VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

ZAMBAK I BARDHË NË GUR – Tekst poetik nga GJOK BECI

By | August 5, 2020

Komentet

Skulpturat e Odise Paskalit – Tregim nga burgu me personazhe realë nga GËZIM PESHKËPIA

VOAL vazhdon të botojë tregimet me personazhe reale nga vuajtjet në burgjet komuniste të autorit GËZIM PESHKËPIA përfshirë në librin “O njeri…” Sot po botojmë tregimin “Skulpturat e Odise Paskalit”:

Irfani

 

Dua të kthehem me kujtimet e mia tek dita e parë në repartin 309 të Ballshit. Kur hymë brenda, një burrë u afrua tek patër Aleks Baqli e si u përshëndet, i tha: – Aleks, a e njeh këtë? – i tregoi një pagure alumini ku ishte gdhendur artistikisht me stil gotik emri: Irfan Hasanaj. Atë pagure s’e ndante nga vehtja Irfani. E kishte patur në brez kur e arrestuan. Ajo e shoqëronte për herën e tretë kur e arrestuan. Ai më njohu edhe mua. Ishim takuar te kunata e tij, Niloja, e cila ishte qeraxhesha jonë. Mua m’u kujtua si ngjarje, ndërsa ai si person aspak, por natyrisht nuk e dhashë vehten. Ndryshimi ishte i madh ndërmjet tij dhe atij që kisha takuar katër-pesë vjet më parë. Ai kishte ndihma shumë të pakta për të mos thënë fare. Ishte i dobët e i gjatë, gjymtyrët i lëvizte me ngadalë si të ishin dërrasa të gozhduara e cilido habitej kur ai lëvizte dhe s’dëgjohej ndonjë kuisje. Ngjante si një skelet i lyer me bojë të patretur mirë e cila diku i kishte lënë pasazhe të holla e diku gjurmë disi më të trasha. Ishte relievi që krijonin damarët në pamjen e tij. Fliste me një etikë aristrokatike. Në ato ambiente, rrallë dëgjoje t’i drejtoheshin njëri-tjetrit me “Ju” apo “zotëria juaj”, e kështu Irfani i varfër stononte si ndonjë qenie e ardhur nga ndonjë planet tjetër. Vuante nga uria. Ky njeri, bukën e priste në riska të holla me kapakun e konservës së sardeleve, të cilin herë e lejonin e herë jo. Të gjithë ata që nuk punonin dhe ushqeheshin me racionin e komandës, po të mos kishin ndihma nga familja, vuanin tmerrësisht. Irfani bashkë me Muhamet Tepelinë prej Shkodre  i cili vinte nga një familje e pasur tregtare, ngjanin si një çift i ardhur në kamp nga punishtja e buratinëve me gjymtyrë dërrase, siç e ka përshkruar Kolodi.

Nga viti 1980 u vendosën televizorë nëpër kampe. Me rastin e përvjetorit të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore u dha një moment nga çlirimi i të burgosurve të Mathausen-it. O zot ç’ngjashmëri!

Një ditë, ndërsa bisedoja me mikun tim Aristotel Papën, nipin e skulptorit Odise Paskali, i thashë me shaka:” Këtu mes nesh, do të gjente daja yt modele të bollshme për të realizuar një galeri me të uritur!” E kisha fjalën për skulpturën “I urituri”, një nga veprat më të bukura realizuar në fillimet e krijimtarisë së Paskalit.

Me sa mjeshtëri e dinjitet e përballonte gjendjen e urisë Irfani! Gjatë ditës kur kishte kohë të lirë, ai me një copë xhami zbardhte me shumë zell dërrasat e tavolinës ku hante bukë. Riti i tij i ngrënies i cili bënte që shumë vetë të vinin buzën në gaz, ishte i tillë: hapte picetën e bardhë, mbi të cilën vendoste tasin, paguren dhe lugën prej alumini dhe aty pranë një pagureje njëqindgramëshe plastike me vaj e cila çuditërisht qëndronte një gisht poshtë grykës me nivel; megjithëse çdo drekë ai pikonte prej saj vaj mbi lugë, për të yndyrosur “supën” e orizit apo të fasuleve…

Kështu e përballonte urinë ky fisnik plot dinjitet që s’pranonte prej askujt asnjë kafe se i dukej si lëmoshë.

 

 

 

O Njeri…

Kthehem përsëri në ditën e parë kur shkela në atë oborr në të cilin do të rrija me vite, i rrethuar nga dy radhë telash me gjemba dhe dhjetra roje me kallashnikov që  na ruanin natë e ditë sikur të jetonim në “bllokun e udhëheqjes”.

Afrohemi tek porta e kampit. Na hoqën hekurat dhe pritnim oficerin e rojës të na fuste në oborrin e brendshëm. Një vorbull e madhe kokash të qethura endej në oborrin e gjatë. Më ngjante më shumë me një çmendinë gjigande. Një skenë të tillë e kisha lexuar tek Italo Calvino ku fliste për një çmendinë në Kotolenko që e quanin “La picola casa dell Dio”. Aty flitej për të çmendur që silleshin në një oborr, shumica për hesapin e vet. Përfytyrimi im përputhej  plotësisht me këtë pamje, aq sa më dukej diçka jo e re. Dukej si një skenë masive ku një turmë figurantësh bojë kafe, me urdhër të regjisorit, ndaloi lëvizjen me të arritur në anën tjetër të portës. Disa u afruan tek hekurat. Njoha mes tyre ata me të cilët ishim ndarë para një jave në burgun e Tiranës, por që kishin marrë pamjen e punëtorëve të komunales. Si mbaruan pyetjet e pakta e si u shua kurioziteti i turmës së stërmadhe, si duket u dha “caku” nga regjisori dhe ajo rinisi aksionin e lëvizjes. Rojet e kapanoneve na morën nga dy e nga tre për të na shoqëruar në vendfjetjet. Roja e kapanonit tim më tha ta prisja tek një shtyllë në mes të oborrit. Drejt meje po vinte një burrë jo fort i vjetër. Nga lëvizjet dhe mënyra se si i fiksonte sytë, të linte përshtypjen se ishte i verbër. Mirëpo, lëvizjet e tij ishin të sigurta. Duke ecur, thërriste në drejtim të askujt me një zë si të ngjirur:- O njeri, o njeri…!

  • Diogjeni, – mendova.

Ai me të ndjerë afërsinë time, më tha: – Më jep një cigare, o njeri!

Nxora një cigare dhe ia lashë në dorë.

  • O njeri, ma ndiz!
  • Ndize me timen se s’kam shkrepëse, – iu përgjigja.
  • Qenkërke i ri! Si të quajnë?

Iu përgjigja duke i thënë emër dhe mbiemër. E vërejta tek mendohej.

  • Kam njohur nga fisi yt, po se ku, s’e di…

Roja i kapanonit, Jorgji, një çoban me sy të bukur bojëqielli që ngjante si ndonjë teto e moshuar, më kapi për krahu dhe më dha një tas alumini e një lugë.

  • Është njeri i çuditshëm, -foli Jorgji.- Ka qenë jashtë shtetit në Greqi. Këtu flasin shumë gënjeshtra. Thonë se e kanë goditur kaq shumë në kokë, sa ka humbur shikimin. Është për t’u habitur se si i njeh të tërë të burgosurit nga zëri. Do ta provosh vetë. Tani që të mësoi emrin e të dëgjoi zërin, ka borxh të të njohë përnjëherë.

Ndërkohë u dëgjua thirrja e tij përsëri, mbasi kishte bërë xhiron rreth oborrit:

  • O njeri… njeri…
  • Muço i thonë, – shtoi Jorgji.

 

 

 

Fotografimi i armiqve të popullit

 

Nga altoparlanti u dëgjua zëri i Gjergj Moles, i cili po lexonte një listë të gjatë prej afro 80 vetë. Mes emrave të tjerë dëgjova edhe emrin tim. Dolëm jashtë derës me hekura dhe pamë se afër kolibes me mur pupuliti, ku punonte At Zef Pllumi, kishin varur një beze të kuqe. Fotografimi filloi me Andon Shetin duke vazhduar një e nga një edhe me ne të tjerët. Të gjithë ishim të shqetësuar. Kontigjenti përbëhej nga kapanonet 3 dhe 4. Nuk merrej vesh se çfarë kriteri ishte ndjekur në përzgjedhjen e njerëzve e aq më pak qëllimi i këtij fotografimi. Pranë kisha Dashnor Mamaqin i cili  kish qenë nxënës i xhaxhait tim në Normalen e Elbasanit. Ndërsa prisnim në radhë ai po më tregonte historinë se si xhaxhai im Nexhati e kishte organizuar atë dhe nxënës të tjerë në lëvizjen kundër fashizmit dhe për këtë arsye edhe e kishin arrestuar.

– Gimi,-  më çudit kriteri që kanë ndjekur, se këtu shoh edhe fshatarë të thjeshtë…!? Si mendon ti?

– As unë, Dashnor, nuk e kuptoj, as kriterin e as qëllimin, – iu përgjigja.

Ndërsa me Vasil Katin, mikun e dajave të mi, ish Ministër, firmuesin e 500 marrëveshjeve ndërshtetërore, shkëmbenim vështrime në distancë. Me krahë të kryqëzuar hamendësonte, me siguri, edhe ai si të tjerët, qëllimin. Më tundi kokën duke më transmetuar mendimin se nuk i pëlqente kjo punë.

Shemsi Totozani, ish-ambasadori ynë në Francë dhe Bullgari, m’u afrua duke buzëqeshur. Kishte batuta të kripura. Me zë të ulët më tha: Me siguri i duhen zyrës së funeraleve  të komunales.

