Vrasja qe tronditi Shqiperine….
E tille ishte ajo e Dashamir Fagut njerit prej sportisteve legjendare te volejbollit shqiptar te viteve 70-80 ndodhur ne oret e para te mengjesit te 3 Gushtit te 1991…edhe pse tymnaja e mjegullnaja e perhapur nga vrasesit me ”duar te pastra” dhe nga Sigurim – shteti komunist kriminal qe edhe pse jetonte ditet e oret e tij te fundit ishte serisht po aq sadist e vrases sa c’kishte qene per dekada me radhe…perhapi fjale e hodhi ne tregun publik lajmin se Dash Fagu kish nderruar jete si pasoje e nje infarkti ne zemer !
….Jam shokur e tronditur sa me s’ka kur ate mengjes te zakonshem te 3 gushtit te 29 viteve me pare tek shkoja si zakonisht ne pune me bicikleten time …diku tek cepi i nje pallati tek blloku i parafabrikateve ne hyrjen e lagjes Ali Demi kam pare shpalljen e vdekjes se Dash Fagut…
Dashin jo vetem qe e njihja prej vitesh dhe e respektoja mjaft edhe si njeri i sportit por edhe si mehalleli e cun Tirone e ku pershendeteshim shpesh me njeri tjetrin me respekt reciprok……por edhe prej faktit se e shoqja e tij Athina [ Tina ] Leno nje kampione e madhe e basketbollit te femrave te Partizanit te kohes se A.Greves e Nj.Lleshit dhe pjestare e Ekipit tone Kombetar te basketbollit te femrave… kishte qene shoqe shkolle e imja …e madje motra e saj dhe kunata e Dashit …Diana per vite me radhe ishte shoqja ime e klases madje edhe e bankes ne 8 vjecare..dhe vazhdon te jete edhe sot e kesaj dite nje nder shoqet e vecanta e te mrekullueshme te femijerise sime….
Nxitova te merrja vesh te verteten prej burimeve familjare se pari …e me pas edhe ne rruge te tjera e ne biseda mes miqsh te perbashket… dhe per vite me radhe me ka munduar sa me s’ka kjo vrasje kaq kriminale e tij… kjo ngjarje teper e rende tragjike qe tronditi Tiranen e gjithe Shqiperine e asaj kohe….dhe kete te vertete te hidhur e lakuriq ne respekt te jetes e karieres se tij brilante , te familjes se tij shume te nderuar e te respektuar … te Tines e te dy femijeve te saj e te Dashit…e te gjithe atyre qe e njohen apo edhe kane degjuar sado pak per te…sot po e bej publike e po e ndaj me ju…
Cili ishte Dashamir Fagu…
Lindi ne 1950 ne nje familje tiranase ne rrugicen mes shkolles Pedagogjike dhe ish dyqanit te Dipllomateve… dhe ishte djale i vetem mes 4 motrave …
Pasioni i tij per sportin ishte i dukshem qe ne femijerine e tij ndaj si shume te tjere fillimisht u inkuadrua si tironc qe ishte tek ekipet zinxhir e tek te rinjte e Tirones por shpejt do te nderroje mendje e do te shkoje tek Partizani me te cilin nen drejtimin e te madhit trajner te volejbollit shqiptar Andon Kona pak vite me pas do te arrije suksese te jashtezakoneshme e do te kete nje kariere me shume se sa brilante ..
Luan per kete ekip ne rolin e shuterit …per gati 16 vjet 1968-84 ku se bashku me Ylli Tomorrin e famshem …Ver Duravakun, Lash Macajn , Bert Boroven etj ne rivalitet te ashper me Dinamon e madhe te asaj kohe te Vangjel Kojes e Asllan Rusit …do ti jepnin Partizanit te tyre 3 Tituj Kampione [ 1973, 76, 81]..si dhe 4 Kupa te Shqiperise ..[ 71, 74, 77 , 82]…
Dashi ishte i fuqishem fizikisht dhe kishte parametra te nje sportisti te niveleve boterore…ne te gjithe treguesit e ne te gjitha drejtimet.,..
Madje ai Partizan i tij i aso kohe ne edicionin europian te 1973 do te shkonte deri ne cerekfinalen e Kupes se Kampioneve ku pasi eliminuan radhazi kampionen e turqise IETT dhe ate te Italise …Ruini …shorti i vuri perballe Bashkimit Sovjetik…dhe ketu shuhet e permbyset enderra e tyre e madhe per te shkuar me tej…pasi Shqiperia nuk ndeshej ne asnje lloj kompeticioni e sporti aso kohe me rrevizionistet sovjetik…[???]..
