VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

WIEDER 15 000 BESUCHER AN DEN SOLOTHURNER LITERATURTAGEN

By | May 17, 2015

Komentet

“Të gjithë duan aparatet tona të frymëmarrjes” – Firma zvicerane La Hamilton Bonaduz AG është lider botëror në prodhimin e aparateve të frymëmarrjes


voal.ch – Aparatet e frymëmarrjes jo vetëm që mund të shpëtojnë jetë, por gjithashtu ndihmojnë në uljen e dhimbjes.”
(Hamilton, Bonaduz)
Intervistoi Peter Siegenthaler

Andreas Wieland, CEO i Hamilton Bonaduz AG

(Keystone / Gian Ehrenzeller)


Pajisjet e frymëmarrjes janë ndër produktet që mund të rezultojnë vendimtare për mbijetesën e mijëra njerëzve. Prodhues global në këtë sektor është ndërmarrja zvicerane Hamilton. Kompania bën gjithçka që mundet për t’iu përgjigjur urgjencave, thotë CEO e saj.
Hamilton Bonaduz AG, një kompani mjekësore me qendër në kantonin e Graubünden, prodhon makina të frymëmarrjes të përdorura në repartet e kujdesit intensiv të spitaleve. Modeli i fundit i respiratorëve kërkohej në të gjithë botën edhe para fillimit të pandemisë koronavirus. Tani kërkesat kanë arritur kufijtë më të lartë.  Edhe pse kompania në Graubünden bën gjithçka për të rritur kapacitetin e prodhimit, ajo nuk mund të mbulojë nevojat e të gjithëve, thotë drejtori menaxhues Andreas Wieland në një intervistë me swissinfo.ch.swissinfo.ch: Sa është rritur kërkesa pas pandemisë të koronavirus-it?Andrea Wieland: Edhe para pandemisë, kompania jonë kishte shumë kërkesa. Vitin e kaluar rreth 20% më shumë se një vit më parë, një vit para 30%. E gjithë bota na i kërkon këto pajisje.swissinfo.ch: Sa pajisje keni prodhuar para fillimit të pandemisë dhe sa mund të shisni tani?

A. W .: Tani, në një muaj, ne mund të shesim atë që kemi shitur gjatë gjithë vitit të kaluar, pra midis 1500 dhe 2000 pajisje.

swissinfo.ch: Cilat janë karakteristikat e veçanta të pajisjeve tuaja?

A. W .: Modeli i ri ka një të ashtuquajtur ventilim të lakut të mbyllur. Kjo do të thotë që gjithçka mund të kufizohet në vendosjen e maskës ose intubimin e pacientit. Pastaj pajisja kryen automatikisht të gjitha funksionet e nevojshme, bazuar në presionin, vëllimin, mekanikën e mushkërive dhe parametrave të tjerë që lidhen me funksionimin e zemrës dhe mushkërive.

Në këtë mënyrë mjeku çlirohet nga detyra që të kontrollojë vazhdimisht nëse pajisja është rregulluar saktë apo nëse duhet të vendoset. Dhe është siguri shtesë në vendet ku aftësitë e personelit mjekësor nuk janë në nivele të krahasueshme me tonat.

swissinfo.ch: Vdes nga një infeksion koronavirus është shumë i dhimbshëm. Pacientët nuk bien thjesht në gjumë nëse nuk ndihmohen nga një aparat që ndihmon frymëmarrjen.

A. W .: Jo, virusi shkakton prodhimin e një sasie të tillë të mukusit në mushkëri, saqë pacienti mbytet ngadalë prej tij. Nëse pacientët janë intubuar dhe ndihmohen në frymëmarrje, në shumë raste – megjithëse jo të gjitha – ata mund të shpëtohen.

“Para pandemisë, ne llogaritëm një rritje prej 20% të shitjeve. Por tani do të rrisim prodhimin me 50% të tjera.”

swissinfo.ch: Si e pranoni faktin se njerëzit vdesin sepse nuk jeni në gjendje të prodhoni pajisje të mjaftueshme?

A. W .: Ne jemi të vetëdijshëm për këtë dhe punojmë ditë e natë, madje edhe të shtunave dhe të djelave. Unë i kërkova kantonit që një autorizim të punonim edhe të djelën.

swissinfo.ch: A mund të punësoni shpejt një staf shtesë?

A. W .: Ne po përpiqemi të trajnojmë staf të përshtatshëm  për shkak të koronavirusit.

swissinfo.ch: Sa mund të rrisni prodhimin afatshkurtër?

A. W .: Para pandemisë, kemi llogaritur një rritje prej 20% të shitjeve. Por tani do të rrisim prodhimin me 50% të tjerë.

swissinfo.ch: Po për furnizuesit?

A. W .: Gjërat po vështirësohen. Nëse secili vend mendon vetëm për veten e tij, kjo gjithashtu ndikon në furnizimin e pjesëve që na duhen.

Për shembull, autoritetet rumune kanë përcaktuar një përbërës të pajisjeve tona si një “pajisje mjekësore”. Ne jemi përpjekur t’i sqarojmë atyre se vetëm me atë pjesë ata nuk mund t’i ndihmojnë askujt të marrë frymë.

swissinfo.ch: A vazhdon eksporti Hamilton Bonaduz AG?

A. W .: Ne furnizojmë klientë në Zvicër dhe jashtë saj. Në Zvicër ne aktualisht po diskutojmë me disa spitale, spitale universitare, me shumë zyra të shëndetit publik, me ushtrinë, për të mbuluar sa më shumë nevojat e tyre.

swissinfo.ch: Por kush kërkon që të blejë pajisjet tuaja dhe cilat kërkes ju i refuzoni?

A. W .: Ne përpiqemi t’ju përgigjemi situatave më urgjente.

swissinfo.ch: Çfarë do të thotë kjo në të vërtetë?

A. W .: Një shembull: Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka porositur një sasi të madhe. Por ne nuk do t’u sigurojmë atyre të gjitha pajisjet që ata kërkuan. Italia ka probleme më serioze. Ne vendosëm përparësitë tona në përputhje me rrethanat.

swissinfo.ch: A mund t’ju thoni jo spitaleve zvicerane që urgjentisht kanë nevojë për pajisje të reja?


A. W .: Jo. Disa janë të zhgënjyer, por jo sepse ata ishin në urgjencë. Një shembull: nëse një spital i vogël rajonal urdhëron dhjetë pajisje, por ne e dimë se ai ka vetëm tre vende për kujdes intensiv, ai do të marrë vetëm tre pajisje. Sepse këto pajisje kërkojnë personel të trajnuar dhe infrastrukturën e nevojshme.
swissinfo.ch: A mendoni se situata këtu është e destinuar të përkeqësohet deri në atë pikë sepse aparati i frymëmarrjes i disponueshëm nuk do të jetë më i mjaftueshëm?A. W .: Në Zvicër aktualisht ekzistojnë 1000-1200 pajisje të frymëmarrjes të asistuar. Unë mendoj se nuk është e mjaftueshme nëse pandemia duhet të marrë dimensione të barabarta me ato që jemi dëshmitarë në Itali.“Ne gjithashtu kujdesemi për t’i trajnuar njerëzit në Itali, kështu që bëjmë gjithçka për t’i furnizuar ata.”swissinfo.ch: Çfarë mund të na tregoni për furnizimet tuaja në Itali? A keni pajisje të mjaftueshme për pacientët italianë që kanë nevojë për të?

A. W .: Një nga konkurrentët tanë, kompania Draeger në Gjermani, nuk eksporton më produktet e saj, por vetëm furnizon tregun e brendshëm. Ne nuk e bëjmë këtë. Ne gjithashtu kujdesemi për t’i trajnuar njerëzit në Itali, kështu që bëjmë gjithçka për t’i furnizuar ata.

swissinfo.ch: A kanë vdekur tashmë pacientët në Itali që mund të ishin shpëtuar me pajisjet tuaja?

A. W .: Ne nuk kemi mundësinë për të mbuluar nevojat e mëdha të Italisë. E di që shumë njerëz vdesin, sidomos të moshuarit, të cilët nuk mund të trajtohen më. Një pjesë e stafit të spitalit nuk ka më maska.

swissinfo.ch: Gjermania ka nxjerrë dispozita që ndalojnë prodhuesit gjermanë të eksportojnë pajisje mbrojtëse jashtë vendit. Si do të reagonit nëse Zvicra do të vendoste të njëjtën gjë?

A. W .: Këshilli Federal mund të ndalojë eksportet bazuar në legjislacionin e urgjencës. Por atëherë do të gjendeshim përpara barrikadave. Nëse ata na lënë të bëjmë punën tonë dhe të na mbështesin, ne do të bëjmë gjithçka mundemi për të siguruar që Zvicra të ketë materiale të mjaftueshme.

