VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Vorio Epiri, grek”, parulla nacionaliste në ceremoninë e Kacifas

By | November 8, 2018

Komentet

(Video) Dhimitri Bethanis, Historiani grek : Ilirët janë popull i lashtë, shqipja më e vjetër se latinishtja!

Në shumë raste faktet e dokumentuara rreth shqiptarëve ndër shekuj janë lexuar subjektivisht nga historianët grekë. Edhe pse mbetet i ndikuar nga nacionalizmi i zakonshëm i historianëve grekë, Dhimitri Bethanis pranon se ilirët janë të lashtë, po aq sa grekët.

Një fakt i pakundërshtueshëm historik, por i pranuar hapur nga një historian grek, përbën risi.

Në kundërshtim nga historianët e tjerë grekë ai e sheh figurën e Skënderbeut si shqiptare, duke dalluar elementin përbashkues të heroit tonë kombëtar. Sipas historianit, Skënderbeu bashkoi grekët e shqiptarët kundër armikut të përbashkët, Turqisë.

Bethanis thekson idenë që Shqipëria dhe Greqia përgjatë gjithë historisë kanë qenë vende vllazërore, ndërsa shprehet se janë disa historianë të paditur shqiptarë dhe grekë që po krijojnë armiqësi të kota.
Sipas tij, ilirët janë të lashtë dhe gjuha shqipe është më e vjetër se latinishtja, por ai sajon disa ura komunikimi, kur komenton alfabetin. Ai shprehet se shqiptarët nuk kanë pasur alfabet dhe deri në krijimin e alfabetit që njohim sot, kanë përdorur shkronjat greke. Por, kjo ka gjasë të jetë e pavërtetë. Nëse i referohemi teorisë së Aristidh Kolës që thotë se “shtrati iliro-helen është i përbashkët, ai pellazgjik”, mund të dalë e vërtetë e kundërta, pra që alfabeti grek të jetë pellazg, pse jo ilir.

Megjithatë dokumentet për të faktuar njërën apo tjetrën tezë, nuk ka si gjenden në thellësi të kohëve mijëra vjet të lashta.

Historiani grek, Dhimitri Bethanis flet edhe për elemente të tjera përbashkuese mes Greqisë e Shqipërisë, të cilat edhe pse janë të rreme nuk vënë në dyshim faktin më të rëndësishëm historik, që edhe Bethanis thekson në këtë material: Ilirët janë popull i lashtë.

Në shumë raste faktet e dokumentuara rreth shqiptarëve ndër shekuj janë lexuar subjektivisht nga historianët grekë. Edhe pse mbetet i ndikuar nga nacionalizmi i zakonshëm i historianëve grekë, Dhimitri Bethanis pranon se ilirët janë të lashtë, po aq sa grekët.

Një fakt i pakundërshtueshëm historik, por i pranuar hapur nga një historian grek, përbën risi.

Në kundërshtim nga historianët e tjerë grekë ai e sheh figurën e Skënderbeut si shqiptare, duke dalluar elementin përbashkues të heroit tonë kombëtar. Sipas historianit, Skënderbeu bashkoi grekët e shqiptarët kundër armikut të përbashkët, Turqisë.

Bethanis thekson idenë që Shqipëria dhe Greqia përgjatë gjithë historisë kanë qenë vende vllazërore, ndërsa shprehet se janë disa historianë të paditur shqiptarë dhe grekë që po krijojnë armiqësi të kota.
Sipas tij, ilirët janë të lashtë dhe gjuha shqipe është më e vjetër se latinishtja, por ai sajon disa ura komunikimi, kur komenton alfabetin. Ai shprehet se shqiptarët nuk kanë pasur alfabet dhe deri në krijimin e alfabetit që njohim sot, kanë përdorur shkronjat greke. Por, kjo ka gjasë të jetë e pavërtetë. Nëse i referohemi teorisë së Aristidh Kolës që thotë se “shtrati iliro-helen është i përbashkët, ai pellazgjik”, mund të dalë e vërtetë e kundërta, pra që alfabeti grek të jetë pellazg, pse jo ilir.

Megjithatë dokumentet për të faktuar njërën apo tjetrën tezë, nuk ka si gjenden në thellësi të kohëve mijëra vjet të lashta.

Historiani grek, Dhimitri Bethanis flet edhe për elemente të tjera përbashkuese mes Greqisë e Shqipërisë, të cilat edhe pse janë të rreme nuk vënë në dyshim faktin më të rëndësishëm historik, që edhe Bethanis thekson në këtë material: Ilirët janë popull i lashtë.

 

Cilat pjesë të Kosovës po synon t’i marrë Serbia? Tregon Lutfi Haziri (video)

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për negociatat e radhës mes Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, që supozohet se do të çojnë drejt një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve.

Haziri ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se një prej çështjeve thelbësore të diskutimit do të jetë kufiri mes dy vendeve.

