Armando Sadiku ka hyrë në historinë e futbollit shqiptar me golin e parë të shënuar në finalet e një Europiani. Pjesa e parë mes Rumanisë dhe Shqipërisë përfundoi me rezultatin 0-1 në “Stade de Lyon” të Francës.
Kuqezinjtë kaluan në avantazh me anë të Armando Sadikut në minutën 43′ të ndeshjes. Pas një krosini nga e djathta, topi përfundoi në shtyllën e dytë për Sadikun.
Ky i fundit nuk e pati të vështirë të kalonte topin mbi portierin kundërshtare duke ngritur kuqezinjtë në festë.
Fillimisht, rumunët u treguan më kërcënuës ndaj portës në minutat e para, por gjysma e pjesës së dytë u dominua nga kuqezinjtë.
Një rast tjetër për gol për Kombëtare ishte në minutën e 23′. Lila pasoi një top në zonë për Lenjanin, por ky i fundit nuk mundi të gjente kuadratin fare pranë portës rumune.
Kuqezinjtë e De Biazit kanë humbur dy ndeshjet e para me Zvicrën e Francën dhe përballja me rumunët e Jordaneskut është shpresa e fundit për kalimin në 1/8-at.
Shqipëria ka rreth 68 vite që nuk arrin të fitojë kundër Rumanisë, edhe pse kanë luajtur plot 15 herë të tjera që pas atij triumfit më 2 maj 1948, me gol të Pal Mirashit, në minutën e 63-të. Fitorja tjetër e kuqezinjve daton në duelin e parë, më 13 tetor 1946, sërish 1-0.
Pak minuta para fillimit të ndeshjes u publikuan edhe formacionet zytare. Edhe pse kapiteni Lorik Cana mund të luajë pas kartonit të kuq që mori ndaj Zvicrës, trajneri De Biazi ka preferuar që ai të mos jetë në formacionin e parë.
MINUTAT LIVE’:
80′ Memushaj jep një top të gjëtë për Balajn, ky pason për Roshin që bllokohet nga futbollistët rumun. Rivënie anësore për kuqezinjtë nga krahu i majtë.
77′ Zëvendësi i dytë për Kombëtaren. Lenjani i lë vendin Roshit.
76′ Shpëtojnë për mrekulli kuqezinjtë. Andon godet në zonë, topi prek traversën.
74′ Kuqezinjtë nisen në aksion, topi për Balajn, por kapet në pozicion jashtë loje.
72′ Rrezikojnë rumunët që futen në zonën e kuqezinjve, por anësori sinjalizon pozicion jashtë loje.
71′ Hysaj kryen një rivënie anësore, topi pasohet për Memushajn që gjuan, por jashtë.
70′ Rrezikojnë rumunët. Torzhe gjuan nga jashtë zonës, larg kuadradit të Berishës.
66′ Rumunët fitojnë një goditje dënimi në gjysmëfushën e Kombëtares. Ndërhyrje e gabuar e Bashës.
64′ Rrezikon Balaj. Një top i gjatë i krosuar në zonën rumune ndalet nga Balaj, por argojnë futbollistët kundërshtarë.
63′ Tjetër rast i rrezikshëm për kuqezinjtë. Memushaj gjuan pranë zonës, portieri rumun ndal në dy kohë.
60′ Aksion i rrezikshëm për Rumaninë, topi krosohet në zonë, Abrashi largon me kokë në goditje nga këndi.
58′ Zëvendësimi i parë për Kombëtaren. De Biazi nxjerr autorin e golit Armando Sadikun dhe në vend të tij fut Bekim Balajn.
55′ Zëvendësim i dytë për Rumaninë. Futet Torzhe, del Alibeç.
54′ Abrashi fiton një goditje dënimi. Ndëshkohet Maten për ndërhyrje të gabuar ndaj tij.
50′ Tjetër rast i rrezikshëm për futbollistët e Kombëtares. Sadiku merr një top pranë zonës, por largojnë mbrojtësit rumun.
46′ Pjesa e dytë nis pa ndryshime për kuqezinjtë. Ndërsa Jordanesku zëvendëson Perpelitën me Sanmarten.
