VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Zbehet besimi i Perëndimit në Erdoganin – Nga Augustin Palokaj

By | July 20, 2016

Komentet

Gjergj Kastrioti nuk ishte kryqëtar por konstruktor i Shtetit Arbëror, i cili ngadhënjeu 25 vite mbi Perandorinë Osmane – Nga AZGAN HAKLAJ

Harku i Triumfit, është atje në Lisusin e lashtë ilir.
Besëlidhja e Lezhës, kryefjala e historisë sonë kombëtare është vepër e Gjergj Kastriotit.
Ajo është proludi i epokës së lavdishme të Kombit tonë.
Ky kuvend vendosi me besën e Zotit, fuqinë e mendjes, forcën e shpirtit, tehun e shpatës për të ardhmen.
Gjergj Kastrioti u zgjodh i parë i të barabartëve.
Kush godet simbolet kombëtare kryen tradhëti ndaj Atdheut, milot’ do të kenë fatin e hamzave.
2 Marsi i vitit 1444, dita në të cilën princat arbëror u mblodhën në Lezhë për t’i dhanë jetë aleancës politiko-ushtarake dhe epopesë 25 vjeçare të motit të madh siç e quante me të drejtë De Rada është prologu i lavdisë shqiptare.
Kjo ditë është gurthemeli i identitetit kombëtar dhe shtetëror.
2 Marsi, vetë Besëlidhja e Lezhës, Projekti i saj politik dhe efekti që dha kjo ngjarje e madhe historike në shekujt që pasuan është studiuar përciptazi herë për shkak të motiveve politike dhe ideologjike e në raste të tjera ngase historiografia mesjetare e Shqipërisë  është studiuar më tepër nga studiues të huaj si Jeriçeku, Jorga, Jokli, Shuflaj etj, të cilët me gjithë meritat e tyre nuk janë thelluar sa duhet në
ndriçimin e kësaj ngjarje kaq të madhe të Arbërisë Mesjetare.
Burrat e dheut, princat kryetrima e mendjendritur që u mblodhën me 2 Mars 1444 në Lezhën e lashtë, seli e mbretërve ilirë e kishin lexuar më së miri historinë e paraardhesve tanë, të mbrëterive Ilire dhe të shtetit të Arbërit, Principatës së Balshajve e Mbretërisë Epiriote dhe e kuptuan misionin që shtronte përpara tyre koha dhe historia.
lnstitucioni i besës i ngritur në kult, që nga koha pellazgo-ilire rregullonte marrdhaniet e individëve, gjinisë e të fisit, por pa arritur të shndërrohej në një normë juridiko- politike, si akt përbashkues mbarëkombëtar.
Udhëheqësit e Besëlidhjes së Lezhës e shdërruan Besëlidhjen, këtë kryevepër shqiptare në traktat politiko- ushtarak për t’i shërbyer luftës çlirimtare.
Nëse kryqëzimi i shpatave nga princat shqiptarë në Kuvendin e Lezhës simbolizon besën e lashtë e pagane të shqiptarëve, mbledhja e këtij Kuvendi në Katedralen e Shenkollit simbolizon Besën e Zotit, besëlidhjen mes njeriut dhe Krijuesit.
Ky kryqëzim shpatash deshmon lutjen e kërkesën ndaj Zotit që t’i ndihmojë ata në të drejtën e tyre hyjnore për të jetuar të lirë.
Me arbërorët në mesjetë ndodhi po ai fenomen  që karakterizon cdo popull të lashtë dhe të qytetëruar.
Për gati një shekull beteja me invadarët otomanë arbërorët jo vetëm qendruan fort, por nuk i zhbënë vlerat e tyre morale e qytetare, kujtesën historike, traditat e mënyrën e jetesës, përkundër qëllimeve e strategjisë së armikut e bënë si qëllim të jetës e të vetëekzistencës së tyre Kauzën e Lirisë.
Janë të famshme e profetike fjalët e Gjergj Kastriotit para qytetarëve në Krujë me 28-të nëntor në vitin 1443:
Lirinë nuk ua solla un’.
Atë e gjeta midis jush.
Arbëria Paraosmane ishte një vend i zhvilluar  dhe po trokiste në Epokën e Humanizmit e të Rilindjes, njëherësh me simotrat e saj europiane.
Qytetet arbërore të bregdetit Adriatik, Tivari, Ulqini, Shkodra, Lezha, Durrësi, por dhe Drishti i vogël, krahasoheshin për nga niveli i zhvillimit, vetëqeverisjes dhe statusit politik që gezonin me qytetet italiane.
Statuset e Shkodrës dhe të Drishtit të cilat e panë dritën e botimit në shqip pas më shume se 600 vitesh na tregojnë qartazi se të parët tanë që kanë banuar në këto treva kishin zgjedhë pa mëdyshje modelin perëndimor të legjislacionit e qeverisjes dhe të jetës qytetare përkundër Modelit Bizantin.
Beteja e arbërorëve për liri nuk kishte asnjë shans të kurorëzohej me fitore përballë një supërfuqie ushtarake si Perandoria Otomane, pa krijuar një bashkim politik e ushtarak të principatave shqiptare.
Pa aleatë të fuqishëm europianë.
Pa një projekt madhor, i cili duhej të ishte në thelb europianizues, i qartë në çdo detaj e vizionar për të ardhmen, nuk mund të shpresohej për sukses.
E gjithë kjo ndërmarrje vigane, politike, ushtarake e humaniste, kërkonte më në fund një emblemë të ndritshme, një burr’ shteti e strateg, cilësitë e të cilit të tejkalonin ambiciet separatiste të feudaleve të mesjetës shqiptare, për sundim, lavdi përsonale e pushtet për vehte.
Kuvendi i Lezhës dhe Arbëria patën fatin ta kenë arkitektin e Besëlidhjes së tyre, konstruktorin gjenial të bashkimit e kryengritjes çlirimtare, kryetrimin e betejave, diplomatin brilant e vizionar’ Gjergj Kastriotin.
Historia e thirri Heroin Kombëtar dhe ai u pergjigj rrufeshëm në kohën dhe vendin e duhur.
Besëlidhja e Lezhës ishte preludi i një pregatitje të gjatë e në fshehtesi të plotë i Kryengritjes së Pergjithshme Antiturke.
Gjergj Kastrioti ( Skenderbeu) e hartoi planin e luftës së paku një dekadë para Kuvendit të Lezhës.
Barleti në kronikat e tij na rrëfen se në Adrianopojë shkonin shpesh të dërguar të princërve arbër’ e i luteshin Gjergj Kastriotit të kthehej dhe t’i udhëhiqte në luftë.
Ai nuk mund të tregonte sekretet dhe ëndrrën e tij nga frika se “E dëgjonin muret”.
Fitoret e hungarezëve kundër Ushtrisë Otomane dhe përpjekjet e Vatikanit për të organizuar një kryqëzatë antiturke ishin faktorët e jashtëm detërminues në mbështetje të luftës për çlirimin e trojeve arbërore.
Besëlidhja e Lezhës opo Konfederata e princërve siç e quan bashkëkohësi i Gjergj Kastriotit dhe biografi i parë i tij Dhimitër Frangu është një rast sui-generis në Historinë e Kombit tonë.
Në Lezhë  u arrit bashkimi i parë politik dhe ushtarak nën autoritetin e një organi të vetëm vendimmarrës të përbërë nga krerët e Lidhjes.
Se dyti Lidhja mori qysh në krye të herës atributet e një qeverie shtetformuese, ku përcaktoheshin qartë elementët themelore të shtetit.
Besëlidhja zgjodhi Komandant të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe kryetar të saj  Gjergj Kastriotin ( Skenderbeun), sipas parimit princes of partës “I parë i të barabartëve”.
Ajo shpalli mobilizimin ushtarak.
Krijoi arkën e përbashkët për të garantuar financat e luftës dhe ndoqi një politikë të unifikuar e vizionare në marrdhaniet diplomatike ndërkombëtare.
Në zjarrin e luftës e të betejave legjendare lindi Shteti i Përqendruar Arbëresh, pikërisht në kohën kur Ballkani kishte rënë nën robërinë turke.
Shteti i Gjergj Kastriotit, lufta dhe fitoret e arbërorëve u brohoritën dhe fituan simpatinë  jo vetëm të popujve të rënë nën sundimin e Sulltan Muratit e Mehmetit të Dytë;
Venediku, Raguza, Hungaria Mbretëria e Aragonës, Franca, Anglia e Vatikani i panë shqiptaret e Prijësin e tyre si shpëtimtarë të Europës.
Kuvendi i Lezhës dhe mesazhi historik që ai la janë bërë në shekuj burim frymëzimi për shqiptarët, në  betejat e tyre për liri e pavarësi.
Kuvendet e mëdha të shekulit të 16-të, të Dukagjinit e të Kuçit.
 Kuvendi i Arbërit, Lidhja e Prizrenit, Lidhja e Pejës.
Kuvendi i Verrave të Llukës, kuvendet e Junikut, Ferizajt e Shkupit.
Kuvendi Kombëtar i Vlorës, Konferenca e Pezës, Konferenca e Bujanit në Tropojë janë monumente historike kombëtare në rrugën e të ardhmes.
UÇK-ja e lavdishme që realizoj ëndrrën shekullore për liri të Kosovës martire u frymëzua nga Epoka e ndritshme e Gjergjit të Madh.
Harku i Triumfit është atje në Lisusin e lashtë Ilir, selinë e mbreterve ilirë e të burrave të rëndë të racës shqiptare, të cilët me 2 mars 1444 vendosën me besën e Zotit, fuqinë e mendjes, forcën e shpirtit dhe tehun e shpatës të ardhmen tonë.
2 Marsi 1444 çeli epokën e lavdishme në historinë e popullit shqiptar.
Kush godet simbolet kombëtare kryen tradhëti ndaj Atdheut.
Milot’ i pret fati i hamzave.

