VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Zëri i Amerikës – IREX, takim për median

By | October 21, 2018

Komentet

Mihal Kokëdhima shtrohet me urgjencë në spital sapo mësoi se i shembën restorantin

Pas shembjes së biznesit në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Burimet thonë për lapsi.al se ai është shtruar me urgjencë në spitalin e Vlorës pasi ka marrë vesh lajmin e ndërhyrjes së Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Ndërtimit në restorantin ‘Panorama’.

Gjendjen e rëndëuar të Kokëdhimës e konfirmon edhe një i afërm i tij, i cili foli sot paradite për mediat. I afërmi ndër të tjera ka deklaruar se Mihal Kokëdhima i kishte bërë dokumentet dhe e kishte dërguar objektin për legalizim.

Për më shumë se 15 vite Mihal Kokëdhima operonte pa leje në atë zonë. Ishin rreth 2 mijë metra katror tokë ku ishte bërë ndërtimi pa leje; restorant dhe dhoma hoteli.

Po kështu i afërmi i Koco Kokëdhimës shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme edhe plazhin aty pranë.

Kjo histori u bë e njohur për publikun pasi Mihal Kokëdhima terrorizoi një grup turistësh spanjollë.

Dosja 184 – Prokuroria e Krimeve të Rënda heq dorë nga hetimi, ja çfarë ndodh tani

Prokuroria për Krime të Rënda shpall moskompetence per hetimin e dosjes 184, apo cilesuar ndryshe si ajo e vjedhjes se votave ne Diber.

 

“Panorama” meson se pas ketij vendimi te organit te hetimit te Krimeve te Renda kjo dosje i kalon për hetim Prokurorisë së Dibrës, e cila do te vijoje me procesin hetimor.

Fillimisht pritet të caktohet Prokurori që do të marre ne dore dosjen shume te perfolur hetimore e per te cilen opozita dhe kreu i dmeokrateve Basha ka numeruar fakte dhe te dhena te implikimit direkt te deputeteve te PS, e ministrave ne aferen e vjedhjes dhe blejes se votave.

Kujtojme se dosja 184 është regjistruar për veprat ‘Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore’. Ndërkohë vepra tjetër për të cilën po hetohet Dosja 184 është ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje’.

Gazeta gjermane ‘Bild”, publikoi pak kohe me pare 16 përgjime të reja, në lidhje me skandalin e  blerjes së votave në Shqipëri.

Përgjimet e publikuara janë pjesë e dosjes 184 të prokurorisë, për blerjen e votave në zgjedhjet e parakohshme lokale në Dibër.

Sipas “Bild”, përgjimet tregojnë se ka pasur një plan sistematik nga Partia Socialiste e kryeministrit Rama, për të manipuluar zgjedhjet në vitin 2017.

Në përgjimet e publikuara del emri i kryeministrit Edi Rama, ish-ministri Damian Gjiknuri, ish-deputeti Pjerin Ndreu, ish-deputeti Artan Gaçi, drejtor në ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, shefi i komisariatit numër pesë në Kamëz, Sali Skura si dhe drejtori i zyrës arsimore të Dibrës, Drini Gjeçi.

FOTOT – Presidenti Meta dekoron ambasadoren greke, i pranishëm edhe Janullatos. Ja motivacioni

Në një ceremoni të veçantë zhvilluar në mjediset e Institucionit të kreut të shtetit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi Ambasadoren e Republikës Helenike, Eleni Sourani, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

 

Presidenca ben me dije se dekorimi eshte bere në prani të shumë ambasadorëve dhe përfaqësuesve të turpit diplomatik të akredituar në Tiranë, të ish-ministrave të Jashtëm dhe diplomatëve shqiptarë dhe personaliteteve të ndryshme të fushës.

Presidenti i Republikës i dorëzoi Ambasadores Sourani titullin e lartë me motivacionin:

“Në vlerësim të veprimtarisë së spikatur diplomatike dhe kontributit të çmuar për avancimin e gjithanshëm dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit strategjik ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Helenike, në pasurimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy popujve tanë fqinj, si dhe për mbështetjen e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian të vendit tonë”.

Në fjalën e rastit, Presidenti i Republikës u shpreh ndër të tjera se: “Shqiptarët dhe grekët jetojnë historikisht krah për krah njëri-tjetrit si fqinj ndaj na duhet të jetojmë dhe të punojmë së bashku për paqen, prosperitetin, stabilitetin në vendet tona dhe në mbarë rajonin, si dhe për të ardhmen e përbashkët në Europën e Bashkuar”!

