VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

xhungël Poezi nga Elida Buçpapaj

By | August 9, 2018

Komentet

MRIZI I ZANAVET – XII. EMANCIPACIONI I KOMBIT SHQYPTAR. – Poezi nga GJERGJ FISHTA

XII.  EMANCIPACIONI  I  KOMBIT  SHQYPTAR.

                                                               

                                                                                     AT  PASHK BARDHIT  O.F.M.

 

Me 3 Nandor 1920 At Pashk Bardhi O.F.M. mbushte 25 vjetë meshtarije. Fishta pergëzohet me kolegun e vet n’atë rasë me këte vjerrshë. Këta ishin kenë jo vetëm kolegë shkolle (në kurse të ndryshme) në Bosnje (Livno); po sidomos kolegë veprimi e idealesh fetare e kombtare. Bashpunëtorë të së përkohshmës “Albania”, të dy pjestarë të Shoqnisë “Bashkimi”, të dy së bashku themelues të “Hyllit t’Dritës” dhe të dy luftarë të pathyeshem për mbrojtjen e gjuhës dhe të kombsisë. Poeti mbasi i përmendë rasën e gëzueshme, përshkon ndeshtrashat plot nderlikime të jetës politike botnore në kundërshtim me idealin e patrandshëm të lirisë e të pamvarsisë qi ata patën përherë parasyshë. Paraqet gjendjen e mjerueshme të Shqypnisë së robnueme, froten e Shqyptarvet të rritun të huej dhe misionin qi zhvilluen për të rritë Shqyptarin kombtarisht, tue ia mbrrijtë qellimit. Së mbrami, përfundon tue e nxitë kolegun të vijojnë me punue për Atdhé.

                Në këte poezi lirike ndihet ma fort se té asnji tjetër , Poeti sarkastik.

 

E kshtu sod, Pater Pashko, plot po t’ mbushen

Pêsë e ‘izet vjet, se, zemergzuem, pik’s’ pari

Kij’n e pa njollë permbi eltér t’ bekuem

I bane flije Atit t’ Amëshueshem,

  1. E n’ vneshtë t’ ktij t’ Lumit, rrésht me tjerë Levita,

Per Atme e shêjten Fé ti nise punen

Me fuqi t’ kerthnesta.

Oh! Sa ndeshtrasha

E sa puna e papritne gjatë ktij moti

U nderlikue mbi botë! Shka s’ kemi pa

  1. E ndie n’ kto vjet! Kem’ pa kunora e shkeptra

E frone t’ larta n’ llom t’ u rrokullisun;

Kem’ pamun mbretent ngelë pa plang, pa shpi

E rrugave t’u sjellë: ata, të cillvet

Terthorja e botës dikur ua duk’ e vogel,

  1. Per të pershim’ madhninë e tyne; e ndie

E pa na kém’ si ajo hypokrizija

E nji diplomacije s’ ndyt – bakalle

Mbarë Evropen e lau m’gjak, shkeli t’ drejta,

_________________________________________________________________________

  1. E kshtu sod…: Fillimi asht krejt i natyrshem, si t’ishte tue i drejtue nji letër. Nuk kerkon me gjetë mënyrë tjetër, ndoshta ma poetike, por sigurisht e panatyrshme. Ky asht nji koleg me të cilin ka nda të mirat edhe të këqijat. Don me folë me té si i flet miku mikut.
  2. pik s’pari: për ma të parën herë. 3. Kij’n e pa njollë: Kingjin e papërlyem (Agnus immaculatus). Flija qi meshtari i kushton Hyjit në meshë asht vetë Krishti, i cilli paraqitet në Bibel e në liturgji në shembëlltyrë të nji kingji. 5.Levita: meshtarë. Emni vjen prej fisit të Levit, qi në ligjen e vjetër i kjé lanë sherbimi hyjnuer. 6. Per Atme..e Fé: Binom të cillin sidomos Françeskanët e patën kurdoherë program jete. 7. të kerthnesta: të kerthndezta, të gjalla, përtriese, të shëndetshme. – O sa ndeshtrasha: Njizetepesë vjetori i sjellë ndër mend ndodhjet e ndryshimet politike, tue përdorë fluturimin lirik, kalon në – ndeshtrasha: ngjarje. 8. gjatë këtij moti: rrokull këtyne 25 vjetve. 9. u nderlikue: u ngatrrue. 10. kem pa kunora…: Ndrrimet politike të mbas luftës botnore janë të freskta per Poetin. Kjenë rrxue dinasti shekullore, mbretën e perandorë u zhduken prej skenës politike, shumë vetë ikën në mergim. 11. t’larta: t’përmenduna, të madhnueshme. 14. Terthorja: gjithë bota, rrokullija.

15.E ndi e pa: Padrejtësinë e dhunen e diplomacisë, qi Poeti shkoi tue e stigmatizue gjithnji në shkrimet e veta. Pat rasë me e konstatue ma afër, atëherë kur kjé me delegacionin shqyptar në Konferencën e Paqës. Parimet e drejtësisë nuk u morën aspak përpara syshë.

-36-

 

E tagre, e shka ma t’ shuguruem pat nieri,

  1. E s’ la kund besë as nderë per pa dhunue.

Jo, po; në periudhë të ktyne vjetve

Terrnoi, t’ thuesh, bota ftyret, e sod t’ bahet

Se t’ gjatë nji epohë gjalluem na n’ moshë t’ njerzimit.

Por, po, se n’ krisme e në rropame t’ mnershme

  1. T’ ktij kataklizmi t’ shoqnis njerzore

Fizjonomi nuk ndrroi as s’u pilue

Njaj ideali i ynë kombtar e shpresa

E gjallë, se zojë m’ vedvedi ‘i herë Shqypnija,

Stolisë me rreze t’ lumënis s’ perparshme,

  1. Madhnueshem shtegut t’ qytetnis do t’ bite.

U rroposen mbretni, dhe u zhduken mbreten,

M’ tjera pajandrra, kurr dér sod të ndieme,

Xûni vend pesha e shoqnis s’ njerzimit;

Por ideali i ynë s’ u lkund, as nuk u thye:

  1. Enè a sod m’ kambë, vigan, i atilltë, si s’ parit,

Kur tash pesë e ‘izet vjet n’ mend na u perftue,

E me atë fllad t’ vetin, t’ kandshem, të fuqishem,

Ambel pershkon ai zemrat e Shqyptarvet

E i nxitë kah punët e mbara.

N’ kob të zi

  1. Sot njizet e pesë vjet kish’ ngelë Shqypnija,

E kjate, e dneste, e fryma n’ lot i xêhêj,

Pa u gjetë kush mik, qi t’ mjeren m’ e ngushllue:

Si njajo nanë e shkretë, qi shty prej mallit

E pa e pá kush, n’ ndo ‘i mbrame kah prendvera,

  1. Prej shpijet del e m’ rreze, qi lshon hâna,

Tue thekun kamben, shkon në Rrmaj e sypri

Vorrit të birit n’ váj e n’ lot derdhë zemren

Pa u gjetun kush, qi m’ e pajtue kercûnen:

Pse as gurt e vorrit zemer nuk po kishin….

  1. Mbi shkam të gjyqit ndejë i kishte anmiku

E pa dhimbë shpirtin me gerhanë ia lnuerte –

Me gerhanë t’ robnis.Të huejët m’ krye t’ vendit

I rrijshin pshtetë, tue dihatë prej vjamit,

Qi kishin vu me miredije t’ saja,

  1. I vejshin ligjë e gjyq; madje arsye i lypshin

Pse ishte ajo gjallë – ata, qi n’ vende t’ veta

Paten kenë gjuejtë me mollatarta t’ kalbuna…

_________________________________________________________________________

22.terrnoi…bota fëtyrët: mbarë bota ndrroi fëtyrë aq sa, me t’u dukë ndrrime shekujsh.

  1. Përballë shndrrimit politik e shoqnor në mbarë botën Poeti, në nji mënyrë të fuqishme paraqet idealin kombtar të nji Shqypnije të lirë, i cilli nuk dijti me pranue kurrnji ndikim të huej. 25. kataklizmi: ndrrim i madh qi sjellë me vedi rrjedhime të kobshme. 26. fizionomi: dukje, pamje. –pilue: ligshtue. 31. U rroposen: u shkatrruen me themel. 32. pajandrra: parime, mbështetje. 34. s’u lkund: s’u trand. 35. i atilltë: i fuqishem, i bashem, i lidhun. 36. n’mend na u perftue: na lindi në mende. 39. nxitë: ep shkas, ep t’shtyme. Kob: mjerim. 46. Rrmaj: vorret e Shkodrës. –kercuna: e mjera. Thekun kambet: shpejton hapin, grahë kambve. –miredije: ushqime të mira qi gatuhen ndër gosta ose pritje miku.

-37-

 

I huej Shqyptari u rritte, edhe nëper shkolla,

Ku i tredhej mendja neper gjuhë të hueja,

  1. E ku mahitë me kuklla e rrypa letrash

A tremë me qipuj, thopça e bubazhela,

Atdhén e kombin xête me mohue;

Perse aso kohe, si ti e din n’ ket dhé

Ish’ faj me u quejtë Shqyptar, e marre edhe ishte

  1. Me folun shqyp. Mande’ aso kohe kishte

Edhe nji frotë Shqyptarësh së dekun n’ shpirt,

Fatzez perherë e t’ shtypun krejt kah mendja;

Do njerz karabullakë e kryematare

E ashtu të plojtë e t’ ploshtë e dredhë kuk qafen,

  1. Si kurmagjakë të bam me mish gomarit,

T’ cillt, tu’ u poshtnue, porsi bubrreca t’ ndyta

E ‘iqind herë n’ ditë tue shitë Atdhén e fisin,

Zhargas bubrrojshin per nen kambë të t’ huejvet

E me lurtime e poshtersi të flligta

  1. Kqyrshin me u njitë m’ndo ‘i shkallë të naltë, per t’ cillen

Zoti as natyra ata s’i kishte pré.

N’ ketë kob, po, fshâte e n’ketë mjeri gjimote

E mjera moj Shqypni, atëherë, kur s’ parit

Na u thamë Shqyptarve e mbarë botës s’ qytetnueme,

  1. Se i Madhi i jetës, qi vrân e kthiell mbi shekull

Ai per Shqyptarë Shqypnin e kishte falun;

Se marre s’ isht, as faj, as ishte kore

Me folun shqyp: se shqyp shkolla do t’ bahej

N’ dhé t’onë; se i hueji nder né mund t’ rrite

  1. A si rrogtar i yni, ase, ndo ‘i hera,

– Po t’ isht’ ai nieri i ndershem – si zot punet

N’ punë t’ vet: por jo në krye të vendit,

Por jo me sy qi me sundue mbi né:

Këtu Shqyptari vetem do t’ sundote

  1. E i hue’i, pa fjalë, do t’ shtrohej ligjvet t’ tija,

A se ndryshe per krahit jashtë me u qitun.

Kto fjalë anmiqvet t’ kombit t’ onë, a’ e dijtne,

se nuk u ran per shtat: ishin kênë msue

Me hanger voe t’ fergueme ktu n’ Shqypni –

  1. Té kjo ndriklla e hutueme, e nuk u bahej

Me njy mandej, atje nder vende t’ veta,

Kashaten n’ shllinë; prandej ia nisen

Disi me na shikjue terthur, a gazin

Herëherë né me na vumun – njifarë gazit

  1. Të keq, a di, si ai gazi i neveritun

_________________________________________________________________________

  1. Ku i tredhej…: Ketë hibrid Shqyptari, Fishta e luftoi gjithnji. 60.mahitë: mahnitë. 61.qipuj…: shpirtën t’kqijë. 66.protë: çetë e mbrapshtë. 68. karabullak: shpend uji budallë. 69. të plojt e …dy fjalë të nji rraje satirike. –dredhë kuk..: kukzue, germuçue. 70, kurmagjak asht salami i gjakut. 79. lurtime: përkdhelje, miklim. 81. kore: marre, koritë. – ndriklla: Nana e femijës qi i ke marrë flokët. 98. terthuer: shtrembët, shikim anësor.

