VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

XHON F. KENNEDY ISHTE METEOR – Nga Fritz RADOVANI

By | November 21, 2018

Komentet

Ahmet Krasniqi, strateg i shquar ushtarak, hero i kombit shqiptar

Ahmet Krasniqi nga Zhilivoda, Vushtrri e Dardanisë, ushtarak shqiptar, hero.

Kolonel Ahmet Krasniqi është lindur më 15 janar 1948, në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë, Kosovë, në gjirin e familjes së patriotit të mirënjohur Aziz Zhilivoda. Shkollën Fillore katër vitet e para i kreu në fshatin e lindjes, pastaj e vazhdoi shkollimin deri ne klasën e tetë ne Hade ku banoj tek dajtë, lagjja Avdijaj (Grajqevcët) ndërsa shkollën e mesme teknike në Prishtinë (1964-1969), ku banoi tek mbesa Elife Grajqevci, pasi mundësitë e udhëtimit nga vendlindja në atë kohë ishin të pamundura, gjatë kësaj kohe dallohet për veprimtarinë e tij patriotike, si bashkëpunëtor i afërt i patriotit të devotshëm, Metush Krasniqi dhe pjesëmarrës aktiv në demonstratat studentore të ‘68-tës në Prishtinë.

 

Pas kryerjes së shkollës së mesme Ahmet Krasniqi arrin të regjistrohet në Akademinë Ushtarake të Ushtrisë Tokësore në Beograd, ku dallohet si njëri nga kadetët më të aftë dhe arrinë të diplomojë me sukses të lartë, në afatin rekord (1969-1973). Oficeri i ri shqiptar nuk kënaqet me kaq dhe, i vazhdon studimet në Akademinë Komanduese të Shtabit Komandues, që e kryen me sukses të plotë (1981-1983). Pas kësaj e fillon karrierën ushtarake në Zagreb, e pastaj caktohet komandant në Garnizonin e Gospiqit, ku e zë lufta kroato-jugosllave. Si njohës i mirë i historisë, i realitetit të kohës, i përbërjes dhe mënyrës së funksionimit të federatës jugosllave, eksperti ushtarak, Kolonel Ahmet Krasniqi, i kishte plotësisht të qarta qëllimet e luftës së nxitur nga hegjemonizmi serbosllav, prandaj, në rastin e parë që i krijohet mundësia e ikjes, dezerton nga radhët e APJ-së dhe vihet në anën e luftës kroate, së cilës i bën shërbime të larta e shumë të dobishme, çfarë nuk kishin mundur t’ia bënin as institucionet ushtarake kroate. Mirëpo, puna dhe mundi i tij i jashtëzakonshëm, jo vetëm që nuk i vlerësohen, por përçmohen dhe përbuzen deri në denigrim të plotë nga ana kroate, që pasi kryen punën e vet, ia kthen shpinën dhe e le në pamëshirën e armiqve serbë, të cilët e hetojnë aktivitetin pro-kroat të Kolonelit Krasniqi, prandaj e burgosin, me akuzën për “Rrënimin e fuqisë mbrojtëse të Forcave të Armatosura të RSFJ-së” !

Pas hetimeve të para në burgun e Rijekës, Koloneli Krasniqi ekstradohet në Beograd. Bie në gojën e ujkut, dhe kur gjithçka duket se po i afrohej përfundimit, në rrëmujën e luftës serbe kundër Kroacisë, Kolonelin e nxjerrin nga burgu dhe dërgojnë në frontin e luftës, ku i punon fati : arrin të ikë dhe përkohësisht strehohet në Kosovë, pastaj kalon në Maqedoni, në Shqipëri dhe nga Shqipëria prapë kthehet në Kroaci.

Pushteti i Tuxhmanit dhe individë të lartë ushtarak, edhe pse e dinin kontributin e Ahmet Krasniqit në luftën kroate, kthimin e tij nuk e mirëpresin, sepse e kishin vështirë të t’ia pranonin meritat madhështore një oficeri shqiptar, prandaj e lënë nën hije, si një qytetar të rëndontë, i cili duhet të luftojë për kafshatën e bukës, të cilën e fiton si punëtor fizik.

Në këtë kohë, Kolonel Ahmet Krasniqi kontakton me Qeverinë e Republikës së Kosovës, e cila duke e njohur mirë personalitetin e tij të lartë patriotik dhe profesional, e emëron Ministër të Mbrojtjes dhe Komandant të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kosovës. I vetëdijshëm për situatën në Kosovë dhe i lumtur që iu dha rasti për t’i shërbyer atdheut të tij të robëruar, Ahmeti i rreket punës me përkushtim të zjarrtë, për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Mirëpo, këtë objektiv nuk arrin ta realizojë deri në fund, sepse duke parë angazhimin e tij serioz dhe dëshirën e vërtetë, për të ta bërë Kosovën me ushtri sa më të mirë, një dorë e zezë, (padyshim dorë tradhtie) e qëllon fshehtazi dhe e vret, në natën e vonë të 21 shtatorit 1998, në Tiranë.

Ishte ky një atentat i kurdisur tradhtie, që e indinjoi opinionin e gjerë liridashës shqiptar, i cili, tek Kolonel Ahmet Krasniqi kishte mbështetur shpresën e luftës çlirimtare dhe çlirimin e definitiv të Kosovës. Pjesëmarrja tepër masive e njerëzve në ceremonialin e përcjelljes mortore, që iu organizua në kryeqytetin e Shqipërisë, ishin dëshmi e dashurisë dhe adhurimit të figurës madhore të Ahmet Krasniqit, ushtarakut dhe luftëtarit të devotshëm atdhetar, oficerit me përgatitjet me te larta shkollore dhe ekspertit të dëshmuar për aftësi të jashtëzakonshme në artin luftarak, që spontanisht dhe pa asnjë dilemë ia ofruan zgjedhjen Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës – FARK, në të cilat detyra u vra me atentat, për t’u përjetësuar në dhembjen krenare duke zënë vendin e nderit në panteonin e figurave më të shquara të kombit shqiptar.

Kolonel Ahmet Krasniqi është autor i shumë punimeve studimore e publicistike, që janë botuar nëpër gazeta e revista profesionale. Gjithashtu, ka lënë të pabotuara edhe disa dorëshkrime dhe një ditar, që janë interesante dhe me interes. Nga shënimet e tij shihet se ka qenë një lexues i pasionuar i krijimtarisë letrare, ka shkruar vjersha dhe ka qenë adhurues shumë i madh i pikturës. Nga shokët dhe miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që e kanë njohur nga afër, mësohet se ka qenë një njeri i tepër i vacant, me virtyte të larta njerëzore, human, trim i vendosur, guximtar e besnik, optimist dhe modest, një patriot i pastër, besimtar i madh në forcën e popullit të tij. Ahmet Krasniqi la pas dy fëmijët e tij Florentin dhe Teuten.

Më 15 janar 1960 lindi poeti dhe studiuesi i shquar shqiptar Basri Çapriqi

Basri Çapriqi u lind më 15 janar 1960 në vendlindjen e tij në Krythë të Ulqinit. Ndërroi jetë Prishtinën e tij të dashur, më 14 janar 2018. Një ditë pa i mbushur të 58-tat iku nga kjo botë tokësore, për të hyrë dhe për të mbetur përgjithmonë në botën e pavdekshme të vlerave letrare të letërsisë shqipe.

Basri Çapriqi ishte poet i mrekullueshëm, eseist brilant, studiues i thellë i letërsisë, mësimdhënës i veçantë në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Gjatë punës së tij më shumë se tridhjetëvjeçare ka botuar studime letrare në revista të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, ka botuar veprat e tij poetike në disa gjuhë botërore dhe është përfshirë në dhjetëra antologji të poezisë në gjuhë të ndryshme të botës.

Vlera e poezisë së tij, si dhe e studimeve letrare, pastaj kontributi e tij në fushën e kulturës, profesionalizmi në projekte të rëndësishme kërkimore e shkencore, aftësia për udhëheqje akademike, ligjërimi e tij në universitet në të gjitha shkallët e studimeve, si dhe rezultatet e punës së tij në përgjithësi, të gjitha këto dhe natyrisht se edhe të tjera ka shumë, dëshmojnë për një personalitet, ndër më të rrallët në tërë hapësirën shqiptare.

Basri Çapriqi shkollimin fillor dhe gjimnazin klasik i mbaroi në Ulqin. Studioi letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës dhe diplomoi në vitin 1983. Vijoi studimet e magjistraturës në Prishtinë, ndërsa magjistroi me temën “Format antitetike të tekstit letrar në poezinë e sotme shqipe”.Në vitin 1994 mori diplomë në Universitetin e Edinburgut për letërsi skotlandeze. Doktoroi në Prishtinë në vitin 2004 me temën “Simboli në poezinë e sotme shqipe”.

Basriu ka nisur punën në vitin 1986 si asistent në Degën e Letërsisë Shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Në periudhën 1988 – 1992 ka qenë kolumnist në gazetën “Fjala” të Prishtinës.Në vitin 1996 zgjedhet ligjërues për lëndën Stilistikë dhe më 1999 edhe për lëndën Semiologji, ndërsa në vitin 2005 zgjedhet prof. asistent për lëndët e lartpërmendura. Në studimet master në Degën e Letërsisë Shqipe ka ligjëruar Letërsinë aktuale. Nga viti 2004 ishte kryetar i PEN Qendrës së Kosovës. Basriu ishte anëtar i redaksisë së revistën rajonale për letërsi, kulturë e arte “Sarajevske sveske”(“Fletoret e Sarajevës”).

Në dy mandate (2006-2012) ishte Kryetar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Në vitin 2010 zgjedhet profesor i asocuar për lëndët mësimore: Stilistikë, Semiologji, Semiotikë e medies dhe Letërsi aktuale, ndërsa në vitin 2016 zgjedhet profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 2012 zgjedhet Anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave dhe po në këtë vit zgjedhet edhe nënkryetar i kësaj akademie.

Poezia

Krijimtaria poetike e Basri Çapriqit shquhet me veprat e tij me poezi: “Ulli me dy mijë unaza” (1983),“Në fund të verës” (1986), “Ma qet gjuhën”(1989), “Frutat bizare”(1996),“Grass on the Window(1996),“Burimi nën gjuhë” (2005),“Zbutja e gjarprit” (2006),“Deschiderea scoicii” (2010), “Përkryerja e shiut” (2013), etj.

Poezia e Basri Çapriqit sjell një sensibilitet të veçantë krijues në poezinë bashkëkohore shqipe, me idetë, stilin, figuracionin poetik, etj. Duke qenë njëri ndër autorët më të njohur të brezit letrar të viteve ‘80 të shekullit XX, Çapriqi ka arritur ta ndërtojë dhe ta sistemojë një lirizëm të fuqishëm poetik, i cili mbështetet në filozofinë e tij krijuese përbrenda koncepteve të qarta moderne dhe postmoderne.

Poezia e Basri Çapriqit frymëzohet nga perceptimi i një realiteti ekzistues, ku përmbajtja antonimike shtresohet përbrenda një strukture të re ligjërimore.Natyrisht, një poet me vokabular mesdhetar, siç e ka cilësuar Ali Podrimja, Basri Çapriqi ka arritur të trajtojë tema dhe motive interesante në poezinë e tij për të dëshmuar veçantinë e individualitetit krijues.

Nga libri i parë poetik “Ulli me dy mijë unaza” e deri te libri i tij i fundit me titullin “Përkryerja e shiut”, Basri Çapriqi ofron materien krijuese me qasje individuale, kryesisht nëpërmjet leksikut dhe sintaksës së zgjedhur poetike, ku mbizotëron ironia e dialogut lirik, e cila, jo rrallë, del në rrafshin kontekstual dhe në njëfarë mënyre bëhet, po ashtu, bartëse e ideve dhe e kuptimeve të kësaj poezie.

Studiues shqiptarë dhe të huaj e kanë vlerësuar lart poezinë e Çapriqit, pikërisht për temat e veçanta që trajton, të ndërlidhura me aktualitetin, mitin, historinë, pastaj për veçoritë figurative që i shtreson dhe i funksionalizon kjo poezi, për ligjërimin, stilin, gjuhën, etj., duke dhënë mjaft shembuj karakterizues për vlerën letrare dhe estetike të poezisë së këtij autori në kuadër të poezisë bashkëkohore shqipe në përgjithësi.

Studimet letrare

Basri Çapriqi ka botuar vepra me studime letrare, kritikë, ese, monografi. Në veprat e tij më të njohura, siç janë:“Mikrostruktura e tekstit” (1990), “Aksidenti i orës shqiptare”(1993),“Përmasat e kontekstit”(1998),“Simboli dhe rivalët e tij”( 2005) dhe “Paradigma kadareane” ( 2006) Çapriqi ka dëshmuar nivel të lartë profesional dhe dije të sistemuar letrare e teorike në paraqitjen dhe vlerësimin e fenomeneve të ndryshme të letërsisë. Shumica e çështjeve dhe dukurive i përkasin fushave të caktuara të interesimit të tij hulumtues e shkencor, siç janë: poezia e sotme shqipe, letërsia aktuale, stilistika, semiologjia, etj.

Në veprat e tij me ese dhe studime letrare Basri Çapriqi ka sjellë analiza dhe interpretime interesante, të cilat ndërlidhen me konceptet e tij teorike, kritike, estetike, etj. Duke dhënë mendime me interes për prodhimin letrar shqiptar, për veçoritë dhe karakteristikat e veçanta dhe të përgjithshme të letërsisë, Basri Çapriqi ofron vlerësime profesionale shkencore në fushën e studimeve letrare shqiptare.

Në librin e parë me ese dhe shkrime kritike “Mikrostruktura e tekstit”(1990), Basri Çapriqi dëshmon përkushtimin dhe dijen e tij për t’u marrë me tema të caktuara letrare, duke arritur të bëjë studime analitike dhe krahasimtare për probleme të ndryshme të letërsisë. Më tutje, pikëpamjet e tij për fatin e shqiptarëve, pas të gjitha thyerjeve të mëdha në hapësirën europiane, i shfaq në librin “Aksidenti i orës shqiptare”(1993), ndërkaq në librin e eseve të tij me titullin “Përmasat e kontekstit”(1997), Basri Çapriqi trajton tema, të cilat ndërlidhen me politikën e shkrimit, me efektet dytësore të gjuhës, me civilizimin shqiptar, etj.

Dy librat e tij më të rëndësishëm, të cilët dallohen për objektin e studimit, për kërkime të avancuara shkencore dhe për rezultate të dëshmuara teorike dhe kritike janë: “Simboli dhe rivalët e tij”(2005) dhe ”Paradigma kadareane”(2006).

Në librin “Paradigma kadareane”, Basri Çapriqi ka trajtuar praninë dhe ndërtimin e simboleve mitike në poezinë dhe prozën e Kadaresë, duke dhënë shembuj karakterizues për funksionin e tyre përbrenda universit krijues kadarean. Gjithsesi, shquhet qasja e veçantë eseistike, e cila dëshmon mendimet e qarta dhe të argumentuara të Çapriqit përbrenda një dialogu kritik me veprën e Kadaresë.

Në veprën monografike “Simboli dhe rivalët e tij”, e cila mund të konsiderohet projekti më i realizuar dhe më i suksesshëm shkencor i studiuesit Basri Çapriqi, trajtohen një varg e vistër çështjesh dhe problemesh teorike, kritike dhe estetike, të cilat ndërlidhen me simbolin dhe interpretimin, simbolin dhe psikanalizën, simbolin dhe mitin, simbolin dhe kodin, simbolin dhe metaforën, etj., duke shkuar më tutje në konkretizimin e analizave të rëndësishme studimore që kanë të bëjnë me letërsinë shqipe përballë simbolit mitik, historisë dhe realitetit.

Për më tepër, studimet e veçanta për autorët: Martin Camaj, Rrahman Dedaj, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Ali Podrimja, Azem Shkreli, Ismail Kadare, etj., dëshmojnë për vlerën studimore dhe shkencore të këtij libri monografik, i cili mund të konsiderohet si njëri ndër librat më të rëndësishëm në studimet letrare shqiptare.

Rekujem për Reshat Kripën – Historia e një të burgosuri politik 15 vjeç – Nga Ylli Polovina

VRASJA E LEJLEKUT

Historia e një të burgosuri politik 15 vjeç

Kur u çlirua Shqipëria bashkë me familjen e vet jetonte në Tiranë dhe ishte në klasën e tretë fillore. Po i afrohej moshës së nëntë vjetëve, sepse pati lindur në Vlorë në 28 janar 1936. Kaq i vogël sa qe, nuk mund të gjykonte se çfarë realisht po ndodhte ato çaste. Pushtetarët e rinj bënë në kryeqytet, nën fluturimin dhe përshendetjen e disa bombarduesve anglo-amerikanë, një parakalim të madh dhe thoshin se në Berat, në një mbledhje të tyre, patën shpallur një lloj Karte e të Drejtave të Njeriut dhe ngritur një Qeveri Demokratike.
Thjesht për moshën e vogël po ashtu nuk mund të ishte i qartësuar pse qe vendosur nga fuqitë e mëdha fitimtare të Luftës së Dytë Botërore që Shqipëria t’i kalonte nën ndikim Bashkimit Sovjetik dhe “Mustaqes”, siç me këtë nofkë atë kohë i thoshin Stalinit dhe jo “Çibukut”, siç thërritej Çurçilli.
Ky moshë-vogël dhe trupimtë quhej Reshat dhe ishte njëri nga shtatë fëmijët e Qazim Kripës. Mbiemrin e kishin nofkë. Gjyshi i tyre, Hamdiu, pati qenë për një kohë shumë të gjatë (katër dekada) drejtor i Kripores në Vlorë dhe aq fort peshë dhe autoritet pati pasur ky fakt saqë njerëzit, kur e citonin, i binin shkurt: Hamdiu i Kripës.
Kur qe dy vjeç e gjysmë Reshati për pak sa nuk kishte vdekur. Në korrik 1938 qenë me pushime familjarisht në vilën e plazhit, kur një pasdite, ndërsa gjyshi dhe gjyshja qëndronin në verandën duke pirë kafe, i shpëtoi kontrollit të prindërve dhe u nis për tek deti. Ai kishte valë të mëdha, të cilat i hidhte me shkulm drejt bregut.
Vocraku u ndal në buzë të ujit, vështrimi iu përpi nëpër trazimin e dallgëve dhe nuk ndjeu se ato po ia lagnin këmbët njomzake. Njëra prej tyre krejt befas u përplas me forcë mbi trupin e tij, por ai, ende në këmbë, i parrëzuar, qeshi nga kënaqësia që mbi vrullin e saj doli fitimtar. Bëri dy hapa përpara, tani për ta sfiduar me të vërtetë detin. Një dallgë tjetër, më e madhe, e goditi, e shkundi fort dhe e rrëzoi. Pastaj e gëlltiti brenda masës së shkumbëzuar të ujit.
Po mbytej, jeta e tij qe në fill sekondash.
Fati iu shfaq në formën e një karrocieri, të cilin vlonjatët e thërritni “Zdrypni“, sepse ishte me origjinë nga veriu dhe kur mbërrinte në stacionin e Skelës thoshte gjithmonë “zdrypni, zdrypni!” Sillte në plazh pushuesit. Ai e pa vogëlushin që po mbytej, u hodh në det dhe e ngriti vetëtimshëm. U mblodh tërë plazhi. I nxorrën ujin që kishte pirë dhe e përmendën.
Reshat Kripa shkruan (sepse Reshat Kripa vitet e fundit ka botuar edhe disa libra): “Pas disa ditësh kaloi andej një arixhofkë, nga ato që parashikonin fatin. Nëna e pyeti për të ardhmen time dhe ajo, pasi mori një fije nga flokët e mi, tha: “Djali do të kalojë një rini të rëndë, një burrëri të vështirë dhe një pleqëri të qetë”.

Për PKSH ishte borgjez, edhe pse vetëm dhjetë vjeç

Babai i këtij imcaku në moshë dhe në shtat që i kishte shpëtuar njëherë vdekjes, gjashtë vjet shkollë të mesme i pati përfunduar në Selanik. Këtu bashkë me të qe edhe Avni Rustemi, të cilit i lutej të mos merrej me politikë se prej saj kishte për të ngrënë kokën. Pas shkollimit në Selanik Qazim Kripa kreu dy vite studimi në kolegjin “Robert College“ të Stambollit.
Në 1920 u martua me Myneveren, bijën e Mehmet Radhimës, një avokat i njohur i asaj kohe, ish-drejtor dogane në Vlorë në motet 1913–1914. Banesën prindërore Qazimi e kishte patur tek Kriporja, por vitin e dasmës përfundoi ndërtimin e një shtëpie të re dykatëshe”. “Ndërsa në vitin 1929, shkruan në kujtimet e tij Reshati, ndërtoi një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit. Ndërtoi edhe një dyqan të madh ku tregëtonte vajin…Në vitin 1936, së bashku me të vëllezërit, përfunduan së ndërtuari një vilë tjetër në plazhin e Vlorës, si dhe një shtëpi verore prej druri në Llogora. Ndërsa në vitin 1941 blenë një truall në Lagjen e Re, ku filluan ndërtimin e një fabrike të re vaji, më të madhe dhe më moderne se e para”.
I pasionuar pas veprimtarisë së bisnesit Qazimi ishte tërësisht indiferent ndaj politikës dhe çdo posti që të jepte ajo. Nuk e kishte kursyer këtë qëndrim edhe kur u shpall Pavarësia dhe qeveria e Ismail Qemalit i ofroi disa nëpunësi.
Çifti Qazim-Mynevere lindi katër vajza dhe tre djem. Fëmijës së parë, e cila qe vajzë, i vunë emrin kuptimplotë Liria. Të tjerëve: Drita, Agim dhe Besnik. Për tre të tjerët u përdorën kujtime të shtrenjta të së shkuarës familjare: Qamile, Fatushe dhe Reshat.
Në skaj të viteve tridhjetë hapën një dyqan për tregtim vaji në Tiranë, ku edhe u vendosën familjarisht në një banesë me qera tek Rruga e Kavajës, karshi Radio-Tiranës. Pas një bombardimi të aleatëve antifashistë kundër aerodromit ushtarak italian shkuan në një vend më të sigurt, tek lagjia me emrin “Pazari”, në katin e dytë të vilës së një mjeku të njohur të kryeqytetit.
Vitet e luftës i ndanë shqiptarët në kahe të ndryshme, madje edhe politikisht kundërshtare, por tek familja Kripa kjo nuk ndodhi. Asnjë prej tyre nuk u lidh me Ballin Kombëtar apo me Legalitetin. Drita dhe Fatushja, nxënëse tek “Nëna Mbretëreshë”, u aktivizuan me grupet ilegale të drejtuara nga Fronti Nacionalçlirimtar. Shkruan Reshat Kripa: “Po ashtu dy djemtë e hallës, Bardhyli dhe Petriti, kishin qenë partizanë. Dajo Nuriu dhe teze Zyhraja gjithashtu. Sinan Gjoni dhe Shyqyri Alimerkua, që më vonë u shpall hero, dy nga komunistët e parë të qytetit të Vlorës, ishin kushërinjtë e parë të nënës”.
Gjatë vitit 1945 familja Kripa ndihej e sigurt se pushteti i ri, i cili po i shpërsonte qëndrimet ndaj mospajtuesve me të, nuk i konsideronte shenjë goditjeje. Ndërsa Drita qe martuar me këngëtarin bariton Hysen Pelingu, një veprimtar i njohur i Lëvizjes Nacionalçlirimtare, tashmë pjesëmarrës në Filarmoninë e Shtetit, u punësua në Teatrin e Shtetit, duke u bërë njëra prej themeluesve të tij. Ndërkaq Liria qe kthyer në Tiranë, sepse i shoqi ishte emëruar në Bankën Kombëtare të Shtetit. Motra tjetër, Qamilja, qe fejuar me Muharem Çoratin nga Libohova, bërë zëvendësministër i Industrisë dhe i Minierave.
As në rrethin e saj më të afërt Familja Kripa nuk kishte ndonjë të arratisur jashtë shtetit apo ilegal në male.
Në mes të majit 1946 Reshat dhjetëvjeçar pa mbi tavolinën e shtëpisë, sjellë prej të atit, gazetën “Bashkimi”. Në faqen e parë qe një dekret i Presidiumit të Kuvendit Popullor, sipas të cilit shtetëzoheshin pa asnjë shpërblim të gjitha fabrikat e vajit. Në mënyrë të vetëtimtë kuptoi se tani do të humbnin tërë pronën e tyre të vënë me punë të ndershme sipërmarrjeje.
Për herë të parë ndjeu mbi vete peshën e fjalës “borgjez”.

Ai me kostum blu është Bahri Omari!

