VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Virusi i ri në Kinë dhe frika e përhapjes së tij

By | January 19, 2020

Komentet

Alergjitë më të çuditshme në botë -Zbulojini këtu

Lëkura e njeriut reagon në mënyra të çuditshme ndaj ekspozimit të diellit.

Alergjitë kanë mbirë ngado duke krijuar një parehati të madhe për organizmin e njeriut.

Mund të vijnë  nga poleni, pluhuri apo lulet janë nga më të përhapurat që i kanosen trupit.

Megjithatë, po të lexoni më poshtë në këtë artikull do të zbuloni se alergjia nga poleni është thjesht maja e ajsbergut të alergjive.

Alergjia Nga Drita

Lëkura e njeriut reagon në mënyra të çuditshme ndaj ekspozimit të diellit.

Ka njerëz që vuajnë nga alergjia ndaj ndriçimit të diellit.

Lëkura e tyre është aq e ndjeshme sa mjaftojnë pak rreze dielli që të pezmatohet.

Alergjia Nga Aroma e Peshkut

Aroma e peshkut është padyshim e pakëndshme por ka njerëz që janë alergjikë ndaj saj.

Simptomat e kësaj alergjie janë: vështirësia në frymëmarrje, pezmatim të lëkurës dhe tështima.

Alergjia Ndaj Drurit.

Një nga alergjitë më të çuditshme është ajo ndaj drurit. Ndonëse njerëzit që vuajnë nga kjo alergji janë të rrallë, ajo shoqërohet me simptoma të rrezikshme që manifestohen në lëkurë.

Alergjia Ndaj Ujit

60 përqind e trupit të njeriut përbëhet nga uji, ndaj natyrshëm lajmi se ka njerëz alergjikë ndaj ujit mund të shkaktojë habi.

Alergjia ndaj ujit njihet si Aquagenic Urticaria.

Është një sindromë shumë e rrallë dhe manifestohet me acarim të lëkurës kur ajo është në kontakt me ujin.

Mjafton një minutë kontakt me ujin që të shpërthejnë simptomat.

Ndonjëherë mjaftojnë edhe disa pika lotë që të shpërthejnë simptomat e alergjisë.

Ka raste kur njerëzit që vuajnë nga kjo alergji nuk marrin dot frymë pasi pinë ujë.

Kjo alergji prek më shumë gratë dhe është e patrajtueshme.

Alergji Ndaj Aktivitetit Fizik

Përtacia për të shkuar në palestër mund shpesh të maskohet si alergji.

Por, në rastet e alergjisë së vërtetë ndaj palestrës dhe aktivitetit fizik, njerëzit përjetojnë kruarje të paktën 30 minuta pasi kanë filluar ushtrimet.

Kjo alergji njihet si Cholinergic Urticaria.

Ajo duket se nxitet nga djersa.

Alergjia Ndaj Të Gjitha Ushqimeve

Në vitin 2009, e gjithë bota u shokua nga rasti i një djali të vogël që ishte alergjik ndaj të gjitha ushqimeve dhe pijeve.

Gëlltitja e ushqimeve shkaktonte pezmatime të përgjakshme të stomakut që pasoheshin nga dhimbje të forta.

Vogëlushi mund të pinte vetëm ujë dhe asgjë tjetër.

Shkaku i kësaj alergjie nuk është zbuluar akoma.

Alergjia Ndaj Njeriut

Alergjitë nuk janë ekskluzivitet i njerëzve. Në vitin 2014, një qen i rracës Labrador kishte kruarje të vazhdueshme dhe kafshonte veten.

Analizat e gjakut treguan diçka shumë të çuditshme: qenushi ishte alergjik ndaj njerëzve.

Grimcat e lëkurës së njerëzve ishin tepër irrituese për qenin e shkretë.

Në botë numërohen shumë alergji të tjera jo vetëm të çuditshme e të rrezikshme por edhe misterioze./AgroWeb.org

Rriten importet me Kinën – A mund të përhapet koronavirusi nga këto produkte?

Tregtia mes dy vendeve dominohet nga importet të cilat në fund të viti të kaluar arritën 59,7 miliardë lekësh me një rritje me 11 përqind me bazë vjetore.

Në publikimin e fundit nga INSTAT duket qartë se importet e mallrave me origjinë kineze janë rritur ndjeshëm këto dy vite.

Sipas të dhënave që AgroWeb.org ka siguruar, tregohet se tregtia me Kinën zuri 6,9% të volumit tregtar gjatë vitit 2019.

Shifra të tilla e bëjnë Kinën partnerin e tretë tregtar të Shqipërisë për sa i përket importeve me 7.4% të totalit.

Tregtia mes dy vendeve dominohet nga importet të cilat në fund të viti të kaluar arritën 59,7 miliardë lekësh me një rritje me 11 përqind me bazë vjetore.