 

-38-

 

I rrashtes s’ t’ dekunit. Por kot, pse ujku

S’ tremej prej shoshet, edhe na s’ u morem

Per dokrra e per kercnime t’ tyne. Kokërr

U ndejem, me topuz t’ arrsyes në dorë,

  1. E me atë fuqi, qi shêjtet t’ drejtat t’ona

Na epshin né, i thyem, edhe prej Zotit

E jona duel; pse sod po ka Shqypni.

Jo, po, ka sod Shqypni e Shqypni t’ lirë,

Shqypni t ’pamvarshme e taman zojë n’ vetvedi:

  1. Njashtu si e dojshim na e s’ e dote anmiku.

Mandej ka sod gjuhë shqype. Shqyp, po flitet

Sod në Shqypni nder t’ tana, sa janë, zyret;

E jo veç se nder shkolla msohet shqypja,

Por njerz me thija m’ krye me cenë po nxiten

  1. Me xanë sod shqyp, e namin – lumt-u goja! –

Msuesat bihude, qi nder kohë t’ kalueme

I morem mêç me msim të gjuhvet t’ hueja.

E prap – Zotit shyqyr! – i hue’i mbas sodit

Ai tjeter punë nuk ka me pasë n’ Shqypni,

  1. Veç se me blé likura dhish a shkême:

Me shitë çubukë, bylbyla dheut, ndo ‘i basme

Per brandavekë, ndo’i kukull fmijsh e tjera:

A se, rrogtar me né, me ngulun hudra,

Lakna, ndo ‘i presh neper kopshtije t’ona:

  1. Me bajtë kandilat, kur vorrojm ndo ‘i t’ dekun:

Me fikë ndo ‘i qiri n’ Kishë: surles me i ra,

Kur t’i thomë na; por jo ai ma mbas sodit

Me lujtë harushë nder né, me ngrehë tureçkat

Per dash kumbone e karrapucakue,

  1. Porsi xhuxhimaxhuxhi, m’ krue të votres,

Me mbajtë garuzhden mbrendë nder vorba t’ona

E t’ tanë undyren ai me e zjerrë per vedi.

Pse do t’ a dijsh, se sod koha e Ballhutës

Mbaroi n’ Shqypni per t’ gjith, e tash e mbrapa,

  1. Per posë Shqyptarit, s’ ka me i hecë kurrkuj

Kunglli mbi ujë; po due me thanë, se kemi

Na sod nji Atme t’ lirë e të pamvarshme,

Njashtu si dojshim na e s’ dote anmiku.

Por shka, se mjaft nuk asht me mkambë Shqypnin,

  1. Por se duen rritë, edhe Shqyptarët, qi t’ bahen

Të zott me e mbajtë Shqypnin. Prandej arrsyeja

E lypë, qi, shk’ asht Shqyptar i pendës e i dijes,

____________________________________________________________

103-104. Kokerr u ndejem: me sy kokerr, pa u tutë. –topuz: mjet luftimi, gjyle hekuri me thepa, me bisht të shkurtë, përdorej në dyluftime. 114. cenë: zell. 116. bihude: budallë. 118. Zotit shyqyr: Falë nderes Zotit. 120. shkême: shqême. 122. brandavekë: veshje e grave shkodrane, shumë polash prej brezit e deri në fund të kambve, ngjyrë të mbyllët patlixhani ase të zeza.

  1. me lujtë harushë: me u tallë. 129. karrapucakue: m’u mbledhë, me u kukzue. 231.vorba: vegshi i dheut. 133. Koha Ballhutes: Kur hate qeni pagaçë, kohë bollekut.

 

-39-

 

T’ ia shugurojë Atdheut fuqit e veta

E m’ udhë t’a vejë t’ lumnis e t’ perparimit.

  1. Nji Shtet, qi s’ perparon, a ‘i gja e shtime,

E jetë të gjatë nuk ka.

Gajret, pra, At Pashko,

E si der sod, me fjalë, me msim, me pupul

Ti per Shqypni u mundove, edhe mbas sodit

Orvatu per Shqypni, pse me ndihmë t’ Zotit,

  1. E jona ka me dalë – do t’ dalë e jona!

_________________________________________________________________________

  1. gja e shtime: deshtuese, abortive.
  2. me msim: At Pashko Bardhi kjé drejtor dhe profesor i Kolegjit Françeskan e ma vonë i

Liceut Françeskan “Illyricum”. –  Me pupul: me shkrime, mbasi Ai kjè edhe bashpuntor i “Albania”, “Zani i Shna Ndout”, dhe “Hylli i Dritës” ku, ka shkrue artikuj mbi çeshtje gjuhësore, shoqnore e historike. Edhe sot (1941)edhe pse asht i moshuem Ai vazhdon me punue.

Orvatu: Përpiqu, puno! Nxitje për me vazhdue punën.

MRIZI I ZANAVET – XI. “IN HOC SIGNO VINCES.” – Poezi nga GJERGJ FISHTA

“IN HOC  SIGNO  VINCES.”

 

                               Në fillim të shek. XV Turqit sulmojnë Evropen dhe shkretnojnë fise e mbretni.

                Fatosi i Krujës përballë rrezikut, qi i kercnohej Shqypnisë, i drejtohet Hyjit edhe e lutë qi mos të premtonte, qi Shqypnija të bije ndër kthetra të Turqve. Lutja e tij prekë të Amshuemin, i cilli i dergon së nalti Flamurin Kuq e Zi, emblemë bashkimi e vetsundimi. Me atë flamur në dorë, Skanderbegu, i mberthyem në armë, qet kushtrimin. Shqyptarët rrâjnë (nisen) menjiherë, kështu nisë lufta e tmershme dhe Turqvet u thehet sulmi.

                Në dorëshkrim, qi ban Poeti, e ka datën 20/11/1919, nën titull, ndër kllapa, lexojmë: Fragment i njij poemthi të pabotuem. Nuk dijmë kurrgja për ketë mendim të parë të tij rreth hartimit të këtij poemthi. Kanga, si kemi theksue edhe ma nalt, merr nji ton liriko-epik, tue u nda në shenj për fuqi shprehjesh, paraqitjesh të gjalla e fëtyrash ndjekore.

 

 

Tue zbardhun mosha dhetepesët e jona

Atje prej shtojesh s’ Anadollit t’ plleshem

Hanza pergjakshem nisë mbi Evropë t’ kukzohet.

Ishte zot-madhi i Turqvet, qi në krye

  1. Të ma s’ rrebtes ushtri së jetës s’ atëhershme

Ujnat e njelmta dilte t’ Helespontit,

Edhe betohej n’ mni të vet mizore,

Se shpirti trupit s’ do t’i dahej para

Se hanzen t’ ngrifte mbi Sh’ Sofi t’ Bizantit

  1. E n’ Sh’Pjeter t’ Romës tagji t’i vête kalit.

E pse ai burrë dokrrash e pallavrash s’ ishte,

Perpara tij ran frone e ran therore;

U rroposen mbretni e u shkimen fise,

_____________________________________________________________

  1. Tue zbardhun….: N’agim të shek. XV. Fishta poetikisht ia paraqet vetes sikur sulmojnë Turqit për të parën herë në kohën e Skanderbegut. Po, ata e kanë sulmue Shqypninë qyshë në mbarim të shek. XIV.Pushtimi i Evropës prej Turqve xen fill me Sulltan Muratin (1360 – 1389). Mbasi kjé pushtue Traka e Maqedonija, tue ba kryeqytet Hadrianopulin, nji ushtri 40.000 vetësh, nën kryesinë e Vezirit Hajderin në vitin 1385 pushtoi Kosturin e Beratin. Nji ndeshje e rrebtë u ba në fushë të Savrës, afër Elbasanit (1385), ku u vra Balsha i II. Në 1389 kemi luftën e Kosovës, ku marrin pjesë: Serbë, Bullgarë, Hungarezë e Shqyptarë (Gjergji i II Balsha, Teodori II Muzaka, Gjergj Kastrioti, stërgjyshi i Skanderbeut). Fitoria kjé e Turqve. Në ketë luftim u vra Sulltan Murati I e Teodori II Balsha. Lufta ndërmjet Turqve e Shqyptarve vazhdoi pa pushue, të thuesh nji shekull, në nji kohë kur të gjithë popujt e Ballkanit ishin të pushtuem. Periudha e lumnueshme e kësaj qindrese titanike nisë mbas këthimit të Skanderbeut në vitin 1443 e deri në vdekjen e tij me 1468.
  2. prej shtojesh: prej visësh, krahinash. Këtu asht përdorë në kuptimin e shumë vendëve.
  3. Hanza e pergjakshme: Poeti paraqet lamen e kuqe të flamurit e njiheri egërsinë e anmikut qi kukzohet, qi përmblidhet, si t’ishte bishë e egër, mandej, me këte flamur, për me u turrë e me u flakrue për të shkye anmikun.

6.– Ujnat e njelmta dilte t’Helespontit: Veni ré fëtyrën gramatikore të quejtun hyperbat, e cilla jo vetëm nuk vret aspak veshin, por për ma tepër qet në shesh veprën guximtare të Sulltanit. Helespont thirret mbas emnit të vjetër gryka e Dardaneleve.

  1. Sh’ Sofi t’ Bizantit: Hagia Sophia, nji ndër mbrekullitë artistike të botës, këthye në xhami prej Turqish. Bizant asht emni i vjetër i Konstantinopolit (Stambollës).
  2. burrë dokrrash e pallavrash…: nuk ishte njeri fjalëmadh e i ligësht. Këtu Fishta përmbledhë në nji ndeshje të vetme deçisive luftat, qi Skanderbegu bani për 24 vjet. Sulltanë kundra të cillve luftoi trimi i pathyeshëm kjenë dy: Murati II dhe Mehmeti II, njeni ma i rrebtë e ma i tmershëm se tjetri, por ky i fundit u dallue për këta cillësi.
  3. frone…: therore, trone, dinasti mbretnore e elterë, kisha etj.
  4. u rroposen: u shkatrruen, u përmbysen. – u shkimen fise: u shuen, dolën farët popuj.

-31-

 

E as bar ma s’ bijti andej ka ’i shkeli kamba.

  1. Greku, Bullgari humben, humbi Serbi,

– Humbi, po, Serbi, madhështija e t’ cillit,

Qatje te e vona boten mbarë në zi

Do t’a pshtiellte. – T’ felgruemun drojet, shuejten

Zanin mbretent e Evropës. Zâmaret eshten,

  1. Eshti edhe kanga e nji mjeri e shemtueme,

I  ra mbarë dheut.

Kur, qé, mbi kep të Kruejës

Titanike po del nji hije burri,

Vetllat ngerthye, si dy hulli rrufeje,

_________________________________________________________________________

  1. E as bar…: Me arsye u kjé përshtatë Turqve kjo fjalë,qi dikur kjé thanë për Hunët e Atilës. –Greku…humbën, humbi Serbi: Veni ré fëtyrat e ndryshme të grumbullueme ndër këto dy vargje qi i bajnë aq plastikë! –madhështija (krenia) e të cillit…pshtiellte: Shkak i afërm i shpërthimit të Luftës Botnore aq shkretnuese kjé Serbia. Vegël e pansllavizmit të mbrojtun nga Rusia, qeveria Serbe, nëpër agenta të vet, shtini me vra princin trashigimtar t’Austro-Hungarisë. Me 28 Qershor Franc Ferdinandi bashkë me të shoqen Sofinë, dukeshën e Hohenberg pat dy atentate në Sarajevë. Prej të parit shpetoi, por në të dytin të bamë prej studentit Princip kjenë vra të dy. Tragjedija e Sarajevës bani nji përshtypje të madhe në të gjithë botën. Me 23 Korrik në mbrame qeveria Austro-Hungareze mbas sa shqyrtimesh e përpjekjesh të njerzve politikë të saj – i dergoi nji notë qeverisë së Beogradit. Përgjigja do të jepej mbrenda 48 orëve. Në këte notë qeveria Austriake ankohej: Për veprimtari të shoqnive të sekteve të ndryshme të drejtueme kundër Monarkisë, për mënyrën fyese të shtypit, për lavdatat ndaj atentatorve, për propagandë antiaustriake t’arsimit etj. etj.