Për herë të parë e kishte dëgjuar atë fjalë, “borgjez”, kur u bë Gjyqi Special. Qe, me një bashkëmoshatar, ai edhe ai tjetri vetëm nëntë vjeç, mes grumbullit të kuriozëve jashtë godinës kinema të shndërruar në gjykatore. Kur ata që do të dënoheshin, i zbrisnin nga makinat e burgut dhe i futnin në sallë, njerëzia më shumë i kishin ngulur sytë tek kunati i Enver Hoxhës, Bahri Omari. “Po pushkatoi atë, ka për t’i bërë kërmë të tjerët” thoshin ata, duke shtuar njëkohësisht se ai do të vritej pikërisht që të pranohej vrasja në masë e të tjerëve.
Ishte e lehtë ta identifikoje me sy Bahri Omarin: qe i veshur me një kostum blu.
Përreth ndërtesës-gjykatore mbështetës së Partisë Komuniste, kapur dore për dore, vallzonin dhe këndonin: “Përpara në luftë, përpara, urra, urra!/ Ndër barrikadat proletare urra, urra!/Rendin borgjez do ta shkatërrojmë!”… “Mbi kufomat e tradhtarëve do marshojmë!”
Borgjez, tradhtar…Këto dy fjalë iu ngulën në tru si të qenë gozhdë.
Pas shtetëzimit të fabrikës së vajit në Vlorë si edhe të godinës së fabrikës së dytë po aty, e cila qe ende në ndërtim (me muret e vetëm katit të parë), po ashtu edhe shlyerjes së detyrimit të një tatimi të jashtëzakonshëm, nga Ministria e Brendshme në fundtetor të të njëjtit vit, 1946, mbërriti urdhri që brenda dhjetë ditësh familja Kripa duhej të largohej nga Tirana për t’u rikthyer në Vlorë.
U dërguan edhe kamionin. Qe një “Trentaquattro”.
Udhëtimi zgjati pothuaj tetë orë. Rrugët dhe urat qenë ende të shkatërruara dhe në çdo hyrje dhe dalje qyteti postblloqe të policisë kontrollonin pa rreshtur dokumentet e udhëtarëve.
Në Vlorë katin përdhes të shtëpisë së tyre këshilli i lagjes ia kishte dhënë një familjeje nga Tragjasi. Ata u sistemuan në katin e sipërm. Qazimin e punësuan si teknik në ish-fabrikën e tij. Në nëntor Reshati filloi klasën e gjashtë tek shkolla shtatëvjeçare “Naim Frashëri”.
Në një nga ditët e zakonshme në koridor, tek “Gazeta e Murit”, gjeti një karikaturë të pamjes së tij. Poshtë nxinin me laps të trashë fjalët “Poshtë borgjezia!” Në mbrëmje thuri poezinë e tij të parë. Qenë pesë strofa. Titulli ish “BORGJEZ…!?” Disa nga vargjet: “Pse ky term po më përndjek?/Jam i vogël, jam fëmi,/Kudo shkoj para e gjej,/Si demon prapa më rri./E dëgjoj kudo në shkollë,/Dhe nga njerëzit në rrugë,/Më tmerron, fikson në kokë,/Një mendim që s’dua unë./Pse s’e lini botën time,/Botën time shpirtërore,/Po e ndrydhni me fiksime,/Më prishni ëndrrat rinore?/Lermëni të ëndërroj,/Të këndoj si zog i lirë,/Jetën time ta ndërtoj,/Më të bukur, më të mirë./Porse termi më përndjek,/Që nga mbrëmja në mëngjes,/Dhe në gjumë më thërret,/Ti s’je yni, je borgjez…..!?”
Shkruan në kujtimet e tij Reshat Kripa: “Ishte vetë shteti që po na hidhte në kampin kundërshtar. Po na bënte armiq të tij pa dëshirën tonë”.

Një porosi e Stalinit për Enver Hoxhën

Në 23 mars 1949 Enver Hoxha u takua në Moskë me Josif Visianoroviç Stalinin. Ky, mes të tjerash, i tha: “Në vendet e demokracisë popullore, borgjezia kombëtare është e njollosur me lidhjet e saj me pushtuesit gjermanë dhe italianë. Prandaj kur ushtria sovjetike hyri në këto vende, borgjezia ia mbathi me gjermanët. Në territorin e Shqipërisë nuk pati as ushtri sovjetike dhe as ushtri jugosllave. Prandaj dikush nga borgjezia kombëtare ka mbetur, në qoftë se shokët shqiptarë nuk e kanë likuiduar”.
Pastaj: “Të përçmosh një borgjezi të tillë, që është për pavarësinë e vendit, nuk është gjë e mirë”.
Pak minuta më vonë Stalini mëshoi fjalët: “Në qoftë se do të ketë në Shqipëri kapitalistë të vegjël, që do të hapin ndërmarrje të vogla, dyqane apo punishte, atëherë u duhet dhënë atyre patenta, t\’u vendosen taksa, por atyre u duhet krijuar mundësia të merren me tregti dhe veprimtari industriale gjersa të forcohet ekonomia e Shqipërisë. Kur kjo gjë të realizohet, atëherë do të krijohet një situatë tjetër dhe mund të dalë përsëri çështja e borgjezisë”.
Por në 23 mars 1949 Stalini, megjithëse në atdheun e vet kishte bërë kërdi të brendshme, ka menduar se në takimin që bëri me Enver Hoxhën, ky porosinë e tij për një taktikë të kujdeshme ndaj borgjezisë kombëtare, sapo të rikthehej në Tiranë, do ta vinte në jetë.
Gabohej. PKSH e kishte shfarrosur brenda vitit 1946 të gjithë atë shtresë dhe kush shpëtoi nga progromi i parë, u zerua në 1947. Një vit më pas Shqipëria nuk kishte më as borgjezi të madhe (të cilën nuk e kishte pasur kurrë), as të mesme (kjo sa pati lëshuar sythet e parë) dhe as të vogël (që ishte fare pak dhe si forcë ekonomike nuk kërcënonte asnjë pushtet politik).

Arrestimi i të vëllait

Nga takimi Enver Hoxha-Josif Visianoroviç Stalin, ku ky e porositi të fortin e Tiranës të mos e persekutonte tani për tani borgjezinë kombëtare, por ta licensonte për të punuar me sipërmarrjen e saj ekonomike, pati kaluar një vit i tërë kur në 15 prill 1950, Reshat Kripës i arrestuan të vëllanë, Besnikun. I vunë prangat edhe dy të tjerëve, bashkëpunues me të. Nëpërmjet trakteve kishin zhvilluar veprimtari propagandistike klandestine kundër pushtetit në fuqi. Pas gjashtë muajsh hetimi u dënua me njëzetë vite burgim. Në gusht 1950 “borgjezin” Qazim, që ishte vetëm një teknik me rrogë shteti në ish-punishten e tij, e larguan nga puna. Arsyeja iu tha troç: “Pushoheni për shkak të aktivitetit armiqësor kundër Pushtetit Popullor të djalit tuaj Besnik Kripa”.

Në shtator të vitit 1950, kur i arrestuan të vëllanë, Besnikun, Reshati filloi klasën e parë në gjimnazin “Ali Demi”. Katërmbëdhjetë vjeçari e kishte kuptuar çfarë pati ndodhur në vetëdijën e të vëllait që befas qe shndërruar në kundërshtar të rreptë të regjimit shoqëror komunist. Tashmë i njëjti proces ndryshimi kishte nisur edhe tek ai. E ndjente se po tjetërsohej. Megjithatë kjo gjendje e re nuk e frikonte, përkundrazi po e heroizonte. I dukej vetja si dragua.

Kundër komunizmit me frymëzim vetë librin komunist “Garda e Re”

Në 1951 ende kishte në shtëpi, përveç librin “Nëna”, edhe “Garda e Re”. Rinia e reshtave të këtij qe nxitëse për të përmbysur tërë padrejtësitë e botës. Por ai shihej si një i papërshtatshëm për atdheun e tij. Kur në gjimnaz iu kërkua nxënësve të paraqitnin kërkesat për t’u anëtarësuar në organizatën e rinisë dhe bëri një të tillë edhe Reshati, nuk ia miratuan. Dy-tri muaj më pas një avion i angloamerikanëve fluturoi mbi Vlorë dhe hodhi trakte. Mori njërin dhe e lexoi. Bënte thirrje që shqiptarët të organizoheshin në grupe me jo më shumë se tre veta, ku anëtarët të mos njihnin në fytyrë kryetarin dhe ky as drejtuesit apo pjesëtarët e grupeve të tjerë. Misioni i këtyre celulave klandestine treshe: përmbysja e regjimit komunist.
I hyri “krimbi”.
Në fund të tekstit udhëzues në trakt qenë fjalët “Për liri, për Shqipëri, për flamurin kuq e zi!” Kjo e ndezi me entuziazëm.
Në janar 1915 mbushi pesëmbëdhjetë vjeç. Një ditë shkurti, kur një shok i tij gjimnazist qe i revoltuar se pas humbjes aksidentale të triskës së bukës familjes së tij ia kishin ndaluar zëvendësimin e saj me një tjetër dhe kështu për një muaj të tërë nuk kishin çfarë të hanin, bashkë me një të tretë, vendosën krijimin e organizatës ilegale “Atdhetari”. Që atë ditë bënë me shkrim dore tre copë traktesh me të njëjtën përmbajtje: “Le të sulemi, nën flamurin e kuq, në flakë të luftës, që të na drithësohet trupi nga dehja e barutit, që të na ndizet shpyrti nga zjarri i shenjtë i lirisë dhe le të vdesim duke thirrur: RROFTË SHQIPËRIA!”
Me brum i ngjitën në lagjet gjithsecilit: një trakt në Tophana, të dytin në Muradie dhe të tretin në Vrenez.
Vazhduan kështu, me intensitet çdo dy-tri ditë, deri në maj. Qenë të ngazëllyer. Shkruanin dhe shpërndanin lehtësisht thirrjet “Poshtë Stalini dhe satelitët e tij! Poshtë këlyshi i Stalinit, duhanxhiu Enver Hoxha! Poshtë satrapi Mehmet Shehu!”
Por erdhi papritmas dita e gabimit fatal. Dikush i pa duke ngjitur një trakt dhe i spiunoi. Qe 24 maj 1951. Thirrja e asaj dite, e bërë vetëm në dy kopje, ishte më e ashpra e shkruar deri atëherë: “…Komunistët na torturojnë dhe na persekutojnë; Ata vrasin më të mirët nga ne, për të na kallur frikën, për të na vënë në gjumë, por ne nuk ju përulemi këtyre të poshtërve! Vrajini këta mizorë të mallkuar!…”
Njerëzit e Sigurimit i erdhën në shtëpi Reshat Kripës në orën dhjetë të natës së 24 majit. Ai kishte ende në xhepin e jashtëm të xhaketës njërin nga dy traktet e asaj dite. Kur në Degën e Brendshme e nisi hetimin vetë nënkryetari dhe të porsa arrestuarit përpara i patën nderur një dosje të tërë me të gjitha traktet që të tre kishin shpërndarë, ndërsa po e goditnin me grushte deri në alivanosje, kreu instiktivisht një gjest për ta bërë të mosdallueshëm copë-letrën e mbetur në xhep. Tjetri, nënkryetari i degës së Punëve të Brendshme, i stërvitur në punë të tilla, e diktoi dhe ia mori. Ky do të qe edhe çasti kur pesëmbëdhjetë vjeçari do t’i pranonte të gjitha akuzat.
Në një natë tjetër shtrëngimi dhe gjaku të pafund nga hundët, nga ndjenjë humbur i sjellë në vetëdijë me një kovë ujë, pyetjes këmbëngulëse “A je penduar për aktivitetin e zhvilluar?”, iu përgjigj “Aspak”. “Atëhere bëj një deklaratë për sa the!”, i bërtiti nënkryetari. I vuri para letër dhe penë dhe pesëmbëdhjetë vjeçari shkroi: “Dekllaratë. Unë, Reshat Kripa, nga Vlora dhe banues po në Vlorë, në lagjen Vrenez, mbasi u pyeta prej hetuesit që proçedohem si pjesmarës dhe element kryesor i grupit me pseudonim “Atdhetari” që përbëhet prej meje, Myrteza Baboçit dhe Jorgo Beshos, në se jesh penduar për fajet e kryera kundër pushtetit ju përgjegja si më poshtë: Unë Reshati deklaroj se rrugën që kam ndjekur duke treguar aktivitet kundër pushtetit, e quaj të drejtë për deri sa gjendja në vëndin tonë nuk ka ndryshuar dhe se unë këtë ndryshim e pres nga t’arratisurit e jashtë shtetit anglo-amerikanët etj. Këtë dekllaratë e shkruaj dhe e nënshkruaj vehtë pa u imponuar sepse janë deponimet e mija. Deklaron i burgosuri Reshat Kripa. Vlorë më 11-VIII-1951”.
U dënuan që të tre me vendimin numër 111 të datës 11.12.1951. Pesë vjet për të: “Si element i shtresës së prekur nga reformat e pushtetit popullor, i pandehuri Reshat Kripa, ndonse në moshë të re, bëhet i vendosur në rrugën antipushtet”. Një rekurs në Gjykatën e Lartë Ushtarake nuk iu pranua. Erdhi përgjigja “Rrezikshmëria e veprimtarisë së tyre është e theksuar”.

Vrasja e lejlekut

Në 12 Dhjetor 1951 u transferuan në burgun e Vlorës, prej këtej, në gusht 1952, në kampin e punës të Urës Vajgurore. Këtu po ndërtohej aerodromi i parë ushtarak i vendit. Aty Reshati u takua me të vëllanë e burgosur që më parë, Besnikun. Pas dy muajsh u erdhi si operativ i Sigurimit togeri me emrin Adem. Qe njeri i zi. Por aty kishte po ashtu edhe një njeri të bardhë. Ishte mjeku i burgosur Isuf Hysenbegasi nga Pogradeci. Të vëllanë ia kishin dënuar me pushkatim, pastaj i qe shndërruar në prangosje shtetërore të përjetshme. Shumë shpejt pati vdekur në burg. Me pushkatim ishte dënuar edhe ai, por ia kishin shndërruar në burgim deri në fund të jetës.
Një vit më pas, në 1953, të dënuarit politikë të aerodromit të Urës Vajgurore i çuan në Vlashuk, ku po hapej një kanal për të bonifikuar kënetën e Tërbufit. Ai duhej bërë i thellë, shpesh deri në tridhjetë metra. Dheu më së shumti ngrihej me krahë, duke e hedhur nga skela në skelë.
Qe fillimi i vjeshës kur nga qielli erdhi një tufë lejlekësh. Ata u ulën, mbase për t’u shlodhur pak. Pas disa orësh u bënë gati të ngriheshin sërish. Mes tyre qe edhe një lejlek i vogël, i cili nuk po fluturonte dot. Të mëdhenjtë u përpoqën disa herë ta ngrinin, por ishte e pamundur. Herën e fundit bënë me të pak metra në ajër, por më në fund ai ra në mes të kampit dhe shpezët, edhe pse leshuan piskama, u larguan. Doktor Isufi vrapoi menjëherë, e mbështolli në krahë zogun e vogël, e çoi në infermierinë e tij dhe e mjekoi. I vuri emrin Sait, në kujtim ndoshta të ndonjë personi të dashur. E ushqeu nga racioni i tij i pakët dhe ai u rrit. U zbut. Nuk iku. Kur të burgosurit iknin për në punë lejleku Sait shkonte në fluturim me ta. Qëndronte gjithë kohën aty, herë në ajër dhe herë në tokë. Kthehej bashkë me të burgosurit në fund të ditës.
Në shkurtin e vitit 1954 i transferuan në kampin e Shtyllasit, një fshat afër Levanit të Fierit. U nisën makinat, e filloi fluturimin pas tyre edhe lejleku. Gjatë rrugëtimit të të burgosurve, mes të cilëve qe edhe doktor Isufi, ai herë rrihte krahët në ajër, herë pushonte mbi ndonjë pemë apo breg toke. Gjithsesi Saiti nuk i humbte nga sytë miqtë e tij dhe as këta, që nga karoceritë e kamionëve, nuk ia ndanin vështrimet.
Kur makinat me të dënuarit politikë hynë në kampin e porsangritur të Shtyllasit, lejleku Sait kishte mbërritur atje pak minuta më parë dhe bënte rrotullime gëzimi mbi sheshin e kapanonet. Të burgosurit po uleshin nga karroceritë kur u dëgjua një krismë pushke, pastaj edhe një tjetër. Doktor Isufi klithi i pari. Rënkuan njëherësh gjithë të tjerët. Lejleku Sait, tashmë me krahë të mpirë, po binte drejt tokës. E kishte qëlluar njëri nga rojet e portës kryesore të kampit. Kur Isuf Hysenbegasi vrapoi dhe e mori në krahë, ai tashmë kishte vdekur. Qau. Gjeti një kuti kartoni, e mbështolli me të dhe e varrosi.

Toger Ademi

Ishte ditë e nxehtë vere kur një mëngjes i dënuari politik Sulejman Dizdari u gdhi me temperaturë. Doktor Isufi dha urdhër ta shtronin në infermieri, por menjëherë u shfaq toger Ademi dhe e ndaloi: “Është në forcën e atyre që duhet të shkojnë në punë!” Kështu i sëmuri u nis me të tjerët. Udhës marramendej. Kur mbërritën te kanali nuk qëndronte dot më në këmbë. Besniku propozoi që t’ia bënin ata, të tjerët, normën. Roja që i shoqëronte, u dha leje. Mirëpo kur afroi dreka u rishfaq toger Ademi. Dielli digjte. E pa Sulejmanin shtrirë dhe e urdhëroi të ngrihej për të shtyrë karron e dorës. Të burgosurit politikë i thanë se normën e tij po e bënin ata. Tjetri refuzoi. Sulejmani u çua me mundim, e shtyu karrocën disa metra, pastaj edhe pak, deri sa më në fund mbërriti te vendi ku shkarkoheshin. Këtu fuqitë iu prenë dhe ra përtokë. Toger Ademi urdhëroi të burgosurit e tjerë politikë që, ashtu të shtrirë, ta mbulonin me dhe. Këta nuk pranuan. Atëherë ky solli një skuadër me të burgosur ordinerë, të cilët e mbuluan në pak minuta. I lanë jashtë vetëm fytyrën. Deri në fund të turnit, që ishin plot katër orë, Sulejmani vetëm rënkoi. Nuk nxirrte dot fjalë, mbase nga që dheu ia shtypte krahërorin dhe mushkritë. Kur erdhi orari i kthimit për në kamp shokët ia hoqën dheun, e morën në krahë dhe doktor Isufi përkushtoi gjithë përvojën e tij profesionale që ta shpëtonte nga një vdekje e sigurt. Atë mbrëmje, i revoltuar, ai i tha toger Ademit “As nazistët nuk kanë bërë tortura të tilla”. “Ky desh ta ndëshkonte, por e shpëtoi ndërhyrja e komandantit të kampit”, shkruan në kujtimet e tij Reshat Kripa. Ndërkohë një nga të burgosurit politikë me emrin Allamani thurri vjershën “Miku im”. Një strofë e saj thoshte “Ty të mbuluan dje,/ Diku në Myzeqe,/Të gjallë në një fushë,/Me dhe, o vlla me dhe!”
Nga mesi i nëntorit 1954 të burgosurit politikë që patën qenë në Urën Vajgurore, pastaj në Vlashuk dhe tashmë prej tetë muajsh në Shtyllas, i transferuan në Bulqizë. Qenë pesë kamionë “Skoda” dhe ata të lidhur dy nga dy. Në këtë kamp pune të ri ardhja e të burgosurve vazhdoi për disa ditë rresht, gjersa arritën në mbi dymijë e pesëqind vetë. Pozicioni i kampit në një grykë malesh, kishte katër deri pesë orë diell vetëm në verë. Pjesën tjetër të motit nuk depërtonte asnjë reze. Dimri zgjaste pothuaj gjashtë muaj, temperatura zbriste deri në minus njëzet gradë.
Në një ditë të tillë, janar 1955, një i burgosur nga Mirdita, i ri shtatëmbëdhjetë vjeçar, të cilit ia kishin pushkatuar të atin dhe atë burgosur, po priste tek menca të merrte racionin e supës. Iu afrua toger Ademi dhe e pyeti përse nuk kishte realizuar normën. Tjetri nisi t’i përgjigjej, por operativi i Sigurimit nuk e la as të shpjegohej dhe as të hante bukë, por e mbylli në birucën e izolimit. Në mbrëmje një nga të burgosurit politikë hoqi nga goja një pjesë të ushqimit të tij dhe ja çoi të riut mirditor. Toger Ademi e mori vesh, erdhi rëmbimthi në qeli dhe i kërkoi shtatëmbëdhjetë vjeçarit t’i kallzonte cili qe personi që i pati dhënë ushqim. Malësori nuk e hapi gojën. Atëherë togeri e nxorri në obor dhe e lidhi fort në një shtyllë telefoni. Gjithë natën, nga që po ngrinte, i riu thërriste “Ftoma! Ftoma!” Me kalimin e kohës rënkimi gjithnjë e më shumë iu fik, deri sa ndaj të gdhirë nuk iu dëgjua më. Kur u lejua dalja e të burgosurve në obor ata vrapuan tek ai, por shtatëmbëdhjetëvjeçari ishte i pajetë.

Jeta, megjithatë, është e bukur

Reshat Kripa u lirua në 11 dhjetor 1955 dhe tek porta dalëse e burgut oficeri i rojes i tha: “Një porosi ke nga unë. Vuri drynin gojës se përndryshe do të kthehesh përsëri këtu!” Veproi ashtu si e këshilluan. E donte jetën, por edhe e dinte që, duke qenë i ri, diktatura do të shembej para syve të tij. Siç edhe ndodhi. Që në fund të vitit 1990 u bashkua me Lëvizjen e Dhjetorit. Rinisi, pa u lëkundur nga pikëpamjet e mëparshme, të merrej me politikë. E kishte pasion dhe këshillat e të atit për Avni Rustemin nuk e ndikuan.
Shumë ngjarje ia shënuan jetën ndërkohë, përveç parashikimit të saktë të fallit të harixhofkës kur qe vetëm dy vjeç e gjysmë. Ra në dashuri dhe u martua me Idën, bijën e Ago Agajt, inxhinier agrar diplomuar në Vjenë, pjesëmarrës në luftën e Vlorës më 1920, në vitet e luftës prefekt në Mitrovicë dhe në shtator 1943 Ministër i Ekonomisë Agrare.
Ngjarja tjetër e spikatur i ndodhi në vitin 1992. Rastësisht takoi toger Ademin. Tashmë ishte me një gradë të lartë dhe punonte në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ylli Polovina

Tiranë, më 20 tetor 2015

Lamtumirë Reshat!

U nga jeta më 5 dhjetor 2019 në moshën 83-vjeçare Reshat Kripa një intelektual dhe aktivist i përkushtuar, ish i burgosur politik, anëtari i kryesisë kombëtare dhe themelueses i Shoqatës së ish të përndjekurve në Shqipëri,shkrimtar e publicist.

Zoti Reshat jetoi një jetë plot andralla e vuajtje përgjatë gjithë viteve të regjimit komunist. U arrestua që në moshën 15 vjeç, i akuzuar se kishte ngritur një organizatë antikomuniste dhe me në grup shokësh shkolle shpërndanin trakte kundër regjimti të Hoxhës në Vlorë,

Ka lindur mё 28 janar 1936 nё qytetin e Vlorёs. Rjedh nga njё familje intelektuale qytetare. I ati, Qazim Kripa ka kryer studimet nё “Robert College”, nё Stamboll. U kthye ne atdhe nё prag tё shpalljes sё Pavarёsisё kombёtare, mё 1912. Pas kthimit nё atdhe u mor me tregti, fillimisht me njё kafe dhe mё pas me ngritjen e njё fabrike pёr prodhimin e vajit tё ullirit dhe tregtimin e tij.

Nёna, Mynevere Kripa, ishte e bija e njё avokati tё njohur nё qytet, Mehmet Radhimёs, i cili ishte drejtor dogane nё qeverinё e Ismail Qemalit. Nё vitin 1942 familja e Reshat Kripёs u shpёrngul nё Tiranё dhe vazhdonin me tregtinё e vajit. Nё vitin  1946 pas shtetёzimit tё fabrikёs sё vajit, me vendim tё Ministrisё sё Brendshme dёbohen nga Tirana pёr motive politike. Shpёrngulen sёrish nё Vlorё, ku fillojnё tё trajtohen si armiq tё popullit.

Mё 1950, vёllai i Reshat Kripёs, Besniku krijoi njё grup tё fshehtё sё bashku mё dy shokёt e tij, Alajdin Alemin dhe Lavdosh Beqon dhe shpёrndanin trakte nё gjimnazin e qytetit. Ata u dёnuan me 15 vite burg.

Nisur nga kjo situatё, Reshat Kripa nё moshёn 15 vjecare nis njё revoltё kundёr pushtetit. Sё bashku me dy shokё tё klasёs, Myrteza Babocin dhe Jorgo Beshon, nё vitin 1951 krijuan njё grup tё fshehtё qё shpёrndante trakte nё qytet. Pas katёr muajsh, mё 24 maj 1951 ata arrestohen. Akuza e dёnimit ishte : “Pёr Agjitacion dhe Propagandё”. Pёr shkak tё moshёs sё mitur ai dёnohet me 5 vite burgim.

1942 familja e Reshat Kripёs shpёrngulet nё Tiranё, ku vazhdojnё tregtinё e vajit.

1946 pas shtetёzimit tё fabrikёs sё vajit dёbohen nga Tirana nё drejtim tё Vlorёs pёr motive politike.

1950 vёllai i Reshat Kripёs, Besniku dёnohet me 15 vite burg

1951 Reshat Kripa nё moshёn 15 vjecar krijoi njё grup tё fshehtё pёr tё shpёrndarё trakte nё qytet.

 

Poezi nga Reshat Kripa

Vargje zemre

KONFUZ?

Mendja ime çoroditur,
Zemra ime e habitur,
Shqetësuar po mendon,
Flakë e zjarr përvëlon.

Po përse do pyesni vallë,
Të ka zënë ty ky hall?
Më ka zënë miqt’e mi,
Për të shtenjtën Shqipëri!

Që dhe sot mbeti pa zot,
Nëpër vaj e nëpër lot
Nëpër lot e nëpër vaj,
Askërkush nuk mund ta qajë.

Zemra ime e lënduar,
Po vajton e pikëlluar,
Ca përpiqen ta ndërtojnë,
Ca të tjerë ta shkatërrojnë.

Po kur fjalën do ta gjejnë,
Po kur fjalën do ta mbajnë,
Të mos ketë më mëri,
Të mendojnë për Shqipëri?

Oh, kjo pyetje bërë thjeshtë,
Më le pa besim e shpresë,
Pa besim dhe pa drejtim,
E ardhmja e vendit tim!

Tiranë, korrik 2003

QYTETIT TIM

Atje lart në Qafë të Topit,
Hedh vështrimin mbi qytet,
Sytë më lagen prej lotit,
Zemër vrarë oh, medet!

Ç’ke moj zemër që vajton?
Pse më rri e pezmatuar?
Vlora ime më kujton,
Atë kohën e kaluar.

Më kujton fëmininë time,
Frymëzime dhe pasion
Plot me brenga, hidhërime,
Shpirtin po ma torturon.

Pse këto mendime vallë,
Zemrën time e pushtuan?
Unë për ty sot kam një mall,
Vlora ime adhuruar

S’të ndërroj me asnjë tjetër
O qyteti im i rrallë.
O vendlindja ime vjetër,
Jeta më duket përrallë.