Sipas Hazirit, Kosova do të mbetet në kufijtë e vitit 1956.

Megjithatë, ai ka thënë se “çështja e Mitrovicës nuk diskutohet… e qytetit të Mitrovicës”.

“Mitrovica, me Zveçan, është jashtë çdo diskutimi”, ka shtuar Haziri në T7.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se problemi mes shqiptarëve dhe serbëve mund të zgjidhet në kthimin e kufijve historikë dhe natyralë të Kosovës që kanë ekzistuar deri në vitin 1956.

Në atë kohë, pjesë e Kosovës kanë qenë Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, por jo Leposaviçi me disa fshatra në veri të Mitrovicës.

Duke folur për një të përditshme kosovare, Haziri sugjeroi se ndryshimi i kufijve mund të realizohet nëpërmjet një dialogu paqësor. “Këto vendbanime (Leposaviçi dhe disa fshatra të Zubin Potokut) me popullatë serbë i janë bashkëngjitur Kosovës me qëllim të ndryshimit demografik të popullatës”, kujtoi Haziri.

Sipas deputetit, i cili ka qenë pjesë e bisedimeve për statusin e Kosovës dhe anëtar i dy qeverive të pasluftës, është një nevojë urgjente që të përcaktohet sa më shpejt çështja e kufijve dhe të realizohet një njohje e gjerë ndërkombëtare e pavarësisë.

“Kufijtë vendosur pas Luftës së Dytë Botërore janë kufijtë realë të Kosovës historike”, tha ai, duke shtuar se “shkëputja e territoreve që kanë qenë pjesë e Kosovës është bërë në kuadër të reformave agrare dhe përmes një referendumi të manipuluar popullor që është organizuar nëpër fshatra. Paralelisht me këtë, është bërë shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi me qëllim të ndryshimit demografik të Kosovës. Është bërë ndryshimi demografik duke dërguar fshatra dhe vendbanime shqiptare nën administrimin e Vranjes si qendër administrative dhe në anën tjetër duke sjellë serbë nga Kraleva në qendrën administrative të Mitrovicës”, ka thënë Haziri.

Ai konsideron se përmes një dialogu paqësor mes Kosovës dhe Serbisë mund të bëhet ripërcaktimi i kufijve. “Një dialog paqësor i përcaktimit të kufijve që kanë qenë deri në vitin 1956 do t’i zgjidhte problemet etnike dhe territoriale mes serbëve dhe shqiptarëve. raportin mes Kosovës dhe Serbisë, problemet e komuniteteve apo pakicave nacionale, dhe problemet territoriale”, ka thënë Haziri.

Deputeti Haziri shkruan Telegraf, shtoi se politika e Kosovës duhet të tregohet e guximshme dhe të dalë me qëndrimin politik që ndryshimi i kufijve, i hedhur poshtë vazhdimisht nga liderat kosovarë si ide, mund të jetë një opsion real. Sipas tij, asnjë instancë ndërkombëtare nuk do të mund të hidhte poshtë këtë ndryshim territorial, nëse ai do të kryhet.

Ai ka thënë se Kosova nuk do t’i pranojë “parimet e lumenjve e të vargmaleve për kufijtë”.

Haziri ka thënë se, në bazë të këtyre parimeve, Serbia synon ta marrë lumin Ibër dhe lumin Morava.

Kjo, sipas tij, i bie që Serbia të afrohet “një kilometër në vijë ajrore në kufi me Gjilanin”.

“Unë jam Eskobari i madh”, Artan Hoxha tregon bisedën me Balilin: Ja çfarë më tha (video)

Gazetari Artan Hoxha pak orë para vetëdorëzimit të të shumëkërkuarit, Klement Balilit, ka zhvilluar një intervistë me të.

Hoxha ka treguar detajet e operacionit të dorëzimit të Balilit në Polici nga Delvina në Tiranë.

Në intervistën e tij në Report TV, Hoxha u shpreh se arrestimi i tij është një ngjarje e madhe pasi ai ishte më i kërkuari dhe se përmendjen në çdo deklaratë të Ambasadës Amerikane.

“Kam parë që kanë folur personalitetet më të larta të vendit. Është ngjarje e jashtëzakonshme pasi ai kërkohej për më shumë se dy vite. Përmendej në çdo deklaratë të Ambasadës Amerikane, është edhe numri 1 i listës së më të kërkuarve. Në intervistën tonë ai shpjegon rrethanat se përse i shmanget arrestimit dhe sqaron edhe pse ka zgjedhur atë rrugë. Të gjithë e akuzonin njëri-tjetrin për të. Kam shkuar natën, as unë nuk e di se ku e kam bërë ekzaktësisht intervistën. Imazhi i tij kishte ndryshuar, kjo e kishte ndihmuar duke e bërë shumë të vështirë që të kapej. Dështuan 16 operacione për kapjen e tij. Unë e kam pyetur si ka mundur tú mbijetonte kaq shumë operacioneve. Por pas një kohë kaq të gjatë kërkimi dhe operacionesh të dështuara. Me një aftësi të pazakonte arriti t’u mbijetonte. Momentin që e takova më tha unë jam Éscobari’ i madh, që ti vazhdimisht ke folur dhe ju më keni bërë. Unë do të marr një vendim, tha.. Para kamerës Balili ishte… edhe snajperin nuk e kishte aq frikë sa kamerën. Kjo ishte intervista e dytë. Intervistën do të japim në ditët në vijim. Ai ka dhënë përgjigjet e veta, sipas asaj që i mendon ai. Ai flet edhe për akuzat për lidhje me politikën, flet se edhe kë kryeministër ka takuar. Ai ka dhënë se do të dorëzohet kur të dërgohet dosja në gjykatë.”

