VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Yulia Skripal shpreson se do të kthehet në Rusi

By | May 23, 2018

Komentet

Indonezi, shpëtohet i riu që mbijetoi 49 ditë në oqean

XHAKARTË – Ekuipazhi i anijes së mallrave shpëtoi peshkatarin 18 vjeçar, i cili kaloi 49 ditë në një anije të vogël peshkimi në Oqeanin Paqësor.

Gazeta “Jakarta Post” raporton se ky është Aldi Novela Adilang, i cili më 14 korrik gjatë peshkimit në brigjet e qytetit indonezian Guamo, ishte futur në rrymat detare dhe ka përfunduar në hapësirën oqeanike.

Anija që lundronte me flamurin e Panamasë, të riun e gjeti 125 kilometra nga bregu ndërsa po lundronte me anijen prej druri “rompong” i cili në Indonezi përdoret për peshkim.

Adilang tha se gjatë dramës 49 ditëshe ka përjetuar frikë të madhe ndërsa lundronte mbi anijen e vogël të peshkimit duke pritur dorën e shpëtimit.

“Para meje kanë kaluar 9 anije të mëdha. Bëra çmos, por nuk më panë”, ka thënë Adilang dhe shtoi se me vete kishte pak ushqim ndërsa mbijetoi nga peshkimi dhe duke ngrënë peshq të gjallë.

I riu i guximshëm nga rrobat ka bërë filtër për të pastruar ujin e detit për pije.

“Disa herë kam menduar të hidhem në oqean dhe të mbytem por çdo herë mendoja për familjen e dhe hiqja dorë nga idetë vetëvrasëse.

Adilangut në ndihmë i erdhi ekuipazhi i anijes së mallrave i cili lundronte në Osaka të Japonisë dhe me ndërmjetësimin e konsullit të Indonezisë u kthye në shtëpi.

Edhe pse dukshëm i rraskapitur, Adilang ndjehet mirë pas gjithë asaj që ka përjetuar.

Koreanët kremtojnë Chuseokun, një nga festat më të rëndësishme

SEUL – Në Korenë e Jugut sot ka filluar festa kombëtare katërditore Chuseok, e cila kremtohet në shenjë të të mbjellave, për çka quhet edhe me emrin “Dita e Falënderimeve”.

Bëhet fjalë për një festë tradicionale nga kalendari lunar, e cila tashmë për shekuj me radhë kremtohet në ditët e para të vjeshtës.

Karakteristikat e kësaj feste janë veshjet tradicionale “kanbok” dhe vizitat e familjarëve.

Një ditë para fillimit të festës, mblidhen familjarët dhe nderojnë paraardhësit e tyre, të cilën gjë e shoqëron një tryezë e begattë.

Mëngjesin e parë të Chuseikut, koreanët e shfrytëzojnë për të rregulluar varret e familjarëve të vdekur, pas çka fillojnë vizitat familjare.

Një tjetër veçori e kësaj feste të cilës koreanët i kushtojnë vëmendje të veçantë janë edhe radhët e gjata në shitoret dhe tregjet dhe një trafik i stërngarkuar.

Vlen të theksohet se disa javë para fillimit të festës, shiten të gjitha biletat për tren, autobus dhe avion. aa

Barazia gjinore: 15 ministre të jashtme takohen në Montreal

VOAL – 15 ministre të jashtme, të cilët të premten dhe të shtunën në Montreal u bashkuan për një takim të parë historik, premtuan të takohen rregullisht për të promovuar një “perspektivë femërore” në politikën ndërkombëtare.

“Ky takim ofroi një mundësi historike për gratë përgjegjëse për çështjet e jashtme që të zbatojnë një perspektivë femërore për çështjet ndërkombëtare”, tha Chrystia Freeland, bashkëkryesuese e samitit dhe kreu i diplomacisë kanadeze, në një konferencë shtypi pas takimit. të shtunën.

“Ne nuk kemi diskutuar për çështje që kanë të bëjnë me gratë (…..), por për çështje që janë pjesë e jetës sonë të përditshme, nga Siria, Ukraina, Nikaragua, për parandalimin e konflikteve ose zhvillimin e qëndrueshëm”, tha ai Federica Mogherini, kreu i diplomacisë së Bashkimit Evropian, e cila hapi samitin e bashkëkryesuar me Freeland.

AFP

Vatikani dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje historike

Fotografi nga arkivi.

Vatikani ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje historike me Kinën. Kjo marrëveshje e përkohshme, do të t’i jepte Vatikanit të drejtën që të emërojë peshkopë në Kinë. Deri tani Kina ka emëruar vetë bishopët në Kishën Katolike.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga zëvendësministrat e Jashtëm të të dyja vendeve në Pekin, teksa Papa Françesku ka nisur sot turneun e tij katërditorë në shtetet e Baltikut.

