VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Vjosa Osmani: Në listën e LDK-së nuk do të ketë asnjë person me aktakuzë

By | September 2, 2019

Komentet

Nga 1 prilli, 1.7 milion euro mallra serbe hynë në Kosovë

Mbi 1.7 milion euro është vlera e importeve që kanë hyrë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja-Hercegovina nga 1 prilli, kur Qeveria, tashmë në detyrë, e Kosovës, ka hequr tarifën 100 qind ndaj produkteve të këtyre dy vendeve.

Në mallrat serbe, autoritetet e Kosovës kanë zëvendësuar këtë masë me reciprocitet, derisa ndaj Bosnjës nuk është marrë masë shtesë.

Adritatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se 1.6 milion është vlera e mallrave që kanë hyrë nga Serbia në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër janë importe të Bosnjës, në vlerë të rreth 113 mijë eurove.

Sipas tij, shumica e importeve janë produkteve ushqimore, të industrisë kimike apo të industrisë së ndërtimit.

“Të gjitha dërgesat deri tani u janë kanë referuar Kosovës në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe emërimit ndërkombëtar të Kosovës në aspektin tregtar”, ka thënë mes tjerash Stavileci.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë kësaj periudhe Kosova ka eksportuar mallra në këto dy vende në vlerë të 240 mijë eurove.

Taksa 100 për qind ishte vënë nga qeveria e kaluar në Kosovë, në nëntor të vitit 2018.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar në vazhdimësi pezullimin e kësaj mase, ndërkohë që zyrtarët amerikanë së fundmi kanë thënë se nuk përkrahin as masën e reciprocitetit ndaj mallrave serbe.

Apostolova thotë se BE mund ta mbështesë Kosovën me rreth 160 milionë euro në muajt e ardhshëm

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova ka njoftuar se sot ka biseduar me ministren në detyrë të Ekonomisë, Rozeta Hajdari dhe ministrin në detyrë të Financave, Besnik Bislimi për gjendjen e krijuar pas pandemisë COVID-19.

Sipas një postimi në Twitter, Apostolova ka thënë se BE vazhdon edhe më tutje ta mbështesë Kosovën.

“Kam folur sot me ministren Rozeta Hajdari dhe Besnik Bislimi, dhe Evropa edhe më tutje mbështet Kosovën në luftën kundër COVID-19. Mund të vihen në dispozicion deri në 160 milionë euro nga BE në 2-6 muaj përmes ndihmës makro-financiare, mbështetjes buxhetore dhe granteve IPA 2, mbështetjes së sektorit privat, bujqësisë dhe në lehtësimin e varfërisë”, ka shkruar ajo.

Bllokohet kalimi nëpër sheshet e Prishtinës për shkak të koronavirusit

Sheshet kryesore në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, janë bllokuar për qarkullim nga Policia e Kosovës, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Sheshet “Skënderbe”, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti” janë bllokuar me shirita, ndërsa disa rrugë të tjera që lidhen me to, janë bërë të pakalueshme.

Drejtusit e Komunës së Prishtinës thanë se një veprim i tillë është marrë pasi është vërejtur qarkullim më i madh i njerëzve në sheshe.

“Thirrjet për të mos dalë pa nevojë nuk po respektohen nga qytetarët. Aq më pak tash, që edhe moti po përmirësohet. Masat shtesë të sigurisë janë të domosdoshme. Në këtë fazë, sheshet nuk mund të përdoren si hapësira të shëtitjes”, tha kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim në rrjetin social Facebook.

“Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe institucionet e tjera relevante janë koordinuar dhe dakorduar për kufizimin e shëtitjeve nëpër sheshe”, shtoi ai.

Komuna e Prishtinës po ashtu paralajmëroi se nga data 7 prill nuk do të ofrohet asnjë shërbim për qytetarët, nëse nuk janë të pajisur me maska dhe doreza.