Në atë kohë rruheshim sipas kapanoneve një herë në dhjetë ditë. Të gjithë kishin mbi një javë parruar.  Ky fotografim, i cili si akt i gëzonte të gjithë në jetën e lirë, tani i shqetësonte, i trembte. Komentet vazhduan gjatë…

DITURIA ËSHTË PJESË E JETËS SIME, OSE, SPECIFIKAT E PUNËS SË NXËNËSES, ELA BYTYQI, DUKE “TUNDUR” DETIN E DITURISË…! – Nga Sejdi BERISHA

Mësimi si thesar i ndritur e një gjimnazisteje në Pejë

 

Gjithmonë, dituria e ka pasur peshën e lumturisë dhe të zhvillimit të shoqërisë. Për këtë arsye, pothuaj se në të gjitha shkollat, gjeneratat e reja angazhohen që të arrijnë atë diturinë e cila i bën krenarë, por edhe vetë ata bëhen faktor i diturisë, shkencës, arsimit, i historisë, mjekësisë dhe i të gjitha fushave, të cilat një komb e bëjnë krenar e të lumtur, atdheun e bëjnë me peshë e me rëndësi në të gjitha aspektet. Në këtë drejtim ka shumë nxënës që dallojnë dhe janë edhe më të përkushtuar, që të arrijnë dituri dhe njohuri sa më shumë, të cilat hapin rrugën për studime të mëtejme, për të ecur drejt arritjeve që edhe kalojnë përmasat kombëtare. Raste të tilla ka pasur shumë e shumë në periudhat e shkuara, por ka edhe tash, të cilat duhet mbështetur dhe të gjithë atyre nxënësve që janë të përkushtuar mësimit, t’u jepet mbështetje dhe kuraje.

E bëra këtë hyrje me qëllim për të përshkruar dhe theksuar angazhimin dhe përkushtimin e një nxënëseje, e cila që nga klasa e parë kur u ulë në bankat shkollore, angazhimi i saj ishte unik për të mësuar dhe për t’u pajisur me dituri. Kështu, pesat e saj stolisen ditarin dhe librezën e saj shkollore për nëntë vite radhazi në Shkollën Fillore të Mesme të Ultë, “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, e për të vazhduar tani në gjimnazin “Bedri Pejani”, po ashtu në qytetin e Haxhi Zekës. Kjo është, nxënësja, Ela BYTYQI, e cila nuk rresht së mësuari dhe kështu për t’i radhitur pesat edhe në gjimnaz, e cila mësimet i vijon në klasën e X/8.

Ela Bytyqi, nxënëse që diturinë e ka pjesë të jetës

 

Është karakteristike, se kjo nxënëse asnjëherë dhe as tash nuk mëson vetëm sa për të marrë një notë të mirë-pesë, por mësimin e ngulitë në mendje dhe e bën pjesë përbërëse të punës së saj mësimore. Ajo, që në fillim, vuri angazhimin e saj në binarët e mësimit, me mendjen se ata janë të gjatë dhe plot sfida, risi, lumturi por edhe sfida të cilat vetëm me mësim dhe dituri duhet tejkaluar.

Atë, gjithnjë në shtëpinë e saj deri në orët e vona të natës e gjen me libra dhe fletore, duke e “tundur” detin e diturisë! Për këtë, dëshmojnë edhe rezultatet në gjimnaz, në të gjitha lëndët mësimore, që, të gjitha, pa dallim, i ka për shpirt, i do dhe i respekton shumë. E për çfarë stoliset me pesa…

 

 

Vetëm pak histori për Elën në shkollën fillore të mesme të ultë

 

Ajo që në klasën e parë, iu përkushtua mësimit, ndoshta gjithnjë për të trasuar rrugën mu ashtu sikurse edhe motra e saj, Gresa. Ela, asnjëherë nuk kishte ndodhur që të shkojë në mësim e papërgatitur, për çfarë më së miri e din mësuesja e saj por më vonë edhe mësimdhënësit, të cilët edhe sot e kanë shembull se si arrihet dituria e një shkollari, që para vetes i sheh qartë horizontet e ndritura të jetës dhe mësimdhënies, studimit dhe shkencës.

Kjo nxënëse, edhe aty tregonte talentin dhe dashurinë e saj për të arritur sa më shumë në të gjitha lëndët mësimore, por edhe në aktivitetet e lira.

Të gjitha këto, Ela i përmbylli me krenari për t’i vazhduar tash edhe në gjimnaz.

Dhe çfarë është edhe më me rëndësi, ajo krahas mësimit, është shumë e kujdesshme, e përgjegjshme dhe pedante edhe në realizimin e detyrave me përkushtimin më të madh. E krahas kësaj, ajo është nxënëse e veçantë mbase edhe e rrallë, e cila i kushton kujdes dhe respekt bukurshkrimit, që është një prej faktorëve që dëshmon për qasjen serioze dhe studiuese mësimit në të gjitha fushat mësimore. Për këtë dëshmojnë edhe fletoret e saja, disa prej të cilave po ua dëshmojmë edhe në këtë shkrim.

 

 

Ajo, njëjtë i çmon dhe i konsideron të gjitha lëndët mësimore. krahas lëndëve shkencore, i ka për zemër edhe ato që e fisnikërojnë shpirtin, si arti figurativ, edukata fizike dhe edukata muzikore. Për këtë dëshmojnë edhe këto piktura dhe faksimile që e begatojnë opusin e punës mësimore dhe studimore…

Është njohëse e mirë e gjuhës angleze, për çfarë i ka vijuar të gjitha nivelet e kursit të kësaj gjuhe. Relativisht mirë e njeh edhe gjuhën frënge.

 

 

Të gjitha këto, jo pa qëllim i vumë në spikamë, për të treguar se ka shumë të rinj e të reja që gjatë shkollimit dallohen me talentin dhe përkushtimin e punën e tyre, për çfarë, ato filiza diturie të së ardhmes përherë duhet mbështetur dhe trimëruar për të ecur gjithnjë të sigurt se mundi dhe aftësitë e tyre nuk do t’iu shkojnë huq, por do të bëhen ata që i dhurojnë vepra shoqërisë, atdheut dhe kombit.

Ela Bytyqi, edhe motrën e saj, Gresa Bytyqin e ka të shkëlqyer, e cila tani me sukses të lartë studion shkencat kompjuterike, ndërsa i vëllai i saj, Dreni, në shkollën fillore të mesme të ultë, nuk njeh asnjë notë tjetër përveç se pesave.

Kjo është krenaria e prindërve, kjo është krenaria e familjes, kjo është krenaria e kombit dhe e atdheut.

Elës i uroj rrugëtim të mbarë dhe suksese në punën që është duke e bërë realitet dhe vepër me themel, por edhe të gjitha gjeneratave të reja që janë e që do të vijnë…! 

Baladë për arkeologun – Nga Albert Habazaj

 

 

 

(Noke, kujtesa fisnike. Novruz M. Bajramaj: 1952-13.03.2019)

 

Nga Albert Habazaj

 

I.

Vëllazëri e Bajrame

Në çdo stinë – lule bajame.

 

Buron barku ‘ Çelo Metes

Shporta me yje rreth vetes.

 

Nga Tërbaçi, nga Shëngjergji

Zbriti poshtë, mallpikur erdhi.

 

Nga Drashovica në Vlorë

Musai yje mbledh me dorë.

 

O Novruz, t’u çelen shtigjet:

Mik me malet, shok me brigjet.

 

Të dha zjarr të kapje maja

Hënë Merkaj Lapardhaja.

 

Një çekiç, një dalt’, një lupë,

Kazma për gërmim në sup.

 

Na dhe në pëllëmbë të dorës

Visaret nën dhè të Vlorës.

 

II.

Kjo këng’ me lot ma mbush synë,

Ç’u bëre, o Nokja ynë?!

 

Vlora fsheh antikitete,

Noke, i more me vete.

 

Harta arkeologjike

U drodh, e ndjeu që ike.

 

O Noke, o blet’ e punës,

U fike në mes të udhës.

 

Në krahë të kaltër zogu

Fluturon arkeologu.

 

Noke, o kujtesë fisnike,

Jep e merr mesazhe drite…

 

O Noke, Noke vëllai!

Për ty po shkrihem në vaj.

Qysh ike si bukurè,

O vëllààà, o Nokèèè!

FLAMURIT SHQIPTAR – Poezi nga ATDHE GECI

 

I nderuar flamur kombëtar

i nderuari  i gjithë atdheut

lavdi  shenjti  i Dardanisë

lavdi  shenjti  i Shqipërisë

I nderuar flamur i atdheut

i nderuari  i gjithë kombit

t´i je shpipja e shqiptarisë

ji më trimi i të gjithë neve

I nderuar  flamur  shqiptar

i  nderuar  i  tëra luftërave

lavdiplotë në Çamëri, dhe

flamur shenjtë në Dardani

I nderuar flamur kombëtar

i  nderuar i  gjithë atdheut

ty të kemi më fisnikun, për

bashkimin  e  shqiptarëve!…

 

Atdhe Geci – Dortmund, 2020

TETORI I 2020-tës – Tregim nga Konstandin Dhamo           

                                                    

 

Pas një shiu të pambarueshëm dhe,një të ftohti të parakohshëm,që zgjatën thuajse një javë rresht,ndritën ditët tipike të tetorit,nga më të bukurat e krejt vitit : fresk diell i largët i përmalluar dhe,trotuare me gjethet e para të vjeshtës,të shkundura nga era dhe rrebeshet…

Ah,ç’mot i bukur,ç’kontrapunkt prekës i pandemisë,psherëtiva,ndonëse gojën dhe hundën i kisha të zëna me maskën kundërcovid19,ashtu si edhe mbarë njerëzimi i planetit tonë blu;maskën mbrojtëse nga virusi,i cili na paskësh pësuar mutacion agresiv,maskën,për të cilën disa specialistë të mjekësisë,dalin në television dhe,deklarojnë se,na qenkësh e padobishme të mbahet dhe,pas tyre,fort të indinjuar nga konkluzioni i dënueshëm i kolegëve spekulantë,dalin një palë të tjerë ekspertësh që ua përmbysin kryengulthi argumentet dhe,theksojnë që maska duhet mbajtur detyrimisht ,madje edhe jashtë në rrugë,n’autobus dhe avion po se po,duke përjashtuar veçse brendësinë e shtëpisë…

Ne po dëgjojmë këta të dytët,si më të arsyeshmit dhe më bindësit,për më tepër që zbatojmë edhe urdhrin e rreptë të qeverisë sonë,e cila,nga ana e saj,është n’akord me urdhrat e nxjerrë nga qeveritë e shteteve t’Europës,ku tashmë janë rimbyllur kufijtë juridikë,aq shumë të relativizuar me fqinjët,janë rimbyllur mjerisht edhe shkollat,restorantet,kafenetë,duke shpallur njëherësh edhe orën policore dhe ndalimin e ecjes nëpër rrugë në grup…

Epo,lypset pak humor,qoftë edhe ironik dhe, mua,për dreq,m’u ndërmend Qazim Mulleti,prefekti simpatik i Tiranës,në versionin e komedisë së njohur,zoti Mulleti,i cili,krejt për shkaqe të tjerë,konkretisht,ngaqë u trembej aksioneve guerrile të celulave komuniste,afishoi ngado nëpër kryeqytet,një shpallje ,nëpërmjet së cilës paralajmëronte qytetarët se,ndalohej lëvizja alla braccia në rrugë…

Por thashë se,ne jemi të bindur,anipse e dimë mirëfilli që,s’ka më të rëndomtë e më të zakonshëm se të bindurit,e sidomos ata që e kanë vënë trurin në pilot automatik,të solidarizuar botërisht me maskaradën Covid19…

Maska kundërcovid19,që na e uli hundën,apo,e shprehur metaforikisht,na i theu hundët e na e përdhosi njëfarësoj krenarinë prej qytetari të lirë !

