VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Washington Post”: “Vendimi i Arabisë Saudite për rastin Khashogi, tallje me drejtësinë”

By | December 24, 2019
blank

Komentet

blank

Bota bën thirrje për ndalje të dhunës në konfliktin izraelito-palestinez

Shtete nga e gjithë bota kanë bërë thirrje për qetësi pas disa ditëve të trazirave, që janë kthyer në sulme sulme hakmarrëse nga izraelitët dhe palestinezët.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë bërë thirrje Izraelit dhe palestinezëve që të ulin tensionet sa më shpejt që është e mundur.

Dhuna është përshkallëzuar në mbrëmjen e së hënës pasi militantët palestinezë kanë gjuajtur raketa drejt Jerusalemit.

Si përgjigje, ushtria izraelite ka nisur sulme ajrore kundër shënjestrave të militantëve në Rripin e Gazës.

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë në Gaza kanë thënë se 22 persona, përfshirë nëntë fëmijë, kanë vdekur në sulme.

Ushtria e Izraelit ka thënë se të paktën 15 anëtarë të grupit të Hamasit, që drejtojnë Gazan, kanë qenë në mesin e të vdekurve.

Hamasi ka kërcënuar me sulme, pasi qindra palestinezë janë plagosur në përleshjet me policinë izraelite në një qendër të shenjtë në Jerusalem, ditën e hënë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se Hamasi ka “kaluar linjën e kuqe”, dhe se Izraeli do të përgjigjet me “forcë të madhe”.

Në ditët e fundit është parë dhuna më e madhe ndër vite në Jerusalem, me përleshje në mes të policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në pjesën e vjetër të qytetit të Jerusalemit.

Përleshjet kanë nisur pas rritjes së zemërimit të palestinezëve rreth kërcënimeve për dëbime të familjeve nga shtëpitë e tyre në Jerusalemin Lindor nga ana e izraelitëve.

Kjo pjesë e qytetit konsiderohet kryesisht arabe.

Më herët gjatë ditës së martë, grupi humanitar Gjysmëhëna e Kuqe palestineze, ka thënë që më shumë se 700 palestinezë janë plagosur në përleshjet me forcat e sigurisë izraelite në Jerusalem dhe në zonën e Bregut Perëndimor.

Bombardimet nuk janë ndalur gjatë natës, pasi zhurma e raketave palestineze dhe sulmeve ajrore izraelite është dëgjuar në këto rajone të martën në mëngjes.

Ushtria izraelite ka thënë se ka kryer sulme në 139 shënjestra në gjithë Rripin e Gazës.

Në një sulm një grua është vrarë dhe dy janë plagosur, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë.

Ndërkohë, Hamasi ka lëshuar raketa në qytetit Ashkelon, në jug të Izraelit.

Ai ka thënë se sulmi ka qenë hakmarrje ndaj sulmit izraelit në një bllok civil afër qytetit të Gazës.

Një burim nga Hamasi i ka thënë BBC-së në mëngjesin e së martës që më shumë se 300 raketa janë hedhur nga Gaza në 12 orët e fundit.

Si po reagon bota?

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka thënë se Hamasi duhet të ndalë sulmet me raketa “menjëherë”, duke shtuar se të gjitha palët duhet të ulin tensionet.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka bërë të njëjtat thirrje, duke thënë se presidenti amerikan, Joe Biden është i shqetësuar seriozisht për dhunën.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominici Raab ka thënë përmes një postimi në Twitter se sulmet me raketa ‘duhen të ndalen”, duke bërë thirrje për ndalje të shënjestrimit të popullsisë civile.

Një protestues palestinez hedh gurë në drejtim të policisë izraelite. Bregu Perëndimor, 10 maj, 2021.

Një protestues palestinez hedh gurë në drejtim të policisë izraelite. Bregu Perëndimor, 10 maj, 2021.

