VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Video – LIVE – Basha nis marshimin dhe fton personalisht qytetarët për protestën: Merrni edhe shokë e shoqe

By | May 25, 2018

Komentet

Urdhri për vrasjen e Ivanoviçit është dhënë nga Beogradi (video)

Vrasja e Oliver Ivanoviçit në Mitrovicë rreth një vit më parë shkaktoi tensione mes Serbisë dhe Kosovës.

Emisioni “Udhëve” i RTK-së, ka siguruar informacione në të cilat thuhet se në bazë të hulumtimit të dëshmitarëve, urdhri për eliminimin e Oliver Ivavonoviçit është dhënë në Beograd.

Konkretisht i gjithë plani për eliminimin e ish-liderit serb të veriut është organizuar nga shërbimet sekrete serbe, përkatësisht shefit të BIA-s.

“Vorio Epiri, grek”, parulla nacionaliste në ceremoninë e Kacifas

Dorjana Bezat  |

GJIROKASTER – Me zë të lartë duke kënduar në kor himnin grek, qytetarët grekë që marrin pjesë sot në ceremoninë mortore të Kostancinos Kacifas kanë provokuar dhe me parulla nacionaliste.

“Kacifa jeton, ti na drejton”, “Vorio Epiri është grek”, “Maqedonia është Greqi”, këto janë disa nga parullat që brohorasin të pranishmit sot në Bularat, ndërsa ato i kanë vendosur në flamujt grekë.

Dhjetra persona qëndrojnë në qendër të fshatit, ku ndodhi ngjarja e rëndë më 28 tetor, ku pas një shkëmbimi zjarri me policinë shqiptare, humbi jetën minoritari grek.

Trump përplaset me gazetarin e CNN: “Jeni i vrazhdë” (video)

Presidenti Donald Trump pati të mërkurën një përplasje tjetër me korrespondentin e rrjetit CNN Jim Acosta, të cilin e quajti “njeri i vrazhdë” kur gazetari u përpoq t’i bënte atij një pyetje.

Gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë mbi rezultatet e zgjedhjeve të 6 nëntorit, Jim Acosta e pyeti presidentin rreth karvanit të emigrantëve nga Amerika Qendrore që duan të kërkojnë azil në SHBA.

Presidenti Trump e ndërpreu menjëherë gazetarin.

Kur presidenti u përpoq t’i jepte fjalën një gazetari tjetër, Acosta refuzoi të lëshonte mikrofonin dhe e pyeti zotin Trump për ngritjen e mundshme të akuzave kundër Presidentit nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller.

Zoti Trump i tha gazetarit të “lëshonte mikrofonin”, por korrespondenti i CNN-it refuzoi.

Më në fund gazetari hoqi dorë nga mikrofoni dhe u ul, por Presidenti filloi ta qortonte atë nga podiumi.

“CNN duhet të ketë turp për faktin që ju punoni për të. Jeni njeri i vrazhdë, i tmerrshëm. Ju nuk duhet të punoni për CNN”, tha zoti Trump.

Presidenti më pas i kërkoi një gazetari tjetër të bënte pyetje, korrespondentit të rrjetit NBC News, Peter Alexander, i cili i doli në mbrotje Acostës.

“Ai është një gazetar i zellshëm që punon shumë si të gjithë ne,” tha Alexander.

“Atëherë po ju them se nuk jam as tifoz i madh i juaji,” tha zoti Trump.

Më pas, gazetari Acosta u ngrit dhe filloi t’i fliste presidentit pa mikrofon. Presidenti u përgjigj: “kur ju raportoni lajme të rreme, gjë që CNN-i e bën shumë, ju jeni armiku i popullit”.

Si u vra Edison Harizaj, miku i Shullazit, në Durrës (video)

Një atentat i mirëfilltë mafioz. Gazeta Shqiptare mëson se 39-vjeçari Edison Harizaj është ekzekutuar me armë zjarri në zonën e plazhit në Durrës.