Po mirë,hundën ia kanë thyer,madje fizikisht e ndoshta ,në kuptimin  simbolik edhe faraonëve t’Egjiptit të lashtë,madje edhe vetë Sfinksit…

Duke ecur për të thithur kohën,siç bëj shpesh,kur dal nga shtëpia,u gjenda përgjatë ngrehinës së Shkollës Edit Durham (ish 11 Janari ) dhe,ngadalësova hapin për të këqyrur brenda,përmes dritareve  të hapura të klasave  njera pas tjetrës,sipas porosisë së Ministrisë së Shëndetësisë,përcjellë asaj të Arsimit,pa le të hynin tej e tej rrapëllimat e makinave dhe pluhuri…

Këqyra klasat dhe

U pikëllova

S’kishte hare kalamajsh,

Ata,si edhe ne të rriturit

E kishin fytyrën të mballosur me maskë të zezë.

Ç’ju bëmë fëmijë !

Një mësuese e drobitur,edhe ajo e maskuar,e cila,ndoshta kishte zëvendësuar kolegen e saj t’infektuar sakaq,u shpjegonte mbyturazi mësimin fëmijëve  gjithsesi të vëmendshëm,të shpërndarë një këtu e një atje, tek e tek në bankë si të dënuar…

Gjer vonë këto klasa,si kudo gjetkë ishin përplot me nxënës të zellshëm,t’ulur dy e nga dy në bankë,krah shoqes apo shokut dhe,sytë u ndrisnin nga mençuria,teksa tashmë,ashtu të menduar si të mëdhenjtë,duken të trishtuar,madje të fyer.

Edhe më dymijë e nëntëmbëdhjetën,pra veçse ca muaj më parë,u ndërpre mësimi e shkollat u mbyllën për shkak të tërmetit të nëntorit, disa ditë para festave të kombit,i cili i krisi muret e arsimit e diku,edhe i shembi dhe,nxënësit nisën t’i merrnin mësimet online nga celularët e tyre apo kompjuterat,çdonjëri më vete në shtëpi…

Pika mësimit online !

Mirëpo,në mars të këtij viti të brishtë,Covidi i mbylli përsëdyti shkollat dhe,tashmë që u rihapën,fëmijët, kryesisht më të rriturit,u shfaqën në dyer e tyre me maskë.

Por,ç’shurdhëri e ç’rrallim në klasa e në oborre, ku nuk luan më kush me top! Pas vetëm dy orë mësimi,mjediset boshatisen,pastrohen me ngut njëfarësoj dhe,në mësim futet turni tjetër i nxënësve, të cilët shkëmbehen rrëshqitshëm korridoreve me njeri – tjetrin,veçse duke tokur grushtet…

S’ka gjë,s’ka gjë;qoftë edhe vetëm dy orë mësimi në ditë,mjaft që shkollat të mos mbyllen prapë e të fillojë ai mësimi i shpifur online ,që i mëvetëson nxënësit,secili në shtëpinë e vet…

Siç po venë punët,maska do vazhdojë të mbesë një aksesor i detyrueshëm,që do të na e thyejë hundën kushedi dhe për sa kohë…

Dhe,njerëzve u përhihet e u përhihet frikshëm,ndoshta po aqsa edhe në vitet e luftërave,fantazma e vdekjes me atë kosën prerëse në dorë,fantazma e vetë vdekjes,hehe,përngaherë e përfytyruar dhe e paraqitur humanoide në pikturë e vizatim,hehe…

Por disa qytetarë arrijnë ta kalojnë me sportivitet sfidën e maskës,e për rrjedhojë nuk para përfshihen nga psikoza dërrmuese e Covidit.Kësisoj,në rrugë has maska të veçanta,madje dhe të personalizuara: dikush ka bukurshkruar, me gjasë, mbi cohë inicialet e emrit të partnerit më të ri,një tjetër mban një maskë me pamje të virusit, të përftuara nga fotografimi nëpërmjet mikroskopit dhe te sytë ka një ndriçim besimi,i sigurt që me këtë rreng e ka marrë me të mirë Covidin dhe është imunizuar njëfarësoj ndaj infektimit,si të kishte bërë një vaksinë…

Pastaj është edhe kryeministri urdhërues dhe shpura e tij e rreshtuar që e kanë dekoruar maskën e tyre me logon e partisë ;jemi apo s’jemi në fushatë…

Atëherë,po vaksina kundër Covid19 ?

Dale dale,bota është e zënë njëherë për njëherë me zgjedhjet presidenciale n’Amerikë,me konfliktin turko – grek dhe atë azero- armen,me prodhimin e bombarduesit të pakapshëm,dronit vrasës,apo edhe fillimin e transmetimeve të lajmeve me përdorimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale,ku spikerja virtuale është identike me homologen njerëzore biologjike,të cilën e imiton në zë dhe gjeste për të ruajtur nostalgjinë e ndjekësve …

Dale dale,ndoshta,së shpejti njëqind milionë vende pune do të zëvendësohen kësisoj…

Tek po kthehesha në shtëpi,kalova te rruga e ngushtë,prapa Shkollës Emin Duraku,ku kam kryer edhe unë shtatëvjeçaren,pesëdhjetë e tetë vite më parë,por pas murit me kangjella t’oborrit të saj,dëgjoj një të qarë fëmije !

Po ku duroj dot unë të qara kalamajsh !

O,ishte një djalë që dënesej,teksa dy shoqet e tij ,me ç’kuptohej, po përpiqeshin ta qetësonin .Ndodheshin të tre prapa ca luleve të harlisura dhe,mezi ua dalloja fytyrat,ndonëse i kishin të çliruara mga maskat.

U afrova te kangjellat dhe e pyeta vogëlushin.

  • Përse po qan,ti qënke gjithë ky djalë ?
  • Gjeta një kërmill,këtu mes luleve – nisi të më sqarojë i mbytur në lot sinqeriteti –por unë e vrava pa dashje.M’u shtyp në dorë guaska e tij fare e hollë.Ja ! – Dhe hapi pëllëmbën e vogël e më tregoi kërmillin që paskësh qenë ende i pazhvilluar plotësisht.
  • Iu ngjit kërmilli i shtypur në dorë,xhaxhi,por ky nuk deshi ta vriste; ne i thoshim pusho pusho,por ky nuk mundej. – më sqaruan më tej shoqet e tij.
  • Ç’klasë jeni ?
  • Jemi të tre në klasë të dytë;ja,sapo mbaruam mësimin dhe,po presim prindërit të na marrin…
  • Ashtu ?Shumë mirë,Edhe unë ,këtu,te kjo shkollë e kam bërë klasën e katërt, të pestëm…
  • Jo xhaxhi,jo! –qeshën të dyja vajzat që e morën për shaka çka u thashë,teksa shoku i tyre rrinte ende kokulur si ai nxënësi që s’është përgatitur në mësim.Asqë e përfytyronin dot ato,tek më shihnin se,unë gërdalla,dikur mund të isha ulur në njërën nga ato bankat si të klasave të tyre.
  • Mos u shqetëso zogu i vogël, – iu ktheva atij fëmije aq të ndjeshëm – ti s’ke faj,ehuu !

Sa të bukura i paskeni lulet…

LVI – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – HAFIZ ALI KRAJA (TARI) NË VORRIMIN E AT GJERGJ FISHTËS – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

LVI – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – HAFIZ ALI KRAJA (TARI) NË VORRIMIN E AT GJERGJ FISHTËS – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

HAFIZ ALI KRAJA (TARI) NË VORRIMIN E AT GJERGJ FISHTËS

Fjalimi i Hafi Ali Krajës (Tari) në vorrimin e At Gjergj Fishtës:

PËR SHPËTIMTARËT MASHTRUES DHE PUSHTUESIT FITIMTARË!…. – Nga JUSUF BUXHOVI*

Sapo hymë në Dushkajë dhe, këtë e hetova nga gurgullima e ujit të Erenikut kur e kaluam lumin, m’u qepën mendimet rreth kryqtarëve Normanë, tek te cilët kishim varur shpresat se me ardhjen e tyre mund na hiqej qafe lufta e kryqit me kryq. Ato po më ngatërroheshin me pamjet e shkëputura të Temepelarëve, që kishin zënë vendin e tyre dhe po përgatiteshin për kryqëzatën e re jo për ta shpëtuar varrin e shenjtë, siç thoshin Normanët, por për ta marrë Qendrën e kryqit nga ortodoksët, meqë,sipas tyre, bënin hile me osmanët në dëm të botës katolike…
Në ato hakërrime, seç m’u kujtuan fjalët e të parit të Normanëve, kur të Ura e Shenjtë e prita me kurorën e dafinës dhe i tregova për paqen që na mungonte nga lufta e kryqit me kryq dhe zezonën që na kishte mbërthyer nga ajo ndarje, dhe ai me tha se do kthente kryqin e dikurshëm, atë të përbashkëtin, por me emblemën e Normanëve.
Nga ai çast e pata të qartë se fillonte koha e një pushtimi të ri, që nuk vonoi dhe kjo u pasqyrua me dërgimin tim në Kështjellën e Pashtrikut pasi kishin marrë pëlqimin e kundërshtarëve të mi, të gatshëm për çfarëdo vasaliteti, që u ofronte sado pak pushtet.
Kryqtarët Tempelarë e dija se vinin si pushtues. Këtë ma kishte ba të ditur prifti tebdil që kishte ardhur ditë më parë në kështjellë dhe me kishte thënë se principata ime me gjithë ato që kishte duhej t’u vihej në shërbim kryqtarëve që ta merrnin qytetin e shenjtë nga ortodoksit e pabesë. Pra, Normanët vinin si fitimtarë-pushtues dhe këtë nuk e fshihnin. Për ta nuk vlenin më as vasalët dhe sherbëtorët e shumtë. Ata krëkonin nënshtrim të plotë para kryqit të tyre, që duhej të ishte i vetëm.
Sigurisht se po ta pyesja Mikelin plak, i cili vazhdonte me ato çapuritjet rreth fronit që me priste dhe shpresës së pas largimit të Normanëve vendi mund të kthente mëvetësinë e dikurshme, se cili është dallimi midis atyre që kishin ardhur si shpëtimtarë, me plot premtime dhe ishin kthyer në mashtrues dhe të tjerëve që vinin si fitimtarë, por që ishin pushtues të rinj, do ta merrja atë përgjigjen e pritshme se pushtuesit fitimtarë ushqenin mllefin, që një ditë mund të shpërthente si kryengritje apo rebelim, ndërsa shpëtimtarët mashtrues – me anën e vasalëve që i mbanin në pushtet dhe i shfrytëzonin si t’u duheshin, ushqenin atë mashtrimin e përhershëm të njëjtë me atë sëmundjen e pashëtueshme…
*(Shkëputje nga romani “Letrat për Kryeprincin”, 2003)

