VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

XII – VIRUSI PYET: PO KET A E DI: KU ASHT TIRANIA?! – Nga Fritz RADOVANI

By | May 28, 2020

Komentet

La Croix (1943)- Ernest Koliqi, ish-ministri shqiptar i arsimit publik, është emëruar delegat i qeverisë së Tiranës pranë asaj të Romës

Ernest Koliqi

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Korrik 2020

“La Croix” ka botuar, të shtunën e 29 majit 1943, në ballinë, një shkrim në lidhje me marrëdheniet asokohe midis Shqipërisë dhe Italisë si dhe emërimin e Ernest Koliqit pranë qeverisë së Romës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Z. Koliqi, ish-ministri shqiptar i arsimit publik i emëruar delegat i qeverisë së Tiranës në qeverinë e Romës, u nis për në Itali ku menjëherë do të marrë përsipër detyrat e tij të reja.

Institucioni i një delegacioni shqiptar në Romë dhe një delegacioni italian në Tiranë, duke mos modifikuar në asnjë mënyrë atributet e lejtnantit të mbretit, përfaqësues në Shqipëri i sovranit të Italisë, i cili, që nga bashkimi të dyjave kurorave, është gjithashtu kreu i shtetit shqiptar, shënon një evolucion në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Krijimi i një ushtrie të re, ekskluzivisht shqiptare, e shpallur këto ditë nga presidenti i Këshillit Shqiptar, vë në pah drejtimin e këtij evolucioni i cili, në frymën e drejtuesve të politikës italiane, duhet t’i lejojë Shqipërisë të sigurojë një ekzistencë në përputhje me traditat dhe interesat e saj brenda kuadrit të bashkimit të saj me Italinë.

La Croix (1943)- Kur Mehdi Frashëri falenderonte Adolf Hitlerin nëpërmjet një letre

Mehdi Frashëri, ish-kryeministër shqiptar

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Korrik 2020

 

“La Croix” ka botuar, të enjten e 30 dhjetorit 1943, në ballinë, një shkrim në lidhje me falenderimin asokohe të Mehdi Frashërit ndaj Adolf Hitlerit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Shqipëria ka shpallur pavarësinë e saj

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Z. Mehdi Frashëri, presidenti i këshillit të regjencës, sapo i ka dërguar një letër Führer-it, në të cilën ai e informon atë për shpalljen e pavarësisë shqiptare dhe zgjedhjen e këshillit shqiptar të regjencës.

 

Ndër të tjera, ai falënderon Führer-in, në emër të këshillit të regjencës, për ndihmën e ofruar nga Reich-i për popullin shqiptar.

Le Globe (1880)- Dekorimi i Ali Pashë Gucisë nga qeveria austriake, lajm që nuk do t’i shpëtojë askujt!

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Korrik 2020

“Le Globe” ka botuar, të shtunën e 28 shkurtit 1880, në ballinë, një shkrim në lidhje me dekorimin e Ali Pashë Gucisë asokohe nga qeveria austriake dhe reagimin që do të sillte ky lajm, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Thuhet se qeveria austriake i ka akorduar Ali Pashës, kreut të Lidhjes shqiptare, një dekoratë.

Kemi të bëjmë këtu me një shenjë të mbështetjes morale të kabinetit të Vjenës ndaj shqiptarëve.

Rëndësia e këtij lajmi nuk do t’i shpëtojë askujt.

VIRUSI PYET: PO KET A E DINI KUSH E VUNI MURIN E SHKUMBINIT? – Nga Fritz RADOVANI

 

VETEM  NDYTSINAT…I  MBYLLIN  RRUGËT…

Në Shkoder kur fryente era nga Jugu i thonim “shirok”…  Ishte erë që sillte shi dhe fortuna… E ma shpesh “përmbytje”… Ata që nuk e lejuen Mark Kakarriqin me kanalizue Bunen, “vdiqën”…  Po përmbytjet e saja ua lane me i bajtë trashigimtarët e pafajshem. Edhe ata që po mbysin Shkumbinin me grumbuj plehu, até po bajnë! Jo pak ndytsina punojnë per me mbyllë rrugen e lumit Shkumbin…

Mos harroni! Gjithshka lidhet me Historinë e panjohun të Shqipnisë:

Rrethimi i Shkodres nga Mali i Zi, kur do të shpallej Pamvarsia e 1912…

Gusht 1924: Ahmet Zogu nënshkruen paktin e tradhtisë me Pashiqin…

1944: Tradhtari Ever Hoxha, ban marrveshjen me Shokun Tito e Jalta e 1945: Aprovon diktaturen sllavokomuniste në Shqipninë e “panjohun”!!

1946: Tito shpallë tiranin Ever Hoxha “Hero i popujve të Jugosllavisë”

1946-91: E.Hoxha në Shkoder hapë: “Seksioni Katolik i Degës së Punëve të Mbrendshme”, që ka funsionue pa ndërpremje… I vetmi në Botë!..

1967 – Një tradhti që solli thëmelet e “Murit Shkumbinit” antishqiptar!

Pse ‘harrohet’ Shkolla e Parë Shqipe e Shirokës 1874, nga Don Zef  Ashta.

Harrohet Shoqnia “Bashkimi” e Drejtuesit e Saj… Zhduket nga Historia.

Dhe as nuk lejohet me u kujtue as hartuesi i Alfabetit Shqip, At Fishta!..

Harrohet Dedë Gjo’ Luli, At Mati Prennushi, Luigj Gurakuqi e Gerça…

Harrohet Imzot Luigj Bumçi, që shpetoi Korçen e Gjinokastren…

A thue i shkon mendja kujt me pyet kush na i mbylli rrugët e Europës?

Mos ishte Organizata e Demokratit Mark Çuni, “Bashkimi Shqiptar”?!

Kujtohet vetem “Akademia e Shkencave”… “Perçarsja e Shqipërisë”…

Edhe Shkrimtarve Camaj e Koliqi “ua gjetme rrfanat per zhdukje”! Asht bazë e politikës së Tiranës parimi:“Shpifni e shpifni se dishka mbetë!”

Vrastarët e djeshëm… “Rilindja” e sotme… “Rroftë Ballkani” me Lindjen!

“Rilindja”po rinderton me “socializmin” “Murin e Shkumbinit”! Urrraa!

            Melbourne, 14 Korrik 2020.

VIRUSI PYET PO KET A E DINI “AS T’VDEKUN S’JU LÂ RAHAT!” – Nga Fritz RADOVANI

Virusi thotë: “Merrni vesht: ‘Rilindja’ asht koha ime !..

Unë vras ke dishroj.., të gjallë e të vdekun… Kedo që due unë!

Kam vra e pre edhe 100 vjetë perpara ke deshta unë! Jo, ju!

Keni harrue?! Harroni po deshët!.. Do t’ ua kujtoj të gjitha…

Nuk e kuptoni ju, se “Dosjet e sigurimit të shtetit t’ Everit, janë në selinë time? Si kujtuet ju, se do t’ju la rahat se vdiqët?.. – Jo, jo!..Atëherë ku me shkue “Partia ime”? “Heronjtë e PPSH” s’ do të guxoni kurrë me i prekë, as qimen e flokut! Ata edhe atje ku janë, kanë të drejtë me vra, me torturue, me pre e me shpronsue, si t’ ju mbushet kaptina, kjoftë edhe boshe ajo! Pritni, mos u ngutni ky asht fillimi… Shikoni fotot! Shikoni mirë ata të dy, se ka shumë që u arratisën dhe i duket se kanë shpetue nga syni im i mprehtë i sigurimit… Ashtu u ka shkue mendja atyne… Po, synit ‘Tares sim’ nuk i shpetoni dot…

Fillova me këta dy dhe do të vazhdoj me tjerë… Vdiqën ata që kujtonin se më shpetuen! Ne studjojmë dosjet e tyne perditë. Nuk do t’ia hapim rrugen atij Pater Fishtës me të tjerë! Ne jemi tue mendue me zhdukë dhe Migjenin, jo ma ju katalikve…

Prandej ju fola edhe Gegnishten tuej, që neser mos të më thoni se nuk të kemi marrun vesht! ‘1972 është varri i juaj. Pikë!”

Akademia dhe sigurimi sot, kanë vetem një detyrë: “Po e pate ta presin, në mos e paç.., ta njesin, si Kolqit e Camajt…”

(Pjesë nga fjala e Virusit në Akademinë e Shkencave – Tiranë, 2020)

         Melbourne, 10 Korrik 2020.

1965/Sigurimi: “Martin Camajn e duan amerikanët, ta përbaltim sikur është bashkëpunëtor i Sigurimit” Nga Kastriot Dervishi

Më 3.2.1959, Zbulimi Politik hapi dosjen e kërkimit për Martin Camajn, ndonëse nuk kishte asnjë material për të. Theksohej se kishte “urryer luftën nacionalçlirimtare” dhe pas lufte qëndrimi nuk kish qenë i mirë.  Raporti u propozua nga operativi kapiten Sotir Josifi dhe u miratua nga kryetar i Degës së Dytë të Drejtorisë së Zbulimit Politik në MPB, kolonel Kopi Niko.

Në raportin e datës 30.10.1965 të përpiluar nga nënkolonel Malo Zahaj thuhej se “amerikanët e duan shumë këtë njeri”. Për të menduar të kundërtën, u mendua një skemë mashtrimi, e cila synonte të krijonte dyshime te amerikanët se Martini ishte i Sigurimit. Për këtë ata mendonin “ta digjnin para zbulimit amerikan” nëpërmjet një kombinacioni. Për këtë mendohej në planin e darës 4.11.1965 të dërgoheshin disa letra nga Shqipëria në Itali ku disa persona të përhapnin opinione negative, sikur ishte çuar nga Sigurimi, etj. Madje në një nga letrat që do i shkruanin “antikomunistët”, këta do kërkonin ta vrisnin si “i dërguar nga Sigurimi”. Këtu do shfrytëzohej fakti se Camaj u kish thënë disa miqve vetë atë që i kishte bërë Sigurimi. Për këtë, deklarata që Camaj i kish nënshkruar Sigurimit, do shpërndahej fotokopje. Në ndihmë të këtij plani do të vihej fakti i ish agjentit Isuf Mullai (personazhi i vërtetë romanit “Mërgata e qyqeve”), i cili ndonëse nuk kishte bërë asgjë kishte siguruar namin se Sigurimit kish bërë hatanë jashtë vendit në krye të organizatave “reaksionare”. Plani i Sigurimit bazohej te shpifja e gjerë e shpifjes dhe gënjeshtrës, sikur Martini ishte dërguar nga Sigurimi dhe po punonte për ta. Mjete të tjera nuk kishin. Ky plan synonte ta “disaktivizonte” në sy të amerikanëve, por mundej sipas tyre (se gjë nuk dinin) të ishte edhe agjent i jugosllavëve dhe italianëve (pra sipas gjuhës ordinere komuniste, “poliagjent”). Plani i “djegies”, përmbante këto pika:

-Kërkim informatash nga Degës së Punëve të Brendshme Shkodër, në kishte të dhëna për ndonjë denoncim të Martinit (nuk kishte asnjë). Nëse po, a kishin personat e dënuar, të afërt në RFGJ.

-Interesimi rreth rrethit shoqëror të tij dhe lidhjeve të mundshme me Sigurimin.

Në vijim të këtij plani, kundër Martinit do merreshin këto masa:

-Do të niseshin gjoja nga Shqipëria letra ku ai do akuzohej se ishte shkaktar i burgosjes së njerëzve të tyre dhe vetë ai ishte arratisur.

-Do kërkohej në letra që ta vrisnin Martinin si “agjent i Sigurimit”.

-T’u tregohej personave që nuk besonin fotokopja e deklaratës së bashkëpunimit të Martimit me sigurimit.

Më mënyrë të habitshme, plani i vitit 1965, është krejt i ngjashëm me planet e ditëve tona që synojnë përbaltjen e Martin Camajt.

VIDEO- Nga nisja e karrierës në administratën osmane deri tek Pavarësia, vijnë në COD fotot e rralla të Ismail Qemalit

Fatmira Nikolli

 Qendra për Hapje e Dialog në Kryeministri ka rihapur dyert pas mbylljes prej pandemisë, me një ekspozitë të cilësuar si himn për Ismail Qemalin.

Katër imazhe të babait të pavarësisë, të dixhitalizuara pas një përpunimi të thellë grafik, përçojnë jetën e tij në katër momente të ndryshme.

Ato kanë fiksuar nisjen e karrierës së Ismail Qemalit në administratën osmane, kohën kur u bë guvernator province pranë Stambollit, portretin e tij si kryeministër i Shqipërisë në Vjenën e 1913-s, ndërsa imazhi i katërt, është fotografia e Vani Burdës. Edhe ajo i përket 1913-s, por është tejet e njohur, prej kur është bërë imazhi i kudogjendur në zyrat shtetërore të vendit tonë.

Imazhet e ekspozitës së COD janë pjesë e dosjeve të Drejtorisë e Përgjithshme të Arkivave. Shfaqin portretin, bustin e staturën e kryeministrit të Pavarësisë në katër etapa duke rrokur një hark kohor nga mosha 23-vjeçare më 1867 deri në atë 69-vjeçare, kur kish arritur të shpallte mëvetësinë e vendit nga Perandoria.

Shkrimi i ’61 te “Shejzat”, ku Enveri akuzon Koliqin- “Pas 30 vitesh takova Çabejn, ja dhashë dorën edhe pse ai s’ishte me ne, por s’ka bërë krime si Ernest Koliqi”

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një shkrim të botuar në vitin 1963 në revistën “Shejzat’ që nxirrte në Romë studjuesi, poeti, shkrimtari dhe eksponenti i famshëm i mërgatës politike shqiptare në Perëndim, Ernest Koliqi, i cili merr shkas dhe i referohet një shkrimi të revistës “Nëntori” të gushtit të vitit 1961, ku i bëhet një jehonë e madhe takimit të Enver Hoxhës me shkrimtarët dhe artistët shqiptarë të zhvilluar asokohe në Tiranë. Analiza e shkrimit të botuar te “Shejzat” me pseudonimin “Kosovari”, ku autori përmënd disa nga artistët dhe shkrimtarët shqiptarë, duke cituar edhe thëniet e tyre “për Partinë dhe Enverin”, duke veçuar vetëm Fatos Arapin, poetin e njohur “që nuk bën dallkauklliqe me regjimin”. Në atë shkrim autori ka pasqyruar edhe fjalën e Enver Hoxhës, ku udhëheqësi komunist tregon se si e kishte takuar mikun e tij të vjetër Eqerem Çabejn, pas 30 vitesh, duke i’a dhënë dorën atij, “pasi ai, nuk kishte bërë krime si Ernest Koliqi”, etj. Në atë shkrim, ku aotori “Kosovari” ka akuzuar hapur udhëheqësin komunist shqiptar, Enver Hoxhën për krime dhe eleminimin e disa prej personaliteteve të kulturës shqiptare, si: Vinçens Prenushin, Et’hem Haxhiademin, Hamit Kokalarin, Musine Kokalarin, etj.

Krahas zhvillimeve politike në Shqipëri, për 45 vitesh me rradhë krerët dhe eksponenët kryesorë të emigracionit antikomunist shqiptar në Perëndim, ndiqnin me vëmëndje të madhe edhe zhvillimin e arteve e kulturës në atdheun e tyre. Kjo gjë shihet qartë në një artikull të gjatë të botuar në vitin 1963 në revistën “Shëjzat” të Ernest Koliqit që dilte në Romë, në të cilin merret në analizë i gjithë bashkëbisedimi i shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë me Enver Hoxhën, në një mbledhje të mbajtur në gushtin e vitit 1961. Artikulli i revistës së drejtuar prej Koliqit, është bazuar tek revista “Nëntori”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, e cila në atë periudhë i kishtë kushtuar një pjesë të madhe të faqeve të saj bisedës së udhëheqësit komunist të Tiranës me shkrimtarët e artistët. Krahas citimeve të fjalës së disa prej artistëve dhe shkrimtarëve pjesëmarrës së asaj mbledhje, në artikullin e revistës “Shëjzat” me titull: “Vështrim i thjeshtë krahasues”, jepet edhe fjala e Enver Hoxhës, ku ai është ndalur dhe ka folur edhe për shkencëtarin e madh shqiptar, gjuhëtarin dhe akademikun e shquar, Prof. Eqerem Çabej. Sa më sipër në këtë shkrim, ku autori “Kosovari” ka akuzuar hapur udhëheqësin komunist shqiptar, për krime dhe eleminimin e disa prej personaliteteve të kulturës shqiptare, si: Vinçens Prenushin, Et’hem Haxhiademin, Hamit Kokalarin, Musine Kokalarin, etj., por edhe nga e gjithë veprimtaria politike e gjithashtu ajo letraro-artistike e studimore e Ernest Koliqit gjatë gjithë jetës së tij në mërgim, ku ai është deklaruar haptazi si kundërshtar i vendosur i regjimit komunist të Enver Hoxhës, s’është vështirë të kuptohet se: në asnjë moment të jetës së tij, Koliqi nuk ka qenë kurrë peng i atij regjimi. Në këtë shkrim, Memorie.al ka përzgjedhur disa pjesë nga ai artikull i botuar te “Shëjzat” në vitin 1963, të cilat po i botojmë më poshtë.

Fjala e shkrimtarëve dhe artistëve në takimin me Enver Hoxhën

Shefqet Musaraj (poet, shkrimtar) “…Në çfarë epoke jetojmë ne? Epokën më të shkëlqyer të historisë njerzore, atë të triumfit të socializmit dhe të komunizmit mbi kapitalizmin që po vdes …” (faqe 40, “Nëntori”, Gusht 1961)

Odise Paskali (skupltor) “…Duhet adaptuar çdo formë edukukimi ideopolitik me qëllim që të bëhet shprehi për të gjithë, e natyrshme si gjuha që flasim. (fq. 44)

Albert Paparisto (muzikant) “…Prandaj ne të gjithë e pritëm këtë vëndim të Komitetit Qendror të Partisë sonë me gëzim të madh. S’ka kënaqësi më të madhe për ne kur shohim që puna jonë çmohet dhe vlersohet, kur lexojmë që ‘Në punën e madhe që bën Partia për edukimin komunist të masave, shkrimtarët dhe artistët kanë qenë një mbështetje e fortë me veprat e tyre, kanë ushtruar një influencë të shëndoshë në formimin e njeriut të ri’. (fq. 45)

Sterjo Spasse (shkrimtar) auktori i përmëndun i “Botës së Hiçit”, mbasi e nisi fjalën e tij me një përbuzje cinike për kohën që i dha mundësitë e lejen e plotë për me u-ba i njoftun në letrat shqipe, vijon në fq. 48 “Ne i falemi Partisë sonë e Udhëheqësit tonë, ne i falemi me mish e me shpirt sepse nën udhëheqjen e tyre të urtë e largëpamëse u përtëri e u forcua krenarija jonë kombëtare, sepse anëembanë botës ndihet e nderohet personaliteti i popullit tonë, madje nderohet edhe prej atyre që na urrejnë për vdekje!…”

Foto Stamo (piktor) “…Shokë, Vendimi i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë hap në krijimtarinë tonë një horizont mjaft të gjerë, ne si kurdoherë, me një unitet të çelniktë, me dashuri respekt dhe mirënjohje të madhe për partinë tonë të lavdishme, për udhëheqësin tonë të dashur Enver Hoxha, për popullin tonë, do të vemë të gjitha forcat për të zbatuar me nder të gjitha detyrat që na ngarkon vendimi i Komitetit Qendror të PPSH. “Mbi zhvillimin e mëtejshëm të letërsisë dhe arteve”.

Andrea Varfi (shkrimtar) fillon: “Vendimi i Komitetit Qendror të P.P. të Shqipërisë ‘Mbi zhvillimin e mëtejshëm, etj’ dhe fjala e shokut Ramiz (Alija) na mbushin zemrat me gëzim, sepse janë edhe një tjetër dëshmi e gjallë që shpallë edhe njëherë botërisht se ne punëtorët e artit dhe letërsisë kemi qëndruar dhe qëndrojmë gjithnjë të vëndosur, në të gjitha situatat, të bashkuar rreth Partisë së Punës, se ne “ u kemi bërë një luftë parimore të vendosur gjithë pikpamjeve të ideologjisë borgjeze dhe revizioniste”, se ne…” etj., etj.

Vilson Kilica (profesor n’ Institutin e Naltë t’Arteve Figurative) “…Për edukimin artistik të rinisë Partija dhe qeverija tregojnë një kujdes të veçantë sepse nga edukimi ideologjik dhe estetik të saj varet rruga e zhvillimit të mëtejshëm të artit nacional…”

Mustafa Krantja (muzikant, dirigjent) “…Nuk maten dot kufijtë e gëzimit tonë sa herë që puna dhe arti ynë , sukseset dhe problemet tona bëhen çështje Partije. Sa i ngushtë duhet të jetë diapazoni shpirtëror si dhe botëkuptimi i estetetëve t’artit për art, i revizionistëve të çdo kallëpi për ta ndarë artin nga Partija, për t’i hequr atij elementin e partisë…”

Konstantin Trako (kompozitor) “…Krijimet tona duhet të përshkohen nga mësimet e marksizëm-leninizmit, nga idetë e internacionalizmit proletar, të kontribuojnë për vëllazërimin e popujve në luftë kundër imperializmit amerikan, kundër ideologjisë s’artit borgjez dhe revisionist, për mbrojtjen e paqes dhe të kulturës…”

Llazar Siliqi (shkrimtar) “…Vendimin e pritëm në një kohë kur më shumë se kurrë ndonjëherë na shkrimtarët dhe artistët e ndjejmë vehten të lidhun me Partinë e marksizëm-leninizmit”.

