VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Xhaka i lumtur pas fitores me Irlandën e Veriut: Hap i madh drejt Kupës së Botës (Foto)

By | November 10, 2017

Komentet

Mayweather i përgjigjet Khabibit, i gatshëm të ndeshet me rusin

“Hajde Floyd, duhet të luftojmë tani. 50-0 v 27-0, dy që s’kanë humbur kurrë, pse jo? Sepse në xhungël është vetëm një mbret”, ka thënë Nurmagomedov, në një video në Instagram.

Këtij postimi tani i është përgjigjur veterani i boksit, Mayweather, i cili e ka pranuar sfidën e Khabibit. Ai përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se e pranon të ndeshet me rusin.

“CBS, Showtime dhe MGM Grand, nxirrni çeket. Shkoni në llogarinë e @leonardellerbe për ta parë Khabib Nurmagomedovin duke më sfiduar. Le ta bëjmë Las Vegasin të mrekullueshëm përsëri”, ka shkruar në llogarinë e tij Mayweather.

Mayweather ishte ndeshur me McGregorin, të cilin e kishte mposhtur. Ndërsa, Khabibi është i suspenduar nga UFC-ja për shkak të përleshjes që kishte shkaktuar pas meçit me McGregorin. /Gazeta Express/

Matematika na lë shpresa, ja si mund të kualifikohet Shqipëria

Trajneri Kristian Panuçi e pranoi që pas kësaj humbjeje jemi jashtë. Ka të drejtë deri diku, sepse pavarësisht se matematika na mban ende në lojë është shumë e vështirë. Por kur numrat ekzistojnë, atëherë fjalët janë të tepërta. Dhe si mund të marrë Shqipëria vendin e parë në grup?

Duke fituar 4-0 me Skocinë në ndeshjen e kthimit dhe të fundit që ka mbetur në Ligën e Kombeve dhe të shpresojë që Skocia të mundë Izraelin me rezultatin 1-0 ose dy me zero, shkruan PanoramaSport. Një kombinim shumë i vështirë, por shanset sado minimale ekzistojnë. Sepse një fitore 4-0 nga ana e kuqezinjve dhe humbja e Izraelit ndaj Skocisë do të bënte që të tria skuadrat të ishin me 6 pikë dhe në këtë rast diferencën e bën pika e dytë e rregullores.

Renditja

RREGULLORJA

* Numri i pikëve të marra në përballjet direkte mes skuadrave.

* Diferenca e golave në përballjet direkte.

* Më shumë gola të shënuar në përballjet direkte.

* Më shumë gola të shënuar në transfertë në përballjet direkte.

* Diferenca e golave në të gjitha ndeshjet e grupit.

* Më shumë gola të shënuar në të gjitha ndeshjet e grupit.

* Më shumë gola të shënuar në transfertë në të gjitha ndeshjet e grupit.

* Numri më i lartë i fitoreve në grup.

* Numri më i lartë i fitoreve në transfertat e këtij grupi.

* Klasifikimi nga Disiplina (1 pikë për kartonët e verdhë, 3 pikë për kartonët e kuq që janë fryt i dy kartonëve të verdhë, 3 pikë për një karton të kuq direkt, 4 pikë për një karton të verdhë, i cili pasohet direkt me një karton të kuq).

* Pozicioni i kombëtares në renditjen e UEFA-s.

Kosova barazon, por mbetet e para

Kosova ka dështuar të fitojë në Ishujt Faroe pasi që ka barazuar me rezultat 1-1. Pavarësisht se e kishte ndeshjen në kontroll, një kundërsulm e ka dënuar Kosovën për të fituar këtë ndeshje. Pavarësisht barazimit, Kosova e ruan vendin e parë në grupin e saj. K

Kosova e kishte në kontroll shumicën e ndeshjes me Ishujt Faroe por dështoi për të fituar. Vendasit arritën që të mbrohen shumë mirë dhe në fund morën një barazim për të cilin duket se edhe e kërkuan.

Një pjesë e parë shumë e mirë për Kosovën, e cila e kontrolloi takimin që nga minuta e parë e ndeshjes.

Goli erdhi në minutën e nëntë pas një goditje të fuqishme të Rashicës. Topi përfundoi në trekëndëshin e lartë të portës së Ishujve Faroe që ishte shumë e vështirë të pritej nga portieri kundërshtar.

