VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Flet detektivi: Si i vidhnin sekretarët e partive fëmijët në maternitet

By | April 15, 2019
2 Comments
  • author avatar
    Sinan 2 months ago Reply

    Mos shkruani idiotesi me Ndue Pjetra!

  • author avatar
    Zyra 2 months ago Reply

    Te lumte goja zoti avokat , kjo eshte shume e vertete , nje gje e llahtarshme per te gjithe ato nena qe kane humbur femijet e tyre ne maternitete gjate asaj kohe, qe per menyren dhe forcen e sistemit ishin te detyruara ta vuanin nen heshtje humbjen e femijes se tyre , duke e pranuar dhe “ vdekjen” exhe pse pa e pare fare me sy dhe pa ja ditur as varrin. Nje nder ato Nena jam edhe une . Edhe atehere kam jetuar me dyleme; qe, vertete me vdiq vajza apo mos ma moren dhe ja dhane dikujt, por ishte ai sistem qe “sistemonte “…dhe trurin tone …. E kisha fjetur trurin qe mbase kishte vdekur , por qe ne Korrik 2017 qe u gjet nje djal 35 vjec i mohuar nga materniteti si i vdekur, mua me eshte ngjallur Vajza jo 100% por 200%. Sepse kur lindi ma treguan me thane ke lindur vajze , hapa syte javpashe Mamies ne dore duke qare. Qene sekontat e para dhe te fundit qe e pashe vajzen time. Vajza ime me 25 Maj 2019 mbush 29 vjet. Procesi im nuk eshte hapur akoma. Nje leter timen e ka Odeta Dume tek Emisioni juaj Pa gjurme. Nuk po me marin ne telefon qe te kontaktoj , vetem nje dite fola pak me njren nga gazetaret , por me tha qe te flasim nje dite tjeter pasi tani po futemi ne Emision, keshtu qe e mbullem dhe nuk po me mer njeri. Me kane derguar fjale qe ti mar me What’sUp pasi une jetoj jashte , por une nuk kam what’s Up kam vetem Fb. dhe Fiber. Po pres cdo cast qe ceshtja ime te hapet, pasi vuajtja shpirterore dhe ankthi jane pa fund…. Emri im eshte Zyra Pane nga Mamurrasi Lac Kurbin, ne fb adresa ime eshte Gena Pane. Cel: 1(3477 898 -9625. Ju lutem , ju lutem , ju lutem me ndihmoni. Te gjej dhe une vajzen time. Mbetem me shprese se do te me ndihmoni. Me respect Zyra Pane

Komentet

KQZ – Metës: Ja si u zëvendësuan deputetët e PD dhe LSI

Pas kërkesës së Presidentit Ilir Meta për t’u njohur me procedurën që është ndjekur për zëvendësimin  e deputetëve të LSI dhe PS që dorëzuan mandatet me emrat e rinj të po këtyre forcave, vjen përgjigjia e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.


KQZ-JA i ka vënë në dispozicion Presidentit një kopje të njoftimit të Kuvendit dhe një kopje të dorëheqjes së deputetëve nga mandati.

Po ashtu mësohet se Presidentit i është vënë në dispozicion edhe një kopje e vendimit të KQZ për dhënien e mandatit deputetëve pasues në listën shume emërorë.

Kujtojmë që Kuvendi aktualisht përbëhet nga 122 deputetë pas shterimit të listave shumëemerore të partive opozitare.

Ndërkohë që në nenin 64 të Kushtetutës thuhet se “Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore.”

Formulari – Gjetja e PS për të siguruar votën, ja si u merret firma zgjedhësve

Ndërkohë që ndajnë pesë ditë nga 30 qershori, për të cilën kryeministri Rama, jo vetëm nuk lëviz pavarësisht dekretit të Metës për anulimin e vendoreve, por ka theksuar se është shumë i rëndësishen, jo thjesht për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj, por për të nesërmen e vendit, në bazë duket se janë marrë masat për të garantuar votën për PS.

 

Nëpër qytete të ndryshme janë parë të shpërndarë disa formularë që bëjnë fjalë për një të ashtuquajtur sistem patronazhi, që duket se është gjetja e përdorur nga socialistët për të bërë identifikimin e zgjedhësve dhe garancinë për votën.

