VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Vrasja e 23-vjeçarit/ “Eja më ndihmo”, babai tregon telefonatën e fundit me të birin

By | August 14, 2019

Komentet

A gabojmë kur huazojmë fjalë të huaja në gjuhën shqipe? – Nga Krenare Cubolli

Çallaveshan, mushtëkohem, vjerdh dhe kjomë, janë vetëm disa prej fjalëve të gjuhës shqipe që janë kthyer nga harresa përmes një llogarie në Instagram.

I emërtuar fjaluer, sikurse pretendohet se janë quajtur fjalorët kohë më parë, ky profil me shumë ngjyra dhe rreth 60 postime të shprehjeve të ndryshme, ka mbledhur afër vetes mbi 5 600 ndjekës nga maji i këtij viti.

Përshkrimi i llogarisë është i shkurtër por i qartë:

“Fjalë, histori, shpjegime, etimologji, e të dhana të tjera për gjuhën shqipe. Pa paragjykime, e pa qëllime parashkruese. I hapun për sugjerime”.

Plator Gashi, një i ri nga Prishtina, dashamirës i gjuhës shqipe tregon se ideja dhe gatishmëria për ta hapur këtë faqe i ka ardhur shumë natyrshëm.

“Ideja ka qenë që jo vetëm t’i paraqes ato fjalë para njerëzve që ata t’i shohin e përbrendësojnë, por edhe të kuptojmë që nuk kanë asgjë të keqe ato fjalë. Disa prej tyre as nuk janë në fjalor. Pra, gjuha nuk është vetëm ai fjalor i standardit që mban një numër të caktuar fjalësh dhe na tregon neve çfarë të përdorim. Sipas meje, fjalori duhet me qenë një vegël që dokumenton se si njerëzit e flasin gjuhën dhe jo anasjelltas”, ka thënë ai.

Rritja e pranisë së shqipes online

Gashi po ashtu tregon se si njëra prej qëllimeve kryesore të krijimit të kësaj llogarie ka qenë rritja e pranisë së gjuhës shqipe në botën online.

Teksa diskuton për llogarinë në Instagram, Platori përdor vetëm fjalë shqipe. Kur pashmangshëm është pyetur nëse i shmang fjalët e huaja me qëllim, të cilat me raste përdoren nga një pjesë e shoqërisë, sidomos kur flitet për fushën e teknologjisë, ai është përgjigjur kështu:

“Nuk jam në themel kundër përdorimit të fjalëve angleze në disa raste, apo kurdo në bisedë, sepse e lehtësojnë komunikimin në një mënyrë apo tjetër. Ndonjëherë një fjalë shqip mund të tingëllojë parehatshëm në fillim, mirëpo kështu fillon e përdoret secila fjalë”.

Por a gabojmë secili prej nesh kur huazojmë fjalë nga gjuhë të huaja?

Profesori Rrahman Paçarizi mendon se jo.

“Nuk mendoj se gabojmë kur përdorim fjalë të huaja sepse edhe kur e kemi një fjalë shqipe, e cila mendojmë se mund ta zëvendësojë, ajo jo gjithmonë e zëvendëson plotësisht atë fjalë, prandaj është folësi i cili vendos nëse duhet ta përdorë një fjalë të huaj, në vend të një fjale të gjuhës së tij, e cila mund të jetë e fshehur diku, mund të jetë latente”, ka thënë ai.

Profesori Paçarizi po ashtu ka thënë se nuk është ithtar i politikave puriste që me çdo kusht të përdoren fjalë shqipe sepse ndodh që ajo fjalë ndonjëherë nuk i përmbushë nevojat e folësit.

Ai beson se është punuar shumë pak në fjalëformimin e gjuhës shqipe, pasi sipas tij, kjo gjuhë ka mundësi të shumta të zhvillimit.

Ngjashëm mendon edhe përkthyesi, Qerim Ondozi.

“Nuk duhet të kemi qasje puriste te përkthimi sepse iu jep nuancë teksteve. Shembull mund ta përdorim edhe fjalën vazhdimësi edhe kontinuitet. Mund të themi edhe mungesë edhe absencë, në vende ku fjala absencë ka kuptim. Nuk duhet me qenë aq purist kur shkruajmë tekste specifike sepse tekstet specifike përdorin terminologji specifike. Huazimi nuk është diçka e keqe. Për më tepër, preferohet te gjuhët, të cilat janë të varfra në këtë aspekt.

Praktika e përditësimit të fjalorit

Fjalori aktual i gjuhës shqipe ka rreth 42.000 fjalë. Mirëpo as në Kosovë dhe as në Shqipëri nuk ekziston praktika e përditësimit të tij me fjalë të reja, të cilat përdoren në baza ditore nga shqipfolësit. Por, ndryshe funksionon shembull fjalori i Oxford-it në gjuhën angleze. Që një fjalë të bëhet pjesë e tij, ajo duhet të futet në një “listë mbikëqyrëse”. Nëse një fjalë konsiderohet se mund t’i shtohet fjalorit, atëherë redaktorët bëjnë kërkime në arkivat e gazetave, në forume online në internet, në studime akademike, revista, libra me receta, si dhe rrjete sociale.

Mirëpo profesori Paçarizi tregon se për një përditësim të ngjashëm të fjalorit të gjuhës shqipe, duhet pasur institucion që ka autoritet për një gjë të tillë.

“Barra e menaxhimit të një fjalori të ri, i cili do të ishte elektronik dhe do të përditësohej në baza periodike, duhet të bartet nga katedrat e gjuhës shqipe në Prishtinë dhe në Tiranë, pastaj nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë si dhe nga dy akademitë e shkencave, përkatësisht ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë”.

Fjalori online sipas tij do t’i nxiste njerëzit që ta shfrytëzonin atë më shumë meqë fjalorët fizikë janë më të vështirë për t’u përdorur.

Vështirësitë në qasje të fjalorëve fizikë i përmend edhe Gashi, teksa tregon pse ka konsideruar që prezantimi i disa fjalëve shqipe përmes platformave të reja në internet mund të jetë më funksional.

“Duke pasur parasysh se si ka ndryshuar vëmendja jonë për shkak të teknologjisë dhe duke parë vazhdimisht se njerëzit nuk po ndalen që të lexojnë, kam parë që Instagrami është platformë më vizuale, ka qenë më e mirë, pasi njerëzit nuk kanë nevojë që të klikojnë aq shumë, sepse postimet iu paraqiten para syve”, ka shtuar ai.

Por jo vetëm kjo. Ai thekson se në internet ka hasur edhe në informacione të pasakta për gjuhën shqipe.

“Një prej arsyeve kryesore, shkasi i fundit që më ka shtyrë me nis fjaluerin është se vazhdimisht kam parë nëpër rrjete sociale faqe të ndryshme dhe individë që shpërndajnë të dhëna të llojllojshme për gjuhën shqipe dhe që nuk kanë asnjë element akademik dhe aspak vërtetësi në to”, shprehet Gashi.

A është në rrezik gjuha shqipe?

Ekspertët besojnë se gjysma e gjuhëve të botës janë në rrezik të zhdukjes. Organizata ndërkombëtare, Living Tongues, me seli në Oregon të Shteteve të Bashkuara, vendos theks të veçantë në faqen e saj në internet kur thotë se çdo dy javë një gjuhë zhduket.

Mirëpo profesori Rrahman Paçarizi vlerëson se ky realitet nuk përbën problem për gjuhën shqipe.

“Shqipja nuk ka krizë të identitetit, shqipja nuk është një gjuhë që është e afërt me një tjetër dhe nuk ka pse të ketë frikë nga gjuhët e tjera edhe nëse huazon pak më shumë fjalë sesa që huazojnë gjuha kroate, maqedonase ajo malazeze, apo boshnjake”.

E Ondozi, që ka profesion përkthimin dhe rrjedhimisht merret me fjalët në vazhdimësi, tregon se krijon fjalë të reja, varësisht nga nevojat e tekstit. Ai inkurajon të gjithë që ta shfrytëzojnë gjuhën varësisht prej nevojave që kanë.

“Ne nuk duhet të hezitojmë që t’i përdorim fjalët e reja, që të krijojmë fjalë të reja duke u bazuar në metodat e fjalëformimit të gjuhës shqipe. Në një libër të fundit që kam përkthyer, kisha problem se si ta përkthej ‘internality’ dhe ‘externality’. Fjalën ‘brendësia’ e kemi ne por ‘jashtësia’ nuk e kemi, andaj nuk ka zgjidhje tjetër përveç se ta përdorë sepse duhet ruajtur ritmin në një vepër letrare. Nëse shqipja ka një bazë të një fjalëformimi, atëherë mund të vazhdosh atë proces sa të duash, natyrisht duke pasur edhe një dozë ngurrimi se mos po del qesharak në fund”, ka thënë ai.

Alarmi i terrorizmit amerikan ka kaluar në një fazë të re – Nga JANUSZ BUGAJSKI

Me një histori të gjatë të terrorizmit të brendshëm, Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në një fazë të rrezikshme në të cilën polarizimi politik në rritje ka të ngjarë të nxisë dhunë të mëtejshme. Ndërsa terrorizmi fetar nga xhihadistët e huaj dhe të brendshëm është në rënie, terrorizmi politik është në rritje. Megjithëse fajtorët kryesorë të kësaj janë supremacistët e bardhë, terrorizmi ultra i djathtë do të frymëzojë gjithashtu terrorizmin ultra të majtë, veçanërisht nëse në trajtimin e militantëve të djathtë nga qeveria shihen dobësi.

Gjatë dekadave të fundit, SHBA ka përjetuar terrorizëm nga i gjithë spektri politik. Terrorizmi i kahut të majtë dominonte në vitet 1960 dhe 1970, me grupe radikale, si Weather Underground, të cilët vinin bomba në mënyrë periodike për të protestuar kundër “imperializmit amerikan” dhe përfshirjes së SHBA në luftën në Indokinë, si dhe për të shfaqur kundërshtinë e tyre ndaj autoritetit/grupimit/ sistemit politik.

