Svetlana, nobeli i letërsisë 2015. Një rrëfim që nuk duhet ta lësh pa lexuar!
Svetlana Alexievich ishte në shtëpi kur dëgjoi zilen e telefonit që binte. “Për disa vite” – thotë ajo – “qarkullonin zëra se Akademia Suedeze ishte duke marrë në konsideratë emrin e saj.” Ajo kishte marrë shumë nderime deri tani.
Gjithsesi ajo pranon faktin se kishte kaluar pothuajse gjysmë shekulli që kur një shkrimtar i publicistikës, si Winston Churchill, mori në vitin 1953 çmimin Nobel.
Lajmi nga Stokholmi ishte ky: “Alexievich ka fituar çmimin Nobel në letërsi për 2015.”
“Ky është një çmim shumë i rëndësishëm, Nobel shumë i madh dhe ti duhet të jesh një idiot që të pretendosh ta fitosh atë”- tregon ajo.
Ndërkohë pas lajmit, në orët në vazhdim, telefoni i saj ka rënë pa pushim. Me mijëra njerëz e kanë uruar për çmimin, përfshi këtu Mikhail Gorbachev, presidenti gjerman dhe ai francez.
Një person mendoi fillimisht të “qëndrojë në heshtje” për këtë gjë. Ai ishte Alexander Lukashenko, diktatori bjellorus prej 21 vitesh. Atij iu desh të përballej me dilemën: çmimi ndërkombëtar si një nder për Bjellorusinë, por nga ana tjetër nobelistja Alexievich ishte kritikja më e rreptë e tij.
Në Bjellorusi ose siç e quan, në shtëpi, ajo ishte një person joekzistent, një hije zyrtarisht. E njohur si shkrimtare vetëm për Rusinë me librat e saj, të shpërndarë vetëm në rrugën ‘Lituania’, një zonë e vogël, emri i saj mungonte edhe në tekset shkollore.
Lukashenko“Ishte koha e zgjedhjeve, kishte shumë vëzhgues ndaj dhe Lukashenko qe i detyruar ta njihte çmimin tim Nobel. Ai më uroi atë mbrëmje në TV”- tregon shkrimtarja. “Dy ditë më vonë, kur vëzhgimi kishte mbaruar dhe të gjithë ishin kthyer në vendet e tyre, në shtëpitë e tyre, ai filloi t’i bënte publicitet faktit të supozuar se unë kisha cënuar emrin e rusëve dhe bjellorusëve në librat e mi”- vazhdon ajo.
Me zemërim shton se Putin nuk e kishte uruar gjithashtu.
Këta snobë e përjashtojnë Alexevich, siç kanë bërë gjithmonë, tradicionalisht edhe me të tjerë emra të mëdhenj në letërsi si Bunin, Brodsky dhe Pasternak. Të gjithë këta shkrimtarë janë konsideruar tradhtarë apo spiunë të CIA-s dhe SHBA-ve.
Alexievich thotë se e kupton përgjigjen shumë agresive të “diktatorëve binjakë të fuqishëm”, siç i quan ajo, pasi ajo e kishte dënuar hapur konfliktin e nisur nga Rusia në Ukrainë në vitin 2014.
Alexievich, pjesën më të madhe të jetës së saj, e ka kaluar në perëndim, në qytete si Parisi, Gothenburgu apo Berlini dhe vetëm 4 vite më parë është kthyer në Bjellorusi, në vendin e saj të lindjes.
Svetlana – “Dua të jetoj në shtëpi. Vetëm në shtëpi mund të shkruash”
Që nga tetori i shkuar ajo u bë e famshme dhe Nobeli e bëri cernobil 1atë një personalitet botëror të letërsisë. Çmimi erdhi në një moment perfekt, sipas autores, pasi ajo tashmë kishte botuar 5 libra dhe kishte pothuaj 40 vite që shkruante për atë që ajo e quan “civilizimi i kuq” dhe “utopia e kuqe”: BS në momentet e frakturës. Ndërsa tashmë ajo do paqe dhe mundësi për të punuar në projekte të reja.
Nobeli i solli asaj të interesuar të tjerë për punën e saj. Muajin tjetër ajo shkoi në UK për herë të parë në 67 vite jetë. Udhëtim ky që përkon edhe me Shkatërrimin e Çernobilit të përshkruar në librin e saj “Chernobyl prayers” (Lutjet e Çernobilit). Ndërsa libri i saj i 2013 vjen si një përgjigje ndaj ndarjes së BS.
Si çdo punë tjetër e Alexiavich, “Chernobyl prayers” është bazuar në intervista të dëshmitarëve okularë, në këtë rast të mbijetuarit e tragjedisë që panë shpërthimin e 50 rrezeve radioaktive të shpërndarë në atmosferë.
Gjithashtu përfshin bazat e komunizmit, fshatarë të detyruar nga autoritet të evakuoheshin nga e ashtuquajtura “zona”, pilotë helikopterësh apo ushtarë. 70% e rrezeve radioaktive ranë mbi Bjellorusinë. Gjë që për një vend të vogël si Bjellorusia përbën një shkatërrim të paimagjinueshëm. Efektet që zgjasin me dhjetra vjet apo mijëra.
Libri i mori 11 vite për t’u shkruar. Ajo thotë se kjo nuk qe një punë gazetareske, por një punë mbi botën e Çernobilit. Ajo qe e interesuar për aspektet binjake të “personave rusë” dhe të “personave të jashtëm.”
“Unë jam e shqetësuar në atë që do e quaja “histori e munguar”- thotë ajo. Metodën e saj të të shkruarit e përshkruan: “Jam përpjekur të kap jetën e shpirtit.”
Svetlana – Gjithçka që duhet të dini për Svletana Alexavich, Nobelisten në letërsi.
Alexavich shkon në Çernobil menjëherë pas shpërthimit në 26 Prill 1986.cernobil 3
“Bimët ishin ende në flakë, tymi i tyre portokalli dukej me kilometra larg. Ishte një situatë e çmendur,”- thotë ajo. “Kudo kishte kaos, ushtarë me kallashnikov që pyesnin veten ‘Çfarë të qëllojmë?’. Nuk mund të qëllonin fizikën apo rrezatimin. Situatë absurde,”-shton shkrimtarja.
Ajo tregon se kishte parë një oficer eskorte që kishte urdhëruar një zonjë të vjetër të groposte shportën me vezë, të dy shikonin me sy të egër e fytyra të vrenjtura.
cernobil 4“Atyre iu desh të groposnin gjithçka. Ju nuk e shihni dot me sy rrezatimin. As nuk e ndjeni. Ai është i paprekshëm,” – thotë ajo. “Njerëzimi nuk qe përgatitur për këtë.”
E lindur në 1948 në Ukrainën e sotme, Alexavich u rrit në Bjellorusinë jugore. Fshati i prindërve të saj qe 100 kilometra larg Çernobilit. Babai ishte bjellorus ndërsa e ëma ukrainase, të dy mësues në fshat për 4 gjenerata.