Në formular ka të detajuar elementë të posaçëm si për emrin e personit të patronazhit, tek emrat e votuesve, me qendër votimi e deri te vendi ku do të takohen për të “shmangur deklarimet fiktive”.

Poshtë formularit ka saktësime të tjera, të tipit “patronazhuesi që plotëson formularin garanton dhe mban përgjegjësi që personat e listuar, pra votuesit, do të paraqiten për të votuar më 30 qershor. Patronazhues mund të jenë që nga drejtues të strukturave të PS, drejtues institucionesh, persona influentë në zona, apo persona që quhen të spikatur”.

Në këtë mënyrë patronazhuesi del garant që ata do votojnë për PS, pasi u ka marrë më parë emrat dhe firmat dhe bën edhe shoqërimin e tyre në votim.

Shkresat ndaj KQZ për numrin e deputetëve, Presidenti Meta flet për shpërndarjen e Parlamentit

Kreu i Shtetit ka folur sot për vendimin e përfolur se do të shpërndajë parlamentin për shkak se nga zëvendësimi i deputetëve, institucioni i Legjislativit ka mbetur pa 140 mandate.

Por Meta ka thënë se ai do të ndërmarrë çdo veprim me qetësi dhe me shumë përgjegjshmëri.

 

“Presidenti i Republikës do bëj çdo veprim me shumë qetësi, me shumë përgjegjshmëri edhe do t’i shërbej mbrojtës së republikës dhe interesave të saj. Shpresoj ta bëjnë këtë të gjitha institucionet dhe qytetarët se bashku”, tha Meta.

Më tej kreu i shtetit e ka quajtur KQZ-në si organizatë socialiste, e cila nuk ka tagër që të vendos për datën e zgjedhjeve.

“Jo rastësisht përdora termin organizatë socialiste, Presidenti nuk mund të hyjë në debat me një organizatë socialiste apo demokrate. Vetëm Presidenti vendos për datën e zgjedhjeve në Shqipëri”, tha Meta.

Meta: Zgjedhjet e 30 qershorit, imagjinare

Gresa Kraja

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përsëriti vendimin e tij për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke iu bërë thirrje të gjitha palëve që të reflektojnë.

“Kjo vendimmarrje, përveç të tjerave, synon t’iu krijojë palëve një mundësi reflektimi dhe hapësirë për të dialoguar për zgjidhje në funksion të interesit kombëtar dhe agjendës së përbashkët evropiane të Shqipërisë”, tha Meta në një konferencë për media.

Ai tha se data 30 qershor nuk ekziston më ligjërisht për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se ato janë imagjinare.

Konferenca e presidentit Meta vjen pasi një ditë më parë Kolegji Zgjedhor i Shqipërisë e njohu datën 30 qershor si ditë të zgjedhjeve, pasi të pesë anëtarët e tij e rrëzuan kërkesën e një partie të vogël për t’u çregjistruar nga listat zgjedhore.

Meta tha se vendimi i Kolegjit Zgjedhor është i lidhur me Partinë Socialiste në pushtet dhe se ka vendosur të zhvillojë një proces të paligjshëm.

“Vendimi i marrë dje nga Kolegji Zgjedhor ka të bëjë vetëm me marrëdhënien e partisë ankuese, aleate e Partisë Socialiste, dhe Organizatës Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që ka vendosur të zhvillojë një proces të paligjshëm më 30 qershor”, tha Meta.

Presidenti tha se ky organ nuk ka kompetenca të vlerësojë vlefshmërinë kushtetuese të vendimit të tij.

“Në këtë proces, Kolegji Zgjedhor nuk mund të shqyrtonte aspak vlefshmërinë e dekretit të presidentit të Republikës, pasi një gjë të tillë nuk ia njeh Kushtetuta. Institucioni i Presidentit nuk është thirrur nga kjo gjykatë zgjedhore si palë në proces”, tha Meta.

Shqipëria, tash e sa kohë, është përfshirë nga një krizë politike.

Opozita, me muaj, proteston kundër qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama dhe është zotuar se do t’i bojkotojë zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Edhe pse zgjedhjet janë anuluar nga presidenti Meta, një vendim i tillë nuk po përfillet nga Partia Socialiste, lider i së cilës është Rama.