Gjatë viteve 1980 dhe 1990, terrorizmi i djathtë anti-sistem ishte më i përhapur. I ashtuquajturi “Unabomber”, Ted Kaczynski terrorizoi kombin me një numër bombash të paketuara, pas lëshimit të një deklarate antiqeveritare/ “fletë-rrufeje” kundër qeverisë. l vetmi akt terrorist më shkatërrues para 11 shtatorit 2001 ishte shpërthimi në qytetin Oklahoma në prill 1995. Dy simpatizantë të lëvizjeve militare dhe armiq të përbetuar të sistemit hodhën në erë një ndërtesë qeveritare me një kamion-bomb, ku mbetën të vrarë 168 njerëz dhe u plagosën mbi 680 të tjerë.

Shumica e sulmeve me bomba ose vrasjet masive janë të nxituara nga ideologjitë, edhe nëse ata (sulmuesit) nuk janë të lidhur me ndonjë grup politik të caktuar dhe janë kryer nga operatorë të vetëm. Simpatizantët e grupeve radikale raciste si KKK (Ku Klux Klan) kanë sulmuar sinagogat hebraike dhe kishat afrikano-amerikane, dhe në disa raste kanë masakruar anëtarët e kongregacionit/ klerikët.

Në klimën aktuale politike thellësisht të ndarë, kërcënimi terrorist ka hyrë në një fazë të re. Me rritjen e racizmit dhe ksenofobisë, një reagim militant i majtë duket gjithnjë e më i mundshëm.  Vërtet, sulmuesi i Dejtonit, i cili vrau nëntë civilë më 4 gusht, ishte një radikal i majtë i vetë-deklaruar, i cili, në rrjetet sociale, protestonte kundër autoritetit centrist ose “gjeneratës së Bidenit”. Ashtu si supremacistët racistë besojnë në një utopi të ardhshme të bardhë, ultra-e majta është e bindur për (ardhjen) e një të ardhme utopike socialiste.

Për herë të parë në historinë moderne të Amerikës, ekstremistët e dhunshëm dhe terroristët po pretendojnë që janë aktivë në emër të Shtëpisë së Bardhë dhe jo kundër qeverisë. Janë krijuar një numër rrjetesh militante, që mbrojnë virtytet e nacionalizmit të bardhë dhe të përparësisë etnike dhe të cilët janë të gatshëm për t’u përfshirë në sulme të dhunshme ndaj protestuesve të majtë dhe antifashistë, siç u dëshmua në Charlottesville, dy vjet më parë. Ata janë ekuivalentët e djathtë radikalë të grupeve anti-kapitaliste dhe anti-globaliste që kanë ndërmarrë sulme të dhunshme në institucione të tilla si Banka Botërore.

Sulmet e fundit terroriste në El Paso dhe Dayton mund të jenë maja e një ajsbergu që po shkrihet ndërsa polarizimi në politikën amerikane po nxehet/rritet me afrimin e sezonit zgjedhor. Klima e frikës dhe urrejtjes po përkeqësohet nëpërmjet fjalimeve, komenteve dhe tweet-eve që poshtërojnë dhe dehumanizojnë/shpërfytyrojnë kundërshtarët politikë, përshkruajnë pjesë të mediave si armiq të përbetuar dhe u japin “mish të kuq”/ushqim për shijen e tyre aktivistëve militantë.

Si asnjë president tjetër në historinë moderne të SHBA, Trump ka gjeneruar si devotshmëri ashtu dhe armiqësi njëkohësisht. Disa nga mbështetësit e tij janë të mendimit se institucioni “shtet i thellë” kërkon ta shtypë dhe ta rrëzojë, ashtu si është e qartë në hetimin e komplotit rus. Nga ana tjetër, kundërshtarët më militantë të presidentit janë të zemëruar nga institucionet që lejojnë Trump të rrijë në detyrë. Në mënyrë paradoksale, ultra të djathtët dhe ultra të majtët bien dakord, pasi të dy palët e shohin veten në luftë kundër centrizmit të moderuar dhe pluralizmit demokratik.

Në mes të ultra-të majtës, Trump karikaturohet si një injorant sadist dhe përkrahësit e tij si racistë të tërbuar. Një përgjithësim/vulgarizim/thjeshtësim  i tillë mund të kontribuojë në justifikimin e akteve të terrorizmit kundër përkrahësve të presidentit në evente publike në qytetet që votuan kryesisht për të. Kjo ka të ngjarë të provokojë hakmarrje të dhunshme nga e djathta ekstreme. Përgjatë historisë moderne, fashistët dhe komunistët kanë mbajtur një marrëdhënie simbiotike/ të ndërvarur me njëra-tjetrën dhe një marrëdhënie parazitare me shoqërinë.

Polarizimi politik nxitet nga teoritë e komplotit dhe dezinformimi i plotë, të cilat agjencitë e inteligjencës së Moskës do të ndihmojnë të promovohen për të thelluar ndarjet sociale të Amerikës. Për shembull, pretendimi se nacionalizmi i bardhë është një hile mashtruese e demokratëve për të diskredituar republikanët do të shërbejë për të kamufluar dhe legjitimuar radikalizmin, duke e zhdukur gjithnjë e më shumë qendrën politike.

SHBA është duke ndërmarrë një trajektore kombëtare të rrezikshme dhe po përballet me një zgjedhje të vështirë në të dy anët e ndarjes politike që po thellohet. Republikanët dhe demokratët e boshtit qendror mund të monitorojnë, ekspozojnë dhe neutralizojnë ekstremistët e dhunshëm në radhët e tyre si dhe përgjatë krahëve të tyre, ose ata mund të lejojnë që ideologjitë radikale të konsumojnë shoqërinë amerikane.

Janusz Bugajski

AMERICAN TERRORISM ALERT

With a long history of domestic terrorism, the United States has entered a perilous phase in which widening political polarization is likely to fuel further violence. While religious terrorism by foreign and domestic jihadists has subsided, political terrorism is on the rise. Although the major culprits are white supremacists, ultra-right terrorism will also inspire ultra-left terrorism particularly if the government is seen as weak in dealing with rightist militants.

Over recent decades, the U.S. has experienced terrorism from across the political spectrum.Left-wing terrorism was prominent in the 1960s and 1970s with radical groups such as the Weather Underground periodically planting bombs to protest against “US imperialism” and American involvement in the war in Indochina and to demonstrate their defiance of the political establishment.

During the 1980s and 1990s, rightist anti-establishment terrorism became more prevalent. The “Unabomber” Ted Kaczynski terrorized the nation with several package bombs following the release of an anti-government diatribe. The most destructive single terrorist act before 9/11 was the Oklahoma City bombing in April 1995. Two sympathizers of the militia movement and sworn enemies of the establishment blew up a government building with a truck bomb and killed 168 people and injured over 680.

Most bomb attacksor mass shootings are ideologically driven even if they are not tied to anyspecific political group and are conducted by single operators. Sympathizers of radical racist groups such as the KKK have attacked Jewish synagogues and African-American churches and in some instances slaughtered members of the congregation.

In the current deeply divided political climate the terrorist threat has entered a new phase, with racism and xenophobia on the rise and a militant leftist reaction looking increasingly likely. Indeed, the Dayton gunman who murdered nine civilians on 4 August was a self-professed radical leftist rebelling against the centrist establishment or “Biden generation” on his social network. Just as racist supremacists believe in the coming white utopia the ultra-left is convinced of a future socialist utopia.

For the first time in modern American history, violent extremists and terrorists are now claiming to be active on behalf of the White House and not against the government. Several militant networks have emerged asserting the virtues of white nationalism and ethnic exclusivity, and willing to engage in violent attacks on leftist and anti-fascist protestors, as witnessed in Charlottesville two years ago. This is a radical right equivalent of the anti-capitalist and anti-globalist groups who have spearheaded violent assaults on institutions such as the World Bank.

The recent terrorist attacks in El Paso and Dayton may be the tip of a melting iceberg as polarization in American politics is heating up with election season approaching. The climate of fear and hate is exacerbated through speeches, commentaries, and tweets that belittle and dehumanize political opponents, depict parts of the media as sworn enemies, and give red meat to militant activists.

Trump has generated both devotion and hostility like no other President in modern U.S history.Some of his backers propound the notion that the “deep state”establishment seeks to stifle and overthrow him, as evident in the Russian collusion probe. Conversely, the President’s more militant opponents are angry at the establishment for allowing Trump to remain in office. Paradoxically, the ultra-right and ultra-left are in agreement, as both see themselves at war against moderate centrism and democratic pluralism.

Among the ultra-left, Trump is caricatured as a sadistic ignoramus and his supporters as rabid racists. Such simplification can contribute to justifying acts of terrorism against the President’s supporters at public events in districts that predominantly voted for him. This would likely provoke violent retaliation from the extreme right. Throughout modern history fascists and communists have maintained a symbiotic relationship with each other and a parasitic relationship with society.

Political polarization is fuelled by conspiracy theories and outright disinformation, which Moscow’s intelligence agencies will help promote to deepen America’s social divisions. For instance, the claim that white nationalism is a hoax perpetrated by Democrats to discredit Republicans will serve to camouflage and legitimize radicalism while increasingly hollowing out the political center.

The U.S. is embarking on a dangerous national trajectory and confronts a stark choice on either side of the deepening political divide. Mainstream Republicans and Democrats can either monitor, expose, and neutralize the violent extremists in their ranks and along their flanks, or they can allow radical ideologies to consume American society.