I plagosur ka mbetur dhe një tjetër person, Genci Caci 33 vjeç, që po udhëronte në automjetin tip Audi A8.

Ndaj makinës së tyre është qëlluar me breshëri automatiku. Po ashtu mësohet se 39-vjeçari Edison Harizaj njihet si mik i Shullazit.

Ndërkohë, në Shën Vlash është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet të jetë përdorur në krim.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 22:50 ,në lagjen nr. 13, Durrës brenda një mjeti tip “Audi” është gjetur pa shenja jete shtetasi E.H. 39 vjeç, banues në Vlorë dhe i plagosur shtetasi G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes

“Shqiptarë vrasës, koha juaj mbaroi”- Mesazhet nga Selaniku në protestën për Kaçifas (video)

Ashtu siç ishte paralajmëruar, është zhvilluar një protestë në Selanik lidhur me vrasjen e Kostandinos Kaçifas të dielën në Bularat të Gjirokastrës, gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA-a.

Protestuesit janë shfaqur me flamuj grekë duke dhe pankarta në duar, ku shkruheshin parulla si: “Vorio-Epiri tokë mëmë ka shtetin grek”, “Vorio-Epiri kërkon autonomi”, “E drejta njerëzorë mbi Vorio-Epiri”.

“Kostandinos jeton, ti na udhëheq”, “Kostandinos Kaçifas i pavdekshëm”, “Shqiptarë vrasës, koha juaj mbaroi”, shkruhej në të tjera pankarta.

Një ditë më parë, një protestë e ngjashme u zhvillua në Athinë, ku u dëgjuan thirrje raciste për shqiptarët dhe u dogj Flamuri Shqiptar.

***

Vrasja e Kaçifas/ Sot priten protesta edhe në Selanik

Një protestë është njoftuar se do mbahet sot para gjykatës së Selanikut në Greqi, në orën 18.30 me orën lokale, lidhur me vrasjen e Kostandinos Kaçifas.

35-vjeçari humbi jetën të dielën gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Ngjarja ka sjellë tensione diplomatike mes dy vendeve.

Një hetim ka nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda  lidhur me vrasjen.

Ndërkohë, mediat greke raportuan këtë të hënë se edhe organi i akzës atje, ka nisur një hetim, pas denoncimin të së motrës së viktimës.

Lidhur me ngjarjen, në Greqi, janë zhvilluar më herët protesta. Sot në Athinë, gjatë një proteste, u dogj edhe flamuri shqiptar.

/PANORAMA/

VIDEO – Flet babai i Kaçifas: U frymëzua nga ushtarët grekë të rënë më 41’, donte që…

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Bularat, ka folur dhe babai i viktimës, Konsandini Kaçifa, Jani Kaçifa.

Në një deklaratë për median greke Protothema, babai i 35 vjeçarit thotë: “Konstandini, ai u frymëzua nga ushtarët grekë 40-41 që ranë këtu në Epir. U frymëzua aq thellë saqë nuk ishte ndarë nga flamuri grek”.

Siç u tha gazetarëve Protothema, mësohet se Kaçifa kishte ardhur në fshat pesë vjet më parë për të punuar. Që kur erdhi ai e ngriti flamurin grek në kodrën që ranë nga grekët. Ai donte që fshati të kishte një frymë frymëzuese patriotike për helenizmin.

PANORAMA

Ministri Zenka në Malin e Zi i kthehet deputetit serb: Flamuri im është ai shqiptar

Ministri shqiptar Mehmet Zenka në qeverinë e Malit të Zi, ka replikuar me një deputet serb në Kuvendin e këtij vendi.

E gjitha filloi lidhur me çështjen e Kosovës, flamurin shqiptar dhe për kishën në Rumi.

 

Ministri për të drejta dhe pakica në qeverinë e Malit të Zi, nuk hezitoi të merr fjalën dhe t’i kundërpërgjigjet deputetit serb, i cili në një moment e pyeti se cili është flamuri i tij?