Si parajsë je, o Vlorë,
Si parajsë je ndërtuar,
Ku ullinjtë rreth kurorë,
Perëndit t’i kanë dhuruar!

Vlorë, prill 1992

SHITËSI I BAJAMEVE

Të dy ulur në kafe, me një mikun tim të vjetër,
Bisedonim sy për sy, për hallet e botës tjetër.
Asaj bote të panjohur, jashtë luksit dhe shkëlqimit,
Ku sundonte tragjedia, hija e rëndë e mjerimit.

Miku, mësues i njohur, nëpër rrethet arsimore,
Më tregonte pikëlluar, plagët tona shoqërore,
Plagët e brezit të ri, plagët që shumë e lëndonin,
Për të ardhmen vendit tonë, zemrat tona përvëlonin.

Krejt papritmas që nga prapa, u dëgjua zëri dridhur
– Doni bajame zotni, doni ndonjë gjë të kripur?
Po vështronim nga djaloshi, që bajamet na ofronte,
Ishte fare njomëzak, njomëzak që të punonte.

Porsa ne i kthyem kryet, djaloshi ngriu në vend,
Si një shtatore mermeri, as që merret dot me mend,
Nga syt po lotonin lotët, buzët dridheshin me dhimbje
Gjithë bajamet që nga dora, u përhapën tokës shqime.

– Zoti mësues, më falni! – foli djali nëpër lot,
Zëri i tij po i dridhej, ne s’ishim në këtë botë,
Kishim fluturuar tutje, në botën e dhimbjes prore,
Po përse, përse të ketë, kështu dhimbje shpirtërore?

– Sa kushtojnë ato bajame? – foli mësuesi urtë,
Por djaloshi s’fliste dot, zemre tij tepër e butë,
Ishte vrarë, ishte plagosur, turpi e kishte mbuluar,
Pranë mësuesit të tij, po qëndronte turpëruar.

– Mos u skuq, mos u ndro, puna gjithmonë është nder,
Je nxënës i mrekullueshëm, je simbol për të tjerë. –
Nxorri një grusht me monedha, e djaloshit ia drejtoi,
Ia dhuroi me dashuri dhe në dorë ia dorëzoi.

Djali gjorë turpëruar, monedhat në dorë mori,
– Faleminderit për ju! – Dhe me vrap jashtë doli,
Ky mësuesi tronditur, foli me një zë të rëndë:
– Është nxënës i shkëlqyer, ka vetëm të zezën nënë!

S’folëm më, nuk biseduam, goja na ishte bllokuar,
Po kujtonim djalin mbarë, ngjarja na kishte shokuar,
Po vështronim gjithë bajamet, an’e kand në dysheme,
Përse kjo ngjarje e rëndë, të ndodhë këtu te ne?

Tiranë, qershor 2005

DUA!

Dua detin, dua malet,
Dua fushat, dua pyjet,
Dua lumin, dua zallet,
Dua diellin, dua yjet!

Dua dhe të zbehtën hënë,
Dua edhe gjithësinë,
Mbi të gjitha hije rëndë,
Dua shumë Shqipërinë!

Ndonëse është sakatosur,
Për mua mbetet e bukur,
Leqendisur e plagosur,
Atje ndiej veten të lumtur.

Veten të lumtur e ndiej,
Sepse ky është vendi im,
Në çdo kënd të tij unë gjej,
Paqen edhe dashurinë.

Këtu kam miq edhe shokë,
Edhe truallin ku kam lerë,
S’dua të jetoj në botë,
Dua këtu ku kam nderë!

Tiranë, korrik 2007

KËRKOJ
Kërkoj në qiell dhe në dhe,
Kërkoj në diell dhe në yje,
Kërkoj dhe lart përmbi re,
Kërkoj poshtë nëpër pyje.

Kërkoj dhe ku nuk kërkoj?
Në çdo cep në këtë botë,
Fusha male i përshkoj,
Që të gjej një vend pa lot.

Jam i lodhur, i trishtuar,
Nga brengat e kësaj jete,
Jetën shkoj duke menduar,
Duke bredhur nëpër dete!

Kërkoj dhe pak dashuri,
Por atë nuk e gjej dot,
Nuk gjej dot pak mirësi,
Kërkoj dhe kërkoj më kot.

Botë, moj botë barbare!
Ti bari dhe ti o bujk,
Qytetarë dhe fshatarë,
Njeriu për njerin ujk.

Andaj sot unë po mendohem,
Që më kot të mos kërkoj,
Të mos lodhem, përgjërohem
Për atë që dëshëroj.

Tiranë, gusht 2007

LULE “ MOS MË PREK “

Po shetisja në lulishte, nga zambakët i rrethuar,
Nga begonjat, trëndafilat, karafilat lulëzuar,
Nuk mendoja, nuk besoja isha apo jo në botë,
Isha si në një parajsë, isha në një vend pa lot.

Tek qëndroja i mahnitur, në atë botë përrallore
Ndieja zemrën të gëzonte, kënaqësinë shpirtërore,
Si pa dashur zgjata dorën, lulen pranë për të këputur,
Lule jo si gjithë të tjerat, ishte lule shumë e bukur.

Për çudi lulja më foli, zëri i saj më habiti,
Seç më solli nëpër botë, më hutoj dhe më goditi,
– Ik or djalë mos më nga, se jam lule “Mos më prek“,
Më e mira nga të gjitha, jam një lule, lule mbret.

Hoqa dorën turpëruar, isha sjellë si fëmi,
E sodita lulen bukur, lulëzonte mrekulli,
Atë çast seç u mendova, kësaj lule madhështinë,
Nuk do mundin dot t’ia prekin, nuk ia thyejnë krenarinë.

Tiranë, gusht 2008

Shenide Bilalli, gazetarja heroinë që konkuroi në Festivalin e Kanës – Dëshmitarja e grevës së urisë të minatorëve të Stan Tërgut & helmimit të fëmijëve të Kosovës tregon…Intervistoi Elida Buçpapaj

Shenide Bilalli, gazetare e luftës të ish-Jugosllavisë që më 1991 me dokumentarët e saj kundërshton regjimin e Milosheviçit

 

Shenide Bilalli, gazetarja nga Prishtina ka plot 24 vjet që jeton në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb. Ajo është e njohur si skenariste e regjisore televizive në programin Dokumentar, por edhe si gazetare e programit informativ me tema aktuale të Kroacisë.

Shenide Bilalli është shqiptarja e parë nga Kosova që ka kryer Akademinë për Teatër, Film dhe Tevizion në Zagreb, më 1983. Ajo ka realizuar më tepër se 300 filma dokumentarë, dramat Gjenerali i ushtrisë së vdekur dhe Monologu i Teutes.

Publikun në Kosovë e bëri për vete me tema të guximshme sociale, por shpejt e zotëroi edhe tregun e ish Jugosllavisë me filmin „ Krahu i thatë“, i cili flet për gjendjen e rëndë të Kosovës në vitin 1989, ku intelektualët, për shkak të papunësisë shitnin krahun e punës si hamallë. Me mjeshtri dhe stil të veçantë autorja hyn në konkurrencën më të ngushtë për shpërblimin në festivalin televiziv në ish Jugosllavi. NEUM 1990.

Aty mori ftesën nga TV Zagrebi, për të punuar për programin Dokumentar dhe emisionin e femijëve. Në 1991 sipas skenarit dhe regjisë së saj, xhiron serinë “Çka ?Kush? Ku ?” me motive nga Bibla, ne 10 episode me aktorët më të njohur të Kroacisë.

Gjatë xhirimit në Kroaci, prindërit e porosisin të mos kthehet në Kosovë, se është në listën e zezë. Ndërkohë bashkëshorti dhe 3 fëmijët i bashkohen në Zagreb, ku dhe filluan të jetojnë.

Në vitet 1990 mediumet dhe televizioni kroat ishin plot lëvdata dhe shumë vlerësues për talentin e shqiptares 30 vjeçare, por Shenide Bilalli, nuk e harroi kurrë vendlindjen e saj dhe më 1991 xhiron filmin dokumentar për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova „Kur e humbi vendlindjen“.

Në filmin plot skena të trenave kundërshton regjimin e Milosheviçit dhe paraqet gjendjen reale në Kosovë, dëbimin e rinisë dhe forcës mashkullore që largohen nga Kosova për shkak gjendjes së keqe, emigrojnë dhe bëhen njerëz pa status në botë.

Ky film ishte jashtëzakonisht guximtar, por ndërkohë ia hap autores dyert e mëdha. Programi Dokumentar TVK e caktoi regjisore dhe gazetare në emisionin informativ „Për Liri „ ku ishin angazhuar gazetarët dhe regjisorët më të dalluar të Kroacisë për ta mbrojtur shtetin nga agresioni i Milosheviçit.

Me stil të veçantë dhe me një sensibilitet tepër të hollë, Shenide Bilalli iu bashkohet nënave Kroate „Bedem Lubavi“ –“Muri i Dashurisë” të shpëtojnë djemtë nga ARJ, dhe kështu fiton simpatinë e teleshikuesve kroatë.

Nuk ndalet asnjë çast. Vazhdon të xhirojë temën e luftës në vijën e parë, ku personazhë të saj janë luftëtarë refugjatë, të lënduar, fëmijë, femra të dhunuara, sensibilizon botën për gjendjen në Kroaci dhe i ndihmon familjet për t’i gjetur të zhdukurit.

Filmi „Muri i dhimbjes“, 1997, Shenide Bilallin e ngjiti në skenën botërore ku përfaqësoi Kroacinë në Kanë. Me këtë film tërhoqi vëmendjen jo vetëm të kritikës por edhe të politikës botërore, ku shpejt doli në dritë e vërteta për të zhdukurit dhe pa vonuar, u hapën gropat e të vdekurve në Vukovar dhe u gjet shumica e të zhdukurve.

Filmi „Muri i dhimbjes“ theu të gjitha rekordet e shitjes së filmit në festivalin e Kanës dhe në Kroaci . Autorja ua dhuroi prindërve të të zhdukurve të drejtat e autoriale për të ngritur lapidarin të cilit ia dhanë emrin simbas filmit të saj, “Muri i dhimbjes”. “Muri i dhimbjes” hyri në antologjinë e filmit Kroat.

Por Shenide Bilalli në Kosovë mbeti si heroina-dëshmitare e grevës së minatorëve të Stari Tërgut që zbriti 900 metra nën tokë.

 

QËNDRIMI I MINATORËVE TË STAN TËRGUT ISHTE GUROR, SHUMË I VENDOSUR, KUNDËR MILOSHEVIÇIT

 

Shpejt m’u thyen ëndrrat e gruas së re, me ngjarje të përditshme: demonstrata, dënime, burgosje, procese të montuara, arkivole të blinduara me djem të rinj që vinin nga ushtria jugosllave…

ELIDA BUÇPAPAJ: E dashur Shenide, tash në shkurt, u mbushën 24 vjet nga greva e minatorëve të Stan Tërgut, si i kujton ato ditë dhe ku ishit? (Kjo intervistë është marrë në shkurt të vitit 2013 – Shënimi i voal.ch)
SHENIDE BILALLI: Pyetja e minatorëve dhe Kosovës është më komplekse se ç’duket. Kemi një histori të gjatë të vuajtjeve të popullit shqiptar nga pushtimi serb që sundonte në Kosovë nga viti 1912. Por këto vuajtje u kulmuan në vitet 1950 me shpërngulje të mëdha të shqiptarëve deri në vitet 1980 ku mbërrin caku tjetër dhe ndryshon fati i shqiptarëve mbas vdekjes së Titos.

Minatorët janë thjesht një zë i kundërshtimeve të popullit shqiptar ndaj dhunës në Kosovë. Muaji nëntor dhe shkurt tek unë zgjojnë kujtime të thella për Kosove e viteve 1983-90.

Posaçërisht më mbeten në kujtim sorra të zeza mbi qiellin e Prishtinës. Në atë kohë isha grua e re, nënë e djalit të tretë, forca e re e Kosovës. Kam punuar në rubrikën Dokumentar si regjisore dhe skenariste në emisionin për gra „Ato „ me tendencë të ndihmojmë emancipimin gruas shqiptare.

Në atë kohë bota ime ishin lulet, rregullimi i banesës, moda dhe edukata e fëmijëve.

Po shpejt m’u thyen ëndrrat e gruas së re, me ngjarje të përditshme: demonstrata, dënime, burgosje, procese të montuara, arkivole të blinduara me djem të rinj që vinin nga ushtria jugosllave, fëmijët që mbyteshin nga frika, në çdo hap veç vuajtje dhe varfëri e pafund.

Jetonim me orë policore. Në heshtje zhdukeshin njerëz, sidomos studentët dhe intelektualët. Ajri ishte tepër i dendur, nuk mujshim frymë me marrë nga presioni dhe tortura psikike e fizike, që e ushtronin përditë mbi popullin shqiptar… Si sot më kujtohet kur gazetarët tanë në programin e TV Prishtinës fillonin çdo emision Ditar ose Lajme me ‘irredentista’, ‘separatista shqiptarë’, ‘represion’, ‘iredencë’… ‘separatizëm’… Na shpëlanin trurin. Por kur dilja nga ndërtesa e TV, sorrat e zeza mbulonin qiellin e Prishtinës. U sillshin në një rreth pa fund. Si me pasë parandjenja, ose si me paralajmërue që do të ndodhë më e keqja mbi popullatën e Kosovës.

Në Has e mora edhe përgjigjen pse të gjithë meshkujt e fshatit ishin furrtarë

ELIDA BUÇPAPAJ: Në atë kohë keni xhiruar edhe filma dokumentarë me tema sociale?
SHENIDE BILALLI: Interesante është se më 1983 kam diplomuar me një dokumentar me tematiken sociale për nënën vetushqyese. Gjithmonë më ka interesuar bota e femrës, por jeta gjatë studimeve në Zagreb ka pasë ndikim të madh te unë, për shkak të imazhit që na shoqëronte në botë.

Më mundonte fakti se të gjithë shqiptarët përfytyrohen si furrtarë ose vetëm si punëtorë të punës fizike. Unë rjedh nga një familje e vjetër intelektuale qytetare prishtinase. Kur jam kthyer nga studimet më 1983 kam filluar të punoj në montazhin e filmit, por prirja ime ndaj skenarit dhe ngjarjeve të përditshme si dhe puna ime e suksesshme, më ndikuan që unë të emërohem në ekipin e programit Dokumentar 1984.

Fillova të punoj si regjisore dhe skenariste dhe jam marrë me hulumtimin se ku jetojnë furrtarët dhe me çfarë jetese kanë gratë e tyre. Xhirova filmin „ Hasi i Thatë“ simbas skenarit të Agim Mehmetit, me asociacion nga kënga e Sinan Vlaslijut „Niset trimi ne gurbet“. Kur kam mbërri në fshatin e Hasit afër Shqipërisë, gjeta plot gra pa burra, ishin vetëm me fëmijë. Jetonin në kushte të papërfytyrueshme, pa ujë, pa rrugë, pa mjek. Edhe ata meshkuj që kishin mbetur në fshat ishin të gjithë furrtarë. Gratë, edhe pse ishin të veshura vetëm me veshje kombëtare të Hasit, dukej se ishin shumë të bukura. Po e mora edhe përgjigjen pse të gjithë meshkujt e fshatit ishin furrtarë. Tregimet e grave dhe e të rinjve nga Hasi më qartësuan se shqiptarët e atyre anëve nuk kanë pasë mundësi të shkollohen, se ishte politika sistemit jugosllav ashtu. Me mijëra njerëz përditë janë larguar nga Kosova, kjo ishte e vetmja mundësi për ta ushqyer familjen, por ishte edhe shkatërrim i familjes. E kam shkruar shpejt e shpejt skenarin e filmit për gratë e Hasit, të cilat gjithë jetën e kalonin në vetmi. Por për fat të keq filmi ka mbetë në arkivin e Kosova filmit dhe kolegë të dashur e kanë coptuar skenarin e famshëm pjesë-pjesë dhe me to kanë krijuar spote. Sot filmi do të kish pasë një vlerë shumë të madhe, sepse ky fshat është shfarosur.

Pas atij filmi kam xhiruar tema të tjera të ndryshme sociale dhe në fund e bëra filmin për Grevën e minatorëve të Trepçes. Nga 1980-1989 Kosova vlonte, ishte flakë e gjallë sepse jeta e shqiptarit nuk kishte kurrfarë vlere

 

Nga 1980 e sidomos nga 1989, Kosova vlonte, ishte flakë e gjallë

 

ELIDA BUÇPAPAJ: Çka ka ndikuar tek ju të përfshiheni në dramën e grevistëve të Stan Tërgut 900 metra nën tokë?
SHENIDE BILALLI: Në ato vite, nga 1980 e sidomos nga 1989, Kosova vlonte, ishte flakë e gjallë. Jeta e shqiptarit s’kishte kurrfarë vlere. Më dhimbseshin nënat që i humbnin djemtë para syve, në demonstrata, në rrugë, në prag të shpisë, të varfër, as kafshatën e bukës nuk kanë pasë mundësi t’ua jepnin. Fëmijët dhe rinia e Kosovës vdisnin nga uria. Përditë forcat policore të Serbisë ushtronin forcën mbi popullin shqiptar. Populli duronte provokime të jashtëzakonshme. Gazetarët dhe krijuesit nuk kanë pasë shumë mundësi të bëjnë diçka! Por në shpirt unë jam dokumentariste. Dhe argumentet e fuqishme më shtyjnë dhe më motivojnë të reagoj. Kjo ndodhi përkisht në shkurt. Ndjenjat e mia ishin akumuluar për shkak të padrejtësisë së pafund. Dhe, në ato rrethana, kam përfunduar 900 metra nën tokë, ku jam bërë pjesë e ngjarjes epokale, në grevën e minatorëve të Stan Tërgut.

Minatorët – një forcë e pasfidueshme, ata ishin një grusht njerëzish kundër njësive speciale të policisë e cila i bllokoi rrugët krejtësisht

 

ELIDA BUÇPAPAJ: Greva e minatorëve ishte mishërim i zemërimit të njerëzve të Kosovës ndaj padrejtësive të pushtimit serb.
SHENIDE BILALLI: Muaji shkurt bënte ftohtë… Ishte natë e vonë, mbas orës 2:00. E kisha djalin e tretë në gji. Banonim në qendër të Prishtinës në një apartament në katin e 8. Djali ishte pa qejf, por heshtjen e mesnatës me mjegull e thyen zërat e minatorëve. Ecnin përgjatë rrugës, me kapelat dhe me uniformat e punës, në duar mbanin portretet e Titos. Dëgjoheshin jehonat e zërave të tyre: Tito… Jugosllavi…

Kurrë nuk e harroj atë skenë. Ishin aq pak, një grusht i vogël, kundër njësive speciale të policisë, e cila i bllokoi rrugët krejtësisht. Policët ishin në çdo ndërtesë, në çdo çati, në çdo rrugë. Atë natë minatorët kanë zgjuar tek unë një forcë të pasfidueshme. Kam filluar me qajtë me një zë shumë të çuditshëm…

Me të dyja duart e mbyllja gojën që të mos ndihet piskama ime. I thashë tim shoqi:„Duhet bërë diçka. E çfarë intelektualësh jemi nëse nuk reagojmë dhe nuk iu bashkangjitemi minatorëve. Nëse minatorët marrin parasysh me e rrezikue atë rrogë të vogël, me të cilën i ushqejnë fëmijët, edhe ne duhet me e kundërshtue këtë terror.“ Im shoq më tha: „Shiko punën tënde“. Aty ndjenjat e mia janë thyer. Në mëngjes kam marrë kamerën dhe me lejen e Smajl Smakës, kryeredaktorit të programit të informimit, kam shkuar në Stan Tërg.

Qëndrimi i minatorëve ishte guror, shumë i vendosur, së pari, kundër regjmit të Milosheviçit që ishte instaluar të shkatërronte autonominë e Kosovës

ELIDA BUÇPAPAJ:Minatorët e Stan Tërgut ishin luftëtarët e parë të lirisë në Kosove më 1989. Cilat ishin kërkesat që bënë grevistët e Stan Tërgut?
SHENIDE BILALLI: Ajo skenë e minatorëve ishte historike dhe madhështore, 900 metra nën tokë, në horizontin 11… ku mbizotëronte vetëm terri dhe zëri i minatorëve, i cili kërkonte të drejtat e njeriut në emër të 1300 grevistëve dhe në emër të popullit të Kosovës.

Grevistët kërkonin të plotësohen kushtet politike: të kthehet kushtetuta e Autonomisë së Kosovës e vitit 1974. Kërkonin dorëheqjen e parevokueshme të politikanëve Ali Shukria, Rahman Morina e tjerë dhe të ndalet agresioni ndaj popullit. Skena 900 metra nën tokë nuk harrohet. Shiheshin vetëm hije të kapelave të bardha të minatorëve, të cilët qëndronin të ulur nëpër korridore të ngushta, të pandriçuara, veç me drita të vogla të kapelave.

Janë skena dhe ndjenja që nuk harrohen. Mbizotnonte heshtja, heshtja dhe vetem heshtja. 1300 minatorë duke pritur çdo moment se çka do të bëhet. Minutat bëheshin orë e orët bëheshin vite. Fytyrat e tyre tregonin mërzinë për familjet. Lotët iu rridhnin nëpër fytyrat e tyre pa i pyet, ata asnjë zë nuk e leshonin… Dhimbjen dhe mërzinë për më të afërmit, sidomos fëmijët, e mshefshin në emër të grevës. Ua parashtronin kushtet gazetarëve dhe politikanëve që vinin në vizitë.

Qëndrimi i minatorëve ishte guror, shumë i vendosur, së pari, kundër regjmit të Milosheviçit që ishte instaluar të shkatërronte autonominë e Kosovës . Konstant parshtronin 9 kushte cilat përsëriteshin: „Nuk dalim nga zgafella deri sa agresioni i Milosheviçit nuk ndalet ndaj popullit shqiptar, dhe të ndalohet çdo orvatje e mëtejshme për shuarjen e Autonomisë së Kosovës. Nëse nuk e ndalni këtë zjarr, ai do të përhapet në tërë Jugosllavinë. Këto ishin fjalët e grevistëve. Isha e habitur çfarë disipline dhe rregulli ka pasur në mesin e tyre, pa kurrfarë skenari, gjithçka funksiononte për mrekulli.

Me minatorët isha tri ditë dhe tri net. Por ata kuptuan që janë të rrethuar nga njësitë speciale të Jugosllavisë, poashtu edhe nga armata e Jugosllavisë, e cila ishte përgatitur për intevenime më të rënda. Stan Tërgu ishte bombë e cila pritke çdo moment të shpërthente. Minatorët, qëllimisht, më larguan nga zgafella me këto porosi: “Të lutem shko dhe shiko sa kemi perkrahje nga studentët dhe populli.“

Dola me mendimin se do të kthehem shpejt. Por isha e habitur pse të gjithë minatorët, para se të largohem, më afroheshin e përshëndeteshin me mua. Disa më përqafonin me fjalë dhe lotë: Rruga e mbarë të qoftë, motra jonë, ishalla Zoti të ruan! Dhe shpejt largoheshin. Atëherë nuk kuptoja se po përshëndeten me mua dhe unë nuk do t’i shihja më. Minatorët më shpëtuan, duke sakrifikuar jetën e vetë. Këtë e kuptova kur dola zgafella. Çdo hap ishte plot e përplot me polici.

Shfrytëzoj rastin të lëvdoj Skënder Buçpapaj për komentin „Populli e di kë ka cub kë hero“, që risjell në kujtesë vargjet e poezisë të pavdekëshme të poetit Qerim Ujkani… „Populli i di të gjitha“…

ELIDA BUÇPAPAJ: Minatorët e Stan Tërgut fituan solidaritetin e gjithë Kosovës, a mund të na sjellësh detaje, si regjisore që e përcolle këtë grevë drejtpërdrejtë!
SHENIDE BILALLI: Kosovën e kam lënë në ato skena dhe me ato vdes. Më kujtohet solidarizmi një për të gjithë dhe të gjithë për një, ende e përjetoj ashtu Kosovën. Skenat në zgafellë kanë qenë shumë të rënda. Më kujtohet vetëm hyrja në zgafellë dhe e shfrytëzoj rastin të lëvdoj Skënder Buçpapaj për komentin „Populli e di kë ka cub kë hero“, që risjell në kujtesë vargjet e poezisë të pavdekëshme të poetit Qerim Ujkani… „Populli i di të gjitha“…

Atë e kam përjetuar dhe vërtetuar disa herë, prandaj i besoj popullit. Kam hi në zgafellë dhe, pa ndihmën e minatorëve të cilët më njihin në bazë të punës së mëparshme, asgjë nuk kisha mundë të bëja. Populli shumë mirë e di kush punon me shpirt e kush shet patriotizëm. Por desha të cek hyrjen në oborr të Stan Tergut. Pakëz është komike. Po vërtet është. Së pari, duke iu falënderuar dukjes time shumë moderne, kam hyrë në oborr të zgafellës. Në atë kohë nuk ka pasë shumë femra shqiptare bjonde. Të gjithë mendonin se jam gazetare e huaj. Policia serbe ka menduar se jam gazetare e huaj, ndoshta ka menduar se jam gazetare serbe. Nuk kanë kërkuar letërnjoftim, çka ka qenë e detyrueshme, me siguri për shkak të qëndrimit tim shumë të vetësigurt. Me vetëdije e pa vetëdije e kam bër këtë, për shkak të vendimit që kisha marrë. Isha me një xhaketë prej lëkurë antilope dhe ecja si manekene, a thua se nuk më intereson asgjë tjetër… vetem moda dhe bukuria. E në të vërtetë isha e frikësuar, e vetmja femër në 1000 e sa meshkuj….