Vdiq nga torturat – Nipi rrëfen fundin tragjik të Át Bernardin Palaj: E gjetëm përdhe, me veladonin gjithë gjak

Rrëfimi i nipit Luigj Gjergji: “Isha me nënën, Lizën dhe gjyshen Nushë, kur pashë trupin e Bernardinit të hedhur përdhe, me veladonin gjithë gjak të ngjitur për trupi”

Quhej “Frati e Kangëve”, se kështu e kishte pagëzuar shkrimtari i madh, Ernest Koliqi. Ishte Át Bernardin Palaj, i cili pati një fund tragjik. Ai ndërroi jetë për shkak të torturave në hetuesitë komuniste. Është rrëqethëse historia e rrëfyer nga nipi i tij, Luigj Gjergji, i cili ruan imazhet e ditës së fundit të Át Bernardinit, ashtu i shtrirë përtokë, brenda mureve të hekurta të burgut të sajuar për françeskanët, me veladonin e gjakosur e ngjitur pas trupit të vdekur. Át Bernardini la pas historinë e jashtëzakonshme të një njeriu pasionant, që i dha kaq shumë atdheut të tij.

Nuk dij se kush patë thanë që gjithkund në botë poetët këndojnë për popullin, e vetëm në Ballkan populli këndon për poetët. Deri tash për mue poeti ma i madh i Shqipnisì asht populli i ynë”, pati shkruar Ernest Koliqi për fratin e Palçit, Át Bernardin Palaj. Koliqi i kishte kushtuar një artikull të zgjeruar në numrin 5-8 të revistës “Shêjzat” 1972.

Át Viktor Demaj, sjell në vëmendje shumë detaje të jetës dhe veprës së Át Bernardin Palajt, përmes një portreti që ka publikuar pak vite më parë.

Át Palaj, folklorist

Si mbledhës i folklorit Át Bernardini, nuk është mjaftuar vetëm me marrjen nga goja e popullit dhe sistemimin e këngëve të kreshnikëve të ruajtura gjatë shekujve nëpër Malësi dhe të transmetuara brez mbas brezi, por është shtrirë më gjerë në këtë fushë, duke na folur edhe për mite dhe legjenda që gjendeshin në zona të thella malore, kryesisht në Dukagjin. Mbledhja e këtyre zakoneve, dokeve dhe traditave të bukura të jetës etnike dhe familjare shqiptare, e kanë shtyrë të shohë, të ruajtura, trashëgiminë, përkatësinë dhe identitetin Iliro-Thrak të shqiptarëve.

Për të vërtetuar këtë pohim, po marrim një pjesë studimi të tij, e botuar nga Instituti i Studimeve Shqiptare në Tiranë, titulluar: “Studime dhe tekste, Dega juridike Tiranë” 1943, fq. 122-126. Ja çka shkruhet aty për festën e gjithëmbarshme të ditës së verave, që për të mund të kishte gjenezë ilire:

Studimet mbi letërsinë klasike dhe moderne, si dhe studimet mbi veprat e albanologëve gjermanë, bënë që ai të kishte një kulturë solide dhe të madhe. Por, një ndihmesë të madhe dha edhe në mbledhjen e Kangëve të Kreshnikëve, të botuar për herë të parë në vitin 1937, dhe të ribotuar nga botimet françeskane, në 2005, dhe ribotuar në vitin 2007. Ja se çfarë shkruan Át Palaj me bashkautor një tjetër korife të dalë nga “Shkolla Franceskane” Át Donat Kurtin në lidhje me rëndësinë e këngëve të Kreshnikëve:

“Kangët e vjetra, qi njifen prej malcosvet janë nën emnin “kangë kreshnikësh, kangë të moçme, kangë lahute” janë visari ma i çmueshmi i gjuhës, shprehja ma e gjalla e shum ndiesive bucare e përfytyrimi typik i fizjonomis së kombit t’onë” (shih: Át B Palaj dhe Át D Kurti., Visaret e Kombit, botim II, Shkodër Botime Françeskane 2005, fq. IX).

Át Palaj, historian

Tani do të flasim për kontributin e Át Bernardin Palajt në lamin e historisë shqiptare. Ndër studimet e tij historike, mund të cilësojmë disa që janë më të rëndësishme si: “Studime dhe dokumente rreth dioqezit të Pultit”, shkrime dhe studime dokumentesh, që janë të botuara në revistën “Hylli i Dritës”. Por me mjaft interes, janë edhe studimet: “Lufta shqiptare kundër pushtuesit turk”, (dorëshkrim i pabotuar), “Kryengritja e Dukagjinit që përfshin vitet 1926-1928” (dorëshkrim i pabotuar), “Ditar shënimesh” (dorëshkrim i pabotuar), “A janë Shqyptarët autokton?” (dorëshkrim i pabotuar) dhe “Ça hoqme na katolikët për Shqypni” (dorëshkrim i pabotuar).

Ndër historianët që ka nxjerrë “Shkolla franceskane”, jemi mësuar të dëgjojmë për “Maestron” e historisë, Át Marin Sirdanin. Por, siç duket nga shkrimet e lëna, kjo fushë ka tërhequr edhe Át Palajn. Shumë kanë shkruar për fillimet e robërimit të Shqipërisë nën pushtuesin e ardhur nga Azia, duke e konsideruar një periudhë mjaft të zymtë, të errët dhe të prapambetur për Arbërinë. Ndër këta studiues, spikat edhe emri i “Fratit të Kangëve”. Në studimin “Lufta Shqiptare kundër pushtuesit turk”, ai trajton këto tema: “Gjendja e përgjithshme kishtare prej vjetes 1468 – 1650”, “Largimi i rregulltarve e i bujarve prej Shqypniet”, “Salvimet e turkut”, “Jeta e popullit e e klerit katolik”, “Kryngritja e katolikve”, dhe “Gjendja e Françeskave mrenda kësaj kohe”. Siç shihet nga trajtimi i çështjeve, ky dorëshkrim është lëndë e parë për studimin e asaj periudhe të errët të historisë së Shqipërisë.

Ditari i Át Bernardin Palajt

Mes viteve ‘20 dhe ‘30 të shekullit të kaluar, kanë ndodhur shumë ngjarje që kanë lënë gjurmë të paharruara në kujtesën e popullit shqiptar. E kujtojmë me nostalgji qeverisjen e shkurtër, por demokratike të Fan Nolit të vitit 1924. Kjo qeveri që solli dhe ringjalli shumë shpresa të bashkëkohësit, nuk zgjati shumë, duke ia lënë vendin Ahmet Zogut që i ndihmuar nga serbët, përmbysi qeverinë e Nolit.

Të gjitha këto ngarje i gjejmë të renditura në formë ditari, nga Át Bernardin Palaj. Ky ditar sjell të vërteta dhe fakte të reja për ta njohur më mirë atë kohë. Një studim tjetër që paraqet fakte dhe realitete të dhimbshme, janë kujtimet e Át Bernardin Palajt për Revolucionin e Dukagjinit kundër qeverisë zogiste. Ndër faqet e historisë, anashkalohet kjo vuajtje e popullit të Dukagjinit që zgjati për rreth dy vjet. Më lart, kemi thënë se Át Palaj studioi folklorin, zakonet, doket dhe besimet e shqiptarëve, sepse në ato ai pa tradita të lashta ilire. Pikërisht duke u nxitur nga kjo, ai bëri edhe një studim të shkurtër sintetik dhe plot ngjarje të reja në lidhje me çështjen se “A janë shqiptarët autoktonë?”.

Jetëshkrimi i Át Bernardin Palaj

Át Bernardini lindi në Shkodër, më 2 tetor 1894, në një familje të thjeshtë malësore, nga Shllaku. Studimet i filloi në shkollën fillore të etërve françeskanë, e drejtuar në atë kohë nga Át Gjergj Fishta. Studimet gjimnazore i kreu po pranë etërve françeskanë, ndërsa liceun e kreu në Salzburg, e ato teologjike e filozofike, në Innsbruck. Gjatë studimeve, ai tregoi një interes të veçantë për studimet shqiptare, si dhe për autorët e huaj që studiuan zakonet, gjuhën, doket shqiptare. Kryesisht e tërhiqnin albanologët gjermanfolës. Për disa vjet, mësoi në Liceun “Illyricum”, pastaj shërbeu në famullitë e Toplanës, Palçit, Shalës, Bushkashit dhe të Rubikut.

Fundi tragjik i jetës së tij

Në fund të Luftës, i zhgënjyer, tashmë pas përpjekjeve të pashpresa të trupave nacionaliste dhe perëndimore për të formuar një shtet të bazuar në lirinë dhe të drejtat e njeriut, duke e parë rrezikun eminent që po i vërsulej si një bishë e egër nga të vetëshpallurit shpëtimtarë të Shqipërisë, i turbulluar në shpirt, i thotë një tjetër miku të tij, albanologut profesor Karl Gurakuqit: “Do të tërhiqem në nji famullì të maleve të mija të dashtuna – më tha gadi me lotë ndër sy – dhe aty ku mbahet gjallë fryma e shpirtit arbnuer, në kontakt me popullin e thjeshtë, do të vijoj punën e nisun tash sa e sa vjet, tue gjurmue në historinë, në folklorën e sidomos në Kanunin. Do të përplotësoj e do të sistemoj rapsodit, qi unë i kam mbledhë me kujdes tash sa kohë”.  Sa mbresëlënëse dhe rrëqethëse kjo bisedë konfidenciale mes dy dijetarësh.

Por fatkeqësisht, në moshën 51-vjeçare, puna e tij shkencore, si dhe aktiviteti i tij fetar u ndërpre barbarisht, kur për asye absurde, e arrrestuan në Kuvendin e Rubikut me 22. 10. 1946. Pikërisht këtu në Rubik, i shkruan Át Jak Marlekajt një letër, ku i kërkon që ta paraqesë para botës së lirë vuajtjen dhe vrasjet makabre të sa e sa intelektualëve shqiptarë në mënyrë të padrejtë, vetëm për faktin se ishin pionerë të mendimit të lirë dhe demokratik. Në këtë letër, origjinali i së cilës ruhet pranë arkivit françeskan në Shkodër, Palaj shkruan: “I dashtuni P. Jakob, jena në gazep të Zotit. Thueju miqve t’ikun andej qi t’orvaten me sa të munden për me na pshtue prej këtij kobit. Ka nji, ka nji, po na qesin faret të gjithve. Bâne të njoftun mjerimin t’onë ku të dijësh. Të fala B.dini, 20. IV. 1946”.

