VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Video-intervistë e Fatmir Sejdiut: Mustafa i papërgjegjshëm, të largohet nga kreu i LDK-së

By | May 11, 2017
blank

Komentet

blank

Macron: Kosova dhe Serbia të veprojnë si evropianë dhe të arrijnë një marrëveshje

Besim Abazi

Presidenti francez, Emmanuel Macron u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të arrijnë një kompromis që do të bëjë të mundur të “kthehen nga e ardhmja evropiane”.

Ai i bëri këto komente të mërkurën mbrëma në Paris në një konferencë të përbashkët me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që po viziton për herë të parë Parisin që kur mori detyrën në mars të këtij viti.

“Dua të them se për mua marrëveshja e Prespës që u jetësua falë vullnetit të përbashkët të dy udhëheqësve (Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë) është një shembull, një burim frymëzimi i dobishëm për të gjithë rajonin. Kjo është arsyeja pse unë inkurajoj Kosovën dhe Serbinë të veprojë si evropianë, duke u angazhuar plotësisht në kërkimin e një kompromisi që do të lejojë Beogradin dhe Prishtinën të drejtohen me vendosmëri drejt një të ardhmeje evropiane”, tha Presidenti Macron.

“Ky është interesi i Kosovës”, tha ai duke u zotuar se Kosova do të ketë mbështetjen e Francës në të gjitha proceset që do ta çojnë përpara këtë vend.

Kryeministri Kurti tha se “Evropa është bashkimi më i mirë për t’i hedhur bazat e një paqeje afatgjate dhe të konceptuar drejtë.”

“Tashmë, realiteti ri ka përbërës të rinj. Ju siguroj se po i ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në Bruksel, sidomos me vizitën e presidentit amerikan (Joe Biden) dhe bisedat me udhëheqësit e shteteve evropiane, të BE-së dhe më gjerë. Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet, një situatë e menduar më mirë, me pjesëmarrje më të artikuluara dhe drejtëpeshuara dhe një besim më të lartë”, tha Kryeministri Kurti.

Ai tha se Franca është model për Kosovën në ndërtimin e strukturës kushtetuese, në vendosjen e sundimit të ligjit dhe lirisë së shprehjes.

Presidenti francez është pjesë e përpjekjeve për të nxitur një marrëveshjeve normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Udhëheqësit e të dy vendeve u takuan javën e kaluar në Bruksel, por pa ndonjë përparim.

Të dyja palët janë pajtuar të vazhdojnë bisedimet muajin e ardhshëm, por gjykuar nga qëndrimet e tyre duket ende e largët mundësia e një marrëveshjeje që është kusht për integrimet evropiane të të dyja palëve.

blank

“Ndaloni së shtiruri, çoni përpara Reformën në Drejtësi”, ambasadorja Yuri Kim: Nëse s’tregoni guxim, koston do e paguajë brezi i ardhshëm!

TIRANË

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, dha sot mesazhe të forta, sa i takon zbatimit dhe çuarjes përpara të Reformës në Drejtësi.

Në një aktivitet për këtë reformë, ku të pranishëm ishin edhe krerët e KLGJ dhe KLP, kryediplomatja amerikane tha se ata kanë një rol thelbësor në çuarjen përpara të reformës, duke shtuar se nëse ata nuk guxojnë ta bëjnë këtë, kostot do t’i paguajnë brezat e ardhshëm.

Mes të tjerash, ambasadorja Kim iu drejtua me një mesazh të prerë edhe politikanëve dhe gjithë sistemit gjyqësor, teksa u shpreh se “Le të ndalojmë së shtiruri dhe të çojmë reformën përpara”.

“Duhet të gjejmë mënyrën se si të ecim përpara. Ne do të njihemi me hollësitë e gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Institucionet e reformës në drejtësi tashmë janë ngritur. Është e rëndësishme për ne të kuptojmë punën e KLGJ dhe KLP, si kanë ecur deri tani. SPAK ka prokurorët. Klasa e parë e hetuesve të BKH do të përfundojë trajnimin së shpejti. Ka shumë gjyqtarë e prokurorë që janë larguar nga detyra dhe kjo është një gjë e mirë. Nëse jemi serioz për kapjen e momentit në të cilin është Shqipëria, për të pasur një Shqipëri më të mirë dhe më të denjë si anëtare e BE, më të sigurt dhe po aq të begatë sa çdo anëtar tjetër i BE, reforma në drejtësi duhet të vazhdojë.