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian Josep Borrell ka thënë se “rritja e shkallës së dhunës” në Bregun Perëndimor, Gaza dhe Jerusalemin Lindor “duhet të ndalet menjëherë”.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbajtur një takim urgjent të hënën për shkak të situatës së krijuar, mirëpo asnjë deklaratë nuk është lëshuar pas takimit.

Një diplomat i ka thënë agjencisë së lajmeve Associated Press se Kombet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari, që shpesh ndërmjetësojnë në mes të Izraelit dhe Hamasit, janë duke tentuar të ndalin luftimet.

Pse Jerusalemi është në qendër të tensioneve?

Ky qytet me disa zona të shenjta, është qyteti më i ndjeshëm në konfliktin që ka zgjatur për dekada në mes të izraelitëve dhe palestinezëve.

Përveç rëndësisë fetare dhe pretendimeve kombëtare – Izraeli ka aneksuar Jerusalemin Lindor dhe e konsideron gjithë qytetin si kryeqytet të vetin, ndonëse një gjë e tillë nuk njihet nga shumë shtete tjera.

Palestinezët pretendojnë se gjysma lindore e qytetit do të jetë kryeqyteti i shtetit që dëshirojnë ta kenë në të ardhmen.

Protestat pranë xhamisë Al-Aksa në Jerusalem. Ky tempull është vendi i tretë i shenjtë për myslimanët.

Protestat pranë xhamisë Al-Aksa në Jerusalem. Ky tempull është vendi i tretë i shenjtë për myslimanët.

Zona kodrinore ku kanë nisur përleshjet është e rëndësishme si për hebrenjtë ashtu edhe për myslimanët.

E njohur nga myslimanët si Haram al-Sharif, kjo pjesë e qytetit konsiderohet si vendi i tretë më i shenjtë në Islam, derisa për hebrenjtë është pjesa më e shenjtë dhe njihet si Mali i Tempullit.

Izraelitët kanë thënë se dhuna aktuale është planifikuar më herët nga ekstremistët palestinezë, ndonëse një seri veprimesh kanë nxitur trazirat në Jerusalem.

Të hënën, një marsh i planifikuar nga nacionalistët izraelitë, që parashihte parakalimin në zonat myslimane në Jerusalemin Lindor, është anuluar për shkak të shqetësimeve për dhunë.

Përmes këtij marshi çdo vit shënohet pushtimi i Jerusalemit Lindor nga Izraeli më 1967.

Shumë palestinezë e shohin këtë marsh si provokim.

Marshi i këtij viti do të zhvillohej edhe në ditët e fundit të Muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përgatiti: Krenare Cubolli
blank

Përleshje të reja në Jerusalem

VOA

Përleshjet shpërthyen përsëri të hënën midis forcave izraelite të sigurisë dhe besimtarëve palestinezë pranë xhamisë al-Aqsa në Jerusalem.

Dëshmitarët thonë se forcat e sigurisë hodhën gaz lotsjellës dhe shashka në xhami, ndërsa besimtarët hodhën gurë dhe sende tjera mbi forcat izraelite. Ka njoftime për dhjetëra të plagosur, përfshirë të paktën 80 të cilët u dërguan në spitalet aty pranë.

Dhjetëra palestinezë u plagosën në përleshje të dhunshme me policinë në Jerusalem natën ndërmjet të shtunës dhe së dielës, kur myslimanët shënuan natën e Madhe të Kadrit, dita më e shenjtë e muajit të Ramazanit.

Përleshjet shpërthyen në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa, një ndër vendet e shenjta më të rëndësishme për myslimanët dhe hebrenjtë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se autoritetet “nuk do të lejojnë asnjë ekstremist të prishë qetësinë”, pas disa ditë përplasjesh midis protestuesve palestinezë dhe policisë së Izraelit jashtë Qytetit të Vjetër të Jerusalemit.

Ai tha se Izraeli “do të vazhdojë të ruajë lirinë e besimit për të gjitha religjionet, por nuk do të lejojmë trazira të dhunshme”.