Kerkonte prej qeverisë serbe qi të botonte me 26 Korrik në fletë të parë të fletorës zyrtare nji shpallje tue dënue propagandën kundër Austro-Hungarisë. Për t’u sigurue për rezultatet e këtij botimi kerkonte edhe shumë garanci, ndër tjera, qi të pranojë bashkëpunimin në Serbi t’organeve të qeverisë Austro-Hungareze në suprimimin e lëvizjes kundër Monarkisë; qi të bante hetime kundër pjestarve të komplotit të datës 28 Qershor dhe të merrshin pjesë ndër to edhe delegatë të qeverisë Austro-Hungareze. Serbia lypi menjiherë përkrahjen e Carit. Në nji lajm zyrtar Rusija tregoi se nuk kishte si me ndejë dorëjashtë kundrejt fatit të Serbisë. Përgjigja qi kryeministri Pashiq i dorëzoi ministrit Austriak në Beograd, kje shpallë e pamjaftueshme e prandej u shpallën të këputuna marrëdhanjet diplomatike. Qeveria Serbe atëherë filloi mobilizimin e ushtarve. N’anë tjetër edhe Austria filloi mobilizimin, me datën 28 Korrik 1914 i shpalli luftë Serbisë. Me njiherë keshilli i luftës Rus vendosi mobilizimin. Me 30 Korrik, Cari, mbas sa ngurrimesh, nënshkroi mobilizimin. Qeveria e Berlinit i njohtoi me njiherë Rusisë rrezikun e atij hapi, tue e grishë të ndalojë mobilizimin. Shtatmadhorija Ruse nuk i vuni vesh. Me 31 Korrik Qeverija Gjermane shpalli gjendjen e rrezikut të luftës dhe dergoi dy ultimatum: nji Rusisë tue i lypë qi mbrenda 12 orësh të pezullonte mobilizimin, dhe nji tjetër Francës, tue i kerkue me dijtë mbrenda 18 orësh, a kishte me qindrue asnjanëse a jo, në rasë të nji lufte me Rusi. Rusia nuk e pranoi urdhnin e Gjermanisë, ndërsa Franca përgjigji se do të vepronte shka t’i këshillonte mprojtja e interesave të veta. Kështu, me 1 Gusht 1914 lufta Austro-Serbe bahej vetëm nji episod i luftës evropjane e ma vonë asaj botnore, qi i kushtoi përveç shkretnimeve të tjera, dhetëmiljon të vdekun.

  1. Të felgruemun drojet: të friguem prej tmerit. –shuejten zanin: heshtën, pushuen zanin.
  2. Mbretënt e Evropës: Kurrkush ndër ta nuk luejti për së gjalli me u çue ndihmë popujve të Ballkanit. Venediku – nji Albionë e dytë e Mesjetës – shikoi kryekreje përherë interesat e veta, si gjithmonë.
  3. e nji mjeri…dheut: Dy vargjet e fundit, sidomos mbarimi i mendimit në nji hemistik, apin përshtypjen e nji heshtimi vorresh, shkaktue prej tmerit.
  4. kep: shkrep, kala, Keshtjella e Krujës.
  5. Titanike: Pse asht atdheu i heroit Titanik, por kjé edhe qendër luftimesh të rrebta e luftarët e saj qindruen trimnisht.
  6. Vetllat ngerthye…: Me vetulla të ngrituna tue i mrudhë prej idhnimit. – hulli: brazë.

 

-32-

 

Me do sy zjarmi e ‘i mjekerr t’ thijtë, e cilla

  1. Shllungë gjatë nofllash i derdhej, si ajo njegulla

Rreth njaj curri s’ thepisun. M’ krye trishtueshem

Flakë i shkelqan tarogza brynatake,

Qi, tmershem ka ‘i vezllon nen rreze t’ diellit,

Kometë zharitse dan nder sy t’ anmikut.

  1. Ai asht fatosi i ndiemun Gjergj Kastrjota,

I Madhi Gjergj Kastrjota Skanderbegu,

Qi, pre’ atij kepi, si nji shqype mali

Kundron kah forca e barbaris lindore

Shkon tue rrëmbye mbretni e fise e popuj,

  1. E gjithshka t’ mbarë perftue kisht’ mendja e nierit;

Si rribë Verit, qi rêt i fshin prej qiellit

E e lên token me u tha. Edhe tue pamun

Se anmiku i rrebtë i gjytetnis njerzore

Po nisë per s’ afermi Shqypnis t’ kercnohej

  1. E se prej nierit s’ kisht’ pse ndimë me pritun,

Çon syt kah qiella, e zemra gjak tu’ i shkue,

“O Zot! – gerthet, – O Zot i Madhi i Ushtrivet!

E po a njimend se ma s’ do t’ ket Shqypnija

Nji vend ku me t’ u lutë?… E se grat t’ona

  1. Djepat n’ Azi mbas sodit do t’ perkundin?…

E se Shqyptari tokën do t’ punojë

Veç per me kndêllun n’ mish gocat qerkeze,

Qi nji Tirani t’ i sherbejn ma kandshem?

Oh! Pse ia mbrrim ksajë dite, e s’ ka shperthye

  1. Toka q’ me kohë, me na perpi per s’ gjalli!

Ti, o Zot i Madh i Ushtrivet, Ti prej qiellet

Zemer e forcë m’ dergo, qi ktij Tartari

Barbar un t’ ia diftoj, se Shqyptarija

S’ merret pa gjak, e se per Fé e Atdhé

  1. Din t’ desë Shqyptari”. Permbi flatra

Të bardha t’ Fés kjo lutë u çue kah qiella

E i shkoi n’ vesh Perendis e e preku n’ zemer.

I Amshuemi, atëhera, prej visarit t’ qiellvet

____________________________________________________________

  1. të thijtë: të zbardhun prej thinjash. 25. shllungë: si shllungë leshi. – nofllash: fulqinjsh.
  2. curri s’thepisun: kepi, majes së ndonji shkrepi, shkamb me thepa. –trishtueshem: me të trishtue, me të shti mneren, tmerin, frigen. 27. tarogza brynatake: Perkrenarja me krye t’dhisë. 28. vezllon: flakon, shndritë. 29. Kometë: hyll ravgues qi pershkruen rreth diellit nji elipsë fort të picigjatun e qi asht i shoqnuem prej nji shllunge drite qi quhet bisht.
  3. i ndiemun: i përmendun. Në gjuhë popullore përdoret vetëm në veshtrim të keq sidomos në gjini femnore. Këtu ka veshtrimin e tosknishtës i dëgjuar. 33. kundron: vrojton, vërenë. –34. tue rrëmbye: tue pushtue. 35. E gjithshka të mbarë perftue..: çdo punë a vepër qytetnimi qi kishte krijue mendja e njeriut. Turqit, barbarët e Lindjës për ekscellencë, nuk kursyen kurrgja: rrenuen, shkretnuen kudo qi shkuen, as nuk dijtën me ndertue gja kurr. 36. Si rribë Verit: si terbim, si rrymë murranit. 41. E zemra gjak…: Mënyrë thanje qi tregon kulmin e mjerimit të mbrendshëm sidomos atëherë kur nuk ké forcë me ndrrue asgja. 42. O Zot i Madh i ushtrivet: Shprehje biblike. 47. me kndêllun: me përmirsue në shëndet. – gocat….: çikat, varzat Qerkeze (shih k.IX, v. 98 shen.).

 

 

-33-

 

Xjerrë nji pelhurë të njyme “kuq e zi”,

  1. Qi Engjuit vetë n’ Parriz endun e kishin:

E mbasi e puthë i Lumi e ven në ball,

Nji Kerubini t’ lehtë i urdhnon tu’  thanun,

“Na, e ketë Flamur Skanderbegut çoja

Atje poshtë n’ Krue,  e thuej prej ane s’eme,

  1. Se dersa t’ rrije tok fisi i Shqyptarit

Nen hije t’ ktij emblemi t’em t’ bekuem,

Zot m’ vedi e i lirë gjithmonë ai ka me kenun”.

Kshtu tha i Amshuemi; e ai Kerubini i qiellvet

Palosun m’ parsme Flamrin e Shqypnis,

  1. Hapë flatrat e prarueme, e poshtë Empirit

Zhgjetë nper nji rreze drite dirgjet n’ Krue.

Ku Skanderbegut n’ dorë dhantin e Zotit –

Flamurin e Shqypnis – ia nep e kshillin

E t’ Lumit ia difton: Se si Shqyptari

  1. Zot m’ vedi e i lirë gjithmonë do t’ mund qindroje.

Si ai nieri, qi trishtue njaj andrre s’ keqe,

Kur gjumi i del, me vedi xen e gzohet,

Se n’ hije e jo njimendtë iu tfaq rreziku:

Kshtu Skanderbegu nisë me u gzue me vedi,

  1. Si Lajmi i qiellvet n’ dorë ia dha Flamurin

E i tha se per nën hije t’ tij Shqypnija

E lirë e zojë m’ vetvedi p’rherë do t’ jitte.

Edhe armatiset Burri i dheut krejt m’ hekur,

Njeshë pallen n’ ijet – pallen t’ rrebtë mizore,

  1. E m’ patershanë, me pafta arenzit t’ mathne,

Njet Flamurin kuq e zi, qi vetë i Amshuemi

E kishte puthë, edhe mbi shpinë të kalit,

Qi, fry turijt, njuhatte erë të gjakut,

Hidhet porsi duhi e rrebtë. Prej millit

  1. E zjerrë pallen mizore, e drejtë kah qiella

Heshten e ngrehë. Nji fllad i lehtë, i ambel –

Flladi i Dashtnis – po e zhdrivillon Flamurin.

– Flamurin e Atdheut t’ em – qi tue gufue

Mallnueshem nepër ajr të lirë t’ Shqypnis,

  1. Nisë me u valvitë si fleta e Kerubinit,

Si njai skundilli i petkut t’ Perendis,

_________________________________________________________________________

  1. Përveç Flamurit u përdorën edhe dy rrypa pelhurët njeni i kuq e tjetri i zi, të ngjitun bashkë. 60. endun e kishin: fjalë teknike e endjes së pelhurës në tezgjah. 62. Nji Kerubini t’lehtë: Nji Engjulli të shpejtë. 65. tok: së bashku. 66. emblemi: simbol, shenjë dalluese. 71.zhgjetë…dirgjet: zdrypë, zbriti si shigjetë, me shpejtsi të rrufeshme. 82. jitte: mbetëte. 84. pallen: shpatën. 85. patershanë me pafta arenzit t’mathne: Heshtë e veshun me pafta bronxi. – të mathne: (shih K.VII, v.20 shen.). 88. njuhatte: merrte erë, nuhatte, me nuhatë. 92.zhdrivillon: zhvillon, hapë n’ajr… 93. Flamurin e Atdheut t’em: Nji fllad i posaçem dashtnije duket sikur peshkon edhe zemren e Poetit në këte çast kur sheh Flamurin e vet të Shenjtë. – tue gufue: tue u hjedhë, tue value, tue u valvitë. 95 – 96. si fleta e Kerubinit: Si ai skundilli i petkut Perendis. Krahasime qi përdorë kur flet për flamur. Figura të tilla gjejmë edhe te Hymni i Flamurit.

 

-34-

 

Qi, mirë qendisë me hana, hyj e diella,

Prej krahvet t’ amëshuem e t’ gjithpushtetshëm

I mvaret poshtë neper hapsi t’ Empirit,

  1. Kah, pshtetë m’ stuhi e m’ flatra t’ rribës s’ murranit

Sheston boshtin e moknes s’ rrokullis.

E ashtu n’ atë dukë të rrebtë e t’ perfrigueshme

Me ‘i za, si tue ulrue, prej kepit t’ Kruejës

Po u thrret Shqyptarvet t’ vet e u thotë: “Ktu burra!

  1. Ktu eni, o bijt e Malevet! Shqypnija

Gjindet n’ rrezik!” N’ atë bulurimë ushtuene

Malet e fushat e Shqypnis kreshnike,

edhe nji çetë e vogel homeridash,

– Burrash si motit veç qi bate nana –

  1. Per rreth tij mblidhen, e nen hije t’ Flamurit

Nji bé të madhe bajn e lidhin besen,

Se i pllâmë toket t’ Atdheut s’ ia lshojn Tartarit,

Po s’ e lán’ para me gjak t’ tij t’ perdhosun.

T’ forcuem me atë bé, t’ forcuem me shejtni tagresh

  1. E shpresë m’ Zotin tue mbajtë e m’ krah të vetin,

Me Flamur kuq e zi zhdredhun perpara,

Poshtë errmorevet t’ malevet t’ thepisuna

Si rreshme boret prej ndo ‘i kulmi t’ rryeshem,

Rrâjn fulikare permbi rradhë t’ Turqvet,

  1. Të cillt, prej s’ largut tue ua pamun hovin,

Thonë se kulshedra me dragoj po u turret.

