Z.Ruben Diaz Jr, Kryetari i Bashkisë të Bronx, NYC nderon për kontributet e saj në gazetari dhe poezi Elida Buçpapaj.
Me anë të një proklamate, Ruben Diaz Jr, Kryetari i Bashkisë të Bronx, NYC të datës 20 shtator 2019, shkruan se:
“Duke patur parasysh se: Elida Buçpapaj është një gazetare dhe poete e mirënjohur e cila ka raportuar për momentet historike të Kosovës dhe Shqipërisë. Sot, ne jemi krenarë të njohim kontributet dhe sakrificat e saj për të informuar dhe ndriçuar popullin e Shqipërisë dhe të Kosovës, dhe;
“Duke patur parasysh se: Historia e bashkisë sonë me komunitetin shqiptar fillon në vitet 1930, në rrugët e Van Nest dhe Morris Park, ku është rritur Regis Philibin. Sot, nga Belmonti, në Pelham Parkway e deri tek Morris Parkt dhe kudo ndërmjet, Shqiptarët po ndihmojnë për të forcuar thelbin e Bronxit përmes komunitetit të biznesit, kulturës dhe organizatave jofitimprurëse. Zyra e Presidentit të Bashkisë të Bronx me partnerët e saj dhe organizatat shqiptare në të gjithë qytetin promovon suksesin e emigrantëve shqiptarë në zonat metropolitane të qytetit të New York – deri tani popullsia më e madhe shqiptare në Shtetet e Bashkuara, dhe;
Duke patur parasysh se: Bronx ka lidhje shumë të fuqishme me Shqipërinë, ne jemi krenarë për të ndarë trashëgiminë e një popullsie prej më tepër 20.000 vetë me origjinë shqiptare – më shumë se çdo bashki tjetër në New York City dhe komuniteti më i madh në Shtetet e Bashkuara dhe organizatat janë të përkushtuara për të vazhduar këtë traditë të jashtëzakonshme të patriotizmit e vlerave, dhe;
Duke patur parasysh se: Për të festuar pavarësinë e Shqipërisë, në vitin 2018, Zyra e Presidentit të Bashkisë Bronx bëri që flamuri i Shqipërisë të valvitej, për herë të parë në histori, mbi Ndërtesën e Qarkut Bronx, dhe;
Duke patur parasysh se: Shoqatat, The Albanian American Society Foundation (Fondacioni Shoqëria Shqiptaro- Amerikane), Son & Daughters of Albanian in America (Bijtë dhe Bijat e Shqipërisë në Amerikë) dhe the Albanian Community Center (Qendrën e Komunitetit Shqiptar); së bashku me punën e palodhur të mikut tim, Esad A. Rizai, kemi krijuar një lidhje të fortë me bashkinë e madhe, duke na ndihmuar të festojmë pavarësinë e Shqipërisë çdo vit, duke përfshirë, për të parën herë, edhe ngritjen e flamurit të Shqipërisë mbi Ndërtesën e Qarkut Bronx në 2018, dhe;
Prandaj, tani: Unë, Ruben Diaz Jr., Kryetari i Bashkisë të Bronx, më 20 shtator 2019, në emër të më shumë se 1.4 milion banorëve, nderojmë dhe vlerësojmë kontributet e Elida Buçpapaj, të Shqiptarëve të komunitetit Shqiptaro-Amerikan, të heronjve të tyre, duke kremtuar kontributin e pamasë ndaj kulturës dhe historisë që ata kanë dhënë dhe do të vijojnë të japin në qytetin dhe bashkinë tonë.
Ruben Diaz Jr.”
Shënim i VOAL:
Gazetarja dhe poetja Elida Buçpapaj së bashku me bashkëshortin e saj, shkrimtarin Skënder Buçpapaj, prej gati 3 dekada, kanë lidhje shumë të forta bashkëpunimi me komunitetin Shqiptaro-Amerikan në SHBA .
Elida Buçpapaj ka raportuar nga Tirana për VOA – Voice of Amerika në vigjije të rrëzimit të diktaturës;
Ajo po ashtu ka kontribuar për Gazetën Illyria, me seli në Bronx, në fillim të viteve ’90.
Radio-Televizioni Shqiptar ku Skënder Buçpapaj ishte drejtues pati rol të veçantë në përmbysjen përfundimtare të monizmit, vënien e shoqërisë shqiptare në rrugën drejt demokracisë perëndimore dhe në promovimin e çështjes së pazgjidhur kombëtare, sidomos çështjes së Kosovës; Skënder Buçpapaj krijoi lidhje bashkëpunimi me Komunitetin Shqiptaro-Amerikan në SHBA, personalitete të këtij komuniteti si dhe me institucione të SHBA.
Gazeta Bota Sot, ku për dhjetë vjet, Skënder Buçpapaj ishte kryeredaktor dhe Elida Buçpapaj, kolumniste, kishte degë të redaksisë në Bronx, New York, SHBA, ku çifti Buçpapaj i kontribuoi sensibilizimit dhe mirëinformimit, duke e kthyer në platformë politike lidhjen jetike që ekziston midis SHBA dhe Kombit Shqiptar.
