VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Video e plotë – Debati më i famshëm politik i Fatos Nanos dhe Sali Berishës

By | July 13, 2018

Komentet

“Me studentët”- Të rinj shqiptarë në Botë solidarizohen me protestën (video)

Jo vetëm qytetarët shqiptarë brenda vendit, lëvizja studentore e nisur këtë fillim dhjetori, ka prekur edhe bashkëmoshatarë të tyre, që studiojnë jashtë.

Në një video montazh të përgatitur të rinj shqiptarë që studiojnë jashtë vendit, kanë shprehur mbeshtëtjen e tyre për studentët të cilët prej 11 ditësh kanë bojkotuar auditorët, dhe janë në protestë para kryeministrisë, të vendosur deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“ Popujt që harrojnë historinë e tyre, janë të destinuar ta përsërisin atë. Të gjithë ne duam t’ju falënderojmë për këtë rifreskim kujtese. Ju falenderojmë që na kujtuat se përveç largimit, ekziston edhe mundësia e instituarit për të drejtat e gjithsecilit. Tuajat! E që sot mund të ishin tonat. Ju falënderojmë që na kujtuat se sa shumë mund të luftosh për vendin ku ke lindur.” -thuhet në video mesazh, ndërsa pas tij, të rinj shqiptarë me pankartën “Me studentët”  shprehën mbështetjen ndaj tyre.

(Video) Endri Shabani, doktoranti i Oksfordit bën këtë analizë me zgjidhje të situatës që mbretëron sot në Shqipëri! Mos e humbni dhe shpërndajeni!

Endri Shabani, doktoranti i Oksfordit, bën një argumentim të plotë të asaj që po ndodh këto ditë në Shqipëri dhe në fund ofron një rrugëdalje.

Çantën e mbushur me mina e heroinë, si u kap 52-vjeçari në Lezhë (video)

LEZHE

Katër mina me telekomandë si dhe rreth 130 gram lëndë narkotike e fortë Heroinë janë sekuestruar si pjesë e operacionit ” Trotyl”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi : – A.N. 52 vjeç, banues në Elbasan ( i dënuar më parë ).

Në qytetin e Lezhës,ai u kap me çantën sportive, brenda së cilës kishte fshehur 4 mina për shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 130 gram lënde e dyshuar narkotike e fortë Heroinë.

Veprat penale në ngarkim të tij ” Trafikim i lëndëve plasëse ” dhe ” Prodhim e shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 282/a dhe 283 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

(Video) Zëri i Amerikës: Nju Jork, Misioni i Kosovës nderon organizata dhe media shqip

Shefja e misionit të Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija nderoi disa organizata dhe individë për atë që ajo e cilësoi si mbështetje që ata i kanë dhënë shtetit të Kosovës në dekadën e parë të ekzistencës së tij.

Në ceremoni u nderuan dy organizata të diasporës, që punojnë për fuqizimin e rolit së gruas në shoqëri: Organizata e grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi” dhe “Hope and peace” – “Shpresë dhe Paqe”; organizata Apen, për kontributin në përkrahjen e profesonistëve të rinj.

Misioni i Kosovës nderoi disa individë nga fusha e gazetarisë: Halil Mula, korrespondent i RTV21 të Kosovës, gazetari Beqir Sina; Adem Belliu, i televizionit “Kultura Shqiptare”, Dalip Greca, kryeredaktor i gazetës “Dielli” dhe Vehbi Bajrami, botues i gazetës “Illyria”.

Mes atyre që u nderuan ishte edhe Zëri i Amerikës. Zonja Sahatqija i dha këtë koment koleges sonë Laura Konda:

“Një vend të posaçëm ka Zëri i Amerikës, edicioni shqip; duke patur parasysh që është një medium që ka qenë afër shqiptarëve për një kohë shumë të gjatë, ne që jemi nga Kosova, kemi kujtimet prej kohës kur Kosova ishte e okupuar dhe kur Kosova nuk kish zë, nuk dëgjohej. Zëri i Amerikës në atë kohë ishte zëri ynë, ishte shpresa jonë në atë kohë pa shpresë.”

