VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Zbulohet vizatimi më i vjetër në shkëmb

By | September 13, 2018

Komentet

Francë, miratohet definicioni i ri mbi kilogramin

VERSAJË – Sistemi ndërkombëtar i matjes ka pësuar një ndryshim me një ridefinim të kilogramit dhe njësive tjera elementare.

Në një takim të mbajtur sot në Versajë të Francës, shtetet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Peshave (BIPM) votuan për miratimin e ndryshmeve rrënjësore të cilat kanë të bëjnë me aktivitetet kryesore të njerëzve, siç janë tregtia globale dhe inovacionet shkencore.

Ndryshimi i cili zgjoi kureshtjen më të madhe, ishte revizioni i kilogramit.

Përkufizimi i deritanishëm i kilogramit, daton nga 130 vite më parë, atëherë kur bota pranoi që cilindri i ngurtë nga platina dhe iridiumi të paraqesin njësinë e saktë matëse për një kilogram.

Bëhet fjalë për objektin e metaltë të madhësisë së topit për golf, i cili konsiderohet “kilogram i të gjithë kilogramëve” dhe gjendet i mbyllur me një kontroll të rreptë në Zyrën Ndërkombëtare të Masave dhe Peshave në Sevres të Francës.

Shkencëtarët kanë zbuluar se cilindri humb në peshë, më shumë gjasë nga shkaku i gazit që ishte brenda cilindrit në kohën kur është prodhuar.

Matja e deritanishme i takon të kaluarës pasi është zëvendësuar me një definicion të ri të bazuar në një formulë shkencore.

Gjatë votimit të sotëm, anëtarët njëzëri miratuan përditësimin e tre njësive tjera matëse, kelvinin për temperaturën, amperin për rrymë elektrike dhe molin për sasinë e substancës.

Votimi i sotëm në Versajë u shoqërua me një duartrokitje frenetike, pasi të pyetur individualisht, secili nga shtetet tha një po, për propozimin. aa

Galaktika më e shkëlqyer “gëlltit” fqinjët

Zbulohet se galaktika më e shkëlqyer në univers, W2246-0526, ka “gëlltitur” pothuajse gjysmën e masës së 3 fqinjëve të vogël të saj.

Sipas lajmit të ScienceDaily, me teleskopin ALMA në shkretëtirën Atakama në Kili, astronomët kanë vëzhguar se substancat që kanë dalë nga 3 galaktika të vogla kanë rrjedhur brenda galaktikës W2246-0526 e cila është me përmasa më të mëdha dhe e zbuluar në vitin 2015.

Tanio Diaz-Santos nga Universiteti Diego Portales në Kili, ka thënë se “nuk kanë pritur një të ndeshen me një tendencë kanibale, por me vëzhgimin e thellë të bërë e ka vënë hapur në pah këtë rast”.

Drita që del nga galaktika për të arritur në tokë nevojiten 12,4 miliardë vite. Detajet rreth punimit janë publikuar në revistën Science. aa

Teleskopi Hubble fotografon galaktikën xhuxhe në hapësirë

Teleskopi hapësinor Hubble ka fotografuar galaktikën xhuxhe të quajtur “ESO 338-4” në konstelacionin Kurora e Jugut.

Fotografia e incizuar nga kamera e gjerë numër 3 e Hubble u publikua në ueb faqen e Agjencisë Hapësinore Amerikane NASA.

Theksohet se ESO 338-4 me largësi prej 100 milionë vite dritë nga toka është galaktikë kompakte me ngjyrë të kaltër në qendër të rajonit të formimit të yjeve.

Teleskopi Hapësinor Hubble që nga viti 1990 është duke bërë vëzhgime në hapësirë.

Shkencëtarët ridefinojnë termin kilogram

SEVRES – Kilogrami si një masë matëse, është duke marrë një ridefinim të termit nga shkencëtarët, përmes një konstante matematikore, për dallim nga tani, përmes një peshe të metaltë cilindrike e cila ka shërbyer si masa bazë.

Përkufizimi i deritanishëm i kilogramit, daton nga 130 vite më parë, atëherë kur bota pranoi që cilindri i ngurtë nga platina dhe iridiumi të paraqesin njësinë e saktë matëse për një kilogram.