Le të ndalojmë së shtiruri dhe të çojmë reformën përpara. E kuptoj që puna e gjyqtarëve nuk është e lehtë, por është e rëndësishme. Nuk mund t’ia lejojmë vetes të mos kemi sukses në këtë reformë. Së pari, KLD duhet të plotësojë detyrën e tij për të pasur një SPAK me gjyqtarë që kanë kaluar Vettingun. Nuk ka dyshim që plotësimi i vendeve bosh, të shkaktuara nga Vettingu ka qenë alarmuese. Por, KLD ka mundësinë për të rikthyer procesin ne shtegun e duhur. Këshilli duhet të veprojë tani për të bërë një vlerësim të sistemit, duke bërë hartësimin gjyqësor dhe duke iu kërkuar llogari magjistratëve.

Këshilli duhet të themelojë e caktojë mirë standardet, me qëllim që t’iu kërkojë llogari magjistratëve. Këshilli duhet të ndjekë rregullat e procedurat, në kohën e përcaktuar nga ligji. KLGJ e KLP kanë shumë punë përpara, por nuk janë vetëm. Ne e kuptojmë që ata janë qenie njerëzore. Ne e kuptojmë trysnin, ndoshta jo aq mirë sa ju, por e kuptojmë po aq sa ju rëndësinë e të ecurit përpara. Ky është momenti, ju keni rol tejet të rëndësishëm. Fëmijët, brezi i ardhshëm, e kanë mendjen te ju. Askush nuk mendon që është gjë e lehtë, e di që ka një kosto vetjake dhe profesionale, por është një kosto që ja vlen, se është në të mirë të shtetit shqiptar. Nëse ju nuk jeni të guximshëm, të paguani kostot, apo nëse të gjithë ne nuk i paguajmë kostot, do t’i paguajnë brezat e ardhshëm”, deklaroi ambasadorja Yuri Kim.

blank

(Video) Një mijë ëndrra – Nga ARBEN KALLAMATA

“Një mijë ëndrra” titullohet projekti i fotografit Robin Hammond që synon t’iu japë mundësinë refugjatëve nga të katër anët e botës të shprehin veten. Hammond ia ka lënë aparatin fotografik në dorë refugjatëve duke iu kërkuar të tregojnë çfarë ata kërkojnë nga jeta.
Qëllimi i projektit “Një mijë ëndrra” është që të ndryshojë këndvështrimin e gabuar të shumicës së europianëve në lidhje me refugjatët.
Ata shihen ose si hordhi pushtuese që kërcënojnë identitetin e Europës dhe i rëndojnë shërbimeve sociale, ose si viktima pa shpresë dhe pa të ardhme. Por po ta shohësh botën me syrin e tyre, e vërteta duket krejt ndryshe.
“Pjesën më të madhe të karrierës sime si fotograf e kam kaluar në Afrikë, si i huaj që përpiqet të tregojë për jetën e njerëzve atje,” thotë Hammond.
Ndërsa me këtë projekt ai kërkon të bëjë diçka krejt tjetër, ta heqë krejtësisht vetveten dhe të tjerët si ai nga procesi i rrëfimit dhe t’i lerë vetë refugjatët të tregojnë lirshëm historinë dhe ëndrrat e tyre.
Do t’iu rekomandoja ta ndiqnit këtë video për të mësuar diçka dhe për t’u kujtuar se refugjatët janë njerëz si ti dhe si unë.

blank

VIDEO e patransmetuar më parë- Udhëtim tronditës brenda burgut famëkeq grek ku ka shumë shqiptarë. Pamje nga qelitë e Koridhalos

Burgu i Koridhalos tashmë ka marrë vëmendje të gjerë pas ngjarjeve të dhunshme dhe arratisjeve më të bujshme që kanë ndodhur në shtetin fqinj ku shpesh protagonist kanë qenë të burgosurit shqiptarë.

Për herë të parë në mediat greke është xhiruar dhe transmetuar një dokumentar i cili tregon ambientet dhe problemet e të dënuarve.

Gazetari Fotis Karydas shoqërohet gjatë gjithë kohës nga sekretarja e përgjithshme e politikës kundër krimit, Sofia Nikolaou.

