuan nga tërmeti në Shqipëri. Në një ceremoni të organizuar nga “Kisha Pajtore” me rastin e 107 vjetorit të pavarësisë, u mblodhën fonde për të prekurit nga tërmeti. Në tubim u bë edhe inaugurimi i një salle të re të kishës si dhe u përurua qendra kulturore Nënë Tereza. Në Michigan ndodhet kolegu ynë Burim Goxhuli.

Presidenti i Bronxit Ruben Diaz Jr. në festimin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë

BRONX NY : (Bota sot E enjte, 21 nëntor) : 2019, Presidenti i Bronx Borough, Ruben Diaz Jr., celebroi në ndërtesën bashkiake të qytetit të Bronxit, Nju Jork, në “Salla Memoriale e Veteranëve”, Pavarësinë e Shqipërisë, me një aktivitet, i cili shënoi 107 vjetorin e pavarësisë së shtetit Shqipëtar.

“Bashkia jonë është shtëpi e të gjithëve, për një diasporë të kulturave, historive e traditave të ndryshme, nga mbar bota, ku padyshim edhe komuniteti shqiptar, është ai që me vite ka luajtur një rol kryesor në rizhvillimin e vazhdueshëm pozitiv të bashkisë sonë,” tha Presidenti i Bronx Borough, Ruben Diaz Jr. duke përshëndetur ngjarjen e sponsorizuar nga Esad Rizai i cili është kryetar nga Fondacioni “Shoqëria Shqiptaro-Amerikane, Bijtë dhe Vajzat e Shqipërisë në Amerikë” dhe “Qendra e Komunitetit Shqiptar”.

Kreu i bashkisë së qyteti zoti Ruben Diaz, i cili me këtë rast ndau disa Proklamata, duke nderuar veprimtar të komunitetit shqiptar në Nju Jork, tha se : “Ngjarja e sotme na jep një mundësi për të festuar trashëgimia e vëllezërve dhe motrave tona shqiptare, dhe jam gjithmonë krenar që marr pjesë në këtë ngjarje të mrekullueshme. për çdo vjet së bashku me shqiptarët në këtë qytet “

Ndër personalitet e nderuar të këtij viti përfshihej Prof. Dr. Imami Tahir Kukaj, Chaplain Muslim për Departamentin e Policisë së Qytetit të Nju Jorkut; gazetari, poeti dhe autori i disa librave , Skënder Mehmet Buçpapaj, si dhe tre personalitete të tjera të spikatuara shqiptare , nderuar pas vdekjes: Prof. Dr. Rexhep Krasniqi, Ph. D .; Imam Abdullah Hoxha dhe Shaban Binaku.

Kjo veprimtari e cila është bërë tradicional tashmë në festat tona kombëtare, ku qyteti i Bronx, i cili ka edhe numërin më të madh të shqiptarve në Nju Kork, u bashkë-sponsorizua nga Fondacioni Shoqëria Shqiptaro-Amerikane, Bijtë dhe Vajzat e Shqipërisë në Amerikë dhe Qendra e Komunitetit Shqiptar, me kryetar Esad Rizain.

Bronx President Ruben Diaz Jr hosts the annual Albanian Independence Day celebration

On Thursday, November 21, 2019, Bronx Borough President Ruben Diaz Jr. hosted his annual celebration of Albania’s Independence. The event, which marked the 107th anniversary of the nation’s independence, took place in The Bronx County Building, Veterans Memorial Hall.

“Our borough is home to a beautiful diaspora of different cultures, and the Albanian community has played a key role in the ongoing positive redevelopment of our borough,” said Bronx Borough President Ruben Diaz Jr. “Today’s event provides us with an opportunity to celebrate the heritage of our Albanian brothers and sisters, and I am always proud to take part in this wonderful event.”

This year’s honorees included Prof. Dr. Imam Tahir Kukaj, Muslim Chaplain for the New York City Police Department; and journalist, poet and author Skender Mehmet Buçpapaj. Three individuals were also honored posthumously: Prof. Dr. Rexhep Krasniqi, Ph. D.; Imam Abdullah Hoxha and Shaban Binaku.

The event was co-sponsored by the Albanian-American Society Foundation, the Sons and Daughters of Albania in America and the Albanian Community Center.

Illyria: Bronx President Ruben Diaz Jr hosts the annual Albanian Independence Day celebration

On Thursday, November 21, 2019, Bronx Borough President Ruben Diaz Jr. hosted his annual celebration of Albania’s Independence. The event, which marked the 107th anniversary of the nation’s independence, took place in The Bronx County Building, Veterans Memorial Hall.