 

U krijua LDK më në krye Ibrahim Rugovën – ka qenë një lëvizje e hatashme madhështore që kurrë nuk përsëritet, ku intelektualët më të mëdhenj të Kosovës kanë qenë unikë të vendosur si kurrë më parë, së bashku me popullin Kosovar. Nuk kemi të drejtë dhe as guxim të harrojmë meritat dhe emrin e dr Ibrahim Rugovës dhe intelektualëve të LDK, si dhe të gjithë atyre që u përkushtuan dhe u flijuan për lirinë. Ata janë themeli i pavarësisë dhe demokratizimit të Kosovës

ELIDA BUÇPAPAJ:Greva e minatorëve të Stan Tërgut tregoi pjekurinë e popullit të Kosovës, që do t’i paraprinte pluralizmit politik që do të shpallej në Kosovë në fund të atij viti me krijimin e LDK-së, si mendoni ju?
SHENIDE BILALLI: Atëherë u formua LDK me në krye Ibrahim Rugovën – ka qenë një lëvizje e hatashme madhështore që kurrë nuk përsëritet. Intelektualët më të mëdhenj të Kosovës kanë qenë unikë të vendosur si kurrë më parë, së bashku me popullin Kosovar, i cili ishte guximtar. Në kushte krejtësisht të pabarabarta e kundërshtonin me politikë paqësore makinerinë e egër pushtuese. Ajo është diçka aq e madhe! Ishim të rrethuar nga njësitë speciale serbe, pastaj jugosllave, të armatosura deri në dhëmbë, kudo, në çdo hap, në tokë, në ajër. Por populli vazhdonte të jetonte jetën e përditshme me idealin… e pavarësisë. Ajo lëvizje kurrë nuk përsëritet kurrkund në botë. Ibrahim Rugova dhe LDK me popullin shqiptar i treguan botës se Kosovarët nuk janë agresorë, por popull që don paqe…

Ajo lëvizje demokratike kërkonte sakrificë të madhe nga populli shqiptar. Më në fund u shpërblye, por çmimi i lirisë ishte shumë i shtrenjtë. Një milion shqiptarë nga Kosova u shpërngulen, me mijëra të vrarë dhe shumë të zhdukur. Shumë fëmijë të Kosovës sot janë jetima… Por luftën dhe imazhin për shqiptarë në botë fituam. Meritat e LDK dhe të Ibrahim Rugovës, këtij mendimtari të rrallë në botë, janë të mëdha. Prandaj nuk kemi të drejtë dhe as guxim të harrojmë meritat dhe emrin e dr Ibrahim Rugovës dhe intelektualëve të LDK, si dhe të gjithë atyre që u përkushtuan dhe u flijuan për lirinë. Ata janë themeli i pavarësisë dhe demokratizimit të Kosovës.

SHENIDE BILALLI – PËR HATËR TË VIKTIMAVE TË PANUMËRTA QË KEMI PASUR, DUHET TA RUAJMË TOKËN TONË SI SYTË E BALLIT

Jam befasuar si ndodhi të harrohen minatorët. Gjeja arsyetim se ishte kohë lufte, por mbas luftës askush nuk u kujtua për minatorët

ELIDA BUÇPAPAJ: Megjithëse gjithë reflektorët e botës u fokusuan tek minatorët grevisë dhe ishte ngjarja më e madhe, sot e kësaj dite mbulohet me heshtje, si është e mundur?
SHENIDE BILALLI: Jam befasuar si ndodhi të harrohen minatorët. Gjeja arsyetim se ishte kohë lufte, por mbas luftës askush nuk u kujtua për minatorët.

Nuk jam pajtuar me këtë realitet. Dhe në vitin 2000, me ekipin e TV Kroacisë, xhirova reportazhin për minatorët – „Ku janë heronjtë e Kosovës“. Ishte dhjetor, dimri shume i ftohtë, akull, ekipi ynë nëpër borë mezi ka mbërri në fshatin Kolonija Angleze. U takova me minatorët dhe familjet tyre që jetonin në kushte shumë të vështira. Larg civilizimit, në mal dhe në varfëri. Por minatorët u gëzuan shumë kur më kanë pa, dhe nuk më kishin harruar… Për mua ka qenë një gezim i veçantë.

Reportazhi ka zgjuar shumë interesim të madh në Zagreb dhe tek gjithë populli Kroat. Pa vonuar organizuam një aksion humanitar nga Kroacia për ndihmën ndaj fëmijëve të minatorëve. Por aq sa simpati kam zgjuar, aq edhe i kam hidhëruar disa. Në reportazh e kam cekë se fati i minatorëve dhe i Kosovës është fatkeq, për shkak të pasurisë të madhe që e ka Kosova. Minatorët u harruan, Ibrahim Rugovën filluan ta shajnë, të gjitha vlerat e vërteta të kombit u muarën nëpër këmbë. Posaçërisht në tekstin e reportazhit kam theksuar se më të merituarit për lirinë e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe minatorët, ata që hapën të parët rrugën për lirinë e Kosovës, nuk po nderohen. Mbas atij reportazhi ka filluar kalvari im në Zagreb, nga një grup i shqiptarëve, të cilët kanë ndikuar mjaft në opinion për shkatërrimin e autoritetit tim dhe mohimin e punës sime në Kroaci, po edhe në Kosovë.

 

Minatorët jetojnë në Koloninë e Anglezëve, emër që tregon se Trepçen e kanë shfrytëzuar të gjitha perandoritë: Roma, Bizanti, Otomanët, Anglia, Serbia, por jo shqiptarët

 

ELIDA BUÇPAPAJ: Grevistët e Stan Tërgut e rrezikuan jetën e tyre në të mirë të drejtës për liri të popullit të Kosovës – ku janë këta njerëz sot, për të cilët duket se nuk kujtohet kush?
SHENIDE BILALLI: Minatorët në jetën time kanë status të posaçëm dhe mendoj se ngjarja minatorve nuk ka përfunduar. Përsëri kam marrë iniciativën dhe kam shkuar direkt në Trepçë, në Stan Tërg më 2009, kam shkuar në vendin e ngjarjes mbas 14 viteve. Me produksion të TV Kroacisë kam xhiruar filmin dokumentar me titull „Horizonti i nëntë i Kosovës“. Jam takuar përsëri me minatorët. Zoti ka dashtë që atë ditë minatorët kanë qenë në grevë dhe kanë pasur takimin me përfaqësues evropianë. Përfaqësuesit e huaj nuk më lejuan të xhiroj në sallën ku ishte takimi. Por, me dëshirën dhe këmbënguljen e minatorëve isha në mesin e tyre përsëri. Përsëri zbrita 900 metra nën tokë në horizontin 11. Ishte shumë i rëndë momenti i hyrjes në zgafellë. Kur më lajmëroi drejtori që lejohem të hyj në zgafellë, jam gëzuar aq tepër, por para hyrjes, mjekët ma maten tensionin: ishte 200. Nuk preferonin të zbres, po unë nuk i ndigjova, shkova në zgafellë. Shok të madh kam përjetuar para hyrjes në garderobën e minatorëve, e cila gjindet para zgafellës. Ishte e zbraztë, por veç disa tesha të vjetëruara të minatorëve që kujdesen për mirëmbajtje Trepcës… Skenat ishin e trishtuese. Veç zinxhirë, numra dhe zbraztësi. Në dhomën tjetër na priti një skenë shokuese -afër 1000 kapela të bardha të minatorëve të gjuajtur nëpër tokë, të përzieme me ujë… Dukeshin si kokat e minatorve. Por mblodha forcën dhe xhirova kapela te bardha. Ato skena janë më të fortat në film.

Kur zbritëm në horizontin e 11 kam ndier një zbrazëti të jashtëzakonshme: skenat në zgafellë ishin krejt të tjera. Korridoret të zbrazëta. Veç ekipi i tv dhe i mjekëve që ishin me ne. Në zgafellë nuk ishin ata që më jepnin forcë më 1989. Uka… Xhemali… Nexhmedini dhe shumë të tjerë. Unë kërkoja fytyrat e minatorëve.

Trepça është plaçkitë tërësisht, të gjitha makineritë për punë në zgafellë i ka marrë Serbia. Minatorët tregonin se, në kohën kur kishin punuar, përditë i nxirrnin nga 15 kilogram ar, dhe kalonin tortura speciale nga rojet se mos po e marrin ndonjë gram ar me vete. Para se të shkonin në shtëpi i zhveshnin lakuriq dhe ua matnin peshën, ndërsa arin e çonin në Beograd. Ndërkohë minatorët sot e kësaj dite janë pa punë dhe në kushte shumë të vështira, të harruar nga të gjithë. Ata jetojnë në Koloninë e Anglezëve, emër që tregon se Trepçen e kanë shfrytëzuar të gjitha perandoritë: Roma, Bizanti, Otomanët, Anglia, Serbia, por jo shqiptarët.

Me vite kisha jetuar me frikë shumë të madhe se do të vijë dita dhe do ta sulmojnë Kosovën mbas Kroacisë dhe Bosnjës

ELIDA BUÇPAPAJ: Greva e Stan Tërgut do t’i printe UÇK, por me një ndryshim thelbësor, formacioni ushtarak do të reflektonte përçarjet e thella politike, minatorët e Stan Tërgut fituan besimin e gjithë popullit të Kosovës, çfarë do të shtonit?
SHENIDE BILALLI: Sa i perket UÇK, per mu ajo ka qenë një fenomen i panjohur. Jam marrë me çështjen e Kosoves me vite, dhe kur kam dëgjuar së pari per UÇK, kam menduar se është një provokim i madh për Kosovën nga ana e serbëve, duke menduar sa njerëzit ishin larguar në mërgim dhe në Kosovë kanë mbetur veç pleq dhe gra. Parashtroja pyetje: Kush e mbron Kosovën? Me vite kisha jetuar me frikë shumë të madhe se do të vijë dita dhe do ta sulmojnë Kosovën mbas Kroacisë dhe Bosnjës. Kisha një përvojë të madhe e të hidhur nga lufta e Kroacisë dhe e Bosnjes. Kisha xhiruar shumë filma nga Vukovari deri te Srebrenica. Prej frikës se mos po përhapet lufta në Kosovë, çmos kam bërë nëpërmjet tryezave të rrumbullakta dhe projeksioneve të filmave të jepja mesazhin „Ndalni Luftërat „. Politikanë, gazetarë dhe shoqatat humanitare kroate më të njohura në atë shtet së bashku me mua kanë ngritur zërin për Kosovën. Politikanët Stipe Mesiq, Ivica Račan, Slaven Letica …Gazetari Goran Miliq, drejtor televizionit Miko Galić dhe shumë të tjerë.

UÇK-së duhet t’ia japim vlerat e vërteta, duhet t’ia japim vlerat e vërteta çdo heroi të kombit pa marrë parasysh nga i cili vend është. Kryesore është të jetë shqiptar, dhe në atë mënyrë jemi popull madh, i cili i i di dhe i njeh meritat e të gjithëve

ELIDA BUÇPAPAJ: Ju, Shenide, nuk jeni mjaftuar të kërkoni në Kroaci ndihmë për Kosovën dhe të tregoni vërtetën, por keni shkuar edhe në qytete të Europës?
SHENIDE BILALLI: Kam qenë e lidhur me shumë shoqata botërore të grave dhe kam pas premieren e filmit tim autobiografik „Ndalni luftërat“ në Vjenë, Paris, Bernë, Bruksel, Pragë dhe shumë shtete të tjera europiane ku e kam ngritur zërin për Kosovën dhe kam gjetur mbështetje. Në atë kohë kam pasur përkrahje të madhe nga gratë e Ambasadorëve të SHBA (Mongomeri), Anglisë (Monro),Gjermanisë dhe shteteve më të forta të botës. Mbrëmjen kur ndërhyri NATO në Kosovë, në qytetin bregdetar Rovinje ambasadat kanë oganizuar promovimin e filmit tim KOSOVA 1.2. Të gjithë gëzoheshin e unë qaja si fëmijë duke mos e ditë se ku i kam më të afërmit.

Por e kur kam kuptuar që UÇK me të vertetë ekziston atëherë i kam mbështetur me filmin Kosova, ku e kam përkrahur UÇK-në, dhe e kam paraqitur si një forcë të madhe të Kosovës. Pas filmit, në Zagreb nuk kam mundë me kalue prej njerëzve që donin të më takonin. Dhe shumë djem janë nisur për t’u rreshtuar në UÇK.

Mendoj se duhet me e respektue ushtrinë tonë të parë të Kosovës dhe viktimat aq të shumta që i patëm… Aty ka shkuar rinia jonë, forca jonë. Shumë nëna kanë mbetur pa femijë, shumë gra kanë mbetur pa burra, shumë fëmijë kanë mbetur pa etërit e tyre.

UÇK-së duhet t’ia japim vlerat e vërteta, duhet t’ia japim vlerat e vërteta çdo heroi të kombit pa marrë parasysh nga i cili vend është. Kryesore është të jetë shqiptar, dhe në atë mënyrë jemi popull madh, i cili i i di dhe i njeh meritat e të gjithve. Për hatër të viktimave të panumërta që kemi pasur, duhet ta ruajmë tokën tonë si sytë e ballit. Mërgimtarët e dinë çka është vuajtja e vërtetë, e dinë kur je dhe ndihesh i huaj.

 

Minatorët e kanë ndryshuar jetën e Kosovës, sistemin e Jugosllavisë, Ballkanit, Europës, dhe Botës

 

ELIDA BUÇPAPAJ: Çfarë ndikimi pari greva e minatorëve në jetën tënde si profesioniste dhe njeri ?
SHENIDE BILALLI: Minatorët e kanë ndryshuar jetën e Kosovës, sistemin e Jugosllavisë, Ballkanit, Europës, dhe Botës. E kanë ndryshuar qëndrimin e fuqive më të mëdha botërore ndaj shqiptarëve. Por ata kanë pasur ndikim të madh edhe në jeten time personale dhe në qëndrimin tim jetësor. Deri në atë kohë isha e prirur ndaj modës dhe ndaj botës së femrës, të cilat i mendoja se ato ishin thelbi i jetës. Por kur e pashë qëndrimin burrëror të minatorëve 900 metra nën tokë duke sakrifikuar familjen për çështjen e të mirës së tërë popullit dhe atdheut atherë e kam kuptuar çka është jeta. Familja, atdheu dhe populli. Unë e kam vazhduar rrugën e tyre.

 

Të gjitha këto ndodhën në Horizontin Njëmbëdhjetë. 900 metra nën tokë, të rrethuar me qindra njësi speciale dhe policë nga tërë Jugosllavia. Ajo është trimëri e minatorëve

 

ELIDA BUÇPAPAJ:Juve, e dashur Shenide, si figurë publike ju ka pagëzuar greva e urisë e minatorëve të Stan Tërgut. A ka mbetur diçka pa rrëfyer prej atyre ditëve që duhet të mbeten të fiksuara edhe në memorien kombëtare?
SHENIDE BILALLI: Shumë gjëra ndodhnin mbas kamerës …. Drama e minatorëve në çdo moment ndryshonte, kushtet e minatorëve nuk plotësoheshin. Vinin delegacione të ndryshme, asgjë nuk u plotësohej. Dëshpërimi më i madh i grevistëve ishte kur erdhi presidenti i Jugosllavisë Stipe Shuvar, i cili tha disa fjalë dhe shkoi. Minatorët e kuptuan të vërtetën që është Milosheviçi kryesori. Skenat mbrenda zgafellës kanë qenë shumë të rënda. Prisnim çka po ndodh. Minatorët filluan të verbohen. Mbas një kohe gjatë që rrinin në këmbë, çizmet e gomës iu shkaktonin plagë të gjalla. Disave iu binte të fikët, një minator afër nesh vdiq nga zemra. Të gjitha këto ndodhën në Horizontin Njëmbëdhjetë. 900 metra nën tokë, të rrethuar me qindra njësi speciale dhe policë nga tërë Jugosllavia. Ajo është trimëri e minatorëve. Kanë pasë një ngrohtësi të posaçme dhe kujdes ndaj meje. Mërziteshin për mua e jo për veten. Shumë kam qajtë deri sa kam qenë në zgafellë. Më ka mbytë mirësia e tyre. Më besuan shumë dhe më zgjodhën të përcaktoja kush mundet me hy në zgafellë e kush jo nga gazetarët. Vinin edhe provokues. Televizionit të Kroacisë i dhamë përparësi… Edhe ditën e sodit, kur ndigjoj zërin e rrotave dhe zinxhirëve të liftit, më trishtojnë… Por në zgafellë asnjë moment nuk jam frikësuar. Kam qenë gjithë kohën e zhytur në mendime… Unë isha aty disa ditë, ndërsa ata tërë jetën e kalojnë në këtë mënyrë. Kur kam dalë nga zgafella kam qajtë shumë dhe e kam kuptuar çka do të bëhet me minatorët. Shoferi më tha: Po si po qan ti gazetare je dhe regjisore, aq shumë lotë…. Mbas asaj kam pritë që do të më thërrasë policia dhe do të më marrë në pyetje. Gjatë gjithë kohës më vonë policët civilë më kanë shoqëruar në çdo hap dhe jeta ime private ndryshoi totalisht… Një ditë kuptohet… pse…

 

Pas grevës së minatorëve ndodhi helmimi masiv i fëmijëve, diçka edhe më e rrezikshme, edhe më provokuese për shqiptarët. Helmoheshin fëmijët në çerdhe e shkolla. Në fillim nuk besoja, por shpejt u binda

 

ELIDA BUÇPAPAJ: Greva e urisë e minatorëve të Stan Tërgut do të shënonte kulm në jetën tuaj dhe në karrierën tuaj profesionale, por do të shënonte edhe një kthesë përfundimtare për ju?
SHENIDE BILALLI: Pas grevës së minatorëve ndodhi helmimi masiv i fëmijëve, diçka edhe më e rrezikshme, edhe më provokuese për shqiptarët. Helmoheshin fëmijët në çerdhe e shkolla. Në fillim nuk besoja, por shpejt u binda. Në Podujevë kanë filluar rastet e para të helmimeve. Fëmijët e helmuar dukeshin pa vedije dhe me levizje të duarve pa kontroll. Lart fluturonin pa pushim helikopterët e Serbisë… Atëherë e kam parë sa forcë të madhe ka populli shqiptar, sa askush në botë… Të helmuarit kanë qenë një masë e madhe, nja 1000. Ishte moment i rrezikshëm edhe për mua. Disa do të mendonin se mos isha gazetare serbe. Isha e veshur në mënyrë të veçantë, se po dilja në terren për xhirim.

Isha para televizionit kur kalonin vetura duke iu rënë sirenave, ishin plot me fëmijë pa vetëdije. Sa e kam parë çka po ndodhte e kam marrë kamerën pa pyetë dhe drejt e në Podujevë. Por i ndieri xhiruesi Fatos Kastrati më shpëtoi mua, duke iu thënë njerëzve: Hej, është shqiptare… Kasetën me materiale e solla në TV Prishtina dhe, me këngëtaren Violeta Rexhepagiq, lajmin e përhapëm në botë. Pastaj kasetën e kam dorëzuar në LDK, në dorë të Bujar Bukoshit… Por, për çudi, kurrë askund nuk më ka përmendë. E unë, pra, e kisha rrezikuar jetën./ www. voal-online.ch /Shkurt 2013/ Shenide Billalli/ Elida Buçpapaj

———–

Me minatorët e Stan Tërgut

 

Me albanologun e shquar Prof.Dr.Aleksandër Stipçeviç

 

Me Vasfije Krasniqi Goodman

PS Në shkurt të vitit 1989, rreth 1300 minatorë të Trepçës kishin hyrë në grevë të urisë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit, duke shënuar kështu preludin e zhbërjes së Jugosllavisë së atëhershme.

Lamtumirë atdhetari i lirisë Selman Fetaj – Nga Neki Lulaj

 

(Një burr energjik, stoik, guximtarei papёrkuluri ishte Selman Fetaj)

 

Pas një smundje te rendë ne qytetin e Örebro ne një Spital shtetror të Suedis me 6 Janar është ndarë nga jeta  në moshën 66 vjeçare veprimtari një burr energjik,stoik guximtar dhe i pa përkulur,Selman Isuf Fetaj nga fshati Strellc i epërm i Deçanit.

 

Selmmani, është i lindur me 26 shtator 1954 ne fshatin Strellc,ku kreu shkollën fillore kurse Gjimnazin „Vëllazërit Frashër“me sukses te shkëlqyeshëm e mbaroi në Deçan.

 

Pas kryerjes se Gjimnazit u regjistru ne Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dega Gazetari-Marrëdhenje Ndërkombëtare .Selmani , studimet deri ne vitin e katërt i kreu me sukses për çka shquhej si student i dalluar shumë i sjellshëm dhe organizator i mirë ne mësime ligjerata dhe ushtrime .Gjithëçka do te ja ndryshoi rrjedhat e jetës se tij e qe para përfundimit te semestrit te tetë studimet ne vitin e katërt ja nderperu një Ftesë nga APJ,i cili qe i detyruar te shkojë në Sherbim Ushatrak.

 

Jeta studentore dhe ajo e ushtarake ishin krejtësisht te ndryshme,por me zgjuarsi dhe mençuri i përballoi te gjitha sfidat si ushtar shqiptarë . E kështu ne ditët e fundit kur duhej ta perfundonte sherbimin e rregullt ushtarak dhe duhej te kthehej ne gjirin e ngohët familjar në shtëpi, e ditët i numëronte me gishtat e njerës dorë,por edhe kur i kishte marrë nga prinderit edhe Rrobet civile. Një kurthë e pa parashikuar një thikë pas shpinde pa e me deshmitar genjështar spiun te shkinisë të cilët nuk i kishte parë kurrë me parë e me një inskenim fallso- fashist të pa pritur Selmani përfundoi ne burg.

 

Selmani, ishte dënuar në Burgun Ushtarak të ish-Jugoslavise me 1982 ne Lubjanë me 13 vjet burg, bashkë me Abedin Balaj dhe Hasan Kurtin.

Selmani, mbajti vujatjen e denimit pa u përkulur fare por në shpirtin e tij do te lindte urrejtja edhe ma e madhe për at sistem dhe për ata njerëz qe e privuan pa fakte nga liria.

 

Pas vuajtjës se denimit kthehët ne Kosovë dhe kontakton me miq e ish kolegë te studimeve, kisha kontakte te vazhdueshme me te dhe ne banesën time ne Vushtrri i cili pa hezitim mi ka treguar te gjitha vuajtjat dhe persekutimet shtazarake gjatë kohës se burgut te cilat ishin shnjerzore dhe fashiste çka mundet me përjetue as kafsha por i perjeton një i burgosur shqiptarë ne kazamatet e ish Armates jugosllave. Dhe mes tjerash nga vitet 90-ta kishte vendos te mergonte ne Suedi.

 

Burgjet politike, përndjekjet e te rive dhe mërgimi ishin fat i qindrra shqiptarëve që nuk u nënshtruan e nuk u ndalën kurrë duke punuar, kontribuar dhe sakrifikuar për atdheun e tyre, te dashur këtë rrugë të sakrificës e kishte zgjedhur atdhetari Selman Fetaj .

 

I cili fillimisht ishte strehuar ne qyteti Örebro te Suedis,ku pas një kohe të shkurtër hapi Shkollën shqipe për nxenësit mergimtarë te cilën punë e ushtroi disa vite rresht.Ne anën tjetër u Regjistru ne shkollat suedeze të cilat i përfundoi me sukses te shkëlqyeshme dhe fitoi titullin Përkthyes Shtetror një herit ishte i punësuar si nepunës Zyrtar ne Komunë e Örebros, te cilën punë e kreu deri ne ditët e fundit te jetës se tij

 

Ishte prijjetar dhe Organizatorë i shkëlqyer në te gjitha Ndihmat karrshi Kosovës,dhe gjerat tjera qe i ka kërku atdheu. Ai ishte gjithëmonë shembull ishte i pari por kishte autoritet te madh edhe të mërgimtaret tjerë shqiptarë. Selmani shpesh thonte“Ne kemi deviju një herë dy herë nuk guxojmë te devijojmë se na mallkon Kodi i atdheut“

 

Miq te dashur …

 

E kam shumë të vështirë ne këto çaste pikëllimi ti vjeli fjalët nga sinorët e thellësisë së shpirtit e të ja u them këtu sot para jush për me të dashurin  dhe me të respektuarin  me të urtin tim  të shtrenjëtit Selman Fetaj.

 

Selman Fetaj ishte dhe mbeti një burr krenar , energjik e stoik, guximtare dhe e papёrkulur. Me vendosmëni të pashoqe, u ba shembull qëndrese dhe u përballi vuejtjeve, survejimeve dhe sakrificave. Sigurisht nji viktimë ndër mija viktimash të shumta shqiptarësh, por sigurisht një hero midis herojve si shumё bashkëmoshatarë te tjerë të burgosur , mes tё cilave Selman Fetaj , spikaste me shpirtin e tij tё pamposhtun, si një bir i Kosovës martire

 

Bashkëshortja vëllau fëmijët e tij, e gjithë familja Fetaj, ruejnë respektin, nderimin dhe kujtimin e tijj, si njeri të dashtur dhe i sakrifikuem, si prind dhe baba,e gjysh i shembullor, që do tё mbetet e paharrueme në historinё e kёsaj familje dhe e mbarë fshatit Strellc.

 

Ne u shprehim bashkëshortës,vellaut,fëmijëve, dhe gjithё familjes të Selman Fetaj, ngushёllimet ma të ndieme e ma të thella..

 

Pushoftë në Paqë! –

Më 9 janar 1913 lindi Richard Nixon, Presidenti i 37 i SHBA

VOAL – Presidenti i 37 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasardhësi republikan i demokratit Johnson, Richard Nixon (Riçard Nikson) lindur më 9 janar 1913 dhe vdekur më 22 prill 1994, hyri në histori si ai që intensifikoi përpjekje ushtarake në Vietnam dhe që u rrëzua nga skandali i Watergate. Por nën presidencën e tij, u shfaqën shenja të një krize të thellë ekonomike: shpenzimet për luftën në fakt dhe ato të destinuara për politikë sociale kishin provokuar një deficit të fortë të buxhetit të Shteteve të Bashkuara.

Nixon u lind në një fermë të vogël në Kaliforni nga një familje e vogël borgjeze. Ai ndoqi kolegjin, si çdo amerikan i mirë, dhe më vonë Duke University, fakultetin e drejtësisë. Pas diplomimit, ai hapi një firmë ligjore në Yorba Linda, vendlindjen e tij. Këtu ai u martua me Patricia Ryan në vitin 1940.