Gjatë këtij dokumentari ai ulet dhe bisedon me të burgosurit, ku ata tregojnë sesi e kalojnë kohën e lirë, çfarë presin pasi të dalin nga burgu dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen.

Ai gjithashtu flet me stafin e burgut për jetën e përditshme dhe vështirësitë e punës së tyre, por edhe për marrëdhëniet që zhvillohen me të burgosurit.

blank

Pamjet e 22 viteve më parë, si u tërhoqën ushtarët serbë nga Kosova (Video)

Ushtarët dhe policia serbe kishin 11 ditë për të lënë Kosovën, sipas planit të tërheqjes. Sidoqoftë, sipas reporterëve të luftës të cilët ishin në Prishtinë atë ditë, edhe pas afatit të caktuar, disa automjete të blinduara dhe xhipa mbetën të parkuar para ndërtesës së Komandës së Korpusit të Prishtinës.

Tërheqja e njësive të policisë dhe ushtrisë jugosllave nga Kosova ishte një nga dispozitat e Marrëveshjes së Kumanovës të nënshkruar në 9 qershor 1999.

“Ata u larguan dymbëdhjetë orë më vonë se afati i caktuar, duke pritur që një kolonë ushtarako-policore nga Mitrovica e Kosovës të kalojë së pari nëpër rrugët e bllokuara të Kosovës” – shkruante media serbe në atë kohë.

Tërheqja u mbikëqyr nga përfaqësuesit e forcës paqeruajtëse të KB, automjetet e blinduara të së cilës ishin në krye dhe prapa kolonës. Ata ishin të shoqëruar nga një kolonë e automjeteve civile të serbëve të cilët, u larguan nga shtëpitë e tyre.

Duke shtypur Marrëveshjen Ushtarako-Teknike në Kumanovë, u krijuan kushtet për tërheqjen e UJ-së dhe MUP-it të Serbisë nga Kosova, dhe në të njëjtën kohë filloi hyrja e forcave të KFOR-it. I pari që arriti ishte një autokolonë ruse nga forca paqeruajtëse e KB, e cila hyri në qendër të Prishtinës në 12 qershor dhe më pas vazhdoi drejt Fushë Kosovës dhe Aeroportit të Sllatinës.

Në të njëjtin mëngjes, ushtarët britanikë ishin të parët që hynë në Kosovë nga territori i Maqedonisë së sotme Veriore. Paratrupat britanikë dhe anëtarët e njësisë speciale Gurka kaluan kufirin pranë Bllacës, me gjashtë helikopterë transporti dhe menjëherë më pas, kolonat e automjeteve ushtarake britanike dhe franceze hynë në territorin e Kosovës.

Kontingjenti i parë me rreth 800 ushtarë gjermanë në KFOR hyri nga territori maqedonas afër Bllacës rreth mesditës në të njëjtën ditë, së bashku me trupat britanike, ndërsa anëtarët e forcave italiane hynë në Pejë natën midis 14 dhe 15 qershorit, dhe kontigjenti gjerman KFOR në Rahovec.

Si pjesë e KFOR-it, 37.200 ushtarë nga 36 vende ishin vendosur në Kosovë, dhe në periudhën e kaluar, ky numër është zvogëluar ndjeshëm.

Tërheqja e ushtrisë serbe nga Kosova filloi jo shumë larg Podujevës, kur komandanti i Korpusit të Prishtinës, gjeneral Vladimir Lazarevic, lëshoi ​​një urdhër.

“ Pastaj ai shikoi orën e tij dhe tha “është koha për të lëvizur përpara” – raportuan mediat në atë kohë.

Marrëveshja e Kumanovës i parapriu hyrjes së trupave të huaja në Kosovë

Më 9 qershor 1999, pas pesë ditësh negociata, u nënshkrua një dokument që shënoi fundin e agresionit të NATO-s në Jugosllavinë e atëhershme FR, i cili zgjati 78 ditë.

Nënshkruesit e Marrëveshjes së Kumanovës ishin, në emër të forcave ndërkombëtare NATO dhe KFOR, Gjenerali Britanik Michael Jackson dhe në emër të Jugosllavisë së FR, Gjenerali i Policisë Obrad Stevanoviç dhe Gjeneral Koloneli i Ushtrisë Jugosllave Svetozar Marjanovic.

blank

(Video) SHI, SHI, SHI… – Poezi nga Vehbi Skënderi Lexon e bija, Elida Buçpapaj

Shi, shi, shi! Era sikur përton të ikë.
Dita sikur nxiton të shqitet
Shpejton të fiket.