Produktet me Nivelin më të Lartë të Importit

Importet dominohen nga pajisjet elektrike, hidrosanitarë, makineri të cilat përbejnë rreth 40% të totalit me një vlerë mbi 23 miliardë lekë.

Ndërkohë, veshjet që kanë ardhur nga Kina në Shqipëri vitin e kaluar arrin vlerën prej 5,2 miliardë lekësh me një rritje 17 përqind krahasuar me vitin 2018.

Ndërsa importi i mobilieve kineze shënoi 2,3 miliardë lekë me një rritje mbi 8% në raport me vitin 2018.

Peshë të konsiderueshme në importe zënë edhe krevatet, dyshekët, llambat dhe pajisjet e ndriçimit.

Sa të Sigurt Janë Konsumatorët nga Përhapja e Virusit Përmes Produkteve të Importuara?

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetit, koronavirusët nuk arrijnë të mbijetojnë gjatë në sipërfaqet e objekteve.

Ndaj edhe rreziku i përhapjes së viruseve përmes produkteve të paketuara të cilat dërgohen nga Kina është shumë i ulët.

Mjekët Infeksionit të Universitetit NorthWestern, deklaruan për mediat ndërkombëtare se infeksione të tilla transmetohen mes njerëzve vetëm përmes rrugëve të frymëmarrjes, pështymës apo lëngjeve të tjera të trupit.

Edhe pse ekspertët janë ende në alarm për shkak të mutacioneve strukturore që po pëson koronavirusi, përhapja e tij përmes objekteve është akoma e pamundur.

Sigurisht që masat parandaluese janë ndërmarrë në çdo pikë të kontrollit të hyrjes dhe daljes së produkteve të import-eksportit./AgroWeb.org

Uria në mes të natës – Arsyet shëndetësore pse ndodh

Luhatja e niveleve të sheqerit në gjak nxitet më së shumti nga konsumi i karbohidrateve të thjeshta.

Urisë nuk i shpëton dot, pavarësisht vetëkontrollit apo regjimeve strikte.

Kthetrat e saj janë më të forta, sidomos gjatë orëve të natës.

Ushqyerja në orët e vona sipas ekspertëve është një nga faktorët që nxit edhe shtimin në peshë.

Arsyet përse uria bëhet më e fortë gjatë natës janë të ndryshme dhe shpjegohen në këtë artikull të AgroWeb.org

Nivelet e Sheqerit Në Gjak

Ekspertët shpjegojnë se luhatja e menjëhershme e niveleve të sheqerit në gjak është e dëmshme.

Ato duhet të jenë të qëndrueshme sa më gjatë që të jetë e mundur.

Luhatja e niveleve të sheqerit në gjak nxitet më së shumti nga konsumi i karbohidrateve të thjeshta siç është mielli i bardhë dhe sheqeri.

Në reagim të tyre, trupi prodhon insulinë të shpejtë që të përpunojë sheqerin.

Kur niveli i glukozës në gjak është i ulët, njeriu ndihet i acaruar dhe në ankth.

Rrahjet e zemrës janë të çrregullta dhe uria është e madhe.

Nivelet e ulëta të glukozës gjatë natës mund të ndikohen edhe nga aktiviteti i tepruar fizik gjatë ditës.

Ushqyerja e Çrregullt

Nëse i përmbaheni orareve të rregullta të ngrënies gjatë ditës, do të jeni më pak të uritur gjatë natës.

Ekspertët këshillojnë që ta nisni ditën me një mëngjes të bollshëm, fruta në mes vakteve, dhe në darkë të konsumoni një vakt modest.

Dy orë përpara gjumit mund të konsumoni disa feta molle ose karrote.

Kësisoj nuk do të zgjoheni gjatë natës të uritur.

Kequshqyerja

Ushqyerja e keqe është shkaktar i urisë në orët e vona.

Nëse gjatë ditës nuk konsumoni fibër, proteinë apo yndyrna të shëndetshme, niveli i sheqerit në gjak do të bjerë dhe gjatë natës do të jeni të uritur.

Luhatjet e Humorit

Uria dhe ndjesia e ngopjes rregullohen falë disa hormoneve të ndryshme, ekuilibrat e të cilave prishen si pasojë e disa problemeve psikologjike.

Këto probleme më pas nxisin nevojën e paarsyeshme për sheqer, yndyrna dhe kripë.

Këtu përfshihet: stresi, mungesa e gjumit e të tjerë.

Uria e tepruar mund të shkaktohet edhe nga ankthi, depresioni apo frustrimi.

Sindroma e Ushqyerjes Gjatë Natës

Kjo sindromë ka të bëjë me nivelet e ulëta të urisë gjatë mëngjesit dhe tepër të larta në mbrëmje.