At Bernardin Palaj vdiq në tortura, më 2 dhjetor të vitit 1946. Ja si e rrëfen nipi i tij, Luigj Gjergji, momentin kur e ëma e At Bernardinit, pa birin e saj të shtrirë përdhe i vdekur nga torturat komuniste.

Ne na lajmëruan që të shkonim tek Kuvendi për ta parë dhe aty vajtëm: unë me nënën, Lizën dhe gjyshen, Nushën. Ne nuk na lejuan që të futeshim brenda oborrit të Kuvendit, por na hapën paksa portën e jashtme dhe nga aty pamë trupin e Bernardinit të plandosur përdhe me veladonin gjithë gjak të ngjitur për trupi. Njerëzit e Sigurimit na thanë se ai kishte pasur vdekje natyrale dhe na dhanë disa plaçka e sende të tija personale krejt të parëndësishme. Por, e vërteta qëndronte krejt ndryshe, sepse vdekja e tij kishte ardhur nga torturat dhe sëmundja e tetanozit që i ishte shpifur atij ato ditë nga teli me gjëmba që i kishin lidhur duart. Ne kërkuam që të merrnim me vete kufomën e tij për ta varrosur, por ata nuk na e dhanë e pas disa minutash na përzunë nga aty. Që nga ajo ditë ne nuk mësuam dot asnjë të dhënë se ku e kishin varrosur trupin e tij, por pas pesë vjetësh, u hap fjala se At Bernardinin së bashku me gjashtë klerikë të tjerë që i kishin mbytur në tortura, i kishin varrosur në gropën e gëlqeres aty në një skaj të Kuvendit françeskan. Po kështu krahas këtij lajmi ne na thanë se trupi i At Palajt ishte groposur në një vënd me trupin e Dom Lazër Shantojës, brenda murit rrethues të Kuvendit. Por të gjithë këto ishin vetëm fjalë nga njerëz dashamirës, sepse faktikisht eshtrat e At Bernardinit familja jonë nuk ka mundur t’i gjej dot edhe sot e kësaj dite”, e përfundon rrëfimin e tij Luigj Gjergji.

Kujto.al

Atdheu… Nga Fatos Baxhaku (In Memoriam)

– Atdheu është vatra familjare, gardhi, era e mirë e shtëpisë, vendi ku e ndien veten të barabartë dhe të respektuar, bash atje ku të zë gjumi rehat. Do hash ndonjë të sharë, por të jesh i sigurt që e ke pasur hallall.

– Atdheu është gjuha, rrugicat, dialekti, ëndrrat, përrallat, hartimet, dashuritë e para dhe ato të munguara, librat e shkoqur erëmirë.

– Atdheu është dhimbja jote. Është pafuqia dhe fuqia jote. Është pikërisht ajo që ti do të doje të ishte më mirë.

– Atdheu është gjeni yt, mëkatet e tua, mëritë e tua, dashuritë e tua, tradhtitë e tua.

– Atdheu është edhe me ngjyra: Flamuri, Kuqezia, Pavarësia, heronjtë, bëmat… Por mos harro, kanë ardhur kohë të tjera, që kanë nevojë për punë dhe jo për legjenda.

– Atdheu është edhe stinë. Nganjëherë na lodh me zymtësinë, apo me shiun, dhe herë të tjera na ngazëllon me beharin e parakohshëm që vjen befas. Atdheu është ai, vetmitar, i paparashikueshëm.

– Atdheu nuk do brohoritës. Më të famshmit brohoritës nuk kanë pasur fat të mirë.

– Atdheu nuk i do ata që shkojnë nga salla e bilardos drejt e në stadiumin ku mëtojmë të jemi edhe ne. Atdheu na kërkon në radhë të parë punë dhe mend. Si i bëhet?

– Atdheu është ai vend i mrekullueshëm ku na kanë mësuar se më e mbara udhë është të shtojmë miqtë dhe jo armiqtë.

– Nga Atdheu dhe historia e tij e gjatë kemi mësuar se ai nuk do që të fshihemi pas tij. Kjo duhet të jetë e pandershme.

– Atdheu është zemërgjerë, ai na i fal edhe mëkatet tona, dhe të të tjerëve, vetëm e vetëm që njerëzia të jenë mirë.

– Atdheu hera-herës na kujton: Kujdes të korrat!

– Atdheu është ajo gjë që të mungon sa herë që thua me krenari “I am Albanian”.

– Atdheu hap punë, shpresë dhe jo sherre.

Sigurisht që edhe Atdheu ka një cak, ka një limit deri në të cilin mund të na falë mëkatet. Mjaft na ka duruar! Më e para nga të gjitha është se ne duhet të jemi më kokunjur në krenarinë tonë të pabazuar në themel.

Është bazike, nisur nga historia e kulturave njerëzore, që popujt që arrijnë të njohin veten e tyre, njësoj si njerëzit, e kanë jetën më të mbarë, përkundrazi, popujt, që merren me lapidarë, himne, simbole lloj-lloj dhe aspak me thelbin e gjësë, ahere atyre do t’u duhet një rrugë e gjatë drejt përparimit.

Sido që të jetë: Rroftë Atdheu ynë! Kjo për ne. Por rrofshin të gjithë për atdhetarët e tjerë!

Zëri i Amerikës – Tiranë: Ndahet nga jeta studiuesi dhe publicisti i njohur Fatos Baxhaku

Fatos Baxhaku

Komuniteti shqiptar i shtypit është në zi në Shqipëri për publicistin e njohur Fatos Baxhaku, i cili humbi jetën të premten në moshën 55 vjeçare nga një sëmundje e rëndë dhe e gjatë. Pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Tiranës për Histori në fund të viteve 1980, zoti Baxhaku u përfshi thuajse plotësisht si gazetar e analist në shtypin e ri të sapokrijuar në fillim të viteve 90.

Në fushën profesionale ai la të botuara dy studime në gjermanisht “Struktura e popullatës dhe kufitjë etnikë mes shqiptarëve, serbëve dhe maqedonasve në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe fillim të shek XX”, Vienë 1994 dhe “Themeli i shoqërisë në Shqipërinë veriore. Dëshmi dhe kërkime të konsujve dhe studiuesve austriakë”, Vienë 1996.

Gjatë tranzicionit, Fatos Baxhaku u bë shpejt i njohur për punën voluminoze në shtypin e shkruar si reporter i thjeshtë, redaktor dhe drejtues redaksie në gazeta, revista dhe televizione të ndryshme vendase.

Zoti Baxhaku u bë veçanërisht i njohur me serialin e dokumentarëve televizivë “Tunel”, një cikël disavjeçar kronika udhëtimesh të autorit nëpër Shqipëri, ku ai raportoi për jetën e njerëzve të thjeshtë në çdo cep të vendit, traditat, historinë dhe të përditshmen e tyre.

Pasioni për historinë dhe gazetarinë e shtynë zotin Baxhaku të botojë një seri librash të tjerë me studime dhe reportazhe si “Gur”, Tiranë 2008, “Në Mirditë & Rreth e Rrotull”, Tiranë 2009, “Roje: Bestytni shqiptare të Shekullit XXI”, Tiranë 2012, “Çadra e Kuqe”, Tiranë 2013, “Gra të Përgjithshme” Tiranë 2014.

Ai përgatiti prej udhëtimeve të shumta edhe një seri guidash turistike për qytetet historike si Lezha, Berati, Elbasani, Vlora, Gjirokastra, Pogradeci, Saranda, Shkodra, Korça, Durrësi.

Gjatë angazhimit afro 30 vjeçar në botime dhe publicistikë, zoti Baxhaku ishte edhe pedagog dhe mentor i disa breza studentësh të gazetarisë së shkruar dhe televizive, të cilët po e nderojnë sot mësuesin e tyre me një mori vlerësimesh.

Për largimin e parakohshëm nga jeta të Fatos Baxhakut dhanë vlerësime e komente publike edhe përfaqësuesit më të lartë të shtetit, politikës dhe qarqeve akademike shqiptare.

Trumpi duhet të thërrasë një samit Serbi-Kosovë – Nga Dean B. Pineles*

Më 13 gusht, Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara lëshuan një deklaratë për shtyp me fjalë të forta duke i bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës të rifillojnë dialogun e tyre të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të mos vendosin më pengesa në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve të tyre.

Kuinti ishte specifik për këto pengesa: “Për Kosovën, kjo do të thotë të pezullojë tarifat e vendosura për Serbinë. Për Serbinë, kjo nënkupton pezullimin e fushatës kundër njohjes Kosovës.”

Deklarata thoshte që nëse Serbia dhe Kosova tregojnë një gatishmëri për kompromis, për të hequr ato pengesa dhe për të rifilluar diskutimet, atëherë Kuinti do të ishte “i gatshëm të rrisim rolin tonë në këtë proces duke mbështetur Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, i cili ndërmjetëson bisedimet Kosovë- Serbi në Bruksel”.

Shumë mirë, por a nuk e kemi dëgjuar edhe më parë këtë?

Që kur dialogu mes dy vendeve ngeci pasi Serbia arriti të prishte kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Interpol vjeshtën e kaluar dhe ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u hakmor menjëherë duke vendosur një tarifë 100 për qind për mallrat serbe, kemi dëgjuar vazhdimisht thirrje të ngjashme.

Megjithatë asnjëra palë nuk është tërhequr dhe akuzat e ndërsjella kanë vazhduar. Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, në një intervistë për Pink TV, e kritikoi deklaratën e Kuintit si të paekuilibruar dhe në favor të Kosovës.