Mëngjesin e së hënës, Policia e Kosovës ka rrethuar edhe disa parqe pranë ndërtesave kolektive në Prishitnë.

Në Kosovë, deri më tash janë konfirmuar 145 raste me koronavirus, përfshirë këtu edhe 23 pacientët që janë shëruar.

Nga radhët e komunitetit serb, janë infektuar 27 persona, ndërsa një ka vdekur.

Komuniteti serb i raporton rastet e veta në Serbi.

Qeveria tashmë në detyrë e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.

Ndalimi i lëvizjes së njerëzve në kuadër të masave të qeverisë është në fuqi nga ora 17:00 deri në 06:00, çdo ditë.

Kosovë, me 2 raste të reja rritet në 3 numri i të vdekurve me COVID-19

Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar për 2 raste të reja të vdekjeve të pacientëve të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19), duke çuar në 3 numrin e përgjithshëm të të vdekurve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bën të ditur MSH, dy pacientët që kanë vdekur në orët e para të së hënës, njëri është me vendbanim nga Prishtina, burrë 59 vjeçar, kurse tjetra grua 70 vjeçare nga fshati Korishë i Prizrenit.

“Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinisë mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive me datën 04.04.2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së”, bën të ditur njoftimi nga MSH, ku theksohet se pacienti ka qenë me sëmundje shoqëruese të diabetit, si dhe është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rëndë, apo pa vetëdije.

Sipas njoftimit të MSH-së, edhe pacientja e dytë nga Korisha e Prizrenit, grua e moshës 70 vjeçare ka pasur sëmundje shoqëruese.

“Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femër, N. R, 1950, Korishë – Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica)”, përfundon njoftimi.

Në Kosovë, deri tani janë regjistruar 145 të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nga të cilët 23 janë shëruar dhe 3 kanë vdekur.

Xhelal Sveçla bisedon me banorët e Zveçanit dhe Lagjes së Boshnjakëve në Mitrovicë

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka vizituar Mitrovicën dhe disa fshatra të komunës së Zveçanit.

Sipas një komunikate të ministrisë së Punëve të Brendshme, Sveçla i ka siguruar banorët për përkrahjen e të gjitha institucioneve të Kosovës, me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të situatës së krijuar, pas përhapjes së virusit COVID- 19 në pjesën veriore të vendit.

Gjatë qëndrimit në Mitrovicë, ai së bashku kryetarin e komunës Agim Bahiti, kanë vizituar edhe pjesën veriore të qytetit, respektivisht Lagjen e Boshnjakëve, “ku kanë parë për së afërmi situatën në të cilën gjenden banorët e kësaj lagjeje”.

Në njoftim thuhet se biseda me kryetarin e komunës së Mitrovicës është zhvilluar dy ditë pasi “ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për vendosjen në karantinë të Komunës veriore dhe Zveçanit, si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19 në atë pjesë”.

Në Kosovë, deri tash janë të konfirmuara 140 raste me Covid-19, përfshirë këtu 1 vdekje dhe 23 të shëruar. Nga radhët e komunitetit serb, janë regjistruar 26 raste, përfshirë 1 vdekje, por nuk ka të dhëna mbi të shëruarit. Komuniteti serb në Kosovë rastet e infektimit i raporton te strukturat e shëndetësisë në Serbi.

KADRI VESELI, CAR LLAZARIN NUK E SOLLI ALBIN KURTI NË MITROVICË POR ATA QË ISHIN NE PUSHTET QË 20 VJET – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Kadri Veseli sot paska thanë:

“Qeveria në ikje po e rrezikon sovranitetin e veriut të Kosovës”. Bash këto ditë të pandemisë boterore.

Kadri Veseli thuaji këtij populli së kush e pruni Car Llazarin në Mitrovicë, gjithesi jo Albin Kurt.

Sovranitetin e veriut e humbën ata qe qendruan në pushtet qe 20 vjet pa ndërmarë asgjë qe te shpetohet,

Në veri qe 20 vjet frymon çdo gjë serbisht e asgje shqip.