Ajo shoqërohet edhe me vështirësi në fjetje sepse ushqyerja e rëndë gjatë natës prish gjumin.

Ky problem më pas pason tek mbipesha dhe simptomat bëhen më të ashpra.

Nëse ju merr shpesh uria gjatë natës, duhet patjetër të ndryshoni regjimin e ushqimit gjatë ditës, pasi dëmtoni shëndetin tuaj.

Tradita e të ngrënit me duar – Çfarë fshihet pas saj

Të ngrënit është një proçes që angazhon shqisat por edhe trurin.

Gjatë këtij procesi, të gjitha shqisat tona, ajo e të prekurit, dëgjimit, shikimit, shijes, nuhatjes ndizen dhe e bëjnë ngrënien një eksperiencë përmbushëse.

Përdorimi i duarve pa ndërmjetës të tjerë siç janë thika, luga dhe piruni, krijon një lidhje të drejtpërdrejtë dhe sensuale mes ushqimit, mendjes, trupit dhe shpirtit.

Përdorimi i duarve e bën ngrënien një proces më pak zyrtar dhe shumë më të ngrohtë.

Kjo është arsyeja përse në shumë vende perëndimore, restorante të ndryshme inkurajojnë ngrënien me duar.

Ndonëse shumë njerëz e perceptojnë të ngrënit me duar si johigjenike apo deri diku të shpifur, kjo metodë përbën një stil të paqtë dhe gazmor. Përfitimet që vijnë prej kësaj metode janë të panumërta.

Ngrënia, një shpërthim shqisash!

Ngrënia ka të bëjë me shqisat të cilat janë përgjegjëse për ngjalljen e emocioneve të bukura dhe pasionit.

Ayurveda një nga mjekësitë holistike më të lashta në botë, shpjegon se çdo gisht i dorës është një zgjatim i pesë elementëve.

  • Gishti i madh ka lidhje me hapësirën.
  • Gishti tregues ka lidhje me ajrin.
  • Gishti i mesit ka lidhje me zjarrin.
  • Gishti i unazës ka lidhje me ujin.
  • Gishti i vogël ka lidhje me tokën.

Ruajtja e ekuilibrave të energjive të jetës:

Sipas mjekësisë së lartpërmendur, njeriu përbëhet nga 5 të ashtuquajtura prana ose energji jetësore.

Këto pesë elementë korrespondojnë me secilin gisht të dorës (gishti i madh tregon zjarrin, ai tregues lidhet me ajrin, ai i mesit tregon qiellin , ai i unazës nënkupton tokën dhe i vogli tregon ujin).

Prishja e ekuilibrave të këtyre elementëve mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme thonë ithtarët e kësaj mjekësie të mirënjohur.

Përmirësimi i tretjes:

Prekja është një nga shqisat më të forta dhe më të përdorura në organizëm.

Kur prekim ushqimin, truri i tregon stomakut se çfarë po hamë.

Ky informacion e përgatit stomakun të tresë ushqimin që do të marrë, rrjedhimisht duke përmirësuar tretjen.

Ndërgjegjësimi për ushqimin:

Ngrënia me duar kërkon vëmendjen tuaj.

Shpesh ju nevojitet ta shikoni ushqimin që do të fusni në gojë.

Kjo praktikë është më e shëndetshme se sa të ngrënit me pirunj dhe lugë, një proces tërësisht mekanik.

Ndër përfitimet shëndetsore mund të përmendim përthithjen e plotë të ushqyesve nga ushqimi, përmirësimin e tretjes dhe një shëndet më të mirë.

Mbrojtja e gojës:

Ngrënia me duar shërben edhe si zbulues i mirëfilltë i temperaturës së ushqimit.

Kur ju e prekni ushqimin, e kuptoni automatikisht temperaturën e tij dhe gjasat që të përvëloheni apo të mpini gjuhën janë më të pakta.

Këshilla shtesë

  • Sigurohuni të lani duart mirë me ujë të bollshëm, përpara dhe pasi të keni ngrënë ushqimin.
  • Copat e ushqimit duhet të jenë të mëdha dhe lehtësisht të kapshme me dorë.
  • Kur hani me duar, përpiquni mos të përtypeni mbi pjatë
  • Kur hani me duar, konsumoni kafshata të vogla dhe mos bëni shumë rrëmujë./AgroWeb.org

Psikologjia e aromave – Si e ndikojnë trurin, kujtesën dhe emocionet

Aromat e ndryshme mund të përcjellin informacione shumë të rëndësishme në tru, duke patur ndikim jo vetëm tek humori, por edhe kujtesa, sjellja dhe emocionet.

