VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Vritet administratori vendor në Vlorë

By | June 11, 2019

Komentet

Rama ia lexon filxhanin – Majko i kthehet: Po ik ore, lëre tani se na çmende

Nuk kanë munguar batutat mes kryeministrit Rama dhe ministrit të Diasporës, Pandeli Majko gjatë takimit të sotëm me banorë të njësisë administrative numër 5 në Tiranë.

Rama i ka kujtuar Veliajt premtimin e pambajtur për ndërtimin e Kopshtit Zoologjik dhe ka thënë se për këtë do të monitorohet, duke kërkuar më tej edhe ndërtimin e një teatri kukullash për fëmijët, pasi aktuali sipas tij është një tmerr i vertetë.

Kaq ka mjaftuar që Majko të pyesë; Hë cfarë do e prishim edhe atë?

BATUTAT

Rama i tregon Majkos filxhanin: Ja e shikon buzën e greminës, ca ëhstë këtu, I që po bie, apo L që po ngrihet

Majko: Po ik ore, lëre tani se na cmende

Rama: Ma thuaj ca të bëjmë pandi, nga ta kapim, u cmendën të tërë përnjëherë,

Majko: Ja të dëgjojmë lali Erin ca ka për të bërë

Rama: Lali të bëjë kopshtin Zoologjik se e ka premtim të pambajtur, pastaj për këto të rejat është punë tjetër

Rama: Teatrin e ri të kukullave njëherë, duhet, shkova me Zahon dhe ishte katandisur i marrë fund, si kopsht zoologjik i degraduar

Veliaj: Do parë ajo, sa mban, sa nuk mban …

Majko: Po ajo është godina e parlamentit, është godinë historike

Rama: Po është more është, po e ke parë ti si është, se juve thoni është godina e Parlamentit, por e ke parë ti si është ajo kur kalon nga PS

Majko: He ca, do e prishim edhe atë?

Rama: Ajo është katandisur si luani o Pandi, kopsht zoologjik, një tmerr i madh…

Majko: E rëndësishme është që ke vajtur ti në teatër të kukullave ta dëgjojë edhe ai (Gaz Paja) që sa është martuar

Zyrtari i qeverisë sulmon Këshillin e Europës: Organizatë që sapo është rikthyer nga Rusia

Zyrtari i qeverisë, Petro Koçi ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Europës, për tërheqjen e vëzhguesve në zgjedhjet e 30 qershorit.

Në arsyetimin e KiE thuhej se kjo vinte për shkak të paqartësisë së procesit zgjedhor.

 

Ndërkohë në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, Koçi shkruan se Këshilli i Europës është një organizatë në të cilën sapo është rikthyer Rusia.

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Krimeve të Rënda, i ishte refuzuar edhe viza nga SHBA

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Luan Hasneziri.

 

Në kriterin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës, sipas relatimit të KPK-së, gjyqtari i Krimeve të Rënda, njëherësh edhe kandidat për Gjykatën Kushtetuese, rezultoi me probleme, të cilat u mohuan gjatë mbrojtjes nga ana e Hasnezirit. Hetimet për një apartament si të vetmen pasuri të paluajtshme që gjyqtari posedonte, si dhe mosdeklarimi i refuzimit të vizës amerikane, sipas Komisionit kanë nxjerrë në pah një sërë problemesh.

PASURIA

Duke iu referuar relatores së çështjes, Alma Faskut, nga hetimi i kryer ka rezultuar se gjyqtari ka deklaruar në mënyrë të pasaktë sa i takon burimit të krijimit të kësaj pasurie dhe se huat e marra te vëllai dhe një kushëri nuk justifikoheshin prej tyre. Edhe nga analiza financiare e kryer, sipas Komisionit, gjyqtari rezultonte me bilanc negativ e për rrjedhojë nuk kishte mundësi për të vënë këtë pasuri. Nga relatimi i KPK-së u bë e ditur se apartamenti ishte 135 metra katrorë në Tiranë, i blerë për 5 milionë e 900 mijë lekë në vitin 2006. Si burim për këtë pasuri, Hasneziri ka deklaruar një kontratë huaje të vitit 2007 lidhur me vëllain dhe kontratën për kredinë bankare në po të njëjtin vit. Sipas relatores, ka mospërputhje mes deklarimeve periodike, asaj veting dhe sqarimeve të dhëna nga vetë gjyqtari.

