VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

(Video) Edicioni i dytë i MIK nën patronazhin e Inva Mulës,yllit shqiptar me famë botërore të belkantos

By | July 11, 2019

Komentet

Meliza Haradinaj: Vuçiç shkeli marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Presidenti Trump

Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj ka lajmëruar me një tweet shqetësimin e qendrimit destruktiv të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Zonja Haradinaj shkruan në Tweet: “Kosova ndjek me shqetësime të mëdha veprime destruktive të presidentit serb Aleksandër Vuçiç për shkeljen e pikës të 15-të  të marrëveshjes të nënshkruar me ndërmjetësimin e Presidentit Donald Trump.

Vuçiç falenderoi falënderoi Ambasadorin e Palestinës Mohamed Nabhan  për qëndrimin “parimor për mosnjohjen e Kosovës.”

Fatkeqësisht, Serbia mbetet një partner jo i besueshëm!”

Pas takimit me Presidentin Serb Aleksandar Vuçiq me Ambasadorin e Palestinës në Beograd, Mohamed Nabhan më 15 shtator, presidenca serbe lëshoi një komunikatë ku midis të tjerave thuhet: “Presidenti Vuçiq e falënderoi udhëheqjen palestineze për mbështetjen e saj politike për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë dhe për qëndrimin e saj parimor ndaj mosnjohjes së pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës”.

Papa Françesku emëroi Don Arjan Dodaj ipeshkëv-ndihmës të Tiranë Durrësit

Kryedioqeza e Tiranë-Durrësit ka një ipeshkëv të ri ndihmës: Imzot Arian Dodajn, aktualisht Mëkëmbës i përgjithshëm i Tiranë-Durrësit.

Meshtari i mirënjohur, don Arjan Dodaj, lindi në Laç të Kurbinit, në Kryediqezën e Tiranë-Durrësit, më 21 janar 1977. Në vitin 1993, pasi kishte kryer shkollën e mesme në qytetin e lindjes, emigroi në Itali. U vendos në Cuneo, ku nisi të punojë.

Më 1977 kërkoi të pranohej në Vëllazërinë Meshtarake të Bijve të Kryqit, pranë Bashkësisë “Shtëpia e Marisë”, në Romë. Në rrugën e përgatitjes për meshtari, nisi studimet e filozofisë e të teologjisë pranë Universitetit Papnor “Mbretëresha e Apostujve” ku mori titullin e Bakalaureatit.

U shugurua meshtar më 11 maj 2003 nga Papa Gjon Pali II, në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe u inkardinua në Dioqezën e Romës, si anëtar i Vëllazërisë meshtarake të Bijve të Kryqit, në bashkësinë ” Shtëpia e Marisë”.

Pas shugurimit meshtarak kreu detyra të ndryshme baritore. Nga 2003 deri më 2004 ishte zëvëndës-famullitar në Famullinë “Shën Domenico Guzman”, në Romë; nga 2004 deri më 2005, Zëvendës-Rektor i Rektorisë  së “San Giovanni della Malva” dhe Kapelan i bashkësisë shqiptare në Romë; nga 2005 deri më 2017, zëvendës famullitar i Famullisë “Shën Rafaeli Kryeengjëll”, në Romë.

Më 2027, me miratimin e ipeshkvit të vet, Kardinalit-Mëkëmës të Shenjtërisë së Tij për Dioqezin e Romës, u transferua si meshtar fidei donum në Kryedioqezën e Tiranë-Durrësit, ku kreu këto detyra baritore: Mëkëmës i përgjithshëm, Famullitar i famullisë të “Zemrës së Papërlyer  të Zojës Mbretëreshë” në Gramëz; Drejtues i baritorisë universitare; Sekretar i dytë i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare dhe sekretar i përgjithshëm i Sinodit dioqezan.

Ipeshkvit të ri  i urojmë punë të mbarë nën hijen e Kryqit të Jezu Krishtit – e pranë Zemrës së Zojës !/RV

Kafja e shkarkimit e Besa Shahinit

Flet Shahini: Duhet të pyesni Ramën pse më largoi në ditën e parë të shkollës

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini (tashmë e shkarkuar), tha se nuk e dinte pse Rama zgjodhi ditën e parë të shkollës për ta larguar. Në një intervistë për emisionin “Open” në TCH ajo tha se e kishte diskutuar prej kohësh largimin e saj me Ramën, por nuk kishte lënë afat.

“Unë kërkova lirimin, por isha e gatshme të punoja derisa të gjendej dikush tjetër. A jam shkarkuar? Kam kërkuar të lirohem. Kemi diskutuar që mund të jetë në fund të shtatorit” – tha Shanini.

Disa kohë më parë bashkëshorti i Besa Shehinit, Dardan Molliqaj kishte thënë se Besa nuk jep dorëheqje dhe se ai kishte pushtet zero për ta bërë Besën që të jepte dorëheqje.

Postin e Ministres së Arsimit do ta marrë Evis Kushi

/

Na la edhe Adem Mikullovci – Aktori i madh  Çun Lajçi i dedikon vargje

Sot në orët e para të 15 shtatroit ka vdekur aktori i njohur kosovar, Adem Mikullovci.

Lajmin e ka bërë të ditur gruaja e të ndjerit, Lumnije Mikullovci.

Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook ka njoftuar se burri i saj, Adem Mikullovci, ka vdekur në ora 00:20.

“Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndëroj jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci! Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë”, ka njoftuar bashkëshortja Lumnije Mikullovci.

Adem Mikullovci ka lindur në Vushtri më 1939.

Mikullovci ka luajtur në qindra role në projekte të ndryshme filmike.

Përveç si aktor, ai mbahet mend edhe si delegat i Kuvendit të Kosovës në kohën e shpalljes së Deklaratës së 2 korrikut, 1990, me të cilën Kosova është definuar si republikë.