Në vitin 1942, kur SHBA hyri në luftë, ai u shpërngul në Uashington ku punoi për një zyrë qeveritare. Atje ai fillon të marrë pjesë në mjediset e duhura dhe të kuptojë se e ardhmja e tij është në politikë. Disa vjet më vonë ai vendosi të ndiqte një karrierë politike në partinë republikane dhe në vitin 1946 ai hyri në Dhomën e Deputetëve. Në vitin 1948 ishte anëtar i Komisionit Parlamentar për aktivitetet antiamerikane dhe raportoi veten për kundërshtimin e ashpër me Alger Hiss, një spiun në pagën e Perandorisë Sovjetike. Një ngjarje amerikane “Dreyfus” pothuajse hapet, pasi vendi ndahet në dy: disa lavdërojnë punën e Nixonit dhe atyre që në vend të kësaj e konsiderojnë Hissin në qendër të një komploti dhe për këtë arsye të pafajshëm.

Pas dy raundeve elektorale ai u zgjodh senator dhe, në vitin 1952, gjeneral Eisenhower e zgjodhi atë si nënkryetar të tij. Ai e mban këtë pozicion për tetë vjet, gjatë të cilit kryen një rol të ndjeshëm diplomatik, ndër të tjera, me Nikita Hrushovin dhe Fidel Castron. Periudha është shumë kritike në lidhje me marrëdhëniet midis superfuqisë amerikane dhe asaj sovjetike.

Nixon udhëton pa u lodhur dhe ndërthur marrëdhëniet (ndonjëherë konfliktuale) me udhëheqësit sovjetikë, duke fituar kështu kandidaturën për presidencën. Por në vitin 1959 ka një yll tjetër në rritje. Emri i tij është John Kennedy dhe mesazhi i tij i hapjes, lirisë dhe barazisë thyen përmes të rinjve. Nixon është mposhtur. Ai pastaj u përqëndrua në punën e tij si avokat, ai shkruan dhe udhëton shumë, si në Evropë dhe në Azi. Megjithatë, ai vazhdon të ndjekë politikën me zell të madh, aq shumë sa të jetë një nga analistët dhe interpretuesit e tij më të ashpër.

Në vitin 1968 ai kthehet me një imazh më të moderuar politik, duke ndjekur indikacione nga partia republikane, pakënaqësinë e amerikanëve për shkak të luftës së Vietnamit ende në zhvillim e sipër. Duke përfituar edhe nga ndarja e brendshme e Partisë Demokratike, ai zgjidhet president duke fituar me një gamë të gjerë votash mbi Hubert H. Humprey. Në vitin 1972 ai riprodhoi suksesin e tij duke fituar përsëri me një diferencë historike kundër George McGovern.

Kryevepra e tij politike mbetet qasja ndaj Kinës, e konceptuar gjithashtu në një funksion anti-sovjetik. Një strategji që studiohet në detaje së bashku me Sekretarin e Shtetit Henry Kissinger dhe që gjithashtu kalon simbolikisht përmes lojës historike të ping-pongut midis amerikanëve dhe kinezëve.

Por ngjarja padyshim më e rëndësishme e presidencës së tij është Lufta e Vietnamit. Mijëra amerikanë të rinj, në fakt, vuajnë dënimet e ferrit në Indokinë të largët, të dërguar më parë për të luftuar nga Kennedy. Situata është dramatike dhe delikate në nivel ndërkombëtar, përveç faktit se Amerika, siç njihet tani me filma, romane dhe shkrime, është dëshmuar qartë. Pas konsultimeve të gjata me krahun e djathtë (gjithmonë Kissinger), ai vendos të tërheqë ngadalë trupat amerikane. Në vitin 1973 marrëveshjet e paqes u nënshkruan në Paris, por shumë amerikanë të kapur nga vietnamezët mbetën të zhdukur dhe në Shtetet e Bashkuara polemikat nuk u qetësuan. Ajo që duhet të ketë qenë një përballje kundër Rusisë, shndërrohet në një humbje për administratën Nixon.

Në një klimë të tillë të vështirë, u përhap edhe skandali i Watergate, i cili filloi natën e 17 qershorit 1972, kur pesë burra u kapën në selinë e komitetit zgjedhor të Partisë Demokratike, ku ata kishin hartuar një plan sekret të frikësimit dhe spiunazhit në dëm të kundërshtarëve politikë . Nixon deklaron veten të huaj për faktet, por provat tregojnë se ai kishte urdhëruar FBI-në të ndalonte hetimin e rastit, duke u përpjekur të mbulonte skandalin. Për të shmangur fajësinë ai dha dorëheqjen, i vetmi president amerikan në histori që bëri një gjest të tillë. I mbingarkuar nga ngjarjet, ai e lë skenën me një fjalim dramatik në TV. Një muaj më vonë, pasuesi i tij, Gerald Ford, dënoi të gjitha krimet e tij dhe i dha atij imunitet ndaj veprimit të autoriteteve gjyqësore federale.

Më vonë, në sajë të këmbënguljes së tij dhe temperamentit të tij, të favorizuar edhe nga era konservatore që po defektonte në SHBA nga Ronald Reagan, në vitet 1980 filloi ringjitjen. Ai rishfaqet në debatet televizive, ndjek sallonet e Uashingtonit, madje jep këshilla për administratën amerikane. Së fundi, gazeta Newsweek i kushtoi atij kopertinën në vitin ’86, një shenjë definitive dhe e prekshme e një virgjërie të re publike.

Kur vdiq më 22 gusht 1994, presidenti i atëhershëm, Bill Klinton, kujtoi figurën e tij dhe disi e mbrojti atë, duke rehabilituar imazhin e tij dhe duke punuar jo vetëm si burrë shteti por edhe paradoksalisht si njeri i paqes . Megjithatë, sipas sondazheve të fundit mbi revistat prestigjioze, shumica e amerikanëve shprehin një gjykim negativ moral mbi Nixonin, kryesisht për shkak të përfshirjes së tij në çështjen e paharrueshme Watergate./Elida Buçpapaj

Me 6 janar 2020 në New York u nda nga jeta Zonja Albina Pervizi një viktimë e heroinë e kampeve të internimit

      Albina ishte vajza e pârafundit e Major Llesh Mararshit, me tre vllazën e një motër ma të vogël.

      Më maj 1945 ata internohen famijarisht në Berat, ku Albina ishte  gjashtë vjeçe. Me kapjen e Llesh Marashit, famija  lirohet, dhe ajo në atë moshë fëmijore, ishte e pranishme në varjen e babës, pra tue pësue një tronditje të madhe që në atë moshë të njomë. Në shpirtin e saj lindi urrejtja për ata që ia kishin vra babën. Por në ato kushte familja qëndroin në Shkodër, ku ajo mundi te vazhdojë shkollën dhe gjimnazin.

Në këtë kohë më 1955 arratisën dy vllaznit e saj, Alfredi e Rudolfi dhe i treti Eduardi përfundon në burg. Albina me nanën internohen ne fermën Ḉlirimi të Fierit. E motra Gjina ishte martue me një Pistullor. Si e internueme përfshihet në punë të detyrueme në bujqësi, deri më 1958. Nërkohë ishte fijue me Genc Pervizin, djalin e dytë të Prenk Pervizit dhe u transferue ne Gradishtë të Lushnjës ku u ba martesa. Burrë e grue në punët e randa të bujqësisë të përbalueme me forcë të madhe shpirtnore0 Ajo u ba nanë e gjstë fëmijëve, dy vajza e katër djem.  Genci ishte me internim te rrebtë pas 10 vje burg, dhe s’lejohej tëlëvizte nga kampi i Gradishtës, që ishte dhe sektor i Fermës ku pmunonin.  Përshkruim i kësja përiudhe, duket normale, ndërsa gjenja ishte e rëëndueme. Trajtimi i keq dhe gjithmonë nën kontrollin dhe peshën e frikës nga Dega e Brendshme.

Kjo gjendje përballohej me krenari e vendosmëri për të mos u mposhtë kurrë. Në Gradishtë e banë disa arrestime dhe dhe mbretnonte klima e pasigurisë. Në Gradishtë rrinin dhe nana e Gencit, pra e shoqja e Gjeneral Prenk Pervizit dhe djali i madh Valentin, kurse djali i tretë, Leka, ishte i internuem ne Pluk, afër Lushnjës. Në këto kushte dënimi e frike, Albinës i baahet gjyqi para popullit, duke e demaskue se fliste në fushë kundër partisë e shtetit.  Ky desmakim ishte si presion mbi burrat, pra Gerncin e Valentinin. Ku s’vonoi dhe u demaskua dhe grueja e Lekës në Pluk, Gjuliana ose Beba.  Grue kurajoze e krenare, e pamposhtun në çdo rast. Nanë shembullore qe në ato kushte të vështira i rriti fëmijët me sakrifica e mundime, me forcën e krahëve, në kanalet e parcelat bujqësdore ku të internuemit ishin detyrue të punonin. Ndërkohë i bien fatkeqësi të tjera, agjentët e sigurimit ia vrasin vëllanë e madh Alfredin në Paris. Pastaj i Vëllajt  thetër  në burg, Eduardit,  i pritën dy ka   mbët e lirohet, po  por dhe ai vdes. Pa spak vdes dhe e ama.  Pra diktatura e kishte ba punën e vet masakruese të familjës së saj. Që vazhdonte me familjën ku ishte martue, ku gjyshja e grencit kishte vdekë në tepelenë, Një foshje gjashtë muejshe, në Gradishtë, Në prill 1977 vdes Nana e ter vlazënve, zoja Ana Percvizi, pas 32 vjet internim. Pas pas pes muaj vdes Gjneral Prenk Pervizi në Belgjikë. E së fundi i shoqi, Genci, vdes ne prill 1989, në pragun e lirisë, pas 42 vjet burg internim. Ku ana makabre dhe e shpirtligësia e komuniëve arriti kulmin, sepse Lekës, që ishte i ndaluem rrebtësisht të lëvizte nga Pluku, mezi i dhënë leje të shonte e të vinte brenda ditës, pa e lejue që të merrte pjesë në varrimin e vëllajt. Këto rrethana të  tregueme si njohuni,  fshehinne vetvete,  tragjedinë që po kalonin të internuemit e të burgosunit.

Nën terrorin që mbretnonte kudo, e nën të cilin ishe i detyruem të jetoje e punoje, nën diktatin e komunistëve, që i kishin vue vetës si qëllim asgjisimin e familjëve ma të mira të Shqipnisë, për –robër. në skllavë e bujk-robër. Albina ishte një vajzë e grue krenare, se asaj gjendje iu përgjigj me krenari e vendosmëni të pashoqe, duke u ba shembëll qëndrese e përballimi të vuejtjëve, mundimëve e sakrificave. Patjër në viktimë nddër mija viktima të tjera, patjetër një heroinë siç ishin heroina gjithë vajzat e gratë, e internueme. Ku Albina, spikaste e veçantë dhe e pamposhtun,  heroinë e vërtetë.  Fëmijët e saj, dhe e gjithë familja Pervizi, ruejnë respektin, nderimin dhe kujtimn e saj, si njeri i dashtun, grue e nanë shembullore, dhe që mbetët e paharrueme në historin e familjës.  Revista Kuq e Zi, u shpreh fëmijëve, dhe gjith familjës së Prenk Pervizit, ngushullimet më të ndiera e të thella. Pushoftë në Paqë.

Voal.ch merr pjesë në dhimbjen dhe pikëllimin e madh për humbjen e Albina Pervizit, heroinë e qëndresës ndaj diktaturës komuniste, dhe iu shpreh ngushëllimet familjes, miqve dhe të afërmve!

Requiescat in pace!

Gradishtë, vitet e parë, 1958-1966.

Beba, Nana dhe Albina ame fëmijë.

 

Gradishtë 1970

Genzi, Albina, Beba e Leka e fëmijë   

 

Gradishtë 1989, famija komplet në pragt të lirisë  

Notre-Dame de Paris , 1993

Albina, Valentini e Leonardi.

Bruksel, 1995

Albina, Vidra,Valentini e Beba

Jeanne d’Arc – heroina kombëtare e Francës (Zhanë D’Ark – 1412- 30 maj 1431)

Jeanne d’Arc (Zhanë D’Ark – 1412- 30 maj 1431) është heroina kombëtare e Francës. Ajo u gjykua dhe u ekzekutua për herezi kur ishte vetëm 19 vjeçe. Pas 24 vitesh nga vdekja e saj ajo u cilësua martire. Në vitin 1909 ajo u lumturua dhe u pranua si shenjtore në vitin 1920. Zhan D’Ark pohonte se kishte vizione nga Zoti, të cilat i rrëfenin asaj të rimerrte vendin e saj nga dominimi anglez në fund të Luftës Njëqindvjeçare.

Në kohën kur zhvillohej Beteja e Harengave (Francë, 1428) një vit aspak i mirë për Francën, një vajzë fshatare në Shampanjë dëgjonte zëra dhe shihte vegime. Ishte tepër e shkujdesur, jashtëzakonisht fetare derisa mbushi 13 vjeçe – mosha kur filluan t’i flasin zërat. Ajo thoshte se zërat vinin nga Shën Mikeli, Shën Katerina dhe Shën Margarita, të cilët më vonë arriti t’i shihte.

Quhej Zhan d’Ark. Studiuesit bashkëkohorë thonë se apostrofi është një gabim gramatikor. Emri i saj i vërtetë ishte Jehanne (shqiptimi i vjetër i Jeanne) Darc. Zërat i thanë se Zoti kishte një mision të veçantë për të. Ndërsa rritej, zërat bëheshin më specifikë. Kur u bë 16 vjeç, zërat i thanë se duhej të ndihmonte Delfinin (djali më i madh i mbretit të Francës, përdorej si titull nga 1349-1830). Ata i thanë të takonte Delfinin. “Çojeni në shtëpi tek i ati dhe fshikullojeni mirë”, urdhëroi ai. Mirëpo zërat u bënë më këmbëngulës.

Karli e priti në mes oborrtarëve. Ai ishte veshur thjesht, jo si princ. Zhan nuk kishte parë kurrë ndonjë pikturë të tij, por e gjeti mes tyre dhe i tha diçka të fshehtë. Ai ngarkoi një panel të madh peshkopësh dhe studiuesish për ta ekzaminuar. Ata i thanë se mund t’i besonte. Delfini e vuri në krye të ushtrisë dhe i dha një shpatë. Zhan d’Ark iu lut që t’i jepte një shpatë të vjetër dhe të fshehtë, e groposur pas altarit të kishës së Shën Katerinës, në Fierbua. Njerëzit e delfinit gërmuan pikërisht në vendin ku tha Zhana se ndodhej shpata. Kur u bashkua me ushtrinë, Zhana vendosi të vishte rroba burrash për të mos rënë në sy, si dhe për t’u ndier më praktike.

Në 22 prill 1429 Sër dë Rotsler i shkroi një letër dikujt në Bruksel, në të cilën shkruante se “virgjëresha” kishte parashikuar se:

…Ajo do ta shpëtonte Orleanin dhe do t’i detyronte anglezët ta ngrinin rrethimin, se ajo vetë do të plagosej nga një shtizë në një betejë para asaj të Orléansit, por nuk do të vdiste, dhe se verën e ardhshme mbreti do të kurorëzohej në Reims…, si dhe gjëra të tjera që mbreti i mbante të fshehta.

Letra u çua në Bruksel, para se këto parashikime të vërtetoheshin.

Zhana udhëhoqi betejën në Orléans (1429). Gjatë një sulmi mbi një fortesë tjetër angleze, atë e plagosi një shigjetë. Nuk mund ta mbante dot vetë flamurin, por ngarkoi një ushtar që ta ngrinte atë mbi mur. Me t’u ngritur flamuri, francezët sulmuan nga të gjitha anët, u ngjitën mbi mur dhe e morën fortesën. Menjëherë pas kësaj, anglezët e hoqën rrethimin.

Gjysma e misionit të Zhan d’Arkës ishte kryer. Kishte mbetur vetëm kurorëzimi i mbretit në Reims.

Zhan dhe ushtria e saj i morën, njërin pas tjetrit, qytetet përgjatë që mbaheshin nga anglezët. Ajo ndoqi një taktikë të re për t’i mundur anglezët në fushëbetejë: duke mos u lënë kohë të zinin pozicione mbrojtëse. Francezët shkuan drejt Reimsit dhe Karli VII u kurorëzua. Ky ishte një çast vendimtar. Misioni i Zhan d’Arkës kishte përfunduar.

Zhan u gjykua si heretike nga teologët e universitetit të fuqishëm anglofil të Parisit dhe digjet në turrën e druve. Brenda tetëmbëdhjetë vjetëve, ushtria e re franceze i dëboi anglezët nga te gjitha pozicionet që kishin fituar gjatë më shumë se njëqind vjetëve. Zhan D’Ark u bë një figurë gjysmë legjendare për katër shekujt e mëvonshëm. Në vendlindjen e D’Ark është hapur një muzeum për nder të saj.

Më 6 janar 1919 u nda nga jeta Theodore Roosevelt, Presidenti i njëzet e gjashtë i SHBA

VOAL – Theodore Roosevelt, i njohur gjithashtu si “Teddy Roosevelt” ose thjesht “TR”, lindi në New York më 27 tetor 1858. Ai ishte Presidenti i njëzet e gjashtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me mandat zyrtar ekzekutiv nga 14 Shtatori 1901 deri më 4 Mars 1909. Ai gjithashtu mori çmimin Nobel për Paqen më 1906, dhe fytyra e tij është gdhendur në shkëmbin e malit Rushmore, së bashku me tre presidentë të tjerë të SHBA, George Washington, Thomas Jefferson dhe Abraham Lincoln.

Nga një familje e pasur, me origjinë Hollandeze, Presidenti i ardhshëm i vlerësuar i SHBA trashëgon pasionin e tij politik dhe orientimin republikan drejtpërdrejt nga babai i tij, i quajtur edhe ai Theodore, i vizioneve përparimtare. Nëna e saj, Marta Bulloch, e cila u rrit në një plantacion të Xhorxhisë, është një konservatore e vendosur. Të dy kanë një kompani të pasur tregtare.

Vitet e para të jetës së të riut Teddy i shënon një astmë mjaft e rëndë, e cila minon fizikun e dobët dhe të dobët të djalit, duke e detyruar atë të kalojë disa ekzaminime mjekësore. Sipas disa burimeve, nëna Marta do të sillte me vete Teddyn vogël, kur ishte vetëm shtatë vjeç, në procesionin e varrimit për nder të Presidentit Abraham Lincoln, më 1865.

Më 1876 Theodore Roosevelt hyri në Shkollën Juridike të Harvardit, duke e bërë veten të njohur në fushën e sportit, megjithë astmën e tij. Pasi u diplomua më 1880, ai bëri një udhëtim të shkurtër në Gjermani dhe më pas u regjistrua në shkollën pasuniversitare të drejtësisë në Columbia Low School. Zjarri për politikën është tashmë i fortë në këto vite dhe studenti i ri duhet të braktisë kursin, për t’i kushtuar vetes trup dhe shpirt në frymëzimin e tij maksimal. Anëtarësia në partinë republikane, pra, që ndodh në vitin e diplomimit të tij, e detyron atë të bëjë një zgjedhje mjaft të rëndësishme. Në të njëjtën kohë, nga një këndvështrim personal, ai mori një vendim tjetër të rëndësishëm, atë të martesës me të dashurën e tij Alice Hathaway Lee, gjithashtu më 1880.

Më 1882 ai mori detyrën e tij të parë politike si anëtar i parlamentit të shtetit të New Yorkut. Për këtë arsye, ai përfundimisht duhet të lërë kursin e specializimit në Kolumbi. Gjithashtu në po këtë vit, për të dëshmuar aftësitë e tij intelektuale dhe gjallërinë e tij nga çdo këndvështrim, ekziston edhe libri “Lufta detare e vitit 1812”, shkruar dhe botuar nga ai. Ai më pas vullnetarizohet në Gardën Kombëtare, si toger i dytë.

Ai u godit nga një tragjedi personale më 1884: gruaja e tij Alice vdiq gjatë lindjes, duke sjellë në jetë një vajzë, e cila gjithashtu do të vdiste menjëherë pas kësaj. Burri fajëson veten dhe merr vendimin të braktisë angazhimin politik dhe shoqëror, të paktën për atë vit, duke iu përkushtuar studimeve historike, në një tërheqje të izoluar në fermën e tij në Dakotën e Veriut.

Një vit më pas ai botoi librin e tij të dytë, “Ranchman Hunts”. Sidoqoftë, përkundër interesave historiografike, Roosevelt nuk i reziston sirenave të angazhimit politik dhe më 1886 ai kandidon për detyrën e kryetarit të bashkisë së New York-ut. Sidoqoftë, ai është mposhtur nga Abraham Hewitt. Po atë vit, në dhjetor, ai hyri në një martesë të re në qytetin e Londrës me Edith Carow; vitin e ardhshëm ai doli me botimin e tij të tretë, këtë herë kushtuar jetës së Thomas Hart Benton. Është vetëm një nga shumë biografitë e ndërmarra nga Presidenti i ardhshëm i SHBA, një autor frytdhënës në të gjithë bordin.

Ndërkohë, në vitin 1886 ai iu bashkua Komisionit Presidencial për Shërbimin Publik si anëtar, të cilin e rimori disa vjet pas presidencës. Ai e la këtë post më 1895, kur u bë Shef i Policisë në New York. Në ndërkohë, ai nuk i skualifikon energjitë e tij dhe fillon t’iu kushtohet botimeve më të hollësishme politike, siç janë esetë mbi “praktikën politike. Ekziston edhe një “Histori e New York-ut” e nënshkruar nga ai, datë 1891, dhe broshurat “Ideale Amerikane” e vitit 1897.

Gjithashtu më 1897 ai hyri në administratën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara William McKinley, si ndihmës sekretar i marinës, një organ në të cilin u dallua në konfliktin e rrufeshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës më 1898, me Kubën si teatër të ngjarjeve. Këtu ai mbledh një organ vullnetarësh, “Rough Riders”, duke i porositur personalisht ata gjatë konfliktit dhe duke punuar si një propagandist i shkëlqyeshëm, i fortë në stilolapsin e tij me të cilin ai udhëzon, megjithëse nga distanca, dërgimet e shtypit amerikan. Në fund të luftës, Teddy Roosevelt është një hero kombëtar, pavarësisht se batalioni i tij ishte ai që ka pësuar humbjet më të mëdha nga të gjithë.

Më 1899, në sajë të përshtypjes së shkëlqyer të ngjallur në luftë, ai u zgjodh guvernator i Shtetit të New York, si një anëtar i shquar i partisë Republikane. Sidoqoftë, më 1901 iu desh të linte detyrën, për të mbushur, në cilësinë e nënpresidentit, detyrën shumë më të rëndësishme të Presidentit të njëzet e gjashtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës; ngjarja që e çon atë në zyrën më të lartë politike të vendit është vrasja e Presidentit McKinley. Kur merr përsipër detyrën, TR është vetëm 42 vjeç dhe presidenti më i ri në historinë Amerikane.

Sidoqoftë, në vitin 1904, megjithë disa dyshime të ngritura nga mjedisi i vetë republikanëve, Theodore Roosevelt u konfirmua dhe u bë përçues i një politike populiste, të pa paragjykuar, e cila nuk arriti të jepte fryt. Gjithashtu vendosi një pension për veteranët e të gjitha luftërave. Në politikën e jashtme ai promovon paqen, ndërsa mbron interesat amerikane në botë, veçanërisht me forcë, veçanërisht në Meksikë dhe Panama.

Theodore Roosevelt nënshkruan traktatin që sanksionon ndërtimin e Kanalit të Panamasë, i cili ka qenë i siguruar për kontrollin ekonomik amerikan për mbi tetëdhjetë vjet. Siç është dhe vendimi i tij për të pushtuar Republikën Dominikane, në përputhje me ato që ai e quan “Corollary Roosevelt”, një lloj përbërëse e “Monroe” e mëparshme, e cila mbron përdorimin e forcës në çdo pikë në tokë me qëllimin e ruajtjes së interesave nacionale.

Më 1905 ai ishte ndërmjetësi i jashtëzakonshëm i paqes në luftën e përgjakshme midis rusëve dhe japonezëve, për çka vitin e ardhshëm, fitoi çmimin Nobel për Paqen. Ky çmim natyrisht kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e favorizimit të tij popullor. Katër vjet më vonë, në vitin 1909, duke mbajtur një premtim të bërë në kohën e zgjedhjeve të para, Teddy Roosevelt nuk u kthye në zgjedhje, duke e lënë skenën pasardhësit të tij republikan William Howard Taft, i cili u zotua të vazhdojë linjën e tij.

Ruzvelti udhëton në Afrikë për një periudhë pushimi, duke iu përkushtuar studimeve dhe udhëtimeve të gjuetisë. Sidoqoftë, jo i kënaqur me veprimet e Taft, ai e kundërshtoi atë në kongresin e Çikagos, më 1912. Me atë rast dhe në funksion të zgjedhjeve të afërta, Roosevelt themeloi partinë përparimtare, të quajtur edhe “Bull Moose Party”, e cila mori 27% e konsensusit dhe e shënon, për herë të parë dhe të vetme në historinë amerikane, një pikë kthese në kundërshtimin klasik midis demokratëve dhe republikanëve. Teddy arrin të mposht rivalin Taft, megjithatë presidenti i 28-të amerikan i zgjedhur atë vit është demokrati Woodrow Wilson.

Pasi u përpoq të formonte një trupë vullnetarësh për t’u dërguar në luftë gjatë Luftës së Parë Botërore, Theodore Roosevelt vdiq nga një emboli në 6 Janar 1919, në Sagamore Hill, Oyster Bay, New York. Ndër të tjera, Theodore Roosevelt është i njohur për pasionin e tij për natyrën si dhe angazhimin e tij për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë natyrore të Shteteve të Bashkuara./Elida Buçpapaj

ÇKA ME I URUE FRITZ RADOVANIT SOT, NË 80-VJETORIN E LINDJES SË TIJ? – Nga Zeqir Lushaj

E pra, te dashur lexues, sot dita e 6 Janarit eshte plot dita e 80-vjetorit te lindjes se mikut te revistes ZemraShqiptare, (e i te gjithe atyre qe kane vertete zemer shqiptare), publicistit, historianit, piktorit, multikulturologut shkodran Fritz Radovani. Biri i Shirokes historike, nipi i te madhit Luigj Gurakuqi, intelektuali vertete i pavaruar e atdhetar Fritz Radovani ka nje biografi te lakmueshme atdhetare. Valet e jetes e hodhen shume larg ne Australi ku edhe feston sot me mall dekaden e 8-te te jetes por hapat e Fritzit ndjehen perdite bregut te Bunes, rreze mureve te Rozafes, kalldremeve te Shkoderloces e deri nalt ne Cukal, Juban, Velecik e Kelmend, Hot e Grude… e muzika e atyre hapave (hapa jete) sikur redaktohet e rikompozohet aty, mbi Taraboshin gjigand e sikur na flet te gjitheve FRITZIN E KEMI KETU!

