VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

VIDEO- Vangjush Dako ‘udhëheq’ sërish PS-në e Durrësit? Ja ku u shfaq sot ish-kryebashkiaku

By | December 25, 2019

Komentet

Historiani grek Konstantinos Pangalis: Shqiptarët janë të parët e tokës sonë! (video)

Konstantinos Pangalis shpjegon se kush janë grekët e sotëm, kush ishin Helenët dhe SHQIPTARËT .

Shpjegon se ne jemi të parët e kësaj toke , shpjegon se historia e sotme greke nuk ka lidhje me të vërtetën , shpjegon se Shqiptarët janë ILIRË , shpjegon se Helenët jemi ne por jo grekët e sotëm !

për më shumë ndiqeni videon

VIDEO – Historiani grek Konstantinos Pangalis thotë: Shqiptarët janë të parët e tokës sonë!

Konstantinos Pangalis , shpjegon se kush janë grekët e sotëm , kush ishin Helenët dhe SHQIPTARËT .

Shpjegon se ne jemi të parët e kësaj toke , shpjegon se historia e sotme greke nuk ka lidhje me të vërtetën , shpjegon se Shqiptarët janë ILIRË , shpjegon se Helenët jemi ne por jo grekët e sotëm !

për më shumë ndiqeni videon

 

Historiani grek e thotë me zë dhe figurë: Shqiptarët janë të parët e tokës sonë!

Më në fund, një prej emrave më të shquar të Greqisë, e ka thënë me zë dhe figurë se shqiptarët kanë qenë të parët në Ballkan, madje edhe në trojet greke.

Konstantin Pangalis ka dhënë një intervistë në televizionin “Alter” dhe ka tronditur opinionin publik në Greqi ndërsa ka folur për identitetin e sotëm grek dhe të shqiptarëve.

Pangalis theksoi ndër të tjera se shqiptarët janë të parët e kësaj toke dhe se historia e sotme greke nuk ka lidhje me të dikurshmen.

Këto dhe të tjera detaje ndiqni në bashkëbisedimin për televizionin “Alter”:

 

 

 

 

 

(Video) Flori Haçkaj: Nuk ka nevoje te jesh mjek te shohesh sa i marre je ti kryeminister

I pranishëm në ceremoninë e diplomimit të studentëve, kur njëri prej tyre i ndërpret fjalën, kryeministrit e fyen studentin: Djalin duhet ta shoqëroni për të marrë shërbimin e shpejtë.

Pas kësaj reagon Flori Haçkaj, i edukuar në Perëndim, menaxher i suksesshën në Zvicër reagon në rrjetin social:

“Nuk ka nevoje te jesh mjek te shohesh sa i marre je ti kryeminister por meqe i kerkove mjekeve te rinj ta fillojne eksperiencen,

do i keshilloja ta fillonin me ty e jo me kolegun e tyre qe shprehu fjalen e lire.

Fatkeqesisht ndergjegja kolektive ka rene shume poshte sepse salla duhet te ishte boshatisur mbas talljes tende me kolegun e tyre dhe aq me keq,

me dhunen e gardes ndaj fjales se lire, njesoj siç duhet te ishte boshatisur sheshi skenderbej kur ti nxore gishtin e mesit para femijeve.

Nje kryeminister duhet te ndjelle bashkim e perkatesi tek populli qe drejton por ti vetem perçarje di te shperndash !”

 

Flori Haçkaj, disa kohë më parë, i ka thënë publikosht ‘JO’ ftesës së ambasadës shqiptare në Bernë të Zvicrës, e cila e kishte ftuar në samitin e diasporës.

Gjithçka gati: Koreografia e Eno Peçit bën hapjen e „Opernball“ sonte në Vjenë Nga Arben Gjinaj

 

Koreografit të njohur shqiptar në Austri, Eno Peçit i është besuar për herë të dytë hapja e “Opernball”, evenimentit më të madh artistik që organizohet sonte në Vjenë

Opera shtetërore e Vjenës pritet të shndërrohet sonte në sallën më të bukur të vallëzimit në botë.

