VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Zëdhënësja e DASH-it konsiderohet e denjë si ambasadore e SHBA-së në OKB

By | November 2, 2018
blank

Komentet

blank

Lek Mirakaj: Ministri i Diasporas Pandeli Majko dështoi ne turin e tij ne Amerike se nuk respektoi Vatren, e konsideronte armike

 

Kësaj here Z.Lek Mirakaj është shprehur për dështimet e organizimit të diasporës nga Edi Rama dhe Pandeli Majko si më poshtë:

 

Z.Lek Mirakaj, ish i perndjekur i regjimit komunist ne Shqiperi

është një figurë shumë e nderuar dhe e respektuar e komunitetit Shqiptaro-Amerikan në SHBA.

Normalisht komuniteti duhet të tregojë kujdes për këta njerëz, që janë një Muzeum i gjallë,

jo vetëm për faktin sepse janë dëshmitarë të asaj mizorie që ka ndodhur në Shqipëri gjatë regjimit totalitar,

por edhe sepse Lek Mirakaj mban qendrime kritike ndaj politikave të mbrapshta që e ka çuar Shqipërinë nën një regjim hibrid,

me një tranzicionit të stërgjatur e me një kosto shumë të madhe për shqiptarët.

Lek Mirakaj po ashtu është i pranishëm edhe në rrjetin social rreth aktualiteteve shqiptare.

Kësaj here Z.Lek MIrakaj është shprehur për dështimet e organizimit të diasporës nga Edi Rama dhe Pandeli Majko si më poshtë:

 

“Edi Rama deshtoi me te ashtuquajturin “Samit të Diaspores”.

Ministri i Diasporas Pandeli Majko deshtoi ne turin e tij ne Amerike se nuk respektoi Vatren, e konsideronte armike.

Vatra eshte historia e diaspores, kushdo qe nuk respekton Vatren, nuk e njeh historine e diaspores.

Vatra nuk ka monopolin e diaspores, po ka nje ze dhe histori qe detyron respekt.”

 

blank

Biden: SHBA kanë bërë 300 milionë doza vaksine kundër koronavirusit

Wayne Lee

Presidenti Joe Biden njoftoi të premten se në SHBA janë bërë 300 milionë doza vaksine kundër koronavirusit që kur ai erdhi në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

Në komente në Shtëpinë e Bardhë, presidenti tha se “ky është me të vërtetë një sukses amerikan” dhe se “nuk u realizua rastësisht”.

Ai e cilësoi fushatën e imunizimit si “sfidën më të madhe, më të komplikuar logjistike në historinë e Amerikës”.

Por administrata amerikane ka të ngjarë të mos realizojë objektivin e shprehur nga presidenti për të vaksinuar, të paktën pjesërisht 70% të amerikanëve të rritur brenda Festës së Pavarësisë më 4 Korrik. Gjatë javëve të fundit është vërejtur një rënie e interesimit për vaksinim, gjë që vë në rrezik synimin e Presidentit Biden.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi të premten se afro 172.4 milionë vetë, ose 52% e popullatës në SHBA kanë bërë të paktën një dozë të vaksinës dhe 42.6% janë të vaksinuar plotësisht.

Presidenti tha se në popullatën në moshë të rritur, 65% e tyre kanë bërë të paktën një dozë, duke shtuar se 15 shtete amerikane e kanë arritur objektivin për vaksinimin e 70% të të rriturve, të paktën me një dozë.

Presidenti theksoi se duhet bërë më shumë, duke vënë në dukje se ritmet e vaksinimit janë më të ulëta ndër personat me ngjyrë.

Zoti Biden u bëri thirrje amerikanëve që nuk janë vaksinuar, të mos ngurojnë, duke paralajmëruar se varianti Delta, i shfaqur fillimisht në Indi, është më ngjitës dhe përbën rrezik më të madh për personat e pavaksinuar.

“Një verë shumë e ndryshme nga vjet, shumë më e ndritshme, një verë plot gëzim” i pret amerikanët falë imunizimeve, tha Presidenti Biden.

Në një përpjekje paralele për të inkurajuar njerëzit të vaksinohen, Nënpresidentja Kamala Harris vizitoi një qendër provizore imunizimesh në kishën baptiste Ebenezer në Atlanta, ku dikur ishte pastor ikona e të drejtave civile Martin Luther King Jr.

blank

Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker do të vizitojë Italinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

VOA

Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë për Evropën dhe Euroazinë, Philip T. Reeker, do të shkojë në Itali, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë vizitës në Tiranë, më 30 qershor, Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA – Shqipëri dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjelltë.