Vatikani tha se marrëveshja “nuk është politike, por fetare”. Në deklaratë, megjithatë, nuk është përmendur Tajvani, të cilën Vatikani e njeh diplomatikisht, por jo dhe Kina.

Rreth 12 milionë besimtarë katolikë në Kinë, janë të ndarë në mes të besnikërisë së tyre për Vatikanin dhe Asociacionit Katolik që mbështetet nga shteti.

Sulm gjatë një parade ushtarake në Iran

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 20 janë plagosur gjatë një sulmi që ndodhi teksa po zhvillohej një paradë ushtarake në Iran.

Media shtetërore tha se sulmuesi ka hapur zjarr në ngjarjen që po mbahej në qytetin jugperëndimor Ahvaz.

Televizioni shtetëror raportoi se sulmuesi ka shtënë në drejtim të vendit ku po qëndronin zyrtarët iranianë, të cilët po merrnin pjesë në ngjarjen për të shënuar fillimin e luftës mes Iranit dhe Irakut, të viteve 1980-88.

Ka pasur raporte kontradiktore sa i përket numrit të të vrarëve në këtë sulm.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA tha se tre persona janë vrarë, përfshirë dy sulmues. Ndërkaq, agjencia tjetër, Tasnim tha se të paktën tetë zyrtarë të Gardës Revolucionare janë vrarë.

IRNA raporton se dy sulmues të dyshuar janë arrestuar.

Raportimet e mediave i kanë përshkruar sulmuesit si “sulmues Takfiri”, një term i përdorur në të kaluarën për militantët sunitë myslimanë.

Ndërkaq, agjencia Fars tha se dy sulmues me motoçikleta kanë kryer sulmi.

Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Ahvaz, është kryeqytet i provincës Khuzestan, që është e pasur me naftë. Në këtë provincë në të kaluarën separatistët arabë kanë kryer sulme në tubacionet e naftës.

Agjencia ISNA tha se një zëdhënës i paidentifikuar i Gardës Revolucionare ka fajësuar nacionalistët arabë, që mbështeten nga Arabia Saudite, për këtë sulm.

Tensionet në mes të Iranit dhe Arabisë Saudite janë rritur viteve të fundit, ku dy shtetet kanë mbështetur palë të kundërta në luftërat në Siri dhe Jemen dhe parti rivale në Irak dhe Liban.

Mbyllet muzeu i Pablo Escobarit në Medelin

Policia e Kolumbisë ka mbyllur muzeun e vogël në Medelin, në të cilin prezantohet jeta e dilerit të drogës, Pablo Eskobar.

Zyrarët kanë nisur bastisje për të mbyllur tërë zonën e muzeut, e cila është në pronësi të vëllait të Escobarit, me arsyetimin se ai nuk ka licensë për turizëm.

Në pikën e karrierës së tij, karteli i Escobarit ka kontrabanduar pothuajse 80 përqind të kokainës që ka hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Ai është vrarë nga policia në Medellin më 1993.

Në mesin e gjërave të prezantuara në muze janë edhe disa vetura dhe motoçikleta të Escobarit.

“Kemi pezulluar përkohësisht aktivitetin e këtij biznesi në Medellin, i cili ka promovon jetën e një prej banditëve më fatkeq, i cili i ka bërë shumë dëm këtij qyteti”, ka thënë shefi i sigurisë së Medellinit, Andrés Tobón, për gazetën lokale, El Colombiano.

“Dhe sikur kjo të ishte e tëra, udhëheqësia e muzeut nuk ka vepruar në përputhje me rregullat”, ka shtuar ai.

Përveç muzeut, në të ashtuquajturin “narko turne”, përfshihen edhe vendi ku është varrosur Esbobari dhe një shtëpi luksoze në qytetin e tij.

Kryetari i këtij qyteti ka kritikuar këtë turne, duke thënë se vetëm glorifikon jetën e trafikantëve të drogës.

Nga vitet 1990, autoritetet e këtij qyteti kanë punuar për të shkatërruar kartelet e drogës mirëpo pavarësisht se ato janë zvogëluar tejet shumë, ende ka të tilla që operojnë në këtë qytet.

NATO mbështetje Gjeorgjisë, i bën thirrje Rusisë për tërheqjen e ushtarëve

TBILIS – Zv/sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, e cila ndodhet për takime zyrtare në Gjeorgji, ka theksuar se japin mbështetje konkrete për integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë, ndërsa Rusisë i bëri thirrje që të “tërheqë ushtarët e saj” nga ky rajon.

Gottemoeller, në kuadër të takimeve në kryeqytetin Tbilis të Gjeorgjisë është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme, Davit Dondua.

Në një konferencë të përbashkët për media pas takimit, Gottemoeller ka theksuar se NATO jep mbështetje për integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë, duke përfshirë edhe rajonet Abkhazia dhe Osetia Jugore.