Në vitin 2017, Mikullovci është zgjedhur sërish deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Aktori i madh  Çun Lajçi i ka dedikuar këto vargje

Ikjes tande Adem
Mos i zbritni atit
As ernave mos u zbritni
Rrini diku mes qiellit e tokës
T’mos marrin erë t’keqe emnat tonë
Ne jemi me ujin me zjarrmin me dheun
Me shpirtin plot nesh pa ju
Mos i zbritni atit
Se ne ikëm n’kuferin e ardhjes
Si Godo nën pemën e thatë
Do t’ikni edhe ju nesër
Veç pa emna
Ferizaj, 15.08.2020

Deklarata publike e LQShA: i bën thirrje qeverisë së Kosovës që të ndreq historinë e rrejshme të paraqitur në pllakën për Senatorin Bob Dole

Deklarata publike e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane shoqërohet nga një mesazh i Këshilltarja e e Çështjeve Ballkanike e LQSHA Zonjës Shirley Cloyes DioGuardi, të cilën voal.ch po e jep të plotë:

I dashur mik dhe mbështetës,

Bordi i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane u trondit kur zbuloi se  në pllakën që e nderonte Senatorin Bob Dole për udhëtimin e tij në Kosovë në vitin 1990, në një ceremoni zyrtare në Prishtinë më 30 gusht, u paraqit si koha kur filloi mbështetja e qeverisë amerikane për shqiptarët në Ish Jugosllavi .

Fillimi i parë i mbështetjes së qeverisë amerikane për kosovarët, filloi shumë më herët – kur Kongresisti Shqiptar Arbëresh Joe DioGuardi u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në nëntor të vitit 1984 dhe kur më 16 qershor 1986 ai e prezantoi rezolutën e parë në mbrojtje të drejtave të njeriut të të gjithë shqiptarëve në Jugosllavi.

Departamenti i Shtetit i SHBA ishte aq pro Jugosllavisë saqë ata punuan për të rrëzuar rezolutën. Linjat e betejës për të drejtat e njeriut dhe lirinë e shqiptarëve u hartuan për herë të parë në Uashington dhe Joe DioGuardi u përball me sfidën duke e prezantuar një rezolutë të re dhe të zgjeruar (këtë herë për Kosovën) në qershor të vitit 1987.

Shirley Cloyes DioGuardi
Këshilltare e Çështjeve Ballkanike”

 

Deklarata publike e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane: Lidhja Qytetare i bën thirrje qeverisë së Kosovës që të ndreq historinë e rrejshme të paraqitur në pllakën për Senatorin Bob Dole

Shtator 2020

 

Ne, anëtarët e Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, u tronditëm kur zbuluam se një pllakë që nderonte Senatorin Bob Dole lidhur me udhëtimin e tij në Kosovë në vitin 1990 u paraqit si një fillim i mbështetjes së qeverisë amerikane për shqiptarët në Ish Jugosllavi.

E vërtetë është se udhëtimi i senatorit Dole u bë për shkak i një tubimi masiv në Uashington, DC, përpara Kapitolit të SHBA në korrik të vitit 1990, të organizuar nga Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe udhëhequr nga Presidenti i saj, ish-Kongresisti Joe DioGuardi. ( Folësit kryesorë përfshinin Senatorin Dole, Senatori Claiborne Pell dhe Kongresistët Tom Lantos dhe Ben Gilman.)

Bob Dole ishte aq i impresionuar me 10,000 shqiptarë amerikanë që bërtisnin “Dole, Dole, USA, USA”, sa që ai u zotua që të vizitonte Kosovën me senatorë të tjerë.

Por shumë më përpara vizitës së Dole në Prishtinë ka parapri zhvillimi i më hershëm, kur Kongresisti Arbëresh Amerikan Joe DioGuardi u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në Nëntor të vitit 1984.

Dhe kështu, derisa vizita e senatorit Dole në Prishtinë në vitin 1990 ishte e rëndësishme, ajo nuk ishte “pika e kthesës për lirinë e Kosovës”, siç pretendojnë disa.

Përpos kësaj, merita për motivim të delegacionit të Senatit për të bërë një vizitë të shkurtër Kosovës i është dhënë gabimisht diasporës Shqiptaro Amerikane dhe një personi i cili ka shërbyer në Bordin e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane. Në vijim janë faktet.

1986

Më 16 qershor 1986, Kongresisti Joe DioGuardi prezantoi në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA rezolutën e parë (H.Con.Res. 358) për të mbrojtur të drejtat e njeriut të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Të nesërmen, Bob Dole, tani shoku i DioGuardit, prezantoi të njëjtën rezolutë në Senatin Amerikan (S.Con.Res. 150).

Të zënë në befasi, zyrtarët serbë i regjistruan lobet ruse dhe greke në Uashington për të sulmuar DioGuardin si një provokator dhe për të inkurajuar miqtë në Departamentin e Shtetit të SHBA që të rrëzojnë rezolutën. Linjat e betejës për të drejtat e njeriut dhe lirinë shqiptare u hartuan për herë të parë në Uashington dhe DioGuardi u përball me një sfidë duke bërë lobim te më shumë se 100 Kongresistë për mbështetjen e tyre.

Në vjeshtën e vitit 1986, Senatori Dole morri vesh nga Kongresisti DioGuardi se ata do të duhen të bindnin më shumë anëtarë të Kongresit Amerikan për të sfiduar mosnjohjen nga ana e Departamentit të Shtetit shtypjen e tmerrshme të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Si rezultat, DioGuardi solli Dole në Manhattan për t’u takuar me shqiptarët amerikanë të cilët ishin të përgatitur që të kontribuojnë në një përpjekje të madhe për mbledhjen e fondeve për ata Anëtarë të Dhomës dhe Senatit që ishin të gatshëm të bashkëngjiten DioGuardit dhe Dole në prezantimin e një Rezolute të re të Kongresit.