Sa herë që hidhni pak parfum mbi lëkurë apo ndjeni aroma të këndëshme në rruge, edhe ndonjë kujtim i njohur zë vend në mendje.

Çdo gjë që duhet të dini mbi mënyrën se si parfumi e ndikon trurin e gjeni të shpjeguar mëposhtë në artikull.

Aromat Dhe Kujtesa

Shqisa e nuhatjes është e lidhur ngushtë me kujtesën, ndoshta më shumë se shqisat e tjera.

Aroma të caktuara, si ajo e një luleje, kanë tendencën të ngjallin kujtime të veçanta, siç mund të jetë një ngjarje e bukur gjatë fëmijërisë.

Një ndezje e kujtesës për shkak të aromës mund të ndodhë në mënyrë spontane ama nxjerr në pah, momente dhe gjëra të mbuluara nga pluhuri i harresës.

Aromat Dhe Emocionet

Shqisa e nuhatjes përfshin edhe aspektin emocional.

Këtë aspekt e shfrytëzon më shumë industria e prodhimit të parfumeve.

Këto të fundit mund të ndezin një sërë emocionesh dhe ndjenjash duke nisur nga dëshira për pushtet, gjallëria dhe qetësimi.

Në një nivel më personal, aroma dhe nuhatja është shumë e rëndësishme në kiminë mes dy personave.

Për shembull, aroma e trupit, e cila prodhohet nga genet në sistemin imunitetit ndikon në përzgjedhjen e partnerit.

Madje, besohet se e puthura është rezultat ose devijim i nuhatjes së tjetrit për të përcaktuar nëse ai/ajo është i/e përshtatshëm/e.

Ndikimi Psikologjik i Humbjes së Nuhatjes

Nuhatja luan një rol të rëndësishëm në përbërjen tonë psikologjike por jo vetëm kaq.

Ajo është një nga pesë mënyrat se si njeriu lidhet me botën përreth.

Njerëzit që kanë një shqisë të dobësuar apo të shuar të nuhatjes, ndihen më të izoluar nga bota dhe përjetojnë një mjegullim emocional.

Humbja e shqisës së nuhatjes ndikon tek aftësia për të formuar marrëdhënie personale dhe mund të nxisë depresionin.

Humbja e shqisës së nuhatjes nuk është diçka që mund të paralajmërohet apo të parandalohet.

Ajo thjesht ndodh dhe njeriu nuk e kupton deri në momentin që nuk percepton dot asnjë aromë, duke humbur kështu edhe lidhjen e fortë me kujtimet./AgroWeb.org

Përse njerëzit merren me thashetheme? Ka një shpjegim shkencor për këtë!

Njerëzit shpenzojnë mesatarisht 52 minuta në ditë duke bërë thashetheme.

Këtë e thotë një studim i kohëve të fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org

Thashethemet Janë Të Nevojshme Për Mbijetesë

Kjo jo domosdoshmërisht është diçka e keqe, sipas psikologëve.

Ata e përkufizojnë thashethemin si një instinkt bazë i njeriut sepse njeriu është formuar i tillë të qëndrojë e të jetojë në grup dhe të varet prej tij për mbijetesë.

Në vazhdën e këtij përkufizimi, njeriu -sipas psikologëve- ka dëshirë dhe nevojë që të marrë sa më shumë informacion për njerëzit që e rrethojnë.

Është dëshirë dhe nevojë, për faktin se njeriu do të dijë tek kush duhet të ketë besim dhe jo, kush është i mirë dhe kush është i keq, kush i bindet rregullave dhe kush i shkel ato, kush mund të jetë i qëndrueshëm në miqësi e kush jo.

Mbi të gjitha, ka të bëjë me nevojën për të zbuluar jo vetëm personalitetin, por edhe këndvështrimin e tjetrit.

Grupet ku bën pjesë njeriu janë:

  • Familja, tek e cila presim dhe marrim dashuri dhe ngrohtësi,
  • Miqtë nga të cilët marrim shoqëri dhe komunikim,
  • Punëdhënësi, i cili na jep para dhe nëse jemi me fat edhe na ofron siguracion shëndetësor e ditë pushimi,

Ndaj nëse për shembull nëna të thotë se babai ka mbetur pa punë, atëherë do të dish se ke nevojë për të gjetur një mënyrë për të paguar qeranë e faturat.

Nëse kolegu të informon se punëdhënësi ka ndërmend të bëjë shkurtime në kompani, ti duhet të përgatitesh të gjesh një burim tjetër për mbijetesë.

Si na ndihmojnë thashethemet

Thënë shkoqur, thashethemi është mënyra se si njeriu arrin të mbijetojë në këtë botë të egër.

Thashethemi nuk na ofron më shumë informacion për personin për të cilin po flitet, por edhe për personin që flet.