Arrestohet ekipi i CNN ndërsa raportonte për protestat në Minneapolis

Minneapolis

Patrulla Shtetërore në Minnesota arrestoi të premten ekipin televiziv CNN ndërsa po raportonin për protestat e dhunshme në Minneapolis pas vdekjes së George Floyd, si pasojë e brutalitetit policor, transmeton Anadolu Agency (AA).

CNN me qendër në Atlanta tha se ekipi i tij, i cili përfshinte reporterin e CNN Omar Jimenez, u la i lirë të premten në mëngjes.

Ndërsa ishte në transmetim të drejtpërdrejtë, Jimenez u prangos dhe u ndalua, ndërsa edhe producenti dhe fotoreporteri i CNN gjithashtu u prangos.

Ekipi i komunikimit të CNN më herët u shpreh në Twitter se ekipi i tyre u arrestua “për kryerjen e punëve të tyre, pavarësisht se ishin identifikuar vetë, që paraqet një shkelje të qartë të drejtave të tyre”.

Patrulla e Shtetit e Minnesotas u prononcua në Twitter se gazetarët ishin në mesin e katër personave të arrestuar pasi forcat ishin “duke pastruar rrugët dhe duke rivendosur rendin”. Patrulla tha se ata “u lanë të lirë pasi u konfirmuan se ishin anëtarë të mediave”.

Të enjten vonë në Minneapolis, gjatë protestave të dhunshme iu vu flaka një stacioni policie. Departamenti i Policisë në Minneapolis evakuoi rajonin e 3-të dhe stafin e saj, ndërkaq demonstratat kanë shpërthyer në disa qytete të SHBA-së.

Kosova zhytet ne kaos… Nga Adriatik Riza Dosti

Vendimi arbitrar e skandaloz i sotem i Gjykates Kushtetuese ne Prishtine duket se e ka zhytur perfundimisht Kosoven ne kaosin me te thelle politik, shoqeror, social, moral e ligjor ne keto 20 vite te mevehtesise se saj si Shtet i pavarur…qe pas perfundimit te luftes kunder Serbise …

Duke i hapur driten jeshile Mandatit te Presidentit Thaci dhene LDK se Mustafes …Parti kjo jo fituese ne zgjedhjet e 6 Tetorit te vitit te shkuar …per te formuar Qeverine e re me Avdulla Hotin kryeminister dhe duke injoruar kesisoj vullnetin e popullit te Kosoves i cili ne zgjedhjet e fundit kish nxjerre fituese VV e Albin Kurtit …kjo Gjykate duket se i ka fryre zjarrit te nje vale zemerate popullore qe nje zot e di se c’permasa mund te marre… dhe ka ligjeruar me nje mendjelehtesi te cuditeshme nje precedent teper te rrezikshem me pasoja katastrofale per te nesermen e ketij vendi… te keq qeverisur .

Veprimi e vendimi me dy standarte i Gjykates Kushtetuese te Prishtines per situata te njejta e te mepareshme ne Kosove si dhe venia dore e saj mbi Kushtetute per te perligjur vendimin skandaloz te saj absolutisht qe perben nje precedent teper te rrezikshem e me pasoja te frikeshme e krejtesisht te pa parashikueshme per vendin e popullin.

Deklarata e menjehereshme e drejtuesve kryesore te VV por edhe e vete ish kryeministrit Kurti se ne nuk do ta njohim kete vendim skandaloz qe shkel haptazi Kushtetuten dhe vullnetin e popullit te Kosoves u pasua nga ajo e Vjosa Osmanit e cila tha se ne nuk do pranojme me te qeverisemi ende nga ata qe ja bene gati territoret tona Serbise, nga ata qe mbajne mbi shpine krime lufte e nga te korruptuarit qe e varferuan dhe e izoluan Kosoven…

Nderkohe duket se Anetaret e Gjykates Kushtetuese ju friguan se tepermi nje deklarate publike qe Thaci beri vetem disa ore para marrjes se vendimit nga ana e tyre teksa ai deklaroi se…neqoftese rrezohem une ju siguroj se do t’ju marre te gjitheve edhe ju me vete…[???]…

Gjykoj se ne kete vendim ka ndikuar se tepermi edhe deklarata e djeshme e te derguarit special amerikan per Kosoven dhenderrit te Serbise …Matheu Palmer i cili permes nje gjuhe ”dipllomatike” per asnjanesi, mos nderhyrje, mos berje pale me askend …rikthim te bisedimeve me Serbine…funksionimin normal te qeverise e te shtetit te Kosoves , deshiren per ta pare ate e popullin e saj te ece perpara etj etj dokrra e brockulla te njohura e bajate keto …qe ne rreshtin e pare te deklarates se tij la te kuptohej se nderhyrja, presioni e shantazhi i tij [ qe nje zot e di se si guxon e flet ende kesisoj ne emer te Shtetit e qeverise amerikane]…ishte fare i qarte dhe evident …kur precizonte se ne…duam nje qeveri te re te Kosoves sa me pare te jete e mundur [???]…etj etj etj…pra duke lene qartesisht te nenkuptohej se Zgjedhje te reja nuk do te kete.

Nga ana tjeter frika e Thacit se zgjedhjet e reja do nxirrnin absolutisht fituese VV e cila sipas sondazheve te besueshme ne Kosove ka nje rritje te dukshme ne perqindje te simpatizanteve e perkrahesve te saj te shtuar se tepermi keto 2-3 muajt e fundit si dhe tmerri qe e ka zene vete ate per faktin se Albin Kurti e partia e tij jane te vendosur deri ne fund per ta cuar Hashimin ne bangon e drejtesise…e detyroi mikun e ngushte te Vuçiçit e Putinit por edhe te antishqiptarit te pertej kufirit Rames…te kercenoje hapur e publikisht Anetaret e Gjykates Kushtetuese duke i detyruar te merrnin ne mbremjen e vone te se Enjtes se 28 Majit 2020 kete vendim skandaloz qe e zhyt perfundimisht Kosoven ne nje krize te thelle politike me pasoja te pa parashikueshme…

Duket se as paralajmerimet serioze, me fakte e dokumenta por edhe me ngjarje e emra konkretet se Serbia ne bashkepunim te ngushte me Rusine po pergatisnin nje Grusht Shteti ne Kosove nuk e kane ftilluar akoma seline dipllomatike amerikane ne Prishtine e cila ne vend qe te shqetesohet teper seriozisht per ate c’ka mund te ndodhe neser ne Kosove aq me shume qe ne krye te te dyja shteteve shqiptare qendrojne njerez te tille si Thaci e Rama te njohur tashme boterisht per aferat e tyre te pista e antishqiptare me Serbine e Vucicit .. si dhe me Rusine djallezore te Putinit….ka bere thirrje qe partite politike e populli i Kosoves te njohe e te respektoje vendimin e fundit te Gjykates Kushtetuese qe i jep te drejte Thacit [???]…

Re te zeza daraviten tashme mbi Kosove …nje zot e di se c’eshte kurdisur serisht ne dem te saj e ne kurriz te popullit kosovar…por nje gje dihet fort mire e me siguri absolute …askush nuk do te lejoje me qe dikush te tallet, te injoroje e te shkele me kembe sakrificat extreme te ketij populli per Liri …e askush nuk do te mund te guxoje me te perdhose kesisoj gjakun e Adem Jasharit …dhe luftetareve trima te UCK qe pas me shume se nje shekulli lufterash te pergjakshme me shkjaun e pa bese e gjakatar arriten tu sjellin vendit e popullit te tyre lirine e enderruar nder breza… sigurisht fale edhe mirenjohjes se perjeteshme qe i takon me kete rast mikut te madh te kombit shqiptar …Amerikes …

Ne momentet kulmore e me delikate te historise se saj Kosova kurdohere e ka treguan veten vertet se sa vlen dhe sa Dinjitet ka si vend e si popull …ndoshta ka ardhur tamam Ora e saj serisht e perfundimisht per tu ndare njehere e mire me te keqen !

Une te dua dhe besoj e shpresoj fort tek ty Kosove se je pjese e pandare e gjakut tim …
Ndaj dhe jam i bindur qe ti do ja dalesh qe c’ke me te !

A.R.DOSTI

Lekovo, fshati në Greqi që nuk e ka humbur Gjuhën Shqipe (video)

Shqiptarët autoktonë të një fshati në Greqi pranojnë traditat e tyre shqiptare, gjuhën, muzikën, trashëgiminë brez pas brezi nga të parët e tyre…

Çfarë thonë sot banorët për rrënjët e tyre? Përse heshtet për këtë histori ?

Ndiqni të plotë videon e dokumentarit të gazetarit ende “Non Grata” Marin Mema.

Twitter fsheh postimin e Trumpit, thotë se “madhëroi dhunën”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Rrjeti social Twitter ka fshehur një postim të presidentit amerikan, Donald Trump, duke thënë se shkel rregullat pasi “madhëron dhunën”.