“Duket se ka nënshkruar kontratë shitblerjeje fiktive dhe jemi përballë shkeljes së etikës. Gjatë hetimit rezultoi se subjekti ka deklaruar adresa të ndryshme banimi, në vite të ndryshme. Kemi kërkuar nga subjekti që në lidhje me 3 adresat e dhëna, t’i saktësojë ato dhe të vërtetojë me dokumentacion qëndrimin aty”, tha Fasku. FIGURA Për kriterin e pastërtisë së figurës, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e konsideroi të papërshtatshëm gjyqtarin, kjo pasi sipas raportit nuk kishte deklaruar refuzimin e vizës nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vetë Hasneziri ka argumentuar se nuk e ka parë të detyrueshme deklarimin dhe se refuzimi i vizës nuk është refuzim për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Në vitin 2014 subjektit i është refuzuar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fakt që nuk e ka deklaruar”, tha Fasku.

MBROJTJA

“Nëse do të përdornim kriteret dhe standardet e sotme, Abraham Linkoln do të konsiderohej një president i korruptuar, pasi dha para për bindjen e kongresmenëve për heqjen e skllavërisë”, tha Luan Hasneziri gjatë mbrojtjes së tij, duke argumentuar se ai është ngarkuar me standardet e ditëve të sotme, për rrethana që kanë ndodhur kohë më parë dhe në rrethana specifike. Sipas Hasnezirit, përfundimet e nxjerra nga Komisioni nuk mund të qëndrojnë ashtu siç janë sjellë.

Gjyqtari i konsideroi hetimet dhe përfundimet e KPK-së si justifikime dhe pretekste për të sjellë shkarkimin e tij, sepse nga sistemi nuk kishte asnjë arsye dhe shkak ligjor për largimin e tij. Teksa e konsideroi veten një gjyqtar me njohuri të mira juridike, Hasneziri i tha KPK-së se ai ka gjykuar dhe dënuar grupe të rrezikshme dhe ndihej i frikësuar me jetë nëse “flakej në rrugë”.

“Gjatë karrierës sime kam gjykuar një sërë procesesh dhe kam dhënë disa burgime të përjetshme. Kam dënuar grupe të 1997-ës, të cilët sot enden të lirë në rrugë. Ndihem i rrezikuar në jetë nga këta persona. Jam mbrojtur së bashku me kolegët e mi nga forcat RENEA me automatikë nga këta persona dhe nëse sot unë flakem në rrugë, ndihem i rrezikuar. Më vjen keq që do e mbyll fjalën time në këtë formë, por unë sot nuk gjej asnjë arsye për shkarkimin tim, vetëm justifikime”, përfundoi gjyqtari Luan Hasneziri.

Aleanca Qytetare në Berat kërkesë Presidentit: Shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në Berat i kërkon Presidentit të Republikës, Ilir Meta të përdorë të gjitha mekanizmat ligjorë që ka në dispozicion për të shpallur sa më parë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të parakohshme.

 

Me anë të një deklarate, kjo Aleancë, u kërkon forcave të rendit dhe administratës publike që të vendosin përpara Shqipërinë, duke mos u bërë pjesë e mbështetjes së shkeljes së Kushtetutës dhe Ligjit.

“Qytetarëve të Beratit dhe të gjithë Shqipërisë. Të ngrihen në mbrojtje të të drejtave të tyre dhe të demokracisë, të refuzojnë të bëhen pjesë e farsës elektorale që qeveria dhe Edi Rama po përgatit, të bashkëpunojnë me të gjithë aktorët dhe faktorët politikë dhe jo politike në interes të vetëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve!”, thuhet në reagim.

