VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Zëri i Amerikës: Dita e tetë e protestës studentore në dy sheshe

By | December 12, 2018

Komentet

Pse Trump dhe ekipi i tij, duan të shpërbëjnë BE-në

Natalie Nougayrede/ Administrata Trump, jo vetëm që nuk e pëlqen Bashkimin Evropian, por është e vendosur ta shkatërrojë atë. Vizita në Evropë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Majk Pompeo javën e kaluar, ishte episodi i tretë i sulmit, i projektuar për të luajtur me ndarjet lindje-perëndim brenda BE-së. Episodi i parë ishte fjalimi i Donald Trumpit në Varshavë në vitin  2017, i fryrë nga një nacionalizëm vendas.

 

Episodi i dytë, ishte rritja e tarifave për eksportet evropiane në vitin 2018 nga ana e Trump, dhe dalja e SHBA-së nga marrëveshjet kyçe, sikurse është marrëveshja bërthamore e Iranit dhe Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF). Këtyre, duhet t’iu shtohen nxitjet e hapura të Trump ndaj përkrahësve të Brexit, dhe vendimi i tij për t`u larguar nga Siria.

Të gjitha këto, ndikojnë në interesat evropiane (përfshirë Britaninë) në shumë aspekte konkrete, ndryshe nga postimet në Tëitter ose fyerjet ndaj aleatëve.

Evropa po përpiqet të rezistojë. Angela Merkel, që është objektivi politik i preferuar i Trumpit në BE, mori shumë duartrokitje të shtunën në Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih, për fjalimin e saj mbi virtytet e multilateralizmit. Por ndoshta, ne duhet të kuptojmë plotësisht se me çfarë është duke u përballur BE-ja, në këtë epokë të re Trump.

Njeriu që tani i pëshpërit në vesh Trumpit është Xhon Bolton, këshilltar i tij i sigurisë kombëtare. Marka e tij e ideologjisë anti-BE, ishte në shfaqje të plotë gjatë udhëtimit të Pompeos në Budapest, Bratislavë dhe Varshavë. Pompeo bëri dy gjëra të rëndësishme.

Së pari, ai pronësoi de fakto kremtimet e këtij viti me rastin e përvjetorit  të 30-të të rënies së komunizmit në Evropën Lindore, duke iu referuar afërsisë së SHBA me kombet që luftuan për lirinë e tyre, duke i dhënë leje të plotë për të qeverisur populistëve të djathtë, që BE i ka kritikuar apo sanksionuar për shkak të prapësimeve të tyre në raport me demokracinë.

Së dyti, përmes zgjedhjes së destinacioneve të tij, Pompeo, thelloi ndarjet mes vendeve që dikur ishin pas Perdes së Hekurt, dhe atyre që nuk ishin. Kjo qasje tenton të luajë me zgjuarsi me ndjeshmërinë e manipuluar nga demagogët, çka e ka dëmtuar kapacitetin e BE-së për t’u unifikuar vitet e fundit.

Një pjesë e kësaj strategjie veproi në vitin 2003, kur në prag të pushtimit të Irakut, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, shpiku termat “Evropë e vjetër” (e keqe) dhe “Evropë e re” (e mirë). Por një ndryshim i madh sot është se, nëse projekti evropian do të mbetet gjallë; atëherë optimistët besojnë se do të “dominoje shekullin XXI-të”.

Një artikull i Bolton i shkruar në vitin 2000, na ndihmon të zbulojmë më qartë synimet e strategjisë së Trump. I titulluar “A duhet ta marrim seriozisht qeverisjen globale?”, ky artikull përdoret sot si një udhërrëfyes për qëllimin e administratës Trump për të shkatërruar BE-në.

Në të, Bolton kritikon ashpër “globalistët”, të cilët kërkojnë të lidhin shtetet kombëtare në një rrjet normash dhe marrëveshjesh ndërkombëtare, që kufizojnë sovranitetin.

Ai shprehet aty se një mandat vërtet demokratik, mund të ekzistojë vetëm në nivel kombëtar. Bolton shpërfill OJQ-të dhe shoqërinë civile, dhe listën e “pafundme” të institucioneve shumëkombëtare, ose mbi-kombëtare. BE-ja, thotë ai, është “burimi kryesor i globalistëve substancialë “.

Bolton shkon më tej:ai e identifikon BE-në si një kërcënim për interesat e SHBA-së (Trump vitin e kaluar e quajti atë “armik”). “Elitat europiane, nuk janë të kënaqura vetëm me transferimin e sovranitetit të tyre kombëtar në Bruksel. Ato kanë vemdosur gjithashtu të transferojnë një pjesë të sovranitetit tonë tek institucionet dhe normat mbarëbotërore, duke e bërë Bashkimin Evropian një pararendës miniaturë të qeverisjes globale”- shkruan ai, duke e përshkruar  BE-në si “të ngjyrosur me një anti-amerikanizëm të dallueshëm”.

Mos harroni se Trumpi, ka bërë ndoshta më shumë se çdo udhëheqës tjetër i SHBA-së, për të nxitur ndjenjat anti-amerikane në Evropë. Ajo çka zbulon kjo, është se shpjegimet konvencionale që shpesh jepen për sulmet e Trump ndaj BE-së, janë vetëm një pjesë e tablosë. Zemërimi i Trump ndaj BE-së si një bllok tregtar, taktikat e tij për të rritur eksportet e armatimeve të SHBA-së në kontinent, si dhe kundërshtia e tij personale ndaj Merkel, janë vetëm përkthimi i një beteje më të gjerë ideologjike rreth qeverisjes globale.

Dhe mos mendoni se shkrimet e Boltonit të vitit 2000, janë të vjetëruara. Ato do të shfaqen nëse besoni se administrata Trump nuk ka ideologji, por vetëm interesa biznesi. Është e vërtetë se nuk mund të mendohet sot, që Evropa është e aftë të sfidojë SHBA-në në skenën globale:ajo është shumë e dobët ushtarakisht, dhe ka kaluar një dekadë krizash.

E megjithatë, ajo mishëron diçka që Trump dhe Bolton e urrejnë. Dhe disa prej shteteve më të mëdha anëtare, po përpiqen tani të sfidojnë SHBA-në, sikurse është mekanizmi i ri për të anashkaluar sanksionet kundër Iranit. Me më pak se 100 ditë para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, Pompeo darkoi në Hungari me kryeministrin vendas Viktor Orban, i cili dëshiron të riformatojë hartën politike të Evropës, për t’iu përshtatur vizionit të tij të “demokracisë joliberale”.

Ata mund të kenë mosmarrëveshje me Rusinë, dhe është e vërtetë që Pompeo takoi përfaqësues të OJQ-ve në Budapest, por pati pak shenja të divergjencave me Orbanin lidhur me vlerat. Është e vërtetë gjithashtu se Pompeo vizitoi Sllovakinë, qeveria e të cilës e mendon veten një anëtare konstruktive e BE-së, dhe jo një përçarëse.

Vizita e Pompeos, ishte një hakmarrje e armiqve të një BE-je që ka në bazë vlerat, dhe një sulm tjetër mbi ekzistencën e BE-së. Evropa e pasluftës, ishte në gjendje ta ndërtonte veten si një projekt kolektiv, falë mbrojtjes dhe mbështetjes financiare të SHBA-së. Sot BE-ja është në shenjestër të sulmeve politike të shumëfishta nga Uashingtoni dhe Moska, jo vetëm për shkak të asaj që bën, por të asaj që është. Sa më shpejt ta kuptojnë këtë evropianët, aq më mirë do të jetë.

“The Guardian” – Bota.al

Media publike gjermane: Opozita zhvilloi një nga protestat më masive

Opozita dhe mbështetësit e saj zhvilluan sot (16 .03.2019) në Tiranë protestën e tyre të pestë, në serinë e protestave anti qeveritare, për të cilën kishin paralajmëruar se do të ishte më masivja dhe do të shënonte largimin e kryeministrit Rama.

Masiviteti është tipari më i dukshëm që e dallon protestën e sotme nga katër të mëparshmet, të zhvilluara brenda  një muaji. Sipas burimeve zyrtare, në protestë morën pjesë rreth 25.000 vetë, burime të PS folën për deri 9 mijë vetë.

Ndërsa sipas Partisë Demokratike, protestuesit erdhën në Tiranë nga të gjitha rrethet e vendit duke arritur në pjesëmarrjen e mbi 50 mijë vetëve. Sipas vlerësimit të korrespondentes së DW në Tiranë, protesta e sotme është më masivja. Mediat nëTiranë japin për këtë të dhëna kundërthënëse.

 

Motivet e protestuesve: Papunësia, emigrimi i rinisë, gjendja e vështirë ekonomike

Ajo u karakterizua nga të njëjtat akuza ndaj qeverisë Rama dhe të njëjtat kërkesa: opozita akuzon kryeministrin Rama se ka fituar mandatin e tij të dytë në zgjedhjet parlamentare 2017 me korrupsion, blerje votash dhe lidhje me krimin e organizuar. Protestuesit kërkojnë largimin e tij, rrëzimin e qeverisë dhe një qeveri kalimtare që do ta ҫojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Motivet kryesore të protestuesve mbeten papunësia, emigrimi i rinisë, gjendja e vështirë ekonomike. “Jam mekanik por jam që prej 6 vitesh pa punë. Shkoj punoj në Itali 3 muaj dhe kthehem prapë, se nuk kam dokumente dhe duhet të respektoj rregullat e lëvizjes pa viza. Por nuk ia dal të mbaj familjen, jetojmë në varfëri ” thotë për DW, një protestues nga Lezha.

Një motiv tjetër  janë pensionet shumë të ulta. “Kam marrë pjesë në të gjitha protestat  e të djathtës. Për mua ky sistem nuk funksionon. Rinia po ikën, fëmijët e mi nuk jetojnë këtu, pensionet janë shumë të ulta, na ndihmojnë fëmijët, përndryshe do jetonim në mjerim”  thotë për DW, Brunilda Sakiqi nga Tirana. Ndryshe nga protestat e mëparshme, protesta e sotme u zhvillua në formë marshimi duke kaluar nga kryeministria, Ministria e Brendshme dhe Parlamenti.

Protesta  fillon paqësisht, vijon dhunshëm

Policia e shtetit i është përgjigjur marshimit masiv të protestuesve me rritjen e masave të sigurisë. Rreth 1600 policë janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurimin e institucioneve shtetërore nga akte të mundshme dhune, nisur nga precedentë dhune në protestat e mëparshme. Kryemnistria u rrethua me rrjeta teli dhe mbrojtje metalike në dyert e saj kryesore. Për tre orë rrjesht protesta u zhvillua pa incidente dhune, me tek-tuk shpërthimin e shashkave dhe tymit para kryeministrisë. Por kur marshimi i protestuesve arriti para Parlamentit, protesta degjeneroi në dhunë. Protestuesit tentuan të thyejnë kordonin e policëve, gjë që solli përleshje me forcat e policisë, përdorimin e gurëve dhe sendeve të forta kundër forcave të rendit. Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të zmbrapsur sulmin ndaj parlamentit. Nga gurët dhe sendet e forta u plagosën disa policë dhe janë lënduar protestues nga gazi lotsjellës. Të dyja palët po marrin ndihmë mjekësore në spitalet e Tiranës.

BE dhe SHBA- thirrje të papërfillura

BE dhe SHBA përsëritën apelin e tyre këmbëngulës drejtuar liderve të opozitës që protesta të jetë paqësore dhe pa dhunë. Por edhe në protestën e sotme duket se ky apel nuk u dëgjua nga të gjithë protestuesit. Gjithashtu nuk ka ende asnjë sinjal për t’iu përgjigjur apelit të tyre lidhur me emergjencën e dialogut mes palëve. Opozita ka deklaruar, se do të vijojë protestat e saj deri në largimin e kryeministrit Rama. Por ky i fundit nuk pranon të pranojë atë që ai e quan ” marrje pushteti në tavolinë” duke argunmentuar se „do të plotësojë mandatin qeverisës” që i kanë dhënë votuesit deri në 2021, kur janë zgjedhjet parlamentare të radhës.

