VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Washington Post: “Shtohen kërkesat që CIA të publikojë raportin për vrasjen e Khashoggit”

By | January 15, 2019

Komentet

Profesor Xhevat Lloshi dhe kritika shkencore leksikografike – Nga VALTER MEMISHA*

(Shënime për veprën “Fjalorët e shqipes me turqishten”)

Profesor Xh. Lloshi është dijetari me produktivitetin shkencor më të madh këto vitet e fundit. Me një formim shumë të lartë, me një informacion enciklopedik për t’u admiruar, me një korpus dijeje të institucionalizuar dhe burim referimi, ai ka dhënë ndihmesa të çmuara në albanologji. Vepra “Fjalorët e shqipes me turqishten”, sintetizon një punë të kujdesshme informuese, analizuese e përgjithësuese të autorit dhe përveçon në fushën e kritikës shkencore. Ajo tregon se profesori, pavarësisht viteve që i shtohen moshës së tij, si rrallë kush ndjek nga afër botimet dhe veprimtaritë shkencore kombëtare ndërkombëtare. Vital dhe energjik si ai dhe po i tillë në shkencë, skrupuloz në punën e vet e skrupuloz për produktin shkencor të të tjerëve, prof. Xhevat Lloshi është kthyer, tashmë, në shkollë të kësaj kritike. Kjo vepër, studimet e tjera të plota,  parathëniet e veprave të botura prej tij, sidomos ato me dokumnete etj., bëhen tregues të përmasës së tij shkencore, si dhe të modelimit të kritikës së vërtetë shkencore. Mjafton të përmendësh disa fusha ku shpërfaqet kjo kahe e punës, për të pohuar pozicionin e profesorit në ballë të saj:

  1. Mbrojtja shkencore e argumentuese në vazhdimësi e shqipes standarde, kur ajo goditej thuajse orë e çast, shpesh, me një sfond të theksuar mbështetës politik e kur e kërcënohej seriozisht për t’u shpërbërë.
  2. Kritika shkencore për botimet leksikografike e terminografike te ne e në mbarë hapësirën kombëtare (sjell në vëmendjen tuaj, të paktën Fjalori i emrave të bimëve dhe të kafshëve shqip-latinisht dhe latinisht-shqip, 2010; Fjalori i emrave të bimëve dhe të kafshëve anglisht-shqip dhe shqip-latinisht-anglisht, 2014).
  3. Kritika shkencore ndaj botimeve dhe referimeve për historinë e gjuhës shqipes, duke këmbëngulur te fakti gjuhësor e historia e tij, te ligjësia e bashkëveprimit të faktorëve brenda- e jashtëgjuhësorë, te vështrimi i dukurive në sistem etj.
  4. Kritika shkencore ndaj atyre që sot janë hedhur në sulm vulgar ndaj dijes shkencore gjuhësore për origjinën e shqipes, dije e krijuar nga shkenca albanologjike, nga studiues të huaj dhe shqiptarë, ndaj atyre, të cilët pa formimin gjuhësor më elementar e me gjoja zbulimet e tyre madhore po fyejnë profilin shkencor të gjuhësisë shqiptare.

Në faqet e veprës “Fjalorët e shqipes me turqishten”, prof. Xh. Lloshi ndalet në një vështrim të jashtëm (kronologjik) dhe të brendshëm (analizë shkencore) tek të gjithë fjalorët turqisht – shqip e shqip – turqisht, në fjalorët shpjegues a tematikë të shqipes, në punime monografike apo në mbledhjet leksikore në terren, me një fjalë në gjithçka që lidhet me huazimet e turqishtes në shqipe. Autori lexon e vëzhgon shkencërisht, analizon e vlerëson shkencërisht dhe atje ku duhet, kritikon rreptë veprën dhe punën e hartuesit a paraqitjet e produktit leksikografik nga recensues a studiues të ndryshëm, duke mbajtur qëndrim ndaj lëshimeve, pakujdesive dhe gabimeve shkencore në to dhe, çka është kryesore, duke i ndequr ato.

“Fjalorët e shqipes me turqishten” është strukturuar në disa kapituj, që organizohen nga synimi dhe puna e autorit për të të dhënë gjendjen e turqizmave dhe rrugët e hyrjes së tyre në shqipe, e gjitha kjo e kundruar dhe e analizuar përmes fjalorëve, ashtu si tregon dhe vetë titulli i veprës. Profesori, zotërues i disa gjuhëve të huaja dhe me një përvojë të vlerësuar leksikografike, e ka ndjekur fjalën turke në këto vepra me kompetencë e me profesinalizëm, duke synuar të pasqyrojë saktësinë e përpikmërinë e analizës shkencore.

Në kreun “Gjurmët e para” jepet një informacion enciklopedik për 8 fjalorë të botuar dhe një të humbur, me fillesat në shekullin XVII deri në shpalljen e Pavarësisë. Prof. thekson e dhe argumenton drejt se “Për një varg shkaqesh, fusha e fjalorëve të shqipes me turqishten gjatë sundimit osman mund të quhet e dështuar”, që lidhet drejpërdrejt me nevojat pragmatike në radhë të parë të shoqërisë shqiptare për fjalorë me turqishte, me formimin gjuhësor e leksikografik të hartuesve të tyre etj..

Trajtimin kronologjik dhe njëherazi të analizës së lëndës në vepër e çel vepra Seyahatnamé-ja, (1662), e Evlija Çelebiut, i cili, sipas profesor Lloshit,  “na ka dhënë edhe një pasqyrë të gjendjes gjuhësore në trevat shqiptare, besoj e para e këtij lloji dhe prandaj ka rëndësi për historinë e gjuhës. Merita më e madhe e këtij “turisti” të shek. XVII, siç e kanë quajtur disa, është se, duke e vlerësuar shqipen, kishte vendosur të mblidhte disa shembuj prej gjuhës. Interpretimin e lëndës shqipe të E. Çelebiut e ka bërë Robert Elsie. Me përjashtim të rasteve me fjalë të qarta, të shoqëruara edhe nga përkthimi turqisht i Çelebiut, lënda tjetër me vështirësi të mirëlillta gjuhësore, është dhënë me intrepretime krejt të gabuara nga R. Elsie, i cili nuk e njihte nocionin e kushteve pragmatike të komunikimit. Për këtë shkak ai nuk e ka kuptuar se këto janë regjistrime të bëra nga gjuha e folur, madje disa herë janë copa bisedash. Shembulli më i qartë është me fjalën “aqi” (tagji) të cilën R. Elsie e merr për “elb” ajo është trajtë e regjistruar keq nga Evlijai për “tagji”.

Më tej vepra ndalet te Fjalorthi pesëgjuhësh: italisht-kroatisht-greqisht-shqip-turqisht, i Julie Balloviqit (Fjalorthi përmban 488 fjalë për italishten e kroatishten, 241 për greqishten dhe 198 fjalë shqipe, ndërsa vetëm 77 për turqishten), që është hartuar një shekull përpara Fjalorit të T. Kavaliotit, i cili mbahet si zanafilla e kërkimeve ballkanologjike; te Fjalës i vargëzuar turqisht-shqip i Nezim Frakullës (Osman Myderrizi e quan se çeli rrugën e leksikografisë shqipe me alfabet arab, ishte i pari tekst leksikografik toskërisht, në të folmen e Beratit, dhe se u hartua në vargje sipas fjalorëve për shkollat në Turqi e në Persi. Janë dhënë 74 fjalë shqipe, ndër to dhe 7 turqizma); te Fjalor turqisht shqip, i Shemsedin Shemimiut (Përmban rreth 1000 fjalë me tiparet e të folmes së Shkodrës, por me ndërhyrje të ndonjë elementi nga e folmja e Beratit); te Fjalor në katër gjuhë: serbisht-shqip, shqip-turqisht, turqisht-greqisht, i Djordje Pulevski; te Fjalorth shqip-turqisht i Daut Boriçit etj.

Për të parë punën serioze të prof. Xhevat Lloshit mjafton të ndalesh te Fjalor turqisht-shqip dhe shqip-turqisht, 1899 i Ali Ulqinakut. Anazila e kësaj vepre është e gjerë dhe e plotë, e kujdeshsme dhe informative, me akribi të theksuar shkencore ndaj punës së bërë me fjalorin a për fjalorin nga studiues të ndryshëm, duke u ndalur dhe te paraqitja veprës nga Jup Kastrati që siç sipas profesorit “ka bërë pohime për fusha që nuk i njeh mirë, p.sh. se “tartana’ është me origjinë arabe; “tandë” turqizëm; dhe anasjelltas, turqizmin “fesligen” e quan fjalë të rrallë të shqipes. Në listën e fjalëve të rralla janë njësi, të cilat J. Kastrati nuk i ka njohur vetë, por realisht nuk paraqiten si të tilla: batim, batull, brufull, cërmëlik, një pjesë e të cilave janë thjesht variante tingullore dhe një pjesë huazime të panevojshme, aq më keq që më poshtë disa prej tyre J. Kastrati i përfshin te shkodranizmat.”

Në kreun “Hartimi i fjalorëve”, prof. Xh. Lloshi ndalet në paraqitjen e fjalorëve të shqipes me turqishten, tashmë, si vepra të mirëfillta leksikografike. Ai shkruan se “Vetëm në vitet 1990 u përftuan kërkesat për fjalorë të mirëfilltë të shqipes me turqishten. U zgjeruan marrëdhëniet ekonomike-tregtare; Turqia ishte i pari vend që i lejoi shqiptarët të hynin pa viza; për shkak të çmimeve të përshtatshme mori hov turizmi i shqiptarëve në Turqi; studentë shqiptarë shkuan në shkollat e Turqisë, por sidomos u hapën shkolla të ndryshme turke në Shqipëri, deri në nivelin universitar, në të vërtetë me sukses të dukshëm. U ngritën disa shtëpi botuese në Shqipëri, në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut, të cilat krahas botimeve fetare, ndërmorën përkthime të shumta edhe për historinë dhe letërsinë turke. Edhe disa fondacione turke kanë veprimtarinë e tyre në Shqipëri. Leksikografia kështu do ta gjente vendin e vet”.

***

Nisur nga analiza për fjalorët të shqipe me turqishten hartuar këta 30 vjetët e fundit, profesori shtron me të drejtë se “Gjithsesi, mbetet në këtë fushë detyra për të hartuar një fjalor të mirë shqip-turqisht, qoftë edhe me 30.000 fjalë, por me lëndën e zgjedhur të shqipes së sotme standarde dhe me përvojën tashmë të fituar në hartimin e fjalorëve të tjerë shqip gjuhë e huaj.”

Interesant në veprën “Fjalorët e shqipes me turqishten” të prof. Xhevat Lloshi është dhe kreu Fjalorë, fjalës dhe lista turqizmash, që shpërfaq një punë të hollësishme hulumtuese të studiuesit, Ai, duke ndjekur me kujdes lëndën leksikore (huazimet turke) në fjalorë të ndryshëm, tërheq vëmendjen për përgjegjshmërinë në punën filologjike dhe shkencore mbi ta. Gabimi i njërit studiues a analizues e paraqitës i tyre mbartet shpesh në vijueshmëri, duke sjell pasoja jo të vogla në kërkimin e studimin e mëtejshëm shkencor. Analiza dhe kritika shkencore e profesorit del në pah te Vocabolario della lingua epirotica-italiana, të Francesco Rossit, që për studiuesin “përbën dukurinë më të skajshme e të paparë, të shfaqur më parë te F. Maria da Lecce, për të trilluar një shqipe të shëmtuar. Edhe autorë të tjerë italianë të atij shekulli kanë ecur në këtë rrugë, sa herë nuk e zotëronin mirë gjuhën shqipe dhe gjenin shpëtim te turqizmat e te sajesat e veta. “Po besoj, se do të më pranohet si kulm trillimi i fjalës kaeshë për femrën e kaut, dhe si kulmi i shëmtisë fjala mutxhi. E gjithashtu nuk e ka kuptuar fjalën përkatëse te F. Bardhi dhe e ka dhënë: gjiriz veterinario. Dhe vërtet, cili shqiptar, kudo dhe kurdoqoftë, do ta thërriste një veteriner: O gjiriz!”

Në kapitullin Fjalët e pambledhura, profesori ndalet në botimet e lëndës leksikore dialektore në Studime filologjike, Dialektologjia shqiptare a punime monografike etj., duke mëshuar se jo rrallë dialektologët kanë marrë nga informantët shumë turqizma, sllavizma e greqizma, që nuk i njihnin ata vetë. Më tej analizon lëndë në fjalorët ku mbledhja është bërë tematikisht, që nga Fjalë popullore nga Myzeqeja, të J. Nushit te Fjalor popullor të A. Zymberi apo fjalori i Mehmet Elezit që sipas tij “përfaqëson shembullin më katastrofik”, për pasqyrimin e huazimeve turke.

Kreu “Diskutimi për fjalorin e gjuhës shqipe” ndalet gjerësisht te Fjalori i gjuhës shqipe 1954 dhe te Fjalori i gjuhës së sotme shqipe i cili përmban afër 4 mijë turqizma, bashkë me fjalët e prejardhura, sipas profesorit, një shifër e lartë kundrejt gjithë fjalorëve të mëparshëm ai shkruan për arsyet e kësaj gjendjeje joreale (ai do të theksojë më tej se kjo shifër shkon te rreth 1.500 turqizma në shqipen e sotme), duke e kërkuar njërën prej tyre dhe te përfytyrimi i A. Kostallarit për këtë gjendje “pa mbështetje shkencore, të cilin e kishte paraqitur në Parimet për hartimin.”

Në punim studiuesi e të drejtë shkruan se ka ardhur koha që në gjuhësinë shqiptare të kapërcehet mistifikimi i shifrave me leksikun. Turqizmat nuk janë më problem i shqipes, ata përbëjnë një problematikë vetëm për gjuhëtarët.

Te kreu Fjalorët etimologjikë, prof. Xh. Lloshi te vepra e K. Kristoforidhit, Franc Miklosiçit, Gustav Meyerit, Gustav Ëeigand, e deri te Studime etimologjike në fushë të shqipes të Eqrem Çabej, krahas vlerësimit të prurjeve madhore në studimin e huazimve turke në shqipe, profeso Lloshi sjell shembuj për pasaktësi në dhënien e huazimeve apo për mbartje gabimesh nga vepra në vepër.