VIDEO – Protesta kthehet në grevë urie, mbi 200 studentë futen në ambientet e Ekonomikut

Prej 4 ditësh, studentët e fakulteteve kryesore në Tiranë vijojnë ngujimin në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre.

Një pjesë e studenteve kanë mbetur të bllokuar për më shumë se 48 orë në fakultete, pasi dyert kanë qenë të mbyllura.

Mbrëmjen e sotme në fakultetin e Ekonomikut mbi 200 studentë u janë bashkuar studentëve të tjerë të cilët vijonin ngujimin në ambientet e brendshme të këtij institucioni.

Ndonëse dera kryesore e fakultetit ishte e mbyllur me dryn, punonjësit e sigurisë dhe policia e shtetit e gjendur para një numri të madh studentësh kanë vendosur të hapin portën dhe të lejojnë studentët të futen brenda.

Studentët pjesëmarrës edhe nga fakultetet e tjera të Universitetit të Tiranës pritet të bëjnë një mbledhje për të vendosur se çfarë do të bëhet me protestën e tyre në ditët në vijim.

Burimi:Balkanweb

Provat, pse Rama qëndron prapa dhunës policore ndaj studentëve protestues (dokument + video)

I vënë përballë krahasimit me Ramiz Alinë tek Arian Çani, se as lideri i fundit komunist kishte lejuar goditjen e studentëve brenda auditoreve, Edi Rama i quajti ata zaptues të Universitetit. Kryeministri më pas shtron pyetjen se pse nuk duhet të preken studentët, për ti dhënë vetë përgjigje më pas.

“Ça janë ata? Kush janë ata?” – u shpreh kryeministri. Ky targetim i studentëve si zaptues përbën provën e implikimit indirekt të Ramës në dhunën ndaj tyre.

Edhe rrahja e studentëve nuk mund të kryhej pa ndjekur një procedurë zyrtare. Mësymja e forcave të rendit brenda universitetit nuk mund të bëhet pa kërkesë ose leje nga drejtuesi i universitetit. Çdo ndërhyrje tjetër do të ishte në kundravajtje me ligjin.

Dhe policia e kishte në dorë kërkesën. Kërkesë e shkuruar nga Administratori i Univeristetit të Tiranës, Skerdi Dafa. Një militant i PS-së, që më parë ka shërbyer si drejtor tatimesh në Elbasan.

Deklarata e Ramës tek Çani përbën hallkën e parë të munguar të zinxhirit të dhunës ndaj studentëve. Militani i tij në krye të UT-së dhe policia po përdoren si kamxhik mbi studentët.

Në rastin më të mirë, dhuna e policisë ndaj studentëve është një neglizhencë dashakeqe e kryeministrit. Në të kundërt, kemi një kryeministër që kur vendos të quajë dikë zaptues, përdor të gjitha format, edhe një pseudo-drejtues të pavarur istitucioni arsimor, për të goditur 20-vjeçarë në të drejtën e tyre./Lapsi

Gjermani me plis habit shqiptarët, ka një befasi për ta! (video)

Me plis të bardhë në kokë, gjermani Gerhardt Gott ka befasuar të gjithë shqiptarët duke kënduar këngën ‘Xhamadani’ në shtëpinë e një familjeje shqiptare.

Ai bashkë me hoxhën Elvis Naçi uruan një familje shqiptare për ndërtimin e shtëpisë, shtëpi kjo që u ndihmua nga organizata e Gerhardt Gott.

Mjaftoi që Elvisi vetëm t’ia përmendte xhamadanin dhe Gerhardt të niste këndimin e saj me kitarën e tij të vogël, transmeton Gazeta Express.

Videoja e publikuar në Facebook është bërë shpejtë virale, duke marrë shumë komente dhe reagime. Shikojeni videon:

 

Studentët këngë me iso labe për Edi Ramën, dëgjoni super-vargjet (video)

Studentët e Shkencave të Natyrës i kanë drejtuar një mesazh kryeministrit Edi Rama me këngë labe.

Performanca u mbajt në oborrin e Fakultetit të Juridikut ku studentët e FSHF-së hynë duke hapur portën kryesore me forcë.