Nën moton “Mbretëresha e natës” sonte do të mbahet “Opernball”, evenimenti më i madh artistik i kryeqytetit austriak.

Mbi 5 mijë mysafirë VIP nga të gjitha fushat jetësore në Austri pritet të jenë të pranishëm.

Afro 2 milionë shikues llogaritet që do të ndjekin nga televizioni këtë mbrëmje gala.

Për shkak të pjesëmarrjes në një samit të BE-së do të mungojë kancelari Sebastian Kurz.

Në anën tjetër nuk do të mungojnë fytyra të njohura botërore që vijnë si mysafirë specialë.

Tashmë ka arritur në Vjenë aktorja e famshme italiane, Ornela Mutti e cila është e ftuar si përcjellëse në këtë mbrëmje e biznesmenit të njohur në Austri, Richard Lugner.

Por, sapo mysafirët do të zënë vendin e tyre, të gjithë sytë do të jenë të drejtuar në hapjen e kësaj mbrëmjeje artistike.

E kjo i është besuar koreografit shqiptar në Austri, Eno Peçit.

„Eno Peçi është balerin i Baletit shtetëror të Vjenës që prej 20 vitesh dhe solist që nga viti 2009.

Koreografi bën hapjen e „Opernball“ për herë të dytë pas vitit 2018. Një zgjedhje e mirë kjo, pasi Peçi është një koreograf i shquar, i cili përveç në Vjenë, ka krijuar balet edhe në Moskë dhe në qytetin e tij të lindjes, në Tiranë“, shkruajnë mediat austriake.

Eno ka zgjedhur vet që të përformojë sonte me valsin “Abendblätter” të Zhak Offenbach: “Sigurisht që unë e njoh valsin e Straussit, „Morgenblätter”, por për mbrëmjen e sotme mendoj se “Abendblätter” përshtatet më mirë“, ka thënë ai.

Të dyja këto valse janë performuar në ballon Concordia në vitin 1864 në Vjenë. Muzika është shumë elegante, e gjallë dhe do të jetë e re për shumë njerëz!

Sonte në oren 22 hapja e Opernballit do të transmetohet direkt ne kanalin ORF 2 te  Austrisë.

Eno Peçit yll i Operas të Vjenës dhe tani edhe koreograf i urojmë suksese!

Në fakt Eno Peçit nuk i janë ndarë kurrë sukseset!

(Video nga provat)

LIVE – Puçi i Shtetit, Meta: Qendra e Botimeve Zyrtare refuzoi të më informonte

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Presidenti Ilir Meta doli në konferencë për shtyp në orën 17:00 të pasdites, duke denoncuar, sipas tij, me prova tentativën për “puçin e shtetit”.

Presidenti u shpreh se u kemi informuar me qetësi dhe drejtësi për tentativën e “puçit të shtetit”.

Presidenti Meta deklaroi se Rilindja po sillet në mënyrë mafioze duke shkelur Kushtetutën dhe çdo ligj për institucionet.

“Të gjithë të kuptojnë super perlën e Rilindjes. Se si një organizatë që ka shembur çdo ndarje pushtetesh rrëmben në mënyrë antikushtetuese dhe mafioze, përmes falsifikime dhe manipulimeve anëtarë të gjykatës kushtetuese, për të mos pasur më Gjykatë Kushtetuese, por policinë antikushtetuese të regjimit të Lleshit”, tha Meta.

Ai denoncoi me prova se si Qendra e Botimeve Zyrtare kishte refuzuar të informonte kreun e shtetit, që sipas Presidentit Meta, ishte shkelur Kushtetuta.