Kosova, vazhdonte ta kontrollonte ndeshjen me posedim kurse Ishujt Faroe vazhdonin të kërkonin golin e barazimit me anë të ndërprerjeve dhe kundërsulmeve.

Ishujt kanë mund që të barazojnë në minutën e 43, me Joensen, i cili goditi me kokë por priti Ujkani.

Me epërsinë për 1-0 Kosova shkoi në pushim.

Në pjesën e dytë Ishujt Faroe ishin shumë më të përkushtuar dhe pas një kundërsulmi arriti që të shënoi gol në minutën e 50’të te ndeshjes.

Pas pësimit të golit, Kosova vazhdonte të sulmonte por ishte shumë vështirë që të arrinte te goli.

Mundësinë më të mirë e pati Herolind Shala në minutën e 75’të por goditja e tij ishte më shumë qendrore.

Kosova kishte posedim dhe mundësi për të shënuar deri në minutën e 84’të, por mandej inciativën e morën Ishujt Faroe, të cilët patën tri raste nga minuta 85-88’ën.

Edhe në pesë minutat e fundit kombëtarja e Ishujve Faroe u tregua e rrezikshme dhe në minutën e 94’të patën një rast për një gol por që goditja përfundoi jashtë.

Krejt në fund Herolind Shalës i iki topi dhe nuk arriti që të shënoi gol.

Pavarësisht barazimit Kosova mbetet e para më tetë pikë, derisa ndeshja në mes të Azerbajxhanit dhe Maltës ka përfunduar po ashtu me rezultat 1-1. /GazetaExpress/

Pas pak Izrael-Shqipëri, ja formacionet

Shqipëria luan ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve, në transfertë ndaj Izraelit. Kjo sfidë është tejet e rëndësishme nëse duam të kapim vendin e parë, në një grup totalisht të ekuilibruar.

Sfida e parë në Shqipëri, u mbyll me fitoren e kuqezinjve, 1-0, me gol të Xhakës, ndërkohë që në grupin C1, teksa edhe Izraeli e Skocia kanë luajtur nga dy ndeshje, të tria ekipet numërojnë nga 3 pikë.

FORMACIONET

Izraeli: Harush, Dasa, Natço, Kajal, Peretz, Dabur, Hemed, Jeini, Tuata, Ben Harush, Tibi. Trajner: Andreas Herzog

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Basha, Uzuni, Memushaj, Xhaka, Binaku, Balaj, Grezda. Trajner: Kristian Panuçi.

 

Nepal, zhduken 5 alpinistë dhe 4 udhëprijës në stuhinë e borës

KATMANDU – Pesë alpinistë të Koresë së Jugut dhe katër udhëprijës turistikë nepalezë u zhdukën në stuhinë e borës në Nepal.

Zyrtari i policisë Bir Bahadur Budamagar ka konfirmuar se kanë humbur kontaktin me nëntë persona. Sipas tij, që nga mbrëmë, pas një stuhie bore komunikimi me ekipin është ndërprerë.

Në kërkim të tyre, një helikopter u dërgua në vendin e kampit i cili nuk arriti të ulej për shkak të kushteve të këqija të motit.

Një skuadër policore është nisur në këmbë për t’i kërkuar. Pritet që nesër të mbërrijnë deri në vendin ku ndodhet kampi i alpinistëve.

Alpinistët e Koresë së Jugut dhe udhëheqësit synonin të ngjiteshin në majën prej 7.193 metra në malin Gurja të Himalajeve.

Akuza racizmi mes izraelitëve, mbledhje urgjente te rivalët e kuqezinjve

Jo gjithçka është e qetë dhe e lumtur te Izraeli në prag të ndeshjes me Shqipërinë, pasi dy prej lojtarëve të cilët zbritën në fushë ndaj Skocisë, Eliran Atar dhe Sia Saba, kanë akuzuar njëri-tjetrin shumë ashpër dhe nuk kanë kursyer edhe fyerjet si në fushë, ashtu edhe në dhomat e zhveshjeve. Në rrjetet sociale ka qarkulluar edhe një video ku pretendohej se në fund të ndeshjes Atar kishte lëshuar një sharje raciste kundër shokut të skuadrës, me prejardhje arabe.