Dëgjoni ç’ka thënë i gjati,
na tha ngelësa, na tha qen
herë pengmarrës, herë qorra,
gjë pa thënë nuk na ka lënë.
E na flet për edukatë, i gjati kryeministër
nesër do të na thotë gomerë, kërkon të na vërë kapister.
Jepi Edvin kryetari, një për një të gjithë na shaj
Ne të gjithë jemi fajtorë, vetëm ti nuk paske faj.
S’jemi ngelës s’jemi qen, s’jemi dele siç do ti
për 8 pikat kemi dalë, do ti marrim një për një.

Më pas studentët iu bashkuan studentëve të drejtësisë duke shfrytëzuar dritaren e Fakultetit.

(Video) Nuk ka turp? Rama gënjen hapur për Gent Cakajn. Ja video që e nxjerr zbuluar….

“Kurrë s’ka predikuar ndryshime kufijsh në Ballkan dhe as të ndërhyjë në një çështje si ajo mes Kosovës e Serbisë”. Deklarata u bë nga kryeministri Edi Rama pasditen e sotme në takimin me diplomatët në Kryeministri, duke iu referuar Gent Cakajt.

Megjithatë, deklaratat e Ramës rezultojnë një gënjeshtër. Pak ditë më parë, në media u transmetua një intervistë e ministrit të Jashtëm të zgjedhur nga Rama, i cili shprehej pro ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë.

Intervisa e Gent Cakaj on Vidnews.

Deklarata e Cakajt

“Ndryshimi i kufijve, semantikisht nuk është thjeshtë një operacion linguistik për ta relativizuar çështjen e këmbimit territorial, por situata ka evoluar tutje.

Evoluimi i parë është sepse po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme territoriale që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria ka çështjen e hapur të detit me Greqinë, Kosova çështjen e hapur të kufirit tashme me Serbinë dhe kjo është konceptuar të jetë komplementare me politikat e Bashkimit Europian.

Ndonëse natyra e kontesteve është e ndryshme sepse janë tri lloje të kontesteve bilaterale në rajon, e para është kontestet e trashëguara që prej vitit 1940 kur Greqia miraton ligjin e luftës me Shqipërinë dhe ai formalisht është ende në fuqi.

Këto janë konteste të trashëguara prej Luftës së Dytë Botërore, janë konteste e zëmë mes Kroacisë dhe Sllovenisë që sot janë anëtare të BE-së, të cilat trashëguar prej shpërbërjes së ish-Jugosllavisë përkatësisht kontestet e tyre territoriale dhe janë konteste të tjera dhe me funksionalitetin e shtet ndërtimit, siç është rasti i fundit i funksionalitetit në Bosnje dhe shtet ndërtimit në Kosovë.

Por çështja është që duke e pasur parasysh fokusin e Bashkimit Europian në mbylljen e kontesteve bilaterale, korrigjimi i kufirit është konceptuar si një terminologji e cila mund të interpretohet kompatibile me trendin e difinimit rigoroz të linjave të kufirit”. /Boldnews.al/

Intervisa e Gent Cakaj on Vidnews.

VIDEO/ Gjyqtari kërkon seks për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës: Shtrëngoje këtu! Fort! Ndieje fort aty

Një histori tronditëse publikohet në emisionin “Stop”. Gazetarët e programit kanë marrë rrëfimin e një nëne, e cila u përball me kërkesën e gjyqtarit për raport seksual dhe para, vetëm për të siguruar kujdestarinë e fëmijës së saj.

Në kamerën e fshehtë përfshihen disa gjyqtarë dhe psikologia Elona Meçani, që bën edhe rolin e sekseres. Gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj.

Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkon seks për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit.

Unë kam qenë e martuar, për arsyet tona personale jemi divorcuar në vitin 2012 dhe Gjykata e Rrethit të Fierit ka vendosur që kujdestarinë e vajzës ta ma lërë mua. Për arsyet e mia personale dhe ekonomike, unë jam larguar në Francë dhe vajzën e kam lënë tek prindërit e mi. Në vitin 2018 ish-bashkëshorti im më ka hedhur në gjyq për të më hequr kujdestarinë e vajzës. Avokatja ime ka marrë pjesë në seancën e parë të gjyqit dhe në seancën e dytë kam ardhur unë. Ka qenë data 17 Korrik e gjyqit, gjyqtar ka qenë zoti Roland Hysi. Ka mbaruar seanca e gjyqit, atë ditë është marrë edhe vendimi i vajzës, e cila ka folur me vullnetin e saj të lirë, e pandikuar as nga babai i vet as nga unë dhe vendosi që të rrijë me mua”, tha denoncuesja.

Por pavarësisht vendimit të vajzës për të qëndruar me të ëmën, këtu fillon edhe kaluari i vuajtjeve për nënën.