Cicërojnë harabelët që nga qielli
Një zgavër plage dhëmb e ther së thelli.
Vetëtima varur ngeli.

Ne çapim, kot më kot, s’di si, mbi baltë.
Matanë gardhit pret misteri natë
Lugatja natë!

E shpojnë trupin ca pika shiu gjemba.
Në mijra fije na ka lidhur dhëmbja.
Nga retë zbret, si e menduar, mbrëmja.

Ngatërrohen çaste pas këmbëve si leqe:
O ti e dlira! Ҫ’të ndjek kjo hije – dreqe?
Ҫ’ka me ty bota e keqe?

O ti e mira! Mjaltë e çdo muzike
Pse sa ra nata, more rrugën e u nise
Ike, u arratise!

O ti e ëmbla, lule qit nga shtati.
Pse vuan kaq? Me ty kjo botë ç’pati?
Pse ç’të dha qielli, nuk të dhënka fati!

blank

(Video) ISHNJE APO NUK ISHNJE! Poezi nga Vehbi Skënderi – Lexon e bija, Elida Buçpapaj

Në ditët gri të dimrit arabeska shkarravisnje
Përmbi petale bore diç shkruanje e diç prisnje.
Ti erdhe të më falnje a të më telendisnje,
Ti erdhe të më ngjallnje a nën varr të më batisnje.
Ishnje apo nuk ishnje!

Me rrezet e mëngjesit si vesa ti shëndrisnje,
Mbinje nga dheu si bar a bletë prej qielli zbrisnje,
Ti ditë e zjarrtë vere, ti natë bryme e ngrice:
Ti ishnje vishnjë ezmere a fllad që shushushurisnje.

Ishnje apo nuk ishnje!

Ti posa ngrinje dorën mjegullën davarisnje
Ndër mijëra drunj të thatë bisqe e gjeth buisnje
Me një të tundur kryet qytetin e gremisnje!
Një mijë diej i fiknje, një mijë diej i ndisnje!

Më thuaj ishnje ëndërr a grua vërtet ishnje?

Ishnje apo nuk ishnje!Ishnje apo nuk ishnje

Në ditët gri të dimrit arabeska shkarravisnje
Përmbi petale bore diç shkruanje e diç prisnje.
Ti erdhe të më falnje a të më telendisnje,
Ti erdhe të më ngjallnje a nën varr të më batisnje.

Ishnje apo nuk ishnje!

Me rrezet e mëngjesit si vesa ti shëndrisnje,
Mbinje nga dheu si bar a bletë prej qielli zbrisnje,
Ti ditë e zjarrtë vere, ti natë bryme e ngrice:
Ti ishnje vishnjë ezmere a fllad që shushushurisnje.

Ishnje apo nuk ishnje!

Ti posa ngrinje dorën mjegullën davarisnje
Ndër mijëra drunj të thatë bisqe e gjeth buisnje
Me një të tundur kryet qytetin e gremisnje!
Një mijë diej i fiknje, një mijë diej i ndisnje!

Më thuaj ishnje ëndërr a grua vërtet ishnje?

Ishnje apo nuk ishnje!Ishnje apo nuk ishnje!

blank

(Video) Interpreton JUSTINA ALIAJ – Mbaj një zemër gruaje ndër duar – Poezi nga VEHBI SKËNDERI

Mbaj një zemër gruaje ndër duar. Mollë të ëmbël!
Shoh përherë ëndërr. Shoh syçelur ëndërr
Rrugëve…

Druaj, se mos shpejtoj hapin e troshitet,
Mos më zë ferra vragën e gërvishtet,
Mos më shkel këmba në akull dhe më vritet!

Druaj mos vrenjtet qielli e trishtohet,
Mos zemërohet deti e pikëllohet,
Mos bjerë kund tërmeti dhe lëndohet!