Per te nderuar vellin, shokun, mikun tone Fritzin sot, ne kete dite te shenuar po botojme pak biografi dhe nje interviste qe para do vitesh kemi zhvilluar sebashku po ne ZSh. Nuk po kerkojme gjera te reja se vet Fritzi eshte dite per dite e me i ri, me i bereqetshem, me i nevojshem, me afirmatv, me i dashur per lexuesit, me atdhetar.

Te pacim Fritz Djali i shkoderloces historike kryeqendres shumeshekullore te Gegnise Shqiptare. Puna jote e ka kapercyer shekullin e sot po te urojme ta kapercesh edhe Ti.

***

Fritz Radovani u lind në Shkodër me 6 janar 1940. Në bombardimin e bamë nga Aleatët me 13 tetor 1943 në Tiranë, ìu vra i ati Kol Radovani, major i policisë shqiptare dhe u rrit me t’ëmën. Në vitin 1956, në Shkodër ka përfunduar shkollën e mesme Pedagogjike. U emënue nga Ministria e Arsimit në Burrel, në fshatin Macukull. Për nevoja shendetsore u kthye në Shkodër dhe u emënue disenjator në Kabinetin Pedagogjik, ku punoi 4 vjet. Mbas katër vjetësh,kaloi mësues në lagjen Liria po në Shkodër. Gjatë asaj kohë pra, në vitin 1965 ka përfunduar Liceun artistik me korrespondencë në Tiranë. Nuk ìu dha e drejta me vazhdue shkollë të lartë për arsye biografie. Në vitin 1968 në periudhën e Revolucionit Kultural, mbas arrestimit të dytë të vëllaut të madh, u transferua në fshatin Kosmaç, mësues në klasat fillore. Në vitin 1969, u largua nga arsimi dhe u emënue piktor në fabrikën e Tekstilit Shkodër. Aty nuk vazhdoi vetëm dy vjet me titull Piktor dhe kaloi në organikën e asaj fabrike si punëtor reparti stampimi deri me daljen në pension të parakohshëm në vitin 1992.

Që nga viti 1967 nuk ka pas të drejtë as me marrë pjesë në ekspozita pikture.

Që nga viti 1945 dhe deri në vitin 1998 (tue përjashtua vitet 1961–1964) ka pas vazhdimisht një njeri të familjes në burgjet e kampet e shfarosjes, prandej edhe ka qenë gjithmonë i përfshimë në “luftën e klasave” të pushtetit komunist. Në vitet 1945 janë arrestuar dy dajat Paulin e Mikel Prennushi. Paulini ka ba 5 vjet burg e 5 vjet internim. Mikeli ka ba 10 vjet burg. Në vitin 1946 është arrestuar axha i nënës At Mati Prennushi, Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, i cili është pushkatuar me 11 mars 1948. Në vitin 1948 është arrestuar daja tjetër prift Don Kolec Prennushi, i cili mbas hetuesisë ka vdekur në vitin 1950. Në vitin 1950 është arrestuar vëllau Alfonsi, dhe është dënue 8 vjet burg me grupin e studenteve të Gjimnazit Shkodër. Eshtë arrestuar prapë në vitin 1967 dhe është dënue me grupin e klerikëve të Tiranës, me 10 vjet burg për pikëpamje fetare tue u përfshi në nenin e “Agjitacionit e Propagandës kundër pushtetit”.

Në vitin 1991, në muajin janar u zgjedh Kryetar i Sindikatës së Fabrikës Pëlhurave të Shkodrës, në periudhën e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Po këtë kohë u zgjedh edhe anëtar i Kryesisë BSPSh (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna Shqiptare) në Shkodër, për sektorin e propagandës dhe marrëdhënieve mes besimeve. Ka kontribuuar në përmbysjen e qeverisë komuniste të Ramiz Alisë, tue organizuar mbledhje, mitingje, greva dhe në radio “Shkodra” e gazeta, me artikuj kundër komunizmit. Nuk u pajtue asnjëherë me demagogët dhe komunistët e konvertuem në “demokrat” e “socialist”, për këtë arsye edhe nuk kam ba pjesë asnjëherë në asnjë parti politike të djathtë as të majtë. Kjo e ka shtye që në vitin 1997 me u larguar nga Shqipëria ilegalisht, mbasi u kercnue me vrasje. Në vitin 1998 u kthye në Tiranë dhe në vitin 2000 ka emigruar në Australi. Edhe këtu nuk kanë munguar veprimet kundër tij nga metastazat e Sigurimit famëkeq të komunistëve të Tiranës. Falë Shtetit Australian që i ka siguruar jetën.

Këtu ka përfunduar në vitin 2002 librin “Një monument nën dhe” dhe ka vazhduar punën për një botim të dytë të librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, i botuem për të parën herë në Shqipëri në vitin 1993. Në vitin 1992-1993 është bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, libër i cili i është dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës në Shqipëri me 25 prill 1993. Kam përfundue edhe librin “Gurt’ e Parë” dhe është futë në “labirintet e demokracisë përparimtare”, me mujtë me i dhanë rinisë një punë tjetër modeste nga ana eme. Dy të fundit janë dorëshkrime. Përveç “publicistikës” tashti Radovani po punon mbi një libër të vogël (xhepi) për mësimin e bazave të para të GJUHËS SHQIPE (Gegërishtja e sotme), për nxënësit e rritun në Australi që kanë përfunduar shkollat e ulëta e nuk njohin Gegërishten.

***

Zeqir Lushaj: Intervistë ekskluzive me publicistin Fritz Radovani

28.10.2012

-THUEJ DY FJALË PËR VEDI, MORE BURRË!

-28 pyetje-përgjigje, me të nderuarin Fritz Radovani-

Nga Zeqir Lushaj

-Ne gazetarët, jemi diçka si puna e mjeshtërve. E dini si thonë për mjeshtërit? “Rregullojnë tërë jetën shtëpitë e të tjerëve dhe harrojnë shtëpinë e vet”. Edhe gazetari shkruan tërë jeten për të tjerët (dhe mirë bën), por për vet gazetarin, thuajse nuk kujtohet kush! Mjafton që i shihet emri në gazeta a libra dhe kaq.

Ndaj edhe unë sot, ju drejtova me shumë deshirë për një intervistë, gazetarit, publicistit, shkrimtarit,  artistit, politikanit, historianit, aktivistit të gjithanshem shoqror , bashkpunëtorit të shquar të revistës emërmirë “ZemraShqiptare”, zotit Fritz Radovani.  Titullin e  kësaj interviste, si rrallë herë në praktiken time të gazetarisë, e paracaktova: -Thuej dy fjalë për vedi, more burrë!

Hajt pra, ta ndjekim këtë bisedë me shkodranin që na flet nga njëri prej cepave më të largët të Globit, nga Melbourne – Australi-

A. Fritzi-prindërit- Shkodra

1. Zotni Fritz: Emri juaj tingëllon diçka si emër i huaj! Ndaj, sëpari, na fol pak për veten dhe emrin tend.

Përgjigje: Ju falnderoj që jeni kujtue per këte intervistë në këto ditë feste nder ma të paharrueshmet dhe të perjetshmet për Shqiptarë kudo që janë! Baba, Kolë Tomë Radovani, i perket fisit Ejllori, të ikun mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit në kater anët e Botës…Një degë e vendosun në Dalmaci, nga plaku Rrok, mori këte mbiemen Radovani. Në shtëpi të Radovanëve në vitin 1874, në pjesën e mbrapme të saj, thëmelet e së cilës janë kenë deri në vitët 1965, asht kenë hapë edhe shkolla e parë shqipe, e cila dokumentohet me shenimet e asaj Famulli të bame nga Don Zef Ashta, që e hapi i pari atë shkollë, tue mbetë një nga ngjarjet ma me vlerë në historinë e Rilindjes kombëtare per  arësimin tonë Shqiptar.

Në rregjistrin e Famullisë së Shirokës, në faqen 22, për fat ruhet shenimi edhe sot: “Shkolla ose Mësonjtoria për djelm xu fill në vjetin 1874 e, kje çilë e mbajtë prej Meshtarve që shërbenin si famullitarë. Kështu, djelmënia e Shirokës pat rasë të mirë me xanë me shkrue, me lexue e pak aritmetikë.”  (Nga studjuesit Gjush Sheldija, Sander Troshani dhe Gjovalin Pavaci, për këte shkollë shqipe.)

Nana e Babës tim ishte Gjystja Gurakuqi, bash vajza e axhës së Atdhetarit Luigj Gurakuqi. Nana ime Viktoria, ishte e fisit Prennushi nga Shkodra.

Miqsia e Babes me një oficer austriak tek gazermat nalt Shirokës, ku Baba u njoh me jeten ushtarake të Austrisë, trashigoi emnin tim Federik (shkurt Fritz).

2. Ku të dhemb zemra më shumë, kur kujton prindërit?

Përgjigje: Ndoshta pak kush kujtimet e para i fillon me gjakun e derdhun të Babës në korridorin e shtëpisë, në 13 Tetorin e 1943, kur Ai ishte 40 vjeç…në Tiranë, por kur Nana merrte rrugat me shkue nder kampet e shfarosjes komuniste me i çue pak gja vllaut të madh, që u dënue dy herë apo dajave tanë, të burgosun njenimbastjetrit ishin shumë ma pak se kur u kthye nga burgu i Fretenëve të Shkodres, me një strajcë tesha të flliquna e të gjakosuna nga torturat e xhelatëve…me 11 Mars 1948, kur i kishin pushkatue axhen e Saj,  At Mati Prennushin… Dhe tregoi, se Dulaç Lekiqi, tek dera e Burgut i kishte thanë me kapadaillek: “Mos sill ma ushqime se e kemi pushkatue!”

3. Ç’farë mendon se ke korigjuar tek fëmijtë e tu, kur kujton fëmijërinë tënde?

Përgjigje: Vetem  “harresen” e sofratasave! Ndersa, frika ndaj “Besimit tek Zoti” ishte e pranishme deri në 1990, kur djalin e paditen se mban Kryq në qafë…

Vajza kur ishte maturante per fat nuk më ka tregue se me daten 2 Prill 1991, Ajo do të shkonte para komitetit partisë, ku u bane vrasjet e mnershme në prani të nxansave të shkollës “Jordan Misja” , ku ishte edhe vajza ime në rreshtin e parë…

4. E di se je i kënaqur me jetën në Australi, por guxoj të të pyes se: -a mund të ketë në botë ndonjë vend më të bukur se Shkodërlocja për djalin e Radovanëve?

Përgjigje: – Shkodra, Rozafa, Shiroka,  Zalli i Kirit dhe Rrëmaji i 11 Nandorit 1990, kur Kleriku Don Simon Jubani, shpalli Demokracinë…Nuk persëriten Kurrma!

5. Kur udhëton me biçikletë nëpër qytet, a fishkëllon, (si pa dashur), këngë popullore qytetare shkodrane…?!

Përgjigje: Më pelqejnë fjalët e atyne kangëve…e shpesh kujtoj një prej Tyne, me të cilen më lidhin shumë kujtime:”Në Shkodren tonë ka ra një dritë!”…E kur merzitem, këndoj nënza: Nga “Juda Makabe”… “tradhëtarët na lanë pa Atdhe!”

B. Botkuptimi për religjjonin

1. Ç’është feja, për zotin Radovani?

Përgjigije: Do të persërisë njohjen e parë me Fenë Katolike nga fjalët e dajës tim Don Kolec Prennushi, kur ishe 5 ose 6 vjeç  në qelen e Tij, në Dajç të Bregut Bunës së Shkodres, dy vjet mbasi “kishin hy këta”(komunistët) në 1946, kur më mësoi:
“Na kemi le Shqiptarë dhe jemi të gjakut Gjergj Kastriotit, mbasi jemi Pagzue jemi ba Katolik…unë u bana prift…ti neser do të rritesh, do të shkosh nder shkolla…

Por, “Emnin Shqiptar dhe Besimin Katolik” ASNJEHERË mos i ndrysho as mos i tradhëto ashtu si i tradhëtojnë komunistët!”…

2. Një Dikush i ditur ka thenë se: “feja është një skllavëri e nevojshme shpirtërore”. A jeni dakort?

Përgjigjie: Jo, absolutisht jo! Feja cilado kjoftë Ajo, që besohet me vetdije dhe e padhunueme, asht optimizmi i jetës, asht sigurija në të ardhmen dhe asht Ajo, që ushqen nder damart e gjakut Dashninë, Miqsinë, Bujarinë, trimninë dhe të domosdoshmen tolerancë nga Familja e deri tek Shoqnia dhe Shteti.

3. Pse nuk e vrau Zoti Enver Hoxhën që shkaterroj fenë dhe institucionet fetare?

Përgjigje:-  Më vjen shumë keq që nuk e dini  sesi ka perfundue diktatori!

Ai kishte disa vite që nuk shihte me sy, mandej, në sofer ku ishin të gjitha të mirat, ai nga viti 1972 me që vuente nga diabeti, ushqehej me pak ushqime pa kripë, dhe nuk shijonte asgja…E mbylli jeten pa mend në kokë…budallë! Ai nuk dinte ku asht dhe ku po shkon…persa vite e vite! Si do me të vra Zoti ndryshej?…

4. A mos është më tolerant vet Zoti, se sa ne krijesat e tij? Nese “Po”, pse kështu?

Përgjigje: Zoti asht Dashnia e Pafund. Çdo njeri asht Krijesë e Tij. Ati falë edhe kur nuk di me kerkue ndjesë fajtori. Po kur fajtori “nuk do me kerkue falje” dhe,  jo vetem asht i pandreqshem, por bahet edhe dhunues e vrasës i Veprave të Tij, atëherë zemrimi i Zotit, asht “mos e provoftë Njeriu”…

Ate, që kanë provue per 47 vjet Shqiptarët!

5. Përfytyro veten një çast përpara Jezu Krishtit. Ç’farë do t’i kërkoje Atij?

Përgjigje:-Populli Shqiptar per 47 vjet Kristjanë dhe Muslimanë kanë ndjekë rrugen e Lindjes,rrugen e mundimeve të Jezusit drejtë Golgotës! Mbi gjysë miljoni edhe janë Kryqzue! Unë Jezusit i kerkoj vazhdimisht Këthimin e të gjithë Shqiptarëve në Kopshtin e Tij, Aty ku Ai …fali Pjetrin dhe Juden!

C. F. Radovani dhe  politika

1. Për një të përndjekur politik, a krijon fjala “politikë” alergji?

Përgjigje: Jo, fjala politikë nuk më krijon aspak alergji. Sa mora mend, kam mesue fjalen politikë. Alergji më krijojnë “politikanët” shqiptarë!

Gjergj Kastrioti ka thanë: “Madhështia e një udhëheqësi të Shtetit, asht lumtunia e Popullit të Tij!”…Ai “politikan” që nuk punon per këte që la testament Gjergj Kastrioti, per mue asht i neveritshem dhe i pashpirtë.

2. Mbas gjysëm shekulli shtypje e përsekutimi, e mbas 22 vjetësh liri-demokraci, pse nuk u organizuan si duhet klasa e ish të përndjekurve?

Përgjigje: – Në Shtatorin e vitit 1991 jam unë që kerkova në Komitetit Ekzekutiv të Shkodres formimin e “Shoqates së të Perndjekunëve dhe të Persekutuemëve Politik të Shqipnisë”. U aprovue atëherë nga z. Gramoz Pashko. Kryetari i Parë i saj në Shkoder u caktue i Ndjeri Lin Martini, një Burrë që e nderonte ate.

Ashtu si u veprue në parti demokratike nga pasuesit e Ramiz Alisë, ku kryesitë e tyne u zaptuen nga agjentët e sigurimit, ashtu u shpartalluen edhe Shoqatat…

Formimi i “shoqatave” tjera nga Pjeter Arbnori, Ali Kazazi…etj, ishin perçarëse dhe shkatrruese të organizimit të luftës per Demokraci të vertetë e të drejta të tyne.

3. Në monizëm dihet ajo punë, po në demokraci pse të përndoqen more zotni ?

Përgjigje: –Per të njajten arsye! Unë nuk hyna në ASNJË Parti. U angazhova me Bashkimin e Sindikatave të Pavaruna Shqiptare (BSPSh). Ishe në Kryesinë e Saj, kur komunistët dhe oficerët e sigurimit në Shkoder hoqen nga dyertë e shtëpive e apartamenteve të tyne “etiketat e emnave”. Në qeverinë e parë ku pushteti u nda mes komunistëve dhe “demokratëve”, unë kam dhanë një intervistë në “Zëri i Amerikës” se “nuk kam fare besim në një qeveri ku asht kjoftë edhe një komunist në perbamjen e saj, mbasi ata shkatrrojnë çdo gja demokratike!”

Kur mora vesh se edhe Presidenti Havel, e kishte thanë po këte gja!

4. Shkodra e Fishtës dhe MIgjenit, a mund të quhet edhe Shkodra e Ramiz Alisë e Jozefina Topallit? Nëse “Jo”, pse?

Përgjigje: Shkodra ishte e Teutes, Oso Kukës, At Gjergj Fishtës,  Luigj Gurakuqit…

e kur ka ardhë Migjeni, kanë fillue me mendue që në Trojet e Tyne, duhet me hjedhë faren e keqe. Nen kujdesin e komshijëve u pat gjuejtë me top nga malazezët në 1913 Kisha Katedrale…Per me e sheshue Atë Kishë, shovenistët serb sollen nga Bosnja edhe një shegert në Shkoder,  Ramiz Alinë…udhëheqës i “Revolucionit Kultural të 1967” dhe themelues i “Muzeut Ateist”, i vetmi në Botë. Jozefina Topalli nuk asht as e Bija e mostrave të Ramiz Alisë dhe as nuse e pjellave të Tij, mbasi Gjenarin Topalli asht kenë “Nderi i Rozafës”në burgjet e Shkodres! Ajo duhet me punue me hjekë  vetem “tituj e dekoratat” e kriminelëve.

5. Në këtë 100 vjetor të Pamvarësisë, cilin udhheqës shqiptar e veçoni për mirë gjatë këtij shekulli?

Përgjigje:- Dedë Gjo’ Lulin, At Mati Prennushin, Luigj Gurakuqin, Imz.  Kaçorrin, Imz. Lazer Mjeden, Ismail Qemalin,Isa Boletinin, Bajram Currin, Imz. Luigj Bumçin, Mustafa Krujen, Gjelosh Lulin, Prof Ymer Berishen, Prof Ibrahim Rrugoven, Lef Nosin, Arshi Pipen, ndersa, At Anton Harapi ma ka prishë qejfin kur tha se “edhe komunistat janë vllaznit tonë…”

D.  Shqiptari në rrugët e botës

1. Ta informojmë pak lexuesin se si jeton Fritz Radovani në Australi?

Përgjigje: –Me të gjitha të drejtat e detyrat e Shtetasit Australian. Australia asht nder Shtetet ma Demokratike të Botës moderne.

2. Sikur po fiton ideja  se është atdhe, aty ku njeriu jeton më mirë?!

Përgjigje: –Jo, asht “ide” e gabueme! Ata që harrojnë “lejojnë” persëritjen… Asnjëherë nuk i harroj krizmat e automatikëve në Zallin e Kirit, mbas vitit 1945, kur na zgjonin nga gjumi me Nanen… në oren 05.00 të mengjezit…

Atë çast Një Atdhetar “Naltohej nga Qielli per Atdheun e Tij, Shqipninë”!

Jeta pa kujtime asht si ajo tek grazhdi…ku ndigjohet vetem kafshimi i barit…

Zot mos e premto!

3. Largimet masive  të shqiptarëve nëpër botë, a bien ndesh me patriotizmin që ne propagandojmë?

Përgjigje: Deri diku! Po nuk duhet harrue se gjurmët mbesin…

Shqiptarët gjithmonë kanë kenë të Lirë vetem jashta Atdheut! Edhe pse Shqipnia ishte e pushtueme nga turqit, Ata Shqiptarë që ishin në Stamboll, e kishin Lirinë e mendimit dhe të fjalës, e mjaft prej Tyne dhe Lirinë e Besimit. Naim Frashëri atje ka shkrue poezi per Jezu Krishtin…Vaso Pasha prej atje e pat detyrue  Manush Myftiun me thanë në Shqipni në 1990: “Feja e Shqiptarit asht Shqiptaria!”

4. Si e kupton  sot, shprehjen e vjetër: “Për fe’ e për atdhe”?

Përgjigje: -Ajo nuk asht shprehje e vjeter,  sot, ajo  asht ma aktuale se kurrë.

Asht e vetmja shprehje që as nuk asht mësue, as nuk kuptohet domethanja e saj sot nga të gjithë qeveritarët e Trojeve Shqiptare. Në se ka me vazhdue mos me u studjue nder të gjitha shkollat shqiptare At Gjergj Fishta, me kryevepren e vet “Lahuta e Malësisë”, shkollat tona do të vazhdojnë me nxjerrë “intelektualë” të gjymtuem. Nuk ka ma të gjymtuem se ata që nuk e dijnë këte Formulë!

5. A kan vlerë amanetet e emigranteve: “më varrosni në atdhe”?

Përgjigje: –Janë pikrisht Ata që nuk kanë harrue Formulen që thame siper!

E. Fritzi –publicist-shkrimtar-artist

1. Jeni një piktor e publicist i spikatur i kohës.(Lum ZemraShqiptare që të ka).Që kur shkruani e botoni?

Përgjigje: Vetem mbas vitit 1991. Nuk jam kenë kurrë Trim. Edhe ky asht kenë një fat tjeter. Ndoshta burgosja e dhuna mund të më “dhuronte” një dosje, që nuk do të më lejonte as me shkrue as me mendue i Lirë. Libri i parë që kam marrë pjesë në grup, ishte ai që Ju dhurue Papës Gjon Pali II, në viziten e Tij në Shkoder, me 25 Prill 1993. I dyti liber asht botue po atë vit (1993), të cilin ia kam kushtue “Martirit Demokracisë dhe Burrit ma Trim Shqiptar”, që nuk e kishte asnjë nga vendet komuniste: At Pjeter Meshkallës…Libri i Tretë asht per Shkodren “Një Monument nën dhe”,  dhe i fundit që asht botue vjet  asht ai i Trimit të Hotit, në 100 vjetorin e Flamurit në Deçiq: “Dedë Gjo’ Luli”…Kam edhe disa dorshkrime që i kam kalue në internet…

2. A janë më shumë të ndërvarura a të pavarura tek Ju, publicistika dhe politika?

Përgjigje: Në asnjë mënyrë, në mes tyne nuk ka pavarsi,  çdo fjalë e shkrueme deri tek “barceletat” në Shkoder, janë kenë dhe janë politikë…ndryshej, ato janë rrena. As Don Lazer Shantoja, as Faik Konica nuk kanë shkrue ndryshej.

3. Do të veçoja në kontributin tuaj sidomos punën për nxjerrjen në dritë të masakres komuniste mbi Klerin Katolik. A mund ta quaj këtë temë si idealin e jetës suaj publicistike në vitet e demokracisë shqiptare?

Përgjigje: Jo, aty nuk kam gjetë masakren! Unë kam studjue Gjenocidin që asht ba kunder Klerit Katolik Shqiptar nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia. Dhe nga Ky Gjenocid jam perballë me Herojt ma të Mëdhaj të Popullit Shqiptar! Ata per mue janë Martirët që me Gjakun e Tyne nuk lejojnë as SOT shperbamjen e Shqipnisë!

4.  Në shkrimet tuaja dhe në librat tuaja, keni paraqitur dokumente arkivore tepër të rendësishme, mund të them të pakundërshtueshme. Si i keni siguruar ato, të lutem?

Përgjigje: Gjithshka në mënyrë zyrtare. Të gjitha të dokumentueme.

Mund ti kalojnë shumë vetë nder duer, po nuk dijnë me i “lexue”…

Ata që nuk njohin parimet e Tyne, kujtojnë se vertetë i ka thye tortura!

Viganët Shqiptarë vdiqën vetem me një Ideal: “Shqipnia asht e Shqiptarit”…

5. Ç’farë keni në dorë dhe ku mendon të arrish në botën e letrave?

Përgjigje: -Kam në dorë një liber per Baben Tim “Major Kolë Radovani”, asht fillue tash sa kohë prej meje…po buka nuk asht ba gati  per furrë, si ajo shprehja “shto miell e shto ujë”… Bota e letrave asht e pafund! Jam i vonuem!…

F. Ngacmime miqësore (dhe  pak humor)

1. Dukeni që keni qenë një djalë shumë simpatik. A keni lenë shumë kujtime mbrapa…?

Përgjigje: – Besoj se kam lanë, por jo të këqija…mbasi jam mundue me u drejtue nga e mira dhe e drejta, ndersa tashti,  me shkrue gjithmonë të verteten!

Per “ata” që kanë ba keq, nuk kam kursye me ua thanë ate, ashtu si me kënaqësi shkruej per të bukren dhe të dashtunen, dy cilësi, që i adhuroj edhe sot.

Njeriu qe nuk len kujtime mbrapa ka lind nga Nana e vet I vdekun..

Pergjigje: Jo, mik i nderuem, 47 vjet diktaturë kanë varrosë Ajken e Atdheut,

pa mujtë me shkrue as dy rreshta. Të vdekun kanë lindë ata që sot heshtin!

Ndersa, të deshtuem janë ata që genjyene Shqiptarët per 47 vjetë rresht…

2. Si spjegohet që, Ju katolik – unë mysliman; ju ish i persekutuar – unë ish komunist…,   dhe merremi vesh me kaq mirëkuptim?

