VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Xhuljo Vrenozi, stuhia shqiptare “the Albanian Storm” me grusht t’artë! Intervistoi Anila Erindi

By | May 4, 2019

Komentet

Challandes shpall listën e futbollistëve për ndeshjet me Malin e Zi dhe Bullgarinë

Prishtinë

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet zyrtare me Malin e Zi dhe Bullgarinë.

Sipas informacionit në ueb faqen e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) thuhet se Challandes ka shpallur listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian në futboll “EURO 2020”.

Sipas FFK-së, grumbullimi i ekipit përfaqësues të Kosovës do të nisë më 2 qershor, ku do të zhvillohet edhe seanca e parë stërvitore, në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 18:00.

Lista e futbollistëve e publikuar nga trajneri Challandes është si vijon:

“Samir Ujkani, Arijanet Muric, Visar Bekaj, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Mërgim Vojvoda, Florent Hadërgjonaj, Benjamin Kololli, Leart Paqarada, Ibrahim Dresheviq, Mirlind Kryeziu, Herolind Shala, Idriz Voca, Anel Rashkaj, Besar Halimi, Ylldren Ibrahimaj, Bersant Celina, Florent Hasani, Edon Zhegrova, Elbasan Rashani, Arbër Zeneli, Milot Rashica, Vedat Muriqi, Atdhe Nuhiu, Shkëlqim Demhasaj”.

Në fazën eliminatore të “EURO 2020” Kosova është në grupin A, së bashku me Anglinë, Bullgarinë, Malin e Zi dhe Çekinë.

Kosova më 7 qershor do të përballet me Malin e Zi si mysafir, ndërsa më 10 qershor me Bullgarinë, po ashtu jashtë vendit. Përfaqësuesja e Kosovës me një pikë të grumbulluar ndodhet në vendin e tretë pas Anglisë dhe Bullgarisë.

Liga e Kombeve, Ronaldo në krye të Portugalisë për turneun final

Lisbonë

Trajneri i kombëtares së Portugalisë në futboll, Fernando Santos, ka publikuar listën e lojtarëve në të cilët llogaritë për turneun e parë final të Ligës së Kombeve.

Ndonëse nuk luajti gjatë fazës së Ligës së Kombeve, një nga lojtarët më të mirë të së sotmes, Cristiano Ronaldo do të udhëheqë bashkëkombasit e tij në turneun i cili do të luhet në vendlindjen e tij.

Santos përfshiu katër lojtarë të Wolverhamptonit në Angli, portierin Ruij Patricio, mesfushorët Ruben Navas dhe Joao Moutinho si dhe sulmuesin Diog Jot.

Përzgjedhësit e Santosit, porta: Beto, Rui Patricio, Jose Sa; mbrojtja: Raphael Guerreiro, Mario Rui, Nelson Semedo, Joao Cancelo, Ruben Dias, Pepe, Jose Fonte; mesfusha: Bruno Fernandes, Danilo Pereira, William Carvalho, Pizzi, Ruben Neves, Joao Moutinho; sulmi: Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo, Diogo Jota, Dyego Sousa, Joao Felix, Goncalo Guedes, Rafa Silva.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet më 5 qershor në ora 20:45 në stadiumin “Dragao” në Porto, ku takohen Portugalia dhe Zvicra. Në gjysmëfinalen e dytë një ditë më vonë, në Afonso Henriques në Guimaraes takohen Holanda-Anglia.

Ndeshja për vendin e tretë do të luhet në Guimaraes më 9 qershor në ora 15:00 ndërsa finalja e Ligës së Kombeve do të luhet në të njëjtën ditë në Porto në ora 20:45. aa

Kombëtarja: Publikohet lista paraprake, Reja i habit të gjithë me lojtarët e grumbulluar

Është publikuar para pak minutash lista paraprake e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Edi Reja për zborin disa ditor që do të zhvillojë ekipi kombëtar.

 

73-vjeçari na ka habitur të gjithëve me emrat e grumbulluar, teksa bien në sy lojtarët e rinj. Kujtojmë që grumbullimi paraprak do të fillojë ditën e sotme në orën 17:00 më Kompleksin Tropikal.

NJOFTIMI I FSHF-së:

Fillon ditën e sotme grumbullimi paraprak për ndeshjet zyrtare eliminatore drejt Euro 2020, ndaj Islandës në transfertë në 8 Qershor dhe Moldavisë në Elbasan Arena më datë 11 Qershor.

Stërvitja e parë për këtë grumbullim paraprak fillon në orën 17:00, në Kompleksin Tropikal, dhe në urdhërat e trajnerit Reja do të jenë 10 lojtarë. 10 lojtarët kanë përfunduar sezonin me klubet e tyre dhe janë grumbulluar për të ruajtur gjëndjen e tyre fizike si edhe për tu vëzhguar nga afër nga stafi teknik i ekipit kombëtar. Kjo javë stërvitore që do të përmbyllet ditën e shtunë me një seancë paradite. Ditën e hënë, më 27 Maj, trajneri Reja do të dalë në konferencë për shtyp ku do të bëj publike dhe listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet eliminatore të muajit qershor.