Ndërkaq, përgjigja e Zenkes ishte e menjëhershme, duke i thënë se flamuri i tij është ai shqiptar, shkruan malësia.me.

 

 

 

 

 

Tërmet i frikshëm 6.8 ballë në Greqi dridh Mesdheun, edhe Shqipërinë (FOTOT+VIDEO)

Një tërmet i fortë shkundi ishullin turistik grek Zakynthos, duke shkaktuar lekundje te forta edhe ne Shqiperi. Termeti i fuqishem ka qene 6.8 balle, nderkohe qe disa media e raportojne edhe 6.4.

Mediat vendase raportojne se lekundjet jane ndjere deri në Athinë, por edhe në Shqipëri, Itali, Maltë dhe Maqedoni.

Demet kane qene te shumta, nderkohe qe nuk flitet per viktima, por per fat vetem per persona te lenduar qe kane marre mjekim.

Porti kryesor për ishullin Zakynthos në detin Jon tha zëdhënësi i agjencisë për mbrojtje civile, Spyros Georgiou. Imazhet nga porti treguan trotuare të çara dhe të deformuara pranë anijeve të ankoruara.

“Ne jemi duke kontrolluar fshatrat në ishull, ku ka disa ndërtesa të vjetra”, tha ai për The Associated Press. “Mungesa e energjisë elektrike është një problem, por teknikët po përpiqen të rivendosin lidhjet”.

Shërbimi i zjarrfikjes tha se pati raportime per rrezime shkembinjsh, madhe demtime edhe ne nje kishe në qytetin kontinental të Pyrgos, në zonën jugore të Peloponezit. Disa njerëz u trajtuan për lëndime të lehta.

Georgiou tha se u dha një paralajmërim paraprak per cunami u lëshua, ndonëse edhe dy ore pas termetit goditjet qe pasuan ishin me te lehte.

Ministrja e Kulturës nuk ka uruar ende! Bujar Alimani rrëfehet pas triumfit në Varshavë: Çmimi, shpërblimi im për Tanin që s’jeton më

Regjisori Bujar Alimani rrëfen për kamerën e “Report Tv” emocionet e para për “Çmimin e madh” në Festivalin e Filmit në Varshavë. Subjekti i filmit që u vlerësua në festivalin e kategorisë A, ka në qendër ish-të persekutuarit politikë shqiptarë. Në Tiranë filmi prezantohet në fillim të nëntorit.

 

“Ky skenar nisi nga një regjisor, i cili tani nuk jeton më! Ne na bie kjo barrë e vështirë, për ta çuar amanetin e tij deri në fund. Jam shumë i emocionuar, por njëkohësisht edhe shumë krenar, që përballë veprës së Tanit do të punojmë të gjithë së bashku, që ta realizojmë këtë film me sukses. Kërkoj ndihmën tuaj! Jemi këtu për të bërë një punë fisnike, deri në fund. Fillim të mbarë…”. Këto ishin fjalët që regjisori Bujar Alimani mes emocioneve, tha në çak-un e parë të filmit “Delegacioni” në sheshin e xhirimeve në Mullez të Qafëmollës . Ne e takojmë sërish për kamerën e “Report Tv” kësaj here, si fitues të “çmimit të madh” në edicionin e 34-të të filmit në Varshavë.

Mendoj se ky triumf është shpërblimi më i mirë, që mund t’i bëj një koleg një kolegu tjetër, i cili tashmë nuk jeton më. Ky projekt përfundoi me shumë sukses. Ishte një gjë e jashtëzakonshme, nuk dija asgjë për çmimin, thjesht më telefonuan edhe më thanë se duhet që të shkoja direkt në Varshavë. Me një gëzim shumë të madh dhe me një ankth shumë të madh, se çfarë do të ishte ky çmim. Ishte e paimagjinueshme që të shkoja deri tek çmimi i madh, por anëtarët e jurisë ishin unanimisht për këtë film. Gjithë mënyra e trajtimit të kësaj teme i ka bindur ata. Mendoj se është një ngjarje e madhe për të gjithë ne, është një kthim koke, se kinemaja shqiptare ekziston edhe ekziston shumë e mirë.