Zëri i Amerikës – Inspektoriati i Ndërtimit prish restorantin pas incidentit të pronarit me turistët

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi mëngjesin e së mërkurës prishjen e Bar-Restorantit “Panorama” në zonën turistike në Porto-Palermo në Vlorë.

Inspektoriati i Ndërtimit tha se objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit”.

Prishja e objektit vjen pak ditë pasi pronari u konfrontua dhunshëm me një grup turistësh spanjollë dhe shoqëruesit shqiptarë të tyre.

Mihal Kokëdhima, i cili tani ndodhet në gjendje paraburgimi në Policinë e Vlorës akuzohet për “kanosje”, “dëmtime të tjera” dhe “shkatërrim të pronës” gjatë incidentit me 5 turistë spanjollë dhe 2 shoqëruesit shqiptarë pas një debati mbi cilësinë e shërbimit në restorantin e tij.

Në një video të regjistruar gjatë incidentit dhe që solli reagime të forta në Shqipëri Kokëdhima shfaqet i varur në pjesën e përparme të makinës ku udhëtonte familja e turistëve, shoferi dhe shoqëruesi shqiptar.

Ndërsa automjeti lëvizi rreth 3 km nga Porto Palermo në drejtim të rajonit të policisë në Sarandës 51 vjeçari goditi me grusht dhe me telefon xhamin e makinës derisa e thyen.

Dialogu i personave brenda makinës që shfaqen të terrorizuar dëshmon se në ndjekje janë persona të tjerë ndërkohë që shoqëruesi shqiptar kërkon ndihmë.

Vetë sipërmarrësi Mihal Kokëdhima në procesin e mbrojtjes për masën e arrestit në Gjykatën e Vlorës tha se rrethanat e ngjarjes nuk janë ato që aludohen sipas tij në video.

“Më morën zvarrë me makinë, nuk kam prekur njeri me dorë, më rrëzuan në Qeparo nga makina, Nuk e theva xhamin për t’i dëmtuar, por për t’u mbajtur,” i tha Gjykatës Kokëdhima, gjatë seancës për masën e sigurisë.

Treni Tiranë-Durrës-Rinas, BERZH zgjedh kompaninë që do mbikqyrë punimet

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka përmbyllur procedurat për përzgjedhjen e kompanisë që do të kryejë mbikëqyrjen e punimeve për rehabilitImin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të linjës së re drejt Rinasit.

Përzgjedhja e kompanisë shënon një avancim në realizmin e një prej projekteve më të rëndësishme në fushën e infrastrukturës hekurudhore.

Sipas BERZH nënshkrimi I kontratës do të bëhet në datën 31 tetor 2019, ndërkohë që kohëzgjatja e saj do të jetë 44 muaj.

Financimi do të bëhet nga kredia që BERZH ka akorduar për realizimin e këtij projekti dhe kap vlerën e 1.5 mln eurove. Ndërkohë që në total ky institucion do të financojë veprën me një hua prej 36 mln euro, ndërkohë që kosto totale arrin në 90 mln euro.

Përveç kredisë së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, 16 mln euro financohen nga buxheti I shtetit, ndërsa 35.4 mln euro janë grant i Bashkimit Evropian. Sipas projektit, linja e rehabilituar Tiranë-Durrës do të lejojë një shpejtësi treni të paktën 100 km/h.

Ndërkohë që, linja e re që synohet të shtohet, fillon në km e 27-të nga Durrësi dhe përfundon me një terminal pasagjerësh në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Pavarësisht se nuk është vendosur ende, çmimi i biletës pritet të kushtojë nga 1-1.2 euro.

Qeveria bllokon fondet e Bashkisë së Shkodrës

Pëllumb Sulo

Ministria e Financave dhe Ekonomisë bllokoi, në përfundim të orarit zyrtar të ditës së marte, fondet e Bashkisë së Shkodrës. Dega e Thesarit nuk pranoi të kryej veprime për likuidimin e faturave të shërbimeve të kësaj bashkie, çka do të thotë bllokim i veprimtarisë finaciare dhe administrative të saj. Përmes një emaili të orës 15:02, dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, njoftohet Bashkia e Shkodrës se “sipas ligjit,Kryetares së Bashkisë i mbaron mandati me datën 20.08.2019, ora 16.30 sipas orarit zyrtar. Për ditët në vijim do të jetë këshilli bashkiak ai që duhet të zgjidhë problemin”.

Njoftimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë vjen një ditë pas konstituimit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, i cili u krye në një situatë të tensionuar pasi mbështetës të opozitës protestuan para sallës ku po zhvillohej takimi.

Në përfundim të kostituimit të Këshillit Bashkiak, deputetja socialiste Senida Mesi dhe zv. ministria e brendshme Romina Kuko deklaruan se, pas konstituimit të Këshillit Bashkiak, përfundon edhe mandati i kryetares së Bashkisë së Shkodrës.

Por kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila drejton edhe shoqatën e kryetarëve të bashkive të djathta të vendit, deklaroi menjëherë pas kostituimit të Këshillit Bashkiak se “do të jem në detyrën dhe përgjegjësinë që të jem kryetare e Bashkisë së Shkodrës deri në momentin, sa më të shpejtë për të gjithë ne, jo vetëm për Shkodrën por për të gjithë Shqipërinë, kur ne shqiptaret, ne shkodranët, të shkojmë në zgjedhje të verteta, të rregullta, ku të gjithë të mund të zgjedhin të lire” .

Pas bllokimit të financave të bashkisë, kryebashkiakja Ademi i është drejtuar me një shkresë zyrtare Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si dhe gjithë trupit diplomatik duke e cilësuar bllokimin e financave dhe funksionimin e bashkisë si një akt politik nga qeveria Rama.

Paralajmërimi i fortë i SHBA: Me SPAK-un askush nuk do jetë i paprekshëm, hetim edhe zyrtarëve të tanishëm

Struktura e posacme anti korrupsion dhe anti krim i organizuar është një insitucion i ri kushtetues, detyra e të cilit është të hetojë dhe të ndjekë penalisht korrupsionin, krimin e organizuar si dhe krimet e kryera nga zyrtarë të nivelit të lartë.

 

Po pse nevojitet SPAK?

Në sistemin e vjetër gjyqësor, zyrtarët e nivelit të lartë të korruptuar dhe bosët e krimit të organizuar ishin të “paprekshëm” sepse gjyqtarët dhe prokuroret e korruptuar ose të kërcënuar nuk i nxirrnin përpara drejtësisë. Cmimin e paguante gjithë vendi.

Po si e korrigjon këtë problem SPAKU-u?

Do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë. Këtu përfshihen zyrtarë të tanishëm dhe ish zyrtarë të lartë.

Anëtarët e SPAK do duhet të kalojnë vetingun dhe zgjidhen nga KLP, jo nga politikanë apo zyrtarë të korruptuar.

Prokurorët e posacëm do ti nënshtrohen monitorimit të vazhdueshëm të financave dhe telefonave të tyre për të parandaluar korruptimin apo kanosjen e tyre.

“Në videon e kaluar, mësuat mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë, do të flasim për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, ose shkurt SPAK. Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta? Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë”, thekson ambasada e SHBA ne postimin e saj në FB.

Humbën në Bjeshkët e Nemuna, gjenden shëndoshë e mirë dy turistet

Dy femra të raportuara të humbura dje në Bjeshkët e Nemuna, janë gjetur sot. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Parkut Nacional, Admir Lalic, shkruan Express.

Dy femrat, njëra polake dhe tjetra gjermane ishin shpallur të humbura dje pasi që nuk kishin kontaktuar me familjet e tyre për një kohë.

Ato ishin futur në Mal të Zi nga Vermoshi ndërsa makina e tyre ishte gjetur në Plavë.

Autoritetet në Shqipëri, Kosovë dhe Mali të Zi ishin në kërkim të dy femrave në Alpet Shqiptare.

U sulmua në Porto Palermo, kush është spanjolli me pasuri prej 310 milionë eurosh. Erdhi me jaht në Himarë

Eugenio Galdón (i lindur në vitin 1950) do t’i duhet të harrojë së shpejti pushimet e këtij viti.

 

Biznesmeni i mirënjohur, themeluesi i ONO, ish-shefi i kabinetit të kryeministrit spanjoll Adolfo Suárez dhe ish-drejtori i grupeve mediatike si Prisa ose COPE, pësoi një sulm të egër kur shijoi pushimin e verës me familjen e tij në bregdetin shqiptar, shkruajnë sot mediat spanjolle. Ngjarja u zhvillua më 15 gusht.