Kryeministri pritet me thirrjet “Rama ik” edhe në Durrës. FNSH-ja “gardh” para protestuesve

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Durrësit.

Mbështetës të partive opozitare kanë tentuar t’i bllokojnë rrugën kryeministrit, ndërsa të pranishme ishin edhe forca të shumta policie.

 

Edhe në këtë protestë u dëgjuan thirrjet “Rama ik”.

Partitë opozitare do të zhvillojnë protesta deri më 30 qershor ngado ku shkon kryeministri.

Aktori sfidon Ramën: Do pengoj zgjedhjet, hajde më arresto

Aktori i njohur Neritan Liçaj i bashkohet nismës ‘Edhe unë’ për të penguar votimet me 30 Qershor.

Ai i është bashkuar qëndrimit të artistit Bujar Kapexhiu, i cili ka deklaruar se do të jetë në qendrën e tij të votimit për të mos lejuar një votim te paligjshëm.

‘#EdheUnë…s’do lejojmë që jetët tona dhe të fëmijëve tanë të nëpërkëmben dhe të bien në letargjinë e dhimbshme të vdekjes së ngadalte të padinjitetit nga sundimi e një bande gangsterësh që s’njohin kushtetutë, të drejta, demokraci, mendim të lirë, art, kulturë, përparim, dije, qytetërim, komb dhe krenari …

Por vetëm rrugaçëri dhe vjedhje!

Po te doni shpërndajeni’, shkruan Neritan Liçaj në Facebook.

Lubonja: Më 30 qershor Rama na çon drejt diktaturës! Metën po e “ha ujku”, të dalë nga Presidenca e të luftojë

Analisti Fatos Lubonja, ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të News24, ku ka komentuar situatën politike dhe vendimin e kryeministrit Edi Rama, për të marshuar i vetëm, drejt zgjedhjeve të 30 Qershorit. Lubonja tha se data 30 Qershor, është pragu që na çon drejt diktaturës dhe kryeministri Edi Rama do ta kalojë këtë prag.

“Kjo është një diktaturë sui generis, në mes të Europës dhe jo e klasave, siç ishte fashizmi, por kjo është diktaturë e krimit. Banditët, me në krye një bandit të cmendur, janë në krye të shtetit. Parlamentarët që mbështesin këtë regjim, nesër do përgjigjen, herët ose vonë. Kjo nuk shkon kështu, pa një ndëshkim. Po u lejua, do shkojë ku do shkojë dhe do përgjigjen të gjithë. Do të vijë dita, mos e harroni.
30 Qershori është për Edi Rama, kalimi i pragut të vendosjes së diktaturës. Se sa do ta mbajë… Një muaj, një vit, apo dhjetë vjet, këtë nuk e di. Që fundin e ka të sigurt, si një diktator i neveritshëm, kjo nuk ka asnjë dyshim“.

Lubonja tha se Presidenti i Republikës, është nën të njëjtin sulm, si opozita dhe qytetarët, ndaj duhet të dorëhiqet dhe të jetë sërish në krye të Lëvisjes Socialiste për Integrim.

“Presidentin është duke e ngrënë ujku, si të gjithë ne. Presidenti të lëre Presidencën, të marrë LSI-në dhe të dalë të luftojë. Duhet ballafaqim për ti treguar këtyre, që edhe këtej ka forcë.
Në vend që Shqipëria të qeverisët nga njerëz të arsyeshëm, qeveriset me njerëz si puna e Tërmet Pecit, që bën mitingje elektorale edhe në kishë. Këta dhunojnë edhe kishën. Të qeverisësh nga trafikantët e drogës, është kulmi i kulmeve. Një kryeministër që është i lidhur kokë e këmbë me trafikantët e drogës, siç dëshmoi rasti i Avdylajve, por edhe Dibra, është kulmi i kulmeve, vetëm shqiptarët mund ta durojnë këtë gjë“.

I pyetur për rolin e ndërkombëtarëve në kërtë krizë, por edhe më gjerë, Lubonja tha se shqiptarët duhet ta shembin diktaturën vetë dhe jo të presin ndihmën e ndërkombëtarëve, të cilët sipas tij, jetojnë në një realitet tjetër.