Hamilton Bonaduz AG është kompani e fuqshme në Zvicër në fushën e teknologjisë mjekësore. Është një lider botëror në zhvillimin dhe prodhimin e aparateve të frymëmarrjes. Kompania zhvvillon aktivitetin në kantonin e Graubündenit. Kompania ka punësuar rreth 1400 njerëz. Vetëm 500 njerëz punojnë për prodhimin e aparateve të frymëmarrjes. Pajisjet e gjeneratës më të fundit kushtojnë rreth 60,000 franga./Përktheu Elida Buçpapaj/ Burimi. swissinfo.ch

 

Patjetër maska dhe stop që Migros, Coop, Denner, Aldi etj. të ngjajnë si bomba me sahat! Nga Elida Buçpapaj

Në kulmin e emergjencës prej rrezikut nga coronavirus, kur e gjithë Zvicra është e prekur prej Covid 19 dhe pritet që rastet të shtohen, vemendja fokusohet tek mbajtja e situatës nën kontroll për të mos lejuar shtimin drastik të personave të infektuar që sistemi shëndetësor të ruhet solid e të mos shkojë në kolaps.

Vetizolimi është zgjidhje, por lind pyetja a mund të mbyllet gjithë komuniteti në shtëpi?

Ku ta gjenim sikur të mbyllej! Do të ishte shpëtim karantina, vetëdijësimi se qëndrimi në shtëpi është masa më e mirë e sigurisë.

Shkollat dhe universitetet janë mbyllur në rrang shteti, shumë shërbime jo të domosdoshme po ashtu, rinia dhe gjithë shoqëria duhet të adoptojë një stil të ri jete, por megjithatë e ka të pamundur të jetojë pa ngrënë.

Në Itali kemi parë se në supermerkato blerjet bëhen me rregull, nën kontrollin e një personeli, duke u ruajtur distanca dhe duke u bërë dezinfektimet.

Të njējtat masa duhet të merren me urgjencë edhe në Zvicër. Tashmë disa kantone kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. E para e shpalli Tiçino dhe kështu me rradhë.

Në masat brenda kuadrit të gjendjes të jashtëzakonshme janë edhe maskat. Pra, kur njerëzit të lëvizin në rrugë për arsye madhore, sepse u duhet të blenë ushqimet e përditëshme, ata duhet të jenë të pajisur me maska. Maskat janë mbrojtje dhe vetëmbrojtje e komunitetit.

Por në farmacitë e Zvicrës nuk ka maska. Problemi i maskave është edhe në Itali. Si është e mundur! U lidha me telefon me disa farmaci brenda komunës dhe nëpër kantone të ndryshme. Më thanë të njëjtën përgjigje se nuk kanë maska. Sepse ishte një produkt i blerë nga Kina! Po si do të vazhdohet? Pa maska nuk mund të lëvizet. Lëvizja pa maska rrit rrezikun e infektimit masiv.

Tani shtetet brenda BE-së po mbyllin kufijtë midis tyre si masë mbrojtje. Sapo e kanë bërë me dije Gjermania dhe Austria, por kufijtë për emergjencat humanitare apo katastrofat pandemike duhet të mbeten hapur dhe secili shtet duhet të ndihmojë me të gjitha mundësitë që ka.

Pajisja e popullsisë me maska është emergjencë e emergjencave.

Një tjetër emergjencë janë supermerkatot që frekuentohen nga komuniteti si në ditë të zakonshme kur nuk kishte plasur pandemia e koronavirusit Covid 19. Bile frekuentimi është rritur dhe për herë të parë kemi parë supermerkato me rafte bosh, se njerëzit i kap paniku se mund të mbeten pa ushqime. Dyndja e madhe, pa rregull, pa distancë, si fundjavën që shkoi, rrit rrezikun e infektimeve masive. Sepse çdo blerës mund të jetë një potencial infektimi, pasi periudha e inkubacionit të virusit zgjat 2 deri në 14 ditë, pra një i infektuar me Covid 19 gjatë periudhës së inkubacionit mund të mos shfaqë asnjë simptomë. Supermerkatot Migros, Coop, Denner, Aldi etj, të stërmbushur me njerëz, iu ngjajnë bombave me sahat sepse në situata të tilla mjafton një i infektuar që të infektojë disa e pastaj infektimi shkon zinxhir me dhjetra, qindra e mijëra.

Në konferencën për shtyp të së premtes që shkoi, katër keshilltare federalë: Presidentja e Konfederatës Simonetta Sommaruga, Ministri i Ekonomisë Guy Parmelin, ai i Shëndetësisë Alain Berset dhe Ministrja e Drejtësisë Karin Keller-Sutter nënvizuan disa herë se qeveritë lokale, kantonale dhe komunale kanë të gjitha mundësitë ligjore të ndërmarrin masa vetë me qëllim mbrojtjen e komunitetit nga infektimi me Covid-19.

Deri fundjavën që shkoi komunat nuk kishin ndërmarrë asgjë. Njerëzit, që mbushnin supermerkatot në rradha ku ndodhte shpesh të shërbehej vetëm në një kasë, ngjanin si turma vulnerabël sepse popullsia e ka të edukuar si kulturë të jetesës respektimin e rregullave, por jo t’i vendosin vetë rregullat, Zvicra ka shtet të së drejtës në shërbim të qytetarëve.

Te djelën u lajmërua edhe ndërprerja para kohe e sesionit pranveror të Parlamentit të Konfederatës. Pra gjendja e jashtezakonshme në rrang konfederate është e vendosur, por popullsia ka nevojë 1. të ketë maska 2.të jetë e mbrojtur kur bën blerje nëpër supermerkato dhe 3. të marrë info nga mediumet e indormimit masiv të publikut për të shmangur stresin dhe zbutur traumën. Për ushqime kanë nevojë edhe të infektuarit. Pra komuniteti pret organizim.

Zvicra, një shtet që rreshtohet gjithmonë në vijë të parë për të ndihmuar vendet e goditura nga konfliktet apo katastrofat natyrore, do të dëshmojë gjithë potencialin për të përballuar këtë dramë të përmasave globale me sa më pak humbje në njerëz. Konfederata Helvetike me një sistem unik demokratik do të ishte mirë që të përfitonte prej tiparit dallues të identitetit të saj, që është neutraliteti, i cili e ka shpëtuar pa u përfshirë në dy luftërat botërore të shekullit të shkuar, por që, helas, nuk e shpëtoi pa u përfshirë në pandeminë e koronavirusit.

Rrëfimi i një 96 vjeçari, të mbijetuari të Shoah – Fishel Rabinowicz: “Unë u bëra një numër, 19037”

Voal.ch – Fishel Rabinowicz sot 96 vjeçar tregon se si 31 vetë nga familja e tij u shfarosën në kampet e përqendrimit dhe mbijetuan ai me dy vëllezër dhe një kushëri. Ai ishte i dyti nga 10 vëllezërit, u arrestua më 26 maj 1941 gjatë një mësymje në qytetin e tij të lindjes Sosnowiec. Pasi kaloi katër vjet në kampet e përqendrimit, ai arriti në Zvicër në vitin 1947. Ai është një nga ata pak të mbijetuarit e Shoah që jetojnë ende në Konfederatë.

Ne takohemi me Fishel Rabinowicz, i lindur më 1924 në Poloni nga një familje hebreje, në shtëpinë e tij në qendër të Locarno, ku jeton me të birin.

Tvsvizzera.it: Ju kujtohet momenti kur u arrestuat?
Fishel Rabinowicz: Unë u kapa gjatë një mësymje në qytetin tim Sosnowiec: në atë kohë një qytet me më pak se 130,000 banorë, përfshirë 27,000 hebrenj jo vetëm tregtarë por edhe artizanë, industrialistë të vegjël dhe punëtorë të punësuar në industri dhe minatorë në minierat e qymyrit dhe çelikut.

SS mbërritën me mitralozë, mbyllën rrugën dhe na arrestuan së bashku me një vëlla më të vogël se unë, na futën në një autobus dhe na çuan në një kamp tranzicioni. Mua më dërguan të parin në një kamp pune  për katër vjet.

Si kishit jetuar deri në atë moment?
Ne ishim një familje e lumtur me 10 fëmijë plus prindërit. Lufta nisi në fillim të shtatorit 1939 dhe, disa ditë më vonë, gjermanët ishin tashmë në portë. Terrori filloi menjëherë me një pogrom: në rrugën kryesore, ku kishte shumë dyqane në pronësi të hebrenjve, gjermanët sulmuan, u prenë mjekrat në rrugë atyre që i kishin, konfiskuan dyqanet. Dhe pastaj, nga muaji nëntor, ata filluan të mbyllnin rrugët dhe t’i mbyllnin të gjithë hebrejtë në një lloj geto, duke na detyruar të mbanim në krah yllin e Davidit.

Shfarosja e familjes Rabinowicz

Cili është imazhi i fundit që ju kujtohet për qytetin tuaj?
Unë isha në atë zonë tranziti ku na morën pasi u arrestuam dhe ku kalova një natë para se të transferohesha në kampin e punës të detyruar. Më kujtohen tela me gjemba gjithandej dhe vizita e nënës sime që, përmes telave me gjemba, më puthi. Nga ai moment nuk e kam parë kurrë.