Zonja Sahatqija tha se Zëri i Amerikës, vazhdon të jetë burim i lajmeve të sakta dhe një zë i respektuar dhe i besueshëm nga Amerika, miku i madh i Kosovës.

Misioni i Kosovës nderoi gjithashtu zotin Ed Hammel, themelues i grupit KAEF – Fondi Amerikan i Arsimit në Kosovë dhe Richard Lukaj, për kontribut në hapjen e Universitetit Amerikan në Prishtinë.

 

 

Tensione mes studentëve dhe policisë tek Kryeministria (Video)

TIRANE

Momente tensioni mes studenteve dhe policisë tek Kryeministria. Mësohet se policia nuk ka lejuar ngrohëset prej gazi, çka ka shkaktuar reagimin e studentëve.

Në një video të siguruar nga gazetari Erjon Skëndaj për “BalkanWeb” shihet se  studentët thërrasin në kor “turp, turp”.

Policia ka bllokuar ngrohëset prej gazi, ndërsa studentët shprehen se do vijojnë të qëndrojnë edhe sonte para Kryeministrisë pavarësisht temperaturave të ulëta.

“Punonjësit e policisë na penguan, këtu është bërë një shtetrrethim, te kjo rruga kam numëruar 10 policë, janë shtuar forcat e policisë kudo. Nuk plotësuan procervebal për ata që morën. Nuk tërhiqemi nga qëndresa jonë natën. Kryeministri mund të deklarojë çfarëdolloj gjëje në media, por ky është realiteti”- shprehen studentët të cilët janë në ditën e 10 të protestës së tyre.

Teksti i plotë i bisedës – Studenti i verbër i ulet përballë Edi Ramës: A i mbyll dot sytë për dy minuta?!

Në studion e Opinion, përballë kryeministrit është ulur një djalë i verbër, student që prej 9 ditësh i është bashkuar protestës.

“Pse nuk po e zbatoni ligjin zoti kryeministër. Çfarë do ndodhë me ne?”, i është drejtuar ai Edi Ramës.

Ja si i përgjigjet Rama… (përballja e plotë mes tyre):

Kryeministri Edi Rama ka biseduar me një student të juridikut me aftësi të kufizuar teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”.

Shefi i qeverisë deklaroi se qeveria e tij do t’i paguajë tarifat për të gjithë të verbrit, ndërsa studenti me aftësi të kufizuara  i kërkojë llogari se pse përmend fjalën “qorr” në publik.

Rama në përgjigjen e tij tha se këtë e ka përdorur duke iu referuar pedagogut Arlind Qorri dhe nuk ka asnjë lidhje për etiketimin e të verbërve.

Biseda me tyre:

Rama përballë të verbrit: Qeveria e garanton studimin falas deri në sistemin master. Më pas në studimet master janë universitetet që vendosin.

Studenti: A jeni në dijeni se sa letra i kemi çuar që nga maji ministres Nikolla që të bëhet falas arsimi për ne?

Rama: Kam përmendur emrin e një personi që e ka mbiemrin qorri. Ai është një emër i respektuar.

Studenti: Unë studioj për drejtësi për Bachelor. Unë studioj në privat, por  u interesova në shkolla private dhe fillova me bursë 100 përqind.

Rama: Kur unë kam ardhur në qeveri, asnjë fëmijë me aftësi të veçanta nuk kishte asnjë mësues, por sot këtë numër e kemi çuar në 700  mësues. Statusi i veçantë nuk iu jep juve të drejtë pa edukatë. Jeni student, që nesër do ta ushtrosh. Dëgjoj shumë më keq se kaq. Inati i mbetet atij që e ka. Ajo që unë dua të diskutoj. Të gjithëve ju tarifën do ua paguaj shteti. Mos çoni letra, drejtohuni tek platforma Shqipëria.al

Edmond Tupja: Tërheqja e procedimit penal, vepër e Ramës. Ministri të më kërkonte falje

Për profesorin Edmond Tupja, procedimi penal ndaj tij lidhur me pjesëmarrjen në protestën e studentëve dhe më pas tërheqja e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, tregon se ka pasur një situatë të turbullt dhe të paqartë që nuk ka funksionuar në radhët e Policisë së Shtetit.