Nëse jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm,mund të merrni informacion jo vetëm për personin e interesit por edhe për bashkëbiseduesin dhe karakterin e tij.

Pavarësisht nevojës për mbijetesë, thashethemet janë shpesh të këqija dhe dashakeqe, dhe përbëjnë mënyrën më të mirë për të ndarë informacion dhe për të përzgjedhur grupin më të mirë shoqëror tek i cili mund të besojmë plotësisht, ose diçka e tillë./AgroWeb.org

Ullinjtë shekullorë të Shqipërisë – Pema frutore e lashtësisë

Në vendin tonë ka shumë zakone të hershme që janë trashëguar edhe në ditët tona, të cilat lidhen pikërisht me këtë pemë frutore.

Ulliri në Shqipëri është mjaft i vjetër, aq sa dhe në vendet e tjera të Mesdheut. Kjo pemë ka vendin dhe rëndësinë e saj në kulturën dhe artin popullor.

Fjala ulli, në shqip rrjedh nga emri ullastër. Pema e këtij fruti paraqitet me dy forma të ndryshme: i egër  dhe i kultivuar.

Në vendin tonë ka shumë zakone të hershme që janë trashëguar edhe në ditët tona, të cilat lidhen pikërisht me këtë pemë frutore.

Sipas të dhënave që AgroWeb.org ka gjetur, në duvakun e nuses vendoset një kurorë me degëza ulliri të lidhura bashkë me gjurmish.

Diçka e tillë simbolizonte bekimin për lumturi dhe begati për familjen e re që sapo ishte formuar.

Por historia me këtë pemë është akoma edhe më e lashtë.

Fidani i Parë i Ullirit Në Shqipëri

Arkeologët shqiptarë kanë zbuluar detaje të cilat vërtetojnë lidhjen e ngushtë që kjo pemë kishte në kulturën tonë.

Flitet se fidanët e parë në territorin Ilir kanë ardhur nga fisi i Molosëve.

Ata e përhapën kulturën e kultivimit të ullirit dhe prodhimit të vajit deri në Shkodrën e sotëme.

Ky shkëmbim erdhi si pasojë e tregtisë së vazhdueshme që Molosët bënin me fiset Ilire përmes portit të Apolonisë, Vlorës dhe Durrësit.

Ndërkohë një tjetër hipotezë thotë se kanë qenë Pellazgët të cilët jetonin në afërsi të Athinës të cilët nisën kultivimin e kësaj peme.

Në shumë nga dokumentet e vjetër historike, tregohet se në territoret ku tani shtrihet Shqipëria, bujqësia ishte një nga shtyllat e ekonomisë.

Sipas të dhënave ku AgroWeb.org bazohet, ullishtet dhe vreshtat kanë qenë dy nga aktivitetet kryesore.

Ullinjtë Shekullorë Shqiptar

Arkeologët shqiptarë kanë identifikuar se ullishtet në territoret shqiptare kanë ekzistuar që 12.000 vite para Erës Sonë.

Ndërkohë që gjurmët e gjetura të mullinjve të vajit në Amantia apo Bylis, datojnë që 300-350 vite para Erës Sonë.

Në vend rezulton se është i përhapur kultivimi i ullirit olea europaea L. sativa.

1-            Ulliri i Tufinës. (Pronë e Qefaliajve). Mosha 2000-2500 vjet.

2-            Ulliri Pulazeqin. Moshë afërsisht 2000 vjeç. Gjendet në Vlorë

3-            Ulliri Kallmet kokërr-vogël.  Gjendet në fshatin Kallmet të Lezhës. Vlerësohet me moshë mbi 1200vjet.

4-            Ulliri i zi i Tujanit.  Pemë e vlerësuar mbi 2500 vjet

5-            Lashtraku i Grizhës.  Gjendet në Gruemirë të Malësisë së madhe. Vlerësohet me moshë mbi 2000  vjet.

Furnizimi me ujë në Shqipëri – Çfarë pritet të ndodhë

Këto statistika tregojnë për një problem të thellë i cili ka mbetur i pandryshueshëm që nga viti 2013.

Problemet me furnizimin e ujit janë ende prezente në shumë nga qytetet e qarqeve të Shqipërisë.

Lajme të shumta të cilat raportojnë orët e zgjatura pa ujë janë bërë një realitet i përditshëm.

Sipas të dhënave që janë bërë publike nga Ministria e Infrastrukturës, tregojnë se furnizimi aktual i vendit me ujë shkon deri në 12 orë.

Kjo shifër vetëm për qytetet e mëdha, nëse flasim për fshatrat larg qendrave, rezultati ulet në tri orë.

Këto statistika tregojnë për një problem të thellë i cili ka mbetur i pandryshueshëm që nga viti 2013.