Postimi nuk është fshirë, por është mbuluar me një paralajmërim dhe mund të shihet duke klikuar mbi të.

Paralajmërimi thotë se “Twitter ka përcaktuar se mund të jetë në interes të publikut që postimi të mbetet i dukshëm”.

Në postimin e tij presidenti tha se ai do të “dërgojë Gardën Kombëtare në Mineapolis”, dhe e pasoi atë me një paralajmërim se “kur të fillojë plaçkitja, të shtënat fillojnë”.

Qyteti i Mineapolisit në SHBA është përfshirë nga protestat e dhunshme, pas vdekjes së një personi me ngjyrë, derisa po arrestohej nga policia.

Masa e Twitter bëhet disa orë pasi presidenti amerikan nënshkroi një urdhër ekzekutiv që kërkon të heqë imunitetin ligjor ndaj rrjeteve sociale si Twitter dhe Facebook për përmbajtjen që ato shpërndajnë.

Trump ka akuzuar rregullisht platformat e mediave sociale për shtypjen ose censurimin e zërave konservatorë.

Ai e ka akuzuar Twitterin për ndërhyrje në zgjedhje, pasi më 27 maj, ky rrjet social, për herë të parë, i etiketoi dy postime të presidentit amerikan, Donald Trump, si “të pabaza” dhe tha se ai po përhap pretendime të rreme. rel

Protestë, protestë, protestë – Nga BESNIK MUSTAFAJ

Teatri Kombëtar u shemb. Gërmadhën e tij e kemi në qendër të Tiranës si varr i freskët. Unë nuk jam nga ata që besojnë se ai mund të ringrihet siç ka qenë, dhe aty ku ka qenë, edhe pse një punë e tillë është ende e mundur dhe do të më pëlqente shumë të ndodhte. Nuk mendoj, po ashtu, se duhet të vazhdojmë ta vajtojmë pa fund. Kjo nuk do të kishte asnjë dobi. Vetëm do t’i jepte raste të reja Edi Ramës të tallej, siç u tall edhe herën e fundit në aulën e Parlamentit të Republikës, kur shpalli se, po, Teatri do të bëhet krejt siç ka qenë, por diku tjetër (projektin e kemi, tha ai) dhe do të shërbejë si teatër kukullash. Seancën tjetër plenare të Parlamentit, ai, me siguri, do të gjejë një variant tjetër talljeje për këtë temë. Sepse i tillë është Kryeministri ynë. Çdo mospajtim të një pjese të opinionit publik me vendimet e tij ai e përfton si sfidë, mbi të cilën duhet triumfuar jo përmes argumenteve, siç janë rregullat e lojës në demokraci, por përmes dhunës së pushtetit dhe mandej të mundurit duhen poshtëruar deri në fund që të mos ngrenë kurrë më krye.

Në qoftë se nuk mund të shpresojmë se Teatri do të ringrihet ashtu siç ka qenë, dhe aty ku ka qenë, në qoftë se nuk ka dobi as ta vajtojmë të dekurajuar si një humbje të pakthyeshme, atëherë çfarë duhet të bëjmë? Të kthehemi për të rënë në gjunjë si bij plëngprishës përpara Babës (siç ai e ka dekretuar veten tashmë)? Jo. Ka një rrugë, që ne ta mbajmë lart e ta çojmë përpara frymën e krijuar nga kauza e Teatrit. Fjala është për atë pjesë të kësaj fryme, e cila shkon përtej mbrojtjes së një objekti, qoftë ky edhe me rëndësi kulturore dhe simbolikë historike të veçantë, siç ishte Teatri Kombëtar. Nisur sidomos nga fakti që qëndresa zgjati më shumë se dy vjet e gjysmë, duke dalë jashtë çdo parashikimi të Kryeministrit Rama, do të kisha thënë se “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, si strumbullar i kësaj qëndrese, ka arritur të mbjellë në shoqërinë tonë, sidomos në Tiranë, frymën e vazhdimësisë në mospajtimin me politikën e keqe qeverisëse. Në këto tridhjetë vjet nuk e kemi parë në asnjë rast tjetër një cilësi të tillë, e cila, nëse provohet në javët e në muajt e ardhshëm, do të shënonte pa dyshim një pjekuri të re, civilizuese, të opinionit tonë publik.

Po flitet gjithnjë e më shumë se “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” do të shndërrohet në lëvizje të re politike. Madje, kolegu Mentor Kikia, duke cituar një burim pranë qeverisë, shprehej së fundmi në një shkrim me njëfarë sigurie të shtuar se një akt i tillë është në përgatitje. Edhe mund të ndodhë. Nuk është çudi dhe as nuk shoh ndonjë gjë të keqe. Por dy nga figurat më të zëshme dhe më koherente të kësaj Aleance gjatë kësaj periudhe, Elona Caslli dhe Edmond Budina, secili veç e veç dhe në rrugë të ndryshme mediatike, kanë pohuar publikisht se nuk do të bëheshin pjesë e një lëvizjeje të tillë politike. Të tjera deklarata nuk kam parë. Nga ana tjetër, Robert Budina, në një dalje të fundit publike, duke bërë një sintezë të dy protestave të organizuara në Shkodër dhe Kukës, tha se “do të kthehemi në Tiranë me një protestë politike, por jo partiake”. Kur flas për provat e reja, që duhet të kalojë fryma e re e mospajtimit me politikën e keqe të qeverisë, krijuar gjatë periudhës në mbrojtje të Teatrit, nuk e kam aspak fjalën për themelimin e një lëvizjeje të re politike. E kam vetëm për vazhdimin e protestave, të cilat, ashtu siç u shpreh Robert Budina, duhet të jenë doemos politike, por jo partiake. Në gjykimin tim, protestat e tilla nuk janë aspak rivale me protestat që mund dhe duhet të organizojnë pa humbur kohë partitë e opozitës. Dhe nuk ka asgjë të keqe pse një pjesë e madhe e pjesëmarrësve do të jenë në shesh edhe për njërën protestë, edhe për tjetrën.

Mbetem i bindur se opinionit tonë publik i mungon në një masë të ndjeshme vetëdija për forcën e vet, gjë që nuk do të thotë aspak se kjo shoqëri nuk ka sy për ta vënë re të keqen. Parë më në hollësi, kjo vetëdije i mungon individit, i cili, në një mjedis të lirë është me sovranitet të plotë në themel të shoqërisë. Pra, edhe individi shqiptar, më duket mua, e sheh mjaft qartë të keqen publike të mishëruar të përfaqësuesit e tij në qeverisjen e vendit. Për t’u bindur për këtë realitet mjafton të hedhësh një sy të shpejtë në rrjetet sociale. Të rrallë janë ata që shprehen të kënaqur me vendimet apo me sjelljet publike të Edi Ramës dhe të ministrave të tij. Nuk po them aspak se kjo mori e madhe individësh të pakënaqur me qeverinë janë mbështetës të opozitës. Në rrjetet sociale vërshon çdo ditë një lumë vërejtjesh, kritikash, madje edhe sharjesh po ashtu për opozitën dhe kryetarin e saj, Lulzim Basha. Por, ndryshe nga ç‘ndodh në një shoqëri të civilizuar, substancialisht moderne, kjo mori e panumërueshme individësh të pakënaqur me qeverinë apo edhe me politikën në përgjithësi shihet pak dhe në mënyrë sporadike në rrugë e në sheshe. Ndërkohë që historia e vendeve të zhvilluara, qoftë në Europë, apo edhe në Amerikë, na mëson mjaftueshëm se vetëm protesta në rrugë e në sheshe ka fuqi për ta mbajtur elitën politike në shina, duke u bërë kështu vërtet faktor vendimtar për progresin e vendit.

Në gjykimin tim, pra, shoqëria e sotme shqiptare ka nevojë jetike të kalojë nëpër shkollën e protestave, të cilat duhet të jenë të gjera, horizontale dhe të vazhdueshme. Pakënaqësia duhet të shpërthejë për ta pushtuar qytetin, në kuptimin që i jep Platoni kësaj fjale. Vetëm përmes protestës do të mund ta hedhim poshtë me përbuzje stigmën që na kanë vënë të tjerët, madje edhe miqtë, por që edhe ne ia themi shpesh vetes plot pezëm se kemi qeverinë që meritojmë. Apo qoftë edhe opozitën që meritojmë. Unë vetë kam shkuar dhe do të shkoj në çdolloj proteste, pavarësisht kush e thërret, sa herë kam pasur e të kem mundësi, me bindjen qytetare se protestën ua kam borxh fëmijëve të mi. Vetëm duke kaluar përmes shkollës së protestës së tillë, të vendosur, pa kompromis me të keqen, individi shqiptar e rrjedhimisht edhe grupi, ku ai bën pjesë, do të mund të gjykojë me kthjelltësi kur thirrjet për protestë apo edhe për miting i bën një parti, e cila, përveç kriticizmit të natyrshëm, del edhe me një program politik, si dhe me njerëzit që do ta realizojnë këtë program nesër, kur ai të shndërrohet në program qeverisës. Shkolla e protestës, si kjo që propozon “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” apo edhe cilado strukturë tjetër e shoqërisë civile, e mëson individin jo vetëm të mos pajtohet me të keqen publike, por edhe ta gjejë veten pa u gabuar si mbështetës apo qoftë edhe si votues në peizazhin e propozimeve nga partitë. Përfitimi më i thjeshtë që ka demokracia në këtë rast është se një votues i regjur nëpër protesta, të paktën votën nuk e shet dhe as nuk lejon t’ia vjedhin. Do të jetë turp kombëtar të përsëritet ajo që ndodhi në zgjedhjet e vitit 2017, kur votuesit shqiptarë i dhanë besimin një njeriu, i cili shëtiste fshat më fshat e qytet më qytet si një kloun cirku, duke u kërkuar njerëzve timonin e tepsinë.