Përleshjet e së hënës ndodhën disa orë para parakalimit vjetor të Ditës së Jerusalemit, një shfaqje e valëvitjes së flamurit, që shënon pretendimet e Izraelit ndaj gjithë Jerusalemit. Parakalimi zakonisht kryhet përmes Qytetit të Vjetër, pjesë e Jerusalemit lindor, i cili u aneksua nga Izraeli në luftën e vitit 1967.

Por, autoritetet izraelite ndaluan përkohësisht vizitorët hebrenj të qëndrojnë në vendin e shenjtë për shkak të përplasjeve. Ngjarja vjetore, e parë nga disa si provokuese, po ndodh në një kohë veçanërisht të paqëndrueshme.

Përplasjet rifilluan për shkak të kërcënimit për dëbim nga Izraeli të dhjetëra palestinezëve në lagjen Sheikh Jarrah në Jerusalemin lindor, të cilët janë përfshirë në një betejë të gjatë ligjore me kolonët izraelitë, që përpiqen të marrin prona në këtë lagje.

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, tha javën e kaluar se “e konsideroj (Izraelin) përgjegjës për zhvillimet e rrezikshme dhe sulmet mëkatare që po ndodhnin në qytetin e shenjtë” dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një seancë urgjente mbi këtë çështje.

Presidenti i Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka planifikuar një diskutim privat për të hënën mbi tensionet në rritje. Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Izraelit të ndalojë dëbimet e palestinezëve në Jerusalemin lindor.

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit, akuzoi palestinezët për përdorimin e dëbimeve të paralajmëruara për të nxitur dhunë.

Grupi militant islamik, Hamas, ka paralajmëruar hakmarrje nëse dëbimet ndodhin.

Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan foli të dielën me homologun e tij izraelit, Meir Ben-Shabbat, “për të shprehur shqetësimet serioze të Shteteve të Bashkuara në lidhje me situatën në Jerusalem” si dhe shqetësimet në lidhje me dëbimet e mundshme të familjeve palestineze. Zoti Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për sigurinë e Izraelit dhe për paqen e qëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme.

Izraeli e konsideron të gjithë Jerusalemin si kryeqytetin e tij, ndërsa palestinezët duan që Jerusalemi lindor të jetë kryeqyteti i shteti të tyre të ardhshëm.

blank

Alarmoi botën, ky është momenti kur raketa kineze bie në Oqeanin Indian (VIDEO)

Mediat në gjuhën angleze kanë publikuar videon ku shfaqet momenti i rënies së raketës kineze në Oqeanin Indian.

Mbetjet e raketës së madhe kineze kanë rënë në oqeanin Indian të dielën, në perëndim të arkipelagut të Maldiveve.

Shumica e mbetjeve u dogjën në atmosferë, ndërsa pjesë të bërthamës 30 metra të raketës së Long March 5B rihynë në atmosferë në orës 2.24 me orën e Pekinit dhe u ulën në një vend me koordinatat me gjatësi 72.47 gradë në lindje dhe gjerësi 2.65 gradë në veri.

Prej disa ditësh raketa kineze kishte humbur kontrollin dhe kishte shkaktuar frikë se çfarë mund të ndodhte nëse raketa prej 22 tonë binte në një vend të banuar.

Që nga momenti që raketa kineze humbi kontrollin, autoritetet u shprehën se nuk do të përbënte rrezik, pasi mbetjet shpërbëhen në atmosferë dhe mundësitë më të mëdha ishin që të binte në det duke qenë se pjesa më e madhe e rruzullit tokësor është e përbërë nga uji.

Raketa Long March 5B u nis nga ishulli kinez i Hainan më 29 prill dhe transportonte modulin Tianhe, i cili kishte furnizime për ekuipazhin kinez në stacionin hapësinor. “Udhëtimi” i raketës kineze vuri në alarm botën për disa kohë, derisa ra ën Oqeanin Indian.

blank

Të ngazëllyer nga fitorja e madhe në zgjedhje, nacionalistët skocezë kërkojnë referendum për pavarësinë

Jamie Dettmer

Udhëheqësja e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), Nicola Sturgeon, u zotua të fillojë përgatitjet për një referendum të dytë për pavarësinë e Skocisë, ndërsa partia e saj fitoi më shumë vende në parlament, pas zgjedhjeve të fundjavës, por nuk arriti të siguronte një shumicë të përgjithshme vetëm për një vend.