FAN NOLI SI POET DHE POET-PËRKTHYES – PJESA E DYTE: SI E NJOHA FAN NOLIN – Nga NEXHAT PESHKËPIA

 

 

Namik Namazi, avatar i fundit i Nolit

 

Pas luftës së dytë botërore, Fan Noli, në fushën e letërsisë shqipe, ka heshtur gjer në 1961, kur shohim të botuar në Diellin, 11 Janar 1961 dhe 31 Maj 1961, dy vjersha të Victor Hugo-it përkthyer nga Namik Namazi, pseudonim i pestë i Nolit pas Theofan Mavromati, Ali Baba Qyteza, Rushit Bilbil Gramshi dhe Bajram Domosdova.

Po tregoj shkurtazi si lindën këto dy përkthime. Në Seminarin e parë t’organizuar nga “Vatra” në Boston gjatë javës së dytë të Gushtit 1960, Fan Noli mbajti një konferencë rreth datëlindjes së Skënderbeut dhe foli ndër të tjera mbi historianin Biemmi dhe s’pranoi që ky të ketë trilluar faktet që tregon, sikurse pretendon Prof. Babinger. Me zë të ulët, në mënyrë që të më dëgjonte pa ndërprerë fjalën, i thash se i mendimit të Gjermanit ishte edhe Profesori rumun Marinesco. Pas konferencës, Noli më tërhoqi mënjanë dhe më pyeti si e dija që edhe Marinesco mendonte si Babinger-i. I thash se kisha kënduar një artikull të Prof. A. Gegajt në gazetën Shqipëria të Romës.

Fjalë pas fjale, pastaj, erdhëm e folëm për prodhimin e tij letrar dhe për përkthimet e tija, sidomos të dy vjershave të vetme që kishte zgjedhur nga frëngjishtja, njëra e Baudelaire-it dhe tjetra e Verlaine-it, dhe shpreha çudinë t’ime pse nuk kishte përkthyer ndonjë vjershë të Victor Hugo-it.

__ Po, Victor Hugo, ky “premier prix de rhétorique”, tha, dhe shtoi: Nofta Waterloo, Booz endormi, Aymerillot, A la Colonne, La Conscience…

__  Hirësi, ka diçka tjetër Victor Hugo-i, perveç retorikës… Di, për shëmbëll, vjershen A Villequier përkthimin e të cilës e kanë lënë përgjysëm shumë të huaj, si në spanishte J. Calcaño e J. Soffia, si n’italishte Cannizaro dhe Pascoli,14 të cilët kanë përkthyer shumë vjersha të Victor Hugo-it, por jo vjershën A Villequier. Pse s’i vihe Zotrote atij përkthimi?… Letërsia shqipe është aq e vobektë!

Pas një heshtje të shkurtë, më tha se nuk e kishte librin ku ndodhej ajo vjershë dhe më kërkoi t’i a dërgoja. Ashtu bëra. Disa ditë më vonë, me një letër falenderimi më njoftonte se i qe vënë punës porse, me sa shihte, vjersha A Villequier ishte “e zorshime.” Vjershën tjetër që fillon në frengjishte Demain dès l’aube e kishte përkthyer me titullin Lule mi varr. Dielli e botoi më 11 Janar 1961:

 

  Menatë, nesër kur të zbardhet fush’e  shkretë,

                                Do nisem. Se më pret, e di që jam vonuar;

                               Do shkonj nga pylli dhe nga mali i përpjetë;

                               Më tepër s’munt të pres lark teje i mërguar.

 

                               Do të bares me sytë në kujtimet kridhur,

                              Pa par’ asgjë,  pa ndjer’ asnjë shamatë;

                              I vetëm,  i panjohur,  krusur,  duar-lidhur,

                              Vrerosur,  edhe dita do më bëhet natë.

 

                            S’kam për të par’ as  perëndimin ar e zjarr,

                            As lundrat me pëlhura tutje në luginë,

                           Dhe kur t’arrinj, më gjunjë do të vë mi varr

                           Një tufë lule bozilok e trëndëlinë.

 

Vargun e dytë të strofës së fundit, Noli ma ka dërguar, kur i kërkova t’a korigjonte vjershën për t’a ribotuar në Shqiptari i Lirë, të ndërruar kështu:

 

“As lundrat me pëlhura tej në hapësinë.”                     

 

 

 

POETI VICTOR HUGO

 

Victor Hugo (1802-1885), në fushën letrare, mbush pothuaj gjithë shekullin e tij, jo vetëm në Francë, por, si romantik, në gjithë Evropën. Armiqt janë aq të shumtë sa dhe miqt. Në mes të polemikave dhe kritikave, Hugo-i del gjithnjë më i madh, përmbytës i çdo shkolle dhe i çdo “cénacle”-i letrar. Vepra e tij përfshin të gjitha gjinitë e letërsisë, nga epika në lirikë, nga theatri në roman, nga trajtimi filozofik, qoftë i thellë qoftë i lartë, në trajtimin dhe në përshkrimin e sendeve dhe të jetës më të purvujtë, në satirën më therëse. Leksiku  freng ka pranuar si emër të përgjithshëm të vetmen fjalë të krijuar nga një emër poeti: “hugolâtre”, ai që adhuron Hugo-në.

Ky poet i gjithanëshëm, me gjithë nderimet dhe lartësimet që i janë bërë, mund të thomi se nuk ka qenë i qetë në jetë. E gjithë vepra e tij, në vjershë e në prozë, e dëshmon. Është, ajo, një pasqyrë e një shpirti njerëzor gjithnjë në kërkim të një të vërtete të ëndërruar dhe kurrë të realizuar. Ne të vërtetë, poeti nuk eshtë kurrë i lumtur. Shpirti i tij herë struket dhe herë hapet sa përqafon gjithësinë, mendja e tij bashkë me shpirtin e me zemrën, bashkë me shqiset dhe penjzat, janë përherë në një dridhëzim plot vuajtje gjersa nuk shpërthen apoteoza. Ne përpjekjen (më vjen të thom, në përpëlitjen) e tij dramatike për çlirim, një poet krijon; por siç thonë “Xixat”, “Çdo gjinikim shkakton vuejtje. Kur nji shprehje buron e lume, xixilluese, nga zêmra dhe nga shqisja, ajo shkëlqimin e vet e ka nxjerrë nga nji torturë shpirtnore tronditëse që lên vrragë të thella mbrênda shkrimtarit.”15

  

 

LES CONTEMPLATIONS”

 

Në 1856 Victor Hugo boton dy vëllime vjershash me titull Les Contemplations. Eshtë kryevepra e tij lirike. Titujt e vëllimeve janë përkatësisht Autrefois dhe Aujourd’hui (Dikur dhe Sot). Secili vëllim përmbledh një kohë 12 vjeçare. I ndan një humnerë: varri i vajzës së tij Léopoldine që, bashkë me të shoqin u mbyt në lumin Seine, në 1843. poeti, në parathënien, veprën e tij e quan “Mémoires d’une âme” (Kujtime të një shpirti). Thotë shkrimtari André Maurois: “C’est lui-même qui bien tôt tombera dans le guoffre sans fond de la souffrance morale, mais qui, par la souffrance, connaîtra ce repli sombre dont il avait besoin pour devenir le plus grand poète français.”16 (Është ai vetë që për së shpejti do të bjerë në humnerën pa fund të vuajtjes morale, por që, për shkak të vuajtjes, ka për të njohur atë strukje të errët për të cilën kishte nevojë që të bëhej poeti më i madh freng.)

Në vëllimin e dytë, Aujourd’hui, ndodhet Elegjia e tij e shkruar për vdekjen e Loepoldinës. Titulli i saj është A Villequier.

 

 

Vjersha “A Villequier”

 

Vdekja e Leopoldinës e godit rëndë poetin. Gjatë një viti, Victor Hugo mbetet i hutuar dhe s’prodhon gjë. Pas një viti, shkruan një vjershë që është një elegji një vajtim. E botuar me disa vargje të shtuara pas një motmoti, poema bëhet objekt diskutimesh dhe komentesh admiruese.

Kjo vjershë lirike që e kanë quajtur “Elegjia e elegjive”, i shpëton kritikës së rreptë të kohës. Shkrimtari katolik Louis Veuillot, armik i Hugo-it, shkruan se, përpara një vjershe të tillë, “duhet të heshtim”, dhe, për të parën herë, poetët, shkrimtarët, kritikët, mbeten dakord se kanë të bëjnë me një “vjershë zemre” esenca e së cilës s’mund as të përkufizohet as të përcaktohet dhe vjersha vetë s’mund të merret e të gjykohet nga përsëritjet e tepërta që përmban, nga trajtimi i saj aty këtu i çthurur, sepse ajo është e mbështjellur nga një dritë që s’është e kësaj bote; me pak fjalë, çdo përpjekje, orvatje, për t’a analizuar, qoftë nga pikëpamja estetike, qoftë nga pikëpamja letrare, qoftë nga ana e prozodisë, është e destinuar të mos kënaqë njeri. A Villequier i shpëton çdo analize si ujt e kulluar i shpëton mëndafshit të sitës, sado i dendur të jetë.