“Babai ishte njeri i rëndësishëm. Ai ishte drejtori i shkollës dhe fliste me çdo njeri, të edukuar ose njerëz pa shkollë. Pëlqente shahun, peshkimin dhe gratë e bukura.”
E pyetur nga gazetarja nëse dobësia e saj për lumturinë që reflektohet në librat e saj vinte nga fëmijëria, ajo përgjigjet: “Është shuma e gjeneve tona, nga ajo vjen.”
Pasojat e Çernobilit qenë të tmerrshme: cernobilraste kanceri, pasoja demografike, si dhe mutacione gjenetike. Si pasojë e Çernobilit ajo tregon se motra e saj doktoreshë u sëmur dhe më pas vdiq. Shkrimtares iu desh të adoptonte vajzën e së motrës dhe
njëkohësisht të evakuonte prindërit e saj nga ajo zonë. Ajo e çon mamanë në një apartament disa kilometra larg Minskut, ku edhe vdes pas disa vite vuajtjesh nga diabeti dhe mbetjes e verbër.
Shkrimtarja nuk e ka përfshirë përjetimin e saj të Çernobilit në libër, pasi ajo thotë se qëllimi ishte tu jepte zë atyre që nuk kanë pasur mundësi ta kenë. Përmend këtu fytyra jo femerore e luftesLyndmilla Igantecko, të cilës i vdes burri si pasojë e infektimit nga shpërthimi i Çernobilit. Igantecko tregon në libër se si nuk kishte mundësi të puthte djalin, pasi konsiderohej “objekt i infektuar.”
Pasi u largua nga shkolla, Alexavich punoi si reportere në një gazetë. U diplomua në Universitetin e Bjellorusisë dhe pastaj u angazhua në një revistë letraro-kulturore, ‘Neman’, në Minsk. Pas dy vitesh ajo filloi të punojë mbi atë që zyrtarisht u quajt libri i saj i parë i deklaruar “War’s unwoamanly face”, në shqip “Fytyra jo-femërore e luftës.”
Për këtë libër ajo intervistoi qindra gra që patën luftuar me Ushtrinë e Kuqe. Ato kishin qenë adoleshente në atë kohë, të angazhuara si snajperiste, shofere apo pioniere në kohën e luftës. Libri u shit shumë dhe i dha emër shkrimtares.
Svetlana – Projekti i radhës i Alexavich, “Zinky Boys”zinky boys
Për këtë libër iu desh të intervistonte ushtarët e luftës në Afganistan, të afërm dhe nënat e tyre. Titulli i referohet arkivoleve të zinkut që u përdorën për sjelljen në shtëpi të të vrarëve nga lufta duke kryer të ashtuquajturën ‘detyrë ndërkombëtare’. Në rrëfime përshkruhet se si ata u hodhën në këtë luftë apo sesi, në mënyrë naive, disa u angazhuan vullnetarisht.
Të mbijetuarit janë të zhgënjyer pasi janë kthyer tashmë në një ‘gjeneratë të humbur dhe të padëshiruar’.
Svetlana – Sot nuk mund të shkoj në zonën e luftës. Nuk e mbaj dot dhimbjen
Për kërkimet mbi librin ajo udhëtoi në Kabul ku takoi këshilltarët e ushtrisë dhe infermiere të luftës, disa prej të cilave i treguan se kishin fjetur me oficerë. Sipas Alexavich edhe në këtë rast justifikimi i oficerëve qe i ngjashëm me atë të përdorur nga Putin për ndërhyrjen ilegale në Krime. Që sipas tyre çdo gjë qe bërë për zhdukjen e fashizmit dhe mbajtjen larg të perëndimorëve që janë dhe kanë qenë gjithmonë kundër Rusisë.
Lufta në Afganistan kontribuoi në kolapsin e Bashkimit Sovjetik. Shkrimtarja tregon se ajo dhe demokratë të tjerë e festuan këtë gjë, por nuk parashikuan dot se çdo ndodhte më pas. Gangsterët e kapitalizmit apo përballjet me qytetarë që besonin në fuqinë e BS. “Tani – thotë ajo – shumë rusë kanë gjetur mbështetje tek Putini. Këtu pyes veten nëse ka shpresë që Rusia dhe Bjellorusia të reformohen një ditë?”- tregon Alexavich.
E në vazhdim shprehet: “Është një rrugëtim i gjatë.” E këtu citon Varlam Shalamov (shkrimtarin e saj të preferuar të shek. XX).
“Sistemi ndalon përgatitësit dhe viktimat, -ka thënë ai. Ne jemi në një fazë ku të dy janë përzierë bashkë.” Dhe ajo shton se një tjetër luftë ka filluar në perëndim dhe se ka frikë se në Rusi do vijë një lider edhe më djallëzor se Putini, që do e çojë Rusinë drejt ‘fashizmit defacto’.
Pas një karriere duke regjistruar horrore, ajo shprehet se nuk do të shkruajë më për konfliktet.
“Tani është e pamundur që unë të shkoj në zonën e luftës. Më kanë mbaruar rezervat për të mbrojtur veten nga dhimbjet,”- shprehet Alexavich.
Svetlana – Çfarë vjen pas?
Ajo tashmë shprehet se do të ndryshojë faqe. Është duke punuar në fakt mbi dy libra momentalisht. Njëri për dashurinë mes një gruaje dhe një burri dhe tjetri për plakjen.
“Civilizimi na ka dhënë 20-30 vite ekstra jetë. Ne jemi pak të papërgatitur për këtë. Nuk kemi një filozofi për jetën e mëvonshme, përpara zhdukjes drejt errësirës së përjetshme,”-thotë ajo.svetlanA OK
E pyetur nëse puna e saj ishte art, ajo tregon se për një libër i duhet mesatarisht 5 vite punë. I duhet të intervistojë deri në 500 persona, disa vetëm nga një herë, të tjerë edhe më shumë herë. Mjeti i punës është diktofoni, si gjithmonë, pasi me Iphone thotë se nuk mësohet dot. Ndërsa hapin tjetër të krijimit ajo e lidh me gdhendjen e një skulpture apo ndërtimin e një kështjelle. “Librat e mi janë ‘novela zëri’ dhe publicistike, gjë që është shumë e fortë,” -thotë ajo.
“Rusia e ka këtë traditë. Rodin, skulptor, është pyetur dikur sesi i bën skulpturat dhe ai ka thënë ‘Unë ndeshem me gurin’. Është e njëjta edhe për mua. Unë ndeshem me kohën. Unë vlerësoj atë që është lënë mbrapa. Filloj e gërmoj në të. Bëj art jashtë saj,” – ka treguar Alexavich.
Kur është pyetur se pse së fundmi librat publicistikë po fitojnë më shumë çmime, ajo ka thënë se vjen si pasojë e ndryshimit të kohërave, të njerëzve, të asaj se çka ata pëlqejnë. Ajo ka thënë se pavarësisht se kufiri mes librave trilluese dhe atyre publicistike është i zbehtë, njerëzit dinë të bëjnë dallime dhe në bazë të shijeve zgjedhin.second hand time
Ajo shprehet se ndjehet e kënaqur me librin e saj të fundit “Second hand time” në shqip “Koha e dorës së dytë”.