“Our borough is home to a beautiful diaspora of different cultures, and the Albanian community has played a key role in the ongoing positive redevelopment of our borough,” said Bronx Borough President Ruben Diaz Jr. “Today’s event provides us with an opportunity to celebrate the heritage of our Albanian brothers and sisters, and I am always proud to take part in this wonderful event.”

This year’s honorees included Prof. Dr. Imam Tahir Kukaj, Muslim Chaplain for the New York City Police Department; and journalist, poet and author Skender Mehmet Buçpapaj. Three individuals were also honored posthumously: Prof. Dr. Rexhep Krasniqi, Ph. D.; Imam Abdullah Hoxha and Shaban Binaku.

The event was co-sponsored by the Albanian-American Society Foundation, the Sons and Daughters of Albania in America and the Albanian Community Center.

Esad A. Rizai, një gjigant me vepra kombëtare, fill pas Joseph Dioguardit – Nga SAB GASHI

Me një Njeri me kapacitet kombëtar.

Fill pas Joseph DioGuardit është Baci i Madh siç i them unë.

Kam kënaqësinë dhe nderin të jam në krah të një gjiganti me vepra kombtare, Z. Esad A. Rizai.

Që don të dijë pēr veprat e shqiptarve dhe punēt e shqiptarëve. Dhe t’i njohë të gjithë kontribuesit e kauzës kombëtare. Është ky Bac njëri nga të parët kur Joe DioGuardi ia rreh derën për çështje kombëtare.

Ku Joe nuk e dinte se ishte aq i afërt me shqiptarët me gjak.

Dhe ky njeri i madh i kombit me shokë ishte që në Capital Hill i tha Joes:  “Duhet të afrohemi dhe ti do të na prish para.”

Joe i habitur tha: “Më duhet pak kohë para se ta jap pergjigjen.”

Dhe ashtu ndodhi.

Filloi Liga Qytetare Shqiptare Amerikane me në kryje me Joe DioGuardin.

Pra, ju gazetarë e media anembanë trojeve tona, po besa edhe këtu në Amerikë, ka ardhë koha të dalë në shesh e vërteta e kontribuesve te kombit, atyre që kontribuan me zemër, duar e faqe të bardhë.

Ta shfrytëzojmë Bacin. Po them në aspekt me qëllim të mirë.

Besa duke filluar nga i madhi.

Edhe Faik Konica.

Që Baci ka një memorie si loti të pastër.

Dhe me plot dinjitet.

Unë jam shumē i vonë në Amerikë krahasuar me Bacin.

Por afrimi dhe puna më Joe DioGuardin më ka bërë të mësoj shumē për njerëz që kontribuan. Që janë me qindra.

Por di dhe shumë për disa që dëmtuan kauzën kombëtare.

Se Joe i muar shqiptarët për dore dhe iu tregoi ku është Shtëpia e Bardhë,  Capitol Hilli, kush është kongresmen, kush është senator e tjerë, e tjerë.

Iu tregoi shqiptarëve si të veprojnë dhe kontribuojnë për kauzën kombëtare.

Duke falënderuar biznesmenët që nuk i kursyen paratë, arritëm deri te Presidenti i SHBA Bill Klinton, ku edhe u muar vendimi historik për kombin shqiptar. E kështu sa e sa histori të tjera.

Por gazetarëve iu bëj thirrje:

Drejtohuni tek i nderuari Esad A. Rizai.

Ta mësojmë historinë, ku një ditë dokumenti do të arkivohet në Muzeun Kombëtar. Se rruga deri tek Bombardimet ishte një rrugëtim 12 vjeçar. Dhe ishte puna e shqiptarëve të Amerikës me në krye AACL dhe Joe DioGuardin. 

E zgjodha këtë thirrje për Festën e Flamurit!

Me Guvernatorin e New York-ut Andrew M. Cuomo

Midis Kryetarit të Bashkisë Bronx Ruben Diaz Jr. dhe Stephen B. Kaufman, Esq

 

 

Fotoreportazh – Kremtim në Nju Jork i 107 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

VOAL – Siç është bërë e ditur, në kuadrin e 107 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti i Bashkisë në Bronx Z. Ruben Diaz Jr, në bashkëpunim me “Albanian American Society” Foundation dhe “Sons and Daughters” of Albania në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, organizuan një veprimtari festive në një nga ambjentet e Bashkisë Bronx.