Po ndalemi te vepra Ndikimi i turqishtes mbi shqipen i N. Boretzkyt, nga gjendja e lëndës së të cilës (me shumë çështje të diskutueshme e me shumë fjalë të interpretuara gabim) profesori ngre disa çështje, që kanë vlerë për të gjithë:

  1. Cili është korpusi i leksikut të shqipes? A bën pjesë aty gjithçka e rastit, kalimtare, e rrethanave individuale e stilistike, sidomos e kushteve të dygjuhësisë? Shpërfillja e një kërkese shkencërisht të rreptë do të na çonte në një tablo, në të cilën do të kishim një korpus të greqishtes, latinishtes, turqishtes, sllavishtes dhe sot të anglishtes, të përziera të gjitha bashkë, domethënë një monstër leksikore, por jo një gjuhë reale siç është shqipja. Po sjell ndonjë shembull tepër domethënës: la ila illallah, që ardhka nga tq. lâ ilaheillallah. Nuk ka në gjuhën shqipe një turqizëm të tillë, por as në turqishten nuk ekzistojnë fjalë të tilla.
  2. Problemi i dytë madhor lidhur me huazimet turke është se shqipja dhe turqishtja janë dy gjuhë të ndryshme, sepse bëjnë pjesë në dy familje të ndryshme gjuhësh. Rrjedhimisht, krahasimet nuk mund të bëhen përciptazi me ballafaqimin e një fjale me një tjetër, por për një fjalë brenda sistemit të vet kundrejt një sistemi tjetër gjuhësor. Shqipja është gjuhë eptimore, flektive dhe kjo përcakton gjithë ndryshimet që ndodhin gjatë përshtatjes së një fjale turke në sistemin e shqipes.
  3. Problemi i tretë madhor janë variantet gjuhësore. N. Borecki ka përdorur termin “turqishte e shkruar”, një përdorim i pakuptimtë. Gjatë shekujve të sundimit osman shqiptarët nuk kanë qenë në kontakt me turqishten e shkruar, por me osmanishten. Osmanishtja nuk është turqishtja e shkruar, por një gjuhë më vete, për të cilën natyrshëm ka fjalorë dhe gramatika përkatëse.

Profesor Xhevat Lloshi këtu ngre edhe problemin e regjistrimit të saktë të fjalëve, të cilat zënë vend në veprën në studim. Sipas tij, nga një varg shembujsh të krijohet përshtypja se Borecki e ka mbledhur lëndën nga gojeçë, gagaçë, thuthuqë, belbacukë, e ndoshta me të meta jo vetëm të aparatit artikulues. Nuk ma merr mendja se një shqiptar i zakonshëm i thotë axhës ‘aç’. Prandaj i kanë dalë trajta të tilla të shëmtuara: aqikat (hakikat), bagaçë (pogaçe), balldane (palldëm), balldanos (për: majdanos), çemalle (qemane), çetap (qitap) etj.

Kritika shkencore është përqëndruar jo pak te Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, Kolec Topalli dhe sipas tij “Gjithë veprën e përshkon një frymë për ta parë shqipen të çarë më dysh dhe jo unike. Shumë shpesh është përdorur thënia: “fjalë e të dy dialekteve, gegërishtes e toskërishtes”, në një kohë që do të duhej e kundërta, të viheshin në dukje rastet ku një fjalë i përket velëm një dialekti, sepse natyrisht fjalët e tjera përbëjnë gjuhën shqipe, që është një me të dy dialektet. Kjo frymë e qëllimtë e ka dëmtuar përgjithësisht vetë shqyrtimin etimologjik.”

Ai e kritikon veprën (pavarësisht vlerave që ajo mbart) edhe për disa burime të fjalëve, por dhe për zgjidhje jo të sakta etimologjike, duke kritikuar rëndë referimin tek etimologjitë e bëra në vepra nga hartues jo profesionist. Fjala vjen, “Një autor i sërës së N. Stylos, tek i cili është drejtuar si burim K. Topalli, është Mehmet Elezi me Fjalorin e vitit 2006. Do të sjell disa shembuj që lidhen me turqishten, për të dëshmuar së pari, sesa larg është ai libër nga shkenca. Hajduk është quajtur nga turqishtja, por në këtë gjuhë nuk ka një fjalë të tillë. Është në një përdorim stilistik te Gj. Fishta dhe vjen prej serbishtes hajduk. Jepet si ndajfolje haj-hujt, madje në shembull del hajt-hujt dhe quhet se vjen nga haj+huj. Është thjesht turqisht hay-huy, që e ka prej persishtes me kuptimin: njeri i kotë, bosh. Ham e jep si ndajfolje për: pa punuar, dhe e quan prej amull ose prej hambar. Gjepura; është tq. ham për: i kotë, i papjekur, i pastërvitur. Hamle qenka prej hamull me kuptimin e hovit, turrit.”

Së fundi, profesori ndalet jo pak te “Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe” i Tahir Dizdarit. Ai thotë se nuk ka mbështetje shkencore për mëtimin te Fjala e botuesve se vepra përmban rreth 4500 fjalë me origjinë nga gjuhët turke, arabe e perse, të cilat janë futur në përdorimin e përditshëm nga populli ynë. Me një shqyrtim shkencor dëshmohet se vetëm pak më shumë se një e treta e kësaj shifre ka hyrë në përdorimin e përditshëm nga populli. Madje disa njësi në fjalor as nuk janë me prejardhje orientale dhe për këtë janë përgjegjës redaktorët. Duke u nisur nga një shifër e tillë e pambështetur, janë nxjerrë përfundime, të cilat e tejkalojnë anën gjuhësore dhe cenojnë identitetin e kulturën shqiptare përgjithësisht. Për këtë arsye një devijim të tillë e kam quajtur orientalizim të padëshiruar të gjuhës shqipe.

Profesori ndalet dhe te persizmat në veprën e Dizdarit dhe shkruan “Kam shqyrtuar tërësisht fjalësin e Fjalorit të persizmave dhe kam bërë krahasimin me fjalorin e gjuhës turke. Persizmat janë një mit në gjuhësinë shqiptare. Ata autorë shqiptarë, që rreken në këtë fushë, duan të bëjnë punën e studiuesve dhe të etimologëve të turqishtes. Megjithatë, për shkak të paditurisë sime, nuk më del që studiuesit dhe etimologët turq t’i kenë përfillur dituritë dhe zbulimet e tyre.

Nga ç’vështruam në mënyrë fragmentare, theksojmë se prof. Xhevat Lloshi përmes veprës që kemi në duar jep disa mësime të mëdha:

  1. Puna për hartimin e një vepre leksikografike dygjuhëshe nënkupton që hartuesi i saj duhet të njohë me themel gjuhën e huaj dhe gjuhën shqipe e në radhë të parë strukturën e pasurinë e tyre leksikore e semantike.
  2. Kritika shkencore nuk duhet të përcepitojë në rrahakrahje e në duartrokitje për hartuesin e një vepre e duke mos u ndalur në mangësitë që mund të ketë ajo.
  3. Profesori, me të drejtë ngre zërin për kritikën institucionale. Filtrat në botimet shkencore që mbartin logot e institucioneve shkencore akademike e universitare duhet të jenë të shkallës më të mirë të mundshme, diskutimet parabotuese nuk duhet të jenë përcjellëse aty ku duhet të jenë ndaluese e penguese. Pas botimit të veprës përgjegjësia është autoriale e institucionale.
  4. Profesori shkruan se është përftuar një mitologji leksikologjike dhe leksikografike për huazimet e shqipes, që është e nevojshme të rrëzohet me themel dhe në vend të saj të ndërtohet një paraqitje shkencore dhe me vërtetësi e leksikut të shqipes. Një nga qëllimet kryesore, për të cilat e kam hartuar këtë punim, ka qenë që të zmbraps ngazëllimin nga padituria me huazimet orientale të shqipes”.

Profesori e tha fjalën, ata që merren me leksikun e leskikografinë e shqipes, le të kenë parasysh edhe këto mësime të vyera nga kritika shkencore, të cilën na modelon profesori.

 

* Drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë

“S’ngopem dot me oksigjen”, gruaja tregon bisedën e fundit me Bashkim Koplikun

I jepet lamtumira ish-zv/kryeministrit që humbi betejën me COVID

Është përcjellë sot për në banesën e fundit ish-zëvendëskryeministri Bashkim Kopliku, i cili ndërroi jetë pasi ishte prekur nga koronavirusi.

 

Familjarë, miq, qytetarë dhe anëtarë të Partisë Demokratike, i dhanë sot lamtumirën e fundit ish-ministrit të Brendshëm, i cili ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare. Homazhet në nder të Koplikut, i cili njihet nga të gjithë qytetarët durrsakë për kontributin e tij të çmuar, u mbajt në sheshin ‘Liria’ në Bashkinë e Durrësit.

“News24” tregoi detaje nga biseda telefonike që kishte zhvilluar me gruan e të ndjerit Kopliku, Luljeta Kopliku, e cila qëndron në banesën e saj pasi rezulton e infektuar me COVID. Bashkëshortja e Koplikut mes dhimbjes e shoqëron vdekjen e ish-zv.kryeministrit të paqartë dhe se nuk e di çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Ajo pohoi se Kopiku ishte shtruar në spitalin e Durrësit, ndërkohë që fëmijët kishin insistuar që ai të nisej për kurim në Breshia të Italisë. Pasi kishin porositur një charter, Luljeta Kopliku rrëfeu se mjeti i fluturimit ishte vonuar për të mbërritur në Rinas nga Turqia, ndërsa shton se dhe ambulanca kishte ardhur me vonesë në spitalin e Durrësit.

Sipas saj gjendja e 77-vjeçarit ishte e qëndrueshme, por për shkak se COVID i kishte prekur mushkëritë, kishte nevojë për oksigjen. Teksa rrëfen më tej ngjarjen, gruaja e Koplikut pohoi se ambulanca që e kishte transportuar drejt Rinasit (Në orën 16:00) nuk kishte pasur mjaftueshëm oksigjen.

Mes të tjerash Luljeta Kopliku tregoi për Haxhiajn dhe bisedën e fundit me të shoqin, i cili i ishte ankuar se; “Nuk ngopem dot me oksigjen”. Ndërkohë që vetëm pas 30 minutash nisje për në Rinas, ajo ishte njoftuar nga personeli i avionit se Bashkim Kopliku kishte ndërruar jetë, ende pa shkuar në Itali./Panorama.al

In memoriam – Visar Zhiti: Këngëtari Sherif Merdani dhe vëllai im, Ilirjani…

 

 

(Kjo pjesë është shkëpur nga burgologjia “Ferri i çarë” i Visar Zhiti dhe botohet në nderim të vëllait të tij, Ilirjan Zhiti, që shkruante vargje dhe maksima, i cili një muaj më parë ndërroi jetë…)

…E ndjeva të dielën në burg… Për siguri, i numërova ditët me gishtat e vrarë: po, po, sot i takon të jetë e diel, por jashtë telave me gjemba. Oh, si po ma përthith shpirtin, po e hedh në ajër në ca si gjeratore ku përzihet gazi me brengën.

Sot martohet yt vëlla, Iliriani, sikur pëshpërit letra ime më e fundit. Sot, sot, në kohën që unë do të jem nën dhé, duke shtyrë vagonin e rëndë, në shtëpinë time të largët vjen nusja e bardhë. O Zot, bëj që sot të mos vritem, të mos prishet hareja e dasmës me një telegram të zi. S’e di, edhe nëse nuk shkon lajmi, shkojnë rënkimet e mia, enden nëpër tryezat plot me miq e këngë, futen te gota e rakisë së tim eti, te kulaçi i dasmës që e ka bërë nëna, te loti i motrës, te këpucët e vëllezërve, në pjatat e atyre që më duan. Unë s’do të jem atje, në dasmën e afërt e të largët, ajo s’mund të shtyhet, jo, në asnjë mënyrë, s’dihet sa vonoj, s’ka kthim të shpejtë, më vjen keq, shumë keq që do të mungoj, që ju do të dëshpëroheni për mungesën, s’është faji im, por ngazëllimi im do të jetë, i përzier me urimet rrëzëlluese.

…Pra, ëmbëlsira mes dhëmbëve do të ketë një si hidhësirë, lumturia do të spërkatet me pikla të ndritura arseniku. Trishtimi do t’i zmadhojë sytë e nuses, fytyra do të marrë një si përzgjatje ikonash bizantine me zbehtësim hëne, por gjithsesi, bukuria do të shfaqet, sepse fustani i bardhë, velloja prej flladesh, pavarësisht nga çmimi e gurët e çmuar që mund të ketë, edhe pa rubinë fare, njëlloj duhet të emocionojë në të gjithë botën. Ajo një herë vishet. Teksa zvarget nëpër shkallë e në dysheme si një shteg bore, ai shteg i ëndërrt është i më i paharrueshmi dhe më magjepsësi në çdo jetë.

Ti, ti, vetja ime, po shihje malet përreth, sa shumë ishin afruar, oborret e burgut ngushtuar, fjetoret shformuar, shihi ngrehinat – shkurtepsur, me ato dritaret me llamarina si sy të zënë, ja dhe telat me gjemba, ferra shteti, kurse vendrojat qenë zmadhuar, edhe ushtarët, edhe grykat e armëve. Mu sipër tyre një shtëllungë e bruzdë reje dhe re të tjera iknin krushqërisht, me një ceremonial të parrëfyeshëm qiellor. S’i kishe pasur ndonjëherë zili retë, ishte hera e parë. Të mbështilleshe me to a të ishe re edhe vetë, të ikje, të ikje, sipër rrethimit, të rendje me erën mbi male, të ikje, të ikje si në përrallat që tregonte xhaxhai yt, ik e ik e ik e ik e…

– ç’bëri pastaj? – po prit, s’ka mbërritur ende, ik e ik e ik… – po mjaft – ik e ik e ik, vazhdonte ai, pa asnjë ngjarje, veç rrafshinës së zbrazët, hiçnajës dhe asaj ecje pa mbarim… të ishe re, të kundroje nga sipër lumenjtë si fjongo e shtëpitë – kuti dhuratash, të kërkoje një dasmë në qytetin tënd të vogël. “Ku do të jenë mbledhur, në ç’lokal, se apartamenti s’nxë dot një dasmë të tërë. Kanë marrë orkestër? Venë muzikantët atje ku s’kanë biografi të mirë për Partinë? Nëna e ka pëlqyer nusen, se nënat gëzohen shpejt, por s’kënaqen lehtë. Po babai a sheh dot, apo i janë dobësuar sytë edhe më dhe vetëtima e nuses do t’ia djegë paksa qerpikët? E letra, letra nga burgu, kur mbërrin? Ndoshta e ndalin policët, s’e nis fare operativi me censorët, “s’lejohet aq shumë ndjenjë, pale dhe vargje. Nuk zuri mend ai? Ej, i dënuar, je dënuar për poezi! Hiq dorë!”
Dole në oborrin tjetër me diell, që shumë po shndrinte, por pak po nxehte. U përshëndete me dikë, se për ku ngutej, në asgjëkundi.