“U kemi treguar të gjithë juve, me qetësi dhe me drejtësi, hap pas hapi se si ka ndodhur puçi në bazë të provave të reja, që u detyruan të na i sjellin vetëm dje, pas insistimit për të mos na i sjellë, vetëm pasi ne denoncuam këtu Qendrën e Botimeve Zyrtare që po shkelte Kushtetutën duke mos informuar Presidentin për një akt jashtëzakonisht të rëndësishëm, që do t`i dorëzohet dhe Komisionit të Venecias, që ata e kërkuan dhe nuk e gjetën dot. Nuk do mbaj fjalime, por do i referohemi fakteve. Po ftoj zotin Dervishi, ai ka qenë përfaqësuesi i Presidentit në çdo mbledhje të Komitetit të Emërimeve në Drejtësi”, tha Meta.

Pas deklaratës së kreut të shtetit, Këshilltari Ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj ka shpjeguar gjithë procedurat anti ligjore që ka ndjekur Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe institucionet e rilindjes për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Meta bëri thirrje që në datën 2 mars të gjithë qytetarët të grumbullohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të firmosur dekretin e parë të çmontimit të grushtit të shtetit.

Gjirokastër: U nderuan ish-të burgosurit politikë të burgut të Kalasë (video)

Raimond Kola

Në Gjirokastër u zhvillua dje një ceremoni në nderim të qindra të burgosurve politikë që humbën jetën dhe vuajtën dënimet më të ashpra në burgun e kalasë së këtij qyteti. Krahas një akademie kujtimore në hyrje të Kalasë u vendos një pllakatë nderimi që do të shërbejë edhe për t`i njohur vizitorët me këtë pjesë të historisë.

Burgu politik në Gjirokastër funksionoi nga viti 1946 deri ne vitin 1953 dhe ishte cilësuar si një prej më të tmerrshmëve për shkak të kushteve të izolimit dhe trajtimit të të brugosurve. Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë, Institut i Studimeve të Krimeve të Komunizmit dhe Fondacioni “Konrad Adenauer” po mbështesin përpjekjet për të sjellë në vemendje të opinionit shqiptar krimet e pandricuara gjatë regjimit komunist.

Në një akademi kujtimore të mbajtur në mjediset e Kalasë, kryetari i Shoqatës së të përndjekurve Nebil Çika tha se viktimat në këtë burg ishin te shumta dhe dyshohet se ne rrethinat e kalasë ndodhet edhe një varrezë masive.

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi mori pjesë në ceremoni dhe tha se historia duhet respektuar. Ish deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se nderimi për viktimat e komunizmit në Shqipëri ishte një përgjegjësi e madhe e shoqërisë shqiptare.

Ndersa Drejtori i Institutit të Studimeve të krimeve të komunizmit Çelo Hoxha tha se aktivitete të tilla janë mjaft të rëndësishme për t`u lënë brezave atë pjesë te historisw që nuk është ndri çuar.

Sipas të dhënave historike burgu i Kalasë së Gjirokastrës gjatë regjimit komunist pasonte atë të ndërtuar po në kala nga mbreti Zog. Burgu kishte një kapacitet prej 350 vetësh por me mbipopullim herë pas here deri në 750 persona dhe me kushte mjaft të vështira izolimi ku të burgosurit humbnin jetën nga sëmundjet, i ftohti dhe lagështira.

Në këtë burg vuajti dënimin Arshi Pipa, dramaturgu Ethem Haxhiademi dhe mjaft personalitete që u burgosën gjatë regjimit komunist.

VIDEO – “O lekët ose do ketë viktima”, naftëtarët e Ballshit në ditën III të grevës refuzojnë ujin dhe ndihmën mjekësore

FIER

Naftëtarët e Ballshit janë futur në ditën e tretë të grevës së urisë dhe ndërkohë kanë nisur komplikacionet e para shëndetësore.

Gazetari Ervis Kuçi ka qenë sot pranë tyre për të parë gjendjen nga afër. Në një prononcim për “BalkanWeb”, naftëtarët janë shprehur se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre duke kërkuar pagat e prapambetura dhe fillimin e punës.