I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës”, profesor Tupja thotë se është gjendur i habitur kur ka mësuar lidhur me procedimin penal që policia kishte bërë ndaj tij dhe 24 protestuesve të tjerë.

Sipas tij, deklarata e Ministrit Lleshaj që e cilësoi procedimin penal një “fake news”, është në të vërtetë një tërheqje që ka ardhur me urdhër nga zyra e Kryeministrisë.

Duke u ndalur më tej tek procedimi penal, Edmond Tupja nënvizon se Ministri i Brendshëm apo qoftë edhe Drejtori i Policisë do të duhej ta kishte kontaktuar dhe kërkuar falje, nëse ky njoftim zyrtar i policisë është një lajm i pavërtetë.

Sa i përket protestës së studentëve, profesori thekson se ajo i ka ngjallur shpresë dhe frymën e protestës të gjithë shoqërisë shqiptare. Ndërsa sipas tij, kjo e ka vënë Kryeministrin në një pozitë aspak të lehtë.

Në fund ai i bën thirrje studentëve që të vijojnë protestën dhe të mos ndalen përpara asnjë presioni.

Tensione para kryeministrisë – Policia tenton të shpërndajë protestën e studentëve (VIDEO-FOTO)

Tensione në protestën e studentëve që po zhvillohet para kryeministrisë.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se, fillimisht përplasja ka lindur nga një zjarr që kanë ndezur studentet për tu bërë ballë temperaturave të ftohta. Fillimisht, policia nuk ka lejuar që aty të silleshin dru, që sipas studentëve, do shërbenin për ti vendosur në zjarr. Megjithatë, qëllimin e arritën protestuesit.

Ndërsa më tej, shtuan të njëjtat burime, efektivë të policisë u kanë thënë protestuesve të shpërndahen pasi protesta është e paligjshme.

Disa protestues, ndërkaq, janë shprehur se do ta kalojnë natën para kryeministrisë, meqë kryeministri Edi Rama nuk ka miratuar ende 8 kërkesat.

Studentët:T’i bllokojmë rrugën Kuvendit derisa të votojnë ligjin (video)

Ndërkohë që vijon seanca plenare në Kuvend, studentët kanë ngritur tonet për plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Nga jashtë godinës së Kuvendit, një nga të rinjtë e pranishëm në protestë ka kërkuar që t’i bllokojnë rrugën deputeteve.

“Unë kam marrë mesazhe kërcënuese nga fakulteti im dhe pedagogët e mi. Unë kam kushte për të paguar por dua të jem këtu. Rrënjët në Shqipëri janë shumë të kalbura. Nuk e di ku i kam shokët e mi sot, se kanë ikur nga Shqipëria, pse duhet të ikim edhe ne. Tani mbaron seanca, kush është t’i bllokojmë rrugën deri sa të votojnë ligjin tonë”, u shpreh ai.

Kujtojmë që sot studentët me libra e Kushtetutë në duar, nisën marshimin nga sheshi Nënë Tereza.

Kreyeministri Edi Rama nga ana tjetër është treguar i gatshëm t’i plotësojë 8 pikat studentëve, por me kushtin që të ulen në dialog.

Grupi Parlamentar i LSI i pranishëm në seancën plenare ka ngritur zërin për studentët, ndërsa tyre i është bashkuar edhe deputetja demokrate, Rudina Hajdari.