Galdón, së bashku me katër anëtarët e tjerë të familjes së tij dhe dy udhëzues vendas, lanë jahtin e tyre në Porto Palermo, një gadishull në jug të Shqipërisë, i lagur nga deti Adriatik.

Ata shkuan në restorantin “Panorama”, një vend që pretendon të ketë ushqimin më të mirë mesdhetar në bregdet. Megjithatë, burime pranë Galdón thonë, se shërbimi u vonua më shumë sesa lejohej dhe familja spanjolle zgjodhi të shkonte diku tjetër për të ngrënë.

Kjo provokoi sulm nga menaxheri i restorantit, Mihal Kokedhima, 51 vjeç, i cili doli me vrap në kërkim të Galdón. Ai u kërkoi atyre të mos largoheshin, pasi duhej të prisnin ose të paguanin ushqimin që tashmë po përgatitej, por familja u fut në makinë dhe u largua nga restoranti.

Në atë moment, Kokedhima, plotësisht jashtë kontrollit, u hodh përpara furgonit “Ford” ku ndodhej Galdón.

Mediat spanjolle shkruajnë se Galdón, ka një pasuri të vlerësuar prej 310 milion eurosh, i cili nuk ka preferuar të flasë për mediat vendase.

Në vend të kësaj, burime të afërta me biznesmenin tregojnë se të gjithë janë mirë dhe se duan të harrojnë sa më shpejt incidentin për të vazhduar të shijojnë pushimet e tyre. Edhe Ministri i Turizmit i Shqipërisë, Blendi Klosi, u takua me ta për të kërkuar falje për incidentin. Familja deklaron se “si shoferi, ashtu edhe policia lokale, autoritetet qeveritare dhe ambasada kanë treguar shumë interes dhe janë sjellë me një përkushtim dhe bashkëpunim absolut, duke kërkuar falje për familjen. Shqipëria i pëlqen shumë dhe e konsideron këtë një incident të izoluar”.

SHKODRA NUK ËSHTË THJESHT BANKË POR DJEP I QYTETËRIMIT TË HERSHËM SHQIPTAR! – Nga MERITA BEKTESHI URBANO

Kam dite qe mendoj se ne shqiptaret jemi autolesionista. Ne dhembjet tona kerkojme aresyen. Deri ne momentin qe nuk provojme asnje lloj dhembje, neglizhojme e masandej shperthen revolta.
Revolta vjen nga pakenaqesia, pakenaqesia nga padrejtesia. Kur sheh tjetrin qe pasurohet duke grabit ato para qe i mblidhen biznesmenit, sipermarresit, shqiptar dhe jo shqiptar ne forme takse, per te lehtesuar e qyteteruar gradualisht egzistencen tone ,nuk mund te rrish neutral.
E si mundemi te jemi neutrale ,kur shohim se si per tu pasuruar deri ne 7 breza ,politikanet e nxjerrin Shqiperine ne ankand,shesin ujnat,plazhet deri dhe historine e Shqiperise, bashke me vete aresyet e egzistences se kombit .Si mund te jesh neutral, kur sheh sesi pasardhesit e atyne qe eliminuan ne kufi dashnoret e lirise,ata qe guxuan te shkembejne lirine me jeten, jane pikerishta ata qe do firmosin per te ardhmen e femive tane ? E aq me teper si mundemi te kafshohemi njeri me tjetrin ne vend te mbrohemi nga gjarpnite qe po kafshojne te ardhmen tone,ekonomine,rinine ,intelektualet,kombin me te vetmin qellim qe ky vend qe gjeneroi figura boterore, gati gati mitologjike ,por realiste, qendresetare dhe humaniste ,te zhduket edhe si gjurme ???
Nese jeta e njerezve eshte e lidhur me egzistencen e shtetit ligjor,demokracise,respektimit te ambjentit, natyres dhe te te drejtave reciproke ,eshte e natyrshme qe te revoltohemi kur shohim te na grabiten forcerisht institucionet ,njeriu eshte qenje sociale ,pa to eshte thjesht kafshe!!.Aka turp ma te madh te rrish neutral ,kur i delegohet pushteti nje banditi qe do projektoje, ndertoje me parate e krimit kopshtin apo shkollen ku do shkoje ,do mesohet e do pushoje femija yt ,gjaku i trupit tand ,hej o zot e si mund te rrish pra neutral ?? Ish drejtuesja e Prokredit Bank Shkoder ,nje figure e deshtuar e politikes ,e shkarkuar nga vete kryeministri, ,pretendon te beje shtetin ne Shkoder !?
NESE AJO DO E BEJE SHKODREN SIC BERI ME AGJENSINE PROKREDIT ,KU ISHTE PER SHUME VITE DREJTUESE ,ESHTE PER TU VAJTUAR FATI JONE !….
SHKODRANET NUK JANE TE GJITHE FAQEZINJ ! TA GARANTOJ ZOTNI KRYEMINISTER !
Ai ke pare nadje heret si dalin grate ne pune me bicikleta ?A e ke pa tymin e ogjaqeve ku piqet buka e nadjes ? A ke ndigju karrocat e makinat qe ngarkohen ne 5 mjesit me ushqime per ne treg ?
Ai ke pa zanatcijte qe u shkrine ne pune per te cu ne studime femijet e tyne ,per mos i dhane zanatin e tyne ,se ne Shqiperi zanati asht gati gati mallkim ,si hyn ne pune askujt, pervec se atij qe ka nevoje dhe atij qe i vjel taksat !? A i ke pa punishtet ku grate me fantazine e durimin e tyne, luftojne me varfnine dhe ankthin e pasigurise ekonomike ?! Po ti , a e inaugurove nje fabrike !? A e preve shiritin e 1 investimi shqiptaro-te huaj ? Nuk e bane sepse e din ( Edi e din ) mire qe Shqiperia nuk siguron krah pune per veten ,ndersa po mbush Evopen bashke me shtete tjera ,per nje page ma dinjitoze!
Pra kur nuk ke cka i ban gamarit ( atje ne Tirane ),mos i bjer samarit !
Mos e nxjer inatin me Shkodren ,zotni kryeminister !
Shkodranet do delegojne nje pushtet vetem nese ai del nga zgjedhjet demokratike dhe pluraliste !

