*** Sipas Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, “Serbia de fakto e ka njohur Kosovën”! – Po, e ka njohur, “kur të bëjë shelgu kumbulla”! – Ëndrrat e bukura, nuk të bëjnë të lumtur as de fakto e as dejure.
Mirëpo, e drejta ndërkombëtare e njohjes së një shteti të pavarur nuk thotë këso “pallavrash” të politikës ditore të liderëve dhe të shtetarëve shqiptarë. Por në përkufizimin e saj të saktë, thotë kështu: Njohja de fakto është implicite, e përkohshme, e kufizuar, e paqëndrueshme (me gjithë zotërimin e atributeve të një shteti të ri: “populli, territori dhe sovraniteti”), sepse vë në dyshim efektshmërinë dhe kontrollin e ushtrimit të kapacitetit të pushtetit politik, jurdik dhe kushtetues të shtetit të ri mbi tërë territorin e tij. Me një fjalë, njohja de fakto nënkupton statusin e disktueshëm juridik të shtetit të papërfunduar të Kosovës në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare.
Edhe sikur Serbia ta njihte de fakto Kosovën, kjo nuk do të thoshte asgjë të vlefshme për rrumbullakësimin eksplicit (de jure) të shtetit të pavarur të Kosovës në kuptimin juridik të së drejtës ndërkombëtare, por vetëm një “cirk politik” të blerjes së kohës disavjeçare, që Kosovën ta mbajë nën kontrollin e saj të plotë deri në copëtimin dhe në ripushtimin e saj përfundimtar me forcë.
Këtë staregji e mbështetë edhe Plani B i Serbisë në bashkëpunim me Moskën zyrtare, në rast dështimi të diplomacisë dhe politikës paqësore për federalizimin-bosnjëzimin e Kosovës, atëherë, do të përdorin forcën e përbashkët ushtarake sipas modelit të Krimesë së ankesuar dhe të pushtuar nga Rusia e Vladimir Putinit.
Cila “Marrëveshje e paktuar” me Beogrdin, e njeh “de facto” Republikën e Kosovës?
Pyetja e parë për Presidentin Bujar Nishani, cila është ajo Marrëveshje e arritur në Bruksel më 25 gusht 2015 mes palëve negociuese të Beogradit dhe të Prishtinës, sipas së cilës “Serbia de fakto e ka njohur Kosovën” sipas Nishanit?
Edhe pse presidenti Nishani nuk e ka konkretizuar Marrëveshjen sipas së cilës Beogradi “e ka njohur Kosovën”, fjala është për Marrëveshjen e themelimit të Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë, sipas së cilës de fakto i njihet e drejta e autonomisë politike dhe territoriale, gjëqë kjo në perspectivë nënkupton federealizimin ose copëtimin e territorit të Kosovës me mjete dhe me rrugë pqësore.
Në rast dështimi të kësaj formule paqësore, atëherë serbët, të ndihmuar dhe të shtytur nga Beogradi, do të kërkojnë copëtimin e territorit verior të Kosovës.
Pra, mos e gënjeni dhe mos e mashtroni popullin, se gjoja “Serbia de fakto e ka njohur Kosovën”. Kjo nuk është fare e vërtetë, por një gënjeshtër për “hava” siç thotë populli ynë i urtë.
Marrëveshja për themelimin e “Zajednica srpskih opstina”, e nënshkruar në Bruksel nga ana palëve negociuese serbo-kosovare, në asnjë rresht të saj nuk saktëson as njohjen de fakto e as de jure të Republikës së Kosovës, por parashikon njohen e autonomisë politike dhe territoriale të minoritetit serb brenda shtetit të pavarur të Kosovës, me lidhje speciale me Beogradin. Kjo është kuentisenca e kësaj Marrëveshjeje, o president i Shqipërisë, Bujar Nishani!
Nuk ka ndodhur “njohja de fakto”, as “njohja de jure” e Kosovës nga ana e Serbisë!
Edhe sikur të ndodhte, “njoha de fakto” e Kosovës nga ana e Beogradit zyrtar, kjo, do të jusitifikonte Kushtetutën e Serbisë (2006): “Kosovo je Srbija”, si dhe deklratat zyrtare të udhëhqjes serbe: “Srbija nikad nece priznati Kosovo”!
Ky do të ishte “përkufizimi i njohjes de fakto” i Kosovës nga ana Serbisë, që do të thotë se, kjo është ende “shtet i papërfunduar” dhe i “përkoshëm” sipas politikës dhe diplomacisë serbomadhe të Beogradit.
Mirëpo, këtë “lojë” të rrezikshme të Serbisë me Kosovën e pavarur, gjedhet e Aristotelit nuk duan ta pranojnë në sy të popullit shqiptar , as të Evropës, as të botës, por duan të jetojnë në fatkeqësinë e vetëkënaqësisë së tye politike, diplomatike, kombëtare dhe ndërkombëtare, duke parë “ëndrra në diell”, se së shpejti presidenti serb Tomislav Nikoliq, do t’i ftojë nishanët, jahjagaët, hashimët, mustafët, ramët dhe metat në “darken solemne” për kremtimin e “njohjes de fakto”, që Serbia “ia paska bërë” Kosovës, me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes për “Zajednicën serbe”!?
Njohja de fakto e Kosovës nga Beogradi zyrtar, do t’i konvenonte vetëm Serbisë, e cila Kosovën e quan shtet të kontestuar historikisht, të përkoshëm dhe të papërfunduar në kuptimin juridik të së drejtës ndërkombëtare. Kjo është karta mashtruese dhe simuluese e politikës dhe e diploamcisë së Serbisë, kur është fjala për arritjen e Marrëveshjes së “ Bashkimit të Komunave Serbe në Kosovë”.
Kësaj njohjeje “de fakto” serbe (që faktikisht, as praktikisht nuk ka ndodhur), të përshëndetur nga presidenti shqiptar, Bujar Nishani, mund t’i gëzohen vetëm presidenti Tomislav Nikoliq, kryeministri Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, sepse kjo është e vetmja formë spekuluese përmes së cilës Serbia po manovron në skenën ndërkombëtare, që në mënyrë paqësore, të rivendosë sovranitetin kolonial të saj në Kosovë (1912-1999).
Komentet