Deklarata e plotë:

Deklaratë e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë

Berat:

Ne, qytetarët e Beratit, të bashkuar në një Aleancë për Mbrojtjen e Demokracisë dhe vlerave të saj,

Me dëshirën dhe qëllimin madhor për t`i shërbyer Shqipërisë dhe interesave të saj;

Të shqetësuar për konfliktin social dhe politik në vend, konflikt i cili po precipiton me pasoja të rënda për të ardhmen e Shqipërisë, shqipëtarëve dhe integrimin evropian të tyre si aspiratë madhore e popullit shqiptar në shekuj,

Duke patur parasysh rrethanat e sotme, kur:

– Vendi drejtohet nga një maxhorancë politike e cila është faktuar se ka fituar zgjedhjet nëpërmjet blerjes dhe manipulimit të votës si dhe përdorimit të eksponentëve të krimit të organizuar;

– Kuvendi i Shqipërisë nuk plotëson detyrimin kushtetues të përfaqësimit me 140 deputetë, duke mos përfaqësuar kështu numerikisht elektoratin;

– Sistemi i drejtësisë është tërësisht i paralizuar, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk funksionojnë, ndërsa organet e tjera të këtij sistemi kontrollohen politikisht nga maxhoranca;

– Korrupsioni galopant që po gërryen ekonominë dhe të ardhmen tonë është faktuar të ketë mbështetje të hapur qeveritare;

– Opozita ka braktisur përfundimisht Kuvendin e Shqipërisë, në shenjë protëste përsa më sipër;

-Maxhoranca, për herë të parë pas përmbysjes së regjimit komunist, tenton të shkojë e vetme në zgjedhje moniste, pa asnjë alternativë, duke kontrolluar kështu efektivisht të gjithë pushtetin vendor dhe qëndror në Shqipëri;

-Dekreti i Presidentit i ka anulluar këto zgjedhje pikërtisht për dëmin e pallogaritshëm që do t`i shkaktojë vëndit;

I bën thirrje:

– Presidentit te Republikës

Të përdorë të gjitha mekanizmat ligjorë që ka në dispozicion për të shpallur sa më parë zgjedhjet përgjithshme parlamentare, të parakohëshme, të drejta dhe të ndershme, si i vetmi instrument politik që i jep zgjidhje kësaj situate të paprecedentë!

– Administratës Publike dhe Zgjedhore, Forcave te Rendit dhe të Sigurisë

Të vendosin Shqipërinë përpara partisë, duke mos u bërë pjesë dhe mbështetje e shkeljes së Kushtetutës dhe Ligjit;

– Qytetarëve të Beratit dhe të gjithë Shqipërisë

Të ngrihen në mbrojtje të të drejtave të tyre dhe të demokracisë, të refuzojnë të bëhën pjesë e farsës elektorale që qeveria dhe Edi Rama po përgatit, të bashkëpunojnë me të gjithë aktorët dhe faktorët politikë dhe jopolike në interes të vetëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve!

KQZ – Metës: Ja si u zëvendësuan deputetët e PD dhe LSI

Pas kërkesës së Presidentit Ilir Meta për t’u njohur me procedurën që është ndjekur për zëvendësimin  e deputetëve të LSI dhe PS që dorëzuan mandatet me emrat e rinj të po këtyre forcave, vjen përgjigjia e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.


KQZ-JA i ka vënë në dispozicion Presidentit një kopje të njoftimit të Kuvendit dhe një kopje të dorëheqjes së deputetëve nga mandati.

Po ashtu mësohet se Presidentit i është vënë në dispozicion edhe një kopje e vendimit të KQZ për dhënien e mandatit deputetëve pasues në listën shume emërorë.

Kujtojmë që Kuvendi aktualisht përbëhet nga 122 deputetë pas shterimit të listave shumëemerore të partive opozitare.

Ndërkohë që në nenin 64 të Kushtetutës thuhet se “Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore.”

Formulari – Gjetja e PS për të siguruar votën, ja si u merret firma zgjedhësve

Ndërkohë që ndajnë pesë ditë nga 30 qershori, për të cilën kryeministri Rama, jo vetëm nuk lëviz pavarësisht dekretit të Metës për anulimin e vendoreve, por ka theksuar se është shumë i rëndësishen, jo thjesht për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj, por për të nesërmen e vendit, në bazë duket se janë marrë masat për të garantuar votën për PS.