Pra për shtatë vitet e fundit nuk ka patur asnjë përmirësim për shkak të mungesës së investimeve në këtë sektor.

Në të gjithë vendin janë funksionale vetëm shtatë shoqëri të Ujësjellës-Kanalizimeve që furnizojnë familjet me ujë.

Investimet e Reja Për Furnizimin Me Ujë

Sipas të dhënave të Top Channel, për periudhën 2020-2030 Shqipëria ka nevojë saktësisht për 1 miliardë e 496 milionë euro investime, ose mesatarisht 150 milionë euro në vit.

Shqipëria duhet të investojë të paktën 1 miliardë e gjysmë euro në 10 vitet e ardhshme për të përmirësuar furnizimin me ujë dhe rrjetin kombëtar të kanalizimit.

Të dhënat janë bërë publike në strategjinë Kombëtare të sektorit ujësjellës kanalizimi, të përpiluar nga Ministria e Infrastrukturës.

Në strategjinë paraardhëse qeveria kishte vënë si objektiv që në vitin 2017, Shqipëria të furnizohej mesatarisht me 20 orë ujë në ditë.

Por ky objektiv ka dështuar për shkak të mungesës së investimeve.

Në strategji qeveria nënvizon se aktualisht 67 për qind e ujit që hidhet në rrjet humbet dhe nuk tarifohet duke mos sjellë të ardhura.

Synimi i strategjisë është që përmes investimeve, pjesa e ujit pa të ardhura të ulet deri në 40% brenda vitit 2030, ndërkohë që furnizimi me ujë të jetë mbi 20 orë në ditë në të gjithë territorin e vendit./AgroWeb.org

Trendi i rradhës në Internet – Çfarë është aplikacioni TikTok?

TikTok është një aplikacion për shpërndarjen e videove në internet dhe zotërohet nga një kompani kineze.

Diçka po zien në botën e internetit.

Bëhet fjalë për aplikacionin TikTok që po shkarkohet dhe përdoret me ritme të shpejta në mbarë botën, nga fëmijë e të rritur, duke ngjallur shqetësime për një mjedis toksik në botën e internetit.

Pavarësisht përdorimit masiv, ka shumë njerëz që po t’i pyesësh se çfarë është TikTok-u, nuk dinë çfarë të thonë për të.

 Çfarë Është Aplikacioni TikTok?

TikTok është një aplikacion për shpërndarjen e videove në internet dhe zotërohet nga një kompani kineze.

Përdoruesit e saj mund të xhirojnë video, të montojnë dhe të ndajnë me të tjerët fragmente 15 sekondëshe të ditës së tyre.

Këto fragmente mund të pasurohen me filtra, muzikë, animacione, efekte speciale e shumë më tepër.

Si në çdo aplikacion apo platformë tjetër, përdoruesit mund të ndjekin njëri tjetrin, të pëlqejnë postimet apo të shkruajnë komente.

TikTok është i përshtatshëm për sistemet iOS dhe Android.

Thënë shkoqur, TikTok ka ardhur në jetët tona për ta bërë rrjetin social më argëtues.

Si Ndryshon TikTok nga Aplikacionet e Tjera

Vitin e shkuar, TikTok kishte 400 milionë përdorues aktivë, ndërsa tani ky numër ka shkuar në gjysëm miliardë.

Vlera në treg e kompanisë është 75 miliardë.

Ky aplikacion kombinon fuqinë e inteligjencës artificiale me telefonin celular në përpjekje për të revolucionizuar mënyrën se si njerëzit përpunojnë dhe marrin informacion.

Praktikisht, TikTok synon tu japë përdoruesve vetëm atë që duan.

Grupmosha që e përdor më shumë këtë aplikacion janë 20 vjeçarët, megjithatë, ai ka gjetur mbështetjen e shumë njerëzve të famshëm të Hollivudit.

A Rrezikohen Fëmijët Nga Ky Aplikacion?

Qëllimi i aplikacionit është argëtimi. Megjithatë, duke marrë në konsideratë faktin se miliona përdorues të tij janë fëmijë, prindërit duhet të tregojnë kujdes.

Gjasat që ky aplikacion të krijojë një ambient toksik për fëmijët janë të mëdha, sepse ata mund të përballen me komente negative nga të tjerët.

Prindërit mund të ndërhyjnë tek veçoritë e privacisë tek aplikacioni dhe të ndalojnë ndërveprimin e fëmijëve të tyre me njerëz të caktuar, ose të bllokojnë komentet që janë të papërshtatshme./AgroWeb.org

Rritja e sëmundjeve kronike, BB: Në Shqipëri 93.1% e popullsisë të prekur

Pavarësisht rritjes së jetëgjatësisë, rritja e sëmundjeve kronike dhe jo të transmetueshme është shndërruar në një kërcënim global. Çdo vit në të gjithë globin, 15 milion njerëz vdesin para moshës 70 vjeç nga këto sëmundje të cilat përfshijnë sëmundje kardiovaskulare, kancere, diabeti dhe mbipesha, citon Banka Botërore në një studim të fundit.