A do të mundet “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” të organizojë protesta të tilla të mëdha e në vazhdimësi, gjithnjë politike, por jo partiake? Kjo është një pyetje, që unë për veten time nuk do ta shtroja këtu sikur të mos e kisha dëgjuar e lexuar shumë herë gjatë këtyre ditëve. Unë them se po. Madje, edhe struktura të tjera të shoqërisë civile, me shumë më pak përvojë se kjo Aleancë, mund të organizojnë protesta të tilla. Nuk është fjala për revolucione. Protestat, ashtu siç i kemi parë madje edhe në këtë kohë karantine në vendet perëndimore e siç i përfytyroj të zhvillohen edhe në Tiranë e në qytetet e tjera të vendit, kërkojnë fare pak organizim. Sepse ato nuk kanë hierarki oratorësh për të respektuar e as program politik për të shpjeguar. Ditën e shembjes dramatike të Teatrit, Edmond Budina e përmendi një nga format e shumta të këtyre protestave e që është mosbindja civile. Mos harroni, përmes mosbindjes civile, indianët ulën në gjunjë perandorinë më të madhe të kohës e që ishte ajo britanike. Çfarë është Edi Rama krahasuar me mbretin e Anglisë?/Panorama/

Zëri i Amerikës: Analistët për bisedimet Kosovë-Serbi dhe qasjen transatlantike ndaj tyre

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, shkroi në rrjetet sociale se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor përfshirë Kosovën dhe Serbinë është evropiane, por për ta bërë realitet një ardhmëri të tillë, bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian nuk mund të anashkalohen.

Postimi i zotit Borrell ishte kundërpërgjigje ndaj deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha të martën se nuk ka vullnet të përfshihet në procesin e negociatave që udhëhiqen nga i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Presidenti Thaçi tha se Kosova duhet të bëjë diferencimin e partnerëve strategjik duke nënvizuar se edhe zoti Borrell edhe zoti Lajçak vijnë nga vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Drejtori i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit në Austri, Florian Bieber, tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se ky nuk është një qëndrim i drejtë, meqë zoti Lajçak dhe zoti Borrell kanë mandatin e Bashkimit Evropian shumica e vendeve anëtarë të të cilit e kanë njohur Kosovën

Ai po e thotë këtë sepse e ka kanalin negociues rezervë që janë negociatat e drejtuara nga amerikanët që aktualisht janë në një drejtim tjetër dhe në një ritëm tjetër nga evropianët”, tha zoti Bieber.

Toby Vogel, ekspert në Këshillin e Politikave të Demokratizimit, tha se ishte gabim që zoti Lajcak u zgjodh në këtë post.

Intervista e plotë me analistin Toby Vogel

Toby Vogel

Toby Vogel

Toby Vogel, ekspert në Këshillin e Politikave të Demokratizimit, tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se nuk pret fillim të shpejtë të bisedimeve Kosovë – Serbi, por e cilësoi inkurajues angazhimin e shteteve të fuqishme të BE-së për një proces negociatash ndryshe nga ai që ishte ndërmjetësuar nga ish shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu.

Mirëpo arsyeja pse presidenti Thaçi po i kundërvihet tani zotit Lajcak, ndonëse e ka bërë edhe më parë, nuk ka të bëjë me faktin që Sllovakia dhe Spanja nuk e kanë njohur Kosovën. Kjo është për shkak se zoti Lajcak foli qartazi dhe fuqishëm dhe pa mëdyshje kundër ideve për shkëmbim territoresh”, tha zoti Vogel.

Analistët pohojnë se tërë debatet janë rrjedhojë e brishtësisë së marrëdhënieve transatlantike. Zoti Bieber thotë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet t’u japin fund dallimeve dhe të pajtohen se ato nuk janë të dobishme.

Intervista e plotë me analistin Florian Bieber

Florian Bieber

Florian Bieber

Drejtori i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit në Austri, Florian Bieber, në një intervistë me Zërin e Amerikës është shprehur pesimist se mund të arrihet ndonjë marrëveshje Kosovë – Serbi gjatë këtij viti duke pasur parasysh se është vit i zgjedhjeve në SHBA, ka zgjedhje në Serbi dhe situatë krize të brendshme politike në Kosovë.

Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu.

Natyrisht çështja është mbi çfarë terreni do të pajtohen sepse aktualisht ndërmjetësimi i BE-së dhe Shteteve të Bashkuara mbështetet në parametra të ndryshëm si për shembull me mbështetjen e hapur të ndryshimit të kufijve, diç që Miroslav Lajçak të paktën e ka hedhur poshtë prerazi, sikundër vendet kryesore anëtare posaçërisht Gjermania. Pra tejkalimi i dallimeve kërkon më shumë sesa pajtim ndërmjet dy ndërmjetësuesve, por edhe mirëkuptimin rreth asaj se si mund të duket zgjidhja”, tha zoti Bieber.

Por, diplomatët amerikanë, përfshirë edhe dy të dërguarit e posaçëm për Ballkanin Perëndimor dhe bisedimet Kosovë Serbi, Matthew Palmer dhe Richard Grenell, e kanë hedhur poshtë të kenë biseduar apo të ketë ndonjë plan të fshehtë për ndryshim kufijsh e shkëmbim territoresh dhe se bisedimet ndërmjet të dyja vendeve duhet të çojnë në njohje të ndërsjellë. Ata kanë bërë thirrje që bisedimet të rifillojnë sa më parë që është e mundur.

Gjatë fundjavës, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës, bënë thirrje për rifillimin e menjëhershëm të bisedimeve nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian, por tërhoqën vërejtjen se nuk mund të ketë një rrugë të shkurtër për një marrëveshje të shpejtë ndërmjet palëve. Në një shkrim të përbashkët ata ritheksuan synimet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht detyruese midis Beogradit dhe Prishtinës.

Matthew Palmer, i dërguar i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, në një intervistë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, shfaqi shpresën që Kosova dhe Serbia do t’u rikthehen bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre ndërsa theksoi se për këto çështje siç është edhe qëndrimi i Francës dhe Gjermanisë bisedohet gjithë kohën.

Nuk ka asgjë të befasishme në atë deklaratë. Dhe sinqerisht kushdo që sjell diç konstruktive në tryezë që jep ndihmesë është shumë mirë. Ajo që duam të shohin menjëherë për këtë çështje është që të zgjidhet çështja e formimit të qeverisë në Kosovë që të ketë përfaqësim të zgjedhur që mund të flasë në emër të Kosovës në një mjedis ndërkombëtar dhe në format bisedimesh dhe të shohim nëse mund t’i çojmë Serbinë dhe Kosovë më afër një marrëveshjeje për normalizim”, tha zoti Palmer.

Vëzhguesit në Kosovë thonë ndërkaq se qëndrimi evropian duket sikur një kthim në fillim të bisedimeve të gjata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Po e kuptoj padurimin e shumë njerëzve në Kosovë që nuk duan të përfshihen në një proces tjetër dhjetëvjeçar që nuk ka një fund dhe kjo është e drejtë. Por sinqerisht, jam pesimist se mund të arrihet ndonjë gjë sivjet, me zgjedhjet amerikane përpara, me zgjedhjet serbe që janë gjithnjë një arsyetim i mirë, por edhe për faktin se nuk ka një qeverisje të qartë në Kosovë”, tha zoti Bieber.

Zoti Vogel nuk pret një fillim të shpejtë bisedimesh.

Më e rëndësishme sesa nëse do të fillojnë javën e ardhshme, muajin e ardhshëm apo pas dy muajsh është kuadri i këtyre bisedimeve. Mendoj se është inkurajuese të shohësh zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian dhe vendet anëtare të përfshira në bisedime duke e bërë të qartë se disa nga idetë që janë hedhur gjatë bisedimeve të udhëhequra nga Federica Mogherini nuk çojnë gjëkundi”, tha zoti Vogel.

Bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian u pezulluan që nga nëntori i vitit 2018, për shkak të tarifave të vendosura nga Kosova ndaj mallrave serbe. Tashmë këto tarifa janë hequr dhe zëvendësuar me masa të reciprocitetit nga ana e qeverisë së Kosovës por ende mbetet e paqartë se kur do të mund të rifillojnë bisedimet, derisa Serbia është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 21 qershorit, ndërsa Kosova ndodhet në krizë politike që është pasqyruar edhe në debatet ndërmjet presidentit Thaçi dhe kryeministrit tashmë në detyrë Albin Kurti se cila është adresa e bisedimeve me Serbinë.

Fati i Marrëveshjes së Oslos për paqe në Lindjen e Mesme

Pak para orës 12 të mesnatës një ditë gushti të vitit 1993, cingëroi telefoni në selinë e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) në Boldj Cedria, një orë me makinë nga Tunisi, kryeqyteti i Tunizisë.