Zonja Sturgeon nuk po humbet kohë për të sfiduar Londrën. Ajo u tha konservatorëve në pushtet në Britani që mos luajnë me skocezët dhe të mos kërkojnë të pengojnë një referendum të pavarësisë që ajo synon të zhvillohet para fundit të vitit 2023.

Duke përshëndetur rezultatin e zgjedhjeve si “historik”, dhe duke nënvizuar faktin se SNP-ja kishte fituar më shumë vota dhe një përqindje më të madhe se çdo parti tjetër që nga kalimi i pushtetit në Skoci në vitin 1999, ajo tha, “Për çdo politikan në Westminster që përpiqet ta pengojë një gjë të tillë, unë do t’u thoja se po zgjidhni luftën jo vetëm me partinë SNP, por me dëshirat demokratike të popullit skocez.

“Njerëzit e vetëm që mund të vendosin për të ardhmen e Skocisë”, shtoi ajo, “janë skocezët, dhe asnjë politikan i Westminster-it nuk mund ose duhet të qëndrojë në rrugën e kësaj të drejte”.

Pavarësisht nga dështimi për të siguruar një shumicë të përgjithshme parlamentare, zonja Sturgeon mund të ketë mbështetjen e të gjelbërve skocezë, e cila do t’i japë asaj kontrollin e 72 vendeve në parlamentin me 129 anëtarë, mjaftueshëm për të miratuar legjislacionin që autorizon një referendum të pavarësisë.

Parlamenti skocez mbikëqyr shërbimet publike, arsimin dhe policinë në veri të kufirit anglez, por nuk ka kompetenca për çështjet e mbrojtjes dhe të jashtme. Skocezët votuan në vitin 1997 për të transferuar disa kompetenca nga Parlamenti Britanik në Londër.

Tani ka ardhur momenti për një betejë mes Edinburgut dhe Londrës, një luftë që mund të paralajmërojë shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar, e cila thonë politikanët dhe analistët, do të kishte pasoja të papara ndërkombëtare për Britaninë.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka bërë thirrje për një samit të drejtuesve nga Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar është “në pozitë më mirë kur punojmë së bashku”. Kryeministri Johnson vazhdimisht ka shprehur kundërshtim për mbajtjen e një referendumi tjetër për pavarësinë e Skocisë. Referendumi i fundit u mbajt në vitin 2014 ku 55% votuan që të mbeteshin pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Sipas sondazheve, Skocia mbetet e ndarë në mënyrë të barabartë për çështjen e shkëputjes, megjithëse një shumicë e vogël në sondazhet më të fundit duket se kërkon shkëputjen.

blank

Pjesët e raketës hapësinore kineze ranë në afërsi të Maldiveve

Kuala Lumpur

Raketa Long March 5B e cila doli nga kontrolli pasi u lëshua për të transportuar në orbitë modulin bërthamë të Stacionit Hapësinor të Kinës ka rënë sot në një vend në afërsi të Maldiveve në Oqeanin Indian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Zyra e Inxhinierisë Hapësinore Humane të Kinës, thuhet se shumica e pjesëve të raketës që u lëshua në hapësirë me 29 prill u dogjën në atmosferë ndërsa pjesët që u kthyen në tokë kanë rënë në Oqeanin Indian.

Në deklaratë bëhet e ditur se raketa ka rënë në afërsi të Maldiveve në orën 10:24 me kohën e Kinës.

Po ashtu edhe faqja SpaceTrack.com e cila ndjek moment pas momenti pozicionin e raketës ka konfirmuar rënien e Lond March 5B.

Long March 5B

Raketa Long March-5B u lëshua në hapësirë më 29 prill për të transportuar Tienhi, modulin bërthamë dhe pjesën e parë të Stacionit Hapësinor të Kinës.