Sipas të dhënave të vendosura në dispozicion, BB bën me dije se 93.1% e shqiptarëve janë të riskuar nga këto sëmundje, një shifër e lartë vihet re në të gjithë rajonin. Serbia sakaq ka 94.6 %, Maqedonia 95.3%, Maqedonia 95%, Bosnja e Hercegovina 94.5%

Në Greqi preken 86.2% e popullsisë.
Sëmundjet kronike dhe jo të transmetueshme janë bërë një shqetësim në rritje në të gjitha vendet, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

“Një nga mënyrat më efektive për të adresuar sëmundjet që nuk mund të transmetohen është të grumbullohen investime në kujdes shëndetësor të përballueshëm, me cilësi të përballueshme”, thotë raporti i BB. “Kjo ka kuptim si nga këndvështrimi shëndetësor, ashtu edhe nga ai ekonomik. Vendosja e më shumë burimeve në vijën e parë për të zbuluar dhe trajtuar kushtet herët, përpara se ato të bëhen më serioze, shpëton jetë, përmirëson rezultatet e shëndetit, zvogëlon kostot e kujdesit shëndetësor dhe forcon gatishmërinë për shpërthim.”

Shumë vende në të gjithë globin tani vuajnë nga ajo që quhet “barrë e dyfishtë e kequshqyerjes” – nivele të larta të urisë së fëmijëve dhe rritje të shpejtë të niveleve të mbipeshes, duke kompromentuar më tej kapitalin e tyre njerëzor.

Kjo ngarkesë e dyfishtë përkthehet në ndryshime në strukturat e familjes, pasi anëtarët e familjes, veçanërisht gratë, bëhen kujdestarët ‘de fakto’ për të moshuarit. Për më tepër, njerëzit e varfër përjetojnë një pjesë më të madhe të problemit pasi janë më të prekshëm nga goditjet shëndetësore dhe ekonomike, nënvizon Banka.
Sëmundjet kronike dhe jo të transmetueshme parashikohet të rriten deri në vitin 2030, pavarësisht ndryshimit të mënyrës së jetesës, popullsisë së plakjes dhe një urbanizimi në rritje. Ndërsa vendet pësojnë rritje ekonomike dhe ndryshime të sistemit ushqimor, po kështu tundimi i njerëzve për të konsumuar ushqime jo të shëndetshme dhe ushtrime vihet re në nivele më të ulëta.

Duke mësuar nga shembuj të suksesshëm të vendit, Banka Botërore ka identifikuar gjithashtu një seri ndërhyrjesh premtuese siç është etiketimi i detyrueshëm i ushqimeve të përpunuara; arsimim i konsumatorit; politika të forta fiskale, siç janë taksimi i ushqimeve jo të shëndetshme; investime në programet e hershme të ushqimit të fëmijërisë; dhe dizajn të përmirësuar urbanistik, siç janë shesh lojërash nëpër shkolla dhe shtigje për ecje dhe biçikletë./Monitor

Udhërrëfyesi me 9 hapa për një jetesë të mençur

Hapat bazë dhe më të rëndësishëm të një jetese të zgjuar janë të thjeshtë dhe nuk kërkojnë shumë mund, siç do ta kuptoni duke lexuar më poshtë.

Të jetosh në mënyrë të zgjuar tingëllon si një mision i vështirë dhe i papërshtatshëm me mundësitë e shumë njerëzve.

Megjithatë, pavarësisht se një stil i zgjuar jetese, duket sikur është i përshtatshëm vetëm për njerëz që kanë mjete financiare, është krejt e kundërta.

Hapat bazë dhe më të rëndësishëm të një jetese të zgjuar janë të thjeshtë dhe nuk kërkojnë shumë mund, siç do ta kuptoni duke lexuar më poshtë.

Fike Dritën

Shpërdorimi i energjisë elektrike është e kundërta e jetesës së mençur.

Mos lini dritat ndezur kot e më kot e mos shpenzoni elektricitet kur nuk është e nevojshme.

Ha Më Pak Mish

Ndërgjegjësimi për ushqimin qëndron në zemër të një qasje më ambientaliste ndaj jetës. Hap i rëndësishëm është kufizimi i konsumit të mishit. Kësisoj do të zvogëloni ndjeshëm gjurmën tuaj individuale të karbonit.

Mos Hidh Ushqim

Mos e shpërdoroni ushqimin. Jo vetëm që po hidhni në kosh paratë tuaja, por edhe po dëmtoni ambientin.