Mesazh BE dhe faktorit ndërkombëtar – No stability without democracy!

Opozita deklaroi përsëri se do të vijojë protestat e saj deri në largimin e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij. BE i shikon protestat e opozitës si tregues i mungesës së stabilitetit në Shqipëri dhe deklaron se situata  nuk ndikon pozitivisht në vlerësimin e Brukselit për mundësinë e hapjes së  negociatave të anëtarësimit me BE, në qershor të këtij viti.  BE ka bërë thirrjre për dialog emergjent mes qeverisë dhe opozitës, gjë që deri tani nuk ka ndodhur. Por lideri i PD, forcës politike që drejton protestat, në fjalën e tij në mbyllje të protestës u tha “miqve perëndimorë” se „No stability, without democracy”, – nuk ka stabilitet pa demokraci; “No stability without equality before the law! – nuk ka stabilitet pa barazi para ligjit.

BE dhe SHBA i konsiderojnë „legjitime” Parlamentin dhe qeverinë e dalë nga zgjedhjet parlamentare  2017 e i sjellin në vëmendje opozitës pranimin e rezultatit të tyre dhe nuk përligjin kontestimin pas dy vite e gjysmë. Në mënyrë unanime ato kanë dënuar heqjen dorë “en block” te deputetëve të opozitës nga mandatet e tyre parlamentare duke e cilësuar atë „ një veprim destruktiv që minon demokracinë dhe rrugën e Shqipërisë drejt BE”./DW

Moska po investon në përçarjen e shoqërisë shqiptare – Nga JANUSZ BUGAJSKI

Kur Uashingtoni i hapi dritën jeshile mundësisë për shkëmbimin e tokave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Moska u hodh të kapte mundësinë e re për nxitjen e konfliktit. Për Uashingtonin, një shkëmbim i mundshëm territorial ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të normalizonte marrëdhëniet dypalëshe dhe do të ndihmonte në stabilizimin e rajonit më gjerë. Për Moskën, ndryshimet e kufijve mund të shtonin një dimension të ri në strategjinë e saj për përçarje dhe pushtim.

Gjatë dezintegrimit të Jugosllavisë në vitet 1990, zyrtarët rusë mbështetën planet e Milosheviçit për një shtet më të madh serb që do të përfshinte Malin e Zi, Kosovën, gjysmën e Bosnjë-Hercegovinës dhe pjesë të Kroacisë. Ata nuk ishin kundër ndryshimit të kufijve të njësive të mëparshme federale të Jugosllavisë për të forcuar aleatin e tyre kryesor në rajon. Kremlini gjithashtu llogariti që rregullimet e kufijve të Ballkanit mund të përforconin planet e saj për të ndarë republikat ish Sovjetike dhe për të zmadhuar Federatën Ruse.

Strategjia e re ndarëse e Rusisë në Ballkanin Perëndimor është shfaqur tani me disa qëllime të mbivendosura. Objektivi i parë është krijimi i çarjeve ndërmjet politikanëve shqiptarë dhe përçarja e shoqërive shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe në vetë Shqipëri. Popullatat shqiptare nuk njihen vetëm për qëndrimin e vendosur pro-amerikan, por janë gjithashtu thellësisht rezistuese ndaj depërtimit politik dhe ekonomik të Rusisë. Moska tani do të kërkojë të shfrytëzojë çdo ndarje që mund të krijohet në lidhje me ndryshimin e kufijve për të mbjellë dhe nxitur ndikimet e saj politike të korruptuara.

Në Kosovë ka një ndarje në rritje ndërmjet atyre të cilët mbështesin dhe kundërshtojnë një transaksion që përfshin pjesë nga katër bashkitë veriore të Kosovës në këmbim të pjesëve nga tre bashki serbe në luginën e Preshevës. Gjithashtu, çdo diskutime me dyer te mbyllura rreth kufijve në mënyrë të pashmangshme krijon thashetheme që mund të shfrytëzohen nga provokatorët për të ndezur mosmarrëveshjet politike.

Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj në Kosovë kanë shprehur pozicione diametralisht të kundërta në lidhje me ndryshimin e kufijve. Ndërkohë që Haradinaj është vendosmërisht kundër, Thaçi ka qenë më mbështetës. Pasi u takua me Presidentin Putin, ai duket sikur beson që Rusia do ta njohë Kosovën dhe do ta lejojë të hyjë në Kombet e Bashkuara pasi të zbatohet një marrëveshje me Beogradin e cila do të përmbante rregullimet e kufijve. Ja vlen të përmendim që udhëheqësi i Rusisë rregullisht u pëshpërit dezinformata udhëheqësve të huaj për të testuar reagimet e tyre dhe për të mbjellë ide që i përshtaten interesave të Kremlinit.

Një qëllim i dytë i Kremlinit në Ballkan është përkeqësimi i ndarjeve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në mënyrë që as Serbia dhe as Kosova të mund të hyjnë në NATO apo BE. Mënyra më efektive për të mbyllur dyert e anëtarësimit është duke krijuar diversione që mbështesin konfliktet ndërshtetërore në mënyrë që palët e mosmarrëveshjeve të shihen si të papërshtatshëm për anëtarësim. Moska e di mirë qësi nacionalistët serbë dhe ata shqiptarë do të hidheshin të kapnin mundësinë e shkëmbimeve territoriale dhe mund të nxiten të ndjekin pretendime irredentiste më ambicioze, siç është ndarja e Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi ose Maqedonisë.

Është e paqartë nëse qeveria e Serbisë është plotësisht në dijeni të komploteve të Moskës apo po mashtrohet. Presidenti Vuçiç duhet të jetë i ndërgjegjshëm që Serbia mund të hyjë në konflikte të zgjatura me fqinjët nëse punon ngushtë me Rusinë. Qëllimi i deklaruar i Beogradit për lidhjen e një marrëveshjeje me Kosovën është që Serbia të hyjë më shpejt në BE. Po përse Kremlini duhet të ndihmojë Vuçiçin në përpjekjet e tij për anëtarësim në BE të cilin është përpjekur të shuajë me dhunë në Ukrainë, Moldavi, Gjeorgji dhe kudo tjetër?

Ndërkohë që zyrtarët rusë fusin pyka ndërmjet kryeqyteteve të rajonit, ata në të njëjtën kohë mund të ofrojnë zgjidhje rajonale dhe të futen vetë si ndërmjetës për të reduktuar rolin e NATO-s dhe BE-së. Duke pretenduar që ndihmon në zgjidhjen e konflikteve rajonale, Moska gjithashtu llogarit që mund të përfitojë avantazhe të tjera, qoftë në reduktimin e kundërshtimit të Perëndimit ndaj projekteve të saj të gazit në Evropë apo një status të veçantë me imunitet diplomatik për bazën e saj të inteligjencës në Serbinë jugore.

Një motiv i tretë për mbështetjen e Rusisë për shkëmbimet e tokave është krijimi i precedentëve të përdorshëm, veçanërisht për ndarjen nga ajo të Ukrainës, Gjeorgjisë, Moldavisë dhe mundësisht të shteteve të tjerë. Rregullimet me forcë të kufijve nga Moska mund të përshkruhen si lëvizje legjitime që janë njësoj me mbështetjen e Perëndimit për homogjenizimin etnik në Ballkan. Kjo do të pakësonte thirrjet për sanksione dhe ndëshkime të tjera kundër Rusisë si pasojë e marrjes së territoreve të fqinjëve të saj.

Në një botë ideale, një shkëmbim dypalësh i kufijve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të rregullohej pa provokuar konflikte politike, mëri etnike apo pretendime irredentiste. Por kushtet në Ballkan dhe rajone të tjera ku Kremlini ka injektuar influencat e tij janë larg ideales. Me “normalizimin” ndërmjet Serbisë dhe Kosovës si çmim tundues, aktorët perëndimorë mund të bien në një kurth të ndarjes së kufijve, pasojat e pamenduara tëtë cilit mund të jenë shumë më të gjera se sa ç’kanë kërkuar.

****

Dita 9, Albania

MOSCOW SUPPORTS BALKAN PARTITIONS

Janusz Bugajski, 15 March 2019

When Washington gave the green light to the prospect of land swaps between Belgrade and Prishtina, Moscow pounced on a new opportunity to promote conflict. For Washington, a potential territorial exchange between Serbia and Kosova could normalize bilateral relations and help stabilize the wider region. For Moscow, border changes can add a new dimension to its divide and conquer strategy.

During the disintegration of Yugoslavia in the 1990s, Russian officials backed Milosevic’s plans for a larger Serbian state that would encompass Montenegro, Kosova, half of Bosnia-Herzegovina, and parts of Croatia. They were not averse to changing the borders of former Yugoslav federal units in order to strengthen their main ally in the region. The Kremlin also calculated that Balkan border adjustments could bolster its own plans to carve up former Soviet republics and enlarge the Russian Federation.

Russia’s new partition strategy in the Western Balkans has now emerged with several overlapping goals. The first objective is to create fissures among Albanian politicians and divide Albanian societies in Kosova, Macedonia, and Albania itself. Albanian populations are not only renowned for being staunchly pro-American, they are also deeply resistant to Russian political and economic penetration. Moscow will now seek to exploit any emerging divisions over border changes to implant and promote its corrupt political influences.

In Kosova there is a growing disconnect between those who support and oppose a transaction involving sections of Kosova’s four northern municipalities in exchange for parts of three Serbian municipalities in the Presevo valley. Moreover, any closed-door discussions about borders inevitably beget rumorsthat can be exploited by provocateurs to inflame political disputes.

Kosova’s President Hashim Thaci and Prime Minister Ramush Haradinaj have expressed diametrically opposed positions on border shifts. While Haradinaj is resolutely opposed, Thaci has been more supportive. After meeting with President Putin, he seems to believe that Russiawould recognize Kosova and allow it into the United Nations once an agreement with Belgrade was implemented that entailed border adjustments.It is worth remembering that the Russian leader regularly whispers disinformation to foreign leaders to test their reactions and plant ideas that suit Kremlin interests.

A second Kremlin goal in the Balkans is to exacerbate divisions between Serbs and Albanians so that neither Serbia nor Kosova can enter NATO or the EU. The most effective way to close doors to membership is by creating diversions that foster inter-state conflicts so the disputants are viewed as unfit for accession. Moscow is well aware that both Serbian and Albanian nationalists will pounce on the prospect of territorial acquisitions and can be encouraged to pursue more ambitious irredentist claims, such as dividing Bosnia-Herzegovina, Montenegro, or Macedonia.

It is unclear whether the Serbian government is fully aware of Moscow’s ploys or whether it is being duped. President Vucic needs to be mindful that Serbia could be drawn into protracted conflicts with neighbors by working too closely with Russia. Belgrade’s stated goal in forging an agreement with Kosova is for Serbia to gain faster entry into the EU. But why should the Kremlin assist Vucic in his EU accession endeavor that it has violentlytried to quash in Ukraine, Moldova, Georgia, and elsewhere?

As Russian officials drive wedges between the region’s capitals, they can simultaneously offer regional settlements and inject themselves as mediators to reduce the role of NATO and the EU. By allegedly assisting in resolving regional conflicts, Moscow also calculates that it can gain additional advantages, whether in lessened Western opposition to its gas projects in Europe or a special status with diplomatic immunity for its intelligence base in southern Serbia.

A third motive for Russia’s support for Balkan land exchanges is to establish usable precedents, particularly for its own partition of Ukraine, Georgia, Moldova, and potentially other states. Moscow’s coerced border adjustments can be depicted as legitimate moves that mirror Western support for ethnic homogenization in the Balkans. This could reduce calls for sanctions and other punishment against Russia for carving up its neighbors’ territories.