Pas lëshimit, moduli Tienhi u nda nga raketa dhe hyri në orbitën e tij të planifikuar.

Ndërkohë që edhe trupi kryesor i raketës duhej të ulej në një pikë të planifikuar më parë në Tokë.

blank

Ushtria amerikane parashikon kohën dhe vendin e rrëzimit të mbeturinave të raketës kineze

Dalin në dritë detaje të reja nga raketa kineze, e quajtur Long March-5B, e cila u lëshua në hapësirë më 29 prill, por që ka alarmuar botën, pasi segmenti kryesor i raketës prej 18 tonësh tani është në një rënie të lirë.

Parashikimi i fundit, lidhur me kohën dhe vendin ku do të rrëzohen mbeturinat e raketës, vjen nga ushtria amerikane, e cila po ndjek segmentin e raketave, dhe që nuk është inkurajuese, sipas CNN.

Ushtria amerikane ka parashikuar që mbeturinat do të bien në Turkmenistan në Azinë Qendrore rreth orës 19:00 në kohën Lindore të shtunën (4.30 paradite IST të dielën).

Jonathan McDowell, një astrofizikant në Qendrën Harvard-Smithsonian për Astrofizikën, i tha AFP se ka një mundësi reale të dëmtimit të çdo gjëje që godet, duke sugjeruar një shans të jashtëm për një viktimë.

Kjo nuk është hera e parë që një raketë kineze shkakton shqetësime për banorët në Tokë. Në vitin 2020, mbeturinat nga një raketë tjetërg ranë në fshatrat në Bregun e Fildishtë, një vend i Afrikës Perëndimore, duke shkaktuar dëme strukturore. Por rrëzimi nuk rezultoi në ndonjë lëndim ose vdekje.

blank

Mali Everest hapet sërish për alpinistët

Kina ka rihapur shpatin verior të Malit Everest për alpinistët, pasi vitin e kaluar ishte mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët kinez njoftuan se kanë lejuar që 38 alpinistë të ngjiten në majën e Everestit me kusht që të tregojnë raportet e tyre shëndetësore dhe të vijnë nga rajonet e vendit me rrezik të ulët të infeksionit.

Ndërkohë u theksua se alpinistët gjatë ngjitjes duhet të respektojnë rregullat e distancës dhe të kryejnë matje të rregullta të temperaturës.

blank

Shefi i NATO-s: Trupa ruse ende qëndrojnë brenda dhe rreth Ukrainës

Dhjetëra mijëra trupa ruse ende kanë mbetur brenda dhe përreth Ukrainës, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne kemi parë ulje të numrit të trupave ruse, por dhjetëra mijëra mbeten, dhe ne gjithashtu po shohim se Rusia ka mbajtur shumë armë … dhe pajisje”, tha Stoltenberg në një prononcim përpara takimit të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Bruksel.

Shefi i NATO-s tha se Rusia po vendos gjithashtu kufizime në Detin e Zi, përfshirë hyrjen në Detin Azov përmes ngushticës së Kerçit, duke shtuar se NATO-ja duhet të mbetet vigjilente dhe të vëzhgojë nga afër zhvillimet.

“Në përgjithësi, ekziston një prani e konsiderueshme ruse dhe ka shumë më tepër trupa ruse tani, brenda dhe rreth Ukrainës, sesa para rritjes së fundit të tensioneve”, shtoi ai.

Stoltenberg gjithashtu mirëpriti përfshirjen e SHBA-së, Kanadasë dhe Norvegjisë në Bashkëpunimin e Përhershëm të Strukturuar të BE-së (PESCO) dhe tha: “Aleatët jashtë BE-së luajnë rol thelbësor në ruajtjen dhe mbrojtjen e Evropës”.

Në kuadër të stërvitjes së NATO-s Steadfast Defender 2021, NATO-ja po vendos mijëra trupa në Rumani, tha ai gjithashtu, duke shtuar se kjo “demonstron se si ne mobilizojmë dhe ushtrojmë trupat e NATO-s dhe gjithashtu se si jemi në gjendje t’i vendosim ato në gjithë Evropën”.