Nonda Bulka (shkrimtar, poet) “…Këtij populli të mrekulueshëm të udhëhequr nga Partija e tij e lavdishme me në krye birin ma të dashur dhe besnik, Enverin, artistët dhe shkrimtarët t’ja kushtojnë të gjithë talentin që u ka dhuruar natyra”.

Po kështu vijojnë skulptorja Kristina Hoshi, skulptori Kristaq Rama, poeti Luan Qafëzezi, kritiku Ali Abdihoxha, i cili i bie veçanërisht ideologjisë së revizionizmit modern jugosllav. Vehbi Bala, shkrimtar dhe kritik, e nis me titullin: “Partija udhëheq krijimtarinë artistike në majat ma të nalta”. E mos e pyet ma gjatë, se të kallxon vetë, kurse Ismail Kadare-ja (poet) trajton temën e vet me titullin “Nëqoftëse arti është në shërbim të popullit, çfardo forme që të ketë, ai është art i vërtetë”, dhe qysh në fillim ua hedh të vjetërvet, e veçanërisht Andrea Varfit, me këtë hymje: “Kur shokët tanë më të vjetër folën këtu dhe falenderuan partinë për kujdeset e saj për artet, neve më të rinjëve në moshë, na përket të falenderojmë edhe më tepër, sepse në këtë kujdes e kemi ndjerë edhe më konkretisht që në fillim të veprimtarisë”.

Mark Gurakuqi (shkrimtar) flet dhe për kritikën letrare dhe përfundon kështu: “Prandaj tue zbatue porositë e vendimet e Komitetit Qendror të Partisë sonë, do të dijmë ta nxjerrim nga prapambetja kritikën tonë letrare, tue bamë ma të gjallë, ma dinamike, ma të shpejtë e ma të guximëshme në pasqyrimin e jetës sonë të pasun letrare”.

Ivetmi që nuk ban dallkauklleqe të teprueme e qi rreh ma fort çashtjet teknike t’artit, asht Fatos Arapi. Folsi i fundit asht Fatmir Gjata, shkrimtar e kryeredaktor i revistës Nëndori. Ai trajton temën me titullin “Për ne, fjala ma e bukur, më krenare, më e shtrejtë dhe më e madhërishme është fjala Parti”

“Shënjza”: Jo, jo, lene Ernest Koliqin qi u ze diellin edhe sod e për shpirt do ta pijshi në gotë të rakisë, po çka u pat ba aradha e shkrimtarëve shkodranë me Vinçens Prendushin në krye,

Në artikullin e revistës “Shëjzat” autori i shkrimit “Vështrim i thjeshtë krahasues”, me pseudonimin “Kosovari”, ndalet edhe tek fjala e Enver Hoxhës për shkencëtarin e njohur shqiptar, Eqerem Çabej. Lidhur me këtë, midis të tjerash aty shkruhet: “Le të kthehemi tash përsëri te fjalimi i Enverit dhe të shofim se si ai po i përkëdhel shkrimtaro-artistët për ta quejt “mrekullibarës”, por m’anën tjetër, zhdrejtasi sa me thanë, edhe i kërcënon (fq. 10): “Durim të madh ka patur Partija me njerzit. Pas 30 ose 35 vjetësh unë i dhashë dorën një mikut tim të vjetër, Eqerem Çabejt, Këtë nuk e kam pasur rast ta bëj më përpara. Eqeremi mori një kulturë gjermane kur ishte i ri dhe mori rrugën e tij në jetë ashtu si e gjykonte ai, rrugë e ndryshme nga ajo e jona. Është fakt se ai nuk ka qenë në rradhë me ne, por krime ai nuk ka bërë dhe kur u çlirua Atdheu, nuk mori baltën e Atdheut në thundrën e këpucëve, sikur bëri Ernest Koliqi, Eqeremi nuk tradhëtoi si ai. Ishte fare e lehtë që ne të merrnim masa kundër tij, por partija këtë nuk e bëri…” Shumë mirë qi Dr. Çabej asht kursye si shkencëtar, por Enveri nuk e tregon të vërtetën e plotë se ai asht hakmarrë kundër Çabejt tue i vra vëllanë (1944) qi e kishte gjykatës në Tropojë. Tash le të bajmë një pyetje. Jo, jo, lene Ernest Koliqin qi u ze diellin edhe sod e për shpirt do ta pijshi në gotë të rakisë, po çka u pat ba aradha e shkrimtarëve shkodranë me Vinçens Prendushin në krye, e pra si Dr. Çabej, as ata “nuk e morën baltën e atdheut në thundrën e këpucëve”. Po dramaturgu shqiptar Et’hem Haxhiademi, po Musine Kokalari, po Hamit Kokalari me shokë e shoqe të tjera, qi s’e kanë pasë pozitën e Koliqit, ç’u banë? Apo Kokolari u zhduk se shkroi librin “Kosova djep i Shqiptarizmit”. Mandej pse Dr. Çabejt nuk ia bani zemra me çelë gojën botnisht e me falenderue Partinë (Enverin) qi i paska falë jetën? Ardhtë dita qi përgjigjet e këtyre pyetjeve t’i japi vetë Enveri”./Memorie.al

Dëshmia e rrallë e Gani Ratkocerit: Si u zbatua marrëveshja e UDB-së me Sigurimin, për dënimin e ne kosovarëve

Dashnor Kaloçi

Publikohet historia e panjohur e tragjike të emigrantëve kosovarë në Shqipëri, e cila vjen nëpërmjet intervistës me studjuesin, shkrimtarin dhe historianin, Gani Ratkoceri, me origjinë nga fshati Llugaxhi afër Prishtinës. Memorie. al shkruan se Ratkoceri për t’i shpëtuar përndjekjeve të regjimit serb, më 21 tetor të viti 1951, kaloi kufirin shtetëror në zonën e malit të Pashtrikut dhe u dorzua në postën shqiptare të kufirit. Dëshmia e tij për kontaktet e para me oficerët e Sigurimit në Kukës e Tiranë, sistemimin e tij në Berat, provokimet e tre shtetasve jugosllavë në dhomën e tij në Hotel “Tomorri”, letrën që i bëri kryeministrit Mehmet Shehu, makinacionet e oficerëve të Sigurimit që mbulonin emigracionin kosovar në Shqipëri, takimin me Manush Myftiun, marrëveshjen e fshehtë të Sigurimit të Shtetit me UDB-në, arrestimet në masë të kosovarëve, si dhe dënimin e tij me akuza të montuara si agjent i UDB-së, etj.

“Prishja e mardhënieve me Bashkimin Sovjetik me të cilin Shqipëria kishte pasur një miqësi të madhe që nga viti 1948 kur ishte ndarë me Jugosllavinë, e trembi shumë Enver Hoxhën dhe ai nxitoi menjëherë që ta shpallte Hrushovin renegat të marksizëm-leninizmit. Në ato rrethana dhe për të ruajtur veten e tij, Enver Hoxha u detyrua ta zbuste luftën e klasave dhe të bënte disa lëshime. Pikërisht në atë kohë, unë shfrytëzova situatën që u krijua, dhe vendosa që t’i bëja një letër kryeministrit Mehmet Shehu, në lidhje me shtypjen dhe diskriminimin që i bëhej emigrantëve kosovarë në Shqipëri”.

Kështu shprehej mes të tjerash, intelektuali i njohur, Gani Ratkoceri (Demiri), studjues, historian dhe autor i shumë librave me temë historike, i cili kishte ardhur si emigrant në Shqipëri në vitin 1951. Në rrëfimin ekskluziv për Memorie.al, ai na tregonte historinë e jetës së tij, që fillonte me origjinën e familjes, arratisjen nga Kosova, kontaktet me oficerët e Sigurimit të Shtetit në Kukës e Tiranë, sistemimin e tij në Berat, provokimet e tre shtetasve jugosllavë në dhomën e tij në Hotel “Tomorri”, letrën që i bëri kryeministrit Mehmet Shehu, makinacionet e oficerëve të Sigurimit që mbulonin emigracionin kosovar në Shqipëri, takimin me Manush Myftiun, marrëveshjen e fshehtë të Sigurimit të Shtetit me UDB-në, arrestimet në masë të kosovarëve, si dhe dënimin e tij me akuza të montuara si agjent i UDB-së, etj.

 Z. Ratkoceri, a mund të na tregoni shkurtimisht për prejardhjen e familjes suaj dhe arsyet pse erdhët në Shqipëri?

Unë kam lindur në vitin 1930-të në fshatin Llugaxhi të rrethit të Lipjanit që ndodhet afër Prishtinës, ku familja ime ishte një nga më të njohur të asaj krahine. Pas mbarimit të gjimnazit, në moshën 17-vjeçare, u emërova mësues në fshatrat e Kosovës. Duke e pasur pasion të madh mësimin e gjuhës shqipe fëmijëve të vegjël të atyre zonave, shërbeva për disa vite në ato fshatra të thella të kësaj krahine, ku dhe u vlerësova nga drejtori i Arsimit të Kosovës të asaj kohe. Por me gjithë dëshirën dhe pasionin e madh që kisha për të punuar në ato zona, u ndesha me padrejtësitë që i bëheshin shqipëtarëve nga politika që ndiqte rregjimi i Beogradit. I ndrydhur shpirtërisht me ato padrejtësi që na bëheshin ne kosovarëve, vendosa që të arratisesha nga Kosova dhe të vija në Shqipëri, gjë e cila asokohe ishte një ëndërr për të gjithë ne kosovarët. Në atë kohë në krahinën tonë u emërua si mësues një nga shokët e mi më të ngushtë, i quajtur Halil Bujçnica, i cili ishte nga fshati Davidovc. Në atë kohë, unë kisha shoqëri të ngushtë me një polic rrugor nga Juniku të quajtur Idriz, i cili ishte një djalë shumë simpatik dhe shumë i sjellshëm. Idrizi kishte shumë besim tek unë dhe më tregonte shumë sekrete të policisë. Kështu unë, Idrizi dhe Halili, zumë një miqësi të ngushtë dhe filluam të flisnim hapur me njëri tjetrin, për padrejtësitë e sistemit sllavo-komunist dhe kryesisht për krimet që bëheshin ndaj shqiptarëve. Halili dhe unë pasi u bindëm se Idrizi ishte patriot dhe i gatshëm për të sakrifikuar për çdo gjë që kishte të bënte me çlirimin e Kosovës nga zgjedha e Beogradit, vendosëm që t’i propozonim të kryenim një atentat dhe pastaj të tre të arratiseshim për në Shqipëri.

Ndaj kujt do e kryenit atentatin dhe përse?

Idrizi vinte dy-tre herë në javë tek unë dhe duke shfrytëzuar rastin për t’i matur pulsin, i thashë: Aman Idriz, ne vetëm në kuadrin e llafeve kemi mbetur dhe nuk po na e mban të bëjmë ndonjë gjë konkrete për lirinë e Kosovës. Pa mbaruar mirë fjalën unë, Idrizi më tha: ”Dëgjo Gani, unë jam gati të sakrifikohem për çështjen e Kosovës, qoftë edhe me jetën time”. Pas kësaj unë i fola hapur duke i thënë: Kam menduar që unë, ti dhe Halili, të vrasim me atentat shefin e UDB-së dhe dy kryetarët e pushtetit, e të arratisemi për në Shqipëri. Unë e njoh mirë kufirin, sepse kam qenë mësues në ato anë dhe nuk do të kemi asnjë problem që të arratisemi.

Si reagoi Idrizi, e pranoi planin tuaj?

Idrizi pranoi që ta kryenim atentatin dhe pasi u takuam edhe me Halilin, vendosëm që atë gjë ta kryenim në Lipjan ose në shkollën tonë në Godonc. Në atë kohë u shpallën zgjedhjet për pushtetin vendor dhe nisi fushata elektorale. Kjo gjë na dha krahë, sepse atë që ne kishim planifikuar për t’i vrarë me atentat, do të vinin patjetër në fshatin tone. Ato ditë që ne prisnim për të realizuar atentatin me armët që kisha marrë unë në shtëpinë time, unë u takova me Profesor Zekeria Rexhën, të cilin e kisha mik dhe i’a parashtrova atij të gjithë planin tonë.

Si reagoi profesor Zekria?

Profesori më tha, që ajo gjë nuk duhej bërë në asnjë mënyrë, pasi UDB-ja do të gjente shkak dhe do të godiste pa mëshirë, duke bërë raprezalje e arrestime dhe dëmi do të ishte i pallogaritshëm. Pas kësaj ne u bindëm dhe nuk e kryem aksionin që kishim menduar prej disa kohësh. Pasi vendosëm që nuk do ta bënim atentatin u ktheva në shtëpi bashkë me armët që kisha marrë, në mbarim të vitit shkollor. Por nga pakujdesia ime në vënd që të shkoja drejt e në shtëpi, ashtu siç isha me pushkë në krah, u nisa për te shkolla ku më duhej të dorzoja çelësat korrieres së shkollës. Dikush më kishte parë dhe më kishte raportuar në polici, të cilët më bënë padinë dhe më nxorrën në gjyq ku më dënuan me një vit burg. Unë duke përfituar nga pesëmbëdhjet ditëshi që më lanë për të apeluar, vendosa që të arratisesha për në Shqipëri. Kur u ktheva në shtëpi i tregova babës për dënimin tim dhe njëkohësisht dhe planin për t’u arratisur. Babai pasi më dëgjoi më tha: “Rrugë të mbarë bir, mendo vetëm për veten, se unë do t’i përballoj të gjitha vështirësitë që do të më dalin me qeverinë, e që nuk do të jenë të pakta. Nga t’i kërkoj që të më nderosh atje ku të shkosh. Këtë ta kërkoj jo vetëm për familjen, por për gjithë Kosovën”.

Cilat janë peripecitë që hasët rrugës për kalimin e kufirit për në Shqipëri?

Lidhur me këtë pyetje, në parantezë po ju tregoj se: zona nga Prizreni në drejtim të Shqipërisë ishte shpallur zonë kufitare dhe po të kapnin pa leje të Seksionit të Punëve të Brendëshme, të akuzonin për tentativë arratisje dhe të dënonin shumë rëndë. Më 21 tetor të vitit 1951, unë u nisa me një valixhe me rroba në dorë, u ngjita drejt malit të Pikëllimës, i cili ishte i mbuluar me dëborë. Me vete kisha pallton e madhe dhe një valixhe me ndërresa, e një palë këpucë. Nga shiu që filloi të binte, palltoja e madhe u bë shumë e rëndë dhe pasi nxorra nga valixhja një këmishë, e hodha pallton dhe valixhen në greminë. Me shumë vështirësi kalova kufirin dhe sapo u afrova tek piramida shqiptare, u ula dhe putha tokën e lirë të Shqipërisë. Kur zbrita poshtë majës së Pikëllimës, kishte gdhirë dhe dukej maja e Pashtrikut. Nga ajo unë kuptova se kisha lënë prapa Korritnikun dhe u binda se kisha hyrë në territorin e Shqipërisë.

Ku shkuat më pas?

Zbrita poshtë Korritnikut për në fshatin Morinë dhe aty pashë një parrullë të madhe ku shkruhej, “Rroftë miqësia me Bashkimin Sovjetik”. Ishte mëngjez herët dhe fshatarët sapo kishin filluar të lëshonin bagëtitë për kullotë. Pyeta një bari delesh, se ku e kishte shtëpinë kryetari i këshillit dhe shkova drejt e atje. Sapo trokita, u hap dera dhe doli një mesoburrë, i cili me shumë dashamirësi më ftoi të hyja brenda. Unë i thashë se kërkoja kryetarin dhe ai mu përgjigj, se ai vetë ishte kryetari. Dashje pa dashje, hyra brënda dhe sapo nisi biseda, unë i tregova se nuk vija nga Kukësi, ashtu siç më pandehu ai, por vija nga Kososva, pasi kisha kaluar kufirin. Ai brofi në këmbë dhe më përqafoi, duke më thënë se: shyqyr që kisha shpëtuar, pa më hyrë ferrë në këmbë. Pasi më dha ushqim, ai më tha se do të më ndihmonte për gjithçka që do të kisha nevojë si në Kukës, ashtu dhe në Tiranë. Pas kësaj dolëm jashtë dhe u nisëm për në postën kufitare së bashku me një mikun e tij të quajtur Haziz.

Ku shkuat me ata?

Në drejtim të postës dhe kur u afruam aty, kufitarët sapo panë dy njerëzit që më shoqëronin, na lejuan të hynim brenda menjëherë. Aty komandanti i postës pasi më vështroi nga koka tek këmbët, u bë kurioz të dinte se ku e kisha kaluar kufirin. Kur i tregova vëndin ku kisha kaluar në malin e Pikëllimës, ai më përqafoi dhe më uroi që kisha shpëtuar gjallë, pasi atje i gjithë vëndi ishte i minuar dhe nuk kishte mundësi që të ruhej me ushtarë, as në verë dhe as në dimër. Pastaj ai filloi të më pyeste për disa problem ushtarake dhe mbajti shënime, ai më tha: “A e di ti, se je njeriu i parë që nga korriku i vitit 1948, të ketë kaluar kufirin në këtë zonë”?! Më pas ai më shpjegoi se nga Vërmica deri në Brezne, territori ishte shumë i ngushtë. Ndërsa Korritniku konsiderohej i pakalueshëm nga jugosllavët. Aty nga ora 13.00 ai më dha një ushtar për të më shoqëruar dhe më nisi në këmbë për në Degën e Brendëshme të Kukësit.

Si ju pritën në Degën e Punëve të Brendëshme të Kukësit dhe çfar ju kërkua nga oficerët e Sigurimit?

Ardhja ime për në Degën e Brendëshme të Kukësit, ishte lajmëruar më parë dhe kur shkova atje, më priti një oficer i ri dhe i sjellshëm. Ai më çoi në hotel, ku ishte porositur dhoma që më parë dhe në prezencën time, i tha përgjegjësit: “Shoku Gani është emigrant jugosllav. Do të flejë në hotel, e do të hajë në restorant. Paratë do t’i paguajmë ne”. Mua më erdhi keq nga prezantimi që më bëri oficeri dhe i thashë: Shoku oficer, unë nuk jam emigrant jugosllav, por shqiptar. Oficeri m’u përgjigj: “Se çfarë je ti, e di partia”, dhe u largua pa më përshëndetur”. Atë natë fjeta në hotel dhe të nesërmen në mëngjes erdhi dhe më mori një polic, i cili më dërgoi tek ai oficeri që më kishte quajtur emigrant jugosllav. Unë e përshëndeta ftohtë, ndërsa ai u çua në këmbë dhe më përqafoi. Pasi më ftoi të ulesha, më vuri përpara paketën me cigare “Diamant” dhe më buzëqeshi, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Pas kësaj ai më tha: “Quhem Kapllan Sako. Oficer i Sigurimit të Shtetit dhe me origjinë jam nga Gjirokastra. Do të kemi punë bashkë. Dua që me hollësi e me përgjegjësi, të më përgjigjesh për gjithçka që do të pyes unë. Keni kujdes, se këto përgjigje do të ndjekin pas gjithë jetën. Edhe një gjë duhet të dini, se ne kemi mundësi të verifikojmë ato që do na thuash dhe sikur një gjë të mos jetë e vërtetë, do të përgjigjesh penalisht”.

Si u përgjigjët ju?

Pas fjalëve të tij, unë u përgjigja: Unë do t’ju them vetëm të vërtetën dhe do të mbaj përgjegjësi penale ashtu siç doni ju. Pas përgjigjes sime, ai ma ktheu: “Jo ne, por Partia”. Pas kësaj për tre ditë fillova të jepja të dhëna për gjëndjen ekonomike dhe ushtarake në Jugosllavi dhe Kosovë. Pasi më mbajtën për tre katër ditë në Kukës, më sollën në Tiranë, ku më caktuan për të banuar në qytetin e Beratit, ku që ditën e parë, pata një incident me disa agjentë të UDB-së, të cilët ishin futur nga Sigurimi i Shtetit për të më provokuar.

Ku iu sistemuan në Berat dhe ç’ishin ata që i’u provokuan, që ju i quani agjentë të UDB-së?

Në qytetin e Beratit më sistemuan në hotel-turizmin “Tomorri”, ku sportelisti kishte hapur menjëherë fjalë, se aty kishte ardhur një emigrant jugosllav. Që ditën e parë në mëngjes, më trokiti dera dhe pa i ftuar, më hynë brenda tre malazezë të gjatë si lisa, të cilët në gjuhën e tyre më uruan mirëseardhjen. Ata quheshin Bashko Ivanoviq, Zhivko Dashoviq dhe Stevan Peroviq. Stevani ishte shqiptar katolik nga Tuzi dhe ai e fliste shqipen shumë mirë, kurse dy të tjerët nuk e dinin fare.

Ç’farë ju thanë ata dhe kush i kishte dërguar?