Me argumentin se është institucioni që vendos për ligjet, studentët kanë marshuar drejt Kuvendit. Nga policia nuk është kërkuar që mos tubohet por është kërkuar që të mbajnë distancë pasi është krijuar një kordon i dytë policor.

Nuk dihet nëse do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve, pasi varet nga numri i studentëve që do marrin pjesë në protestë.

(Video + Foto) Fundjavë e Serenatës Korçare në Uster me Ermira Babaliun Nga Ardian Murraj

Tingujt e muzikës qytetare korçare u bënë edhe njëherë gjallërues të shtunën, 8 Dhjetor për një takim të bashkëatdhtarëve në mjediset e Kishës Orthodokse Shqiptare “Fjetja e Shën Marisë”.

Qëllimi i mbrëmjes ishte grumbullim fondesh në dobi të Kishës së “Shën Gjergjit” në Dardhë nga vetë dardharët dhe dy organizatorët Franklin Zdruli e Dhimitri Skënde ftuan artisten e njohur Ermira Babaliu për të dhuruar buqetën e “serenatës korçare” tek të pranishmit.

Përshëndetjet u drejtuan nga At Mark Doku që theksoi se:

“Jam i gëzuar për të gjithë ju që jeni mbledhur sonte për të mbështetur grumbullimin e fondeve për Kishën në Shqipëri ku unë dhe Frankli folëm pak ditë më parë atë që për t’u mbledhur nuk duhet shumë, pak ushqim i mirë, një pije e dashur dhe disa instrumenta muzikorë e me miq të mirë për të kaluar një kohë të bukur dhe kjoo sigurisht e veçanërisht ndodh me ne shqiptarët. Unë jam i gëzuar që ju jeni mbledhur sonte dhe që jam vetë pjesëmarrës, … po përpiqem megjithese nuk jam sigurt se nëse do të dëgjoj disa kengë të hershme që i kujtoj prej kohës së fëmijërisë. Nuk do të flisja më tepër, por këngë si “O moj korçare”, dhe “krehi leshrat” apo “mora mandolinën”, që i thoshja me gjyshen… nuk e di nëse do të këndohen sot, por jam i sigurt se do të tingëllojnë të njohura për mua. Përsëri është gjë e madhe që jam mes jush dhe shpresoj se do të kalojmë mirë qe të gjithë. Veçanërisht edhe për ushqimin dhe falenderoj Franklin dhe organizatorët.”

Mbi serenatën, përtritjen e traditës Franklin Zdruli u shpreh:

“Mirëse erdhët. Mirëmbrëma në këtë serenatë korçare. Ju falenderoj pasi ju jeni korçarët që mbani traditat gjallë. Ju faleminderit ngado që vini, nga Stradford, nga Bostoni, Uster dhe Kënektikat si dhe Ermira nga Detroid.

Ju falenderoj bashkë me Dhimitrin dhe siç e kemi ne korçarët, ju faleminderit që jemi mbledhur në Kishën tonë Fjetja e Shën Marisë dhe për të bërë mirë dhe ndihmuar Kishën e Shën Gjergjit në Dardhë. Sot jemi mbledhur në këtë serenatë dhe kemi plot aresye që të festojmë sëbashku. Korçarët me traditën dhe kulturën e tyre kanë qënë mburoja e artë e thesarit të identitetit shqiptar që në djepin e lindjes dhe ne sot vazhdojmë që të jemi pjesë e këtij misioni.

Pavarësisht ruajtjes së besimit të krishterë, gjuhës traditave dhe zakoneve të të parëve, kudo ku korçarët kanë ndërtuar jetën e tyre, këngët e serenatave janë të pazëvendësueshme në thesarin e trashigimnisë.

Me anë të serenatave, korçarët i kënduan shqiptarisë, lirisë, perëndisë, dashurisë, bukurisë, qytetarisë, brengave dhe mërgimit, por kurrë nuk i thurrën lavde pasurisë dhe anës materiale pasi pasuria më e madhe në botë është shpirti i pasur i korçarit dhe ai zmadhohet edhe më shume kur serenatat e bëjnë atë t’i këndojë mirësisë qytetare.