1987

Një vit pasi DioGuardi rifilloi përpjekjet e tija të mëdha për lobim në Dhomën e Përfaqësuesve, në Qershor të vitit 1987, DioGuardi ri-paraqiti një version të zgjeruar të Rezolutës 1986 për Shqiptarët në Kosovë (H.Con.Res. 162), këtë herë me 57 Anëtarë. Me nxitjen e DioGuardit, Dole prezantoi të njëjtën rezolutë në Senat (S.Con.Res. 150).

Një muaj më vonë Sllobodan Millosheviqi u ngrit në pushtet në Serbi dhe denoncoi publikisht shqiptarët si “armiq të shtetit”. Nën presionin e lobit grek dhe aleatëve të tjerë të Millosheviqit që promovonin dominimin serb në Jugosllavi, Departamenti i Shtetit i dërgoi një letër Kongresistit Dante Fascell, atëherë Kryesues i Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Dhomës. Në letër denoncohej Rezoluta DioGuardi si një fyerje ndaj mikut dhe aleatit të SHBA Jugosllavisë dhe fajësoheshin kosovarët për krime kundër popullatës serbe.

Si rezultat i veprimeve para-Kongresit të DioGuardit me Kongresistin Fascell në botën Italiane-Amerikane, DioGuardi fitoi kundër Departamentit të Shtetit duke arritur që të merr një seancë dëgjimore në Kongres për H.Con.Res. 162, në të cilën për herë të parë u ekspozua hapur abuzimi i egër i të drejtave të njeriut nga serbët kundër shqiptarëve të Kosovës.

1988

Nga koha kur DioGuardi hyri në Kongres në vitin 1985, ai punoi ngushtë me Kongresistin Tom Lantos, Bashkëkryetar i Grupit të Kongresit për të Drejtat e Njeriut. Në Shtator të vitit 1988, Lantos organizoi një takim të nivelit të lartë me zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe Budimir Lonçar, Sekretarin Federativ të Punëve të Jashtme të Jugosllavisë, për t’u përballur me politikën tonë të dështuar të SHBA në Evropën Juglindore. Takimi ishte aq i suksesshëm sa që Sllobodan Millosheviqi më vonë tërhoqi ambasadorin e tij, Zhivorad Kovaçeviqin, nga Uashingtoni

1989

Pas largimit nga Kongresi i ShBA në janar të vitit1989, DioGuardi themeloi Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane për të vazhduar punën e tij në emër të popullit shqiptar. Në korrik të vitit 1989, Dhoma dhe Senati miratuan rezolutën duke e dënuar Serbinë për abuzimet e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Në nëntor të vitit 1989, DioGuardi fluturoi për në Beograd me letra nga Anëtarët e Dhomës së SHBA dhe Senatit duke kërkuar lirinë e Kosovës. Duke e rrezikuar jetën e tij, DioGuardi i dorëzoi letrat në Qendrën Ndërkombëtare të Shtypit në Beograd dhe në zyrën e Sllobodan Millosheviqit. DioGuardi më pas bëri një vizitë të paparalajmëruar në Kosovë për të dëshmuar nga afër pushtimin brutal serb, ku ai zhvilloi një konferencë për shtyp në Grand Hotel në Prishtinë. Pasi që u dëbua nga hoteli nga policia serbe, DioGuardi vazhdoi konferencën për shtyp në rrugë. Ai më pas u takua fshehtas me intelektualë, gazetarë dhe aktivistë kryesorë, përfshirë Dr. Zekeria Cana, Zenun Çelaj dhe Bajram Kelmendin. DioGuardi i mori fotografitë e të rinjve kosovarë që u torturuan dhe u vranë, të cilat ia solli kongresistit Tom Lantos në Uashington për ta bindur atë që të udhëtonte në Prishtinë për të parë vetë kushtet e vështira në të cilat kosovarët kanë qenë të detyruar të jetonin.

1990

Në prill të vitit 1990, Lidhja Qytetare sponsorizoi një delegacion prej dhjetë udhëheqësish shqiptarë nga Kosova për të dëshmuar kundër okupimit të Millosheviqit në Kosovë në një seancë dëgjimore të Kongresit për të Drejtat e Njeriut për Kosovën në Uashington.

Në maj të vitit 1990, Kongresisti Tom Lantos dhe Joe DioGuardi udhëhoqën një delegacion në Kosovë duke sfiduar pushtimin serb. Dy muaj më vonë, DioGuardi u ndalua zyrtarisht të kthehej në Jugosllavi nga parlamenti i kontrolluar nga Millosheviqi në Serbi.

Në gusht të vitit 1990, sipas kërkesës së Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, Bob Dole dhe gjashtë senatorë të tjerë të SHBA vizituan Prishtinën, në një ndalesë të shkurtër pas një vizite zyrtare të bërë Bashkimit Sovjetik. Sllobodan Millosheviqi u përpoq që të parandalonte delegacionin që të largohej nga aeroporti i Prishtinës, por ai u tërhoq nga presioni i madh i Uashingtonit.

Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të rishikojë këto fakte historike dhe të bëjë korrigjimet e nevojshme në pllakë.

Më 25 shtator albumi recital “Anima Rara” i sopranos me famë botërore Ermonela Jaho

voal.ch – Prej 25 shtatorit del për publikun Albumi Recital “Anima Rara” – “Shpirti i rrallë” i sopranos shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho

“Eshtë diçka e lehtë të vlerësosh diçka të shumë mirë vlerësuar e provuar para publikut, por kërkon vizion artistik për t’i kërkuar audiencës që të hedh një vështrim të ri në një vepër arti që ka humbur në mjegullat e kohës.  Ky është vizioni i Opera Rara dhe është ajo që unë e ndaj me pasion. Repertori që kemi regjistruar këtu është i larmishëm, por ajo që e bashkon është e vërteta emocionale, ‘shpirtin’ që e gjejmë në muzikë ”. (Ermonela Jaho)

Këto fjalë i thotë Ermonela për shtëpinë muzikore britanike të regjistrimit Opera Rara, që merret me promovimin e veprave të mëdha të epokës të belkantos të harruara.