Në faqen e fundit të këtij libri, të titulluar ‘Shënime të çdo gruaje’ është një monolog i një 60- vjeçareje e cila jeton e vetme në Moskë, pasi i shoqi e deh veten deri në vdekje. Asaj nuk i intereson politika, njerëzit e kuq apo të bardhë, i intereson të mbjellë vetëm patate për pranverë. “Është shumë keq kur të vijë momenti i vdekjes,” – thotë gruaja në libër e ndërkohë del rrugëve të shikojë jargavanë. “Ata shkëlqejnë. Lërmë të bëj një buqetë me to.”
Svetlana – A është e lumtur Svetlana e Nobelit?
Pyetjes nëse është e lumtur ajo i përgjigjet: “Kam një mbesë dhe një stërmbesë. Ajo është 10 vjeç e më thërret Sveta. Ne jemi shumë mike.”
Shumë i shtrenjtë,
jam e sigurt se do të çmendem sërish. Ndjej se nuk mund të kalojmë një tjetër nga ato periudha të tmerrshme. Dhe kësaj here nuk do të mund të shërohem. Filloj të dëgjoj zëra, nuk arrij të përqendrohem. Kështu që unë bëj atë që më duket gjëja më e mirë. Ti më ke dhënë lumturinë më të madhe të mundshme. Ti ke qenë në çdo kuptim për mua gjithçka që një njeri mund të jetë. Nuk mendoj se dy njerëz mund të ishin më të lumtur derisa erdhi kjo e keqe e tmerrshme. Nuk mund të luftoj më. E di që po të shkatërroj jetën, se pa mua iti nuk mund të punosh. Dhe do ta bësh, e di. Shiko, nuk arrij as që të shprehem mirë. Nuk arrij as të lexoj. Ajo që dua të të them është se të kam borxh gjithë lumturinë që kam pasur në jetën time. Pate durim të pafund me mua, ishe tepër i mirë. Unë dua të të them se – të gjithë e dinë këtë. Nëse dikush mund të më shpëtonte, ishe ti. Gjithçka më ka braktisur, përveç sigurisë së mirësisë sate. Nuk mund të vazhdoj të të shkatërroj më jetën.
Nuk mendoj se mund të ketë pasur dy njerëz më të lumtur se ne.
V.
Ky është shënimi i trishtuar, por intensiv i lamtumirës për bashkëshortin e saj Leonard që Virginia Woolf shkroi në mëngjesin e 28 marsit 1941 pak para se të largohej nga shtëpia për t’u hedhur në lumin Ouse me xhepat e saj plot me gurë./Përktheu Skënder Buçpapaj
Abdullah Sidran (2 tetor 1944 – 23 mars 2024), i referuar shpesh me pseudonimin e tij hipokorist Avdo, ishte një poet dhe skenarist boshnjak. Ai konsiderohet të jetë një nga shkrimtarët më me ndikim si në Bosnje dhe Hercegovinë ashtu edhe në ish-Jugosllavi.
Sidran është më i njohur për shkrimin e librit me poezi të vitit 1993 Sarajevski tabut, si dhe skenarët për filmat e Emir Kusturicës A ju kujtohet Dolly Bell? (1981) dhe Çmimin e Akademisë nominuar Kur babai ishte larg për biznes (1985). Ai ishte anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bosnjë-Hercegovinës.
Jeta e hershme dhe familja
Abdullah Sidran, i dyti nga katër fëmijët, lindi në Sarajevë gjatë Luftës së Dytë Botërore, më 2 tetor 1944, megjithëse disa burime e japin në mënyrë të pasaktë datën e lindjes së tij si 29 shtator 1944. [citimi i nevojshëm] Ai lindi nga prindër myslimanë boshnjakë; babai Mehmed Sidran (1915–1965) ka lindur në Kiseljak dhe ka punuar si bravandreqës në një punishte hekurudhore, ndërsa nëna e tij Behija (e mbilindja Jukiq) ishte shtëpiake. Sidran kishte tre vëllezër e motra Ekrem (lindur 1942; i ndjerë), Nedim (lindur më 4 shkurt 1947) dhe Edina (lindur 1953). Ai u emërua pas xhaxhait të tij nga babai, një tipograf dhe kompozitor, i cili vdiq në vitin 1943 në kampin e përqendrimit në Jasenovac. Rrënjët e familjes Sidran dalin në fshatin Biograd afër Nevesinjes, Bosnjë dhe Hercegovinë. Gjyshi nga babai i Abdullahut, Hasan Sidran, u zhvendos në Sarajevë nga Beogradi në vitin 1903.
Jeta personale
Pasi kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në Sarajevë, Sidran jetoi në Gorazhde përpara se të shpërngulej në një fshat të vogël afër Tešanj.
Në vitin 2019, Sidran, së bashku me rreth tridhjetë intelektualë botërorë u takua me presidentin francez Emmanuel Macron. Një takim i intelektualëve botërorë me Macron-in u iniciua nga filozofi, shkrimtari dhe gazetari i shquar francez Bernard-Henri Lévy.
Sidran vdiq në Sarajevë më 23 mars 2024, në moshën 79 vjeçare pas një periudhe të keqe shëndetësore. Menjëherë pas vdekjes së tij reaguan shumë politikanë dhe figura publike të shquara boshnjake dhe shprehën ngushëllimet e tyre.
Punimet
Veprat kryesore të Sidran përfshijnë Šahbaza, Kocka dhe mishi, Varri i Sarajevës (Sarajevski tabut), Pse po fundoset Venecia (Zašto tone Venecija), disa libra me poezi dhe skenarë për filma nga ish-Jugosllavia, si p.sh. si ju kujtohet Dolly Bell? (1981) dhe Kur babai ishte larg për biznes (1985), me regji nga Emir Kusturica,dhe Kuduz (1989), me regji nga Ademir Kenović. Kur babai ishte larg në biznes u nderua me Palmën e Artë në Kanë dhe u nominua për një çmim Oscar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj në 58-të çmime të Akademisë.