Me anë të kesaj serenate korçare ne sot ndihmojmë Kishën e Shën Gjergjit në Dardhë, me anë të mbledhjes së fondeve për rindërtimin e tremit të jashtëm, shkatërruar gjatë diktaturës komuniste. Kjo përpjekje e jona vlen për të rikujtuar shqiptarët se Kisha dhe besimi duhen vlerësuar nga ne jo vetëm si objekte monumentale, por si pjesë e jetës sonë të gjallë shpirterore që komunizmi nuk mundi ta shkatërrojë dot, por që edhe sot duhet të rikuperohet e të gjallërohet përsëri për t’i dhënë shpresë së ardhmes.

Dëshiroj të citoj metropolitin e Korçës Imzot Joanin. Mesazhi i Tij për Festën e Flamurit dhe për festat në vazhdimësi ishte edhe per te gjithë ne që ndodhemi larg vendlindjes: -” Mos e braktisni Shqipërinë(!), kush nuk e do vendlindjen e tij nuk do as Zotin dhe Perëndinë”. Prekëse, reale, por edhe inkurajuese. Ne emer tim dhe tëe kolegut tim, Dhimitrit, me përkrahjen tuaj dëshiroj që ta siguroj hiresinë që ne vërtetë nuk duhet ta harrojmë, por nën udhëheqjen shpirtërore dhe përkrahjen e Tij do të bëjmë ç’është e mundur për të ndërtuar dhe vlerësuar mbi themelet që të parët na lanë.

Ju falenderojmë edhe njëherë për pjesëmarrjen sot dhe shpresojmë që t’ja kalojmë shumë këndshëm sëbashku dhe të mblidhemi po kështu në të tjera gëzime. Gëzuar krishtlindjet dhe një vit të mbarë.”

Më tej ai ftoi Dhimitri Skënden mbi rëndësinë e mbledhjes së ndihmës, i cili theksoi :

“Së bashku, tre vjet më parë përpiqeshim të ndërtonim në Kishë e Dardhës. Shumë nga miqtë e mi amerikanë kur më pyesnin më thoshnin përse, çfarë ka ndodhur…luftë apo termet qe eshte shkaterruar?!… Jo njerzit… atëhre njerzit mund ta rregullojnë dhe ne të Dardhës dhe besoj se edhe ju të Dardhës duhet ta dini që rruga, shkolla, kalldrëmet, janë bërë nga ndihmat e dardharëve të amerikës dhe ne tani me këto gjëra të vogla që bëjmë na vjen “pak si turp”. Po lexonja disa gazeta dhe tregonin se dardharët nga vitet ’30-të (1930), kishin dhënë rreth 50 mije $, qe e vlëresuar me të sotmen janë mbi 1 milion. Kështu që edhe pse me nisma të vogla do të desha të falenderoj të gjithë juve për pjesëmarrjen dhe ndihmën. Nqs keni pyetje apo sugjerime, këtu na keni Franklin ose mua.

Artistja e mirënjohur Ermira Babaliu emocionin për ftesën dhe serenatën e paraqiti si të tillë:

“Falenderoj Frankli Zdrulin(!),… rastësist u takuam në një veprimtari në Uashigton dhe ishte ideja e tij që të bëhej serenata, në këtë vend, në Kishë për grumbullimin e fondeve në ndihmë të Kishës së Shën Gjergjit (Dardhë). Pra për të dyja arësyet unë isha e nderuar. Së pari për të marr pjesë në këtë mbledhje fondesh dhe po ashtu sepse ideja ishte për të bërë Serenatë. Ne kemi bërë më parë veprimtari të ngjashme, por jo një serenatë si kjo dhe me idenë e përbashkët me Franklin dhe duke filluar nga fakti që pikërisht këtu kanë qënë dhe shqiptarët e parë të ardhur… dhe e pashë sot dashamirësinë e tyre. Jam shumë e lumtur që isha sonte këtu.