Më 1 korrik, zoti Reeker do të mbërrijë në Ohër, për të marrë pjesë në Konferencën “Rruga drejt Prespës”, ku do të theksojë mbështetjen amerikane për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në mbarë rajonin. Po në Ohër, ai do të takohet me Kryeministrin maqedonas Zaev, Ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar rreth prioriteteve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë periudhës 22 – 29 qershor, Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë do të shoqërojë Sekretarin Blinken në udhëtimin drejt Berlinit, Parisit, Romës, Vatikanit, Barit dhe Materas.

blank

Shtëpia e Bardhë: Turqia do të luajë “rol kryesor” në sigurinë e aeroportit të Kabulit

Washington DC

Turqia do të luajë një “rol kryesor” në ofrimin e sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai të Kabulit pasi forcat e NATO-s të tërhiqen nga Afganistani, tha këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit të SHBA-së Joe Biden, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këshilltari Jake Sullivan u tha gazetarëve se gjatë takimit të tyre të parë dypalësh të hënën, Biden dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan “ranë dakord që ata do të punojnë së bashku” për të siguruar që misioni turk të vendoset përpara afatit të 11 shtatorit të presidentit amerikan për të tërhequr të gjitha forcat amerikane nga Afganistani.

“Presidenti Erdoğan tregoi se do t’i duhen, siç thatë ju, forma të caktuara të mbështetjes për ta bërë këtë dhe presidenti Biden u zotua se mbështetja do të vijë”, tha Sullivan në një brifing telefonik.

“Presidenti Erdoğan shprehu kënaqësinë me këtë dhe të dy ata i ngarkuan ekipet e tyre vetëm të punojnë mbi detajet e fundit, por angazhimi i qartë nga liderët thekson që Turqia do të luajë një rol kryesor në sigurimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Hamid Karzai dhe tani ne po punojmë se si ta ekzekutojmë këtë”, shtoi Sullivan.

Duke folur para gazetarëve të hënën në fund të një serie takimesh me udhëheqësit e NATO-s, Erdoğan tha se Turqia po kërkon përfshirjen e Pakistanit dhe Hungarisë në misionin e ri në Afganistan pas largimit të forcës së NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja.

Turqia, forcat e së cilës në Afganistan kanë qenë gjithmonë me trupa joluftarake, raportohet të ketë ofruar të ruajë Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai pasi ngelin pyetje se si do të garantohet siguria përgjatë rrugëve kryesore të transportit dhe në aeroport, i cili është porta kryesore për në kryeqytetin Kabul.

I pyetur në lidhje me planifikimin e emergjencave, Sullivan tha se SHBA-ja po mendon gjithashtu për mundësinë e përdorimit të kontraktorëve të sigurisë me “përvojë të gjerë” në Afganistan në aeroport, por shtoi se Washingtoni “ndihet mirë” për sa i përket planifikimit me Turqinë.

“Por sigurisht që ne po bëjmë pa dyshim edhe një planifikim të paparashikuar në rast se Turqia nuk mund të vazhdojë, megjithëse kemi çdo pritje që ata do ta bëjnë, ose mund të vazhdojmë vetëm në një mënyrë më të kufizuar”, tha ai.

blank

“Juneteenth”, fundi i skllavërisë në SHBA, bëhet festë federale

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, nënshkroi ligjin që e bën 19 qershorin festë federale, në kujtim të përfundimit të skllavërisë në SHBA.

Festa, e njohur si “Juneteenth”, shënon ditën e vitit 1865, kur afrikano-amerikanët e fundit të skllavëruar në Teksas janë njoftuar se janë të lirë.

Kjo ka ndodhur dy muaj pas përfundimit të Luftës Civile në SHBA.

“Kjo është një ditë me peshë të madhe dhe fuqi të madhe dhe për të kujtuar njollën morale dhe dëmin e tmerrshëm që skllavëria i ka bërë vendit”, tha Biden, teksa miratoi festën e re.

“Të gjithë amerikanët mund të ndjejnë fuqinë e kësaj dite dhe të mësojnë nga historia jonë”, tha ai.

Shumë shtete në SHBA e kanë shënuar edhe më herët “Juneteenth”, por data nuk ka pasur statusin e festës federale.

Këtë javë, të dyja dhomat e Kongresit amerikan e kanë kaluar me shumicë dërrmuese projekt-ligjin për festën “Juneteenth”.

Ajo është tani festa e 12-të federale. rel

blank

New York, me spektakël fishekzjarresh festohet heqja e masave restriktive ndaj COVID-19

Autoritetet e New Yorkut mbrëmë vendosën të heqin pothuajse të gjitha masat kufizuese të vendosura në kuadër të luftës kundër pandemisë COVID-19, ndërkaq kjo ngjarje u shënua me spektakël fishekzjarresh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo tha se qëllimi i procesit të imunizimit ishte arritur dhe se më shumë se 70 për qind e qytetarëve të SHBA-së kishin marrë vaksinat kundër COVID-19.

Cuomo tha se për shkak të kësaj, pothuajse të gjitha masat kufizuese në New York do të hiqen.