Të dy bashkëshortët, Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj kanë bashkëpunuar fort me ish Kongresmenin Joe DioGuardi dhe eksperten e Ballkanit, Shirley DioGuardi që drejtojnë lobin më të fuqishëm Shqiptarë-Amerikan, atë të Lidhjes Qytetare Shqiptarë-Amerikane.
Të dy bashkëshortët, Elida dhe Skënder Buçpapaj, prej më shumë se një dekadë janë botues të portalit Voice of Albanians – www.voal.ch
po ashtu për tre dekada kanë bashkëpunuar dhe vijojnë të bashkëpunojnë me organizatën më të vjetër panshqiptare në SHBA, The Hearth – Vatrën,
krijuar nga kokat e kombit Faik Konica e Fan Noli, aktualisht me qendër po në Bronx dhe gazetën Dielli (The Sun),
si dhe me shumë shoqata dhe personalitete të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, duke përmendur Mikun e tyre të nderuar, patriotin e palodhur Esad A.Rizai,
që krijon ura besimi dhe vlerash me personalitete të administratës publike Amerikane dhe promovon vlerat shqiptar.
Urimet më të mira për poetët, shkrimtarët dhe gazetarët e shquar Elida e Skender, për familjen shembullore BUÇPAPAJ.
Mik i nderuar Zeqir Lushaj,
Shumë flm prej nesh.
Shumë të fala me shumë respekt.
Elida dhe Skënderi Buçpapaj
Urimet me te sinqerta nga bashkemoshatari e nga Tplani Agim Doci
Mik i nderuar Agim Doçi,
Ju flm shumë.
Te fala nga Skënderi dhe une.
Elida Buçpapaj
Urime Lida e Skender per vletesimin e punes tuaj.
Hiqmeti
I dashur Hiqmet,
Shume flm dhe shume perqafime nga ne per ty, Mozen dhe gjithe Familjen.
Elida
Urime pa fund për Eliden dhe Skënderin. Një vlerësim, që siç ndodh rëndom për elitaret e Kombit, vijnë se jashtmi…dhe mëmëdheu, , kujtohet vonë.
Ju flm shume.
Ju pershendesim
Elida dhe Skënderi
Urime, e dashur Elida! Jeni dhe mbeteni komisare e dritës e kohëve moderne!
Me respekt dhe mirënjohje
Nexhmije Mehmetaj
Shume e dashur Nexhmije,
Te flm shume me mirenjohje.
Shume te fala dhe perqafimet e mia per ty.
Elida Buçpapaj
Urime, e dashur Elida! Jeni dhe mbeteni komisare e dritës e kohëve moderne!
Me respekt dhe mirënjohje
Nexhmije Mehmetaj
Shumë e dashur Nexhmije,
Shumë flm dhe mirenjohje per vleredimin dhe bashkepunimin qe kemi.
Ju perqafoj
Elida
Ndjehem mirë nga ky vlerësim të një krijuese disaplanesh. I uroj suksese si Poete ,publiciste e përkthyese!
Mik i nderuar Perparim Hysi,
Ju flm shume.
Shumë të fala prej nesh
Elida Buçpapaj
Urime zonja Elida, marci dhe cmime te tjere. Puna dhe vepra juaj meritojne vleresime te larte. Natyrisht te tille vleresime ua jep bota e jashtme se Shqiperia nuk ka kohe te merret me te tilla “vogelsira”, atje punohet per ndertimin e neokomunizmit…
Mik i nderuar Thani,
Ju flm shume. Po mjerisht ai vend i bukur eshte ne duar shume te keqia.
Te falat tona
Elida Buçpapaj
URIME TE PERZEMERTA NGA NGA NE FAMILJARISHT PER ELIDA BUCPAPAJ.KONTRIBUTI JUAJ BASHK EDHE ME BASHKSHORTIN TIAJ NE GAZETARI E GJINI TJERA LETRARE ESHTE I NJE CILESIE E LARTESIE ME VLERA TE RENDESISHME KOMBETARE.JU UROJME SUKSESE NE VAZHDIM.JU JENI KRENARI JO VETEM E ATYRE QE JU KAN DICKA .RESPEKTE.
Mik i nderuar Mustaf Danaj,
Ju flm shume bashkë me Skënderin, duke ju derguar te falat tona dhe duke ju uruar gjizhecte mirat per ju dhe Familjen e nderuar.
Me respekt
Elida
Pergezime per nderimin e merituar nga Bashkia e Bronksit. Ti per ne je shembull i gruas se suksesshme shqiptare.
Shumë e dashur Ela,
Te falenderoj nga zemra.
Ju perqafojme fort, sipas hierarkisë, duke nisur nga Xhaxhi Naumi e Teta Rina.
Elida
Gezohem shume per vlersimin e merituem.Jam i bindun qe ky vlersim i Bashkise se Bronx ka me kene nji shtyse e forte per ciftin Bucpapaj ne gazetari e ne promovimin e vlerave patriotike e demokratike te shqiptart.Ju uroj suksese e Ju perqafoj vllaznisht
Mik i respektuar Pjerin Ndreka,
Të flm shumë.
Ti na ke mbeshtetur kur jane hapur debate që përçanin kombin. Pra e ke provu veten.
Te urojme edhe per krijimet e bukura poetike dhe te ftojme te bashkepunosh me voal.ch.
Me respekt e te fala prej nesh
Elida