Veprat e zgjedhura
Šahbaza (Sarajevë, 1970)
Potukač (Zagreb, 1971)
Kost i Meso (Sarajevë, 1976)
Dječija bolest: Otac na službenom putu: pjesë teatrale (Sarajevë, 1983),
Otac na službenom putu: skenar (Beograd, 1985)
Bolest od duše (Nikšić, 1988)
Sarajevska zbirka, izabrane pjesme (Sarajevë, 1991)
Sarajevski tabut (Sarajevë, 1993)
Planeta Sarajevo (Stokholm, 1995)
Zdravo Bosno, stižem iz Sarajeva: Udhëtim (Tuzla, 1996)
Zašto tone Venecija (Sarajevë, 1996)
Sarajevska zbirka i drogës pjesme (Sarajevë, 1997)
Sarajevska zbirka (Sarajevë, 1999)
U Zvorniku ja sam ostavio svoje srce: pjesë teatrale (Tuzla, 2002)
Kuduz, skenari (Zenica, 2003)
Sjećaš li se Doli Bel (Sarajevë, 2003)
Tvrđava Meše Selimovica: dramatizimi dhe skenari (Sarajevë, 2004)
Izabrana djela 1-5 (Tuzla, 2004)
Morija (Sarajevë, 2006),
Pjesme poslije rata (Sarajevë, 2006),
Izabrane pjesme (Beograd, 2007),
Dobročinitelj (me Mersad Berber, Sarajevë, 2008)
Suze majki Srebrenice (Sarajevë, 2009),
Otkup sirove kože (Beograd, 2011),
Oranje mora: tekste gazetareske (Sarajevë-Zagreb, 2016),
A Nurija veli: tekste gazetareske (Sarajevë, 2021)
Çmimet
Çmimet dhe mirënjohjet letrare
Çmimi Vjetor i Shoqatës së Shkrimtarëve të Bosnjë-Hercegovinës (1979)
Çmimi vjetor i kompanisë botuese Svjetlost (1979)
Çmimi Jovan Jovanović Zmaj – Matica srpska (Novi Sad, 1980)
Çmimi i Gjashtë Prillit të Sarajevës (1986)
Çmimi për Lirinë e Fjalës dhe të Shprehjes i Fondacionit për Lirinë e Fjalës dhe Shprehjes, (SHBA, 1993)
Çmimi i Lirisë i Qendrës PEN të Francës (1994)
Premio letterario della Fondazione Laboratorio Mediterraneo 1996.
Çmimi Skender Kulenoviq, 2002
Çmimi Vjetor i BZK Preporod, 2002
Bosanski stećak – Çmimi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës për vepër jetësore (2004)
Premio letterario dedicato a Umberto Saba (Trieste 2005)
Pllakë e madhe e Kantonit të Sarajevës (2006)
Çmimi Muradif Ćato (2016)
Çmimi Ali Podrimja (2021)
Çmimet dhe mirënjohjet e filmit
Golden Arena, Festivali i Filmit Jugosllav në Pula për skenarin e filmit A ju kujtohet Dolly Bell?
Golden Arena, Festivali i Filmit Jugosllav në Pula për skenarin e Kur babai ishte larg për biznes
Golden Arena, Festivali i Filmit Jugosllav në Pula për skenarin e Kuduzit
Çmimi Vjekoslav Afriq, për kontribut në kinematografinë jugosllave
Felix, çmim i Akademisë Evropiane të Filmit, për filmin Kuduz
Kaciga celjskog viteza, për filmin Rrethi i përsosur
Luani i Artë i Festivalit të Filmit në Venecia për filmin A ju kujtohet Dolly Bell?
Palma e Artë, Festivali i Filmit në Kanë, për filmin Kur babai ishte larg për biznes
Nominimin për Oscar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj, për filmin Kur babai ishte larg për biznes
Para 180 vjetëve, në fshatin arbëresh Strigari (San Kozmo Albaneze), me një natyrë pitoreske, plot kontraste ngjyrash, që të sjell ndërmend Shqipërinë, më 6 mars 1844, nga Mikelanxhelo Serembe dhe Maria Tereza Toçi, do të lindte një fëmijë që u pagëzua me emrin Zef. Më vonë bashkëvendasit do t’i ngjisnin llagapin Ruvec.
Ky fëmijë do të bëhej poet dhe madje një poet i shquar. Ky poet do t’i përkiste drejtimit letrar të romantizmit, në formën që drejtimi në fjalë mori tek arbëreshët, drejtim që do të ishte një degë e romantizmit shqiptar të Rilindjes.
Zef Serembe do të thellonte atë frymë moderne që kishte sjellë për herë të parë Jeronim de Rada në letërsinë arbëreshe. Ai do të shprehte prirjen lirike të kësaj letërsie. Ai do të ndizte në poezinë e vet dy vatra qendrore tematike, temën e lirisë (të atdheut të stërgjyshërve, Shqipërisë, të vendlindjes, Italisë, të popujve të tjerë si Greqia, të individit dhe temën e dashurisë (erotike, po edhe gjithënjerëzore).
Me kultin e Atdheut dhe të lirisë ishte i afërt me poetët e tjerë arbëreshë dhe shqiptarë të Shqipërisë të letërsisë së Rilindjes dhe gjithashtu me heroin lirik tribun dhe flamurtar, zëdhënës i bashkësisë. Po pranë atij kulti do të pohonte kultin e gruas dhe të ndjenjës, i spostuar në plan të dytë në letërsinë shqiptare të Rilindjes, ashtu si problemet ekzistenciale të jetës dhe të vdekjes, të së mirës dhe së keqes, të domosdoshmërisë dhe lirisë, të së drejtës për lumturi, të marrëdhënieve midis Perëndisë dhe njeriut.
Pranë heroit tribun, luftëtar, afirmohej individi me botë ideoemocionale më të gjerë se mjedisi, që hynte në luftë me atë mjedis, një konflikt ky tipik për romantizma të tjerë më të zhvilluar europianë si romantizmi francez, anglez, gjerman, romantizma që ndryshonin thellë nga romantizmi arbëresh dhe shqiptar, madje edhe nga romantizmi italian me elemente klasicizmi.
Për herë të parë Serembeja sillte në romantizmin arbëresh (dhe shqiptar) “brengën e shekullit”, “etjen për pafundësi”, madje edhe titanizmin, të gjitha këto karakteristike për romantizmin e Evropës Qendrore.
Zef Serembeja, pra, ishte një poet atipik për romantizmin arbëresh dhe shqiptar, po tipik i romantizmit evropian.
Në të vërtetë, poezia e tij, në thelb lirike, e ndryshme nga lirizmi i ndërthurur me epizëm dhe dramatizëm i bashkëkohësve të tij De Rada, Dara, Santori e arriti nivelin estetik të letërsisë evropiane bashkëkohëse, siç e pranuan autorë të ndryshëm të kohës arbëreshë, shqiptarë, italianë dhe bashkatdhetarja e shquar e poetit, e lindur në Rumani, Dora d’Istria, siç do ta pranonin shumë më vonë (në shekullin e njëzetë dhe të njëzetenjëtë) poetë dhe kritikë të atdheut të origjinës dhe studiuesja ruse, Serkova.
Pra, origjinaliteti dhe niveli i lartë estetik i krijimtarisë së Serembes u pranuan që në gjallje të tij, përmes velit të përkthimit italisht të botuar më 1883 dhe përmes ndonjë vjershe të rrallë të botuar arbërisht.
Megjithatë, forma e lartë e poezisë së tij fsheh ende thesare të panjohura. Këtu del edhe një problem nevralgjik. Deri në ç’pikë botuesi i vjershave të tij në arbërisht, nipi Kozmo Serembe i qëndroi besnik origjinalitetit të ungjit?