Por Valerit ia the gëzimin dhe brengën. Edhe dëshirën. Një këngë, doje një këngë sot, ja, tani, sa pa vajtur në nëndhé. Po martoje vëllanë, “të trashëgohet”, – të tha ai, “në kokë tënde”, – qeshe ti, “dhe në tënden”, – ta ktheu.

Po ne kemi këngëtar, më të mirin e muzikës së lehtë, i famshëm, Sherif Merdani, i dënuar pas Festivalit XI, edhe festivalin e dënuan, se u këndua si në Europë.

E harrove ç’biografi ke, i pandehur? Të bëmë dhe arsimtar ty, të lejuam dhe të këndosh e ti na tundje gjurin në skenë. Keni qenë të pasur, tregtarë!

Nënën ia burgosën në fillim. Kërkonin floririn. Ku e keni fshehur?! Konfiskonin gjithçka, ç’shihnin, mor dhe gramafon, djepa, shpirtra.

Sherifi i vogël merrte vëllanë e porsalindur në krahë, të mbështjellë me batanije dhe ia jepte policit te porta e rëndë. E ky ikte, s’dihej se ku… ia çonte në qeli s’ëmës që t’i jepte gji, të pinte qumështin e athët nga ankthet. Kështu çdo ditë. Dëgjonte të qarat e bebes dhe priste t’ia kthenin, ishte vëllai i vockël fare, se mos ti ishe i madh. Së brendshmi ndiente një si ndezulli dhe sytë i rrëmbusheshin me lot.

Korça mërdhinte e mbështjellë me borën e saj. Nëna tani ledhatonte foshnjën, e mbështetur pas një muri të ftohtë. Qumësht muresh që klithnin… Edhe ti doje përkëdhelitë e saj, e doje atë në shtëpi, por dhe shtëpitë po i merrnin ata që zbritën nga malet, gjoja si çlirimtarë. Kështu të iku fëmijëria, përndjekje një pas një, kjo ishte loja jote, si me bomba të vërteta. Dhe çdo ngjarje shkrihej jo vetëm në kujtesën tënde, por dhe në zërin tënd. Ngopej me dhembje ai zë si me shi. Deshe të këndoje. Patjetër. Ndryshe do të plasje. Sa mirë këndon, more djalë! Kështu bëje pasditeve, kur të çuan mësues fshatrave të Skraparit, andej ku nuk shkonte askush, kishin nevojë, ti mbaje dhe një harmonikë goje, pastaj në Librazhd…. Ç’zë mahnitës, thoshin për ty, një drithërimë që s’e ka askush, është ca elegjiak.

Si mund të këndojë në skenat e socializmit, ku duhet optimizëm, vrull revolucionar dhe biografi e mirë politike? Kjo e fundit është e para. Po atë duhet ta nxjerrim në publik, që të propagandojmë se edhe te ne mund të këndohet me nivel të lartë artistik, se te ne përkrahen talentet, ka liri proletare, e ç’liri, më e përçudnuara në botë…

…këndon Sherif Merdani. Dhe ai dilte nga errësira në skenë, me kostum të zi, i gjatë, flokët e errët me zbardhëllime të pakta. Kur e shihja ashtu, edhe unë i fshehur mes brohërimave të spektatorëve, se si më dukej, dhëndër i përzishëm. Pse ishte veshur aq elegant, për ardhjen apo për lamtumirën? Dhe vërtet, kur këndonte “Këngën e nënës”, njerëzit mbanin frymën, prekeshin, paska dashuri më të madhe, për atë që të ka dhënë jetën, përloteshin. Duartrokitje të fuqishme, biiiiiiizzzz, prapë këngë dashurie, ç’zë, i thellë, nga vjen kështu me kaq dëshpërim si gëzimi, me kaq gëzim si dëshpërimi, ritëm i ri, hare, jetë, kitara, 1, 2… supe të zhveshura grash, 3 kitara… u bënë 9, “ten guitars”, Tom Xhons tamam. S’e ke dëgjuar në këngët italiane ti, sa melodioz e i ëmbël, në ato të ndaluarat. E di si më duket tani? Sikur jam në Romë, ku s’kam qenë kurrë.

Festivali XI mbaroi, sa i bukur, por asnjë këngë për Partinë dhe shokun Enver, ku i çon mushka ata? Çfarë the, mushka? Ej, është kohë veturash e avionësh, pyet: ku i çon zemra?

Nisën kritikat, ritme të shthurura, saks, xhaz, të ndalohet, Ple(h)numi IV, vetë Enveri ça s’shau, Europë e përdalë… Ç’këndoi ai me biografi të keqe, Sherif Merdani? “Duart e tua”, – lidhiani…

E zbritën nga autobusi, teksa shkonte në punë larg, dhe i hodhën prangat nja dy civilë të rinj si personazhet e Kafkës. Ke dëgjuar këngë të huaja në televizionin italian, ke kënduar si ata, ke përhapur idetë e tyre…

Në burgun e Spaçit… vrau veten, kështu thanë… Në fakt ra nëpër zgafellat e minierës, u thyen shkallët e lagura dhe të brejtura prej rrëshekëve me ujëra acide dhe, ndërsa binte në humnerën e ngushtë të ferrit, desh Zoti që marteli i tij me gjithë kolonën metalike ngecën shkëmbinjve (ngaqë ajo ka ca këmbka si kthetra) dhe mbetën të varura fare pranë kokës së përgjakur të njeriut. E çuan në spital pa ndjenja dhe më pas në burgun e Burrelit.

Muzikë sipas kërkesave të dëgjuesve: “Kënga e nënës”, – prezantonte folësi i Radio-Tiranës në altoparlantin e varur në dritaren e pistë të qelisë së madhe, por nuk këndonte më Sherif Merdani. Dhe vetëm në këtë rast folësi përmendte emrin e këngëtarit tjetër.

Këngëtarë të tjerë shkonin studiove, nxirrnin me leje të Ministrisë së Punëve të Brendshme nga Arkivi i Zi këngët e atij armikut të bukur, vinin kufjet në vesh dhe dëgjonin 5-6 orë në ditë, donin të mësonin si i kishte shqiptuar a-të dhe r-të, vibrimet, por pse ashtu mësohet dhembja?

“Ah, – psherëtinte nëna ime, – qysh i dëgjon e shkreta nënë e Sherifit ato këngë tani! Se mos e hap radion ajo…ooiii” – tundte kryet e zbardhur.

Unë e njoha këngëtarin në ditët kur sillnin të burgosur të tjerë për të mbushur kampin e akullt të Qafë-Barit. Kishte mërzi tjetër në fytyrë, me flokë të irnosur në tëmtha e me një shapkë të bardhë në kokë, nga ato që i qepin vetë të burgosurit me copa çarçafësh. Iu afrova, mund ta ndihmoja për thasët a thjesht të pinim një kafe, të mblidhte veten, unë kisha pak në qese, të gjitha këto për hir të këngës.

Kur u miqësuam e shkëmbenim libra italisht dhe anglisht, mbaj mend se si ai erdhi njëherë me ngut në vendin ku flija, radha e dytë e shtretërve, vaisi kryet aty në anën kundruall dhe i pashë lot të mëdhenj në sy, të kulluar siç nuk janë shpesh në burg. “Falemnderit për poezinë që më kishe kushtuar, e mrekullueshme! S’e kam ditur se më kanë dashur aq. Ma shkruaj, e dua nga dora jote, se do të di ta ruaj.” “Falemnderit!” Më pa edhe një grimë e iku shpejt duke mbledhur kindat e kapotës së arnuar. S’pata kohë të lëvizja nga shtrati, ndieja lektisje brenda vetes, gëzim e mallëngjim njëherësh, ngaqë kisha dalldisur prekshëm një tjetër, këngëtarin. Një si ngjyrë mëllage, pllanga-pllanga, i veshi muret. Po binte muzgu hallavitës i burgut.

Rende për në depon e ushqimeve, nxore pakon e madhe të llokumeve nga thesi yt, e ruaje për këtë ditë, e diel dasme, e shqeve me duart e harbuara, i dhe një rojës së burgosur të depos, pa i thënë asgjë, dhe e mbajte frymën te Valeri. “Dua një këngë, – i the i ngashëryer, – merre dhe një llokume tjetër.” “Shkojmë te Sherifi?” I dhe llokumen e urimit. Po këto të tjerat? T’i hamë të gjitha. Ashtu kokë më kokë të tre, pas murit para shkallëve të korridorit të zyrave të riedukimit.

– Ejani, – tha këngëtari, – futemi në atë që gjoja është dhoma e kulturës. M’i kanë lënë mua çelësat, ngaqë di t’i bie fizarmonikës, – dhe, me të mbyllur derën, i hodhi rripat e atij instrumenti krahëve. Sikur dyfishoi krahërorin e vet. Zbrazi frymë. Se si t’u duk, si në një torturë. Fluturoi lehtë gishtat nëpër tastierë, tinguj, një melodi, kaq e ëmbël… muaj mjalti… kështu kishe lexuar nëpër libra, të porsamartuarit shkojnë e mbyllen në një dhomë hoteli, shohin shiun nga xhamat, pyllin, veturat, çifte kuajsh e s’dalin fare, bëjnë dashuri natë e ditë. Në diktatura s’lejohet. Zëri i këngëtarit të rrëqethi. Ajrin e shndërroi në cicërima gjithë flatrime zogjsh, që s’dihet se si ikën. Po i këndonte dashurisë, zëri forcohej, malli bashkë me të, por jo me tone të larta, jo, jo, nuk duhej të dëgjohej jashtë, një ngjirje mahnitëse sikur zëri të qe fërkuar në kurrize dritash në botën e tejme, me qytete të gjallësh. Kënga ecte e lumtur nëpër këmbësore, anash vitrinave llamburitëse, po, po, kishte prapë të tilla, ku rrotulloheshin veshje grash me shkëndijime të befta, fustane të ujvarta, çizme me majë të hollë sa takat – me t’i veshur duhej të vallëzoje vetvetiu – magnetofonë që përsëritnin këtë këngë, krehra, lëviznin vetë mbi floknaja muzgjesh, të kuq buzësh, mund të shkruaje xhamave me të: “Të dua”, por papritur fjala e kuqe shndërrohej në vazhdë gjaku. Këngëtari kishte anuar kokën e rëndë mbi fizarmonikë, e ngriti dhe buzëqeshi. Nisi të këndonte anglisht këngën e vet, atë që kishte kompozuar me mend në qelitë e Buu-uh- rrr-bbrrr-e-e-l-i-i-t-t, “When I am dead, my dear!”. “Është poezi e Kristina Rosetit”, – tha shpejt dhe zëri i tij nisi të ndizte qirinj, flakët e të cilëve, nga shkaku i lotëve, ngjanin si brerore të rubinta. Pastaj solli bregun e detit, dallgët që kërkonin të shuanin një emër të shkruar mbi rërën e lagur, emër vajze, i së fejuarës së këngëtarit – detin, detin të kesh rival në dashuri. – Dhe “Këngën e nënës, – iu lutët ju, – do ta këndosh?” “Patjetër!” Të ecësh krah për krah me nënën, nën borërimën e dhembshme të moshës, njeriu plaket, e ka dramën e vet, të bukur e madhështore. Pse shpiken dënime të tjera? Ah, zëri shtrihej, donte të mbulonte gjithësinë, pastaj hovte, hidhej nga njëri yll në tjetrin dhe vishej me argjend, po, po, e gjete, këngëtari ynë ka zë të argjendtë me gdhendje pikëllimi dhe t’u nëpërmendën servise fisnikësh, korniza, shandanë, pasqyra, bastunë dhe pena pranë një telefoni të zi, të mbledhur kutullaç si një kotele. Ti je supersticioz, macet e zeza s’ke qejf të të dalin përpara. Po është mace shtëpie! U ngrit dhe iku te pragu i dasmës, ku dëgjohej kënga. Si ta ruajmë këtë zë? Është yni!

Shfryu fizarmonika ose ai, a të dy bashkë një brengë, aq të madhe tani, teksa Sherifi e la mbi tryezën e pluhurosur. Buzëqeshi dhembshëm. “S’mund të bëja dot më shumë, kaq mundesha”, – dukej sikur thoshte. “Po ti bëre shumë, falemnderit, më dhe këngën, atë që s’duhej të mungonte tek unë sot. Të jam mirënjohës përgjithmonë.”

A kanë mbërritur retë e mia në dasmë? I nisa vetë si një karvan kuajsh. Qielli i natës qe ulur fare mbi kokët tona; i dëshpëruar sa më s’bëhet, po kërkonte ngushëllim nga ne. “Ju e dëgjuat një këngë, mendoni dhe për mua, – sikur lutej, – hidhmëni vështrime të gëzuara. Në djall telat me gjemba, perandoria komuniste në djall! Ndizeni dasmën brenda vetes, lartësojeni në qiell. Ejani, ta bëjmë këtu.” Ti u bëre re njëherë dhe tani po prin karvanin e kuajve të reve. Janë krushqit. Tani ti po sjell një re të bardhë, qumështore, kalin e nuses, kurse reja tjetër e përflakur është kali i dhëndrit. Fluturoni.

Jeni të ftuar ta vazhdojmë dasmën në qiell, sepse toka s’ju mblodhi dot, s’e mbajti premtimin, ja, ja, pas xhamave ajrorë, po enden ngadalë pëllumba, fare ngadalë ose shami vallesh. Horoskopi u trand prarueshëm.

