VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Washington Times – Diçka ndryshoi këtë javë në Shqipëri

By | July 17, 2019
blank

Komentet

blank

Irani dhe Serbia nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Teheran

Irani dhe Serbia nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që parasheh zhvillimin e ndërsjellë të interesave të përbashkëta dhe respektimin e parimeve të sovranitetit, integritetit territorial dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm serb, Nikolla Selakoviç, i cili zhvilloi vizitë zyrtare në Teheran, u takua me homologun iranian Mohammad Javad Zarif, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Iranit.

Gjatë takimit të tyre, Zarif dhe Selakoviç diskutuan zhvillimin e bashkëpunimit politik, tregtar dhe kulturor midis dy vendeve.

Pas takimit, dy vendet nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, i cili parasheh zhvillimin e ndërsjellë të interesave të përbashkëta, respektimin e parimeve të sovranitetit, integritetit territorial dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme.

blank

Rama gënjen, s’ka linjë direkte për në aeroportin e Kukësit, avioni nga Londra do të ulet më parë në Rinas (dokumente)

Ashtu siç ishte njoftuar më parë, ditën e sotme do të zbresë në Aeroportin e Kukësit avioni i parë. Por, ndryshe nga sa kishte deklaruar kryeministri Edi Rama, faktet tregojnë se nuk ka një linjë direkte nga Aeroporti i Kukësit për në vendet e tjera.

Në faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” shihet se avioni i “Air Albania” pritet të zbresë në Aeroportin “Nënë Tereza”, ndërsa prej aty do të niset për në Kukës.

Kjo tregon se avionët do të ulen më parë në Aeroportin e Rinasit, për të vijuar më tej rrugën për në Kukës, pasi nga aeroporti i ri i bërë tashmë në vend nuk ka linjë direkte me vendet, ku është parashikuar të ketë udhëtime.

Vetë kryeministri Rama ka premtuar se do të sjellë me avionin e parë në Aeroportin e Kukësit kuksianë, që jetojnë në Londër, por që votojnë për Partinë Demokratike.

blank

blank

blank

Si monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

Çdo parti politike tenton që të hartojë një regjistër sa më real të votuesve të saj potencialë ditën e zgjedhjeve, për të krijuar një projeksion të përafërt mbi rezultatin. Me këtë qëllim krijohen lista me emra votuesish që kanë lidhje me strukturat. Këto lista organizohen, sipas Qendrave të Votimit dhe në bazë të llogaritjeve krijohet një objektiv i përafërt i rezultatit.

Por nën ethet e “mandatit të tretë” në 25 Prill, Partia Socialiste e ka çuar gjurmimin e votuesve në një nivel tjetër, duke i kaluar caqet e ligjshmërisë.

Në zyrat elektorale të PS-së është vënë në dispozicion një sistem të dhënash, që ngre dyshime të forta për përdorimin e database shtetërore të E-Albania në funksion të partisë në pushtet.

Lapsi.al ka arritur ta sigurojë këtë database ku janë të përfshira të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç. Dokumenti përmban të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës, praktikisht është fryti i një pune monitorimi të qytetarëve, që ka në themel të saj, të dhënat që ne ia kemi besuar shtetit.

Në dokumentin e siguruar nga Lapsi.al, qështë afërsisht 234 MB, përkatësia politike e secilit është përshkruar shkurt me PO ose me JO në një kollonë, nga personat që janë pjesë e skemës së “patronazhit”.

“Patronazhistët” quhen ndryshe anëtarët e PS-së që përmes kontakteve, telefonatave apo të njohurve të përbashkët krijojnë një ide të përafërt të bindjeve politike të secilit prej nesh. Sistemi i patronazhit është përdorur edhe në zgjedhje të kaluara, por diferenca për “mandatin e tretë” është se, dikur të dhënat për votuesit potencialë mblidheshin në mënyrë vullnetare, kurse në database që përdor sot Partia Socialiste ka informacione sensitive tonat, që po keqpërdoren për fushatën zgjedhore.

Shkelet privatësia e qytetarëve, reagon PD: Do e ndjekim në mënyrë ligjore këtë çështje

Në database, përmbajtja e të cilit përbën vepër penale, janë të dhënat për 910 mijë qytetarë të Tiranës të cilët nuk i kanë dorëzuar me vullnetin e tyre informacionet për Partinë Socialiste, por ato i janë vjedhur secilit prej nesh, që nga numrat e telefonit, numri ID i kartës së identitetit apo vendi i punës etj.

Lapsi.al mësoi se njësoj siç ky dokument është shpërndarë në kompjuterat e selisë së PS të Tiranës, ku bëhet përpunimi i të dhënave, e njëjta procedurë antiligjore ndodh në selitë e degëve të PS në qarqet e tjera, duke e shpërndarë këtë skemë pune për të gjithë votuesit e Shqipërisë.

Nga një verifikim i thjeshtë, rezulton se të dhënat e qytetarëve janë azhornuar në muajt e fundit. Gjatë kohës së pandemisë, E-Albania ka qenë një ndër aplikacionet jetike, kur secili prej nesh është detyruar ta përdorë për një qëllim apo një tjetër. Gjithsesi disponimi i të dhënave personale nga PS mund të jetë bërë edhe nga institucionet e tjera shtetërore.

Krijimi dhe përdorimi i këtij Database për qëllime elektorale është provë se për të fituar zgjedhjet, Rilindja nuk po ndalet në kufijtë e ligjit dhe nuk ka skrupuj të vjedhë të dhënat përsonale për cilindo.

Sistemi i të dhënave përfshin informacione për ministra, familjarë të tyre, drejtorë të Rilindjes, prokurorë, avokatë, gjyqtarë, policë, gazetarë të të gjitha mediave në Tiranë, aktorë të angazhuar apo jo në politikë, personazhe të shoqërisë civile dhe të jetës publike, të gjithë nën vëzhgimin syrit magjik, që sheh përtej ligjit.