Unë isha 16 vjeç e disa muaj. Punonim shumë për të ndërtuar një autostradë. Pastaj shkova edhe në Rogau dhe kampe të tjera të punës. Nga Bunzlau arrita në një kamp përqendrimi. Deri atëherë kisha veshur rrobat e mia civile, megjithëse gjithnjë me yllin e Davidit në gjoks, në shpinë dhe në pantallonat e mia dhe gjithmonë isha thirrur me emrin dhe mbiemrin tim. Por prej këtu jo më: u bëra një numër, 19037, nuk isha më person: të prezantoja veten ose t’i përgjigjesha apelit SS, më duhej të thosha se isha nëntëmbëdhjetë mijë e tridhjetë e shtatë.

 


“Në apelin e SS më duhej të thosha se isha nëntëmbëdhjetë mijë e tridhjetë e shtatë”.

Si i mbijetuat kampeve të punës e të shfarosjes?
Kur jeni i ri dhe kur doni të jetoni, mund të rezistoni e të rezistoni. Unë kam qenë gjithmonë i bindur që herët a vonë kjo duhet të merrte fund. Nuk mund të vazhdonte ashtu përgjithmonë. Ne mbijetuam. Ata që ishin më të mëdhenj se unë, ndoshta baballarë me fëmijë, ata e humbën këtë dëshirë për të jetuar. Dhe kështu u sëmurën. Ne vuajtëm nga uria por edhe nga i ftohti dhe sëmundjet. Kishte morra, trajtimi nuk ishte njerëzor dhe ne poshtëroheshim vazhdimisht. Poshtërimi i të qenurit një numër dhe të mos kesh të drejtën për të jetuar.

Senatorja italiane Liliana Segre, e cila i mbijetoi Aushvicit, shpesh ka deklaruar se kurrë nuk do t’i falë torturuesit e saj, por nuk i urren ata: a është kjo gjithashtu e vërtetë për ju?
Unë nuk mund t’i urrej brezat e gjermanëve që erdhën pas dhe nuk mund ta fajësoj ata për gjithçka ndodhi. Fëmijët nuk kanë pse të paguajnë për tmerret e bëra nga baballarët e tyre. As nuk është detyra ime të fal mizoritë por të kujtoj dhe ta ruaj atë kujtim. Unë nuk e urrej popullin gjerman: brutalitetet me të cilat morën, poshtëruan, torturuan dhe vranë miliona qenie njerëzore nuk mund të falen sepse shumica e viktimave të tyre ishin fëmijë, gra dhe të moshuar.

Ju mbërrini në kampin e përqendrimit në Buchenwald më 4 Prill 1945 një javë para se të çlirohej: çfarë kujtimi keni për atë moment?
Kampi u çlirua nga armata e tretë amerikane më 11 prill 1945. Një orë më vonë ne më në fund morëm ushqim. Patate, mish, sallatë, perime. Për katër vjet nuk kisha parë kurrë ndonjë ushqim të tillë. Gjatë një dite të tërë unë haja ndoshta dy feta bukë dhe një gotë supë. Dhe isha bërë skelet që peshoja 28 kilogramë.

Si arritët në Zvicër?
Në Buchenwald u ndjeva keq dhe ata më çuan në infermierin e kampit ku më mjekuan, pastruan më dezinfektuan me DDT. Pas tre ditësh arrita të ngrihesha duke u zvarritur dhe mbajtur në mur. Më bënë dhe rreze X dhe më pas më çuan në një sanatorium në Blankenheim, ku dikur ndodheshin Trupat e Afrikës. Unë kalova aty gjithë verën dhe arrita peshën 60 kilogramë. Në Gjermani, përfundimisht kalova dy vjet në spitale – i fundit prej tyre në Bavari afër Mynihut – deri në vitin 1947. Pastaj unë u zgjodha së bashku me njëqind të tjerë nga një organizatë hebreje amerikane, sepse ata menduan se kisha një shans për mbijetesë. Dhe kështu mbërrita në Davos në Zvicër, ku qëndrova dy vjet për të vazhduar trajtimin dhe ku u operova katër herë.

“Kur amerikanët arritën në Buchenwald unë peshoja 28 kilogramë.”

Çfarë përfaqësoi dhe përfaqëson Zvicra për ju?
I detyrohem shumë Zvicrës, ku pata mundësinë të më rikthehej shëndeti, ku u ktheva të isha rishtas njeri, mësova një profesion dhe ku gjeta shoqen time të jetës me të cilën jetova 63 vjet, bashkëshortja ime ka 5 vjet që nuk jeton më. Kam jetuar një jetë të mirë, u ktheva të isha përsëri njeri.

A ka akoma urrejtje në ditët tona?
Për sa kohë që komuniteti jeton me dinjitet, ha dhe punon, gjithçka është në rregull. Kur fillojnë vështirësitë ose e gjejmë veten në një krizë ekonomike, ne kërkojmë fajtorin që është gjithmonë tjetri. Deri në vitin 1939 hebrenjtë ishin konsideruar gjithmonë fajtorët e gjithçkaje. Hitleri me idetë e tij nacionalsocialiste donte të shfarosë jo vetëm hebrenjtë që jetuan në Gjermani, por edhe ata që jetuan në vendet e tjera të Evropës. Gjermanët organizuan tërë shfarosjen duke vrarë njerëz në mënyrë industriale. E gjithë Europa e ndihmoi atë ose bëri sikur nuk e shihte. Në vitin 1943, kur hebrenjtë italianë u deportuan nga Roma nën sytë e Vatikanit, askush nuk ndërhyri. Problemi i vërtetë ishte indiferenca.

Ajo që ndodhi mund të mos përsëritet në këto dimensione. Ne hebrenjtë jemi tkurrur në një të tretën. Dy mijë vjet urrejtja ndaj hebrenjve është ngulitur, veçanërisht që nga Mesjeta e tutje. Do të duhen dy ose treqind vjet të tjera që të kalojë e gjithë kjo. Sot fajtorët janë të tjerë. Myslimanët për shembull.

Sa e rëndësishme është të bisedosh me të rinjtë për të kaluarën?
Unë kam shkuar në shkolla që nga 1995 për të treguar historinë time, historinë e Holokaustit. E dini, në shkolla të rinjtë nuk dinë asgjë nga kjo tragjedi, ata nuk dinë asgjë nga shekulli XX. Do guxoja të them që as mësuesit nuk janë të vetëdijshëm ose nuk dinë plotësisht.

Të rinjtë janë të interesuar. Unë gjithmonë them se sa vjet që të jetoj (tani jam pothuajse 96 vjeç) është e drejtë që duhet të jap diçka. Dhe për këtë unë dëshmoj duke shpresuar se të tjerët, në këtë rast të rinjtë, do të mësojnë diçka. Injoranca është një gjë e keqe.

Ju i keni kushtuar 30 viteve të fundit të jetës tuaj pikturës, si një formë tregimi e asaj që keni përjetuar.
Piktura më ndihmoi, u bë si terapi për mua. Nga e gjithë familja kishin mbetur vetëm tre vëllezër: një në Australi, një në Izrael dhe unë. Një ditë gjatë një takimi mes nesh, njëri nga të tre tha se filloi të shkruante një libër me historinë e familjes tonë. Unë nuk jam i mirë për të shkruar. Por si mund të komunikoja me botën jashtë çdo gjë që më mbyste brenda? Mendova se edhe unë duhet të bëja diçka duke përdorur aftësitë dhe përvojat e mia grafike: Kuptova që gjuha e lindur për mua ishte arti grafik dhe se më duhej të gjeja një mënyrë për tu lidhur përsëri me të kaluarën time dhe me botën time, me të cilën u linda dhe u rrita. Unë dola nga Shoah lakuriq dhe zbathur por me një thesar në mendjen time. 22 shkronjat e alfabetit me të cilat mund të shkruaja shumë dhe me to tregoja historinë time, identitetin tim dhe kulturën time.

Një ditë pas daljes në pension kam gjetur një mënyrë për ta treguar kush jam unë përmes pikturave: jo vetëm figurat gjeometrike, por me një strukturë të veçantë me përmbajtje matematike, filozofike dhe historike. Unë kam punuar mbi 50 vepra, nga të cilat vetëm tri mbi Holokaustin, ndërsa veprat e tjera për hebraizmin. Kam bërë ekspozita të ndryshme jo vetëm në Zvicër apo Evropë, por edhe në Australi në një muze hebre./Swissinfo.ch/Përktheu Elida Buçpapaj

https://www.br-klassik.de/video/zeuge-der-zeit-fishel-rabinowicz-100.html

Ermira Lefort: Sindikata duhet të motivojë për një integrim profesional-social, mësimin e gjuhës së kantonit

Në lidhje me tubimin informues të ndryshimeve ligjore në Zvicër, që kanë hyrë në fuqi prej 1 janarit 2019, organizuar nga UNIA në Gjenevë me shqiptarë që banojnë këtu, ku ligji i ri kërkon për integrim kritere të njohjes të gjuhës, dhe ku  u theksua se “duhet ngulur këmbë në të drejtën ligjore dhe bëhet ankesa ndaj një vendimi të tillë”, ka reaguar  artistja dhe veprimtarja e njohur komunitetit shqiptaro-zviceran  Ermira Lefort e cila në faqen e saj në rrjetin social ka shkruar:

“Për tubimin informativ e në gjuhën shqip,përgëzime.