Albumi recital i sporanos shqiptare sjell pikërisht kryeveprat e epokës të belkantos me zërin e një artisteje me format botëror.

“Anima Rara, albumi debutues recital i Ermonela Jaho, eksploron muzikën e Rosina Storchio, një nga sopranot lirike më karizmatike të epokës së verizmo. Jaho këndon arie nga opera duke përfshirë Madama Butterfly të Puçinit, La bohème të Leoncavallo, Siberinë e Giordano, Lodoletta të Mascagni dhe La traviata të Verdit e shoqëruar nga Orquestra de la Comunitat Valenciana e udhëhequr nga dirigjenti i ri italian Andrea Battistoni. E njohur për performancat me intensitet të lartë dhe emocional, Jaho është përshkruar si s sopranoja më e vlerësuar në botë ’(The Economist) dhe‘ një nga interpretueset më të mëdhaja të verizmit (The Guardian) (Verizmi është traditë operistike postromantike e kompozitorëve italianë Pietro Mascagni, Ruggero Leoncavallo, Umberto Giordano, Francesco Cilea e Giacomo Puccini’’(Shpjegimi i voal.ch) (The Guardian).

Voal.ch shfrytëzon rastin t’a urojë sopranon shqiptare për këtë sukses botëror të rradhës.

  • 1Madama Butterfly: “Un bel dì vedremo”

    Giacomo Puccini – Andrea Battistoni, Orquestra de la Comunitat Valenciana & Ermonela Jaho 4:32

  • 2La bohème: “Musette svaria sulla bocca viva”

    Ruggero Leoncavallo – Andrea Battistoni, Orquestra de la Comunitat Valenciana & Ermonela Jaho 2:01

  • 3Iris: “Un di, ero piccina”

    Pietro Mascagni – Andrea Battistoni, Orquestra de la Comunitat Valenciana & Ermonela Jaho 3:43

  • 4Sapho: “Ces gens que je connais…Pendant un an je fus ta femme”

    Jules Massenet – Andrea Battistoni, Orquestra de la Comunitat Valenciana & Ermonela Jaho 3:26

  • 5Mefistofele: “L’altra notte in fondo al mare”

    Arrigo Boito – Andrea Battistoni, Orquestra de la Comunitat Valenciana & Ermonela Jaho 7:01

  • 6Lodoletta: “Ah! Il suo nome!… Flammen perdonami…”

    Pietro Mascagni – Andrea Battistoni, Orquestra de la Comunitat Valenciana & Ermonela Jaho 12:08

  • 7 Manon: “Allons! Il le faut… Adieu, notre petite table”

    Jules Massenet – Andrea Battistoni, Orquestra de la Comunitat Valenciana & Ermonela Jaho 4:19

  • 8 Siberia: “No! Se un pensier… Nel suo amore rianimata”

    Umberto Giordano – Andrea Battistoni, Orquestra de la Comunitat Valenciana & Ermonela Jaho 2:49

  • 9 La traviata: “Teneste la promessa… Addio, del passato”

    Giuseppe Verdi – Andrea Battistoni, Orquestra de la Comunitat Valenciana & Ermonela Jaho 8:18

  • 10 L’amico Fritz: “Son pochi fiori”

    Pietro Mascagni – Andrea Battistoni, Orquestra de la Comunitat Valenciana & Ermonela Jaho 3:11

  • 11 La Wally: “Ebben? Ne andro lontana”

    Alfredo Catalani – Andrea Battistoni, Orquestra de la Comunitat Valenciana & Ermonela Jaho 4:15

  • 12 La bohème: “Mimi Pinson, la biondinetta”

    Ruggero Leoncavallo – Andrea Battistoni, Orquestra de la Comunitat Valenciana & Ermonela Jaho 2:13

  • 13 Sapho: Prelude and “Demain je partirai”

    Jules Massenet – Andrea Battistoni, Orquestra de la Comunitat Valenciana & Ermonela Jaho 9:19

  • 14 Madama Butterfly: “Con onor muore… Tu? Tu? Piccolo Iddio”

    Giacomo Puccini – Andrea Battistoni, Orquestra de la Comunitat Valenciana & Ermonela Jaho 2 :47

 

Harry Bajraktari: Asnjë votë shqiptare të mos mungojë në 30 gusht!Një thirrje për bashkatdhetarët tanë në Malin e Zi

Një thirrje për bashkatdhetarët tanë në Malin e Zi

Zgjedhjet e 30 gushtit janë një mundësi e re për shqiptarët e Malit të Zi që të dëshmojnë vullnetin dhe forcën e tyre politike. Mos e humbni atë mundësi.
Prandaj, ka shumë rëndësi që çdo shqiptar të dalë dhe të votojë atë ditë. Dhe vota e tyre të shkojë për një nga dy listat e partive shqiptare.
Shqiptarët kanë punuar shumë në këto dekada që të përmirësojnë statusin e tyre, që të fitojnë të drejtat që u janë mohuar kolektivisht dhe si individë. Mirëpo, përpjekjet për drejtësi nuk mund të kenë sukses pa pjesëmarrjen e plotë në proceset demokratike.
Shqiptarët duhet të dëshmojnë fuqinë me numra. Sa më shumë deputetë të kenë në parlamentin e ri aq më shumë forcë do të kenë kur të hyjnë në bisedime me koalicionin fitues. Pa asnjë dyshim, një pjesëmarrje e madhe në votime do të përcaktojë fatin tuaj për të ardhmen. Sa më shumë deputetë shqiptarë aq më mirë për komunitetin shqiptar, madje edhe për vetë Malin e Zi.
Megjithë thirrjet nga diaspora, dy listat shqiptare nuk u bashkuan në një front të vetëm. Mirëpo, ata përsëri mund të formojnë një grup të përbashkët deputetësh pas zgjedhjeve e të negociojnë së bashku.
Bashkimi bën fuqinë, thotë një shprehje e lashtë shqiptare.
Prandaj dilni dhe votoni për listat shqiptare këtë 30 gusht. U thoni edhe familjarëve dhe miqve – u thoni të gjithëve – që të dalin e të votojnë. U thoni edhe përfaqësuesve që do të zgjidhen që të bashkohen.
Sa më i lartë rezultati, sa më të bashkuar të jeni, aq më të lehtë do ta kemi që t’ju mbështesim nga diaspora, përfshi edhe duke lobuar, në Ëashington
Jemi me ju, me mendje dhe zemër.