Në veri gjatë gjithëkesaj kohe jan instalu struktura paralele, ka lulezuar krimi i organizuar dhe korrupcioni.

LIsta Srpska është pjellë e Beogradit.

Më veriun qe 20 vjetë udhëeheq Beogradi me Vuçiqin ne krye,Serbet te gjitha udhezimet i marrin nga Beogradi dhe jo nga Prishtina.

Pra,sovranitetin e veriut e humben ata qe e e lejuan Serbin te këthehet në Kosovës anipse menduam se u çliruam.

Pra,Car Llazarin nuk ua solli Albin Kurti ne Mitrovicë por e sollën ata qe qendruan ne pushtet qe 20 vjet.

Në foto:shatorja e Car Llazarit në Mitrovicë

Kurti: Disa politikanë në Prishtinë e Beograd duan konflikt në veri të Ibrit (video)

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga qytetarët që t’i marrin me rezervë deklarimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një video-mesazhi, Kurti ka thënë se ka politikanë e zyrtarë në Prishtinë dhe Beograd që duan konflikt në Kosovë, sidomos në veri të Ibrit, duke provokuar incidente.

“Tash duan konfikte e gjakderdhje ne terren për t’u rikthyer te shkëmbimi territorial përkatësisht te ndarja e Kosovës. Krejt njëjtë është edhe ajo intenca për të shpallur Gjendje të Jashtëzakonshme me çdo kusht e çmim. Pasi që nuk arriten ta shpallin për ta bërë, duan ta bëjnë për ta shpallur”, ka thënë Kurti.

Të shtunën, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kritikuar qeverinë në detyrë duke thënë se ajo është e papërgjegjshme karshi situatës së krijuar me pandeminë në veri të Kosovës.

Dy komuna të veriut, Mitrovica e Veriut dhe Zveçani, janë vendosur në karantinë dhe kjo, sipas Thaçit është bërë jashtë kontrollit të institucioneve të Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk guxon të lejojë që komunat në pjesën veriore të Kosovës të funksionojnë jashtë kontrollit menaxhues të institucioneve dhe organeve kompetente për parandalimin e pandemisë COVID-19, duke iu krijuar kështu hapësirë ilegale vepruese autoriteteve të Serbisë brenda territorit të shtetit tonë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Mirëpo zyrtarët e qeverisë në detyrë kanë instistuar se vendosja në karantinë e këtyre dy komunave është bërë në koordinim zyrtar më Ministrinë e Shëndetësisë dhe bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se është ministria e Shëndetësisë ajo që ka shpallur karantinën në dy komunat me shumicë serbe.

“Ne e dimë se Serbia ka pretendime ndaj shtetit tonë të pavarur të cilin ajo nuk e njeh. Ne e dimë se ajo merr edhe veprime kundër institucioneve tona, posaçërisht në veri. Të gjitha këto ne i raportojmë të KFOR-i dhe faktorët tjerë ndërkombëtarë. Ne veprojmë e sillemi me kujdes, sidomos në këtë kohë kur askush nuk mund të ketë prioritet tjetër përveç shëndetit publik”, ka thënë Kurti. rel

Më 5 prill 2007 Kuvendi miratoi deklaratën që mbështet propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës më 5 prill të vitit 2007, ka miratuar një deklaratë për përcaktimin e statusit të Kosovës ku mbështetet propozimi i kryenegociatorit Martti Ahtisaari.

Më 2 shkurt 2007, Ahtisaari dorëzon propozimin Prishtinës dhe Beogradit, ku thuhej se Kosova do të jetë një shoqëri shumë-etnike, që e qeveris veten në mënyrë demokratike dhe me respekt të plotë për rendin ligjor, nivelin më të lartë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të pranuara nga bota ndërkombëtare, dhe që nxit ekzistencën paqësore dhe të lulëzuar të gjithë banorëve të saj.