In an ideal world, a bilateral border exchange between Serbia and Kosova could be arranged without provoking political conflicts, ethnic resentments, or irredentist claims. But conditions in the Balkans and other regions where the Kremlin has injected its influences are far from ideal. With “normalization” between Serbia and Kosova as the tempting prize, Western actors may be stepping into a partition trap whose unintended consequences may prove more far-reaching than was bargained for.

***

*Kolumnën e Bugajskit në Dita mund ta lexoni çdo të shtunë

Ja përse do ta kërkojmë Ramën, kur të mos jetë… – Nga Artur Zheji

Në një autointervistë, ndër të shumtat, kryeministri në pauzën e një psherëtime, për pak na mallëngjeu e tha se: “Do tmë kërkoni kur tmos më keni…”; pastaj fët e fët dhe si me trishtim e pendesë, shtoi: “Por ehyyyy, sa kohë do t’kalojë deri atëhere…”
Ka të drejtë kryeministri, kur ai të mos jetë, do ta kërkojmë një të ngjashëm dhe të papërsëritshëm si ai.

 

Një artist që përdori artin, për të falsifikuar mjeshtërisht të pavërtetat e shumta që na tha dhe na thotë gjithë këto kohë. Të gjithë politikanët gënjejnë, që në fillim, ose herët a vonë, madje në kulturën tonë politike, një politikan i mirë, është një njeri, ngarkuar me funksione të larta, që shkëlqen mjeshtërisht në artin e gënjeshtrës.

Në rininë tonë të hershme, në vitet e fundit të Diktaturës komuniste, kam shkruar një komedi heroike, që nuk e vura dot askurr në skenë “Qerosi dhe Mbreti i Gënjeshtrës”, fragmente të së cilës, i lexonim të dy me zë të lartë, sepse na dukej një super përqeshje e mirëshkruar e propagandës së skaduar komuniste të kohës…

Madje kur Rama u bë ministër kulture, duhet t’ja njoh si meritë, më ka lutur si askush që ta vija në skenën e Teatrit Popullor të atyre viteve, duke marrë përsipër një përkujdesje financiare të posaçme, por unë nuk u bëra mbarë asnjëherë dhe jam penduar për këtë. Porse nuk do ta kisha besuar kurrë, se me kalimin e viteve, Rama vetë, shpesh gallataxhi i potershëm dhe shumë i këndshëm në tavolinë, do të shndrrohej në personazhin e “Mbretit të Gënjeshtrës”, që ishte edhe “I Keqi” apo kurorëmbajtësi i të “këqinjve” të këtij vendi të vogël, porse me numrin më të lartë të gjenijve për frymë dhe për kilometra katrorë.

Si edhe padyshim, me numurin më të lartë të gënjeshtarëve për çdo 1000 banorë e për çdo kilometër katror. Gënjeshtarë krijues, ndër të cilët, Rama, padyshim doli kampion, për kah ngjyrat dhe kombinimet marramendëse të gënjeshtrave.
Thurrje të tillë gënjeshtrash virtuoze, zor se do të kemi në të ardhmen dhe për këtë, ndokush do të psherëtijë për Mjeshtrin e madh mason të gënjeshtrës, që vijon ende ta kemi edhe kryeministër.

Sepse e parë hollë hollë, ay, i thurr gënjeshtrat si ato gratë plot fantazi të heshtur, zadrimore apo korçare, që endin qylymat dhe pëlhurat e tyre të mrekullueshme, duke përdorur fije leshi ngjyra ngjyra, që krijojnë në përfundim, motive laramane, shumëngjyrëshe, porse gjithmonë të leshta.

Për gjithë këtë lesh me ngjyra, do të na marrë sigurisht malli zoti kryeministër, që nuk u bëre dot asnjëherë një pol tërheqës dhe mbështetës i të mençurve të pakët të këtij vendi, por ngordhe e vdiqe pas gromësimave dhe syve të përgjakur të të fortëve të këtij vendi, ca bazhibozukëve, shpesh duargjakosur, që peshkove me neps të sëmurë, nga Veriu në Jug të Shqipërisë, që i bëre deputetë apo fis deputetësh, u shpërndave grada kapterash, aty ku ka lekë apo qelepir për të rrjepur.

Makiazhet e ditës, pas takimeve të natës dhe pa dëshmimtarë me ta, që të është shndërruar në një sëmundje dhe në një natyrë të dytë, nuk vlejnë se fytyra jote, dikur e fisme dhe e pashme dhe me gjatësi malësori, sot ngjan e sëmurë nga shterpësia dhe shterrimi e mundësive që ke, për të përçuar entuziazëm dhe besim.

Do na mungosh që nuk riprodhon dot ato gënjeshtrat plot kripë e piper, të fillimeve, krejt sipërore askokohe, ndaj gënjeshtrave bajate dhe të cungëta të paraardhësve të tu politikë, apo konkurentëve të djeshëm e të sotëm.

Mirëpo, që kur vartësit e tu më të ngushtë, si Gjika e Nurajve, shkurt Gjiknurët, porositën e sollën një goxha Guru nga India e largët, u pa edhe puna jote, o pasha!
Sepse ta sollën konkurentin, e i puthën këmbët në Rinas, duke të sfiduar pikërisht ty që je kandidat për Guru te Rilindja… Porse puthën këmbët e një tjetri, Gurusë me mjekër të madhe, pikërisht në kohën kur tenderonin 20 milion euro për një kilometër, në mes të Tiranës dhe të groposën atë çfarë namuz t’kish mbetur për të gënjyer edhe pak, në mënyrën më të paturpshme…

Për këto spektakle do të na marrë malli për ty dhe bashkëpuntorët e tu akrobatë dhe rekordmenë botërorë, të 20 milion eurove për kilometër.
Por deri atëhere, të them se çmë tha një ditë një Guru tjetër për ty: “Zheji, ndihmoje me ndonjë këshillë, të largohet në kohën e duhur, se e kemi patur si djalin dhe vëllain tonë dikur e në një kohë, se ka pas edhe ca gjëra të mira…”

Ja se si mund të pajiset Shqipëria me avionë luftarakë dhe sistem mbrojtës amerikan!!! – Nga KASTRIOT BERISHAJ

PROJEKT PROPOZIM nga Kastriot Berishaj, kryetar i LSHB-së për Modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Pajisjen e të gjithë Shqiptarëve me Pasaportë të Republikës së Shqipërisë

PARATHËNIE

Duke pasur parasysh se kombi shqiptar është i ndarë në gjashtë shtete, katër prej të cilave ende vazhdojnë t’ua mohojnë të drejtat elementare kombëtarëve shqiptarëve autoktonë, të cilët padrejtësisht mbetën jashtë kufijve aktualë të Republikës së Shqipërisë dhe se egziston një numër mjaft i konsiderueshëm i shqiptarëve në mërgatë, si pasojë e pushtimeve, luftërave dhe politikave anti-shqiptare të shteteve fqinje atëherë është më se e domosdoshme, që të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore për tu mundësuar të gjithë personave me kombësi shqiptare, pavarësisht vendbanimit të pajisen me pasaportë të Republikës së Shqipërisë, e drejtë kjo në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut dhe që respekton normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare në fushën e shtetësisë të pranuara nga Republika e Shqipërisë.

Duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Programin Politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe Platformën për Shqipëri të Bashkuar për ruajtjen e terësisë territoriale të Republikës së Shqipërisë, sipas aktit juridik të 28 nëntorit 1912 dhe për të garantuar paqe të qëndrueshme në rajon, Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar paraqet Projekt Propozimin për Modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe pajisjen e të gjithë shqiptarëve me shtetësi të Republikës së Shqipërisë.

Projekti i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar për Modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe pajisjen e të gjithë shqiptarëve me shtetësi të Republikës së Shqipërisë është një projekt afatgjatë, që mbështetet në kapacitetet vetëfinancuese të kombit shqiptar në trojet shqiptare dhe në mërgatë. Projekti Propozimi paraqet formën e mundshme për ngritjen e kapacitetëve mbrojtëse të Forcave të Armatosura nën mbikqyrjen dhe udhëheqjen e plotë të institucioneve shtetërore.

OBJEKTIVAT DHE SYNIMET E PROJEKTIT

Qëllimi i këtij Projekt Propozimi është modernizimi dhe ngritja e kapaciteteve vepruese të Forcave të Armatosura për të garantuar sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Shqipërisë, përmes mundësisë së përfitimin të shtetësisë së Republikës së Shqipërisë, me procedurë të thjeshtë dhe të shpejt, për të gjithë personat me origjinë shqiptare.

REZULTATET E PRITURA

Rezultatet e pritura nga realizimi i këtij projekti mbarëkombëtar është 10fishimi i buxhetit mbrojtës së Republikës së Shqipërisë brenda një afati kohor prej 3 vitesh, si dhe pavarësia e plotë ushtarake e Republikës së Shqipërisë brenda një afati 10 vjeçar.

ZBATUESHMËRIA DHE QËNDRUESHMËRIA E PROJEKTIT

Zbatueshmëria e këtij projekti në përputhje me dispozitat ligjore dhe qëndrueshmëria e tij është shumë premtuese duke pasur parasysh egzistencën e mbi 10 milionë mërgimtarëve me origjinë shqiptare në mërgatë, të cilët paraqesin një potencial të jashtëzakonshëm, që në mungesë të një politike të mirëfilltë mbarëkombëtare ka ngelur si një potencial i pashfrytëzuar deri më sot.

MBIKËQYRJA E PROJEKTIT 

Republika e Shqipërisë të formoj një Komision të Veçant Mbikëqyrës, i cili do raportoj mekanizmat shtetëror për realizimin e rezultateve të synuara të projektit, udhëzime për rritjen e efikasitetit të synimeve dhe të këshilloj për përmisimet e tij, që projekti të arrij realizimin e të gjitha objektivave të saj.

KASTRIOT BERISHAJ

Kryetar i Lëvizjes për Shqipēri të Bashkuar dhe autor i librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”

Sulmi që u frymëzua nga luftërat në ish-Jugosllavi

Robert Coalson

Një video 17-minutëshe, e një prej sulmeve që kanë ndodhur më 15 mars në Kristçërç të Zelandës së Re, nis me një skenë ku një burrë e identifikon veten si Brenton Tarrant, teksa niset drejt xhamisë, Al Noor, vend në të cilin janë vrarë 41 persona. Në prapavijë, dëgjohet një këngë nacionaliste serbe dhe një zë robotik që drejton Tarrant në rrugën për ku është nisur.

Kënga është thënë të jetë krijuar më 1995, gjatë luftërave që kanë rezultuar me shpërbërje të Jugosllavisë në vitet 1990, dhe me vdekjen e rreth 130 000 personave. Kënga, që në fillim është quajtur “Karaxhiq, udhëheq serbët e tu”, i referohet liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, i ashtuquajtur edhe si Kasap i Ballkanit, që është dënuar nga Tribunali Ndërkombëtar më 2016, për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Ujqërit po vijnë, kujdes ustashë dhe turq”, thuhet në një pjesë të tekstit, e cila u referohet luftëtarëve nacionalistë kroatë dhe myslimanëve boshnjakë.

“Karaxhiq, udhëheq serbët e tu. Udhëheq serbët e tu. Të gjithë duhet të shohin se ne nuk i frikësohemi askujt”.

“Në mbrojtje të popullit serb, duke luftuar për lirinë tonë të dashur, lirinë tonë të dashur”, vazhdon teksti i këngës.