Në stërvitje me lojtarët e grumbulluar nga trajneri Reja do të jenë dhe 12 lojtarë nga U-21, të cilët ashtu si edhe lojtarët e Kombëtares A kanë përfunduar sezonin dhe janë grumbulluar nga trajneri Bushi për ndeshjen zyrtare me Turqinë dhe dy miqësoret që do të zhvillojnë në Shqipëri me Uellsin.

Ja kush po e shtyn Jose Mourinhon drejt Juventusit

Largimi i Massimiliano Allegrit do të lë një boshllëk të madh në stolin e Allianz Stadium dhe Cristiano Ronaldo ka sugjeruar emrin e Jose Mourinho-s për vendin e punës.

Nr. 7 ka punuar me Mourinho-n te Real Madrid dhe mesa duket kërkon të bashkëpunojë sërish me të.

La Gazzetta dello Sport shpjegon se Mourinho ka dy persona që po e shtyjnë drejt juve-s, Ronaldo dhe agjenti i tij Jose Mendes.

Megjithëse marrëdhënia e tyre nuk u mbyll mirë në Bernabeu, ato gjëra tashmë janë harruar.

Mourinho, i cili i ka dhënë tripletën rivalëve të Juventus, Inter, në vitin 2010, nuk pëlqehet nga tifozët e Zonjës dhe kjo u pa shumë mirë kur Manchester United udhëtoi në Itali për ndeshjen e grupeve të Champions League.

Simone Inzaghi i Lazio-s mbetet favorit për vendin e punës, ndërsa Sarri dhe Mihajlovic gjithashtu janë duke u konsideruar.

U nda nga jeta kampioni i Formulës 1, Niki Lauda

Kampioni i trefishtë i Formulës 1, Niki Lauda, vdiq në moshën 70-vjeçare.

Legjenda austriake, një nga figurat më të njohura në garat motorike, mori titullin për Ferrarin më 1975 dhe 1977 dhe McLaren më 1984.

Për shumë njerëz, ai do të mbahet mend për shërimin e tij dhe kthimin në gara, pasi u dogj keq në një aksident në Grand Prix të Gjermanisë, më 1976.

Lauda iu nënshtrua transplantit të mushkërive në gusht. Lajmin për vdekjen e konfirmoi familja e tij.

“Arritjet e tij unike si atlet dhe sipërmarrës janë dhe do të mbeten të paharrueshme”, tha përmes një deklarate familja e tij.

Lauda iu nënshtrua edhe dy transplanteve të veshkave.

Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij në pritje të një bebeje

Granit Xhaka dhe bashkëshotja e tij Leonita kanë njoftuar se së shpejti do të bëhen prindër.

Futbollisti me origjinë shqiptare përmes një fotografie të publikuar në Instagram ka njoftuar së së shpejti do të bëhet baba, shkruan lajmi.net.

Janarin e vitit që shkoi çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dhe tani pritet ta fitojnë epitetin prindër.

Nëpërmjet një fotoje në Instagram, ku tregon barkun e bashkëshortes shtatzanë, 26 vjeçari komenton ‘Mami dhe babi po presin per ty’.

Fushat e stërvitjes për Botërorin 2022 janë gati

Doha

Gjithsej 41 fusha stërvitjesh në Katar, ku do të organizohet Kupa Botërore 2022, janë gati.

Drejtori i Projektit të Fushave Stërvitore të Komitetit të Lartë të Katarit për Projekte dhe Trashëgimi, Ahmed al-Ubeydili, në deklaratën për gazetarët tha se, 15 fusha stërvitore ndërtimi i të cilëve ka filluar në vitin 2017 tashmë ka përfunduar dhe se gjithsej 41 fusha janë gati për Botërorin 2022.

Ai tha se fushat stërvitore gjenden në pika të ndryshme të Katarit, ndërsa distanca mes hoteleve dhe fushave është planifikuar që të mos tejkalojë 20 minuta.

Al-Ubeydilli, theksoi se fushat janë të njëjtës cilësi dhe në standarde të FIFA-s.

Në Katar, mes datave 21 nëntor-18 dhjetor 2022 do të organizohet Kupa Botërore 2022. aa

Massimiliano Allegri braktis Juventusin

Torino

Klubi i futbollit Juventus në një njoftim konfirmoi se Massimiliano Allegri nuk do të jetë trajner i tyre sezonin e ardhshëm.

Konferenca e përbashkët për media është paralajmëruar për të shtunën në prag të ndeshjes së fundit kampionale kundër Atalantës, që në program është të dielën.