E vetmja pikë ankimimi që nuk duhet të propozohet,

është pika e zotërimit të gjuhës së kantonit,me kriteret e nivelet më bazike që kërkohen.

Ju duhet të nënvizoni si sindikatë e të motivoni për një integrim profesional-social, mësimin e gjuhës së kantonit.

Ka persona dhe në fotot tuaja që dhe pse jetojnë prej 4-6 vitesh në Zvicër, nuk e flasin dhe shkruajnë gjuhën e kantonit.

Kjo ka një kosto financiare për përkthimet e shërbimeve sociale,por dhe për vetë sindikatën tuaj që për të mbrojtur të drejtat e personave që pretendojnë leje qëndrimi,

mos detyroheni të bëni dhe ju, për një kohë shumë të gjatë, përkthyesin vullnetar në këto raste e me dosje personale multi-çështjesh për tu zgjidhur.

Strukturat për mësimin e gjuhës kantonale nuk mungojnë, nga ato falas e deri tek strukturat me kurse e çmime të arsyeshme.

E pra në këtë pikë për gjuhën, gjendet eikulibri mes të drejtave të qytetarit-integrimit-kantonit”, përfundon reagimin e saj Ermira Lefort.

 

Tubimi informues në Gjenevë – Mbi ligjin për të huajt

Zvicër – një hotel lundrues në Romandi

VOAL – MS Attila, një anije me mbi tridhjetë vjet shërbim, së shpejti do të shndërrohet në një hotel të vërtetë lundrues. Duke filluar verën e ardhshme, varka do të lundrojë ujërat e liqeneve të Morat, Bienne dhe Neuchâtel nëpër kanalet që i lidhin ato.

Anija, e vendosur në breg për t’u rinovuar të enjten pasdite në Sugiez, në kantonin e Fribourg, në përfundim të punimeve do të ketë nëntë kabina dhe një sallon të madh, dhe do të udhëtojë me dy motorë elektrikë. Do të jetë anija e parë në Zvicër ku mund të kaloni natën.

E ndërtuar në vitin 1987, anija ka shërbyer si mjet lundrues për vite me radhë në Gjermani. Fillimisht 16,5 metra e gjatë, më 1993 u shtrinë në 27 metra. Ajo erdhi në ujërat zvicerane më 2002 dhe më pas u përdor për ndërtimin e Expo.02 në Yverdon. Që atëherë ajo ka pritur kryesisht evente.

ATS

Roger Federer dhe Lojrat Olimpike të Tokios – Përgatitur nga Alfred Papuçiu

Roger Federer nuk ndalet në moshën 38 vjeçare të përgatitet për të marrë trofe të tjera. Ai kërkon që në Lojrat Verore Olimpike në Tokio të marrë medaljen e artë, e cila i mungon në koleksionin e tij.

Ai në një dalje të fundit para mediave ai ka treguar se është shumë euforik në fitoren e lojërave në Japoni 2020.

“Duhet të punoj më shumë dhe të përgatitem për Tokio. Natyrisht do të futem në turneun në Japoni me mendime për medaljen. Dua të shfrytëzoj këtë rast. Ndjenja është e veçantë kur fiton një turne të madh, mirëpo Lojërat Olimpike, është një ndjenjë e veçantë”, ka deklaruar Federer.

Roger Federer  është lojtar profesionist që nga viti 1998, dhe mban rekordin për 310 javë në vendin e parë, në renditjen botërore të tenisit në ATP World Tour, duke përfshirë rekordin për 237 javë rresht, si dhe rekordin e meshkujve për 20 fitore në turnet e Grand Slam. Ai ka përfunduar vitin kalendarik i pari në botë pesë herë  (në 2004, 2005, 2006, 2007 dhe 2009). Ai fitoi medaljen e artë në dyshe për meshkuj me tenistin tjetër zviceran, Stanislas Wawrinka, në Lojërat Olimpike të Pekinit 2008, më pas nënkampion olimpik i vetëm në Londër në 2012. Më në fund, në 2014, ai fitoi Kupën Davis me ekipin zviceran, duke mundur  skuadrën franceze.

Roger Federer ka fituar 103 tituj ATP, përfshirë 26 turne të mëdha dhe 28 Mjeshtra 1000. Fitorja e tij në Roland-Garros në 2009 e lejoi atë të arrijë Grand Slam në karrierë, në katër sipërfaqe të ndryshme. Pastaj duke fituar Australian Open në 2010, ai bëhet lojtari i vetëm në histori që ka fituar të gjitha titujt e  Grand Slam, në gjithsej pesë sipërfaqe, që nga zëvendësimi i Australian Bounce Ace, nga një sipërfaqe e re: Plexicushion. Ai mban rekordin për finalet e luajtura në Wimbledon (12), dhe fitoret në këtë turne me tetë suksese midis 2003 dhe 2017. Ndër rekordet e tij të shumta, mund të veçojmë edhe dhjetë finalet e tij, njëzet e tre gjysmëfinale dhe tridhjetë e gjashtë çerekfinalja e njëpasnjëshme në turnetë Grand Slam. Ai është i vetmi lojtar në historinë e tenisit që ka fituar të paktën pesë herë tre turne Grand Slam (Australian Open, turneu Wimbledon dhe US Open), mban rekordin e titullit me Björn Borg radhazi në turneun e Wimbledon gjatë sezonit të hapur (pesë), dhe ka realizuar Petit Slam tri herë (në 2004, 2006 dhe 2007). Ai është gjithashtu i pari dhe një nga vetëm dy lojtarët që ka luajtur finalen e secilit turne Grand Slam, të paktën pesë herë, dhe i vetmi që ka fituar 6 herë Masteret e fundvitit. Ai mbeti gati pesë vjet pa fituar një trofe në turnet e mëdha pas fitores së tij në Wimbledon 2012, por pas gjashtë muajsh jashtë fushës së tenisit, në vitin 2016 për shkak të lëndimit, ai fitoi, në moshën 35 vjeç, ai fitoi Australian Open 2017, duke mposhtur rivalin e tij të madh dhe mikun e tij, Rafael Nadal, në një finale antologjie me 5 sete. Me këtë rast, ai mundi katër 10 lojtarët kryesorë, duke e çuar rekordin e tij të suksesit të Grand Slam në tetëmbëdhjetë. Ai më pas e rriti këtë rekord në nëntëmbëdhjetë tituj me Wimbledon në 2017 (të cilin e fitoi pa humbur asnjë set të vetëm) pastaj Australian Open në 2018, ku vendosi një rekord të ri me 30 finale të diskutuara në Grand Slam, si dhe titulli i tij i njëzetë i Grand Slam.

Roger Federer gjithashtu bën përshtypje me jetëgjatësinë e karrierës së tij. Më 19 shkurt 2018, ai u bë numri 1 në botë, në renditjen më të vjetër të ATP në histori, në moshën 36 vjeç 6 muaj dhe 11 ditë. Ai e përmirësoi këtë rekord në të njëjtin vit në 14 maj dhe më pas 18 qershor, në 36 vjet dhe 10 muaj. Ai fitoi turneun e 100-të në ATP të karrierës së tij në 2 Mars 2019 në Dubai. Më 23 qershor 2019, ai fitoi turneun e Halle për të dhjetën herë; Fitimi i të njëjtit turne dhjetë herë më parë ishte realizuar vetëm nga Rafael Nadal. Ai fitoi ndeshjen e tij të 100-të në Wimbledon më 10 korrik 2019, duke mposhtur Kei Nishikori në çerekfinale. Rezultate të tilla bëjnë që shumica e tenistëve dhe specialistëve ta konsiderojnë atë lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave dhe një nga sportistët më të mëdhenj të historisë. Turneu i tenisit në Lojrat Olimpike në Tokio do të zhvillohen prej 25 korrik e deri më 2 gusht 2020.

Një bazë hapësinore ndërtohet mbi Alpet Zvicerane

VOAL – Të krijohet një habitat i përshtatshëm për trupat qiellorë larg Tokës. Ky është objektivi i projektit “Igluna”, i sponsorizuar nga Agjensia Evropiane e Hapësirës (ESA). Në korrik, një prototip do të ndërtohet në Pilatus afër Lucernit dhe do të kontrollohet në distancë nga Muzeu i Transportit të Lucernës.

Tashmë studiuesit vitin e kaluar kishin testuar module për strehimin hënor në Klein Matterhorn (VS). Sfida e re me të cilën përballet “Igluna” do të jetë ajo e teknologjive të drejtuara nga distanca, thotë një deklaratë e ESA.

Prototipi mbi Pilatus do të testohet midis 10 dhe 19 korrik 2020, shpjegoi Qendra Zvicerane Hapësinore. Pesëmbëdhjetë ekipe shkencëtarësh nga dhjetë vende të ndryshme marrin pjesë në projekt, duke përfshirë përfaqësues nga Universiteti Federal Politeknik i Lozanëve (EPFL), Universiteti i Bernës dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Zyrihut (ZHAW).

