VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Komentet

Si po shpopullohet nga shqiptarët Medvegja, 3000 emra u zhdukën në 5 vjet (VIDEO)

Në 100 vitet e fundit numri i shqiptareve në Medvegjë, në Serbinë jugore, është rrudhur ndjeshëm, aq sa, tashmë, flitet për shpopullim. Shpërnguljet e mëdha qe nisen me Kongresin e Berlinit, vijuan më 1912 dhe gjate dy Luftrave Botërore. Ne ditet tona, qyteti i shqiptareve po humb përcaktimin etnik duke rrudhur kufijtë e shtrirjes se identitetit tonë ne Ballkan.

Hamdi Ferati, mesues nga fshati Dukat në Medvegjë thotë se Ikjet me dhunë nga Medvegja nisën që nga 1878.

Por hemorragjia më e madhe e shqiptarëve në zonë, është më e vonshme dhe pothuaj shteruese.

Sipas sipërmarrësit Muharrem Salihu, tragjedia e shqiptarëve në Medvegjë me 1999.

“Shpërngulje masive dhe shqiptarë të paregjistruar” thotë Salihu.

Për të ikurit gjate luftës së Kosovës, nuk u kujdes më askush, madje, as shteti ame dhe per Salihun, as ndërkombëtarët.

Salihu thotë se “Pas luftës u sabotuan ata që donin te kthehen”.

Sipërmarrësi Muharrem Salihu, e ndan tashme jetën e tij mes Venecias ku jeton e punon dhe Medvgjes ku ka lindur. Rikthimi në vendin amë, për të, eshte çështje jetike, për shqiptarët. Pas ikjeve të mëdha, shqiptarëve të Medvegjes iu janë mohuar adresat dhe ky është hapi i fundit i shpopullimit.

Salihu vëren se “Pasivizimi i adresave, është fenomen i ri ne Serbi. Keqinterpretohet ligji dhe shqiptarët trajtohen si të huaj”.

Pasivizimi i adresave nënkupton që shqiptarët e ikur nga Medvegja, gjatë luftës së Kosovës ose më pas, nuk gëzojnë me një adresë në vendlindjen e tyre nëpër Medvegjë, çka çon automatikisht në rrudhjen e numrit të tyre. News 24 ka udhëtuar drejt Medvegjes për të marrë dëshminë e nje shpopullimi modern e ne kohe paqeje.

” Pasivizimi i adresave spastron territorin nga shqiptarët. Para pasivizimit të adresave ishin metoda të tjera.

80% të shqiptarëve ju janë fshirë adresat nga sistemi. Për rikthimin e adresave përbën vështirësi zbatimi i ligjit” shton Salihu.

Ajo që përndryshe do të ishte një proces normal vështirësohet së tepërmi nga mënyra e zbatimit të ligjit. Shqiptaret që duan te rimarrin adresën që në fakt nuk e kanë lënë kurrë, përballen me disa pengesa.

“Kur vijnë të kërkojnë adresën, ju bëhet një refuzim e zvarritje që i bën të ikin.

Shqiptarëve në Serbi u mohohet adresa prej vitesh herë më pretekstin që nuk keni kushte jetese e herë me pretekstin që nuk ju gjetëm në banesë kur erdhëm për verifikim”.

Pasivizimi i adresave për shqiptarët e Medvegjes është një dukuri e dekadave të fundit. Janë të shumta familjet që përballen me fshirjen e adresës së një prej anëtarëve. Çështja tashmë po ndiqet në disa mënyra.

“Kemi çuar 20 raste adresash në gjyq në Serbi. Pasivizimi i adresave është çuar si çështje edhe në Komisionin e Venecias sepse shqiptarëve me këtë mënyrë u është mohuar e drejta e votës”, thotë Salihu.

Nuk është e qartë se sa është numri real i banorëve shqiptarë në Medvegjë, por përllogaritjet mund të jenë tregues të qartë të efekteve të rrudhjes.