Ai pohoi se deklarata nuk thoshte asgjë në lidhje me gatishmërinë e vendeve të Kuintit për të ndaluar përpjekjet e tyre për lobim në favor të pavarësisë së Kosovës, si një quid pro quo që Serbia të ndalte sulmin e saj kundër njohjes së ish-krahinës së saj. Dhe ai tha që Serbia do të vazhdojë fushatën e saj kundër njohjes sepse ajo po funksionon dhe kjo po shkakton reagime nga komuniteti ndërkombëtar.

Për fat të keq, Daçiç ka treguar se është një njeri shkatërrues kur vjen puna për përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën; ai është një pjesë e madhe e problemit, jo zgjidhja.

Dhe Haradinaj ka rezultuar kokëfortë në lidhje me tarifën e cila nuk ka qenë e dobishme, por së fundmi ai dha dorëheqjen si kryeministër pasi u ftua për t’u marrë në pyetje si i dyshuar në gjykatën e re të krimeve të luftës në Hagë.

Megjithatë, Daçiç bëri disa komente interesante në atë intervistë në lidhje me mbështetjen e fortë për presidentin amerikan Trump në mesin e popullit serb: “Askush nuk qe aq i lumtur sa serbët kur panë Donald Trumpin të fitonte zgjedhjet presidenciale dhe të mundte Hillary Clinton, sepse serbët s’e durojnë dot Clintonin dhe Madeleine Albright.”

Bill Clinton dhe Madeleine Albright, sigurisht, drejtuan fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë gjatë pranverës së 1999.

Kosova gjithashtu i vlerëson marrëdhëniet e saj me administratën Trump, siç kanë deklaruar vazhdimisht presidenti Hashim Thaçi dhe Haradinaj.

Kjo dinamikë sugjeron mundësinë e një qasjeje të guximshme dhe të re për normalizimin. Ndoshta ka ardhur koha që BE-ja të tërhiqet dhe të lërë SHBA-në të marrë një rol udhëheqës.

Pavarësisht përpjekjeve të saj më të mira, BE-ja nuk ka pasur sukses në rifillimin e dialogut, kështu që ndoshta ka ardhur koha për një rikalibrim rrënjësor.

Interesi i presidentit Trump lindi vjeshtën e kaluar kur ai u përfshi në diskutim duke i kërkuar të dyja palëve të përfitonin nga mundësia historike për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Dhe ai gjithashtu u ofrua të ftonte presidentin Thaçi të Kosovës dhe Aleksandër Vuçiçin e Serbisë në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë nëse ata e realizonin me sukses këtë gjë.

Por nevojitet veprim më i guximshëm nga ana e SHBA-së, duke pasur parasysh mungesën e progresit të diplomacisë konvencionale, të udhëhequr nga BE-ja.

Duke pasur parasysh kredibilitetin e dukshëm të presidentit Trump me Kosovën dhe Serbinë, ai duhet të ndërhyjë në mënyrë të fortë dhe proaktive për të çuar përpara bisedimet, dhe ta bëjë këtë menjëherë pasi të mbahen zgjedhjet në Kosovë dhe të formohet një qeveri e re.

Unë propozoj që Presidenti Trump të thërrasë një samit që përfshin vendimmarrësit kryesorë nga të dy vendet, i cili të mbahet në Shtetet e Bashkuara, i ngjashëm me samitin e Camp David, të thirrur nga presidenti Jimmy Carter në vitin 1978.

Ai samit historik i Camp David dekada më parë solli një marrëveshje paqeje midis Egjiptit dhe Izraelit që ekziston edhe sot. Nëse Egjipti dhe Izraeli mundën të arrinin një marrëveshje të qëndrueshme pas armiqësive të tyre të armatosura dhe të gjata, atëherë ekziston arsye për të shpresuar që Serbia dhe Kosova mund të veprojnë njësoj, duke menduar që Shtetet e Bashkuara do të lujanë një rol të ngjashëm dhe do ta bëjnë këtë me vendosmëri.

Si parakusht, pasi të thirrej samiti, qeveria e re e Kosovës do të duhej të binte dakord të pezullojë tarifën e importit dhe Serbia do të duhej të binte dakord të pezullonte strategjinë kundër njohjes së Kosovës. Këto pezullime do të vazhdonin ndërsa negociatat për samitin janë në zhvillim e sipër.

Presidenti Trump atëherë mund të angazhohej personalisht me drejtorët ndërsa negociatat e përditshme do të zhvilloheshin nën drejtimin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare John Bolton dhe Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo.

Natyrisht që qëllimi do të ishte arritja e detajeve të një marrëveshjeje të qëndrueshme e cila njeh interesat legjitime të të dyja palëve. Dhe, nëse do të ishte e suksesshme, samiti do të përfundonte me një mbrëmje gala të lavdishme në Sjtëpinë e Bardhë në sytë e të gjithë botës, siç premtoi presidenti Trump.

Natyrisht, një propozim i tillë do të kishte edhe kundërshtues. Disa do të pyesin pse SHBA-ja duhet të rrezikojë kapitalin e saj politik duke u përpjekur të zgjidhë atë që ata e shohin si një problem europian. Por SHBA-ja ka në lojë edhe lëkurën e vte, pasi ka shpenzuar me miliarda dollarë në përpjekje për të stabilizuar Ballkanin pas luftërave të viteve 1990.

Është e vërtetë, siç do të argumentonin disa, që kuraja e burrave të shtetit do të duhej të tregohej si nga Serbia ashtu edhe nga Kosova, diçka që deri më tani ka munguar. Por presidenti Trump mund të ishte shumë bindës në këtë drejtim, sidomos në fushën e vet dhe mund të garantojë stimuj për të dy vendet.

Samiti mund të dështojë, por po sikur të rezultojë i suksesshëm? Kjo do të ishte një goditje të befasishme në politikën e jashtme dhe një sukses për trashëgiminë e administratës Trump, e ngjashme me marrëveshjen e paqes Egjipt-Izrael.

Ai mund të sjellë një paqe të qëndrueshme në Ballkan, diçka që shumica e kombeve do ta duartrokisnin (përveç ndoshta Rusisë).

Kjo do të lejojë që Serbia dhe Kosova të ecin përpara me qëllimet e tyre të integrimit në komunitetin më të madhe europian, me të gjitha avantazhet që do të sillte kjo gjë.

Dhe, më e rëndësishmja, kjo do t’u ofronte fëmijëve të të dy vendeve perspektivën e një të ardhmeje të ndritshme./Reporter.al/

* Gjyqtari Dean B. Pineles është diplomuar në Brown University, Boston University Law School dhe Kennedy School of Government në Universitetin e Harvardit. Ai ka shërbyer si gjyqtar ndërkombëtar me EULEX-in nga viti 2011 deri në vitin 2013. Përveç se në Kosovë, ai ka eksperiencë në sundimin e ligjit në Rusi, Kazakistan dhe Gjeorgji.

Jozefina Topalli bashkëpunëtore sekrete e Edi Ramës Nga Desada Metaj

Desada Metaj: Fati që zgjedh Topalli, në vend të harresës me nder, kujtesën e turpshme si bashkëpunëtore sekrete e Ramës

Edi Rama është përgjegjësi që Shkodra, ose më saktë socialistët dhe ata pak votues të 30 qershorit, të përfaqësohen nga një person me të shkuar kriminale.

Edhe socialisti më i verbër e di se jo Valdrini, por edhe një drejtor i rëndomtë i administratës, nuk do të kishte guxuar të fshihte një dënim penal, që i heq të drejtën për postin, aq më shuë ekur bëhet fjalë për një garë zgjedhore në të cilën kundërshtari të gërrmon të shkuarën tënde.

Ata që e bëjnë, e bëjnë sepse kanë besim apo garanci se nuk do t’i gjejë asgjë edhe po u zbuluan. Dhe sikurse ka ndodhur me shumë prej të përzgjedhurve të Ramës, kur zbulohen, Partia ka të gatshme për ta formulën e shfajësimit publik: shtiru si i habitur, pretendo se dënimi është marrë në mungesë dhe padrejtësisht, deklaro se do të luftosh si qytetar i lirë për ta korrigjuar padrejtësinë.

Paralelisht, Partia dhe Edi Rama theksojnë se: pëgjegjësia për fshehjen e të shkuarës është personale e zyrtarit, ndaj duhet t’i rëndojë atij personalisht në ndërgjegje, por gënjeshtra e tij nuk mund të njollosë Partinë e madhe dhe të pastër Socialiste.

Nuk duhet thënë asnjë fjalë për përgjegjësinë penale të zyrtarit të dënuar gënjeshtar apo për detyrimin e institucioneve shtetërore për të marrë menjëherë masat e detyrueshme ligjore kundër tij. Natyrisht, prokuroria, e kontrolluar politikisht, do të bëjë shërbimin e saj duke i vonuar ose harruar veprimet hetimore dhe ndëshkimore.

Kjo strategji efektive, e zbatuar me përpikmëri në të gjitha rastet, përfshin edhe një element tjetër të rëndësishëm: nxitjen e menjëhershme të ndonjë debati të brendshëm në PD, me ndihmën e mercenarëve apo inatçinjve të zakonshëm.

Valdrin Pjetri nuk konkurroi në asnjë forum të PS për t’u zgjedhur kandidat për Shkodrën. Përzgjedhja e tij ishte vendim personal i Edi Ramës dhe, për rrjedhojë, përgjegjësi personale vetëm e tij.

Ndaj në përpjekje për t’u distancuar nga zgjedhja që i doli kallp, Kryeministrit i duhej që debati publik për “socialistin” e Shkodrës të konkurohej nga debati brenda PD-së.

E ku ka më mirë se për të ndezur këtë debat të angazhohet ish-numri 2 i demokratëve, politikania e madhe demokrate e Shkodrës, e cila si askush tjetër mund të prekë telat e militantëve dhe të nxisë klikimet e portaleve:

“E vërtetë, Valdrini është personazhi negativ, por fajin e vërtetë për Shkodrën e ka Lulzim Basha. Rama e zgjodhi kriminelin, por PD nuk hyri në zgjedhje dhe i la hapësirë.”