“Sot është dita e 472 e luftës kundër pandemisë COVID-19. Nga sot i kthehemi jetës normale. Kjo është shumë e rëndësishme dhe ne e merituam këtë pas një udhëtimi kaq të gjatë”, tha Cuomo.

New Yorku ka qenë epiqendra e pandemisë në SHBA në disa raste ndërsa Cuomo tha se lufta 15-mujore ka dhënë fryte dhe se njujorkezët po dalin nga kjo luftë edhe më të fortë.

Ai tha se heqja e masave kufizuese ishte një akt i fitores ndaj pandemisë dhe kjo ishte arsyeja pse fishekzjarret janë vendosur në dhjetë pjesë të New Yorkut.

SHBA-ja po zbaton imunizimin masiv kundër koronavirusit ndërsa deri tani më shumë se 70 për qind e popullsisë janë vaksinuar në 15 shtete federale, përfshirë Washington DC. Shteti i Vermontit kryeson në vaksinimin me 84 për qind të personave të vaksinuar.

blank

SHBA, Dorëhiqet zyrtari pasi zbulohet praktika e përgjimit të demokratëve, gazetarëve

Marrë nga Associated Press

Zyrtari më i lartë për sigurinë kombëtare në Departamentin amerikan të Drejtësisë njoftoi të hënën se do të japë dorëheqjen pasi u bë e ditur se ky department kishte mbledhur informata mbi politikanë demokratë dhe punonjës të medias gjatë administratës së Presidentit Trump.

John Demers, i emëruar nga Presidenti Trump, do të largohet në fund të javës njoftoi departamenti në komente për agjencinë e lajmeve Associated Press. Zoti Demers, i cili filloi punën pak javë pasi ishte nxjerrë urdhër për të mbledhur të dhëna për disa demokratë, është një ndër zyrtarët e paktë të administratës së mëparshme ende në detyrë. Ai e kishte bërë të ditur se kishte në plan të largohej në fund të qershorit, tha një zyrtar me njohuri mbi këtë zhvillim, duke komentuar me kusht që të mos identifikohej me emër.

Dorëheqja e zotit Demers vjen ndërkohë që kanë lindur pyetje të shumta lidhur me përpjekjet e Departamentit të Drejtësisë për të mbledhur në mënyrë sekrete të dhëna mbi tabulatet e telefonatave të disa anëtarëve demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve si dhe të gazetarëve, në kuadër të një hetimi të ethshëm për të zbuluar kush kishte nxjerrë informacion të brendshëm në shtyp.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland theksoi në një deklaratë të hënën se “kategorizime politike apo të formave të tjera të papërshtatshme nuk duhet të luajnë rol në hetimet apo vendimet prokuroriale” duke shtur se këshilltari ligjor i departamentit që ai drejton kishte hapur një proces hetimor.

“Në përputhje me angazhimin tonë për të vënë ligjin mbi të gjitha, duhet të garantojmë se po respektohet ndarja e kompetencave dhe autoritetit në veprimet e mëtejshme,” tha ai.

Javën e kaluar u raportua se Departamenti i Drejtësisë kishte nxjerrë në 2018 urdhra në mënyrë sekrete për të mbledhur të dhëna mbi telefonatat e demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve Adam Schiff dhe Eric Swalwell, pasi komisionet ku ata bënin pjesë po zhvillonin hetime mbi lidhjet e mundshme mes Presidentit Trump dhe Rusisë. Zoti Schiff ishte në atë kohë demokrati më i lartë në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin.

Rekordet e të paktën 12 individëve që kishin lidhje me Komisionin për Shërbimet e Zbulimit iu përcollën Departamentit të Drejtësisë nga kompania Apple, pasi u nxor urdhri në 2018. Ndër këta individë kishte ndihmës, ish-ndihmës dhe pjesëtarë të familjeve. Një ndër personat ishte në moshë të mitur.

Urdhri i 6 shkurtit 2018 kërkonte informacion mbi 73 numra telefoni dhe 36 adresa emaili, tha kompania Apple. Kompania shton se urdhri gjithashtu e ndalonte këtë entitet të njoftonte personat e shenjestruar.

Zoti Demers ka drejtuar divizionin për sigurinë kombëtare në Departamentin e Drejtësisë që në fund të shkurtit 2018. Divizioni i tij ka qenë i përfshirë në secilin nga hetimet lidhur me nxjerrjen e informacionit të brendshëm. VOA

blank

Adoleshentja që regjistroi vrasjen e Floydit fiton Pulitzerin

RFE/RL

Darnella Frazier, një adoleshente nga Minesota, videoja e të cilës shpërfaq vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd nga një zyrtar policor, është shpërblyer me Çmimin Pulitzer.

Çmimet Pulitzer konsiderohen më prestigjiozet për gazetari në Shtetet e Bashkuara.