AM :- Përveç dashamirësisë kishit edhe shumë ndërhyrje, bile vura re që shpesh ndatë mikrofonin me ta dhe kënduat bashkë, si e ndijet veten?
Ermira Babaliu:“E ndjeva vehten më mirë se kurrë pasi nga natyra unë këndoj vetëm në skenë dhe nuk lëviz sepse më duket se është si të thuash më profesionale për një artist profesionist, por ne ishim një. Ishin këngë të cilat i kujtoja njëherë unë dhe njëherë njerzit e ftuar, miqtë dhe dashamirësit… U ndjeva më mirë se kurrë. Faleminderit dhe patjetër do të takohemi përsëri.

AM: Edhe unë ju uroj gjithë të mirat dhe faleminderit.
Ermira Babaliu:“Faleminderit dhe do të shihemi përsëri(me)patjetër.

Pra duke ndarë repertorin e këngëve dhe mikrofonin me bashkëatdhetarë njohës të muzikës qytetare korçare, kjo mbrëmje e serenatës i kapërceu parashikimet edhe të grupmoshave që e ndjejë këtë pasuri muzikore shqiptare. Sterjo, Ligori, Romi, Rejçëll, Gjergji e Jani veç zërave dhe instrumentave formuan një ansambël të këndëshëm dhe plot harmoni që ju bashkua Ermira Babaliut me instrumentistët kryesor Petrika Agolli, Pandi Nashi dhe Mikel Shkëmbi.

Serenata në Uster, shtohet në larminë e veprimtarive dhe lidhjeve që bashkëatdhetarët mbajnë me atdheun, Shqipërinë. Mjafton gjetja e një ideje të mirë dhe ata ofrojnë kohën, mbëshetjen financiare, bizneset nuk kursehen dhe ndihmojnë dhe mbresën e një argëtimi mendojnë që ta shpërndajnë dhe ta përsërisin edhe në të ardhmen.

 

 

 

Bojkot kombëtar i mësimit! Studentët e UPT publikojnë fotot: Vetting për pedagogët (videot)

Bojkot kombëtar të mësimit! Ka nisur edhe sot protesta e studentëve që ka marrë përmasa kombëtare, pasi janë bashkuar studentët nga të gjitha rrethet si Vlora, Korça, Elbasani dhe Durrësi. Ndërkohë që edhe gjimnazet “Harry Fultz”, “Samir Frashëri”, “Qemal Stafa”, “Petro Nini”, “Partizani” kanë lënë mësimin dhe janë bashkuar studentëve, të cilët kërkojnë plotësimin e kërkesave.

Ndërkohë që studentët e Universitetit Politeknik të mbledhur para sheshit “Nënë Tereza” kanë publikuar sot me foto edhe emrat e pedagogëve të cilët sipas tyre duhet ti nënshtrohen Vettingut, ndërsa i kanë shënuar me kryq të kuq.

Në foton e publikuar në kolonat e universitetit, studentët kërkojnë vetting për pedagogët: Boris Cfarku, Ylli Gjanci, Enkelejd Caca, Bujar Dida, Bojken Shehu, Anila Peposhi, Endri Raco, Anita Caushi, Brikena Xhaja, Margarita Gjonaj, si edhe Xhameli Pejtamalli.

Ndërkaq, qeverisë i është vënë një ultimatum që të pranojë pa kushte të gjitha kërkesat e tyre dhe është paralajmëruar përshkallëzim deri në grevë urie.  Ora 16:00 është afati i fundit që studentët i kanë vënë qeverisë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Ndërkohë, në të kundërt bashkërisht do të vendosin për format e përshkallëzimit të protestës.

(Video) Taulant Muka: Ish kryeministri Rama – ju tashmë jeni e shkuara!

Taulant Muka: GOMA që fshin krimin në arsim- përgjigje ndaj kryeministrit të vendit dhe politikës Shqiptare