blank

Petrit I., “patronazhisti” im, nuk me kish gjetur ne shtepi…! – Nga DENISA DAKA

Petrit I., “patronazhisti” im, nuk me kish gjetur ne shtepi…!
E sipas ketij buratino surrogato, nuk isha as e sigurte per partine…!
Keta burrece e bythece qe shesin gjithshka per te lepire nje kocke pergjate rruges, kane percjelle e pasqyruar me kujdes te dhenat tona ne kundershtim te plote me ligjin.
Ky Petrit djali, versniket e tij gjithashtu, jane viktima te nje zinxhiri te kalbur ne kete vend.
Por fijet duhet te shkojne e zbulojne burimin doemos.
Krimi i grabitjes se te dhenave personale për qëllime elektorale duhet ndeshkuar me cdo kusht.
Si rrodhi informacioni?!
Kush e porositi kete database shoqeruar me te dhena sensitive?!
Kush i infiltroi keta buratino, te cilet konsiderohen tashme bashkepunetore ne krim?!
Kush ka akses ne serverat shteterore?!
Kush arriti ti siguroje keto te dhena ne menyre te paligjshme?!
Kush po i perdor keto lista?!
Keto prova jane të pakundërshtueshme.
Koha e spiunit te lagjes dhe era e prangave te ftohta ne duar ka kohe qe ndihet dhe se largu…!
Me gjase historia po perseritet pike per pike njesoj!
Me kete buratinon a kllounin e partise do te takohem ne gjykate.
Cilitdo prej jush mund te me bashkohet per kete shkak.
Ndryshe e gjitha kjo maskarade e ulet dhe e pashoq nuk do te zbrapset!
blank

Sllovenia ngre pyetje të pakëndshme me bisedat për “shpërbërjen” e Bosnjës

Andy Heil

Nisja e tij ka qenë e papritur, motivet e paqarta, ndërsa serioziteti i dyshimtë.

Një debat publik, që lindi në Slloveni, u përhap këtë javë në Bosnje e Hercegovinë dhe në BE dhe nxiti pyetje të pakëndshme për qëndrueshmërinë e kufijve dhe të institucioneve në Ballkan, e sidomos në Bosnje.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, raportohet se ka folur për “shpërbërjen” e mundshme të Bosnje e Hercegovinës gjatë një bisede me presidencën trepalëshe të Bosnjës, muajin e kaluar.

Raporte të pakonfirmuara këtë javë kanë cituar një “non-paper” të kryeministrit slloven, Janez Jansha, që u bën jehonë bisedave për ndryshimin e mundshëm të kufijve.

Publikisht, të dy udhëheqësit i kanë mohuar sugjerimet se mbështesin një ide të tillë.

Pahor ka thënë të premten se i hedh poshtë “lojërat e rrezikshme” për ndryshimin e kufijve, ndërsa Jansha ka mohuar se ekziston një “non-paper” i tillë.

Por, alarmi është ngritur tek ata që mendojnë se reformat janë mënyra më e mirë për ta nxjerrë Bosnjën nga paraliza politike.

“Ideja e ndryshimit të kufijve është e rrezikshme”, thotë Florian Bieber, drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit në Austri.

Ai përmend rrezikun e veçantë në Ballkan, ku është përfolur se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë e kanë konsideruar shkëmbimin e mundshëm të territoreve, tre vjet më parë.

Por, ai po ashtu paralajmëron për përhapjen e paqëllimtë të rrezikut në vende si Ukraina, ku Rusia ka aneksuar Krimenë shtatë vjet më parë dhe vazhdon të mbështesë separatistët e armatosur.

“Ishte shumë e rrezikshme të flitej për ndryshimin e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, e kjo është edhe më e rrezikshme në Bosnje, sepse do të përfshinte jo vetëm një proces jokonsensual, por do t’i ndikonte edhe njerëzit kundër vullnetit të tyre, si dhe do ta flakte qasjen e komunitetit ndërkombëtar, që ka qenë në fuqi qysh në vitin 1991, e që do të thotë se asnjë ndryshim kufiri përgjatë vijave etnike nuk është i pranueshëm”, thotë Bieber.

Një portal slloven i lajmeve ka njoftuar së pari më 11 prill se Pahor i ka pyetur bashkëpresidentët e Bosnjës, në një takim më 5 mars, nëse “ndarja në mënyrë paqësore” është një mundësi për Bosnjën, e cila ende qeveriset në dy entitete: Federata Boshnjake-Kroate dhe Republika Sërpska.

Kjo qeverisje e ndërlikuar është paraparë me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, më 1995.

Kroati Zhelko Komshiq ka thënë një ditë më vonë se pyetja i është bërë atij dhe dy anëtarëve të tjerë të Presidencës së Bosnjës në një takim në mars.

Zyra e Pahorit më vonë ka konfirmuar se ai i ka pyetur udhëheqësit e Bosnjës për “idenë e shpërbërjes së Bosnje e Hercegovinës dhe ripërcaktimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor”, gjatë një vizite në Sarajevë, në fillim të marsit.

Sipas raporteve, Millorad Dodik, anëtari serb i Presidencës dhe udhëheqësi i Republikës Sërpska, i cili së voni i ka intensifikuar thirrjet e tij për shkëputje nga pjesa tjetër e Bosnjës, i është përgjigjur më ngrohtë idesë sllovene, sesa homologët e tij, ai boshnjak dhe kroat.

Pahor më pas ka theksuar “mbështetjen” e tij për anëtarësimin e Bosnjës në BE dhe respektin e tij për integritetin territorial të vendit.

Pastaj, këtë javë, kanë dalë raporte që sugjerojnë se Jansha personalisht i ka dorëzuar një “non-paper” presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, ku përmenden ndryshimet e mundshme të kufijve.

Jansha, aleat politik i kryeministrit nacionalist hungarez, Viktor Orban, ka mohuar se ka shkruar një “non-paper” të tillë.

Një zyrtar i BE-së është përgjigjur në emër të zyrës së Michelit më 12 prill, duke thënë se “ne nuk mund të konfirmojmë se kemi marrë” një dokument të tillë.

Më 15 prill, një medium me qendër në Lubjanë, necenzurirano.si, ka botuar atë që ka thënë se është “non-paper”-i në fjalë.

Në këtë “non-paper” të pretenduar, me titull “Ballkani Perëndimor – rruga përpara”, Jansha propozon “zgjidhje” që përfshijnë “bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë” dhe “bashkimin e një pjese më të madhe të territorit të Republikës Sërpska me Serbinë”.

Ai propozon status të veçantë – duke ndjekur modelin e Tirolit të Jugut, provincës kryesisht gjermanishtfolëse në veri të Italisë – për “pjesën serbe të Kosovës”.

Po ashtu sugjeron ose “bashkimin e kantoneve kryesisht kroate të Bosnje e Hercegovinës me Kroacinë, ose dhënien e statusit të veçantë për pjesën kroate të Bosnje e Hercegovinës”.

Boshnjakët, “kështu do të fitojnë një shtet që funksionon në mënyrë të pavarur dhe do të marrin përgjegjësinë për të”.

Presioni për ndryshim

Bosnje e Hercegovina është përballur me probleme pothuajse konstante të qeverisjes, që nga krijimi i saj me dy njësitë etnike.

Brukseli dhe përfaqësuesi i tij i lartë për politikën e jashtme, Josep Borrell, kanë theksuar vazhdimisht dëshirën e bllokut për të parë një angazhim më të madh të zyrtarëve të Bosnjës për reforma, që do t’i mundësonin vendit të përparonte drejt BE-së.