Telefonuesi nga kryeqyteti suedez Stokholm, një sociolog norvegjez i quajtur Terje Rod-Larsen tha se “gjyshi” dëshironte të fliste me “gjyshin palestinez”.

Rod-Larsen ishte një nga figurat kryesore të negociatave të viteve 1990 që çuan në Marrëveshjet e Oslos, marrëveshjes së parë ndonjëherë midis Izraelit dhe PLO-së.

Në komunikimet e fshehta, Ministri i Jashtëm izraelit Shimon Peres me emrin e koduar “gjyshi” dhe shefi i PLO-së, Yasser Arafat kishte emrin e koduar “gjyshi palestinez”.

Bisedimet sekrete, të cilat kishin filluar që në vitet e ’80-ta, morën një hov kur kryeministër i Izraelit u bë Yitzhak Rabin në vitin 1992, por në korrik të vitit 1993 hasën në një bllokadë.

Sipas Rod-Larsen, një muaj më vonë, ndërsa ishte në një mbledhje familjare në qytetin e tij të lindjes, milje larg kryeqytetit të Norvegjisë, Oslo, ai mori një telefonatë nga ministri i Jashtëm izraelit, Shimon Peres duke i kërkuar që të fluturonte menjëherë për në Stokholm, ku po mbërrinte për një vizitë të planifikuar zyrtare.

“Pasi përfundoi angazhimet e tij zyrtare dhe darkën, Peres arriti në hotel vonë natën dhe më kërkoi të thërrisja ekipin palestinez, pasi ai dëshironte të përmbyllte negociatat në çdo mënyrë”, ndau kujtimet diplomati norvegjez në një bisedë për Anadolu Agency (AA).

“Kam provuar të gjithë numrat e Ahmed Ali Ali Mohamed Qurei ose Abu Alaa, shefit të ekipit negociator palestinez dhe gruas së tij. Por, nuk mund t’i gjeja. Më në fund, mendova ta thërrisja Arafatin direkt në Tunis. Ai e mori vetë telefonin dhe unë i thashë se gjyshi ishte këtu me mua dhe dëshironte të fliste.

Për konicidencë i gjithë ekipi negociator palestinez, përfshirë Abu Alaa, ishin në selinë e PLO-së dhe sapo kishin përfunduar një takim me Arafatin.

“Ai (Arafati) i thirri përsëri dhe ne filluam bisedimet në telefon. Deri në mëngjesin e hershëm, të dyja palët kishin arritur një marrëveshje”, tha Rod-Larsen, i cili kishte filluar të ndihmojë negociatat në vitin 1991 nën maskën e një projekti kërkimor për kushtet ekonomike të Gazës.

“Mund të vlerësoja një ndjenjë mosbesimi dhe emocione në anën tjetër të telefonit në Tunis”, tha ai.

Bisedimet e fshehta

Ministri i Jashtëm norvegjez, Johan Holst dhe Joel Singer, këshilltar ligjor i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, gjithashtu ishin bashkuar në bisedimet e natës së gjatë.

Midis viteve 1991 dhe 1993, negociatorët izraelitë dhe palestinezë u takuan disa herë në Oslo dhe kryeqytetet e tjera botërore, nën mbulesën briliante të studimit të Gazës të siguruar nga Instituti i Shkencave Sociale të Aplikueshme (FAFO) të kryesuar nga Rod-Larsen.

Gruaja e tij Mona Juul, zyrtare në Ministrinë e Jashtme Norvegjeze, mori pjesë në këto bisedime në emër të qeverisë.

Disa ditë më vonë, Peres nënshkroi fshehurazi marrëveshjen me delegacionin palestinez në Oslo, para se Rabin dhe Arafat ta vulosnin atë publikisht në prani të presidentit amerikan Bill Clinton në Washington më 13 shtator 1993.

Në thelb, marrëveshja kërkonte tërheqjen e forcave izraelite nga Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor dhe afirmonte të drejtën palestineze të vetëqeverisjes dhe krijimin e një Autoriteti Palestinez të Përkohshëm të Vetëqeverisjes, kryetar i së cilës do të ishte Arafati.

Por, marrëveshjet nuk kanë lënë çështje thelbësore si kufijtë, Kudsi, refugjatët, vendbanimet dhe siguria për fazën e fundit të negociatave të ardhshme.

Marrëveshja e Përkohshme për Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës (Oslo 2) e nënshkruar më 28 shtator 1995 u dha palestinezëve të drejtën e vetëqeverisjes në Betlehem, Hebron, Jenin, Nablus, Qalqilya, Ramallah, Tulkarm dhe rreth 450 fshatra të tjera.

E vdekur dhe e varrosur

Pas atentatit ndaj kryeministrit Rabin në të njëjtin vit, Izraeli ndaloi dorëzimin e territoreve dhe pushtetin palestinezëve, apo vazhdimin me dispozitat e tjera kryesore të marrëveshjes.

Diplomati dhe politikani izraelit, Uri Savir i cili udhëhiqte ekipin negociator izraelit, tha se dobësia më e madhe e përpjekjes për paqe në Oslo ishte që mesazhi i saj nuk u përcoll aq sa duhet tek njerëzit.

Ai argumentoi se vendimmarrësit izraelitë dhe palestinezë shpesh reaguan ndaj kritikave të brendshme duke pohuar se diplomacia ishte mënyra më e mirë për arritjen e synimeve tradicionale politike: sigurinë për Izraelin dhe shtetësinë eventuale për palestinezët.

“Nuk kishte theks të mjaftueshëm për pajtim dhe madje edhe më pak vlerësim për dilemat e palës tjetër”, tha ai.

Por, më vonë, planet e qeverisë së re të Tel Avivit për aneksimin e më shumë se 30 për qind të Bregut Perëndimor të okupuar i dhanë goditje përfundimtare dhe fatale Marrëveshjeve të arritura në Oslo.

Prandaj, ishte vetëm çështje kohe që presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas të njoftojë tërheqjen nga të gjitha dakordimet dhe marrëveshjet e sigurisë me Izraelin dhe SHBA-të, duke vënë gozhdën e fundit në arkivolin e këtyre marrëveshjeve.

“Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump urdhëroi ambasadën amerikane në Izrael të zhvendosej në Kuds, një veprim i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar”, tha Imad Harb, drejtor i kërkimit në Qendrën Arabe në Washington (ACW).

“Ky akt përfundoi çdo ndërlidhje midis palestinezëve dhe SHBA-ve. Ai gjithashtu njohu aneksimin e paligjshëm të Izraelit të Lartësive Siriane të Golanit në vitin 1981”.

Ai tha se njoftimi i Abbasit mund të mos e shqetësojë administratën e Trumpit ose ta detyrojë Izraelin të ndryshojë kursin, por ka shanse që ajo të krijojë unitetin kombëtar në Palestinë.

“Ajo që mbetet për të bërë është që palestinezët të riafirmojnë prioritetin e unitetit kombëtar, të rindërtojnë institucionet e tyre, të zgjedhin udhëheqjen e re dhe të rishkruajnë veprimet e axhendës së tyre të çlirimit kombëtar”, tha ai për AA.

Në një program të përshtatur nga Këshilli think-tank i Marrëdhënieve me Jashtë të SHBA-ve, Martin Sean Indyk, ish-i dërguari amerikan në Izrael, tha se që nga marrja e pushtetit në maj të vitit 1996, qeveria izraelite e udhëhequr nga partia Likud e drejtuar nga kryeministri, Benjamin Netanyahu vazhdimisht ka ndërmarrë veprime të njëanshme të dizajnuara për të paracaktuar rezultatin e të paktën dy çështjeve që ishin rezervuar posaçërisht për fazën e statusit përfundimtar: vendbanimet dhe Kudsi.

Faktorët pas Oslos

Ekspertët rikujtojnë se frutet e negociatave në Oslo u mbollën vetëm një vit pas nënshkrimit të Marrëveshjes në Camp David nga presidenti egjiptian, Anwar Sadat dhe kryeministri izraelit, Menachem Beg më 17 shtator 1978, pas 12 ditë bisedimesh sekrete në vendpushimin presidencial amerikan.

Në vitin 1979, rezerva të mëdha të naftës u zbuluan përgjatë ujrave norvegjeze.

Shumë grupe të krishtera dhe hebreje ushtruan presion ndaj Norvegjisë për t’ia shitur këto rezerva Izraelit, pasi kombet arabe të pasura me naftë po privonin Tel Avivin nga kërkesat e saj për energji.

Pas revolucionit iranian të vitit 1979, furnizimet e energjisë në Izrael ishin tharë. Në Parlamentin norvegjez me 150 anëtarë, 86 deputetë formuan një grup të quajtur “Miqtë e Izraelit” për të lobuar për furnizimin e Izraelit me rezerva të naftës.

Por, kryeministri norvegjez, Odvar Nordli vendosi të këshillohet me vendet arabe, të cilat kundërshtuan idenë, duke argumentuar se do të ndikonte në prishjen e ekuilibrave dhe do ta bënte Izraelin edhe më rezistent ndaj çdo marrëveshjeje të paqes.

Arafati kishte një mendim tjetër dhe dëshironte që Nordli të negocionte furnizimet e naftës për ta sjellë Izraelin në tryezën e bisedimeve.

“Pra, ishte punë e vështirë prej 14 vjetësh që çoi në Marrëveshjen e Oslos”, tha Arvinn Eikeland Gadgil, ish-ministri norvegjez.