Rruga e Qumështit, pikon gjiri i nuses, edhe mund të jetë shtatzënë, erashka hënash, ylbere të dehura dhe dy re në krye, të bruzta, prindërit. Po ç’kanë? Patjetër që janë të gëzuar midis reve të tjera të lumturisë, por një letër…

Kush e solli atë letër nga toka dhe iku? Nga nëntoka, nga ferri i saj. O Zot, ç’letër e mrekullueshme, pikërisht tani, me vulën e burgut. Po pse tani? Ta kishte lënë për pas dasme, meqë nuk e solli dot para saj. Ta ketë bërë me qëllim postieri?! “Ç’do të thotë burg, të lutem, thuama”, – pyeti një re e vogël puplore. “Herë tjetër, – iu përgjigjën, – po shko dhe mbaji fustanin nuses nga pas.”

Ngashërime, po qanin, jo me zë, jo, mosni, është dasmë. Letra… nuk e lexonin dot, sa prekëse. Leko, Frisko, u thoni të pushojnë, se juve ju dëgjojnë ata… Zonjë, je mamja e tre djemve dhe e një çupe, secilit i takon gëzimi i vet që është i të gjithëve. Jemi dëshpëruar bashkë, kur ishte për t’u dëshpëruar, të gëzohemi bashkë tani që duhet të gëzohemi. Është dhe porosia e tij, e ka shkruar në letër. Këndoni, ju lutem, një valle, dasma vazhdon.

Te xhamat pati një si dyndje resh, kuaj të bardhë dhe mes tyre llapsi një dritë e madhe, e diellt dhe reja në krye s’po shikonte dot më, e verbuar.

* * *

Sherifi na erdhi për darkë në atë apartamentin e vogël, tek ai pallati i keq në Lushnjë. Sa u gëzua nëna ime dhe e përqafonte.

“Ai është vërtet? – më ndalnin rrugës shokë nga fabrika e tullave. – Këndon, këndon më?”

Po, Sherifi u ngjit prapë në skenë, kur diktatura kishte dalë nga skena.

Në një koncert kishte ardhur  këngëtari i njohur italian, Toto Cotugno. Prezantuesja i shpjegoi në italisht se kolegun e tij shqiptar e akuzuan dhe për një këngë të tij, pse e këndoi, pse, pse pikërisht atë…

– Dhe e dënuan? – u trondit italiani.

– Po.

– Ju kërkoj falje, – tha ai dhe sytë iu rrëmbushën me lot. Dhe e kënduan të dy atë këngë, krah për krah, mes duartrokitjeve.

Ishte e para falje dhe e vetmja që na u kërkua neve.

Monster ! Nga Adriatik Riza Dosti

Djall….kuceder….monster… gogol…perbindesh me fytyre njeriu …te gjitha keto epitete te frikeshme i meriton Elisa Spiropali pa patur kurrfare pishmani e frike se po i hyn ne pjese e po e ngarkon a rendon me shume sec duhet…
Me nerva Derri sic thote populli ….ndoqa dje deri ne fund nje debat televiziv ne Syri TV mes Monstres Elisa dhe 4 burrave te cilet ajo i vuri perpara …4 burra te cilet nuk ja dolen dot ta frenonin per asnje cast skizofrenine e monstruozitetin e saj …cmendurine njerezore pertej cdo lloj limiti…
Mire qe nuk i la te flisnin e nuk i pushoi goja per asnje cast por nuk ju pergjigj asnjeres prej pyetjeve konkrete te bera ne adrese te saj te Shefit te saj e te Partise se saj…duke e mbyllur cdo fjale e fjali te saj se….fajin e ka Saliu, e ka Basha… e ka Meta e Monika…PD e Opozita e jo ne …
E pyesnin per pandemine dhe te vdekurit kapice ne Morgun e Tiranes e ajo pergjigjej duke vjelle helm e vrer kunder Bashes e PD
E pyeten per buxhetin ”historik” qe po propagandon Edvini e ajo shau e ofendoi rende Berishen e opoziten…
E pyeten per ”kaseten e Bellanices” e ajo i quajti kriminele te gjithe Saliun, vajzen e tij Lulin, PD…Opoziten etj etj
E pyeten per zgjedhjet e 25 prillit e mandatin e 3 qe po kerkojne e ajo ju turr Metes e Lulit …e ne fund si gjithnje e per cdo gje tha se fajin e ka Saliu…
Madje edhe kur ne ekran i shfaqen me ze e figure fjalimin e saj qe e quan Ramen nje Skenderbe te dyte te Shqiperise …pa u zverdhur, pa u skuqur e pa u nxire fare ajo tha se ju e bete Ramen – Skenderbe…e jo une…
Historia boterore e njerezimit ka njohur vec burrave te poshter, kriminele e diktatore edhe plot Gra te liga e mizore…te keqija e me plot kuptimin e fjales Monstra dhe absolutisht nje e tille sot meriton te quhet edhe Kamikazja e Rames dhe e Rilindjes …Elisa Spiropali
Ju kujtohet ”Banda e te 4 ”ne Kinen e dikurshme te Mao Ce Duni …kur gruaja e tij dhe tre udheheqes te larte te P.K.Kineze u bene kryefjala e politikes boterore te asaj kohe….saktesisht keshtu eshte sot ne Shqiperi Banda e te 4 -ve te Rilindjes ku monstrat Rama – Veliaj- Balla – Spiropali duket se jane koka e te keqes se tmerreshme qe ka mberthyer ate vend e ate popull prej disa vitesh…
E poshter ishte Cian Cini ne Kine ndaj dhe kinezet e urrenin fort …ndaj dhe e kalben ne burg
Kriminele ishte Elena Caushesku ne Rumani ndaj dhe rumunet ja dhane plumbin ballit …
Mizore ishte Mira Markovici gruaja dhe bashkepunetorja e kriminelit Milloshevic ne sa e sa krime kunder shqiptareve, kroateve e boshnjakeve ndaj dhe u largua e tmerruar nga vendi i vet e vdiq si kerme ne Rusine e Putinit…
E keqe e cmirzeze ishte edhe Imelda Markosi e Filipineve ndaj dhe filipinasit e mbyllen ne burg i sekuestruan gjithe pasurine marramendese dhe e flaken tej si lecke…
E ndyre deri ne neveri ishte edhe Ministrja e Brendeshme maqedonase Jankullovska …nje antishqiptare e terbuar…e cila perfundoi ne burg e sot fshihet diku nga nje hakmarrje e mundeshme pas gjithe atyre poshtersive qe ka bere …
Sadiste dhe vemje e peshtire dhe e pa shpirt ishte edhe Pantera e Zeze e Shqiperise …Nexhmije Hoxha …dhe askush nuk e spjegon dot faktin se si rrojti aq gjate dhe pse e denuan thjesht per ca kafe me shume e per ca te kuq buzesh kur ajo meritonte te varej ne mes te Tiranes ….
E megjitheate e permbi te gjitha keto nuk e teproj aspak te them se me e poshter, me e ndyre akoma e me makaber person qe ende frymon mbi toke gabimisht…me djall e perbindesh me fytyre njeriu sidomos fale mentalitetit e mendesise se frikeshme e teper te rrezikeshme qe mbart …eshte Elisa Spiropali …
A e imagjinoni dot o njerez se cdo tu kishte bere Shqiperise e shqiptareve ”fenomeni Elisa”…. nese ky lloj Djalli kjo lloj Monstre e ky lloj Perbindeshi do te kish jetuar ne kohen e Diktatorit ?
Ne kujtojme nga ajo kohe Nexhmijen, Viton…Fiqireten, Lumturi Rexhen, Vitori Curin, Eminen ..Gjelen,
Dese Jakun …Lenka Cukon etj etj….por jo jo Elisa eshte komplet tjeter gje…ndaj dhe ju siguroj se ajo ne ate kohe do ja kish kaluar per makabritetin e kriminalitetin e saj edhe Mehmet Shehut e Shefqet Pecit me shoke dhe rrezik Nexhmija nuk do permendej fare…
Dhe kulmi i poshtersise njerezore qendron ne ate se vete Elisa kerkon te mbrohet duke thene se une nuk jam thjesht Elisa politikane por jam edhe femer, nene, grua, moter , shoqe etj etj….
Hapu DHE e na fut te tereve brenda ne nje grope !
Ti cdo gje je e mund te jesh por te pakten emrin e Femres mos e bej pis…emrin e shtrenjte te Nenes mos e perdhos…emrin fisnik te gruas mos e zhgarravit kesisoj…emrin e dashur te motres mos e denigro keshtu…
Sepse perpos te gjithave ti nuk je as me shume e as me pak se sa thjesht nje Monster e llojit tend unikal e nje Perbindesh me fytyre njeriu …ku nese shqiptaret nuk do te dijne ende se si te sillen me ty jo vetem qe do ta pesojne keq shume por do te jene qare me kot deri me sot nga Pantera e Zeze – Nexhmije !
Se fundmi…me mirre te te marre me vete Covidi se sa te ta marre kohen e Voten ….Elisa …ndaj shqiptare dalloni te pakten ngjyrat sidomos te zezen nga e bardha dhe te kuqen nga bluja ok…
Se sa per te ndare Djallin nga Engjelli ma do mendja se ende megjithe hallet Mal qe keni mbi supe ju kane mbetur sadopak mend per ta bere kete lloj dallimi apo jo?
A.R.DOSTI

Si u vranë në gjumë nga forcat serbe anëtarët e familjes Morina më 1999

Gazetar: Fidan Zejnullahu

Pas disa muajve, la Gjermaninë e u kthye në Kosovë.

Por, kur u kthye në shtëpinë e tij në Milloshevë, Zymer Morina, asgjë nuk e gjeti siç e la.

Ishte 3 marsi i vitit 99 kur anëtaret e familjes Morina, po bëheshin gati për gjumë, si çdo natë tjetër.

Për sigurinë e tyre, po kujdesej Lavdim Morina, i cili bënte rojë në oborrin e shtëpisë.

Por, atë natë të kobshme, 24 vjeçari nuk e dinte që shtëpia e tyre ishte rrethuar nga forcat serbe.

Pasi pa se diçka po lëvizte, Lavdimi shkoi tek kjo pjesë e oborrit.

E papritmas drejt tij, forcat serbe, shtien disa herë, duke e lënë të vdekur në vend.

Por, forcat serbe, nuk u ndalen pasi vranë babë e bir,

Ata vazhduan edhe në drejtim të shtëpisë, dhe sipas Morinës, për pesë minuta, i zbrazen karikatorët e tyre, brenda odes ku po flinin Shkëlzeni 11 vjeçar dhe Fidaimi, 14 vjecar.

E sa me gjakftohtësi u ekzekutuan katër anëtarët e familjes Morina, dy prej tyre të mitur, e dëshmojnë edhe ekzaminimet që iu bënë trupave të tyre pas zhvarrosjes.

Morina thotë se ky rast, nga Eulexi ka kaluar në duart e Prokurorisë Speciale.

Por, këta të fundit, nuk i kanë kthyer një përgjigje televizionit, në lidhje me atë se deri ku kanë shkuar hetimet.

Por, emrat eserbëve që morën pjesë në këto vrasje mizore i kanë në zyrën për të zhdukurit.

Ahmet Grajqevci që është kryetar i Këshillit koordinues për persona të pagjetur, tregon për këtë dokument që e gjeten pasluftë në shtëpinë e shëndetit në Milloshevë.

Këtu me emër e mbiemër, janë të gjithë serbët, që morën pjesë në këto vrasje.
Përveç këtyre,ka 20 vjet, që Grajqevci mbledh edhe dëshmi të tilla për krimet serbe.

E pamjet nga këto ngjarje janë rrënqethëse pasi shumë nga viktimat janë fëmijë.

Ndërsa juristja, Arbëresha Morina, thotë që vetëm ajo qe e posedojnë këtu, është e mjaftueshme për ta paditur shtetin serb për gjenocid.

E derisa kjo të ndodhë, shqiptarët duhet të përpiqen t’i mbulojnë gjurmët e plumbave, ashtu siç beri Zymer Morina pasi nuk donte që ata që mbijetuan të kujtojnë tmerrin e asaj nate.

Rasti i Karabakut dhe paralajmërimi i mbuluar i presidentit serb se Kosova mund të pushtohet sërish nga trupat serbe – Nga JANUSZ BUGAJSKI

Rimarrja e rajonit të Karabakut nga ushtria e Azerbajxhanit prej Armenisë i ka hapur rrugën një stuhie zemërimi dhe ambiciesh në lindjen e Europës.

Në Ballkanin Perëndimor, kjo mund të ripërtërijë aspiratat e qeverisë serbe për të ripushtuar Kosovën, ndërsa në Gjeorgji, Ukrainë dhe Moldavi kjo mund të konsolidojë bindjen se territoret e pushtuara aktualisht nga Rusia, në fund të fundit, do të rifitohen.

Përkundër paralajmërimit të mbuluar të Presidentit serb Aleksander Vuçiç se Kosova mund të pushtohet sërish nga trupat serbe, rasti i Kosovës është më pak i ngjashmi me atë të Karabakut. Në vend që kërcënimet dhe krahasimet e Vuçiç thjesht të hidhen poshtë, deklarata të tilla kanë nevojë për një shqyrtim të kujdesshëm, nëse duam që të kuptohen mësimet (e marra) nga Karabaku.

Si Kosova ashtu edhe Karabaku ishin rajone autonome brenda republikave – përkatësisht Serbisë dhe Azerbajxhanit – që ishin të varura nga struktura më të mëdha shtetërore – Jugosllavia dhe Bashkimi Sovjetik. Kur këto u shpërbënë, u shfaqën dallime të shumta e thelbësore midis dy rajoneve, nëse merret për bazë natyra e luftës dhe përgjigjia ndërkombëtare.

Forcat armene dëbuan ose zhvendosën mbi 800,000 civilë azeri nga Karabaku e rajonet fqinje dhe krijuan aleancë ushtarake me Rusinë për të mbajtur territoret e okupuara. Krejt e kundërta ka ndodhur në Kosovë, ku, gjatë rënies së Jugosllavisë, forcat qeveritare serbe dëbuan ose zhvendosën gati një milion të shumicës shqiptare së popullatës dhe pretenduanqë territori ishte Serbi. Një qeveri që dëbon dhe vret një grup etnik në një rajon të caktuar, në të cilin ata janë shumicë, e dëmton ligjitimitetin e vet për ta kontrolluar atë popull ose territorin e tij.