Por, çështjet e pazgjidhura, përfshirë paqëndrueshmërinë e vazhdueshme politike të Bosnjës, vazhdojnë.

Policia kufitare e Bosnjës pranë Lumit Drina në Zvornik.

Policia kufitare e Bosnjës pranë Lumit Drina në Zvornik.

Muajin e kaluar, Ministria e Jashtme e Kroacisë është cituar të ketë thënë se Zagrebi ka qenë “nxitësi” i një nisme këtë vit, për të hartuar një “non-paper”, ku Bosnja do të nxirrej si “një çështje e rëndësishme për Bashkimin Evropian, e cila duhet të jetë më e dukshme në hapësirën gjeopolitike në Evropën Juglindore”.

Institucionet e BE-së dhe vendet anëtare, herë pas here, ndajnë dokumente të tilla konfidenciale, por jozyrtare, që sugjerojnë korniza të mundshme për diskutimin e temave veçanërisht të mbingarkuara.

Në “non-paper”-in kroat, ministri i Jashtëm, Gordan Gërlliq Radman, ka mbështetur statusin e kandidatit të Bosnjës për anëtarësim në BE.

Sllovenia ishte midis nënshkruesve të tjerë, ashtu si edhe Bullgaria, Qiproja, Greqia dhe Hungaria.

Gërlliq Radman ka thënë pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së, më 22 mars, se homologët e tjerë evropianë – përfshirë ata nga Franca dhe Gjermania – kanë shprehur gjithashtu mbështetje për dokumentin.

Në “non-paper” është thënë se Bosnja duhet të reformojë legjislacionin e saj zgjedhor, përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje presidencës trepalëshe të Bosnjës këtë muaj, që të punojë drejt reformave të paktën modeste, përfshirë “ndryshime të limituara kushtetuese… për të reformuar sistemin zgjedhor”.

Sllovenia do të marrë presidencën e radhës të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Ndoshta Pahor dhe Jansha thjesht kërkojnë të mbledhin pikë politike, duke ofruar zgjidhje për paqëndrueshmërinë e vazhdueshme midis ish-republikave jugosllave në juglindje.

Disa analistë spekulojnë se udhëheqësit sllovenë mund të kanalizojnë pakënaqësinë me Bosnjën edhe midis “aktorëve më të mëdhenj” brenda Bashkimit Evropian.

Mateusz Seroka, një studiues në Qendrën për Studime Lindore në Varshavë, thotë për Radion Evropa e Lirë se ripërcaktimi i kufijve është një gjë e dështuar – “një mundësi e tillë do të shkaktonte më shumë probleme, sesa do të mund të zgjidhte teorikisht”.

Por, duke folur përpara rrjedhjes së “non-paper”-it, ai ka thënë se “ka ende grupe që mendojnë për ndarjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor përgjatë vijave etnike” dhe nuk ka fajësuar domosdoshmërisht Lubjanën për ngritjen e kësaj teme.

Përgatiti: Valona Tela
blank

“Prilli i thyer” i zgjedhjeve parlamentare ­Nga Enxhi Nasto

Raporti studimor: Qëndrime dhe perceptime të zgjedhësve shqiptarë mbi cilësinë e punimeve në Kuvëndin e Republikës së Shqipërisë(Konrad Adenauer Stiftung).

—–

Tani është koha kur ata kujtohen për ekzistencën tonë.

Është koha e telefonatave, e mesazheve, e sondazheve dhe projeksioneve nëpër llogaritjene votuesve me bindjet politike majtas, jo djathtas ose djathtas, jo majtas.

Është koha e premtimeve elektorale ku gënjeshtrat e bukura rrallë herë i gjen, përgjithësisht ndeshesh me të shëmtuarën e fjalëve dhe keqardhjeve për situatën e papunësisë tënde, për ëndrrat e tua tëvrara,epër shpresën e munguar.

Është koha e riciklimit të programeve politike ku një herë në kater vite thuhen të njëjta ide dhe thuren të njëjta plane strategjike. Urrehen ata qëderi dje duheshin, e më pas rifillojnë flirte politike për një qëllim të përbashkët makiavelist.

Është koha e trokitjeve në dyert e shqiptarëve duke fjalosur për hallet e tyre, një pikë loti atje, një nënqeshje këtu.

Të them diçka o Sovran?

Mos i fshi gjurmët e këpucëve të tyre në pragun e shtëpisë tënde.

Ruaji me fanatizëm se do të tëduhenqët’ua tregosh kur pas 4 vitesh ata të trokasin sërish.

Prandaj, 61.2% e shqiptarëve në studimin e realizuar në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung, rezultojnë se i njohin fare pak deputetët e Parlamentit Shqiptar, pikërisht se gjurmët e këpucëve tëtyre lihen vetëm 1 herë në 1461 ditë (llogaritur këtu edhe viti i brishtë).

Prandaj 46.3% e shqiptarëve nuk ndihen të përfaqësuar nga ligjvënësit, se “kërpëratat” janëdominanca e atij parlamenti.Nuk ndihen të përfaqësuar nga disa trupa pa kokë, fytyrëe dinjitet, pa personalitet juridik e moral, pa përgjithësuar.

Prandaj të rinjtë na janë renditur në rradhët e fundittëlistave zgjedhore, jo se ata nuk janë subjekte të afta potencialisht për t’u shndërruar nëveprues politik, jo sepse ata nuk janëreformist, por sepse ata sfidohen nga fakti se nuk kanë famën e emrit për të grumbulluar sasi numrash.

Nga këtu nis konkurrenca e pandershme dhe tregtia e votave, sepse fokusi është kalkulimi i numrave pas tëcilave fshihen manipulime, shantazhe dhe kompromise.

Kështu të rinjtë zgjedhin të rriten nën ombrellën e të vjetërve në politikë.

Ju mësojnë teknikat e mbledhjes së votave.

Ju marrin në fillim si asete dhe ju trajtojnë nëfund si instrumente.

Atëhere, më thoni, në ç’drejtimpolitikgjëndet ai reformisti i ndershëmqë nuk thith gjakun e shqiptarëve,

Ai luftëtari i rezistencës në këtë “Prill të thyer”?