Të pranishëm ishin anëtarë të komunitetit shqiptarë e të huaj, si dhe përfaqësues të medias shqiptare dhe amerikane. Përshëndetja kryesore u mbajt nga Presidenti Ruben Diaz Jr, i cili mes të tjerave foli mbi lidhjet e forta me komunitetin tonë, theksoi se një nga urat lidhëse dhe që punon me përkushtim edhe për kauzën e çështjes shqiptare është edhe miku im e patrioti Esad Rizai, i cili pa u lodhur shpalos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dashamirësinë e tij për popullin shqiptar dhe amerikan. Pas fjalës përshëndetëse Presidenti Ruben Diaz Jr. dekoroi me “Proklamata Nderi” disa figura të shquara dhe personalitete të kombit tonë.

Gjithashtu fjalën e mori edhe Z. Esad Rizai – Themeluesi dhe Presidenti i Fondacionit Shqiptaro – Amerikan, i cili pasi falenderoi përkrahjen e vazhdueshme që ka patur fondacioni që ai drejton dhe i gjithë populli shqiptar nga Presidenti Ruben Diaz Jr, ftoi për fjalën e Bekimin e rastit në podium Profesor Dr. Imam Tahir Kukaj.

Një minutë heshtje për të rënët në luftra në përpjekje me armiqtë, e më pas ekzekutimi Hymnit Amerikan dhe Shqiptar, kënduar me mjeshtëri nga artisti Arjan Kërliu. Moderoi programin Aida Gashi, e cila megjithëse lindur e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjuhën ametare dhe traditat shqiptare trashëguar nga prindërit ishin prioritetet e saj kryesore.

Zyra e Guvernatroit të New Yorkut u përfaqësua në këtë event nga Zj. Sophia Zayas, e cila në emër të Z. Andrew Cuomo vlerësoi punën e Fondacionit Shqiptaro – Amerikan kryesuar nga Z. Esad Rizai dhe dekoroi me Proklamatë Nderi patriotin Alush Smajli nga Hoti i Kujtit.

Figurat që u nderuan nga Presidenti Ruben Diaz Jr, me rastin e 107 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ishin; Profesor Dr. Imam Tahir Kukaj, gazetari, poeti dhe shkrimtari Skënder Buçpapaj, Prof. Dr. Rexhep Krasniqi, luftëtari nga krahina e Gashit – Abdullah Hoxha dhe Shaban Binaku nga Mulosmanajt e Tropojës,

Gjithashtu në këtë tubim fjalën e morën ish gazetari i Zërit të Amerikës Idriz Lamaj, historiani Hajdin Aliaj dhe nipi i patriotit Alush Smajlaj – Ali Haxhaj. Poeti popullor Isa Berçani recitoi poezi për Shqipërinë dhe heroin tonë kombëtar Isa Boletini. Takimi kaloi i ngrohtë e miqësor, shoqëruar në sfond nën tingujt e kitares dhe këngët patriotike interpretuar nga Arjan Kërliu.

 

107 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë – Nga Moza Boletini

Presidenti i Bashkisë në Bronx Z. Ruben Diaz Jr, në bashkëpunim me “Albanian American Society” Foundation dhe “Sons and Daughters” of Albania në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, organizuan në një nga ambjentet e Bashkisë Bronx, 107 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Të pranishëm ishin anëtarë të komunitetit shqiptarë e të huaj, si dhe përfaqësues të medias shqiptare dhe amerikane. Përshëndetja kryesore u mbajt nga Presidenti Ruben Diaz Jr, i cili mes të tjerave foli mbi lidhjet e forta me komunitetin tonë, theksoi se një nga urat lidhëse dhe që punon me përkushtim edhe për kauzën e çështjes shqiptare është edhe miku im e patrioti Esad Rizai, i cili pa u lodhur shpalos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dashamirësinë e tij për popullin shqiptar dhe amerikan. Pas fjalës përshëndetëse Presidenti Ruben Diaz Jr. dekoroi me “Proklamata Nderi” disa figura të shquara dhe personalitete të kombit tonë.

Gjithashtu fjalën e mori edhe Z. Esad Rizai – Themeluesi dhe Presidenti i Fondacionit Shqiptaro – Amerikan, i cili pasi falenderoi përkrahjen e vazhdueshme që ka patur fondacioni që ai drejton dhe i gjithë populli shqiptar nga Presidenti Ruben Diaz Jr, ftoi për fjalën e Bekimin e rastit në podium Profesor Dr. Imam Tahir Kukaj.