Deklaratë e një dëshmitari të sulmit në Zelandë të Re

Videoja e kësaj kënge, që duket se është incizuar më 1995, mirëpo është publikuar për herë të parë në internet më 2006, është bërë tejet e famshme në mesin e nacionalistëve të bardhë radikalë. Në disa pamje, shihen tre burra me uniforma të paramilitarëve etnikë serbë, duke kënduar këtë këngë.

Pamja e hekurt e pjesëtarit, Novislav Gjajiq, është bërë tejet e famshme në mesin e nacionalistëve, me mbishkrimin, “Një fytyrë e tillë ushtari”.

Gjajiq ishte akuzuar në Gjermani për pjesëmarrje në gjenocid më 1997. Ai ishte liruar më pas nga akuzat për gjenocid, mirëpo është dënuar për bashkëpunim në 14 vrasje dhe është dënuar me pesë vjet burgim. Pas lirimit, ai është dëbuar në një shtet të tretë.

Teksti i këngës është rishkruar disa herë, në shumë gjuhë, mirëpo gjithmonë duke qenë prezente pjesë militante anti-myslimane.

Kjo këngë titullohet Serbia e Fuqishme apo me tituj tjerë anti-myslimanë, që kanë nisur të përdoren fillimisht në Serbi dhe më pas janë përdorur edhe nga supremacistët e bardhë në Evropë dhe gjithë botën.

Fotografia e personit, i cili dyshohet të ketë kryer sulmin terrorist në Zelandë të Re

​Autoritetet e Zelandës së Re e kanë identifikuar sulmuesin, që tani është në mbajtje si një 28 vjeçar australian. Mirëpo raportimet kanë konfirmuar se i dyshuari, që është akuzuar për vrasje, e ka përshkruar veten si “ento-nacionalist” me emrin, Brenton Tarrant, i cili gjatë sulmit ka publikuar video direkte në rrjete sociale.

Pak para sulmit, në të cilin kanë vdekur 49 persona, Tarrant ka publikuar një manifest 74 faqesh, në të cilin ai përmend se ka punuar në këtë dokument për një periudhë.

Në disa pamje direkte të videos që ka qarkulluar në kohë reale, në armët e sulmuesit janë parë emra të serbëve si Millosh Obiliqi dhe Car Llazari, që së bashku kanë luftuar kundër otomanëve në Betejën e Kosovës më 1389. Përveç këtyre dy emrave shihen edhe shumë emra të luftëtarëve të asaj kohe që kanë luftuar kundër turqve.

Në këtë dokument, Tarrant mohon se është anëtar i ndonjë organizate, mirëpo pranon se “ai është frymëzuar” nga terroristi norvegjez i së djathtës ekstreme, Anders Breivik, që ka vrarë 77 persona në një sulm me bombë dhe armë zjarri në Oslo më 2011.

Anders Behring Breivik.

Para sulmit, Breivik pati publikuar 1,500 faqe të dokumenteve, me qindra referenca të konflikteve në Ballkan.

Bazuar në gazetën The Economist, Kosova përmendet në dokumentet e Breivikut 143 herë, Serbia, 341 herë, Bosnja 343 herë dhe Shqipëria 208 herë.

Breivik ka shkruar se bombardimet e NATO-s në Serbi gjatë luftës në Kosovë më 1999, kanë qenë motivim i madh për sulmin e tij, duke thënë se ka qenë “plotësisht e papranueshme” që Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe udhëheqësitë evropiane “kanë bombarduar vëllezërit tanë serbë”.

Në manifestin e Tarrant, përmendet se Shtetet e Bashkuara duhet të dobësohen për të parandaluar një tjetër situatë sikurse ajo kur “forcat e SHBA-së dhe NATO-s kanë luftuar bashkë me myslimanët kundër të krishtërëve evropianë, ndonëse këta të fundit kanë bërë përpjekje të largojnë pushtuesit islamikë nga Evropa”.

Tarrant, që përshkruan veten në këtë manifest si “burrë të thjeshtë, të bardhë dhe 28 vjeçar”, me shtetësi australiane, e ka karakterizuar sulmin me elemente “anti-migrante, dhe kundër zëvendësimit të elementeve kulturore apo etnike”.

Tarrant pritet të paraqitet para gjykatës në Kristçërç më 16 mars.

E përditshmja, The New Zealand Herald e ka përshkruar sulmin në xhami si vrasjen më masive në këtë shtet nga viti 1943.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Vetëm Gjermania mund ta ndalë turrin e rrezikshëm për ndarjen e Kosovës

Gjermania është e vetmja forcë e cila për momentin ka kapacitete për të ndalë korrigjimin e kufirit dhe shkëmbimin e popullatës dhe të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky është konstatimi i dy autorëve të huaj , Kurt Bassauner dhe Toby Vogël, të cilët në një shkrim të gjatë autorial, kanë shtjelluar fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe idenë për korrigjim të kufijve si pjesë e një zgjidhje finale ndërmjet dy shteteve.

Ata thonë se prej dallim nga Donald Trump, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka një rol të drejtpërdrejtë në të ardhmen e Republikës së Kosovës dhe në respektimin e parimeve të  vendosura nga rendi ndërkombëtar.

Sipas dy autorëve të huaj, që nga fillimi roli i Gjermanisë ka qenë jetik për Kosovën, duke mos harruar bashkëpunimin e tyre të ngushtë me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe.

Angela Merkel që nga fillimi e kishte kundërshtuar ashpër idenë për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që u bë publike në Forumin e Alpbachut në Austri. Ndaj një ideje të tillë shqetësimet e tyre kanë dhënë edhe shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, përfshirë këtu Sllovakinë dhe Spanjën.

Megjithatë sipas tyre, asnjëra nga këto shtete, përfshirë edhe disa shtete të BE-së nuk kanë qenë shumë të zëshme kundër një ideje të tillë, gjë që i ka dhënë hapësire Mogherinit ta konsiderojë një ide të tillë për prekje të kufijve, shkruan Balkan Insight, trasnmeton Gazeta Express.

Përjashtim këtu bën Britania e Madhe e cila e ka kundërshtuar hapur një ide të tillë.

Dy autorët e shkrimit ndër të tjera kujtojnë faktin se si Thaçi e ka anashkaluar totalisht Kuvendin e Republikës së Kosovës, ndërsa parlamenti në Serbi i është nënshtruar plotësisht autoritetit të Vuçiqit.

Sipas tyre, Qeveria e Gjermanisë duhet të qartësojë përpjekjet e BE-së për të votuar një zgjidhje që Serbia mund të hyjë në BE vetëm në kufijtë e saj të pranuar.

Berlini duhet që në të njëjtën  kohë duhet t’i mbledhë vendet e tjera anëtare që t’i rezistojnë çdo shkëmbimi territorial midis Kosovës dhe Serbisë – dhe në Ballkanin Perëndimor më gjerësisht, pasi ato do të çonin në lëvizjet e popullsisë në mënyrë të pashmangshme.

Gjermania duhet të marrë drejtimin tani, për të ruajtur trashëgiminë e Evropës pas Luftës së Ftohtë dhe gjithashtu për të ruajtur vlerat themelore të BE dhe Aleancës Atlantike – dhe për të mbrojtur njerëzit që do të pësonin më drejtpërdrejt nga një shkëmbim tokash.

Në këtë shkrim ndër të tjera është përfolur edhe për qëndrimin e SHBA-së karshi një ideje të tillë, dhe gjithashtu efektin zingjiror që do të kishte ideja për korrigjim të kufijve në vendet fqinje, e veçanërisht në Bosnje.

Autorët janë bashkë-themelues dhe bashkëpunëtorë të lartë të Këshillit të Politikave pwr Demokratizim në Berlin.

Bashkëpunimi ushtarak turko-rus thellohet mes tensioneve amerikano-turke

Dorian Jones

Bashkëpunimi ushtarak ndërmjet Rusisë dhe Turqisë po thellohet derisa marrëdhëniet e Ankarasë me Washingtonin po përkeqësohen. Ushtrimet ushtarake detare të kohëve të fundit ndërmjet Rusisë dhe Turqisë dhe shtimi i bashkëpunimit ushtarak në Siri, po ndodhin, derisa aleatët e NATO-s po vënë në pikëpyetje aleancën e Turqisë me forcën mbrojtëse perëndimore.

“Realizimi i manovrave të përbashkëta ushtarake ruso-turke, janë një mesazh edhe për perëndimin edhe për Lindjen e Mesme, se të dyja palët po bashkëpunojnë”, tha Zaur Gasimov, një analist me seli në Stamboll i fondacionit Max Weber.

Përzgjedhja e Detit të Zi për manovrat e përbashkëta është një simbolikë e fuqishme, duke pasur parasysh se ai është vatër e tensioneve ndërmjet NATO-s dhe Rusisë.

“Ky është një tjetër konfirmim se Turqia ‘është një njeri i çuditshëm në dhomë’ kur bëhet fjalë për të qenit anëtare e NATO-s. Pothuajse të gjithë mendojnë se Turqia është anëtare vetëm në letër”, tha eksperti i shkencave politike Cengiz Aktar, duke shtuar se “sa e suksesshme ishte Moska në shkëputjen e Turqisë nga NATO-ja”.

“Ky është një trend larg të qenit i përkohshëm apo taktik; kjo është strategji afatgjatë e Rusisë”, theksoi Cengiz Aktar.

Moska nxitoi të shfrytëzojë tentimet dypalëshe ndërmjet Ankarasë dhe Washingtonit rreth një morie dallimesh.

“Përmirësimi i pashembullt i marrëdhënieve turko – ruse, duhet parë në kuadër të përkeqësimit të pashembullt të lidhjeve ndërmjet Ankarasë dhe Washingtonit”, tha Zaur Gasimov.

Mbështetja e Washingtonit për forcat kurde YPG në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik, çoi në thyerjen e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, një aleate e NATO-s. Ankaraja i ka shpallur luftëtarët YPG si terrorist të lidhur me PKK-së (Partia Punëtore Kurde), e cila drejton një kryengritje shumëvjeçare në Turqi.

Vendimi për të blerë raketa ruse S-400 nga Ankaraja, ka shtuar më tej tensionet ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara. Washingtoni paralajmëroi sanksione nëse blerjet përmbyllen duke theksuar se raketat kërcënojnë sistemet mbrojtëse të NATO-s.

“Rusët besojnë se Turqia do t’i blejë raketat S-400 dhe për Moskën marrëveshja ka në radhë të parë, ndikim politik”, tha Gasimov. “I gjithë procesi i shitjes dhe blerjes së raketave S-400 ka helmuar lidhjet e lëkundura midis Ankarasë dhe Washingtonit”.

Derisa ndarjet SHBA-Turqi thellohen, Ankaraja dhe Moska po shtojnë bashkëpunimin në Siri. Rusia dhe Turqia, rivale më parë gjatë luftës civile, po punojnë së bashku përkrah Iranit për t’i dhënë fund konfliktit nën përkujdesjen e të ashtuquajturit “procesi i Astanës”.

Këtë muaj, forcat turke dhe ruse filluan të bashkërendojnë patrullimet ushtarake në Idlib, enklava e fundit e kryengritësve në Siri. Patrullimet janë pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të arritur midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij turk Recep Tayyip Erdogan.

Marrëveshja shmangu një ofensivë të regjimit sirian në krahinën e Idlibit, që kishte të ngjarë të nxiste një eksod të refugjatëve në Turqinë fqinjë.

Megjithatë, analistët vënë në mëdyshje qëndrueshmërinë e bashkëpunimit ruso-turk në Idlib. “Rusët herët apo vonë do të pastrojnë Idlibin nga dhjetëra mijëra terroristë’, tha Aktar, “dhe kjo është pika e parë dhe më e rëndësishmja e mospajtimeve ndërmjet Ankarasë dhe Moskës”.

Patrullimet e përbashkëta në Idlib pasuan nervozizmin e Moskës me Ankaranë rreth asaj që Moska e ka cilësuar, dështim të forcave të armatosura turke për të frenuar grupet radikale në Idlib.