“NATO mbështet plotësisht pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë së njohur brenda kufijve ndërkombëtarë”, tha Gottemoeller.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se Rusia vazhdon të forcojë aktivitetet ushtarake në rajonin e Detit të Zi, Gottemoeller ka shprehur shqetësim nga kjo dhe se siguria e Detit të Zi për NATO-n është parësore.

“NATO mbështet plotësisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të tërheqë trupat nga vendi juaj”, tha ndër të tjera Gottemoeller.

Gottemoeller po ashtu ka shtuar se e ftojnë Gjeorgjinë që të vazhdojë e ecë në drejtimin që ka zgjedhur, sepse “ajo patjetër do të anëtarësohet në NATO”.

Edhe ministri Dondua ka bërë të ditur se me Gottemoeller kanë vlerësuar procesin e integrimit të Gjeorgjisë në NATO, zhvillimet në Abkhazia dhe Osetinë Jugore të cilat kanë shpallur pavarësinë e njëanshme nga Gjeorgjia, si dhe çështjen për sigurinë e Detit të Zi.

Ai gjithashtu tha se Gjeorgjia ka ndërmarrë hapa efektive në integrimin e saj në NATO dhe se vendi i ka të gjitha mekanizmat e nevojshme për tu anëtarësuar në këtë aleancë.

Në kuadër të vizitës së saj në Tbilisi, Gottemoeller do të takohet edhe me presidentin gjeorgjian, Giorgi Margvelashvili. aa

Britania shpreh zhgënjim pas vendimit të Gjykatës Skoceze për Artikullin 50

Qeveria Britanike ka shprehur zhgënjim pas vendimit të Gjykatës më të lartë në Skoci, i cili parasheh që Gjykata Evropiane e Drejtësisë duhet të vlerësojë nëse Mbretëria e Bashkuar mund të ndryshojë mendje në mënyrë të njëanshme për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.

Gjykata Skoceze ka thënë se Gjykata Evropiane duhet të vlerësojë nëse mund të anulohet Artikulli 50, i Traktatit të Lisbonës, sipas së cilit janë prezantuar synimet e Britanisë për t’u larguar nga blloku evropian.

“Ne jemi të zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës. Ne jemi duke e shikuar atë me kujdes”, ka thënë një zëdhënës qeveritar përmes një deklarate.

“Mirëpo siç e ka thënë vazhdimisht Qeveria, ne jemi të përkushtuar për zbatimin e rezultatit të referendumit të vitit 2016 dhe nuk do të heqim dorë nga Artikulli 50”, është thënë në deklaratë.

Kufiri irlandez mund të çojë në Brexit pa marrëveshje

Ministri i kabinetit në Qeverinë britanike, Chris Grayling, tha se nuk do të ketë marrëveshje me Bashkimin Evropian për Brexit-in, nëse BE-ja nuk e zbut qëndrimin e saj për kufirin irlandez.

Me Brexit nënkuptohet procesi i daljes së Britanisë nga BE-ja, i cili duhet të përfundojë në mars të vitit të ardhshëm.

Grayling tha se Mbretëria e Bashkuar nuk do të tërhiqet nga Plani i Kontrollorëve, edhe pse udhëheqësit e BE-së e refuzuan atë në samitin e tyre në Salcburg.

Kreu i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se një pjesë e rëndësishme e planit “nuk do të funksionojë”, por kryeministrja britanike, Theresa May, këmbënguli se ai është mënyra e vetme e besueshme për të shmangur një kufi të rreptë irlandez.

Grayling tha për BBC-në se pritet “gjuhë më e ashpër” dhe shtoi se është ende i bindur se marrëveshja mund të arrihet.

Mbretëria e Bashkuar duhet të dalë nga BE-ja më 29 mars, 2019.

Të dyja palët po bëjnë përpjekje të arrijnë një marrëveshje me kohë dhe duan të shmangin kufirin e rreptë – do të thotë, çdo infrastrukturë fizike si kamera apo roje – midis Irlandës Veriore, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, dhe Republikës Irlandeze, anëtare të BE-së, por ato nuk mund të pajtohen për mënyrën.

BE-ja ka dalë me një propozim, i cili parasheh që Irlanda e Veriut të mbetet e lidhur me BE-në në fusha kyçe, të mbetet në bashkimin doganor dhe tregun e vetëm dhe të mos ketë nevojë për kontrolle kufitare. Por, Londra thotë se kjo është e papranueshme, sepse do ta shkëpusë Irlandën e Veriut nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministrja May thotë se Plani i saj i Kontrollorëve, i cili kërkon nga Mbretëria e Bashkuar të futet në një libër të përbashkët rregullash për tregtinë e mallrave dhe një territor të kombinuar doganor me BE-në, është mënyra e vetme për të shmangur kufirin e rreptë dhe ndarjen e Mbretërisë së Bashkuar.