Një minutë heshtje për të rënët në luftra në përpjekje me armiqtë, e më pas ekzekutimi Hymnit Amerikan dhe Shqiptar, kënduar me mjeshtëri nga artisti Arjan Kërliu. Moderoi programin Aida Gashi, e cila megjithëse lindur e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjuhën ametare dhe traditat shqiptare trashëguar nga prindërit ishin prioritetet e saj kryesore.

Zyra e Guvernatroit të New Yorkut u përfaqësua në këtë event nga Zj. Sophia Zayas, e cila në emër të Z. Andrew Cuomo vlerësoi punën e Fondacionit Shqiptaro – Amerikan kryesuar nga Z. Esad Rizai dhe dekoroi me Proklamatë Nderi patriotin Alush Smajli nga Hoti i Kujtit.

Figurat që u nderuan nga Presidenti Ruben Diaz Jr, me rastin e 107 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ishin; Profesor Dr. Imam Tahir Kukaj, gazetari, poeti dhe shkrimtari Skënder Buçpapaj, Prof. Dr. Rexhep Krasniqi, luftëtari nga krahina e Gashit – Abdullah Hoxha dhe Shaban Binaku nga Mulosmanajt e Tropojës,

Gjithashtu në këtë tubim fjalën e morën ish gazetari i Zërit të Amerikës Idriz Lamaj, historiani Hajdin Aliaj dhe nipi i patriotit Alush Smajlaj – Ali Haxhaj. Poeti popullor Isa Berçani recitoi poezi për Shqipërinë dhe heroin tonë kombëtar Isa Boletini. Takimi kaloi i ngrohtë e miqësor, shoqëruar në sfond nën tingujt e kitares dhe këngët patriotike interpretuar nga Arjan Kërliu.

Shqiptarët e Amerikës fonde për njerëzit e prekur nga tërmeti (video)

Marko Kepi i organizatës Rrënjët Shqiptare në Nju Jork dhe Mark Kosmo me fondacionin Global Albanians në Boston folën me Zërin e Amerikës për përpjekjet e ndihmave nga diaspora shqiptare në Amerikë dhe në botë

Mark Gjonaj bën thirrje për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit (video)

Anëtari i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut Mark Gjonaj, bëri një deklaratë për Zërin e Amerikës, ku shprehu dhimbjen për viktimat e tërmetit në Shqipëri. Zoti Gjonaj i bëri thirrje komunitit shqiptaro-amerikan që të ndihmojnë banorët e zonave të Shqipërisë që u goditën nga tërmeti.

Më 24 nëntor 2019 u mbushën 95 vjet nga lindja e Peter R. Priftit – Nga Julika Prifti

 

Më 24 nëntor 2019 u mbushën  95 vjet nga lindja e Peter R. Priftit.

Ai do të jetonte në Shqipëri vetëm 14 vjet. Më shumë se shtatë dekada do t’i kalonte në Sh.B.A.  Për 50 vjet familja e Rafael Priftit jetoi e ndare, babai me dy djemtë e mëdhenj në Filadelfi ndërsa e shoqja dhe nëna e fëmijve me dy më të vegjëlit në Shqipëri.

Piteri la prapa shtëpinë dykatëshe me oborr në tri anë dhe me kopshtin prapa shtëpisë, me plevicën përgjatë gjithë gjatësisë së oborrit dhe kopshtit, mbrapa tyre shtrihej lëndina me bar.  Kaçka ose arra e madhe në hyrje në të majtë të portës të oborrit, druri i vishnjes poshtë dritares në anën e djathtë të ballkonit, vishnja tjetër prapa shtëpisë, kumbullën pranë fundit të plevicës, e shumë drurë molle në mes të oborrit.

Piteri nuk do të vraponte me qenin, nuk do te ndiqte pulat që hynin pa leje në kopsht, nuk do të priste ardhjen e lopës nga kullota, e të deleve për t’i futur në plevicë, nuk do të kulloste gomarin, nuk do të shkonte për të prerë dru në pyjet e Gramozit. Nuk do të kishte më vajtje në mulli ku uji rreth rrotës së madhe i rrezatuar nga dielli lëshonte stërkala shumëngjyrëshe.  Nuk do të kishte më vajtje në kishën e Shën Pjetrit me moshatarët e tij. Dielli nuk do ta përshëndeste sapo dilte nga maja e malit të Gramozit e gurgullima e vijës së ujit, disa hapa larg shtëpisë nuk do ta nanuriste natën e nuk do ta përmendte nga gjumi herët në mëngjes në ditët e qeta të verës. Për më tepër nëna nuk do ta ledhatonte më e nuk do ti afronte për të ngrënë kulaçet e furrës e lakrorë të pjekur në saç, apo mish të pjekur në hell. Gjyshja nuk do t’i afronte më arrat e ruajtura në sëndykun e saj. Shoket nuk do të vinin ta thërrisnin për tu dëfryer.