Harry Bajraktari

Harry Bajraktari është themelues dhe botues i gazetës Illyria (1991-1998), një drejtues i komunitetit shqiptaro-amerikan, filantrop dhe përfitues i shumë çmimeve, duke përfshirë Nderin e Urdhrit të Kombit nga Presidenti i Shqipërisë, Medaljen Presidenciale të Kosovës për Meritat si dhe Çmimin nga Shtëpia e Bardhë “Thirrja e Presidentit për Shërbim”.

Pamje nga votime të mëparshme në Malin e Zi.

Presidenti Trump pranon emërimin republikan, sulmon rivalin demokrat Biden

SHTËPIA E BARDHË – Gjatë fjalimit të tij nga Shtëpia e Bardhë të enjten duke pranuar nominimin e partisë së tij për një mandat të dytë, Presidenti Donald Trump tha se zgjedhjet e nëntorit “do të vendosin nëse ne do të mbrojmë mënyrën e jetesës amerikane apo nëse do të lejojmë që një lëvizje radikale ta çmontojë plotësisht dhe ta shkatërrojë atë”.

Presidenti Trump, i cili përballet me një sfidë të fortë nga ish-Nënpresidenti Joe Biden, i tha një turme të madhe në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë se “këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e vendit tonë”.

Rreth 1500 pjesëmarrësit e ftuar, përfshirë shumë anëtarë republikanë të Kongresit, ishin ulur pranë njëri-tjetrit dhe shumica nuk mbanin maska për fytyrën, duke kundërshtuar kështu këshillat e shëndetit publik mes pandemisë së koronavirusit.

Presidenti Trump, që radhitet pas zotit Biden në anketimet në rang kombëtar dhe në anketimet në shtetet kyçe të betejës elektorale, ia kushtoi pjesën më të madhe të fjalës së tij një sulmi të ashpër ndaj kundërshtarit të tij demokrat, duke e denoncuar atë në një moment si “kali i Trojës” për radikalët e majtë dhe anarkistët që duan të shkatërrojnë vendin.

Mes brohoritjeve inkurajuese nga publiku, Presidenti Trump tha se ish-nënpresidenti “nuk është shpëtimtar i shpirtit të Amerikës. Ai është shkatërruesi i vendeve të punës në Amerikë. Nëse i jepet mundësia, ai do të jetë shkatërruesi i madhështisë amerikane”.

“Për 47 vjet, Joe Biden mori kuotat e dhuruara nga punëtorët, u dha përqafime dhe madje puthje”, tha Presidenti Trump. “Dhe u tha atyre se ai ndjen dhimbjen e tyre. Dhe pastaj ai fluturoi përsëri për në Uashington dhe votoi për t’i dërguar vendet tona të punës në Kinë dhe në shumë vende të tjera të largëta”.

Presidenti, në fjalimin e tij 70-minutësh, theksoi atë që e quajti qëndrimin e tij të ashpër ndaj Kinës, për sa i përket ekonomisë dhe fajësoi Pekinin që lejoi daljen e koronavirusit nga kufijtë e vendit.

Presidenti Donald Trump gjatë fjalimit të tij
Presidenti Donald Trump gjatë fjalimit të tij

Në fakt, Presidenti Trump gëzonte marrëdhënie të mira me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping, në fillimet e administratës së tij, ndërsa të dy drejtuesit u angazhuan në bisedime të mëdha tregtare, dhe më vonë, pasi filloi të përhapet koronavirusi, Presidenti Trump e vlerësoi Presidentin Xi për trajtimin e tij të krizës. Sapo marrëdhëniet u përkeqësuan dhe Presidenti Trump filloi të fajësojë Kinën për situatën e shëndetit publik dhe problemet e ekonomisë, presidenti shtoi kritikat e tij ndaj zotit Biden si një vegël e Kinës.

“Axhenda e Joe Biden-it është bërë në Kinë. Axhenda ime është bërë në SHBA”, tha Presidenti Trump.

Nëse rizgjidhet, Presidenti Trump premtoi se “do t’i qepemi menjëherë Kinës. Nuk do të mbështetemi tek ta për asgjë”.

Pak para fjalimit të presidentit, fushata e zotit Biden sulmoi Presidentin Trump si “presidenti më i dobët që kemi patur ndonjëherë përballë Kinës”.

“Ai ka dështuar përsëri dhe përsëri të mbrojë interesat amerikane përballë qeverisë kineze”, tha fushata Biden në një deklaratë.

Fushata e kandidatit të Partisë Demokrate pretendon se “kur po shfaqej koronavirusi, Trump përhapi gënjeshtrat e Xi. Dhe lufta e tij e tarifave me Kinën ka shkatërruar fermerët, bizneset, konsumatorët dhe punëtorët amerikanë. Ai madje iu lut Presidentit Xi ta shpëtonte fushatën e tij për rizgjedhje”.

Në fjalën e tij, Presidenti Trump tha se zoti Biden “e ka kaluar tërë karrierën e tij në anën e gabuar të historisë”.

Presidenti gjithashtu kërkoi të krijonte një kontrast filozofik dhe moral midis dy palëve.