Frazier është cituar për “incizim të guximshëm të vrasjes së George Floydit, një video që ka nxitur protesta kundër brutalitetit policor në gjithë botën, si dhe ka vënë në pah rolin e rëndësishëm të qytetarëve teksa gazetarët janë në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë”, ka thënë bordi që ka ndarë çmimet.

Stafi i gazetës Minneapolis Star Tribune, është nderuar me çmimin për dhënien e lajmit më të shpejtë për vdekjen e Floydit.

Platforma online BuzzFeed ka fituar çmimin e parë Pulitzer, në kategorinë e raportimit ndërkombëtar, për mbulim të kampeve të ndërtuara nga Kina për ndalime masive të ujgurëve myslimanë.

E përditshmja amerikane The New York Times ka fituar çmimin për shërbim publik dhe për mbulim të pandemisë së koronavirusit.

Agjencia e lajmeve The Associated Press ka fituar dy çmime për fotografi, njërin për mbulim të protestave për pabarazi racore në Shtetet e Bashkura, dhe tjetrin për ndikimin e pandemisë së koronavirusit te të moshuarit në Spanjë.

Çmimet Pulitzer ndahen nga viti 1917, kur gazetari Joseph Pulitzer, emigrant hungarez-hebre, ka krijuar këtë çmim me vullnetin e tij.

Njoftimi për këto çmime, në vlerë të 15,000 dollarëve secili, është shtyrë nga muaji prill, për shkak të pandemisë.

blank

Biden pret Merkelin në Shtëpinë e Bardhë më 15 korrik

RFE/RL

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan Joe Biden do të mirëpresë kancelaren gjermane Angela Merkel më 15 korrik, me qëllim të “thellimit të lidhjeve bilaterale”.

Zëdhënësja e Bidenit, Jen Psaki ka bërë të ditur takimin, teksa të dy liderët veçse janë takuar më 11 qershor, në samitin e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7).

Pyetjet rreth bashkëpunimit transatlantik në çështjet e lidhura me Rusinë, Iranin dhe Kinën janë pjesë e agjendës së samitit në G7, përveç aspekteve tjera.

Pjesëmarrja gjermane në kompletimin e gazsjellësit Rrjedha Veriore 2, në vlerë të 11 miliardë dollarëve, i cili transporton gazin rus në Evropë, ka komplikuar marrëdhëniet në mes të dy aleatëve të NATO-s, dhe ka penguar përpjekjet për të përmirësuar lidhjet, prej kur Biden mori detyrën në janar të këtij viti.

Psaki ka thënë se në muajin korrik, Merkel dhe Biden ‘do të diskutojnë për përkushtimin e tyre për bashkëpunim më të ngushtë në një varg sfidash, përfshirë dhënien fund të pandemisë, adresimin e kërcënimit për ndryshimet klimatike dhe promovimin e prosperitetit ekonomik dhe sigurisë ndërkombëtare të bazuar në vlerat tona të përbashkëta demokratike”.

Merkel, kancelare, që ka udhëhequr për kohë të gjatë Gjermaninë, do të jetë liderja e tretë që do të pritet nga Biden, prej kur ky i fundit është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

Biden ka pritur deri më tani liderë nga Japonia dhe Koreja Jugore, duke e bërë Merkelin lideren e parë evropiane që viziton Bidenin në Shtëpinë e Bardhë.

blank

Miliarderët amerikanë paguajnë pak ose aspak taksa

Rob Garver

Një rrjedhje e pashembullt të dhënash personale të taksave federale të mijëra amerikanëve ka rindezur një debat mbi pabarazinë e të ardhurave në Shtetet e Bashkuara.

Përkrahësit e reformës në sistemin e taksave shpresojnë se një ide më e qartë nga publiku se si të pasurit shmangin taksat, do të sjellë si rezultat një rishikim të kodit të taksimit në Shtetet e Bashkuara.

Të dhënat, që i ishin dërguar organizatës jofitimprurëse të gazetarisë “ProPublica”, përfshijnë informacion të detajuar mbi taksat e mijëra individëve më të pasur gjatë një periudhë mbi 15 vjeçare.

Këtë javë, “ProPublica” i përdori të dhënat për të paraqitur para publikut një përshkrim të parë të detajuar se deri në ç’masë më të pasurit në Shtetet e Bashkuara përfitojnë nga privilegje dhe luks të jashtëzakonshëm, ndërsa në të njëjtën kohë paguajnë pak ose aspak taksa.