Kam ndër duar një zemër gruaje. Shihni, ç’mollë e ëmbël!
Syçelur shoh ëndërr rrugëve. Shoh ëndërr…

Kam frikë mos ma gjuan kush me gur. Kam frikë!
Mos ma ngrin vrik acari, bari
Mos ma fshikë. Kam frikë!
Mos ma djegë shkrumb zjarri!
Mos ma vrasë kush me fjalën – plumb. Kam frikë!

Mbaj ndër duar një zemër gruaje.
Mbaj gjithë bisqet e shelgjeve dhe vreshtave (të posaçelur)
Gjithë sythat e lëngët të nyjeve,
Gjithë çerdhet e shkrepave dhe pyjeve
Më bëjnë kaq të ndjeshëm e kaq të pasur!
Kaq të prapë, kaq të metë… e kaq të dashur!

Mbaj një zemër gruaje ndër duar.
Kurrë s’kam mbartur
Thesar më të çmuar.

Druaj mos ma thajë bryma! Mos ma helmojë ndryshku,
Myku, tymi i ambjentit!
Shkel mbi qelq e thëngjij papushuar…

Sikur mbaj gjithë kristalet dhe brilantet e Orientit!
Mbaj një zemër gruaje ndër duar!

Flokët varur mbi sup, fustanin ngjyrë vishnje
Ti shkelnje nëpër pluhur a nëpër re barisnje,
Si vetëtimë e bardhë hapësirat përshkëndisnje…
Të pruri udha kot a dole të më prisnje?

blank

Dalin pamjet nga ndërtimi i kishës te UP, në ceremoni kishte marr pjesë edhe Arkani

Ishte dimër i vitit 1992. Serbët, për provokim dhe si tregues i forcës, kishin vendosur që në kampusin e Universitetit të Prishtinës të ndërtonin një kishë ortodokse.

Ndërhyrja në oborr të universitetit me ndërtimin e kësaj kishte ishte aq brutale sa pamjet që duken në videon e publikuar nga Albanian Post, të ditës së gurthemelit.

Diku dëgjohen këngë fetare ortodokse, pak më larg hidhen plumba në ajër, derisa në turmën e njerëzve shihen edhe kriminelë, si udhëheqësi i Paramilitarëve Serbë, Zheljko Razantovic, i njohur me nofkën Arkan.

Udhëheqësi i grupit famëkeq “Tigrat”, që më vonë ishte akuzuar për dhjetar krime kundër njerëzimit, përfshirë masakra, qindra vrasje dhe krime të tjera, shihet i rreshtuar duke dëgjuar një fjalim mallkues të një kleriku serb.

“Mallkuar qoftë secili pjesëtar i Malit të Zi – tri herë, ose tre mijë herë që nuk i beson nënës Rusi”, thotë kleriku në një pjesë të videos së shkurtër, derisa të tjerët i duartrokasin.

Jo më në acarin e dimrit, por në temperaturat e pranverës, 19 vjet më vonë, në të njëjtën hapësirë, në Kosovën shtet të Pavarur, klerikët serbë kanë mbajtur përsëri liturgji fetare.

Ceremonia u mbajt të enjten, derisa objekti që serbët i thonë “Krishti Shpëtimtar”, ende vazhdon të jetë një objekt pa leje.

Kjo liturgji, shënon edhe herën e parë pas luftës në Kosovë, që mbahet një liturgji fetare. E fundit ishte mbajtur në luftë. Në vitin 1998.

“Për herë të parë sot, ne po festojmë lavdinë në këtë tempull madhështor, por të papërfunduar, që paraardhësit tanë na lanë me detyrën për të shërbyer këtu, duke iu lutur Zotit dhe duke e përfunduar atë”, tha të enjtën Peshkopi Teodosije.

E papërfunduar dhe e parrënuar

Kjo kishë kishte nisur të ndërtohej në vitin 1992, në kohën e regjimit të Slobodan Milosheviçit, por deri në përfundim të luftës në Kosovë, më 1999, nuk arriti të përfundohej.

Por Kisha Ortodokse serbe mund të përfundojë në listën e rrënimeve, pasi askush nuk ka aplikuar për regjistër të ndërtimeve pa leje, në afatin që është përmbyllur në fillim të muajit qershor të vitit 2015.