“Në pamjen e mbrapshtë të së majtës, ata nuk e shohin Amerikën si kombin më të lirë, të drejtë dhe të jashtëzakonshëm mbi Tokë. Përkundrazi, ata shohin një komb të lig që duhet të ndëshkohet për mëkatin e tij”.

Presidenti Trump deklaroi se “Joe Biden është i dobët. Ai merr urdhrat e tij të marshimit nga hipokritët liberalë”.

Zoti Biden, në një aktivitet virtual të fushatës të enjten, kritikoi presidentin si “krejt të papërgjegjshëm” për organizimin e një aktiviteti krejtësisht politik në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, “duke hedhur praktikisht në kosh të gjitha rregullat kryesore”.

Ivanka Trump i drejtohet Konventës Republikane nga Shtëpia e Bardhë
Ivanka Trump i drejtohet Konventës Republikane nga Shtëpia e Bardhë

Fishkezjarre që ravijëzonin emrin “Trump” dhe “2020” sipër Monumentit të Uashingtonit dhe Shëtitores Kombëtare, pasuan menjëherë fjalimin e presidentit.

Përveç fjalimit të tij drejtpërdrejt para turmës në Shtëpinë e Bardhë, dhe një fjalimi mbrëmjen e së mërkurës në Baltimore nga Nënpresidenti Mike Pence, konventa katër-ditore e republikanëve ishte kryesisht virtuale, e ngjashme me konventën demokrate një javë më parë.

Duke iu kthyer konventave virtuale, të dyja palët përpiqen të kufizojnë përhapjen e koronavirusit, që sipas Universitetit Johns Hopkins, ka vrarë më shumë se 180’000 njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe ka infektuar 5.8 milionë.

“Do të prodhojmë një vaksinë para fundit të vitit, ose ndoshta edhe më shpejt”, parashikoi Presidenti Trump të enjten në mbrëmje.

Këshilltarët kryesorë të presidentit besojnë se ai e përmirësoi pozicionin e tij politik këtë javë, me folësit që lavdëruan mandatin e tij 3-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë dhe kritikuan zotin Biden, shumica e tyre ndërsa qëndronin në një skenë në Auditorin e boshatisur “Mellon”, jo larg Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Trump u prezantua nga njëra nga vajzat e tij, Ivanka, e cila është gjithashtu një këshilltare e Shtëpisë së Bardhë.

“Baba, njerëzit të sulmojnë për shkak se je jokonvencional, por unë të dua për shkak se je i vërtetë,” tha ajo. “Dhe të respektoj që ke qenë efektiv”.

Gjatë kongresit republikan, trazirat racore shpërthyen në Kenosha, të shtetit Wisconsin, ku goditja me armë nga policia e afrikano-amerikanit Jacob Blake, ngjalli protestat në rrugë kundër policisë. Pati ndërtesa të cilave iu vu zjarri në qytetin prej 100’000 banorësh. Një i ri 17-vjeçar nga shteti fqinj Illinois është arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e dy protestuesve dhe plagosjen e një të treti.

Presidenti Trump, në fjalën e tij të pranimit nuk përmendi plagosjen e zotit Blake, i cili është i paralizuar nga mesi e poshtë, siç njoftoi babai i tij. Ai ritheksoi qasjen e tij për rend dhe ligj, duke dënuar provokatorët, grabitësit dhe anarkistët në disa qytete të drejtuara nga demokratët.

Presidenti Trump dhe Nënpresidenti Pence, së bashku me folësit e shumtë në konventë, portretizuan administratën e tyre si një mbështetëse të vendosur të zbatimit të ligjit, si dhe kundra protestave, disa prej të cilave janë bërë të dhunshme, që nga vdekja nën arrest policor më 25 maj e afrikano-amerikanit George Floyd, në qytetin Minneapolis, të shtetit Minesota.

Fjalimi i gjatë i presidentit i mbajti verifikuesit e fakteve të zënë me punë.

Disa nga komentet e presidentit ishin false ose shtrembërime, sipas PolitiFact, që drejtohet nga Instituti Poynter, një shkollë e gazetarisë jofitimprurëse dhe një organizatë kërkimore.

Gazeta New York Times gjithashtu u përpoq të bënte një kontroll gjithëpërfshirës të fakteve të dhëna gjatë fjalimit dhe i dha presidentit vlerësime të ndryshme për sa i përket respektimit të së vërtetës.

Kishte më shumë se 20 pretendime false ose shtrembërime në fjalim, sipas Daniel Dale të kanalit CNN.

Anketimet tregojnë se zoti Biden kryeson ndaj Presidentit Trump me rreth 7 pikë përqindje, sipas një përmbledhjeje të anketimeve në faqen e internetit të Real Clear Politics. Sidoqoftë, avantazhi i zotit Biden është më i vogël në disa shtete kryesore të betejës elektorale që mund të rezultojnë edhe një herë vendimtare në zgjedhje.

Vetëm dy presidentë amerikanë kanë humbur garat për rizgjedhje pas një mandati të vetëm në detyrë gjatë katër dekadave të fundit: Jimmy Carter në vitin 1980 dhe George H.W. Bush në vitin 1992.

BASHKIMI NGA LEK MIRAKAJ-

 

Është thirrja  më e përdorur në këtë fillim fushatë për zgjedhjet e ardhshme politike. E artikulojnë opinionistë, politikanë e demokratë të  vërtetë.

Të gjithë nisën nga dëshira për të ndryshuar situatën e pa precedentë të pa shpresë ku e ka katandisur vendin, një qeveri e korruptuar dhe e pa përgjegjeshëm për pasojat negative, me afatgjatësi të pa llogaritshme.

Të gjithë e duam ndryshimin,mund të themi edhe një pjesë e konsiderushme e elektoratit socialist, shpreson se një ndryshim do jetë i dobishme edhe për ato. Se në fund të fundit,bukës i thonë bukë, si të djathtë e të majtë e kur ajo mungon në tryezë ,dhimbjet e barkut janë njësoj për të gjithë.