Bujar Alimani, regjizor

Filmi ka në qendër ish të persekutuarit, por i flet edhe realitetit të sotëm…

Sigurisht që ne i jemi rikthyer skenarit, nisëm që ta qëmtonim, duke e bërë shumë më njerëzor, nisëm që të kërkonim se çfarë do të ishte më e mirë për të folur sot. Është pjesa e para ’90, edhe të rinjtë e lindur pas ’90-ës,që s’kanë asnjë lidhje me atë periudhë. Por unë mendoj se gjëja më evidente është mesazhi aktual që ka filmi. Kemi të bëjmë me një intelektual, që nuk bëhet vegël  pushtetit, por reziston deri në sakrificën kapitale. Mesa duket kjo flet. Përderisa populli vazhdon edhe jeton, nuk vdes as inteligjenca.

A vazhdojnë intelektualët shqiptarë, që të jenë të persekutuar?

E mendoj këtë! Duke biseduar me miqtë, pas ’90-ës një tenor i operës apo një aktor nuk kishin se çfarë të bënin. Prandaj inteligjenca jonë pas ’90 doli pothuajse jashtë loje, u desh pothuajse një periudhë e gjatë që ta rimerrte veten. Fakti që ne punojmë me buxhete kaq të pakta edhe arrijmë suksese kaq të mëdha, besoj akoma se inteligjenca shqiptare ekziston, nuk ka vdekur.

A është bërë sa duhet për këta ish të persekutuar?

Në planet e mija të filmit mbizotërojnë sekuenca ku të gjithë janë bashkë, në këtë mënyrë apo në tjetër jemi brenda dosjeve. Por mendoja që në vitin 1991 se kasta e të përndjekurve politikë do të merrte një rol shumë dominues në ecuritë sociale-politike, por nuk ndodhi kështu, ajo vazhdoi sërish që të jetë një elitë e persekutuar edhe e lënë në harresë, mendoj sërish se vazhdon që të jetë një kastë e persekutuar.

Pas çdo filmi është edhe bashkëshortja e Alimanit, por si producente..

Pas çdo projekti është producentja Tefta Bejko (bashkëshortja e regjisorit), mes nesh ka shumë diskutime, sepse është shumë kërkuese për filmin.

Si e ka ndihmuar Amerika, Bujar Alimanin, në punën si kineast?

Mendoj se më shumë ka ndihmuar vajzën tonë, e cila studion për regji. Ndërsa, ne vazhdojmë që të jemi emigrantë, nuk ka ndryshuar asgjë, përpiqemi që të kemi lidhje gjithnjë me Shqipërinë dhe me ëndrrat që kemi lënë. Vazhdojmë që të jemi emigrantë. Me Shqipërinë ruaj kontaktet, se këtu është nëna ime. Nëna është atdheu. Gjëja e parë që doja të bëja dje, ishte që të shkoja në Patos. Prandaj marrëdhëniet e mia me Shqipërinë, është mbi të gjitha marrëdhënia ime me nënën time.

E kur ministrja e Kulturës dhe Sporteve të Greqisë, Myrsini Zorba uron regjisorin Alimani për suksesin e tij në këtë festival të kategorisë A, ende nuk ka asnjë reagim nga ministrja jonë e Kulturës…

Kjo mbetet për të dëshiruar, sepse unë mendoj se për të qenë i vërtetë edhe për të mos u fshehur pas gishtit, mendoj se duke qenë aktiv në kauzën për mosshembjen e Teatrit Kombëtar ka ndikuar në këtë lloj ngrice mes meje edhe institucioneve përkatëse. Por kam pasur mbështetjen e jashtëzakonshme të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe të zotit Ilir Butka, i cili ka qenë gjithmonë në takimet që kemi pasur. Prandaj, çështja e institucioneve nëse të gjenden krah apo jo, nuk përbën ndonjë problem, se unë do ta vazhdoj që të bëj filma, qeveritë do të ndërrohen. Këto janë punët tona, unë kam rrugën time, ata kanë rrugën e tyre.