E ndërtuar nën masat e dhunshme të viteve të 90’ta, kisha “Shpëtimtari i Krishtit”, është në shpërputhje edhe me Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Paragrafi 2 i nenit 12 të këtij Ligji thotë se inspektimet e ndërtimit pa leje, duhet të përcaktojnë që aplikimet për leje për legalizim do të refuzohen, nëse organi kompetent është ndërtuar në pronë publike, përkatësisht në zonë me interes publik.

Pas luftës, Kisha Ortodokse Serbe ka tentuar në disa raste ta funksionalizojë, së fundi më 2016, por nuk është lejuar nga Komuna e Prishtinës, pasi u kërkua dokumentacioni për objektin.

Në vitin 2015, Universiteti i Prishtinës kishin bërë një padi për kthimin në pronësi të mbi 4 hektarëve që tashmë me një vendim të masave të dhunshme e ka Kisha Serbe.

Për arsye krejt banale, të mospranimit të ftesës, në seancën e vendosjes UP-ja nuk kishte prezantuar në Gjykatë. Kështu rasti kishte kaluar në shkallën e dytë.

Gjykata e shkallës së dytë, më 2017 i ka dhënë të drejtë Kishës Ortodokse në pretendimin për tokën që e ka në pronësi në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Edhe Gjykata e Shkallës së Dytë vendosi që ta hidhte poshtë padinë e UP-së, me çka ky institucion as sot e kësaj dite nuk e ka nën kontroll këtë hise toke që është në qendër të kampusit.

Pa leje dhe e ndërtuar në mënyrë ilegale ishte edhe Kisha Ortodoske serbe në fshatin Konjeviq Polje, në pjesën e kontrolluar nga etniteti serb në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila u rrënua para pesë ditësh.

Në tetor të vitit 2019, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, urdhëroi shembjen e Kishës, që ishte ndërtuar ilegalisht në pronën e Fata Orloviçit. Kjo e fundit ishte detyruar që të largohej nga shtëpia e saj gjatë luftës më 1992-1995.

Bashkëshorti i Fatas, së bashku me 20 anëtarë të tjerë të familjes, ishte vrarë nga forcat serbe në masakrën e Srebrenicës më 1995.

Fata Orloviç, që tashmë është 78-vjeçare, dhe 13 anëtarë të tjerë të familjes, kishin arritur t’i shpëtonin masakrës, por më pas kur u kthyen në shtëpi, e panë se vetëm disa metra nga shtëpia e tyre, kishte nisur ndërtimi i një kishe.

Gjykata vendosi se ndërtimi i kishës më 1998 ishte ilegale dhe urdhëroi autoritetet që të sigurohen që ky objekt do të shembej.

Vajza e Orloviçit, Hurija Kariç i tha Radios Evropa e Lirë se shembja e kishës ishte “fitore për nënën time dhe për të gjithë familjen, si dhe fitore për gjithë Bosnje dhe Hercegovinën”.

blank

(Video) Elida Buçpapaj tek emisioni Me Xhaxhiun: Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës është për gazetarinë e pavarur nga politika dhe oligarkët

Më poshtë po ju sjellim intervistën e Elida Buçpapajt rreth Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Profesionstë të Diasporës dhënë gazetarit Rezear Xhaxhiu tek emisoni Me Xhaxhiun.

 

blank

Shqetësimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me fshirjen e adresave

Leonat Shehu

Përfaqësues politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës po bëjnë thirrje për mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar dhe përfshirjen e tyre në bisedimet Kosovë-Serbi të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, ndërsa ankohen për qasje diskriminuese të autoriteteve serbe.

Ragmi Mustafa, që drejton Këshillin Kombëtar të shqiptarëve në Serbi, me seli në Bujanoc, thotë se shteti serb po keqpërdorë ligjin për vendbanim dhe vendqëndrim duke mos e zbatuar atë në tërësi dhe duke fshirë adresat e banorëve shqiptarë.

“Ajo që është me rëndësi të theksohet është se ne e konsiderojmë një proces masiv, është selektiv i drejtuar ndaj qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës krahas kësaj ne konsiderojmë që me këtë po legjitimohet një spastrim i heshtur nën petkun administrativ”, tha ai.

Sipas të dhënave të këtij Këshilli, deri tani në tri komunat e banuara me shqiptarë, Preshevë, Merdvegjë e Bujanoc, janë fshirë të dhënat e rreth 6 mijë vetave.