Ndërkohë, më 10 qershor 2007, Presidenti amerikan, George W. Bush, viziton Tiranën, ku thotë se Kosova do ta marrë pavarësinë.

Pas disa bisedimeve, Kosova u shpall më 17 shkurt 2008 i pavarur.

Çka na pret pas epidemisë ..? – Nga Skënder MULLIQI

E para, e mirë ndoshta pas gjithe këtyre marifeteve nga politikat e mbrapshta, dhe nga epidemia , që ka mundësi të tërheqë vëmendjen , është “pushimi” i hajnive . Garda e vjetër politike ,kan mbetur në “vakum”, në këtë drejtim ,por mund të jetë kjo vëtem përkohësisht?!

Sa po të kalojë epidemia , këta që e rrëzuan qeverinë , do të vazhdojnë , aty ku kan mbetur. Mos i madhi Zot, po jua prenë rrugën këtyre “ujqërive “ të pangopshem të politikës. Shumë do të kisha dëshiruar që këta mos ti shohim në skenën politike, të cilan aq shumë e kan ndotur. Sigurisht së këtë dëshirë e kan shumica sot në Kosovë.E pa imagjinueshme sa largë kan shkuar më veprime të tilla aq të liga! Krijuan mish mash politik , budallakina , poshtërsi dhe frikë …

Epideminë e shfrytëzuan në mënyrë të ulët, për qëllime meskine politike.Bënë kalkulime që kjo epidemi , ndoshta të ndikon në të ardhmën e tyre politike?! Së janë mjeshtër të ‘gjahut’, së kështu janë mësuar që shumë kohë . Këta nuk i besojnë askujtë dhe as që dëshirojnë më i besuar. Janë mësuar dhe jetojnë në prodhimin e krizave , së këto ju lënë përshtypje dhe ju lëverdisinë .E pa dëshiruara e tyre e madhe pas kalimit të kohës së koronavirusit, është që mos tju skadon koha e forcës politike. Shumë vështirë do të jetë që dikush nga politika, do të këtë ndikim dhe mundësi të tubon në sheshe më mijëra njerëz, sikur ka ndodhur …Ndoshta përjashtim mund të bën, Albin Kurti nese eskalon keq situata politike.

Kjo për faktin së Karantina e bën të vetën , dhe frika së virusi mund të na sillët aty afër diku në ajër. Kjo nuk don të thotë krejt së popullizmit mund ti kalon koha. Kjo mundet shumë të zbehët por jo edhe të zhduket, ndoshta mund të ndryshon në formë.Supozim i imi. Kosova po vuan nga telashët e shumta, ka nevojë për korrektësi politike që qytetarëve tu sjellë më në fund qetësinë e përgjithshme .Së a do të kemi realizime edhe praktike , apo do të mbesin më shumë teori na mbetet të shohim . Koha nuk pret.Sigurisht së edhe një rend të ri botëror do ta shohim . Ata që inkorporohen në situatën e re , edhe më shpejt do ti mbyllin plagët nga lëngata e shekullit. Unë pyes , çfarë janë gjasat tona, dhe çfarë do të jetë gjindshmëria jonë ? Dhashtë Zoti që mos të sillemi si gjithmonë deri më sot ,në rrethin vicioz…?!

Mitrovica e Veriut dhe Zveçani futen në karantinë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut, Zlatan Elek, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, nënkryetari Aleksandar Spiriq dhe epidemiologu Aleksandar Antonijeviq.

Komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, nga ora 18:00 e së premtes, janë futur në karantinë, për shkak të situatës së krijuar me koronavirus.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, i cili tha se vendimi është marrë nga shtabi i krizës.

Karantina do të thotë se asnjë qytetar nuk do të lejohet të dalë e as të hyjë në këto hapësira, tha Rakiq.

Ai tha se ndalesa nuk vlen për nevojat mjekësore, prodhimin dhe furnizimin me ushqime dhe barna.