“Dhe si pjesë e kësaj stërvitjeje, ka ushtarë nga Mbretëria e Bashkuar, nga Shtetet e Bashkuara, nga Turqia, kështu që kjo tregon gjithashtu rëndësinë e lëvizjes së trupave të NATO-s shpejt nëpër Evropë dhe është gjithashtu një arsye pse mobiliteti ushtarak është kaq i rëndësishëm”.

blank

Emetimet e Kinës tejkaluan ato të botës së zhvilluar më 2019

Kina emeton më shumë gazra serrë sesa të gjitha kombet e zhvilluara në kombinim, është thënë në një studim të kryer nga Grupi Rhodium.

Sipas gjetjeve të raportit, Kina ka emetuar 27 për qind të të gjitha gazrave serrë në botë më 2019.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë në vendin e dytë më 11 për qind, derisa India e treta me 6.6 për qind të të gjitha emetimeve botërore, ka thënë instituti me bazë në SHBA.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se pa një marrëveshje në mes të SHBA-së dhe Kinës, do të jetë e vështirë që të parandalohen ndryshimet e rrezikshme klimatike.

Emetimet e Kinës janë përtej trefishuar në tri dekadat paraprake, ka thënë instituti.

Gjiganti aziatik ka popullsinë më të madhe në botë, dhe emetimet për kokë banori janë ende larg më të mira sesa ato të SHBA-së, mirëpo sipas hulumtimit, këto emetime janë rritur po ashtu, përkatësisht për trefish në dy dekada.

Kina është zotuar për të arritur në emetime zero të gazrave serrë deri më 2060.

Presidenti kinez Xi Jinping ka ritheksuar zotimin e tij në një samit për klimën, të organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden, muajin e kaluar.

“Ky vendim i madh strategjik është bërë duke u bazuar në ndjenjën tonë të përgjegjësisë, për të krijuar një të ardhme të përbashkët për njerëzim dhe për nevojën tonë që të kemi një zhvillim më të sigurt në vazhdimësi”, ka thënë presidenti Xi në atë samit.

Megjithatë, Kina është tejet e varur nga thëngjilli.

Ky shtet aktualisht ka 1,058 termocentrale me thëngjill, më shumë se gjysma e kapacitetit botëror.

Sipas Marrëveshjes së Parisit për Klimën, të arritur më 2015, 197 shtete janë pajtuar për kufizim të temperaturës së Tokës nën 2 gradë Celsius.

Megjithatë, bota është larg atij përkushtimi.

Krahas Marrëveshjes së Parisit për Klimën, ekzistojnë edhe të ashtuquajturat Kontributet e Përcaktuara Kombëtare.

Ato kanë për qëllim uljen e emetimeve.

Këto Kontribute tregojnë përkushtimet e secilit shtet, sipas Marrëveshjes për Klimën, për të zvogëluar emetimet brenda shtetit, në mënyrë që i njëjti të adaptohet me ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Sipas një analize të pavarur shkencore – Climate Action Tracker- që vëzhgon veprimet e qeverive sa u përket klimës, Kina del se nuk vepron aspak për mbajtje të temperaturës së Tokës nën 2 gradë Celsius.

I dërguari i SHBA-së për Klimën John Kerry, ka udhëtuar në Kinë muajin e kaluar për të takuar homologun e tij dhe për të diskutuar se si mund të punojnë bashkë për të luftuar ndryshimet klimatike, pavarësisht tensioneve diplomatike në mes të këtyre shteteve për çështje tjera.

Në një deklaratë të përbashkët, të dyja vendet janë zotuar se do të punojnë bashkë me shtetet tjera për të luftuar ndryshimet klimatike, duke përfshirë veprime specifike në emetime.

Liderët botërorë do të bëhen sërish bashkë në një tjetër samit për klimën, që do të mbahet në muajin nëntor në Glasgou të Mbretërisë së Bashkuar, për të diskutuar mënyra specifike për luftim të emetimeve.