“Serbia është shumë më perfide për shkak se pasivizimi i adresave në vetvete është vetëm një çështje administrative por që efekti i këtij procesi është anulimin e drejtave themelore të qytetarëve që nënkupton të drejtat e tyre civilo-juridike duke përfshirë nga trashëgimia e deri te e drejta për të votuar dhe për të qenë i rizgjedhur dhe një mori të drejtash tjera që lidhen drejtpërdrejt me letërnjoftimin”, tha zoti Mustafa.

Zoti Mustafa thotë se qytetarët më të prekur janë ata që jetojnë në Kosovë.

“Por kryesisht janë pjesa që dikur në Luginën e Preshevës janë konsideruar juridikisht të papamë pra të cilët gjatë luftës 1999 që ka ndodhur këtu pasi që ishte çliruar Kosova për shkak të kushteve këtu të vështira, për shkak se kishte filluar edhe lufta e UÇPMB në këtë rajon ata ishin zhvendosur në Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë e kështu me radhë e që atëherë kanë mbetur pa dokumente të Serbisë”, tha ai.

Përfaqësuesit politik të shqiptarëve të asaj zone thonë se disa qytetarë tashmë kanë ngritur këtë shqetësim në nivele të gjykatave ndërsa janë duke u grumbulluar fakte që kjo çështje të trajtohet nga institucionet ndërkombëtare.

Kjo çështje është ngritur edhe në raportin e vitit 2020 të Bashkimit Evropian për Serbinë. Raportuesi për Serbinë në parlamentin Evropian, Vladimir Bilcik dhe raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon -Taubadel në muajin mars të këtij viti paralajmëruan shqyrtimin e pretendimeve për fshirjen e adresave.

Zyra e e zonjës Viola von Cramon -Taubadel në një përgjigje për Zërin e Amerikës përmes postës elektronike tha se “ajo po punon për këtë çështje dhe se është në kontakt me disa studiues në lidhje me situatën. Kur hulumtimi do të përmbyllet, zonja von Cramon varësisht nga rezultati, mund të shqyrtojë mundësinë që t’u drejtohet institucioneve ndërkombëtare dhe aktorëve përkatës”, thuhet në përgjigje në të cilën theksohet se zonja von Cramon mund të vizitojë rajonin e Preshevës në fund të muajit korrik.

Përfaqësuesit politik thonë se situata në rajonin e Luginës së Preshevës vazhdon të jetë e rëndë dhe se nuk është shënuar përparim që nga përfundimi i konfliktit të para 20 vjetëve ndërmjet forcave qeveritare serbe dhe kryengritësve shqiptarë që luftonin për më shumë të drejta të shqiptarëve në këtë zonë.

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cila mori postin e kryetares së komunës së Preshevës ditë më parë, thotë për Zërin e Amerikës se edhe pas 20 vitesh, qytetarët e kësaj pjese po diskriminohen.

“Komuna jonë para se gjithash është një komunë e shtypur sa i përket të drejtave, një ndër më të diskriminuarat, më e pazhvilluar ekonomikisht, shkalla e papunësisë është mbi 70 për qind dhe është e nëpërkëmbur kjo sepse shumica e qytetarëve të komunës tonë kanë gjuhë, etni, kulturë ose religjion tjetër”, tha ajo.

Udhëheqësit politik të Luginës së Preshevës i shohin bisedimet Kosovë-Serbi si një mundësi për siç thonë realizimin e të drejtave të tyre themelore, përfshirë edhe problemin e adresave.

“Tash patjetër është e domosdoshme, është jetike që çështja e Luginës së Preshevës të trajtohet në tryezën e bisedimeve”, tha kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës thonë se marrëdhëniet jo të mira ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasqyrohen edhe në situatën në këtë zonë të banuar me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

blank

Kosovë: Pritet të hapet “Muzeu i Fëmijërisë së Luftës”

Edlira Bllaca

Në Kosovë deri në fund të këtij viti pritet të hapet ‘Muzeu i Fëmijërisë së Luftës’, një projekt i Nismës së të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut. Në këtë muze pritet të përfshihen rrëfime dhe objekte të të rinjëve që e kanë kaluar një pjesë të fëmijërisë së tyre në luftën e viteve 1998-‘99 në Kosovë.