Për më shumë lexoni raportin studimor:

Qëndrime dhe perceptime të zgjedhësve shqiptarë mbi cilësinë e punimeve në Kuvëndin e Republikës së Shqipërisë, Konrad Adenauer Stiftung Albania.https://www.kas.de/documents/271859/0/Studim+E.+Nasto.pdf/645b0193-95d0-461c-3263-c9752ae95ded?version=1.0&t=1601987828652

blank

Daullexhinjtë kokëboshë e frikacakë të Tiranës e te Prishtinës… Nga Adriatik R. Dosti

Jane ngritur ne kembe e kane nxjerre Jataganet per t’i prere koken Albin Kurtit mercenaret e rrenegatet e Partive politike dhe jaranet e Lidereve te tyre sa ne Prishtine po aq edhe ne Tirane…

…Çdo Albini qe viziton tani Shqiperine e pse ben fushate per kandidatet e tij te VV ne Tirane, Gjirokaster e Lezhe …kjo eshte flagrante, e pa lejueshme , e pa pranueshme…nderhyrje ne punet e brendeshme te Shqiperise etj etj …cirren e ulerasin Mero Bazet , Minxhozet, Kol Ballat, Mut Nanot etj etj …kukuvajka te kafazit shpendëror te Edvinit….

Dhe harrojne te thone se fjala vjen çdo Erdogani qe nderhyn ne menyre kaq flagrante ne punet e brendeshme te Shqiperise duke ndihmuar fare haptazi e ne menyre skandaloze me gjithçka qe ka ne dore Edi Ramen per te fituar nje mandat te tij te trete qeverises…

….Mos ja refuzo vaksinen Rames, nderprit fushaten ne Shqiperi e merru me punet e Kosoves dhe mos saboto e prish maredheniet mes Kosoves e Shqiperise e ”porosisin” por edhe e urdherojne ca daullexhinj kokeboshe te Prishtines…shume prej tyre te partive te Enver Hoxhajt [PDK] te ish partise se Mustafes [LDK] dhe te asaj te Ramushit [AAK]….

Dhe jane pikerisht keta palaco, sharlatane e antishqiptare qe dje i dhane ne parlamentin e Kosoves vetem 61 vota Konjufces per Kryetar dhe 91 vota serbit Simic …apo edhe jane po keta qe braktisen parlamentin e u bene bashke me Listen Serbe vetem e vetem qe te mos votonin Albinin kryeminister e qeverine e tij dhe te mos votonin Vjosen Presidente…

Dhe po merren fort me Albinin e maredheniet Kosove – Shqiperi …pikerisht ata zagare partie qe dje nuk guxuan qe per te mire te Kosoves e popullit te saj te votonin as Albinin qe i fitoi bindshem zgjedhjet prej popullit te tij.. .e as qeverine Kurti 2 e as Presidenten Osmani qe ishte personi me i votuar prej popullit te vet ne historine e Kosoves …

Dhe po e shajne e kritikojne Albinin pse po ben fushate ne Shqiperi ata te pa fytyre, te pa moralshem e bythe e shpirt shitur ne Tirane…qe sot as nuk guxojne te merren me skandalin e madh te Pergjimeve te shqiptareve pikerisht nga Rama e Partia e tij…

Po ku ishit ju …te dyja palet e kritikeve ze larte ne Tirane e ne Prishtine kur Rama vuri Traun ndares ne Rrugen e Kombit dhe ishte ai i pari qe zyrtarisht coi ne demtimin serioz te maredhenieve vellazerore mes dy popujve te te njejtit Komb ?

Ku ishit ju e pse nuk u ndjete kerkundi kur Rama vizitoi disa here Prishtinen , u takua me ke donte vete, beri propagande per Thacin e Mustafen sa e si deshi vete…e madje guxoi e u tha jo vetem politikaneve te Kosoves por krejt popullit te saj se….kush nuk shkon pas Thaçit e kush nuk e mbeshtet ate…eshte Gomar…apo e harruat kete fakt ?

Ku ishit ju kritiket e sotem qe ”ju digjet zemra” per Kosoven kur po ky filo serb gabimisht prej 8 vjetesh ne krye te qeverise shqiptare pak kohe me pare hodhi ne gjyq nje koleg te tij po shqiptar [ Kryeministrin e Kosoves Ramush Haradinajn] vetem e vetem pse ja plasi ”bomben” ne dore duke ja bere publike krejt poshtersite e tij e te Vucicit ne lidhje me planet ogurzeza kunder Kosoves ?

Ku ishit ju ”trimat” e Tirane – Prishtines kur u bene publike fotot e Rame-Thac-B.Haxhiut e Vucicit me harten e Kosoves nder duar e me thiken gati per ti prere e ndare territoret e saj njesoj si dekada me pare ne Kongresin e Berlinit e ne Konferencen e Londres?

Ku ishit ju zhurmemedhenj te sotem kur Rama dje e priste kriminelin serb Vucic ne mes te Tiranes e me Tapet te Kuq ndersa Albinit i mbyllte deren e i thoshte se s’kemi c’te bisedojme me bashke….?

Ku ishit ju daullexhinj te çmendur kur po ky kryeminister i Shqiperise e priste dje Vjosa Osmanin me dyer te mbyllura e me keq akoma e bojkotonte fjalimin e saj ne Parlamentin e Shqiperise e madje poshtersisht guxonte edhe ta fyente publikisht teksa e quante me percmim si…folkloriste qe kishte ardhur te mblidhte ca vota ne Tirane se ne Prishtine nuk e votonte kush …tregojani pak nese keni bythe Edi Rames se sa qindra mijera vota fitoi ne Kosoven e saj ”folkloristja” Osmani ok…..

Po c’them e c’shkruaj une dhe kujt i drejtohem…te pa bytheve e te pa moralshmeve…te pa burrave e pseudo patrioteve …qenieve frymore me dy kembe qe e kane shitur njehere e mire shpirtin e mendjen tek Lideri e tek Partia …atyre vemjeve qe kurre njehere te vetme se kane vene as Shqiperine e as Kosoven mbi Partine…

Pftyyyy rrace e poshter bastardesh e gjakshiturish e prishurish…mercenare te neveritshem me pagese…

Behuni te pakten njehere te vetme ne jeten tuaj gjysem – Burra e thoni ca te verteta tamam e ashtu sic jane e sic kane ndodhur… se Burra prej verteti e per te thene te verteten troc, publikisht e me ze te larte…. s’keni per tu bere dot kurren e kurres …

Behuni sa 1 e 100 e Albinit dhe e Vjoses ….behuni sa çereku i Donika Gervalles qe sot tundi krejt Seline e OKB dhe beri nje Keshill te tere Sigurimi te dridhej nga themelet duke e vene me shpatulla pas muri Rusine e Serbine bashke madje edhe Kinen e vaksinave te skaduara te Edvinit qe ju turperisht guxoni dhe i dilni per zot…

Ju mirë që jeni të trashë por jeni edhe të poshtër e antishqiptare ndaj dhe …

…Nderi e historia e vertete e Shqiperise dhe e Kosoves ju zente syte ishalla !