Hulumtimi do të përqëndrohet në tema të ndryshme, siç janë qasjet e reja ndaj sistemeve të kultivimit të perimeve në hapësirë, eksperimentet mbi aminoacidet, mirëmbajtja e kushteve të jetesës dhe struktura e habitatit.
ATS

Më 14 dhjetor 1990 u nda nga jeta Friedrich Dürrenmatt, shkrimtar, dramaturg dhe piktor zviceran

VOAL – Friedrich Dürrenmatt – Fridrih Dyrrenmat (Stalden im Emmental, 5 janar 1921 – Neuchâtel, 14 dhjetor 1990) ishte një shkrimtar, dramaturg dhe piktor zviceran.

Biografia

Pas një fëmijërie mjaft të gjallë, gjatë së cilës ai kishte probleme alkoolike, u diplomua në vitin 1941 dhe studioi filozofi e gjuhë gjermane në Zyrih dhe Bernë. Pas Luftës së Dytë Botërore, i frymëzuar nga leximi i Lessingut, Kafkës dhe Brechtit, filloi të shkruante tregime të shkurtra dhe pjesë teatrale. Veprat e tij të hershme janë plot me makabritete dhe elementë të panjohur, që kanë të bëjnë me vrasje, tortura dhe vdekje.

Debutimi i tij në teatër me Es steht geschrieben (Kjo është e shkruar) shkaktoi një skandal që fitoi famë edhe përtej kufijve zviceranë. Në vitin 1947 u martua me aktoren Lotti Geissler. Në fillim të viteve pesëdhjetë ai shkroi romanet Gjykatësi dhe ekzekutuesi i tij (Der Richter und sein Henker), Dyshimi (Der Verdacht), të cilat janë botuar në formë seriale në gazeta. Në vitin 1956 fitoi famë ndërkombëtare me dramën Vizita e Damës Plakë (Der Besuch der alten Dame). Drama u shfaq në Nju Jork, Romë, Londër dhe Paris dhe fitoi çmime të shumta. Drama të tjera të suksesshme ishin Fizikantët (Die Physiker) dhe Meteori (Der Meteor) të viteve 1963 dhe 1966 respektivisht.

Në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë ai u bë aktive politikisht. Ai vizitoi Shtetet e Bashkuara, Izraelin, Poloninë dhe kampin e përqendrimit në Aushvic. Në vitin 1983 vdes gruaja e tij dhe në vitin 1984 ai martohet me aktoren dhe producenten Charlotte Kerr.

Ai vdiq më 14 dhjetor 1990 pas pasojave të një sulmi në zemër; vetëm një vit para se të botohej vepra e tij e fundit: Durcheinandertal – Lugina e kaosit.

Në Neuchâtel, qytetin zviceran ku autori jetonte periudhën e fundit të jetës së tij, në vitin 2000 u krijua Qendra Dürrenmatt Neuchâtel, një qendër ndërdisiplinore ndërtuar rreth shtëpisë së shkrimtarit, ku gjithashtu janë shumica e pikturave të tij.

Temat dhe mendimi

Së bashku me bashkëvendësin Max Frisch, Dürrenmatt ishte ylli i rinovimit teatrit gjerman-folës, në një trajtim grotesk të problemeve të shoqërisë bashkëkohore dhe ekspozimit të poshtërsi së fshehur nga fasada e respektuar e shoqërisë zvicerane.

Edhe prodhimi letrar i Dürrenmatt-it gjithmonë është karakterizuar nga një satirë e rreptë dhe një frymë kritike ndaj shoqërisë. Përveç tregimeve të shumta të shkurtër,  janë me interes të madh romanet e tij, ku  nëpërmjet përdorimit të mençur të subjekteve hetimore, ka për qëllim të demonstrojë një tezë të saktë: rasti rregullon fatet njerëzore.
Koncepti i drejtësisë është gjithashtu një temë qendrore në prodhimin e autorit. Për Dürrenmatt, kompleksi policor-gjyqësor, në mekanizmat e tij të hetimit dhe gjykimit, është i paaftë për të kapur ndjenjën më autentike të së vërtetës njerëzore. Ajo që shpesh shpëton nga drejtësia gjyqësore mund të jetë etike e dënueshme, ose anasjelltas. Një histori ende e mundshme është një shembull i mrekullueshëm i ndryshimit të situatës së protagonistit në lidhje me konceptin e drejtësisë, i pranishëm edhe në veprat e tjera të autorit.

Pikturë

Dürrenmatt ishte gjithashtu një piktor, një pasioni të mbajtur gjatë gjithë jetës së tij, paralelisht me punën e shkrimtarit dhe dramaturgut.

Pikturat e tij bazohen kryesisht në motive mitologjike ose fetare, të tilla si Minotauri ose Kryqëzimi, ose Kulla e Babelit. Piktura e tij është ndikuar nga artistë si Giovanni Battista Piranesi ose Francisco Goya.

Në shumë vepra, veçanërisht në karikaturat dhe portretet, ekziston një humor i zi dhe një kritikë e mprehtë e hipokrizive të shoqërisë.

VEPRAT

Teatër

  • Es steht geschrieben, 1947
  • Romulus der Große, 1950
  • Die Ehe des Herrn Mississippi, 1952
  • Ein Engel kommt nach Babylon, 1954
  • Der Besuch der alten Dame, 1956
  • Die Physiker,1963
  • Der meteor, 1966
  • Die Frist, 1975

Romane

  • Der Richter und sein Henker,1950
  • Der Verdacht, 1951
  • Das Versprechen, 1957
  • Justiz, 1985
  • Der Auftrag, 1986
  • Durcheinandertal, 1989
  • Der Pensionierte, 1995

Tregtia me Internet. E-Commerce: Hollanda lë pas Zvicrën

Sipas një renditjeje të OKB, Hollanda e kalon Zvicrën në renditjen botërore të vendeve te pergatitura për tregtinë me internet.
Vlerësimi i lëshuar të martën , më 3 dhjetor 2019, merr parasysh mundësinë e përdorimit të serverave të sigurt për Internetin, besueshmërinë e infrastrukturës dhe shërbimeve postare.
Zvicra është vendi i dytë më i përgatitur në botë për tregtinë elektronike. Ajo fiton një gradë, por mbetet prapa Hollandës, sipas një indeksi të lëshuar të martën në Gjenevë nga OKB.
Sidoqoftë, për sa i përket xhiros globale, Zvicra nuk është një nga dhjetë përfituesit kryesorë të 3900 miliardë dollarëve (rreth 3858 miliardë franga), sipas shifrave të publikuara disa muaj më parë. Vlerësimi i publikuar të martën, i cili përfshin të dhënat e vitit 2017, merr në konsideratë qasjen në serverë të sigurt për Internetin, besueshmërinë e infrastrukturës dhe shërbimeve postare ose pjesën e popullsisë që aktivizoi një llogari dixhitale me një institucion financiar
Nga më shumë se 150 vende të analizuara në total nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD), vetëm dy nuk janë europiane në dhjetë të parat. Singapori tërhiqet nga vendi 2 në 3 dhe Australia është e 10-ta. Zelanda e Re është jashtë dhjetë të parave, së bashku me Islandën dhe Suedinë. Ata janë zëvendësuar nga Finlanda, Gjermania dhe Australia.
Në fund të renditjes
UNCTAD dëshiron të dhëna më të mira, ndërsa një takim i parë i një grupi pune të agjencisë së OKB për tregtinë elektronike u mbajt të martën në Gjenevë. Vendet më të varfëra janë ndër 18 nga 20 shtetet e fundit. Ky indeks tregon se sa i rëndësishëm është “hendeku” midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, thotë drejtori i UNCTAD, përgjegjës për këto çështje, Shamika N. Sirimanne.
Në pesë vende europiane, mbi 80% e përdoruesve të Internetit blejnë në internet. Ato janë rreth tetë herë më të vogla në shumicën e vendeve të varfëra ose me të ardhura të mesme të ulëta. Z. Sirimanne thërret “urgjentisht” për t’i ndihmuar këto shtete në krijimin e infrastrukturës. (Ps / NXP)