David Shlomo Rosen, ish-rabin kryesor i Irlandës dhe drejtor i Komitetit Hebre Amerikan, theksoi dy faktorë që e sollën Izraelin në tryezë.

Ai tha se lufta e vitit 1973 me Egjiptin kishte shkaktuar ndjenjën se Izraeli nuk ishte i pathyeshëm, ndjenjë kjo që u forcua më vonë në luftën e vitit 2006 me Libanin.

Gjithashtu, tha ai, hebrenjtë në të gjithë botën dëshironin kufij të përcaktuar dhe të vendosur të kombit të vetëm hebre, që rrota e historisë të mos fillonte të lëvizte në një drejtim të pafavorshëm.

“Gjithashtu u bë e qartë se zgjerimi përtej kufijve të Izraelit nuk ishte një opsion, pasi do të rriste popullsinë arabe dhe do t’i zvogëlonte hebrenjtë në një pakicë”, tha Rosen.

Sipas shifrave të regjistrimit, popullsia arabe brenda kufijve të Izraelit ishte 14 për qind në vitin 1967 ndërsa tani është rritur në 22 për qind.

Kostoja e paqes

Një nga faktorët kryesor që çoi Izraelin të hedhë marrëveshjen e paqes me palestinezët është se me kalimin e viteve ka pasur zbulime të mëdha të naftës dhe gazit përgjatë bregdetit lindor të Izraelit dhe Palestinës.

Izraeli, i cili nuk kishte burim uji në kohën e krijimit, tani furnizohet me ujë nga uzina e saj e shkripëzimit në Jordani.

Vendi shpërndan naftë dhe gaz në Jordani dhe Egjipt. 85 miliardë metra kub gaz me vlerë rreth 19.5 miliardë dollarë do të eksportohen në Kajro nga rezervat e kontrolluara nga Izraeli.

Izraeli po gërmon burime të mëdha energjetike nga fushat në det të hapur-Tamar dhe Leviathan rreth 100 kilometra larg Haifas.

Kombi hebre kontrollon 90 për qind të zonës ekonomike përgjatë bregdetit të Mesdheut, me rreth 21 trilionë metra kub gaz, të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat e vendit për më shumë se 40 vjet.

Në rast se zbatohet formula me dy-shtete, Izraeli do të duhet t’i japë një pjesë të madhe të këtyre rezervave Palestinës.

Ekspertët besojnë se në vend që të kërkojnë ndihmë për palestinezët, komuniteti ndërkombëtar duhet t’i ndihmojë ata të vendosin kontroll dhe të fitojnë të drejtën e gërmimit në këto burime natyrore në Detin e Vdekur për t’i bërë ato të vetë-mbajtës.

“Hamasi nuk e pengoi paqen”

Tel Avivi dhe Perëndimi shpesh kanë fajësuar lëvizjen palestineze të rezistencës Hamas për minimin e Marrëveshjeve të Oslos duke mos përmbushur kushtet, si njohja e Izraelit.

Duke biseduar me shkrimtarin disa vjet më parë, udhëheqësi i Hamasit, Khalid Meshaal mohoi që organizata të kishte ngritur ndonjë pengesë në rrugën e paqes.

“Arafati dhe Abasi njohën Izraelin. Çfarë u ndodhi atyre? Nuk pati pengesa nga asnjë lëvizje të rezistencës. Për të arritur në një përfundim logjik, duhet të qëndroni të palëkundur drejt qëllimit tuaj. Por, kjo nuk do të thotë ngurtësi dhe jofleksibiltet”, tha ai.

Ai shtoi se Hamasi ishte i përkushtuar në Marrëveshjen Kombëtare të Palestinës të vitit 2006, e cila e ndalon atë të ndërhyjë në çfarëdo negociatë dhe thekson se çdo rezultat duhet t’i nënshtrohet referendumit.

Meshaal tha se historia dhe pasuritë e kombeve lëvizin si një rrotë, por nganjëherë ngadalë: “Deri sa situata të bëhet e favorshme, ju duhet të tregoni vendosmëri dhe përkushtim të fortë, të forconi veten dhe të bëni gjithnjë e më shumë aleatë”.

Planet izraelite të aneksimit, marrëveshja e ashtuquajtur e Trumpit dhe vdekja e Marrëveshjeve të Oslos, kanë dëshmuar edhe një herë se marrëveshjet midis të dobëtit dhe të fuqishmit nuk zgjasin shumë.

Paraqitet një nevojë gjithnjë e më e madhe se palestinezët, vendet islame dhe vendet paqeruajtëse të botës duhet të krijojnë një aleancë dhe të bashkohen duke përdorur fuqinë politike dhe ekonomike për të vendosur paqen në Lindjen e Mesme.

Faqet e ashpra të historisë nuk do t’i falin kurrë dhe do t’i kujtojë përgjithmonë si tiranë dhe bashkëpunëtorë.

Dështimet e kaluara, si mësim për marrëveshjen finale Kosovë – Serbi

Shkëlqim Hysenaj

Kosova dhe Serbia nisën një proces të bisedimeve qysh në vitin 2011, proces ky që filloi si teknik, për t’u shndërruar shumë shpejt në proces politik.

Pas disa vitesh takime e bisedime në Bruksel, marrëveshja e parë e parimeve që rregullon normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë u nënshkruar më 19 prill të vitit 2013.

Por që nga ajo kohë shumë pika të marrëveshjes nuk kanë gjetur zbatim.

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se procesi i kaluar i dialogut, i ka lënë hapësirë palëve që të neglizhojnë zbatimin e marrëveshjeve.

“Iu është dhënë hapësirë të dyja palëve që t’i interpretojnë sipas mënyrës së tyre marrëveshjet. Kjo ka bërë që në fakt të kemi marrëveshje të cilat është e vështirë të zbatohen në terren”, thotë Krasniqi.

Sipas Krasniqit, marrëveshjet e arritura në procesin e kaluar të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk e kanë pasur të përcaktuar mirë as statusin ligjor, gjë që i ka bërë të pazbatueshme.

“Marrëveshja e prillit është marrëveshje ndërkombëtare për Kosovën sepse është ratifikuar në kuvend, por nuk është e njëjtë edhe për Serbinë pasi nuk është ratifikuar në kuvend. Në fakt Gjykata Kushtetuese atje kishte thënë se është një dokument politik dhe prandaj nuk mund ta interpretonte në Serbi”, thotë Krasniqi.

Krasniqi thotë procesi i ardhshëm i bisedimeve, qoftë ai i mbështetur nga Bashkimi Evropian apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet t’i ketë të qartë objektivat dhe detyrimet finale për të dyja palët si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.

Partnerët ndërkombëtarë të “përçarë” për dialogun Kosovë-Serbi

Përçarja e politikanëve në Kosovë, në raport me mënyrën e vazhdimit të bisedimeve, ka ndarë në dysh edhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, thonë njohësit e proceseve politike.

Njohësja e zhvillimeve politike, Donika Emini, thotë për Radion Evropa e Lirë se do të jetë problematike që Kosova të kthehet ne tryezën e bisedimeve pa e qartësuar se çfarë dëshiron të nxjerrë nga ky proces.

“Kemi pasur tendencë që prej 2018-s që t’i ndajmë edhe partnerët strategjikë të Kosovës në raport me dialogun dhe besoj se pjesërisht kemi arritur ta bëjmë një gjë të tillë”, thotë Emini.

Fakti se BE-ja dhe SHBA-të nuk kanë mendim të përbashkët sa i takon bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, sipas Eminit dëshmohet edhe me mosgatishmërinë e ambasadorit amerikan Richard Grenell që të diskutojë për këtë proces me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Sot e kemi një SHBA e cila shumë pak komunikon me BE-në. Këtu po i referohem faktit që Lajçak ka shprehur interesim të diskutojë me Richard Grenellin për Kosovën, mirëpo ky i fundit nuk është se i është përgjigjur pozitivisht apo nuk ka qenë i entuziazmuar shumë për ta vazhduar apo ndërtuar këtë marrëdhënie apo koordinim”, tha Emini.

Përçarja e brendshme për dialogun

Rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë aktualisht duket i pamundur për shkak të dallimeve të mëdha mes spektrit politik në Kosovë.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është shprehur kundër faktit që në vazhdimin e bisedimeve rolin kryesor të ketë Bashkimi Evropian. Presidenti ka kundërshtuar edhe emërimin e Mirosllav Lajçakut si përfaqësues special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Ndryshe nga presidenti Thaçi, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është shprehur i gatshëm për bashkëpunim me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ndërmjetësimi amerikan solli dy marrëveshje

Negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit kanë ngecur që nga nëntori i vitit 2018, kohë kjo kur Qeveria e kaluar e Kosovës e drejtuar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj vendosi tarifë prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Përkundër mosmarrëveshjeve për shkak të taksës, nën ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell, Kosova dhe Serbia nënshkruan dy marrëveshje, njëra për rihapjen e një linje ajrore Prishtinë-Beograd si dhe tjetra për funksionalizimin e linjave hekurudhore.

Kërkesë Twitterit: Fshini postimet e Presidentit Trump për gruan e vdekur

Bashkëshorti i një gruaje që vdiq rreth dy dekada më parë kërkon që të fshihen disa komente të presidentit në Twitter ku Presidenti Trump në mënyrë të përsëritur aludon se gruaja u vra nga shefi i saj, ish-ligjvënës republikan, i cili aktualisht është një kritik i ashpër i presidentit.