“Në 5 vite munguan në lista me shumë se 3 mijë veta. Të gjallët de facto po bëhen të vdekur de jure. Llogariten rreth 8 mijë shqiptarë në Medvegjë”, thekson Salihu.

Ai është cilësuar herë si Don Kishoti e herë si Mohikani i fundit, per shkak te angazhimit që ka marrë për ndërgjegjësimin ne rajon dhe ne institucionet ndërkombëtare per shpopullimin e Medvegjës nga shqiptarët.

” Është bërë mjaftueshëm për të kuptuar problemin por prapë nuk do reshtim” thotë ai.

Medvegja nuk është më vetëm kufiri i fundëm i shqiptarëve me shqiptarët. Rrudhja e numrave etnik është më shumë se kaq. Qyteti që përbën zgjatimin tonë më të largët, është një zonë e lakmueshme ekonomike.

Sipas Muharrem Salihut, “Medevegja është vazhdim i pasurive minerale të Kosovës që gjenden shumë lehtë. Po ashtu, ka miniera dhe ujëra termale që janë pasuri e madhe.

Vetëm Banja e Sinjarines, ka 26 lloj ujrash dhe një burim gjeotermie”

Si Oskar Shnidler që me fabrikën e tij gjatë Luftës së dytë botërore, shpëtonte hebrenjtë nga përndjekja naziste, edhe Muharrem Salihu, përmes një fabrike tekstili që ka hapur në Medvegjë, rreket të mbajë gjallë ekonominë dhe të punësojë shqiptarë, që si të papunë do detyroheshin te iknin.

“Fabrika dhe çdo investimet mundet të ndihmojnë banorët. Në shumëEmënyra është tentuar izolimi total i Medvegjës që banorët mos të kenë arsye të rrinë”, thotë Salihu ndërsa Mësuesi Ferati shton se Shqiptaret kanë humbur arsyet për të qëndruar.

Ndikimi i Salihut në qarqet politike, ekonomike, diplomatike dhe kulturore ka qenë i madh. Duke e kthyer në mision mbrojtjen e të drejtave te shqiptareve në Medvegje, ai e ka kthyer në çështje pasivizimin e adresave.

Salihu kujton se pas Vizites së presidentit shqiptar Meta në zonë erdhi presidenti serb Vucic dhe pas ish ministrit shqiptar Gent Cakaj erdhën 5 ministra serbë.

Një prej shkaqeve që kanë çuar në këtë situatë eshte doemos si kudo, perçarja. Per Salihun, partite e shumta politike, kane bere dem.

“Partitë shqiptare në Serbi kanë heshtur për adresat. Në Luginën e Preshevës ka 7 subjekte politike. një parti politike do ishte pak, tri shumë. Kanë heshtur dhe janë përdorur”, vëren ai.

Shnidleri i shqiptarëve që u vleresua nga presideti Meta me titullin Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut, për fushatën dhe ndergjgjesimin e faktorit politik e diplomatik mbi pasivizimin e Adresave, beri që çështja e Medvegjës të artikulohej në takime të ndryshme deri edhe në presidencë. Edhe Salihu, endet zyrave të huaja me lista në duar për të shpëtuar shqiptarët e ikur.

Muharrem Salihu thekson se “Nuk jam vetëm në këtë betejë. Bashkë mund ta fitojmë. Nëse humbasim në Medvegje, kjo do të vazhdojë në tërë Luginën e Preshevës”.

Lista e Salihut, është lista e mbijetesës që i ka shenjuar shqiptaret ne çdo kohë. Për të, Venecia është një qytet, ndersa Medvegja qyteti i tij. Ndaj ecejaket mes Venecias, Shkupit, Prishtinës e Tiranes janë ecejaket për të qëndruar, aty, ku kishim qenë, duke ruajtur kulturën, traditat dhe gjuhën. Por së pari duhet një adresë. Jemi në kohë paqeje, luftrat janë krejt moderne.