“Massimiliano Allegri nuk do të ulet në pankinën e Juventusit në sezonin 2019/20. Trajneri dhe presidenti Andrea Agnelli do të takohen me gazetarët të shtunën me fillim në ora 14:00 në stadiumin Allianz”, thuhet në njoftim.

Kjo do të thotë se Allegri dhe Juventusi kanë rënë dakord për shfuqizim të dakorduar të kontratës që zgjat deri më 30 qershor 2020. aa

VIDEO – Shqipëria kualifikohet për në finalen e Eurovizion

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi ka bërë histori. Kënga e saj “Ktheju Tokës” me të cilën ajo fitoi Fest 57 në RTSH, është kualifikuar të enjten për në natën e tretë të Festivalit Europian të Këngës që po mbahet në Tel Aviv.

 

 

Kënga e përfaqësueses së Shqipërisë një himn dhe thirrje emigrantëve për të dashur vendet e tyre, u prit me ovacione dhe thirrje të fuqishme, kur u njoftua se Shqipëria u kualifikua.

 

10 finalistet që shkojnë në finalen e madhe të Eurovision që do të jetë të shtunën janë:
Maqedonia e Veriut
Holanda
Shqipëria
Suedia
Rusia
Azerbajxhan
Danimarka
Norvegjia
Zvicra
Malta

Presidenti i Portos paralajmëroi se Casillas i jep fund karrierës

Porto

Presidenti i klubit futbollistik Porto, Jorge Nuno Pinto da Costa, bëri të ditur se portieri i klubit, Iker Casillas së shpejti mund t’i thotë lamtumirë karrierës profesionale.

Portieri i shkëlqyer 37 vjeçar spanjoll, dy javë më parë pësoi një sulm në zemër nga i cili po rimëkëmbet mirë, megjithatë mjekët e kanë këshilluar të mos luajë më futboll.

Ndonëse nuk ka një konfirmim zyrar se Casillas mund t’i thotë lamtumirë futbollit, presidenti i Portos në një deklaratë për mediat portugeze, bëri të ditur një skenar të tillë.

“Kemi një problem me Casillasin. Ne zgjatëm kontratën me të, duke mos kërkuar një alternativë tjetër në portë. Tani mendojmë se do të na duhet dikush tjetër”, tha Pinto Kosta.

Ish portieri i Real Madridit, mbërriti në Porto në vitin 2015, prej kur ka regjistruar 156 paraqitje, nga të cilat në 74 ndeshje, ka ruajtur rrjetën të patundur.

Me fanellën e “klubit mbretëror” regjistroi 725 paraqitje ndërsa për ekipin kombëtar të Spanjës ka luajtur në 167 ndeshje.

Ai ka një karrierë shumë të pasur me trofe, në të cilën me Spanjën ishte kampion i botës dhe dy herë kampion evropian. Me Real Madridin fitoi pesë tituj të kampionit të Spanjës, dy Kupa dhe katër Supekupa.

Casillas ka fituar tre herë Ligën e Kampionëve, dy Superkupa të Evropës dhe tre tituj të kampionit botëror për klube. Vlen të përmendet se me Porton fitoi titullin e kampionit të Portugalisë dhe Super Kupën. aa

Ylli i Wrestling vdes në ring, shikoni pamjet (video)

Mundësi profesionist dhe aktori me pseudonimin Silver King ka ndërruar jetë, pasi u rrëzua në ring gjatë një përballjeje në ring.

Cesar Barron ishte një yll i mundjes në vendlindjen e tij në Meksikë. 51-vjeçari po ndeshej, kur u rrëzua në mes të ndeshjes. Barron ishte në mes të ndeshjes në Greatest Show of Lucha Libre të shtunën.

Mediat botërore raportojnë se ai mund të ketë pësuar atak kardiak. Pasi ra në tokë, gjyqtari i ndeshjes dhe tifozë iu gjenden pranë, por ishte tepër vonë.

Klubet angleze të futbollit bëjnë histori

Futbollistë të Liverpoolit

Klubet angleze të futbollit krijuan histori duke fituar të katër vendet për dy garat kryesore në Evropë.

Arsenali fitoi në Valencia, ndërsa Chelsea mundi Eintracht Frankfurtin të enjten, duke arritur në finalen e Ligës Evropiane.

Kjo pasoi fitoren e Liverpoolit ndaj Barcelonës dhe të Tottenhamit ndaj Ajaxit, të cilët u plasuan në finalen e Ligës së Kampionëve.

Kjo është hera e parë që të katër finalistët në dy garat kryesore të Evropës vijnë nga i njëjti vend – Anglia.

Arsenali dhe Chelsea do të takohen në Baku të Azerbajxhanit më 29 maj.

Ndërsa, Liverpooli dhe Tottenhami do të luajnë në Madrid më 1 qershor.