Përjashtim bëjnë edhe ata që ofrojnë shërbime që lidhen me pandeminë e koronavirusit, tha Rakiq.

Në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan janë 16 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa priten rezultatet edhe për rreth 120 të tjerë.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut, Zlatan Elek, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se të premten janë testuar persona me simptoma, personat që kanë pasur kontakte me të infektuar dhe stafi mjekësor.

Kurti: Po zbatojmë reciprocitet gradual ndaj Serbisë

Parimi i reciprocitetit me shtetin e Serbisë është duke u zbatuar, thanë zyrtarë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, gjatë një vizite që iu bënë Doganave të Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se reciprociteti buron nga parimi i barazisë.

Me vendimin e qeverisë për masat e para të reciprocitetit po zbatojmë reciprocitet gradual, derisa njëkohësisht po i ndërtojmë kapacitetet për zbatimin efikas të tyre, tha Kurti, citon një komunikatë e lëshuar nga zyra e tij.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Doganave të Kosovës, Ibrahim Xhaka, e njoftoi Kurtin lidhur me “mbarëvajtjen e punës së doganave pas situatës së krijuar me COVID-19 dhe mbi zbatueshmërinë e vendimit të qeverisë në detyrë për masat e para reciproke ndaj Serbisë”.

Nga 1 prilli, Qeveria në detyrë e Kosovës ka hequr tarifën 100 për qind ndaj importeve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, duke e zëvendësuar me masa reciprociteti vetëm ndaj Serbisë. rel

Mbajtja e premtimeve, borxh ndaj elektoratit! – Nga Florim Zeqa

 

LDK-në nuk mund ta dobësoj askush më shumë sesa lidershipi i saj me mos perfilljen e vullnetit të elektoratit, sikurse që nuk mund ta ndihmojë askush më shumë sesa elektorati i saj me kushtëzimin e lidershipit aktual për mbajtje të premtimit elektoral dhe reformim të thellë të partisë.

Qeveria e fundit e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ishte qeveria me legjitimitetin më të madh qytetarë pas shkuarjes në amshim të liderit historik të LDK-së dhe shqiptarëve të Kosovës në përgjithësi, Ibrahim Rugova. Koalicioni qeverisës LVV-LDK, më shumë se dëshirë e lidershipit të këtyre dy partive, ishte vullnet i elektoratit për ndryshim, i shprehur me votën e mbi 427.000 qytetarëve të vendit apo përkthyer në përqindje, 50,81 % e votuesve të dalë në zgjedhje kanë votuar për koalicionin qeverisës pas zgjedhor LVV-LDK.

Të respektohet vota që determinoi ndryshimin

Puna e nisur mirë e qeverisjes LVV-LDK kishte ngjallur shpresat e qytetarëve për ndryshim. Mirëpo, për fatin e keq të vendit, shumë shpejtë shpresat e qytetarëve u kthyen në zhgënjim të madh.
Pa dashur të përserisë ato që e din i mbarë opinioni publik, ato të ecurisë së prishjes së koalicionit qeverisës, dua të theksoj se zhgënjimin e bën akoma më të madhë tendenca për mos mbajtjen e premtimeve elektorale nga ana e LDK-së.
Siq dihet, LDK-ja ngritjen e lehtë të saj në zgjedhjet e 6 tetorit e arriti në saje të premtimit elektoral për mos bashkëqeverisje me partitë e PAN-it. Në saje të këtij premtimi LDK i mori 206 mijë votat e elektoratit të saj. Pra, votat që i mori ishin për ndryshim e jo për vazhdimin e keq-qeverisjes.
Kur jemi tek ngritja e LDK-së, do u hyja në hak lexuesve po nuk e permenda edhe një fakt tjetër. I pamohueshëm është kontributi i kandidatës për kryeministre, zonjes Vjosa Osmani, me emrin e së cilës u tubuan hiq më pak se 176 mijë vota të elektoratit, pa të cilën LDK-ja nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019, jo vetëm që nuk do të renditej e dyta, do të garonte me AAK-në për vendin e tretë!
Pavarësisht zhvillimeve të fundit, lidershipi i LDK-së duhet të respektoj vullnetin e elektoratit edhe në raport me Vjosa Osmanin, si vullnet për ndryshim dhe reforma përmbajtësore në LDK, e jo si mbështetje pro apo kundër ish koalicionit qeverisës.
Çdo gjë që del jashtë premtimit elektoral është e dëmshme për LDK-në dhe me pasoja për vendin. Pra, LDK-së nuk i duhen kalkulimet e pushtetit, por mbajtja e premtimeve elektorale.
Lidershipi i LDK-së nuk duhet të harrojë se mbajtja e premtimeve dhe fjala e dhënë është parim, është vlerë e mbi të gjitha është edhe etikë njerëzore. Çdo shkelje e parimeve dhe premtimeve paraqet tradhti të pastër ndaj elektoratit, sadoqë lideri i LDK-së po mundohet ta mbështjellë me hipokrizi të reja politike.