Kufizo Plastikën

Plastika ka gjetur vend në të gjitha skutat e jetës tonë, por ajo është e dëmshme për shëndetin dhe planetin.

Në vend të qeses plastike, merrni torbat dhe mos e teproni me shishet plastike të ujit, të cilat mund t’i ricikloni.

Përdor Ndriçimin Led

Llampat me ndriçim LED janë tepër efikase në kursimin e energjisë,

Për më tepër, ato ofrojnë një ndriçim të personalizuar që u përshtatet shijeve dhe nevojave të ambientit.

Izolimi i Shtëpisë

Pasja e një sistemi të mirë izolimi është thelbësore për një stil të mençur jetese.

Jo vetëm që nuk do të ndosni dhe ngrohni ambientin ku jetoni,  por edhe do të kurseni në faturën elektrike.

Mos Përdor Makinën

Nëse mund të ecni në këmbë, t’i jepni biçikletës apo të shfrytëzoni transportin publik, atëherë mos e përdorni makinën e mos ndikoni në emetimin e karbonit në atmosferë.

Rriti Perimet Vetë

Kopshtaria dhe mbjellja e perimeve dhe frutave nuk është një mënyrë e mirë për të kursyer para por edhe për të zvogëluar gjurmën individuale të karbonit në atmosferë.

Mund ta nisni me disa vazo në ballkon dhe nuk do i ndaheni këtij aktiviteti.

Një tjetër mënyrë si të zvogëloni gjurmën e karbonit është që të mbillni pemë.

Produktet e Higjenës Dhe Të Pastrimit

Sigurohuni që të përdorni sa më pak produkte pastrimi dhe të higjenës personale që janë të mbushur me kimikate ose grimca plastike.

Sa i përket pastrimit, në vend të larësve industrialë mund të përdorni produkte natyrale siç është uthulla e mollës./AgroWeb.org

Të rejat që duhet të dini për aplikacionin e Facebook-ut, Messenger

Aplikacioni Messenger i Facebook-ut po transformohet në një platformë gjithëpërfshirëse plot me risi për përdoruesit e tij.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, kjo platformë përdoret nga rreth 1.3 miliardë njerëz çdo muaj.

Pavarësisht numrit të lartë të përdoruesve, akoma besohet se potenciali i plotë i platformës është pjesërisht i shfrytëzueshëm.

Që në momentin e prezantimit të aplikacionit, kompania Facebook ka punuar fort për ta bërë atë sa më miqësor me përdoruesin duke shtuar karakteristika të reja, lojëra dhe mënyra të përditësuara të shkrimit të një teksti.

Gjithçka Që Ju Ofron Aplikacioni i Messenger

Përvecc përdorimit miqësor në kompjuter dhe jo vetëm në telefona dhe tableta, Messenger ofron shumë mundësi të tjera.

Dërgoni Dhe Kërkoni Para

Facebook u lejon përdoruesve të tij të dërgojnë dhe të marrin para.

Ky aplikacion mundëson lidhjen me kartën e kreditit dhe tu dërgoni para miqve dhe familjarëve por edhe të pranoni prej tyre.

Për të bërë një gjë të tillë, regjistroni kartën tuaj të bankës duke u futur tek Profili > Pagesat > Shtoni Një Kartë të Re.

Për të kërkuar dhe dërguara para, klikoni tek butoni + në cepin e majtë në fund të faqes dhe futuni tek seksioni i Pagesave.

Kodi i Profilit

Në kohët e sotme, ju mund të shtoni miq të ri me një kod të vetëm.

Çdo profil përdoruesi në platformën e Facebook ka një kod unik.

Nëpërmjet këtij kodi të skanueshëm, ju mund të shtoni miq të rinj, por edhe të pranoni ose jo kërkesa të reja për miqësi.

Lojërat Më Argëtuese

Platforma Facebook e ka pasuruar aplikacionin e saj Messenger me lojëra të shumëta dhe mjaft argëtuese.

Ju mund të luani vetëm ose me miqtë tuaj direkt në Messenger.

Mjafton të zgjidhni butonin Games dhe të nisni lojën.

Biseda Sekrete

Nëse jeni të fiksuar pas privatsisë, atëherë mund të shfrytëzoni mundësinë e të pasurit biseda sekrete e të fshehura ndaj syve kureshtarë.

Bisedat e enkriptuara mbeten të fshehura jo vetëm nga autoritetet, por edhe nga vetë Facebook.

Në momentin e nisjes së një bisede, mund të klikoni butonin ‘Sekret’ në anën e sipërme në të djathtë të ekranit.

Bota e internetit dhe e platformave apo aplikacioneve të tilla është gjithë kohën në përditësim dhe ofron mundësi të pafundme argëtimi dhe informimi.