Sipas kësaj analize, themeluesi i kompanisë Amazon Jeff Bezos, personi më i pasur në botë sipas revistës Forbes, nuk ka paguar asnjë taksë federale mbi të ardhurat në vitet 2007 dhe 2011 dhe miliarderë të tjerë si Warren Buffett, Mark Zuckerberg, George Soros, Michael Bloomberg, Carl Icahn dhe të tjerë – i kanë paguar përqindje shumë të vogla taksash qeverisë federale, ose asnjë taksë, madje edhe në vitet kur pasuria e tyre u rrit me miliarda dollarë.

blank

SHBA intensifikojnë përpjekjet kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

VOA

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ripohon angazhimin e Uashingtonit për të luftuar korrupsionin në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara janë të ndërgjegjshme se korrupsioni kërcënon barazinë ekonomike, luftën kundër varfërisë, përpjekjet për zhvillimin ekonomik, si dhe vetë demokracinë. Korrupsioni, kudo që të jetë, dëmton drejtpërdrejtë politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara, si dhe aleatët e partnerët tanë”, thekson zoti Blinken, në një deklaratë të lëshuar pas Urdhërit Ekzekutiv të Presidentit Biden për të zgjeruar hartën dhe kriteret e vendosjes së sanksioneve ndaj individëve dhe organizatave që përfshihen në korrupsion dhe krim të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara”, thekson zoti Blinken, “janë të angazhuara për të nxitur llogaridhënien si dhe për të luftuar pandëshkueshmërinë ndaj atyre që janë përfshirë në raste madhore korrupsioni në Ballkanin Perëndimor dhe kudo në botë”.

Duke e shpallur luftën kundër korrupsionit si një prioritet të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, administrata Biden duket se është e përgatitur të mbajë ndaj individëve, që beson se përfshihen në akte madhore korrupsioni dhe që minojnë shtetin ligjor, të njejtin qëndrim si ndaj atyre që kanë rrezikuar paqen në Ballkanin Perëndimor.

Sipas zotit Blinken, urdhëri i fundit ekzekutiv i Presidentit Biden zgjeron hartën e sanksioneve në Ballkanin Perëndimor duke përfshirë disa marrëveshje të viteve të fundit, siç është ajo e Prespës e vitit 2018, apo zgjatja e mandatit të Gjykatës së Hagës për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi.

Veç atyre që rrezikojnë paqen e sigurinë, sanksione mund të vendosen tani edhe ndaj individëve që destabilizojnë rajonin duke minuar insitucionet demokratike dhe shtetin ligjor, ose që shkelin të drejtat e njeriut.

Për të goditur në mënyrën më të mirë rrjetet e korrupsionit të shtrira në Ballkanin Perëndimor, thekson Sekretari Blinken, Urdhëri Ekzekutiv përfshin tani edhe Shqipërinë.

Deri tani, Urdhëri Ekzekutiv, një vazhdimësi në vite e qëndrimeve të administratave të ndryshme amerikane që nga viti 2001, përfshinte vetëm vendet e dala nga shpërbërja e dhunshme e ish Jugosllavisë.

Sipas Sekretarit Bliken “Urdhëri Ekzekutiv autorizon vendosjen e sanksioneve ndaj individëve, apo enteve, që janë përgjegjëse për korrupsion në rajon, që janë përfshirë në përvetësim fondesh publike, tjetërsim pronash private për përfitime personale apo politike, ose të përfshirë në ryshfete. Pronat, ose interesat në prona të ndryshme, që personat e përcaktuar në bazë të Urdhërit Ekzekutiv, kanë në Shtetet e Bashkuara, ose që kanë lidhje me Shtetet e Bashkuara, apo bien në duar të personave në Shtetet e Bashkuara, do të bllokohen dhe shtetasit amerikanë janë të ndaluar të kryejnë transaksione me ta. Veç kësaj, individët, që përcaktohen në bazë të këtij urdhëri, nuk do të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara”, thekson Sekretari Blinken.

blank

SHBA: Urdhër i ri Ekzekutiv për sanksione në Ballkan, shtohet Shqipëria

VOA

Një urdhër ekzekutiv i Presidentit Joe Biden për bllokimin e pasurive dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, përfshin tashmë edhe Shqipërinë dhe zgjeron objektin e saj, duke përfshirë personat që kryejnë korrupsion dhe minojnë institucionet demokratike.

“Urdhri zgjeron hapësirën gjeografike të regjimit ekzistues të sanksioneve, duke përfshirë edhe Shqipërinë dhe zgjeron kriteret për kërcënimet aktuale ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe interesave të politikës së jashtme në rajon, duke përfshirë pengimin e proceseve demokratike dhe gjyqësore, korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thuhet në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë.

Ky Urdhër Ekzekutiv i cili është vazhdim i atij fillestar të vitit 2001, që parashikon sanksione për individë të Ballkanit Perëndimor që shihen si rrezik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, për herë të pare përfshin Shqipërinë, i cili është shteti i vetëm që përmendet me emër.