A.R.DOSTI

blank

Shkencëtarët: Në botë kanë jetuar 2.5 miliardë dinozaurë të llojit T-rex

New York

Shkencëtarët kanë parashikuar se në botë gjatë 2 milionë viteve kanë jetuar 2.5 miliardë dinozaurë të llojit T-rex, transmeton Anadolu Agency (AA).

Universiteti i Kalifornisë publikoi një studim mbi atë se sa dinozaurë mund të kenë jetuar gjatë më shumë se 127 mijë brezave, duke llogaritur madhësinë e trupit të dinozaurëve, pjekurinë seksuale dhe nevojat e tyre për energji.

Si rezultat i hulumtimit është parashikuar se gjatë 2 milionë viteve mund të kenë jetuar 2.5 miliardë dinozaurë të llojit T-rex.

Në studim thuhet se ky lloj i dinozaurit ka jetuar në Amerikën Veriore gjatë 1.2 milion deri në 3.6 milionë vitesh.

Drejtori i Muzeut të Paleontologjisë pranë Universitetit të Kalifornisë, Charles Marshall tha se janë gjetur 100 fosile të dinozaurëve T-rex, prej të cilëve 32 janë meshkuj. “Në vend të 2.5 miliardë, të kishin jetuar 2.5 milionë dinozaurë, ndoshta kurrë nuk do ta dinim se dinozaurët ekzistonin”, thekson ai.

Në hulumtim gjithashtu thuhet se dinozaurët e llojit T-rex, në pjekurinë seksuale e kanë arritur brenda 14 dhe 17 viteve dhe se kanë jetuar 28 vite.

blank

VLORA NË STUDIMET E KATËR AUTORËVE TË HUAJ: NJË VËSHTRIM I SHKURTËR – Nga MSc. Albert HABAZAJ

Shkurtore. Natyra ia ka falur me bujari Vlorën Shqipërisë, në pjesën JP të vendit, si një kartolinë Mesdheu, një perlë mesdhetare, sikur ta kishte qëndisur vetë Zoti me dorë të artë! Vërtet është e bukur si nuse bregdeti, por kaq nuk mjafton për interesat që ka paraqitur tek të tjerët në rrjedhat e kohës. Për kontributin e dhënë në luftërat për liri dhe pavarësi Vlorës i është dhënë titulli “Qytet Hero” (1962). Vlora shtrihet në një hapësirë në l.m.d 6 m, që përbën një pozicion gjeostrategjik të favorshëm dhe automatikisht të lakmueshëm prej fqinjve, pushtuesve apo të mëdhenjve.  E banuar qysh në shek. VII p.e.r., ajo që në lashtësi ishte një qytet skelë dhe nyjë e rëndësishme e rrugëve detare dhe tokësore. Përmendet me emrin Aulona nga autorët antikë Lukiani dhe Plotemeu (shek. II të e.r.). Është emër tipi ilir dhe, sipas akad. Shaban Demiraj, emri i Vlorës është ndër të paktët emra gjeografikë të bregdetit lindor të Adriatikut dhe Jonit, që i kanë qëndruar kohës qysh nga periudhat e lashta”[1]. Rilindasi Sami Frashëri shkruan: “Frengjisht e greqisht quhet Avlona, italisht Valona, por emri origjinal në shqip është Vlora”[2]. Kemi vërejtur që në rrjedhat e kohës gjer më sot, Vlorën e kanë dashur dhe e duan shumë, e kanë lakmuar dhe e lakmojnë shumë, e kanë urryer dhe e urrejnë jo pak… Pse? Kushdo nga ne, natyrshëm kërkon të gjurmojë në kujtesën e shkruar apo gojore, në shkrimet e historianëve, dëshmitarëve, udhëpërshkruesve, antropologëve apo studiuesve të tjerë, vendas a të huaj. Po ndalojmë telegrafisht tek përshkrimet që i bëjnë Vlorës sonë katër autorë të huaj:

Johannes Georg von Hahn, (1811-1869), albanolog gjerman, diplomat në shërbim të Austrisë, i cili, qysh në vitin 1834, kur ra në kontakt me shqiptarët dhe filloi të mësonte shqip e deri sa mbylli sytë iu përkushtua fuqishëm Çështjes Shqiptare me histori, etnografi, gjuhësi folkor, statistikë etj,, aqsa  mendimi i tij u shërbeu përfaqësueseve të Rilindejs Shqiptare për kërkesat e tyre: të njiheshin shqiptarët si një popull më vete, me të drejtat e tyre dhe me rrugë historike të veçantë. Ai njihet si dijetari më i shumanshëm e më i thelluar i kohës së vet në fushën e studimeve shqiptare, konsiderohet si dekan i studimeve shqiptare të shek. XIX dhe babai i albanologjisë në kuptimin shkencor të fjalës. Në vëllimin e parë të veprës madhore “Studime shqiptare”, botuar në Jenë, në vitin 1854, ai i kushton Vlorës mbi 20 faqe shqyrtime, që përfshijnë imtësira deri edhe eksportin e vajit, leshit, lëkurëve të qengjit, misrit, valanidhit, kripës, serës, gurëve të strrallit, breshkave, shpendëve, deshëve, peshqëve të kripur, hajvarit dhe gjalpit. Ai shikon te Vlora më shumë pamjen e përparimit, sesa të amullisë, ndërkohë shkruan: “E ashtuquajtuna Arbëni, malsia midis lumit të Gjinokastrës dhe të detit, në veri e kufizueme prej Vjosës, përfaqëson vendbanimin kryesor jugor të kastës luftarake turko-shqipare dhe Vlona mund të quhet si kryeqendra e saj. Këtu ka qenë vatra e mirëfilltë e kryengritjeve të ndryshme të drejtuara kundër risive.[3]. Si të ishte një gjeograf dhe meteorolog i devotshëm, Hahn u bën edhe një shërbim të vyer njerëzve të detit, dashamirësve, turistëve, lundërtarëve, tregtarëve dhe detarëve të rinj apo të panjohur me këto vise “Asnjë pikë në të gjithë bregun shqiptar nuk asht i pershtatshëm për nji vendqendrim flote si gjini i Vlonës, sepse ka nji pozitë gjeografike të mirë, asht i sigurtë, i gjanë dhe mund të furnizohet lehtë me ushqime… Gjini i Vlonës u shërben si strehë të gjitha anijeve, të cilat i zen furtuna në kanalin e Otrantos ose luftojnë me erna të kundërta…Kur fryn nji shirok i fortë, skela e Vlonës, që gjindet kundrejt kepit të Karaburunit, asht e rrezikshme për anijet e vogla. Këtyne u duhet me u tërhekë në brendësinë e gjinit, në Pasha Liman, të cilët italianët e quajnë Gjini i Raguzës; ky gjindet 10 mila në jug-perëndim të Vlonës. Atje ka qenë dikur qyteti i vjetër  Orikum, megjithëqë sot s’ka ma gjurma. Si duket, muret  e vjetra  janë mbulue me baltë dhe vendasit thonë se kur deti asht i qetë, shifen në ujë teprica muresh[4]. Ai e quan skelë kryesore të rajonit dhe më tej shkruan … “i gjithë eksporti i Vlonës, që asht dy herë ma i madh se importi, shkon në Trieshe me vaporë austriakë dhe të huaj”[5]. Hahn shkruan edhe për Kaninën që del në Mesjetë në vendin e qytetetve të vjetër të Bylisit, Aulonës dhe Orikumit dhe tregon interes për fortesën e Kaninës, e cila sipas tij, qe ndërtuar mbi rrënoja ndërtimesh helene, ku gjatë hulumtimeve janë gjendur vërte blloqe katërkëndëshe guri të Antikitetit. “Nga kodra e kështjellës hapet nji pamje e gjanë përmbi tokë dhe det; nga ana e detit prej aty duket krejt gjini, gjuhza e tokës, ishulli i Sazanit dhe pjesërisht edhe përvijimet e bregdetit ët rrafshët deri në Durrës, nga ana e tokës duket fusha e Myzeqesë, e rrethuem nga unaza madhështore e maleve, ku spikasin sidomos, për bukurinë e tyne, maja e Tomorit dhe e Kudhësit”[6]. Në pjesën historike, ku trajton edhe luftrat e Skënderbeut dhe fatin e shqiptarëve pas vdekjes së tij, autori shkruan: “Turqit në fillim pushtuen vetëm fushat dhe vendet ku kishte rrugë, bile disa krahina malore mbetën krejt të lira dhe vetëm kur u kthyen në fenë muhamedane u banë të turqve. Madje, disa krahina të krishtena malore janë sot më vete. Njana prej tyne asht Himara, e cila përfshin pjesën ma të madhe të Akrokeraunies. Himariotët e mbrojtën lirinë e tyne me gjak dhe përballuen sulmet e Bajazidit II më 1492 dhe Sulejmanit më 1537 dhe fituen fermane nga sulltanët, në bazë të të cilave rronin të lirë dhe pa dhanë taksa nëpër malet e tyne, vetëm se ishin të detyrue me shkue në luftë kur i kërkonte Sulltani. Këto privilegje i hoqi Ali Pasha, i cili Himarën e shtiu në dorë ma shumë me dredhi sesa me trimëni”[7]