Ndonëse vetë botuesi pretendon se nuk e preku materialin poetik të mbledhur (përveç heqjes aty-këtu të ndonjë barbarizmi) gjuha e botimit të vjershave më 1926 është tepër e afërt me gjuhën e Shqipërisë, duke përfshirë fjalë që poeti zor që t’i dinte. Prandaj hipoteza për një manipulim dhe deformim të vjershave origjinale, e hedhur për herë të parë nga studiuesi Dhimitër Shuteriqi më 1961 dhe e mbështetur më vonë nga studiuesi arbëresh Belmonte, sipas të gjitha gjasave, qëndron, ndonëse më vonë atë do përpiqet ta hedhë poshtë studiuesi Domeniko Kasiano (po i vetmi argument i tij është shumëllojshmëria e burimeve ku u mbështet botuesi, gjë që do ta vështirësonte mjaft manipulimin, po s’do ta bënte të pamundur).
Zbulimi i mjaft dorëshkrimeve autentike të Poetit (gjithsej nëntë) do t’i ndihmonte mjaft studiuesit në këtë pikë.
Gjithashtu, niveli i lartë i mjaft vjershave, si dy elegjitë (të quajtura kryevepra të tij nga studiuesit) dhe sonetet do të dëshmonte në favor të një prekjeje të sipërfaqëshme, meqenëse një poet minor, siç ishte botuesi Kozmo, domosdoshmërisht do t’i dëmtonte këto vjersha duke i ndryshuar.
Rreth Poetit dhe krijimtarisë së tij janë krijuar gjithashtu legjenda, si legjenda e poetit improvizues, indiferent ndaj fatit të krijimtarisë së tij, legjendë që u pranua edhe nga studiuesi Eqrem Çabej në studimin e tij për romantizmin shqiptar. Po fakte të mëvonshme kanë dëshmuar se Poeti, ndonëse ishte vërtet edhe improvizues qe edhe artist i limës që punonte me fjalën, duke krijuar variante të ndryshme të poezive të tij dhe gjithashtu kujdesej që vepra e tij poetike t’i shkonte publikut, jo vetëm të bashkëvendasve, po edhe të përtej kufijve, siç dëshmojnë botimet e tij në Amerikë (“Sonete të shumëllojshme”, “Ushtari shqiptar”, “Zotit”).
Një legjendë tjetër qe ajo e poetit indiferent ndaj problemeve sociale të kohës, legjendë e pasaktë, siç dëshmojnë vjershat e tij italisht me problematikë sociale, të përfshira te “Sonete të shumëllojshme”. Po problematika sociale, duke mos iu përgjigjur vokacionit të thellë të Poetit, u ka dhënë jetë artistike vetëm disa vargjeve të shpërndara të krijimeve italisht të Serembes, si vargjet rrënqethëse që mbyllën poezinë “Një taksidari”.
“Po Italia do të bëhet shtet i madh/
Ç’e ha meraku atë për kë ka uri?”,
vargje vërtet të forta, po që stonojnë me retorikën e pjesës tjetër të poezisë, ideja e së cilës ishte e fuqishme, po nuk arriti realizimin estetik.
Mbi krijimtarinë e Serembes, vizionin e tij të jetës, pati edhe gjykime kontradiktore: disa studiues si Zef Skiroi i Ri e quajtën poetin si të nënshtruar, ndonjë tjetër që i përkiste atdheut të origjinës shkon deri aty sa i atribuon “aspirata revolucionare”, ndonjë studiues si Ali Xhiku e ekzagjeron ndjenjën fetare të Poetit, duke e quajtur mistik dhe fatalist, ndonjë tjetër si Razi Brahimi mendon se ai arriti në ateizëm.
Mendojmë se këto janë gjykime të skajshme, poeti qe rebel edhe në plan social, po nuk arriti, madje as te socializmi utopik i bashkëkohësit Vinçenc Stratigo; arrin të rebelohet kundër klerit, Vatikanit, madje edhe vetë Zotit, po nuk e vë asnjëherë në dyshim ekzistencën e këtij të fundit dhe për këtë dëshmon edhe vjersha e tij më kryengritëse “Zotit”, ku ai i drejtohet në mënyrë protestuese, Perëndisë si një Job i ri, po e pranon si një fuqi të njëmendtë dhe personale dhe nuk e sheh si forcë të verbër, siç do të bënte përkundrazi me “natyrën njerkë” ateisti Leopardi, të cilin Serembeja e njihte dhe e nderonte, siç dëshmon vjersha kushtuar atij.
Edhe pesimizmi i Serembes s’do ta arrinte kurrë thellësinë e pesimizmit të Leopardit. Zefi s’e humbet kurrë besimin në vlerat etike njerëzore dhe dashurinë për jetën: ai beson në progresin njerëzor dhe në solidaritetin midis njerëzve, gjithashtu besimi në çlirimin e atdheut të të parëve qe për të, gjatë gjithë jetës, një yll ndriçues edhe në vitet e fundit, kur mendjen e tij e pushton gjithnjë e më tepër terri i marrëzisë.
S’duhet lënë pa përmendur si një dukuri e skajshme në studimet serembiane, mendimi i shfaqur nga studiuesi Anton Berisha që çuditërisht vë në dyshim literalitetin e poezisë së Serembes dhe e quan atë një poet më të ulët nga niveli ndaj bashkëkohësve të shquar De Rada, Dara, Santori dhe madje edhe ndaj folklorit arbëresh.
Me gjithë respektin që ushqejmë për këtë studiues, s’mund ta pranojmë kurrsesi këtë tezë të tij që në fakt nuk mbështetet në argumenta bindëse. Studiuesi nuk merret, për ta provuar atë, në analizën estetike të vjershave që janë quajtur si të mirat e Poetit (dy elegjitë dhe disa nga sonetet), po përmend disa vjersha të rinisë së parë të tij. Madje, ai lë mënjanë disa vjersha mjaft të bukura patriotike si “Rrutullupë”, “Për vdekjen e Pjetër Irianit”.
Sikur kjo tezë, që e përmbys krejt gjykimin për Poetin, t’i përgjigjej realitetit, do të mbetej një enigmë entusiazmi i mjaft autorëve (kritikë dhe poetë) italianë bashkëkohës. Në qoftë se entusiazmi i studiuesve arbëreshë dhe shqiptarë për Seremben do të mund të shpjegohej disi me ndjenjën e ekzaltuar nacionaliste, si do të shpjegohej entusiazmi i italianëve dhe, shumë më vonë, vlerësimi i lartë i ruses Serkova?
Mendoj se kjo tezë mund të ketë lindur nga prirja për origjinalitet me çdo kusht.
Poezia e Serembes fsheh edhe enigma të tjera. Për mendimin tonë, është e çuditshme ndërthurja e elitarizmit me ndikimin nga folklori në këtë poezi. Një ndërthurje të tillë e paraqiste edhe poezia e De Radës, po këngët epiko-legjendare që e frymëzuan atë kishin një nivel estetik më të lartë se këngët popullore lirike të lindura në mjedisin arbëresh që frymëzuan Seremben dhe që ishin më të thjeshta e të qarta.
Mandej De Rada e kishte huazuar metrikën popullore arbëreshe, ndërsa Serembeja lëvroi forma të rafinuara si sonetin, oden, elegjinë.