 

Nëpër qytete të ndryshme janë parë të shpërndarë disa formularë që bëjnë fjalë për një të ashtuquajtur sistem patronazhi, që duket se është gjetja e përdorur nga socialistët për të bërë identifikimin e zgjedhësve dhe garancinë për votën.

Në formular ka të detajuar elementë të posaçëm si për emrin e personit të patronazhit, tek emrat e votuesve, me qendër votimi e deri te vendi ku do të takohen për të “shmangur deklarimet fiktive”.

Poshtë formularit ka saktësime të tjera, të tipit “patronazhuesi që plotëson formularin garanton dhe mban përgjegjësi që personat e listuar, pra votuesit, do të paraqiten për të votuar më 30 qershor. Patronazhues mund të jenë që nga drejtues të strukturave të PS, drejtues institucionesh, persona influentë në zona, apo persona që quhen të spikatur”.

Në këtë mënyrë patronazhuesi del garant që ata do votojnë për PS, pasi u ka marrë më parë emrat dhe firmat dhe bën edhe shoqërimin e tyre në votim.

Shkresat ndaj KQZ për numrin e deputetëve, Presidenti Meta flet për shpërndarjen e Parlamentit

Kreu i Shtetit ka folur sot për vendimin e përfolur se do të shpërndajë parlamentin për shkak se nga zëvendësimi i deputetëve, institucioni i Legjislativit ka mbetur pa 140 mandate.

Por Meta ka thënë se ai do të ndërmarrë çdo veprim me qetësi dhe me shumë përgjegjshmëri.

 

“Presidenti i Republikës do bëj çdo veprim me shumë qetësi, me shumë përgjegjshmëri edhe do t’i shërbej mbrojtës së republikës dhe interesave të saj. Shpresoj ta bëjnë këtë të gjitha institucionet dhe qytetarët se bashku”, tha Meta.

Më tej kreu i shtetit e ka quajtur KQZ-në si organizatë socialiste, e cila nuk ka tagër që të vendos për datën e zgjedhjeve.

“Jo rastësisht përdora termin organizatë socialiste, Presidenti nuk mund të hyjë në debat me një organizatë socialiste apo demokrate. Vetëm Presidenti vendos për datën e zgjedhjeve në Shqipëri”, tha Meta.

Meta: Zgjedhjet e 30 qershorit, imagjinare

Gresa Kraja

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përsëriti vendimin e tij për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke iu bërë thirrje të gjitha palëve që të reflektojnë.

“Kjo vendimmarrje, përveç të tjerave, synon t’iu krijojë palëve një mundësi reflektimi dhe hapësirë për të dialoguar për zgjidhje në funksion të interesit kombëtar dhe agjendës së përbashkët evropiane të Shqipërisë”, tha Meta në një konferencë për media.

Ai tha se data 30 qershor nuk ekziston më ligjërisht për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se ato janë imagjinare.

Konferenca e presidentit Meta vjen pasi një ditë më parë Kolegji Zgjedhor i Shqipërisë e njohu datën 30 qershor si ditë të zgjedhjeve, pasi të pesë anëtarët e tij e rrëzuan kërkesën e një partie të vogël për t’u çregjistruar nga listat zgjedhore.

Meta tha se vendimi i Kolegjit Zgjedhor është i lidhur me Partinë Socialiste në pushtet dhe se ka vendosur të zhvillojë një proces të paligjshëm.

“Vendimi i marrë dje nga Kolegji Zgjedhor ka të bëjë vetëm me marrëdhënien e partisë ankuese, aleate e Partisë Socialiste, dhe Organizatës Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që ka vendosur të zhvillojë një proces të paligjshëm më 30 qershor”, tha Meta.

Presidenti tha se ky organ nuk ka kompetenca të vlerësojë vlefshmërinë kushtetuese të vendimit të tij.