Edhe mnershem nisë lufta titanike.

Kah t’ idhta shpata, kah gjakbâset heshta

Çeken nder shkndija me vringllimë t’ trishtueshme,

  1. E bumbullojn henike edhe gopedra,

E vrrasin keqas të varruemt per dhé.

Kaq nji zhurmë, nji rropame e ‘i vigmë e kobshme

Çohet per ajr të terratuemun pluhnit,

Qi rreth e rrotull t’ tanë dridhet Balkani.

  1. Shkon gjaku rrkajë. T’ tanë fusha e gjanë e Dibrës

Me kurma t’ zeshkët barbarësh asht mblue. Hidhet,

Hingllon, trumhaset kali i Skanderbegut,

Kah thundra e mbathne kthellë i humbë në dhé

Të rijtun m’ gjak t’ barbarit. M’ dhambë brén buzen,

  1. Atëherë zot-madhi i Turqvet pendohet

Qi i ra kurr n’ mend t’ mësyjë Shqypnin mizore.

E sheh, po, vetë gjakbâsi, se rob s’ bahet

Ai dhé, ku Flamri kuq e zi valvitet.

________________________________________________________________________

  1. m’flatra t’rribes..: mbi fletë të rrymbës, të furis së Veriut. 101. sheston: rregullon. 102. atë dukë…: pamje të tmershme. 106. bulurimë: vigem, gjamë. 108. homeridash: heronjë qi u këndon Homeri. 117. poshtë errmoreve: teposhte, i gristë, rrgall. 118. rreshme boret…: prej ndonji majes së rrembyeshme, thik, 119. rrajnë fulikare: vrapojnë me turr, vetëtimë. Çeken: ndeshen tue qitë shkëndija. –vrigllimë: sjellë shpaten. 125. henikë e gopedra: topa të vegjël e të mëdhaj. 131. Hidhet….: klasikët e vjetër e kanë përdorë këte alliteratio. 134. Të rijtun: të njomun me gjak. 136. Shqypni mizore: Kreshnike, heroike.

Më 14 dhjetor 1895 lindi poeti i shquar surealist francez Paul Eluard

VOAL – Paul Elaurd (Pol Eluar) i lindur në Saint Denis (Francë) më 14 dhjetor, 1895. Emri i tij i vërtetë është Eugene Emile Paul Grindel, por në momentin që vendos t’i kushtohet poezisë zgjedh mbiemrin Eluard, mbiemrin e gjyshen nga ana e nënës. Babai Clément është një kontabilist, ndërsa nëna e tij bën punë të vogla shtëpiake për të ndihmuar ekonominë familjare. Paul ka shëndet të dobët që nga fëmijëria e hershme dhe në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, nëna e tij e shoqëron atë në Zvicër për shkak të disa problemeve të mushkërive. Në dhjetor 1902 ai u pranua në sanatorium pas diagnozës së tuberkulozit.

Periudha e jetuar në sanatorium është thelbësore për Paul Eluard: këtu ai shkruan poezinë e tij të parë dhe gjithashtu këtu u takua me protagonisten që u bë muzë e shumë prej poezive të tij, vajza ruse Helena Dmitrievna Diakinava. Të dy bien në dashuri dhe nuk ndahen asnjë çast për aq kohë sa Pali qëndron në një sanatorium, dmth deri në shkurt 1914. Ai e quan me emrin Gala, dhe me këtë emër e fut atë në poezinë e tij. Më 1913 ai botoi përmbledhejn e tij të parë “Losirs, Pierrot, Les cinq rondels de tuou jeune homme” me nënshkrimin Paul Eugène Eluard.

Pali dhe Gala dëshirojnë të martohen, por prindërit i ndalojnë ata për shkak të moshës së tyre të re dhe vështirësive ekonomike me të cilat do të përballeshin. Gala kthehet në Rusi dhe Paul, tani një infermier, dërgohet në front më 3 gusht 1914.

Eksperienca e Luftës së Parë Botërore dhe masakra e shokëve të tij është e tmerrëshme dhe tronditëse për të. Ndërsa është ende në front publikon edhe një përmbledhje poezish, “Le devoir”, në të cilën ai shpreh horrorin e tij për luftën dhe thjesht nënshkruan si Paul Eluard.

Në shtator të vitit 1916 Gala më në fund u kthye në Francë dhe të dy u martuan menjëherë pas kësaj në vitin 1917. Vetëm një vit më vonë u lind vajza e tyre e parë dhe e vetme, Cécile. Gala ndërkohë bëhet frymëzim i poezisë për Paul Eluard, i cili botoi përmbledhjen “Le devoir et l’inquiétude” (1917). Falë botimit të përmbledhjes “Les poèmes pour la paix” ai u takua me André Breton dhe më vonë ai hyri në lëvizjen surrealiste, duke u bërë një nga animatorët kryesorë. Por para se të bashkohej me surrealistët, poeti francez mori pjesë në grupin e dadaistëve për një periudhë të shkurtër prej rreth tre vjetësh dhe themeloi revistën “Proverbe” (1920).

Pas lrgimit nga lëvizja Dada, nis për Paul një kohë të vështirë: fillojnë përplasjet me babain e tij për shkak të problemeve ekonomike si dhe kriza në marrëdhëniet me Galën. Kështu, pas botimit të përmbledhjes “Mourir pour ne pas mourir”, ai u largua fshehurazi nga Marseja për një udhëtim në mbarë botën. Gala dhe miqtë e tij janë edhe të bindur se Paul është i vdekur, pasi gjatë mungesës së tij ai nuk jep lajme për veten e tij, as nuk do të flasë kurrë për këtë udhëtim misterioz. Pavarësisht nga kjo, Gala i bashkohet atij në një udhëtim në Azi, në verën e vitit 1924. Pasi kthehet në Francë, Eluard bëhet anëtar aktiv i grupit surrealist, dhe u bashkua me Partinë Komuniste. Gjithashtu publikon përmbledhjen “Capitale de la douleur”.

Marrëdhënia e tij me Galën, megjithatë, është përsëri në krizë dhe në vitin 1930 gruaja e la atë për piktorin Salvador Dali. Eluard në të njëjtin vit u takua me dashurinë e dytë të jetës së tij: alsasianën Maria Benz, së cilës ia atribuon pseudonimin Nusch, që shfaqet në shumë poezi. Nga ky moment jeta poetike e Palit Eluard bëhet e pasur me botime: “La vie immédiate” (1932); “La rose publique” (1934), “Donner à voir” (1939).

Gjatë rezistencës pasioni i tij politik e çoi atë të jetë një poet luftarak, i njohur universalisht si i tillë. Ai ishte përgjegjës për publikimin e paligjshëm në vitin 1942 e “Poesie et Verite”, e cila përmban poemën e famshme “Liberte”, të cilët avionët britanikë e shpërndanin nga qielli si nxitje për rezistencë.

Paul gjithashtu nuk i përket më Partisë Komuniste nga e cila u dëbua për disa divergjenca rreth modelit politik sovjetik. Në fund të luftës rrethohet nga dashuria e përgjithshme e francezëve për rolin e luajtur gjatë rezistencës. Për fat të keq, megjithatë, jeta e tij private përsëri është rrënuar nga një tragjedi: Nusch vdes nga një hemorragji cerebrale më 1946.

Paul Eluard është aq i dëshpëruar se ai madje mendon për vetëvrasje, por arrin të bëjë homazh për Nuschin e tij dhe ia kushton shumë nga poezitë në përmbledhjen “Le Temps deborde” (1947).

Takimi me Dominique, tre vjet pas vdekjes së partneres të tij, arrin të shëruar plagët e Paulit, i cili u martua në vitin 1951. Dominique do të jetë frymëzuese e poezive të dashurisë “Le Phenix”. Një vit pas festimit të martesës, shëndeti i tij i dobët i shkaktoi një sulmi në zemër: Paul Eluard vdiq më 18 nëntor 1952 pasi kishte publikuar përmbledhjen e fundit të poezive: “Les sentiers et le routes de la poésie”.

MUAJT E VITIT – Poezi nga Alen Boske ( Alain Bosquet, 1919 – 1998) – Përktheu FASLLI HALITI

 

 

Anatole Bisk, i quajtur Alain Bosquet, lindi në  Odesë (Ukrainë) më 28 mars 1919 dhe vdiq në Paris,  më 8 mars 1998, është  një shkrimtar francez me origjinë

ruse.

 

 MUAJT E VITIT

 

Janari për t’i thënë vitit «tungjatjeta»
Shkurti për t’i thenë dëborës «duhet të shkrish»
Marsi për t’i thënë zogut shtegtar «mirardhsh»
Prilli për t’i thënë lules « çil »
Maji për t’i  thënë «punëtorëve, miqtë tanë»

Qershori për t’i thënë detit «çona shumë larg»
Korriku për t’i thënë diellit «ky është sezoni yt»
Gushti për të thënë : «njeriu është i lumtur të jetë njeri»
Shtatori për t’i thënë grurit për të thënë «kthehu – në ar»
Tetori për të thënë «shokë, liria»
Nëntori për të thënë pemëve «zhvishuni»
Dhjetori për t’i thënë vitit «lamtumirë, paç fat»
Dhe dymbëdhjetë muaj plus një
Djali im
Për të të thënë se unë të dua.

 

Përktheu: Faslli Haliti

FEÇKA E ELEFANTIT – Poezi nga Alen Boske ( Alain Bosquet, 1919 – 1998) – Përktheu FASLLI HALITI

 

 

Anatole Bisk, i quajtur Alain Bosquet, lindi në  Odesë (Ukrainë) më 28 mars 1919 dhe vdiq në Paris,  më 8 mars 1998, është  një shkrimtar francez me origjinë

ruse.

 

 FEÇKA E ELEFANTIT

Feçka e elefantit
kjo është për të mbledhur fëstëkë
pa pasur nevojë të përkulet.

 

 Qafa e gjirafës
është për të ushqyer yjet
pa pasur nevojë të fluturojë.

Lëkura e kameleonit
e gjelbër, blu, vjollcë, e bardhë
sipas tij nuk ka nevojë të largohet.

 

Zhgualli i breshkës,
është duke fjetur brenda
edhe në dimër:
pa pasur nevojë për shtëpi.

 

Poezia e vogël
kjo do të thotë se
dhe mijëra e mijëra dhe mijëra gjëra të tjera:
nuk kanë nevojë të kuptohen.

 

Përktheu: Faslli Halit

PEMA – Poezi nga Alen Boske ( Alain Bosquet, 1919 – 1998) – Përktheu FASLLI HALITI

 

Anatole Bisk, i quajtur Alain Bosquet, lindi në  Odesë (Ukrainë) më 28 mars 1919 dhe vdiq në Paris,  më 8 mars 1998, është  një shkrimtar francez me origjinë

russe.

PEMA

Ti je më e shkathët se zebra.
Ti kërcen më mirë se ekuatori.
Nën lëvozhgën tënde të vertebrave
bën një koncert zogu përqeshës.
Unë do të lajmëroj gjithë poetët:
s’duhet të prekni frutat;
ky është vendi ku flinin kometat,
dhe vendi ku rindërtohet oqeani.
Ti je e lehtë si një tropik.
Ti je e mençur si një peshk.
Në çdo fletë një replikë
është rezervë për këngën time.
Sapo dikush  të drejton fjalën,
rreth teje ngrihet një mur.
Ti  godet degët, ti fluturon larg:
je ti ai që  do të ndëshkosh kaltërsinë.

Përktheu: Faslli Haliti

NJË FËMIJË MË THA – Poezi nga Alen Boske ( Alain Bosquet, 1919 – 1998 ) – Përktheu FASLLI HALITI

Anatole Bisk, i quajtur Alain Bosquet, lindi në  Odesë (Ukrainë) më 28 mars 1919 dhe vdiq në Paris,  më 8 mars 1998, është  një shkrimtar francez me origjinë

russe.

 

 NJË FËMIJË MË THA

 

Një fëmijë më tha:
“Guri është bretkosë.”
Një tjetër fëmijë më tha:
“Qielli është mëndafsh i brishtë”.