Tjetërsimi në rritje e Turqisë nga aleatët e saj tradicionalë perëndimorë, duket se do të vazhdojë duke marrë parasysh lidhjet e thelluara të Ankarasë me Moskën dhe analistët paralajmërojnë për realitete të pashmangshme historike e diplomatike.

“Historikisht që nga Pjetri i Madh (cari rus i shekullit te 18-të), turqit dhe rusët kurrë nuk kanë pasur një synim të përbashkët strategjik, kurrë për 300 vjet me radhë”, tha Aktar. “Po ashtu nuk është e mundur që tash të fillojnë të puthen e të kenë synime të përbashkëta strategjike; këto dy vende gjithmonë do të mbeten rivalë rajonal. Për fat të keq, Ankaraja mendon se mund të nxisë rusët dhe amerikanët kundër njëri tjetrit; nuk do të funksionojë”.

Mësuesi dhe nxënësi dy figura të përjetshme të shkollës – Nga FRAN GJOKA

Koha e re e lirisë dhe demokracisë e ka detyruar shkollën moderne, për t’i përmbysur këto role të determinuar, këto pozicione të “stratifikuara” të qëndrimit dhe vlerësimit interdogmatik, të marrëdhënieve midis mësuesit dhe nxënësit. Është e sigurt që shkolla demokratike shqiptare është duke krijuar dhe konsoliduar një relacion të ri, interaktiv, në marrëdhëniet midis tyre. Kjo do të thotë se raporti i mëparshëm, që njëri flet dhe tjetri dëgjon ka ndryshuar radikalisht. Në shkollën e sotme, marrëdhëniet midis mësuesit dhe nxënësit janë të tilla, që të dy kanë marrëdhënie që ndikojnë mbi njëri-tjetrin, dhe të dy bashkë mbi të tjerët (shoqërinë).

Shkolla nuk është më institucion edukativ i mbyllur në guaskën e relacionit të fosilizuar, determinist të mësuesit me nxënësin. Ajo është institucion social i rëndësishëm, në të cilin kultivohen vlerat e shoqërisë dhe individit. Nxënësi nuk është më njeriu i klasifikuar sipas metodës së vjetër pedagogjike, në rolin pasiv të dëgjuesit dhe të të nxënit. Ai nuk është njësi e thjeshtë statistikore dhe e amzës. Çdo nxënës është një qenie njerëzore me cilësi, botë shpirtërore dhe identitet specifik, që ka qëllimet dhe synimet e veta të personalizuara. Shkolla moderne nuk është më institucion që i ndërton marrëdhëniet e mësuesit me nxënësin mbi parime të vjetra të “paternalizmit mekanicist”, sëmundje e vjetër nga e cila ende nuk është shëruar shkolla jonë. Pedantizmi i mësuesit, mbivlerësimi i rolit të tij dhe nënvleftësimi i personalitetit të nxënësit është njëri nga shkaqet, në mos kryesori që sjell konflikte pedagogjike në marrëdhëniet midis tij dhe nxënësit në shkollë. Personalisht, gjithnjë kam menduar se ka patur të drejtë Kanti i madh, ky filozof universal i iluminizmit kur thoshte se “despotizmi më i keq është paternalizmi”.

Kur flasim për këtë raport pedagogjik delikat të natyrës bipolare, për këtë relacion dinamik, midis dy figurave qendrore dhe të vetme të edukimit në shkollë siç janë mësuesi dhe nxënësi, duhet të mendojmë se nuk kemi përballë dy “qenie të zbrazura” apo “njerëz të kulluar”. Mësuesi dhe nxënësi janë dy “entitete njerëzore”, identitete sociale të ndryshme. Kjo do të thotë se ato janë dy figura që kanë mendimin e tyre për njëri -tjetrin, të kondicionuar natyrisht nga relacionet sociale të jetës së sotme në vendin tonë, në kontekstin e të cilës “bashkëjetojnë” mësuesi dhe nxënësi. Ata në kushtet e shkollës moderne nuk duhet të jenë “rivalë”, por partnerë që kanë një mision të përbashkët. Në një farë mënyre ajo që po ndodh në shkollën e sotme, është fakti që këto marrëdhënie tentojnë drejt një partneriteti interaktiv, funksionues dhe të barabartë. Në çdo kuptim që ta shikojmë shkollën moderne, ajo është dhe do të jetë një institucion i madh, jo vetëm pedagogjik por dhe i marrëdhënieve të demokratizuara midis mësuesit dhe nxënësit. Shkolla është vatër e madhe e “demokracisë së vogël”. Aty ndërtohen marrëdhënie midis dy subjekteve që e ndërtojnë hierarkinë e tyre, duke respektuar lirinë, identitetin dhe “rolet” e njëri-tjetrit. Demokratizimi i marrëdhënieve mësues -nxënës, natyrisht nuk ka terren për anarki pedagogjike.

Por as shkak për të trembur mësuesin që nuk komunikon demokratikisht, apo argument në favor të nxënësit rebel. Në këtë kontekst, shkolla si çdo institucion tjetër social, ka parime ndërtimi dhe rregulla e rregullore funksionimi që garantojnë marrëdhënie të drejta, lirinë “pozitive” dhe “negative”, për mësuesin dhe nxënësin. Kjo do të thotë që nxënësi dhe mësuesi janë të lirë të ndërtojnë marrëdhënie produktive, duke u nisur nga parimi demokratik dhe pedagogjik, sipas të cilit në shkollë “liria e nxënësit” mbaron aty ku fillon e “drejta e mësuesit”, dhe anasjelltas, e drejta e mësuesit mbaron atje ku fillon liria dhe e drejta e nxënësit për të gjykuar, menduar dhe vepruar. Në tërë këtë hapësirë lirie, nuk ka arsye pse të kemi përplasje midis nxënësit dhe mësuesit. Këto relacione nuk ndërtohen me mentalitete dhe paranojat e pedagogjisë së vjetër autoritariste, që nuk respekton të drejtën dhe liritë e nxënësit për të qenë figurë aktive në shkollë. Koha kërkon që “hapësirat respektive” të mësuesit dhe nxënësit, për të luajtur rolet e tyre si mësues dhe nxënës, të jenë të qarta. Normalisht sipas meje, liria pedagogjike dhe demokratizimi i marrëdhënieve mësues-nxënës, nuk mund të realizohen duke ndërhyrë padrejtësisht në hapësirat e njëri-tjetrit, duke krijuar anarki dhe kakofoni pedagogjike, marrëdhënie kaotike, të paqarta, që sjellin konflikt midis tyre.

Këto situata jo arkaike të vjetra pedagogjike, as me mentalitete paranojake reciproke, midis mësuesit dhe nxënësit. Mbase ka ardhur koha për të riparë këtë relacion, në të dy drejtimet kryesore të demokratizimit të shkollës dhe marrëdhënieve mësues – nxënës. Kjo kërkon që nga njëra anë të ridimensionohet koncepti për “autoritetin e mësuesit”, duke e forcuar dhe demokratizuar jo si “autoritet të jashtëm”, që sjell autoritarizëm dhe konfliktualitet në marrëdhëniet me nxënësin. Por nga ana tjetër, nuk duhet asnjë lëshim në konceptin që liria e nxënësit në shkollë është pozitive, që do të thotë që ai është i lirë të mësojë dhe edukohet duke ju respektuar prirjet, dëshira dhe personaliteti. Por ajo është edhe “liri negative”, në kuptimin që sjellja e nxënësit është e detyruar të jetë e përputhur me rregullat, rregulloret, parimet pedagogjike të shkollës, si institucion social. Ndërkaq mësuesi është i detyruar që me mjeshtërinë, përvojën, aftësinë, fleksibilitetin pedagogjik, (jo me dogmatizëm) të krijojë kushtet normale dhe atë “situatë pedagogjike”, në të cilën nxënësi të ketë mundësi të zgjedhë alternativa veprimi, kulturimi në përputhje me dëshirat, aftësitë dhe prirjet personale. Kjo liri pedagogjike, nuk ka pse të jetë e huaj për shkollën tonë moderne, në se mësuesi dhe nxënësi dinë të respektojnë njëri – tjetrin, duke luajtur secili rolin e vet.

Me fjalë të tjera, ka ardhur koha që në shkollë të punojmë që duke e demokratizuar atë dhe marrëdhëniet midis mësuesit dhe nxënësit nga njëra anë, po kaq seriozisht të mendojmë për një “rikonceptim të roleve” dhe statusit të secilit, si mjet për mbarëvajtjen e punës dhe procesit mësimor dhe edukativ. Çështja e njohjes dhe respektimit të statusit të mësuesit dhe nxënësit, ndikon në krijimin e një atmosfere të veprimit të “hierarkisë shkollore”, e cila është e domosdoshme për një institucion të tillë, me mision social dhe pedagogjik siç është shkolla. Në se do të arrimë që në shkollë të kemi përfytyrime të drejta për statusin e mësuesit dhe nxënësit, duke respektuar të drejtat institucionale të secilit, atëherë kemi për të patur një atmosferë marrëdhëniesh të mirëkuptimit reciprok. Kjo është ajo që i duhet shkollës, për të patur eficencë dhe efikasitet socio pedagogjik, rezultate të prekshme dhe gjurmë të thella të relacioneve shpirtërore midis mësuesit dhe nxënësit. Nuk ka pse të ngatërrojmë shkollën me koncepte të skajshme konservatore, arkaike të pedagogjisë së vjetër e të re, që janë provuar se kanë qenë dhe janë kundër produktive, të panatyrshme për shkollën moderne shqiptare, në stadin e sotëm. As nxënësi, por as mësuesi nuk janë ata që kanë qenë dikur, as marrëdhëniet e tyre nuk ndërtohen mbi parime të vjetra që ngatërrojnë “stauset reciproke”, që dëmtojnë punën e shkollës. Shkolla nuk është as vend i “pavarësisë së nxënësit” nga mësuesi, por as fushë beteje për të treguar “unin” apo egocentrizmin pedagogjik të këtij të mësuesit.

Natyrisht mësuesi është në një situatë të veçantë, sepse është i detyruar të komportojë sjelljen dhe “unin” e tij, me nxënësit e tij që janë në të njëjtën kohë ”grup”, “tërësi kolektive” që duhet njohur, punuar dhe respektuar jo vetëm si grup, por dhe individualisht. Natyra e profesionit dhe e marrëdhënieve të tilla kontradiktore, të punës me “grupin” dhe “individin” në të njëjtën kohë, është ajo që e bën të vështirë, delikate, me përgjegjësi dhe të lodhshme punën e mësuesit në shkollë. Ndaj është aq shumë e respektuar puna e mësuesit të vërtetë, të cilën nuk mund ta bëjë kushdo. Ai është mjeshtër për të gjetur “masën”, midis lirisë dhe disiplinës që duhet të respektojë nxënësi në shkollë. Kjo do të thotë që duhet me kujdes të shikojmë atë raport delikat të të drejtave dhe lirive të natyrshme që ka nxënësi (liria pozitive), me atë të drejtë që ka shkolla dhe mësuesi për nxënësin që të respektojë rregullat dhe parimet e ndërtimit dhe funksionimit të shkollës (liria negative). Sipas mendimit tim midis këtyre “dy lirive”, midis mësuesit dhe nxënësit është ajo situatë që ndikon në përcaktimin e statusit të tyre, është pikërisht ajo gjendje që mundëson funksionimin ideal të marrëdhënieve, pa cenuar dhe nëpërkëmbur të drejtat e njëri – tjetrit. Shkolla është institucion dhe natyrisht që ka nevojë për “hierarki” vlerash dhe njerëzish, që kanë role të ndryshme bashkëpunuese.