Çfarë lloj kapitalizmi duam vërtet? – Përgatitur nga Alfred Papuçiu

Klaus Schwab është themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i Forumit Ekonomik Botëror, me qendër në Gjenevë, por që mbledhjen vjetore ku marrin pjesë presidentë, Kryeministra, biznesmenë nga e gjithe bota e zhvillon në Davos, po në Zvicër. Në një fjalë të tij më 2 dhjetor 2019, ai ka dhënë disa mendime tepër të vlefshme për ekonomitë e vendeve europiane, botërore, duke përfshirë edhe të vendeve të tilla, si Shqipëria dhe Kosova që aspirojnë të futen në Europën e Brukselit. Prandaj mendova t’ ia paraqes lexuesit shqiptar.
Çfarë lloj kapitalizmi duam vërtet? Kjo është ndoshta një nga çështjet kryesore të kohës sonë, shprehet Klaus Schwab. Kjo është një çështje të cilës duhet t’i përgjigjemi me shkathtësi nëse duam që sistemi ynë ekonomik të jetë i zbatueshëm për brezat e ardhshëm.
Ekzistojnë tre modele. E para është “kapitalizmi aksionar”, i cili e konsideron ndjekjen e fitimit si qëllimin kryesor të kompanive. Eshtë bërë një referencë për shumë shoqëri perëndimore. E dyta është “kapitalizmi shtetëror”. Ky model i beson Shtetit detyrën e vendosjes së orientimit ekonomik të vendit. Një model që ka frymëzuar kryesisht tregjet në zhvillim.
Sidoqoftë, do të preferoja të avokoja për një alternative të tretë, atë të “kapitalizmit të palëve të interesuara”, domethënë një “kapitalizëm të interesuar”. Një model që e shtrova për herë të parë gjysmë shekulli më parë. Ai i sheh kompanitë si depo të shoqërisë dhe mishëron përgjigjen më të mirë ndaj sfidave të sotme sociale dhe mjedisore.
Shkëputni ekonominë reale
Kapitalizmi i aksionarëve ka mbizotëruar një pjesë të madhe të historisë së fundit ekonomike. Në kulmin e saj, qindra miliona njerëz në mbarë botën kanë përparuar. Sidoqoftë, aq shpesh, ana e rrëmujës së monedhës ekzistonte. Kapitalizmi i aksionarëve ka lënë pas dore faktin që një kompani është një organizatë fitimprurëse, sigurisht, por edhe një entitet shoqëror. Ky keqkuptim, i kombinuar me nxitjen e sektorit financiar për rezultate afatshkurtra, ka bërë që kapitalizmi i aksionarëve të shkëputet gjithnjë e më shumë nga ekonomia reale. Shumë prej nesh tani e kuptojnë se kjo formë e kapitalizmit nuk është më e qëndrueshme.

Si rezultat, kapitalizmi i palëve të interesuara po fiton terren. Një përparim, i cili në të vërtetë është simboli i kulminacionit të një procesi të gjatë. Unë e përshkrova për herë të parë konceptin në 1971 dhe krijova Forumin Ekonomik Botëror, për të ndihmuar udhëheqësit e biznesit dhe liderët politikë ta zbatojnë atë. Tani e tutje, aktorët e rinj do të vendosen – më në fund – në tryezën e “palëve të interesuara”. Tryeza e Rrumbullakët e Biznesit, një nga grupet më me ndikim të lobeve amerikane, ka favorizuar veçanërisht kapitalizmin e aktorëve. Për më tepër, investimi i ndikimit, siç duhet të quhet, po merr rëndësi. Ai lejon investitorët të barazojnë kthimet mjedisore dhe shoqërore me kthimet financiare.
Krijimi i vlerës së përbashkët
Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të konsoliduar pozicionin mbizotërues të kapitalizmit të palëve të interesuara. Një mënyrë për ta bërë këtë është të paraqisni një Manifest të ri Davos me një parullë: Kompanitë duhet të paguajnë pjesën e tyre të drejtë të taksave. Ata gjithashtu duhet të demonstrojnë tolerancë zero për korrupsionin. Më në fund, ata duhet të respektojnë kushtet e drejta të konkurrencës, edhe kur ato funksionojnë në një “ekonomi platforme”.
Por bizneset gjithashtu do të kenë nevojë për masa të reja dhe një qëllim të ri. Si mund të dukeshin ato?
Pagat duhet të jenë më në përputhje me krijimin e vlerës së përbashkët afatgjatë
Së pari, krijimi i një indeksi që mat “krijimin e vlerës së përbashkët” duket i arsyeshëm. Qëllimi? Të arrini në mënyrë më efektive qëllimet “mjedisore, sociale dhe qeverisëse” (ESG). Një iniciativë në këtë drejtim tashmë është duke u zhvilluar, e mbështetur nga firmat e kontabilitetit Big Four, si dhe nga presidenti i Këshillit të Biznesit Ndërkombëtar, Banka e Amerikës dhe CEO i tij, Brian Moynihan.
Masa e dytë që duhet të rregullohet është kompensimi ekzekutiv. Me modelin e ri të kapitalizmit të palëve të interesuara, pagat duhet të jenë më në përputhje me krijimin e vlerës së përbashkët afatgjatë.
Prandaj, drejtuesit e biznesit kanë një mundësi madhore. Duke i dhënë kuptim konkret kapitalizmit të palëve të interesuara, ata mund të tejkalojnë detyrën e tyre ligjore dhe t’u përgjigjen nevojave të qara të një kompanie që vazhdon të thërrasë.
Përgatitur nga Alfred Papuçiu me njoftimet e gazetës zvicerane « Le Temps » Koha

Zvicra, shpikja e nje Kombi Nga Alfred Papuçiu

Gazetari André Crettenand boton një libër të bukur për vendin e tij të vogël, Zvicrën. Së shpejti ai do dalë në shqip për lexuesin tonë në Kosovë, Shqipëri, Zvicër dhe kudo në Diasporë.

“Përsosmëria është e pranishme në këtë vend”. Në librin e tij të vogël, nga numri i faqeve, me titull “Zvicra. Shpikja e një kombi “, André Crettenand shkruan me plot elozhe për origjinën e tij. Ky ish gazetar i “L’Hebdo” dhe TSR, ish drejtor i informacionit në TV5 Monde në Paris, aktualisht Drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Televizionin zviceran, është autori i një “deshifrimi” të Konfederatës, në koleksionin « shpirti i popujve », në Botimet Nevicata, të drejtuar nga Richard Werly, korrespondent i përhershëm në Paris për “Le Temps”. Çdo vëllim në këtë mënyrë kërkon të gjurmojë rrënjët kulturore dhe fetare të vendeve që nganjëherë humbën në mjegullat e globalizimit. Në një numër të vogël faqesh, André Crettenand tregon më tepër se 500 vite të historisë të Zvicrës.

Kam lexuar shumë libra për arritjet e këtij vendi të vogël, gjatë tre dekadave të jetës sime në Zvicër që e kam përshkruar disa herë, me sipërfaqe afro dyfishi i vendit tonë që Rilindasit tanë e kanë menduar edhe për Shqipërinë tonë, por edhe për Kosovën martire. Por ju them të drejtën se ky libër më ka bërë të mendoj edhe për Kombin tonë që ka vlera dhe pasuri natyrore shumë më tepër se Zvicra, një bregdet të virgjër, në një pjesë të territorit të saj, dhe njerëz punëtorë dhe paqedashës, apo edhe në Kosovë me njerëz liridashës dhe krenarë. Prandaj u nisa për udhë dhe vendosa ta përkthej në shqip, këtë libër të përkryer, të një gazetari të njohur zviceran.

Biseduam së fundi, pranë ndërtesës së Televizionit zviceran në Gjenevë, më shumë se një orë sëbashku me gazetarin e njohur, André Crettenand, tepër komunikues dhe i thjeshtë. Ai më theksoi se mendimi për hartimin e librit i kishte ardhur kur punonte në Paris, tek TV 5, pasi po të ishte në Gjenevë në atë kohë, nuk do ta kishte ndërtuar, ashtu si e ka paraqitur. Atij i pëlqen vendi i tij dhe njerëzit punëtorë që e përbëjnë, një vend, ku edhe shumë nacionalitete të tjerë, si edhe shqiptarë të shumtë, janë banorë të saj dhe japin ndihmesën e tyre të çmuar për përparimin e saj. Ai preferon t’i flas thjesht me emër, André, dhe më thekson se ka përmendur disa herë në libër dhe shkrimtarin e madh, Viktor Hugo që e ka përshkruar Zvicrën anë e mbanë dhe ka shkruar me nota të bukura për të. Ai thotë se shembulli i Zvicrës është unik dhe kur i them se Rilindasit tanë donin që Shqipëria të bëhej si Zvicra, buzëqesh dhe thekson se çdo vend ka karakteristikat e veta, duke përfshirë edhe Shqipërinë dhe Kosovën, për të cilat ka lexuar dhe i njeh edhe nëpërmjet shkrimtarit të shquar, Ismail Kadaré, apo bisedave që kemi shkëmbyer bashkë. Falenderon dhe gazetën « Bota Sot » që ka botuar një shkrim dinjitoz për librin e tij. Shkrimin e tij në shqip unë ja përktheva edhe në frëngjisht dhe më thotë se do ta ruaj me kujdes në bibliotekën e tij. Shpreh kënaqësinë e veçantë që libri do botohet edhe në shqip, krahas gjuhës gjermane dhe angleze që po përgatitet.