Pence: Kushtetuta amerikane ma ndalon ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve

 

Mbështetësit e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, hynë të mërkurën në ndërtesën e Kongresit, derisa ligjvënësit ishin mbledhur për të konfrimuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Senati shkoi në pauzë, ndërsa disa anëtarë të Kongresit u evakuuan në zyrat e tyre.

Një grua raportohet se është qëlluar.

Nënpresidenti Mike Pence, i cili po mbikëqyrte sesionin e përbashkët të Kongresit, u pa duke u larguar nga sigurimi.

Trump, përmes një postimi në Twitter, bëri thirrje për qetësi.

“Kërkoj nga të gjithë në (ndërtesën e) Kapitolit të SHBA-së, të qëndrojnë të qetë. Jo dhunë! Mos harroni, ne jemi Parti e Ligjit dhe Rendit – respektoni Ligjin dhe burrat dhe gratë tona të shkëlqyera në blu. Faleminderit!”, shkroi Trump në Twitter.

Kryetarja e Uashingtonit, Muriel Bowser, shpalli shtetrrethim mbarëkombëtar, i cili do të hyjë në fuqi nga ora 6 pasdite (sipas kohës lokale) deri në 6 të mëngjesit.

Më herët, edhe kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan, Ronna McDaniel, tha se “nuk ka vend për dhunë në politikën tonë, pavarësisht nga cila anë jeni”.

Mbështetësit e Trumpit marshuan drejt ndërtesës së Kongresit, ku u përballën me policinë, pasi presidenti iu drejtua atyre gjatë ditës.

“Ne kurrë nuk do të dorëzohemi”, u tha Trump turmave.

Pamjet televizive të disa transmetuesve amerikanë tregojnë protestues brenda dhe jashtë ndërtesës së Kongresit, si dhe arritjen e forcave shtesë të policisë.

Mbështetësit e Trumpit jashtë ndërtesës së Kongresit, 6 janar, 2021.

Certifikimi i rezultatit zgjedhor – hapi i fundit zyrtar përpara inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, më 20 janar – është normalisht një procedurë rutinore, por këtë vit u shndërrua në debat të ashpër, pasi një grup republikanësh e kundërshton certifikimin në disa shtete.

Së paku 14 senatorë republikanë dhe rreth 140 anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë thënë se do t’i sfidojnë rezultatet e disa shteteve. Por, ky vendim i i ka ndarë edhe vetë republikanët.

“Votuesit, gjykatat, shtetet – të gjithë kanë folur. Nëse i tejkalojmë ata, ne do ta dëmtojmë republikën tonë përgjithmonë”, tha Mitch McConnell, pasi republikanët .

Nënpresidenti aktual, Mike Pence, tha se roli i tij “kryesisht ceremonial” në seancën e sotme të Kongresit, nuk e lejon atë që ta ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve dhe fitoren e Bidenit.

Në një deklaratë me shkrim, Pence tha se është gjykim i tij që Kushtetuta amerikane e ndalon atë ta bëjë një gjë të tillë.

“Presidenca i përket popullit amerikan dhe vetëm atij”, tha Pence.

Kolegji Zgjedhor – sistemi i përdorur për të zgjedhur presidentin e SHBA-së – e ka konfirmuar fitoren e Bidenit në muajin dhjetor.

Ligjvënësit republikanë planifikojnë t’i kundërshtojnë votat elektorale në së paku gjashtë shtete – Arizona, Xhorxhia, Nevada, Miçigen, Pensilvani dhe Uiskonsin.

Përpjekja e republikanëve nuk ka pothuajse asnjë shans për ta parandaluar Bidenin që të marrë detyrën më 20 janar, sepse demokratët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe mjaft republikanë e kundërshtojnë përpjekjen.

Përgatiti: Valona Tela

(Video) Lamtumirë Gerry Marsden, autori i himnit të Liverpool-it – “You’ll never walk alone”

Probleme me zemrën, vdes këngëtari i njohur.  Vdiq këngëtar i “You’ll Never Walk Alone”.

Këngëtari Gerry Marsden, kantautori i “You’ll Never Walk Alone” që u bë një himn për klubin e tij të lindjes në Liverpool, ka vdekur në moshën 78 vjeç.