Përgjigje: –Nuk je i  pari, ashtu si u rrethuem na në vathen e të persekutuemëve,

ka pasë edhe nga ju, që një natë “per terr” keni pa veten në vathen e Enverit…

Ndersa Besimi që zeni me goje Ju më gzon, se unë jam Katolik, po nuk e dijshe se ka komunist “besimtar”…e që beson në Zotin që besonin edhe të Parët tanë…

Kjo asht Formula “Atdhe e Fe” që i bashkon të gjithë Shqiptarët nën Një Flamur, ashtu si në Vlonen e 1912, nën Flamurin e Gjergj Kastriotit.

3. Zotni Radovani: -Jemi para 28 nëntorit dhe këtë bashkbisedim, edhe në shenj respekti për Diten e Flamurit, do e mbyllim në  pyetjen numër 28.. –Si njeri i përndjekur, thuajse tërë jetën nga Sigurimi i Shtetit, nuk keni “frikë” kur këtë intervistë ja jepni një shtetasi amerikan?!

Përgjigje: – Jo, një shtetas Australian asht krejt I Lirë, po asht edhe i lumtun që komunikon me një shtetas mik Amerikan, e sidomos, kur në damart e gjakut Tyne qarkullon Gjaku i trashigimtarëve të Gjergj Kastriotit, Nanë Terezes dhe Ibrahim Rrugovës. Asht kënaqësi e madhe kur mendojmë se në këte 100 vjetor i kemi dhanë Botës Figura të Mëdha dhe të pakrahasueshme me Shtetet tjera të Europës. Unë vazhdoj me kenë Shqiptar e mandej Australian.

Data e 28 Nandorit 1912 me sjellë shumë kujtime…

Edhe Shqipnia ka Olimpin e vet!
Asht Maja e Bratilës, ku u ndezë Flaka e Parë e Lirisë Kombëtare që gëzojmë na sot! Janë Ata Male e Bjeshkë të Nemuna, që u lanë me Gjakun e Shenjtë të Burrave të Hotit, e që me duertë e hekurta të Dedë Gjo’ Lulit ngulen një shtizë, në të cilen  me 6 Prill 1911, ngriten një Flamur që kishin të ngjeshun per krahnor gati per 500 vjet nen robni turke. Nder Malet e Deçiqit…Erdhi Liria!..

E me Atë Flamur, vrapuen në Gerçë, në Dukagjin e Mirditë, Prizren, Shkup  e deri poshtë thellë në Sheper të Dilove të Zagorisë, tue thirrë me të madhe Preng Previzi, Don Nikoll Kaçorri e Isa Boletini, vikati Bajram Curri, Luigj Gurakuqi e Hasan Prishtina…e me një barkë…nga Durrësi i vjeter, u gjetën në Vlonen e Ismail Qemalit…Ku u kunorzuen perpjekjet e Luftave Shqiptare të lame me Gjakun e Herojve të vet, me Diten e madhe të Pavarsisë kombëtare…

100 vjet ma parë! Me 28 Nandor 1912, Sheshi i Flamurit buçiti nga Shqiptarët: “Rrnoftë Shqipnia e Pavarun  e Flamur’i Saj me Shqipen Dykrenare!”

Ju falnderoj në prag të kësaj Feste edhe Ju bijve të Atyne Alpeve, Mik i nderuem! Ju falnderoj Ju dhe Zemren e Shqiptarëve, që na ndihmon në këtë betejë per ruejtjen e Lirisë dhe të demokracisë, per unitetin kombëtar dhe Shqipninë Europjane, po edhe per një Ditë ma të bukur të Flamurit Kombëtar të Gjergj  Kastriotit, që do të valvitet edhe njëherë,.. në 100 vjetorin tjeter  mbas një viti në Kështjellen Rozafat, në 100 vjetorin e Lirisë së Saj…në vitin 2013…

-Shumë faleminderit për intervisten. Qofsh jetëgjatë e Zoti të bekoftë-

Pergjigje: Gjithashtu edhe Ju, dhe të gjithë Shqiptarët në Botë, ju falemnderës.

(Ekskluzivisht për ZemraShqiptare, tetor 2012)

Melbourne, 27 Tetor 2012.

Burrat si profesor Anton Çetta lindin rrallë dhe shkojnë me mallë – Nga Nue Oroshi

 

(Disa Kujtime për profesor Anton Çetta, fokusuar në një Intervistë me profesor Antonin në qershor 1994)

 

 

Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së profesor Anton Çettës po e jap të plotë kumtesën që kam mbajtur më,7 qershor 2014 në Langendorf të Zvicrës në Akademinë për profesor Anton Çetta që e mbajti shoqata “Trojet e Arbrit” bashkë me Bashkimin e Intelektualeve Shqiptarë në Zvicer.Edhe pse kanë kaluar gati 6 vite qe kemi dhënë këtë propozim dhe monumenti është i gatshëm por që fatkeqësia qëndron se ky projekt po bllokohet nga Komuna e Prishtines dhe Instituti Albanologjik i Prishtinës.

 

 

Kumtesë në Tryezën e shoqatës BISHZ dhe të shoqatës Trojet e Arbrit, që organizohet në shenjë nderimi të 136-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe i kushtohet Profesorit ANTON ÇETTA dhe të Djathtës Shqiptare në Mbrojtjen e Shqipërisë Etnike, më 7 qershor 2014, në Solothurn të Zvicrës.

 

Në fillim Qershorin e vitit 1994 tani e 20 vite më parë isha mysafir në shtëpin e professor Anton Çetta ne Prishtin. Edhepse në moshë të shtyrë dhe me një shëndet të dobësuarë professor Antoni na priti me një mikpritje dhe nje bujari shqiptare, me nje mikpritje që mund ta bëjn vetëm burratë e dheut që jan të lidhurë ngushtë, me traditën e kanunit të maleve të Mirditës kreshnike i njohur në popull si kanuni i Lek Dukagjinit, vëllait të Pal Dukagjinit ku edhe rrjedhe familja atdhetare e Kapidanëve të Mirditës që për 500 vjet ju bëri ballë stuhive karpatiano-aziatike duke filluarë nga Lek e Pal Dukagjini bashkohës të legjendarit Gjergj Gjon Kastrioti, e deri tekë luftëtari i Shqipëris Etnike Kapidan dr.Mark Gjon Marku, komandantë legjendar i Shqipëris Etnike. Pra në kët frymë ishte rriturë edhe professor Anton Çetta.

 

Burri i pajtimitë të gjaqeve dhe mbledhësi më i pasionuar i folklorit shqiptarë.Posa hymë më mikun timë Milaim Islami në odën e professor Antonit aji na priti me një gëzim të madhë. Edhepse gjysëm i paralizuarë aji na mbushte gotatë e alkoholit dhe i cikrruam simbas traditës shqiptare.Kryesishtë në këto kujtime do të fokusohem në një intervistë origjinale që e bëra me professor Anton Çetta në fillim Qershorin e vitit 1994 dhe do ti mbes besnik fjalëvë të thëna të professor Antonit tani e 20 vjetë më parë.

 

Kjo intervistë u botua në Revistën Qëllimi në Qershor 1994 ne Prizren ku atë kohë isha redaktor i kësaji reviste të vetme për të rinjë në Kosovë, si dhe në librin tim të mëvonshëm Dëshmi Kohërashë të botuar nga Shtëpia Botuse Lumbardhi në Prizren në vitin 2003. Por para se ty hy në leximin e plot të intervistës dua ta themë një kujtim mjaft interesant. Posa filluam bisedën dhë kaluam nja dy minuta duke biseduar, e pashë që nuk ishte duke inqizuar diktafoni, dhe i thashë professor Antonit: Ndal professor se nukë ësht duke inqizuar, ndërsa aji mu përgjigjë “ Shikoni të njëjtatë fjalë nuk i flas gjithmonë dy here edhe me gruan, keshtuqë  edhe gruas paradite i them një parë fjalë ndërsa pasdite i them fjalë tjera. E bëm një të qeshur të përbashkët. Kët e tha professor Antoni nga friga se mosha e ka bër të vetën dhe nuk do ti kujtohen të njëjtat gjëra që i kishte thën më parë, por e ilustroji shum bukur me një shembull konkret.

 

Në pyetjën që i bëm  Zoti professor  se a mundeni  të na jepni një vështrim rreth pajtimit të gjaqeve? Sa arritët deri më tani në këtë drejtim?

 

Profesor Anton Çetta përgjigjet  : Ësht folurë disa herë dhe në shtyp ka dalë se preji dy shkurtit 1990 e deri më 17 Maj 1992 kurë e mbajtëm kuvendin e tretë të këshillitë të pajtimit të gjaqeve, afërsisht janë pajtuarë rreth 1000 gjaqe, 500 plagë dhe 600 pajtime ngatrresash.

 

Preji atëher e deri më tashë ndoshta e kemi shtuarë pak kët numër, por aji ësht tejet i vogël i pajtimeve pra aji numër kryesor mbetet ,me atë datë të kuvendit të tretë kur ka marr fund lëvizja për pajtimin e gjaqeve.

 

Ne kemi lën rrugën qelë për tu pajtuar edhe gjaqet, që janë bër pa paramendim, por të ndodhura rastësisht. Në kët drejtim do të vazhdojmë akoma por lëvizja ka marr fund. Këshillat jan shpërndarë nukë kemi më këshilla të pajtimeve. Këshillatë e LDK-së dhe pleqt e fshatit po bëjn disa pajtime por këshillat e mëhershme të pajtimit të gjaqeve nuk ekzistojnë më. Për të gjitha këto jemi duke përgaditurë një libër ku do të jenë të gjitha rezultatët konkretishtë, dhe në mënyr precise, madje nga sponzorët që do të kontribojnë në botimin e libritë të pajtimit të gjaqeve ësht afruar edhe Suhareka, ku ësht mbledhur një sasi të hollash për këtë libër si dhe për dorshkrimet tjera që kanë mbetur në Instituin Albanologjik meqenëse Instituti nuk ka kurrfar financimi. Konkretishtë në një fshat të Suharekës u tubuan 3200 Marka, për botimin e blejve që presin financim nga donatorët.

 

Në pyetjen tjetër që i bëm se –Zoti professor ju jeni deputet i parlamntit të Kosovës si e shihni zgjedhjen e qështjes së  Kosovës dhe kohën e zgjidhjes së saj Profesor Anton Çetta përgjigjet-

Si e shohë unë edhe krejt popullata shqiptare ne e kemi shpallur botërishtë referendumin për Kosovën si shtetë i pavarurë  dhe demokratik që përkrahë tregun e lirë dhe fqinjësin e mir me të gjithë fqinjët. Ky ësht opcioni ynë kryesor dhe i vetmi. Por ka edhe opcione të shteteve të mëdha  të cilët gjithnjë kanë luajtur rolë në fatinë e shtetetëve të vogla. Tani për tani qështja e Kosovës nuk po shqyrtohet konkretishtë sepse në rend të parë ësht Bosnja e Herzegovina, megjithatë thuhetë se qështja e Kosovës po shqyrtohet në institucionet ndërkombtare. Ndonëse jo me ndonjë intenzitetë të caktuarë  dhe të ,merituarë procesi i shqyrtimit pra ka filluar. Kështu që pas zgjidhjes së qështjes së Bosnës dhe Herzegovinës, hapa konkretë do të kemi edhe në zgjidhjen e qështjes së Kosovës.

 

Në pyetjën se si   i shihni ndasit në partitë tona politike që në një masë kanë shkaktuarë huti në opinionin tonë?

 

Profesor Anton Çetta  përgjigjet- A shkaktojnë huti ju mundë të thoni por populli ynë tani u rexh dhe është mjaft i informuar dhe këto nuk quhen përqarje por mendime dhe lindje të ndryshme që mund të ekzistojnë në elementet e disa partive. Partit tona politike poashtu e kanë këshillin kordinues të cilin e udhëheq dr.Ibrahim Rugova  dhe që ka një vijë kryesishtë, të përbashkët. Mendimet egzistojn edhe në një familje ose në mesë të vëllezërve.Por kur të shifen rezultatët të aspiratave tona që i kemi shprehur në referenduminë tonë dhe në zgjedhjet tona  besojmë se këto divergjenca  do të vijnë duke u zhytur në një afrim më të madh dhe duke respektuar lirinë e fjalës dhe të mendimit ashtu siq e rekomandon demokracia në qdo vend.

 

Do tju tregoji një anegdot nëse ju duket e arsyshme vazhdon professor Antoni. Hoxha i një fshati ishte nisur ta varroste një njeri që kishte vdekur në një fshatë afër ti, sepse aji fshati tjetër nuk kishte hoxhë. Mori me vete edhe disa tjer që dëshironinë të merrninë pjesë në varrim, dhe kështu hoxha me të gjithë xhematin u nisën për në atë fshatë. Por aty kishte rën një mjegullë e madhe,  shum e dendur. Kur arrin në gjysmë të rrugës  hoxha u tha atyre se ësht koha ta falim njërin nga pes vaktet, që falën.

 

Por njëri preji xhematit tha: Hoxhë po e falimë vaktin na por kjo mjegull nukë po na len të shohim se nga ësht kibla. Por hoxha u tha: falnu andeji nga ua merr mendja se do tju njihet e falmja e kurë të na hiqetë mjegulla lehtë e kemi me e gjetë kiblën.

Edhe ne jemi në një mjegullë të presionit e të sundimitë serbosllav por shpresojmë se kur të sqarohen disa qështje dhe pozita jonë leht do ta kemi ta gjejmë rrugën e përbashkët por duke i lënë anash gjithmonë, disa elemente që nuk do ta ndajnë fatin me popullin e vet, por do të mirren si mohues e tradhëtar të qështjes sonë të përbashkët.

 

Në pyetjen që i bëm  për rinin se si e shihni punën e rinis në zgjidhjen e qështjes së Kosovës dhe a duhet që rinia të punoji më shumë në këtë drejtim?

Profesor Antoni përgjigjet- Po u muar vesh. Rinia duhet të punoji se ajo do ta gëzoji , prandaj rinisë duhet ti interesoji që ta përgadis një shoqëri sa më progresive dhe më të zhvilluar. Ajo ësht fuqia motorike më e fortë. Ka pergatitje ideologjike demokratike përparimtare. Ajo pra duhet të përgadisë një shoqëri të tillë. Më në fund gjithkund në shtetët tjera në moment krize pra, në momente kritike të zhvillimit shoqëror në ato etapa ku caktohetë fati i kombitë gjithmon rinia, ka luajtur rolë me rëndësi  dhe ka bër punë tejet të rëndësishme dhe ësht bër faktor promotivë, që i prijnë lëvizjesë shoqërore.

 

Në pyetjën se në rastë të luftës në Kosovë si e shihni sjelljen e Shqipëris në kët luftë?

 

Profesor Antoni përgjigjetë –Para disa ditësh zoti Sali Berisha deklaroi në gazetën ABC të Spanjës se nëse provokohet masakra në Kosovë, do të ketë luftë totale. Shqiptarët e Kosovës, po i kërkojn të drejtatë e njëjta që i kanë edhe popujtë e tjerë. Besoji se ky qëndrim i presidentit Berisha ësht fare i qartë, ashtu madje siqë po bëjn serbët në Bosnje për Serbët e Bosnjës. Besoj se edhe Shqipëria nukë do të jetë indiferente për shqiptarët e Kosovës, kudo që të jenë ata.

Në pyetjenë se  si po arrini të ruani vitalitetin tuaj shëndetsor edhe atë politik meqense jeni bukur i moshuar?

Profesor Antoni përgjigjet- Po tani nukë po punoji aqë shumë. Ja kështu po dalë nëpër pajtime andej këndej, ose po dalë në botën e jashtme që tu foli të rinjëve tanë. Kudo më qojnë me veturë dhe aeroplan. Un tash jam gjysmë i paralizuar nga këmbët dhe nuk po mund të eci. Puna ime dikurë kishte karakter të lodhshëm, kurë më duheji të ngarendi nëpër fshatra.Tani po punoji pakë në kabinetin timë . Kështu ky nukë ësht ndonjë vitalitet i madh por ishalla mbetet diqka nga ajo që kam punuar përpara. Un do të punoji deri sa të më lejojn kushtetë fiziologjike.

 

Ne pyetjen se a keni ndonjë porosi për rininë në përgjithësi por edhe për gjithë kombin shqiptarë në të ardhmen si duhet vepruar dhe punuar.

Profesor Antoni përgjigjet-Nukë mundë ti ndaji kombinë shqiptarë në përgjithësi dhe rininë. Por meqense ju jeni nje forum rinor revistën e nxirrni bashkarisht me kombin shqiptar po ju drejtohem në mënyrë paksa më të veqantë, Thonë qtë hudhesh në det e gjen nkrypë. Në atë drejtim që po përgaditët sod rinia pra në drejtiminë përparimtarë kombtarë e jo kombtar shovinistë. Ne kurr ndonj populli tjeter si kemi ren ne qaf. Kët drejtim ta vazhdojë. Ka pengesa rinia (dihet) në shkollime në jetë prindërit në numër të madhe të papunë . Edhe mësimet e studimet po i kryejnë në vështirësi dhe rrethana jo të favorshme  ashtu si u paraqitën mundësit. Qoftë në mësime studime aty ku gjejnë punë  apo kudo qoftë por jo në forma të degjeneruara.

 

Ne na vjen keq për disa të rinjë shqiptarë që kan vajtur në botën e jashtme qoftë për të fituar për familjet e tyre qoft pse nuk duan të shërbejn në ushtrin serbosllave dhe atje kanë sjellje jo të mira. Unë isha në mesinë e tyre në disa qytetet në shtetët e jashtme, dhe u thojsha se ju jeni ambasador të popullitë tonë në këto shtete. Nga ju ata mësojnë kush jan shqiptarët, me ju ata bien në kontakt me shqiptarët me sjelljet tuaja konkrete korrekte dhe me punën tuaj të zellshme ju do të fitoni simpatinë e popullatave të atyre shteteve. Ne kemi nevoji që ata të na ndimojn.

Dhe në fund i tham  ju falëmenderit profesor Anton  që patët respektin ndaji neshë dhe gjetët kohë për inervistën tonë megjithse jeni në moshë dhe ishit shum të lodhur.

Me nder qofshi dhe vazhdoni kështu djema.Të nderuar pjesmarrës duke u bazuarë në moton e Nacionalizmës Shqiptare për ta thanë të vërtetën e si moto ishte  « Npaqa shtu ose madhëzue ndoji fjalë mose e gëzofsha idealin tim kombëtarë »  solla para jush ne origjinalë 100 përqind Intervistën që pata nderin ta bëji tash e 20 vjet më parë në shtëpin e profesor Anton Çetta.

 

Në fund harresa që i bëri Kosova profesor Anton Çetta dhe propozimi i Shoqatës së Intelektualëve mbar Shqiptarë Trojet e Arbrit.

Tani e 19 vjet më parë profesor Anton Çetta u nda nga ne. Kosova i bëri një përcjellje madhështore, por si gjithnjë aty këtu tekë ne fatkeqsishtë na u ësht shpeshtuarë semundja e  harrësës. Filluamë dhe shumë shpejtë e harruamë profesor Anton Çetta dhe përkujtimi për ta nuk ishte në nivelin e duhur, ashtu siqë e meriton pajtimtari i kombit shqiptarë professor Anton Çetta, i cili si një intelektualë i rrallë diti ti bëji bashkë mbledhjen e folklorit shqiptarë dhe pajtimin kombtar.

Mbledhja e folklorit i kishte afruarë mundësin që të njiheji ma karakterin burrëror të shqiptarëve anë  e kënd viseve etnike shqiptare, ndërsa pajtimi i gjaqeve e shëndrroji në legjendë kombëtare sepse edhe mbas 19 viteshë kombi ynë shqiptarë ka nevoji sërishë për një pajtim kombëtarë si rrugë drejtë bashkimit kombëtar.

Në kët Akademi e bëji publike për herë të parë propozimine e Shoqatës së Intelektualëve mbar Shqiptarë Trojet e Arbrit që Instituti Albanologjik i Prishtinës të emërohet me emrin  « Instituti Albanologjik  Anton Çetta » ndërsa busti i profesor Antonit i cili ësht vyshkur tani e disa vjetë në oborrin e skulptorit që e ndërtoji kët bust të vendosetë në oborrin e Institutit Albanologjik Anton Çetta ne Prishtin. Uroji që ky propozimi i yni mos të mbetët në veshë të shurdhër por të shqyrtohet shumë shpejt nga puntorët shkencor të Institutit Albanologjik në Prishtin si dhe njëkosishtë nga Ministria e Kulturës.

Burrat si profesor Anton Çetta lindin rrallë dhe shkojn me mallë. Ashtu siqë shkoji edhe profesor Anton Çetta me brengën dhe mallin e ti  pa e parë lirinë e Kosovës.

Langendorf 07.Qershor 2014

Therime nga sofra shkencore e akademik Bedri Dedja, njohja, përjetime, mbresa të paharruara Nga Prof. A. Dr. KOLE TAHIRI

Çfarë mund  të kujtosh më parë për një figurë të tillë  me «stofin» dhe përmasat e akademikut ? 

Profesor Bedri Dedja është i mirënjohur në mbarë trojet shqiptare si shkrimtar, studjues e drejtues i arsimit dhe shkollës.. 

Në këto shënime do të ndalem në ndonjë moment të njohjes sonë dhe në disa  «grimca », disi të veçanta nga «sofra» e tij shkencore, të cilat, mendoj se flasin sadopak për personalitetin rrezatues dhe meritat e tij në shërbim të arsimit dhe shkollës shqipe. 

                     

Rastësia ka vëndin e vet në jetën e njeriut… !. 

 

Rastësi befasuese. 1958.

Në hollin e Institutit « Lenin » të Moskës,  një grup i vogel studentësh takohet me të riun simpatik e ëndërimtar, të ardhur nga Tirana. Ai vëzhgonte me nostalagji ambjentet e institutit ku kishte mbaruar fakultetin e pedagogji-psikologjisë në vitin 1953, fakultet të cilin vazhdonim edhe ne. U takua me profesorin e tij të letërsise për fëmije, prej të cilit kishte mbresa të pashlyera. Më vonë mësuam se Bedri Dedja kishte mbaruar edhe degën e letërsisë për fëmijë, si diplomë të dytë. Që në atë takim  më lindi ideja se ky djalosh thatanik, me flokë kaçurrela, i talentuar, modest dhe energjik, me emrin Bedri do te shkonte larg, parashikim të cilin e vërtetoi koha.

 

Rastesia e dytePeshkopi, 1962.

 

Kryeredaktori i parë i gazetës «Mësuesi», si «gjeolog» i palodhur vinte në kërkim të «xeheve» midis armatës së mësuesve e kuadrove të arsimit, duke shkelur deri në zonat më të thella. Aty na u krijua mundësia të kalonim së bashku disa  mbasdite e mbremje me të. Atë kohë, unë jepja mësim në shkollën pedagogjike të atij rrethi. Kujtuam vitet e shkollës së lartë dhe u njohëm reciprokisht. Me sa dukej, ai kishte fiksuar në mëndjen e tij edhe një tjetër psikolog, i cili mund të aktivizohej më vonë.

 

Përseri ndërhyn rastësia.  Duhet të ketë qënë viti, 1964. 

 

Takohemi rastësisht. Ai ndiqte shtypjen e gazetës dhe kishte dalë përpara redaksisë së « ZP » për të djegur një cigare, të cilën e kishte aq për shpirt. Në bisedë e sipër më pyeti : 

– Përse ju të rretheve (pedagogë e psikologë) nuk aktivizoheni në shypin pedagogjik?

Une : Për këtë gjë fajin e keni ju, kolegët e qëndres.

– Po përse e paskemi ne të qëndres ? – insistoi ai.

Unë : Sepse ju  nuk kujtoheni për ne, nuk na aktivizoni, nuk na krijoni ndonjë mundësi konkrete !

Në vazhdim të bisedës, unë e pranova përgjegjësinë tonë. Ne ende nuk e kishim ngritur «zërin» e as «dorën» për të treguar se ekzistonim gjallë diku.

 

Ai, siç e kuptuam më vonë, e bluante prej kohësh këtë ide. Një muaj më vonë, mora një shkresë nga Ministria e Arsimit, në të cilën më kërkohej që të kryeja një studim pedagogjik. Një detyrë e tillë u ishte ngarkuar edhe specilalistëve të tjerë që shërbenin në rrethe të ndryshme të vendit.

Pra, u bë e qartë se kryeredaktori i gazetës “Mësuesi“ i dëgjonte mendimet e mësuesve që vinin nga rrethet e tjera të Shqipërisë dhe se fjala e tij kishte autoritet në ministri.

 

Prezantim i imponuar në ISP (Instituti i Studimeve Pedagogjike) Viti 1965. 

 

Pas disa javësh pune në Ministrinë e Arsimit, më dërgojnë në ISP, institutin e sapo krijuar. Bedri Dedja kishte qënë ideatori dhe nismëtari për krijimin e këtij instituti. U paraqita tek drejtori dhe pas prezantimit me të iu  bashkangjita sektorit të pedagogjisë. Aty gjeta edhe mësuesen e talentuar dhe erudite, zonjën Fatbardha Gega, të cilën e njihja edhe më parë. Drejtor Bedriu e kishte tërhequr atë në këtë institut, me qëllim që ajo ta pergjithësonte përvojën e saj të pasur si mjeshtre e mësimdhënies së lëndës së psikologjise dhe si model i përkryer për mësueset e ardhshme, të cilat do të mbaronin shkollën pedagogjike të Tiranës.

 

           

Bashkepunim i dobishem më se 30-vjeçar.

    

 

Ngreu, profesor i dashur ! Ngreu nga atje ku je, të pimë një kafe si zakonisht e të sjellim në mëndje shërbimet e panumërta, pothuajse në të gjitha rrethet e vendit tonë. Në këto shërbime ne «harronim» se ti ishe drejtori yne i ISP, z/minister, bisedonim e bënin shakara si të barabartë, takoheshim e diskutonim me mësues, metodistë, drejtues të arsimit, me korrespondentët vullnetarë të gazetës « Mesuesi », etj.