Thënë këto natyrshëm lind pyetja:shumë e drejtë të kërkohet bashkim i të gjithë energjive dhe potencjaleve që mund të ndryshojnë situatën.

I bëhet thirrje të larguarve,biznesit të vogël e të madh,intelektualve e gjithë komponentëve të shoqërisë shqiptare.

Nënshkruhen kontrata me të pakënaqurit e momentit,rasti i banorve të Astirit,apo lëvizjes për mbrojtjen e teatrit, po ne gjithë këtë përpjekje për të afruar sa më shumë të pakënaqur nga qeverija, është harruar apo neglizhuar një shtresë e popullatës,dhe jo e vogël,shtresa e (ish) të persekutuarve politike.

Dikush mund të thotë po ato dihet se do votojnë djathtas,e drejtë dhe e gabuar. E para nuk jemi në vitet e para të demokracisë kur në të persekutuarit kënaqeshim me premtimet dhe lirinë për të çfaqur mendimet pa frikë.

Kanë kaluar 30 vjet dhe ish të persekutuarit ngelën pjesa më e neglizhuar e shoqërisë shqiptare.

Në çdo prag zgjedhjesh na qerasin me karamele,me slogane që tashmë të shkaktojnë dhimbje koke.

Kemi shumë borxhe ndaj jush,Ju jeni krenaria jonë,duhet të bëjmë më shume sheqerka të tjera.

Na premtohen se në listat për deputetë do ketë përfaqësues dinjitoz të shtresës tonë,po ajo kryesorja,ajo kontrata që pamë të bëhet me banorët e Astirit apo me artistët e teatrit ,nuk i shkon fare ndërmend njerëzve përgjegjës në PD t’i afrohet edhe shtresës tonë.

Ne nuk na duhen individë ,kushdo qofshin ato me të kaluar perskutimi që kur janë në karriget e parlamentit kanë vetëm kartonat jeshil,ne na duhen veprime konkrete qe do i vinin në ndihmë shtresës që u persekutu dje dhe përbuzet sot.

Ne kemi të drejtë që të kërkojmë të mos tallet njeri me ne si deri tani,na thonë se do dëmshpërbleheni me tetë keste,po ne kemi të drejtë të pyesim ,këto këstet sa janë një vjeçare,dhjetë apo qindra vjeçare,boll me lojna  fjalësh .

Nuk po kërkojmë lëmoshë ,është punë e  pa paguar,punë skllevërish,se po të kërkonim edhe dëmshpërblim për burgosje të padrejtë ,Ju duhet  të na dëmshpërbleni si dëmshpërblyet byroistët Ramizit e Fullanet.

U privatizuan  banesat me nga dy qind mijë lekë,ndërsa të persekutuarve I zbritet nga ai palo dëmshpërblim vlera e banesës me çmimet e tregut(personalisht nuk kam asnjë interes,thjeshtë se nuk kam marr banesë).

Nëse i doni votat tona na flsni për problemet tona ,nuk duem  fjalë të bukura,duam të dijmë si do e zgjidhni mashtrimin kolosal me letrat me vlerë që i mblodhen me Adriatikën e famshme.

Po të doni mos dërgoni asnjë emër ne parlament nga të persekutuarit ,po na jepni një program të qartë e të ndershëm e na premtoni se çështjet tona nuk do zgjidhen me VKM,po do kalojnë si ligje nëpërmjet parlamentit,e keni parë se si i mbrojnë njerezit e tyre socialistët ,I bëjnë ligje që nuk I prek njeri.Të persekutuarit janë kundër pinjollve të diktaturës ,po ka kalu ajo kohë që vetëm urrejtja mjaftonte për të motivu shtresën tonë.

Tashti pyetja që shtrohet është e  thjeshtë:I doni votat tona apo doni që ditën e votimeve  të persekutuarit të rrinë  në shtëpi e të bëjnë sehir se cila palë do ulet  në karrigen e artë.PD u kriju si një parti antikomuniste,ne jemi antikomunistë , fatkeqesisht shohim që komunizmi  nuk përmendet asgjëkundi.

Dekomunistizimi i shoqërisë  nuk është bërë,prova më konkrete është mentaliteti dhe metodat me të cilat qeverisë Enver Rama.

Të gjithë e duam ndryshimin ,të gjithë duam që e ardhmja të vendoset në binarë të drejtë,po që të vij ndryshimi me plot të drejtë bëhet thirje për Bashkim,po në këtë Bashkim na beni edhe ne pak vend,nuk jemi pak ,jemi shumë dhe eksperienca na ka mësue të bëhemi pragmatist.

Është më e dobishme të flitet haptas ,se të bëhet sikur çdo gjë është në regull, kur problemet janë e duan zgjidhje.Kujtohuni se me ne keni më shumë siguri, se me aleatë, që nesër mund ti gjeni duke hangër ngjala me kundërshtarët tuaj.

BASHKIMI BEN FUQINË,PO NA KONSIDERONI EDHE NE.NE DO JEMI ME JU PO TË JENI EDHE JU ME NE!