Po aq e rëndësishme është se një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga NATO ndërhyri në Kosovë për të parandaluar vrasjet e mëtejshme në masëdhe dëbimet dhe i dha fund kontrollit shtypës të Beogradit. Pavarësia dhe shtetësia e Kosovës u njohën nga mbi njëqind vende, përfshirë të gjithë anëtarët e NATO-s, përveç katër (shteteve). Vendi ka krijuar institucione demokratike të monitoruara nga afër prej institucioneve ndërkombëtare dhe po ndërmerr hapat e parë drejt pranimit në BE. Krejt ndyshe me Karabakun qëasnjë vend nuk e pat njohur si shtet të pavarur, madje as Armenia apo Rusia, dhe ku asnjë forcë paqeruajtëse ndërkombëtare nuk u lejua të hynte.

Tre mësimet kryesore që dalin nga lufta e Karabakut mund të zbatohen në mënyrë më të frytshme në territoret e marra prej Moskës nga Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina: status quo janë të përkohshme, paqeruajtësit rusë janë të dëmshëm dhe marrëveshjet për statusin përfundimtar janë thelbësore.

Një status quo nuk zgjat pafundësisht, veçanërisht nëse dy protagonistët insistojnë në zgjidhje diametralisht të kundërta. Termi “konflikt i ngrirë” është një keqinformues. Më saktë, këto janë konflikte të pazgjidhura, negociatat për të cilat bllokohen ose devijohen qëllimisht nga njëra prej palëve dhe ndërmjetësimi ndërkombëtar është i dobët ose sporadik. Negociatat mbi rajonin e Transnistrisë së Moldavisë, Donbasit në Ukrainës, Abkazinë dhe Osetinë e Jugut të Gjeorgjisë, si edhe për Karabakun e Azerbajxhanit nuk u zgjidhën pas luftërave dhe okupimeve fillestare, duke rritur kështu perspektivat për rishpërthim.

Një mësim i dytë themelor është se paqeruajtësit rusë dobësojnë thellësisht shtetin pritës. Ato jo vetëm që pengojnë kontrollin mbi territore nga kryeqyteti i dobësuar, por, gjithashtu, përdoren për të legjitimuar grupimet separatiste, për të krijuar autoritete paralele, për të ndarë institucionet shtetërore, për të ushtruar presion mbi qeverinë qendrore dhe për të bllokuar vendin në përparimin e tij drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Forcat ruse në rajonin e Transnistrisë të Moldavisë janë një shembull i mirëfilltë. Moska ka llogaritur që vendosja e forcave të saj në Karabak do t’i ofrojë një ndikim më të madh në kufizimin e aspiratave perëndimore të Azerbajxhanit, teksa mban dominimin e saj mbi Armeninë.

Një mësim i tretë nga Karabakuështë se territoret e ndara gjatë luftërave kërkojnë legjitimitet ndërkombëtar në lidhje me statusin e tyre përfundimtar, në mënyrë që të garantojnë pavarësinë dhe sigurinë e tyre. Kosova është shembulli më i qartë i një rruge relativisht të shpejtë nga ndarja territoriale në shtetësi gjerësisht të njohur, përtej kundërshtisë së Serbisë. Megjithëse Kremlini është përpjekur të gjenerojë një rezultat të ngjashëm në Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut, vetëm gjashtë vende, përfshirë vetë Rusinë, i kanë njohur ata si të pavarura; ata janë të përjashtuara nga organizatat ndërkombëtare; dhe Gjeorgjia është e vendosur t’i rimarrë. Po ashtu, aneksimi i plotë i gadishullit të Krimesë prej Ukrainës nga Rusia nuk njihet ndërkombëtarisht si legjitim.

Një mësim tjetër në arenën europiane është se angazhimi i vazhdueshëm i BE dhe SHBA ka më shumë të ngjarë të zgjidhë konfliktin dhe të ofrojë siguri të qëndrueshme. Në të kundërt, Kremlini përllogarit qëndërmjetësimi i tij të çojë përpara ambiciet e veta strategjike duke krijuar “shtete të ngrira” që nuk mund të përparojnë drejt institucioneve ndërkombëtare. Megjithëse Azerbajxhani i ka rifituar territoret e tij përmes luftës, ai mund të bëhet më i varur nga Kremlini. Moska mbetet ndërmjetësuesi kryesor midis Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe paqeruajtësit rusë tani do të patrullojnë për një kohë të pacaktuar rajonin e rimarrë të Karabakut.

Tomislav Nikolić, president i Serbisë 2012 – 2017, pasuesi i tij në post Aleksandër Vuçiç me delegacionin e Kosovës në Bruksel

Dita, Albania

KARABAKH LESSONS FOR KOSOVA

Janusz Bugajski

The recapture of the Karabakh region from Armenia by Azerbaijan’s military has unleashed a storm of both outrage and ambition in Europe’s east. In the Western Balkans, it may reignite Serbian government aspirations to reconquer Kosova, while in Georgia, Ukraine, and Moldova it could reinforce convictions that territories currently occupied by Russia will eventually also be regained.

The case of Kosova is the most distinct from Karabakh, despite the veiled warning of Serbian President Aleksander Vucic that it could be re-occupied by Serbian troops. Rather than simply dismissing his threats and comparisons, such assertions need careful scrutiny if the lessons of Karabakh are to be understood.

Both Kosova and Karabakh were autonomous regions within republics – Serbia and Azerbaijan, respectively – that were subordinate to larger state structures – Yugoslavia and the Soviet Union. When the latter disintegrated several crucial distinctions emerged between the two regions based on the nature of the war and the international responses.

Armenian forces expelled or displaced over 800,000 Azeri civilians from Karabakh and neighboring districts and formed a military alliance with Russia to hold the occupied territories. The exact opposite happened in Kosova where during the collapse of Yugoslavia Serbian government forces expelled or displaced nearly one million of the majority Albanian population and claimed the territory for Serbia. A government that expels and murders a national group in a distinct region where they form a majority undercuts its legitimacy to control that population or its territory.

Equally importantly, an international force led by NATO intervened in Kosova to prevent further mass murders and expulsions and terminated Belgrade’s repressive control. Kosova’sindependence and statehood was recognized by over one hundred countries, including all but four NATO members. The country has established democratic institutions closely monitored by international institutions and it is taking the first steps toward EU accession. In stark contrast, no country recognized Karabakh as an independent state, not even Armenia or Russia, and no international peacekeeping force was allowed to enter.

The three main lessons stemming from the Karabakh war can be more fruitfully applied to the territories captured by Moscow from Moldova, Georgia, and Ukraine – status quos are temporary, Russian peacekeepers are damaging, and final status agreements are essential.

A status quo does not last indefinitely, particularly if the two protagonists insist on diametrically opposed solutions. The term “frozen conflict” is a misnomer. More accurately, these are unresolved conflicts where negotiations are deliberately stalled or diverted by one of the parties and international mediation is weak or sporadic. Negotiations over Moldova’s Transnistria region, Ukraine’s Donbas, Georgia’s Abkhazia and South Ossetia, and Azerbaijan’s Karabakh were not resolved after the initial wars and occupations, thus raising the prospects for reigniting.

A second fundamental lesson is that Russian peacekeepers severely weaken the host state. They not only prevent the control of territory by the aggrieved capital but they are also used to legitimize separatist entities, create parallel authorities, divide state institutions, apply pressure on the central government, and disqualify the country from progressing toward EU and NATO membership. Russian forces in the Transnistrian region of Moldova serve as a prime example. Moscow has calculated that emplacing its forces in Karabakh will provide greater leverage in curtailing Azerbaijan’s Western aspirations while maintaining its dominance over Armenia.

A third lesson of Karabakh demonstrates that territories separated during wars require international legitimacy regarding their final status to guarantee their independence and  security. Kosova is the most obvious example of a relatively speedy path from territorial separation to widely recognized statehood despite Serbia’s opposition. Although the Kremlin has tried to engineer a similar outcome in Abkhazia and South Ossetia, only six countries including Russia itself have recognized them as independent, they are excluded from international organizations, and Georgia is determined to reclaim them. Similarly, Russia’s outright annexation of Ukraine’s Crimea peninsula is not internationally recognized as legitimate.

An additional lesson in the European arena is that sustained EU and U.S. engagement is more likely to resolve the conflict and ensure enduring security. In contrast, the Kremlin’s mediation is calculated to advance its strategic ambitions by creating “frozen states” that cannot progress into international institutions. Although Azerbaijan has regained its territories through war, it may become more beholden to the Kremlin. Moscowremains the chief mediator between Armenia and Azerbaijan and Russian peacekeepers will now indefinitely patrol the reclaimed Karabakh region.

Arben Sejdiu hero i luftës dhe i paqes! – Në 10 vjetorin e vrasjes së ish luftëtarit të Koshares-oficerit të Policisë së Kosovës – Nga Florim Zeqa

Familja Sejdiu nga Grabanica, sikurse në të kaluarën e largët, ashtu edhe të afërt, Kosovës i ka dhënë politikan dhe intelektual të kalibrit, biznesmen të suksesshëm, kuadro dhe veprimtar, por edhe ushtarë të guximshëm, siq ishte Arbeni në luftën e fundit çlirimtare kundër pushtuesve serb.

Kush ishte Arben Sejdiu!?

Arben Sejdiu rrjedhë prej një familje të madhe dhe atdhetare, e njohur në trevën e Dukagjinit për traditen e mikëpritjes dhe bujarisë shqiptare.
Arben Sejdiu lindi më 03.03.1970 në fshatin Grabanicë të Klinës. Shkollimin fillor e kreu në sh.f. “Azem Bejta” në Grabanicë, ndërsa shkollimin superior në Akademinë Policore në Vushtrri.
Sikurse për shumë të rinjë të tjerë, lufta çlirimtare kishte prekur thellë në ndjenjat atdhetare të Arbenit, i cili rreshtohet ndër të parët në radhët e ushtrisë çlirimtare përkrah Sali Çekut, Agim Ramadanit, Xhemajl Fetahut,…dhe shumë luftëtarëve të guximshëm.
Kulminacionin e artit luftarak Arbeni e arrinë në Betejën e Koshares në radhët e Brigadës 138 Agim Ramadani, duke u shquar për trimëri dhe heroizëm të paparë.
Kjo dëshmohet në shumë video-inçizime të televizioneve vendore dhe ndërkombëtare, nga vijat e para të frontit të luftës në Kosharen legjendare, ku Arbeni shfaqet si një ushtarak i zoti dhe shumë i guximshëm.
Edhe pas përfundimit të luftës, Arbeni aktivitetin atdhetar e vazhdon nën uniformën e Policisë së Kosovës, për t’i shërbyer shtetit dhe qytetarëve të vendit.
Arben Sejdiu i takon gjeneratës së parë të Policisë së Kosovës, të cilës i shërbeu me devotshmëri, si polic besnik dhe i përkushtuar në rajonin e Dukagjinit, përkatësisht në stacionet policore të Klinës dhe Pejës.

Mbrëmja e kobshme e 22 Nëntorit 2010

E kobshme ishte mbrëmja e së hënës së 22 Nëntorit 2010 për Familjen Sejdiu, kur ekspeditat vrastare sërish zbarkuan në fshatin Grabanicë.
Të fshehur nën errësirën e natës dhe mjegullës së zezë, nga një pusi e ngritur nga afërsia, me armë automatike e qëllojnë për vdekje në shtëpinë e xhaxhait të tij, heroin e luftës, oficierin e policisë Arben Sejdiu .
Ajo që ndodhi me vrasjen e oficierit të policisë Arben Sejdiu në shtëpinë e tij dhe në prezencën e familjarëve është pak më tepër se barbari njerëzore, e pandodhur dhe padëgjuar në këto troje.
Vrasësitt qëlluan aty ku nuk qëllon shqiptari-në shtëpi dhe në familje!
Edhe atëherë kur nuk kemi pasur shtet i kemi respektuar ligjet kanunore, traditat dhe zakonet fisnike të popullit tonë. Madje as për hakmarrje nuk është sulmuar njeriu në shtëpinë e tij dhe prezencën e familjes!
Vrasja e Arbenit ishte rëndë dhe e papërballueshme për familjen, e papritur dhe e befasishme për farefisin e gjërë, për fshatin e tij të lindjes, për Bashkësinë Lokale të Grabanicës, për qytetin e Klinës, për kolegët dhe bashkëluftëtarët e tij anë e kënd Kosovës.
Sikurse në luftë, ashtu edhe në paqe, Arben Sejdiu punoi me zell dhe përkushtim të madhë. Ishte dhe mbetet shëmbull i rrallë sesi luftohet dhe punohet për shtet dhe atdhe, sesi punohet për vendosjen e rendit dhe ligjit në shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës.
Sikurse gjatë luftës në Koshare në përballje me armikun, edhe pas saj, Arbeni me guxim e trimëri e vazhdoi rrugën e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve nga dukuritë negative.

Dhimbje dhe zhgënjim i familjarëve

Edhe përkundër zotimeve të 10 viteve më parë të kolegëve të Arbenit, përkatësisht të Policisë së Kosovës dhe institucioneve tjera kompetente, edhe në këtë përvjetor, po e përkujtojmë oficierin e policisë, djalin e urtë dhe trim të Republikës së Kosovës, Arben Sejdiu me të njëjta lutje dhe kërkesa për zbardhjen e vrasësve të tij!
Moszbardhja dhe mosdënimi i vrasësve të Arbenit është një njollë e zezë për shtetin e Kosovës dhe një amanet i papërmbushur i kolegëve të tij (Policisë së Kosovës).
Që 10 vite vrasësit e Arbenit janë të lirë, ata edhe pse nuk dihen publikisht, jetojnë të lirë në Kosovën e çliruar dhe mbrojtur heroikisht nga Arbeni me shokët e tij.
Vrasësist e tij mund të jetë kudo dhe kahdo, në politikë apo jashtë saj, në pushtet dhe opozitë, në institucione dhe jashtë tyre, por jo aty ku e kanë vendin-prapa grilave!
Kjo e ka shtuar akoma më shumë dhimbjen dhe zhgënjmine e prindërve të Arbenit, të cilët në vitet e para pas vrasjes i mbante gjallë shpresa e zbardhjes së rastit dhe arrestimit të vrasëve, përkatësisht dënimi i tyre nga drejtësia vendore.