Mallkimi i elektoratit ndaj abuzuesve të vullnetit politik

Tendecës së hapur të lidershipit të LDK-së për bashkëqeverisje me partitë e PAN-it, elektorati rugovian është duke iu përgjigjur me indinjatë, rënkim të thellë dhe mallkim ndaj abuzuesve me kontrabandim të votës së tyre të shënjtë.
Për ta ilustruar këtë që e ceka më sipër, po e shkëpus vetëm një detaj të bisedës së djeshme me një simpatizant të LDK-së dhe adhurues i frymës rugoviane; “Jam kanë i kallt mas LDK-së rugoviane, kurrë nuk m’ka ba zemra vërr me ju dhanë votën tjerave parti, po me LDK-në e Isa Mustafës nuk po mundem me u pajtu kurqysh, por as që ma don zemra ndonjë parti tjetër, por nëse shkojmë në zgjedhje, pa e votu LVV-në nuk e la, pra vota ime nuk shkon më për LDK-në e Isa Mustafës” (përfundon citati).
Merreni me mend se në çfarë deregje e ka pru LDK-në Isa Mustafa me klanorët e tij. Pavarësisht kamuflimeve politike dhe mashtrimeve, elektorati i ka kuptuar mirë lojrat plot hipokrizi të liderit partiak.
Sadoqë Isa Mustafa e thotë ditë e natë se LDK-ja nuk është vartëse e Hashim Thaçit, përputhja e qëndrimeve të tij me lojrat e presidentit i vërteton shqetësimet e elektoratit për futjen e sërishme të Isa Mustafës në pazare të pista pushtetore për vazhdimin e mandatit të presidentit Thaçi në këmbim të postit të kryeministrit për LDK-në apo anasjelltas dhe jo vetëm.
Mbështetja symbyllur e liderit të LDK-së dhënë presidentit të vendit në arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, sikurse edhe në marrëveshjet paraprake, do të jetë e dhimbshme, tepër e kushtueshme dhe me pasoja të rënda për vendin.
Për më tepër se kaq, LDK-ja nuk ka nevojë të humbë energji dhe kohë rreth përcaktimeve ideologjike të Albin Kurtit, kur ato dihen botërisht siq dihen përcaktimet dhe e kaluara politike e liderit aktual të saj, Isa Mustafa.

LDK si partia e parë, shtetformuese dhe shtetndërtuese, duhet ta gjejë formulen e unifikimit të saj. Hedhja e hapave të parë drejt reformave përmbajtësore duhet të filloj me organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të lira dhe të ndershme partiake, për ta zgjedhur një kryetar dhe kryesi kredibile që tërheq vëmendjen e rreth 40 % të votuesve pasiv, si dhe afrimin e veprimtarëve dhe aktivistëve të viteve të ’90-ta që ende jetojnë në Diasporë, për ta rrumbullaksuar kështu mozaikun unifikues në LDK.