I pari e mori fjalën Stevani, i cili m’u drejtua: “Ju shoku Gani jeni i ri si unë. Natyrisht ne si të rinj që jemi, edhe gabojmë se nuk e njohim Shqipërinë. Pikërisht ne prandaj kemi ardhur që t’ju ndihmojmë juve, sidomos shoku Bashko me shokun Zhivko. Në rradhë të parë duhet të dini, se këtu në Shqipëri, me urdhër të Komitetit Qëndror të PPSH-së, është krijuar organizata e emigracionit jugosllav, me kryetar shokun e nderuar e revolucionarin e madh, Jolo Markoviq. Kjo organizatë ka anëtarët e këshillit kudo ku ka emigrant jugosllavë. Për rrethin e Beratit, janë këta shokë këtu. Këshilli i organizatës, nxjerrë dhe një gazetë në gjuhën serbo-kroate, ku trajton ngjarjet në Jugosllavi dhe në kampin socialist me në krye Bashkimin Sovjetik, të udhëhequr nga shoku Stalin. Ky këshill bashkëpunon me Komitetin Qëndror dhe Sigurimin e Qeverinë, e ka kopetenca të plota tek ata. Prandaj edhe ti, na fol hapur për jetën tënde, për punën tënde dhe mbi të gjitha se kush të ka dërguar, se ndoshta nga frika, s’ke guxuar t’ia thoje Sigurimit të Shtetit. Prandaj na thuaj neve, që t’ia themi Sigurimit dhe ty s’ka për të ndodhur gjë. Ti mos e merr për ofendim, sepse kështu më ka ndodhur mua, që më kishte dërguar UDB-ja dhe pata frikë t’ia thoja Sigurimit të Shtetit.

Si reaguat ju ndaj atij provokacioni, apo më saktë akuze të hapur që ju bënë ata duke u quajtur si njeri që ju kishte dërguar UDB-ja

Provokimi i tyre nuk mbeti me aq, pasi kulmi ishte kur Stefani më tha, që të rrëfehesha para tyre, se UDB-ja, më kishte dërguar me mision. Në atë çast, unë nuk e kontrollova më veten, dhe u çova në këmbë, duke e goditur fort me pëllëmbë në fytyrë, saqë ai u shemb menjëherë përdhe. Pas kësaj unë, dola menjëherë nga dhoma dhe u nisa në drejtim të Degës së Brëndshme, për t’u paraqitur atje, sipas udhëzimeve që më kishin dhënë në Kukës. Aty kërkova takim me Kryetarin e Degës, Zylfi Sali Lamin, të cilit i’a tregova të gjithë skenën se çkishte ngjarë me tre shtetasit malazezë.

Si u përgjigj Kryetari i Degës?

Kryetari i Degës, Zylfiu më priti shumë mirë dhe më tha: “Përse nuk e qëllove në kokë”?! Më pas ai më tha se i donte dhe i respektonte shumë kosovarët. Ai më ndihmoi, duke më emëruar si mësues në Berat, sipas porosive që kishte marrë nga Vilson Pecani, njeriu që ishte i ngarkuar nga Byroja Politike për emigracionin kosovar në Shqipëri.

Në atë kohë që ju erdhët në Shqipëri, si trajtoheshin emigrantatë kosovarë që kishin ardhur para jush nga ana e regjimit komunist?

Në parantezë të pyetjes suaj, desha t’ju tregoj se në atë kohë, me urdhër të Enver Hoxhës, filloi që të bëhej një propagandë për ç’ështjen kombëtare, dhe filluan që të vlerësoheshin figurat e Rilindjes Kombëtare shqiptare. Duke përfituar nga ajo situatë, unë vendosa që t’i shkruaj një letër kryeministrit Mehmet Shehu, lidhur me emigracionin kosovar në Shqipëri, që dergjeshin nëpër kampet e internimit.

Nga i kishit ju ato informacione, pra me realitetin ku ndodhej emigracioni Kosovar në Shqipëri?

Në atë kohë unë kisha takuar disa bashkëpatriotë nga Kosova apo dhe të tjerë dhe në bisedat me ta kisha krijuar një ide të qartë se në ç’kushte ndodhej emigracioni Kosovar në Shqipëri. Po kështu para se të shkruaja atë letër, unë kisha parasysh vendimin e qeverisë shqiptare për të mos u dhënë bursa studentëve kosovarë, sepse do t’i nxirreshin telashe nga ambasada jugosllave në Tiranë.

Para se të shkruanit atë letër, a u konsultuat me njeri, apo vendosët vetë për gjithçka?

Idenë time për letrën i’a tregova Ajet Haxhiut dhe i kërkova që t’ia shkruanim të dy dhe t’ia adresonim Komitetit Qëndror të të PPSH-së. Ajeti, jo vetëm që nuk ma përkrahu idenë, por më këshilloi dhe mua që të mos bëj gjëra të tilla se do të kisha pasoja të rënda. Edhe pse ai nuk pranoi, unë i’a shkruajta letrën kryeministrit Shehu, ku i kërkova dhe një takim, për të diskutuar për çështjen kombëtare.

A ju ktheu përgjigjie kryeministri?

Ai më ktheu përgjigje, duke më thënë: “Shoku Gani, letrën tuaj e mora, por jam shumë i zënë me punë. Më shkruani sepse do t’ju përgjigjem”. I frymëzuar nga kjo përgjigje, unë i shkruajta edhe një letër tjetër, ku i parashtrova disa pika, në lidhje me emigracionin kosovar në Shqipëri, dhe i kërkova që atyre, t’i jepej e drejta e studimit dhe ajo e punës. Po kështu i shkruajta që: Instituti i Historisë, duhej t’a rishkruante historinë e Shqipërisë, jo sipas burimeve serbo-ruse, problemin e orientimit të Lidhjes së Shkrimtarëve drejt Kosovës, shtypin dhe Radio-Televizionin Shqiptar që duhej të transmetonin këngë dhe emisione të Kosovës, etj. Këtë ia nisa me postë, pa i thënë asnjë njeriu. Pas dy javësh, më thirrën në Ministrinë e Arsimit, ku më priti, ministri Manush Myftiu.

Ç’far diskutuat në takimin me ministrin Myftiu?

Në zyrën e tij ne diskutuam shumë gjëra, dhe një ndër të cilat ishte ajo që ai më tha, që unë të shkoja personalisht në kampet e internimit, dhe të regjistroja të gjithë kosovarët që ndodheshin atje. Unë ju përgjigja se nuk e bëja dot, duke i thënë se për këtë gjë kishte një organ kompetent (për Ministrinë e Punëve të Brendëshme), pasi do të prishja “status-quonë” që më kishte dhënë ajo. Ai u nxeh nga përgjigja ime dhe më tha se për këtë punë më autorizon vetë ai, si ministër dhe zv-kryeministër. Unë i thashë gjithashtu se: emigrantët jugosllavë anti-titistë, që nga viti 1948, nxirrnin gazetën e tyre “Za Slobodu” e cila, nuk trajtonte pothuajse fare temën e Kosovës. Parndaaj ne kosovarët duhet të nxirrnim gazetën tone, të titulluar “Kosova”.

Si u përgjigj ministri Myftiu idesë suaj për nxjerrjen e një gazete me emrin Kosova?

Ai më tha se: kjo gjë tani për tani nuk mund të bëhej, pasi Kosova do të trajtohej fillimisht si temë në shtypin dhe radion shqiptare.

Në fundin e viteve ’60 dhe fillimin e viteve ’70, dihet tashmë se pati një zbutje të marrdhënive zyrtare të Tiranës me Beogradin, prej së cilës, po themi se “përfitoi” edhe Kosova. Si do ta komentonit këtë periudhë kohe?

Në këtë periudhë që thoni ju, politika e Enver Hoxhës ishte në unison me atë të Serbisë, pasi Tirana zyrtare bëri disa lëshime, duke lejuar ardhjen e grupeve dhe individëve kosovarë si turistë në Shqipëri. Po kështu u arrit shkëmbimi i intelektualëve dhe pedagogëve të dy universiteteve, të Tiranës dhe të Prishtinës. Në kulmin e kësaj situate politike, në një mbledhje të Komitetit Qendror të PPSH-së, sekretari për marrdhëniet me jashtë, Pirro Bita, tha se: “Megjithëse do të vazhdojnë të vijnë individë dhe grupe kosovarësh në Shqipëri, të mos harrojmë se ata jetojnë në një vënd revisionist dhe se janë edukuar me atë ideologji. Po kështu, dhe kosovarët që kanë ardhur në Shqipëri pas vitit 1948, janë molepsur me ideologji revizioniste. Këta të fundit janë shumë të rrezikshëm, sepse jetojnë në mes të popullit dhe të shoqërisë sonë, e cila është e predispozuar që të ndikohet nga ideologjia e huaj. Prandaj duhet që të jemi sa më shumë vigjilentë, dhe për çdo gjë të informonin organet kompetente dhe ato të Partisë. Ju e dini se ne hedhim valle në gojën e ujkut”. Pas kësaj mbledhjeje, Komiteti Qëndror i PPSH-së, dha urdhër që të fillonin arrestimet e të gjithë kosovarët e dyshimtë që ishin në Shqipëri, dhe ata që do të tentonin që të vinin këtu, të mos takoheshin me patriotët e tyre, dhe sidomos me vëndasit, ndërsa kontaktet e tyre të kufizoheshin shumë. Gjatë kësaj periudhe kohe, dy funksionarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Brëndshme, që kishin punuar për emigracionin Kosovar, u shkarkuan nga posti,

A mund të na thoni se kush ishin ata dhe përse u shkarkuan nga ato detyra?

Ata ishin Skënder Backa, (një njeri i shkëlqyer dhe me një familje gjithashtu shumë të mirë, me origjinë nga fshati Backë i rrethit të Skraparit) dhe Vilson Pecani. Shkarkimi i këtyre të dyve dhe sidomos i Skënderit, ishte një dramë për ne kosovarët e Shqipërisë, pasi ai, nuk kishte lejuar arrestimin dhe internimin e këtyre emigrantëve.

Kush u emëruan në vënd të tyre?

Në vënd të tyre, me urdhër të Kadri Hazbiut, u emërua Shaban Braha, të cilit i’u dhanë kompetenca politike dhe ekonomike në këtë sektor. Ai kishte të drejtë që të arrestonte, burgoste, apo internonte, çdo kosovar, si dhe të lejonte apo jo marrjen e bursave e të drejtave të studimit për ta. Gjithashtu ai merrte vendime për të dhënë ose jo ambjente banimi, etj.

Cilat ishin arsyet e shkarkimit të Skënder Backës dhe Vilson Pecanit?

Shkarkimi i Skënder Backës erdhi si rezultat i një përmirësimi të marrdhënieve midis Tiranës dhe Beogradit. Vetë UDB-ja, kishte vënë si kusht largimin e Skënderit nga ai post, pasi gazeta “Borba” e Beogradit, botoi dy artikuj të Backës, në të cilat e cilësonte armik të Jugosllavisë. Kështu të gjithë kosovarët që ishin arrestuar pas 1970-ës, janë kapur me urdhër të UDB-së, dhe për këtë gjë unë disponoj mjaft dokumenta dhe do t’i bëj publike në një kohë të dytë.

Si u zbatua marrëveshja midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë?

Në kuadër të kushteve që Jugosllavia i kishte vënë Shqipërisë, u hoqën nga qarkullimi të gjitha librat e autorëve kosovarë që godisnin politikën kriminale të Beogradit ndaj Kosovës. Një ndër këto romane, ishte dhe “Tradhëtia” e Kapllan Resulit, i cili në atë kohë bëri një bujë të madhe tek lexuesit shqiptarë. Ky roman duhej hequr, sepse ai godiste tradhëtinë e madhe të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, dhe se ai libër ishte botuar me urdhër dhe miratimin e Skënder Backës. Por që të hiqej romani “Tradhëtia”, duhej që të arrestohej edhe autori i saj, Kapllan Resuli, dhe për këtë gjë, që të paraqitej përpara Ministrisë së Punëve të Brendëshme sa më i zellshëm dhe sa më besnik, Shaban Braha, inskenoi një “grup tepër të rrezikshëm armiqësor” të kryesuar gjoja nga vetë Kapllani.

Kush bënte pjesë tjetër në këtë “Grup armiqësor”?!

Ky “grup anti-parti”, përbëhej nga Myrteza Bajraktari, (një patriot i vërtetë nga Gostivari), Fazlli Ramadani (nga Gjilani), si dhe piktorin e talentuar, Sadri Ahmeti. Ky grup u arrestua me bujë të madhe dhe Sigurimi i Shhtetit, hapi fjalë se: ishte arretsuar një grup shumë i rrezikshëm agjenturor jugosllav, që po përpiqeshin që të rrëzonin Pushtetin Popullor. Po kështu, Sigurimi i Shtetit, qarkulloi fjalë, se gjoja romanin “Tradhëtia” të Kapllan Resulit, në të vërtetë e kishte bërë UDB-ja, dhe se ai kishte vënë vetëm firmën. Shaban Braha dhe bashkëpuntorët e tij, Sali Shatri, dhe Omer Mekuli, filluan që të fabrikonin dëshmitarët e këtij grupi, antarët e të cilit u dënuan me burgime të rënda.

Pas dënimit të këtij “grupi”, a pati më dënime të tjera ndaj emigrantëve kosovarë në Shqipëri?

Pas këtij “grupi”, filloi furia e arrestimeve të patriotëve kosovarë në Shqipëri. Në atë kohë u arretsuan dhe u dënuan, Shefqet Kaçaniku dhe Esat Myftari në Lezhë, Nuro Hoti dhe Arben Çeta, (i vëllai i Anton Çetës), mjek në Durrës, Qazim Kreka, Jetulla Gashi, Shefqet Rexha, Riza Marevci, Isuf Visoka, dhe Zeqir Rashti në Elbasan, Hysen Bukoshi dhe Idriz Zeqiraj në Berat, Ibish Kelmendi dhe Rexhep Llazana në Fier, Ymer Llugaliu, Rexhep Ahmeti e Kolë Nikshiqi në Mirditë, e dhjetra e dhjetra kosovarë të tjerë, të cilët do të binin pre e marrëveshjes së fshehtë midis Sigurimit të Shtetit dhe UDB-së. Kuptohet se kjo marrëveshje nuk ishte e nënshkruar dhe me protokoll siç bëhen marrëveshjet zyrtyare, por ishte një marrëveshje e heshtur në mes Tiranës zyrtare dhe Beogradit, ashtu siç dinin të bënin komunistët dhe qeveritë totalitare e diktatoriale, kur u’a lypte nevoja.

Z. Gani, pak vite më pas ndodhi dhe arrestimi e dënimi juaj. A mund të na thoni si dhe përse u arrestuat ju?

Aty nga viti 1972, Ministria e Brëndshme, thirri urgjent në Tiranë, operativin Myfit Maliqi, i cili në atë kohë punonte në rerthin e Sarandës. Vetë Myfiti, më ka treguar se Drejtori i Drejtorisë së Brëndshme të Tiranës, Pilo Shanto, i tha atij: “Myfit ke tre vjet që nuk na ke sjellë asnjë material për grupin anti-parti të Gani Ratkocerit”? Më pas ai e urdhëroi Myfitin që të përgatiste urdhër-arrestin tim, por Myfiti e kundërshtoi, duke i thënë se: Ganiu nuk duhet arrestuar, pasi ai punon me ndershmëri dhe nuk kemi asnjë fakt kompromentues për të. Më vonë, i këtij mendimi kishte qënë dhe vetë Pilo Shanto. Mua më ka treguar Myfiti, se dhe vetë Kadri Hazbiu i kishte thënë se: bëre shumë mirë që nuk e firmose urdhër-arrestin për Gani Ratkocerin, se edhe unë i atij mendimi isha. Por ajo gjë ishte me urdhër nga lart. Duke e ditur se isha nën survejimin e Sigurimit të Shtetit, unë dola vullnetar për t’u larguar nga Tirana dhe për të shkuar në veri. Mirëpo atje, ajo që nuk u bë në 1972, u bë realitet në vitin 1978, pasi u arrestova kur isha mësues në Mirditë dhe më dënuan me 10 vjet burg politik me akuzën “agjitacion e propagandë kundra pushtetit popullor”, gjë e cila nuk qëndronte aspak dhe të gjitha ishin të montuara nga Sigurimi i Shtetit.

A tentove që ta kërkoje të drejtën tënde?

Që kur isha në burg duke vuajtur dënimin si “armik i popullit” vazhdoja që t’i shkruaja letra Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Aranit Çelës, ku i kërkoja pafajësinë time. Aty nga viti 1983-1984, pasi Enver Hoxha kishte goditur grupin e Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut, me urdhër të Byrosë Politike, u mor në shqyrtim edhe kërkesa për pafajësi e një grupi të vogël intelektualësh që ishin dënuar me të padrejtë. Në këtë kuadër u shqyrtua dhe kërkesa ime, dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela më dha pafajësinë, ku në mes të tjerash shkruhej: “Nga sa parashtruam më lart, goditja ndaj Gani Ratkocerit është bërë me urdhërin e UDB-së”./Memorie.al

DRITËHIJE NË HISTORI Martin Camaj & Ernest Koliqi, të pazbuluar – Nga Auron TARE

VOAL po sjell për lexuesit materialin e botuar para dy ditësh në revistën online “Peizazhe të fjalës” nga Auron Tare, anëtar i Këshillit Shkencor të UNESCO-s për pasuritë nënujore botërore, menaxher i trashëgimisë kulturore dhe një nga themeluesit e Parkut Kombëtar të Butrintit, përfaqësues i Fondacionit Butrinti themeluar nga lordi Rothschild dhe gazetar i kanalit televiziv Channel Four, UK.

Nuk po i sjellim ilustrimet e shumta, por lexuesit e interesuar mund t’i gjejnë ato tek botimi në fjalë. Në qendër të materialit janë Ernest Koliqi dhe Martin Camaj, dy kolosë të letërsisë shqipe, të kulturës, të botimeve shqiptare dhe të albanalogjisë, njëkohësisht dy antikomunistë të vendosur deri në fund të jetës.

Siç vërehet nga titulli, autori e konsideron materialin një kontribut për historinë. Për lexuesit po sjellim edhe hyrjen redaksionale të “Peizazhe të fjalës”, ku kontributi i Tares shikohet në kuadrin e “marrëdhënieve të intelektualëve shqiptarë të mërgatës me agjencitë e huaja të inteligjencës, gjatë viteve 1945-1990″.

Ashtu siç pritej nga autori dhe botuesi, materiali ka ngjallur diskutime në qarqet intelektuale, kryesisht ato letrare, të cilat në thelb i vënë në dyshim dyshimet e Tares dhe i hedhin poshtë ato si akuza të pabazuara dhe qëllimkëqija.

Ne mendojmë se është të mirë të opinionit që të njihet me materialin origjinal ndaj të cilit vijnë reagimet e ndryshme, pjesën më serioze të të cilës ne kemi filluar dhe do të vijojmë ta botojmë.

 

 

Hyrja redaksionale

Materiali që po botojmë në vijim, i përgatitur nga studiuesi Auron Tare, i kushtohet një teme sa me rëndësi, aq edhe delikate: marrëdhënieve të intelektualëve shqiptarë të mërgatës me agjencitë e huaja të inteligjencës, gjatë viteve 1945-1990; dhe konkretisht, peripecive të dy figurave përndryshe qendrore të kulturës shqiptare anti-totalitare të atyre viteve, Martin Camajt dhe Ernest Koliqit, të kapur midis Shilës së armiqësisë nga Tirana, dhe Haribdit të së gjithë atyre që kërkonin ta rrëzonin pushtetin e Enver Hoxhës.

Auron Tare, që ka hulumtuar dosje arkivore të Sigurimit të Shtetit të RPSH-së, CIA-s dhe agjenturave të tjera të huaja, i sjell lexuesit një numër provash origjinale dhe të tërthorta, të bashkëpunimit edhe të Camajt, edhe të Koliqit, me këto agjentura; të gatishmërisë së këtyre dy figurave të shquara të kulturës shqiptare për të ofruar informacion dhe shërbime të tjera, përkundrejt mbështetjes, edhe financiare. Dokumentacioni sa i rrallë aq edhe origjinal, i sjellë në këtë studim, ndihmon për të kuptuar më mirë natyrën e interesit të qarqeve të caktuara të shërbimeve të inteligjencës – nga ato jugosllave (UDB-ja) te CIA, shërbimet italiane, ato gjermane dhe të tjera – për veprimtarinë e shqiptarëve dhe të organizatave të tyre në mërgim.

Materiale të tilla, të cilat me siguri do të vijnë duke u pasuruar dora-dorës që hapen arkivat e shërbimeve të fshehta në Perëndim, shtrojnë edhe pyetjen se sa të përgatitur janë historianët, njerëzit e kulturës dhe publiku në Shqipëri dhe në Kosovë, për t’u përballur me një informacion të tillë dhe sidomos me një ftesë të tillë për t’i parë problematikat e Luftës së Ftohtë përtej manikeizmit që ka sunduar mendimin tonë kritik kombëtar dhe debatet për këto çështje deri më sot. Sikurse shtrojnë edhe pyetjen tjetër, njëlloj të rëndësishme, nëse duhet ta ndajmë dhe sa duhet ta ndajmë biografinë publike dhe private të figurave të shquara të letërsisë dhe të kulturës shqiptare nga vepra e tyre dhe kontributi i tyre mirëfilli kulturor.

Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, sikurse të tjerë intelektualë shqiptarë të denoncuar si armiq ose edhe thjesht të shpërfillur nga institucionet totalitare të Tiranës, e panë veten nën trysninë e të gjithë atyre sponsorëve “kulturorë” që ishin të interesuar për shërbimet e tyre jo detyrimisht kulturore; ngjashëm me kolegët e tyre në Tiranë dhe në Prishtinë, që shpesh mbijetuan si figura publike vetëm nëpërmjet gjithfarë kompromisesh politike me shtetet përkatëse, edhe policore edhe totalitare. Gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, edhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, në Shqipëri, funksiononte si mashë e regjimit totalitar, për t’i disiplinuar këta “ndihmës të Partisë në edukimin komunist të masave punonjëse”, duke marrë pjesë lirisht edhe në censurimin e tyre dhe denoncimin e tyre si armiq të pushtetit; por kultura shqiptare sot ka arritur ta mbajë veç veprën e autorëve të shquar të asaj periudhe, si Ismail Kadareja, Dritëro Agolli, Fatos Arapi e të tjerë, nga koncesionet e tyre politike dhe bashkëpunimi me regjimin totalitar.