Pasi ka mbaruar seanca e gjyqit, tek dera e Gjykatës, ka qenë psikologia Elona Meçani, e cila më ka futur brenda në dhomë dhe më ka thënë se duhet të flas me gjyqtarin. Nuk e kuptova përse duhet të flas me gjyqtarin, sepse unë kur paraqitem në gjyq duhet të paraqes dokumentet, të cilat unë mendoj se i kam të gjitha. Gjyqtari nuk ka folur në prezencën e sekretares, sekretarja ka dalë dhe ky më ka kërkuar takim në një lokal. Unë po bëja 7 vite që jetoja në Francë dhe Fieri ka ndryshuar. Nuk e dija, por nuk ishte marrë vendimi atë ditë, ishte shtyrë për në datë 24. Frika ime ishte që çfarë do të ndodhë, çfarë po bëhet. Për këtë arsye vendosa ta dëgjoj gjyqtarin dhe të dal për të mësuar për çfarë më kërkon ky, por gjithmonë ka qenë ideja që këtu jemi në Shqipëri, do të kërkojë ryshfet. Mua më ka vajtur historia e gjyqit 10 mijë euro. Sa kemi dalë nga gjykata, nuk ka vonuar as një orë, zotëria më ka marrë në telefon dhe më ka kërkuar takim po atë ditë. Më ka kërkuar tek Hotel Fieri. Vajta aty, ishte futur në një sallë që nuk kishte lidhje me kafenë. Ka qenë ora rreth 3:30 pasdite, ishte futur në një sallë vetëm. Aty kam kuptuar se diçka nuk po shkonte. Vajta e papërgatitur, nuk kisha marrë masa që ta incizoja…Jam futur në sallë dhe zoti gjyqtar Roland Hysi më ka kërkuar marrëdhënie seksuale. Më ka vënë para përgjegjësisë, e para nuk i ka pëlqyer ambienti aty, sepse donte një ambient ku të relaksohej, sepse ishte shumë i stresuar sepse zgjidhte hallet e shqiptarëve. Dhe më ka thënë të shkojmë në një ambient më të qetë dhe të përshtatshëm për ne. Duke pasur postin gjyqtar që të më vërë para përgjegjësisë me fëmijën tim, që unë të kam në dorë një letër dhe me një fjalë ‘ti o do bësh ça të them unë, ose unë nuk ta jap këtë letër’.

Denoncuesja tha se atë ditë ishte ndarë keq me gjyqtarin, të cilin edhe e kishte ofenduar dhe më pas kishte vendosur të kontaktonte emisionin “Stop”.

Atë ditë aty jam ndarë keq me Rolandin, kam ikur, i kam rënë tavolinës me grusht, e kam ofenduar dhe kam dalë. Duke diskutuar me rrethin tim të ngushtë, por jo me familjen sepse kisha frikë, isha në ankth, isha në stres. Kam kontaktuar me emisionin “Stop”. Nuk shkova në polici sepse kisha frikë, nuk kisha besim, sepse mund të shkoja në polici dhe kjo të mbyllej pa pasur asnjë fakt, asnjë provë. Unë doja të çoja drejtësinë në vend. Të nesërmen më është përgjigjur emisioni “Stop”, jam bërë e infiltruara e emisionit “Stop” dhe atëherë ia kam çjerrë maskën Rolandit dhe sekseres së tij, duke qenë se çfarë më kanë kërkuar janë të faktuara me figurë dhe me zë. Më kanë kërkuar ryshfete.

Në një video të transmetuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “Stop”, shfaqet edhe psikologia Elona Meçani, e cila bën rolin e sekseres.

Elona Meçani – Pra kjo mund të shkojë edhe në Shtator, këta kanë të drejtën ta shtyjnë. Më kupto, ça të them?

Denoncuesja – Po!

Elona Meçani – Dhe unë të thashë, se unë i kam 2 muhabete me të dhe i di shumë mirë. Dhe unë të thashë që t’i ftoje, thjeshtë si nënë dhe pastaj kafja është tjetër gjë. Nderi, nder është.

Denoncuesja – Ekzakt!

Elona Meçani – Dhe ai ka marre peshën dhe është i kujdesshëm, që t’mos vihet në përgjim. Se do vihet ky Vettingu i famshëm dhe këto gjëra…ajo, që unë them është kjo që, sepse nesër ti mund ta hapësh sërish gjyqin, për ta marrë dhe gjasat që t’i bie Rolandit, janë të mëdha, që të jetë i njëjti gjyqtar. Sugjerimi im është, t’i japësh një kafe. Vendi ku ishit ju…

Denoncuesja – Po!

Elona Meçani – …ka kamera gjithandej.

Denoncuesja – Dakord!

Elona Meçani – Unë do të sugjeroja kështu, jepi një 500 euro!

Denoncuesja – Edhe 1000 (euro) edhe 1500 (euro). Unë vetëm të marr vajzën dhe të iki!