Një fëmijë i tretë më tha:
“Oqeani, kur ka frikë, qan”.
Unë s’i them asgjë, unë buzëqesh.
Ëndrra e fëmijës, është një ligj.
Dhe pastaj unë e di se guri,
Me të vërtetë është një bretkosë,
por në vend që të shkojë për të fjetur

ai më shikon mua.

 

 

 

Përktheu: Faslli Halit

ERËRAT NËN KRAHË TË LIRISË – lirikë politike nga ATDHE GECI

 
Amerikë, mike e Pavarësisë së Kosovës
Mike e popullit më të lashtë të tokës
Flamuri yt sot është edhe flamuri im
Amerikë, fatin tonë e kemi lidhur me ty
Kosovë, më e ëmbla liri e atdheut, më
e dashura, më e shtrenjta, më tragjikja
mbi ty të ranë tëra urrejtjet e fqinjëve
festo, kremto, se sot u bëre me ushtri!
Mbi varret pellazgo-ilire  të  dardanëve
Ngrihet hiri Trojës e i Akejve pellazgë
Kosovë, ti po ecë drejt majave të dritës
Erërat nën krahë ia shtojnë fuqinë lirisë
Fqinjit serb nuk i pëlqen Ushtri e Kosovës
Ata kanë urrejtje edhe kur këtej bie shi
Shqiptarët kot s´quhemi popull hyjnor
të qytetëruar jemi prej tokës së zeshkët.
Ky vend e ka kaluar kohën gjeologjike
Kosova dardane, – dashuri ka Amerikën.
Prijësit e saj; Klintonët, Bushët,Trampi,
Ollbrajtët, Engel, Sarkozitë dhe Blerët,
Janë tanët, të perëndishmit e hyjnorëve.
Amerikë, paç faqen e bardhë e nderuar
Mbi qiellin e Kosovës sot s´kemi një plagë
Zemër, ti je bekuar nga Perendia, Thoti
nga nipërit e tyre pellazgo-iliro-dardanë
Sa më tepër Amerikë nëpër vendin tim
Aq më tepër mëngjese të pasura lirie
Aq më tepër mbrëmje dashurore, aq më
shumë ekuinoks midis njeriu e natyrës
Nëpër Amerikë kaloi Pavarësi e Kosovës
Nëpër Amerikë po kalon Ushtria e jonë
Nëpër Amerikë do të kaloj Bashkimi ynë
Nëpër Amerikë do të jemi,… Amerikë !…
Atdhe Geci – Dortmund, 12. 12. 2018

MRIZI I ZANAVET – X. SURGITE, MORTUI! (ÇOHI, TË DEKUN!) – Poezi nga GJERGJ FISHTA

X. SURGITE,  MORTUI  !

(ÇOHI, TË  DEKUN !)

 

Vëndimet e padrejta t’Evropës kundër tokave të Shqypnisë mbushin me mëni dhe egërsojnë zemrën e Poetit. Në furi të këtij idhnimi u siellet Shqyptarvet e u ep lajmin, tue brigue rrebtas plogështinë e tyne, e i grishë të rrokin armët, tue iu drejtue sidomos disa drejtuesve ma në shenj.

Kjo kangë shquhet përveç tjerash për sulm e fuqi dhe zbulon nji ndër vetitë qi ka Zana e Poetit.

 

  1.          Shqyptarë, a ndiet ? Evropa, mrrutë e ndyt,

Shkerdhye me Evrej t’ Parisit e t’ Londonit,

( Se cillës dreqi ia plasi të dy syt

E marren ma s’ e sheh, njitash n’ e s’ vonit)

E bani gjyq, qi t’ nipat e Kastriotit

Shkjevet t’ Balkanit urë t’u rrijn mbas sotit.

  1. Po; per Shqyptarë pleqnue e ka Evropa,

Qi shi njatyne urë t’u rrijn per dhé,

Të cillët Kishat rrënue ua kanë me topa

E n’ djep foshnjet e njoma ua kàn pré:

Qi t’ ndertat vasha u kanë koritë përdhuni

E rrugash bamë i kanë me dekun ûni.

  1. E mbas sotit Shqyptarët n’ gjuhë t’ huej do t’ flasin;

E gjaksvet t’ vet do t’ bajn kta t’u ngjatët jeta?

Hajnat lapera zotëni do t’ thrrasin,

E t’ pa rodit do t’ i apin pagë e t’ dheta;

Me armë shqyptare, n’ za gjithmonë e n’ namë,

Sogje Shqyptari shkjaut do t’ rrijë sod  m’ kamë.

  1. Ah vaj! Ah kob! A ka ma zi n’ ketë jetë?

                        A ka si i bahet kuj ma teper dhún?…

Ehu! Shka do t’ bajn, thue, tash Shqyptarët e shkretë:

Ata, qi m’ vedi pasë e kanë kanun:

Ata, qi n’ dej kanë gjak të Skanderbeut:

Qi sheklli mbajtë i ka per burra t’ dheut? –

_____________________________________________________________

  1. Shqyptarë, a ndiet?….: Në ketë thirrje ex abrupto vehet ré pezmi qi don me shperthye kundër Evropës së pandershme, e kushtrimi qi don me i dhanë Shqyptarve. – mrrutë e ndytë: rrole, plakë e flligët. (Shtjellimin shih L.Malc. k. XIII, vj. 41-44). – shkerdhye: shnjerzue, shnderue. – Evrej të Parisit e të Londonit: Me Hebrej, çfutën, të cillët bashkë me masoneri, tue pasë arin e gjithë botës në dorë, kanë intrigue gjithmonë në jetën politike të popujve. – n’e s’vonit: ndër këto kohë të fundit, së mbramit.
  2. E gjaksvet t’vet..: Atyne qi u kanë rrënue Kishat, pré (therë) foshnjet në djep. Mes Shqyptarësh e Sllavësh kjé gjithmonë nji dasi e madhe, sa nuk i la kurr me u afrue. Me arsye Poeti i thotë Zanës në Lahutë: Un Shqyptar, ata janë Shkjé:/Né na dan nji gjak e i’Fè:/N’mni t’ shoqishoqit kemi lé:/Kém ndermjet nji qiell e ‘i dhé!/(L.Malc. k.XIV, v. 59 –61). –lapera: zhelana, pa kurrgja mbas shpirtit. – sogje: në roje.

Shenim(F.R.): Kur po udhtonte me vaporr me shkue n’Itali për studime Prof.GaspërUgashi, në vitin 1935, ishte në nji kabinë me At Fishtën, mësuesin e vet në Shkollën Françeskane. Gjatë bisedës për këte poezi Gaspri e kishte pyet se, mos asht pak e randë fjala qi i ké vue Evropës pranë (shkerdhye)?  – Fishta i  ishte përgjigjë: “Asht kenë fat i madh qi jam kenë thirrë prej Zotit për Meshtar, se, po mos t’ishe me ketë zhgun veshë, asnji prej poezive të mija nuk do t’ishte e mujtun me u lexue lirëshem për shka më vjen në mend me shkrue për mbrapshtitë e padrejtësitë e Evropës perkundrejt Shqypnisë….”.

-27-

 

  1. Shka bajn Shqyptarët?… Hán’ fiq e kastraveca:

E pijn mastikë, e qesin petlla n’ ujë;

E ngrehen rrugës e fryhen si gjeldeca;

E rrijn tue kqyrun udhës ushtarët e huej

Palè a kanë ksulen qyp a se kapelë,

A e ka uficiali kalin at’ a pélë.

  1. E armët e t’ Parvet shkojn kta tue kerkue,

Ndo ‘i karajfile t’ gjatë, a ndo ‘i tagan: –

Por, jo, – mos drueni! – jo per me luftue

Me malazez të shkyem a me serbjan:

Por per me mujtë me xjerrun kund ndo ‘i grosh

Tue rrêjtë me to ndonji hingliz balosh.

  1. Jo, po; Shqyptarët kanë sot të madh kujdes…

Njata, po thom, qi ndo‘i mirás e presin,

E druen se êmta a gjyshi vrik s’ u des:

Pse per Shqypni, qi krajlat po ua shesin,

S’ çajn kryet aspak, me sa çaj kryet un sot

Per shkarpa t’ vjetra, qi kam shkye kahmot.

  1. Ahi! Turp e marre! Burra, lé e rritun

Me armë mizore n’ dorë, e qi fatosa

T’ Parët i kanë pasë, me ndejë kshtu sod t’ topitun

Si t’ dekunt n’ vorre, sod qi i mbrrika sosa

Së mjeres moj Shqypni edhe Shqyptarvet,

E u shueka Atdheu e u shueka ndera e t’ Parvet!

  1. Ktu, ktu Shqyptarë!… A ndiet?… Ku u kam… Ku jéni?…

Mo’ lêni, burra!… M’ armë!… Mbaroi Kosova!…

Janina humbi!…e ndoshta, Tepeleni…

Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova!…

Vendet ma t’ mirat né na i mori shkjau,

E, shk’ asht ma zi, né vlla me vlla na dau!

  1. Ah! M’ kambë, brè burra! Shka jini mshehun

Nder furka t’ gravet, si do rrole t’ kqija?…

Sod armët duen rrokë; taganat sod duen prehun;

Asht turp, per Zotin! Shurdhë me hupë Shqypnija.

Mo’ lêni, burra, bre! Kushtrim! Kushtrim!

A gjallë me ndérë, a dekun grue e trim!

_____________________________________________________________

  1. Shka bajn Shqyptarët?… Nuk duht harrue se Fishta asht Poeti kombtar i fisit në kuptimin ma të haptë të fjalës, asht Poeti qi mërrijti në sferën ma të naltë të artit thjeshtë shqyptar, tue këndue trimninë e fisnikinë e kombit, por njiheri edhe tue përdorë vishkullen djegëse kundër nji frote të vdekun në shpirt ase të shitun të huejve. Nuk do të çuditemi pra, se Zana e tij vërsulet në nji mënyrë ksodore kundër tyne. –qesin petlla n’ujë: kalojnë kohën kot. –e ngrehen: mbahen per dishka kot. –gjeldeca: bibaj. – …a e ka kalin at a pelë?…: asht fjala per ata të rinjë të Shkodrës, qi në kohën e ushtrive ndërkombtare silleshin pa u marrë me punë.  6. karajfile: pushkë me tytë të gjatë qi mbushej per gryke e ndezej me gurë-gacë. –tagan: lloj shpate si shish. – balosh: i trashë, trashaman (metaforë).
  2. mirasë: trashigim. – ëmtë: halla apo tezja. –vrik: shpejtë. –kahmot: tash sa vjet. –topitun: i mpimë. –sosa: mbarim, në perfundim, në fund.
  3. …na dau: mbasi na sundoi, na shtini dasina, ngatrresa me propaganden e vet.
  4. rrole: plakë e moçme, e mbetun. –shurdhë me hupë Shqypnija: pa qindrue, pa shkrepë nji pushkë. –trim: burrë (Shkodret).

-28-

 

  1. Ku jé, Bibdoda, ti nji rrfé prej qielle?…

Jé derës bujare, e trim i drejtë ti jé!

Flamurin e Shqypnis, sod n’ ajr ti shtielle;

E grishi malet me qindrue p’r Atdhé.

Ku themra e jote per Atdhé të shklase,

Atje kryet t’onë, po, per Atdhé t’ humbase!

  1. Mo’lé’Toptan, qi me shpatë t’ande binde

                        Nji shekull mbarë m ’at maje Taraboshi!

Prap shpaten njesh, e priju prap ti gjind’e,

– Ndejun n’voter s’ prarohet jo kondoshi…

Mblidh Toskë e Lapë, e sod per Shqyptari

Qindro, s ‘i herë qindrove me trimni.

  1. M’ kambë Dedë Gjo’ Luli! Thonë se ‘i  t’ biri t’ shkinës

Lekët e Malcis sod t’ dhetat do t’ ia lajn

Se edhe do t’ vêjn kapicen e Cetinës:

A i mend, thue, ti, kaq marre do t’ a bâjn;

Ata sokolat t’u Lekët e Malcis,

Qi aq gjak kanë derdhun per Liri t’ Shqypnis?

  1. Jo kurr! Jo kurr! Por mbi Deçiq ti xiri

Shka asht i Lekë, e thueju, se Shqypnija,

Aty kufin e ka, per ball me Viri,

E ké me pá ti atëherë, se rrokullija

Me u çue m’ e zhgulë andej, nuk mund t’ a hjekun;

Pse per Shqypni Malcorët janë msue me dekun.