Ishte në vetë natyrën e Luftës së Ftohtë, që interesat politike të dy kampeve do të përthyheshin, në lëmin kulturor, si përpjekje – shpesh të suksesshme – për komprometimin dhe rekrutimin e figurave të kulturës dhe të intelektualëve përkatës. Përpjekjeve titanike të KGB-së sovjetike, për të shfrytëzuar shkrimtarët dhe artistët me bindje të majta në Perëndim dhe për t’i përdorur këta si vegla të politikës sovjetike u kundërviheshin përpjekjet, jo më pak titanike, të CIA-s amerikane dhe agjenturave të tjera, për të krijuar pështjellim social dhe kulturor në Lindje, nëpërmjet financimit të atyre figurave kulturore, intelektualëve, ikonave dhe celebriteteve, që rinia e vendeve ish-socialiste i shihte dhe i admironte si heronj të lirisë, ose që besohej se mund të luanin rol kyç në kundërshtimin e frymës pro-sovjetike, pro-komuniste dhe pro-totalitare.

Dokumentet që sjell Auron Tare në studimin e vet dëshmojnë bashkëpunimin edhe të Koliqit, edhe të Camajt, me agjenturat dhe shërbimet e informacionit, për veprimtari jo-kulturore edhe individuale edhe të organizuara që, mes të tjerash, synonin edhe përmbysjen e regjimit të Enver Hoxhës, nëse ishte nevoja, edhe me armë. Megjithatë, nuk na rezulton të provohet gjëkundi përfshirja e tyre në veprimtari kriminale të mirëfillta, as në denoncime dhe luftëra të tjera internecine mes shqiptarëve të diasporës. Prandaj edhe vlerën historike të kësaj përpjekjeje do ta shihnim, para së gjithash, te normalizimi i figurave të tilla, përballë përpjekjeve zyrtare – jo gjithnjë të sinqerta dhe mirëfilli kulturore – për t’i shtuar këto, si shenjtorë të rinj, në kalendarin e përditësuar kombëtar të shqiptarëve. Ashtu ndoshta edhe do të bëhet e mundur që publiku, në vend që të lexojë për jetën e Camajt dhe të Koliqit, të fillojë të njihet me veprën e tyre të pasur dhe të shijojë atë çfarë vlen më shumë, në trashëgiminë e tyre kulturore, gjithë edhe duke pasur parasysh – çfarë duhet theksuar – se një pjesë jo e vogël e veprimtarive kulturore të mërgatës shqiptare në vitet e Luftës së Ftohtë, përfshi edhe revistat dhe botimet ku angazhoheshin seriozisht Camaj dhe Koliqi, mbaheshin në këmbë me financime të rregullta nga shërbimet e inteligjencës, nga CIA e tutje; ashtu mbase edhe do të shpjegohet kriza strukturore e institucioneve të tilla, pas rënies së Murit të Berlinit.

Dëshmitë e reja historike që sjell Auron Tare, për marrëdhëniet e këtyre dy figurave të mërgatës shqiptare me politikën dhe shërbimet agjenturore mund të ndihmojnë, tërthorazi, edhe për të kuptuar sa e vështirë në mos edhe sa poshtëruese ka qenë mbijetesa publike për intelektualët, në vitet e Luftës së Ftohtë; përballë trysnisë shkallmuese nga mokrat e rënda të interesave strategjike globale dhe nevojat totalitariste të regjimeve policore që të flaknin në burg ose edhe të likuidonin edhe për mosbindjen më triviale. Ndryshe nga propaganda e dikurshme totalitare në Shqipëri, që i paraqiste figura të tilla si “të shitura” te “qarqet antishqiptare”, mu në kohën kur u kish vënë çizmen në zverk figurave intelektuale në vend; ndryshe edhe nga disa tundime propagandistike të sotme, njëlloj trashanike, për t’i heroizuar figura që për së gjalli kurrë nuk pretenduan të profilizoheshin dhe të adhuroheshin si heronj të kombit, ne tani duhet të jemi në gjendje t’i gjykojmë faktet me mendje të ftohtë dhe të orientohemi përballë të vërtetave historike, çfarë edhe do të na lejojë të ruajmë dhe të pasurojmë vlerat kulturore të traditës, duke i ndarë ato nga banaliteti i së keqes politike.

Vërtetësinë e provave dokumentare që sillen në këtë vështrim e garanton vetë personaliteti qytetar, serioziteti dhe profesionalizmi kërkimor i autorit Tare, i cili e ka pajisur punimin e vet me një aparat të tillë identifikues, që do t’i lejojë studiuesit e ardhshëm t’i verifikojnë burimet me lehtësi. Nga ana tjetër, le të mbajmë parasysh edhe se jo çdo “fakt” që përmendet në dokumentet autentike të agjencive të inteligjencës i përgjigjet realitetit – në kuptimin që e vetmja e vërtetë e garantuar, për një informacion që del në një dosje të CIA-s, është që CIA e mbante atë informacion për të besueshëm. Lexuesi do të jetë megjithatë në gjendje, nëpërmjet referencave të kryqëzuara të cilat gjithashtu përmbahen në studim, që të krijojë një ide të plotë për realitetin historik të marrë në analizë, përtej horizontit vizual të agjentëve specifikë dhe informatorëve të tyre.

I jemi mirënjohës autorit Auron Tare, që zgjodhi Peizazhe të fjalës për ta botuar hulumtimin e vet, me shpresën se revista jonë do të ofrojë forumin e përshtatshëm, si edhe herë të tjera, për debatin dhe komentet.

 

DRITËHIJE NË HISTORI

Martin Camaj & Ernest Koliqi, të pazbuluar

Nga Auron TARE

Tre vite të shkuara, dy Ministrat e Kulturës, ai Kosovës dhe ajo e Shqipërisë organizuan një Konferencë për shkrimtarët Ernest Koliqi dhe Martin Camaj.

Nuk e di qëllimin e vërtetë të kësaj Konference, por nga ato që lexova, m’u krijua përshtypja se dy Ministrat promovuan Camajn dhe Koliqin, si dy kalorës të mohuar të letrave shqiptare. Dy kalorës që mbi veten vunë gjithmonë atdheun dhe letërsinë por që fatkeqësisht Atdheu nuk i kuptoi kurrë.

E sa për lëmin e letërsisë nuk kam kompetencën e duhur për t’i gjykuar këta dy shqytarë kalorsiakë, shpresoj që me analizën e mëposhtme lexuesit të krijojnë një ide të qartë mbi “Mitet e rreme” që promovohen dhe lartësohen edhe nga Ministritë tona të Kulturës.

Martin Camaj ishte një mësues i ri në fshatin Prekal të Malësisë në vitet ‘46-’47. I diplomuar në shkollën e fretërve jezuitë në Shkodër, ai tërhoqi vëmendjen e shërbimit inteligjent shqiptar në një periudhë mjaft të trazuar të pasluftës. Dihet se Malësia ishte një zonë, që po i bënte rezistencë regjimit të ri komunist dhe si pasojë shërbimi informativ shqiptar ishte mjaft aktiv në krijimin e një rrjeti bashkëpunëtorësh.

Sipas dosjes së tij shqiptare, Camaj dyshohej për lidhje me një “bandë të arratisurish projugosllavë”. Për këtë arsye arrestohet në mënyrë të fshehtë më 5.5.1948 dhe sillet në Shkodër. Në 10.5.1948, merret në pyetje në zyrën e Sigurimit të Shtetit nga Kapiteni II Fadil Kapisyzi.

Dosja e deklasifikuar e Camajt ka ndër dokumente të tjera edhe një deklaratë prej disa faqesh mbi përfshirjen e tij në ndihmesën për të arratisurit antikomunistë, por në rrëfimin e tij për oficerët e Sigurimit të bie në sy se Camaj ka dëshmuar gjithashtu kundër disa prej mësuesve të tij fretër jezuitë, në veçanti Pader Fausti, Pader Dajani, Pader Roza. Duhet thënë se Pader Xhovani Fausti dhe Pader Danjel Dajani ishin dënuar ndërkohë me pushkatim në gjyqin e famshëm të Shkodrës kundër klerit katolik.

Megjithëse Camaj tregoi mbi përfshirjen e tij në një rrjet të arratisurish që kishin lidhje me Jugosllavinë, ai doli nga zyrat e Sigurimit të Shkodrës më 10.5.1948, pasi pranoi të rekrutohej si informator, me pseudonimin “Bregu i Kuq”.

Firmosja si informator i Sigurimit për mësuesin e ri Martin Camaj, në kontekstin e kohës, nuk e fajëson kurrsesi atë, pasi rrethanat mund ta kenë detyruar të bashkëpunojë me një organizatë të frikshme si Sigurimi i Shtetit. Megjithatë, duhet pasur parasysh se Zbulimi Sekret Shqiptar, në atë kohë, kishte ndërtuar një platformë sekrete për hedhjen me mision jashtë kufijve të Shqipërisë të informatorëve të saj, pasi u përgatiste një plan mbulimi operacional.

Kjo procedurë e njohur si “Ilegalët”, të cilët në kontekstin e kohës ishte përdorur gjerësisht nga NKVD (KGB) sovjetike në Europën Perëndimore, ishte përshtatur edhe nga Sigurimi në operacione kundër Jugosllavisë dhe më gjerë.

Në Shtator të 1948 Martin Camaj arratiset drejt Jugosllavisë së bashku me një numër eksponentësh lokalë antikomunistë. Informacioni më i saktë mbi arratisjen e Camajt dhe grupit që ai iu bashkua, gjëndet në përshkrimin e Padër Daniel Gjecaj botuar vite më pas në Itali. Në keto kujtime mësojmë edhe emrat e personave me të cilët u arratis Martin Camaj nga Malsia.

Megjithëse në atë kohë nuk kishte shumë informacion mbi këtë arratisje, në dosjen e zbulimit politik Shqiptar në vitin 1959 ka një detaj interesant për daljen e Camajt drejt Jugosllavisë.

Vendoset në Tuz (Mal i Zi) si mësues. Çuditërisht në datën 21 shtator 1950, emri i tij përmendet në një dokument të shërbimit amerikan të zbulimit që mbante në vëzhgim aktivitetin inteligjent jugosllav, UDB.

Po kështu në një tjetër raport të CIA-s, kësaj radhe mjaft të gjatë, emri i Martin Camajt konfirmohet përsëri si student, por këtë radhë i Universitetit të Beogradit.

Nuk ka asnjë të dhënë nga burimet arkivore në dispozicion, nëse Camaj ka treguar për autoritetet jugosllave rekrutimin e tij nga shërbimi shqiptar. Megjithatë me të drejtë lind pyetja se përse nga rreth 25 studentë shqiptarë në Universitetet Jugosllave (dokumenti i mëposhtëm) amerikanët kanë përmendur Martin Camajn?

Përmendja e emrit të Martin Camajt si student në Universitetin e Beogradit me të drejtë sjell pyetjen si mundi mësuesi refugjat shqiptar nga Prekali të fitojë një bursë studimi për në Universitetin e Beogradit? Aq më tepër, përse shërbimi sekret amerikan e ka vendosur atë në vëzhgim, duke theksuar emrin e tij në dy dokumente raporti nga terreni?

Në vitin 1951 Camaj njihet dhe martohet me një studente serbe, Nina Bogdanovich, vajza e ish-nënkryetarit të Bashkisë së dikurshme të Beogradit. Duket se fati po i printe, pasi për një kohë shumë të shkurtër, nga një refugjat i arratisur ishte tashmë një student i Universitetit të Beogradit. Martesa (civile dhe jokishtare, duhet theksuar) me Ninën duket se e ka futur atë në shoqërinë e lartë beogradase. Nuk ka asnjë të dhënë, nëse takimi i dy të rinjve ishte e orkestruar nga UDB-ja. Megjithatë po t’i referohemi dokumentit të mësipërm, duket e pamundur që kjo lidhje të mos ishte kryer të paktën me miratimin e UDB-së. Një dyshim mbi këtë fakt del edhe nga vëzhgimi i mëposhtëm.

Studiuesi Arben Ndreca ka botuar një seri letrash të çiftit të ri (Letra të panjohura dashurie, përktheu prej serbo-kroatishtes Arben Ndreca) të shkruara në vitin 1951, kohë kur çifti pushonte në një resort malor në Zlatibor.

Duhet theksuar se Camaj ishte një student pa asnjë të ardhur përveç bursës studentore dhe pushimet jashtë Beogradit kanë pasur vështirësitë e tyre. Zlatibori ende sot konsiderohet si një pikë pushimi mjaft e preferuar për turizmin malor të skive dhe pushimet klimaterike, të cilat konsiderohen si turizëm elitar. Me te drejtë lind pyetja: me çfarë të ardhurash pushonte në këtë resort malor ky i ri refugjat? A mos vallë këto pushime ishin shpërblimi për të cilin flet dokumenti i mësiperm i CIA-s për studentët shqiptarë?

Gjatë viteve 1950-1956, Camaj qëndroi në Beograd, ku studioi në Fakultetin e Shkencave Gjuhësore. Biografët e tij e kanë cilësuar këtë periudhë si një periudhë kur studiuesi i ri ishte tërësisht i përkushtuar ndaj çështjes letrare jashtë çdo angazhimi tjetër.

Por dokumenti sjell një të dhënë tërësisht të panjohur, duke konfirmuar se Martin Camaj në fakt ka qenë i angazhuar edhe në një aktivitet të rëndësishëm politik: Komiteti i Prizrenit.

Ky pasazh nga dokumenti prej 4 faqesh i CIA-s amerikane na sjell dy të dhëna shumë të rëndësishme mbi aktivitetin e Martin Camajt në periudhën e qëndrimit në Beograd: anëtarësimin e tij në “Komitetin e Prizrenit” (në ekzekutiv) dhe faktin se tashmë ai ishte një punonjës i Radio “Beogradit”. Analiza mbi këto dy-tri të dhëna ngre disa pikëpyetje të cilave do të mundohemi t’iu përgjigjemi nga dokumentacioni amerikan në vijim.

Ky pasazh i dokumentit të mësipërm tregon qartë se çfarë ishte Radio “Beogradi” dhe për çfarë përdorej në atë periudhë. Ndërkohë lind pyetja se si Martin Camaj, një emigrant politik shqiptar, pa njohje dhe pa kontakte, papritur të punësohet në qendrën me të rëndësishme të propagandës jugosllave? Camaj për më shumë nuk ishte as gazetar. Deri më sot askush nuk i është përgjigjur kësaj enigme.

KOMITETI I PRIZRENIT

Rreth aktivitetit të Komitetit të Prizrenit ka një sërë dokumentesh në arkivin e deklasifikuar amerikan. Do të ishte me shumë interes që këto dokumente të krahasoheshin edhe me dokumentet italiane, britanike dhe ruse, për të kuptuar në të gjitha dimensionet e saj rolin që kishte kjo organizatë politike shqiptare e kohës.

Duke pasur parasysh se dokumentacioni jugosllav nuk është i hapur për studiuesit, jemi të detyruar ta shikojmë këtë Organizatë në këndvështrimin e shërbimeve inteligjente amerikane për të kuptuar rolin e vërtetë të saj.

Dokumenti amerikan bën të qartë se Komiteti i Prizrenit ishte një organizatë thellësisht politike, e cila përpos organizimit të një force të armatosur gati për t’u përdorur në një moment oportun, ishte pikë së pari një organizatë përmes së cilës UDB-ja kishte ndërtuar një rrjet informativ për të depërtuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporën shqiptare. Pra e thënë me thjesht, një organizatë spiunazhi.

Ndërkohë, me shumë interes është fakti se në këtë organizatë politike dhe spiunazhi dallohen disa emra të cilët ishin pjesë e grupit me të cilët u arratis Martin Camaj. Në veçanti lideri i grupit NIK SOKOLI prej Betoshet i cili duket se ka një pozicion shumë të rëndësishëm në këtë organizatë si dhe Pader Daniel Gjecaj (Mark Gjecaj) i njohur me nofkën Miku i Maleve.

Në diasporën shqiptare vepronin në atë kohë tri organizata kryesore antikomuniste, të cilat kishin mision rrëzimin e qeverisë Hoxha.

– Komiteti “Shqipëria e Lirë”, themeluar nga shërbimi inteligjent anglo-amerikan;
– Blloku Independent Kombëtar, i themeluar nga zbulimi inteligjent italian;
– Komiteti i Prizrenit, i themeluar nga UDB-ja.

Të trija këto organizata punonin në mënyrë të pavarur kundër qeverisë Hoxha, duke mbështetur kryesisht politikën e sponsorizuesve të tyre. Të trija organizatat kishin marrë rolin e një qeverie në emigracion, por përtej fasadës politike dhe propagandës antikomuniste, këto organizata luanin rolin kryesor në rekrutimin e agjenturës dhe dërgimin e misioneve zbuluese në Shqipëri.

Komiteti “Shqipëria e Lirë” me kampin e fshehtë në Mynih dhe Maltë, të sponsorizuara nga CIA/MI6, nëpërmjet Operacionit të koduar
BGFIEND/Valuable, dërgonte grupe paraushtarake nga ajri, toka dhe deti, kryesisht në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut.

Blloku Kombëtar Independent (BKI) ishte një front për zbulimin inteligjent italian (inteligjenca navale), që dërgonte njerëz kryesisht në Shqipërinë e Veriut dhe në Elbasan.
UDB-ja, e cila nëpërmjet Komitetit të Prizrenit dërgonte grupe paraushtarake në Shqipërinë e Veriut dhe në fiset e Malësisë, të cilat tradicionalisht kishin pasur kontakte me jugosllavët në periudha të ndryshme historike.

Duhet thënë se për vetë lidhjet e ngushta që kishte pasur Jugosllavia me Shqipërinë e pasluftës, shërbimi inteligjent jugosllav kishte njohuri të sakta dhe lidhje shumë të rëndësishme në hierarkinë komuniste shqiptare.

Për të gjitha këto arsye, si dhe për faktin që Komiteti i Prizrenit ishte një organizatë parësore kundër regjimit të Hoxhës, sigurisht që ai duhej të ishte në vëmendjen kryesore të organeve të Sigurimit të Shtetit. Ka një sërë dokumentesh që provojnë se Sigurimi shqiptar përpiqej të depërtonte në këtë organizatë, për të qenë në dijeni të planeve të UDB-së, duke pasur parasysh kontekstin në të cilin zhvilloheshin ngjarjet politike në atë periudhë dhe aktivitetin e Organizatës “Komiteti i Prizrenit”.

Me të drejtë lind pyetja, përse Martin Camaj kishte vendosur të anëtarësohej në këtë organizatë politike projugosllave? Mos ishte ky një mision infiltrimi për “Brezin e Kuq”? Apo Shërbimi Inteligjent Jugosllav interesohej për studiuesin Camaj si një zbulues me të ardhme? Zhvillimi i ngjarjeve do t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve intriguese.
Le të shohim një tjetër fragment nga një Raport i CIA-s mbi Komitetin e Prizrenit.

Një fakt tjetër mjaft domethënës mbi aktivitetin e “Komitetit të Prizrenit” si qendër e spiunazhit jugosllav, është prania e gjeneralit Dushan Mugosha si kryetar në hije i kësaj organizate.
Dushan Mugosha, malazes që fliste rrjedhshëm shqip, për kohën konsiderohej si një prej ekspertëve më të mirë jugosllavë për çështjet shqiptare.

Gjenerali Mugosha citohet në një sërë dokumentesh të CIA-s si personi përgjegjës jo vetëm për drejtimin e Komitetit, por edhe për rrjetin e spiunazhit kundër Shqipërisë.

Të gjitha këto të dhëna e vendosin figurën e Martin Camajt në një këndvështrim tjetër, duke hedhur dritë përtej rolit të tij si letrar dhe poet duke ngritur një sërë pikëpyetjesh për aktivitetin në hije gjatë periudhës së qëndrimit në Beograd.

Siç theksuam me sipër, Camaj qëndroi për gati 6 vjet në kryeqytetin jugosllav, ku përveç studimeve në Universitet, ka punuar në Radio “Beogradi”, ka qenë pedagog në Universitetin e Beogradit, si dhe është aktivizuar në organizatën politiko/inteligjente “Komiteti i Prizrenit”. Por papritmas, Martin Camaj vendos të largohet nga Beogradi.

Biografët e tij deri më sot nuk kanë dhënë asnjë sqarim, se si Camaj mundi të largohej nga Jugosllavia. Largimi i tij drejt Italisë në fakt ka disa dritëhije që sjellin një sërë pikëpyetjesh. Si mundi Martin Camaj të merrte lehtësisht miratimin e autoriteteve jugosllave për t’u larguar nga Beogradi? A ka aplikuar Camaj si shumë refugjatë të tjerë pranë organizatave të refugjatëve për emigrim? Shumë shqiptarë emigrantë politikë në Jugosllavi aplikonin për emigracion në Amerikë, Australi apo vende të tjera të Europës Perëndimore. Ndërkohë Camaj papritur gjendet në Romë.

Të gjitha këto pyetje mund të marrin edhe një përgjigje normale, duke theksuar se largimi drejt Romës mund të ketë qenë thjesht një dëshirë e vetë Camajt. Por nëse japim përsëri kontekstin e kohës mund të themi se koha e largimit të Camajt nga Beogradi përkon me momentin kur aktiviteti politik jugosllav antishqiptar pëson ndryshim të kursit.