Në një shtet ku vritet polici, vritet liria dhe demokracia e atij vendi

Sot kur përkujtohet Arben Sejdiu, mbetet e pajustifikueshme neglizhenca e organeve kompetente të zbulimit të kësaj vrasje qyqare.
Moszbulimi dhe mosdënimi i vrasësve e bën akoma më të dhëmbshme vrasjen makabre të Arben Sejdiut. Ishin tëpër e rënda këto 10 vite për familjen, pa e marrë as informacionin e vetëm se cilat ishin motivet e vrasjes dhe kush ishin dorasit të cilët i morën jetën e më të dashurit të tyre, duke e dëgjuar të njëjtin refren zyrtar “hetimet vazhdojnë”!
Familjarët nuk ju besojnë më premtimeve boshe të zyrtarëve dhe drejtuesve shtetërorë. Janë ngopur edhe më lëvdata dhe fjalime mortore me rastin e përvjetoreve. Ata nuk dëshirojnë më fjalë, lëvdata e vajtime, por veprime konkrete që çojnë në zbardhjen e vrasjes së djalit të tyre.
Familjarët e Arbenit kërkojnë zbardhjen e rastit, jo për hakmarrje, por për ndëshkim të vrasësve nga drejtësia dhe për distancimin e popullit të Kosovës nga vrasësit e bijëve dhe bijave më të mira të saj.
Vrasja e Arbenit do duhej të shërbente si mesazh dhe shëmbull për kolegët e tij, sesi luftohet krimi i organizuar, sesi nuk duhet dorëzuar para krimit çfarëdo që të jetë dhe ngado që të vie ai.

Lavdi e përjetshme për heroin e luftës dhe paqes, oficierin Arben Sejdiu!
Mallkimi i Zotit rëntë mbi dorën e zezë kriminale!

 

Muharrem Fejzo nga sot eshte nje shpirtshpend i bardhe qiellor… Nga Përparim Kabo

U shkeput nga trupi shpirti yt i bardhe…drejt qiellit si nje shpend i bukur…
si nje peisazh ende i paperfunduar ndoshta si nje bocete e nje portreti ne skulptur…
ose si skenari i filmit me titullin…’Ika’..
Muharrem Fejzo artisti i kultures se gjere…
kineast, muzikant, piktor grimi…piktor, skulptor, eseist…
njeri i fjales se lire…krijues i veprave te bukura me sharm…
sepse ai i tille ishte nje burre sharmant…
nga sot eshte nje shpirtshpend i bardhe qiellor…
Eh more mik nuk u takuam dot edhe nje here…
Komunikonim shpesh edhe fal komenteve ne fb por me shume ne inbox….
Ato biseda jane pasuria qe me le…por edhe arti yt.
Si te thoja shpesh…
Xhirimet te filmi tend ‘Shperthimi’ jane hollivudiane…
ka gjendje ka loje ka jete ritem vertetesi…
po ashtu te filmi Binaret qe ta cunguan…ka jete…
Ali Morina dhe djemte…nje fabul aq e bukur..
Muharrem Fejzo…ike…i realizuar…ike ne nje moshe te thelle por jo i plakur.
I fresket ne mendje ne shpirt ne humor…ne krijim..ne driten e bukur te syve…
Te falenderoj nga zemra per gjithçka…
Sot ajri i atdheut vizaton portretin tend dhe kendon me nje ze te bute e te ngrohte requiem…
Na mori malli qe ne kete çast…do me mungosh
Pkabo 21 nentor 2020

Për 10 muaj 24 vetëvrasje në Kosovë, neuropsikiatri i njohur: Si ka ndikuar pandemia e COVID-19

Nga muaji janar deri në tetor të këtij vitit sipas të dhënave të Policisë së Kosovës janë shënuar 24 vetëvrasje, kurse 83 persona kanë tentuar të bëjnë një akt të tillë.

Përderisa Policia ka bërë të ditur se vitin e kaluar 122 persona kishin tatuar vetëvrasjen, ndërsa 25 kishin bërë vetëvrasje. Lidhur me këtë çështje neuropsikiatri Sami Rexhepi, në një intervistë për Ekonomia Online ka paralajmëruar rritje të numrit të vetëvrasjeve edhe si shkak i pandemisë. “Mirëpo çka pas pandemisë? Kur të fillon me u qetësuar pandemia, ne do t’i shohim problemet të cilat pandemia na i ka shkaktuar në aspektin e shëndetit mendor. Duhet thjeshtë të përgatitemi për një valë mjaftë të madhe të problemeve të personave me probleme sa i përket shëndetit mendor. Edhe për shkak të natyrës, zgjatjes së pandemisë pres me pas edhe çrregullime pas stresit traumatik të cilat marrin një karakter kronik më vonë e që do të manifestohet një kohë shumë më të gjatë”.

“Mundet me u rrit edhe numri i vetëvrasjeve, realisht mundet me u prit për shkak se përveç rrezikut të ekzistencës biologjike, izolimi, humbja e vendeve të punës kur të kalon pandemia dhe e shohim se një numër i madh i prindërve kanë humbur vendet e punës. Nuk munden me ofruar atë çka kërkohet prej tyre si prind, nuk shohin një perspektivë për të ardhmen. Jo vetëm punëtorët që kanë humbur vendet e punës por ka edhe shumë persona që kanë humbur bizneset ku kanë pasur investime një kohë më të gjatë. Krejt këto do të manifestohen me probleme në shëndetin mendor e që nuk është e papritur me u rrit edhe numri i vetëvrasjeve”.

Po ashtu Rexhepi ka thënë se gjatë kësaj kohe problemet më të shfaqura të shëndetit mendor kanë qenë ankthi, frika dhe forma të ndryshme të depresionit.

“Kohëve të fundit është rritur numri i personave që kanë ankth, që manifestojnë shenja të ankthit. Për çudi në fillim deri në qershor nuk kemi pasur shumë raste të riacarimit të pacientëve klinik. Kjo qendër i mbikëqyrë mbi 1800 klientë që kemi kartela për të gjithë ata. Nuk ka pasur shumë riacarime, tash në këtë kohë është numri më i madh i riacarimeve, po flas për pacientët klinik psikiatrik ndërsa për shkak të mënyrës së funksionimit të klinikës së psikiatrisë dhe shpesh herë kufizimeve të cilat janë shtruar para klinikës kemi pasur edhe raste ambulantore, që janë raste që po manifestojnë më shumë ankthin, frikën, çrregullime obsesivokompulsive edhe formave të ndryshme të depresionit”. Aktualisht sipas Rexhepit shoqëria kosovare është në një stres kumulativ për shkak se Coronavirsi është marrë si kërcënim i drejtpërdrejt për jetë, raporton EO.

“Vetë mbyllja ka ndikuar në një masë të madhe edhe izolimi. Njerëzit duke u frikësuar shumë dhe duke e parë potencialisht secilin person tjetër si rrezik për infektim atëherë janë izoluar dhe më tepër. Nuk është numri shumë i madh fatmirësisht për shkak të forcave kohezive që janë në shoqërinë tonë, familjen tonë dhe shumë rrallë vjen deri tek ajo që vjen dikush me u ndjerë se është plotësisht i vetmuar dhe i pashpresë”.

“Nuk është një dallim i madh i numrit të vetëvrasjeve vitin e kaluar dhe sivjet që më thënë se është pasojë e Covid-it por jemi në një fazë të stresit akut. Në fakt kemi të bëjmë me një stres kumulativ i cili ka filluar prej janarit, por posaçërisht prej marsit deri më tash. I tërë organizmi është i mobilizuar për të bërë një luftë për ekzistencë biologjike për shkak se është marrë si kërcënim i drejtpërdrejt për jetë. Kështu që në atë mobilizim edhe funksionimi ynë emocional është më i mirë”, ka potencuar ai.

Twitter, Facebook përgatiten për tranzicionin e llogarive të Shtëpisë së Bardhë

Kompania Twitter tha se do t’ia transferojë më 20 janar administratës së zotit Biden kontrollin e llogarisë së përdorur nga Presidenti Trump me emrin @POTUS.

Kjo është llogaria zyrtare e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe është e ndarë nga ajo e njohur me emrin @realDonaldTrump që Presidenti Trump përdor për të postuar në Twitter.

Kompania tha të shtunën se “po përgatitet aktivisht të mbështesë kalimin e llogarive institucionale Twitter të Shtëpisë së Bardhë më 20 janar, 2021.”

“Ashtu siç vepruam për tranzicionin presidencial në vitin 2017, ky proces po bëhet në konsultim të ngushtë me Arkivat dhe Regjistrat Kombëtarë,” tha kompania të shtunën.

Twitter gjithashtu do të bëjë kalimin e llogarive të tjera të Shtëpisë së Bardhë në ditën e inaugurimit.

Kompania do të takohet me zyrtarët e ekipit të tranzicionit të zotit Biden dhe të Nënpresidentes së zgjedhur Kamala Harris për të diskutuar mbi hollësitë e përdorimit të këtij rrjeti social nga administrata e re.

Nga ana e saj, kompania Facebook tha: “Në vitin 2017, ne punuam me administratën Obama dhe administratën e re Trump për të garantuar një tranzicion pa probleme të llogarive të tyre në Facebook dhe Instagram më 20 janar dhe presim të bëjmë të njëjtën gjë edhe kësaj here.”

zëri i amerikës

NJË RADIOGRAFI E BANESAVE TË PRONARËVE Një nga fjalimet brilante të SOKOL OLLDASHIT në Parlamentin e Shqipërisë

Si ministër i kësaj mazhorance, si anëtar i këtij kabineti, si sendërtues, materializues i një akti, në konceptin tonë madhor, të vendosjes së drejtësisë në vend, dua të them që në fillim dy gjëra.

Së pari, ndjehem krenar që e kemi sjellë këtë akt sot këtu, ndjehem krenar, sepse zgjidhim një padrejtësi 68-vjeçare, duke zgjidhur në të njëjtën kohë edhe problemet e atyre që kanë hyrë në shtëpitë e pronarëve të ligjshëm dhe prej 68 vjetësh i zotërojnë këto shtëpi.

Kemi sjellë një zgjidhje që është përfundimtare. Nuk është një zgjidhje që e sollëm befas! Kemi që në vitin 2006 që po punojmë për këtë zgjidhje. Kemi marrë nga njësitë e qeverisjes vendore, nga bashkitë e vendit, shumë prej tyre të drejtuara nga socialistë, listat e të gjithë qiramarrësve në shtëpitë e pronarëve; kemi filluar të përpunojmë kuadrin ligjor dhe administrativ; kemi filluar që nga viti 2009 të vëmë në dispozicion të qiraxhinjve kredi me interes zero, si instrument nga i cili mund të përfitojnë, të strehohen në atë që nesër do të jetë pronë e tyre, dhe jo pronë e tjetërkujt. Për të zgjidhur kështu problemin e atyre që kanë që nga viti 1944, që presin t’u lirohet shtëpia, por edhe problemin e atyre që aktualisht banojnë në këto shtëpi.

Kemi sjellë një zgjidhje të ligjshme, në asnjë pikë në konflikt me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të kohës, ka qenë në konflikt flagrant interesi, i kredituar nga qeveria socialiste, si banor në shtëpi ish-pronari. Megjthatë, kemi respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ky akt nuk konfliktohet në asnjë rrethanë me të. Kemi respektuar dy parime bazë kushtetuese. Parimin e të drejtës së pronës, një parim bazik për të gjitha kushtetutat e vendeve demokratike të planetit dhe parimin e sigurisë juridike.

U kemi garantuar qeraxhinjve sigurinë. U kemi vënë në dispozicion kredi me interes zero, ndërkohë që të gjithë qytetarët e thjeshtë të vendit, janë të detyruar që t’i adresohen bankave me një interes që varion nga 10 deri në 12 përqind. Dhe, po të bëni një kalkulim, është një vlerë monetare që e tejkalon vlerën e apartamentit që do të blejnë, të cilën shteti ua fal. Ua fal dhe u jep mundësinë që të bëhen pronarë të shtëpive të tyre dhe jo shtëpive të tjetërkujt.

Kemi marrë një masë që shkon në favor të shtetit shqiptar, jo të qeverisë shqiptare. Vetëm tre vendime të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, për çështjet e shtëpive të zëna të pronarëve të ligjshëm, konkretisht rastet Beshiri, Treska dhe Vrioni, shteti shqiptar është dënuar përkatësisht me 450, 74 dhe 126 mijë euro. Në tre raste, shteti shqiptar është penalizuar nga Gjykata Europiane në një vlerë prej 650 mijë euro. Projektojini tre rastet në tre mijë, sa është vlera. Sa është kosto që shoqëria shqiptare duhet të paguajë për të mbajtur në shtëpitë e pronarëve të ligjshëm, “nomenklaturën” e dikurshme të regjimit komunist?!

Sa është kosto, që çdo qytetar shqiptar duhet të paguajë për të mbajtur në shtëpitë e pronarëve, biznesmenët e Partisë Socialiste.

Do t’ju jap raste:

Agron Papuli, biznesmen, pronar i ish-stabilimentit “Mihal Duri”, pronar fshatrash turistikë, me investime në të katër anët e Shqipërisë, mban shtëpinë e pronarit dhe ju keni guximin dhe vini dhe thoni që ky është hallexhi!!!

Spartak Melcka, biznesmen, me fshatra turistikë dhe hotele, ka shtëpi pronari, dhe ju keni guximin dhe thoni që ky është një “ditëzi” që nuk ka mundësi të strehohet dhe t’i lirojë shtëpinë të zotit!!!

Dikush nga ju foli për njerzillëkun. Do t’ju tregoj diçka. Ka qenë një biznesmen në Durrës që quhej Aristidh Leka. E groposën deri në fyt dhe, pasi i kishin marrë gjithçka, i morën edhe unazën e martesës. Në pallatin e Aristidh Lekës sot jeton Adriatik Muka, ish-kryetar dege, Basri Bedini, funksionar i lartë i Ministrisë së Brendshme, familja e Lilo Zenelit një ndër shefat e Ministrisë së Brendshme dhe xhelatët e diktaturës, Qemal Klosi, (as Fatos Klosi nuk paska mundësi ta strehojë babain), Beshir Laçi, Kryetar Komiteti, Shemsi Spaho, zëvendës/kryetar dege, Shefki Hoxha, Sekretar Komiteti partie.

Në shtëpinë e Erebarëve në Tiranë, Gëzim Erebara vdiq pa e marrë dot shtëpinë e tij, jeton familja e Bato Karafilit, njëri nga monstrat e Sigurimit të Shtetit.

Në shtëpinë e familjes Krroqi, jeton biznesmeni Sokol Muço Saliu dhe Muço Saliu, për ata që s’e kanë njohur, ka qenë një nga kryekriminelët e Sigurimit të Shtetit. I vdiq në duar gjatë torturave Ali Begeja. E hodhi kufomën nga dritarja e birucave dhe tha që u vetëvra. I biri është biznesmen, jeton prej 15 vjetësh në Suedi dhe familja e Gjon Krroqit nuk e gëzon dot shtëpinë e tij, sepse i biri i Muço Saliut i ka vënë drynin dhe ka ikur prej 15 vjetësh. Dhe ju keni guximin dhe thoni që të lirosh shpinë e Gjon Krroqit nuk është njerëzore?!?!

E veja e Gjylani Shehut, jeton prej 15 vjetësh në Kanada, por prej 15 vjetësh mban të mbyllur pronën e Xhaferr Vilës, i cili nuk e gëzon dot shtëpinë e tij, megjithëse qiraxhiu është në Kanada.

Në rrugën “Fortuzi”, në pronën e familjes Kondi apo Hatibi, që në 40 vjet mori emrin “Pallati i Gjeneralëve”, një e vetmuar me emrin Hariklla Korini, mban katër dhoma të mbyllura. Po aty, Xhuxhi Bitraj, person i vetëm mban 150 metër katrorë dhe pronari nuk guxon të hyjë dot atje. Dhe ju thoni që kjo është drejtësi sociale?!?! Një individ i vetëm mund të mbajë 160m/2 pronë të tjetër kujt, ndërkohë që nuk di nëse shumica juaj e ka apo jo kaq sipërfaqe banimi.

E njëjta gjë me Agim Kapaj, jeton në Itali prej 15 vjetësh, mban shtëpinë mbyllur. Idajet Elmazi, katër dhoma një ish-oficer Sigurimi i vetëm.

E njëjta gjë në Durrës me pronën e Llambi Martos. Djali i ish-shefit të Policisë së Durrësit, Rexhep Kajosha mban 6 dhoma një njeri i vetëm dhe pronarët e ligjshëm duhet të presin pafundësisht??!

Dhe ju, në vend që të mbështesni nismën, nxisni në fakt protestat e gjoja shoqatës së qeraxhinjve. Po kë nxorrët në protestë?!

Familjen e Luan Babametos, ish-ministër; familjen e Rrahman Hankut, ish-ministër; familjen e Petro Dodes, ish-kryetar i Planit të Shtetit, familjen e Prokop Murrës, ish-ministër, familjen e Skënder Kosovës, hierark i Sigurimit, familjen e Sotir Koçollarit; të Bashkimeve Profesionale, familjen e Kristo Themelkos, familjen e Koço Priftit, kryetar i Gjykatës kundër kriminelëve të luftës, ish-pronarëve, familjen e Aleks Verlit, ish-ministër; familjen e Pilo Peristerit, anëtar i Byrosë Politike; familjen e Sul Bahollit, Sekretar i Parë dhe ministër; familjen e Vasil Nathanailit, ish-ministër, që rri në shtëpinë e Jorgo Kllapit, ndërkohë që ky i fundit detyrohet të rri në Korçë. Ka vilën në mes të Tiranës, ku banon një ish-ministër i Enver Hoxhës dhe nuk jeton dot këtu, jeton në magazina, në Korçë.

-Kush është drejtësia sociale, kush është paqja sociale që kërkoni ju?

Bëmë një verifikim: nga 251 shtëpi që verifikuam, 93 prej tyre janë të kyçura. Nuk jeton askush. Thjesht i mbajnë mbyllur! Dhe ju çfarë bëni?! Ju nxirrni dy përfaqësues të pushtetit vendor që dalin dhe i thonë pronarëve të ligjshëm të këtij vendi, faljani shtëpitë, pronën tuaj, qiraxhinjve. T’ju bëj një pyetje shumë të thjeshtë. Ky kryetari i Bashkisë së Durrësit, i cili ka ndërtuar 15 pallate në atë qytet, a i ka falur një apartament të vetëm dikujt? Atëherë ky njeri që ka ndërtuar 15 pallate me çfarë morali qytetar i drejtohet pronarëve dhe i thotë, faljani shtëpitë tuaja, faljani shtëpitë atyre që ju groposën nëpër bodrume!

Mos hajdeni këtu të thoni broçkulla për gjoja strategjinë socialiste të pronave se nuk gënjeni dot njeri. Mos hajdeni këtu e të bëni sikur u këputet shpirti për pronarët, se nuk gënjeni dot askënd syresh.

Ju jeni klasorë dhe jeni vetëm në vijim të asaj që kryetari juaj ka shpallur publikisht.

Sepse ka dy momente publike që nuk i fshihni dot. Deklaratën e zotit Rama, i cili i pyetur në 2007 nga Agim Toro, kryetari i Shoqatës së Pronarëve, për strategjinë që do të ndiqte, iu përgjigj: “t’i qërrohu te partia jote”.

Së dyti, deklaratën që zoti Rama bëri gjatë intervistës me gazetaren Mimoza Picari në vitin 2009, “Pronat nuk janë prioriteti ynë”.

Ky është qëndrimi që keni ju dhe është ky qëndrim kryekëput klasor.

Na akuzoni për cinizëm. Nuk po themi në asnjë rast që këta qeraxhinj të dalin rrugëve. Ju urojmë pleqëri të mbarë të gjithë atyre që janë të moshuar. Por, ama duhet të vendosim drejtësinë në vend. Po u japim mundësi të blejnë shtëpitë e tyre dhe shteti do t’u subvencionojë kredinë. Një mundësi që nuk e kanë pasur kurrë, një mundësi që nuk ua dhatë ju që i konsideroni fletë votimi të kuqe. Po u japim mundësi të blejnë shtëpi, të kenë pronën e tyre dhe të lirojnë pronën e tjetrit. Ky nuk është cinizëm, por është përgjegjësi qeverisëse ndaj një kontigjenti të popullsisë.

Ne nuk mund t’u themi qeraxhinjve “rrini sa të doni në shtëpitë e pronarëve” dhe pronarëve t’u themi “vdisni në bodrume, duke parë pronat tuaja me dylbi”.

Ju po vazhdoni të kërkoni luftën e klasave. Ndërkohë, ne po kthejmë në këtë vend paqen sociale, paqen sociale mes dy grupimeve që janë shumë të pabarabartë.

Nuk mund të vijë paqja mes dy grupimeve si status quo, ku njeri të jetojë dhe të vdesë në bodrum dhe tjetri të gëzojë pafundësisht një pronë që nuk i përket.

Paqja sociale vjen kur secili merr atë që i takon. Kur qeraxhinjtë marrin mundësinë për strehim dhe kur pronarët marrin pronën e tyre.

Dhe unë i garantoj se pronarët do ta marrin pronën e tyre. Nuk do të ketë asnjë instrument që t’i bllokojë. Nga data 1 nëntor, Enti Kombëtar i Banesave do të verë në veprim të gjithë mekanizmat dhe instrumentat për zbatimin e aktit.
Pronarët të marrin atë që e kanë të tyren, që e kanë paguar me gjakun e familjarëve të vdekur nëpër tortura e nëpër burgje. Ndërsa qeraxhinjtë, ata që kanë vërtet nevojë për ndihmë, do të marrin kredinë e subvencionuar nga shteti.
Secili do të shkojë në shtëpinë e tij, por në shtëpinë e tij dhe jo në shtëpinë e tjetrit. Kjo është paqe sociale, kjo është drejtësi.

NËNA E OLLDASHIT – JU RRËFEJ BETIMIN E SOKOLIT

Gazetarja Kozeta Mamaqi, e internuar në vitet 1974-1989

 

Kjo intervistë është dhënë para se të ndodhte tragjedia

Kur udhëtoja me fëmijët për në Selenicë, ku na kishin internuar, im bir Sokoli ishte betuar me vete: “Një ditë do të vij ndryshe nëpër këtë rrugë”. Dhe ashtu ndodhi. Sot ai është “Qytetar nderi i Selenicës. Nëna e Sokol Olldashit në një rrëfim të jashtëzakonshëm vite më parë ka treguar jetën e saj në ish-Bllok, deri tek internimi i familjes në Selenicë.

A jeni e lumtur, Kozetë?

Nuk besoj te lumturia, madje në librin paraardhës me titullin “Orë”, një parathënie që e ka bërë Gjergj Vlashi, i cili është  një nga intelektualët më të mençur dhe më të ditur, që ka qenë dhe udhëheqësi im në atë libër. Mbas një heshtje shumë të gjatë  kontaktova me Gjergjin dhe i kërkova të më bënte një parathënie dhe midis të tjerave ai shkroi: “Sot Kozeta është një gjyshe e lumtur”. Jam nisur nga Tirana, kam shkuar në Durrës vetëm për ta hequr këtë fjalë, sepse unë vërtet nuk besoj në lumturinë e përhershme, por besoj në çaste të lumtura, prandaj dhe atëherë jam ndier për një çast e lumtur.

Cila është fëmijëria e Kozetës?

Kam lindur në Kukës. Dhe kur më pyesin prej nga je, unë përgjigjem se jam maloke prej Kukësi. Për faktin që kam lindur atje dhe kam marr ajër të pastër. Kam lindur atje sepse prindërit e mi kanë qenë në luftë dhe fill mbas lufte ata u martuan. Ata u caktuan me punë në Kukës. Në atë kohë Kukësi me Prizrenin nuk kanë pasur kufi, po shkonin e vinin si një qytet në tjetrin, bëheshin pazare, bëheshin qoka. Më kujtohet, kur mamaja më ka thënë se kur kam lindur unë, ne prisnim miq nga Kosova. Njëri nga këta që ka qenë mik me babanë, ka qenë Fadil Hoxha. Figurë shumë e rëndësishme historike e Kosovës. Mamaja me thoshte se jam rritur në një lloj shilarësi, që varej në trarët…Babai dhe nëna kanë marrë pjesë në martesën e Fadil Hoxhës në Prizren. Fillesat janë atje, dhe unë për mall, kur kam qenë 15 vjeç përpara se sa të mbytej Kukësi i vjetër, kam vajtur dhe kam bërë një fotografi në shkallët e shtëpisë, ku pata lindur. Më mbrapa, prapë kam vajtur dhe me Elvira Mujën te shtëpia e Agim Spahiut. Atje takova mamanë e Agimit, sepse dhe ata kanë pasur shumë miqësi me prindërit e mi.. Dua ti risjell kujtimet e asaj kohe. Pastaj kemi ardhur në Tiranë, ku unë kam bërë çerdhen, kam bërë kopshtin te pazari i ri, ngjitur më xhaminë, më dukej sikur ishte kopshti më i bukur në botë. Ka pasur pak lodra, një oborr i vogël, ku ne argëtoheshim madje nga që ishim trazovaçë, kur faleshin njerëzit në xhami, ne u ngatërronim këpucët. Pra goxha kujtime të bukura. Kujtoj atë gjumin që nuk doja ta bëja kurrë në drekë. Por kam dhe një kujtim shumë të hidhur nga ajo kohë, sepse një ditë, duke ardhur në kopsht, tamam para ndërtesës së tij, kam parë një njeri të varur në litar. Me siguri kanë qenë ato represionet e diktaturës. Më vonë kam parë dhe dy të varur të tjerë para kinema “17 Nëntorit” . Unë i kam të fiksuar si një llahtarë, si një traumë të asaj moshe. Kurse pjesa tjetër ka qenë një jetë e shkujdesur; luanim luftash, luanim me topa lecke… Mbas Tiranës, pastaj ne kemi shkuar në Gjirokastër, ku kam bërë klasën e gjashtë, të shtatën dhe vitin e parë të gjimnazit me famë “Hasim Zeneli” , ku kanë studiuar dhe Dritro Agolli, Ismail Kadare dhe shumë shkrimtarë me emër.

Çfarë kujtimesh ruani nga Gjirokastra?

Mbaj mend që Jorgo Bulo ishte drejtor i shtëpisë së pionierit. Do të bëhej një koncert dhe më dha të mësoja “Poema e nënës ” të Kadaresë. Më kujtohet që kam punuar aq shumë që ta sillja në skenë bukur atë poemë dhe më dukej vetja si artiste, se aq shumë punova. Kjo ka qenë në klasën e shtatë dhe po në këtë klasë, më kujtohet që kam bërë një poezi për Hrushovin. Pritej të vinte Hrushovi fatkeqësisht nuk erdhi ai, po Malinovski kemi dalë dhe e kemi pritur në qafën e Muzinës, se do të vinte nga krahu i Sarandës. Mbaj mend përcjelljen e eshtrave që erdhën atje, të Çajupit. Ku u bë një ceremoni përkujtimore. Në klasën e shtatë kemi pasur një mësues letërsie, që na e shpjegonte mësimin kur fliste për poezinë e Çajupit, kur fliste për shqiptarizmin ai qante nga emocionet dhe e tmerrshmja ishte se këtij profesori i vunë prangat. Dhe unë e kam parë profesorin me pranga, kur doli në gjyq. Më pas u kthyem përsëri në Tiranë. Këtu unë bëra tre vitet e gjimnazit te “Petro Nini Luarasi” . Ka qenë një shkollë më e mira atëherë, një shkollë e gjallë me shumë veprimtari me shumë sport. Bënim mbrëmje vallëzimi te palestra e shkollës, në atë kohë dëgjohej dhe muzika e huaj, fshehurazi, po dëgjohej.Si e keni ndjerë autoritetin e babait në jetën tuaj, pasi ai ka qenë në poste shumë të larta shtetërore dhe partie. Si e keni ndjerë respektin e të tjerëve për hir të babait dhe si e keni përjetuar atë?Të them të drejtën unë kam pasur raporte shumë të mira me babanë. Kam pasur marrëdhënie shoku, jo autoritarizmi. Kisha respekt, kur dilte babai i mbaja pallton ose kur vinte, e puthja dhe kisha… diskutoja gjithçka me të. Gjërat e rëndësishme i diskutoja me babanë, sepse kam besuar se do më jepte këshillën më të mirë.

A ju ka ndodhur që ju të dalloheshit vetëm për emrin e babait?

Po, i kam dhënë dhe njëherë lule Mehmet Shehut në tribunën në festën së 1 Majit. Kam qenë unë dhe Mira Shuteriqi. Ajo ia ka dhënë lulet Enverit, unë Mehmetit. Kam qenë caktuar, se dhe fëmijët duhej të ishin të besuar. Si pioniere më caktuan të shkoja në Gjermani dhe më hoqën, sepse isha bija e tij. Për arsye sigurie, sepse kush e di se çmund të më ndodhte. Kurse për raste të tjera nuk është se më dukej vetja e dalluar. Mbasi mbarova maturën në Tiranë, kisha dëshirë të bëhesha mjeke. Babai ishte kryeredaktor i “Zërit të Popullit” , atëherë viheshin tre preferenca. Ministër i Arsimit Thoma Deliana, shok i babait, me të cilin kemi pasur njohje familjare dhe, ndonëse unë kisha dëshirë të bëhesha kirurge, babait i pëlqente gazetaria, se dhe vetë shkruante. Dhe unë meqë e kam dashur shumë babanë tim, nuk ia prisha qefin dhe shkrova atë të parën. Fillova gjuhë-letërsinë dhe në vit të tretë dhe të katërt u hodha në gazetari. Mbas studimeve, praktikën e bëra te “Zëri i Rinisë”.  Vath Koreshi, Emine Prençi këta kanë qenë më të dashurit e mi që më afruan. Doja ti ndiqja, të merrja këshilla prej tyre. Kam shkruar për një dentiste të re, për të cilën më thanë se ishte shumë e mirë me mësime dhe unë shkova e takova këtë dentisten dhe për të botova një portret. Në atë periudhë babai kishte ikur nga gazeta dhe kish shkuar sekretar i parë në Durrës, kur unë isha në vitin e fundit të fakultetit, ai u rikthye në gazetën “Zëri i Popullit” . Mbasi bëra praktikën u emërova në RTSH, por nuk fillova fare, se ndërkohë isha fejuar dhe njerëzit e të fejuarit tim nuk donin që unë të punoja në Tiranë, për shkak të mentalitetit. E detyruar kam punuar gazetare në Durrës.

Kur ka ndodhur “rënia” për babain tuaj?

Sikur të ishte Durrësi stacioni i fundit i babait tim nuk kishte për ti ndodhur kjo, por ka qenë Tirana. Në atë kohë, ku u praktikua, që disa anëtarë të byrosë politike të shkonin nëpër rrethe si sekretar të parë. Në Durrës erdhi Rita Marko, kurse në Tiranë u bë sekretar i parë Manush Myftiu. Babai im ishte sekretar i dytë i Tiranës atëherë kur ndodhën këto gjëra. Kishte propagandën, ishte njeri shumë i hapur. Mua shumë njerëz që më kanë takuar, më kanë treguar historia të ndryshme për të, për mirësjelljen e tij, për dëshirën për ti ndihmuar. Madje unë do të tregoj një rast me Bilal Xhaferrin. Kjo ka ndodhur kur babai im punonte si ndihmës i Ramiz Alisë në Komitetin Qendror. Dua ta sjell këtë si paralelizëm, për të treguar se si ky rast që më ka treguar babai, më kanë treguar dhe shumë njerëz, që kanë pasur kontakte me babanë, dikush më ka thënë se ai më ka dhënë shtëpi, dikush më ka thënë se më ka rregulluar në punë, domethënë më kanë folur mirë për babain. Unë mbaj mend që kishte vajtur në takim të babai im Bilal Xhaferri dhe i kishte çuar një dorëshkrim për Skënderbeun. I kishte treguar dhe diçka dhe nga jeta e tij. Dhe atë ditë babai im vjen në shtëpi jashtëzakonisht i emocionuar. Nuk e kisha parë ndonjëherë se ai nuk i sillte gjërat e punës në shtëpi, po dukej se kaq shumë e kishte tronditur personaliteti i Bilal Xhaferrit saqë erdhi dhe ma tha këtë: “Më ka ardhur sot një që punon në shtrim rrugësh, quhet Bilal Xhaferri, më ka sjell një dorëshkrim për Skënderbeun. Nuk kam lexuar libër më të bukur dhe më të plotë për Skënderbeun se sa ky. Dhe titanizmi i tij në kuptimin e vullnetit ishte i tillë që ai punonte 24 orë, merrte dy ditë pushim si merreshin dhe shkonte kudo për të mbledhur materiale për Skënderbeun dhe i kishte mbledhur si mozaik gjithandej këto dhe i kishte sjellë këto si roman. Më tha diçka tjetër se kur erdhi në zyrë i kishte thonjtë e mëdhenj dhe sterrë të zinj nga puna, nga sera që nuk i pastroheshin” .  Ndjeva një brengë të thellë të babait tim, që ndofta ka dashur ta ndihmojë këtë njeri dhe ska mundur dot ta ndihmojë dot atë. Pra e kam përjetuar brengën e tij. Dhe kur ishte sekretar i propagandës, tek ai dyndnin njerëzit në pritje, ndërsa zyra tjetër ishte bosh njëherë, ai tjetri e kishte pyetur si gjithë këta njerëz vijnë gjithmonë te ti dhe jo te unë. Që në momentin kur nuk e ke ti këtë simpati te njerëzit, këtu kanë filluar goditjet për të. Kur u punua plenumi i katërt i kulturës në 72-in pikërisht atëherë erdhi babai im, këtu si sekretar i dytë i Tiranës dhe punoi në gjithë organizatat bazë Plenumin e Katërt për të përcjellë frymën armiqësore të saj dhe, shpërblimi?  U bë viktimë. Jo vetëm që u bë viktimë, por ishte njëri që gjoja e morën për miqësi me Beqir Ballukun. Nuk rezultoi se nuk kishte fakte, argumente, sepse ai nuk kishte lidhje më ushtrinë dhe e kanë futur po të grupi i kulturës, pra kjo është për të qarë dhe për të qeshur, se i ngjan një tragjedi-komedie. E bukura ishte se ai tentoi disa herë që të takohej me Enver Hoxhën për të diskutuar çështje të tipit, nga vjen kjo, por dyert për të u mbyllën. Me e tmerrshmja ka qenë se bënë një lojë më të dhe me ministrin e Jashtëm të asaj kohe. Ndërkohë që po goditeshin, dërgojnë një ftesë për 29 Nëntorin për në tribunë, ku do bëhej parada e madhe. Ndërkohë që vjen ftesa, kur ai ishte i mbyllur në shtëpi, dhe ne u gëzuam: “Mbase paska qenë një gabim!” . Në momentin kur afrohet afër tribunës i thonë së ti nuk je për këtu, kthehu në shtëpi. Kjo ishte ajo ngjarje, ku ai mori fund. U kthye në shtëpi, derisa u bë Plenumi i Dhjetorit dhe mori goditjen përfundimtare, ku e hoqën nga të gjitha funksionet nga të gjitha detyrat.

Pastaj ç’ndodhi me jetën e Kozeta Mamaqit?

Atëherë ndodhi si me gjithë të tjerët, ndarja nga familja, pastaj gjashtë gjyqe për fëmijët, dy gjyqet e Tiranës fëmijët mi dhanë mua, dy gjyqet e Vlorës ia dhanë ish-bashkëshortit. Ndërkohë ishim internuar në Selenicë të Vlorës. Ishte gjyq civil me prokuror  ushtarak, që kur e mendon është një absurditet. Atë serën që kishte pasur Bilal Xhaferri ndër thonj, unë po e shikoja në Selenicë të Vlorës. Kur më çuan në Selenicë, nuk e dija se ku po shkoja, më hipën në kamion djalin e vogël, Sokolin, e kisha më temperaturë 39. (I kisha të dy djemtë me vete atëherë). Iu luta atyre të sigurimit të na mbanin aty përpara, se djali kishte temperaturë.  Nuk mund ta mbaja në kamionin e hapur sepse frynte era. Djalin e madh e kisha pranë, një polic me automatik ishte para meje, ishim ulur nëpër dengje. Na  shëtitën nëpër Tiranë që të na shikonte i gjithë qyteti si armiq të të gjithëve dhe pastaj vetëm kur ikëm nga Tirana, të mos merrnim vesh ne se ku po shkonim, i vunë një mushama dhe e mbuluan të gjithë karrocerinë e kamionit. Familjen prindërore e kishin çuar më përpara në Burrel. Shumë lajme u hapën, sikur ishte hedhur babai nga ura, sikur i kish ndodh kjo, sikur i kish ndodh ajo. Në 13 tetor të 75-ës babanë e kanë arrestuar dhe në 16 tetor të po këtij viti dhe mua më çojnë atje, ku ishin prindërit e mi, në Selenicë të Vlorës. Atë ditë kur kam shkuar në këtë vend pashë vëllanë tim, kur erdhi nga miniera unë nuk e njoha, sepse nuk kishin kushte për tu larë në atë sektor. Kur ka ardhur ishte komplet i zi dhe vetëm sytë i dukeshin.

Si kanë ndikuar të gjitha këto në formimin tënd, në personalitetin tënd, në shpirtin dhe në ndjenjat e tua?

Kur shkova atje kërkova të drejtën e diplomës se kujtova se këtë të drejtë nuk ma ka marrë njeri me gjyq, etj, siç kujton njeriu naiv që akoma nuk e ka vuajtur mbi kurriz luftën e klasës, se pastaj u bëra eksperte. Por fillimisht mendova se do më lenë të jem mësuese qoftë në kopsht. Prita të mos merrja përgjigje, nuk e mora përgjigjen dhe fillova punë në fermë. Kam shkuar në fermë me një palë këpucë lëkurë që ishin me lesh brenda që me ngelën që në ditën e parë në llucë. Nuk e dija si punohej në fermë. Atje pastaj kuptova shumë gjëra në lidhje me punën, pastaj u mësova me çizme dhe jo të reja, por ato që linte vëllai, i vinim pulla të mbanin sa të mbanin pulla dhe pastaj  i lidhnim këmbët me plastmasë, që të mos hynte lagështia, por prapë kur hynim në punë, këmbët e mia dhe të motrës bëheshin fishka-fishka, siç bëheshin duart e gjysheve tona kur lanin me finjë. Me thënë të drejtën unë nuk e dija se populli ishte kaq i vuajtur dhe kaq i varfër, vetëm atje e kuptova sa të varfër ishin fshatarët. Unë punoja nën fik dhe nuk merrja një kokërr fiku, se kisha frikë, por kisha një grua që kishte gjashtë kalamaj. Vefi e quanin. Ajo po të kalonte nga domatet do të shkonte të merrte domate. Mua në fillim më bënte përshtypje thosha, po si vjedhin këto, pastaj nuk e quajta më vjedhje, e quaja normale madje merrja dhe unë dhe ia mbushja trastën Vefit. Sepse thosha: “Po çvjedhje është kjo? Ajo bën si luftë për ekzistencë, do të ushqejë kalamajtë. Për ketë më ndryshoi mentaliteti dhe konceptet e mia.

Kur ka qenë periudha më e bukur e jetës tënde sepse ti ke qenë vajzë e një funksionari të lartë të shtetit, nënë dhe gjyshe?

Do tju them një sekret që ma ka thënë Sokoli dhe unë pa lejen e atij do ta them këtu. Shkoja sa herë që i merrja fëmijët, se tre herë ma kishte lënë gjyqi dhe makinat ishin shumë vështirë për ti gjetur dhe zakonisht hipnim mbi kamionët e serës dhe te spitali i Vlorës aty i prisja kalamajtë që mi sillte vjehrri ose në Fier ose në Vlorë. Dhe pastaj do vinim në këmbë deri te spitali i Vlorës. Aty prisnim ndonjë makinë. Tani vonë fare më ka thënë im bir në një rast kur ai ka hipur në makinë me mua ishte betuar domethënë se i kishte thënë vetes:  “Një ditë do të vij ndryshe këtu” dhe ndodhi dhe ai ka bërë rrugën për Selenicën, atë rrugë që ka qenë e pabërë dhe atje e kanë bërë “Qytetar nderi”. Pra e ka asfaltuar rrugën nga Vlora në Selenicë dhe ka një lidhje shpirtërore për vetë faktin se ai ka kaluar grimca jete atje. Siç thotë një njeri i madh: ” Kudo ku vete, ky shpirt ka lënë thërrime”. Kështu që janë thërrime shpirti edhe pse kanë qenë kohë shumë të vështira prapë kanë lënë thërrime, aty ke dëshirë ti shikosh dhe madje dhe po të kesh dëshirë dhe ti ndihmosh.

Çfarë ndryshimi ka sipas teje të jesh bija e një funksionari të lartë në shtet dhe nëna e një funksionari të lartë në shtet?

Si e bija edhe e kam ndjerë, edhe pse është kujdesur të shikonin me një sy më ndryshe si vajzat e bllokut. Ndërsa si nënë nuk e ndjej fare, unë nuk kam asnjë ndryshim, unë punoj nga mëngjesi deri në darkë si kafshë, në kuptimin që ngrihem rregulloj kalamajtë, bëj gjellën, laj rrobat, ndej rrobat, të gjitha i bëj në këmbë, nuk kam makinë. Jam një grua që nuk i trembem punës, punoj. Në kohën e lirë kam qejf të shkruaj, kam botuar një libër para disa vitesh. Kam pasur dhe një libër para çlirimit “Studentja konservatorit” . Në fund doja të thosha për gjithë shqiptarët, se që të jemi pjesëtarë të gjithë Evropës, duhet të jemi të njëri-tjetrit në radhë të parë.


Send this to a friend