Pra, Basha dhe Rama janë të këqinj njësoj.

Me këtë ekuacion “logjik”, duke dhe e zhvendosur thelbin nga kandidati kriminal i Edi Ramës tek lufta për pushtet brenda partisë, i fituar, sigurisht, del Edi Rama.

Arsyet pse dikush, që ka qenë në majat drejtuese dhe përfituese të PD-së, bën këtë shërbim ndaj Ramës mund të jenë të ndryshme dhe për to po hamendësohet deri në shpjegime historike apo konspirative.

Në të vërtetë, pikërisht, fakti që motivimi i Zonjës Topalli është aq i paqartë, aq i pajustifikuar dhe i debatueshëm, e bën ndërhyrjen e saj shumë efektive për të larguar vëmendjen nga Valdrini dhe Edi Rama dhe tek debatet apo luftrat e brendshme në PD.

Natyrisht, e gjithë propaganda dhe media në shërbim të Edi Ramës e amplifikojnë në maksimum debatin e brendshëm në PD.

Ndërkohë, opozita duhet të lëvdohej dhe të merrte meritat që i takojnë, për miratimin e ligjit të dekriminalizimit që është e vetmja arsye pse Shkodrës dhe demokratëve të saj nuk u imponua një kriminel për kryebashkiak—ligj për të cilin zonja Topalli ka votuar dhe punuar së bashku me ekipin drejtues të PD.

Opozita duhej të lëvdohej se, edhe pa asnjë pushtet, ka arritur të imponojë, të vetmin mekanizëm që ka arritur deri diku të çmontojë sistemin kriminal që Edi Rama ka instaluar në mënyrë të qëllimshme në çdo nivel të pushtetit.

Por, përkundrazi, Edi Rama po arrin ta bëjë këtë sistem të duket i parëndësishëm, duke e zhvendosur vëmendjen tek ca debate partiake, për vlera, të cilat inicohen nga ish-drejtues partiakë që duket sikur kanë qenë eurodeputetë dhe jo shërbëtorë partiakë të bindur të shefit të tyre.

E gjitha kjo taktikë e shpërqendrimit të vëmendjes, është shndërruar në një strategji të konsoliduar të komunikimit publik të Kryeministrit sa herë skandalet (jo rastësisht të shpeshta) përfshijnë qeverinë e drejtuar prej tij.

Nuk ishte e rastësishme që ditën kur PS nuk nxori dot në votime as 15 për qind të votuesve në të gjithë Shqipërinë, zërat (e zakonshëm) kërkonin largimin e kryetarit të opozitës, meqë nuk ja doli të bënte kaos dhe të pengonte votimin njëpartiak.

Nuk ishte e rastësishme që diversionet me pasardhës imagjinarë hidheshin në publik në momentin kur u kuptua se mbështetja për opozitën në mos është sa refuzimi për të votuar, padyshim është ndjeshëm më e madhe se ajo e dy viteve më parë.

Në strategjinë e tij për të mbajtur pushtet me çdo kusht, në kohën kur çdo pushtet e ka tërësisht të vetin, Edi Ramës nuk i mbetet gjë tjetër veç taktikës së vjetër romake: përça e sundo—të cilën ai, me gjasa, e ka mësuar jo nga leximet historike apo filozofike, por nga filmi “Skënderbeu”.

Sigurisht, adhurueset e filmit dhe të personazhit nuk e ndihmojnë dot për këtë përçarje. Formimi i tyre dhe roli qesharak që kanë marrë ja u bën të pamundur misionin që u ka ngarkaur Rama—mision për të cilin ai përdori, me radhë, themelues, drejtues dhe ish-drejtues të PD-së, ish funksionarë dhe ish-qeveritarë të PD-së, pa kursyer në diabolizmin e tij edhe fëmijët e tyre.

Nuk është e vështirë të kuptosh se kujt i përket radha për të zhvendosur vëmendjen nga skandalet e Ramës tek debatet e brendshme në PD.

E vështirë është te besosh se si këta njerëz, që ishin për dekada pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike dhe e qeverisjes së saj, nuk arritën kurrë të kuptonin apo pranonin se çdo detyrë apo post ka qenë dhuratë arbitrare dhe jo meritë me konkurencë.

Për këtë arsye, është më mirë të heshtin dhe të gëzojnë kujtimet dhe ato çka u ka mbetur nga pushteti i dikurshëm.

Përndyshe, në vend që të harrohen, sikurse e meritojnë, do të kujtohen gjithmonë si mercenarë dhe bashkëpunëtorë të fshehtë të Edi Ramës dhe regjimit të tij kriminal.

Exit.al

Telefonata e fundit e Ndriçim Xhepës me Gjergj Xhuvanin: Nuk ka qenë i shtruar në spital

TIRANË– “Liqeni mund të na i japë të gjitha nëse ne dimë se si ta pyesim”. Kështu thotë Kristo, një adoleshent i rritur buzë liqeni, një nga personazhet e filmit të fundit të Gjergj Xhuvanit. Po vetë Gjergj Xhuvani, çfarë mori nga liqeni?! Ndoshta kënaqësinë e fundit të krijimit, të realizimit të një filmi, që si në çdonjërin që ai i dha publikut, fliste për njeriun, për dashurinë. “Liqeni im”, kështu titullohet filmi që e çoi drejt Romës regjisorin, prej nga nuk u kthye më.

Dha frymë pasi e çoi deri në fund filmin, xhirimet e të cilit i kishte realizuar qysh një vit më parë. Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56- vjeçare. Një vdekje e papritur, që shokoi këdo që mësoi për ikjen e tij, e shoqëruar me lajme, shumë herë abuzive mbi rrethanat e vdekjes.

FILMI

Siç rrëfejnë bashkëpunëtorët më të afërt, regjisori Gjergj Xhuvani u nis drejt Romës për të përmbyllur filmin e tij më të ri “Liqeni im”, me produksion të “ON Film Production”, i mbështetur financiarisht nga Qendrat Kinematografike të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Kroacisë, por edhe i përzgjedhur nga “Eurimage” si një nga projektet më të mira të paraqitura nga 37 vende të ndryshme.

Filmi me skenar dhe regji të Xhuvanit vendoset në Pustec, në pikëpjekjen e tre kufijve dhe bën bashkë një kast të gjerë aktorësh, mes të cilëve Ariton Pollozhani, Tristan Halilaj, Vedran Zivolic, Elia Zaharia, Luiza Xhuvani, Birçe Hasko, Miriana Deti etj.

TELEFONATA E FUNDIT

Aktori Ndriçim Xhepa, mik i hershëm i çiftit Xhuvani, i cili ka bashkëpunuar në disa filma me regjisorin dhe shumë herë si partner me bashkëshorten e tij, Luiza, me shumë gjasë ka qenë një nga njerëzit e fundit që ka komunikuar me të.

“Mendoja se ishte kthyer nga Italia dhe e mora në telefon, sepse më duhej ndihma e tij për një numër. Kemi bërë humor bashkë me time shoqe. Ai ishte në Romë për t’i dhënë dorën e fundit filmit të tij, të cilin duhej ta mbyllte brenda gushtit, madje familja e tij ishte nisur me pushime. Atë ditë që ndodhi fatkeqësia, ai kishte lënë një takim dhe fakti që nuk kishte shkuar dhe as përgjigjej në telefon, krijoi shqetësimin. Ai nuk ndodhej në Romë për t’u kuruar, por për punë dhe nuk është e vërtetë që ka vdekur në një spital të Romës. Ndoshta ka ndërruar jetë gjatë natës, por arsyet do t’i thonë mjekët. Ai duhej të kthehej atë ditë, më tha që kishte kryer punë. Me sa duket dha shpirt kur mbaroi filmin”, thotë Xhepa, ndërsa nuk e fsheh tronditjen që i shkaktoi lajmi dhe dhimbjen për humbjen e një miku dhe një bashkëpunëtori, një njeriu që e kishte batutën gjithnjë gati, që i ishin gjendur njëri-tjetrit në ditë të vështira.

Të njëjtën ecuri të ngjarjes konfirmon edhe producenti i filmit të fundit të Xhuvanit, Dritan Huqi, të cilit i ra barra e rëndë e sqarimit të rrethanave.

“Gjergji ndodhej në Romë për të realizuar masterizimin e filmit ‘Liqeni im’ dhe mospërgjigjja në telefon na vuri në alarm të gjithëve, deri në momentin që morëm lajmin e papritur”, thotë Huqi, një nga njerëzit me të cilin Xhuvani kishte komunikimet më të shpeshta së fundi, për të çuar deri në fund tanimë filmin-testament, xhiruar buzë liqenit, atje ku bashkohen tri kufij… Sepse veprat e Gjergj Xhuvanit i bashkonin njerëzit…

Marrë nga Panorama

Zëri i Amerikës – Tiranë, Prokuroria e Përgjithshme verifikon Valdrin Pjetrin

Valdrin Pjetri

Një ditë pasi Valdrin Pjetri njoftoi dorëheqjen nga mandati i kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, fituar në Zgjedhjet Vendore të 30 qershorit, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi mbi verifikimet e nisura mbi pastërtinë e figurës së tij. Zoti Pjetri u akuzua të martën nga Partia Demokratike në opozitë se në vitin 2003 ishte dënuar në Itali për trafik droge dhe se ishte dëbuar nga vendi fqinj.