Bëhet fjalë për objektin e metaltë të madhësisë së topit për golf, i cili konsiderohet “kilogram i të gjithë kilogramëve” dhe gjendet i mbyllur me një kontroll të rreptë në zyrën ndërkombëtare të Masave dhe Peshave në Sevres të Francës.

Shkencëtarët kanë zbuluar se cilindri humb në peshë, më shumë gjasë nga shkaku i gazit që ishte brenda cilindrit në kohën kur është prodhuar.

Nga këtu, doli nevoja për një ridefinim të konceptit të kilogramit dhe shkallës bazë.

Shkencëtarët kanë arritur të bëjnë një përkufizim të ri të kilogramëve, bazuar në formulimin shkencor, përmes një konstante precize matematikore.

Të premten, përfaqësuesit qeveritarë do të mblidhen në një takim në Versaj të Francës, ku pritet të miratohet ridefinimi i ri shkencor i kilogramit.

Ndryshimi do të zbatohet në lëmin e ekonomisë dhe shkencës, ku nevojitet një përdorim ultra i saktë i matjes. aa

Gjenetika nuk është faktor dominues në përcaktimin e jetëgjatësisë

Studimet e reja shkencore kanë treguar se gjenetika ka një ndikim shumë më të vogël në jetëgjatësinë e njeriut se sa është supozuar më parë.

Një grup shkencëtarësh për qendrën “Calico&Ancestry” kryen hulumtime gjithëpërfshirëse në bazë të pemës familjare që mbulojnë më shumë se 400 milionë njerëz.

Konkluzioni më i rëndësishëm që shkencëtarët kanë ardhur është se trashëgimia nuk ka rëndësinë e cila i është dhënë më herët në përcaktimin e jetëgjatësisë së njeriut.

Shkencëtarët kanë përdorur metodën e hulumtimit që kombinon modelet matematikore dhe statistikore duke analizuar jetëgjatësinë e njerëzve që kanë jetuar në dy shekujt e mëparshëm.

Në raport, hulumtuesit potencojnë se ekziston ngjashmëri shumë më e madhe e jetëgjatësisë bashkëshortore, se sa është rasti me të afërmit e tyre dhe shtojnë se kjo konfirmon se faktori i trashëgimisë nuk është vendimtar se sa do të jetojë një person.

Studimet e mëhershme thonin se gjenetika është një faktor prej 20 deri në 30 për qind në përcaktimin e jetëgjatësisë së njerëzve, ndërsa protagonistët e studimit të ri argumentojn se ky është një faktor që ka më pak se 10 për qind të ndikimit.

Rezultatet e detajuara të hulumtimit u botuan në revistën shkencore “Genetics”. aa

Shtresa e ozonit mbi Tokë po ripërtërihet

Shtresa e ozonit që mbron Tokën nga dëmtimi i rrezatimit diellor po ripërtërihet gradualisht, pas disa vitesh të shterimit, të shkaktuar nga lëshimi i kimikateve të dëmshme, thuhet në një studim të Kombeve të Bashkuara.

Studimi konstatoi se Protokolli i Montrealit, i vitit 1987 për ndalimin global të gazrave të krijuara nga njeriu, si klorofluorokarbonet dhe ftohësit e tjerë, ka nxitur rritje të shtresës së lartë të ozonit nga 1 deri në 3 për qind në dekadë.

“Si rezultat i Protokollit të Montrealit është shmangur shterimi më i madh i ozonit në rajonet polare”, thuhet në raportin e Agjencisë për Mjedis të OKB-së dhe të Organizatës Botërore Meteorologjike.

Sipas të njëjtit, vrimat e gjetura në shtresën e ozonit mbi hemisferën veriore do të “shërohen plotësisht” deri në vitin 2030, ndërsa vrima më e madhe që është mbi Antarktik, do të mbyllet nga vitet 2060.

Sateliti Parker objekti më i afërt artificial me diellin

Sateliti “Parker Solar Probe” i Agjencisë amerikane për aviacion dhe kërkim (NASA), u bë objekti i ndërtuar nga njeriu që është afruar më së shumti pranë diellit.

Në njoftimin e NASA-s, thuhet se sateliti i dërguar më 12 gusht në ditën e 78-të të udhëtimit të tij është afruar 42,7 milionë kilometra deri pranë diellit ndërsa ka thyer rekord duke e tejkaluar distancën e anijes kozmike Helios 2 prodhim gjermano-amerikan, e cila në vitin 1976 arriti 42,8 milionë kilometra afër diellit.