Është koha kur Nikita Hrushovi kishte kërkuar që udhëheqja shqiptare të mos ndërmerrte propagandë agresive ndaj Jugosllavisë si pjesë e një pakti pajtues që Sovjetikët kërkonin të impononin mbi Enver Hoxhën.

Një afrim i mundshëm Beograd -Tiranë ishte një prej kërkesave sovjetike dhe Beogradi i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së Hrushovit pas vizitës së këtij të fundit për të takuar Titon. Ky ndryshim kursi i politikës jugosllave, e konfirmuar nga disa dokumente të CIA-s, të cilat raportonin se papritur Radio “Beogradi” kishte ulur tonin e propagandës antishqiptare, Komitetit të Prizrenit i kishin ardhur orientime të reja, se për momentin nuk kishte asnjë plan për mësymje drejt Shqipërisë. Një sërë shqiptarësh të emigracionit politik kishin filluar të shikonin mundësinë e largimit drejt Turqisë apo Amerikës.

Ndërkohë Martin Camaj nuk dukej se prekej nga këto zhvillime të reja. Puna në Universitetin e Beogradit dhe në Radio “Beogradi” i siguronte të ardhura të mira.

Martesa me nje vajzë të një familje të njohur beogradase e ndihmonte gjithsesi për të pasur një status konfort. E megjithatë Camaj vendos të rifillojë edhe një herë jetën prej refugjati në një kamp italian. Lind pyetja përse?

A mos vallë “Brezi i Kuq” dërgohej me mision të ri? Apo shërbimet jugosllave kërkonin të depërtonin diasporën politike shqiptare në Itali? UDB-ja kishte tentuar disa herë që me anë të shqiptarëve të rekrutuar të depërtonte atje apo të siguronte informacion mbi planet e BKI-së. Dërgimi i një poeti që sapo kishte filluar të njihej nga qarqet intelektuale shqiptare mund të ishte një operacion i mundshëm.

Të gjitha këto pikëpyetje duhen ngritur në kontekstin e kohës. UDB-ja në atë periudhë kishte dërguar në Itali një prej ekspertëve të saj më të mirë për Shqipërinë, Kolonelin Cedo Mijovich. Koloneli kishte pasur një sërë takimesh me eksponentë të Bllokut Kombëtar Independent për të folur për çështjet shqiptare. Mijovich u kishte përcjellë emigrantëve politikë të kësaj organizate qëndrimin e ri politik të Titos, i cili respektonte kufijtë e Shqipërisë, uljen e tensionit me Tiranën, si dhe rikonfirmimin per autoritetet greke se Jugosllavia nuk kishte asnjë pretendim territorial ndaj Shqipërisë.

Me një interes shumë të madh, mund të themi, lexojmë në dokumentin e mëposhtëm deklaratën e Kolonelit, i cili thekson propozimin që Tito kishte marrë nga Randolf Churchill, djali i kryeministrit Britanik, i njohur i vjetër i Titos. Ky propozim ishte për një ndarje të Shqipërisë midis Jugosllavisë dhe Greqisë. Propozim i cili kishte hasur në kundërshtimin e Titos.

A ishte ky takim një matje pulsi e shërbimeve italiane, që monitoronin zhvillimet politike në Shqipëri? A kërkonin jugosllavët një bashkëpunim me diasporën shqiptare në Itali për një Front më të gjerë anti-Hoxha? A ishte propozimi i Churchill-it i vërtetë apo një blof jugosllav? Në mungesë të dokumentacionit të palës jugosllave vetëm mund të spekulojmë.

Megjithatë, mund të themi me siguri se UDB-ja ka pasur në fokusin e saj depërtimin e komiteteve paralele, si Bllokut të mbështetur nga italianët dhe Komitetit “Shqipëria e Lirë” nga anglo-amerikanët. Në një sërë dokumentesh të CIA-s kjo përpjekje është mjaft e qartë.

Megjithatë për largimin e Camajt nga puna e rehatshme në Radio “Beograd” drejt kampeve të refugjatëve në Itali kemi një dëshmi autentike nga vetë ai: një letër e dërguar nga Martin Camaj dy miqve të tij në Romë, ku u kërkon ndihmë për t’u larguar nga Beogradi. Megjithëse letra e ruajtur në arkivin e CIA-s është dërguar nga Camaj, analiza jonë është se kjo letër duhet marrë me shumë rezerva, pasi ka mundësi që arsyet e vërteta të mos jenë treguar në këtë letër.

“Do të doja të kaloja (rrija) ca kohë në Austri, pasi kam filluar të mësoj gjermanisht dhe do të vazhdoj ta bëj, pasi mund të më japin një vizë më
kollaj. Natyrisht e dua Ninën (koment: bashkëshortja e Camajt) me mua dhe do të doja ta formalizoja këtë gjë me Petl-in, deri sa ajo është dakord (koment: Petl është At Petlich, prifti i kishës katolike në Beograd. Camaj akoma nuk është martuar në kishën katolike).

Do ta bëj këtë përpara se të largohem. Ndoshta ajo (gruaja e Camajt) do të gjente punë me kollaj se unë, pasi është eksperte e sllavistikës me profesion. Unë do ta lë vendin pa dëshirë, por nëse nuk largohem do të përfundoj keq.

Unë jam vetëm viktimë e një lëvizjeje që po zhvillohet kohët e fundit. Instituti i Albanologjisë në Prishtinë, Kosovë është likuiduar. Ndoshta jam i gabuar dhe kështu shpresoj, por kjo është përshtypja ime. Të lutem shumë mbaje për vete këtë vendim timin.. Do përpiqem të jem shumë i mirë me këta njerëz, megjithëse kam eksperiencë të keqe me ta.

Një person tjetër, i cili ka qenë në Shqipëri (koment: sipas (emri i fshirë) nënkuptohet Dushan Mugosha) më ka quajtur bandit, jezuit etj. Nëse më ndodh diçka mua, që ka shumë mundësi, le të dihet se unë nuk jam i pandershëm apo politik (fjalë që nuk kuptohet). Unë jam Martini, i njohur prej teje si (fjalë e pakuptueshme) revolucionar, megjithëse naiv. Nëse ti nuk do të interesohesh për mua, unë do të përfundoj keq.

Nuk dua ta shqetësoj prof. Malokin, përveçse për garancinë. Nuk kam frikë nga vuajtjet, por deri sa të jetoj dua të jetoj në mënyrë të ndershme. E di që situata jonë është e mallkuar dhe askush nuk mund të më ndihmojë. Megjithatë nëse bën diçka për mua, të jesh i bindur se kurrë nuk do të harrohet”

MARTINI

Letra e mësipërme, e ruajtur në Arkivin e CIA-s është mjaft interesante dhe komplekse. Drejtuar një personi në Romë, identitetin e të cilit ende sot CIA e ruan, duke e fshirë nga dokumenti i deklasifikuar, kjo letër ngre disa pikëpyetje të rëndësishme.
Përtej një panorame të një poeti të trishtuar, që ka humbur shpresat, a është kjo letër një përpjekje e Camajt për t’u larguar nga Beogradi, si pasojë e humbjes se besimit ndaj sponsorizuesve të vet?

Për cilën veprimtari irredentiste antijugosllave flet Camaj? Përse shpreh një zhgënjim të thellë nga Instituti i Albanologjisë në Kosovë? Në botimet e tij të asaj kohe, dy libra poetikë, respektivisht ”Nji fyell ndër male” (1953) Prishtinë
dhe ”Kanga e vërrinit” (1954) nuk ka gjurmë të irredentizmit shqiptar.

Pasi mori diplomën nga Universiteti i Beogradit, Martin Camaj aplikon për studime pasuniversitare në Universitetin e Sarajevës. Këtu ai kërkon të studiojë me profesorin kroat Baric. Tema e perzgjedhur “Gjuha e Gjon Buzukut”. Kjo kërkesë u miratua nga Këshilli shkencor i fakultetit më 16 shkurt 1956 (B. Demiraj, Jeta e akademikut M Camaj).

Lind pyetja, nëse do të besojmë letrën e Camajt, se ai po persekutohej nga regjimi i Beogradit, si ka mundësi që i është dhënë e drejta për studim në Universitetin e Sarajevës? Një tjetër pyetje e cila mbetet pa përgjigje.
Po kështu, nuk ka asnjë të dhënë se gjatë qëndrimit të tij në Beograd, Martin Camaj të ishte përfshirë në angazhime nacionaliste. Përndryshe, si mundej që një shqiptar nacionalist, irredentist, revolucionar (epitete të gjendura në letër) të punësohej në Universitetin e Beogradit, të punonte në Radio “Beograd” si dhe të ishte anëtar i një organizate politike/agjenturore të kontrolluar nga UDB-ja? Këto dy fakte të fundit nuk përmenden në letrën e tij.

Aludimi i Camajt se ishte Gjeneral Dushan Mugosha, personi i cili kishte ndaluar aktivitetin e tij letrar, është vështirë për t’u pranuar, kur qartësisht kuptohet fuqia e një Gjenerali të UDB-së, ndaj kujtdo që dyshohej si antijugosllav. Aq më shumë që Camaj ishte anëtar i Komitetit të Prizrenit dhe si i tillë sponsorizohej dhe kontrollohej nga Gjenerali Mugosha.

Me shumë gjasë, Gjeneral Mugosha ka parë në figurën intelektuale të Camajt, një mundësi të artë për të depërtuar qarqet e diasporës shqiptare në Perëndim dhe si rrjedhim portretizimi i tij si një antijugosllav, pro irrendentist mund të ketë qenë një tymnajë për t’i dhënë atij një alibi në qarqet shqiptare të diasporës.

Por pyetja më interesante, që del nga kjo letër, është si dhe përse shërbimi sekret amerikan ndihmon që kjo letër të dalë nga Beogradi? Çfarë e lidhte shërbimin sekret amerikan me një poet emigrant shqiptar në Beograd? Apo pyetja mund të bëhet në kahun e kundërt: çfarë kërkonte një emigrant politik shqiptar me shërbimin sekret amerikan? Aq më tepër në Beogradin e kohës, ku çdo i huaj survejohej rreptësisht dhe kontaktet ishin të vështira?

Në arkivin e CIA-s ka disa dokumenta specifike mbi kontrollin e UDB-së ndaj Postës Jugosllave dhe në veçanti të letrave që dilnin nga Jugosllavia. A ka qenë kjo një përpjekje e Camajt për t’u shkëputur nga jugosllavët apo inskenimi i kërkimit të ndihmës me anë të letrës ka qenë pjesë e një plani të shërbimit sekret të UDB-së për ta vendosur atë në Itali pranë mërgatës politike shqiptare?

Sido që të jetë e vërteta, deri sa të kemi dokumente kundërshtuese nuk mund të arrijmë në një përfundim shterues.

E vërteta është se Martin Camaj arriti të shkonte në Itali, në pranverën e vitit 1956, vetëm pak muaj nga letra e sponsorizuar nga amerikanët. Me vete kishte edhe Ninën bashkëshorten e tij serbe, për të cilën duhet thënë se sipas letres së tij dërguar nga Beogradi ende nuk e kishte zyrtarizuar këtë martesë në Kishën Katolike.

ITALI

Një prej dokumenteve më interesante të arkivit të CIA- s, bën fjalë për detaje operacionale të disa shërbimeve të inteligjencës amerikane që vepronin në Itali, si CIA, OSO dhe Shërbimi i Kundërzbulimit CI. Ky i fundit, drejtuar nga figura legjendare amerikane, James Jesus Angelton, i cili kishte ndërtuar një rrjet të fuqishëm në të gjitha nivelet e shoqërisë italiane. Angelton, që kishte drejtuar X-2 gjatë Luftës së Dytë Botërore në Itali, kishte njohje edhe me një numër personazhesh shqiptare, nga të cilët merrte informacione paralele.

Nga një sërë dokumentesh del qartë se amerikanët, të cilët po mbanin peshën kryesore në Operacionet antikomuniste, kishin arritur të depërtonin në Mërgatën shqiptare në Itali, duke monitoruar të gjithë aktivitetin e saj.

Blloku Indipendent, një organizatë e ngritur dhe e mbajtur më këmbë nga shërbimi sekret italian, kishte një numër emrash të njohur, të cilët kishin qenë bashkëpunëtorë ose mbështetës të Italisë fashiste. Dyshimi se Mërgata ishte depërtuar nga Shërbimi Sekret Shqiptar e bënte më të rëndësishme vendosjen e agjentëve amerikanë edhe në Bllokun Indipendent, për të kontrolluar çdo hap të sajin.

Në të njëjtën valë operacionale ishin jugosllavët, të cilët të angazhuar në operacionet e tyre anti-Hoxha kërkonin edhe ata të depërtonin jo vetëm në Komitetin “Shqipëria e Lirë”, por edhe në Bllokun Independent, që mbronte politikën italiane kundrejt Shqipërisë. Në këtë atmosferë të luftës midis shërbimeve sekrete, mbërrin në Romë nga Beogradi Martin Camaj, i cili duket të ketë qenë nën vëzhgimin e Operacionit OBDURATE.

Nga letra e Camajt sjellë në këtë shkrim, nuk kuptohet saktë nëse sponsorizuesit e tij për mbërritjen në Romë, janë të njohurit e tij nga koha e seminarit jezuit të Shkodrës.
Megjithatë, duket se një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore të diasporës shqiptare dhe mbështetës i tij në Romë ishte Ernest Koliqi.

Ky supozim del edhe nga dokumenti, i cili edhe pse emrin e agjentit të rekrutuar e ka të fshirë, nuk është vështirë të kuptohet se kush është. Studiuesi në fjalë ishte një prej agjentëve kryesorë të CIA-s, i cili kishte si detyrë monitorimin e diasporës shqiptare në Jugosllavi.

Në këtë kontekst mund të supozojmë me siguri se personi të cilit i drejtohej letra e Camajt nga Beogradi dhe sponsorizuesi kryesor i ardhjes së tij në Romë duhet të ketë qenë Koliqi.

Por ardhja e Camaj në mesin e komunitetit shqiptar të Romës duket se nuk ka qenë edhe aq e lehtë. Sipas një raporti të Zbulimit Politik Shqiptar, Camaj është dyshuar si njeri i dërguar nga komunistët, por ka qenë këmbëngulja e Koliqit që e ka ndihmuar për të kapërcyer këtë dyshim. Dyshim i mbështetur nga një figurë e njohur e veriut si Gjon Marka Gjoni.

Informacioni i dokumentit te Zbulimit Inteligjent Shqiptar sjell një të dhënë shumë interesante e cila kërkon vëmendje në analizën tonë. Përse komuniteti katolik në Romë ka dyshime mbi poetin e ri Camaj? Mos vallë lehtësia e ardhjes së tij nga Jugosllavia? Bashkëshortja serbe e cila gjithashtu kishte marrë miratimin e autoriteteve pa asnjë pengesë? Shkollimi tij në universitetin e Beogradit apo roli në Radio Beograd e bënte atë një figurë të papranueshme për Kapidanin e njohur të Mirditës?

Ndoshta të gjitha këto arsye bashkë, por ajo që është mjaft me interes mbetet mbështetja e Ernest Koliqit dhe e Padër Daniel Gjecaj (Mark) i njohur si “ Miku i Maleve”, në dokumentin amerikan për Komitetin e Prizrenit.

Në këtë kontekst në analizën tonë nuk mund të mos përmendim edhe një fakt shumë interesant i cili ka të bëjë me rolin që Inteligjenca jugosllave luante në gjirin e Mërgatës Shqiptare. Në periudhën e operacioneve të Shërbimit amerikan kundër Shqipërisë, në dokumentacionin e kundërzbulimit amerikan OSO, flitet për një mundësi bashkëpunimi me një organizatë të vogël por shumë sekretive e quajtur “Lidhja e Maleve”.

Kjo organizatë e përbërë kryesisht nga priftërinj të arratisur dhe disa pronarë të mëdhej tokash nga malësia e veriut ishte jo vetëm një organizatë antikomuniste por edhe thellësisht antijugosllave. Për këtë arsye amerikanët nëpërmjet OSO ( të drejtuar nga J.J Angelton) dhe OPC (drejtuar nga Frank Wisner një nga arkitektët e operacioneve anti Kastro) propozojnë një bashkëpunim me “Lidhjen e Maleve”.

Këto operacione do të siguronin një pavarësi operacionale në terren pa mbështetjen (dhe pa kontrollin) jugosllav. Duke parë rëndësinë e madhe që kjo organizatë mund të kishte në Malësi, të tërheq vëmendjen fakti se Inteligjenca Shqiptare vëzhgonte disa nga drejtuesit e “Lidhjes se Maleve”

Në Dosjen e kundërzbulimit shqiptar gjendet edhe një foto e liderit të kësaj organizate Pater Zef Oroshi me Nina Bogdanovich Camaj. Pader Zef Oroshi një famullitar që shërbente në fshatin Ungrenj, sipas dokumentacionit të Sigurimit të Shtetit, në mars të vitit 1951 në zonën katolike të Mirditës, ishte përpjekur për të ngritur këtë zonë kundër pushtetit komunist.

Nuk është shumë e qartë në se kjo tentative kishte qënë një përpjekje reale apo një sajesë e Sigurimit të Shtetit, por duket se Pader Zefi ishte larguar për në Jugosllavi. Prej këtej, me ndihmën e Kapidanit të Mirditës Gjon Marka Gjonit, kishte emigruar në Itali. Me sa duket aktiviteti i tij politik në Itali vëzhgohej nga Shërbimi Sekret Shqiptar, por me shumë gjasë, organizata që ai drejtonte ishte objekt penetrimi i UDB-së jugosllave.

Në këtë kontekst mund të ngrejmë pyetjen se përse Koliqi, Camaj dhe Pader Daniel (Mark) Gjecaj (ky i fundit anëtar i grupit konsultativ të Komitetit të Prizrenit) kishin marrëdhënie me Pader Zef Oroshin, Liderin e “Lidhjes së Maleve”?

Koliqi ishte një personalitet kulturor i njohur i kohës. Ministër Arsimi në kohën e pushtimit fashist, ai kishte ndërmarrë një akt të rëndësishëm në dobi të Kosovës: hapjen e shkollave shqipe në territoret kosovare, vepër kjo për t’u lavdëruar.

Besnik i idesë së një bashkëpunimi me Italinë, ai mbahej si një prej personaliteteve me filoitaliane të kohës. Gjatë periudhes dyvjeçare kur ai drejtoi Ministrinë e Arsimit, kultura shqiptare dhe shkrimtarët shqiptarë njohën një mbështetje të madhe, por nuk do t’i bënim një shërbim historisë, nëse nuk do të theksonim edhe një fakt, i cili është lënë në heshtje nga të gjithë biografët e tij:

Dëmtimi i bibliotekës së dhuruar nga Lady Carnarvon për rininë shqiptare, në kujtim të djalit të saj, Herbert. Vepër që u krye në Tiranë, gjatë periudhës kur Koliqi ishte Ministër i Arsimit dhe Italia i kishte shpallur luftë Anglisë. “Librat e kësaj biblioteke, dhuruar nga Lady Carnarvon, u dogjën apo u shpërndanë majtas apo djathtas me qëllimin e vetëm që ta zhduknin atë” (M.Kuteli , Bashkimi i Kombit 1944)* (A.Plasari 2014).

Me kapitullimin e Italisë në 1943, Koliqi u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Vatikan si ambasador. Pas Luftës pati një aktivitet të rëndësishëm letrar, veçanërisht në Universitetin e Romës. Por aktiviteti më i rëndësishëm i Koliqit në këtë periudhë, ishte fakti se ai qe ideologu dhe drejtuesi i Bllokut Independent Kombëtar, organizatës politike proitaliane, për të cilën interesoheshin shumë si CIA amerikane, si UDB-ja jugosllave.

Në këtë kontekst, bashkëpunimi i Martin Camajt me Koliqin nuk do të ketë qenë krejt i rastësishëm. Bashkëpunimi i tyre, i nxitur edhe nga interesimi për letërsinë, duhet të kenë pasur në sfond edhe një bashkëpunim në fushën e inteligjencës. Më shumë interes është pyetja nëse vendosja e Martin Camajt në Romë ishte një mision për të depërtuar BKI-në në dobi të jugosllavëve? Apo “Brezi i Kuq” kishte mision diasporën shqiptare në Itali?

Më poshtë mund të lexojmë disa të dhëna, të marra në rrugë operacionale
nga shërbimi i kundërzbulimit amerikan, i drejtuar nga Angelton, që vepronte në Itali.

Dokumenti i CIA-s është shumë interesant, i mbushur plot me detaje, ku ka një sërë emrash të diasporës shqiptare në Itali, të cilët survejoheshin nga kundërzbulimi amerikan si agjentë të mundshëm të Sigurimit Shqiptar (përfshirë edhe Ibrahim KODRËN). Amerikanët ishin shumë të shqetësuar se Komiteti Shqipëria e Lirë ishte depërtuar nga kundërzbulimi shqiptar dhe merrte informata mbi planet e Kompanisë 4000, që po trajnohej nga amerikanët në Mynih.

Por në morinë e detajeve që përshkruhen në këtë dokument, të tërheq vëmendjen shqetësimi i amerikanëve që burimi i tyre në Bllokun Independent ishte një burim jo shumë i besueshëm, i cili fabrikonte informata për blerësin më të parë. Emri i fshirë i këtij burimi e bën edhe më intrigues faktin që amerikanët dyshonin për një prej agjentëve të tyre, që e kishin në Bllokun Kombëtar Independent.