“Në këtë proces, Kolegji Zgjedhor nuk mund të shqyrtonte aspak vlefshmërinë e dekretit të presidentit të Republikës, pasi një gjë të tillë nuk ia njeh Kushtetuta. Institucioni i Presidentit nuk është thirrur nga kjo gjykatë zgjedhore si palë në proces”, tha Meta.

Shqipëria, tash e sa kohë, është përfshirë nga një krizë politike.

Opozita, me muaj, proteston kundër qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama dhe është zotuar se do t’i bojkotojë zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Edhe pse zgjedhjet janë anuluar nga presidenti Meta, një vendim i tillë nuk po përfillet nga Partia Socialiste, lider i së cilës është Rama.

Kryeministri pritet me thirrjet “Rama ik” edhe në Durrës. FNSH-ja “gardh” para protestuesve

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Durrësit.

Mbështetës të partive opozitare kanë tentuar t’i bllokojnë rrugën kryeministrit, ndërsa të pranishme ishin edhe forca të shumta policie.

 

Edhe në këtë protestë u dëgjuan thirrjet “Rama ik”.

Partitë opozitare do të zhvillojnë protesta deri më 30 qershor ngado ku shkon kryeministri.

Aktori sfidon Ramën: Do pengoj zgjedhjet, hajde më arresto

Aktori i njohur Neritan Liçaj i bashkohet nismës ‘Edhe unë’ për të penguar votimet me 30 Qershor.

Ai i është bashkuar qëndrimit të artistit Bujar Kapexhiu, i cili ka deklaruar se do të jetë në qendrën e tij të votimit për të mos lejuar një votim te paligjshëm.

‘#EdheUnë…s’do lejojmë që jetët tona dhe të fëmijëve tanë të nëpërkëmben dhe të bien në letargjinë e dhimbshme të vdekjes së ngadalte të padinjitetit nga sundimi e një bande gangsterësh që s’njohin kushtetutë, të drejta, demokraci, mendim të lirë, art, kulturë, përparim, dije, qytetërim, komb dhe krenari …

Por vetëm rrugaçëri dhe vjedhje!

Po te doni shpërndajeni’, shkruan Neritan Liçaj në Facebook.

Lubonja: Më 30 qershor Rama na çon drejt diktaturës! Metën po e “ha ujku”, të dalë nga Presidenca e të luftojë

Analisti Fatos Lubonja, ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të News24, ku ka komentuar situatën politike dhe vendimin e kryeministrit Edi Rama, për të marshuar i vetëm, drejt zgjedhjeve të 30 Qershorit. Lubonja tha se data 30 Qershor, është pragu që na çon drejt diktaturës dhe kryeministri Edi Rama do ta kalojë këtë prag.

“Kjo është një diktaturë sui generis, në mes të Europës dhe jo e klasave, siç ishte fashizmi, por kjo është diktaturë e krimit. Banditët, me në krye një bandit të cmendur, janë në krye të shtetit. Parlamentarët që mbështesin këtë regjim, nesër do përgjigjen, herët ose vonë. Kjo nuk shkon kështu, pa një ndëshkim. Po u lejua, do shkojë ku do shkojë dhe do përgjigjen të gjithë. Do të vijë dita, mos e harroni.
30 Qershori është për Edi Rama, kalimi i pragut të vendosjes së diktaturës. Se sa do ta mbajë… Një muaj, një vit, apo dhjetë vjet, këtë nuk e di. Që fundin e ka të sigurt, si një diktator i neveritshëm, kjo nuk ka asnjë dyshim“.

Lubonja tha se Presidenti i Republikës, është nën të njëjtin sulm, si opozita dhe qytetarët, ndaj duhet të dorëhiqet dhe të jetë sërish në krye të Lëvisjes Socialiste për Integrim.

“Presidentin është duke e ngrënë ujku, si të gjithë ne. Presidenti të lëre Presidencën, të marrë LSI-në dhe të dalë të luftojë. Duhet ballafaqim për ti treguar këtyre, që edhe këtej ka forcë.
Në vend që Shqipëria të qeverisët nga njerëz të arsyeshëm, qeveriset me njerëz si puna e Tërmet Pecit, që bën mitingje elektorale edhe në kishë. Këta dhunojnë edhe kishën. Të qeverisësh nga trafikantët e drogës, është kulmi i kulmeve. Një kryeministër që është i lidhur kokë e këmbë me trafikantët e drogës, siç dëshmoi rasti i Avdylajve, por edhe Dibra, është kulmi i kulmeve, vetëm shqiptarët mund ta durojnë këtë gjë“.