Libri fillon me historinë e Vilhelm Tell, mitit themelues të Zvicrës, dhe përfundon me homo alpinus, një popull i begatë, shumë gjuhësh dhe i përbërë nga shumë kultura, duke përfshirë edhe rreth 200 mijë shqiptarë, që ndjek në 2016 rrugën e tij drejt përsosjes. Gjatë përshkrimit të tij, André Crettenand lëkundet mes lavdërimit dhe kritikave rreth këtij shteti pothuajse tepër të begatshëm për të qenë i sinqertë, shumë pak i njohur për të qenë i vlefshëm dhe tepër i qetë dhe i lumtur për të ekzistuar. Ai druhet pak kur flet për vendin e tij kaq bukur, sidomos, për një ndjenjë krenarie që si një zviceran i mirë na mëson të përmbahemi . Por modestia e lexuesit zhduket nga ndjenja e saktësisë së një Zvicre, të treguar nga një prej bijve të saj. Një libër për ta kuptuar zviceranët, duke u kujtuar atyre që jetojnë atje, përse ndihen aq mirë dhe ata që kanë ikur pse duan të kthehen. Ashtu si autori i librit, tek i cili ne ndjejmë një nostalgji të ëmbël për këtë vend të privilegjuar që “nuk është zvarritur në fatkeqësitë e botës”. Një vend nga i cili duhet të marrë shembull edhe Kombi ynë. Po të shkosh në muzeun « Alimentarium » në Lozanë sheh me syte e tu, rrugën e vështirë të Zvicrës dhe zviceranëve, që sot janë shembull në tërë botën për përkushtimin e tyre dhe arritjet e shumta në fusha të ndryshme të jetës, në marrëdhëniet e shkëlqyera me fqinjët, edhe pa bërë pjesë në Bashkimin Europin, apo edhe më tej me vendet e tjera të botës, duke përfshirë edhe SHBA.
Këtu më poshtë po japim disa pjesë të librit për lexuesit tanë.
________________________________________
André Crettenand, “Zvicër. Shpikja e një kombi “, Ed. Nevicata,

Parathënie

Pse Zvicra?

Gjithçka fillon nga një lojë mizore. Një gjykatës, përfaqësues i Habsburgëve dënon një malësor rebel. Ky është i detyruar të qëllojë një shigjetë mbi një mollë të vendosur në kokën e të birit. Ushtrim i rrezikshëm. Ndërkaq, burri e pranon sfidën. Dhe ja del mbanë. Por ai ka fshehur një shigjetë tjetër. I detyruar të jape shpjegim mbi shigjetën e fshehur, ai pranon se ajo ishte ruajtur për gjykatësin, në rast fatkeqësie. Më vonë, malësori e vret gjykatësin e mbrapshtë.

Lind legjenda e Vilhelm Telit. Ajo do të kalojë shekuj, do të frymëzojë poetët, do të mahnitë zviceranët. Kurajo, zotësi, dëshirë për pavarësi, revoltë kundër fuqive, personazhi Tel u pajis me të gjitha cilësitë, duke i dhënë Zvicrës legjendën e praruar, për të cilën ajo u bë krenare. Një legjendë që kapërceu larminë e gjuhëve, territoreve dhe feve. Sot, historianët thonë se Vilhelm Teli nuk ka ekzistuar kurrë. Pa dyshim. Të paktën, legjenda ka patur efektet e saj : »Si koka e prerë e Orfeut, mitologjia vazhdon të flasë, edhe pas vdekjes së tij, edhe me kalimin e kohës ». Ne jemi të të njëjtit brum si dhe ëndrrat, thotë Shekspiri.
Përsosmëria ndodhet në këtë vend. Peisazhet janë të përkryer. Qytetet kanë një pastërti të habitshme, fshatrat të zbukuruar me lule, rrugët të rregullta. Dëbora çdo vit është e pranishme dhe ndriçon vendin. Banorët e saj flasin të gjitha gjuhët, ata u përkasin kulturave të ndryshme, jetojnë në një harmoni të përkryer. Një mekanizëm politik i gjetur u jep mundësi minoriteteve që të nxjerrin në pah të drejtat e tyre. Qeveria ka një stabilitet të dalluar. Populli vendos për gjithçka, në sajë të demokracisë të drejtpërdrejtë. Cilësi që hasen në fushën ekonomike. Zvicra zë vendet e para në botë për shpikjet. Me të vërtetë nuk ka papunësi. Ka pak konflikte sociale. Me përjashtim të disa grindavecëve kritikues, Zvicra është e njëzëshme. Gjendja është idilike. Ose më mirë, këtë duan të mbajnë mend për atë, sikur përsosmëria mbizotëron ndaj çdo kritike. Gjetiu, gjithmonë është më keq. Përsosmëria dhe e veçanta. Zviceranët e zonës gjermane kanë shpikur një fjalë për ta shprehur këtë : Sonderfall. Ai përmbledh si neutralitetin, sistemin politik dhe mbarëvajtjen ekonomike. Pa dyshim, asnjë vend nuk ka trumpetuar aq shumë se ai është « i veçantë », ndryshe nga të tjerët dhe për këtë arsye duhet lënë i qetë. Një rast i veçantë në botë, një model përsosmërie, por që asnjeri nuk e bën të vetin. Ndoshta është frika e një lumturie që do të dilte shqetësuese. Kështu, Orson Welles flet për Zvicrën në filmin e tij « Njeriu i Tretë » : « Gjatë 30 viteve në Itali nën Borgia, ata patën luftë, terror, vrasje dhe masakra, por gjithashtu është Mikelanxhelo, Leonadro da Vinci dhe Rilindja. Në Zvicër, ata kanë patur 500 vite të një dashurie vëllazërore, demokracie dhe paqeje, dhe çfarë solli kjo? Ja ku është.

Nuk bëhet Historia me gjykime të mira. Nuk ka stacione metrosh me emra të bujshëm betejash. Nuk ka kremtime të madhërishme, parakalime në bulevardet e mëdha. Zvicra ka shpikur orën tingëlluese në shtëpi.

Ajo e mbylli orën në një kuti prej druri, e zotëroi siç ndoqi fatin e vet : në mënyrë të pandalshme.

Kështu që zviceranët ditën të tregojnë historinë e tyre të praruar. Atë të një populli të vogël të guximshëm që arrin të mbijetojë në një natyrë të vështirë, shpesh vetëm në një mjedis perandorish, dukatesh dhe mbretërimesh ziliqare. Të një vendi punëdashës, të shkathët, të shpejtë, shpikës. Atje ku të tjerët mbështeten tek një e kaluar e lavdishme, pallatesh me afreske, katedralesh gotike, gërmadhash antike, monumentesh përrallore, Zvicra ka investuar tek peisazhi dhe mirëqënia. Zviceranët janë të ndërgjegjshëm se jetojnë në një vend të dashur nga perënditë. Po ata janë modestë, disi të mjaftueshme, nga ata që e njohin sekretin. Zvicra nuk ka qënë prirur nga prozelitizmi i Francës revolucionare, e vendosur për të përhapur dritën tek i gjithë planeti. Ajo e di që është një model, ajo e di që të tjerët e dijnë, pra ajo nuk ka nevojë të mburret shumë.

Ndoshta kjo histori e mjaftueshmërisë të të ardhurave ka lindur në Marignan. Disfatë e paharruar e zviceranëve që deri atëhere terrorizonin ushtritë e të gjithë dinastive europiane. « Ndëshkuesit e mbretërve » u ndëshkuan edhe vete. Historianët hahen mbi rëndësinë e ngjarjes dhe rolin që ka luajtur kjo disfatë në përfytyrimin zviceran. Kremtimi i 500 viteve të betejës, në 2015 solli një polemikë të madhe. Njëra palë gjykonte se neutraliteti zviceran ishte frymëzuar nga ngjarjet italiane, të tjerët mendonin se kjo disfatë nuk e kishte dobësuar shpirtin luftarak të zviceranëve dhe as nuk kishte kontribuar në tërheqjen e përgjithshme të vendit.

Megjithatë unë mendoj se ngjarja ndikon në psiqikën kolektive dhe nëse atëhere nuk pati pasojat e shpresuara të një disfate absolute, ajo shërbeu më vonë si simbol. Një popull i mbyllur në vetvete, i gatshëm të eksportojë aftësinë e tij- do të jenë mercenarët- por duke zgjedhur për çdo rast- Kongresi i Vjenës i 1815- statukuonë se sa çdo zgjerim të territorit. Një popull, siç thotë Regis Debray në librin e tij Urimi i kufinjve, « është një çështje mitesh dhe formash. Kërkohen një legjendë dhe një hartë ». Legjenda, ishte Teli, harta, qe ky « vend i vogël ».

Midis Veriut të zotë dhe Jugut që kërkon të shijojë kënaqësi materiale, Zvicra mori nga pak nga të gjithë. Mund të thuhet se ajo ka « zemrën franceze dhe kokën gjermane », siç thoshte filozofi Feuerbach, që kërkonte një përkufizim të një mendimtari ideal. Por këtu mendimtari është punëtori me përvojë të madhe.

Për Zvicrën nuk është dëgjuar të flitet shumë që nga fillimi i shekullit të gjashtëmbëdhjetë. Ajo tërhiqej në kohën e duhur nga një gjendje e vështirë, por nuk përcaktonte rregullat. Ajo nuk ishte një mbretëri, ajo nuk ushqente të ishte një përfituese e famshme dhe e pangopur, ajo nuk ndërtonte një perandori. Tek « Zotërit e Greqisë », helenisti nga Lozana, Andre Bonnard thotë :” Mjerr njeriu shumë i lumtur ». Lumturia e plotë dhe pa fund është një grackë apo një vegim. Asnjë njeri nuk ka të drejtë për lumturinë absolute, privilegjin hyjnor ».