Grayling, që është edhe sekretar i Transportit, tha se plani i Britanisë është propozimi i vetëm që respekton vijat e kuqe të saj dhe po ashtu ofron “zgjidhjen e duhur” për kufirin irlandez.

“Për momentin, ajo që propozon Bashkimi Evropian për dhe rreth Irlandës së Veriut është thjesht e pamundur për Qeverinë britanike që ta pranojë. Nëse ata insistojnë në këtë qëndrim”, nuk do të ketë marrëveshje”, tha Grayling.

Ai tha se negociatat ku njerëzit mbajnë “pozicione të ngurta” janë tipike për BE-në.

Të enjten, pas një takimi dyditor në Salcburg të Asutrisë, Tusk tha se krerët e BE-së kanë rënë dakord që propozimet e Britanisë së Madhe nevojiten të rishkruhen.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se Brexit-i është nxitur nga “njerëz të caktuar që parashikonin zgjidhje të lehta”.

Javën e kaluar, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se ekonomia e Britanisë do të ketë rënie të menjëhershme nëse largohet nga BE-ja pa marrëveshje mbi kushtet e divorcit.

Përgatiti: Valona Tela

Lavrovi bën thirrje për zbatim të marrëveshjeve Kosovë -Serbi

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov ka thënë se Rusia e përshëndet dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Begradit si dhe ka bërë thirrje që marrëveshjet që arrihen nga ky dialog të zbatohen.

“Është e nevojshme të respektohen parimet e rezolutës 1244. Ne e përshendesim dialogun e drejtëpërdrejtë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit por më e rëndësishme është që ajo që arrihet përmes dialogut të realizohet vërtet”, ka thënë Lavrov, gjatë një vizite që po realizon të premten në Bosnje- Hercegovinë.

Ai ka theksuar të gjithë lojtarët e jashtëm në Ballkan nuk duhet të krijojnë ndonjë situatë konflikti dhe se asnjëri nuk duhet të mendojë se vetëm ai ka të drejtë të merret me situatën në Ballkan dhe të tjerët jo.

Pas takimeve me autoritetet e Bosnje Hercegovinës, Lavrov ka thënë se Rusia mbështet integritetin dhe sovranitetin e Bosnje Hercegovinës.

Izraeli fajëson Sirinë pë rrëzimin e aeroplanit rus

Aeroplan i llojit, II-20.

Izraeli ka thënë se Siria duhet fajësuar për 15 personat që kanë qenë pjesë e bordit të aeroplanit të rrëzuar nga forcat siriane, pasi Izraeli ka nisur sulme ajrore në qytetin Latakia.

Izraeli ka shprehur “keqardhje” për vdekjet mirëpo ka fajësuar Sirinë për këtë incident.

Aeroplani II-20 është rrëzuar në Detin Mesdhe në mbrëmjen e së hënës.

Rusia fillimisht kishte fajësuar hapat e “papërgjegjshëm” të Izraelit, mirëpo presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë të martën se e tëra ka qenë “zinxhir i shkaqeve aksidentale tragjike”.

Rusia i ka dhënë mbështetje vendimtare presidentit sirian, Bashar al-Assad në luftën civile të shtetit të tij.

Në një deklaratë të rrallë, duke detajuar operacionet në Siri, Forcat izraelite të Mbrojtjes ka thënë se “Izraeli shpreh keqardhje për vdekjet e pjesëtarëve të bordit në aeroplanin rus, që është rrëzuar nga pajisjet siriane”.

“Izraeli e mban regjimin e Assadit, ushtria e të cilit ka rrëzuar aeroplanin rus, plotësisht përgjegjës për këtë incident”.

Në deklaratë është vënë faj edhe tek Irani dhe grupi militant, Hezbollah, të dy aleatë të Qeverisë Siriane.

Forcat izraelite kanë thënë se aeroplanët kanë shënjestruar zonat ushtarake siriane “prej nga sistemet për të prodhuar armë ishte planifikuar të transferoheshin në emër të Iranit drejt Hezbollahut”.

Rusia thërret në bisedë ambasadorin izraelit

MOSKË – Ambasadori i Izraelit në Moskë, Gary Kohen është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë në lidhje me avionin e rrëzuar rus në Siri.

Në një deklaratë me shkrim nga MPJ e Rusisë thuhet se ambasadori izraelit në Moskë Kohen është thirrur në MPJ lidhur me avionin e rrëzuar në Siri.

Nga MPJ thuhet se avioni ushtarak rus, i cili u zhduk mbrëmë nga radarët në Siri, është rrëzuar gabimisht nga regjimi i Bashar al Asadit për shkak të sulmeve ajrore të Izraelit. aa