45′ Mbyllet pjesa e parë.
42′ Gooooooooooooooooooooo!Shënon Armando Sadiku! Memushaj jep një krosim nga e djathta në shtyllën e dytë, Sadiku gjuan me kokë duke shënuar golin e parë të kuqezinjve në këtë europian.
41′ Hysaj rrëmben një top në mesfushë, nis një aksion nga e djathta duke pasur për Memushajn, por ky i fundit nuk e kontrollon topin si duhet.
39′ Rumania fiton një goditje nga këndi. Topi krosohet në zonë, por largojnë kuqezinjtë.
38′ Sadiku merr një top në qendër të zonës, por anësori sinjalizon pozicion jashtë loje. Topin e nisin rumunët.
35′ Tjetër rast i rrezikshëm për futbollistët e Kombëtares, Memushaj gjuan drejt portës, por topi devijohet në goditje nga këndi.
33′ Hysaj nis një aksion nga krahu i djathtë, futet në zonë, pason për Lenjanin, por ky i fundit humbet topin.
32′ Agolli luan një rivënie anësore nga krahu i majtë. Top për Sadikun, por lagojnë futbollistët rumun.
29′ Futbollistët e Kombëtares kontrollojnë topin në qendër të fushtës.
23′ Një aksion i gjatë i nisur nga krahu i djathtë nga Lila që pason pranë zonës për Lenjanin, por ky i fundit nuk gjen kuadratin fare pranë portës.
20′ Abrashi nis një aksion në qendër, pason për Bashën që godet drejt portës, por gjuajtja e tij pritet lehtësisht nga portieri kundërshtar.
17′ Rrezikon mbrojtja e Kombëtares, një top i devijuar drejt portës detyron Berishën të dalë jashtë zonës së tij për të larguar në rivënie anësore.
15′ Memushaj niset në krahun e djathtë, Hysaj provon gjuajtjen nga distanca, topi devijohet nga futbollistët rumun.
12′ Sadiku merr një top nga krahu i majtë, niset drejt portës, por anësori sinjalizon për një pozicion jashtë loje.
07′ Tjetër rast i rrezikshëm për rumunët. Stanku provon nga një gjuatje qëndrore, ndal Berisha.
06′ Migjen Basha ndëkshkohet me karton të verdhë për ngritje takash ndaj Hoban në mesfushë.
05′ Rrezikojnë rumunët. Një gjuajtje nga jashtë zonës pritet në dy kohë nga Berisha.
03′ Stançiu provon nga distanca, gjuajtja e tij përfundon larg kuadradit të mbrojtur nga Berisha.
Rumania dhe Shqipëria luajnë sot në mbrëmje (21:00) sfidën e tyre të fundit në Grupin A. Për të dyja skuadrat kjo ndeshje është vendimtare për qëndrimin ose jo në turneun më të rëndësishëm të futbollit në Europë.
Kuqezintë e De Biazit kanë humbur dy ndeshjet e para me Zvicrën e Francën dhe përballja me rumunët e Jordaneskut është shpresa e fundit për kalimin në 1/8-at.
Shqipëria ka rreth 68 vite që nuk arrin të fitojë kundër Rumanisë, edhe pse kanë luajtur plot 15 herë të tjera që pas atij triumfit më 2 maj 1948, me gol të Pal Mirashit, në minutën e 63-të. Fitorja tjetër e kuqezinjve daton në duelin e parë, më 13 tetor 1946, sërish 1-0.
Pak minuta para fillimit të ndeshjes u publikuan edhe formacionet zytare. Edhe pse kapiteni Lorik Cana mund të luajë pas kartonit të kuq që mori ndaj Zvicrës, trajneri De Biazi ka preferuar që ai të mos jetë në formacionin e parë.
Asi anglez i futbollit, Wayne Rooney i ka dhënë fund karrierës së tij si lojtar dhe filloi një të re si trajner, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një kohë futbollisti më i talentuar anglez Rooney njoftoi se përfundon karrierën e tij si lojtar në moshën 36-vjeçare për t’ju përkushtuar një sfide të re, funksionit të shefit të shtabit teknik në ekipin e ligës së dytë Derby County.