  1. Ah! M’ kambë, Shqyptarë! E mos t’ u lshojë, jo, zemra,

Pse Perendija s’ ka me u lanë me u thye.

T’ u bijë nder mend, se fort ma e randë asht themra

E shkjaut kokëtrashë, se guri i vorrit m’ krye.

Urra! Po, djelm! Shqyptar kushdo ka lé,

N’ mos mujtë Shqyptar me mbetë, Shqyptar t’ hijë n’ dhé!

___________________________________________________________

  1. Bibdoda: Prengë Bibdoda ose Prengë Pasha, i derës bujare të Gjomarkajve qi kanë sundue në Mirditë. –shtielle: zhvilloje, shtjelloje. –grishi: thirri, ftoi në festë.

12.Toptan: Esad Toptani. Dashunija ndaj Atdheut e rreziku qi i kërcnohet, e bajnë Poetin e ndërgjegjes kombtare me harrue çdo ngatrresë e trathti të këtij njeriut dinak e ambicjoz, mbi të cillin historija e Rilindjes s’onë kombtare do t’endë fletë të zeza. Taraboshi: mal në anën  Prendimore të Shkodres, ku u zhvilluen luftime të rrebta, gjatë shtatë muejve të rrethimit të Shkodres. Prijës i ushtrisë shqiptare kjé Esad Pasha e Komandant i Pergjithshem Hasan Riza Pasha. Ky mbasi mori vesht vendimin e Londres, mendoi me e shpetue Shkodren, tue ngritë Flamurin e Shqypnisë, por Esadi, qi kishte nji lidhje të mëshehtë me Malin e Zi, shtini dhe e vrau trathtisht (30 Kallnor 1913). Me 23 Prill 1913 i dorëzoi Shkodren Malit të Zi, në nji kohë, kur i kërcnuem prej Austrisë, kishte nënshkrue vendimin me i terhjekë ushtarët prej rrëthimit të Shkodres. – kondoshi: gzofi. –Lapë: Banorët e Labrisë, nji krahinë në Tosknisë. 13. Dedë Gjo’Luli: Vojvoda i Traboinit, prijsi i kryengritjes së Malësisë së Madhe. (Shih në shenimin K.VII- vj.140. – kapicen: Kësulen kombtare të Knjaz Nikollës. –Lekët e Malcis: shih k.IX- vj.1. – qi aq gjak…: Malësorët luftuen gjithmonë për Liri, por në mënyrë të posaçme me 1911-12, kundër Turqve të Rinj. – Deçiq: Mal përmbi Tuz, ku, Malësorët kanë luftue rrebtas dhe ku, me  6 Prill 1911 ngritën Flamurin e Shqypnisë. –Viri: Lima i vigël në skajin Përendimor të Liqenit të Shkodrës. –Malësorët: Lekët. –rrokullija : rruzullimi, mbarë bota. – T’u bije nder mend, se fort ma randë… t’hije n’dhé: Veni ré fuqinë gëdhenëse të këtyne vargjëve! Sa gjallë del në dukje mënyra  vullkanike e shprehjes së Fishtës!

 

-29-

 

  1. E n’ kjoftë se lypet prej s’ hyjnueshmes Mni,

Qi flije t’ bahet ndo ‘i Shqyptar m’ therore,

Qé, mue tek m’ kini, merrni e m’ bani fli

Per Shqyptari, me shue çdo mni mizore. –

Oh! Edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë

E nami i sajë per jetë u trashigoftë!

  1. Po: Rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n’ Dri

E porsi krandja e that n’ nji flakadâ,

U shoftë me arë, me farë me mal me vrri

Kushdo Shqyptar, qi s’ brohoritë me zâ,

Kushdo Shqyptar, qi s’ brohoritë me uzdajë

Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i Sajë!

_____________________________________________________________

  1. E n’kjoftë… mizore: Në ketë kangë kemi Poetin Tirté të vërtetë të Kombit. Mbasi ka nxitë tjerët me vdekë trimnisht e me nderë, tue pasë Hyjin për mprojtës, truen vehten flij për të pajtue mëninë hyjnore, mjaftë qi Shqypnija të rrnojë. –therore: vendi ku truhen (bahën) flijë. – u trashigoftë: u përjetoftë.
  2. Po: Rrnoftë Shqypnija…: Me tubzën përpara kanga mund të mbahej e mbyllun, por dy vargjet e fundit i apin shkas Poetit me i drejtue nji urim Shqypnisë dhe me namë të gjithë ata qi nuk e duen. Nuk do të harrojmë se asht Poeti i ndërgjegjës së kombit! –krandja: gem i hollë dhe i thatë qi përdorët me fillue (flakadanin) zjarmin. –mal e vrri: mal e fushë. Në të vertetë vrri thirret vendi i banimit dimnor, e kundërta e bjeshkës, qi mund të jetë edhe mal, pra, jo vetëm fusha ase vendet e ulta fushore.

 

Më 13 dhjetor 1797 lindi Heinrich Heine, poet i madh romantik gjerman

VOAL – Heinrich Heine u lind më 13 dhjetor 1797 në Dusseldorf nga një familje e respektuar e tregtarëve hebrenj dhe bankierëve. Babai është një tregtar stofrash shumë afër fabrikave angleze, ndërsa nëna i takon një familjeje të shquar holandeze. Bazat e para të kulturës i ka nga nëna e vet Betty, e cila më 1807 e regjistron në shkollën e mesme katolike në Dusseldorf drejtuar nga Jezuitët, ku ai qëndroi deri më 1815. Shkolla është një përvojë e hidhur për të. Për më tepër, lëndët mësohen jo vetëm në gjermanisht, por edhe në frëngjisht, çka i krijon atij edhe më shumë ankth, duke pasur parasysh mungesën e familjaritetit me gjuhët dhe të mësuarit e tyre (por peripecitë e sundimit francez në qytetet e tij zgjuan te ai prirjet e hershme frankofile dhe një antipati e thellë për Prusinë).

Në vitin 1816 vjen dashuria e parë: vajza bjonde e presidentit të gjykatës së apelit të Dusseldorfit që e njeh në akademinë letrare në fund të vitit.

Pas përfundimit të shkollës së mesme, Heinrich mbetet për një kohë të gjatë i pavendosur rreth zgjedhjes së fakultetit të universitetit. Babai pastaj e dërgon atë në Frankfurt, në mënyrë që të bëjë praktikë pranë bankierit Rindskopf, para se të lëvizin në Hamburg pranë vëllait të tij Salomon (kjo ndodh më ’17).

Një nga arsyet që shtyn Heinrichun e ri për të lëvizur dhe për të pranuar propozimin e ungjit të tij, është se në këtë mënyrë ai do të shohë Amalie, një kushërirë, e cila do të jetë Laura tij, frymëzimi hyjnor i poezive të tij më të mira. Për fat të keq, megjithatë, vajza e ëmbël nuk dëshiron të dijë për ndjenjat e tij, dhe po kështu edhe kushërira tjetër, Therese. Më 1817 Heine botoi poezitë e tij të para për revistën “Hamburgs Watcher”.

Salomon hap për të një dyqan pëlhure dhe një agjenci bankare për t’i dhënë atij një strehim të mirë. Por Heine ka vetëm Amalien në mendje, dhe falimentimi vjen shpejt. Kështu, pas pak kthehet në Dusseldorf. Më 11 dhjetor 1819 ai u regjistrua në Fakultetin Juridik në Universitetin e Bonit. Atje ai është në gjendje të krijojë miqësi që kanë zgjatur gjatë gjithë jetës së tij dhe gjithashtu ka mundësi të ndjekë mësimet e letërsisë së A. W. Schlegel. Është nga sugjerimi i këtij mësuesi të madh që shkroi esenë e tij të parë me titull “Die Romantik”.

Një vit më pas ai u largua nga Universiteti i Bonit dhe u regjistrua në Göttingen. Një vit më pas ai largohet nga andej dhe regjistrohet në Berlin. Këtu ai ndjek kurset filozofike të Hegelit dhe bëhet “poeti i preferuar” i inteligjencës gjermane. 1821 është një vit me të dyja anët për Heinen: nga njëra anë vdes e dashura e Napoleon Bonapartit, të cilën ai do ta lartësojë në “Buch Legrand”, por nga ana tjetër më në fund arrin të martohet me Amelien. Ndërkohë, në nivelin letrar, leximi i Shekspirit e shtyn atë drejt teatrit. Ai shkroi dy tragjedi dhe në të njëjtën periudhë ai gjithashtu lëshoi ​​një përmbledhje me 66 lirika.

Më 1824 ai largohet nga Berlini për në Gottingen, ku përfundon provimet dhe përgatit tezën në drejtësi (ai u diplomua më ’25 me rezultate të shkëlqyera). Ky është gjithashtu viti i konvertimit të tij nga judaizmi në protestantizëm. I sponsorizuar nga xhaxhai, ai kalon një festë në Norderney, që do t’ia diktojë ciklin e poezive “NORDSEE”, të cilin do ta publikojë vitin e ardhshëm. Në tetor 1827 ai fitoi suksesin e tij më të madh letrar me botimin e “Buch der Lieder” (i njohur si “Libri i Këngëve”). Më 1828 është në Itali.

Shkrimet e tij satirike dhe sidomos aderimi në sensimonizëm e nervozon “kazermën e madhe prusiane” deri në pikën që Heine, në vitin 1831, zgjodhi mërgimin vullnetar në Francë. Në Paris ai është përshëndetur me admirim dhe shpejt u bë një vizitor i shpeshtë i salloneve letrare të kryeqytetit, ku ai ndoqi bashkësinë gjermane të emigrantëve këtu, si Humboldt, Lasalle dhe Wagner; por edhe intelektualët francezë si Balzac, Hugo dhe George Sand.

Më 1834 udhëtoi për në Normandi, në tetor njeh nusen e tij Mathilde Mirat dhe ata martohen më 1841. Ndërkohë boton disa ese kritike dhe disa përmbledhje poezish. Në vitet e ardhshme ai udhëton shumë, por frymëzimi është shumë i munguar. Ai gjithashtu nganjëherë viziton xhaxhain e sëmurë Salomon në Gjermani.

Më 22 shkurt 1848, revolucioni shpërtheu në Paris dhe poeti përfshihet personalisht në luftimet e shumta që ndodhën në rrugë. Për fat të keq, pak pas këtyre ngjarjeve, fillojnë dhimbjet therëse në  shpinë, çka do ta çojë brenda tetë viteve të ardhshme në paralizë dhe vdekje. Ajo ishte në fakt një atrofi muskulare progresive, e cila e detyronte atë në mënyrë të pashmangshme të rrinte shtrirë shtrat. Kjo nuk e pengon atë për të publikuar, më ’51, “Romancero” (e cila e përshkruan agoninë e sëmundjes), dhe për të sjellë së bashku në ’54 nga volumi (më vonë e quajtur “Lutetia”), artikuj mbi politikën, artin dhe jetën , shkruar në Paris.

Il 22 febbraio 1848 scoppia a Parigi la rivoluzione e il poeta si trova coinvolto in prima persona nei numerosi combattimenti che si svolgevano nelle strade. Purtroppo, poco dopo questi fatti, iniziano le acutissime fitte che alla spina dorsale che segnano l’inizio del calvario che lo porterà nel giro di otto anni alla paralisi e alla morte. Si trattava in realtà di un’atrofia muscolare progressiva, che lo costringeva inesorabilmente a stare seduto su di un letto. Ciò non gli impedisce di pubblicare, nel ’51, “Romancero” (in cui sono descritte le atroci sofferenze della malattia), e di riunire nel ’54 in volume (poi intitolato “Lutetia”), gli articoli di politica, arte e vita, scritti a Parigi.

Poeti i lodhur është afër fundit. Në verën e 1855 shpirti i tij dhe fiziku i tij të marrë një ngushëllim të vlefshëm nga e reja gjermane Elise Krienitz (e quajtur me përkëdheli Mouche) së cilës do t’ia kushtojë poezitë e tij të fundit. Më 17 shkurt 1856 zemra e tij pushoi së rrahuri.