Një ndër historianët dhe specialistët më të mirë të Mesjetës Evropiane, Jacques Le Goff (1924 -2014) shkruan: “Gjeografia nuk ekziston pa historinë, por edhe historia nuk shpjegohet pa gjeografinë. Historia e Adriatikut fillon në lashtësinë e hershme me origjinalitetin e saj detar, sipas ritmit të popullsive që vijnë nga brendësia dhe nga jashtë. Historia e tij është histori e një deti, e brigjeve, qyteteve bregdetare, anijeve të tregtisë, peizazhesh që shkojnë nga Alpet deri në zemër të Mesdheut”[8]. Këtë thënie po e përshtas për Vlorën: Historia e Vlorës fillon në lashtësinë e hershme me trinitetin e saj origjinal: detar, fushor dhe malor, sipas ritmit të popullsive që vijnë nga brendësia (krahinat e Vlorës) dhe nga jashtë (krahinat e tjera të vendit, pse jo dhe nga jashtë Shqipërie. Historia e saj është histori e dy deteve dhe lumenjve, e ishullit dhe gadishullit, e brigjeve dhe qyteteve bregdetare, anijeve të tregtisë dhe peizazheve që shkojnë nga këmbët e zvërnecit deri në vargmalet Akrokeraune me kryemajë malin e Çikës e përkarshi Këndrevicën. Ta ngushtojmë në lokalitet vështrimin e autorëve të huaj për Vlorën:

Adriatiku përbën një gji të pellgut mesdhetar, që në pikën më të ngushtë ka kanalin e Otrantos 72 km/ 49 milje i gjerë (distanca nga porti i Vlorës në Otranto), që është një grykëderdhje shtratgjerë. Fati i detit Jon është i lidhur me atë të Adriatikut. Kanali i Otrantos paraqet interes strategjik: fuqitë kryesore bregdetare janë përpjekur sa e sa herë që t’i mbajnë nën sundim të dyja brigjet e e tij. Këtej vjen dhe vlera e ishujve që qëndrojnë si roje në dalje të kanalit. Pierre Canabes shkruan: “I ndoshur pranë brigjeve shqiptare, ku [Kanali i Otrantos, shën. im-A.H] e kyç Gjirin  Vlorës, ishulli i Sazanit, një shkrep i ngushtë pa ndonjë liman për të qenë, mori rëndësi vetëm në  shekullin XX, kur pas vitit 1920, Italia e ktheu në vegël të synimeve të saj ballkanike, si dhe më vonë, nga viti 1945 deri më 1960, kur marina ruse dislokoi atje disa nëndetëse”[9]