Por kush ishte ky personazh? Kush ishte personi që punonte për italianët, u shiste informata të dyshimta amerikanëve, kishte kontakte me shërbimin sekret gjerman që në vitin 1943? Një sërë dokumentash të deklasifikuara nuk e tregojnë emrin e këtij personazhi, por dokumenti i mëposhtëm i kundërzbulimit, i gjendur në Dosjen e Operacioneve te OSO (shërbimi i kundërzbulimit amerikan) kundër Shqipërisë, hedh dritë përfundimisht mbi identitetin e personazhit enigmatik.

HASS mori urdhër nga SCHULTZ që të fillojë të vendosë bazat për një depërtim të thellë gjerman në këtë sektor. HASS ka marrë urdhër që të depërtojë informatorët shqiptarë të Shërbimit Amerikan. Ishte në këtë frymë që u organizua takimi KOLIQI-SCHULTZ.

KOLIQI, i cili përpara mbërritjes së SCHULTZ ishte konsultuar, me kërkesën e HASS, me liderët kryesore të grupit politik të Koliqit (Verlaci, Markagjoni etj.) i tha SCHULTZ se AI personalisht, por edhe si përfaqësues i grupit të tij, ishte i gatshëm të pranonte një bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e ri të Inteligjencës Gjermane me kushtet e mëposhtme:

a/ Trajtimi ekonomik duhet të jetë, siç është aktualisht trajtimi i dhënë nga Shërbimi Sekret Amerikan (250 usd në muaj) dhe

b/ Qeveria Gjermane të japë një formë njohjeje politike ndaj grupit, të cilin ai përfaqëson, njohje që deri më tani i është mohuar nga Shërbimi Amerikan.

KOLIQI theksoi gjithashtu se për çdo bashkëpunëtor të tij, (kërkonte) të kompensohej me një pagë mujore prej 100.000 lira. Po kështu theksoi se ai ishte i gatshëm të bashkëpunonte me Shërbimin Gjerman edhe në sektorë të tjerë si ai Bullgar, Kroat dhe Rumun.

Për sa i përket marrëdhënieve midis Qeverisë Italiane dhe asaj të Tiranës, me kërkesën eksplicite të SCHULTZ, KOLIQI deklaroi se ai ishte në dijeni nëpërmjet dokumenteve se këto marrëdhënie ishin përmirësuar kohët e fundit, si një reflektim i tensioneve Itali-Jugosllavi.

SCHULTZ iu dha mbështetjen e interesimit të tij për situatën shqiptare në përgjithësi dhe refugjatëve shqiptarë në Itali. Privatisht SCHULTZ-i i dha mbështetjen e tij HASS-it që të gjitha burimet financiare do të ishin në dispozicionin e tij, për të zhvilluar aktivitete në sektorin e Shqipërisë.

Dokumenti i kundërzbulimit amerikan ka një mori faqesh të mbushura me detaje shumë interesante, ku emri i Koliqit del herë pas here në operacione spiunazhi ndërkombëtar. Por pyetja e parë që çdo lexues do të ketë kur lexon këto radhë është, kush ishte KARL HASS, miku i Ernest Koliqit që nga viti i largët 1943?

Dokumentacioni i deklasifikuar amerikan tregon se Karl Hass ishte Sturmbannführer Karl Hass, SS numri i regjistrit në Partinë naziste, 117 557. Oficeri i lartë i zbulimit politik SD të Partisë naziste Gjermane.
Karl Hass, i cili ishte përfshirë në Organizatën e Shërbimit Sekret të Partisë naziste SD, që me 1934, ishte graduar Shefi i SD në Romë më 1943.

Falë bashkëpunimit me Gestapon, kishte ndërtuar një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh sekretë, që raportonin për llogari të inteligjencës naziste. Pas kapitullimit gjerman kishte jetuar disa kohë i fshehur në malet e Tirolit, së bashku me nazistin famëkeq Erik Priebke, i nxjerrë në gjyq në vitet ‘90.

Karl Hass është akuzuar nga autoritete Izraelite për dërgimin e rreth 1 mijë hebrenjve italianë në Auschvic si dhe për masakrën e 335 civilëve italianë në shpellat ardeatine! Në vitin ‘46 iu dorëzua autoriteteve amerikane dhe pranoi të punonte për shërbimin e kundërzbulimit amerikan CIC. Në të njëjtën kohë, ishte i përfshirë në rrjetin e Organizatës për oficerët SS për evakuimin e tyre drejt Amerikës Latine.

Hass u mor në shërbim nga “Organizata Gehlen”, shërbim sekret gjerman, i financuar nga amerikanët, që kishte objektiv Bashkimin Sovjetik dhe më vonë ishte baza e Shërbimit Sekret Gjermanoperëndimor BND.

Karl Hass, sipas dokumenteve të Shërbimit Italian, ishte personi që mbulonte Jugosllavinë dhe Shqipërinë, për llogari të Shërbimit Gjerman. Me sa duket nga dokumenti ynë, Hass vazhdonte të raportonte për llogari të kundërzbulimit amerikan, një shërbim ky gati i pavarur, që drejtohej nga Angelton dhe konsiderohej një shërbim shumë efikas me burime të shumta.

Me të drejtë, në analizën tonë lind pyetja se çfarë e lidhte shkrimtarin Ernest Koliqi me një oficer të shërbimit politik nazist, aq më shumë që prej ‘43-shit? A ishte vallë Hass një admirues i shkrimeve të Koliqit? Apo mos vallë Koliqi kishte qenë pjesë e rrjetit të ndërtuar nga Karl Hass në Romë, me ndihmën e Gestapos?

Nje detaj shumë interesant që hedh dritë sado pak në këtë pikëpyetje vjen nga dëshmia e shkrimtarit Petro Marko. I arrestuar në Romë nga Gestapoja gjermane, Marko lihet i lirë ‘pas një telefonate të Ernest Koliqit”.

Petro Markoja shkruan në kujtimet e tij se “Ernest Koliqi e kishte ndihmuar në Romë, kur gjendej i arrestuar në burgun e Regina Coeli-it dhe priste të pushkatohej tek Fosse Ardeatine”. Fosse Ardeatine në fakt ishte vendi ku Gestapo Gjermane pushkatoi 355 civilë italianë, masakra më e madhe gjermane mbi popullsinë civile në Italinë e Luftës së Dytë.

Kjo masakër (së cilës i është kushtuar një Muze i rëndësishëm nga Qeveria Italiane) e tronditi rëndë popullatën e Romës duke përfshirë edhe personalitetet më të rëndësishme të kohës, të cilët ndërhynë pranë autoriteteve gjermane për të ndaluar vrasjet e civilëve. Vetë Papa ndërhyri pranë Mareshalit gjerman Keslinger, komandant i trupave gjermane në Itali për të shpëtuar të burgosurit.

Megjithatë 355 civilë u pushkatuan në Shpellat Ardeatine. Petro Marko duhet të ketë qenë me shumë fat që mesuesi i tij i dikurshëm i shpëtoi jetën. Por si mundi Ernest Koliqi të shpëtonte nxënësin e tij?

Duket se Kapiteni SS Karl Hass “miku i Koliqit që nga viti 1943” ishte një nga dy oficerët që ekzekutuan civilët Italianë në Shpellën Ardeatine. Për këtë krim të rëndë Gjykata Ushtarake e Romës e dënoi në moshën 92 vjecare.

Takimi i Koliqit me Shefin e Shërbimit Gjerman Schultz, sjell për lexuesin një këndvështrim të ri krejtësisht të panjohur të këtij intelektuali shqiptar. Siç shihet nga ky dokument, në takimin e parë midis Koliqit dhe shefit të GIS-it nuk ka asnjë bisedë parimore, intelektuale apo patriotike ndaj çështjes shqiptare apo asaj kosovare.

Kërkesat janë sipas prioritetit:
1. një pagesë mujore 250 USD (rreth 2400 USD me të sotmet);
2. kërkesa e vagullt për një njohje politike të BKI;
3. kërkesa tjetër për një pagë mujore për çdo bashkëpunëtor, që ai sillte në tavolinë për interes të shërbimit gjerman. Ofrimi i tij si rekrutues për informatorë të tjerë rumunë, bullgarë e kroatë për llogari të shërbimit gjerman, hap një dritare të re për të parë me kujdes marrëdhëniet që Koliqi do të kishte me shkrimtarin Camaj.

Me të drejtë mund të pyesim: a ishte bashkëpunimi i tyre një bashkëpunim midis letrarësh apo Camaj u bë informator i Koliqit për shërbimin italian, ku Koliqi kishte vite i punësuar; për atë amerikan, i cili e konsideronte Koliqin një “fabrikë private letrash”; apo për shërbimin gjerman, me oficer kontakti ish-oficerin e SD gjermane Karl Hass?

Po sikur UDB-ja jugosllave, duke ditur kontaktet e Koliqit t’i kishte sjellë pranë një njeri të sajin, që do ta mbante atë nën kontroll? A ishte Koliqi një rekrutues informatorësh apo pa pasur dijeni kishte rënë në rrjetën e UDB-së? Për të kuptuar se në çfarë ujërash notonte Koliqi, le të lexojmë më poshtë se çfarë thotë kundër-zbulimi amerikan në raportin e tij për Karl Hass.

Alois EDER, një tjetër ish-oficer i shërbimit sekret gjerman SD ka një dosje interesante në arkivin e kundërzbulimit amerikan: i rekrutuar pas lufte nga amerikanët, EDER mbante lidhje me sovjetikët dhe kalonte materiale sekrete nëpërmjet Vjenës për GRU, shërbimin ushtarak sovjetik.

Por ajo që bie në sy në këtë raport të gjatë, është fakti se Karl Hass, miku i vjetër i Ernest Koliqit, ishte një agjent, i cili raportet politike të marra nga Koliqi mbi çështjet shqiptare, jo vetëm i nxirrte në treg për të siguruar blerës të mundshëm, por duket qartë se një prej klientëve të tij ishte shërbimi sekret sovjetik KGB.

A kishte dijeni Koliqi se raportet e tij binin në dorën e KGB-së, e cila me shumë gjasa i përcillte në Tiranë? Në dritën e këtyre dokumenteve me vlerë të madhe historike mund të shikojmë një figurë krejt tjetër të intelektualit Koliqi. Në këtë këndvështrim duhet parë edhe bashkëpunimi i gjatë i Koliqit me Martin Camajn, i cili pas ardhjes në Romë ishte një prej bashkëpunëtorëve me të ngushtë të tij.

Nuk ka asnjë dyshim se Koliqi ishte në qendër të një aktiviteti të rëndësishëm spiunazhi në Romë. Si informator i tri shërbimeve sekrete, si rekrutues si dhe kontribues i materialeve me interes të cilat i kaloheshin KGB-së sovjetike të paktën nga dy burime: Karl Hass dhe Alois EDER.

Të dyja këto personazhe naziste të lidhura me Koliqin ishin të përfshira në çështjen e Otto John-it, shefi i shërbimit gjerman të viteve ‘50 dhe arratisjen e tij në Bashkimin Sovjetik.

Në një letër të interceptuar nga amerikanët, lexohet shqetësimi që të dy këta agjentë gjermanë kanë nëse emri i tyre do të dalë në listën e informatorëve sovjetikë.

Qenia e Koliqit në këtë rrjet spiunazhi duhet parë në kontekstin e kohës. Në qershor të ‘53-shit, me gjithë operacionin e CIA-s për mbështetjen e kristian-demokratëve, ata humbën 43 vende në Parlament. E majta siguroi 218 vende, duke krijuar një gjendje paniku në zyrat e CIA-s, pasi sipas William Colby-t, shefi i ardhshëm i CIA-s, i përfshirë në operacionet sekrete në Itali “votat e përbashkëta të socialistëve dhe komunistëve mund t’i bënin ata forcën me të madhe politike në Itali”, (Operation Gladio: The Unholy Alliance between the Vatican, the CIA, and the Mafia).

Për këtë arsye amerikanët hodhën hapa konkretë. Një prej njerëzve të besuar të Allen Dulles (shefi i CIA) erdhi urgjent në Romë. Ishte Carmel Offie, një personazh mjaft enigmatik me origjinë italiane dhe bashkëthemelues i Komitetit “Shqipëria e Lirë”. Offie kishte operuar në Itali gjatë luftës, si pjesë e shërbimit sekret amerikan OSS. Pas 1945-ës kishte qenë pjesëtar në
Operacionin “Paperclip”, operacion që kishte të bënte me nxjerrjen e shkencëtarëve nazistë nga Europa dhe sjelljen e tyre në Amerikë.

Ai ishte edhe njëri prej oficerëve që u morën me krijimin e idesë së operacionit klandestin kundër Shqipërisë – Komiteti Shqipëria e Lirë – dhe sponsorizuesi kryesor i caktimit të Hasan Dostit në krye të saj. Njohës i mërgatës shqiptare në Amerikë dhe në Romë. Tashmë me një mision të ri, caktimin e një drejtuesi pro-CIA, për shërbimin e fshehtë ushtarak Italian “SIFAR”.

Me ndihmën e Shefit të Zyrës së CIA-s në Romë, Gerry Miller, dhe Ambasadorit Claire Boothe Luce, arritën të vendosin në këtë post gjeneralin Giovanni de Lorenzo. Prej këtej mori udhë edhe Operacioni i famshëm Gladio (manipulimi i zgjedhjeve të 1958) dhe ndërtimi i bazës sekrete të CIA-s në Sardenjë.

Në këtë kontekst mund të vendoset lidhja e Koliqit me Majorin nazist Karl Hass, i cili ishte ndërmjetësi i Shërbimit Sekret Gjerman dhe SIFAR-it. Përtej depërtimit të mërgatës politike shqiptare ka shumë mundësi që si jugosllavët ashtu edhe sovjetikët kërkonin burimet e tyre për të depërtuar në SIPAR. Hass, miku i vjetër i Koliqit, ishte një prej këtyre burimeve.

Ndërkohë, me kalimin e Camajt në Romë, emri i tij nuk del më në raportet e CIA-s. Të paktën në dokumentet e deklasifikuara deri më sot. A mos vallë amerikanët e kishin humbur interesin për letrarin shqiptar që vinte nga Beogradi? Camaj ishte tashmë jo vetëm një person i angazhuar në Mërgatën shqiptare të Italisë, por edhe Kryeredaktor i revistës kulturore “Shejzat”.

“Shejzat” ishin një bashkëpunim i ngushtë me Koliqin, duke i dhënë atij edhe emër në mërgatë; por duke pasur parasysh rolin e Koliqit në këtë periudhë shtrohet pyetja: cili shërbim sekret e ka financuar këtë revistë kulturore? Nga të dhënat e botuara pas viteve ‘90, në disa prej dokumentave të deklasifikuara del qartë se “Shejzat”, ashtu si edhe disa botime të tjera shqiptare, financoheshin nga një fond sekret i shërbimit amerikan i njohur si Exile Policy Division.

Me këtë informacion mbi botuesin e vërtetë të revistës kulturore “Shejzat”, do ta kishim shumë të vështirë të pranonim se amerikanët nuk e dinin se çfarë aktiviteti kryente poeti i ardhur nga Jugosllavia. Me mbështetjen e Koliqit dhe nëpërmjet “Shejzave” ai mund të operonte në të gjithë mërgatën politike shqiptare duke mbledhur informacion të vlefshëm.

Por pyetja me interesante është se ku shkonte ky informacion? Për gjermanët? Amerikanët? UDB-në apo, nëpërmjet miqve të Koliqit, për KGB sovjetike?

Në informacionin e mëposhtëm të siguruar nga Agjenti shqiptar “50” del se Camaj me kujdesin e Koliqit paguhej rregullisht edhe nga italianët. Lind pyetja përse italianët duhej të paguanin një refugjat shqiptar pa asnjë kontribut të njohur proitalian? Aq më shumë kur përkrah emrit të Camajt lexohet qartë emri Kol Bib Mirakaj, ish-Sekretari i Partisë Fashiste në Shqipëri, dhe Gjon Gjinaj, lider i një grupi agjentësh proitalianë që vepronin në Veriun e Shqipërisë?

Nëse Kol Bib Mirakaj i kishte shërbyer Italisë në periudhën e fashizmit dhe Gjin Gjoni në operacionet klandestine të viteve 49-59, me çfarë arsyetimi shpërblehej Martin Camaj?

E ndërkohë që Camaj zhvillonte aktivitetin e tij në Itali, “miqtë” e tij të dikurshëm të Sigurimit Shqiptar nuk e kishin harruar. Nëpërmjet raporteve të agjenturës shqiptare në Itali ne mund të ndjekim aktivitetin e Camajt, si dhe bindjen që Inteligjenca Shqiptare kishte për të, se ai vepronte për llogari të UDB-së dhe Inteligjencës Gjermane.

Zbulimi Politik Shqiptar e mbante nën vëzhgim duke siguruar të dhëna të hollesishme që nga adresa e banimit!po korrespondenca që ai kishte me persona të ndryshëm.

Po kështu të duket e pamundur që Koliqi, i cili kishte rekomanduar për Shërbimin Sekret Gjerman eksponentë të diasporës kroate, rumune dhe bullgare të mos kishte afruar edhe Camajn për llogari të Shërbimeve Sekrete që ai kishte bashkëpunim.

Për këtë, puna për nxjerrjen e “Shêjzat” i ofronte atij një mbulim të shkëlqyer. Ndërkohë nga një numër raportimesh që dërgonin agjentët shqiptarë nga Italia, mund të kuptohet se Revista “Shêjzat” e cila në fillesat e saja kishte shumë pak lexues, tashmë dilte me një tirazh prej 3500 kopjesh, një pjesë e mirë prej të cilave dërgoheshin në Jugosllavi, dhe përveç financimeve amerikane merrte edhe financime Italiane.

GJERMANI

Në vitin ‘61, Camaj vendoset në Mynih. Arsyeja e vërtetë e zhvendosjes së tij është e mjegullt. Megjithëse kishte vënë emër në qarqet albanologjike të Romës, ai lëviz drejt Milanos, ku lë Nina Bogdanovich Camaj dhe pak më vonë shkon në Mynih. Sigurisht një intelektual në kontekstin e kohës, kërkon të shikojë mundësitë më të mira për angazhimin e veprës së tij.

Roma, për kohën ishte një ambient me një mërgatë të konsoliduar. Arbëreshët në Jug të Italisë mbanin gjallë ende gjuhën shqipe. Revista “Shêjzat” me financim amerikan dilte rregullisht me disa nga penat më të mira të kohës. Camaj ishte i angazhuar në Universitetin e Romës, ku punonte së bashku me Koliqin. Ministria e Jashtme Italiane i paguante një rrogë çdo muaj për shërbime shumë të paqarta. Përse vendosi të drejtohej në Gjermani, ku nuk kishte një mërgatë të fortë shqiptare, as ambiente kulturore dhe as qarqe të rëndësishme të albanologjisë?

Në kontekstin e kohës, vitet ‘60 ishin vite kur shërbimet sekrete kryesore e kishin humbur interesin e tyre për Shqipërinë. Operacionet klandestine ishin zhvendosur në vende të tjera. Financimet ishin rrudhur shumë e Shqipëria nuk ishte më fushëbeteja e përplasjeve të shërbimeve sekrete. Ndërkohë emigracioni kosovar në Gjermani po bëhej një faktor në rritje.

Mos vallë lëvizja e Camajt për Gjermani kishte të bënte me interesimin e UDB-së për organizatat kosovare? Apo bashkëpunimi i Ernest Koliqit me ish-Shefin e SD gjermane Karl Hass i kishte hapur rrugë edhe Camajt për të qenë në kontakt me këtë Shërbim? Mbi këtë pyetje i rikthehemi përsëri informacionit që siguronte Zbulimi Politik Shqiptar për figurat e diasporës.

Pyetjet që lindin nga zhvendosja e Martin Camajt në Gjermani do të perpiqemi t’i analizojmë me disa dokumenta të deklasifikuara amerikane që vijnë nga një informator shqiptar i vendosur në Mynih.

Dokumenti më interesant, që sjell të dhëna të rëndësishme dhe dyshime mbi rolin e Camajt në Gjermani është një raport mbi figurën e Krist Malokit. Ky raport duket se është përgatitur nga një informator i cili operonte për llogari të zbulimit amerikan.

Krist Maloki ishte një ekonomist dhe studiues me nënshtetësi austriake ardhur nga Prizreni. Në rininë e tij njihte mjaft mirë E. Çabejn dhe L. Poradecin. I njohur në rrethet letrare të Kosovës dhe me kontakte të mira në Shqipëri, ai është vendosur nën vëzhgimin amerikan, me shumë gjasë si pasojë e raportimit të informatorit nga Mynihu.

Dokumenti i 29 dhjetorit 1966, përgatitur nga Shefi i Stacionit të CIA-s në Vjenë, dërgon një raport për dy departamente, Deskun Sovjetik dhe atë të Europës Juglindore. Ky raport përmbante një “Vlerësim zbulimor” për Prof. Krist Malokin. Të dhënat janë marrë në Mynih në nëntor 1966, dukshëm nga një person që e njihte mirë Malokin.

Po përse Krist Maloki është vënë në qënder të interesimit amerikan?

Nga ky pasazh kuptohet qartë se Maloki ishte vënë në vëmendje të zbulimit amerikan si një objekt operacional për të mbledhur informacion nëpërmjet Eqrem Çabejt për dy liderët komunistë shqiptarë. Po kush mundet ta ketë njohur Krist Malokin kaq mirë sa të dinte këto marrëdhënie midis këtyre dy personave?