Nderkohe Dash Fagun ose thene ndryshe Binjakun e Asllan Rusit…pasi kishin ngjashmeri te jashtezakoneshme mes njeri tjetrit kudo e ne cdo tregues…fizik i njejte, te shkelqyer e determinante ne fushe per ekipet e tyre, agresive ne zhytje , te mrekullueshem si djem ne jete…etj etj…Dinamo do ta kishte prezent si perforcim te saj te perhershem pothuajse ne cdo ndeshje nderkombetare qe zhvillonte sikurse Kombetarja e kishte Fagun nje nga pikat me te fuqishme te saj ne ato vite ne te gjitha takimet e shumta nderkombetare qe zhvilloi…
Vec kesaj Fagu e Rusi ishin sa kundershtare ne fushe po aq edhe shoke e miq te ngushte me njeri tjetrin…ndaj dhe ngjarja tragjike qe i ndodhi Asllanit ne 1975 e tronditi shume Dashin…por edhe sikur e mbylli ne vetvete, e beri me serioz e me te heshtur se kurre me pare…
Tashme ai kish mesuar shume per kete ngjarje e dinte ndoshta dicka me teper se te tjeret ndaj edhe e vuante keq gjithe c’i kish ndodhur e po i ndodhte shokut e mikut te tij te ngushte Asllan Rusit…dhe si te thuash …Dashi vlonte nga brenda si nje Vullkan qe mezi priste te shperthente….
Aq sa…me 1983 pas vdekjes se Legjendes Rusi…Dashi pak muaj me pas do ta mbyllte edhe vete karieren e tij te gjate sportive edhe pse kish ende per te dhene goxha…sepse ishte vetem 31 vjec…dhe ende shume i fuqishem e ne nje forme sportive per tu patur zili prej cdo kujt…
….Ngjarjet e vitit 91…dhe helmimi i tij…
Ngjarjet e vrulleshme politike qe mberthyen Shqiperine ate fillim viti 91 ku sistemi komunisto diktatorial po merrte rrokopujen e po thyente qafen e gjeten Dashin si petagog fiskulture ne Shkollen e Bashkuar Ushtarake Skendrerbej …
Ketu ai do te dalloje vec te tjereve per qendrimet e mbajtura ku hapur ishte pro popullit qe kish dale rrugeve e shesheve dhe kerkonte rrezimin e atij sistemi kriminal… si dhe me respektin e autoritetin qe gezonte tek nxenesit e studentet e tij kish arritur te bindte shumicen prej tyre qe te mos shkonin pas komandanteve e drejtuesve te tyre ushtarake e civile qe kerkonin qe gjithcka te zgjidhej me forcen e armeve e me gjakderdhje…
Madje Dashi do te rrezikoje deri edhe jeten e tij teksa nuk lejon hapjen e dhuneshme te depove te armeve atje …ku turmat histerike te ushtarakeve te xhindosur kerkonin rivendosjen e bustit te diktatorit serisht ne qender te Tiranes…
Natyrisht qe Dash Fagut ne ate kohe ….askush nuk do t’ja falte dot qendrime e veprime te tilla pikerisht ne nje shkolle ushtarake te themeluar prej diktatures…ndaj dhe menjehere emrin e tij e fusin ne rreth te kuq !
Po kete vit…disa muaj pas ngjarjeve te shkurt – marsit te dhunshem te 91…ne mes muajin Korrik zhvillohet Asambleja e Volejbollit …
Ketu Dash Fagu ngrihet me guxim e kurajo te madhe dhe ashpersisht i kerkon federates perkatese e drejtuesve te saj te hapin Dosjen e vrasjes se Asllan Rusit e te gjejne vrasesit e kriminelet qe cuan ne vdekjen e tii…nderkohe qe zotohet publikisht se vete do te bente c’kish ne dore per te zbardhur te verteten lakuriq sado e hidhur qe te ishte ajo…
Ky sinjal i forte ardhur nga nje emer me goxha reputacion sic ishte Dash Fagu duket se ju ra fort sirenave te alarmit e i trembi jo pak ata atje lart qe ishin realisht vrasesit e vertete te legjendes Rusi….
Ne mengjesin e 2 gushtit pasi ka pire nje kafe me nje shok te tijin ne lagje …i thirrur nga dikush apo ka shkuar vete…Dashi ka konsumuar edhe nje kafe e nje pije me ngjyre tek Shtepia Qendrore e Oficereve [ aty ku sot eshte Selia e PD ] ku se bashku me te ne tavoline kane qene nje ”shok e mik” i tij doktor si dhe nje person i trete i pa njohur [ te pakten sipas deponimeve te mepasme te doktorit]…
Pasi ka pire kafene e pijen ….pas gati nje gjysem ore …nuk eshte ndjere mire,..eshte mbushur me djerse te ftohta dhe ka kerkuar te kthehet ne shtepi…
Gjate asaj dite e vecmas naten ka pasur marrje mendsh…dhimbje koke e stomaku, te vjella e deri edhe hemoragji…dhe pak ore me vone…duke gdhire mengjesi i 3 Gushtit 1991 …ai kollosi e fuqishmi fizikisht…gjigandi Dash Fagu qe kurre s’kish vuajtur ne jeten e tij nga asnje lloj semundje e kurre s’kish pire qofte nje Aspirine te vetme…kish mbyllur syte per te mos i hapur me kurre ..ne moshen 41 vjecare…!