Peter Bartl, (Cottbus, Gjermani, 1938 –) është studiues dhe historian gjerman, specialist i historisë shqiptare, njihet si një ndër studiuesit më seriozë e më të rëndësishëm të albanologjisë. Pas studimit të historisë së Europës Lindore, sllavistikës dhe turkologjisë, ka botuar një sërë studimesh historike rreth Europës Juglindore e më ngushtë Shqipërisë. Në vitet 1980-2004, ishte profesor për historinë e Europës Juglindore e Lindore në Universitetin e Munihut. Këtu drejtoi edhe Institutin e Shqipërisë, qendër studimore me bibliotekë të pasur që i kushtohej tërësisht vendit tonë. Vepra e tij e fundit është vepra madhore me disa vëllime “Albania sacra: Relacione të vizitave baritore prej Shqipërisë”. Vepra parashikohet të përshfijë pesë vëllime dhe paraqesin mundin e punës sëë tij shumëvjeçare në hulumtimin e përgatitjen e një serie të gjatë dokumentesh që hedhin dritë mbi periudha  dhe problemem të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Ndër të tjera, në monografinë “Shqiptarët: nga Mesjeta  deri në ditët tona” historiani gjerman shkruan: “Vlora (Valona). Paraardhëse e qytetit-port të sotëm ka qenë Aulona, e vendosur pak më në veriperëndim të Vlorës (vendbanimi dëshmohet të paktën që nga shekulli i 4-t p.e.s). emir Vlorë, si edhe italisht Valona dhe turqisht Avlonya, kanë rrjedhur nga Aulon. Duke i mbetur Bizantit gjatë ndarjes së perandorisë […], Vlora përmendet si seli peshkopale që në shekullin e 5-të. E pushtuar nga normanët në vitin 1081 dhe 1107, pas vitit 1204 Vlora përfshihet në despotatin e Epirit; në 1272 në Mbretërinë Anzhu të Shqipërisë; në 1343 i takon serbëve dhe në 1378 është në zotërim të Balshës. Në 1417 qyteti pushtohet nga turqit. Vlora u bë skela kryesore e Shqipërisë turke dhe pikënisje edhe e ekspeditës turke drejt Italisë në 1480. Reth viti 1537 turqit ndërtuan një kështjellë për sigurimin e qytetit, mbeturinat e së cilës u rrafshuan në 1906. Në 28.11.1912 në Vlorë u shpall pavarësia e Shqipërisë dhe u krijua një qeveri e përkohshme; për këtë arsye Vlora mund të quhet kryeqyteti i parë i Shqipërisë. Nga dhjetori i vitit 1914 e deri në gusht 1920 Vlora qe e pushtuar nga italianët. Ndër përmendoret janë ruajtur xhamia e Muradijes, [në Vlorë i thonë Xhamia e Plumbit (kryesorja tek stacioni autobuzit, Shkolla nr.1. Shën im. A.H] (mesi i shekullit të 16-të), shtëpia ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë, [Sarajet e Vlorajve apo e Xhemil Beut. Shën im. A.H] si dhe një teqe bektashinjsh në kodrën Kusbaba (sot restorant)”[10]. Po ashtu objekt kulti ka qenë Xhamia e Tabakëve (tek sheshi përballë Bashkisë, para ish – hotelit të Kinezëve), po ashtu sot është është Xhamia e Neshat Pashait, ose Xhamia e Kuqe (ku ka qenë konsullata italiane).

Duke shfletuar monografinë “Pena të arta franceze për shqiptarët (1332-2007)”, një antologji voluminoze me 764 faqe, që ka një shtrirje të gjerë kohore prej gati shtatë shekujsh, ku 120 autorëv francezë, ndër penat më të ndritura të letrave të Francës, dëshmojnë për virtytin, dinjitetin, krenarinë dhe fisnikërinë shqiptare ndër kohëra, krahas dhembjes, mjerimit dhe tragjikes që i ka shoqëruar, vështrimi u përqëndrua tek shkrimi i dijetarit Jean Claude Faveyrial [Zhan Klod Favejrial (1817-1893)].  Favejrial është i pari dijetar që ka shkruar historinë e Shqipërisë në shek. XIX ka qenë prift në Kongregacionin e Misionit Lazarist, u dërgua si misionar në Ballkanin e Jugut, ku kaloi një gjysmë shekull të jetës së tij. Studioi në thellësi historinë  e etnive të ndryshme evropiane dhe u bë mik i madh i vllehëve dhe shqiptarëve. Çeli shkolla në Berat, Korçë e Prizren. Dha mësim për gjuhën frënge e filozofinë. Vepra e tij “Historia e Shqipërisë” është zbukuar nga studiuesi i mirënjohur albanologu Robert Elsie. Shkrimi në fjalë i Zh. K. Favejrial titullohet “Grurë nga Vlora për popullin e varfër të Parisit”[11]. Po sjellim për të interesuarit, dashamirësit dhe ndjekësit tanë disa fragmente: “Në vitet 1730-1740, sikurse dhe në epoka të tjera, pati në Shqipërinë Jugore, e veçanërisht në Thesproti, rrëmuja të mëdha dhe një anarki të pafund. Dhe kjo për dy arsye kryesore: politika venedikase dhe patriotizmi. Për të mbrojtur sa më mirë zotërimet  e veta ishullore dhe kontinentale, Korfuzin, Pargën, Buthrinton e Prevezën, Venediku jo vetëm nxiste kundërshtimin ndaj qeverisë turke, por furnizonte edhe armë, barut e municione të tjera të dollojshme për rebelët… Pukëvili na mëson se megjithë ndalimet e Portës, eksportoheshin nga Durazzo e Avlona me grurë, thekër, tërshërë e mil gjashtëdhjetë deri në njëqind anije tregtare, anije të destinuara një pjesë për Francën, të tjerat për Spanjën… Në vitin 1741, Z. Boulle, konsull i Francës në Avlonë, nisi nga ky port një sasi të madhe gruri që ndihmoi lehtësimin e urisë në Parisin e mbërthyer nga skamja. Por më pas, ai ra viktimë e dështimeve dhe falimentimeve. Duke mos mundur të shlyejë borxhet, atij iu desh të bëhej turk. Por me letrat që dërgonte nga Tenedo më 1762, shohim se ai është penduar. Si mbërriti në Kostandionopojë, shleu me gjakun  etij atë skandal fatkeq që kish shkaktuar. Më 1754, Mustafa Pasha hakmerret ndaj të krishterëve të Janinës për humbjet që i kishin shkaktuar suljotët”[12]. Këto shënime të autorëve të huaj, personalitete të kohës që kanë jetuar dhe më vijimësi na njohin me këndvështrimin e tyre real për Vlorën tonë, si pjesë e së tërës Shqipëri. Ato s’kanë nevojë për komente, veç duhen mirëlexuar, sepse mesazhet që duhet të marrim ne janë të fuqishme, frymëzimtare e besimmbushur në asetet vlonjate e shqiptare (jo vetëm natyrore, tokësore e nëntokësore, por edhe burimet e pasura njerëzore në të gjitha fushat e jetesës sonë sotmërisht dhe për nesër.

 

 

[1] DEMIRAJ, Shaban: “Vlora në rrjedhat e kohës, konferencë shkencore”, Tiranë, Toena, 2001, f.15.

[2] ) FRASHËRI, Sami, Vepra 2, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë, 1988 f. 259.

[3] )HAHN, Johan George fon: Studime shqiptare=Albanesische studien”, përkth. nga gjermanishtja: Veniamin Dashi, Afrim Koçi,  Tiranë, Instituti i Dialogut dhe i Komunikimit, 2007, f. 93.

[4] )  HAHN, Johan George fon: Studime shqiptare=Albanesische studien”, vep. e cit.  f. 89.

[5] ) HAHN, Johan George fon: po aty, f. 89.

[6] ) HAHN, Johan George fon: po aty, f. 107.

[7] ) HAHN, Johan George fon: po aty, f. 443.

[8] ) CABANES, Pierre – në drejtimin e një grupi autorësh: “Historia e Adriatikut”, Tiranë, Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, 2005, f. 13.