Një pasazh na jep një profil të vagullt të burimit tonë. Informatori i Mynihut me gjasa nuk është gjerman dhe me sa duket duhet të jetë studiues/gjuhëtar i interesuar qartësisht për Kongresin Filologjik Ballkanik. Pra Informatori në Mynih ka botuar një libër në fushën e gjuhës shqipe më 1966, libër ky i blerë dhe arkivuar nga CIA. Me të drejtë lind pyetja: cili studiues ka botuar libër për linguistiken shqiptare në Gjermani me 1966? Nga një kërkim i thjeshtë del se “Albanische Wortbildung” është i vetmi libër që përmbush këtë kriter.

Interesante është përmendja e orientalistit të famshëm gjerman, Franz Babinger, në këtë raport. Një studiues i shkëlqyer me një varg veprash të botuara, Babinger kishte ardhur dy herë në Shqipëri. Po cili ishte ai shqiptar me banim në Mynih që e njihte Prof. Babingerin?

“Historiaku zâmadh i Universitetit të Münebenit, Prof. Franz Babinger, me 28 mars 1960 mbajti n’Universitet të Romës nji konferencë dituniplote mbi Konstantin Arianit Komnenin, pris shqiptar n’Itali”, kjo ishte hyrja e një artikulli në “Shêjzat” për leksionin e Babingerit, shkruar nga Martin Camaj.

Prof. Babinger ishte takuar në Romë që në 1960 me Martin Camajn, studiuesin dhe letrarin shqiptar që do të vendosej me banim në Mynih.
Por e dhëna më interesante për identifikimin e informatorit që raportonte nga Mynih për shërbimin sekret amerikan është letra e Camajt për mikun e tij seminarist në Romë, ku konfirmon se e njeh mirë Prof. Malokin, aq sa t’i kërkojë edhe një garanci për ta nxjerrë atë jashtë Jugosllavisë.

Megjithëse dikur Camaj i kërkonte ndihmë profesorit shqiptar, në dokumentin e CIA-s, me nota të holla cinike, informatori i amerikanëve duket se e ironizon profesorin e moshuar, i cili në atë kohë vuante nga një sëmundje e rëndë e syve.

Për ta përmbledhur analizën tonë mund të themi se hartuesi i këtij informacioni për një plan operacional në depërtimin e studiuesve shqiptarë për llogari të shërbimit amerikan në 1966 është i vendosur në Mynih. Nuk është ende shtetas gjerman. Ka studiuar në Universitetin e Beogradit në 1952, është i interesuar për linguistikën shqiptare, boton të vetmin libër linguistik për Shqipërinë në Gjermani në vitin 1966, njeh mirë Prof. Babingerin i cili udhëton në Shqipëri, ka raporte konfidenciale me Prof. Malokin dhe, megjithë sëmundjen e këtij të fundit, e propozon atë si një objekt me interes për të nxjerrë informacione nga Eqrem Çabej.

Në ndihmë të zgjidhjes së kësaj enigme na vjen një dokument i Zbulimit Politik Shqiptar, i cili nga një burim shumë i besuar me qendër në Angli, raportonte për Tiranën.

Kjo e dhënë e zbulimit shqiptar, si dhe dokumenti amerikan përputhen në detaje për të na dhënë konkluzionin e nevojshëm se Martin Camaj ishte burimi në Mynih që kishte lidhje operacionale me shërbimin sekret amerikan, duke propozuar edhe emra konkretë të studiuesve të njohur shqiptarë për këto operacione. Në veçanti Eqrem Çabej, për të cilin Sigurimi i Shtetit fillon një survejim edhe më të rreptë, me dyshimin se Çabej gjatë pjesëmarrjeve në konferenca ndërkombëtare, mund të vendoste kontakte me zbulimet e huaja.

Një dëshmi tjetër shumë interesante mbi marrëdhëniet Maloki-Camaj vjen nga një intervistë e zonjës austriake Maloki e veja e Krist Malokit, cila rrëfen se Camaj-Koliqi kanë pasur kontradikta me Prof. Malokin.

A ishin këto kontradikta mbi çështjen fonetikës së shqipes? Ekonomisë ku Maloki ishte ekspert i fushës? Gramatikës, drejtshkrimit apo diçka shumë më e thellë ka sjellë prishjen përfundimtare midis këtyre studiuesve?

Mos vallë Koliqi, rekrutues informatorësh për zbulimet e huaja, ka tentuar të fusë në lojën e shërbimeve sekrete të huaja edhe Prof. Malokin? Mos vallë refuzimi i Malokit është edhe shkaku i mosmarrëveshjeve të cilat ndoshta i sollën edhe humbjen e Katedrës së gjuhës shqipe në universitetin e Mynihut, për të cilën flet e shoqja e tij?

Megjithëse në analizën tonë u morëm në veçanti me figurën e Krist Malokit, nuk ka dyshim se burimi i informacionit nga Munihu ka qenë mjaft aktiv për një kohë të
gjatë, duke informuar edhe për emra të tjerë. Janë disa raportime ku puna e lavdërueshme e këtij burimi përmendet në raportimet e Zyrës së CIAs me qendër në Munih.

Në dokumentin e dates 12 maj 1966 në një raport të gjatë të CIA-s, ku stacioni i Munihut për Zyrën e Europës Juglindore, analizon mundësinë e penetrimit të shërbimit sekret shqiptar ndaj emigracionit, të bie në sy edhe nje pasazh i shkurtër. Megjithëse me emrin e fshirë, mund të themi se Stacioni i Munihut i referohet burimit tonë. Dokumenti në fjalë është një përmbledhje e personalitetit te Malokit, por edhe të disa shqiptarëve të tjerë.

CIA duket se interesohet për të gjitha personalitetet e mundshme dhe burimi yne i Munihut ka përgatitur një raport për disa prej tyre, ku përveç Krist Malokit, i cili për hir të së vërtetës ka qenë në listat e CIA-s që në fillimet e viteve 50 si njeri që vëzhgohej, burimi ynë informon edhe për një tjetër shqiptar, arkitektin Hajdar Kërçiku nga një familje e njohur tiranase, i cili kishte studiuar në Vjene dhe ishte vendosur ne Graz pas një refuzimi të autoriteteve amerikane për emigracion në SH.B.A.

Kërçiku, i cili kishte familjen në Tiranë, kishte marrëdhënie shumë të mira me Ambasadën Shqiptare në Vjenë, dhe për këtë arsye ishte në listën e njerëzve të survejuar nga ana e amerikanëve.

Megjithëse ky operacion nuk u finalizua, me interes është fakti se Zbulimi Sekret Shqiptar ishte i bindur se Camaj ishte informator i UDB-së.
Një tjetër e dhënë me mjaft interes është dëshmia e një personazhi të njohur Kosovar, si Jusuf Gervalla.

A mos vallë Gervalla, i cili u vra në antentat nga Shërbimet Sekrete Jugosllave, dinte më shumë se ato që shkruan? Camaj në letrën e tij më 1957, ankohej që qarqet kosovare nuk e donin. Përse vallë? Mos ndoshta martesa me një shtetase serbe kishte prekur sentimentet e kosovarëve? Apo prania e Camajt ne Radio Beogradi dhe anëtarësimi në Komitetin e Prizrenit, një organizatë spiunazhi e UDB-së, e kishin bërë figurën e tij mjaft të dyshimtë? Për të gjitha këto pyetje ndoshta me hapjen e arkivave në Beograd do të mësojmë më shumë.

Për aktivitetin e Martin Camaj në fundin e viteve 80-të ka disa dëshmi mjaft interesante, të cilat në këtë analizë na bëjnë të ngremë disa hipoteza.

Fundi i këtyre viteve kishte pasur një zbutje të detyruar të autoriteteve komuniste shqiptare, të cilat shikonin me shqetësim ngjarjet në Europën Lindore. Disa studiues shqiptarë ishin lejuar për të studiuar në Universitetin e Mynihut, ku sigurisht emri i Martin Camajt ishte i njohur për ta. Nga dëshmia e disa prej këtyre studiuesve mësohet se gjatë takimeve që Camaj bënte me ta “Bisedat e gjata dilnin jashtë kornizës së linguistikës apo interesimin e përgjithshëm ndaj Shqipërisë”.

Pyetjet për personalitetet e politikës dhe kulturës shqiptare të kohës si dhe mbështetjen e tyre politike për regjimin që po rrëzohej kanë vënë në dyshime bashkëbiseduesit e tij, të cilët edhe pas gati 30 vjetësh i kujtojnë ato si “biseda shumë të çuditshme për një profesor të gjuhësisë”. Këto biseda të asaj kohe të vendosura në kontekstin e kësaj analize na bëjnë të besojmë se Martin Camaj edhe në fundin e viteve 80 fillimin e viteve 90 vazhdonte aktivitetin e tij në dobi të zbulimeve të huaja që kishin interes për Shqipërinë.

EPILOG

Martin Camaj vdiq në 12 Maj 1992. Pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri Martin Camaj nuk mundi të vizitonte përsëri vendlindjen. Dosja për vëzhgimin e tij vazhdoi deri në vitin 1992, ku mund të thuhet se materiali i pakët është tejet joprofesional duke nënkuptuar se Kundërzbulimi Sekret Shqiptar kishte humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm.

Veprat e Martin Camajt, dikur të ndaluara, tashmë janë botuar gjerësisht në Shqipëri; megjithëse sipas specialistëve të fushës, shkrimet e tij kanë vlerë letrare, por nuk janë letërsi antikomuniste.

Kapiten Fadil Kapizysi, oficeri i Sigurimit të Shtetit që rekrutoi Martin Camajn, kaloi në detyra të ndryshme dhe më vonë u ngrit në detyrë deri në rangun e Zv. Kryetarit të Hetuesisë së Përgjithshme. I përfshirë në disa procese të rëndësishme të periudhës komuniste, më i rëndësishmi prej të cilëve ishte ai kundër klerik katolik në Shkodër.

Ernest Koliqi vdiq në Janar 1975 në Romë. I konsideruar si një personalitet i rëndësishëm i letrave shqipe u varros nga mërgata shqiptare e Romës. Figura e tij letrare është trajtuar veçanërisht nga intelektualët kosovarë dhe më pak në Shqipëri. Për ironi të historisë ndër medaljet që janë akorduar për të, është edhe Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit.

Krist Maloki vdiq në nëntor 1972 nga një sëmundje e pashërueshme. Vitet e fundit i kaloi në verbëri të plotë. Nuk mundi të vinte në Shqipëri siç kishte dëshiruar në fundin e karrierës së tij. Vepra e tij njihet shumë pak në Shqipëri dhe më shumë në Kosovë.

Dom Lazer Sheldija: Miku i Martin Camajt që nga koha e studimeve në Beograd. Vendoset në Romë në një seminar jezuit të propagandës FIDE. Konsiderohej njeri i afërm nga Camaj dhe ishte personi të cilit i’u drejtua për ndihmë me letrën e tij nga Beogradi. Nga Roma, Lazer Sheldija emigroi dhe jetoi për mbi 10 vjet në Argjentinë dhe Brazil, dhe më pas u vendos në Kaliforni dhe New York.

Sipas gazetës New York Times (28 shtator ‘88), Prifti Sheldija ishte gjetur në banesë i torturuar dhe më pas ishte ekzekutuar me një plumb në kokë. Policia amerikane arrestoi për këtë vrasje dy shqiptarë, që i lëshoi për mungesë provash. Vdekja e tij ka mbetur mister.

I çuditshëm është një pohim i Martin Camajt për vrasjen e mikut të vet që nga kohët e emigracionit në Beograd “Jam i bindun se edhe në vrasjen e Dom Lazrit ka gisht SIGURIMI! Po qes nji shembull fort sistematik” (Martin Camaj letër për Gjon Sinishta München, 27 mars 1991 botuar nga B.Demiraj)

Në letrën në fjalë nuk ka asnjë shpjegim se përse Martin Camaj mendonte se Dom Lazri u vra nga Sigurimi i Shtetit. Të duket shumë e çuditshme që një prift katolik i larguar shumë herët, me aktivitet fetar në Amerikën Latine dhe me një aktivitet periferik në emigracionin e New Yorkut, të vritej nga Shërbimi Sekret Shqiptar. Aq më pak në fundin e vitit 1988 ku Shërbimi inteligjent shqiptar nuk kishte as motiv dhe as mundësi për të bërë një atentat të tillë ndaj dikujt që nuk kishte aktivitet të dukshëm kundër regjimit. Mos vallë Martin Camaj dinte dicka më shumë për arsyet e vërteta të vrasjes së Pater Lazer Sheldisë?

Karl Hass, vdiq në Prill 2004 në një shtëpi të moshuarish në Romë. U dënua me burgim në 1998 nga një Gjykatë Ushtarake e Romës për rolin e tij në vrasjen e 355 robërve italianë në Shpellën Ardeatine. Dëshmitar i drejtësisë italiane në gjyqin e nazistit Erik Priebke në 1992, ndryshoi dëshminë duke refuzuar të dëshmonte kundër mikut te tij nazist.

Pader Daniel (Mark) Gjecaj vdiq në Gusht të 2002 në Romë. Mik i afërt me Ernest Koliqin ku bashkëpunoi për revistën “Shêjzat”. Kontribuoi në botimin e një sërë veprash të klerit katolik shqiptar. Redaktor përgjegjës ne Radio Vatikan për emisionet shqip. La pas disa dorëshkrime në shqip. Përfshirja e tij në Komitetin e Prizrenit nuk është shpjeguar asnjë herë nga biografët e tij.

Insinuatat e Tares ndaj Koliqit dhe Camajt – Studiuesit përgjigjen

Botimi i një shkrimi nga Auron Tare, ku figura shkrimtarësh si Ernest Koliqi e Martin Camaj insinuohen si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete të huaja, nga CIA, gjermanët, UDB-ja jugosllave, e deri  te Sigurimi a KGB-ja, ka ngjallur mjaft debat në qarqet intelektuale shqiptare, brenda e jashtë vendit. Disa, gjykojnë se Tare nuk ka fill logjik në ato që thotë e rreket të hedhë baltë mbi dy figurat që kontribuan për kulturën shqiptare në periudhën e errët të komunizmit duke mbajtur gjallë në Romë e Mynih, letërsinë, artet, mërgatën dhe duke ngritur deri një katedër të shqipes në Gjermani.

Të tjerë thonë se duhet ndarë kontributi i tyre si shkrimtarë e njerëz të lamive studimore, me raportet që ata patën me agjenturat e huaja. Ndonëse dokumentet e analiza e Tares gjen ngjashmëri me akuzat e nomenklaturës komuniste për ta, vetë Tarja tha dje se nuk ka pasur qëllim as t’i dëmtojë as të hedhë baltë, por të tregojë edhe një anë tjetër të tyren. Sipas Tares, ai nuk ngre akuza, por ofron informacione. Më anën tjetër, shpesh ‘kontributet’ e mundshme të figurave të ndryshme të intelektualëve në shërbime e agjentura, llogariten, jo për emrin e përfshirë, por se sa e dëmshme ose e dobishme ka qenë kjo për vendin, të cilit i përkasin, ose jetojnë. Vetë ligji mbi të cilin, operon Autoriteti i Dosjeve në vendin tonë, ka këtë parasysh dhe vetë vendimet e autoritetit, nuk shohin firmat e hedhura, por nëse pas firmës, personazhet e përfshirë në dosje, si informatorë kanë dëmtuar të tretë.

ARDIAN NDRECA

S’do ta kisha mendue kurrë se nën atë fytyrën prej Shvejku baballek të Auron Tares mund të mshehej nji historian i hollë që përpiqet me hjedhë ndonji kovë baltë mbi figurat e Ernest Koliqit dhe Martin Camajt.

Por ky Tarja ka meritën se të paktën nuk asht marrë me veprën e tyne, por ka ba detyrat e shtëpisë tue u ushtrue në atë profesionin e vetëm që njeh. Tarja ka nisë me gërmue virtualisht ndër arkiva në vend që me vijue me koleksionue gëzhoja të ndryshkuna ndër poligonet ku dikur i kallte datën Paktit të Atlantikut.

Fotokopjet e Tares ndër arkiva janë si fotokopjet e bankënotave të Bankës së Shtetit që ndokush mundohet me t’i shitë si të vërteta.

Përtej humorit, pse në fund të fundit i shkreti asht produkt i patjetërsueshëm i kohës dhe rrethanave që e kanë prodhue dhe e ka këtë tarë të pashlyeshme në vetvete, shkrimi i tij s’kishte asnji fill logjik, nuk kishte as erë arsyeje historike, veç disa dokumente të pakontekstualizueme, e mandej shumë hamendësime që dy rreshta ma poshtë paraqiteshin si të vërteta historike të provueme e ma tej rishtas makinacione dashakeqëse prej sigurimasi.

S’po pretendojmë që Tarja të kishte kapë pasaktësitë e dokumenteve që me nder me thanë ka shqyrtue dhe as të kishte shmangë pohimet e rreme me shumicë (psh. Koliqi ambasador në Vatikan në vitin 1943!!) – e gjithë kjo të ban me mendue sesa lehtë të kishte hangër dreqi dikur me pasë përfundue para Tares me çfarëdolloj uniforme të ishte veshë ky i fundit!

Tarja asht qartësisht nji prej megallomanëve nostalgjikë që ka të drejtën me shkrue çfarëdolloj gjaje t’i kërcejnë në krye, madje ka meritën që s’e mshehë këtë gja, përkundër më habit dashakeqësia e atyne që kontrabandojnë si të ishin studime historike ato që Tarja – i pafuqishëm në artin e historishkrimit – gjen të gatshme në internet dhe i ban copy/paste me zellin e nji Shvejku hoxhist. Në nji shenj vendi m’u dhimbt madje se s’kishte mbërrijtë me e mshehë nostalgjinë për kohën e “shkëlqimit” të Sigurimit!

Lodhesh kot o Tare, deri dje kishit nji makineri të fuqishme dhune dhe shpifje që për 50-vjet nuk mbërrijti me i ba gja as Koliqit dhe as Camajt, asht peshë e randë për ty, manipulator mediokër dhe injorant në sensin pozitiv të termit, me zëvendësue i vetëm nji sistem të tanë!

Pastro ma mirë pluhnat koleksioneve të distinktivave me maoceduna dhe me buste të Enverit se aty e gjen veten 100%, pse te Koliqi e te Camaj ti s’mbërrin kurrë, edhe me u çue në maje të gishtave! Me të dhanë ty besim kur ban se po gjurmon të vërtetat historike asht si me ia besue repartin e kirurgjisë në QSUT atij berberit që ka dyqanin përballë spitalit!

As Koliqi dhe as Camaj s’e kanë shtëpinë aty ku ti pandeh se ia ke gjetë emnin. Asht e kotë me të spjegue ty dallimin mes rastësisë dhe domosdoshmënisë historike, pse këto gjana nuk bajnë pjesë tek manuali bazë i pushkës model 56.

Historia na mëson se Koliqi dhe Camaj ishin në krahun e drejtë, ndërsa taborri yt sot e 30-vjet ma parë falimentoi me turp përpara historisë tue lanë nji popull të izoluem, të unshëm, të përçamë për shkak të pronave të grabituna, të padijtun dhe të pashpresë.

AURON TARE

Në mbrojtje te Shvejkut

Ky eeshtee Shvejku. Një nga personazhet më të dashura të fëmijërisë. Sot është përgojuar nga një zotëri me emrin Ardian Ndreca. Unë Shvejkun e kam dashur shumë, e kam lexuar shpesh, dhe më ka bërë t’i shikoj personazhet jetësore me humor dhe mos t’i marr shumë seriozisht. Për këtë arsye edhe Ndrecën e marr me shumë humor por po i shkruaj këto radhe në mbrojtje të  Shvejkut. Me vjen keq që një personazh që e quan veten mësimdhënës në një universitet Italian e quan Shvejkun injorant. Duhet të jesh shume i pa lëçitur që të krahasosh Shvejkun me dallkaukët që vëertitën duke treguan diploma pa vlerë. Personazhi ynë Ndreca (aka Marku) e krahason Shvjekun me një injorant si puna ime. Fundi i fundit kush jam unë që ta ulësh kaq shumë figurën e Shvejkut? Askushi, e pra si ka mundësi që një mësimdhënës i një universiteti italian merr mundimin t’i dedikojë një shkrim të tërë si Shvejkut si mua? (aa më falni sapo më thoni se Z. Ndreca qenka zgjedhur si anëtar i akademisë së shkencave)

Mësimdhënësit Ndreca (aka Marku) diçka i ka djegur në botimin tim (Drite hije të Koliqit dhe Camajt) sa që pa gdhire ka mbushur faqet e portaleve shqiptare me reagime tipike për ata që tallte Ushtari i mirë Shvejk. Nuk dëshiroj fare të merrem me replikë me mësimdhënësit Ndreca ( aka Marku) prandaj në këto radhë doja thjesht të mbroja Shvejkun personazhin komik të fëmijërisë.

Sa për Ndrecën, i cili pasi mbërriti në Romë dhe ndryshoi mbiemrin e fëmijërisë mund të flas ndonjë herë tjetër pasi mbështetja dhe shkollimi i tij nga ish anëtarë të Komitetit të Prizrenit meriton një shkrim më vete.

P.S. për Të      gjithë ata që duan të mëesojnë më shumë mbi Komitetin e Prizrenit mund të lexojnë shkrimin te Peizazhet e Fjalëe=s

PRIMO SHLLAKU

Pergjigje mikut tim, akademik Ardian Ndreces, rreth shkrimit te tij per Auron Taren.