“O lekët, ose do të ketë viktima. Askush nuk ka ardhur të na pyesë se çfarë ka ndodhur. Na ka ardhur vetëm një përfaqësues nga Avokati i Popullit”, thanë ata.

Ndërkohë naftëtarët kanë refuzuar ushqimin dhe ujin e pijshëm por edhe ndihmën shëndetësore. Një prej tyre që ka pasur probleme më të rënda është zëvendësuar me një tjetër naftëtar.

“Komplikacionet kanë filluar. Ne kemi marrë një vendim që dhe ujin e pijshëm ta eliminojmë dhe ndihmën shëndetësore. Kauza jonë dihet. Ne kërkojmë pagat e prapambetura dhe rikthimin në punë. I bëjmë thirrje kryeministrit dhe ekspertëve që të na gjejnë zgjidhje”, thanë naftëtarët.

 

VIDEO – Fjalimi i Ibrahim Rugovës në Parlamentin Evropian që i bëri të gjithë të ngrihen në këmbë

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, përkujtohet në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe në data të rëndësishme për vendin.

Presidenti historik, pa reshtur luftoi për bërjen shtet të Kosovës, e këtë e bënte me vizionin e tij largpamës, duke kërkuar gjithnjë paqe para miqve ndërkombëtarë.

Ndër të tjera Rugova flet për Pavarësinë e Kosovës, ku thotë:

Unë do të doja të theksoj që zgjidhja më e mirë për Kosovën është pavarësia, kuptohet me të gjitha garancitë për serbët që jetojnë në Kosovë.

Pavarësia e Kosovës do të lejojë kthimin e paqes dhe stabilitetit ne këtë pjesë të Evropës, duke filluar me Shqipërinë, Maqedoninë e madje edhe Serbinë.

Në vazhdim mund ta ndiqni fjalimin e ish-presidentit, i cili i ngriti në këmbë deputetët e Parlamentit Evropian.

Kurti me videomesazh uron pavarësinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me anë të një video mesazhi 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, raporton Gazeta Express.

Kurti ka deklaruar se Kosova sot është një hap prapa popullit të vet.

“Shpresa e popullit është detyra jonë. Ne të gjithë kemi mospajtimet dhe dallimet, por, si qeveri është koha që të marrim vendime”, thotë Kurti, teksa shprehet se do të ketë një qeveri që do t’i realizojë kërkesat e qytetarëve.

“Potenciali ishte shumë më para se kapaciteti i qeverive të deritanishme, tani do të kemi një qeveri që do t’i realizojë kërkesat e qytetarëve tanë, të rinjtë tanë tregojnë më shumë sukses jashtë se sa këtu. Kjo sigurisht se është e dhimbshme, por, është edhe shpresë dhënëse”, ka thënë Kurti, teksa ka uruar qytetarët për pavarësi.

Ai ka thënë se së bashku duhet që të punohet për zhvillim ekonomik, rend dhe ligj, arsim dhe shëndetësi, politika sociale, politikë të jashtme, integrim evropian, infrastrukturë dhe energji, kulturë dhe sport.

Zëri i Amerikës: Kosova shënon përvjetorin e pavarësisë (video)

Kosova po shënon 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, në një periudhë të trysnisë së ripërtërirë ndërkombëtare për një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe më nje skenë politike ndryshe nga 12 vjetet e shkuara.

Udhëheqës të institucioneve ngritën flamurin shtetëror, vunë kurora tek shtatoret e ish udhëheqësve politikë e ushtarakë të vendit dhe nderuan të rënët e të zhdukurit gjatë luftës së fundit.

Forca e Sigurisë së Kosovës parakaloi në qendrën e Prishtinës të stolisur me flamujt e Kosovës dhe aleatëve të saj.

Parlamenti i Kosovës u mblodh në seancë solemne për të shënuar këtë përvjetor, në të cilën kryetarja e parlamentit, Vjosa Osmani, theksoi mirënjohjen ndaj aleatëve të vendit.