Sipas urdhrit, veprimet që minojnë marrëveshjet dhe institucionet e pasluftës pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, si dhe korrupsioni i përhapur brenda qeverive të ndryshme dhe institucioneve në Ballkanin Perëndimor, pengojnë përparimin drejt qeverisjes demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike.

Për këtë arsye, vazhdon urdhri ato “përbëjnë një kërcënim të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, korrupsioni dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe të partnerëve e aleatëve të tyre. tanë.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të nxitur llogaridhënien dhe për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë botën”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Biden shprehet në urdhrin ekzekutiv se “është e nevojshme të bllokohen pronat dhe interesat mbi pronat e çdo personi për të cilin Sekretari i Thesarit, në konsultim me Sekretarin e Shtetit, ka arritur në përfundimin se minon proceset ose institucionet demokratike, apo marrëveshjet ose kornizë rajonale për sigurinë, paqen, bashkëpunimin, njohjen reciproke, ose mekanizmat e llogaridhënies, janë të përfshirë në shkelje serioze të të drejtave të njeriut, apo të përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në korrupsion”.

Shtëpia e Bardhë thotë se Departamenti i Thesarit, në konsultim me Departamentin e Shtetit do të vazhdojë të përditësojë listën e individëve që u nënshtrohen sanksioneve sipas këtij urdhri.

“Garantimi i sigurisë dhe stabilitetit politik të rajonit të Ballkanit Perëndimor është në përputhje me angazhimin e administratës Biden për avancimin e interesave thelbësore të sigurisë kombëtare të SHBA, përfshirë mbrojtjen e institucioneve demokratike”, thotë Shtëpia e Bardhë.

Urdhri që zgjeron kompetencat për të marrë masa ndaj personave që janë të përfshirë në këto kategori, pason vendimin e Shtëpisë së Bardhë javën e kaluar për ta shpallur luftën kundër korrupsionit si një përparësi themelore të interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Urdhri fillestar ekzekutiv i vitit 2001 nga ish-Presidenti George W. Bush, pas luftrave në Ballkan, parashikonte sanksione në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm, shkeljen e Marrëveshjeve të Dejtonit dhe Rezolutën 1244 të OKB-së për Kosovën dhe kërcënonte stabilitetin në rajon.

Ky urdhër është rinovuar çdo vit që atëherë nga Presidentët amerikanë.

NJOFTIMI NGA SHTEPIA E BARDHE

DHOMA E INFORMIMIT
Urdhër ekzekutiv për bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor

08 QERSHOR 2021

VEPRIMET PRESIDENCIALE
Nga autoriteti që më është dhënë si President nga Kushtetuta dhe ligjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike Ndërkombëtare (50 USC 1701 e vijues) (IEEPA), Aktin Kombëtar të Emergjencave (50 USC 1601 e vijues) .) (NEA), neni 212 (f) i Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë të vitit 1952 (8 USC 1182 (f)), dhe seksioni 301 i titullit 3, Kodi i Shteteve të Bashkuara,