Trajneri Endi Hercog ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje urgjente me të dy futbollistët në fjalë, të cilëve u ka kërkuar shpjegime për fjalët që kanë thënë, pasi ata pretendonin se kolegu nuk i kishte pasuar me dashje gjatë takimit. Për më tepër, një video që qarkullonte në internet pretendon se Atar kishte thënë se në krah kishte “një arab të qelbur”, deklaratë që lojtari e ka hedhur poshtë.

 

“Nuk ka ndodhur asnjëherë dhe nuk kam thënë asnjëherë diçka të papërshtatshme për shokun e skuadrës”, ishte përgënjeshtrimi publik i tij, që u shpërnda nga Federata Izraelite pas mbledhjes me Hercog. (BalkanWeb)

Porositë e fundit të Panuçit para Izraelit: Kanë lojtarë dinakë, do na provokojnë

“Besim dhe vetëm besim”. Kjo është motoja e kuqezinjve në përballjen decizive që do të zhvillohet nesër në Izrael. Panuçi ka në dispozicion dhe në gjendje të mirë fizike dhe psikologjike të gjithë grupin. Ai e di fort mirë se çfarë do të thotë kjo përballje, ndaj dhe ka marrë të gjitha masat për të mos u zënë në befasi nga vendësit. Italiani ka kërkuar vëmendje maksimale, qetësi, vendosmëri, dinakëri dhe kujdes nga të tijtë.

 

“E dimë të gjithë sa e rëndësishme është kjo ndeshje për ne. Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë, por tri pikë nuk është mision i pamundur. Nëse bëjmë atë që kemi bërë në stërvitje dhe kemi diskutuar, gjithçka do të bëhet më e lehtë për të arritur këtë objektiv. Izraeli ka lojtarë dinakë që mund të provokojnë, kërkojnë goditje dënimi apo penallti, ndaj duhet të jemi 100 për qind të koncentruar dhe vigjilent me qëllim mos të biem pre e tyre.

Futemi në fushë dhe japim më të mirën. Kam besim te gjithsecili prej jush”, mësohet t’u ketë thënë Panuçi lojtarëve në seancën e djeshme. Shqipëria do të zbresë në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm, duke iu rikthyer skemës klasike 4-5-1, me një mesfushë të ngjeshur.

Nga Durrësi, LEONIDHA MUSAJ

Liga e Kombeve, Kosova fitoi Maltën me 3:1

PRISHTINA – Përfaqësuesja e futbollit të Kosovës ka fituar reprezentacionin e Maltës me 3:1 në xhiron e tretë të Grupit 3, Liga e Kombeve të Divizioni D. Ndeshja është zhvilluar në stadiumin e mbushur “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova kaloi në epërsi në minutën e 30-të me golin e Benjamin Kololli, më pas futbollisti i Maltës, Andre Aginus, me golin me kokë barazoi në minutën e 51-të, ndërsa Vedat Muriqi në minutën e 68-të sërish kaloi në epërsi Kosovën. Fitoren e Kosovës prej 3:1 e vulosi Kololli në minutën e 81-të, me golin e dytë të tij të ndeshjes.

Kosova në xhiron e parë si mysafir luajti baraz, pa gola, me Azerbajxhanin, ndërsa në xhiron e dytë në fushë të vet fitoi Ishujt Faroe me 2:0.

Ndërron jetë trajneri legjendar i NBA-së, Tex Winter

Ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare trajneri legjendar i basketbollit, me tituj të shumtë në NBA, dhe zbuluesi i “mbrojtjes trekëndësh”, Tex Winter, raporton Anadolu Agency (AA).

Lajmi është konfirmuar nga familja e tij, pas çka të shumta kanë qenë mesazhet ngushëlluese të disa nga yjet më të mëdha të basketbollit amerikan.

Në karrierën e tij të trajnerit, Winter ka nëntë tituj në NBA, me Chicago Bulls 6 dhe Los Angeles Lakers 3 më cilësi të asistentit të kryetrajnerit Phil Jackson, ndërkohë që llogaritet zbuluesi i “mbrojtjes trekëndësh”.

“Tex Winter ishte kritiku im më i madh, por njëkohësish edhe tifozi im më i madh”, shkroi në Twitter, Scottie Pippen, lojtari në NBA Hall of Fame, një ish-lojtar i Chicago Bulls.