Lirika është ekskluzivisht shprehje ndjenjash dhe kryesisht sentimentale, shpirtërore, prandaj është edhe më zor të përkthehet në një gjuhë tjetër. Poemat lirike janë shkruar nga poetët për të evokuar (më falni përdorimin e kësaj fjale barbare por të bukur) një gjendje emocionale të një shpirti të ndërë, dhe jo për të përcaktuar një send, për të zhvilluar një argument logjik, ose për të përshkruar një ide.

Në letërsinë frenge kemi tri poezi klasike të gjinisë elegjiake: Consolation à M. du Pèrier e François de Malherbe (1555-1628), L’isolement e Alphonse de Lamartine, bashkohas i Hugo-it (1790-1869), dhe A Villequier. Në këtë vjershë të tij Victor Hugo ka përdorur strofën e Malherbe-it dhe atë të Lamartine-it, duke i alternuar. Një gërshetim i tillë është një shembëll unike në poezinë frenge dhe aq i qëlluar sa që “La douleur humaine n’a jamais suscité une musique plus expressive, ni plus riche.”17 (Dhëmja njerëzore nuk ka shkaktuar [krujuar] një muzikë më shprehëse, as më të pasur.)

 

 

 

 

Përkthimi i Nolit: “Vajtim për të bijën”

 

Me përjashtim të një rime të dobët, anë, shkaknë në strofën 11, dhe në 13, në të cilën vargjet në vend të kenë rimën ABAB, e kanë ABBC, përkthimi i Nolit është teknikisht aq i përsosur sadhe vjersha e Hugo-it. Noli më ka shkruar tri letra q’i përkasin përkthimit të tij. Më 29 Dhjetor 1960, më shkruan ndër të tjera: <<Të parën me tri strofa pothua e kam përkthyer çat pat me mënt. Së dytës, “A Villequier”, e cila ësht ‘edhe e gjat’ edhe e zorshime, i vinj rrotull, po nukë di a do ta katranós.>> Pas tre muaj, më 1 Prill 1961, më shkruan këtë letër tjetër:

 

<<I dashur vëlla: Vjersha e dëgjuar e Victor Hugo-jt, e titulluar Frengjisht “A Villequier”, edhe shqip “Vajtim Përmi Varrin” (këtë titull Noli e ktheu në “Vajtim për Bijën” kur i a dha Diellit për botim), u-mbarua prej kohe as mirë as keq, po çat pat. Miku jo nga dashuria, po nga kabadaillëku. Tani, sikundër e ka zakon, e ka lënë të flerë ca kohë, pastaj do t’i heqë një përdah të funtme, dhe do tja dorëzonjë “Diellit” për botim nofta pas Pashkës. Radhitësi ka liri të plotë t’a ndryshonjë sipas qefit. Këndonjësi duhet të ketë mirësinë t’a ndreqë dhe t’a kupëtonjë sipas takatit. Ju, për shëmbëll, e muartë me mënt fjalën Vrerosur, siç e kisha në përkthimin tim. (Diellin ishte shkruar gabimisht “Verosur”) Rradhitësi bëri një tjatër lajthim dhe sakatosi një vark. Unë vetë bëra nja tri lajthime. Perëndia më ndjeftë, se do t’i ndreqim të gjitha, po të jemi gjallë…>>

Atë ditë që mora këtë letër ndodhesha me mikun dhe ish kolegun t’im të vjetër të Lyceut të Shtetit të Tiranës, Prof. Perikli Mbroja, letrar i hollë dhe me kulturë frenge. Qeshi me mua duke qenë i mendjes së kritikëve që thonë se vjersha del e shkëlqyer nëqoftëse është e ndjerë, është e lidhur me gazet, me hallet, me jetën e poetit ose të rrethit në të cilin rron poeti. Shtoi: “Me gjithë zotësinë e Nolit, unë nuk besoj se do të ketë dalë ndonjë kryevepër, me të cilën të quhet e pasuruar letërsia shqipe, sikurse pretendon ti.” Nuk ishte një pretendim ky i imi, por një ëndërr; përkëdhelja një ëndërr realizimin e një dëshire personale dhe kombëtare njëkohësisht. Personale, sepse natyra e ime ka në themel një prirje nga shkrimet shpirtërore, mistike mund të thom, dhe çdo elegji i përket ndenjës së shpirtit; kombëtare, sepse vetëm ata që janë marrë me letërsinë shqipe, dinë se sa e vobektë eshtë kjo e jona në krahasim me letërsitë e tjera, dhe se sa u djeg shpirtin gjakimi t’a shohin sa do pak të pasuruar.

 

Dua të shquaj se mikun P. Mbroja e marr këtu si element ekstrem kundërshtar të thezës s’ime. Nuk mund të mësheh se arsyetimi që ai më shfaqi, do me thënë që Noli do të dështonte në përkthimin e elegjisë hugoliane sepse, jo vetëm që poezitë personale janë më të vështira për të përkthyer por, dhe aq më tepër sepse Noli, duke mos patur fëmijë, nuk mund të ndjente një dhëmbje shpirtërore si atë të Hugo-it, më mbeti si një gozhdë e ngulur në mendje dhe një peng në zemër. Por gjeja një ngushullim që më xixëllonte në shpirt, n’atë frazë të Nolit: “Miku ynë Namik Namazi e bëri këtë përkthim Herkulian…”. Herkulian! , do me thënë se është munduar dhe mundimi i Nolit, mendoja, si mund të jetë dështim?

A Villequier u botua më në fund në faqen 4 të Diellit, 31 Maj ’61. E kopjova gërmë për gërmë me të gjitha gabimet e shtypit dhe ia nisa Nolit q’atë ditë për t’a korigjuar. Me korigjimet e duhura të bëra nga dor’e tij, A Villequier u ribotua në Shqiptarin e Lirë, 30 Qershor 1961. Ndërsa Noli i kishte bërë vjershës këtë shënim të shkurtë dhe të thatë: “Shkruar më 1844 dhe titulluar në origjinal “A Villequier”, ku ishte varrosur tok me të shoqin e bija e vjershëtorit pas (një) aksidenti në lumin Sein”, në Shqiptarin e Lirë unë i bëra këtë

 

PARAQITJE

 

“Më 4 Shtator 1843, në Villequier, katund afër Le Havre-it, vajza m’e dashura dhe m’e përkëdhelura e Poetit Victor Hugo, 19 vjeçarja Léopoldine, mbytet në lumin Seine bashkë me të shoqin, Carles Vacquerie, në një aksident barke. Dy të rinjtë s’kishin mbushur ende shtatë muaj martesë. Ata që asistuan në zhvillimin e tragjedisë, pa patur mundësi t’u shkonin në ndihmë dëshmojnë se Carles Vacquerie, fizikisht i fortë e notar i mirë, kur pas shumë mundimesh, pa se s’mund t’a shpëtonte dot të shoqen, s’deshi të shpëtonte as ai vetë, por e përqafoi fortë atë dhe të dy bashkë shkajtën lehte në fund të ujrave të thella. Kjo ngjarje preku dhe mallëngjeu tepër vendësit, të cilët, në shenjë nderimi dhe adhurimi ndaj një dashurie të tillë tej vdekjeje, i varrosën trupat e dy fatkëqinjve, të shtrirë njëri pranë tjetrit në të njëjtin arkivol.

“Më 4 Shtator 1844, ditë e përvjetorit të parë t’asaj ngjarje të hatashme Victor Hugo, << kallm i shembur i kënetës >>, merr pendën dhe, me << zëmrën plotërisht të thyer >>, end e qindis këtë Vajtim për bijën që është një nga xhevahirët më të çmueshëm të thesarit poetik botëror. Eshtë Jobi që ringjallet në Victor Hugo-në që, duke qarë dhe u qarë na këput shpirtin. Vajtimi dhe ankimet e poetit shprehin një pohim besimi dhe nënështrim ndaj Zotit << Perëndi i Jetës >>, si ai i Patriarkut biblik.

“Shqipërimi i kësaj vjershe të famëshme frenge është një dhuratë e shtrenjtë që Namik Namazi i bën letërsisë s’onë të përkthimit. Nëse penda mjeshtri e Fan Nolit e ka pasuruar atë letërsi me përkthimin e vjershës magjepse të Korbit të Poe-s, sot Namik Namazi, avatar i Nolit, duke përdorur pendën me një mjeshtëri jo më të ulët, e shton atë pasuri me përkthimin A Villequier, vjershë zemre që na shkrin në ngashërim. Është me të vërtetë një faqe e bukur që praron me një hijeshi të rradhë antologjinë poetike shqipe”.

 

Miku Mbroja s’e kishte parë akoma dhe e thirra t’i a tregoja. U ul në tryezën t’ime dhe i a recitova. Kur erdha te strofa e fundit.

 

 

Vazhdoj me vjete si i vetmi gëzim

Që munda t’ ëndërronj;

Tani, o Zot i math,  kuptom se ç’hidhërim,

Po ndjenj që s’e shikonj! ,

 

pa dashur, më shpëtoi një përsëritje dhe e lexova kështu:

 

Tani, o Zot i math, kuptom se ç’hidhërim,

Oh, se ç’hidhërim!,

Po ndenj që s’e shikonj!

 

I kisha sytë të njomur, por edhe miku im ndodhej në një gjendje të heshtur që m’ipte të kuptoja se ishte prekur. Pas pak, sikur u zgjua, dhe më tha: “Më gënjeve. Zëri t’ënd patetik më bëri të mallëngjehem. Pa nema t’a shoh vetë.” Dhe filloi, më parë pa zë, pastaj me zë të ulët, sikur fjalosej me vete, t’a recitonte. “Ngreje pak zërin, të lutem,” i thash, dhe ai ashtu bëri. Nuk u ndal as te strofa e 13-të, e gabuar. Por çudia ka qenë se, kur erdhi te strofa

 

Nuk e harroj gjer sa të vdes çastin e zi;

Ç’të qava, o çast, më kot!