I dashun Ardian, Auron Tare ka hapë nji diskutim shum delikat dhe, simbas meje, edhe të thelluem me material faktik. Por ai nuk mund ta zavendësojë Akademinë e Shkencave dhe niveli i qasjes në shkrimin e tij asht i randësisë dhe i diskrecionit akademik. Unë nuk mund t’i përgjigjem Auron Tares, sepse ai, që në fillim, shpall inkompetencën në dallimin e vlerave letrare, për të cilat dhe mbahen nalt këta dy autorë të shek. XX. Që kritika të mos degjenerojë në përleshje fejsbukiste, ju lutem ju, anëtarit ma të ri të këtij institucioni që Akademia ta ndjejë për detyrë të sajën të na jape sa ma shpejt nji opinion paraprak rreth çeshtjes dhe, në vijim, të dale para publikut e studiuesve specifikë të letrave shqipe me nji konkluzion shterrues. Çeshtja ka dale në facebook, por nuk asht i denjë ky rrjet social të mbajë gjithë peshën dhe seriozitetin e këtij diskutimi. Imagjinoni se çfarë do t’i ndodhte dikujt prej studiuesve, sikur ai të përpiqej të asgjasonte me nji të rame të shkopit Pashko Vasën, treshen Frashëri dhe Ismail Qemalin me argumentin real se ata paskëshin qenë nëpunës të naltë dhe pjesë e aparatit shtetnor të perandorisë osmane, përgjegjëse kjo, ma së paku, për çeuropianizimin e botës shqiptare. Marrja e një opinioni nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve tashti në fillim të verës, si kohë jetë e mot e studiueme me hjedhë në tregun e mendimit shqiptar këso mënxyrash që asgjasonin fizikisht por edhe moralisht, do ta paqëtone tek njerëzit tundimin e ndershëm dhe logjik për ta mbrojtë individualisht e sporadikisht atë pjesë të kuturës kombëtare, e cila nuk u poq në arat e socializmit real e të diktaturës. Akademia duhet të shprehë mendimin e vet dhe të krijojë nji shtrat të arsyeshëm debatesh mbi tema kaq madhore. Heshtja e Akademisë ku ju bani pjesë, do të ishte nji shprehje e moskompetencës së saj kulturologjike dhe profesionale, megjithëse i ka ata që e mbulojnë këtë sektor. Uroj që Akademia ta konsiderojë si të ligjshme dhe të arsyeshme këtë kërkesë dhe, kësisoj të vërtetohet, se ndryshimet në udhëheqjen dhe rekrutimi i elementëve të rinj që ndodhi para pak ditësh, të mos kenë qenë formale.
Me konsideratë,
P.Shllaku

ARDIAN VEHBIU

Shkrimi i Auron Tares, për lidhjet e supozuara të Koliqit dhe të Camajt me agjenturat perëndimore, i botuar në “Peizazhe të fjalës”, ka ngjallur interes të madh. Mes atyre që kanë reaguar, disa kanë vënë në dyshim edhe integritetin e revistës sonë dhe kanë spekuluar për qëllimet e fshehta të këtij botimi. E gjej me vend që ta risjell për lexuesin hyrjen redaksionale, që e përgatitëm për shkrimin, në përpjekje për të sqaruar qëndrimin tonë editorial si revistë dhe për ta kornizuar diskutimin e mundshëm. Më duket e padrejtë, madje e mangët, që të lexohet dhe të interpretohet shkrimi vetë, duke injoruar çfarë thuhet në këtë hyrje – sepse kjo e fundit është po aq pjesë e pandarë e argumentit sa edhe shkrimi vetë. Tek e fundit, politika jonë e botimeve synon të mbajë një ekuilibër midis promovimit të pluralizmit të mendimit dhe lirisë së fjalës nga njëra anë, dhe nevojës për integritet editorial nga ana tjetër….

Camaj si autor është i vështirë – shijohet vetëm nga një numër i vogël lexuesish, që për më tepër sa vjen e tkurret (për faj të shkollës). Me përjashtim të disa pak poezive. Një pjesë (kam frikë, e madhe) e atyre që eksitohen nga këto muhabete as e kanë lexuar, as do ta lexojnë ndonjëherë. Vetëm e përdorin si flamur identiteti. Unë besoj se një autor – sidomos ngaqë kemi kaq pak të atij kalibri – duhet mbrojtur edhe nga ky lloj abuzimi.

“Demagog, sharlatan dhe intrigant politik, pretendon se Mehmet Shehu, ishte një agjent i Jugosllavisë…”, ja çfarë shkruante libri i ’84-ës në Algjer, për Enver Hoxhën

Me udhëzimet e Titos për Popoviçin, formohet PKSH-ja

Militantët e Partisë Komuniste shqiptare, të ndihmuar nga udhëheqësit jugosllavë, fillojnë të krijojnë organizata të reja, ndërsa përgatiteshin për një luftë ushtarake. Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, ndikojnë vazhdimisht dhe me vendosmëri tek komunistët shqiptarë. Enver Hoxha personalisht i shkroi letrat e mëposhtme Miladin Popoviç: “Asnjëherë në jetën time nuk jam ndjerë aq i fortë sa kur pashë një vëlla pranë meje, një shok jugosllav i gatshëm të vdiste si një hero për popullin tim”.

Mbi letrën historike të udhëheqësit eminent të popujve jugosllavë drejtuar komunistëve shqiptarë më 1942, Enver Hoxha shkruan: “Letra e Titos paraqet një ngjarje historike për të gjithë popullin shqiptar, sepse na bëri të njohim praktikisht luftën e partizanëve të Jugosllavisë, është një thesar i vërtetë për ne. Emri i Titos është përgjithmonë i lidhur me popullin shqiptar”.

Pas vitit 1948, Enver Hoxha deklaron: “Është e pakontestueshme që emri i Titos mbeti i panjohur në partinë tonë, por populli ynë e dinte mirë dhe e vlerësoi shumë luftën e kombeve Jugosllave. Asnjëherë nuk kemi krijuar lidhje të drejtpërdrejta me Ushtrinë Nacionalçlirimtare Jugosllave dhe nuk kemi marrë asnjë ndihmë prej tyre”. Këto fjalë janë thënë nga i njëjti polic, i cili nën maskën e një komunisti, ndan idetë shoviniste të “Ballit Kombëtar” për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Nëse ky tradhtar nuk do të kishte marrë drejtimin e Partisë Kom uniste Shqiptare, populli shqiptar kurrë nuk do të kishte dhënë afërsisht 28.000 viktima dhe madje aq më shumë njerëz të plagosur dhe të gjymtuar. Pas çlirimit të Shqipërisë, Jugosllavia e Titos, është e para që njohu qeverinë e re shqiptare dhe bëri përpjekje të mëdha për njohjen dhe konsolidimin e saj ndërkombëtar. Në Konferencën e Paqes në Paris më 1946, delegacioni jugosllav u angazhua në aksion energjetik diplomatic, kundër atyre vendeve që refuzuan të drejtën e Shqipërisë për të marrë pjesë në bisedime.

Atëherë Mocha Pijade tha: “Unë propozoj që Shqipëria të ftohet të marrë pjesë në këtë konferencë. Eshtë një vend që është bërë burimi i parë i fashizmit italian në të gjitha shtetet e Ballkanit”. Diplomatët grekë atëherë u propozuan përfaqësuesve jugosllavë, ndarjen e Shqipërisë, që do të nënkuptojë likuidimin e saj si një vend sovran. Mendimi i Stalinit është në të njëjtën frymë; ai u sugjeron jugosllavëve, krijimin e një federate me Shqipërinë dhe në këtë mënyrë, kjo e fundit do të pushtohej nga jugosllavët. Por Jugosllavia e re mbetet absolutisht besnike ndaj parimeve të saj dhe mbron Shqipërinë.

Më 21 gusht 1946, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxha, mbërriti në Paris. Për një muaj të tërë, ai qëndroi në Ambasadën e Jugosllavisë në Paris. Ishtë falë përpjekjeve të jugosllavëve që më 28 nëntor 1946, për herë të parë pas krijimit të saj, Shqipëria është e pranishme në këtë konferencë ndërkombëtare. Kur vende të caktuara perëndimore propozuan një kuotë shumë të ulët për rimëkëmbjen, pothuaj degraduese, prezantuesi nga Jugosllavia, Aleche Beller, deklaroi se ai kurrë nuk do të nënshkruante dokumentet që mbyllnin konferencën, nëse kuota për rimëkëmbjen e Shqipërisë, nuk do të rritet vërtet.

Falë veprimtarive të diplomatëve jugosllavë në konferencën në Paris, ne njohim të drejtën e Shqipërisë për të qenë një nga partnerët e aleatëve kundër Gjermanisë hitleriane. Katër fuqitë kryesore, japin autorizimin e tyre që ajo të nënshkruajë traktatin e paqes si një vend anëtar i Kombeve të Bashkuara. Me mbështetjen e interesit jugosllav të Titos, Shqipëria ka zbritur në arenën ndërkombëtare.

Në njohje të vizitës së tij në Beograd, më 23 qershor 1946, “lideri” shqiptar Enver Hoxha, thekson: “Emri i marshallit tuaj legjendar që ishte personifikimi i heroizmit jugosllav, akoma dha shpresë për një fitore të përbashkët mbi fashizmin gjatë luftës së madhe çlirimtare. Le të jetojë përgjithmonë miqësia dhe vëllazëria midis popullit shqiptar dhe popullit të Jugosllavisë! Rroftë Marshalli i madh Tito, një njeri i dashur për popullin shqiptar”.

Gjatë këtij takimi me Marshallën Tito, Enver Hoxhës i’u dha medalja “Heroi kombëtar i Jugosllavisë”, dekorata më e lartë e luftës. Me këtë rast, ai deklaron: “Unë gjithmonë do të mbaj me krenari medaljen që sapo jam dekoruar, sepse është simbol i përpjekjeve legjendare të kombeve jugosllave dhe viktimave të panumërta që ata dhanë gjatë kësaj lufte të tmerrshme për çlirimin e vendit tuaj dhe gjithë të tjerët”

Pas Luftës së Dytë Botërore, situata në Shqipëri u bë katastrofike dhe e mjerueshme. Pushtuesit italianë dhe gjermanë, shkaktuan dëme të mëdha në vend. Përkundër faktit se vetë Jugosllavia e re pësoi vështirësi të mëdha, ajo menjëherë i dha ndihma popullit shqiptar. Pas kërkesave të bëra nga udhëheqja shqiptare, Jugosllavia dërgon shumë specialist, produktet ushqimore, artikuj të konsumit aktual dhe teknologjisë industriale.

Përfaqësuesit e Tiranës vinin shpesh në Jugosllavi, jo vetëm për të kërkuar ndihmë, por edhe për të përdorur përvojën   jugosllave në krijimin e qeverisë së re të shtetit. Përsëri në dhjetor 1944, Veilimir Stoiniç, u dërgua në Shqipëri si anëtar i misionit ushtarak, përgjegjës për ofrimin e ndihmës në krijimin e ekonomisë kombëtare. Por në vend që të fillonte të likuidonte raportet feudale, Enver Hoxha këmbënguli me ngulm që fshatarët të paguajnë një taksë, e cila është e barabartë me një të dhjetën nga të ardhurat e tyre. Vetëm pas konsultimeve me Nako Spiro, – anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare dhe Edvard Kardel, drita e gjelbër, i’u dha reformës së tokës.

Diçka tjetër: qeveria jugosllave ka dërguar 41 specialistë për të realizuar programin ekonomik. Gazeta shqiptare “Bashkimi”, në numrin e saj të 21 nëntorit 1947, vlerëson meritat e komunistëve jugosllavë, në këtë punë të madhe të realizuar. Deri në vitin 1948, e gjithë industria shqiptare u organizua me ndihmën e Jugosllavisë. Ajo ishte gjithashtu që ndihmoi Shqipërinë për të organizuar shëndetin publik, për të krijuar organe të Sigurimit të Shtetit dhe Ushtrinë, madje edhe Teatrin Tombëtar. Nga 1945 deri më 1948-ën, në shkollat ​​ushtarake Jugosllave u aftësuan më shumë se 470 shqiptarë. Enver Hoxha insiston që Shqipëria të ketë avionë luftarakë. Duhet të theksohet se Jugosllavia, huazoi 407.791.000 dinarë për Shqipërinë vetëm për mbrojtjen kombëtare.

Gjatë periudhës nga viti 1947 deri në vitin 1948, Jugosllavia eksportoi mallra në Shqipëri, me vlerë më shumë se 2 miliard dinarë, ndërsa kjo e fundit, importoi mallra shqiptare në Jugosllavi në shumën e gati 290 milion dinarë. Diferenca midis dy shumave, përdoret për të kredituar Shqipërinë. Ky ekuilibër nuk përfshin arsimimin falas të nxënësve shkollorë dhe studentëve shqiptarë në Jugosllavi.

Enver Hoxha shpejt harroi gjithë këtë ndihmë dhe në vitin 1948, gjatë konfliktit me qeverinë jugosllave, i udhëhequr gjithnjë nga mania e tij për “Shqipërinë e Madhe”, ai mori anën e Stalinit. Më vonë ai ndryshon aleatët e tij, Hrushov dhe Mao Tse-Tung, njëri pas tjetrit, për të treguar se është vetëm ai në tërë botën, ai që mbetet besnik i teorisë Marksiste-Leniniste. Ai madje heq bukën nga goja e shqiptarëve, për të krijuar parti “marksiste-leniniste” siç i quan ata – në të vërtetë ata janë grupe të vogla politikanësh dembelë, që bëhen parazitë të popullit shqiptar.

Viktimat e tiranisë së Enver Hoxhës janë të panumërta. Midis tyre ka edhe shumë qytetarë jugosllavë. Gjatë periudhës nga 1948 deri më 1950-ën, 675 oficerë zbulues, u zhvendosën nga Shqipëria në Jugosllavi. Si rezultat i të shtënave, 34 roje kufitare jugosllave u vranë. Në territorin e Shqipërisë, u ekspozuan 8 qendra të spiunazhit dhe veprimeve subversive kundër Jugosllavisë. Shërbimet sekrete shqiptare, udhëzuan grupet e zbulimit për të organizuar një kryengritje në Kosovë. Gjatë gjithë kohës, shërbimet e inteligjencës shqiptare, po përdorin emigracionin jugosllav nga zyra.

Në të njëjtën kohë me këtë veprim subversive kundër Jugosllavisë, Enver Hoxha arriti të shndërronte atdheun e tij në burg. Ai ka krijuar disa kampe të punës së detyrueshme, për të rinjtë që nuk ishin dakord me politikën e saj. Këtu është një dekret, që tregon substancën çnjerëzore të regjimit të tij:

neni 1: “Hetimi gjyqësor nuk duhet të zgjatet më shumë se 9 ditë”

neni 2: “Akuza duhet të ngrihet në prag të gjykimit”,

neni 3: “Ndalohet që gjyqet të ekzekutohen para palëve”

neni 4: “Kërkesat për falje janë të ndaluara”:

neni 5: “Dënimi me vdekje ekzekutohet menjëherë pasi të shqiptohet”

Ky dekret i shpallur më 22 shkurt 1951, zbulohet mirë tirania në Shqipëri. Një tjetër dekret për internimin dhe dëbimin, nuk kursen as fëmijët e të dënuarve. Asnjë nga aktivistët e partisë që kishin bashkëpunuar me Enver Hoxhën në luftë, nuk ka mbijetuar sot. Edhe sot, 40 vjet më vonë, ai është larguar dhe gjen shqisat e armikut kudo, në Komitetin Qendror në Ushtri, në etj. Vetëm në 1973-1975, më shumë se 30.000 njerëz, i’u nënshtruan shtypjes nga diktatori. “Agjenti provokues”, mbetet besnik, vetëm i mjeshtrive të tij fashiste. Ai vazhdon të vrasë komunistët, për të mbajtur fashistët në pushtet. Është rasti i Ramiz Alisë, i cili në vitin 1939, ishte anëtar aktiv i grupeve fashiste të Musolinit, ndërsa aktualisht, ai është ideologu kryesor i Partisë Komuniste Shqiptare.

Për të larguar vëmendjen e njerëzve nga humnera ku e kishte tërhequr, Enver Hoxha dhe agjentët e tij, nxisin urrejtje ndaj Jugosllavisë, për rishikimin dhe aneksimin e Kosovës. Sipas Tiranës, më shumë se 2.00.000 shqiptarët, besohet se jetojnë në Jugosllavi. Këta njerëz do të privoheshin nga të drejtat dhe Kosova do të ishte rajoni më i varfër në vend. Nëse është një çështje e moszhvillimit është pikërisht, Shqipëria e sotme është simboli i moszhvillimit dhe varfërisë. Në Shqipëri ju nuk shihni një veturë të vetme private, ndërsa në Kosovë, një në dy familje, zotëron një të tillë. Vetëm në Prishtinë numri i aparateve televizive është më i madh se në të gjithë Shqipërinë.

Në vend që të bënte përpjekje për të ngritur standardin e jetesës së njerëzve të tij, Enver Hoxha dhe shërbimet e tij sekrete, (Sigurim i Shtetit), bënë që urrejtja e popullit të ishte e madhe, falë gënjeshtrave dhe shpifjet që qarkullonte propaganda e saj. Si rezultat i aktiviteteve subversive të shërbimeve të tij sekrete në Kosovë në prill 1981, u zhvilluan demonstrata me përmbajtje nacionaliste. Gjithçka tregoi se Shqipëria ishte në një kryqëzatë kundër Jugosllavisë. Disa organizata pro-shqiptare jashtë vendit, gjithashtu u angazhuan në këtë kryqëzatë: “Balli Kombëtar”, “Bashkimi i Popullit të Kosovës”, “Kosova e lirë”, “Barazia”, ​​”Miqtë e Shqipërisë së Re”, dhe “Fronti i Kuq”. Shqipëria u cakton një rol të rëndësishëm këtyre organizatave në mbikëqyrjen e Kosovës. Aktiviteti subversiv i këtyre organizatave, drejtohet personalisht nga Enver Hoxha.

Në Maqedoni dhe në Kosovë, kemi zbuluar disa grupe klandestine, gjë që na bën të mendojmë se kolona e pestë e Enver Hoxhës, po funksionon me forcë të plotë. Në kongresin e VIII të Partisë Komuniste të Shqipërisë, i cili u mbajt në nëntor të vitit 1981, në raportin e tij, Enver Hoxha akuzoi përsëri Jugosllavinë, duke deklaruar: “Revizionistët jugosllavë po planifikojnë të likuidojnë udhëheqjen e Partisë Shqiptare. Ata e shohin aneksimin e Shqipërisë si republika e shtatë, e Republikës Socialiste Federative Jugosllave, dhe në këtë mënyrë, ata shpresojnë t’i japin fund kombit shqiptar një herë e përgjithmonë”. Këto akuza të Enver Hoxhës, janë të pabazuara. Jugosllavia kurrë nuk ka organizuar komplot kundër udhëheqjes së partisë shqiptare. Fjalimi i “liderit” të bërë më 10 nëntor 1982, në një miting në Tiranë para zgjedhjeve, ishte një përshkallëzim i irrendentizmit të “Shqipërisë së Madhe”.

Tashmë kanë kaluar disa dekada që “udhëheqësi” ka bërë gjithçka të mundshme për të forcuar “shampanjën” e armikut kundër Jugosllavisë. Ai kurrë nuk ndalet së ankuari kot për shqiptarët e Kosovës. Por a nuk mund ta kuptojë ai që edhe në 1948-ën, shumica e madhe e shqiptarëve në vendin tone, e sqaruan se ata donin të ishin pjesë e bashkimit të popujve të R.S.F.Y. (Rebublika Socialiste Federative e Jugosllavisë). Mashtruesi politik Enver Hoxha, përpiqet më kot të nxisë përçarje midis popujve jugosllavë dhe të jetojë me konceptimet e vjetra të një ndarjeje jugosllave. Sot në Shqipëri persekutimi dhe shtypja janë në lëvizje të plotë kundër drejtuesve shqiptarë që nuk pajtohen me politikën e tiranit. Është kjo politikë që e ka sjellë Shqipërinë në izolim të plotë. Enver Hoxha dëshiron të mashtrojë opinionin publik ndërkombëtar, për të larguar vëmendjen nga terrori dhe vrasjet.

“Drejtuesi” Enver Hoxha, ka fajësuar Jugosllavinë, duke thënë se kjo e fundit është implikuar me punët e brendshme të Shqipërisë. Demagogu politik, pretendon se Kryeministri Mehmet Shehu, vetëvrasës në vitin 1981, ishte një agjent i Jugosllavisë. Shumica e popullit shqiptar nuk mund të besonte kurrë gënjeshtra dhe thashetheme dhe intriga nga ky sharlatan politik. Në librin e tij me titull “Titistët” dhe botuar në Tiranë në dhjetor 1982, Enver Hoxha, “udhëheqësi” i padenjë, përsëri përpiqet të “demaskojë” dhe të shpifë Jugosllavinë dhe Lidhjen e Komunistëve Jugosllavë.

Libri ka bollëk, me gënjeshtra absurde dhe akuza të rënda të ngritura vetëm kundër Jugosllavisë. Të gjitha tregimet e Enver Hoxhës për Jugosllavinë socialiste, jo të përafërta, janë të dënuara të dështojnë. Populli shqiptar nuk do ta harrojë kurrë fatkeqësinë, vuajtjet, izolimin poshtërues për të cilin ata janë dënuar nga “udhëheqësi” i tyre kriminel. Historia do të thotë fjalën e saj të fundit, kundër diktatorit./Memorie.al