Përgatiti: Krenare Cubolli
blank

SHBA nuk planifikon ta rrëzojë raketën kineze gjatë kthimit në Tokë

Nisja e raketës Long March 5B nga Wenchang.

Ushtria amerikane nuk ka në plan ta rrëzojë raketën kineze të lansuar javën e kaluar, e cila pritet të kthehet në Tokë këtë fundjavë, mirëpo në një lokacion të pakontrolluar.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austrin u ka thënë gazetarëve më 6 maj se ndonëse Pentagoni ka “kapacitet për të bërë shumë gjëra”, aktualisht nuk ka në plan të rrëzojë raketën.

Pentagoni ka thënë më 5 maj se është duke vëzhguar raketën Long March 5B, e cila ka dalë jashtë orbitës, pasi është ndarë nga një segment i stacionit hapësir kinez.

Raketa pritet të kthehet në tokë me 8 apo 9 maj.

“Ne shpresojmë se do të arrijë në një hapësirë që nuk do ta dëmtojë askënd. Shpresojmë që në oqean apo diçka të ngjashme”, ka thënë Austin.

Komanda amerikane e Hapësirës ka thënë përmes një deklarate se parashikimi i pikës së saktë të kthimit të raketës në atmosferën e Tokës “nuk mund të dihet deri disa ora para kthimit”.

Detajet themelore për raketën dhe trajektoren e saj nuk dihen, sepse Qeveria kineze nuk ka komentuar publikisht rikthimin e saj.

Një e përditshme e Partisë Komuniste Kineze, i ka përshkruar raportimet se raketa është “jashtë kontrollit” dhe mund të shkaktojë dëme, si “publicitet perëndimor”.

Global Times ka thënë se situata aktuale nuk lë hapësirë për panik.

Raketa The Long March 5B ka dërguar në orbitë modulin kryesor të stacionit hapësinor Tianhe më 29 prill.

Kina planifikon të realizoj 10 lansime të njëjta, përmes së cilave do të dërgohen pjesë shtesë të stacionit hapësinor në orbitë. rel

blank

SHBA dërgon forca shtesë në Afganistan për të siguruar largimin

Shtetet e Bashkuara kanë angazhuar trupa ushtarake shtesë për të mbrojtur forcat amerikane dhe ato të koalicionit, teksa tërhiqen nga Afganistani.

Bombarduese të rënda dhe aeroplanë luftarakë do të jenë aty për të ruajtur trupat dhe kontraktorët civilë.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë qenë prezente në Afganistan për gati 20 vjet.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se 11 shtatori është afati i fundit për tërheqje të trupave, njëherësh 20 vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit në tokën amerikane, të cilat më pas nxitën luftën.

Mirëpo tërheqja e trupave vjen në kohën e rritjes së dhunës, pasi forcat afgane të sigurisë janë të alarmuara nga sulmet hakmarrëse.

Talibanët kanë paralajmëruar se nuk ekziston më ndonjë marrëveshje për të mos sulmuar trupat ndërkombëtare.

Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar vitin e kaluar në mes të militantëve talibanë dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump, forcat e huaja do të duhej të largoheshin nga Afganistani deri më 1 maj, dhe deri në atë kohë, talibanët nuk do të sulmonin këto forca.

Presidenti amerikan Joe Biden ka arsyetuar tërheqjen trupave, duke thënë se SHBA-ja është siguruar se Afganistani nuk do të jetë më bazë për xhihadistët e huaj, që të kryejnë komplote kundër Perëndimit.

Presidenti afgan Ashraf Ghani ka thënë se forcat qeveritare kanë kapacitet të plotë për të mbajtur nën kontroll kryengritësit.

Mirëpo disa mendojnë se tërheqja e trupave të huaja mund ta kthejë Afganstanin në ditët e epokës së talibanëve. rel

blank

G-7 fillon punimet në Londër

VOA

Ministrat e jashtëm që përfaqësojnë Grupin e 7 vendeve më të industrializuara po zhvillojnë takime në Londër për një sërë çështjesh botërore, përfshi marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë, grushtin e shtetit në Mianmar, konfliktin sirian dhe situatën në Afganistan.