Bërtita: O Zot, qëparthi e kisha dhe tani

S’e kam! dhe qanj me lot.,

 

pa dashur, edhe atij i shpëtoi një përsëritje, po ashtu patetike siç më shpëtoi dhe mua. Recitoi kështu:

 

                        Nuk e harroj gjer sa të vdes çastin e zi;

                             Ç’të qava, oh ç’të qava, o çast, më kot!…

 

Nuk i thash gjë por i a vrejta kur mbaroi. Nuk e besonte, por në një provë të dytë, duke filluar nga

 

Më ler t’i unjem mbrëmane mi varr t’i flas

Kur bota rreth pushon,

Se nofta ëngjëlli në qiell, kur të bërtas,

Çel sytë e më dëgjon…,

 

kur erdhi tek ai varg i përvajshëm, përsëri recitoi:

 

                             Ç’të qava, oh ç’të qa

 

dhe u ndal me një “Oj !”, krejt i habitur.

Mbeti me sy ngulur mbi atë strofë, miku im, letrari, kritiku, profesori i filozofisë, “racionalisti”  (i kësaj shkolle është), i heshtur. M’erdhën në mend fjalët e katolikut Veuillot: “Duhet të heshtim.”

 

 

FAN NOLI SI POET RIKRIJUES

 

Më kanë tërhequr vrejtjen kotë fjalë të drejta të Prof. Namik Ressulit kur flet për Naimin t’onë :

“Se kur ishte i vërtetë binomi i gabuar sentiment-poezi, mbi të cilën u mbështet sidomos shkolla  romantike, atëherë të gjithë njerëzit që marrin pendën në dorë munt të ishin poetë…Pse sentimentet e veprës së Naimit e prekin dhe e tronditin shpirtin t’onë shqiptar nuk do me thënë gjë, nuk do me thënë se janë art. Çdo gjë që ka lidhje me ndjenjat epshet e zemrës s’onë mund të na prekë e të na mallëngjejë… Në veprën e tij (të Naimit) gjejmë vetëm sentimente dhe jo art, jo poezi; dua të thomë, në vargjet e tij sentimenti nuk ësht bërë, nuk u bë kurrë fytyrë (immagine)…18  

 

Tani, në lidhje me sa thotë Ressuli për Naimin, pyes: ç’ndodh me vjershën e Hygo-it? Argumenti i trajtuar është sentimental dhe sado e dhëmshme që është vdekja e një vajze, fakti është i rendomtë, mijra vajza vdesin. Çdo vdekje prek t’afërmit. Mirëpo këtu hyn tani një element që nuk përcaktohet, që s’mund të përkufizohet me fjalë, që është universal, që prek jo çdo njeri, por qenien njerëzore dua të thom, ai element poetik që kthen një dhëmbje personale të kufizuar, në një dhëmbje të ndjerë nga gjithësia. Si mund t’a përkufizoj atë element që na rrëmben shpirtin, që na ndrydh zemrën, që ka fuqinë të bëjë që vdekja e Leopoldinës të mos prekë vetëm shpirtin dhe zemrën e poetit, ose të njerëzve të tij, po të kthehet në një dhëmbje depërtuese në çdo zemër, në çdo shpirt, në t’imin, në t’ëndin, në t’atijn?

Këtu s’është arti i përpunimt të vargut por është një cilësi misterioze artistike që i përket krejt trajtimit, ajo që e dekreton POEZI elegjinë A Villquier.

 

Po Noli, ç’bën Noli? Noli “i vjen rotull” poezisë për të përkthyer. Stepet, instinkti i thotë të ngurrojë, të përpiqet të vihet në marrëdhënie shpirtërore me Hugo-në, të mos mendojë te fjalët e përdorura në frengjishte, por të ndjejë, të përpijë, t’i dridhen zemra dhe shpirti, i gjithë shtati, përpara se të ngjyejë pendën me bojë shkrimi, nga frika se mos ndyjë faqen e bardhë të fletës së papërlyer që pret në parzën vargun e zjarrtë. As nuk i shkon mendja përkthimi mot à mot, në rastin specifik të trajtimit të kësaj vjershe zemre. Merr disa herë aq liri të madhe sa vargjet e tija mund t’i quajmë rikrijim, krijesa vetjake, origjinale. I lexojmë vargjet e Nolit dhe na mbulon një trishtim, një mallëngjim, një lartësim shpirtëro dhe si pasojë (mos ju duket si  një antonymi) një qetësi shpirtërore, një lloj euthymi senekiane, pikërisht të ndjera po me atë intensitet, ashtu siç janë të ndjera nga frengu vetë. Mund të thom ndryshe:

Kur recitojmë Vajtimin për bijën, kemi përshtypjen se argumenti është duke u zhdukur, shkrihet në erë, në eter, ose për të thënë më mirë, kthehet në një vel imaterial, që të mbështjell shpirtin; vargu i Nolit metamorfozohet me nota muzikale, s’të jep kohë të ndalesh për të përkufizuar, për të përcaktuar, për t’arësyetuar. Dëgjohet kënga e zërit që buron nga zemra, jo fjala që arësyeton.

Thash se Noli nuk përkthen fjalë për fjalë. Mund të mendohet sepse leksiku i gjuhës s’onë është shumë i vobektë, por kjo thezë duhet të mënjanohet me një përqindje të madhe, sepse edhe në gjuhët e tjera, si n’italishte e spanishte, aq të pasura sadhe frengjishtja, përkthimi ka patur dështim të plotë, sikurse thash në fillim. Noli s’e lë përgjysëm veprën e filluar. Mundimi i tij është “Herkulian”, e kryen punimin për “kabadajllëk”. A është i madh për këtë? Jo: Noli në përkthimin e Hugo-it tregohet Poet, poet i madh, vetëm e vetëm sepse rikrijon, nuk përkthen. Proteiformi Nol, fetar, historian, burrë-shteti, orator si ai, poet, në ndeshje me poetin mbetet vetëm poet dhe, si pasojë, rival. A është poezia njëkohësisht arti i fabrikimit të vargut dhe arti i krijimit dhe i paraqitjes së fytyrës (immagine)? Noli rrok pendën dhe është vargëtar dhe fytyrues: me anën e vargut të tij poezia është e porfirtë, e margaritartë, plot shorti saqë ndjejmë një ëmbëlsi që na deh, nëqoftëse mund të thom kështu, në dëgjimin e fjalëve tash harmonioze e tash kumbuese, gjithnjë të renduara me rigorozitetin më të madh brenda rregullave të metrikës, në çdo shqipërim të tij.

 

 

 

Disa shembëlla

 

Më pëlqen të vë në dukje vetëm disa nga ato vargje për të cilat Veuillot thotë se “Il n’y a pas de plus beaux vers dans la langue française ni dans la langue chrétienne.” (Nuk ka vargje të bukura as në gjuhën frenge as në gjuhën kristiane.)

 

Ja ku të vinj, o Atë që besoj, o Zot,

Të sjell përunjësisht

Zëmrën që m’a ke mbushur me lavdi, dhe sot

M’a theve plotësisht.

 

. . . . . . . . .

 

Më s’kundërshtonj për asnjë gjë që po më ther,

Se ashtu deshe ti;

Shpirti nga zi në zi, edhe nga vrer në vrer

Shkon në përjetësi.

 

Në frengjishte kjo strofë është:

 

Je ne rèsiste plus à tout ce qui m’arrive

Par votre volontè.

L’âme de deuils en deuils, l’homme de rive en rive

Roule à l’èternitè.

 

. . . . . . . . .

 

E di që pema bie kur i fryn një erë,

Zogut i bie pënda, lulja shkunt aromën;

Kriesa është rot’e madhe si poterë,

Dhe sillet rotull duke shtypur udhës llomën.

 

Se ditët, muajt, valat, sytë që vajtojnë

Kalojnë pa pushim,

Se bari do të mbinjë, foshnjat do të shkojnë,

E di, o Zoti im?

 

Në frengjishte:

 

Les mois, les jours, les flots des mers, les yeux qui

Passent sous les ciel bleu;        [pleurent,

Il faut que l’herbe pousse et que les enfants

Je le sais, ô mon Dieu.       [meurent:

 

Në shqipe “le ciel bleu” (qjelli i kaltër) është zhdukur por, me gjithatë nuk mund të thomi vallë, se strofa shqipe është aq e bukur sa edhe ajo frenge?

 

. . . . . . . . . .

 

 

O Zot i madh, të lutem, hith një sy mi mua,

Shëroj-e shpirtin tim;

I ëmbël, i përunjur posi foshnj’ e grua

Të vinj me adhurim.

 

Dy strofat e fundit në frengjishte janë:

 

Quand on a vu seize ans, de cet autre soi-même

Croître la grâce aimable et la douce raison,

Lorsqu’on a reconnu que cet enfant qu’on aime

Fait le jour dans notre âme et dans notre maison,

 

Que c’est la seule joie ici-bas qui persiste

         De tout ce qu’on rêva,

Cosidére que c’est une chose bien triste

      De le voir qui s’en va!

 

         Dhe ja tani, si shfaqeet, i hollë e i lartë, arti poetik i Nolit, i barabartë me atë të Hugo-it: Në shqipërimin ose, për të thënë më drejt, në rikrijimin e tij, si plektri përshkon gamën, fjala mallëngjyese përshkon vargjet e prek telat e zemrës s’onë, që tingëllojnë vajtueshëm sa që ndjejmë se dhëmbja, hidhërimi i Poetit, hidhërimi i një njeriu bëhet hidhërimi i njeriut:

 

         E pashë lulen që Imzot në kopsht më mbolli,

         U rrit me hir, me ëmbëlsi, dhe kthjellësi,

         E dashura si një diell zemër dhe shtëpi.

 

         Vazhdoj me vjete si i vetmi gëzim

                     Që munda t’ëndërronj;

         Tani, o Zot i madh, kuptom se ç’hidhërim

         Po ndenj që s’e shikonj!

 

Kujtoj se letërsia e jonë mund të gëzohet për këtë shqipërim nolian. Letrarët shqiptarë duhet t’i jenë mirënjohës Nolit dhe të bekojnë atë “kabadaillëk” të tij që e bën poetin t’onë rival poetësh të mëdhenj.