Jeta e tij do të ndryshonte plotësisht e përgjithmonë. Shumë dukuri të pranishme të jetës së tij do t’i mungonin me largimin nga Shqipëria por do fitonte plot të tjera, të panjohura deri në atë kohë për të në Amerikë.

Shpejt Amerika u bë atdheu i tij ku jetonte i ati me vëllanë e madh, ndërsa Shqipëria do të mbetej mëmëdheu i dashur, ku ishin mamaja, gjyshja, vëllai e motra.

Piterit i pëlqeu shkolla e kultura e re me të cilën po ambientohej nga dita në ditë. Gjuhët, historia e filozofia u bënë të dashura e mbetën të tilla gjatë gjithë jetës së tij. Artikujt e librat e shumtë të botuar në Amerikë e në Shqipëri janë dëshmitarë të pasionit e të punës së tij të madhe akademike në një lëmi të gjerë të shkencave shoqërore.

Peter Prifti ishte nga të paktët fëmijë emigrantësh që nuk ndoqi traditën e formuar. Atij nuk i pëlqeu as të punonte në restorant dhe as ta trashëgonte atë nga ana e të atit. Interesat e tij nuk ishin për përfitim monetar por për përfitim akademik e shkencor. Fati i mirë e ndoqi në këtë drejtim sepse i ati nuk e pengoi e për më tepër pagoi për shkollimin e tij. Kështu që sot puna e tij nderohet, çmohet, e studiohet nga shumë studiues amerikanë apo shqiptarë sepse për një kohë të gjatë, ai ishte nga të paktët shqiptarë të shkolluar e te përgatitur për mbrojtën e të vërtetës së popullit të tij, të mëmëdheut e të figurave të shquara. Ai mbrojti pa frikë mendimin e tij për zhvillimin e gjuhës shqipe, për të drejtat e popullit shqiptar në Kosovë, për çështje të kufirit shqiptar apo të pavarësisë së Kishës Ortodokse Autoqefale në Amerikë.

Një pjesë e madhe e veprës e tij i kushtohet përkthimit të veprave të dashura të shqiptareve dhe në një përvjetor madje shkroi edhe një skenar për Skënderbeun me kërkesën e Donika Bardhës.

Peter Prifti ia kushtoi gjithë jetën e tij kulturës e artit shqiptar. Ai nuk u pasurua monetarisht nga vepra e tij e madhe, puna e ndërgjegjshme dhe akademike por pasuria që ju la bashkëatdhëtarëve është një thesar i vërtetë. Asgjë më tepër nuk do donte vetë Peter Prifti. /Dielli

Deklarate per Shtyp e Komisionit VATRA

 

Deklarate per Shtyp e Komisionit VATRA 5 Tetor 2019

Me 5 tetor 2019 u mblodhën në New York nje grup Vatranesh, të shtyrë nga shqetësimi në rritje për fatin e Vatrës dhe shqyrtuan, me kujdes, gjendjen e krijuar në këtë organizatë kombëtare që prej Kuvendit të 10 qershorit 2017. Përveç shkeljeve të parimeve dhe rregulave të Kanunores, u trajtua edhe fakti se Kuvendi dhe të gjitha strukturave të saj u ka kaluar afati, sipas Kanunores që prej Qershorit 2018 dhe, sipas shtesave (Amendmenteve) të aprovuara në Kuvendet e mëparshme, që prej Qershorit 2019.

Mbas analizash shkoqitëse të fakteve që njihen e përfliten tashmë, jo vetëm në Vatër por, edhe në opinionin e gjërë shqiptar, u pa e domosdoshme pergatitja sa më shpejt e një Kuvendi, ku do të bëhet zgjedhja e organeve të reja në bazë të Kanunores. Mbasi u përcaktuan pikat e programit të punës për të këthyer Vatrën në gjendjen normale të legjitimitetit institucional, u propozua krijimi i një Komisioni qe te merret me mirëvatjen e Vatrës deri ne Kuvendin e ardhshëm. Shtatë anëtarë u zgjodhën për këtë Komision, të gjithë me kredenciale të padiskutueshme si vatranë idealistë, pa ambicje apo interesa tjera përveç të mirës së Vatrës. Ne këtë mbledhje u caktuan detyrat dhe kompetencat e ketij Komisioni.