Konceptet e vjetra të shkollës hierarkike, janë shpesh shkak për konflikte dhe situata të pakëndshme, midis mësuesit dhe nxënësit. Në se do të duhej të gjeja një term, që mund të përcaktojë se si duhet të jenë në kohën tonë marrëdhëniet e mësuesit me nxënësin, unë do të preferoja që ato në esencë të jenë në pozicionin e “hierarkisë së harmonishme”. Nuk mund të ndërtohet shkolla e re e demokratizuar me mësues që kanë në mëndje ide dhe konceptet e shkollës së vjetër totalitariste që e shtypte lirinë e nxënësit. Tani është kohë tjetër dhe natyrshëm shkolla është e detyruar të mbajë “barrën e lirisë”, të institucionit të lirë, që nuk ka për mision të edukojë nxënës të trysnuar me parime të moralit dhe pedagogjisë së vjetër. Shkolla tani është një institucion që ka tjetër mision, të edukojë qytetarë aktivë, të guximshëm, humanë, antikonformistë, me personalitet të fuqishëm e të pavarur. Këto vlera dhe cilësi që duhet të kultivojë shkolla, nuk mund të realizohen me konceptin e vjetër të statusit të mësuesit si tutelë mbi nxënësin pasiv, timid, të flashkët, pa vetëdije personale. Shkolla është vendi i parë ku nxënësi kërkon të afirmojë personalitetin dhe identitetin e vet të dallueshëm Kjo kërkesë dhe dëshirë e natyrshme e nxënësit, nuk ka pse të cenojë personalitetin e mësuesit të “lëkundur”, i cili nga që mund të mos jetë i aftë të përballojë këtë kërkesë legjitime, trembet e kap paniku dhe nervozizmi pedagogjik. Dëshira e nxënësit për të afirmuar personalitetin, nuk cenon aspak, nuk e vë në krizë autoritetin e mësuesit të talentuar, që di të kuptojë këtë aspirate të nxënësit, duke ndërtuar ndërkaq marrëdhënie të mira ndikuese me të. Nuk është e drejtë frika që kanë disa mësues, për “kufijtë” e cenuar të autoritetit të tyre. Sipas mendimit tim, pavarësisht proceseve demokratizuese që kanë përfshirë shkollën tonë, ka për të qenë kurdoherë e pranishme dhe e diskutueshme pyetja e mësuesit se “deri ku duhet të shtrihet autoriteti” i tij. Por ndërkaq edhe nxënësi ka po aq të drejtë të pyesë, se “deri ku janë kufijtë e lirisë” së tij. Kjo situatë dikotomike midis “autoritetit të mësuesit” dhe “lirisë së nxënësit”, është dhe do të jetë problem i përjetshëm, ekzistencial i shkollës. Asnjëherë shkolla nuk është normale, në se nuk ka të kristalizuar misionin, qëllimin, funksionin dhe natyrisht edhe statusin dinamik të dy figurave të përjetshme të saj: mësuesit dhe nxënësit.

Parashikimi i zymtë i Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë, ja ç’pritet (tabela)

Parashikimet demografike të Shqipërisë janë të zymta. Popullsia tashmë ka hyrë në trendin rënës, struktura e piramidës së popullsisë po reflekton ndryshime, lindjet po ulen dhe numri i vdekjeve po rritet. 

 

Të njëjtën gjë tregojnë edhe projeksionet e Divizionit të Popullsisë në Kombet e Bashkuara për lindjet dhe vdekjet deri në vitin 2100.

Pritshmëritë e Kombeve të Bashkuara projektohet që të barazohen në vitin 2033, ku sipas parashikimeve do të ketë 28,500 vdekje dhe rreth 28,400 lindje. Kjo diferencë pritet që të thellohet në vitet që do të vijnë, ku deri në 2100 pritet që numri i vdekjeve të jetë 25,700, ndërsa numri i lindjeve rreth 13480. Shtesa natyrore e popullsisë është një tregues që matet nga diferenca e lindjeve dhe vdekjeve gjatë një viti. Të dy këto komponentë priten në rënie për shkak të faktorëve të ndryshëm.

Norma e lindshmërisë po ulet ndikuar edhe prej ndryshimeve në stilin e jetesës së njerëzve, familjet po bëhen gjithnjë e më të vogla dhe njerëzit po bëhen më individualistë duke iu përkushtuar më shumë karrierës.

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2018, shtesa natyrore e popullsisë është 7.130 banorë (Lindje-Vdekje), duke pësuar një rënie prej 17,4 %, krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2018, lindën 28.934 foshnje, duke pësuar një rënie prej 6,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2018 është 21.804 persona, duke pësuar një rënie prej 1,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Projeksionet e Kombeve të Bashkuara për ecurinë e lindjeve dhe vdekjeve në rang global janë me optimiste se në Shqipëri. Sipas Divizionit të Popullsisë, ndonëse norma e shtesës natyrore të popullsisë globale do të ulët, lindjet do të jenë më të larta se vdekjet.

Deri në 2100 është projektuar që lindjet të jenë 130.5 milionë bebe, ndërsa vdekjet rreth 120 milionë. Norma e lindshmërisë në botë parashikohet më rënie gjithashtu. Numri më i lartë i lindjeve parashikohet të jetë në 2049 me rreth 142.6 milionë lindje, ndërsa vdekjet rreth 91 milionë. Monitor

Si po bien të vegjlit dhe po fuqizohen të mëdhenjtë në ekonominë shqiptare

Ornela Liperi – Ekonomia shqiptare po e ndryshon gradualisht strukturën e saj, teksa të vegjlit po bien dhe të mëdhenjtë po fuqizohen. Normat e fitimit po bien në një tregues të shtimit të konkurrencës, maturimit të shumë sektorëve dhe ngërçit të konsumit. Ekonomia gjeneron pjesën më të madhe të të ardhurave të saj nga tregtia dhe ka pak sinjale se ajo po orientohet drejt sektorëve me vlerë të shtuar. Rënia e të vegjëlve po rrezikon një segment që ka pasur rreth 30% të të punësuarve në ekonomi. Mungojnë ndërmarrjet e mëdha, ndërsa produktiviteti i ekonomisë është i ulët.

Mikrondërmarrjet kanë qenë zemra e ekonomisë shqiptare në epokën e pas viteve ‘90. Pa ndonjë strategji dhe duke shkatërruar pothuajse çdo trashëgimi nga e kaluara, hapja e bizneseve të vogla në tregti e shërbime ishte modeli ku u vetorientua ekonomia vendase. Një model që kishte pak lidhje me vlerën e shtuar, produktivitetin, prodhimin e produkteve për të cilin ne mund të kishim avantazh konkurrues etj., por që i shërbeu të paktën vetëpunësimit. Shqipëria, rezulton një ndër vendet me normën më të lartë të vetëpunësimit në botë, ku rreth 30% e të punësuarve e kanë siguruar vetë jetesën nëpërmjet mikrondërmarrjeve.

Në dekadën e fundit, struktura e ekonomisë po ndryshon. Hapja e qendrave të mëdha tregtare dhe e rrjeteve të supermarketeve po nxjerr jashtë loje bizneset e vogla. Kjo u bë më e dukshme në vitin 2017, ku të dhënat e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve të INSTAT tregojnë se ndërmarrjet mikro me 1 deri në 9 të punësuar, që përbëjnë 94% të totalit të bizneseve në vend, u reduktuan në numër, ulën shitjet, të punësuarit dhe vlerën e shtuar në krahasim me vitin e mëparshëm.

E kundërt ka qenë tendenca për Ndërmarrjet e Vogla (10-49 të punësuar), Ndërmarrjet e Mesme (50-249 të punësuar) dhe Ndërmarrjet e Mëdha (250+ të punësuar), të cilat kanë parë rritje të punonjësve, shitjeve dhe vlerës së shtuar. Në total, ekonomia në 2017-n gjeneroi shitje prej 2 trilionë lekësh, ose gati 16 miliardë euro, me një rritje prej 8.3% me bazë vjetore. Ndikimin kryesor në rritjen e shitjeve e dhanë ndërmarrjet e konsideruara të vogla, me 10-49 të punësuar, të cilat raportuan një zgjerim të shitjeve me 18%. Ndërmarrjet e mesme i zgjeruan shitjet me 17% dhe ato të mëdha me 11%. Ndërsa shitjet e mikrondërmarrjeve ranë me 13%.

Ulet e Humbjeve

Por mikrondërmarrjet, që po e vuajnë më shumë presionin e konkurrencës që po u vjen nga të mëdhatë, mbeten punëdhënësi më i madh në vend, me rreth 40% të totalit, ndërsa gjenerojnë vetëm 20% të shitjeve. Rënia e tyre rrezikon të nxjerrë jashtë tregut të punës një kategori të vetëpunësuarish në moshë të mesme, që do ta kenë të vështirë të integrohen në tregun e riformatuar të punës.

Të dhënat e INSTAT tregojnë ne numri i të vetëpunësuarve në vend në fund të 2017-s arriti në rreth 105 mijë persona, duke përbërë 21% të totalit të të punësuarve, niveli më i ulët i dekadës së fundit. Në vitin 2015, kur numri i të vetëpunëësuarve arriti në rekordin e 125 mijë personave, për shkak të presionit të aksionit të ashpër antiinformalitet, që detyroi shumë ambulantë të regjistroheshin. Por, në dy vitet në vijim, ata dolën sërish nga tregu, në një sinjal se informaliteti ka qenë avantazhi i vetëm i tyre konkurrues. Të vetëpunësuarit janë kryesisht në sektorin e tregtisë dhe shërbimeve, aktivitete që kanë parë dhe rënien më të madhe të personave që e siguronin vetë jetesën.

E ndërsa të vegjlit po bien dhe nuk po arrijnë të mbijetojnë në një treg me konkurrencë të shtuar, Shqipërisë i mungojnë sipërmarrjet e mëdha, që do të kompensonin humbjen e vendeve të punës nga mikrondërmarrjet. Vendi kishte në 2017-n, vetëm 166 ndërmarrje me më shumë se 250 punonjës. Në një zhvillim pozitiv numri u tyre u shtua me 14 në një vit.

Për krahasim, në shtetin fqinjë, Maqedoni, me një ekonomi pak më të vogël sesa tonë, ka 236 ndërmarrje me më shumë se 250 punonjës, pjesa më e madhe e të cilave janë në sektorin e industrisë përpunuese. Më i lartë është dhe numri i bizneseve me mbi 10 punonjës, ndërsa Shqipëria mban rekord për mikrondërmarrjet (shih tabelën: Numri i ndërmarrjeve, sipas madhësisë së punonjësve).
Mbizotërimi i mikrondërmarjeve është dhe një nga faktorët që ul produktivitetin në ekonomi, duke e bërë atë më pak konkurruese me tregjet rajonale e europiane. Shitjet neto për të punësuar ishin 1.5 milionë lekë në 2017-n për ndërmarrjet me 1-4 të punësuar, nga 5-7 milionë lekë për të punësuar që janë për ndërmarrjet që janë mbi 10 punonjës, sipas të dhënave të përpunuara nga shifrat e INSTAT për qarkullimin vjetor sipas madhësisë së ndërmarrjes.

Të varur nga tregtia
Rreth 47% e të ardhurave nga shitjet në ekonomi gjenerohen nga sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, sipas të dhënave të INSTAT për 2017-n. Shqipëria është një importuese neto për pothuajse gjithçka, madje edhe për produkte bujqësore, ndonëse ky sektor gjeneron rreth 20% të prodhimit të brendshëm bruto të vendit.

Tregtia qarkulloi rreth 7.4 miliardë lekë të ardhura në 2017-n, me rritje gati 5% me bazë vjetore.
Në vend të dytë është ndërtimi, me 12% të totalit, një sektor mjaft i preferuar për shkak të kthimit të shpejtë që ai ka dhe hapësirave të shumta që ka pasur në ndërtim, në mungesë të një plani afatgjatë rregullues, sidomos në bregdet e kryeqytet. Në 2017-n, shitjet nga ky sektor gjeneruan 1.9 miliardë lekë të ardhura, me rritje gati 13% me bazë vjetore.