[9][9] “HISTORIA e Adriatikut”, vep. e cit., f. 17

[10] ) BARTL, Peter: “Shqiptarët: nga Mesjeta  deri në ditët tona”, Tiranë, IDK, 2017, f. 303-304.

[11] ) PENA të arta franceze për shqiptarët (1332-2007): antologji, udhëpërshkrime, portrete, letërsi, art&kulturë”, përgat.: Fotaq Andrea, Tiranë, 2009, f. 51.

[12] PENA të arta franceze për shqiptarët…, vep e cit. f. 52.

blank

Pjesëtari i njësisë “Shqiponjat e Zeza” rrëfen momentin e vrasjes së Agim Ramadanit

Pjesëtari i njësisë speciale “Shqiponjat e Zeza”, Bashkim Lokaj i ishte bashkuar njësiteve që zhvilluan Betejën e Koshares me urdhër të Ramush Haradinajt.

Lokaj kujton momentet kur është takuar me Agim Ramadanin dhe fjalët që i kishte thënë ai.

“Agimi më tha nga sot je ushtar i imi. Unë i thashë me gjithë dëshirë komandant, por ju e dini që unë jam ushtarë diku tjetër. Agimi më tha: Ku je ushtarë ti, jam edhe unë”, tregoi ai në “Debat Plus”, duke shtuar se për Agim Ramadanin nuk kishte ndasi UÇK-FARK.

Pjesëtari i njësisë speciale “Shqiponjat e Zeza” thotë se asnjëherë nuk ka pasur ndarje te ushtarët që kanë qenë në front.

“Ngrohtësinë që e kishim në Dukagjin e kemi gjetur edhe në Papaj [ku ishte FARK-u]. Dallimet më shumë i kemi parë pas periudhës së luftës”, thotë ai.

Lokaj tregon se bashkë me Agim Ramadanin e të tjerë ishin nisur në mision për të marrë pikat e Junikut apo Jasiqit siç njihen nga banorët.

“Unë kam bartur një snajper. Agimi më ka thënë se unë duhet të qëndrojë 1 km mbrapa shpinës së tij për ta mbrojtur…Njësitet serbe kanë hyrë në mes të frontit për të marrë pikat tona. Njesitet na kanë lajmëruar për këtë zhvillim dhe ne jemi detyruar të kthehemi për t’iu dalë në ndihmë shokëve në pikën lartë”.

“Naser Vllasi na ka treguar se njësitet serbe që kishin ardhur ishin njesite elitare që kanë ardhur nga Nishi dhe ishin të specializuara për marrjen e pikave. “Nëse i zëmë këta të gjallë, ushtria serbe ka kapitulluar”, tha Naseri. Naseri me djemtë më të mirë u nisën në një drejtim ndërsa ne shkuam në krahun e djathtë të serbëve”, rrëfen Lokaj ngjarjet dramatike të luftës.

“Agimi edhe pse ishte komandant ishte i pari në front. Unë pasi shpenzova 5 plumbat e snajperit u ktheva të marr municion. Aty me tha dikush se na është plagosur një ushtar. U drejtova te Naseri se e kisha shokun më të afërt. Ai më tha që është mirë por që komandanti [Agim Ramadani] është plagosur…Unë kam shkuar në drejtim të vendit ku ishte Agimi. Ai kishte pasur plagën mjaft të madhe në anën e majtë që e kishte marrë ashtu siç ishte duke luftuar. E kam prekur dhe kam parë që nuk ka puls. Në momentin që e kam parë gjendjen kam bërtitur duke ftuar ushtarët. Ka ardhur Naseri e të tjerët. E kemi vendosur në një thes që e mbanim në çantë dhe jemi tërhequr. Më mbrapa kemi marrë edhe dy ushtarë që kanë rënë në front gjatë asaj dite dhe kemi shkuar në shtab. Kam njoftuar Rrustem Berishën që të mos merrnin vesh të tjerët. Aty Rrustemit ja kam dorëzuar edhe armën e Agimit dhe personalisht më ka rënë morali”, tregon ndër të tjera Bashkim Lokaj.

blank

Mediat botërore për kërkesën e Rusisë për heqjen e flamurit të Kosovës në OKB

“Incidenti” i djeshëm në seancën virtuale të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku Rusia kërkoi që ministrja Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës nga prapavija ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare, raporton Gazeta Express.

Agjencia prestigjioze amerikane e lajmeve Associated Press ka raportuar për ngjarjen e djeshme në Këshill të Sigurimit duke e titulluar lajmin “Rusia provon ta heqë flamurin e Kosovës në OKB, por pa sukses”.

Të njëjtin lajm e ka ripublikuar edhe presigjiozja amerikane ‘The Washington Post’ dhe media franceze ‘France 24’.

blank

blank

blank

 

Përfaqësuesi i Rusisë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së  ka kërkuar nga udhëheqësi i seancës që Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës në prapavijë ose të ndryshojë ambientin.

“Ne nuk jemi kundër përfaqësuesve të Kosovës, megjithatë dua të ndaj faktin që zonja Donika Gërvalla është ulur para flamurit të Kosovës. Kosova nuk është e njohur si shtet por vetëm si territor, prandaj kërkojmë që për të vazhduar prezantimin ajo ose të ndryshojë pamjen prapa ose të heq flamurin në mënyrë që të vazhdojmë tutje”, tha përfaqësuesi rus.

Këshilli i Sigurimit vendosi që të vazhdojë punimet e seancës virtuale për Kosovën përkundër kërkesës së Rusisë që Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës nga prapavija.

Pas fillimit të seancës, kryediplomatja Donika Gërvalla nuk ka ndryshuar prapavijën dhe flamuri i Kosovës po qëndron sërish prapa saj në ambientin ku ajo po qëndron.

blank

Lajçak e Reeker takohen pas kërkesave për rinisje të dialogut pa vonesa, paralajmërojnë veprime

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë pa vonesa. Këtë e kanë thënë zyrtarë nga Brukseli dhe e ka përsëritur edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, në letrën që i ka dërguar kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtit.

E pas këtyre thirrjeve për vazhdim të negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë, sot janë takuar Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, dhe Ushtruesi i detyrës së ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Philip Reeker, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

 

Lajçak ka thënë se në këtë takim janë koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për veprimet që do t’i ndërmarrin në të ardhmen, raporton Gazeta Express.

“ Këtë mëngjes pata një takim shumë të vlefshëm me Philip Reeker, Ushtruesi i detyrës së ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë. Është gjithmonë mirë që të krahasojmë mendime, të koordinohemi dhe të pajtohemi për bashkëpunimin tonë BE – ShBA për aktivitetet e ardhshme në Ballkanin Perëndimor. ”, ka shkruar Lajçak.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend