VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Vuçiq dhe Merkel bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

By | June 8, 2019

Komentet

“Një shtet i mbytur në moçalin mafioz”- Lexoni artikullin e plotë të BILD mbi blerjen e votave në Dibër

Një shef policie që shpik një plan për manipulimin e zgjedhjeve me një ministër. Një ministër që thërret një bos mafioz të njohur mbarëkombëtar për të folur për blerjen e votave. Një shef mafioz që mbledh kartat e identitetit. Bild publikon regjistrimet e fshehta telefonike të hetuesve shqiptarë kundër mafies.

Regjistrimet tregojnë një shembull të bashkëpunimit për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017 midis politikanëve më të lartë të socialistëve në pushtet, bosëve të mafies, policisë dhe shërbyesve të lartë civilë në Shqipëri. Këto përgjime tregojnë se biznesi zgjedhor paguan për të gjithë të përfshirë:

Socialistët mbetën në pushtet.

Liderët e policisë u rritën në detyrë.

Bosi i mafies mori premtimet e mosndëshkimit.

Ka të bëjë me:

-Blerja e votave,

-Bashkëpunimi me bandat kriminale,

-Kërcënimi dhe shantazhi i votuesve dhe nëpunësve civilë që duan të votojnë për opozitën

-përdorimi i policisë dhe bandave për blerjen e votave dhe shantazhin.

Të përfshirë në këtë rast:

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri dhe shefi i policisë së rajonit të Dibrës, atëherë Robert Aga.

kreu i komisionit të sigurisë së Parlamentit, Xhemal Qefalia

dhe Imer Lala, famëkeq në Shqipëri- mik i Kryeministrit. Sipas hetuesve në Tiranë, një kriminel i dënuar, vajza e të cilit bën karrierë me socialistët.

Për më shumë se 25 vjet, zgjedhjet në Shqipëri janë “blerë” në vijimësi. Por kurrë nuk pati akuza reale. Edhe pas zgjedhjeve në vitin 2017 nuk ndodhi asgjë – edhe pse shkalla ishte më e madhe se kurrë më parë, siç raportojnë hetuesit me eksperiencë. Në vitin 2017, mafia e drogës luajti një rol vendimtar në mbarë vendin – ajo ka qenë e aftë të kultivojë marijuanë të pa shqetësuar dhe ka bërë pazarin me shtetin.

“Në 2016 dhe 2017 Shqipëria u bë laboratori i drogës në Evropë. Nëse oligarkët dhe shefat e klaneve vendas kishin vendosur më parë se kush do të zgjidhej, atëherë mafia e drogës kishte marrë kontrollin mbarëkombëtar”, sipas një hetuesi të Evropës Perëndimore që punon në Shqipëri.

Fillimisht, Rama me të vërtetë nisi një rrugë reformash, por në vitin 2015 e ktheu vendin në një republikë droge – Kolumbia e Evropës.

Rezultati: BE shtyu bisedimet e anëtarësimit të planifikuara për në verë deri në tetor.

Presidenti shtyu zgjedhjet komunale të planifikuara për në fund të qershorit – në një kohë të pacaktuar. Qeveria arrestoi udhëheqësit e opozitës në mbarë vendin- shembulli i ndjekur: Rusia e Putinit dhe Turqia e Erdoganit.

Pas zbulimeve të fundit të BILD, kundërshtarët e qeverisë sulmuan zyrat e zgjedhjeve dhe dogjën dokumente zgjedhore në disa rajone – pati disa të plagosur. Frika: këto zgjedhje mund të ishin blerë.

Hetuesit e anti-mafies kishin pasur të dhëna nga jashtë që nga viti 2016.

Ata iniciuan ndër të tjera edhe dosjen hetimore 184, për të provuar lidhjet midis drejtuesve të drogës dhe politikës. Ata kapën shumë biseda dhe bashkëpunime midis mafies, nëpunësve civilë dhe politikanëve më të lartë.

Por, për më shumë se dy vjet, këto regjistrime janë të papërpunuara në zyrën e prokurorit të shtetit. Asnjë nga politikanët apo mafiozët që flasin qartë në kaseta për blerjen e votave dhe bashkëpunimin e paligjshëm nuk është akuzuar – ose madje dëgjuar vetëm si dëshmitar. Pjesa më e madhe e incizimeve nuk mund të fshihen.

Ka diçka emocionuese për të dëgjuar. Përafërsisht:

-Siç tha Ministri i Energjisë, pas bisedimeve, me kryeministrin Rama, i premton shefit të policisë së Dibrës, se ai mund të llogarisë një transferim në një post më të mirë për të- si një shpërblim për manipulimin e zgjedhjeve në rajonin e tij të origjinës.

-Ndërsa ndërhyn kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Kuvendit.

– Se si një kriminel de facto kryeson fushatën zgjedhore në një rajon të tërë.

-Si kriminelët mbledhin ID nga votuesit e opozitës në mënyrë që ata të mos mund të votojnë.

-Si krimineli krenohet se ka takuar një “njeri të madh”, dmth. kreu i qeverisë Rama.

Pas publikimeve të fundit të BILD, që tregoi në mënyrë ekzemplare, si zyrtarët e lartë shtetërore vendosen nën presion sistematik për të votuar partinë qeverisëse, kryeministri Edi Rama e akuzoi BILD se gënjen, i bëri thirrje zyrës së prokurorit të hetojë burime e publikimit të përgjimeve dhe lajmëroi një padi.

Por regjistrimet, të publikuara tani nga BILD, lejojnë vetëm një interpretim: Në zgjedhjet e vitit 2017 ka pasur një komplot masiv nga politikanët e lartë dhe kriminelët për të manipuluar zgjedhjet.

Problemi në Shqipëri: Nuk ka pothuajse asnjë forcë politike që konsiderohet ‘e pastër’. Qeveria e akuzon opozitën se ka pranuar fonde nga Rusia. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk funksionojnë prej një viti për shkak të kuorumit, pasi rrallë ndonjë gjyqtar ka deklaruar përfundimisht të ardhurat, sipas një kërkese të shumicës në Kuvend. Por pikërisht këto gjykata duhet të gjykojnë manipulimet zgjedhore, nëse ndonjëherë vijnë në ndjekje penale.

Gjykata Kushtetuese duhej të vendoste për rastin më të fundit: Partia në pushtet dëshiron të rrëzojë presidentin e vendit, Ilir Meta. Arsyeja: Sepse ai rrëzoi një plan për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në fund të qershorit, pasi e sheh në rrezik lirinë e zgjedhjeve, për shkak të akuzave masive kundër partisë në pushtet, protestave masive dhe për faktin se opozita në shenjë proteste për manipulimet zgjedhore të fundit nuk ka paraqitur kandidatë…

“E ndoqa, po e morën me një Benz të zi”, të shqetësuar pasi u denoncua blerja e votave në TV, Imer Lala flet me nipin

Në përgjimin numër 5, të publikuar nga “Bild”, është Imer Lala duke folur me nipin e  tij, Elio Lala, i cili i thotë se është i shqetësuar nga investigimi I emisionit Fiks Fare, në lidhej me blerjen e votave, pasi ishte përmendur në një bisedë të Nehat Ramës, vëllai i kandidatit të PS për Dibrën në vitin 2016.

Emisioni “Fiks Fare”, më 12 shtator 2016, 4 ditë para zgjedhjeve, publikoi pamjet ku një votues shkon tek farmacia e Nehatit, I interesuar për të shitur votën e tij.

Përgjimi nr 5:

Elio Lale: O xhaxha.

Imer Lala: Hë mo nip.

Elio Lala: A po pushoje?

Imer Lala: Po.

Elio Lala: Të mora në telefon se thashë të pyes a ta takojë atë Admirin, Admir Truke se dje te Fiksi kanë nxjerrë Nehatin kështu, kurse sot mund të dali video tjetër që është me lekë nëpër duar.

Imer Lala: Uh.

Elio Lala: Edhe thashë të pyes a vepron policia, cfarë bën në qoftë se del.

Imer Lala: Kur do e takoje?

Elio Lala: E takova, fola, ia mora Ejsit numrin.

Imer Lala: Jo mo, s’quhet provë ajo!

Elio Lala: Po, kështu tha dhe ai “mos e rruaj k****”.

Imer Lala: Mirë hajt.

Elio Lala: Dukesh i lodhur.

Imer Lala: Jam dërrmuar. Po më dhemb këtu Elio, në krah të djathtë në fund të shpinës, tek kockat.

Elio Lala: A more ndonjë nga ato që ke ti, advilat.

Imer Lala: Advilat?

Elio Lala: Po, pi nja dy.

Imer Lala: Janë prap sonte videot ë?

Elio Lala: Mund të jetë video tjetër… (Nuk kuptohet)

Imer Lala: Cfarë ishte ky, gabel?

Elio Lala: Nga Sohodolli. Ai ishte i infiltruar, i përgatitur. E ndoqa sot, kanë ardhur e kanë marrë ato të Fiksit. E ndoqa deri në qosh po nuk mund ta kapja.

Imer Lala: Të fiksit ë?

Elio Lala: Po, e morën ata me një Benz të zi.

Përgjimi/ “Kryetari i FRD me gjithë njerëzit e tij votuan për Sheferedin Shehun”- Imer Lala: Do ia q… robt e shpisë.

Në përgjimin numër 6 të Bild, zbardhet biseda midis Imer Lalës dhe një personi tjetër në zonë ku thuhet se kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike ka votuar për kandidatin e Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu. Lala dëgjohet në bisedë duke e sharë.

 

Përgjimi 7 on Vidnews.

Përgjimi numër 6. 

I panjohuri: Hë bos, si të kam? 

Imer Lala: Naqeta!

I panjohuri: A je mirë? 

Imer Lala: Mirë si je ti? 

I panjohuri: Kryetari i FRD-së me gjithë njerëzit e vet për Sheferedin Shehun.

Imer Lala: Jo nuk është e vërtetë. 

I panjohuri: Po kontrollova para 20 minutash.

Imer Lala: 
Mos u tall? 

I panjohuri: Për kokë të fëmijëve, kam ato që kuptohen. 

Imer Lala: Do ia q… robt e shpisë. 

I panjohuri: Po ia kontrollova unë, se pata lënë një njeri aty. 5 veta kanë qenë tu votu, pyeti të gjithë dhe të 5 kanë votuar për Sherefedinin. 

Imer Lala: Edhe djali i vetë, kështu? 

I panjohuri: Po. 

Imer Lala: Do ta marr në telefon atë halen. Unë ia q…. Kur erdha atje sipër, e thirra. I thashë të shkoj te shtabi edhe të takoj Rremin. Për këto e kupton shqipen apo jo? Se më tha dhe Hasan Begu njëherë shife atë m.tin se çfarë do bëjë. 

I panjohuri: Po jo mor e konfirmova tani. Para 20 minutash ka votu. 

Imer Lala: Ohhh… ia q…. motrën

I panjohuri: Hajt mos e vrit mendjen. Mos u shqetësoni.

Përgjimet e BILD/ ’Mos e rruj k*rin për ato‘, Saimir Tahiri flet me Shefin e Policisë: Nuk na ha trapi ne për ata. Aga: Jam ushtari yt

Në përgjimin numër tre, nga 10 përgjimet e  publikuara nga “Bild”, ditën e sotme, shfaqet duke folur shefi i  Komisariatit të Peshkopisë, Robert Aga me Saimir Tahirin, ministër i Brendshëm në atë kohë, deputetin Xhemal Qefalia dhe me kryetarin e Komisionit të ligjeve, Ulsi Manja.

Në fillim të bisedës është deputeti Qefalia, i cili flet, por më pas ia kalon telefonatën Saimir Tahirit. Ish-ministri falënderon Robert Agën punën e bërë në zgjedhjet e Dibrës. Ish-ministri i kalon Robert Agës në telefon, Ulsi Manjën, i cili i thotë se po shohin për të një pozicion pune më të lartë pune për të.

 

Pergjimi numer tre:

Bert Aga: O shoku im si je?

Xhemal Qefalia: Ej jam në një tavolinë kështu, ku ke qejf me shku ti në Bulqizë?

Bert Aga: Po

Qefalia: A?

Bert Aga: Po

Xhemal Qefalia: Ok, hajt ciao.

Bert Aga: Kush thotë?

Xhemal Qefalia: Jemi këtu me Kryeministrin dhe ministrat

Bert Aga: Jo jo, unë ju garantoj t’ju jap çfarë t’ju dojë qejfi

Xhemal Qefalia: Se mos bimë atë Keshin aty. Si thua ti?

Bert Aga: Po mirë më

Xhemal Qefalia: Për kokën tate po, a do foto nga tavolina?

Bert Aga: Haj o burrë, jepja ndonjë dashnorje fotot.

Xhemal Qefalia: Pse e mbylle telefonin, ja ta qis pak ministrin ti flasësh se na çave trapin. (ktehet) ej o Saimir foli pak këtij shokut tim nga policia.

Sajmir Tahiri: Alo o Berto

Bert Aga: Mirmbrëma si je?

Saimir Tahiri: Nuk shkon kjo punë që më jep Xhemali telefonin mua të të falënderoj unë ty, nuk është në rregull…

Bert Aga: Jo, të lutem

Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon..

Bert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer

Saimir Tahiri: Megjithatë faleminderit shumë për angazhimin je i madh

Bert Aga: E kam detyrim

Saimir Tahiri: Dhe mos e rruj k*rin për ato që thonë ata se nuk na ha t*api ne për aat

Bert Aga: Unë jam ushtari jot

Saimir Tahiri: Ke të fala edhe nga Ulsiu, foli një çikë Ulsiut

Ulsi Manja: Ku je mo vëlla

Bert Aga: Si të shkon ty?

Ulsi Manja: Hiç më, me kryeministrin

Bert Aga: Ej, unë më duhet me shku pak atje

Ulsi Manja: Ku mo?

Bert Aga: Te Bulqiza

Ulsi Manja: Ne themi të shkosh për më lart o burrë

Bert Aga: Mir mir ju e dini, po e kam qejf atë

Ulsi Manja: tani do më dëgjiosh mua, do flasësh me Xhemalin sepse e kam shefin e Komisionit të Sigurisë, ne e bëjmë fjalën për më lartë e ët na duhesh për ndonjë gëj më të madhe se mua më duken gjëra të vogla ato o miku im

Bert Aga: Mirë mo, mirë

Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin koherent se atë kemi autorizu si kryetarë komisioni

Bert Aga: Xhemalin e kam pas vartës unë

Bert Aga: Xhemalin e kam pas vartës.

Ulsi Manja: Është anëtar i komisionit të sigurisë, i shef këto si kryetar i komisionit të sigurisë.

Bert Aga: Xhemalin e kam pas vartës.

Ulsi Manja: Ore është kryetar i Komisionit të Sigurisë. I shef këto. Dakord.

Bert Aga: Jam ushtar i Bertit thotë se Berit ka qenë komandat.

Ulsi Manja: Në rregull, hajde!

Bert Aga: Si e merr ministrin ashtu në telefon o…

Xhemal Qefalia: Je shoku im, mos tall k…me mua. A do të të qis Ramën të flasësh.

Bert Aga: Po le o vëlla tani.

Xhemal Qefalia: Mos na çaj bythën. Je shoku im apo jo?

Bert Aga: Unë ashtu kam qenë dhe do jem.

Përgjimi/ “A i keni çuar kafe? Po i kemi mbaruar ato punë”- Imer Lala flet për blerjen e votave në fshatrat e Dibrës

Në një tjetër përgjim të publikuar nga Bild, Imer Lala njeri me influencë në disa fshatra të Dibrës dhe i denoncuar nga Partia Demokratike, dëgjohet duke biseduar me të tjerë persona për blerjen e votës.

 

Përgjimi 7 on Vidnews.

Përgjimi 7

Imer Lala: Hë Ardi?

Person i panjohur: Hë gjigand, si je?

Imer Lala: Mirë. Si shkon?

Person i panjohur: O vlla, një Basri Veseli a e njohim, a dimë gjë?

Imer Lala: Si?

Person i panjohur: Basri Veseli.

Imer Lala: Basri Veseli, po.

Person i panjohur: E takova, po më thotë se nuk ka asgjë.

Imer Lala: Si nuk ka asgjë?

Person i panjohur: A i keni çuar ndonjë kafe (nënkupton para)?

Imer Lala: Po i kam mbaruar ato punë.

Personi i panjohur: Po i ke mbaruar, po nuk kanë shkuar në vend.

Imer Lala: Po lëri ore ato b…q…

Imer Lala: Rri rehat se në atë zonë ku është ai, është çdo gjë në rregull.

Personi i panjohur: Ok, mirë pra, hajt.

Imer Lala: Ku je ti?

Personi i panjohur: Këtu në fund të Dobrovës

Imer Lala: Çfarë ka ndonjë problem?

Personi i panjohur: Jo asgjë. Atë të mbrëmshmen e more vesh?

Imer Lala: Ëëë?

Personi i panjohur: Atë të mbrëmshmen në Maqellar, a e more vesh?

Imer Lala: Jo. Kush janë ato?

Personi i panjohur: Po i kishin rrahuar, nuk e di pse, disa me kapuça, të Flamur Nokës me kështu.

Imer Lala: Ja po e shoh në televizor.

Personi i panjohur: Ishin 4-5, nga Maqellara.

Imer Lala: Ok pra bos.

“Dua rezultatin mbi 1 mijë vota”- Shefi i policisë së Dibrës flet me Gjiknurin dhe jo vetëm… Si i përgjigjet ministri

Shefi i policisë së Dibrës, Robert Aga është kapur në përgjime duke biseduar me ministrin e Transporteve Damian Gjiknuri gjatë shtatorit 2016, kur edhe u zhvilluan zgjedhjet lokale në Dibër.

 

Shefi i policisë i thotë Gjiknurit pse nuk kishte besim tek ai, por ministri i përgjigjet se ishte shkaktuar tërmet, me sa duket pas rezultatit të zgjedhjeve.

Në një bisedë tjetër me një tjetër person nga zona, kryepolici thotë se e ka për detyrë të çojë rezultatin mbi 1 vota përpara kundërshtarit.

Përgjimi 1: Shefi i policisë së Dibrës flet me ministrin Damian Gjiknurin.

Shefi i policisë së Dibrës:

Bekim Krashi: Hë djalosh, çfarë keni bërë se e keni myt fare. Nuk jeni duke lënë gjë. Plus, duke qenë kudo. Vetëm në (nuk kuptohet) nuk jeni aq shumë, minus 10. Unë do të marr të gjitha të dhënat dhe do t’i jap në letër.

Shefi i Policisë: Duhet të kem mbi një mijë vota. Poshtë 1 mijshit nuk e pranojmë.

Bekim Krashi: Ke filluar pretendime të mëdhaja.

Shefi i Policisë: Ej..

Bekim Krashi: Hë!

Shefi i Policisë: O shpirti i vëllait. Kujtove se ishim budallë a si…

Bekim Krashi: Prandaj nuk desha të bëj rrëmujë sepse i di gjërat. Por, u kam dhënë oficerëve mos u lodh fare.

Shefi i Policisë: O shpirti i vëllait, ajo strategji ime funksionon.

Bekim Krashi: E di mo e di. Ti e ke deklaruar se je komisar policie.

Shefi i Policisë: E ke Damian Gjiknurin aty?

Bekim Krashi: Po! Do t’ia jap telefonin?

Shefi i Policisë: Jepja pak. O shef…

Damian Gjiknuri: Ç’po ndodh!

Shefi i policisë: Mirëmbrëma!

Damian Gjiknuri: Hë mo çfarë bën?

Shefi i Policisë: Si je?

Damian Gjiknuri: Tullë fare! Mirë fare!

Shefi i policisë: Nuk pate besim tek unë!

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Ti ishte mjeshtër.

Përgjimi/ “Mos e ça tr*pin do bëhet më e mira për ty”, deputeti i PS siguron shefin e policisë Dibër për rritje në detyrë

Në përgjimin numër dy, të publikuar nga “Bild”, është zbardhur biseda mes deputetit të PS-së, Xhemal Qefalia, dhe shefit të policisë në Dibër, Robert Aga, ndërsa e siguron këtë të fundit se ka folur mirë për të para kryeministrit Rama, duke i kërkuar që ta rrisë atë në detyrë.

Përgjimi numër 2:

Xhemal Qefalia: Bert

Shefi i policisë Dibër: hë mo shoku im

Xhemal Qefalia: le të rujn mo burrë, të plasi b*tha, flamuri është i detyruar me bo politikë, po do i themi ne nesër që nuk ka punë ta përmendi më atë muhabet.

Shefi i policisë Dibër: ai le të vijë të kontrollojë ku t’i dojë qejfi.

Xhemal Qefalia: po ku ka ai, çka ka, ata mundohen me u justifiku e mer vesh ti ça bëhet mrena PD , ata po zihen me njëri-tjetrin. Mos u mërzit për ata o burrë

Xhemal Qefalia: jo i pata thënë unë, më sillni kartonin, si Mesi që mbanë Barcelonën, fitoni

Xhemal Qefalia: Ja fusin kot ata o vëlla se të kishin vu ty atje e fitonin ata

Shefi i policisë Dibër: unë jam pjesë e PS dhe nuk ndërroj për 1 milion vjet

Xhemal Qefalia: nuk e  vë në dyshim o vëlla, unë prandaj i thash mbrëmë, se ishte i gjithë Grupi Parlamentar

Shefi i policisë Dibër: Leje, leje, shyqyr që nuk thash ndonjë fjalë tjetër, unë e dija që është Gjiknuri

Xhemal Qefalia: pse nuk e dije ti që ishim aty?

Shefi i policisë Dibër: Jo mo jo thash se ishte…

Xhemal Qefalia: ishte Gramozi aty, ishte Rama, ishin të gjithë edhe ra muhabeti jot, foli mirë për ty edhe Damiani në fakt edhe Blerina, edhe i thashë: ai duhet të kalojë, i keni q* nonën e keni kalu andej, ai bo puën edhe këndej, i thash edhe atij, ai mund të bëjë shumë edhe këtu. I thash edhe Ulsit se mos kishte kundërshtim, i thash mua më bën punë edhe në Tironë ai, por puna është që edhe atje ku është i jep drejtim

Shefi i policisë Dibër: ishalla po më çojën nga Bulqiza

Xhemal Qefalia: e pra e të pushosh edhe ti

Shefi i policisë Dibër: kam nevojë të pushoj pak sinqerisht

Xhemal Qefalia: ikën ata?

Shefi i policisë Dibër; po po i përcolla

Xhemal Qefalia: për drekë qenë?

Shefi i policisë Dibër: jo mo nuk e  di ça bënë hëngrën

Qefalia: Drekë drekë

Shefi i policisë Dibër: mir o shef mirë

Xhemal Qefalia: hajde o vëlla mos e ça trapin, do bëhet më e mira, mos u mërzit për atë. Ai ta tha ty mbrëmë, mos ashtu gjë me ata.

Shefi i policisë Dibër: jo ai ma tha në ligjëratë të drejtë mua

Xhemal Qefalia: prandaj po them

Shefi i policisë Dibër: mirë vëlla, hajde të përshëndes

“Po shkoj në një zyrë të madhe. A jam veshë mirë”- Bild zbardh përgjimin midis Imer Lalës dhe gruas. Cila është kjo zyrë?

Në një nga përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të publikuara sot nga gazeta gjermane Bild, është edhe biseda midis atij që konsiderohet nga gazeta si bos i mafies me persona të tjerë.

 

Lala pyet dikë në telefon nëse ishte veshur mirë pasi do të shkonte në një zyrë të madhe.

Përgjimi 10

Imer Laka flet me një grua me emrin Rata.

Imer Lala: Rata, po shkoj në një zyrë të madhe (dyshohet se është zyra e Edi Ramës) A thu jam vesh mirë aaa…?

Gruaja me emrin Rata: Po mirë mo je.

Imer Lala: Ma fut atë gjanë, se e kam harru pa karikim.

Gruaja me emrin Rata: E kam karikuar, pa merak.

Imer Lala: Kur do dalësh ti?

Gruaja me e emrin Rata: Jam këtu.

Imer Lala: Në rregull. Nga ora 11:30 nisu.

Gruaja me emrin Rata: Ok, në rregull. (flet me një vajzë që e pyet se ku është. I thotë se tani është kthyer nga kafja)

Biseda 2

Imer Lala: Në 10:30 kam një takim me atë robin (dyshohet Edi Rama). Do i shkoj në zyrë. Sa të dal po ta bëj një telefon, se pastaj jam për Pogradec.

Biseda 3

Imer Lala: Ore zotëri po ku je mor? Ti rashë edhe telefonit.

Një person i panjohur: E kam mbyllur.

Imer Lala: E ke mbyllur atë numër?

Personi i panjohur: Po një herë për një herë, s’kemi çfarë të bëjmë.

Imer Lala: Se isha te ai babloku i madh (dyshohet Edi Rama), tashi sa dola.

Personi i Panjohur: Po?

Imer Lala: Po qeshë me Qifin qëparë…

Personi i panjohur: Ëhë

Imer Lala: Ti mos e rruaj l… për asgjë.

Personi i panjohur: Unë ëë?

Imer Lala: Hajde nisu tani dhe flasim.

Personi i Panjohur: U kry

Imer Lala: Hajt se do vi atje unë sot.

“A je duke ardhur apo si e ke punën?”- Ymer Lala telefonon Damian Gjiknurin: I kam mbledhur njerëzit për..

Gazeta gjermane ka publikuar një tjetër përgjim midis Damian Gjiknurit, ministër i Transporteve dhe i deleguari i PS-së në Dibër në vitin 2015 dhe Ymer Lalës, babai i deputetes Reme Lala.

Gazeta gjermane Bild, e konsideron përgjimin nëntë si “bisedë midis Ministrit të Energjisë dhe bosit të mafies”.

Përgjimi nëntë:

Damian Gjiknuri: Çkemi!

Ymer Lala: A je duke ardhur pesë minuta apo si e ke punën?

Damian Gjiknuri: Ku je? Hajde të pimë një kafe këtej.

Ymer Lala: Po, e pimë. Mund ta pimë një kafe. Kam mbledhur njerëzit këtu për të ndarë ekipet e monitorimin e tendave. Mos u vono të lutem.

Damian Gjiknuri: Ok!

Përgjimet e Bild: “Tërmet, tërmet, i q..nanën”-Damian Gjiknuri flet me Imer Lalën

Ashtu sikurse kishte lajmëruar, gazeta gjermane ‘Bild”, ka publikuar 10 përgjime të reja, në lidhje me blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017.

 

Në përgjimet e publikuara del edhe biseda mes ish-ministrit Damian Gjiknuri dhe ish-drejtuesit të PDIU-së në Dibër, Imer Lalës, i denoncuar gjerësisht nga opozita.

Përgjimi katër:

Ymer Lala: Hë mor zotëri.

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Tërmet i q…nanën.

Ymer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.

Damian Gjiknuri: Tërmet!

Ymer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë a po fle gjumë. Tha jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë se paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.

Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!

Ymer Lala: Hajde, se mbaroi.

Damian Gjiknuri: I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.

Ymer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.

Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty.

Tiranë: Studiuesit propozojnë reformë kushtetuese para se kriza politike të sjellë pasoja afatgjata

Ilirian Agolli

Në Tiranë, studiues të jetës politike, pohojnë se partitë politike me krizën e fundit përsëri po i vendosin interesat partiake mbi interesat kombëtare të zhvillimit dhe mirëqenies në një sistem demokratik të qëndrueshëm.

Ata propozojnë edhe rrugëdalje nga kjo gjendje e pazakontë, nisur nga përvojat e krizave të shpeshta politike në vend.

Të dy palët po e acarrojnë gjendjen qëllimisht, thotë studiuesi i çështjeve politike, Roland Lami; opozita me ndjekësit e vet të pamundësojë votime në 30 qershor, ndërsa socialistët me forcat policore të kryejnë votime me detyrim në fund të muajit. Nëse vazhdohet kështu, përplasjet fizike më 30 qershor janë të pashmangshme dhe pasojat do të jenë afatgjata, thotë ai.

“Sistemi po shkon drejt një sistemi monopartiak. Ky është një kthim prapa, i cili do të kërkojë shumë vite pas për t’u riparuar. Shqetësimet që po na vijnë këto ditë me dhunë apo me përplasje dhe me incidente janë shumë më pak në raport me dhunën së afërmi që do të kemi nga gjithë sistemi, të cilin do ta kemi kundër nesh. Në këtë pikë ka vend për alarm, të paktën nga fakroti ndërkombëtar, i cili deri tani duket se e ka marrë lehtë, po e lejon të degradojë më shumë situata dhe të japë një zgjidhje” – tha zoti Lami.

Drejtuesi i Institutit për Zhvillimin e Sistemeve Zgjedhore, prof.dr. Kristaq Kume, është ndër të paktët figura me ndikim të shoqërisë civile, që sjell vazhdimisht propozime racionale për të tejkaluar krizat e shpeshta politike në vend.

Ai thotë se forcat politike e kanë keqpërdorur Kushtetutën qysh nga viti 2008, kur bënë ndryshime në të, po ashtu ligjet dhe Kodin Zgjedhor, duke shkelur parimet kryesore të demokracisë me përfaqësim dhe demokracisë së drejtpërdrejtë, ndaj edhe mungon sot shteti ligjor.

“Nuk zbatohet ajo që kemi rënë dakord me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për mënyrën se si duam të qeverisemi. A duam të qeverisemi sipas rregullave të një shteti ligjor? Dekreti i presidentit është bootuar në Fletoren Zyrtare dhe kështu ka marrë fuqi ekzekutive. Nëse i qëndrojmë parimit të veprimit të shtetit ligjor, askush nuk duhet të anashkalojë këtë situatë ligjore që kemi, aq më pak t’I kundërvihet kësaj situate ligjore” – tha zoti Kume.

Prof. Kume propozoi një platformë të detajuar për zgjidhjen e krizës, e cila nëse shtyhet përpara me kokëfortësi, mund të sjellë pasoja më të rënda se sa ato të vitit 1997.

Ai propozoi një reformë konsensuale në të gjithë korpusin legjislativ të vendit, nga Kushtetuta, rishikime mbi sistemin qeverisës dhe atë zgjedhor, Kuvendin, presidentin e kryeministrin, referendumet dhe partitë politike.

Por nga ana tjetër, prof. Lami thotë opozitës i ka mbetur vetëm fjala përballë një shteti monopartiak, ndërsa socialistët vazhdojnë ta shpërfillin zërin e saj, duke bërë votime me forcë.

“Unë gjykoj që kryeministri insiston në idenë që të shkojë në këtë fushatë me tezën: Më bëni Diktator. Nuk shoh asnjë variant që në këtë vend në kushte norma të mbahen zgjedhje plurale, sepse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje. Ndërkohë kemi një parlament, që kontrollhet në masën dërrmuese nga qeveria. Kemi përpara edhe një nismë të socialistëve për të hequr edhe presidentin, i cili është oponent në këtë rast. Mungojnë Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë. Ndaj unë nuk di se cfarë emri t’I ve këtij sistemi politik, ku ndodhemi tani” – tha zoti Lami.

Ndërsa prof. Kume thotë nga ana tjetër se platforma e tij për një reformë të thellë legjislative në bashkëpunim mes palëve mund t’i largojë ato nga pozitat ekstreme që kanë tani; PS të tërhiqet nga 30 qershori, PD dhe LSI të tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit, dhe deputetët e tërhequr të opozitës të rikthehen në Kuvend, pasi Gjykata Administrative bën të pavlefshëm shpalljen e vendeve bosh prej instituticionit më të lartë ligjvënës.

“Patitë politike duhet të kenë vullnetin të konkretizuar që të heqin dorë me veprime nga përparësia që i kanë dhënë vazhdimisht interesit të tyre politik, interesa që lidhen me marrjen apo mbajtjen e pushteti. Në sjelljet e tyre duhet të mbizotërojë interesi I këtij vendi për t’u zhvilluar si një vend normal. Deri tani nuk e kanë bërë këtë” – tha zoti Kume.

Studiuesit mendojnë se kriza aktuale është shumë-përmasore dhe pasojat e qëndrimeve të skajshme të palëve mund të jenë të rënda e të paparashikueshme si në aspektin njerëzor ashtu edhe në atë demokratik e shtetëror.

“Rama refuzoi negociatat me të dërguarin e Merkelit për shtyrjen e zgjedhjeve”- DW zbulon prapaskenat e negociatav

Cila ishte arsyeja kryesore që nuk u hapën negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë? DW në gjuhën gjermane shkruan sot se Bundestagu ka rezerva për Shqipërinë, duke nënvizuar se vendi është në një krizë të thellë të demokracisë.

 

DW shkruan se më 30 qershor pritet të zhvillohen zgjedhjet lokale, ndërsa përmend trazirat e para në një shkollë fillore në Shkodër ku ndodhen materialet e KZAZ-së si dhe në Tropojë.

Agjencia e lajmeve gjermane shkruan gjithashtu se Presidenti Ilir Meta anuloi datën e zgjedhjeve më 10 qershor, për shkak të trazirave të pritshme, ndërsa Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama e konsideroi vendimin anti kushtetuese dhe tashmë ka nisur një procedurë për shkarkimin e tij.

Që nga shkurti, Partia Socialiste është praktikisht vetëm dhe mbizotëruese në Kuvendin e Shqipërisë, përveç disa anëtarëve të opozitës të cilët nuk i janë përgjigjur thirrjes së partive të tyre për të lënë mandatin. Dy grupet kryesore opozitare, Partia Demokratike (PD) dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), zgjodhën këtë hap radikal, pasi dolën përgjimet në shtyp ku dëshmohej se zgjedhjet parlamentare në vitin 2017, në të cilën socialistët fituan shumicën absolute, u manipuluan me blerjen e votave me ndihmën e krimit të organizuar.

Në një intervistë për DW, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se ai e sheh një zgjidhje të konfliktit vetëm nëse dorëhiqet kryeministri socialist Edi Rama dhe krijohet një qeveri e përkohshme. Përveç kësaj, zgjedhjet e parakohshme duhet të planifikohen.

Në artikull thuhet më tej se gradualisht, u publikuan më shumë regjistrime, të cilat duket se dëshmojnë se zgjedhjet u manipuluan me blerjen e votave. Këtë herë, ato u botuan në faqen e internetit të tabloidit gjerman “Bild”.

Kryeministri Edi Rama mohon akuzat dhe kërcënon me padi gazetarin gjerman, Peter Tiede, për prishje të imazhit, i cili tani konsiderohet nga opozita dhe shumë shqiptarë si hero.

Sidoqoftë, askush në Shqipëri nuk dyshon në vërtetësinë e incizimeve. Ato vijnë nga dosjet e zyrës së prokurorisë, e cila fillimisht i mbajti nën “mbulesë” dhe vetëm publikimi i tyre e detyroi për të hetuar çështjen.

Përpjekjet e ndërmjetësimit pa dobi

Në vjeshtë, Bundestagu Gjerman do t’i japë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dritën e gjelbër për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Ndërsa shumica e deputetëve janë më shumë dakord me hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, ende ka rezerva për Shqipërinë, shkruan DW.

Në veçanti, anëtarët e fraksionit të CDU/CSU ende hezitojnë t’i hapin derën aq të rëndësishme për Shqipërinë.

Të paktën, nënkryetari John David Wadephul kërkon që kriza aktuale në vend të zgjidhet dhe që mbajtja e zgjedhjeve lokale pa partitë opozitare të konsiderohet si problematike për demokracinë.

Në artikull thuhet se gjysma e kandidatëve për kryetarë bashkie nuk do të kenë konkurrentë nga partitë e tjera. Deri kohët e fundit, politikani i jashtëm i CDU-së është përpjekur të ndërmjetësojë mes qeverisë dhe opozitës për të shmangur së paku një konfrontim të mundshëm në zgjedhjet lokale, por deri tani pa sukses.

Partia Socialiste sipas agjencisë kryesore gjermane të lajmeve, nuk ka dashur të flasë për shtyrjen e zgjedhjeve, siç u tha nga udhëheqja e tyre. Ajo nuk donte të lejonte një precedent shantazhi me bojkote.

Edhe raportuesi i gjelbër në Bundestag, Manuel Sarrazin, konstaton se bojkoti i opozitës nuk është i justifikuar. Është vetëm një betejë e fuqisë midis Ramës dhe Bashës. Megjithatë, kjo luftë është shumë e pafavorshme për shkak të vendimit të ardhshëm në Bundestag, tha Sarrazin në një intervistë për DW.

Megjithatë, politikani thekson se fraksioni i tij dhe SPD do të votojnë për bisedimet e pranimit për të dyja vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, pavarësisht se kush e fiton luftën për pushtet në Shqipëri.