 

Të kujtojmë pjesëmarrjen në sesionet shkencore në rrethet e largeta veriore të Shqipërisë si Kolesian, Kukes, Bajram Curr, Mat, etj., pa përmendur ato të zonave e rretheve të tjera ; të sjellim në mëndje stafin e parë e të sukseshëm të bashkëpunëtorëve shkencorë të ISP, të përzgjedhur me aq kujdes nga Ju, të cilët rrjeshtohen në faqet e këtij libri[1].

 

Të kujtojmë me dhimbje e konsideratë ish bashkëpunëtorët e ngushtë, të cilët nuk janë më midis nesh, si « Mësuesen e Popoullit » Fatbardha Gega, Selaudin Carçanin, njërin nga psikologët e talentuar të lëne krejtësisht në harresë, mësuesin e talentuar të fizikës dhe metodistin e punës prodhuese Pëllumb Gjebrea, pa përmendur të tjerët  që sot janë në pension. Ata i kujtotoj me dhimbje në shpirt e konsideratë nga Brukseli i largët.

 

I paharruari  profesor, zgjohu nga « gjumi » i rëndë dhe të kujtojmë perpjekjet tona për përgatitjet e kumtesave dhe organizimin e kryerjen e konferencave shkencore pedagogjike në të gjitha rrethet, e më pas, ato kombëtaret në Tiranë ; të kujtojmë kolegun tonë të shtrenjtë, fjalëpakun e punëshumin, të ndjerin Pëllumb Gaçe ; të kujtojmë ish kursantët tanë pasuniversitarë, Dizdari nga Vlora dhe Balla nga Tirana, të cilët, po ashtu nuk jane më !

 

I nderuari Bedri ! Besoj se nuk i ke harruar as ata bashkëpunëtorë të zgjedhur prej jush, ish drejtues të kabineteve pedagogjike të rretheve, si p. sh., I. Dizdari e F. Luli  nga Shkodra, Gj. Simoni e C. Dizdari nga Lezha, A. Kuka nga Burreli, Abdyl Paralloi nga Elbasani, Kristaq Shtëmbari nga Fieri e deri tek V. Terpo nga Gjirokastra; të kujtojmë drejtorët e shkollave eksperimentale, si p.sh. të përkushtuarin e mirënjohur Mark Vuji (Lezhe) «Mesues i Popullit», të shkathtin A.Hoxha (Durres) etj. etj.   

 

 

«Gjeologu» që kërkonte potenciale intelektuale dhe aftësi letrare e gazetareske.

 

I respektuari Bedri ! Këtu, larg Shqipërise ku jetoj sot, kujtoj me nderim këmbënguljen tënde për të parë në vënd e për të verifikuar të dhënat, për t’u njohur direkt me mësues të përkushtuar, të zotët por të lënë në harresë e mbi këtë njohje, për të ngritur probleme shoqërore, etj. Po sjell vetëm ndonjë shëmbull, sepse raste të kësaj natyre kanë ndodhur me letrarët e rinj, me gazetarët e shtypit pedagogjik etj. Me të drejtë, asokohe e pate konsideruar vehten «gjeolog» që kërkon «fragmente jetësh», energjish potenciale mendore që dremisnin në gjirin e mësuesve, talente të reja, etj.

 

Nuk mund t’i harroj udhëtimet tuaja të largëta e të mundimshme deri ne Sllovën e largët të Dibrës për t’u njohur me mësuesin artist, gjuhëtarin e aftë N. Plaku, përkrahjen e dhënë studjuesve të talentuar si M. Quku (Shkoder), Mark Vuji (Lezhë), A. Kadiu (Dibër), etj. etj.

I tillë ka qënë udhëtimi juaj në këmbë në malet e egra shkëmbore të Xibrit (Mat), për të nxjerrë në dritë figurën e ndritur të mësuesit Isa Bajraktari, djaloshit nga Babina e Tropojes që dha jetën në krye të detyrës në ato male, në vitin 1947. Ne ato vite të largëta (1972) pat’ bërë jehonë preludi Juaj letrar «Monolog me Malet» kushtuar mesues Isës. Në sajë të hulumtimeve tuaja, këmbënguljes e argumenteve bindese që dhatë atëhere, Isa Bajraktarit iu dha titulli «Mesues i Merituar» dhe shkollës së atij fshati, emri i tij.

 

I paharruar ka mbetur, po ashtu, rasti i vogëlushit nga Dukagjini i thellë (Shkodër), me aftësi të jashtëzakonshme llogaritëse, të cilin e sollët në Tiranë, i bëtë testimin psikologjik, shkruat për të një artikull shkencor në revistën «Arsimi Popullor» dhe ndërmjetesuat për t’i caktuar një mësues me normë të reduktuar për t’u marrë me të. Ka qënë diçka e spikatur.

 

Meritë të veçantë përbën «zbulimi» dhe nxitja nga Ju (mbase për herë të parë) si dhe përkrahja që u dhatë gazetarëve të rinj të gazetës « Mësuesi » që ju drejtonit, si : Bekim Çomo nga Elbasani, i ndjeri Sabah Sinani nga Puka, Gj. Kola nga Lushnja, V. Hunçi nga Korça, Haki Zllami, drejtori Zogaj  nga Bajram Curri, etj. etj.

 

Ju profesor Bedri Dedja, si rrallëkush më parë, nxisnit me dashamirësi mësuesit veteranë e pensionistë për të transmetuar pervojën dhe kujtimet e tyre te vyera nëpër artikuj apo libra të veçantë. Kujtoj sot mes tyre K. Kocin «Mesues i Popullit», Kolë Xhumarin, Sofokli Papariston, Zenel Hekalin, Halim Shpuzën, etj.

 

Krijuesit e rinj me aftësi letrare përbejnë një kapitull të veçantë, me të cilët Ju themeluat dhe ngritët në këmbë letërsinë tonë artistike për fëmijë. 

 

I dashur Bedri ! A mund të numërohen diplomat  e kursantëve pasuniversitarë dhe disertacionet që keni udhëhequr, reçensionuar, apo thjesht studjuar shoqërisht, për të ndihmuar studjuesit e ardhshem? E pra, të gjitha këto të kanë marrë kohën e shtrejtë dhe energjitë fizike e mendore.

 

Frojdi i madh, diku nenvizonte se « … ia vlen për të sakrifikuar, qoftë edhe tërë jetën, për të ndihmuar e bërë të lumtur, qoftë edhe një njeri të vetëm». Por sa jetë të tilla njerëzish, të cilët i «zgjuat», i nxitët, i frymëzuat dhe u hapët shtigje e perspektiva të reja apo që u dhatë ndoshta drejtim të ri në jetë, qëndrojne mbi shpatullat tuaja ? Ata janë të shumtë dhe me kontribute të mira në fushën e arsimit dhe shkencave pedagogjike e psikologjike.

 

Por sa është edhe numri i atyre mësuesve e kuadrove të arsimit, të cilët ju kanë patur pedagog, ata që kanë ndjekur fjalimet, referatet, kumtesat e mbajtura, ata që kanë  lexuar shkrimet dhe librat tuaj kushtuar psikologjisë dhe pedagogjisë ? Pra, një armatë e tërë njerëzish që për një kohë afër gjysmëshekullore janë përgatitur e kualifikuar si mësues, si edukatorë, si specialistë të pedagogjisë e psikologjisë, si kuadro drejtues nga vetë Ju dhe librat tuaj. Pra, ndihmesa juaj është evidente.

 

E bëra këtë listë, jo te vogël emrash dhe detyrash për disa arsye:

  1. Per mua, një nga çështjet më kryesore ka të bejë me «gjeografine» krahinore të atyre që janë «zbuluar», nxitur e përkrahur nga Ju me ato mundësi që dispononit. Ne keto lista nuk gjënden as më të voglat dallime krahinore, fetare, raciale, klanore etj. të kësaj natyre.
  2. Është vështirë të gjenden midis tyre persona që kanë patur lidhje gjaku, familjare, farefisnore, krahinore me Ju, me familjen apo njerëzit e tjerë të rrethit Tuaj. E pra, nepotizmi është sëmundje e rrezikshme që është ndeshur dhe ndeshet rëndomë në jetën tonë të përditshme.
  3. Cilit prej stafit të këtij drejtuesi të studimeve pedagogjike i janë vënë kushte të tjera, me perjashtim të aftësive profesionale, figurës morale, interesit të punës studimore-shkencore?  Midis tyre do të gjeni studjues të përkushtuar, si V. Hoti nga Shkodra, F. Rama nga Tiranan, S. Carçani nga Gjirokastra, M. Islami nga Kolonja, apo B. Çomo, R. Uçi, Ilinden Spasse, inxhinjerin P.Bejtja, agronomin H.Veshi, psikologun L. Hajdaraga, historianët e arsimit tonë si I. Gogaj e Q.Kashari etj. Këta moren më vonë tituj e grada shkencore, botuan monografi e libra të ndryshme, bënë emër të mirë në studimet pedagogjike e psikologjike shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX-të. Po kështu, sektori i botimeve, revista  « Yllkat » me Ramadan Pasmaçiun, piktorin Vlash Dobroniku etj ?
  4. Vëreni me kujdes dhe perpiquni që të gjeni midis tyre persona me merita luftarake, partiake, politike, pushtetare, bij ose bija të pamerituar partiakësh, pushtetarësh, etj. etj.

 

Më lehtë gjenden midis tyre të tillë që kanë patur «cene» në biografi, se sa nga ata që permenda më lart. A nuk përbën kjo një mrekulli dhe çudi për atë kohë dhe a nuk mbetet aktuale edhe për ditët tona ?

Për mua, sa më shume qe distancohemi në kohë e hapsirë, aq më i dukshëm bëhet ky dimesion i veprimtaries Tuaj udhëheqëse e drejtuese. 

 

A nuk flasin të gjitha këto cilësi për ndergjegje profesionale të një kualiteti të veçantë, për figurën atdhetare, qytetare e morale të këtij njeriu, për dinjitetin e Tij ? Të marra se bashku, me ato që do të plotësojnë koleget e mij, ish bashkëpunëtorët te Tij, ato do të zbukuronin çdo biografi e do të përbenin krenari për çdo intelektual të përmasave dinjitoze.

 

Profesor ! Ju shpej u bëtë personalitet i njohur në mbarë vendin. Ndiqeshin me vemendje re-portazhet, shkrimet dhe sugjerimet tuaja. Kujtoj këtu rastin e mësues Isës apo të supertalentuarin nga Dukagjini, për të cilët kam folur më lart. Sa herë që shkonim me shërbim në Vlorë, kujtoja propozimin tuaj për të ngritur një mikroklub në Kusbaba, perballe detit,  apo rastin e propozimit për ngritjen e një këndi lojrash për fëmije tek Ura e rrugës së Elbasanit në Tiranë, të cilat u bënë realitet. A nuk jane këto e te tjera të kësaj natyre kënaqësi e meritë për ideatorin e tyre, shkrimtarin për fëmijë Bedri Dedja ?! Pa dyshim, po.

 

Një studjuesi, i cili në të ardhmen mund të merrej me këtë figurë, do t’i sugjeroja që mos të linte pas dore këtë aspekt të veprimtarisë së tij, këto «thërrime» nga sofra shkencore e njerëzore e profesorit Bedri Dedja.

 

E kam për nder dhe e quaj fat që për më se tre dhjetëvjeçarë kam qënë pranë këtij personaliteti, kam bashkëpunuar e komunikuar me të si vartës, nxënës, koleg, bashkëpunëtor, si shok e mik që na lidhnin detyrat dhe puna studimore shkencore e pedagogjike. Madje, edhe gjatë kohës që na patën dërguar me qarkullim, Atë në Elbasan dhe mua ne Bajram Currin e largët, nuk e shkëputëm bashkëpunimin shkencor.  Profesor Bedri Dedja udhëhiqte ato kohë me kopetencë shkencore disertacionin tim të doktoraturës.

 

 Njeriu dhe qytetari i nderuar.  

 

Edhe pse ishte antar i PPSH, Bedriu ka qënë një demokrat i spikatur deri në fund të jetës së tij. Besonte në idealet e vërteta komuniste, të cilat, për fat të keq nuk i pa të realizuara në jetë. Pavarësisht këtij fakti, mendoj se po të kishin qënë të gjithë komunistët shqiptarë si Bedri Dedja, do të ishin shmangur shumë të këqija, që regjimi komunist e diktatorial u solli shqiptarëve.

 

Në rast se do të pranohej për një moment që armata e madhe e mësuesve, pedagogeve e kuadrove të arsimit të ndahej në dy grupime te medha :

  1. Në ata (grupimi i parë), të cilët, së bashku me institucionet përkatese u morrën me zbërthimin, propogandimin dhe që vendosën në themel të tërë përmbajtjes dhe veprimtarisë së shkollës politikën dhe ideologjinë e partisë në pushtet dhe mësimet e diktatorit (trekëndëshi revolucionar me punën prodhuese e stervitjen ushtarake, bllokun e lëndëve ideologjike, boshtin ideologjik, fillin e kuq marksist-leninist), duke e politizuar e ideologjizuar në mënyrë të tejskajshme shkollën dhe,
  2. Në grupin tjetër, i cili merrej me përmbajtjen shkencore të shkollës dhe modernizimin e saj, me trajtimin pedagogjik, psikologjik, metodik të kësaj përmbajtjeje, etj., me aq sa lejonin kushtet, me studimin e përvojës e kulifikimin e kuadrit mësimor, me analizën e historisë së mendimit pedagogjik shqiptar, etj.Përvoja historike, për fat të keq ka provuar se grupimi i parë u përpoq, me vetëdije e pavetëdije, të zbatonte politikën enveriste, pra, të shkatërronte shkollën, ndërsa grupimi i dytë, me aq sa e lejonin kushtet, u perpoq ta mbronte dhe ta ndërtonte ate. Ne krye te ketyre dy grupimeve qëndronin dy akademikët e njohur të fushës së arsimit. 

    Ndër figurat më të spikatura të grupimit të dytë qëndronte akademik Bedri Dedja, me stafin e tij. Në rast se gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX-të, në sajë të punës së madhe të një populli të tërë dhe përpjekjeve të armatës së mësuesve e pedagogëve ka patur edhe arritje pozitive, nuk ka dyshim se Bedri Dedja ka pjesën e vet të meritave në këtë punë.  

     

    Ky personalet i arsimit shqiptar ka qëne, mbi të gjitha, njeri me integritet e personalitet të spikatur. Njeri me aftësi krijuese të ndryshme, i përkushtuar e me pikësynime të qarta, këmbëngulës në arritjen e qëllimeve të vëna, i paepur në punë e përpjekje, serioz e korrekt në punë, optimist dhe i thjeshtë.

    Ai rrezatonte energji pozitive dhe optimizëm. Me shëmbullin dhe fjalën e tij të mënçur, u jepte drejtim punëve, ngjallte besim e shpresa tek të tjerët dhe i mobilizonte në punë. Veçohej për takt të veçantë në marrëdhëniet me vartësit. Nuk kapej pas cikërrimave ; punën e sejcilit e maste me rezultatet konkrete. Kur paraqitej rasti, i mbronte me vendosmëri vartësit e vet.

    I ndershëm, i drejtë, i sinqertë, i vëmëndshëm dhe i komunikueshëm me të gjthë.

    Vëzhgues i mprehtë, dëgjonte me kurreshtje e mësonte nga të tjerët, nuk preferonte të mbante shënime, por regjistronte në kujtesën e vet të fortë gjërat më thelbësore ; i pëlqente të meditonte dhe të ëndërronte. Për energji fizike e vullnet mund të garonte me cilindo. Duke anuar nga temperamenti kolerik, i duheshin përpjekje për të qënë sa më i ekuilibruar, për të mos shpërthyer në situata të vështira, për të mos u treguar arrogant e prepotent me kuadrin apo në shoqeri. Edhe me këtë prani, ai ruante gjakftohtësinë dhe ekuilibrat përkatës.

     

    Njeri me karakter, i mirë, në kuptimin më të plotë të kësaj fjale, Bedri Dedja e ka patur mirëkuptimin armë të shëndoshë. Vetëm në dy raste, mbaj mend se jo vetem nuk më ka lëshuar pe por përkundrazi, më ka kritikuar. Të dy rastet kanë të bëjnë me bindje jo të njëjta.

     

    Me aq sa e kam njohur, në mardhëniet dhe komunikimet jo vetëm me mua, por edhe me të tjerët, ai ka qënë, siç e kam thënë edhe më lart : dashamirës, i gatshëm për të ndihmuar të tjerët, sado larg qofshin, tolerant, qytetar i devotshëm dhe i respektuar.

     

    Bedri Dedja, bashkëshorten e vet, z. Pandora e ka dashur dhe respektuar shumë. Ajo i është bërë krah, këshilltare dhe ndihmesë e papërtuar, ndonse edhe vetë ka qënë krijuese. Bedriu, për shkak të detyrave shtetërore dhe krijimtarisë, i ka lënë Pandorës mbi supe barrën më të rëndë të kujdesit të përditshëm dhe mirërritjen e femijëve. Dy fëmijët e tyre, Edlira dhe Taulanti jetojnë e punojnë, e para në Zvicer dhe i dyti në Kanada. Ata, me dashuri e respekt po merren sot me botimin e veprave të prinderve të tyre. Ju lumtë !

     

    Në shënjestër të buraokratëve, të paaftëve dhe «vigjilencës revolucionare»  

    Në kohën kur Bedri Dedja punonte me përkushtim dhe energji të pashtershme për çështjen e arsimit dhe shkollës, burokratët, të paftit, partiakët, smirëzinjë, etj. nuk flinin ; ata «vigjilonin», mbronin parimet politike e ideologjike të partisë mëmë. Jo rrallë, problemet që ata ngrinin i kanë kushtuar Atij shume shqetësime personale, familjare e shoqërore, madje edhe kanë rrezikuar seriozisht karierën e tij.

  1. Një herë, nuk më kujtohet mirë viti, u patëm dërguar kabineteve pedagogjike të rretheve një broshurë të shaptilografuar nga drejtoria jonë, për metodikën e punës studimore shkencore në fushën e arsimit dhe shkollës. Pas dy-tri ditësh, i «ngarkuari» i drejtorise sonë më pyet nëse e kisha dërguar unë një matreial të tillë në kabinetet pedagogjike të rretheve . I përgjigjem se atë material metodik e kishim hartuar unë dhe profesor Bedriu e më pas e kishim dërguar në bazë, siç quhej atëhere. “Me vjen shume keq“, u shpreh “vigjilenti“ dhe shtoi, se “…në atë material ka gabime të rënda ideologjike“. Komision i specialistëve, i ngritur për këtë qëllim, pas verifikimeve të kujdeshme konstatoi se akuzuesi « …nuk e kishte kuptuar terminologjinë pedagogjike e psikolgjike, e cila ishte përdorur në atë punim ». Këto zhbirilime njerëzish të paaftë, për të justifikuar rrogën që merrnin, të tjerëve u sillnin shqetësime serioze e jo vetëm kaq, por bëheshin  edhe pengesë në punë.

 

  1. Pak më vonë, shkrimtari (Bedri Dedja) botoi një përrallë për vogëlushët, të titulluar, me sa më kujtohet, «Shkolla e Pyllit». Pësëri Bedriu akuzohet për gabim të rëndë ideologjik. Ishin shkelur parimet e «luftës së kllasave», referenca politike më themelore e teorisë marksiste-leniniste. Shkrimtari, ndonse i organizuar në parti, kishte pranuar në shkollën e pyllit figura të «deklasuara» si ujku, çakalli, dhelpra, korbi, etj. Për më tepër,  këta armiq të luftës së klasave në pyll bënin mësim në një lëndinë, së bashku me «proletariatin», me «kllasen punëtore » të kafshëve të pyllit që përfaqesoheshin nga lepuri, gjirafa, sorkadhet, breshkat, arinjtë, kanarinat, derrat, etj. Zallamahi e madhe ! Llogaridhënia dhe puna armiqësore qenë bërë objekt diskutimesh në organizatën bazë të partise dhe në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve. Mbi shkrimtarin shkarkoheshin rrufe të ashpra. Netë pa gjumë, tronditje shpirtërore, alarme në familje, dyshime në opinionin shoqëror, etj. Por këto paralajmeronin të tjera «lekundje» tërmeti edhe më të forta. Sidoqoftë, edhe kësaj radhe, shkrimtarin e «ruajtën».

 

  1. Por sfidat nuk kanë të mbaruar. Midis pedagogëve të paorganizuar në parti qarkullonin thashetheme. Çudi !? Kush i sajonte dhe kush i përhapte ato?! Thuhej se kishte mekanizma që merreshin me këtë punë !  Perflitej se Bedri Dedjes, një nga figurat kryesore të komitetit të parisë për Tiranen (Xh. Gj. shënimi im)  « ..ia kishte bërë benë….»  Kaq duhej që thashethemnaja të mbulonte Tiranën. Për këtë arsye, në katedrën tonë u organizuan disa mbledhje të egra. Çfarë kishte bërë ky njeri, ky “përbindësh i pabindur“ ? Pedagog Bedri Dedja kishte hartuar tekstin e «Psikologjise Sociale» për kursin pasuniversitar të pedagogjisë e psikologjisë dhe diku atje, kishte bërë «sakrilegjin e madh», duke sjellë në thonjeza një citat të Marksit, po, po, të Karl Marksit! Por hataja qëndronte në faktin se citati nuk ishte marrë direkt nga vepra e tij, por nga një autor “revizionist“. Kjo u vinte kapakun të gjithave : veprës, punës dhe jetës së tij.

 

Tashti më vjen me të vërtetë çudi per këto që po shkruaj, por atëhere këto gjëra kanë qënë tejet me pasoja serioze. Më kujtohen mirë, pasi unë i kam mbajtur vetë proces-verbalet e atyre mbledhjeve. Si mos të të bënte përshtypje kur konstatoje se në mbledhjet tona, si asnjë herë tjetër, patën marrë pjesë njëri-pas tjetrit disa të deleguar nga dekanati, nga ministria, nga shtëpia botuese, nga komiteti i partise për Tiranen. Dyndje e vërtetë ! Për habinë tonë, të deleguarit shtronin problemin, rëndësinë e tij, shqetësimet që kishte shkaktuar «lart» Bedri Dedja dhe na lihej neve « kopili në derë», pra, duhej të ishim ne ata që do të argumentonim “krimin“ e tij dhe t’i jepnim “dënimin e merituar“, dënim i cili do të shqyrtohej më pas në istancat partiake.

 

Çuditërisht, shkrimtari dhe studjuesi u ruajt edhe kesaj here! Në realitet, ai peshonte tejet më rëndë se të gjithë akuzuesit, të marrë së bashku. Nga ana tjetër, edhe vogelushët, të cilëve u drejtohej libri, vështirë se arrinin deri tek kuptimi i « …rendësisë së luftës së klasave për zhvillimin e shoqërisë njerëzore….» !?!

 

I dashur Bedri ! Të kërkoj të falur edhe në emër të kolegëve të katedrës se, me perjashtim të disa shpjegimeve që bënte profesor Hamit Beqja, nuk u gjet një burrë midis nesh që të të dilte në krah. Përvoja tregonte se “Çfarë të bënte Partia, nuk t’a bente as Perëndia“. Sejcili prej nesh përtypej sipas mënyrës së vet, pa u kuptuar se çfarë thoshte. Ato ditë, ne përsërisnim fjalet e një shkencëtari gjerman : “Në Mesjetë, një matematicieni gjerman i bënë të ditur se kisha katolike e kishte dënuar me vdekje  Galileo Galileun: djegie publike në turrën e druve ! Po perse, pyeti matematicieni i habitur?! Pasi i sqaruan se Galileu kishte deklaruar se toka sillej rreth diellit, plaku kishte thene : «Këtë e kanë ditur edhe shkencëtarë të tjerë përpara tij, por ata s’kanë guxuar ta pohojnë se kanë patur femijë».  Mos të harrojmë se ky shëmbull vjen nga Mesjeta e erret… !

 

Tani, pas kaq kohësh, dikush do të shtrembërojë buzët; një tjetri do t’i duken keto gjera ekzagjerime, madje edhe mua më vjen të buzeqesh kur i kujtoj. Po atëhere ?!

Në ato vite i kisha të freskët dy shembuj: – Pedagogut e docentit Arif Gashi, diplomuar në Moskë për filozofi, i del deshmitar në gjyq studenti i tij, të cilit i drejtonte dipllomen. Pasoja : profesori dënohet me disa vjet burg, vite që i vuajti në Ballsh, me të dënuar të tjerë politikë.

Po ashtu, e kishim të freskët rastin kur u përhap thashethemi se sekretari i partise për Tiranen « … ia kishte bëre benë Hasanit !», ish z/ministrit, profesorit Hasan Duma, të cilit madje nuk i dihej as akuza. Rrodhi fare pak ujë në Lanë dhe kolegu ynë fatkeq u dënua me disa vjet burg.

Këto nuk ishin hamëndje, as nuk kishin ndodhur kohë më parë, por ishte realitet i atye viteve të mbrapshta. E shpreh me bindje, se po të kalohen lehte, të nënvleftësohen e, aq më keq, të harrohen këto gjëra, ato do të përsëriten, në varjante të reja, po aq, e me tepër terrorizuese.

Pra, nuk është e vështirë të kuptohet se çfarë terrori pat’ përjetuar profesor Bedri Dedja në ato kohëra diktatoriale !

 

Niçe, në kohën e vet pat’ shprehur këtë mendim : «Me të drejtë thuhet se një popull karakterizohet, jo aq nga njerezit e tij të medhenj, se sa nga mënyra se si sillet ndaj tyre». Pavarsisht sfidave, vështirësive, njerëzve të këqij që ndeshen gjatë rrugës dhe madje edhe në diktature, e Mira ngadhnjen, veprat dhe sjelljet e mira të njerëzve nuk harrohen ; ato do të dalin një ditë në dritë. Mirenjohja nuk duhet të vdesë kurre ! 

Këndej kuptohet se nuk janë të pakta arsyet që ne, ish koleget Tuaj, profesor Bedri Dedja, së bashku me armatën e madhe të arsimtarëve, t’Ju kujtojmë me nderimin dhe respektin më të madh. 

 

 

Prof. A. Dr. KOLE TAHIRI

 

Bruksel, shtator 2010