Ai shkroi se pa Tex-in, kurrë nuk do të mund të fitonin ndonjë titull, meqë ai i kishte mësuar si të studiojnë kundërshtarët dhe t’i mposhtin ata, por i kishte mësuar edhe funksionimin e taktikës “mbrojtje trekëndësh”.

Është prononcuar edhe ylli tjetër nga “Hall of Fame”, legjenda e NBA-së, ish-ylli i Los Angeles Lakers, Kobe Bryant.

“Mentori im. U ula me Tex-in dhe ndoqa çdo minutë të secilës ndeshje që kishim zhvilluar gjatë sezonit tonë të parë. Ai më mësoi se si të studioja çdo detaj. Ai ishte një gjeni i basketbollit në çdo kuptim të fjalës. Më mungon shumë. Faleminderit Tex, nuk do të isha aty ku jam sot pa ty, pusho në paqe”, shkroi Bryant në Twitter.

Liga e Kombeve, Kosova pret Maltën, në Podgoricë derbi i rrezikut të lartë

Sot në orar janë shtatë ndeshje të Ligës së Kombeve të UEFA-s, nga të cilat dy do të zhvillohen në rajonin e Ballkanit Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, e cila pas dy ndeshjeve të zhvilluara mbajnë kreun tabelar të grupit “3” të ligës D, sonte në Stadiumin “Fadil Vokri” në Prishtinë, do të mirëpresin përfaqësuesen e Maltës, e cila nga ana e saj do të tentoj të kapë trenin e fundit për renditje lart në tabelë.

Derbi i mbrëmjes do të luhet në Podgoricë mes Malit të Zi dhe Serbisë, ndeshje të cilën UEFA e ka vlerësuar “të rrezikut të lartë”.

Të dy përfaqësueset pas dy ndeshjeve të zhvilluara në grupin “4” të ligës C kanë me nga katër pikë, me çka fituesi eventual, do të jetë favorit për të avancuar në një rang më të lartë të garave, më saktësisht në ligën “B“.

Në ligën elitare, ”A”, Polonia do të jetë nikoqire e Portugalisë, një duel i cili mund të jetë vendimtar në luftën për vendin e parë të grupit ”3”, i cili siguron kualifikim në “final four” në titullin e kësaj gare të re të UEFA-së.

– ÇIFTET DHE ORA E NDESHJEVE –

Liga ”A”

Grupi ”3”

CHORZOW: Poloni – Portugali (20:45)
Renditja tabelare: Portugalia 3 pikë (1 ndeshje), Polonia 1 (1), Italia 1 (2).

Liga ”B”

Grupi ”2”
KALINJINGRAD: Rusi – Suedi (21:45)
Renditja: Rusia 3 (1), Turqia 3 (2), Suedia 0 (1).

Liga ”C”

Grupi ”1”
HAIFA: Izrael – Skoci (20:45)
Renditja: Skocia 3 (1), Shqipëria 3 (2), Izraeli 0 (1).

Grupi ”4”
PODGORICË: Mali i Z – Serbi (20:45)
VILJNUS: Lituani – Rumani (20:45)
Renditja: Mali i Zi 4 (2), Srbia 4 (2), Rumunia2 (2), Lituania 0 (2).

Liga ”D”

Grupi ”3”
TORSHAVN: Ishujt Faroe– Azerbajxhan (20:45)
PRISHTINË: Kosovë – Maltë (20:45)
Renditja: Kosova 4 (2), Ishujt Faroe 3 (2), Azerbajxhani 2 (2), Malta 1 (2).

Pavarësisht rasteve, Kombëtarja nuk fiton dot me Jordaninë

ELBASAN-Është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0 ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Jordanisë e zhvilluar në  ‘Elbasan Arena’ në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë patën mjaft raste, por nuk arritën të shënonin në rrjetë. Ndeshja e sotme ishte një ndeshje test për kuqezinjtë, në prag të përballjes me Izraelin për Ligën e Kombeve të shtunën.

 SHQIPËRI-JORDANI 0-0

KOMENTI LIVE: 

90′ Ndëshkohet edhe Manaj me karton të verdhë në nerva e sipër, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj portierit, duke mos e lejuar këtë të fundit ta gjuajë topin.