I çuditshëm ka qenë edhe anashkalimi i ndikimit të Serembes prej folklorit nga studiuesit të cilët ose e mohuan krejt si Çabej ose s’e përfillën si Shuteriqi apo Gradilone.
Për t’u vënë re është edhe naiviteti i poezisë së Serembes që shfaqet në një çiltërsi gati fëmijërore në kundërshtim me letrarizmin e romantizmave kryesore europiane. Serembeja i paraprin asaj “poetike të fëmijës” që do të zhvillonte më vonë poeti dekadent italian Paskoli.
Kjo poetikë bie në kundërshtim me ato hove dhe vrulle që e çojnë poetin te titanizmi i poezisë “Zotit”.
Po e tillë është poezia e Serembes, tepër tërheqëse dhe e pasur me kontradikta, si një shpellë e mbushur me enigma ende, pas aq vitesh studimi nga autorë nga më të ndryshmit.
Me 21 mars 2024 Shoqata Intelektualëve “Jakova” në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit “Fehmi Agani” në Gjakovë, organizuan takim me intelektualin dhe shkrimtarin Agim Gjakova, për nder të Ditës Botërore të Poezisë. I gjithë manifestimi dhe takimi me këtë krijues emblematik u cilësua si ”Bisedë me shkas,” për të qenë takimi sa më spontan dhe i përafërt mes krijuesit dhe studentët e këtij Universiteti të Gjakovës.
Në fillim të hapjes së këtij manifestimi, Prof. Dr. Sidorela Doli-Kryeziu, me fjalë të zgjedhura e dashamirësie, i shprehi mirëseardhje në mesin e studentëve shkrimtarit, tani të afirmuar ndërkomtarisht, z. Agim Gjakova. Një përshëndetje të tillë e bëri edhe kryetari i SHI “Jakova” Ruzhdi Sefa, i cili me fjalë të miradie e falënderoj Agim Gjakovën për mundësinë e pjesëmarrjes në këtë manifestim kulturorë, me rastin e Ditës Botërore të Poezisë.
Amfiteatri i Fakultetit të Edukimit “Fehnmi Agani” dje ishte i mbushur me studentë, të cilët si rrallëherë, treguan shumë interesim për artin letrar, për shkrimtarin Agim Gjakova, për jetën e ndrydhur që në rini të hershme, për veprën e tij madhore e cila na bënë të ndihemi krenarë, jo vetëm si Gjakovë, por mbarë kombin.
Moderimin e këtij aktiviteti e drejtoi për mrekulli e me profesionalizëm, studentja e vitit të parë, Vlera Morina, e cila që nga fillimi, përmes një monitori me fotografi, vuri në pah gjithë biografinë e shkrimtarit Gjakova që nga vitet 1960 e deri në ditët e çlirimit të Kosovës, kur poeti e shkrimtari Gjakova kthehet në vendlindjen e tij të lirë, pas dyzet e sa vitesh jete në Shqipëri. Gjatë shikimit gjithë atë kalvar jete, përmes monitorit, studentët dhe të pranishmit e tjerë, e përcollën me një interesim të jashtëzakonshëm, momente këto që krijonin edhe emocione tek të pranishmit.
Moderatoja, Vlera Morina, gjatë programit, kërkoi nga shkrimtari Gjakova që vet të fliste një pjesë të biografisë dhe krijimtarisë së tij, për kureshtjen e të gjithëve, që të dëgjohej nga goja e shkrimtarit, të cilat rrëfime do mbesin në kujtesën e studentëve për gjithë jetën.
Ishin rrëfime prekëse ato të shkrimtarit Agim Gjakova, të cilat fillonin që nga fëmijëria, shkollimi, fillimi i studimit në Beograd, pastaj fillimi i karrierës së mësuesit në Podujevë deri në fshatrat e Lipjanit, me përjetime të rënda fizike e psikike të kohës, si bir i familjes me “njollë irredentisti”, nga se axha i tij, Haki Taha, kishte vrarë Milladin Popoviqin menjëherë pas luftës së dytë botërore.
Ishte interesant karriera e tij në fshatrat e Lipjanit, (sepse në qendër nuk kishte asnjë shqiptar në vitin 1952), kohë kur Kosova ishte me mbi 90% analfabetë dhe se në klasa të fillores, kishte djem të rritur deri ne 17 vjeç. Gjatë rrëfimit për jetën e mësuesit, shkrimtari Gjakova, ua foli tri gjëra që do kenë rëndësi fondamentale për brezat: së pari, mësuesi nuk guxon të fyhet në asnjë mënyrë, por të respektohet, mësuesi nuk guxon të zemërohet, dhe se, mësuesi nuk guxon të mbajë mëri ndaj nxënësit. Këto porosi nga përvoja e bartur gjatë si edukator në Kosovë e Shqipëri, u priten me duartrokitje nga të pranishmit, pjesa më e madhe studentë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Në vazhdim të këtij manifestimi, interesante ishte edhe leximi nga pjesë e krijimtarisë voluminoze e krijuesit Agim Gjakovës, si në prozë ashtu edhe në poezi. Shumë studente patën nderin që autorit Gjakova t’iu drejtohen me shumë pyetje për krijimtarinë e tij, të cilave, Gjakova iu përgjigj me një përkushtim dhe ëndje të veçantë. Studentët me aktivë në komunikim me shkrimtarin Gjakova ishin, Vlera ,Alisa, Vanesa, Erëza, Erjolla, Anda, Diniada, Agnesa, Arta e shumë të tjera.
Për Universitetin e Edukimit” “Fehmi Agani” në Gjakovë, shkrimtari dhuroi 400 libra nga fondi i bibliotekës së tij personale. Në mbarim të programit festiv për Ditën Botërore të Poezisë, studentja Arta, në emër të Fakultetit të Edukimit, ia dhuroi një pikturë, “Çarshija e Jupave në Gjakovë,” krijuesit Agim Gjakova, tek i cili ngjalli shumë emocione dhe duartrokitje.
Nesër është DITA e NOVRUZIT,edhe unë jam bektashi!
Dua t’i hip autobuzit dhe të shkoj në fshat tani
Dua…është dëshirë imja,porse pritë më vë shëndeti
Dhe tani që jam burrë me thinja,për në fshat ma ka qejfi.
Më kujtohet mua dikur,kur festonim ne në fshat
Dhe më bëhet sikur, sikur të jem atje këtë natë.
Qëngjin pirës ther babai(shpretkën unë e ha të gjallë)
Dhe në hell e vë pastaj,zu ta pjekë me ngadalë.
Nëna ka mbushur furrën me simite e ëmbëlsira
E kujtoj tani qëkurën dhe më shumë tani u “thinja”
Se përlotem kur kujtoj si festonim ne në fshat
Më vjen keq që dot nuk shkoj, se tensionin kam të lartë.
Prindërit e mi më nuk janë,as shtëpia nuk është më
Por kujtimet më vijnë pranë,aq sa lemza mua më zë.
SE është DITË e SHËNUAR për besimtarët bektashi
Ndaj i uroj gëzuar, me këtë timen poezi.
Tiranë,21 mars 2024
1.