Planifikohet që sateliti brenda misionit të tij vëzhgues që do të zgjasë 7 vite të afrohet deri në 6,16 milionë kilometra pranë diellit.

Anija në orbitën e diellit do të ekspozohet në nxehtësi prej 1.370 gradë celsius. Ndërsa mburoja e nxehtësisë mbi satelitin do të mundësojë që mjeti të mbetet në nxehtësi prej rreth 30 gradë celsius. aa

Zbulohet strukturë e re e qelizës njerëzore

Shkencëtarët nga Suedia dhe Britania kanë zbuluar strukturë e re e qelizës njerëzore e cila është një lloj kompleksi i proteinave.

Në hulumtimin e kryer të Institutit Karolinska të Suedisë në bashkëpunim me shkencëtarët britanikë, thuhet se struktura e re qelizore e zbuluar, është një lloj kompleksi i proteinave që qeliza përdor për t’u lidhur me ato që ka përreth.

Ekspertët njoftuan se kompleksi është një strukturë unike molekulare dhe luan rol kyç në ndarjen e qelizave.

Struktura e re është quajtur “adhesion complexes”. Detajet janë publikuar në revistën “Nature Cell Biology”. aa

Kina do të lëshojë “hënë artificiale” në hapësirë

PEKIN – Kina do të lançojë një satelit në hapësirë i cili do të marrë përsipër detyrën e një “hëne artificiale” dhe do të pasqyrojë dritën e diellit në tokë.

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, sateliti i cili do të ndërtohet në qytetin Chengdu të provincës Sichuan, do të përfundojë deri në vitin 2020 dhe do të bartë pasqyra gjigande për të përcjellë dritën e diellit në tokë.

Nga ky satelit i quajtur “Hëna artificiale” do të prodhohen tre ndërsa planifikohet në vitin 2022 të dërgohen në hapësirë.

Kryetari i Institutit për Kërkime të Sistemit në këtë qytet, Wu Chunfeng, tha se të gjitha punimet rreth satelitit do të kryhen në vitin 2020.

Ai tha se në satelit do të vendosen pasqyra gjigande me të cilat gjatë 24 orëve do të sigurohet ndriçim i vazhdueshëm.

Wu shtoi se drita që do të pasqyrohet nga dielli në tokë do të ndriçojë një sipërfaqe prej 3.600 deri në 6.400 kilometra katrorë. Sipas tij, intensiteti i rrezatimit pritet të jetë 8 herë më i ndritshëm se ajo e hënës.

“Hëna artificiale do të vendoset në një orbitë me largësi prej 500 kilometra nga planeti tokë”, tha Wu, duke treguar se intensiteti i dritës do të mund të rregullohet dhe se njerëzit do të mund ta shikojnë si një yll në qiell.

Wu tërhoqi vëmendjen se “hëna artificiale” në fjalë do të përdoret veçanërisht në fushë civile ndërsa do të mundësojë kursim prej 1.2 miliardë yuan në rast se ndriçon një sipërfaqe prej 50 kilometra katrorë.

Më parë edhe Rusia ka patur punime sa i përket “hënës artificiale”, por për shkak të problemeve teknike nuk arriti sukses. aa

Shkencëtarët kinezë zhvillojnë nanogjenerator “që mund të vishet”

PEKIN – Shkencëtarët kinezë kanë prodhuar nanogjenerator për pajisjet mobile të cilat mund të vishen dhe lahen.

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, shkencëtarët e Universitetit Zhengzhou, kanë zhvilluar nanogjenerator që mund të prodhojë energji nga lëvizjet njerëzore për të furnizuar me energji pajisjet elektronike mobile.

Më tej thuhet se problemi i energjisë i pajisjeve mobile që shpesh herë mbaron bateria dhe duhet të mbushen, mini gjeneratorët janë prodhuar nga nanofiber që nuk përshkojnë ujin, të cilët janë fleksibil, të rehatshëm, mund të vishen dhe të lahen.

Studimi është publikuar në revistën Materials Chemistry A.

Astronomët regjistruan 20 radio sinjale të reja nga thellësia e universit

Në 12 muajt e fundit, astronomët kanë regjistruar të paktën 20 radio sinjale misterioze të cilat kanë ardhur nga thellësi e universit.