Rooney si një 16-vjeçar në fanellën e Evertonit u bë golashënuesi më i ri në historinë e Premier ligës ndërsa shpejt kaloi në Manchester United dhe u bë lojtari i ri më i shtrenjtë në botën e futbollit (36 milionë dollarë).
Si golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester Unitedit, Rooney në “Old Trafford” për 13 vite fitoi Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, 5 tituj të Premier ligës, FA kupën dhe 4 Kupa të Ligës. Në fanellën e “djajve të kuq” shënoi rekord 253 gola dhe zhvilloi gjithsej 559 ndeshje.
Futbollisti Mesut Ozil, ka thënë se do të jetë gjithmonë pëlqyes i ekipit të Arsenalit, pavarësisht pse është transferuar në klubin Fenerbahçe.
Lojtari 32-vjeçar ka nënshkruar kontratë për tri vjet e gjysmë me ekipin turk.
Ai ka fituar me Arsenalin tri kupa të futbollit të brendshëm anglez, si dhe ka shënuar 44 gola gjatë kohës sa ka qenë aty.
Megjithatë, Ozil nuk ka luajtur për këtë ekip nga marsi i vitit të kaluar.
“Është e vështirë për mua ta them me fjalë dashurinë që kam për klubin dhe tifozët”, ka thënë Ozil përmes një letre të hapur.
“Si do të mund të përshkruaja tetë vjet të mirënjohjes përmes një letre të vetme?”
Ai ka shtuar: Arsenali është klub i klasit dhe prestigjit, diçka që unë e kam ndjerë secilën herë që kam ecur në fushë. Lojtarët, stafi dhe menaxhmenti gjithmonë shkojnë dhe vijnë – mirëpo vlerat e klubit dhe tifozët do të mbesin përgjithmonë”.
Ekipi i Fenberbahçes ka njoftuar zyrtarisht blerjen e Ozilit përmes një deklarate nga bursa e Stambollit.
Ceremonia e nënshkrimit pritet të zhvillohet të martën ose mërkurën e javës së ardhshme. rel
VOAL – Ka renditje dhe renditje. Ka nga ato që mbledhin të dhëna në një mënyrë dhe ata në një tjetër. Ekzistojnë epoka të ndryshme në krahasim: e jona është hiper-teknologjike, ku gjithçka vëzhgohet dhe regjistrohet nga truri elektronik; shumë më e paqartë dhe ende e mbështjellë me mitin e 50, 70 apo 90 viteve më parë.
Dhe kështu, sipas të dhënave të mbledhura nga RSSSF (Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation) Cristiano Ronaldo, falë golit të shënuar dje në Super Kupë kundër Napolit, do të ishte bërë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 760 gola të shënuar në ndeshjet zyrtare. Pas tij, i ndaluar në 759 deri tani që nga viti 1955, është Çeko-Austriaku Josef Bican, një futbollist aktiv pikërisht midis viteve 30 dhe 50 të shekullit të kaluar. Kjo renditje më pas plotësohet nga Pele (757), Romario (743), Messi (718) dhe Puskas (706).
Akuza të tjera, të cilat gjithmonë marrin në konsideratë vetëm ndeshjet zyrtare, e vendosin kampionin e Juventusit në vendin e tretë pas vetë Bican (805) dhe O’Rey (761). Por braziliani kohët e fundit – mbase duke u ndjerë i kërcënuar – kishte dashur të nxjerrë në pah, përmes kanaleve të tij sociale, rekordin e tij prej 1,283 golash (nga të cilët, për më tepër, FIFA ia njeh 1,281), i cili gjithashtu merr parasysh ndeshjet jozyrtare … por edhe këtu, sipas vlerësimeve, duket se Bican i mirë e ka tejkaluar numrin e 1’468. Epoka të tjera, të dhëna të tjera, mitologji të tjera. rsi-eb
Distria Krasniqi arriti të fitonte medaljen e artë në konkurrencën deri në 48 kilogramë në Mastersin e Dohas.