 

FUND

 

FJALORTH

 

FJALE SHQIPE __ Gjashtë: gur i zi që përdoret për të provuar artin dhe ergjëndin: fq. 14 __ Gjakim: dëshirë e madhe; fq. 26 __ Gjinikuar: gjinikoj: pjell krijoj; fq. 15- e Kithtë: e errët fq. 19; kif-i: mjegull që mbulon majat e maleve-e Kolme: e hieshme, e kendëshme (për vajzë); fq. 16; e përdor Noli për Dylqinjën në vjershën “Këtu dirgjet Don Kishoti” – Ngurroj: nuk vendos të shkoj përpara, të filloj punën; fq. 30 – Penjzë: eshtë, qelizë e zgjatur në trajtë të një filli të hollë; fq. 22; në frengj. e angl: “fibre”

 

FJALE TE HUAJAAntonymí: kundërshtim fjalësh që kanë kuptim të kundërt si, p.sh., një kusar i ndershëm, një plak i ri; fq. 31 – Avatàr (fjalë sanskrite): në brahmanizmin, mishërim i një Perëndie; për analogji, këtu do të thotë kthim, ndryshim i një persono një tjetër; fq. 20 – Cénacle (frengj.): kthina ku Zoti Krisht hangri Darkën e Fundme (Cena) me Apostujt e tij; për analogji: qendra, vendi ku mblidhen letrarët, artistët, të një ideje, të një shkolle; fq. 22 – Ekzegjet: dijetar që shpjegon dhe analizon një tekst fetar; fq. 19, në notën 13 – Ezoterik dhe Ekzoterik: që i përket, në fe dhe në filozofi, përkatësisht doktrinës së fshehur ose të shpallur botërisht; fq. 19, në notën 13- Euthymi: mirëqenie e shpirtit; fq. 31- [për të] Evokuar: për të thirur, për të ngjallur një kujtim; fq. 24 – Intrinseke: e brendëshme, në vetvete; për metalet e çmuar, për shembëll, vlefta intrinseke është ajo e vërteta që nuk varet nga çmimi që mund t’u caktohet, qoftë herë pas here qoftë sipas tregut në vende të ndryshme; fq. 11 – Invektivë: shprehje mallkuese; fq. 10 – Metamorfozohet: ndërron formën, strukturën (edhe shpirtin); fq. 31 – Mot à mot (frengj.): fjalë për fjalë; fq. 30 – Prerogativë: një e drejtë e veçantë e njohur; këtu ka kuptimin e cilësisë; fq. 17 – Proteiformë: që ndryshon shpesh formën si Proteus-i mitologjik, nga i cili rrjedh kjo fjalë; fq. 31 – Sublimitet: lartësia më e madhe kur flasim për cilësi morale, intelektuale, letrare, shpirtërore; këtu ka kuptimin e përsosurisë; fq. 16 – Traduttore: traditore (ital.): Përkthyes: tradhëtar; fq. 15.

14 Me rastin e 15- Vjetorit të vdekjes së Pascoli-t, në vjetin 1927 u botuan disa letra inedite të tija ku ai shpreh gjykimin mbi vjershën A Villequier, përkthimin e së cilës i la përgjysëm. Larg nga bibliotekat e Italisë, mjerisht, mbi këtë pikë s’mund të jap asnjë referencë të saktë.

15 “Xixat e <<Shêjzavet>>”, në Shêjzat, Romë Nanduer-Dhetuer, 1960, fq. 362.

16 André Maurois: olympio ou la vie de Victor Hugo, Paris 1954. fq. 158.

 

 

17 Jozeph Vianey: Victor Hugo- Les Contemplations, 2 VV. Paris 1922, fq. 39.

18 Namik Ressuli: “Naim Frashëri, poet i mirësisë, në Shpirti Shqiptar, Nr. 1, Torino, Korrik-Shtator 1954, fq. 14.

Unë, Vehbi Skënderi dhe Nasho Jorgaqi Nga Tasim Aliaj

Vehbi Skenderi, miku im i hershem…
Kur isha ne vitin e dyte te fakultetit, e ftova per nje bisede me studentet. Doli me interes.
Aty u hap dhe nje debat per nje poezi lirike ,qe une e interpretova ndryshe nga ai.
Miqesia jone vazhdoi.
Atehere Vehbiu ishte sekretar kolegjumi ne revisten Ylli.
Ai propozoi qe une te punesohesha aty. K/redaktori nuk pranoi.
Vehbiu botonte dendur shkrime të mia.Po kishte gjetur belane nga nje antar kolegjumi ,
nga Nasho Jorgaqi qe e kundershtonte gjithmone.
Madje nje dite kish thene: Une e njoh kete djale, e kam komshi dhe e kam keshilluar qe t’i vihet ndonje zanati tjeter.
Një ditë Vehbiu paraqiti ne kolegjumi nje tregim timin, por pa i vene emrin e autorit.
Midis te tjerash, Nasho Jorgaqi tha: Tregimi eshte shume i bukur. Autori eshte nje premtim per letersine tone, por nuk kuptova, perse s’eshte vene emri i autorit.Cili eshte ky talent?
Vehbiu me ate ironine e tij te holle, ia ktheu:Eshte ai,te cilin ti e ke keshilluar te merret me ndonje zanat tjeter.

Atdheu, kryefjala e fjalëve Poezi nga Oshise Grillo

 

I mora A-në atit,
në të ishte dhe nëna,
i mora T-në tokës,
në të ishte dhe zemra,
i mora D-në detit,
në të ishte dhe qielli,
i mora H-në hënës,
në të ishte dhe dielli,
i mora E-në erës,
në të ishte dhe shiu,
i mora U-në ujit,
në të ish dhe njeriu…
I lidha të gjitha bashkë
dhe si ylber shkëlqeu
e para kryefjalë
e fjalëve :
ATDHEU!

LV – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Frank Shkreli: Gjergj Fishta dhe komunizmi – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

LV – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Frank Shkreli: Gjergj Fishta dhe komunizmi – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

Frank Shkreli: Gjergj Fishta dhe komunizmi

At Gjergj Fishta, françeskani, edukuesi, poeti, atdhetari, politikani, rilindësi, përkthyesi dhe Shkrimtari i Kombit Shqiptar

Më 28 nëntor 1881 lindi shkrimtari i shquar austriak Stefan Zweig

Stefan Zweig lindi më 28 nëntor të vitit 1881 në Vjenë, Austri dhe vdiq më 23 shkurt 1942 në Petrópolis afër Rio de Janeiro, Brazil. Ishte një ndër shkrimtarët më të shquar austriakë.

Biografia

Stefan Zweig (i njohur më shumë si Stefan Cvajg), është një nga shkrimtarët më të njohur në botë, i viteve 20-të dhe 30-të. Ai shkroi novela dhe tregime, si edhe shumë biografi të figurave të njohura të historisë së botës, ndër të cilat më e famshmja është biografia e Mary Stewart (Maria Stjuart), si edhe ajo e perandoreshës Mari Antuanete. Fillimisht veprat e tij u botuan në gjuhën angleze nën pseudonimin ‘Stephen Branch’ (Stefan Brenc – përkthim i emrit origjinal).

Ai ishte i biri i Moris Zweig, pasanik hebre i cili prodhonte tekstile si dhe i Ida Brettauer, e bija e një familjeje bankierësh italianë. Edhe pse rridhte nga familje hebraike, feja nuk luajti ndonjë rol në edukimin dhe formimin e Cvajg. ‘Feja ime ishte thjesht një rastësi si rjedhojë e prejardhjes sime’ – është shprehur ai gjatë një interviste. Cvajg studioi filozofi dhe histori letërsie si dhe ishte pjestar i lëvizjes avangarde “Viena e Re”. Edhe pse esetë e tij botoheshin në ‘Neue Freie Presse’, botuesi i së cilës ishte udhëheqësi zionist Teodor Herzl, ai nuk ishte i ndikuar nga nacionalizmi hebraik i Herzlit. Cvajg-u e braktisi Austrinë pas ardhjes në fuqi të Hitlerit. Gjatë kësaj periudhe ai u mbështet botërisht nga kompozitori Richard Shtraus, i cili refuzoi të hiqte emrin e Cvajgut nga parrullat për prezantimin e operas së tij ‘Gruaja e heshtur’ (Die schweigsame Frau_) në Dresden. Për këtë arsye Hitleri nuk e ndoqi hapjen e operistikës së muzikantit më të madh të kohës së tij si dhe pas tre shfaqjesh opera u ndalua.

Cvajg studjoi ne Austri, Francë dhe Gjermani. Në vitin 1904 ai mbaroi doktoratën për filozofi dhe arte të bukura nga Universiteti i Vienës. Përpara se të vendosej në Salzburg (1913) ai udhëtoi nëpër shumë vënde të botës. Në 1914 Cvajg u martua me Friderike Maria Burger von Winternitz (1882-1971), e cila i kish dërguar letra adhurimi që nga viti 1901. Friderike u bë shkrimtare gjithashtu dhe ata jetuan bashkë, me dy vajzat e saj nga martesa e parë, për më shumë se 20 vjet.

Cvajg studjoi ne Austri, Francë dhe Gjermani. Në vitin 1904 ai mbaroi doktoratën për filozofi dhe arte të bukura nga Universiteti i Vienës. Përpara se të vendosej në Salzburg (1913) ai udhëtoi nëpër shumë vende të botës. Në 1914 Cvajg u martua me Friderike Maria Burger von Winternitz (1882-1971), e cila i kish dërguar letra adhurimi që nga viti 1901. Friderike u bë shkrimtare gjithashtu dhe ata jetuan bashkë, me dy vajzat e saj nga martesa e parë, për më shumë se 20 vjet.

Vepra e parë e Cvajg ishte përmbledhja poetike ‘Litarë të argjendtë’ (Silberne Saiten) e cila u botua në vitin 1901 kur ai ishte vetëm 20 vjeç. Më pas u botua në Zvicër, drama e tij kundër luftës, titulluar ‘Jeremiah’, të cilën ai e shkroi në vitin 1917 kur ishte ushtar. Kjo dramë frymezohej nga Lufta e Parë Botërore dhe u luajt për herë të parë në Nju Jork në vitin 1939. Cvajg shkroi dhe drama të tjera si ‘Tersites’ në 1907, një tragjedi e shkruar në vargje të lira si dhe ‘Jetë në det’ (Das Hause Am Meer) në 1912, tek e cila pasqyrohej Lufta Civile në Amerikë. Cvajg jetoi për gati 20 vjet në Salzburg edhe pse si gjithmonë kohën më të madhe e kalonte nëpër udhetime. Gjatë Luftës së Parë ai punoi në arkivat e Ministrisë Austriake të Luftës, por u detyrua te largohej për në Zürich atëherë kur bindjet e tij paqësore ranë ndesh me bindjet e eprorëve të tij. Cvajg u bë i njohur fillimisht si poet dhe përkthyes (ai zotëronte 5 gjuhë të huaja, përveç hebraishtes, latinishtes dhe greqishtes së lashtë) dhe më pas si biograf, tregimtar dhe novelist. Ai njihet si intelektuali i parë që hodhi idenë e një Europe të Bashkuar, në vitin 1908.