Gjyqtari Hysi takohet me zonjën në fjalë në një lokal të Fierit. Ai merr 500 eurot dhe premtimin për të tjerat. Por “njeriu i drejtësisë” kërkon edhe pak ngrohtësi nga zonja, të cilës i ka shitur fëmijën e saj. Por kalvari nuk mbaron këtu. Zonjës iu desh të hapte një tjetër çështje gjyqësore për të marrë vajzën në Francë, ku jeton edhe vetë. Psikologia Elona Meçani i kërkon 500 euro të tjera për gjyqtarin tjetër, Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat. Gjatë takimit ku jepet shuma, psikologia kërkon edhe pjesë për vete si dhe shumën e mbetur për gjyqtarin e parë.

Gjyqtari Roland Hysi – Tani po prisja dhe….e di, sa u mërzita? Se ti ke vapë, unë jam i lodhur. A e kupton?

Denoncuesja – Ju kuptoj…, ju kuptoj!

Gjyqtari Roland Hysi – Kam që në 6, që…ulu këtu! Një sekondë të lutem! Vetëm mos  më shtrëngo! E di sa i lodhur jam…?!

Denoncuesja – Absolutisht! Rri i qetë!

Gjyqtari Roland Hysi – Jo! Të rrish ti e qetë! Po pra, edhe unë zëre se të njoh prej shumë vitesh, por më krijo një komoditet, që dhe unë…,në moment, që kuleta, e di më prish shumë punë, shumë, puna jote është një. Punët e mia janë 100. Të lutem mos m’u mërzit!  Më fal!

Denoncuesja – Atëherë, në 24 kemi gjyqin?

Gjyqtari Roland Hysi – Po! Të kuptoj shumë qartë.

Denoncuesja – Vendimi, varet nga ju?

Gjyqtari Roland Hysi – Po nuk diskutohet fare.

Denoncuesja – Mua më ke për çdo gjë!

Gjyqtari Roland Hysi – T’i rikthehemi origjinës! Mua më vijnë të gjithë njerëzit, kur vijnë, vijnë me ….(lekë) …bëje! Mos kujto, se nuk kanë ardhur të më joshin, jo ai, tjetri, tjetri dhe i kam thënë: shoku stop tek mua! Po qe se është kjo historia, m’u mbush mendja, që s’ke të drejtë! Do një cikë djallëzi kjo punë. Në ç’kuptim? Je në momentin, që je në pozita të rënda. Ta them me sinqeritet, që je shkëputur nga fëmija etj, etj… E vetmja grimcë është që fëmija tha, që dua të rri me mamin dhe kjo është e dyshuar. Unë e di se si bëhet. Është shumë delikate, tani shiko, si bëhet: do të rrëzohet kërkesë padia e palës tjetër. Më kupton? Pra pretendimet e tija, që kërkon të marri fëmijën, do të bien dhe unë do të jap një vendim, që të ketë lezet, kur ta lexojnë.

Denoncuesja – Këtu ke 500 euro edhe nuk mbyllet me kaq.

Gjyqtari Roland Hysi – Tani,…ok!

Denoncuesja – Në datë 24  jepet vendimi dhe nuk mbyllet me kaq. Në datë 24 do nisem dhe…

Gjyqtari Roland Hysi – Do jemi bashkë! Dëgjo Landin! Unë nuk do ta bëja, por më ke gjetur vetë sot…

Denoncuesja – Hallall! Dëgjo! Unë i kam nxjerrë me gjak dhe i ke hallall 500 euro!

Gjyqtari Roland Hysi – A më njeh mua? Si, si ke dëgjuar për mua?

Denoncuesja – Unë nuk kam dëgjuar asnjë gjë për ty. Unë sot e njoh zotin gjyqtar.

Gjyqtari Roland Hysi – Atëherë, atëherë dëgjo Landin, se nuk jam nga ata njerëz.., që të peshoj unë ty, a je ti për seks apo jo? Sa femra më vijnë mua…Jo, nuk po ta them, për të të thënë, që s’je në radhë, apo…biseda ishte komplet në këtë kontekst. Unë i shikoj çdo gjë në sallë të gjyqit.

Denoncuesja – Do çohemi?

Gjyqtari Roland Hysi – Ti do më përqafosh mua?

Denoncuesja – Po, normale, po! Ku do ikësh në darkë?

Denoncuesja – Do të marr në telefon!

Gjyqtari Roland Hysi –Do të bësh dashuri me mua?

Denoncuesja – Pse jo?! Të jap edhe shpirtin për vajzën!

Gjyqtari Roland Hysi -Po qe për vajzën, jo! Po qe për qejfin tënd, po! Dëgjo…!

Denoncuesja – Mirupafshim!

Gjyqtari Roland Hysi – Po qe për vajzën, nuk e dua!

Denoncuesja – Ok!

(Gjyqtari i thotë denoncueses ta prekë në organin gjenital dhe ta shtrëngojë fort).