Të dhëna të tjera të INSTAT për vitin 2016 tregojnë se 74.3% e investimeve të brendshme në ekonomi shkuan pikërisht në sektorin e ndërtimit, më e larta nga vendet e rajonit dhe Europa. Sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor” nga institutet statistikore të rajonit, edhe në Maqedoni, ndërtimi merr rreth 63% të investimeve. Në Mal të Zi dhe Serbi, ndërtimi zë rreth gjysmën e investimeve të brendshme. Kanalizimi i fondeve të lira, kryesisht në banesa, ka bërë që vendi ynë të ketë peshën më të lartë të ndërtimit në Prodhimin e Brendshëm Bruto në Europë. Me gati 11% të PBB-së, ndërtimi qëndron gati 3 pikë përqindje më lart nga ndjekësi më i afërt, që është Maqedonia. Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja kanë qenë më të frenuar në zhvillimin e këtij sektori, që zë mesatarisht 4-6% të PBB-së. Në vendet e Bashkimit Europian, ndërtimi, i maturuar prej vitesh, zë rreth 5.3% të PBB-së.

Investimi në ndërtim mund të ndikojë në rritjen e qarkullimit të parave dhe hapjen e vendeve të reja të punës, por që në afat të gjatë nuk i jep vlerë të shtuar ekonomisë, teksa nuk ndikon në rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë, duke shkuar në linjë të kundërt me atë që kanë rekomanduar ekspertët dhe institucionet ndërkombëtare. Në vend të tretë renditet industria përpunuese, që gjeneron po gati 12% të shitjeve në ekonomi, e ndjekur nga shërbimet (10%), transportet e komunikacioni (7.3%), energjia, gazi dhe uji (rreth 6%).
Ulet E Humbjeve

Në renditjen e 200 kompanive më të mëdha sipas qarkullimit vjetor, një publikim i përvitshëm i Monitor, mbizotërojnë kompanitë që shesin e rishesin naftë, duke rritur artificialisht xhiron, ka pa fund biznese tregtare që kanalizojnë importet pranë konsumatorit lokal, ndërsa industria përpunuese sa vjen e po zbret gjithnjë e më shumë në renditje. Për kompani të reja, as që bëhet fjalë. Ecuria dhe struktura sipas aktiviteteve e 200 më të mëdhave është një indikator i rëndësishëm në ekonomi., pasi ato qarkulluan 7.3 miliardë euro, ose rreth 63% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Në 2017-n tendenca ishte e dukshme për rritjen e kompanive të ndërtimit. Si asnjëherë tjetër në renditjen e 200 më të mëdhenjve kishte 32 kompani ndërtimi, ose të lidhura me këtë sektor. Për krahasim, në vitin 2012 kishte 16 sipërmarrje ndërtimi dhe në 2014-n numri i tyre ishte 17, pjesa më e madhe e të cilave ishin në segmentin e infrastrukturës rrugore.

Për krahasim, në Maqedoninë fqinje, nga tregtia vijnë rreth 41.5% e të ardhurave, sipas të dhënave nga Zyra Statistikore e Maqedonisë së Veriut. Në vend të dytë është industria përpunuese, shumë më e zhvilluar se në Shqipëri, që siguron 27% të shitjeve në ekonomi (në Shqipëri pesha e këtij sektori është 12%). Transporti, informacioni dhe komunikacioni është i treti, me 9% të shitjeve.

Sektorët që punësojnë
Në total, sipërmarrjet në vend kishin rreth 504 mijë të punësuar në 2017-n, me një rritje prej 7.3% me bazë vjetore. Në total, ekonomisë i janë shtuar neto (duke hequr personat që mund të kenë dalë në pension, ose janë larguar nga vendi) rreth 34 mijë persona.
Në tregtinë me pakicë rezultojnë të punësuar rreth 67 mijë persona, duke u bërë sektori që ka hapur numrin më të lartë të vendeve të punës në Shqipëri, ose rreth 13% e totalit. Në pjesën më të madhe, ata janë të vetëpunësuar, që kanë hapur një dyqan të vogël dhe sigurojnë të ardhura minimale.
Sektori i dytë më i madh punësues në vend janë shërbimet, me rreth 65 mijë të punësuar. Në krahasim me 7 vjet më parë, të punësuarit në këtë sektor janë 5 fishuar. Ndikimin kryesor e ka dhënë zhvillimi i Biznesit të nënkontraktimit të shërbimeve (BPO), ku pjesën kryesore e zënë sipërmarrjet e call center, të cilat morën hov vitet e fundit, duke shfrytëzuar avantazhin e krahut të lirë të fuqisë punëtore dhe njohurive të gjuhëve të huaja, sidomos ato italiane.
Akomodimi dhe shërbimi ushqimor është në vend të tretë, me rreth 54 mijë të punësuar. Shqipëria është një nga vendet që ka numrin më të lartë të bareve e restoranteve për banorë, duke u krahasuar vetëm me Spanjën. Sipas INSTAT, në 2017-n, kishte gjithsej në vend mbi 18 mijë bare e restorante, me një kapacitet total prej rreth 600 mijë vendesh, me një kapacitet sa një e katërta e popullsisë! Krahas tregtisë, baret e lokalet janë biznesi më i përhapur në vend, duke u bërë burimi kryesor i punësimit e vetëpunësimit.

Tregtia me shumicë është një aktivitet ku sigurojnë të ardhurat rreth 50 mijë persona. Në ndërtim punojnë rreth 43 mijë persona. Tekstilet dhe këpucët, eksportuesi më i madh në vend, që shfrytëzon krahun e lirë të fuqisë punëtore, teksa pjesa më e madhe e tyre paguhen me paga minimale, punësojnë së bashku rreth 52 mijë persona. Ndërsa industria nxjerrëse punëson në total rreth 11 mijë persona.

Bien normat e fitimit
Të bësh biznes fitimprurës në Shqipëri, sa vjen e po bëhet më e vështirë, me konkurrencën që shtohet, sektorët që maturohen, konsumin që është i tkurrur, ndërsa rritja e pagave ka qenë minimale vitet e fundit. Të dhënat e Anketës Strukturore të INSTAT tregojnë se 107 mijë bizneset që janë aktive në vend fituan në total neto (pas taksave) 159 miliardë lekë, ose rreth 1.2 miliardë lekë në vitin 2017. Në raport me vitin e mëparshëm, fitimet në vlerë absolute kanë rënë me 3.2%.
Nga tetë sektorë kryesorë që i grupon INSTAT, gjashtë prej tyre kanë parë rënie të fitimeve në vlerë absolute, konkretisht “transporti dhe telekomunikacionet”, “ndërtimi”, “energjia elektrike, gazi dhe uji”, “shërbimet”, “akomodimi dhe shërbimi ushqimor” dhe “tregtia”. Rritje të fitimeve raportuan vetëm “industria nxjerrëse” dhe “industria përpunuese”. Rënien më të lartë të fitimeve në vlerë absolute e raportoi sektori i “Transporti, informacioni dhe komunikacioni” (-4.6 miliardë lekë), si rrjedhojë e ecurisë negative të operatorëve celularë, të cilët deklaruan të gjithë humbje në 2017-n (shih nënçështjen në vijim për operatorët celularë).

Më pas vjen “Energji elektrike, gazi, uji dhe trajtimi i mbetjeve” (-3.6 miliardë lekë), si rrjedhojë e një viti të thatë që përkeqësoi treguesit e operatorëve të sistemit energjetik (shih nënçështjen për energjinë). Rënie të fitimeve prej 3.2 miliardë lekësh raportoi dhe ndërtimi dhe tregtia me -1.7 miliardë lekë. Ndonëse të ardhurat e kompanive nga shitjet janë rritur me 8.3%, duke arritur në rreth 2 trilionë lekë, apo 16 miliardë euro, kjo nuk i ka ndihmuar bizneset që të kenë më shumë para të mbetura në fund të vitit, pasi shpenzimet, përfshirë ato për personelin, mallrat e blera dhe të tjera, janë rritur me ritme më të larta, prej gati 13%.
Kjo ka bërë që norma e fitimit në të gjithë ekonominë të bjerë në 8.7%, nga 7.8% që ishte vitin e mëparshëm. Kjo do të thotë që për çdo 100 lekë të ardhura në ekonomi, 7.8 lekë shkojnë si fitim neto në duart e bizneseve, që operojnë në vend.

Rënia e telekomunikacioneve
Vitet e arta, kur dy operatorët e mëdhenj të telefonisë celulare rezultonin me fitime të larta dhe normë përfitueshmërie mbi 50% janë tashmë shumë larg (në vitin 2008, më i miri historik, fitimet e Telecom Albania dhe Vodafone arritën në 200 milionë euro së bashku).
Prej dy vitesh, operatorët po thellojnë humbjet, duke reflektuar modelin e ri ku po orientohet sektori, si rrjedhojë e rënies së të ardhurave nga shërbimet zanore (voice) dhe konkurrencës që po vjen nga teknologjia (përdorimi i internetit po ul ndjeshëm të ardhurat nga interkoneksioni).

Vodafone Albania, operatori më i madh sipas të ardhurave, me qarkullim vjetor prej 16.3 miliardë lekësh, sipas të dhënave në bilanc, ka deklaruar humbje neto kontabël para tatimit prej 792 milionë lekësh, nga 173.5 milionë lekë (humbje) vitin e mëparshëm.
Ulja e fitimit erdhi pasi kompania ka shënuar rritje më të shpejtë të kostos së shitjes, shërbimeve dhe shpenzimeve të tjera, ndërsa të ardhurat ranë me 3.4%. Megjithatë, Vodafone ka paguar 252 milionë lekë tatimfitim, si rrjedhojë e shpenzimeve të larta të pazbritura fiskalisht (si p.sh., pritje e dhurata, qira për punonjës të huaj, provigjione, nxjerrje e aktiveve jashtë përdorimit, etj.).
Edhe për Telecom Albania, dikur një nga kompanitë me normë më të lartë fitimi në vend, kohët nuk janë aq të mira. Telecom, që kishte të ardhura 9.1 miliardë lekë, raportoi humbje tepër të larta 4.8 miliardë lekë (më se gjysma e të ardhurave) në 2017-n, pas fitimeve minimale prej 155 milionë lekësh në 2016-n.
Përkeqësimi i rezultatit financiar ka ardhur si rrjedhojë e rënies së të ardhurave me 14%, ndërkohë që kosto e shitjes dhe shërbimeve të ofruara u rrit me 30%, duke bërë që kompania të rezultojë me një humbje bruto (përpara shpenzimeve administrative) prej 815 milionë lekësh, nga 2.9 miliardë lekë që ishin fitimet bruto vitin e mëparshëm. Rezultatet e përkeqësuara financiare kanë nxitur kompaninë mëmë, gjermanët e Deutsche Telekom, të fillojnë negociatat për shitjen e filialit në Shqipëri.

Energjia u godit nga thatësira
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) raportoi rënie të fitimeve me 84%, në 3.4 miliardë lekë në 2017-n, për shkak të një situate mjaft të vështirë hidrike, si pasojë e thatësirës më të rëndë të 20 viteve të fundit. “Shqipëria është një vend me varësi të theksuar nga burimet hidrike dhe OSHEE-ja e vuajti këtë varësi gjatë vitit 2017, çka e detyroi ta siguronte energjinë jo nga burimet e vendit, si KESH apo HEC-et private, por nga importi me çmime shumë të larta (gati dyfish) krahasuar me vitet e mëparshme.
Kjo thatësirë i shkaktoi OSHEE-së impakt negativ me mbi 100 milionë euro në financat e saj”, pohoi administratori i OSHEE, Adrian Çela.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) raportoi ulje të fitimeve nga 1.8 miliardë lekë në 2016-n në 506 milionë lekë, si rezultat i thatësirës që solli rënie të ndjeshme të të ardhurave. Ecuri më pozitive kishte Operatori i Sistem Transmetimit, që raportoi fitime prej 1.3 miliardë lekësh, para taksave, me rritje 15% me bazë vjetore.