Një pëllumb kishte shtrirë krahët e bardhë dhe flut’ronte në paqen e species së tij.
Instinktet a eksperienca e zejes nuk i thoshin asgjë. Asnjë gverr. As kurdisje, as pritë, as kapje që, e kalkuluar, do hynte në kronikën e një keqndjesie, madje një fillbeteje njerëzore.
Krahët ishin lodhur dhe Himalajet tepër të frikshme për gjezdisjen e tij.
Por flatrimin e pafaj, do t’a ndalonte një kurth i papritur rojash kufiri. Aty ku mbaronte vendi i tij dhe niste një tjetër. Të dy të mëdhenj, por thellësisht të ndryshëm. Vendi nga vinte, një diktaturë që mbante nën sund gjithçka. Madje dhe ofshâmën e dhimbjes…I dyti, ku, ndërkaq, kishte rënë, dukej i lirë, por i varfër, i padrejtë e rrëmujtar…
2.
Ndër vite perandorie, britët do linin gjurmë gjithandej. Linja kufijsh, paqe të brishtë e farë luftërash. Por, anise kolonizatorë, ata kultivonin kudo një frymë e rend qytetërimi të Europës.
Bima e konfliktit që do të gjethërojë përherë midis Kinës e Indisë, është, ndaj, kufiri postkolonial i britëve në Himalajet majeborë që agimeve takojnë perënditë. Po i papranuar nga të dy palët do t’mbetej gjithmonë.
Madje, pasojisht, do të ndodhte një luftë e përgjakur, viti 1962, që do të mbaronte me fitoren e Kinës. Por qëkur u morën vesh (1990), për statu-quonë e kufirit, një qetësi e lëkundur frike struket lartë mbi kreshtat e saj.
Ndaj dhe indusët u alarmuan si rrallë ndonjëherë. Policia e Mumbait mbajti pëllumbin misionar tetë muaj në arrest.
Arsyeja? Ngjante, thjeshtë, një trill sikur zogu t’mos shpallej armik. Por jo: ishte, thanë, një spiun kinez!
Shërbime, roja, ndjekës,
hetues karriere, falltorë, zoologë të shquar, pastaj sannyasin që, pasi kanë braktisur jetën sociale, bredhin maleve në kërkim të Hyjit, asketë që flasin me vetminë, u vunë zellshëm nën urdhërin e epërm: të gjendet misteri i zogut të largët. Ca shkronja kineze në unazën e poshtme të këmbës parathoshin akuzën kundër tij.
Sepse, sa tronditëse, ai mund të ketë bërë një rreth fluturimi pikërisht mbi zonat kontestimore të Himalajeve të shenjta, duke i përçuar armikut kushedi ç’shenja fatale për interesin kombëtar.
Por, për ironi, mbas vuajtjes së një burgu të rreptë, nuk doli veçse një pëllumb poste nga Tajvani ishullor.
Së voni, i shpërfillur deri në mërzi, për fatin e zogut u kujtuan një ditë aktivistët e shpendnajës. E dërguan në një azil sigurie dhe, më pas, në fundfror, e lanë të lirë.
3.
Në kohë të moçme, tashmë plot mug historie, mesazhet e fshehta kishin formë të ndryshme për të gjurmuar kumtin politik.
Misionarët ishin, shpesh, dinjitarë Kishe. Flisnin shumë gjuhë dhe zhguni shërbestar i ndihte për të hyrë prekshëm në fjalët dhe zemrat njerëzore. Mandej, poaq, ushtarë, tregtarë, zogj të mësuar a dërvishë të zhelosur që munxosnin fushimet armike…
Por, nga të gjithë, më kishte impresionuar pafundshëm një truk i hollë kinez. Inteligjent dhe i pajuar përkorësie, bënte pjesë në kulturën e pritjes dhe durimit epik. Jo më kot një urti popullore e tyre thotë: ulu e prit në breg, që lumi të sjellë kokën e armikut tënd.
E pra, shtegtimi sekret kërkonte ftohtësi e imagjinatë. Ndaj dhe dërgatarit i hiqnin flokët e, më pas, i shkruanin mbi kryet e shflokëzuar shenjën që duhej të arrinte pikëpritjen e vështirë.
Mirëpo ai do të qëndronte në shtëpi për aq sa flokët të rriteshin sërish mbi fjalëfshehtën e bekuar.
E, mandej, përfundimisht, merrte plot beftësi udhën shtegtare. Veçse tani ishte i sigurt se, dhe po të binte ndër sy dyshimtarë, nuk do të hamendej kush për vendshifrën e padukshme.
4.
Që aherë epoka e kohë do të ndryshonin, dhe mbretër e perandori do të rrëzoheshin. Disa harruar krejt n’pluhnajë, e të tjerë prehur n’kujtesën e errët të botës, përjetësinë e të cilëve vulosnin tmerri, gjaku e varret.
Natyrisht, të reja mote do të vinin metodash të stërholluara që zhvillimet mondane sillnin për fatin a kobin e tyre.
(Duke shkruar, s’e di pse, mu kujtuan dhe, në midisshkrim, do thoshja se, nëse shkollat e spiunazhit janë rafinuar, teknikat e vjetra mesjetare të torturës (Michael Kerrigan: “Instrumentet e torturës”) do t’ruanin kurorën e mizorisë efektive. Dhe kryeparimi ishte: e vërteta nuk gjendet në fjalën, por në mishin e të pandehurit.)
Sidoqoftë, rrallëkujt do t’i ketë vajtur mendja se, akoma sërish, porositë e drynuara do të qarkullonin mënyrash të lashta.
Ishte, vërtet, e papritur kur, një mjes, ndërsa shfletoja shtypin revial, pashë një fragment të habitshëm.
Në fakt, një simbolikë shkrimi, një ironi a përtallje mu duk fillim i bukur e interesant.
Ishte bujshmëria e spiunimit pëllumbor kinez që kishte tronditur Indinë.
E, megjithëse i pafaj, zogu krahlehtë dëshmoi një fatkeqësi të botës njerëzore.
Rétë mbi Himalaje (dhe mbi alpe a fushnajë) më shumë se shi, mbajnë lotnajë të ardhshme popujsh që fqinjërojnë poshtë tyre…
5.
Athua të kenë, vallë, shqiptarët (në Kosovë veçanërisht), një pëllumb të artë lojcak që armiku, duke mos kuptuar shkronjat e imta ilirike, t’a mendonte një mision agjenturor?
Dhe të lemeritej, shastisej fare?
Apo, pse jo, një burrë bese, kryerruar e, mbi të, sekretin jetik që nuk e zbulon dot kush?
Jo, natyrisht!
Është joreale, romantike dhe krejt e pakohshme…
Si ndodh aherë, që, ndërsa Amerika mbledh bletërisht fshehtësira që janë vitale për Kosovën, Sigurimi shtetëror sheh ëndrra zgjuar në prehje limontie?
A, ndoshta, janë prirur e ngarkuar të jenë vetëm “sy të pafjetur Faraoni”, si cilësoheshin nga egjiptianët e “Perandorisë së re”, spiunët që përgjonin njeriun e vendit të vet!