Ju lutemi shikoni deklaraten e plote te bashkangjitur dhe detajet qe paraqit kjo deklarate.

Ne kete email jane bere cc gjithe anetare te komsionit si dhe anetare te keshillit drejtues kryetare degesh se VATRES si dhe ish Kryetari i VATRES Dr. Gjon Bucaj

Me respekt
Anetaret e Komisionit VATRAR 5 Tetor 2019

 

[1] Z. Sergio Bitici

[2] Z. Ahmet Giaffo
[3] Z. Ahmet Hoti
[4] Dr. Nexhat Kalici
[5] Z. Kris Kirka
[6] Dr. Elton Mara
[7] Z. Armin Zotaj

 

KOMISIONI VATRES se 5 Tetorit 2019 konstantoi:

1. SHKELJEN E NYJES 28 TË KANUNORES

Kryesia e VATRËS nën drejtimin e Dritan Mishto ka shkelur në menyrë flagrante dhe te pajustifikuar Nyje 28 te Kanunores së VATRËS ku theksohet se: ”Kuvendi i Vatrës mblidhet një here ne mot dhe përbehet nga delegatët e çdo Dege të njohur të rregullushme nga Komissioni dhe e cila të ketë numrin e duhur anëtarësh. Kjo do të thotë se per më shumë se 2 vjet e 5 muaj kjo kryesi ka dështuar të organizojë Kuvendin e VATRËS

2. SHKELJEN E AMANDAMENTIT 10 TË KANUNORES

Dritan Mishtos dhe Kryesia e Vatres kane shkelur në menyrë flagrante Amadamentin 10 (a) te Kanunores ku theksohet se : “Kuvëndi është organi më i lartë i Federatës Vatra, i përbërë nga delegatët e saj dhe mblidhet një herë në vit. Mbas Kuvëndit zgjedhor bëhet një Kuvend pune, kurse në vitin e dytë bëhet Kuvendi Zgjedhor.

Kjo do te thotë se per 2 vjet e 5 muaj kjo Kryesi nuk ka organizuar asnjë Kuvend, as atë të punës dhe as Kuvendin Zgjedhor që duhej të zhvillohej në Qershor 2019.

3. SHKELJEN E NYJES 11 TË KANUNORES

Kryesia e VATRËS nën drejtimi e Dritan Mishtos vazhdon të drejtojë VATREN me mandat të përfunduar dhe me shkelje flagrante të Kanunores së VATRËS. Ata vazhdojnë të marrin vendime për VATREN pa patur asnjë mandat

Sipas Nyjes 11 te Kanunores theksohet se : “Zyrtarë e VATRËS jane; Një Kryetar, një Sekretar, një Arketar, edhe katër Kontrollore. Keta zyrtare të bashkuar dhe formojnë një Komission të Qëndres dhe zgjidhen për nje mot nga Kuvndi i VATRËS , kuvënt i cili eshtë një mbledhje e përmotëhsme e mbajtur nga Delegatët e Degeve të VATRËS”. Sipas kesaj nyje te Kanunores kjo Kryesi vepron pa asnjë mandat qe nga Qershori 2018

4. SHKELJEN E AMANDAMENTIT 6A TË KANUNORES

Sipas amandamenteve të aprovuara nga Kuvendet e mëparshme dhe pikërisht Amandamenti 6a te Kanunores se VATRËS theksohet se: “Kryesia e Federatës Vatra (përpara Komisioni) është organi i ngushtë ekzekutiv i përbërë nga 11 zyrtarë të zgjedhur çdo dy vjet nga Kuvendi i Federatës”, kjo kryesi është në shkelje flagrante me këte amandament që nga 11 Qershori i 2019 dhe vazhdon të veprojë pa asnjë mandat nga organizata e VATRËS.

5. SHKELJEN E NYJES 15 DHE 16 TË KANUNORES

Nën drejtimin e Dritan Mishtos Keshilli Drejtues është mbledhur vetëm 2 herë në 29 muaj: më 24 Qershor 2017 dhe 3 Mars 2018.
Te gjitha vendimet janë marrë sipas dëshires se Dritan Mishtos pa asnjë vendim të Keshillit Drejtues.

-Nyje 15 Komisioni me anë të Kryetarit vë në veprim vendimet të votuara në Kuvent dhe përkrah Kryetarin për të mbaruar detyrat e tij në kufi të Kanunores dhe Rregullores.