85′ Shumë pran golit Shqipëria me Uzunin. Gjuajtja e futbollistit beratas, devijohet nga mbrojtësi i Jordanisë dhe përplaset në shtyllë.

79′ Andi Lila ndëshkohet me karton të verdhë për faull taktik.

74′ Goditje dënimi për Shqipërinë shumë pranë zonës, provon Balaj, por gjuajtja e tij është tërrësisht e gabuar dhe përfundon shumë larg kuadratit.

69′ Murjan provon të verë në vështirësi Berishë, por në pozicion gardiani shqiptar.

64′ Me fat Jordania. Veseli nga shumë pranë zonës herën e parë del huq, ndërsa në momentin e dytë topi ndalet nga portieri.

61′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet Binaku, në lojë Lenjani.

50′ Uzuni provon me një top për Balajn në zonë, largojnë në vështirësi mbrojtësit e Jordanisë.

47′ Shqipëria e nis në sulm edhe pjesën e dytë, Manaj provon me një gjuajtje të rrezikshme, por topi shkon jashtë kuadratit.

46′ Tre zëvendësime të menjëhershme në fillimin e pjesës së dytë. Largohen Xhaka, Grezda dhe Ramadani. Në fushë, Balaj, Ndoj, dhe Uzuni.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ Aksion fantastik nga e majta, me Binakun që avancon dhe pason bukur për Manajn në zonë, ky i fundit ka gjuajtur, por ka pritur portieri.

42′ Manaj tregohet egoist dhe provon me një gjuajtje nga distanca, por gjuajtja e tij ishte tepër e gabuar.

38′ Grezda harkon në qendër të zonës, provon me kokë Binaku, por topi shkon në duart e portierit.

35′ Gabime të shumta në fazën ofensive, kuqezinjtë nuk po gjejnë dot rrugën e rrjetës.

23′ Rrezikshëm Shqipëria me Andi Lilën, që provon me një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës, topi devijohet në këndore.

20′ Shqipëria provon të rrezikojë me aksione të shpejt nga krahët, por pa sukses.

11′ E pabesueshme çfarë humbet Grezda, që merr një asist nga Gavazaj dhe nga shumë pranë portës ka goditur jashtë kuadratit.

9′ Veseli zëvendëson Mihajn e dëmtuar.

7’ Enea Mihaj pas dëmtimit të rendë transportohet për në spitalin e Elbasanit.

5′ Atiah ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Mihajt. I pafat mbrojtësi që kërkon zëvendësim.

3′ Shqipëria hidhet menjëherë në sulm në kërkim të golit, por mbrojnë mirë jordanezët.

1′ Ka nisur takimi në “Elbasan Arena”. Interes i ulët nga ana e tifozëve.

 

FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA:
Berisha, Lila, Gjimshiti, Mihaj, Binaku, Mavraj (C), Ramadani, Xhaka, Grezda, Gavazaj, Manaj. Trajner: Kristian Panuçi

JORDANIA: Jasen, Al Basha, Shilbaja, Alarab, Khatab, Bani Atiah, Al Samrieh, Murjan, Abdullarman, Hamduni, Bakhit. Trajner: Vital Borkelmans

Pas pak përballja Shqipëri-Jordani, ja formacionet zyrtare

Të gjithë me sytë nga ‘Elbasan Arena’ ku do të luhet ndeshja Shqipëri-Jordani. Miqësorja do të nisë në orën 20:00. Gazetari Fatmir Popja ka siguruar për ‘BalkanWeb’ formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Pas humbjes ndaj Skocisë, skuadra Kuq e Zi e Kristian Panuçit do të kërkojë fitoren, ndërkohë që të shtunën ka përballje me Izraelin.

Surprizë e kësaj mbrëmje është zgjedhja e kapitenit të skuadrës shqiptare, detyrë që i është besuar Mërgim Mavrajt.

FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA:
Berisha, Lila, Gjimshiti, Mihaj, Binaku, Mavraj (C), Ramadani, Xhaka, Grezda, Gavazaj, Manaj. Trajner: Kristian Panuçi

JORDANIA: Jasen, Al Basha, Shilbaja, Alarab, Khatab, Bani Atiah, Al Samrieh, Murjan, Abdullarman, Hamduni, Bakhit. Trajner: Vital Borkelmans