Denoncuesja – Po mos, të lutem…!

Gjyqtari Roland Hysi -Shtrëngoje këtu! Fort! Ndieje fort aty! Fort…, ëëë aty…!

Denoncuesja – Mirupafshim!

Gjyqtari Roland Hysi –Ejjj.., as me një tani! Ok?

Denoncuesja – Jo, jo, jo! Unë dhe ti tani!

Denoncuesja tha për “Stop” se “Pasi mbaroi gjyqi i parë mu desh të hapja gjyqin e dytë. Ka qenë muaji Gusht, mua më është dashur të iki sepse unë jam në marrëdhënie pune. Më përfaqësonte avokatia ime. Ku është hedhur shorti i ka rënë gjyqtarit Taulant Banushi. Më ka kontaktuar automatikisht psikologia, më ka thënë i ka rënë Taulantit gjyqi, por t’i japim 500 euro që çdo gjë të shkojë mirë dhe të mbarojmë punë sa më shpejt. Unë kam qenë në kontakt me emisionin “Stop”, emisioni “Stop” ka marrë përsipër për të paguar 500 eurot.

Pasi pagoi 500 euro tek Gjyqtari Hysi, denoncueses iu deshën edhe 500 euro të tjera për psikologen dhe gjyqtarin Taulant Banushi.

Elona Meçani – Dëgjo! Ma shpjego, si ishte situata tani?

Kushërira e denoncueses -Tani,unë e kisha keqkuptuar, sepse kam menduar, mos duhej t’ia jepja vetë atij personit në dorë. Edhe ishte, isha shumë…

Elona Meçani – Tani, çfarë të dha ekzakt?

Kushërira e denoncueses – Më ka dhënë për ty edhe…,e di vetë tha, kush është një Roland Hysi dhe Taulant, për Taulantin. Taulant Banushin.

Elona Meçani – E di, e di! S’është nevoja! Do shkojmë diku, mos rrimë në mes të rrugës! Ok! Po për atë tjetër?

Kushërira e denoncueses – Për atë tjetrën, më tha do e marr vetë Elonën në telefon  edhe dooo…,kam edhe për atë burrin, edhe për atë vetë!

Elona Meçani – Ok! Hajde, hajde pak këtu!

Kushërira e denoncueses -Tani numëroji një çikë, që të jem e sigurt, aman, se sss…

Kushërira e denoncueses – Në rregull?

Elona Meçani – Këto janë vetëm për ne?

Kushërira e denoncueses – Këto janë vetëm për ju! Për ju dhe Taulantin! 500 për ju dhe Taulantin.

Elona Meçani – Ok! Në rregull! Mos përmend emra, se…!

Kushërira e denoncueses – Besoj, të jemi në rregull, se…

Elona Meçani – Po, po! Shumë në rregull! Për këtë pjesë, për pjesën tjetër, pastaj.

Kushërira e denoncueses – Të merr vetë ajo dhe të thotë vetë në telefon!

Kushërira e denoncueses – Mirupafshim! /tvklan.al

LIVE/ Studentët: Jemi në dy fronte, në shesh e bojkot të universiteteve (video)

TIRANE – Pas festave të fundvitit, studentët rikthehen sërish për të protestuar. Gjatë ditës së sotme studentët kanë bojkotuar sërish auditorët duke dalë në protestë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Studentët janë mbledhur nga ora 08-09:30 para fakulteteve për t’u bashkuar më pas në orën 10:00 para Kryeministrisë. Ata kanë gozhduar dhe kyçur dyert e disa fakulteteve. Në protestën e sotme, studentët kanë ftuar të gjithë qytetarët që duan të protestojnë për të drejtat e tyre.

Studentët janë shprehur se ka numër të ulët të studentëve në shesh krahasuar me protestat e para, pasi sipas tyre po protestohet në dy fronte. Fronti i parë vetëm bojkot i auditorëve dhe fronti i dytë bojkot dhe protestë në sheshe.

“Edhe nëse nuk protestojmë në shesh do ketë bojkot total të universiteteve”- thotë një studente.

Pavarësisht disa vendimeve të Këshillit të Ministrave si dhe paktit për Universitetin të propozuar nga qeveria, studentët kanë paralajmëruar se nuk do të bëjnë kompromis dhe se do të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, jo me VKM por me votë në parlament. Sipas studentëve, drafti për universitetin nuk është i plotë dhe i saktë, ndaj edhe protestat do të vazhdojnë.

Kujtojmë se ishte 5 dhjetori i vitit të kaluar, kur studentë të universiteteve publike të Tiranës marshuan para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar fillimisht shfuqizimin e pikës 4 të VKM 288, që përcaktonte një tarifë shtesë për provimet e mbartura.

Por pas plotësimit të kësaj pike, studentët shtuan edhe kërkesa të tjera  sic janë rritja e buxhetit për arsimin, ulja e tarifave, si dhe përmirësimi i kushteve në universitete dhe konvikte.