-Nyje 16. Komisioni mblidhet të paktën 6 herë ne mot; në qoftëse se Kryetari e gjykon të nevojshme , Komisioni mund të mblidhet dhe më dendur.

6. SHKELJEN E AMANDAMENTIT 8A TË KANUNORES

Sipas amandamenteve të aprovuara nga Kuvendet e VATRËS dhe pikërisht Amandamenti 8a theksohet se: Këshilli Drejtues i VATRËS zgjidhet nga Kuvëndi dhe është organi më i lartë vëndim-marrës pas Kuvëndit. Anëtarët e tij zgjidhen nga radhët e vatranëvet që kanë qenë të rregulltë së paku për dy vitet e fundit dhe që kanë vullnet të jenë pjestarë aktivë të Këshillit Drejtues. Numri i antarëve të Keshillit Drejtues vendoset nga Kuvendi, në proporcion me numrin e përgjithëm të antarëvet, nji antar i Këshillit Drejtues për çdo 25 antarë të Vatrës. Për proporcion merret parasyshë numri i përgjithshëm i antarëvet, të regjistruar në degët ose të shpërndarë. Përveç anëtarëve të zgjedhur me proporcion nga Kuvendi, në Këshillin Drejtues bëjnë pjesë automatikisht edhe 11 antarët e Kryesisë dhe kryetarët e degëve.
Këshilli Drejtues mblidhet rregullisht 4 herë në vit. Në rast nevoje mund të mblidhet edhe më shpesh.
Numri i anëtarëve te Këshillit Drejtues u vendos nga vetë z. Mishto sipas dëshirës se tij, megjithatë ky këshill u mblodh vetëm 2 herë në 29 muaj dhe një nga këto
mbledhje ajo e 3 Mars 2018 u kërkua shkarkimi i tij. Pas kësaj mbledhjeje Keshilli Drejtues I VATRËS nuk u mblodh më asnjëherë.
Për sa më sipër, Komisioni i i VATRËS 5 Tetorit 2019 deklaron:
1- Shkelje te rënda te Kanunores së VATRËS dhe Amandamenteve te saj nga kjo Kryesi e VATRËS nën drejtimin e z. Mishto, pasi nuk ka asnjë mandat ligjor për të vazhduar drejtimin e VATRËS.
2- Cdo vendim qe është marrë pas dates 11 Qershor 2019 ne organizates VATRA dhe që vazhdon të merret, është totalisht i paligjshëm dhe në kundërshtim me Kanunoren dhe Amandamentet e saj.
3- Kryesia dhe Kryetari kanë dështuar në organizimin e ri te Kuvendit Zgjedhor, pasi kjo duhej përgatitur përpara datës së skadimit të mandatit të tyre.
4- Demokracia, Tranparenca dhe Toleranca brënda VATRËS që e ka karakterizuar VATRËN për më shumë se NJË shekull, është eliminuar.

Komisioni i VATRËS i 5 Tetorit 2019 Kërkon:
1- Largimin e menjhershem te Kryetarit dhe Kryesisë së VATRËS nga selia e VATRES
2- Kalimin e plotë të manaxhimit të VATRËS Komisionit te 5 Tetorit 2019 deri ne Kuvendin e jashtezakonshem
3- Dorëzimin me process verbal të selisë së VATRËS
4- Dorëzimin me process verbal të arkës së VATRËS
5- Marjen në dorëzim së Gazetës Dielli online dhe atë të fletosur.

Detyrat e Komisionit të VATRËS 5 Tetori 2019:
1- Organizimin e Kuvendit Zgjedhor me date 25 Prill 2020 ne New York
2- Te menaxhojë VATRËN deri në zgjedhjen e Kryetarit dhe Kryesisë së re nga Kuvendi
3- Te jetë transparente dhe të organizojë zgjedhje të drejta dhe të lira bazuar në Kanunoren dhe Amandametet e saj.

KOMISIONI I VATRËS 5 TETORI 2019

 

Voal.ch duke respektuar të drejtën e fjalës të lirë ka botuar Deklaratën e dërguar nga Komisioni Vatra që ka arritur në redaksinë tonë sot. Për të njëjtën arsye voal.ch është e hapur të botojë edhe qendrimin e palës tjetër.