Inxhinieri Timothy Klausutis i tha shefit ekzekutiv të kompanisë Twitter, Jack Dorsey, se “persona që u fryjnë teorive konspirative, të cilat tani i ka përqafuar edhe Presidenti i SHBA, vazhdojnë të përhapin shpifje dhe dizinformim përmes platformës suaj duke njollosur kujtimin e gruas sime dhe të martesës sonë”.

“Kam një kërkesë të thjeshtë: Ju lutem fshini këto komente,” tha zoti Klausutis.

Kompania Twitter nuk ka premtuar se do të fshijë postimet e presidentit, por një zëdhënës tha të martën se ndjehet “shumë keq për dhimbjen që shkaktojnë komente të tilla dhe për vëmendjen që tërheqin dhe si ndikojnë tek familja”.

Twitter tha se “po punon të zgjerojë opsionet dhe politikat që t’iu përgjigjet në mënyrë më të efektshme problemeve të tilla në të ardhmen, me shpresën që ndryshimet do të jenë në funksionim së shpejti”.

Pas autopsisë në 2001, mjeku ligjor arriti në përfundimin se 28-vjeçarja Lori Klausutis, ndihmëse e ligjvënësit Joe Scarborough në një nga zyrat e tij në shtetin e Floridës, kishte probleme zemre që nuk diheshin deri pas vdekjes dhe kishte vdekur pasi ishte rrëzuar dhe kishte rënë me kokë mbi tavolinën e punës, kur ishte vetëm në zyrë.

Presidenti Trump gjatë periudhës para zgjedhjes si president, pat qenë i ftuar disa herë në emisionin televiziv që drejton ish-ligjvënësi Scarabough në rrjetin MSNBC, së bashku me bashkëshorten, Mika Brzezinski.

Por Presidenti Trump filloi të sulmonte dy prezantuesit pas kritikave që ata shprehnin ndaj tij në emision. Në 2017, për herë të parë presidenti aludoi se prezantuesi Scarabough kishte luajtur rol në vdekjen e ndihmëses së tij, megjithëse në momentin e vdekjes së saj ai ishte qindra kilometra larg në Uashington.

Por sapo u përhap lajmi se bashkëshorti i ndihmëses së vdekur kërkon fshirjen e komenteve nga Twitter, presidenti e përmendi përsëri rastin.

“Duhen rihapur hetimet kundër psikopatit Joe Scarborough; kjo nuk ishte ideja ime origjinale, ka katër vjet që përmendet, shumë para se ta thoja unë,” shkruan presidenti.

“Në 2016, kur Joe dhe gruaja e tij, e çmendur, që do të bëhet në të ardhmen, e divorcuara e tij, Mika, më bënin intervista pa fund. Gjatë intervistave gjithmonë më vinte në mendje pyetja nëse Joe i kishte bërë gjë vajzës”.

“Ndoshta, ndoshta jo, por Joe më duket komplet i lajthitur. E kam njohur mirë, shumë më mirë se shumë të tjerë. Ka shumë pyetje që kërkojnë përgjigje, pyetje të qarta. Nuk do t’i përmend këtu, por policia duhet t’i ngrejë këto pyetje.”.

Në fillim të muajit maj, Presidenti Trump postoi në Twitter “Kur do ta hapin hetimin kundër Psikopatit Joe Scarborough në Florida? Mos vërtetë po shpëton pasi bëri vrasje? Disa besojnë se po”.

Të shtunën e kaluar, presidenti postoi: “Ndoshta goditje në kokë? Trupi u gjet nën tavolinën e tij të punës. Ndoshta iku nga Kongresi papritur? Ka plot tema për të diskutuar. Ai është i lajthitur. Edhe emisionin e tij nuk e ndjek njeri. Gërmoni, vini në punë ato mendjet gjeniale të forensikës!”.

Të dielën, presidenti shkruante se kishte interes për këtë temë. “Një vajzë e re, që garonte në maratona, i bie papritur të fikët dhe përplas kokën në tavolinë? Mendoj se ka plot të fshehta në këtë histori. Ndoshta një marrëdhënie jashtë-martesore?”

I veji i viktimës Klausutis i tha shefit ekzekutiv të Twitterit “Ka pasur një shpërthim shpifjesh, të vërtetash gjysmake, aludimesh, teorish konspirative që nga dita kur ajo vdiq”. Por këto aludime po shtohen dhe po bëhen më të shëmtuara, shton ai.

“Jam inxhinier, jo jurist por i kam lexuar rregullat e Twitterit për përdoruesit. Postimet e presidentit aludojnë se Lori u vra, por ai nuk ofron prova dhe i kundërvihet raportit të mjekut ligjor. Po të kisha shkruar unë gjëra të tilla do të më kishin mbyllur llogarinë. Unë thjesht dua që të fshihen këto komente”.

“Bashkëshortja ime meriton trajtim më të mirë se ky,” tha zoti Klausutis.

Nuk dihet ende nëse shefi ekzekutiv i Twitterit është përgjigjur ndaj kërkesës. Mika Brzezinski ka bërë thirrje për përjashtimin e presidentit nga Twitteri. Ajo tha javën e kaluar në emision se po përpiqet të zhvillojë një bisedë me shefin ekzekutiv të Twitterit.

Presidenti Trump u ka fryrë edhe në të kaluarën teorive të diskredituara konspirative. Një prej tyre ishte se ish-presidenti Barak Obama kishte lindur në Kenia dhe jo në Havai dhe prandaj nuk kishte të drejtën të bëhej president. Kur konkurroi për president në 2016, Donald Trump pohoi se kishte qenë gabim.

Po ashtu ai pat thënë se kishte parë në lajme një grup myslimanësh të gëzuar që festonin në tarracën e ndërtesës në Nju Xhërsi për sulmet e 11 shtatorit 2001. Ende nuk është gjetur një klip lajmesh me pamje të tilla. zëri i amerikës

Analistët: vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk i jep fund krizës politike në Kosovë

Leonat Shehu

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur afat deri të premten për të publikuar vendimin rreth kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri për formimin e qeverisë së vendit.

Ndonëse kjo javë po cilësohet vendimtare për situatën politike në vend, analistët thonë se vendimi i gjykaëts nuk do t’i jap fund krizës politike e cila sipas tyre ka zënë fill në vitin 2014 me vendimin e atëhershëm të Gjykatës Kushtetuese rreth formimit të qeverisë.

Analistja, Donika Emini, thotë për Zërin e Amerikës se pezullimi i dekretit të presidentit solli një qetësi artificiale.

Donika Emini

Donika Emini

“Ne jemi para një krize të paprecedentë politike, institucionale dhe kushtetuese, ka pasur presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga të dyja anët, janë sulmuar edhe anëtarë edhe përfaqësues të mediave kohëve të fundit pikërisht në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe në lidhje hulumtimet apo diskutimet që janë bërë në media lidhur me këtë vendim, ka parti politike të cilat pa e parë vendimin veç se kanë shprehur një lloj mosbindje ndaj atij vendimi dhe kjo normalisht pritet ta thelloj edhe më tej krizën politike në Kosovë”, thotë zonja Emini.

Analisti, Albert Krasniqi thotë se vendimi i gjykatës do të përcaktojë se kush do të jetë në pushtet dhe rrjedhimisht është rritur ndjeshmëria ndaj këtij rasti.

Albert Krasniqi

Albert Krasniqi

“Çfarë po shohim gjatë kësaj periudhe është ushtruar një presion ndaj Gjykatës Kushtetuese ndaj palëve të përfshira në këtë rast mirëpo edhe ndaj disa mediave që kanë publikuar informatat të cilat në një mënyrë mundohen që të diskretitojnë legjitimitetin dhe integritetin profesional të gjyqtarëve dhe kështu që çfarë do vendimi që mund të merret nga kjo gjykatë mos të ketë atë përkrahjen e nevojshme”, tha zoti Krasniqi.

Të gjitha partitë politike përveç lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar formimin e një qeverie të re ndërsa kanë theksuar se do të pranojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese. Lëvizja Vetëvendosje ndërkaq kërkon që vendi të shkoj në zgjedhje dhe sipas kryetarit të saj Albin Kurti, njëherëesh kryeminisytër në detyrë, ritheksoi sot se kjo lëvizje do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përderisa një gjë e tillë do të jetë interpretim i Kushtetutës.

“Unë pres prej gjykatës Kushtetuese në përputhje me nenin 112 të Kushtetutës së Kosovës që do të bëj interpretim të kushtetutës e jo shkrim të saj, as presidenti as kryeministri as Gjykata Kushtetuese nuk mund ta shkruajnë kushtetutën, ne duhet ta zbatojmë dhe respektojmë atë, gjykata Kushtetuese edhe ta interpretoj atë mirëpo ndryshim të kushtetutës, plotësim të kushtetutës, shkrim të kushtetutës mund të bëjnë vetëm me amendamente parlamentare në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Sipas analistëve, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk pritet që t’i jap fund polarizimit të skajshëm politik në Kosovë.

“Frika për destabilizim ka qëndruar gjatë gjithë kohës dhe besoj që pakënaqëshmëritë e partive politike ndaj Gjykatës Kushtetuese nuk do të sjellin veç krizë politike sepse atë e kemi, por një krizë shoqërore dhe destabilizim të vendit nëse veç nuk kemi një elitë politike të përgjegjshme që do t’i marr vendimet me qetësi dhe do të punoj së bashku për të tejkaluar këtë krizë”, tha zonja Emini.