“Ndërkombëtarët kanë qenë me Berishën në 97’, derisa u dogj Shqipëria. Ata nuk jetojnë këtu, jetojnë në një realitet tjetër. Kanë harxhuar miliona për reformën në drejtësi. Kanë 30 vjet që thonë se kemi ecur përpara dhe do kishim arritur jo në Evropë por edhe në Amerikë, por ne kemi ecur mbrapa për fat të keq. Ata janë pjesë e problemit, nuk duhen llogaritur aq shume. E vetmja gjë që jep shpresë, është që kanë filluar të ndërgjegjësohen, andej këndej. Shqiptarët duhet ta mposhtin diktaturën pa ndërkombëtarët. Nëse e rrëzojnë me ndërkombëtarët, kthehet prapë diktatura“, u shpreh Lubonja.

Idrizi: Akademia e Shkencave të hyjë në debat me historianë grekë

Akademia e Shkencave dhe Shoqata Çamëria kanë promovuar ribotimin e librit “Këngë Popullore nga Çamëria”, të autorit Fatos Mero Rrapaj. Libri është risjell për publikun në kuadër të 75-vjetorit të Genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, pikërisht në Javën Çame.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, si dhe Akademike Floresha Dado, Bashkim Kuçuku, Hajredin Isufi, Irakli Koçollari, Shaban Sinani etj.

Në fjalën e tij kreu i PDIU-së, vuri theksin tek një debat që Akademia e Shkencave duhet të bëjë me historianët grek, për falsifikimin e historisë se çamët kanë bashkëpunuar me nazistët në luftën e dytë botërore. Për këtë z.Idrizi kërkoi që të bëhet publike një foto apo një dokument që grekët mund të kenë.

“Akademia e Shkencave të përfshihet në debat me historianë grekë për falsifikimin e historisë për bashkëpunimin e shqiptarëve të Çamërisë me nazistët, në luftën e dytë botërore.

Kemi 3 vjet që kemi hyrë në një debat absurd me politikën greke, duke filluar nga Presidenti grek. Kërkojmë që të na gjejnë një foto apo një dokument që çamët kanë bashkëpunuat me naziztët.

Gjithashtu Akademia e Shkencave të përfshihet në një debat historik e faktmbledhës me historianët grek, për spastrimin dhe Genocidin etnik ndaj shqiptarëve të Çamërisë në fundin e luftës ëë dytë botërore. Ky është një detyrim nga Rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë për çështjen Çame.

Libri “Këngë Popullore nga Çamëria”, është një përmbledhje e folklorit dhe këngëve e valleve çame, një vepër e jashtëzakonshme e studiuesit Fatos Mero Rrapaj. Falenderoj Akademinë e Shkencave, Shoqatën Patriotike Çamëria dhe Alket Veliun, që mundësuan ribotimin e këtij libri”, – u shpreh kryetari i PDIU-së

Akademikja Floresha Dado u shpreh se libri i Fatos Mero Rrapajt përshkruan historinë e Çamërisë dhe tregon këngët e vallet që Çamëria i ka patur traditë. Të njëjtën gjë thanë edhe Bashkim Kuçuku, Hajredin Isufi, Irakli Koçollari dhe Shaban Sinani.

Alket Veliu vuri theksin tek rëndësia që do të ketë ky libër, për të rinjtë por edhe për çdo shqiptarë që të njohë historinë dhe traditën e Çamërisë.

Kryediplomati italian telefonon Ramën e Bashën: Të shmanget dhuna

Ministri i Jashtëm Italian, Enzo Moavero Milanesi ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, si edhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Ministri italian konfirmoi për dy aktorët kryesorë politikë, rëndësinë e dosmodoshme, për të siguruar respektimin e rregullave të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Në kuadër të kontestimeve të datës së zgjedhjeve të 30 qershorit, Ministri i jashtëm italian përsëritit se pavarësisht divergjencave mes forcave politike shqiptare, është shumë e rëndësishme të evitohet cdo formë e dhunës dhe mendimet e qëndrimet e gjithësecilit të shprehen në mënyrë demokratike.

Me këtë “frymë realiteti të rëndë në reciprokitet me dialektikën politike kundërshtare”, ka theksuar ministri “duhet të sigurohet, siguria dhe korrektësia e procesit elektoral në Shqipëri” i cili do të monitorohet edhe nga një mision ndërkombëtar, i udhëhequr nga OSBE-ODHIR, në të cilin bëjnë pjesëvëzhgues nga shumë vende përfshirë edhe Italinë.