Por, cilat janë kërkesat për udhëtimin pasardhës të Bujar Alimanit?

Këto çmime të vënë edhe në një rrezik të madh, është e vështirë që të mbash stekën lartë, por qetësia edhe lumturia ime është që bind veten se: “Jam mirë deri tani”. Nuk kam rënë në një nivel që është shumë e lehtë që të biesh. Uroj që të mos ndodh! Shpresoj që të kem energji dhe të vazhdoj që të punoj.

Subjekti i filmit

Tetor 1990, regjimi komunist në Shqipëri po përpiqet të mbajë pushtetin. Një delegacion evropian vjen në Tiranë për të monitoruar zbatimin e reformave të qeverisë – një parakusht i madh që Shqipëria të pranohet në OSBE. Leo është marrë fshehurazi nga një burg i largët dhe është sjellë në kryeqytet. Ai ka qenë një i burgosur politik për 15 vjet. Tani ai është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për qeverinë. Delegacioni evropian udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leo’s. Detyra e tij është të kontrollojë progresin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Leo mund ta bindë atë se gjithçka është në rregull. Por asgjë nuk shkon siç është planifikuar.

Premiera e filmit “Delegacioni” do të jetë në muajin nëntor në Festivalin e Filmit në Tiranë ( TIFF).

ke.mu./b.ha.

(Video) Zbardhet Përgjimi i Dakos me “Niçen” e grupit “Avdylaj”

Emisioni “Të Paekspozuarit” ka arritur të zbulojë, bisedat që zhvillon kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako me pjestarë të bandës së Avdylajve pak ditë para dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit 2017. Në emisionin e Ylli Rakipit janë treguar dy nga mbi 20 bisedat që mendohet se janë në dosjen e prokurorisë që mban numrin 339. Dako del një herë kur trafikantët flasin për të dhe herën tjetër kur ai me numrin personal të celularit që përfundon me shifrat 99 300 i telefonon numrit 2 të grupit, Altin Avdyli (që e thërrasin Niçja) në 27 qershor 2017.

NDIQNI EMISIONIN “TË PAEKSPOZUARIT” NË ORËN 21:00, NË NEWS 24. PËR MË SHUMË DETAJE RRETH KËTYRE DOKUMENTAVE EKSKLUZIVE!

Dyshimet që lindin nga këto biseda janë se ai e ka përdorur bandën shijakse të trafikut të kokainës për qëllime elektorale të PS-së duke vërtetuar kështu tezën e opozitës se Rilindja i ka toleruar bandat duke kërkuar si këmbim ndihmën e tyre në zgjedhje.

Në bisedën e parë Vangjush Dako, komunikon me Altin Avdylin, alias, “Niçe” dhe i kërkon atij takim me Astrit Avdylin, kreun e grupit të Shijakut, për ta falenderuar.
“Hë kryetar… Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek”/ Zbardhet përgjimi i Dakos me “Niçen” e grupit “Avdylaj” (VIDEO)

Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë së Durrësit, rezulton të jetë përgjuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në një bisedë telefonike me një person që në dosjen e organit të akuzës identifikohet si Niçja.

Televizioni Klan ka siguruar një pjesë të bisedës së Dakos që sipas Prokurorisë mban numrin 069 20 99 300 dhe Niçes që mban numrin 89 67 77 65 dhe që ka qenë objekt i përgjimit.

BISEDA 1 –

Niçja: Hë kryetar, hë vllai.

0692099300: Niçe, ku je?

Niçja: Këtu vërdallë…

0692099300: Ku është Astriti?

Niçja: Ka lëviz një çikë.

0692099300: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?

Niçja: Eh… ça ka? Ka ndonjë gjë?

0692099300: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.