“Sa do të prodhojë kjo efekte në tensionimin e situatës politike, situata veç se ka filluar të tensionohet edhe pa pasur një aktgjykim përfundimtar, përgatitjet ose testimet e protestave, thirrjet për zgjedhje gjitha këto na bëjnë të kuptojmë që vendimi nëse nuk do të jetë në favor të lëvizjes Vetëvendosje në veçanti do të ketë edhe një lloj të demonstrimit ndaj këtij aktgjykimi. Sa do të ketë potencial për të kaluar në tensione ose në një dhunë që do të përshkallëzoj në dhunë kjo mbetet të shihet por që nuk besoj se do të shohim skenarë që do të jenë të rrezikshëm dhe do të lëkundin gjithë sistemin në vend”, tha zoti Krasniqi.

Kosova mbeti me qeveri në detyrë në mes të pandemisë së kornavirusit dy muaj ma parë, kur u votua mocioni i mosbesimit i paraqitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për rrëzimin e qeve risë pjesë e koalicionit të saj me lëvizjen Vetëvendosje.

Yuri Kim, Orakulli i Delfit dhe shkatërrimi i Teatrit – Nga Fatos Lubonja

Cicërima gjithë ambiguitet e ambasadores amerikane, Yuri Kim, ku shprehej se qe e shqetësuar për ca thashetheme që qarkullonin për një marrëveshje të fshehtë (shqiptarësh), të cilët po sabotonin Reformën në Drejtësi, më kujtoi Orakullin e Delfit.

Për ata që nuk e dinë: në Orakullin e Delfit, persona të ndryshëm shkonin të merrnin përgjigje për hallet, problemet apo të ardhmen e tyre. Aty flisnin me ca priftëresha që u jepnin këtyre përgjigje pak si në tym – sipas një versioni pasi ato pinin gjithë kohës opium – por, ama, kjo ishte e llogaritur që pastaj priftërinjtë e mëdhenj me mjekër t’i interpretonin fjalët e tyre sipas interesave të pushtetit apo parasë që kishin te personat që shkonin atje.

Ndjesë ambasadores, por, me ardhjen e saj, ambasada ka filluar të flasë gjithnjë e më shumë me këtë gjuhën e priftëreshave të Delfit (më kujtohet p.sh. kur në protestën e Metës ajo u shpreh: “Nuk e kuptova se pse ishte atje flamuri amerikan”). Kësaj here, nga ky stil u frymëzua edhe prifti me mjekër, Edi Rama, që e interpretoi cicërimën e ambasadores me thënien e Shekspirit: “Ferri është bosh, djajtë janë të gjithë këtu”, që, e interpretuar drejt, sipas meje do të thotë se ambasadorja kërcënonte djajtë, d.m.th. kundërshtarët e tij, të cilët tashmë duhet të ishin në burg, se po vazhdonin t’i krijonin turbullira.

Meta, përkundrazi, e interpretoi duke thënë se fjala ishte për pengesat që po sjell Rama e të tijtë dhe nxori 14 pikat që ia ka dërguar që në prill ambasadës. Edhe Basha tha se ambasadorja e kishte me Ramën, i cili, me gjuhën e një deputeti, kishte kërkuar të shkapërceheshin apo ndryshoheshin ca nene të Kushtetutës. Por interpretimet u pasuruan edhe me skandalin Daci. Meqenëse ky bëri pis procesin e vetingut, ambasadorja, sipas këtij interpretimi, nxitoi të dënojë ndotësit për të mbajtur të pastër imazhin e Reformës (së suksesshme) në Drejtësi. Nuk mungoi as interpretimi se cicërima i drejtohej Edi Ramës, dora vetë, pasi amerikanët i kanë thënë të heqë dorë nga amnistia fiskale dhe ligji për legalizimin e kanabisit, që të dyja në favor të narkotrafikantëve, me të cilët po ndërton kullat, por ai u ka dalë për duarsh, nuk u bindet më.

Duke luajtur rolin e priftit me mjekër të Delfit, po jap edhe unë interpretimin tim. Sigurisht, ambasadorja nuk ka qenë nën efekte opiumi, por pa dyshim ia ka turbulluar pak gjendjen shpirtërore shkatërrimi në atë mënyrë i Teatrit Kombëtar nga beniamini i ambasadës, sheiku i Albanisë, Edi Rama. Kështu, meqë nuk mund të thoshte dot: “Ambasada amerikane mbështet shembjen e Teatrit Popullor”-sepse kjo do ta ulte në minimumin e vet historik reputacionin në rënie pikiatë të Ambasadës– zgjodhi të japë mesazhin: Teatri është një aksident i parëndësishëm, vazhdoni punën, merruni me Reformën në Drejtësi.

Pse e them këtë? Sepse të flasësh për Reformën në Drejtësi ditët kur është kryer një nga krimet më të ulëta, jo vetëm ndaj kulturës e identitetit shqiptar, por edhe ndaj drejtësisë dhe shtetit të së drejtës, është njëlloj sikur të inkurajosh mjekët që i ke paguar për të shëruar një pacient, të vazhdojnë të kërkojnë gjetjen e kurës, ndërkohë që këta, me vetëdije, e kanë vrarë pacientin dhe këtë e dinë të gjithë. Prandaj, për mua, fakti që Yuri Kim ka ardhur këtu me udhëzime të qarta që të mbështesë sheikun e Albanisë (për interesa amerikane dhe jo proceset demokratike e forcimin e shtetit e së drejtës), u provua edhe një herë me qëndrimin e Ambasadës ditën e shkatërrimit të Teatrit.

Pyetja shtrohet: pse e mbështesin amerikanët Edi Ramën? Sqaroj se kur them “amerikanët” nuk kam parasysh gjithë SHBA, por faktin fatkeq se ata që merren direkt me Shqipërinë nuk janë më shumë se 4-5 veta në Departamentin e Shtetit. Pra, kam parasysh këta dhe disa lobe rreth tyre. Deri te Lu-ja, që konsiderohej i administratës Obama, mbështetjen, deri në mbulimin me flamur amerikan të fushave me kanabis, e kemi shpjeguar me lidhjet e Ramës nëpërmjet Soros, me administratën e Klintonin etj..

E kemi shpjeguar edhe me gatishmërinë për të sjellë muxhahedinët, me harxhimet e trustit të kanabisit dhe kokainës për të promovuar imazhin e Kryeministrit artist vizionar, por edhe me një përçmim, që kanë thellë-thellë perëndimorët kur shohin sjelljen tonë prej hajdutësh pa pikë dinjiteti, që lëpijnë lart e pështyjnë poshtë, çka i bën të mendojë se shqiptarët kaq meritojnë: një sheik që luan solo pasi nuk janë në gjendje të luajnë muzikën e demokracisë me një orkestër. Disa nga këto arsye mbeten, por më duken si të pamjaftueshme po të kesh parasysh përshkallëzimin e pushtetit të krimit të organizuar në Albani. Prandaj, mua analiza më çon edhe në Kosovë.

Po të vesh re edhe atje, Kurti është pro-amerikan, siç është edhe opozita jonë pro amerikane, por ata nxituan ta rrëzojnë, megjithëse kohë pandemie, në favor të Thaçit. E pra, ka vetëm një gjë që i bën “antiamerikanë” si opozitën tonë, edhe Kurtin: ata janë kundër planeve për ndryshimin e kufijve, prandaj gjykoj se mbështetja e Ramës në Tiranë, ashtu sikurse ajo e Thaçit në Kosovë shpjegohet edhe me faktin se këta janë interlokutorët e zgjedhur për të kryer marrëveshjen e ndryshimit të kufijve në Kosovë. Qofsha i gabuar, koha do ta vërtetojë.

Me këtë nuk dua të them se, sapo të kryejnë këtë punë, do të heqin dorë prej Ramës dhe Thaçit. Këtë nuk e besoj siç nuk besoj as një version që qarkullon se amerikanët duan të përfundojë Reforma në Drejtësi me çdo kusht dhe, pastaj, i pari që do të bjerë në rrjetën e saj do të jetë sheiku i Albanisë, dora vetë. Kjo është një përrallë e bukur për ata që presin t’ua nxjerrin gështenjat nga zjarri të tjerët.

Sot për sot di të them se shembja e Teatrit në atë mënyrë, megjithë shembjet e tjera që ajo përmban, nuk është e mjaftueshme që “amerikanët” të heqin dorë nga mbështetja për sheikun e Albanisë. Atyre që presin të ndodhë kjo, pra, që t’ua heqë SHBA sheikun pro amerikan që po i dhunon, po u kujtoj se, në Vietnamin e Jugut, kur amerikanët, për interesat e tyre gjeopolitike, mbështesnin një tip të tillë si autokrati Diem, e lëshuan atë vetëm kur kundërshtarët e tij, vietnamezët budistë, filluan të protestojnë duke u djegur të gjallë në Sajgon dhe kur fotot e tyre bënë xhiron e botës, duke diskredituar mbështetjen amerikane për Diem. Dhe ç’është më e keqja, ata, me të cilët e zëvendësuan, nuk dolën më të mirë.

Shpresoj që mesazhi që jep kjo histori, të jetë më i qartë për shqiptarët sesa cicërima e ambasadores Kim.