Unë, JOSEPH R. BIDEN JR., President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes kësaj zgjeroj fushën e emergjencës kombëtare të deklaruar në Urdhrin Ekzekutiv 13219 të 26 Qershorit 2001 (Bllokimi i Pronës së Personave që Kërcënojnë Përpjekjet Ndërkombëtare të Stabilizimit në Ballkanin Perëndimor) , ndryshuar me Urdhrin Ekzekutiv 13304 të 28 majit 2003 (Përfundimi i Emergjencave në lidhje me Jugosllavinë dhe Modifikimi i Urdhrit Ekzekutiv 13219 të 26 Qershorit 2001), duke gjetur se situata në territorin e ish Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë dhe Republika e Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, duke përfshirë minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës pas prishjes së ish Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, si dhe korrupsionit të përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor, pengon progresin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike, dhe në këtë mënyrë përbën një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Prandaj, unë urdhëroj me anë të kësaj:
Seksioni 1.
(a) E gjithë prona dhe interesat në pronën që janë në Shtetet e Bashkuara, që vijnë më tej brenda Shteteve të Bashkuara, ose që janë ose që vijnë më poshtë janë nën zotërimin ose kontrollin e ndonjë personi të Shteteve të Bashkuara të personave të mëposhtëm janë të bllokuara dhe nuk mund të transferohet, paguhet, eksportohet, tërhiqet ose tregtohet ndryshe në: çdo person i përcaktuar nga Sekretari i Thesarit, në konsultim me Sekretarin e Shtetit:
(i) të jesh përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të përfshihesh drejtpërdrejt ose indirekt në veprime ose politika që kërcënojnë paqen, sigurinë, stabilitetin ose integritetin territorial të çdo zone ose shteti në Ballkanin Perëndimor;
(ii) të jesh përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të përfshihej drejtpërdrejt ose indirekt në veprime ose politika që minojnë proceset demokratike ose institucionet në Ballkanin Perëndimor;
(iii) të jesh përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të përfshihesh drejtpërdrejt ose indirekt në një shkelje, ose një akt që ka penguar ose kërcënuar zbatimin, të ndonjë sigurie rajonale, paqeje, bashkëpunimi ose marrëveshjeje ose kornize të njohjes reciproke ose mekanizmi i përgjegjësisë në lidhje me Ballkanin Perëndimor, përfshirë Marrëveshjen e Prespës të vitit 2018; Marrëveshja Kornizë e Ohrit e vitit 2001; Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara; Marrëveshjet e Dejtonit; ose Konkluzionet e Këshillit të Konferencës për Zbatimin e Paqes të mbajtur në Londër në Dhjetor 1995, duke përfshirë vendimet ose konkluzionet e Përfaqësuesit të Lartë, Këshillit të Zbatimit të Paqes ose Bordit Drejtues të tij; ose Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë, ose, në lidhje me ish Jugosllavinë, Mekanizmi Ndërkombëtar i Mbetjeve për Tribunalet Penale;
(iv) të jesh përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të jesh i përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në abuzim serioz të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor;
(v) të jesh përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të përfshihesh drejtpërdrejt ose indirekt në korrupsionin në lidhje me Ballkanin Perëndimor, përfshirë korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur ndryshe me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose një aktual ose ish-zyrtar i qeverisë në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, të tilla si keqpërdorimi i pasurive publike, shpronësimi i pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet;
(vi) të ketë asistuar materialisht, sponsorizuar ose ofruar mbështetje financiare, materiale ose teknologjike për, ose mallra ose shërbime për ose në mbështetje të çdo personi, pasuria dhe interesat e tij në pronë janë bllokuar në përputhje me këtë urdhër; ose
(vii) të jetë në pronësi ose të kontrollohet nga, ose të ketë vepruar ose pretenduar të veprojë për ose në emër të, drejtpërdrejt ose indirekt, të çdo personi prona dhe interesat e tij në pronë janë bllokuar në përputhje me këtë urdhër.
(b) Ndalimet në nënparagrafin (a) të këtij neni zbatohen përveç në masën e parashikuar nga statutet, ose në rregulloret, urdhrat, direktivat ose licencat që mund të lëshohen në përputhje me këtë urdhër, dhe pavarësisht nga çdo kontratë e lidhur ose ndonjë licencë ose leja e dhënë para datës së këtij urdhri.

Seksioni 2. Ndalimet në nenin 1 të këtij urdhri përfshijnë:
(a) dhënia e çdo kontributi ose sigurimi të fondeve, mallrave ose shërbimeve nga, për, ose për të mirën e çdo personi, pasuria dhe interesat e tij në pronë janë bllokuar në përputhje me këtë urdhër; dhe
(b) marrja e çdo kontributi ose sigurimi të fondeve, mallrave ose shërbimeve nga ndonjë person i tillë.

Seksioni 3
Me anë të kësaj përcaktoj që bërja e donacioneve për llojet e artikujve të specifikuar në nenin 203 (b) (2) të IEEPA (50 USC 1702 (b) (2)) nga, për të ose për të mirën e çdo personi prona dhe interesat në pronë janë bllokuar në përputhje me nenin 1

(a) të këtij urdhri do të dëmtonte seriozisht aftësinë time për t’u marrë me emergjencën kombëtare të deklaruar në Urdhrin Ekzekutiv 13219, të ndryshuar nga Urdhri Ekzekutiv 13304, dhe siç është zgjeruar në këtë urdhër, dhe unë me anë të kësaj ndaloni donacione të tilla siç parashikohen në nenin 1 të këtij urdhri.

Seksioni 4.
(a) Hyrja e pakufizuar e imigrantit dhe joimigrantit në Shtetet e Bashkuara të joqytetarëve të vendosur për të përmbushur një ose më shumë kritere në seksionin l (a) të këtij urdhri do të ishte e dëmshme për interesat e Shteteve të Bashkuara dhe hyrja e personat e tillë në Shtetet e Bashkuara, si imigrantë ose joimigrantë, pezullohen me këtë rast, përveç kur Sekretari i Shtetit ose Sekretari i Sigurisë Kombëtare, sipas rastit, përcakton se hyrja e personit nuk do të ishte në kundërshtim me interesat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë kur Sekretari i Shtetit ose Sekretari i Sigurisë Kombëtare, siç është e përshtatshme, përcakton kështu, bazuar në një rekomandim të Prokurorit të Përgjithshëm, që hyrja e personit do të çonte më tej objektivat e rëndësishëm të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara.
(b) Sekretari i Shtetit do të zbatojë këtë urdhër pasi zbatohet për vizat në përputhje me procedurat e tilla që Sekretari i Shtetit, në konsultim me Sekretarin e Sigurisë Kombëtare, mund të vendosë.
(c) Sekretari i Sigurisë Kombëtare do të zbatojë këtë urdhër pasi zbatohet për hyrjen e jo-qytetarëve në përputhje me procedurat e tilla siç mund të vendosë Sekretari i Sigurisë Kombëtare, në konsultim me Sekretarin e Shtetit.
(d) Personat e tillë do të trajtohen nga ky nen në të njëjtën mënyrë si personat e mbuluar nga seksioni 1 i Proklamatës 8693 të 24 Korrikut 2011 (Pezullimi i Hyrjes së të Huajve Subjekt i Sanksioneve të Udhëtimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Akteve të Fuqive Ekonomike Ndërkombëtare Ndërkombëtare )