Shoku i tij Pete Price tha të dielën se këngëtari vdiq pas një sëmundje të shkurtër.

Tri single të parë të Gerry & The Pacemakers arritën në numrin Nr.1 në Listat Zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Price tha se shoku i tij vdiq pasi pati problem me zemrën.

(Video) Zëri i Amerikës: Historiani Romeo Gurakuqi hedh poshtë njoftimet për lidhje të tij me Sigurimin famëkeq të Shtetit

Ilirian Agolli

Në Shqipëri, historiani i njohur Romeo Gurakuqi hodhi poshtë njoftimet për lidhje të tij me Sigurimin famëkeq të Shtetit gjatë diktaturës komuniste.

Profesor Gurakuqi është një nga autorët më të njohur, që po shkruajnë mbi historinë e Shqipërisë gjatë shekullit të kaluar, duke shmangur falsifikimet e historiografisë së regjimit komunist dhe po ndriçojnë krimet e diktaturës.

Historiani Gurakuqi, ish-deputeti i Partisë Demokratike të opozitës, ka paditur në gjykatë për shpifje dhe dëmtim të figurës ish-Presidentin e Republikës dhe ish-ministrin e brendshëm, Bujar Nishani, pas komenteve të këtij të fundit në rrjetet sociale mbi lidhje të mundshme me Sigurimin famëkeq të Shtetit.

Profesor Gurakuqi përgënjeshtron gjithçka nga mjediset e Autoritetit mbi Informimin mbi Dokumentat e Sigurimit të Shtetit, ku sot mori për herë të tretë një vendim mbi pastërtinë e figurës së tij në raport me regjimin komunist, pas një verifikimi kapilar në gjithë burimet e të dhënave të diktaturës komuniste.

“E gjithë mjegulla e hedhur në opinionin publik kundër personit tim dhe njerëzve të familjes sime nga ish – presidenti i Republikës përbën një shpifje të mirëfilltë, një përpjekje për të më dëmtuar imazhin, shantazh kundër personit tim. Rasti është flagrant dhe përbën skandal të paprecedent në jetën publike të Shqipërisë së 30 viteve të fundit, që nuk mund të kalohet lehtë, as nga unë as nga organet e drejtesisë dhe ligjit të Republikës së Shqipërisë” – deklaron zoti Gurakuqi.

Një natë para Krishtlindjes zyrtari i lartë i Partisë Demokratike, ka aluduar në rrjetet sociale se profesor Gurakuqi ose një a dy pjesëtarë të familjes së tij, kanë qenë pjesë e informatorëve të Sigurimit të Shtetit, duke publikuar edhe numra kartelash, dosjesh dhe pseudonime agjentësh.

Ai thotë se nuk mund të heshtë dhe nuk mund të pranojë njollosje të tilla dashakeqe, pas 3 dekadash kur gjithë klasa politike e tranzicionit nuk pranoi të hapë dosjet e Sigurimit famëkeq.

Sipas ligjt, figura e tij është verifikuar edhe dy herë të tjera më parë, edhe para se të bëhej deputet edhe para se të konkurronte për anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Krahas shpifjes dhe dëmtimit të imazhit, procesi gjyqësor mund të përfshijë edhe një seri ligjesh, që kanë të bëjnë me sekretin shtetëror, të dhënat personale dhe mbi policinë e shtetit, ngaqë përmenden emra të tjerë pa lidhje me familjen Gurakuqi, pa përmendur edhe intrigat partiake në radhët e opozitës.

Zoti Gurakuqi thotë se do ta çojë deri në fund përpjekjen e tij së pari për të vërtetuar pastërinë e tij, së dyti për t’i dhënë fund praktikës së përbaltjes pa të drejtë të figurave publike, për të frikësuar ata dhe për t’u ndërprerë karrierat e tyre, për t’u hapur rrugën ca të tjerëve.