Padyshim një poet i madh dhe intensiv, kritika me të cilën u ndesh vepra e Heines pas vdekjes së tij është me luhatje. Ndërsa për disa ai ishte poeti më i madh gjerman i periudhës së tranzicionit midis romantizmit dhe realizmit, për të tjerët (dhe shikoni kritikat e mëdha të moderuar-borgjeze si Karl Kraus ose Benedetto Croce) gjykimi është negativ. Nietzsche në vend e njeh atë si një pararendës, ndërsa Brecht vlerësoi idetë e tij progresive. Megjithatë, “Libri i Këngëve” i tij posedon lehtësi të jashtëzakonshme dhe zbutje formale, është një nga veprat më të përhapura dhe të përkthyera të prodhimit gjerman. Por shenja më origjinale e vargut të Heines është përdorimi ironik i materialit romantik, në makinë drejt poezisë dhe, së bashku, në lëvizje të kundërt, duke u përpjekur për të mohuar të gjitha sentimentalizmat, duke e ditur se kohët e reja kërkojnë para së gjithash një racionaliteti të qartë dhe realist.

Sh p ër p u th j e – PERSONAZHI I MIGJENIT, SHARJA SHQIP OSE RRUGA E TREMBJES SË ZOGJVE…! – Esé nga Sejdi BERISHA

 

E fillova këtë shkrim me këtë titull, të cilin e nxora nga një shkrim imi i moçëm, i cili kur përcjellët me kujdes, përveç që ta kënaq shpirtin, ta thellon përjetimin dhe disi ta fisnikëron mendjen, ta përkujton një histori të tërë të njeriut tonë, i cili është pedatur, pedatet dhe me siguri do të pedatet edhe nesër me dhembjen më të madhe dhe karakteristikën që ka njeriu në raport me atdheun, me vendin ku për herë të parë sheh dritën, me vendin që të mbanë valë shpirtin e mendjen, të cilat gjëra i bën madhështi malli e nostalgjie.

Kjo dhembje është si kurbeti, mërgimi, kjo pjesë e pashmangshme e popullit, i cili sikur ka ngelur feniks por me helmimin dhe etjen e tmerrshme për dheun e tokën, era e së cilës dot nuk huqet por është thellë e çelikosur, thellë në mendjen, ndërgjegjen dhe në shpirt. Për këtë arsye, ja, mu kujtua kënga: “Oh, kah po shkojnë këta djem të rinj, moj nënë?!”. Këngë kjo që është një lloj “embleme ogurzezë” e pasqyrës së rrugëtimit të tillë që ka ndodhur, po ndodhë dhe me siguri do të ndodhë edhe nesër-mërgimi, shpërngulja, shkapërderdhja…!

Turravrap, më kujtohet thyerja e vazos dhe sharja shqip aq e ëmbël në një dyqan në Turqi. Kjo nuk është vetëm këngë që këndohet me zjarrmi malli, por është mesazh unikat  dhe ekzemplar i veçantë i vërejtjes për ruajtjen dhe zbatimin për jetë pa brenga të njeriut në vendin e vet.

Pse është kështu?! Në këtë pyetje, përgjigjen mund ta kërkojmë edhe në punën, sjelljen, përgjegjësinë dhe në ndërgjegjen tonë. Me siguri se është kështu. Po, po! Kjo, është kështu, bile nëpër decenie e shekuj…!

 

1.

Ndoshta, edhe ky rrugëtim, ose ndoshta, ky paradoks i kohës koincidon me atë që u tha më lartë! Një kasolle e shekullit XXI-të(!). Përbrenda saj ngrohtësi dhe një grimë shpresë e jetës së lumtur. Disa enë dhe pak miell, disa mollë gjysmë të kalbura dhe një sitë për miell misri, janë pamje që mund të kompletojnë ndonjë pikturë, por edhe janë pjesë e përditshmërisë së gjashtë anëtarëve flokëgështenjë të një familjeje. Babai me sy të zgrofulluar dhe me mjekër të parruar, nuk është personazh i Migjenit as i Hygos, por është një njeri i cili sikur do t’i thotë të gjitha brengat dhe dëshirat përnjëherë, dhe, sikur sërish ngelet i pangopur me dëshirë për të thënë edhe diçka, se çfarë, nuk di as vetë. Po, mirë de! E tillë është jeta e tij. Kurse, nëna e katër fëmijëve si katër lule, sikur ia shikon me llupë gojën për t’ia lexuar mendimin burrit të saj se çfarë do të thotë, dhe a do të ketë efekt mesazhi i tij nga kasollja, nga e cila vjell tym i dendur dhe i zi si simbol i jetës por edhe i hidhërimit.

Tri vajzat, si drita e dritës dhe djali i ledhatuar, qëndrojnë pip në këmbë. Si ushtarë, gatitur, por shpresën e mbajnë kujdestare për lumturinë dhe bukurinë, për lojën dhe mësimin të cilat u mungojnë. Dhe, edhe kjo është kështu! Kështu dhe kështu! Por, çfarë do të thotë kjo?! Asgjë. Ama, bash asgjë, përpos që mund të jetë ironi e naivitet. Edhe pse etja e tyre ka peshë dhe forcë, e cila sjell termet në zemrat dhe shpirtin e tyre, të cilët lehtë mund të tremben mu si drenushat dhe të ikin apo t’i dorëzohen rrugëtimit gjithfarë dhe të turbullt, që së bashku mallkojnë jetën. Por,… nuk dua të flas më gjatë për këtë “lumturi” të njeriut, e cila vranë, lëndon, dergjë, fisnikëron, trimëron, por edhe plandos.

E,… në këtë kasolle shekulli, brenda saj mbretëron qetësia, edhe ngrohtësia, por edhe një varg qepësh, disa hudhra e,… edhe një varg specash të djegës “pelin”, që e kompletojnë mesazhin e pikturës së jetës familjare, e cila në vetvete përmban një klithmë, që dëgjohet vetëm përbrenda kësaj familjeje, përbrenda këngës së ndrydhur e të mbyllur në dhomë, përbrenda tymit që villet dhe zhduket, hajt, të themi, përhapet si polen në hapësirat e gjëra të qiellit të kaltër.

Ndërsa, deriçka e oborrit, e cila gjithmonë rri hapur me një dorezë të ndryshkur metali të lëvarur, dhe rruga nga kasollja deri tek kjo derë, me hithra për anash si gjelbërim shumë i preferuar, sikur ngelin dhe janë rrugë e rrugës,… rrugë e trembjes së zogjve, të cilët, nëse vetëm njëherë hidhërohen me folenë e tyre, ata kurrë nuk do të kthehen më. Kush e di se kah shkojnë, dhe,…

 

2.

Nga shumë të rinj, ka edhe të atillë të cilët përpiqen ta fitojnë kafshatën e bukës edhe me shitjen e shkrepsave. Një djalosh, për çdo ditë i bezdis mysafirët e kafeterive dhe të restoranteve duke i lutur ata që të blejnë shkrepsa. Kjo kishte ndodhur para katër-pesë vitesh, në këtë kohën tonë.

-Ju lutëm i bleni! Pesë shkrepsa, vetëm për një euro!-nuk ç’kapet djaloshi pa t’i “lënë” në dorë të pesë shkrepsat.

E shikoj këtë djalosh me zhvillim fillak të rritës, si fieri! Herë pas here i ndezë shkrepsat që nxjerrin flakë, e herë-herë, ndezja e tyre nuk hetohet, dhe ajo flakë e fshehur të përcëllon të tërin! Tani, kujtoj kompjuterin dhe jetën dinamike të elektronikës, kurse ky djalosh merret me shitjen e shkrepsave të cilat nxjerrin flakë, e flaka ndezë shpirt, shtëpi, lagje, fshat, qytet, mal e bjeshkë…! Sa rrotulla të pakripë janë këto?!

E pyes djaloshin se pse insiston aq shumë për t’ua shitur shkrepsat qytetarëve. Ai, vetëm më shikon, dhe me atë shikim sikur heshtas ma mbërthen kallon m’kallon!

Po, edhe pse mos t’i blejnë. Ato kanë edhe bateri. Natën kur të zë terri, vetës ia bën dritë rrugën. Insistoi, edhe mua disi si paqare m’i la në dorë. Atëherë nxora nga xhepi një euro dhe ia lëshova në dorë bashkë me shkrepsat. E përcolla se si do të reagojë.

-Hë, pse më shikon?!- i thash.

-Pse s’i merr shkrepsat?…-m’u përgjigj.

-Kësaj radhe nuk po i marr. Le të qëndrojnë tek ti… -i thash dhe sikur më nuk isha i interesuar se çfarë kishte ndodhur.

-Të faleminderit! -ma drodhi duke shtrënguar paranë prej metalit dhe shtoi:

-Qenka e nxehtë, valë,… si flaka e shkrepsës!- dhe iku duke qeshur.

Kush e di se ç’deshi të thotë me këtë. Edhe ai i ka “rrotullat” dhe meseletë e veta. Po, po. Me siguri, kështu është…!

Një ditë tjetër, sërish më ra ndërmend ky djalosh. Kishte kohë që nuk e kisha takuar as nuk e kisha parë. Dikush më tha se ka ikur diku, jashtë… Sërish më imponohet “sëmundja” e kurbetit… Kurrsesi ta gjej përgjigjen adekuate. Ama, më kuptoni, dot nuk e gjeja përgjigjen për këtë ilet shekullor…!

 

 

3.

Gjithnjë trembem, gëzohem dhe mburrem në të njëjtën kohë, kur i shoh të rinjtë në kafeteritë e qytetit. Plotë e përplot të rinj…! Sa mirë?! Po xhanëm, çfarë bëjnë gjithë ata nëpër këto lokale…?! Lokalet e tilla janë edhe të rrezikshme për shumë çka. O, Zot! Plotë të rinj në dymbëdhjetë të drekës,… shumë të rinj në dhjetë të darkës,… edhe më vonë, po ashtu. Por, dikush më pëshpërit: çdo ditë, nga dy-tre nuk duken më,… sikur humben pa gjurmë. Iu koptisën rrugëve të kurbetit! Dhe, çfarë s’më sillet pastaj në mendjen e në kokën time; shteti i ri i Kosovës, kujdesi e moskujdesi, puna e papunësia, korrupsioni e hajdutëria, perspektiva dhe pa perspektiva, shkolla e mësimi, pusi e drini…!

Sa rrugëtim me peshë, o Zot! Dhe, sërish: ”Oh, kah po shkojnë këta djem të rinj, moj nënë?!”…

 

4.

Më kujtohen vitet e 90-ta të shekullit kaluar, kur rinia për çdo ditë “ikte” nga atdheu, e cila me vete merrte dhe rriste dhembjet e plagët për vendlindje. Lumi i tyre, shtonte atë sëmundjen e kamotshme, kurbetin, të cilën, shqiptarët e kishin bukë pothuaj të përditshme dhe aq të hidhur me decenie e periudha historike, si ato të viteve të 20-ta, të 30-ta, të 40-ta, të 50-ta e të 90-ta të shekullit që kanë ikur. Kjo braktisje e atdheut arsyetohej disi me rrjedhat politike dhe me trusnitë armiqësore ndaj popullit. Vërtetë, ishte një tragjedi dhe dyndje e dhembje me ankth, e cila, për shumëkënd ishte e pa kthim. Kështu, vendlindja dhe atdheu mbeteshin vetëm kujtime dhe ëndrra të mbarësuara me vuajtje dhe thyerje zemre e shpirti. Ndoshta edhe tash është kështu, bile, dhembje edhe më paradoksale e kohës!

Kishte kapluar gëzimi me pavarësinë, me lirinë, u gëzuam për shumë gjëra. Edhe për fundin apo zvogëlimin e kurbetit, të mërgimit. Por, nuk doli ashtu. Si duket, kjo dukuri vetëm sa u mbulua me vellon e heshtjes, të moskujdesit dhe të papërgjegjësisë, sepse, sërish me dhjetëra e qindra të rinj, kohë pas kohe po e braktisin atdheun dhe po ua mbathin për në vendet e largëta, dikur të ëndrrave. Bile, vendlindjet e tyre, qytetet, atdheun, po e braktisin edhe shumë mjekë dhe kuadro të tjera… Ky eksod po ripërtërinë dhe riformon plagët e rënda të kombit.