Duke iu përgjigjur një kërkese të Partisë Demokratike të datës 13 gusht 2019, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se “më datë 05.08.2019, ka regjistruar kërkesën për verifikim të detajuar të subjektit Valdrin Pjetri, dhe se ka filluar procesin e verifikimit të plotë e të gjithanshëm, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë” dhe se i ka kërkuar shtetasit Valdrin Pjetri “të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore”.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se “që në daten 6 gusht ka dërguar pranë Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, si dhe pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për verifikim të mëtejshëm nga autoritetet e drejtësisë italiane, duke u kërkuar këtyre të fundit vënia në dispozicion e çdo lloji vendimi penal të dhënë nga gjykata, vendim për masa sigurimi personale apo vendime dëbimi, në emër të shtetasit Valdrin Pjetri”.

Po sot, Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në twitter, reagoi pas vendimit të Valdrin Pjetrit për t’u dorëhequr nga posti i kryebashkiakut, pas akuzave të Partisë Demokratike. “Fshehja e ngjarjes, – shkruan Rama, – është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme!”

Kryeministri Rama, i cili gjatë viteve të fundit është akuzuar vazhdimisht për promovim të figurave të lidhura me krimin, u shpreh sot se është “Koha të fusim në ligj afate verifikimi shtetëror të kandidaturave para regjistrimit të tyre në zgjedhje”.

Për Kryeministrin Rama, rasti Pjetri dëshmon nevojën që të nisë “verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur. Çdo vetëdeklarim i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal. Përgjegjësia individuale s’mund të ketë më asnjë fije kosto kolektive”.

Në formularin e dekriminalizimit, paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri, ka shënuar se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar, as brenda e as jashtë vendit. Por, të marten e kësaj jave, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, paraqiti para mediave dokumente të ardhura nga Italia, që dëshmojnë se Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar në Itali dhe, për më tepër, e ka mbajtur të fshehtë këtë dënim. Valdrin Pjetri rezulton të jetë arrestuar më 27 Janar 2003 në Firence, dhe një ditë më pas, përpara gjykatës, ka pranuar fajësinë.

“Ai është dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim. Për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit. Më datë 3 Shkurt 2003 Valdrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më datë 4 Shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti italian”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

Sipas këtyre dokumentave, ligji i dekriminalizimit e ndalon Valdrin Pjetri për të ushtruar një funksion publik. Ndërkohë, ai rrezikon të akuzohet për “Falsifikim të dokumentave zyrare” dhe “Deklarim të rremë”.

Valdrin Pjetri ka një karrierë të gjatë në zyrat e shtetit shqiptar. Ai ka punuar në funksione të rëndësishme, fillimisht në qeverinë e demokratëve e, më pas, atë të socialistëve. Ndaj, nuk është e qartë se si ai ka arritur të mbijetojë kaq gjatë duke qenë një person i dënuar nga një gjykatë italiane për trafik të lëndëve narkotike.

Karierën në strukturat shtetërore Pjetri e ka nisur që në kohën e qeverisë Berisha, ku nga viti 2010 deri në vitin 2014 ka mbajtur detyrën rëndësishme të Administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (ligji Anti Mafia dhe Financim Terrorizmi). Më pas ka mbuluar disa detyra drejtuese në Ministrinë e Mbrojtjes, deri në vitin 2018 kur u emërua drejtues i Hipotekës e më pas Prefekt i Shkodrës.

Rasti Pjetri shihet si këmbanë alarmi për nevojën e reformimit të sistemit të rekrutimit të zyrtarëve në administratën shtetërore ku faktet tregojnë se vazhdojnë të punojnë njerëz me precedentë penalë, të inkriminuar dhe korruptuar, por edhe njerëz që në të kaluarën kanë qenë pjesë apo bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.

Valdrin Pjetri fitoi në Zgjedhjet Vendore të 30 qershorit duke qenë kandidati i vetëm në garën për kryebashkiak të Shkodrës. Opozita nuk mori pjesë në këto zgjedhje duke i cilësuar antikushtetuese, pasi Presidenti Meta kishte tërhequr dekretin për zhvillimin e Zgjedhjeve Vendore me 30 qershor.

Shkodra është bashkia ku, gjatë 28 viteve të fundit të pluralizimit politik, socialistët nuk kanë fituar asnjëherë postin e kryetarit të bashkisë. Vetëm në zgjedhjet vendore të vitit 1996, demokratët u mundën nga një forcë e re politike, e sapo shfaqur në skenën politike, “E Djathta e Bashkuar Shkodrane”. Ndaj demokratët, të cilët pas 30 qershorit, nuk drejtojnë asnjë bashki, po luftojnë fort për të ruajtur bastionin e tyre, Shkodrën.

Pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, bëhet i paqartë skenari si do të funksionojë pushteti vendor në Bashkinë e Shkodrës, pasi kryetares së deritanishme, Voltana Ademi, i përfundon mandati më 20 gusht. Pas kësaj, ajo nuk ka të drejtë vendimmarrje dhe as të firmosë për pagat e rreth 1200 punonjësve të bashkisë.

Situata e paqartë pritet të reflektojë edhe në jetën e qytetit dhe qytetarëve të tij. Ndërkohë, forcat politike do të vazhdojnë përplasjet se kush do të drejtojë Shkodrën, qytetin që politika vazhdon ta dominojë prej gati 30 vitesh duke cënuar zhvillimin e natyrshëm të tij dhe vetë jetën e qytetarëve.

Mediat amerikane: Trumpi e ka diskutuar mundësinë e blerjes së Groenlandës

Mediat amerikane po raportojnë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka diskutuar me ndihmësit e tij, mundësinë e blerjes së Groenlandës nga Danimarka, megjithëse disa ndihmës të Shtëpisë së Bardhë thonë se biseda nuk ishte serioze.

Wall Street Journal më 15 gusht raportoi se Trumpi “ka shprehur vazhdimisht interes” për blerjen e Groenlandës, një territor autonom danez.

“Trumpi ka pyetur këshilltarët nëse SHBA-ja mund të përvetësojë Groenlandën, e vlerësuar si territor me interes për burimet e saja të shumta dhe rëndësinë gjeopolitike dhe, sipas dy burimeve, Trumpi ka kërkuar nga këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë që të shqyrtojnë idenë”, raportoi WSJ.

Raporti, duke përmendur burime pa emër, thotë se disa nga këshilltarët e Trumpit e kanë mbështetur idenë si një veprim të mirë ekonomik, ndërsa “të tjerët e hodhën poshtë atë”.

Grenlanda ka një popullsi prej rreth 56.000 njerëz dhe është një pjesë vetë-qeverisëse e Danimarkës. Pushteti vendor merret me punët e brendshme, por politikat e jashtme dhe ato të sigurisë trajtohen në Kopenhagë.

Shtetet e Bashkuara kanë tashmë një bazë masive ushtarake në Grenlandë.

Zyrtarët amerikanë ose danezë nuk e komentuan menjëherë raportet.

Në vitin 1946, Shtetet e Bashkuara u ofruan të blinin ishullin gjigant nga Danimarka për 100 milion dollarë, por marrëveshja u refuzua.

Krimi i Organizuar Shqiptar dhe Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, Analiza e fakteve Nga Erl Kodra

Shqipëria ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme. Është një lloj situate e pazakontë, ku nuk është gjendur më parë ndonjë vend i botës. Argumentat janë të forta, bindëse dhe përtej çdo dyshimi.

1. Historia e Krimit të Organizuar Shqiptar nuk është e re. Pas rënies së sistemit komunist në vitin 1990, strukturat e Sigurimit të Shtetit që deri atëherë ishin arma famëkeqe e terrorit komunist, u kthyen në bazën e burimeve njerëzore për krimin e organizuar. Ish oficerët e Sigurimit të Shtetit ishin individë të trajnuar mirë nga shteti komunist, të pamëshirshëm, djallëzorë, të dhunshëm dhe brutal; të gatshëm të kryenin çdo lloj shërbimi dhe krimi për të bërë para. Në çdo vend të botës kjo kategori njerëzish që kanë shërbyer në struktura të tilla (shërbime inteligjente) shtetet demokratike i mbajnë nën kontroll të vazhdueshëm, u ofrojnë shpërblime dhe pensione të posaçme, në mënyrë që këta individë të mos afrohen me krimin e organizuar, që gjithmonë ka nevojë për njerëz me aftësi të veçanta. Në të vërtetë, këta individë që kishin kryer krime që në periudhën kur i shërbenin shtetit komunist, ishin bërthama prej nga lindi Krimi i Organizuar Shqiptar.

2. Që në krye të herës Krimi i Organizuar Shqiptar, që sipas të gjitha të dhënave është ish Sigurimi i Shtetit i kthyer në Organizatë Kriminale, kishte nevojë për sasi të madhe parash cash, gjë e cila nuk mund të sigurohej ndryshe, përveçse nëpërmjet fajdeve, një ndër aktivitetet kriminale më të vjetra që mafia ka përdorur në të gjitha vendet, në të gjitha kohët. Fajdet dhe zhvatja janë aktivitetet e para kriminale të krimit të organizuar shqiptar, ku kulmuan me piramidat financiare të viteve 1993 – 1996. Rënia e Piramidave rezultoi skenari më famëkeq, që e vuri në pikëpyetje ekzistencën e shtetit shqiptar dhe tërësisë territoriale të vendit.

3. Me ndërhyrjen e vendeve aleate shteti shqiptar u shpëtua, tërësia territoriale u mbrojt, por aspiratat europiane të Shqipërisë kishin marrë një goditje të pariparueshme. Kjo ishte një fitore e pastër e Krimit të Organizuar Shqiptar, në të vertetë e Sigurimit të Shtetit, organizatës simbol të terrorit komunist në Shqipëri. Në këto rrethana të jashtëzakonshme, Shqipëria kthehet në bazën e trafikut dhe kultivimit të drogës, trafikut të qenieve njerëzore, trafikut të armëve dhe kontrabandës së mallrave. Agjensitë e Zbatimit të Ligjit bashkëpunonin hapur me trafikantë duke shkëmbyer gjithçka me para, mallra, drogë, armë dhe njerëz.