Seksioni 5.
(a) Ndalohet çdo transaksion që shmang ose shmang, ka për qëllim shmangien ose shmangien, shkakton shkelje ose përpjekje për të shkelur ndonjë prej ndalimeve të përcaktuara në këtë urdhër.
(b) Ndalohet çdo komplot i formuar për të shkelur ndonjë nga ndalimet e përcaktuara në këtë urdhër.

Seksioi 6. Për qëllimet e këtij urdhri:
(a) termi “njësi ekonomike” nënkupton një partneritet, shoqatë, besim, ndërmarrje të përbashkët, korporatë, grup, nëngrup ose organizatë tjetër;
(b) termi “jo qytetar” do të thotë çdo person i cili nuk është shtetas ose shtetas jo qytetar i Shteteve të Bashkuara;
(c) termi “person” do të thotë një individ ose entitet; dhe
(d) termi “person i Shteteve të Bashkuara” do të thotë çdo shtetas i Shteteve të Bashkuara, banor i përhershëm i ligjshëm, entitet i organizuar sipas ligjeve të Shteteve të Bashkuara ose ndonjë juridiksioni brenda Shteteve të Bashkuara (përfshirë degët e huaja), ose ndonjë person në Shtetet e Bashkuara.

Seksioni 7
Për ata persona, prona dhe interesat e tyre në pronë janë bllokuar në përputhje me këtë urdhër të cilët mund të kenë një prani kushtetuese në Shtetet e Bashkuara, unë konstatoj se për shkak të aftësisë për të transferuar fonde ose pasuri të tjera menjëherë, njoftimi paraprak i personave të tillë të masave që do të merren në përputhje me këtë urdhër do t’i bënte ato masa joefektive. Prandaj përcaktoj që këto masa të jenë efektive në adresimin e emergjencës kombëtare të deklaruar në Urdhrin Ekzekutiv 13219, të ndryshuar me Urdhrin Ekzekutiv 13304, dhe siç është zgjeruar nga ky urdhër, nuk ka nevojë të ketë njoftim paraprak për një listë ose përcaktim të bërë në përputhje me këtë porosit

Seksioni 8
Sekretari i Thesarit, në konsultim me Sekretarin e Shtetit, autorizohet për të ndërmarrë veprime të tilla, duke përfshirë shpalljen e rregullave dhe rregulloreve, dhe për të përdorur të gjitha kompetencat e dhëna Presidentit nga IEEPA, siç mund të jetë e nevojshme për të kryer qëllimet e këtij urdhri. Sekretari i Thesarit, në përputhje me legjislacionin në fuqi, mund të ribërë secilën prej këtyre funksioneve brenda Departamentit të Thesarit. Të gjithë departamentet ekzekutive dhe agjencitë e Shteteve të Bashkuara do të marrin të gjitha masat e duhura brenda autoritetit të tyre për të zbatuar këtë urdhër.

Seksioni 9
Asgjë në këtë urdhër nuk do të ndalojë transaksionet për kryerjen e biznesit zyrtar të Qeverisë Federale nga punonjësit, përfituesit e parave ose kontraktorët e tyre.

Seksioni 10
(a) Asgjë në këtë urdhër nuk do të interpretohet se dëmton ose ndikon ndryshe:
(i) autoritetin e dhënë me ligj për një departament ekzekutiv ose agjenci, ose përgjegjësin e tij; ose
(ii) funksionet e Drejtorit të Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit në lidhje me propozimet buxhetore, administrative ose legjislative.
(b) Ky urdhër do të zbatohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në varësi të disponueshmërisë së ndarjeve buxhetore.
(c) Ky urdhër nuk ka për qëllim dhe nuk krijon ndonjë të drejtë ose përfitim, thelbësor ose procedural, të zbatueshëm me ligj ose në barazi nga ndonjë palë kundër Shteteve të Bashkuara, departamenteve të saj, agjencive ose enteve, oficerëve të saj, punonjësve , ose agjentë, ose ndonjë person tjetër.

JOSEPH R. BIDEN JR.

SHTEPIA E BARDHE, 8 qershor 2021.

bw


Send this to a friend