Restoranti “Dua Kafe”, shije shqiptare në Manhattan (video)

Kur emigroi në Amerikë, në vitin 2001, Bobian Demçe ëndërronte që një ditë të kishte biznesin e vet. Iu deshën disa vite, pore realizoi ëndrrën e tij . Sot, është një vjetori i restorantit ‘Dua Kafe’, një restorant tradicional shqiptar, për të cilin kanë shkruar edhe media të njohura amerikane, si Nju Jork Times dhe CBS News. Kolegu Burim Goxhuli ishte në Nju Jork ku bisedoi me pronarin e tij, Bobian Demçe, i cili rrëfeu rrugëtimin e tij në biznes, nga momenti kur nuk kishte fare klientë e deri sot në një vjetorin e hapjes së restorantit, kur po përjeton suksesin dhe ëndrrën amerikane.


Ky restorant i vogël në qytetin e madh të Nju Jorkut, shërben ushqime tradicionale shqiptare.

Dua Kafe është realizimi i ëndrrës amerikane të pronarit të tij Bobian Demçe, i cili emigroi në ShBA në vitin 2001.

“Ushqimi këtu është tipik tradicional shqiptar. Jemi munduar që të fusim pjata nga jugu, nga Shqipëria e mesme dhe nga veriu. Kur thuhet veriu, përfshihet Kosova sepse aty nuk ka kufi. Prandaj doja që të sillnim komplet ato pjata tipike që janë, si sallata e katunarit, tava e dheut, fërgesa e Tiranës, flija e Kosovës, qebapat e veriut apo kërrnackat e Korçës. Pra, jemi munduar të përmbledhim pak a shumë gjithë shqiptarinë”, tha ai.

Jo vetëm ushqimi të kujton trojet shqiptare.

Muret e brendshme të lokalit janë të zbukuruar me portrete të figurave të njohura të kombit shqiptar.

Realizimi i kësaj ideje, në qytetin prej 8 milionë banorësh, me një pafundësi restorantesh, nuk ishte e lehtë, thotë Bobian Demçe.

“Nuk ishte e lehtë, nuk ishte aspak e lehtë. Në fillim fare mbaj mend kur e kemi hapur, une kam qenë ulur diku te një tavolinë këtu. Dhe po shikoja në laptopin tim. Çfarë do bëj, çfarë do bëj sepse njerëzit nuk e dinin ende se ne egzistonim”, tha Bobiani në intervistë për Zërin e Amerikës.

Ndër klientët e parë të Dua Kafe ishte edhe Robert Sitsema, një kritik i njohur i ushqimit.

Ai radhiti biznesin shqiptar në mesin restoranteve më të mira të Nju Jorkut për vitin 2019.

Kjo sikur intrigoi gazetarët tjerë që të vizitonin restorantin shqiptar.

“Vetëm kur marrin në telefon dhe thonë ‘Nju Jork Times këtu, kemi qenë tek restauronti tre-katër herë, na ka pëlqyer shumë ushqimi’. Ata e dinin se çfarë donin. Më thanë që duan të provojnë pesë pjata, speca me mazë, flinë, tavën e Elbasanit e të gjitha. Unë ngela i befasuar. Faktikisht fillimi, mu duk si ëndërr sepse bëhej fjalë për Nju Jork Times. Pastaj e lamë një ditë që të vinin të bëjnë fotografitë dhe kështu ndodhi.” Kështu erdhi edhe Nju Jork Magazine, kështu ka ardhur edhe CBS News”, thotë ai.

Artikujt e publikuar në shtypin amerikan, e bënë të njohur Dua Kafenë, i cili është sot restoranti i vetëm ku mund të gjesh guzhinën shiptare në Manhatan.

“Më vjen shumë mirë që ne kemi rritur emrin e shqiptarisë. Sepse kur vijnë amerikanët dhe porosisin tavë elbasani, sepse e dinë çfarë është tashmë, apo speca në mazë, apo qebapet, apo flinë më bëhet zemra mal. Jo vetëm që hanë ushqim të mirë nga të gjitha viset, por ata ikin edhe të informuar, se kush jemi ne. Kështuqë jam shumë krenar për atë, të gjithëve ua them historinë siq ka qenë”, thotë Bobian Demçe, pronar i Dua Kafesë.

Suksesi i tij, është dëshmi e mundësive të pafundme që Amerika ofron për emigrantët, thotë Bobiani.

“Çdo gjë arrihet në Amerikë, me një fjalë qielli është limiti. Më pëlqen sensi i biznesit që kanë këtu. Ti vetëm po të kesh një ide dhe ta vësh në punë, detyrimisht do t’ia arrish, vetëm fokusohu”, përfundon rrëfimin e tij për Zërin e Amerikës.

Ndërsa një vit më parë ai ishte në dyshime nëse do të kishte sukses, përvjetori i parë e gjen Bobianin me plane për të zgjeruar biznesin e tij.