Zvicra është një vend i qetë dhe gjithmonë i mundshëm për mërgatë, që nuk ka mjerim por megjithatë e ndërlikuar, e shqetësuar. Sypatrembur, por egoistë nga kujdesi i tepruar, të aftë për më të mirën por dhe më të keqen, për arritje të shkëlqyera . Zviceranët nuk kanë patur fatkeqësitë e botës. Dhe megjithatë kanë shpikur frika bashkëkohore: një sulm i papritur atomik, pushtim i njoftuar nga Lindja, luftë kimike. Jo se këto rreziqe nuk kanë egzistuar, por zviceranët janë të përgatitur me kujdes të tepruar. Vlerësohet më mirë qetësia kur shmang katastrofën. Të Vjetërit e përcaktonin në këtë mënyrë epikurizmin –arritjen e lumturisë. : të gëzosh lumturinë e të egzistuarit në siguri në breg, kur furtuna fillon në det të hapur. Pra fillimisht Zvicra është ky vend i qetësisë. Ajo ka frymëzuar më tepër poema se sa tragjedi. Në brigjet e Lemanit janë vendosur kompozitori Paderevski në Morzhe, shkrimtari Vladimir Nabokov në Montrë. Atje, Stravinsky kompozoi Ardhja e pranverës. Çarli Shaplini u vendos në Vevei. ” Në buzë të Lemanit, Stendali, Michelet, Ruskin dhe Tolstoi e ndjenë më të butë ardhjen e Lumturisë, të Poezisë dhe të Bukurisë…”. Dhe në kohë të tjera ishin Huhuenotët të përzënë nga Franca, Germaine de Stael që iku nga Napoleoni, Lenini që përgatiti kthimin në Rusi. Pak kohë më parë, David Bowie.

Kjo i ka magjepsur romantikët. Viktor Hugo e përshkoi Zvicrën në 1839. Ai hartoi një raport të plotë lidhur me udhëtimet e tij helvetike qe e çuan nga Bazeli në Vevei. Ai përfshin në tekstin e tij vizatime, skica. Ai shënon, komenton. Në fillim, e frymëzon Rini i madhërishëm, pastaj Alpet, më në fund liqeni. “ Liqeni më guduliste këmbët. Ishte një qetësi e madhe në këtë natyrë të madhe. Ishte diçka madhështore dhe e butë.

Një çerek ore më vonë, varka ishte zhdukur, afshi i liqenit ishte qetësuar, qyteti ishte në gjumë.

“Helvétia është një mit . Zvicra është një markë. Por si u krijua si vend, i populluar nga tetë milionë banorë, krenarë, megjithë ndryshimet e tyre, me flamurin e tyre me Kryqin e Bardhë që njihet kudo ? Dhe si arrin ajo të mbetet aq e begatë, duke qëndruar me vetmohim, jashtë Bashkimit Europian që e rrethon ? Që nga brigjet e liqenit Leman deri tek fusha e Grütlit, në lartësitë e Zvicrës qëndrore, deri tek luginat e Valesë, të rëpira deri në kufinjtë italofone të Tessin. Identiteti i Zvicrës kudo është ngritur në virtut. Por kujdes. Kjo lumturi e të qënit zviceran, shpesh e karikaturizuar nga ata që e vëzhgojnë nga jashtë me zili, gjithashtu meriton një diagnozë kërkuese ».

 

Më 18 nëntor 1307 Vilhelm Teli, heroi kombëtar i Zvicrës, u dënua të qëllonte me shigjetë mollën mbi kokën e të birit

VOAL – Vilhelm Teli (Wilhelm Tell) ishte një hero legjendar Zviceran, i cili duhe të ketë jetuar nga fundi i shekullit trembëdhjetë e në shekullin e katërmbëdhjetë dhe ekzistenca e vërtetë historike e të cilit është ende çështje e papërcaktuar.

Vilhelm Teli është heroi kombëtar i Zvicrës. Miti ose realiteti i një qyteti të vogël në zemër të Evropës, Tel dhe legjenda e tij mesjetare janë të njohura në të gjithë botën.

Sipas legjendës, Vilhelm Teli lindi dhe jetoi në Bürglen në Kantonin e Urit, afër masivit Gotthard. Teli, babai i një familjeje, një gjahtar i aftë i harkut, shkoi në kryeqytetin rajonal Altdorf më 18 nëntor 1307. Ndërsa kaloi në sheshin publik, ai injoroi kapelën perandorake që Albrecht Gessler, administratori lokal i Habsburgëve, i kishte bashkangjitur shtëpisë së ankandit, disa muaj më parë. Kapela, simbol i autoritetit perandorak, duhej të respektohej absolutisht nga kushdo që kalonte. Ata që nuk u përkulën rrezikuan konfiskimin e pasurisë apo edhe vdekjen. Meqenëse Tel nuk e kishte nderuar kapelen e tij, e gjeti veten në telashe. Të nesërmen ai u suall në shesh; para të gjithëve ai duhej të justifikonte veprimin e tij.

Në këmbim të jetës së tij, përmbaruesi Gessler i imponoi atij provën e mollës, e cila, e vendosur mbi kokën e djalit të tij të vogël Gualtier, duhej të përshkohej nga shigjeta e harkut të tij. Prova kaloi me sukses, por në rast se diçka do të kishte shkuar keq, Vilhelmi kishte fshehur një shigjetë të dytë nën xhaketë, gati për tiranin. Kjo i kushtoi Vilhelm Telit lirinë e tij: ai u arrestua dhe u dërgua me varkë në burgun Küssnacht.

Papritur shpërtheu një stuhi në Liqenin e Lucernës dhe rojet e burgut e liruan Telin, një lundrues i shkathët, që mund t’i shpëtonte ata nga stuhia. Duke mbërritur në afërsi të bregut, në gjysmën e rrugës midis Altdorf dhe Brunnen, Tel u hodh nga anija në breg me një kërcim dhe, me një goditje të fuqishme, e dërgoi anijen përsëri në detin e hapur. Në ditën e tretë, afër Küssnachtit, i fshehur pas një peme në anët e “Via Cava” që të çon nga Gotthard në Zyrih, Teli u hakmuar duke vrarë Gesslerin.

Sipas traditës, më 1 gusht 1308 u bë çlirimi i Zvicrës së atëherëshme. Populli, pasi mësoi për veprat e Telit, u ngrit dhe rrethoi kështjellat dhe ndoqi sundimtarët nga tokat e tyre përgjithmonë. Për më tepër, shigjetari thuhet se ka marrë pjesë në betejën e Morgartenit përkrah kantoneve të themeluese të Konfederatës (Uri, Schwyz dhe Unterwalden), e cila përfundoi me fitoren kundër Habsburgëve më 1315. Vilhelm Teli jetoi me respekt dhe admirim të njerëzve deri në verë të vitit 1354, kur, për shkak të një stuhie, heroi zviceran sakrifikoi jetën e tij për të ndihmuar një fëmijë të rrëmbyer nga përroi i Schächen në përmbytje.

Referenca e parë për heroin legjendar shfaqet në një dorëshkrim të vitit 1470, Librin e Bardhë të Sarnenit, të përpiluar nga kalorësi i famshëm provincial Hans Schriber, i cili kishte mbledhur kronika dhe të dhëna historike në Konfederatën Zvicerane. Një burim tjetër për legjendën është Kënga e Themelimit të Konfederatës, e kompozuar nga një poet anonim dhe botuar për herë të parë më 1545, e cila rrëfen lindjen e Konfederatës Zvicerane dhe citon fatin e Vilhelm Telit, i cili, sipas këtij burimi, ishte mbytur në Liqenin e Lucernës nga Gessleri i lig. Por vepra më e plotë që paraqet historinë e Telit është Chronicon helveticum i vitit 1550, nga historiani Aegidius Tschudi. Historiani saktëson se Tel është mbytur në vitin 1354, jo sepse ai vrau sundimtarin, por për të shpëtuar një fëmijë që ra në ujërat e ftohta të lumit Schächen. Episodi është përshkruar gjithashtu në një afresk të vitit 1582 të ruajtur në kishën e Bürglenit, fshatit ku ai lindi.

Personalitete të rëndësishme artistike kanë kontribuar në bërjen e famshme të figurës së Vilhelm Telit. Midis tyre, i pari i të gjithëve, shkrimtari dhe poeti gjerman Friedrich Schiller i përshkroi veprat heroike në dramën homonime (Wilhelm Tell, 1804). Nga drama e Schiller-it, më 1829 Gioachino Rossini kompozoi operën Vilhelm Tel. Kjo operë ishte shumë e rëndësishme për Zvicrën dhe Zviceranët; prova e kësaj është fakti që klaksonët e autopostaleve të vjetra binin sipas melodisë me të cilën fillonte opera.

Një ri-interpretim i vetëm i mitit të Vilhelm Telit (Wilhelm Tell für die Schule) është shkruar më 1971 nga Max Frisch, një ese e shkurtër e ndërtuar mbi një përzierje interesante të filologjisë dhe ironisë, në të cilën rikrijohet historia e heroit kombëtar zviceran, por duke vënë në qendër të veprës sundimtarët Habsburgë dhe paaftësinë e tyre për të kuptuar botën e njerëzve malësorë, kokëfortë dhe të heshtur mes të cilëve ai ndodhet./Elida Buçpapaj