Asnje shenje e simptome zemre…thone familjaret e tij te cilet e pergenjeshtojne kategorisht lajmin qe u perhap tinezisht e per te humbur gjurmet qe te nesermen ne mengjes pas vdekjes se tij se gjoja Dashi vdiq si pasoje e nje arresti kardiak…
Gabimi fatal i familjareve te tij ishte fakti se ata nuk pranuan qe trupit ti behej Autopsia …duke ruajtur privatesine e duke respektuar traditen e zakonet e tyre familjare…por kjo coi uje ne mullirin e atyre qe e kryen kete krim makaber ,,,te cilet ate kerkonin….humbjen e gjurmeve…e te cilet me pas u zhduken nga skena per te mos u pare, degjuar e dukur me kerkundi…dhe pasi ne fund te fundit ja arriten qellimit te tyre kriminal qe ate i cili i kercenoi publikisht se do ti gjente edhe ne vrime te Miut vrasesit e vertete te shokut e mikut te tij te ngushte Asllan Rusit …tashme e kishin eliminuar fizikisht…
Askush me pas nuk u mor me kete histori – vrasje te paster e tragjike…asnje hetim , asnje ceshtje e hapur …asnje lloj gjykimi …asnje akuze…dhe jo …krejt ”rastesisht” e as qofte per pune rutine , neglizhence e pune te mbyllur …….kurresesi JO !
Llogjika me e thjeshte te shtyn normalisht te pyesesh edhe sot e pas kaq vitesh…
Morepo cilit ishin ata persona qe e ftuan per kafe… …e ftuan , e thirren apo shkoi vete…ku shkuan…kush ja sherbeu kafen tek Shtepia Qendrore e Ushtrise…kush ishte kamarieri, banakieri.,..kush ishte ky personi ” i panjohur” qe sipas mikut tjeter te Dashit ne tavoline…[doktorit] …gjithashtu ishte i pa njohur…po ky Doktori vete ”mik e shok” i tij cili ishte e c’donte pikerisht aty ne ate tavoline ne vendin e kohen e gabuar etj etj…pyetje keto qe kerkonin por edhe sot kerkojne pergjigje urgjente e te qarta…
Edhe pse pergjigja tashme eshte e qarte si drita e Dillit…Dash Fagun e helmoi dhe vrau Sigurimi – shtet i asaj kohe kriminale ku edhe pse ishte ne ditet e tij te fundit kish mbetur po aq kriminal e vrases sa c’kish qene per vite me radhe…
Dhe tek mendon qe veten ne harkun kohor 9 vjecar 1982-91 Shqiperia tronditet nga tre vrasje te medha sportistesh elitare, simbole, ikona e legjenda sic ishin Skender Halili, Asllan Rusi e Dashamir Fagu…dhe vrasesit e tyre kurre nuk u zbuluan publikisht, kurre per keto vrasje makabre nuk u akuzua e as u ndalua askush …as u gjykua kerkushi e lere me pastaj te denohej dikushi…te vjen te ulerish me piskame ne kupe te Qiellit e mes territ te frikshem ku ende jetojne pa ju hyre asnje gjemb ne kembe vrasesit e kriminelet gjakatare te atij sistemi sadisto-komunist…VRASES !
A.R.DOSTI
Nuk thuhet asgje se cfare ka nxjerre autopsia.
Autopsia mund te tregoje nese ai eshte helmuar
apo ka qene vdekje natyrale,si heart attack.
Dashi nuk ka qene shenjtor.Megjithse ekziston
opinion pozitiv per te ne Tirane edhe ai ka pasur
armiqte e tij.
Hetime pas vdekjes se Dashit jane bere, cfare ka dale?
A ka pasur Dashi dosje mjekesore,a ka pas probleme shendeti?
Sipas artikullit del qe dashi u helmua sepse ngriti zerin
per te zbuluar te verteten e vdekjes se Asllan Rusit.
Nje proteste personale nuk duket bindese qe te jete bere shkak qe ate
ta kene helmuar.Vrasjet zakonisht ndodhin per motive me te forta.
Mbase Dashi para vrasjes mund te kete pare ose degjuar ,zbuluar ndonje sekret
dhe kjo mund te kete nxitur vrasjen e tij per te mbajtur sekretin te pa ekspozuar.