I pyetur për rolin e ndërkombëtarëve në kërtë krizë, por edhe më gjerë, Lubonja tha se shqiptarët duhet ta shembin diktaturën vetë dhe jo të presin ndihmën e ndërkombëtarëve, të cilët sipas tij, jetojnë në një realitet tjetër.

“Ndërkombëtarët kanë qenë me Berishën në 97’, derisa u dogj Shqipëria. Ata nuk jetojnë këtu, jetojnë në një realitet tjetër. Kanë harxhuar miliona për reformën në drejtësi. Kanë 30 vjet që thonë se kemi ecur përpara dhe do kishim arritur jo në Evropë por edhe në Amerikë, por ne kemi ecur mbrapa për fat të keq. Ata janë pjesë e problemit, nuk duhen llogaritur aq shume. E vetmja gjë që jep shpresë, është që kanë filluar të ndërgjegjësohen, andej këndej. Shqiptarët duhet ta mposhtin diktaturën pa ndërkombëtarët. Nëse e rrëzojnë me ndërkombëtarët, kthehet prapë diktatura“, u shpreh Lubonja.

Idrizi: Akademia e Shkencave të hyjë në debat me historianë grekë

Akademia e Shkencave dhe Shoqata Çamëria kanë promovuar ribotimin e librit “Këngë Popullore nga Çamëria”, të autorit Fatos Mero Rrapaj. Libri është risjell për publikun në kuadër të 75-vjetorit të Genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, pikërisht në Javën Çame.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, si dhe Akademike Floresha Dado, Bashkim Kuçuku, Hajredin Isufi, Irakli Koçollari, Shaban Sinani etj.

Në fjalën e tij kreu i PDIU-së, vuri theksin tek një debat që Akademia e Shkencave duhet të bëjë me historianët grek, për falsifikimin e historisë se çamët kanë bashkëpunuar me nazistët në luftën e dytë botërore. Për këtë z.Idrizi kërkoi që të bëhet publike një foto apo një dokument që grekët mund të kenë.

“Akademia e Shkencave të përfshihet në debat me historianë grekë për falsifikimin e historisë për bashkëpunimin e shqiptarëve të Çamërisë me nazistët, në luftën e dytë botërore.

Kemi 3 vjet që kemi hyrë në një debat absurd me politikën greke, duke filluar nga Presidenti grek. Kërkojmë që të na gjejnë një foto apo një dokument që çamët kanë bashkëpunuat me naziztët.

Gjithashtu Akademia e Shkencave të përfshihet në një debat historik e faktmbledhës me historianët grek, për spastrimin dhe Genocidin etnik ndaj shqiptarëve të Çamërisë në fundin e luftës ëë dytë botërore. Ky është një detyrim nga Rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë për çështjen Çame.

Libri “Këngë Popullore nga Çamëria”, është një përmbledhje e folklorit dhe këngëve e valleve çame, një vepër e jashtëzakonshme e studiuesit Fatos Mero Rrapaj. Falenderoj Akademinë e Shkencave, Shoqatën Patriotike Çamëria dhe Alket Veliun, që mundësuan ribotimin e këtij libri”, – u shpreh kryetari i PDIU-së

Akademikja Floresha Dado u shpreh se libri i Fatos Mero Rrapajt përshkruan historinë e Çamërisë dhe tregon këngët e vallet që Çamëria i ka patur traditë. Të njëjtën gjë thanë edhe Bashkim Kuçuku, Hajredin Isufi, Irakli Koçollari dhe Shaban Sinani.

Alket Veliu vuri theksin tek rëndësia që do të ketë ky libër, për të rinjtë por edhe për çdo shqiptarë që të njohë historinë dhe traditën e Çamërisë.