Voltana Ademi nuk tërhiqet: Do qëndroj kryetare e bashkisë

Kryetarja në detyrë e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas konstituimit të këshillit të ri të bashkisë së qyteti verior. Ajo tha se do të vijojë të ushtrojë postin e kryetares së Bashkisë deri në momentin kur shkodranët të votojnë të lirë dhe të zgjedhin drejtuesit vendorë në mënyrë demokratike.

“Askush nuk mundet të dalë mbi vullnetin e njerëzve. Ajo që është bërë në Shkodër do të zhbëhet. Ne do të vazhdojmë të gjithë bashkë ta mbrojmë qytetin. Unë do të kem detyrën dhe përgjegjësinë dhe do të vijoj të jem kryetare e bashkisë.

Ne Shqiptarët, dua të kemi zgjedhje të drejta dhe të zgjedhin lirshëm. Ajo që demonstroi sot Shkodra është për të gjithë Shqipërinë. Përpjekja jonë vazhdon dhe ajo që ndodhi sot është një demonstrim i së vërtetës. Është një betejë që do të vijojë edhe pse nuk është e lehtë”-tha Ademi.

Rama emëron të besuarën e Tom Doshit si kryetare këshilli, porosia e prerë: Me urdhër votohet Briselda Kadia!

Pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, dega lokale e Partisë Socialiste në Shkodër, ka zhvilluar dje pasdite një mbledhje ku janë bërë edhe propozimet për kryetarin e këshillit. Burime nga mbledhja, shprehen se dega lokale e PS ka propozuar emrin e Arvit Osjes, ish-kryetar i PS në këtë qytet. Në këtë moment të deleguarit e qendrës kanë kërkuar që kryetare Këshillit të bëhet Brisejda Kadia, ish-koordinatore e PS. Dega e PS ka refuzuar, duke nisur një debat i cili ka zgjatur plot 5 orë.

Ka ndërhyrë ish-zv.kryeministrja Senida Mesi, e cila iu ka thënë anëtarëve se: Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, nesër do të votohet vetëm emri i Briselda Kadias për kryetare këshilli. Kadia është kandidatura që mbështet Tom Doshi. Njësoj si në rastin Pjetri, edhe kësaj radhe, ndikimi i deputetit Tom Doshi në Shkodër është i palëkundur./Dosja.al