I evokuar nga Ferdinand von Schirach (“Pasditet”), Mark Aureli, perandor e stoik, kishte shkruar se besimi është privat, ndërkohë që riti religjioz duhet statusuar në Urdhër “Staatreason”i të lartë.
Po nëse besimi është privat, e kjo domethënë mund t’mos besosh fare, aherë për ç’duhet teatri ritual?
Por, sërish, a nuk ishte përkushtimi ndaj ritit, vetishëm dhe një përkushtim nyjëtor ndaj shtetit të paanë imperial?
Që këtej mendova: përse shqiptarët trefetarë t’mos ngrejnë ritin e atdheut në urdhër “Staatreason”i, e pra që gjithçka t’i nënshtrohet Arsyes së Lartë të Shtetit?
Dhe, ashtu, i shndërruar në kulturë, jashtë rrezes së saj të mos priret të dalë kush. Aq më pak titullarët e paideal të Arenës politike!
A ma falë do Bjeshkë ?!
Do, vetëm do Bjeshkë…
m’lutet nja i padokshëm
që nuk fshehet,
nja që gardhet e megjët
në terr
mi shtyn
prej meje.
Lyp e lyp
e nuk ngihet
bjeshken e vërrinin tem
e ka halë në sy,
e syni i tij i keq,
ka shekuj
që m’ban mgji
aq sa ngajëherë
m’doket
se nan lkuren
teme ka hi
Po a falet Bjeshka,
vetëm aty dielli
asht n’ty
sy me sy,
vetëm aty
un
e prek tokën,
qella,
vetëm aty
t’rrokë ty.
Vetëm aty,
vetëm aty endesh
tuj u rritë
edhe n’pleqni
Vetëm
aty je i ngimë
natyrë,
e udhë t’pa sosne
çelen n’ty
Sami
Sami Mulaj
Elida ! Ju pershendes e uroj çdo të mirë !
Të nisa një poezi !
Edhe nje here të fala !
Nga aktiviteti i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” Gjakovë.
Me 16.mars,2024 Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, në kuadër të aktiviteteve të saja të rëndomta, sipas projektit të Shoqatës,”25 vite nga lufta për Liri,” e në bashkëpunim me Rotary Club Gjakova, organizoi një takim përmbajtesor me shkrimtarin e mirënjohur dhe anëtarë nderi i kësaj Shoqate, z. Agim Gjakova. Tema bosht e këtij takimi mjaft interesante ishte : “Gjakova si kemi dëshirë me e pa(së)!…”
Takimi u mbajt në Qendra e Pensionerëve, ku morën pjesë anëtarë të vyeshëm të kësaj Shoqate dhe qytetarë të interesuar për mbarëvajtjen e qytetit të Gjakovës.
Takimin në fjalë e hapi kryetari i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”, Prof. Dr. Ruzhdi Sefa, i cili në fjalën hyrëse, foli për rëndësinë e temës dhe perspektivat që mund t’ia sjellim Gjakovës me ide e plane konkrete zhvillimore, në të gjitha fushat e jetës, duke veçuar secilën veprimtari si më të rëndësishme se tjetrën, për Gjakovën dhe rrethinën e saj. Pos tjerash z. Sefa duke vlerësuar qytetin dhe karakteristikat historike te tij tha: “Gjakova ka histori sa Gjirokastra, ka qytetari sa Korça, gatime sa Dibra ,traditë sa Shkodra e mikpritje sa të gjitha,” dhe i ceku disa nga veçoritë jetike e kulturore te këtij qyteti.
Ndërsa, shkrimtari i nderuar e anëtar nderi i Shoqatës, më fjalë emocionuese për Gjakovën, shpalosi kohët dhe vlerat e qytetarisë së këtij qyteti, zhvillimin e tij, dikur dhe sot, duke kujtuar edhe kohën e rinisë, i cili nuk pati fat që ta shijojë në qytetin e lindjës.
Për shumë vite i përndjekur nga UDB-a Jugosllave, jetoi në Shqipëri deri ne lirimin e plotë të Kosovës. Ishte prekës dhe tejet emocionues momenti kur rrëfeu kthimin në qytetin e lindjes, menjëherë pas luftës. “Erdha në Gjakovën time dhe sapo u futa rrugëve të qytetit, pamjet e para që i takova pas dyzet vitesh,ishin kalljet, djegiet, shkrumbi e hiri, kudo… Nuk dëshiroja ato çaste të takoja asnjë njeri ,askënd të njohshëm të vendit tim. Isha i mbërthyer ne vaje malli!… Më bëri fort përshtypje Çabrati, te cilin e kisha lënë si një arë buke, veshtë me rrushe shumë cilësorë. Tani i ngjante një mali!…”
Agim Gjakova e Ruzhdi Sefa.
Në këtë këndvështrim historik e nostalgjik, shkrimtari Agim Gjakovë, apeloi të qytetarët e këtij qytetit, që Gjakovës t’ia kthejnë perspektiven me punën praktike, duke ofruar plan-programe zhvillimore nga të gjitha fushat e jetës, sipas profesionalizmit të kuadrit njerëzorë. Madje ai ceku edhe perspektivën qe do të sjellë hekurudha Gjakovë -Shkodër në zhvillimin e Gjakovës dhe rajonit në tërësi. Ai ceku edhe rëndësinë që ka për rajonin e Gjakovën rruga Gjakovë-Tropojë-Pukë-Shkodër, nëpër gryken e Drinit.
Për këto qëllime parimore të zhvillimit të komunës së Gjakovës e jo vetëm, Agim Gjakova ia dorëzoi Shoqatës “NJË DRAFT PËR HARTIMIN E NJË PLANI TË ZHVILLIMIT RAJONAL TË KOMUNËS SË GJAKOVËS”, të punuar mbi bazë të parametrave për studime që kryhen me mbështetjen e BE për zhvillimin e përgjithshëm të një zone.
Kjo temë e shtruar në diskutim të intelektualëve të Gjakovës në kuadër të SHI, ”Jakova,” zgjoi interesim dhe me diskutime e propozime të ndryshme morën fjalën, si Mr.sc. Skënder Tullumi, gjeodet ,Mr.sc.Ragim Ballata, znj. Valbona Kastrati, inxh. e dipl., Dr. Fatmir Emra, mjek specialist ,Arben Rogova, inx. i dipl. Si dhe Eco.i diplo. Berat Pazhari etj.
Nga ky takim mjaft interesant dhe me një vlerësim të lartë intelektual, u mirëpajtuan që përmes një komisioni në kuadër të Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, të gjitha mendimet, diskutimet, si formë projekti, të dërgohen në institucionet përkatëse të qeverisjes lokale e jo vetëm.
Ky takim është edhe një dëshmi e radhës se Shoqata Intelektuale “Jakova” në Gjakovë, në krye me Prof.Dr. Ruzhdi Sefen, po argumenton fuqishëm kreativitetin intelektual në çdo lami të jetës.
Respekt SHI. ”Jakova” në Gjakovë, për punën e palodhshme.
Komentet