Ai tha se “kurrë nuk do isha afruar në dyert e parlamentit shqiptar si deputet nëse gjyshi, babai apo ai vet të kishin një pikë të zezë në jetën e tyre, që i lidhte me diktaturën”.

Historiani Romeo Gurakuqi është autor i një serie studimesh dhe botimesh mbi historinë e Shqipërisë, që hedhin poshtë historiografinë e deformuar të diktaturës komuniste.

Ai ka dhënë një ndihmesë të konsiderueshme në ndriçimin e ngjarjeve tragjike të Shqipërisë nga fillimi i shekullit të kaluar dhe gjatë regjimit komunist, të cilat janë fshehur qëllimisht për shumë dekada.

Video- Joe Biden bën live vaksinën anti-Covid, jep mesazhin e parë: Është thjesht e mahnitshme!

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden, ka bërë live vaksinën kundër koronavirusit. Ai është vaksinuar këtë të hënë, ku siç shihet dhe në video, në krah të tij qëndron bashkëshortja Jill Biden.

Presidenti i zgjedhur është vaksinuar në spitalin ChristianaCare dhe injektimi i është bërë nga Tabe Masa, infermiere dhe drejtuese e Shërbimeve Shëndetësore të Punonjësve.

“Ajo që unë dua të them është se ua kemi shumë borxh këtyre njerëzve. Shkencëtarët dhe njerëzit që e bënë këtë të mundur, punonjësit e vijës së parë, njerëzit që ishin ata që në të vërtetë bënë punën klinike, kjo është thjesht e mahnitshme. Do të doja të kishim kohë për të shkuar në të gjithë spitalin për të parë sa të zënë dhe të pabesueshëm që jeni të gjithë. Dhe ju detyrohemi shumë”, ka thënë Biden pasi ka bërë vaksinën.

www.facebook.com/watch/?v=891475321252082

VIDEO – Nga Gaz Demi te Ervin Mata, publikohen emrat e oligarkëve që Rama u betua që do t’i zhdukte

Nga Gaz Demi te Ervin Mata, publikohen emrat e oligarkëve që Rama u betua që do t’i zhdukte

 

“Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria”, emocionon Vjosa Osmani: Gjyshi vdiq nga serbët, xhaxhai u varros së gjalli nga regjimi i Enver Hoxhës

“Të punojmë bashkë të gjithë si dy shtete sovrane me dy flamuj por me një shpirt që kurrë nuk ka mundur askush ta mposhtë. Populli më paqedashës, më proevropian e më proamerikan dhe t’i tregojmë botës mbarë se ne mund dhe do t’ia dalim”.

Këto ishin disa nga mesazhet e fjalës së presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani gjatë vizitës në Parlamentin Shqiptar ku mbajti një fjalim të qartë dhe të fortë.
Osmani përmendi dhe traun mes dy vendeve, duke theksuar se në kohën e integrimit europian vendosja e çfarëdo barriere komunikimi mes dy vendeve tona është kundër frymës së lëvizjes së lirë dhe forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore e ndërshqiptare.

Ndërkaq Osmani ka treguar dhe një pjesë të historisë së saj familjare, për gjyshin që vdiq nga torturat në burgjet serbe dhe vëllain e tij që u varros për së gjalli nga regjimi i Enver Hoxhës.