Cvajg u përqendrua në mësimet e Sigmund Freud, ndikimi i të cilit ndihet në gjithë krijimtarinë e tij, sidomos në analizat e tij biografike për njerëzit më të shquar të të gjitha kohërave (filozofë, burra shteti, mbretër e mbretëresha, shkrimtarë të shquar etj). Gjatë kohës në Salzburg, Cvajg filloi të besonte se persekutimi që Hitleri po u bënte hebrejve në atë kohë, lidhej direkt me vetë Cvajgun. Ai kurrë nuk u shërua nga ky fiksim, i cili rrjedhimisht u shndërrua në paranojë. Kur emigroi në Angli (jetoi në Bat dhe Londër), Cvajg kreu studime për librin e tij të ardhshëm ‘Mary, Mbretëresha e Skocisë’. Në atë kohë ai u takua përsëri dhe me Freud, me të cilin ish njohur në vitet 20. Në vitin 1938 ai botoi librin ‘Padurimi i zemrës’ (Ungeduld des herzens), një histori e zezë dashurie që tregon edhe njohjen e Cvajgut me teorinë psikanalitike të ndjenjës së fajit, një liber ku dashuria fajtore kurorëzohet me një vetvrasje të dëshiruar e të kërkuar nga dy personazhet kryesore të librit. Ndërsa në vitin 1938 Cvajg fitoi nënshtetësinë Britanike dhe në vitin 1940, pas një turneu të suksesshëm mësimdhënjeje në pothuajse tërë Amerikën e Jugut, ai u vendos në Brazil.

Cvajgu u nda nga Friderike në 1938 dhe një vit më vonë u martua me Charlotte Altmann, e cila ishte sekretarja e tij që nga viti 1933. Charlotte ishte 27 vjeç më e re se Cvajg. Në vitin 1941 ata shkuan të dy në Brazil. Në librin ‘Brazili-vëndi i së ardhmes’ (1941), Cvajg përshkruan bukur historinë, ekonominë, kulturën e vëndit duke dhënë përshtypje tepër interesante të cilat përputheshin dhe me thënien e Ameriko Vespucit kur zbuloi Tokën e Re, e cila thosh se “… nëse Parajsa ekziston në Tokë, ajo nuk duhet të jetë shumë larg prej këtu…” Rënia e Singaporit në vitin 1942 përforcoi patundshmërisht bindjen e Cvajgut se nazizmi së shpejti do të pushtonte tërë rruzullin. I zhgenjyer, i izoluar dhe larg Europës, Cvajgu kreu vetvrasjen së bashku me gruan e tij, prane Rio de Janeiro-s më 23 Shkurt, 1942. Me urdhër të diktatorit brazilian Getulio Vargas, shpenzimet e varrimit të Cvajgu u paguan nga shteti. Një ditë para se të vriste veten, Cvajgu dërgoi në shtyp librin ‘Bota e së djeshmes’, i cili u botua pak muaj pas vdekjes së tij. Ky libër kishte tone autobiografike dhe në një farë mënyre dënon kulturën europiane, të cilën në ato momente ai e quante të humbur. Në libër ai shkruan : “Shpresoj tja kem arritur qëllimit për gjetjen e një formule të vetme për kohën kur u rrita, domethënë para Luftës së Parë Botërore, duke e quajtur atë kohë ‘Era e artë e sigurisë’.”

Botimet origjinale

  • Silberne Saiten. Gedichte, 1901
  • Die Philosophie des Hippolyte Taine. Dissertation, 1904
  • Die Liebe der Erika Ewald. Novellen. Buchschmuck v. Hugo Steiner-Prag, Fleischel & Co., Berlin 1904
  • Die frühen Kränze. Gedichte, Insel, Lajpcigu 1906
  • Tersites. Ein Trauerspiel in drei Aufzügen, Insel, Lajpcigu 1907
  • Emile Verhaeren, Insel, Lajpcigu 1910
  • Erstes Erlebnis. Vier Geschichten aus Kinderland, Insel, Lajpcigu 1911
  • Das Haus am Meer. Ein Schauspiel in zwei Teilen (drei Aufzügen), Insel, Lajpcigu 1912
  • Der verwandelte Komödiant. Ein Spiel aus dem deutschen Rokoko, Insel, Lajpcigu 1913
  • Jeremias. Eine dramatische Dichtung in neun Bildern, Insel, Lajpcigu 1917
  • Erinnerungen an Emile Verhaeren, Privatdruck 1917
  • Das Herz Europas. Ein Besuch im Genfer Roten Kreuz. Umschlagzeichnung von Frans Masereel, Rascher, Zürich 1918
  • Legende eines Lebens. Ein Kammerspiel in drei Aufzügen, Insel, Lajpcigu 1919
  • Fahrten. Landschaften und Städte, Tal, Lajpcigu und Vjena 1919
  • Drei Meister. Balzac – Dickens – Dostojewski (= Die Baumeister der Welt. Versuch einer Typologie des Geistes, Band 1), Insel, *Lajpcigu 1920
  • Marceline Desbordes-Valmore. Das Lebensbild einer Dichterin. Mit Übertragungen von Gisela Etzel-Kühn, Insel, Lajpcigu 1920
  • Romain Rolland. Der Mann und das Werk, Rütten & Loening, Frankfurt 1921
  • Brief einer Unbekannten, Lehmann & Schulze, Dresden 1922
  • Amok. Novellen einer Leidenschaft, Insel, Lajpcigu 1922
  • Frans Masereel (mit Arthur Holitscher), Axel Juncker, Berlin 1923
  • Die gesammelten Gedichte, Insel, Lajpcigu 1924
  • Angst. Novelle. Mit Nachwort von E. H. Rainalter, Reclam, Lajpcigu 1925
  • Die Augen des ewigen Bruders. Eine Legende, Insel, Lajpcigu 1925
  • Der Kampf mit dem Dämon. Hölderlin – Kleist – Nietzsche (= Die Baumeister der Welt, Band 2), Insel, Lajpcigu 1925
  • Ben Jonson’s „Volpone“. Eine lieblose Komödie in drei Akten. Frei bearbeitet von Stefan Zweig. Mit sechs Bildern nach Aubrey Beardsley, Kiepenheuer, Potsdam 1926
  • Der Flüchtling. Episode vom Genfer See, Bücherlotterie, Lajpcigu 1927
  • Abschied von Rilke. Eine Rede, Wunderlich, Tübingen 1927
  • Verwirrung der Gefühle. Drei Novellen, Insel, Lajpcigu 1927
  • Sternstunden der Menschheit. Fünf historische Miniaturen, Insel (IB 165), Lajpcigu o. J. (1927)
  • Drei Dichter ihres Lebens. Casanova – Stendhal – Tolstoi (= Die Baumeister der Welt, Band 3), Insel, Lajpcigu 1928
  • Rahel rechtet mit Gott. In: Insel-Almanach auf das Jahr 1929, S. 112–131, Insel, Lajpcigu 1928
  • Joseph Fouché. Bildnis eines politischen Menschen, Insel, Lajpcigu 1929
  • Das Lamm des Armen. Tragikomödie in drei Akten (neun Bildern), Insel, Lajpcigu 1929
  • Die Heilung durch den Geist. Mesmer – Mary Baker Eddy – Freud, Insel, Lajpcigu 1932
  • Marie Antoinette. Bildnis eines mittleren Charakters, Insel, Lajpcigu 1932
  • Arabella. Oper von Strauss, 1933
  • Triumph und Tragik des Erasmus von Rotterdam, Herbert Reichner, Vjena 1934
  • Die schweigsame Frau. Komische Oper in drei Aufzügen. Frei nach Ben Jonson und Stefan Zweig. Musik von Richard Strauss. *Fürstner, Berlin 1935
  • Maria Stuart, Reichner, Vjena 1935
  • Gesammelte Erzählungen, 2 Bände (Band 1: Die Kette, Band 2: Kaleidoskop), Reichner, Vjena 1936
  • Castellio gegen Calvin oder Ein Gewissen gegen die Gewalt, Reichner, Vjena 1936
  • Der begrabene Leuchter. Novelle, Reichner, Vjena 1937
  • Begegnungen mit Menschen, Büchern, Städten, Reichner, Vjena 1937
  • Magellan. Der Mann und seine Tat, Reichner, Vjena 1938
  • Ungeduld des Herzens. Roman, Bermann-Fischer/de Lange, Stokholmi/Amsterdami 1939
  • Brasilien. Ein Land der Zukunft, Bermann-Fischer, Stokholmi 1941
  • Schachnovelle, Buenos Aires 1942
  • Die Welt von Gestern. Erinnerungen eines Europäers, Bermann-Fischer, Stokholmi 1942
  • Zeit und Welt. Gesammelte Aufsätze und Vorträge 1904–1940, Bermann-Fischer, Stokholmi 1943
  • Legenden, Bermann-Fischer, Stokholmi 1945
  • Balzac. Roman seines Lebens, hg. v. Richard Friedenthal, Bermann-Fischer, Stokholmi 1946
  • Fragment einer Novelle. Hrsg. v. Erich Fitzenbauer.

Veprat në shqip

  • Ne lufte me djallin/ War With Devil (Monographs of Helderin, Claist and Nietsche), Stefan Cvajg, BAÇA
  • Shpirti qe sheron / The Soul That Heals (novels), Stefan Cvajg, BAÇA
  • Triumfi dhe tragjizmi i Erazmit te Roterdamit/ The Triumph and the Tragedies of Erasmus from Rotterdam (monograph), Stefan Cvajg, Shtepia e librit
  • Peshtjellim ndjenjash/ Feelings Mixing (intimate notes about professor R. De. D), Stefan Cvajg, GLOBUS R.
  • Dashuria e Erika Evaldit / The Love of Erica Evald, Stefan Cvajg, FAN NOLI
  • Letra e nje te panjohure/ Letter From An Unknown (novel), Stefan Cvajg, KOKONA

Lidhjet e jashtme

  • Stefan Zweig
  • Shoqata internacionale Stefan Zweig

Send this to a friend