Më kujtohet rrëfimi i një të riu, i cili kishte përjetuar peripeci ndër më të llahtarshmet për të arritur deri tek “caku”, duke kaluar ujëra, male, lumenj, maja e brigje, duke u përballur me urinë e vdekjen, duke u përplasur me ëndrrat, premtimet dhe me rrenat,…edhe me pabesinë. Të gjitha këto, këtij djaloshi shtathedhur e bukurosh, ia kishin rrënuar shëndetin, ëndrrat për jetë të lumtur, ia kishin varrosur perspektiven, dhe tani sërish është në atdhe, por duke i shëruar plagët e trupit, mendjes dhe të shpirtit, duke u përpjekur për ta pajtuar e bindur vetveten…

Dhe, kur më kujtohet ky djalosh, më shumëfishohen rastet. Sërish, shoh lumenj të rinjsh duke u strukur e duke u tkurrur nëpër vija kufitare të perëndimit, duke e përplasur mendjen dhe ëndrrat nëpër ato rrugë shpesh të shndërruara në terr e ferr. E, çfarë pas kësaj?! Pas kësaj, po zbrazet atdheu, o vëllaçko…! Po, ç’është kështu ore?! Kush di të ma arsyetojë këtë dhembje, le të më rrëfejë, le të më bind. Do t’ia di shumë për faleminderit…!

 

5.

E shikoj TV emisionin kushtuar shqiptarëve të shpërngulur në Turqi, dhe deshe apo s’deshe, të kujtohen dhembjet dhe shembjet e tyre në periudhat e “ikjes”. Bijtë dhe nipat e tyre, tani përpiqen ta ruajnë traditën, mallin, lëngun e trungut, të mendjes dhe të gjakut të stërgjyshërve, gjyshërve, por asnjëherë nuk kursehen nga lotët, të cilët janë dhembje historie të kombit…! Turravrap, më kujtohet thyerja e vazos dhe sharja shqip aq e ëmbël në një dyqan në Turqi. Kjo nuk është vetëm këngë që këndohet me zjarrmi malli, por është mesazh unikat  dhe ekzemplar i veçantë i vërejtjes për ruajtjen dhe zbatimin për jetë pa brenga të njeriut në vendin e vet.

Rrëfimi për djegien e shpirtit nga malli për vendlindje, është i rëndë dhe aq i gjatë e i pakëputshëm, që nganjëherë na shpie në zemërime e pa shpjegime ndaj atdheut dhe historisë. Pse, kaq e gjatë kjo sëmundje që i është vardisur  njeriut tanë?! Padyshim, për shumë arsye,… për shumë shkase dhe për fajin shumë të madh, që, të themi se është jetim!

Por, barra diku bie, pse të rinjtë në moshën më të mirë, në vlugun e ëndrrave më të bukura të tyre të digjen, të rritën me plagë jete,…të rritën e mplakën mbase edhe mund të vdesin larg atdheut, apo, në vendlindje u kthehen eshtrat e tyre për t’u përcëlluar apo për t’u prehur, nuk dihet. Të pushojnë tërë jetën e jetës në këtë vend kaq të ngrohtë, e që dikush më pat thënë, në këtë vend kaq të truar, të mallkuar e të nëmur…!

Në fund. Nëse pajtoheni, ose, nëse doni, ta përjetojmë me zemër e me shpirt, edhe tash, këtë dyndje njerëzish që gjithnjë ka trazuar tokën, dete, male, trena e binarë, që ka trazuar lule e gjemba, që ka trazuar rrugët e botës, a mund ta shpjegojmë, apo dot nuk shpjegohet kjo llahtari… Ta mundojmë mendjen e kokën që këtë “formulë” të re të çmendurisë së dyndjeve e të ekzilit, ta shtrojmë e studiojmë,  nëse mundemi drejtë e mirë dhe në të gjitha rrafshet. E. nuk mundemi, sepse, trembja e zogjve i ngjanë mallkimit më të madh në këtë botë.

Sa shkrim i thjeshtë e me telashe për ta kapur…! S’mund të shkruaj më. Vazhdojeni Ju…!

MËSUESI X – Tregim nga TAHIR BEZHANI

 

Java e fundit e muajt shtator ishte mot pa te reshura . Një erë e lehtë veriu,megjithatë, të detyronte të futësh duart në xhepa të palltos. Rrugët e qytetit ishin përplot me njerëz që kishin dalë për të shfrytëzuar atë pak kohë të bukur vjeshtore. Qyteti dukej i dendur,i zhurmshëm nga bisedat gjatë ecjeve. Në mesditë,bëhej edhe ndërrimi i nxënëseve në shkolla të mesme. Kjo pamje ia shtonte madhështinë qytetit. Një kolorit moshash nëpër rrugët e qytetit,e bënin atraktive ditën e premte të javës së fundit të tetorit. Disa të moshuar,uleshin edhe në karrige të parkut. Ndiznin nga një fitil duhani,bisedonin për  hallet e jete,të cilat nuk janë të pakta në këtë kohë…

Nuk u mbaruan kurrë këto halle tona,do thoshte secili nga ne. Në karrige më tej bisedonin dy miq të vjetër. Meli e Xeni, filluan të ngrinin zërin gjatë bisedës. Kush e di ku e kishin”lidhur” bisedën!… Befas ,sytë e tyre u takuan me një person i cili u ngjante në dikë. Ai ecte i vetmuar rrugës së parkut  në drejtim të qendrës së qytetit. Ndërsa dy miqtë,filluan të identifikojnë atë person, të cilin moti nuk e kishin takuar.

 

Meli,iu drejtua mikut të tij,a është ky,ai mësuesi që fliteshin për te fjalë të mira  tërë Reka?- e pyeti Xenin?

– Me gjasë po,tha Xeni. Kur të afrohet edhe pakë do e njohim më mirë. Do i bëjmë ftesë,nëse do ulet me ne,ka qenë mësues e njeri i mirë !

–Ke të drejtë. Pajtohem.

Hapat e mësuesit ishin të ngadalshëm. Në dorën e majtë mbante një shkop, për ta ndihmuar ecjen e lodhur. Kishte të veshur një pallto të shkurtër,ngjyrë kafeje, mbante syza të trasha. Sigurisht,dioptri e çrregulluar! Fytyra e tij dukej mbi moshën që kishte kaluar. Ishte tretur ajo pamje simpatike, plot gjallëri jete…

Ecte kokulur thuajse kërkonte diç të humbur. Pllakat e  rrugëve të parkut, ishin të prishura dhe,sikur të ishte mot me shi, secili do stërpikej deri në gjunjë,por edhe mësuesi që ecte në kujtime…. Duke ecur rrugicës mes pishave të parkut,Mësuesi X,u përkul deri në tokë,duke u mbajtur në shkopin e tij,mikun e ditës. Zgjati gishtat dhe mori një duq duhani të hedhur nga kalimtarët. Futi dorën në xhepin e djathtë të palltos,nxori çakmakun dhe ndezi atë duq duhani.

 

U ndal pakës, e shikonte tymosjen, rrugëtimin e tij të shkapërderdhur, thithi edhe dy herë dhe e hodhi. Në vete gërthiti “phiiiiihaaaa, mi qeli sytë”!..Që nga dje nuk kam tymosur ,foli dhe eci drejt  qendrës së qytetit.

 

Kur iu afrua Mësuesi X karriges ku ishin ulur Meli e Xeni,e përshëndetën ,ishin të gatshëm për ta ftuar të ulej  për një pushim rasti, pas shumë e shumë kohe të kaluar. Në një afërsi, të dytë e përshëndetën mësuesin, duke i thënë “tungjatjeta o burrë!…” Mësuesi X, i ngarkuar me hallet e veta, nuk i dëgjoi miqët e dikurshëm, eci rrugës dhe doli në qendër të qytetit. Një zot e di se kah ishte tretur në mendime , me çfarë problemesh e kishte ngarkuar jeta?!…..

Pastaj, të dy miqtë, Meli e Xeni, duke u ndjerë thellësisht të prekur për rastin e Mësuesit X, për gjendjen aspak të mirë ,katandisjen e tij fizike, gjendje qe vërehej nga kushdo, hasen në paragjykime, ku biseda shkalloi në analiza të thella të kohës. Furtunat e brendshme jane të rrezikshme për njeriun, e çojnë buzë gërmisë, por shkaktarët janë  nga jasht… Nga pushtetet dhe  padrejtësitë e tyre që rrëmbejnë jeta njerëzish. Kështu menduan dy miqët e bisdedës,Meli e Xeni,dhe vazhduan bisden.

 

 

– A e vërejte Xeni?- tha Meli.

– Po-tha Xeni,e vërejta dhe u ndjeva keq, keq po ndihem akoma! Kështu e ka jeta. Sa të jesh i fortë të duan  të gjithë kur plakesh e nuk ke asgje, nuk të do askush.

-Kështu ka qenë gjithmonë o Xeni-foli Meli. -Po,e di,por gjithmonë duhet të shkojnë punët kështu?…. Njerëzit e kontributeve të punës e jetës, të merituarit, duhet të vlerësohen edhe nga shoqëria,edhe nga rrethi ku jeton. Për dyzet  vite, ka dhënë dyzet gjenerata nxënësish, të cilët sot janë me fakultete e profesione të ndryshme. Ata janë diku ,(këtu ose jasht…), si dëshmi e punës së këtij mësuesi të mjerë. Aiiiii!-bëri Meli. Sikur nuk po i di punët!….Po,po!… Pse po i di po flas, por pikërisht për këtë edhe nuk pajtohem me këto sjellje te shoqërisë sonë.

-A e din Meli-foli Xeni, se ky njeri në një kohë jo të largët ka “hëngër” dajak trupit, nga Serbët, ne vitet 90-ta, për programet shkollore ne gjuhen shqipe. Paralelizem shtetërorë ndaj Serbisë i kanë pas thënë!… A e dinë?!

 

-A mba mend se tërë fshati i bëri vizitë në shtëpi, patëm lënë për adet, ngapak të fala, sepse ishim të gjithë si një frymë, veprojshim të bashkuar, Meli. E sot, pas 20 vitesh, një mësues i rrespektuar, nuk i njeh bashkëvendasit e tij. Tmer-a ?!….

-Do na fusish në biseda të gjata Xeni. Koha po ikën, po vjen pasditja e freskët. Të ecim rrugës deri poshtë lagjes, pastaj ndahemi. Takohemi nesër prap-foli Meli.

– O Meli,iu përgjigj Xeni, nuk jam për biseda që ngatrrojnë, por dhimbjen ma futi brenda ky mësues sot. Shpresat  m’i shkurtoj….

-Ecim, jemi miq, vllezer, mirëkuptohemi….

Dhe të dytë së bashku, u nisen rrugës kryesore të qendrës së qytetit. Me ecje të ngadalshme, duke shikuar vitrinat e veshura me modë vjeshtë-dimër,me mbathje të reja e lloj-lloj formash. Përmes xhamave, panë mësuesin brenda një barnatorje,i cili sigurisht , do blente ilaçe. Të dy ndalen ecjen dhe po e prekin njëri tjetrin me duar, duke  thënë ja mësuesi në barnatore. Vërejten se po kërkonte në kuletë para për pagesë. Sa “basti” mësuesi kuleten e tij, Meli e Xeni, në shpejtësi u futën brenda barnatorës, ia bënë pagesën farmacistës për ilaçet e mësuesit. Menjëherë dolën pa i treguar mësuesit për “nderën” që ia bënë. Pastaj farmacistja ia mbështolli ilaçet dhe nuk ia mori pagesën mësuesit në pension……Ajo i tha mësuesit se i paguan dy miqët e Juaj dhe iken….

 

 

Mësuesit i buzëqeshi fytyra, ndjeu gëzim e rrespekt nga dikush,e ndjeu se përseri ka njerëz të mendjës së shëndetshme ,ka dikush dhimbje për dikend që e meriton kujdesin. Me ndjenjën e shpresës pozitive udhëtoi për në shtëpinë e tij në orët e paditës, duke u ndier i gëzuar për rrespektin e njerzëve, ani se  nuk  i dinte se kush ia pagoi  ilaçet.

Edhe një ditë vjeshte, ngadal u shkri në terrin e një nate plot angkth e shpresë. Kur merr kohë e keqe dhe tmeruese,të gjithë rrimë me shpresen se pas kësaj, do vijnë ditë të mira.

 

Vegjëlia gjithmonë jeton me shpresën e pasosur….

 

Dhjetor,2018-

Gjakovë