Tregtia dhe shërbimet sjellin 61% të fitimeve në ekonomi
Pjesa më e madhe e shqiptarëve jetojnë me të ardhurat që sigurojnë nga zanati i vjetër i shitblerjes dhe nga shërbimet e akomodimi (kryesisht baret e restorantet). Në vlerë absolute, fitimet nga tregtia ishin rreth 510 milionë euro, dhe ato nga shërbimet dhe nga akomodimet rreth 240 milionë euro. Në total nga tregtia dhe baret-restorantet, që janë të përhapur në çdo cep dhe hoteleria, gjenerohen rreth 61% e totalit të fitimeve në ekonomi. Kjo është e lidhur me numrin e lartë të ndërmarrjeve që operojnë në këtë sektor, rreth 45 mijë në tregti dhe 20 mijë në shërbime, që së bashku përbëjnë 60% të totalit të ndërmarrjeve në vend.

Më pas renditet ndërtimi, që u ka sjellë ndërtuesve rreth 180 milionë euro fitime në 2017-n, i ndjekur nga industria përpunuese (154 mln euro), Transporti, informacioni dhe komunikacioni (70 mln euro), Industria nxjerrëse (45 mln euro).
Ulet E Humbjeve

Sektorët më fitimprurës

Shërbimet rezultojnë sektori më fitimprurës në ekonomi, ku 14% e të ardhurave mbetet në fund si fitim neto. Në krahasim me 2016-n, norma e fitimit ka rënë me 4 pikë përqindje. Ndërtimi renditet në vend të dytë, me normë kthimi prej 9.3%, edhe ky me rënie në raport me një vit më parë. Industria përpunuese kthen si fitime 8.1% të të ardhurave.

Pas humbjeve të vazhdueshme, industria nxjerrëse raportoi normë fitimi prej gati 8%, duke qenë sektori me ecurinë më të mirë të përfitueshmërisë në 2017-n. Nga tregtia, nga e cila e sigurojnë jetesën pjesa më e madhe e shqiptarëve, normat e fitimit kanë rënë në 6.8%.
Baret dhe restorantet (akomodimi dhe shërbimi ushqimor) nuk po rezultojnë më aq fitimprurës. Për çdo 100 lekë të gjeneruara, në 2017-n fitohej vetëm 6.6 lekë, nga gati 12 lekë vitin e mëparshëm.

(Monitor)

Si i përshkruante shqiptarët një gazetë amerikane në 1904 – Nga Armand Plaka

Ky artikull i gazetës amerikane “The Seattle Star”, i datës 29 prill 1904, botuar nga gazeta DITA është përkthyer nga studiuesi Armand Plaka dhe ka titullin domethënës: “Shqiptarët, një racë e rrallë; miq dhe armiq të turqve!” ( origj: Albanians, strange race; friend and foe of the turks).

Artikulli flet me nota vërtetë pozitive e objektive për shqiptarët, duke i vlerësuar atyre më së shumti virtytet, për të cilat ata në fakt do të dëshironin gjithnjë t’u njiheshin dhe u kundërvihet artikulimeve se ata qenkëshin “të egër”.

Por sigurisht se artikulli në fjalë na rrëfen më shumë se kaq. Ai, me termat e sotëm, do të përbënte një reklamë të mirë për një komb që sapo kishte nisur luftën për të rigjetur vetveten, në një rrugë që do zgjaste shumë e që vazhdon të hasë në shumë pengesa e sakrifica – shkruan Plaka në DITA.

*****

Klerik mysliman në Shkodër në fillimvitet 1900

16 prill 1904, Manastir – Nga vendasit quhet Shqipëri ndërsa nga turqit njihet me emrin Arnautlluk. Për këta të fundit, shpesh ajo ka qenë një halë në sy, ose një kërbaç në duart e tyre. Shqipëria shtrihet në pjesën jug-perëndimore të Turqisë europiane në koordinatat 39 dhe 43 gradë në veri dhe laget në perëndim nga detërat Adriatik dhe Jon.

Ka një gjatësi prej 290 miljesh dhe gjerësi që shkon nga 40-90 milje. Terreni është malor me 9 varg-male me shtrije veri-jug. Maja më e lartë kap nivelin 8000 këmbë. Një tipar interesant që vihet re në këtë vend janë lumenjtë nëntokësorë si dhe liqenjtë e mrekullueshëm. Eksportet konsistojnë në pambuk, kuaj, dru dhe misër. Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve antikë dhe epirotasve. Gjuha e tyre përmban disa dialekte me diferenca të theksuara. Popullsia vlerësohet se kap shifrat e 1 milion e gjysëm.

Shqipëria që shtrihet në brigjet e Adriatikut është vendi më i ashpër dhe më i paeksploruar i Europës, ashtu siç është edhe Tibeti në Azi. Ajo çka pjesa e mbetur e kontinentit nuk di rreth këtij vendi, do të përbënte material për botimin e një libri të madh. Ajo çfarë di, zor se do të mbushte dot një fletushkë. “Fuqitë e Mëdha” në të shkuarën i kanë kërkuar sulltanit ta rregullojë problemin shqiptar. Sulltani duket se nuk e pëlqente këtë ide, e vetmja mënyrë që ai ta rregullonte këtë punë, ishtë nëpërmjet religjionit ….

Është tmerrsisht joshëse për një europian të shkelë në këto vise. Është po ashtu po aq e rrezikshmë për një shqiptar për ta lënë shtëpinë e tij, qoftë edhe për një distancë të vogël pa u shoqëruar nga një eskortë e madhe, pasi gjakmarrja korsikane s‘ka qënë kurrë më krenare sesa ajo e shqiptarëve. Dikush mund të mendojë se shqiptarët janë të egër, por në anën tjetër, ata janë kaukazianë të gjakut më të pastër dhe renditen si populli më fisnik brenda Perandorisë osmane.

Crispi, kryeministri i famshëm Italian, ishte një shqiptar dhe postet në ushtrinë turke dhe adminstratën civile që kërkojnë zotësi të madhe, kanë qenë vazhdimisht monopol i shqiptarëve. Një oficer ushtrie me origjinë shqiptare, mund të dallohet fare lehtë, pasi ai nuk e ka kokën e ulur dhe vështrimin tinzar të një turku, por mbart një vështrim të hapur me sy të shëndritshëm dhe qëndrimin e një atleti.

Karakteristia të rralla e shënjojnë këtë racë. Ata janë këmbëngulës në qëllime, por me të cilët, brenda rrethanave normale, mund të merresh vesh. Fillimisht ata ishin të gjithë kristianë, por kur u pushtuan nga turqit, u asimiluan në besimin e turqve, duke u bërë kështu i vetmi popull, i cili e ndryshoi besimin në masë.

Ndjenjat e shqiptarit për turkun janë të dyzuara. Ashtu sikurse të gjitha racat e zonave të Maqedonisë, ai (shqiptari) e dëshiron pavarësinë e vet dhe e do këtë para se të vdesë Abdyl Hamiti. Ai do të luftojë për sulltanin duke u vënë në krah të tij e penguar atë për t’i dhënë pavarësinë racave të tjera.

Duke trajtuar religjionin si një levë, zytarëve të sulltanit u duket më e lehtë të merren vesh me shqiptarët, sesa me bullgarët, ndërkohë që këta të parët mbrojnë fuqinë e “të sëmurit të Europës”, klerikët e tyre të lartë u thonë atyre se: rebelimi nuk është dëshira e Muhametit.

Shqiptarët kanë një gjuhë. Alfabeti i tyre konsiston në 30 gërma, një miksturë e rrallë greko-latine. Pushteti turk, gjithsesi, ua ndalon atyre mësimdhënien në shkolla në gjuhën e vet. Italianët dhe francezët kanë kryer një propagandë kristiane në veri dhe në jug, por kanë arritur të konvertojnë vetëm nja dhjetë mijë vetë në të gjithë vendin.

Malësorë shqiptarë në fillimvitet 1900

Vetë në Turqi, diçka e tillë do të thoshte vdekje me torturë, pra që një musliman te bëhej kristian, por shqiptarët kristanë dhe muhamedanë jetojnë sëbashku pranë njëri-tjetrit. Shqiptarët janë pra, miq dhe armiq të turkut. Ata kanë luftuar kundër tij si tigra dhe po në të njejtën mënyrë, edhe përkrah tij. Në këtë moment, ata duken se duan ta bëjnë sërish këtë gjë. Ata janë ofruar për të luftuar kundër fuqive të mëdha për sulltanin dhe para pak kohësh, e mundën atë kur ai dërgoi një ushtri për t’i shtypur.

Ta konsiderosh turk një shqiptar, është një ofezë e madhe për të dhe nuk ka gjë që do ta bënte atë të luftonte më shumë sesa ta quaje atë turk.

Një gjë për të cilën shqiptari është krenar, është se fjala e tij është po aq e barasvlefshme sa një marrëveshje e nënshkruar. Kjo gjë për turqit nuk merret në konsideratë.

Disa europianë dikur kaluan në Shqipëri nën mbrojtjen e një bajraktari, miqësinë e të cilit tashmë e gëzonin, dhe që u kishte dhënë fjalën e tij për qëndrim të sigurtë të tyre. Një fis që ishte në gjak me të, vrau një pjesëtar të grupit dhe qysh prej asaj kohe, këto dy fise janë në gjak me njëri-tjetrin.

Sulltani është i lodhur nga dëmshpërblimet dhe nuk do ta nxjerrë zbuluar ushtrinë e tij për momentin në vështirësi, në Shqipëri. Sulltani dhe nëpunësit e trupit diplomatik përdorin shqiptarët si truproja. Kur një shqiptari i besohet një detyrë e tillë, apo jep fjalën, ai e mbron me jetën e vet punëdhënësin e tij.

Mikpritja e shqiptarëve është një virtut i paarritshëm i tyre. Nëse një vrasës që arratiset nga shokët e viktimës së tij, shkel pragun e një shtëpie, edhe nëse kjo shtëpi është e vëllait të viktimës së tij, ai mund të qëndrojë për tri ditë absolutisht i sigurtë, por pas mbarimit të afatit triditor, ai duhet të largohet. Ai ka në dispozicion 24 orë për t’u larguar dhe që nga ky moment, dyert e gjakmarrjes konsiderohen të hapura.

Shqiptarët i kushtojnë vëmendje veshjes. Kostumet e tyre ndryshojnë sipas zonave, por zakonisht konsistojnë në një këmishë të bardhë, të punuar me dorë, me material prej tekstili të lehtë, me xhaketë pa mëngë, e punuar bukur me shirita kuq e zi: një brez zakonisht i kuq i lidhur rreth e qark belit, me pjesën fundore që shtrihet plot elegancë poshtë.

Rreth brezit ngjeshen thika dhe pisqolla. Pantallonat janë të lehta të ngjitura pas këmbëve, duke mbuluar këmbët deri mbi këpucë, të punuara nga vithet deri tek gjunjtë. Kjo veshje finalizohet me një qeleshe të këndshme dhe ju në fund keni rastin të shihni një krijesë të veçantë.

****

Nga gazeta amerikane “The Seattle Star”, datë 29 prill 1904, fq. 4. Botuar për herë të pare në shqip nga DITA. Foto kryesore: Taborr turk në fillimvitet 1900, në një ceremoni festive në qytetin e Lezhës.