Miqësia mbi 60 vjeçare e dy patriotëve të devotshëm Zef Perndocaj & Dr. Gjon Bucaj u ndërpre në tokë pasi Z.Perndocaj dha lamtumirën e fundit

Jeta eshte e shkurter per miqesi hipokrite – Aristoteli
Per me shume se 60 vjet miqesi mes 2 patriotesh qe ja dedikuan jeten e tyre çeshtjes se Kombit Shqiptar mes Zef Perndocaj dhe Dr. Gjon Bucaj u nderpre fatkeqesisht me 24 Gusht 2020 kur nacionalisti Zef Perndocaj dha lamturine e fundit.
Duke filluar qe femije kur i shpetuan tmerrin komunist ne Shqiperi ne Jugosllavi dhe me pas refugjate ne Itali dhe me vone bashke ne SHBA. Te edukuar me ndjenjen e forte te patrtiotizmit shqiptar, dhe te persekutuar dhe te ndjekur nga komunizmi gjithe jeten qe ne Shqiperi e Jugosllavi larg familljareve te tyre mes veshtiresive me te medha ata asnjehere nuk harruan principet e kombit shqiptar dhe te nderit, drejtesise, miresise dhe beses.
Gjate ketyre dekadave miqesi ata luftuan bashke komunizmin kudo qe ishin, luftuan korrupsionin dhe denuan me force armiqte e kombit shqiptar qofshin ata shqiptare apo te huaj, Nuk ndaluan se luftuari spiune dhe sabotatore te çeshtjes se nacionalizmit shqiptare dhe mbrojten me force lirine dhe demokracine ne diasporen shqiptare ne SHBA, ne Kosove, ne Shqiperi dhe ne gjithe trojet shqiptare.
ATA qendruan besnike te VATRES gjithe jeten e tyre dhe atehere kur VATRA ne keto 3 vjet e fundit u perplasi karriket me dhune dhe u mbylli dyert,
Nje miqesi qe do te qendroje ne perjetesi.

Life is too short for shallow friendships-–Aristotle

In the muggy predawn hours of August 22, 2020, Dr. Gjon Buçaj, 86, traveled from Sterling, Virginia to Middletown, New York to attend the requiem mass and burial—with military funeral honors—of his niece’s husband, Anthony (Tony) Martini. Tony’s joy-filled life of family, friendship, music, and service to others culminated in a warm and memorable farewell after a bout with cancer.

Immediately following, Dr. Buçaj visited his lifelong friend and companion, Zef Përndocaj of White Plains, New York. Known in the Albanian Highlands as Zef Ndue Biba, he had been suffering the residual effects of a year-old stroke, and hadn’t opened his eyes in weeks when Dr. Buçaj called out to him from bedside. Mr. Përndocaj moaned, shifted, and finally lifted his eyelids seemingly recognizing his best friend. It was a fleeting moment, yet one with profound meaning, as the family members, with smiles on their faces, revealed it was the first time Mr. Përndocaj had done so since the last video call between the two men.

Dating back to their common hardships as Albanian refugees in communist Yugoslavia, the proud countrymen, and the embodiment of patriotism, have been through thick and thin: pursued and persecuted by communist Albania; surveilled and oppressed in Yugoslavia; scattered and separated from family and loved ones in exile, but never letting go of their principles and honor.

They visited the sick, buried the dead, and celebrated life. They were always there for each other. Throughout the decades they boldly combated communism and corruption, consistently condemned our enemies, foreign and domestic, fended off spies and saboteurs, and advocated for freedom and democracy in Albania and Kosova.

As stalwart pillars of the Albanian-American community, they are unique role models for future generations, because they never sought self-interests. Mr. Përndocaj’s virtuous character and courageous spirit were on full display as recently as March 3, 2018, when, in the face of hypocrisy and cowardice, he publicly tore up a “letter of appreciation” from a disgraced diplomat in the presence of his silent supporters who wished Mr. Përndocaj would just shake hands and sit down.

Indeed, when the son of Mirdita refuted baseless claims that Dr. Buçaj wrote an anonymous letter replete with discrediting facts, the son of Enver Hoxha’s lawman unveiled his true colors by verbally assaulting the 80-year-old activist whose integrity is impenetrable and word unbreakable. Unfortunately, the fracture within the oldest Albanian American organization, caused by the communist party’s byproduct and his phony patriots, weighed heavily on Mr. Përndocaj’s heart. However, after well over a half-century of an unbendable bond, Dr. Buçaj, most assuredly, comforted his confidante with one final, whispered message. Evidently, the message was received, for Mr. Përndocaj peacefully departed this world roughly 48 hours later surrounded by the affection of his devoted son and daughter in the loving arms of his beloved bride.

Returning to the car ahead of the long trip home, Dr. Buçaj lamented aloud, “even after all the praying I’ve done for his recovery, I think that’s the last time that I will see him alive.”

-VATRA Washington DC

Richard Grenell në Twitter për manifestuesit në Bjellorusi: Bjellorusi, ne e mbështesim trimërinë dhe luftën tuaj!

 

voal.ch – Richard Grenell, i ngarkuari i Shtëpisë së Bardhë për të ndërmjetësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë,  rishpërndan në Twitter një video të zvkryeredaktorit të Bild Paul Ronzheimer ku shfaqen demonstruesit në Bjellorusi që protestojnë kundër diktatorit Llukashenko. Në tweet-in e Paul Ronzheimer shkruhet: Policia u thotë protestuesave: “Të dashur qytetarë, është një takim masiv i paautorizuar…” Por populli nuk do që t’ja dijë, nuk ia ndin fare, edhe rruga që të çon në shesh është e mbushur plot.

Sipër videos, Richard Grenell shkruan: Belarus! We support your courage and fight! Bjellorusi! Ne mbështesim trimërinë dhe luftën tuaj!

 

 

Konferencë me rastin e 100 vjetorit të Arshi Pipës nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit

100 vjetori i lindjes së Arshi Pipës një personalitet i kulturës shqiptare, u kremtua përmes një konference në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, ku referuan njohës së mirë të veprës së tij, si studiuesi Primo Shllaku, Leka Ndoja, profesori Hektor Çiftja, botuesja e “Princit” Irena Buzi.

I pranishëm ishte dhe nipi i Pipës Plator Kalakula.

***
Së shpejti do të vijë në një libër “Letërkëmbimi CAMAJ-PIPA, 1959-1992”. Vepra përmban një letërkëmbim gati gjysmëshekullor mes dy prej personaliteteve më të shquara e më ndikuese në letrat shqipe në diasporën antikomuniste shqiptare si dhe në jetën publike të këtyre viteve demokraci: Arshi Pipës dhe Martin Camajt.


Send this to a friend