MINUTE PAS MINUTE:

Ora 11:31/ Vendoset banderolë e madhe tek Fakulteti Politeknik.

“Rroftë rinia e lirë, sot vendosim ne”-thuhet në banderolën e vendosur tek Politekniku nga disa studentë.

Banderola Protesta E Studneteve
Banderola Protesta E Studneteve

Ora 11:00/ Studentët: Nuk përjashtohet mundësia për grevë urie

“Kërkojmë zgjidhje sa më të shpejtë sepse po humbasim vitin akademik. Do bojkotojmë mësimin deri në plotësimin e kërkesave. Pedagogët na mbështesin. Ekziston ideja edhe për grecë urie, por nuk kemi vendosur ende. Do vijojmë çdo ditë protestat. VKM nuk i zgjidhin kërkesat tona”- thotë një studente.

Ora 10:30/ Studentët para kryeministrisë: Bojkot total të universiteteve

“Disa pedagogë janë në mbështetje tonë, por disa të tjerë jo. Është e habitshme që ka pak njerëz, por ne do luftojmë për kërkesat tona. Ne presim pjesëmarrje më të madhe. Kryeministri ti shohë pak më mirë kërkesat se mbase nuk i ka lexuar mirë. Asnjë nga kërkesat nuk është plotësuar. Do vijojmë të protestojmë”- u shpreh një nga studentët.

Ora 09:50/ Studentët nisin marshimin për të mbërritur tek Kryeministria.

Ora 09:30/ Protesta edhe në Universitetet e rretheve.

Studentët në Elbasan dhe Korçë janë organizuar për të bojkotuar auditorët dhe vijuar protestat.

“Më keq se ishte, dy orë po presim” Shikoni çfarë po ndodh në pikën kufitare të Morinës (video)

Pavarësisht se marrëveshja për unifikimin e pikës kufitare është nënshkruar me kohë, në Morinë të Kukësit jo vetëm që vijojnë ende të jenë dy pika kontrolli por rradhët janë bërë sfilitëse.

Përmes një postimi në rrjetin social, ish kryeministri Sali Berisha ka treguar me video rradhët e gjata që qytetarët do duhet të presin për të kaluar kufirin. Denoncuesi i cili ka dërguar videon shprehet se pret prej dy orësh që të kalojë në pikën kufitare të Morinës.

Dy ore vonese ne Morine te Kuksit. Me keq se sa ishte!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje, dy ore ne Dogana Doktor.

VIDEO – Nënshkruhet marrëveshja për kufirin Shqipëri-Kosovë, ja ndryshimet që ndodhin nga nesër

Nga pika e kalimit Kufitar Morinë, dy ministrat e Brendshëm të Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruan marrëveshjen dypalëshe për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar.

Kjo marrëveshje lejon që shtetasit, automjetet dhe mallrat, të cilët hyjnë ose dalin nga territori i palëve, u nënshtrohen kontrolleve të përbashkëta nga autoritetet përkatëse përgjegjëse, vetëm një herë.

Në Morinë, përveç ministrave, prezentët ishte dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ndërsa ai shqiptar mungonte.

Gjatë fjalës së tij, ministri Sandër Lleshaj njoftoi edhe arsyet e mos pranisë së Edi Ramës, kreut të qeverisë shqiptare.

“Së pari më lejoni t’iu përcjell përshëndetjet e kryeministrit Rama, i cili nuk preferoi të vinte, sepse tha: kemi 50 përqind sukses kësaj radhe, do të vij kur ta heqim plotësisht kontrollin e kufirit”.

Lleshaj e quajti marrëveshjen shumë të rëndësishme ndërsa paralajmëroi nënshkrimin e një marrëveshjeje të re së shpejti për eliminimin e kontrolleve në kufirin Shqipëri-Kosovë.

“Hapi tjetër, besoj shumë shpejt, ne do të jemi në gjendje që qeverive tu ofrojmë mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje shumë të rëndësishme e cila do të çojë në eliminimin e plotë të këtyre kontrolleve në kufirin tonë pa cënuar aspak sigurinë. Ky është një hap drejt vendosjes së standardeve të mirëfillta europiane në kufirin tonë ashti siç ndeshemi me të gjithë kufijtë e Europës ku ne synojmë të anëtarësohemi”, tha Lleshaj.

Ndërkohë, Kryeministri Haradinaj dha edhe një afat të mundshëm për heqjen e kufirit. Haradinaj u shpreh për gazetarët, se marrëveshja dypalëshe nis zbatimin nga nesër

“Që nesër nuk ka me pas dy kontrolle. Do të ketë nji. Ndërsa shpresoj shumë më 1 Mars ose 2 Prill, s’po them 1 Prill, ky kufij të mos jetë më, por kjo të jetë pika që na bashkon”, tha Haradinaj.

PANORAMA