“Këtë rrugëtim e bëmë bashkë me shumë miq, të cilëve do t’u jemi përjetëissht mirënjohës. Ata jo vetëm u rreshtuan krahas popullit të Kosovës në synimin për liri e pavarësi por qëndruan krah nesh edhe në ndërtimin e shtetit të Kosovës që nga dita e parë e çlirimit. Ne sot i lusim ata që të qëndrojnë krah nesh dhe në synimet tona të përbashkëta edhe tash e tutje. I lusim që të qëndrojnë krah nesh në jetësimin e vullnetit të qytetarëve tanë për integrim të shpejt në struktura euro-atlantike, për zhvillim ekonomik dhe prosperim të përgjithshëm të vendit. U jemi mirënjohës vendeve dhe popujve evropianë me të cilët ne i ndajmë të njëjta hapësira gjeografike por po ashtu të njëjta vlera. Në veçanti u jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, popullit të lirë amerikan me të cilët ne ruajmë miqësi të hershme e të përhershme”.

Ajo tha se pavarësia e Kosovës e ka vulosur edhe fatin edhe lirinë e popujve në Ballkan dhe ishte hapi vendimtar në konsolidimin e marrëdhënieve mes popujve në Evropën Juglindore të cilët duan të jetojnë të lirë e të pavarur dhe në paqe me njëri tjetrin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në një fjalim para Forcës së Sigurisë së Kosovës se vendi duhet të jetë i bashkuar në politikën e jashtme.

“Dallimet e brendshme duhet të mbeten brenda. Ne duhet ta forcojmë vendin edhe nga brenda edhe nga jashtë, prandaj investimet në ushtri janë të nevojshme. Përderisa forcojmë ushtrinë do të forcojmë edhe ekonominë. Pasuria nuk duhet të pasurojë politikanët po popullin”, tha mes tjerash ai.

Përvjetori i po përshkohet me thirrjet për të hequr tarifat e vendosura nga qeveria ndaj mallrave serbe, që t’i hapet rrugë procesit të bisedimeve për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Diplomacia amerikane njëkohësisht i ka bërë thirrje Serbisë që të heq dorë nga përpjekjet për të tërhequr njohjet për Kosovën. Shtetet e Bashkuara kanë ritheksuar edhe në urimet me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës se një marrëveshje me Serbinë duhet ta ketë në thelb, njohjen e ndërsjellë.

Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008, nëntë vjet pasi ndërhyrja e NATO-s i dha fund luftës gati dyvjeçare që la pas vetes mbi dhjetë mijë të vrarë dhe mijëra të zhdukur.

Pavarësia e saj është njohur nga më shumë se 100 vende të botës, ndërsa vazhdon të kundërshtohet nga Serbia. Procesi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja palëve mbetet i pezulluar për shkak të refuzimit të Serbisë për të vazhduar bisedimet pa heqjen e tarifave nga qeveria e Kosovës të vendosura në nëntor të vitit 2018.

Por edhe përvjetori i 12-të i pavarësisë e gjen Kosovën të fundit në rajon në proceset integruese dhe qytetarët e saj janë të vetmit në Evropën Juglindore që nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Shëngen.

Kosovë: U shënua 50 vjetori i Universitetit të Prishtinës

Në Kosovë Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” shënoi 50 vjetorin e themelimit. Përfaqësues të këtij universiteti dhe të botës akademike e vlerësuan lart rolin që Universiteti i Prishtinës ka luajtur për këtë gjysmë shekulli të veprimtarisë.

75 vjetori i Kryengritjes Antikomuniste të Kelmendit (video)

Të shtunën, u përkujtua 75 vjetori i Kryengritjes Antikomuniste të Kelmendit, të udhëhequr nga prijësi popullor Prek Cali. Përfaqësues të Unionit Mbarkombëtar për Integrimin e ish të Burgosurve politikë u shprehën gjatë ceremonisë se politika shqiptare ende nuk i ka dënuar krimet e komunizmit.