“T’i kthejmë dallimet tona në forcë për t’i shtyrë shtetet tona përpara. Kosova zonja e zotërinj nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria. Në kohën e integrimit europian vendosja e çfarëdo barriere komunikimi mes dy vendeve tona është kundër frymës së lëvizjes së lirë dhe forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore e ndërshqiptare. Na lini të vijmë siç deshën të parën tanë, ashtu siç duam ne dhe siç do duan dhe fëmijët tanë.
Eruditi ynë i madh, Faik Konica thoshte në 1898, ‘të përpiqemi me të gjitha forcat tona, të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë ta duan Shqipërinë jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari’. Ju ftoj që të punojmë që edhe flamuri i Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur e sovran për të cilin u bë luftë e drejtë çlirimtare të valojë në Kombet e Bashkuara dhe në NATO krahas atij të Shqipërisë dhe të ecë me hapa të sigurt drejt anëtarësimit në BE.
Përgjatë historisë sonë shumë familje janë ndarë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Të tillë e kishte fatin dhe familja ime. Gjyshi im, babai i nënës sime kishte përjetuar tortura të tmerrshme në burgjet e regjimit serb dhe në fund kishte vdekur nga ato tortura, ndërsa xhaxhai i nënës sime, vëllai tjetër Sulejman Vuçiterna, kryetar i Akademisë Ushtarake këtu në Shqipëri, kishte mbetur në Shqipëri, por u varros për së gjalli nga regjimi i Enver Hoxhës. Kjo histori e dhimbshme e ndarjes së familjeve, por e vuajtjeve në të dyja anët e kufirit është historia e mijëra familjeve shqiptare. Lë të jetë guximi i tyre, dhe i secilit shqiptar për t’u thënë jo regjimeve të dhunshme, regjimeve shtypëse udhërrëfyes për secilin prej nesh në rrugën tonë drejt demokracisë së konsoliduar e drejt një Kosove dhe një Shqipëria ku rinia jonë krenohet me vendimet që i marrim ne, si përfaqësues të tyre të zgjedhur. Ju falënderoj për mikpritjen në shtëpinë tonë të përbashkët”, deklaroi Osmani.

Vjosa Osmani nga Kuvendi: Shqipëria, ëndrra jonë e përbashkët. Kosova s’mund të shpërblejë Serbinë me territore (video)

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani nga foltorja e Kuvendit deklaroi se Kosova nuk mund të shpërblejë Serbinë me territore, ndërsa akuzoi këtë të fundit për gjenocid.

Osmani tha se Shqipëria ëndrra jonë e përbashkët e qytetarëve kosovarë.

“Faleminderit! Është kënaqësi e veçantë që të bëj këtë në shtetin e shqiptarëve që ka dhënë kaq shumë për kulturën. Ndër i madh të flas si për vendin tim. Shqipëria është jo vetëm atdheu i bashkëvëllerve dhe bashkëmotrave tona, është atdheu i përbashkët, vatra që ëndërronim të jetonim. U bë vatra jonë, që na mbajti gjallë ne dhe shpresën për liri. Ju jemi mirënjohës përjetë. Sot kur unë gjendem para jush lidhjet shpirtërore po thellohen. Shqipëria dhe Kosova po ecin krah njëra-tjetrës. Sot duhet të kujtojmë të kaluarën e përbashkët, se këtu na solli sakrifica e një populli të tërë. Sot, do të flas me këtë gjë dhe do të kërkoj që historia e Kosovës të mbahet mend dhe të rikujtohet që t’ja njohim vlerën. Pavarësia e Kosovës ka vulosur fatin tonë dhe të popujve në të gjithë Ballkanin. Historinë ne e kemi në krah. Këtë rrugëtim ne e bëmë me miqtë tanë. Qëndruan krah nesh që nga dita e parë e çlirimit. Si e para grua ë detyre dua të thërras gratë që t’i ndjekin synimet e tyre e se ëndrrat mund të njehsohen. Një ditë të gjitha ato do të jenë aty ku duhet dhe ku e meritojnë. Sikurse çdo shtet tjetër dhe Kosova dhe Shqipëri do të jenë aty ku e meritojnë kur 50 % të jetë aty ku duhet. Vullneti i Shqiptarëve të realizohet. Të kujtojmë 13 mijë të rënët për liri. Dialogu i Serbisë është ende i pambyllur do dialogojmë vetëm për njehsimin. Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territorin e saj. Serbia duhet të pendohet të kërkojë falje dhe të dënohet dhe jo të shpërblehet. Kjo duhet thënë me zë të lartë. Thirrje Kuvendit që t’i bashkohet Kuvendit të Kosovës. Ne duhet t’i bashkojmë përpjekjet tona për viktimat që i shkaktoi Serbia. Drejtësi për fëmijët e vrarë, për motrat e nënat e dhunuara, Drejtësi! Kosovës nuk mund t’i kërkojë që të japë më shumë. Kosova ka dhënë më shumë se askush, ka dhënë mbi 1 mijë fëmijë. Kemi detyrë kombëtare, por mbi të gjitha detyrë morale, që meqë punojmë për një hapje të kapitullit të ri, ta lexojmë dhe ta mësojmë kapitullin që qëndron para nesh, që t’i qëndrojmë pranë njëra-tjetrës, si dy motra. Ky kapitull na mësoi se Serbia nuk ka ndryshuar dhe duhet të jemi bashkë për të ndalur frymën e urrejtjes.”, tha Osmani.