Niçja: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj…

Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një

0692099300: Po mirë mo mirë, por doja ta takoja…kanë pi ato.

Niçja: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!

0692099300: Unë tani jam duke ardh nga… rrugës… rrugës…

Po kush është Nicja, cila është lidhja e Vangjush Dakos me të dhe për çfarë bisedon kryebashkiaku i Durrësit me këtë individ?

Vangjush Dako do të japë sqarime për këtë përgjim sonte në emisionin “Opinion” në Tv Klan, në orën 21:00, përballë një paneli gazetarësh.

Pjesë e përgjimeve të Prokurorisë është një tjetër bisedë e zhvilluar mes një personi të paindetifikuar dhe Niçes, që kuptohet se është objekti i përgjuar në shumë raste nga organi i akuzës, ashtu si në rastin e telefonatës me kryebashkiakun.

BISEDA 2 – NIÇJA

1- Niçja: Të marr unë se jam me rob pra…

2- Alo, ça po bën?

1- Niçja: Të marr unë se jam me rob të thashë!

2- Ku je? Je andej nga fshatrat, ku ishe?

1- Jo! Jo! Jo!

2- Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu…

… po deshe…

1- Niçja: …mirë…

2- 6 veta janë!

1- Niçja: Hajt se të marr unë!

2- Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të ..tojnë (nuk kuptohet)!

Edhe për këtë përgjim, pjesë e dosjes së famshme 399 Vangjush Dako pritet të japë sqarime në orën 21:00 në Opinion në Tv Klan, sikundër edhe për akuzat që ka artikuluar kundër tij Partia Demokratike, si të lidhur me bandën e trafikut të drogës në Shijak, të cilën, opozita thotë se e ka përdorur për blerje votash.

 

(Video) Zëri i Amerikës: Nderohet dijetari Mit’hat Frashëri !

Në Tiranë, u nderua sot me një botim të ri dijetari i njohur shqiptar Mithat Frashëri. Ai ishte kryetar i Kongresit të Alfabetit të Shqipes në Manastir, si dhe një diplomat dhe autor i shquar shqiptar në fillim të shekullit të kaluar.

Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” përuroi sot vëllimin e ri të shkrimeve të gjuhëtarit, diplomatit dhe politikanit të njohur shqiptar Mithat Frashëri.

Vëllimi i tretë me shkrimet e tij, doli në prag të festimeve të Kongresit të Manastirit, që ai kryesoi, ku u vendos alfabeti i gjuhës shqipe.

Në tubim foli edhe përfaqësuesi diplomatik i Kosovës, Sylë Ukshini, i cili vlerësoi ndihmesën e rrallë të Mithat Frashërit si gjuhëtar, botues, dipomat e politikan për çështjen kombëtare të shqiptarëve.

Studiues të tjerë vlerësuan vëllimin e ri, për botimin e prozave të Mithat Frashërit nga mosha 18 vjecare deri në pjekurinë e një autorit 40 vjecar.

Studiuesi Agron Tufa vlerësoi stilin e veçantë të Mithat Frashërit në shkrimin e kujtimeve, duke e krahasuar me autorë të tjerë të shquar shqiptarë si Faik Konica.

Një kapitull me rëndësi të madhe në punën e Mithat Frashërit ishte edhe përkthimi i librave nga autorë të huaj, që flitnin për Shqipërinë, sepse ai i kushtoi mjaft rëndësi informimit të qytetarëve shqiptarë mbi vlerësimet pozitive a negative, që jepnin për ta udhëtarë e studiues të huaj.

Mithat Frashëri është një prej figurave më të njohura të kulturës, politikës dhe historisë shqiptare të shekullit të kaluar.

Krahas angazhimeve të shumta kulturore, gjatë Luftës së Dytë Botërore ai ishte edhe kryetar i partisë “Balli Kombëtar”.

Instituti i Studimeve Historike, që tani mban emrin e tij, po përgatit 12 vëllime të krijimtarisë së tij letrare, historike, epistolare dhe diplomatike.