Kjo i siguroi asaj 1800 pikë olimpike, të cilat i ndihmuan për rangim më të mirë para Lojërave Olimpike që do të mbahen këtë verë, shkruan Gazeta Express.
Në webfaqen e Federatës Botërore të xhudos, Distria është e para në botë në kategorinë e saj deri në 48 kilogramë.
Majlinda Kelmendi e cila e fitoi medaljen e bronztë në Mastersin e Dohas është e pesta në renditjen e përgjithshme, në kategorinë deri në 52 kilogramë. Me medaljen e bronztë të fituar në Katar, Majlinda u ngjit për një pozicion, ndërsa kishte kohë që nuk merrte pjesë në gara për shkak të lëndimit.
Nora Gjakova renditet e katërta në botë në kategorinë deri në 57 kilogramë. Gjakova fitoi medaljen e bronztë në Mastersin e Dohas, çka i siguroi asaj një pozicion më lartë në renditjen e përgjithshme.
Edhe Loriana Kuka renditet lartë në kategorinë e saj deri në 78 kilogramë. Ajo është e pesta në botë, kurse medalja e bronztë e fituar në Mastersin e Dohas i ndihmoi asaj të rritej për shtatë pozicione.
Vjen edhe medalja e dytë për Kosovën në Masterin e Dohas.
Është kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, e cila fitoi të bronztën në kategorinë -52 kg të Mastersit të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.
Majlinda Kelmendi arriti të fitojë kundër belges, Charline Van Snick. Pas pak mund të vije medalja e tretë, me Nora Gjakovën, që po e kërkon të bronztën në -57 kg.
Ish-president i FIFA-s, Sepp Blatter, është dërguar në spital pasi shëndeti i tij u përkeqësua, njoftoi e përditshmja zvicerane “Blick”, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Babai im është në spital. Ai po bëhet më mirë çdo ditë. Por ai ka nevojë për kohë dhe pushim”, ka thënë vajza e tij, Corinne Blatter Andenmatten.
84-vjeçari u trajtua në kujdesin intensiv në vitin 2015 për shkak të një çrregullimi të sistemit imunitar.
Blatter ishte shefi jetëgjatë i FIFA-s që shërbeu midis viteve 1998 dhe 2015.
Në dhjetor 2015, Blatter u pezullua nga aktivitetet e lidhura me futbollin për tetë vjet për abuzim të pozitës së tij.
Më vonë, ndalimi i tij u reduktua në gjashtë vjet, kurse Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) në vitin 2016 rrëzoi ankesën e tij.
VOAL – Jo vonesa në përgatitje pas lëndimit, por dëshira për të mos dashur ta nënshtrojë të gjithë familjen në karantinë Australiane.Kjo është arsyeja e vërtetë që e shtyu Roger Federer të heqë dorë nga Australian Open.
Kjo u zbulua nga Andre Sa, ish lojtar brazilian i dysheve dhe tani drejtor i marrëdhënieve me publikun për lojtarët e Grand Slam të parë të vitit, intervistuar nga televizioni i vendit të tij Ace BandSports.“Unë jam 39 vjeç, katër fëmijë, kam fituar 20 turne Grand Slam. Nuk është më koha që të jem larg familjes time për më shumë se pesë javë”, i rrëfeu Mbreti Roger jugamerikanit.
Ideja e udhëtimit vetëm nuk u mor parasysh nga qytetari i Bazelit, i cili nuk donte të mbante gruan dhe fëmijët e tij në dhomë pa qenë në gjendje të dilnin jashtë për 14 ditë.Përjashtimi i vetëm u jepet lojtarëve që të jenë në gjendje të stërviten./rsi-eb
Futbollisti argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, bëri paraqitjen e 500-të për klubin në Ligën e Parë të Spanjës (La Liga), raporton Anadolu Agency (AA).
Messi në ndeshjen e javës së 17-të, shënoi asistin e golit të vetëm ndaj Huesca, ndeshje e cila ishte e 500-ta për të në ligë. Barcelona fitoi 1-0 ndaj Huesca.
Me këtë ai arriti shumë afër rekordit të Xavi Hernandez i cili ka luajtur në 505 ndeshje për Barcelonën në La Liga.