Ismajl Sherifi nga fshati Verbicë e Zhegocit, në komunën e Gjilanit, nuk i kishte mbushur ende gjashtë vjet kur në Kosovë filloi lufta.

Megjithëse i ri në moshë, ai thotë se ka plot kujtime të asaj periudhe, kur bashkë me familjen e tij u detyruan ta linin shtëpinë në kërkim të një vendi më të sigurt.

Ashtu siç kemi qenë me rroba të lehta, pra rroba të gjumi, zbathur, është një emocion që nganjëherë kur e kujtoj edhe sot më jep trishtim. Si shumë të rinj dhe shumë familje të cilat kanë pësuar një depresion reaktiv ta quaj, sepse ka qenë një moment shumë i hidhur kur e len shtratin, e len shtëpinë, i len lodrat”, thotë ai.

Ismajli kujton se me familjen e tij kishin kaluar një natë në qiell të hapur në një fshat në afërsi, prej nga të nesërmen kishin ecur 45 kilometra deri në qytetin e Ferizajt për t’u strehuar në shtëpinë e një miku të familjes.

Aty këtu banorët e fshatrave përreth filluan të na ofronin sandale, çizme, të cilat kanë qenë më të thjeshtat vetëm sa për ta kaluar disi rrugëtimin. Nuk do ta harroj asnjëherë atë moment kur në fshatin Plitkoviq del një banor i fshatit dhe na ofron bukë me djathë. E mbaj mirë në mend atë ushqim ndoshta edhe për shkak të etjes, urisë, lodhjes dhe mërisë të madhe”, rrëfen Ismajli.

Pasi qëndron për një kohë në Ferizaj, familja e Ismajlit vazhdon rrugën për në Maqedoni të Veriut, ku do të qëndrojë për dy muaj e gjysmë. Gjatë qëndrimit atje, marrin vesh se xhaxhai i Ismajlit, atëbotë pjesë e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, ishte vrarë nga forcat serbe.

Derisa ishim në Maqedoni marrim informacionin se Sherif Sherifi ka rënë dëshmor dhe se për të, përkatësisht kufomën e tij janë kujdesur bashkëvendësit të cilët e kishin marrë dhe e kishin varrosur”, thotë ai.

Rivarrimin e xhaxhait, Ismajli thotë se e kanë kryer si familje pasi u kthyen në Kosovë…

Me hyrjen e trupave të forcave të NATO-s ne kthehemi në Kosovë, mirëpo kthehemi në gjendjen që ishim kur u shpërngulëm pasi që shtëpia ishte djegur tërësisht dhe nuk kishim se ku të strehohemi”, thotë ai.

Rrëfimi i Ismajlit, sot 27 vjeç, jurist i diplomuar, do të jetë pjesë e “Muzeut të Fëmijërisë së Luftës”, një projekt i Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, i cili pritet të realizohet deri në fund të këtij viti.

Përmes këtij muzeu ne synojmë t’i ekspozojmë për publikun e Kosovës dhe më gjerë storjet, përjetimet, rrëfimet e fëmijëve gjatë luftës. Pra fëmijë të cilët e kanë përjetuar luftën dhe që tash janë në një moshë më të rritur. Kjo do të bëhet përmes audio incizimeve, objekteve të ndryshme që ne jemi duke i mbledhur në teren nga kushdo që është i interesuar të kontribuojë në krijimin e këtij muzeu”, thotë Marigona Shabiu nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, në një bisedë me Zërin e Amerikës.

Ajo thotë se synimi i këtij muzeu është kujtesa mbi të kaluarën e vendit si rrugë për të pasur paqe e siguri të qëndrueshme në të ardhmen.

Pa e kuptuar çfarë ka ndodhur, arsyet përse ka ardhur deri konflikti, cfarë ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, gjithë ato masat opresive të cilat janë ndërmarrë nga regjimi i Millosheviqit ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë viteve të ’90-a e që kanë çuar mandej në shpërthimin e luftës, pra krejt këto elemente ne provojmë që t’i plasojmë te të rinjtë në mënyrë që t’u japim informacion për viktimat, të mbijetuarit, masakrat e kështu me radhë, në mënyrë që këto krime të mos përsëriten”, thotë ajo.

Në Kosovë sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës janë vrarë 1 mijë e 133 fëmijë. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet asgjë për fatin e rreth 100 prej tyre.


Send this to a friend