Shehi: Nuk e njohim vendimin e Kolegjit. Më 30 qershor çdo formë rezistence për të penguar zgjedhjet

Për opozitën, vendimi i Kolegjit Zgjedhor është nul. Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, pas mbledhjes në selinë blu me liderin demokrat Lulzim Basha, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe aleatët, tha se opozita do të vijojë me aksionin për të penguar zgjedhjet e 30 qershorit. Ai tha në një prononcim për mediat, se opozita do të përdorë cdo formë rezistence për të mos lejuar që më 30 qershor të ketë votime.

“Vendimet janë marrë me kohë. Kjo javë do të kulmojë në protestën popullore, në raport krejt ndryshe me mediat për të përcjellë idenë e 4 muajve. Nuk janë zgjedhje, nuk i njohim, janë votime të zotit Rama, ne do të njohim dekretin e Presidentit. Kjo që u morën sot me një parti fantazmë, kolegji në vetvete është një fantazmë tani. Janë disa fatkeq që i ka rënë të marrin disa vendime të vështira për veten e vet, për ta se ne nuk i njohim këto vendime. Ne do të përballemi në çdo cep të Shqipërisë me juntën politike. Më datë 30 nuk do të ketë votime, kemi shumicën e shqiptarëve me vete. Po kalohet një fazë e paprecedentë, rrezikshmëria e këtij grupi është aq e madhe saqë justifikon çdo formë rezistencë. Demonstratë, dhe çdo formë brenda ligjeve. Kjo është rezistenca jonë”, tha Shehi pas mbledhjes në selinë blu.

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, Presidenca njofton konferencë për mediat

Pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor, qe rrezoi kerkesen e Partise se Unitetit Kombetar, duke lene ne fuqi 30 qershorin, Presidenca njofton se mengjesin e neserm do te kete nje konference per mediat.

 

Sipas burimeve, mesohet se konferenca do te mbahet neser ne mengjes ne oren  08:00 ne ambientet e Presidences.

Mesohet se teme e kesaj konference do te jete vendimi i sotëm të Kolegjit dhe kriza e rëndë politike në vend.

Kujtojme se fill pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor, zedhenesi i Presidentit reagoi duke e quajtur gjithe kete nje skec te radhes te orkestruar kohe me pare.

Kolegji Zgjedhor lë në fuqi 30 qershorin, nuk e njeh vendimin e Presidentit

Kolegji Zgjedhor ka refuzuar kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar, përfaqësuar nga kryetari Idajet Beqiri, për çregjistrimin nga zgjedhjet, duke lënë në fuqi  30 qershorin.

Trupa gjykuese vendosi të rrëzojë kërkesën e PUK për çregjistrimin nga listat e zgjedhësve të pushtetit vendor, që do të thotë se më 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet lokale.

 

Gajtë diskutimeve në Kolegj, Beqiri tha se nuk e pranon 30 qershorin në kushtet e krizës politike, ndërsa kërkoi çregjistrimin nga zgjedhjet.

Nëse pesë gjyqtarët e Kolegjit do të pranonin kërkesën e Beqirit, atëherë pranohej ligjshmëria e dekretit të Presidentit dhe 30 qershori rrëzohej.

Pa dhënies së vendimit, vetë Beqiri u shpreh se vendimi është i formës së prerë, dhe se duhet respektuar.

Është një vendim i formës së prerë ne të drejtë ankimimi nuk kemi më. Jemi të detyruar ta zbatojmë këtë ligj. DO të thotë që më 30 qershor ka zgjedhje. Duke respektuar këtë vendim të Kolegjit, do t’i nënshtrohemi të gjithë rregullave për të vijuar garimin për kaq ditë sa na kanë mbetur.

Thelbi i padisë tonë ishte dekreti i Presidentit. Në iu drejtuam Kolegjit për të mësuar nëse ky dekret i Presidentit është i vlefshëm apo i vlefshëm.
Unë mund të kem mendime individuale, personale të miat por problemi ishte që vendimmarrja jonë ishte politike dhe juridike”, u shpreh ai.