4. Vrasjet mafioze vazhdojnë me ritme të larta, sidomos përgjatë dhe pas trazirave që shkaktuan piramidat fianciare. Bota e Krimit ka marrë revansh, ajo nuk ndalon para asgjëje, ndërsa ligji pothuaj nuk zbatohet në asnjë rast, përveçse për krime të vogla ose vrasje ordinere të njerëzve jasht grupeve kriminale. Përveç kësaj, program i qartë politik i Krimit të Organizuar Shqiptar fillon të zbatohet masivisht, në çdo zyrë dhe strukturë të shtetit, në çdo komunë ose bashki të vendit, nga jugu në veri, nga lindja në perëndim. Gjithçka blihet, shitet, shkëmbehet me para; shërbime jetike për popullatën, drejtësi dhe dinjitet njerëzor. Parat që sjellin emigrantët shqiptarë dhe parat që qarkullon Buxheti i Shtetit duhet të menaxhohen vetëm nga Krimi i Organizuar Shqiptar, fundja, ata janë njerëzit që kanë sakrifikuar dhe kushtuar gjithë jetën aktiviteteve kriminale, dhe këto janë arsye të forta që të mbrojnë pasurinë e fituar nëpërmjet krimit.

5. Rreth viteve 2000-2005, Krimi i Organizuar mendon seriozisht për politikën. Kjo do të thotë se nëse deri atëherë Krimi i Organizuar kishte operuar nëpërmjet shantazhit, joshjes, blerjes dhe korrupsionit, tani ishte koha që të bënte një hop cilësor; Krimi i Organizuar do të kthehet vetë në një Parti Politike, në mënyrë që të kapë direkt institucionet shtetërore. Ndryshimi cilësorë që kërkonte të bënte Krimi i Oganizuar duhej të jetë i mirëmenduar, një operacion rigoroz dhe i strukturuar deri në detaje, i zbatuar hap pas hapi. Për këtë qëllim duhet të zgjidhet njeriu i duhur; një individ ambicioz, i paskrupullt, që nuk ndalet para asgjëje.

6. Vetëm një njeri e plotësonte identikitin e nevojshëm për të qenë kandidati perfekt si përfaqësues i Krimit të Organizuar, ambicioz dhe egoist, i zgjuar dhe elokuent, me sharmin e nevojshëm për të mashtruar opinionin vendas dhe ndërkombëtar, i gatshëm të bëjë çdo marrëveshje djallëzore, çdo lloj kompromisi me botën e errët. Karriera e tij duhet të fillonte nga Bashkia e Tiranës, kjo pas proves gjenerale si Ministër i Kulturës, sepse Tirana ishte epiqendra e gravitetit ekonomik, politik dhe financiar i Krimit të Organizuar. Në këtë mënyrë fillon karriera politike e Edi Ramës, njeriut që Krimi i Organizuar Shqiptar e projektoi si Kryetar i Partisë Socialiste, dhe prej gjashtë vitesh si Kryeministër i Shqipërisë.

7. Viti 2005 shënon rikthimin e Partisë Demokratike në qeverisjen e vendit, por në të vertetë, kjo përkon me ardhjen e Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, e cila duhej pastruar nga profesorët e njohur, profesionistë që besonin vertetë tek idetë së majtës europiane, që i kishin dhënë një imazh ndryshe ish Partisë së Punës. Këta profesorë dhe doctor shkencash, individë me skrupuj moral dhe njerëzorë, do ta shikonin veten njëri pas tjetrit në pension të parakohëshëm politik, të përjashtuar dhe të përbuzur nga njeriu që drejtonte Bashkinë e Tiranës sipas parimeve të njohura tashmë prej të gjithëve si “mister 20 përqindëshi” dhe “një pallat, një votë”.

8. Ndërtimi do të ishte vendi ku do të laheshin paratë e Krimit të Organizuar, ndërsa ky sektor jetik i ekonomisë kombëtare do të gjeneronte me miliarda euro të tjera. Tirana e drejtuar në 11 vite rrjesht nga Edi Rama do të kthehet në një kantier të madh ndërtimesh pa kurrëfar kriteri urbanistik, që do ta shkatërronte përfundimisht strukturën e saj, duke u kthyer në këtë mënyrë në metropolin më të tmerrshëm të Ballkanit, që kurrë nuk do të jetë në gjendje të absorvojë banorët e tij, nuk do t’u sigurojë një jetë normale funksionale, ashtu siç duhet të jetë një qytet normal. Krimet urbanistike kundër Tiranës dhe banorëve të saj tashmë janë të pakthyeshme dhe të parikuperueshme. Pasojat mund të zvogëlohen vetëm nëse harxhohen të paktën edhe 20 miliardë euro të tjera, gjë e cila është e pamundur në kushtet e Shqipërisë.

9. Përgjatë viteve 2005-2013, qeverisja e Partisë Demokratike punoi fort për afrimin me Bashkimin Europian, duke luftuar pa kompromis Bandat dhe Krimin e Organizuar, por për fat të keq, ata ishin vetëm element të djegur tashmë, të ekspozuar në krime monstruoze përgjatë trazirave civile të vitit 1997. Këta individë nuk i hynin në punë askujt, krimet e tyre të përbindëshme i kishin ekspozuar ata ndaj Agjensive Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit. Në të vertetë, Krimi i Organizuar Shqiptar ndërkohë do të riorganizohej, ai tashmë e kishte tejkaluar fazën e krimit brutal, të drejtëpërdrejtë, ai kishte mbledhur ndërkohë mjete financiare dhe burime logjistike (edhe politike) për hapin cilësorë që po bënte nëpërmjet Edi Ramës si Kryetar i Partisë Socialiste.

10. Edi Rama me kohë ka hartuar dhe po zbaton Planin e Kapjes së Partisë Socialiste, dhe jo vetëm. Krahas kësaj, ai punon fort me pikat e tjera të planit; siç është kapja e Medias. Imazhi i fortë dhe mbresëlënës, reklama për punë pa thelb por që bëjnë impact të fortë, përdorimi i ngjyrave dhe propaganda shfrenuese janë armët e tij. Mjeshtrat më të mirë të komunikimit vihen në dispozicion për Planin e Madh, për ta shndërruar Shqipërinë në të parin shtet në Europë të kapur plotësisht nga Mafia. Kështu fillon të lulëzojë epoka mediatike televizive, me gjigantë të tillë si Top Channel dhe shumë televizione të tjera, në shërbim të plotë të Edi Ramës që nuk ndalet, por ngjitet me shpejtësi drejt konsolidimit të pozitave në Partinë Socialiste. Ndërkohë po afronin zgjedhjet e vitit 2013.

11. Kështu, Edi Rama fiton zgjedhjet në aleancë me “vëllain e tij armik”, Presidentin aktual Ilir Meta. Propaganda, paratë, marketingu i jashtëzakonshëm, si dhe sllogani i ri me “Rilindjen”, një emërtim politik që përmblidhte gjithë filozofinë e planit më monstruoz që ka njohur historia e Shqipërisë dhe jo vetëm, funksionojnë. Tashmë, Krimi i Organizuar është përzgjedhur drejtë për së drejti nga Edi Rama në Parlamentin e Shqipërisë, ndërkohë, Partia Socialiste ka pushuar së ekzistuari.

Kështu, Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka ra, ajo tashmë zotërohet nga Krimi i Organizuar Shqiptar, me Kryeministër Edi Ramën. Në këto rrethana, Partia Demokratike tani në opozitë, fillon betejën politike, në të vertetë jo vetëm politike, me Krimin e Organizuar, që nuk është illegal, por legal, në Parlamentin e Shqipërisë dhe në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

Shënim: Ky shkrim është shkruar me qëllimin e vetëm për t’i shërbyer vendit, pavarësisht konceguencave personale. Në të vërtetë, ky projekt është filluar qysh në vitet 2010, por për shkaqe dhe arsye serioze është pezulluar përkohësisht, por jo ndërprerë. Më 3 Korrik 2013 është publikuar pjesa e parë e këtij projekti, që rezultoi me fillimin e aksionit opozitar për dekriminalizimin e politikës dhe me Ligjin e miratuar në Parlament. Më vonë përgjatë 2015-tës, nga OSCE rrodhi një Raport Konfidencial i mbështetur pothuaj tërësisht nga publikimi i Korrikut 2013. Pjesë të tjera nga ky tekst do të publikohen në vazhdim.

Italia njeh patentat shqiptare, eliminohen testet teorike e praktike

Që prej datës 8 shtator, të gjithë shqiptarët që udhëtojnë në drejtim të Italisë nuk do të kenë nevojë të pajisjen me patentë ndërkombëtare shoferi.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, në një postim në rrjetin e tij social Facebook njofton qytetarët shqiptarë me banim apo që vizitojnë Italinë për realizimin e “Marrëveshjes ndryshuese për konvertimin e lejeve të drejtimit”.

“Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje ndryshuese i vjen në ndihmë shtetasve shqiptarë rezidentë në Itali, pasi bën njohjen e modeleve të reja të lejeve të drejtimit të lëshuara nga shteti shqiptar, duke lehtësuar shpenzimet dhe kohën për konvertimin apo pajisjen me leje drejtimi italiane pa kaluar testet teorike e praktike të drejtimit të automjetit”, shkruan Cakaj.

Gjithashtu, ai njofton shtetasit shqiptarë me lejet e reja të drejtimit që vizitojnë e qëndrojnë në Itali për deri 3 muaj, se nuk kanë nevojë të pajisen me leje ndërkombëtare të drejtimit të automjetit.

Cakaj thekson se të njëjtat përpjekje e hapa Shqipëria i ka ndërmarrë edhe me shtete të tjera ku ka komunitete shqiptare, por për arsye e procedura të brendshme të këtyre shteteve ato nuk janë përfunduar ende.

“Ministria e Jashtme do të vijojë të nxisë realizimin e marrëveshjeve të tilla edhe me këto vende duke i ardhur sa më shumë në ndihmë bashkëkombasve tanë nëpër botë”, shkruan Cakaj.