Po ashtu, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se Komisoni i Posaçëm do të japë një vendim të drejtë.

“Mbështesin UÇK-në, ata që janë në anën e drejtë. Keni gjithë mbështetjen e solidaritetin tonë. Komisioni posaçëm ka nisur nga puna dhe do të nisë shumë shpejt për një vendim. Jam i bindur që në emër të UÇK do të dimë të mbrojmë drejtësinë dhe dinjitetin e kësaj ushtrie, në shërbim të popullit të vet.”, tha Ruçi.

Publikohen pamje nga beteja e Pashtrikut, ku ra Mujë Krasniqi dhe 41 ushtarë të tjerë

Sot bëhen 22 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar.

Beteja e famshme e Pashtrikut, afër kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë u bë më 14 dhjetor të vitit 1998 ku u vra komandant Mujë Krasniqi dhe 41 ushtarët e tij derisa po sillnin armë për në Kosovë.

Ata kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut.

Gjatë luftimeve të pabarabarta të zhvilluara në borën e dhjetorit, veç dëshmorëve të rënë, u plagosën edhe dhjetëra luftëtarë, ndërsa disa luftëtarë u zunë rob lufte, por pas një aksioni të zhvilluar nga luftëtarët e UÇK-së 8 ushtarë të ushtrisë serbe ishin kapur nga luftëtarët e UÇK-së dhe me ndërmjetësimin e OSBE-së u bë këmbimi i ushtarëve të të dyja palëve.

Në pamjet e asaj kohe që ka siguruar Magazina.al, e që ishin xhiruar nga ushtarët e UÇK-së, shihen trupat e dëshmorëve që kishin marrë pjesë në këtë betejë.

https://video.gjirafa.com/untitled-design-mp4-2

Tension para Kryeministrisë, pasi i vunë flakën, protestuesit rrëzojnë pemën e Krishtlindjes (VIDEO)

Protestuesit për vrasjen e Klodian Rashës, pasi tentuan ta rrëzonin e me sa duket nuk mundën, në këto momente i kanë vënë flakën pemës së Krishtlindjes, e vendosur para derës hyrëse të godinës qeveritare.

Protestuesit shfaqen të irrituar dhe mes turmës dëgjohen thirrjet: “Poshtë diktatura”, “hiqini kapelet” drejtuar policëve.

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, të rinjtë sulmojnë dritaret e ministrisë, lëndohet edhe një polic (video)

Sërish tensione në protestën përpara ministrisë së Brendshme. Të rinjtë nisin të sulmojnë institucionin.

Ata shihen me sende të forta në duar teksa godasin grilat e dritareve të ministrisë së Brendshme.

Në këto momente, gazetari Erion Skëndaj raporton se është lënduar edhe një polic.

Zemërim për vrasjen e Klodian Rashës, protestuesit tentojnë të rrëzojnë pemën e Krishtlindjes para Kryeministrisë

Pas ministrisë së Brendshme disa prej protestuesve u zhvendosën për tek Kryeministria.

Zemërimin për vrasjen e Klodian Rashës nga një polic, të rinjtë duket se po e nxjerrin me pemën e Krishtlindjes e vendosur në hyrje të godinës qeveritare.

Ata janë parë teksa kanë tentuar ta rrëzojnë pemën, por më pas janë tërhequr.


Send this to a friend