Rockets Houston mposhti New Orleans Pelicans me rezultatin 126-123 të shtunën në mbrëmje, duke arritur fitoren e tyre të parë në sezonin 2019-2020 të Ligës Amerikane të Basketbollit (NBA).
Ylli i ri i Rockets, Russell Westbrook, arriti një triple-double me 28 pikë, 10 kërcime dhe 13 asistime.
Westbrook ka arritur të shënojë gjithsej 139 triple-double në karrierën e tij deri më tani, duke tejkaluar Johnson-in (138) në këtë kategori, dhe tani ndjek legjendën tjetër, Oscar Robertson (181).
Westbrook kishte një mesatare të triple-double në pikë, asistime dhe kërcime në secilin prej tre sezoneve të kaluara të rregullta, lojtari i parë që e realizoi ndonjëherë këtë gjë.
Magic Johnson e uroi Westbrook përmes Twitter, duke thënë: “Urime Russell Westbrook që më kalove dhe që arrite triple-double të dytë në historinë e NBA-së!” aa
Komentet