Ndërkaq, rekordi për futbollistin që ka luajtur në më së shumti ndeshje të La Ligas është ish-portieri Andoni Zubizarreta i cili ka veshur fanellat e Athletic Bilbao, Barcelona dhe Valencia me 622 ndeshje.
Messi nën fanellën e Barcelonës në 17 sezone shënoi 451 gola dhe 185 asistime në ndeshjet e ligës.
Argjentinasi me Barcelonën fitoi 10 herë kampionatin në 17 sezonet e fundit.
Cristiano Ronaldo tejkaloi brazilianin Pele me golin e tij të 758-të për t’u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e futbollit, transmeton Anadolu Agency (AA).
UEFA ka bërë të ditur se sulmuesi çeko-austriak Josef Bican është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 805 gola në karrierë.
Ylli portugez shënoi dy gola për Juventusin në fitoren e mbrëmshme 4-1 kundër skuadrës Udinese.
Për Juventusin shënuan edhe Federico Chiesa dhe Paulo Dybala, ndërsa Marvin Zeegelaar shënoi golin e vetëm për skuadrën Udinese.
Juventus me këtë fitore radhitet e 5-ta në kampionatin italian me 27 pikë dhe është 10 pikë pas Milanit që ndodhet në vendin e parë.
Në moshën 70-vjeçare, ka ndërruar jetë Paul Westphal, një nga basketbollistët legjendarë të skuadrës Phoenix Suns të Ligës Amerikane të Basketbollit (NBA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Westphal ka ndërruar jetë pas vuajtjes nga kanceri për një kohë, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të NBA-së.
Basketbollisti, i cili fitoi kampionatin me Bolton Celtics në vitin 1974, në periudhën 1975-1980 veshi fanellën e skuadrës Phoenix Suns.
Westphal më vonë ishte trajner i Phoenix Suns, duke e çuar skuadrën në finalet e NBA-së për herë të parë në vitin 1993.
Në vitin 2019, ai u bë pjesë e “Hall of Fame”, që përbëhet nga legjenda të basketbollit, gjyqtarë, trajnerë dhe figura të tjera të shquara.
Roger Federer është tërhequr nga turneu i tenisit Australian Open, i cili është zhvendosur për në shkurt, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Federer, 39 vjeç, ka qenë gjashtë herë kampion i këtij turneu.
Ai ka marrë pjesë në Australian Open çdo vit, qysh në vitin 2000.
Federer ka operuar gjurin e djathtë vitin e kaluar dhe është tërhequr nga sezoni i 2020-ës.
Ai ka thënë se shtyrja e turneut Australian Open, për 8 shkurt të vitit të ardhshëm, mund të shkojë në favor të tij, por agjenti i tij tha të dielën se Federer, megjithatë, ka vendosur të mos luajë.
Tony Godsick tha se Federer ka bërë përparim në muajt e fundit, por pas konsultimeve me ekipin e tij, “ka vendosur t’iu kthehet garave pas turneut Australian Open”.
Në Dubai, në një ceremoni madhështore, u vlerësuan personazhet më të mirë të vitit por për herë të parë u vlerësuan me një trofe të veçantë edhe futbollisti dhe trajneri më i mirë i shekullit të fundit. Nëse për më të mirët e vitit kishte pak dilema, interesimi ishte i madh për të kuptuar se kush do të triumfonte në kategorinë e më të mirëve të shekullit.
Cristiano Ronaldo u shpall me i miri i shekullit duke lënë pas rivalin e tij të përjetshëm, Leo Messi. Në të njëjtën kategori, atë të trajnerit më të mirë të shekullit, fitues nga “Globe Soccer Awards” u shpall Pep Guardiola. Me çmimin e karrierës u vlerësuan Pique dhe Casillas. Lojtari më i mirë i vit u shpallet Robert Lewandowski ndërsa trajneri më i mirë i viti Hansi Flick. Në një vit ku Bayern Munich fitoi gjithçka klubi gjerman u shpall si klubi më i mirë i vitit. Me një trofe u vlerësuar dhe Jorge Mendes si agjenti më i mirë i vitit.
Komentet