Shumë e dashur E…,
Dhëmbët janë një temë shumë e rëndësishme.
Për mua temë e hapur!
Në rrjetin social unë këndellem duke i parë shoqet e mia ( my Facebook’s friends) se si qeshin duke e hapur gojën kamare me dhëmbët rruaza që u shkëlqejnë porsi dhëmbët e Tanushës të bardhë!
Vetëm t’i shohësh!
I bëjnë në Tiranë të gjitha,
me çmim të arsyeshëm,
të paktën kështu thonë,
se atje, në vendin e çudisë,
buron paraja e deti është bërë kos,
kam lexuar një shkrimtar për fëmijë, ti duhet ta kujtosh, se si paret apo
ëmbëlsirat vareshin si gjethe nëpër pemë,
nuk e kujtoj tamam tamam
më duket Aventurat e Baronit Münhausen,
jam kënaqur me këtë libër kur isha e vogël.
Kam lexuar edhe një libër tjetër në italisht, roman fantastik të Italo Calvinos
që titullohet “Il barone rampante” –
“The Baron in the Trees” – Baroni kacavjerrës – do ta shqipëroja unë.
ndofta Calvino për Baronin e tij është frymëzuar nga Baroni Münhausen!
…..
Por ne kemi 23 vjet e dhjetë muaj pa shkuar atje!
……
Përkthimi jot më ka pëlqyer shumë, është mrekulli!
E di e dashur E…,
se tani që shqiptarët bredhin nëpër botë dhe janë më shumë jashtë se brënda,kujtojnë se mund të bëjnë të gjithë përkthyesin, gazetarin, poetin, shkrimtarinsikur bënin dikur spiunin!
Tani inxhinierë, mjekë, kirurgë, xherahë, përkthejnë autorë gjigandë, që me mjeshtërinë e njerëzve të patalent, i kthejnë në shkrimtarë e poetë kolkozesh!
Mjerimi jonë është se njerëzit e zotë, ( dmth njerëzit e Zotit të krijuar nga Zoti për këtë punë), i lenë në mëshirë të fatit,
por është tragjike se në fakt në mëshirën e fatit lenë kulturën!
……
Të uroj një fundjavë të bukur.
Këtu definitivisht ka nisur dimri, gri,
por duhet të jemi të kënaqura se vera ishte e gjatë dhe pranvera është duke ardhur.
Një huge hug për gjithë familjen sipas hierarkisë dhe për ty posaçësisht!
Elida
Jeni ndër zërat më të fuqishëm ndaj çështjes kombëtare. Derisa shkenca gjithkund ecën me vrull ne kemi njerëz që udhëheqin shtetin duke ndërruar votat për pushtet me ndërtim xhamish. Ku është prokuroria që nuk ndërmerr asgjë, heshtja do me thënë se pajtohesh me dorën e krimit.