Ryan Shannon nga Universiteti Teknologjik Australian në Swinburne, bëri të ditur se radio sinjalet e reja janë regjistruar përmes një gjenerate të re radio-teleskopësh.

Siç tha ai, janë regjistruar të paktën 20 radio ndriçime të shpejta, nga të cilët më i afërti me tokën ka qenë 425 vite të dritës.

Një raport më i detajuar i hulumtimit u botua në revistën shkencore Nature.

Burimet e radio valëve misterioze nga hapësira janë pjesë e hulumtimeve të reja, për çka disa shkencëtarë mendojnë se janë sinjale të ndonjë forme të jetës në univers.

Valët e para të fuqishme u regjistruan në vitin 2007, përmes teleskopit Parkes në Australi.

Shkencëtarët janë të mendimit se këto valë bëhen me intensitet gjithnjë e më të lartë, dhe se toka nuk guxon të gjendet në afërsi të këtij burimi.

Disa analiza thonë se burimet e këtyre valëve lëshojnë energji në një milisekondë aq sa Dielli lëshon gjatë gjithë ditës.

Muzeu i Shkencës në Londër hap ekspozitën “Dielli”

LONDËR – Ekspozita “Dielli”, e hapur në muzeun e Londrës, po tërheq vëmendjen e shumë vizitorëve, pasi shfaq lidhjen mijëra vjeçare mes diellit dhe njerëzimit.

Muzeu i Shkencës në Londër, hapi të shtunën dyert për vizitorët e ekspozitës “The Sun: Living With Star”, (Dielli: Bashkëjetesa me yllin) e cila prezanton shembuj të shumtë të cilët flasin për marrëdhëniet midis diellit dhe kohës, shëndetit dhe energjisë, përfshirë përvojat dhe pamjet vizuale.

Ekspozita në fjalë synon të paraqesë varësinë e njeriut nga “ylli i gjallë”, për çka vizitorëve u ekspozon shumë objekte historike dhe instrumente shkencore, përfshirë edhe modelin planetar nga viti 1712 të instrument-prodhuesit britanik John Rowley, profecitë që lidhen me diellin mbi tabletat e Babelit dhe një panel energjie diellore nga shekulli i 19-të.

Një pasqyrë konkave kineze, që daton nga viti 200, para erës së re, që është përdorur për të ndezë një zjarr, foto-aparati i cili ka shkrepur fotografinë e parë të diellit në vitin 1857, një orë xhepi nga shekulli i 19-të që ka funksionuar me energji diellore dhe një fuçi prej druri, e përdorur për të kuruar fëmijët me tuberkuloz përmes rrezeve të diellit, janë ndër pjesët më interesante të ekspozuara në muze.

Një nga panelet e energjisë diellore, të cilin 40 vjet më parë ish- presidenti amerikan, Jimmy Carter, e quajti si burimi i energjisë të së ardhmes, por që më vonë pasardhësi i tij Ronald Reagan e dërgoi në depo magazinimi, është po ashtu pjesë e ekspozitës në fjalë.

Kyle Osbrink, nga muzeu i Londrës, duke folur për Anadolu Agency (AA), tha se qëllimi i ekspozitës “Dielli”, është të rrisë tek njerëzit njohuritë që kanë të bëjnë me ndërlidhjen e njerëzimit me diellin.

Ai thotë se një nga pjesët më interesante të ekspozitës në fjalë, fokusohet tek efektet e diellit mbi shëndetin e njeriut.

Ndër pjesët më interesante në ekspozitë, është një dush me ndriçim elektrik i cili u shpik nga mjeku amerikan John Harvey Kellogg, shpikësi i ushqimit me drithëra për mëngjes.

“Instrumenti kishte për qëllim të trajtojë sëmundjet e lehta siç janë diabeti dhe reumatizmi me rrezet e diellit artificial të krijuara nga llamba, por në fund rezultoi të jetë një gjë e dështuar”, tha Osbrink.

Ai tha se një studimi i kryer nga Muzeu dhe organizata “YouGov”, një kompani kërkimore në internet, flet se 25 për qind e njerëzve në Britani nuk kanë njohur se Dielli është një yll, ndërsa 80 për qind kurrë nuk kanë dëgjuar termin “moti në hapësirë”.

Ekspozita “Dielli”, synon edhe informimin e vizitorëve mbi efektet e mundshme të stuhive diellore dhe do të jetë e hapur deri më 6 maj 2019.