Britania, vendi pritës, ka paralajmëruar se aktivitetet gjithnjë e më agresive të Rusisë, Kinës dhe Iranit paraqesin një sfidë për shoqëritë demokratike dhe rendin ndërkombëtar.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab tha se presidenca e Britanisë këtë vit e G-7ës “është një mundësi për të bashkuar shoqëritë e hapura dhe demokratike për të demonstruar unitet në një kohë kur është shumë e nevojshme të trajtohen sfidat e përbashkëta dhe kërcënimet në rritje”.

Diplomatët kryesorë nga Britania, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia po zhvillojnë bisedime dy ditore me një axhendë që përfshin grushtin e shtetit në Mianmar, krizën Tigray në Etiopi dhe situatën e pasigurt në Afganistan, ku trupat amerikane dhe aleatët e NATO-s po përfundojnë një dislokim prej dy-dekadash.

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha se grupi do të diskutojë gjithashtu “veprimtarinë e vazhdueshme keqdashëse të Rusisë”, përfshirë dislokimin e trupave ruse në kufirin me Ukrainën dhe burgosjen e politikanit të opozitës Alexei Navalny.

Ministrat e G-7 gjithashtu do të përpiqen të bien dakord mbi një mënyrë për t’i bërë të disponueshme vaksinat e koronavirusit në të gjithë globin. Vendet e pasura kanë hezituar të japin vaksina pa imunizuar popullsitë e tyre.

Organizatorët kanë ndërmarrë hapa për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në takimin e Londrës, duke përfshirë vendosjen e barrierave plastike mes pjesëmarrësve dhe vënien në dispozicion të testeve të koronavirusit në ambjentet e takimeve.

Sekretari Raab, i cili zhvilloi bisedime paraprake me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken të hënën, pritet të nxisë anëtarët e G-7ës të sanksionojnë individë dhe subjekte të lidhura me juntën ushtarake të Mianmarit, të mbështesin embargon e armëve dhe të rrisin ndihmën humanitare për popullin e Mianmarit.

“Për Mianmarin, duam të shohim përfundimin e dhunës. Duam të shohim që regjimi ushtarak të kthehet tek demokracia dhe tek mandati elektoral që qeveria duhet të ketë për të përfaqësuar popullin e Mianmarit. Kemi qenë të qartë jo vetëm për sanksionet tona, sanksionet sipas ligjit Magnitsky, por edhe për masat më të gjera që kemi marrë për të ndaluar kompanitë në Mbretërinë e Bashkuar që të bëjnë biznes me konglomerate ose biznese të kontrolluara nga ushtria e Mianmarit, dhe do të vazhdojmë të bëjmë presion në këtë drejtim”, tha sekretari britanik.

Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të angazhohen diplomatikisht me Korenë e Veriut për të arritur qëllimin përfundimtar të denuklearizimit të Gadishullit Korean, pas përfundimit të një rishikimi një mujor të politikave amerikane ndaj Koresë së Veriut.

“Ajo që kemi tani është një politikë që kërkon një qasje të kalibruar, praktike që është e hapur dhe do të eksplorojë diplomacinë me Korenë e Veriut në përpjekje për të bërë përparim praktik që rrit sigurinë e Shteteve të Bashkuara, aleatëve tanë dhe forcave tona të dislokuara. Dhe ndërsa po e bëjmë këtë, ne do të vazhdojmë të jemi në koordinim dhe konsultim shumë të ngushtë me aleatët dhe partnerët, duke filluar me Republikën e Koresë së Jugut dhe Japoninë, si dhe të tjerët” .

Shtetet e Bashkuara pritet gjithashtu të caktojnë një të dërguar të posaçëm për çështjet e të drejtave të njeriut të Koresë së Veriut.

Takimi i së martës vjen në prag të samitit të liderëve të G-7 të planifikuar të zhvillohet në qershor, po në Britani.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend