VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Drejtoresha: Mezi pres rastin e parë me koronavirus në Shqipëri (!)

By | February 28, 2020

Komentet

Shqipëri, rritet në 400 numri i rasteve me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) është rritur në 400, me konfirmimin e 17 rasteve të reja, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin zyrtar të ministrisë thuhet se në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19.

“Deri në këto momente janë testuar 2989 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 400 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit, 23 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 154”, theksohet në njoftim.

Institucionet shëndetësore vazhdojnë punën në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Kujtojmë se në Shqipëri është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa masat janë shtyrë pa afat. Institucionet kanë marrë masa të shumta si mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve me disa vende, pezullimi i transportit urban dhe i qarkullimit të automjeteve private dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Nuk ka kurim për COVID-19, mos u gënjeni nga se çfarë thotë interneti Nga Prof. Dr. Kim M. DRASA

Prof. Dr. Kim M. DRASA, MD, PhD.
* Urolog & Sexolog
* President I Shoqates Urologeve & Sexologeve Shqiptare
“MAKSUT DRASA”.
*Ne Urologjine Europiane ka titullin:”Emer I Spikatur ne Fushen e Botimeve Urologjike Europiane.”
(Prof. Francesco Montorsi, Editor-in-Chief, European Urology).
*Antar i vecante i fondacionit: “POST FINASTERIDE SYNDROME FOUNDATION “; Media Awareness Page (PFS-Foundation, New Jersey, USA).
*Antar i vecante Seksologjise Boterore. Website: “ISSM Find a Provider Directory”.
*Titull si “EAU SENIOR Membership.”
*Antar i Shoqates Amerikane te Urologjise (AUA).
*Antar i Shoqates Europiane & Boterore te Sexologjise“ESSM–ISSM”.
*Fitoi Çmimin e Vendit te 1re me Studimin me Titull:”PSA VDIQ, JETE te gjate PSA”(PSA is DEAD, Long Live PSA), (Awarded to Kim M. DRASA, MD, PhD), ne Simpoziumin e 4te Internacional per Kancerin e Prostates & Onkollogjin Urologjike. (Mount Sinai Hospital; 8Nendor2019, Manhatam, New York, USA.)

Mos u gënjeni nga se çfarë thotë interneti

Nga Prof. Dr. Kim M. DRASA

E keqja ne bote vjen pothuajse gjithmone nga padija, teksa vullneti i mire, nese nuk eshte qartepames mund te beje deme po aq sa ligesia. Njerezit jane me teper te mire se te liq por ne te vertete ceshtja nuk qendron aty. Njerezit jane me pak apo me shume te paditur dhe kjo eshte ajo qe quhet VIRTYT ose VES (vesi del vetem me shpirtin), ndersa vesi me deshpereues eshte ai i padijes qe pandeh se i di te gjitha dhe atehere i jep vet-vehtes te drejten per te VRARE. Shpirti i vrasesit eshte i verber dhe as miresi te vertete dhe as dashuri te bukur nuk mund te kete nese mungon e gjithe qartepamesia e mundshme.

⦁ Desinformime rreth COVID-19 qe aktualisht po perhapen on-line, duke perfshire shume fake kura ose trajtime per semundjen.

⦁ Te pakten 7 kompani jane paralajmeruae nga Agjensia Amerikane Ushqimeve dhe Ilaceve (FDA) per produketet e tyre fallco se gjoja trajtojne COVID-19.

 

⦁ Produktet e cituara ne keto shkresa paralajmeruse perfshijne: Cajrat, Vajrat thelbesor, Tinkturat, dhe Argjendi koloidal.

Sikunder Ankthi per coronavirus eshte perhapur me shpejtesi te jashtzakonshme dhe vazhdon te rritet po ashtu edhe lajmet (Fake News) per gjoja kurimin dhe trajtimin e COVID-19, semundjeve te shkaktuara nga virusi po perhapen potencialisht me “shpejtesin” e drites. PO perhapen me shpejtesi potenciale.

Kjo eshte arsyeja qe nxiti FDA dhe Komisionin Federal te Tregtise (FTC), USA per ti derguar shkresa paralajmeruese drejtuar 7 Trusteve (kompanive gjigante), te cilat ishin duke shitur aktualisht produkte”fallco per COVID-19”, qe te cilat pretendojne se gjoja parandalojne ose trajtojne semundjen !!!???.

FDA deklaron:“Aktualisht nuk ka Vaksina dhe Ilace te aprovuara per te prevenuar ose trajtuar COVID-19.”

MBULIMI I VIJES SE SHENDENDETIT TE CORONAVIRUSIT (HEALTHLINE’S CORONAVIRUS COVERAGE)

Njerezimi qendron I informuar me updatet tona rreth shperthimit aktual te COVID-19. Gjithashtu, visitoni portalin: coronavirus hub per me teper informacion mbi sesi te pregatitemi, keshillat mbi parandalimin dhe trajtimin sidhe rekomandimet e eksperteve, te vertete.live updates coronavirus hub

FDA aprovoi kerkesen drejtuar kompanive ku ju kerkonte qe te tregojne qe produktet e tyre – jo betem veprojne ashtu sic thone por gjithashtu jane te detyruara, ligjerisht, te theksojne qe produktet e tyre, te cilat I tregtojne, jane sheruese.Kjo shkrese perfshin urdherin qe pretendimet e tyre per cilesine dhe efektet sheruese te produkteve te tyre , te jene te mire-dizenjuara me studime shkencore,te besueshme.

Shumica e ketyre kompanive, te cilat u lajmeruan nga FDA, kane kaluar permes ketyre procedurave.

Kompanite, te cilave ju dergua kjo shkrese jane: Colloidal Vitality LLC, GuruNanda LLC, Herbal Amy Inc., Quinessence Aromatherapy Ltd, The Jim Bakker Show, Vivify Holistic Clinic dhe Xephyr LLC dba N-Ergetics.
Komisionieri i FDA, Dr. Stephen M. HahnTrusted Source ka thene ne nje lajmerim per agjensite: “ Konsederojme qe promovimi dhe shitja e ketyre produkteve COVID-19 fallco, jane si nje kercenim per shendetin public”.
FDA do te vazhdoje te monitoroje online burimet per produkte te tjera fallco, “vecanerisht gjate nje tipari sinjifikant qe k ate beje me shendetin public sikunder eshte:*Coronavirusi*.
Shkresat paralajmeruese jane tamam hapi I pare. Agjencia (FDA) thekson se do te marra hapa shtese kunder cdo lloj kompanie farmaceutike ose jo-farmaceutike neqoftese ato do vazhdojne te tregtojne produktet e tyre te pa certifikuara nga FDA.
FTC eshte gjithashtu duke paralajmeruar konsumatoret nepermjet email and phone scams ne lidhje me COVID-19.

Kjo perfshin edhe email-et qe ju vine nga: Centers for Disease Control and Prevention (CDC), World Health Organization (WHO) ose nga agjensi te tjera qeveritare.

Fake pretendime shendetsore per COVID-19

Fake pretendime shendetsore qe perhapen ne internet nuk jane ndonje gje e re. Keto mashtrime kane ekzistuar qe kur ka filluar interneti dhe paturpesisht vazhdojne edhe ne kete situate tragjike per njerezimin.
Timothy Caulfield, nje professor I te drejtes shendetsore dhe politikes shkencore i Universitetit Alberta ne Edmonton, ka dokumentuar dhe diskretituar keto genjeshtra qe prej shume vitesh, me pare. Aktualisht profesori eshte duke trajtuar te gjitha desinformimet rreth “kurave” per COVID-19, duke shkruajtur ne Twitter: “ JO, zbardhues ose urine lope nuk do te mund tju ndihmonin. JO, rregullimi kiropraktit nuk do te mund te “rrisi” sistemin tuaj imunitar. JO, ju nuk keni nevoje per suplemente prej nje natyrupathie. Dhe JO te FORTE gjoja per te rregulluar funksionin hemopoetik!”

Catherine Troisi, PhD, nje epidemiologe ne shkollen e shendetit publik ne Austin, thote qe fake pretendime shendetsore mund te jene te rrezikeshme ne shume situate—si kur person me kancer nuk mund te marri mjekimin sepse ata jane duke perdorur nje variant tjeter, te cilin e kane lexuar ne rrjetet, mediat sociale.

Por diferenca me *COVID-19* eshte qe”ka nje pjese e madhe e njerezve te shqetsuar dhe qe ju ka humbur shpresa se mund te sherohen, te ndodhur atje jasht spitalit, te cilet mund te behen te ndjeshem ndaj ketyre tipeve te fake reklamave dhe per kete arsye te gabuar, I blejne dhe I perdorin”, theksoi kjo epidemiologe.

Disa pretendime, si ajo qe mos hani akullore, jane pothuaj te habiteshme se nuk kane asnji baze reale.

Te tjera, sic eshte ha sa me shume hudhra, nuk jane vete te demshme. Ky mendim mos tju mbaje juve larg keshillave mjeksore qe aktualisht kane evidencime shkencore qe I mbeshtesin ato qe ju keshillojne shkencerisht. Konkretisht eshte gabim mendimi se vetem duke henger hudhra me shumice, ju nuk keni nevoje per gjera te tjera, te cilat shkencerisht jane te domosdoshme per tu mbrojtur nga ky virus.

Por disa produkte mund te jene te demshme, sic jane ato qe gabimisht quhen “suplemente minerale te mrekullushme” ose MMS. Keto permbajne chlorine dioxide, I cili eshte nje agjent zbardhues shume I fuqishem, I cili mund te shkaktoje efekte anesore serioze sic jane te vjella dhe diarhe te ashpra.

Edhe disa kurime te bera ne shtepi per te mjekuar COVID-19 mund te jene, bile, edhe vdekjeprurese.

The Daily Mail ka raportuar qe te pakten 44 njerez vdiqen ne Iran prej helmimit nga alkooli mbasi kishin pire me shishe, jo me gota se kishin menduar se pot e pinin alkool me shumice dote ngadalesonin perhapjen bile mund te ngordhnin viruset neqoftese ishin futur ne trupin e tyre.

Menyra me e mire per te ngadalesuar transmetimin eshte duke ndjekur hap pas hapi te gjitha keshillat shendetsore, te cilat ju merrni nga burime te sigurta, sic jane larja shpesh e duarve, evitoni kontakte shume te aferta me njerez te cilet jane te semure patjeter edhe me ata qe mund te perballeni pa dashje, balle per balle, ne rruge ose ne supermarket sidhe qendrimi ne shtepi neqoftese ju jeni te semure. Dhe pastroni dhe disinfektoni shpesh pjeset e prekura— tamam ashtu sic duhet.

Disa njerez ne mediat sociale jane duke rekomanduar qe ju duhet te perdorni produkte sic eshte vaj esencial, por keto nuk mund te jene efektive kunder coronavirusit.

CDC ofron keshilla se kush jane burimet e besueshme per te hequr qafe coronavirusin me pastrim, duke perfshire produkte te cilat jane provuar dhe keshtu dihen qe jane efektive duke pastruar per te hequr qafe kete lloj coronavirus.

Pandemia e dezinformacioneve

Dr. Scott C. Ratzan, lektor i dallueshem ne CUNY Graduate School te Shendetit Publik dhe Politikave Shendetsore, thote ne duhet te njohim rolin e qeverise ne mbrojtien e popullit prej mashtrimeve shendetsore, nese ato jane fake trajtime per semundjen e Alzheimer ose “kurimet” per kete coronavirusin e ri.

U.S. FDA dhe FTC bejne nje pune te mire ne paralajmerimin e popullit rreth produkteve mashtruese,” thote Ratzan, “akoma ne duhet te jemi te pregatitur ndaj mediave qe duhen vene ne “maje te gishtit” gjerat qe ato reklamojne para se ato te na demtojne.”

Ai rekomandon qe njerezit te flasin me doktorin e tyre ose me sigurues te tjere te kujdesit shendetsor para se te perdorin ndonje “kure” per nje senundje ose keqesim te semundjes dhe ti kerkojne sqarimr nese sherbimi ose produkti mund te bej ndonje demtim. Troisi gjithashtu duartrokiti perpjekjet e qeverive per te zhdukur pretendimet mashtruese per sherimin e COVID-19 dhe thote qe pronaret, e kompanive teknologjike, duhet te bejne me shume per te prevenuar shperndarjen e dezinformimeve.

Ka te dhena qe keto kompani jane duke shkuar drejt sfides.Pershembull po te kerkosh ne Google”COVID-19” tani te cfaqen publikime nga rrjeti kryesor, i ndjekur nga linku CDC; WHO ose agjensi te tjera te shendetit, me teper te dukeshme.

Por Ratzan lajmeron: “Bile neqoftese Amazon, Facebook, Google dhe te tjera jane duke provuar te jene vigjilent, tregu dhe mundesite per te ndaluar friken eshte nje sfide.

Troisi rekomandon qe populli duhet te kerkoje burime te sigurta mbi informacionin, sic eshte CDC Trusted Source, WHO Trusted Source ose departamentet shteterore shendetsore.

“Per te luftuar kete coronavirus pandemic, neve na duhet shkenca dhe jo frika,” tha ajo. “Per te marre kete shkence keto [websites] bejne mire te ikin dhe te na lene rehat dhe mos te na fusin friken.”

Troisi shton qe me teper, gjithashtu, nevojitet per kanalizim me te sigurte qe keto informacione te besueshme rreth COVID-19, te arrijne tek cdo njeri duke perfshire edhe njerezit qe nuk jane te arritshem nga online.

“Ne thjesht supozojme se te gjithe jane “truri” teknologjise por qe kjo nuk eshte e vertete,”theksoi ajo. “Dhe disa njerez nuk kane akses ne internet sepse jane te varfer.”

BURIMET E LINJES SHENDETSORE

A keni ju simptoma te COVID-19? Opsioni Juaj per kujdesin

Thirre ne telefon personin e kujdesit tuaj shendetsor, te kujdes primar dhe diskuto me ate per simptomat qe keni, para se te shkoni per tu vizituar tek qendra shendetsore ose merrr ne celular nje nr urgjence, 127 dhe tregoi qe ju mendoni se keni COVID-19.Veproni tamam sic do ju keshillojne.

Fakti qe personat asymptomatike jane nje burim potencial infektimi nga COVID-19, duhet patjeter te garantojme rivleresimin e dinamikes se transmetimit te shperthimit actual. Ne kete kontekst, percaktimi i COVID-19 edhe ne nje ngarkese me te larte virale, ne nje person, ne konvaleshence (Pacienti 1), pra mbasi ai eshte sheruar dhe po rregjeneron vet-vehten, ngjall shqetesimin per derdhjen (nxjerrjen) e zgjatur te

COVID-19 edhe pas sherimit te pacientët. Ne keta paciente mbetet te provohet me ane te cultures virale se ae ka akoma virusin, ne trupin e vet.

Duhet te dini mire se ekspirimet e frymemarjes, teshtitjet dhe kollitjet Jo vetem qe perbehen nga pika mukosalivare (pjese nga beshtyma), te cilat ndjekin trajektoren e emetimeve gjysem-balistike te distances me rreze te shkurter por me e rendesishmja, jane bere kryesisht nga nje Re e gazit shume fazor (nga fuqia e ventilatoreve) qe ngerthen ne ajer ambientin (si ne kurthe) dhe mbartin me vehte grupe pikash (sperklash), me nje vazhdim me te gjate, ne kohe qendrimi ne ajer dhe kjo kohe varet nga madhesia e ketyre pikave (sperklave). Sipas meje kjo eshte arsyeja me e shpjegueshme qe po infektohen kaq shume mjek te frontit te pare (balle per balle me COVID-19). Konkretisht, jane ventilatoret ne dhomat e pacienteve, te cilet jane shkaktaret kryesore te infektimit kaq te shumte, te mjekeve e vijes se pare. Gjithashtu, kjo shpjegon edhe infektimin e inferimereve dhe te personelit shendetsor qe eshe ne dhomen e pritjes, te rasteve te infektuara. Pra kjo me detyron te theksoj qe personat kur hipin ne ashensor mos ta hapin asnjere Ventilatorin se para tyre mund te jete future, ne ashensor, ndonji person i infektuar me COVID-in.

Ne Wuhan, u konstatua qe koncentrimi me i madhe i sasise se coronavirusit u gjete te ishte te objektet e tualetit sidhe tek dhomat e urgjences ku qendronin personat me covid-19.

Mikrobiota (flora intestinale) ne zorret tona ka shume rendesi per forcimin e Sistemit Imunitar. Pra sa me natyral ta keni aq me te mbrojtur jeni nga Viruset.

Italianet (Alessandro Manzoni Hospital; Lecce- Itali) zbuluan qe COVID-19 mund te eksperimentoje edhe manifestime ne lekure. Konkretisht, rreth 44% e ketyre rasteve qe cfaqin manifestime ne lek ure fillojne me shperthime i pucrave ose njolla, skuqje te lekures, urtikarie (teptisje-eruption) ne lekure si fillim i simptomave te infektimit, ndersa pjesa tjeter (56%) e pacienteve qe preken nga COVID-19, Ju ndodh te cfaqin manifestime ne lekure, pas shtrimit ne spital.

Vazhdon te vertetohet se edhe kafshet e tjera mund te kene COVID-19 se te dielen u kostatua i prekur nga covid-19, nje Tiger 4 vjec ne kopshtin zoologjik te Nju Yorkut.

COVID-19 ka nje te keqe te madhe se paraqet infektim me te fuqishem ne krahasim me SARS dhe MERS por ka me pak Virulence ne termat e morbiditetit (semundshmerise) dhe mortalitetit (vdekjes). Pra nje person i infektuar me COVID-19 infekton ne nje njesi kohe, me shume persona sesa SARS dhe MERS por shkallen e vdekshmerise e ka me te ulur sesa SARS dhe MERS dhe kete e tregon dhe statistika ne vazhdim:

Aktualisht, te dhanat qe kemi ne perdorim, sygjerojne qe COVID-19 ka nje mortalitet 3.4%, ndersa shkalla e vdekjeve e SARS ishte 9.6%, dhe ajo e MERS ishte afersisht 35%, pra shume me e larte se COVID-19. Ky coronavirusin eshte i tipit RNA virus Ne termat e patogenezes SARS-COV-2 lidhet me angiotensin-converting enzyme 2, e cila gjendet ne traktin me te poshtem respirator, te njeriut, me nje afinitet te larte virus-receptor drejt infeksionit. Infeksioni perhapet fillimisht nepermjet sistemit respirator nepermjet sperklave, sekrecioneve nga hunda dhe goja si dhe kontakti direkt. Gjithashtu, grimca virusi SARS-COV-2 jane gjetur ne gjak dhe ne fekale dhe kjo tergon mundesine e ekzistences te “rrugeve” te tjera transmetimi, brenda trupit njeriut

Mesazhi: “Se pari mos beni dem. Pra pse po demton vehten !!!! sepse demton edhe te tjeret.”

KONKLUZIONET PERSONALE (KIM.D)

Ne baze te rivew te thenieve te shkencetareve per COVID-19 dhe te historis 2.000 vjecare te cfaqieve te VIRUSE qe kane prekur njerezimin kam arritur ne keto konkluzione shkencore:

1) COVID-19 eshte virus si gjithe viruset e tjere.

2) Çdo Virus peson mutacion (mutatet) dhe kjo eshte pjese e ciklit te jetes se virusit. Keto spostime dhe ndryshime nuk jane gjithmon nje sipermarje e madhe e viruseve.

3) COVID-19 eshte tip I RNA virus dhe eshte nje koleksion i materialeve genetike, te paketuara brenda nje “predhe” proteine.

4) RNA virus si Flu dhe Fruthi jane te prirur ndaj ndryshimeve dhe Mutacioneve, ne krahasim me viruset AND sic jane Herpesi, Lija dhe Human Papillomavirus (HPV).

5) Si per cdo virus edhe per COVID-19 nuk ka mjekim per te na sheruar perfundimisht.

6) COVID-19 si gjithe viruset qe populli i quan “GRIP”, jane vetem mjekimi I simptomave, pra:a) ke temperatyre merr ilac per ta ulur ate;b)Ke kolle merr ilac kundra kolles; c) ke Dhimbje trupi meer ilac kundra saj, te grupit NSADs (p.sh. Paracetomol); d) Ke sekrecione nga hunda merr ilac per ta ndaluar, etj. Pra vetem e vetem mjekohen simptomat.

7) Ilacet e tjera sic thone ato antimalarik, antiviral, etj mund te ndihmojne dhe vetem nje numer te kufizuar njerezish. Pra jo te gjithe.

8) Si cdo virus deri me sot- edhe COVID-19 do zhduket vete sapo te ngrohet koha.

9) Mos u genjeni se do zbulohet vaksina pa kaluar minimumi 1 vit se edhe kjo do kohen e vet ashtu si nuk mund te ndertohet nje pallat brenda javes sado njerez te kesh sepse nuk te llejon procedura e betonit se edhe betony do kohen e vet qe te behet i forte.

10) Njerezimit I mbetet vehtem nje zgjidhje:

TE RUHET QE TE MOS LEJOJE QE COVID-19 TI FUTET NE TRUP.

Njerezimi mund te dali i GJALLE FIZIKISHT dhe MENDERISHT nga kjo “LUFTE e 3te BOTERORE” vetem duke zbatuar 25 porosite e meposhtme dhe duke patur si sllogan tabelen, ne vijim:
COVID-19!!!!! —— KUJDES – RREZIK VDEKJE

 

Po zbatuat keto porosi KURRE nuk JU kape COVID-19:

 

1) MOS DILNI PA MASKA DHE PA DOREZA DHE KUR KTHEHENI NE SHTEPI; ASNJEHERE MOS HARRONI RRADHEN E VEPRIMEVE: NE FILLIM HIQNI DOREZAT DHE PASTAJ MASKEN.

2) PALLTON O XHUPIN HIQENI DHE NXIRRENI NE DIEL.

3) DHE PASTAJ LANI DUART.

4) LANI AMBIENTIN KU DO TE GATUANI.

5) PARA PERDORIMIT LANI CDO GJE QE DO USHQEHENI.

6) USHQIMET QE MUND TE ZIEN MOS HEZITONI POR I ZIENI; SE TEMPERATYRA MBI 27 GRADE CELCIUS; E NGORDH CORONAVIRUSIN.

7) BURRAT, TA FILLOJNE DITEN DUKE U PERULUR PARA GRAVE SE PA GRATE COVID-19 DO TI ZHDUKTE TE GJITHE MESHKUJT.

8) MOS U DOREZONI SE EDHE DISA DITE DHE DO FITOJME SE COVIDI DO IKI NGA NGROHJA E KOHES- MBI 30 GRADE C.

9) DEGJONI VETEM MUZIKE; MUZIKE; MUZIKE; ATA QE DUAN TE LEXOJNE LIBRA, TE LEXOJNE TREGIME DHE JO ROMANE SE LODHET TRURI; LIBRI LEXOHET KUR JE I QETE SE NUK KUPTON ASGJE NGA ATO QE LEXON;

10) SHUMICA NUK KA LEXUAR ASNJEHERE LIBRA PRANDAJ MUZIKA ESHTE KESHILLE PER POPULLATEN.

11) LAJMET I SHIFNI VETEM NJE X DHE JO E GITHE FAMILJA POR VETEM NJERI QE ESHTE ME I QETE NGA FISI DHE AI TE LAJMEROJE TE GJITHE FISIN; SHYQYR CELULARET NUK I KAPKA KY MOSTER;E KEQJA MERRET VESH MENJEHERE; ME KEQ SE KAQ NUK KA SE NDODHE.

12) MOS HARONI DISTANCEN (2Metra) SE KA EDHE PERSONA ASYMPTOMAKIKE, QE JANE SHUME ME TE RREZIKSHEM PER TE PERHAPUR COVID-19.

13) MOS MENDONI SE PERSONIT QE U SHERUA MUND TI RRINI PERBALLE, PA U MBROJTUR.

14) SIMPTOMI I PARE ESHTE HUMBJA E NUHATJES DHE PASTAJ E SHIJES. KONTROLLOUNI; MOS PRISNI SA TJU FILLOJE KOLLA DHE TEMPERATYRA.

15) COVIDI-19, FUTET EDHE NGA SYRI NEPERMJET KANALIT TE LOTIT KALON NE HUNDE PASTAJ NE FARING DHE FUTET NE BRONKE(MUSHKRI) DHE PER TE EVITUAR KETE MBANI SYZE QE DHE PO HARUAT DHE CONI GISHTAT TEK SYTE NUK JU LEJOJNE SYZET; TI PREKNI SYTE.

16) PERSONAT QE MBAJNE LENTE NE SY; KETO KOHE MOS TI PERDORIN SE REZIKOHEN POR TE MBAJNE SYZE OPTIKE.

17) COVID-19 PO PERHAPET EDHE ME NXJERJEN E FRYMES (EXPIRIM), TE FOLURIT NORMALISHT.

18) SHKENCETARET VERTETUAN SE KY PERHAPET EDHE ME RRUGEN- AEROSOLE (ME AJER); PRA JO VETEM ME SPERKLA. PRA:

19) SARS-COV-2 *FLUTURON*, QENDRON NE AJER (AIRBORN).

20) NE ASHENSOR MOS PERDORNI VENTILATORIN.

21) GRADA E INFEKTIMIT VARET NGA SASIA E VIRUSIT QE MERR. PRA SA ME SHUME VIRUS AQ ME KEQ DO JESH.

22) PACIENTET E INFEKTUAR ME COVID-19; SI MANIFESTIM I PARE MUND TE JENE EDHE MANIFESTIMET NE LEKURE, SI SKUQJE; PUCRA; URTIKARIE.

23) KUJDES ME MARRJEN E SUPLEMENTEVE SE SA ME SHUME TE MERRNI SEPSE ME SHUME DEMTONI SESA I BENI MIRE VEHETES:

24) PERDORNI LARMI MINERALLESH DHE VITAMINASH DHE JO VETEM NJE LLOJ.

25) MOS HARRONI ASNJI CAST QE COVID-19 TRANSMETOHET ME DUAR; GOJE; HUNDE;OSE SY PA KERKUAR INSPIRIM DIREKT BRHDA NE MUSHKRI.

Infektologu Tritan Kalo: ME DURIM dhe me më shumë VETNDËRGJEGJËSIM të gjithë NE do t’ia dalim mbanë…..

Mjeku infektolog Tritan Kalo i drejtohet sot publikut shqiptar përmes rrjetit social pas një dite plot sakrifica në frontin e luftës kundër Covid 19:

NUK është sakrificë të qëndrosh në shtëpi, përkundrazi është një faktor i domozdoshëm i triumfit të jetës ndaj vdekjes….

“JAVË të MBARË e të BARDHË ju Bashkëkombasit e mi….6.04.2020….

DUKE u KTHYER në shtëpi pas një ditë pune në VIJËN e PARË të Luftës kundër Sars-Cov2/Covid-19….

Jemi në luftë me një armik të padukshëm, tinzar dhe shumë vrastar në Spitalin Covid-1,

në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT,

NJË EKIP MJAFT I HARMONIZUAR: Mantelbardhësh, Imazheristësh, Farmacistësh, Infermjerësh, Sanitaresh, Barelistësh, Shoferësh, Forcash të Rendit, etj…..

NUK i kemi shkëputur lidhjet për asnjë çast edhe me kolegët tanë të nderuar të Sëmundjeve të Brëndëshme dhe të Shërbimit të Imazherisë në Urgjencën Polivalente, sepse edhe ata përballen dita-ditës me diferencimin e rasteve të prekura prej këtij infeksioni…..

BASHKËPUNIMI është thelbësor në përballje të tilla shumëdimensionale….

Për çdo sekondë Shërbimi i DDD-së në QSUT na gjindet aty,

duke u kujdesur për mirëdezinfektimin e mjediseve tona….

ME DURIM dhe me më shumë VETNDËRGJEGJËSIM të gjithë NE do t’ia dalim mbanë…..

NUK është sakrificë të qëndrosh në shtëpi, përkundrazi është një faktor i domozdoshëm i triumfit të jetës ndaj vdekjes….

DITË më të MIRA do të vinë NËSE do të dimë të mirë-përballemi me këtë ARMIK = Covid-19…..JU DUAM SHUMË!!!

333 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Harta e përhapjes

Ka shkuar në 333 numri i të prekurve me koronavirus në SHQIPERI, me 29 raste te reja. Nderkohe qe mengjesin e sotem ka nderruar jete edhe nje tjeter pacient, duke e cuar keshtu numrin e viktimave ne 18.

Shifrat e reja janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, në raportin e sotëm për testimet e reja që janë bërë në 24 orët e fundit.

Harta e perhapjes eshte zgjeruar sot me Tiranen, por edhe shume me Shkodren e cila ka shenuar raste te reja.

Një ditë më parë në vend u raportua se në total kishim të konfirmuar 304 raste.

E PLOTE

Ministria e Shëndetësisë: 29 raste të reja me COVID19, shkon në 333 numri i të prekurve

Ndërron jetë një 67-vjeçar në spitalin Infektiv. Deri tani 99 të shëruar
Dr. Marjeta Dervishi
Instituti i Shëndetit Publik

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 216 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 29 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 2247 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 333 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

Ju informojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 67 vjecar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. Pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 67 vjecari ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes të të ndjerit.
Deri tani 18 persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 10 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 99.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan Has, Lushnje, Kavajë, Lezhë, dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 157 raste
– Durrës 33 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 9 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 31 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 1 rast
– Has 9 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Tiranë: Bizneset prodhojnë dhe dhurojnë maska kundër COVID-19

Alban Kardashi është drejtuesi i njërit prej bizneseve të Tiranës, që e ka përshtatur prodhimin për nevojat e njerëzve në këtë periudhë të vështirë të koronavirusit.

Ai është artist dhe gjithë jetën është marrë me piktura e korniza, dhe asnjëherë nuke kishte menduar se në repartin e tij do të prodhonte maska mbrojtëse. Njerëzit duhen ndihmuar në këto kohë të rrezikshme, me gjithçka që kemi në dorë, mendoi ai.

“Kërkesa është shumë e madhe. Nuk e di se sa do të vazhdojmë, se sa do të mundemi të vazhdojmë. Kemi kërkesa nga të gjithë spitalet. Deri tani kam patur edhe ndihmën e disa miqve për të blerë materiale” – thotë ai.

Studioja e tij e disajnit dhe dekorit po i përdor të gjitha rezervat materiale dhe financiare për të prodhuar maska mjekësore. Këto maska Albani ua dhuron mjekëve në spitale dhe policëve të shtetit në shërbim.

“Sasitë e para të maskave i dhuruam te Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”. Pjesën tjetër e dërguam të Spitali i Durrësit. Sot po prodhojmë për Spitalin e Durrësit dhe një sasi më të vogël do t’ia dërgojmë policisë së shtetit . Pastaj e ka radhën Spitali i Shkodrës dhe Spitali “Shefqet Ndroqi”, i cili është Spitali 2 Covid” – thotë ai.

Albani thotë se edhe djemtë që e ndihmojnë në prodhim dhe montim janë vullnetarë, miq të tij që erdhën ta ndihmojnë sapo mësuan dëshirën e mirë për dhurimin e këtyre maskave. Madje ai thotë se në repartin vjen të ndihmojë deri në orët e vona të natës edhe një mjek i urgjencave.

Tashmë nisma e tij është bërë e njohur në kryeqytet. Herë pas here telefoni i tij bie për të kërkuar maska, dhe herë pas here në derën e firmës vijnë edhe qytetarë të thjeshtë që kërkojnë pako me maska, të cilat edhe ata i dhurojnë diku tjetër ku kanë nevojë për to.

“Mësova se Albani ka nisur të prodhojë maska për mjekët dhe erdha të marr disa copë. Nga një anë ky është një kontribut modest imi për Albanin, dhe nga ana tjetër dua t’ua dhuroj këto maska disa miqve të mi doktorë, që t’i ndihmoj sadopak në punë e tyre të vështirë” – thotë qytetari Artan Keçi, i cili këmbënguli gjatë t’i blinte maskat, si shpërblim minimal për sakrificat e djemve në repartin prodhues.

Mjekët që kanë përdorur maskat e para të Albanit i kanë bërë edhe sugjerime për ta përmirësuar këtë produkt artizanal, prodhim dore, të cilin firma po e prodhon vetëm për këto kohë të vështira.

Ata i mësuan si të shkurtojë pak gjatësinë e maskës, si të fiksohet rrethi mbi krye dhe si të gdhendet fortesa plastike mbi ballë, në mënyrë që e gjithë maska të bëhet sa më e volitshme për mjekët dhe të mos i pengojë gjatë punës. Të gjithë bashkë po e përsosin dita ditës këtë prodhim të ri shqiptar.

Porositë dhe nevojat janë të shumta, por Albani vazhdon prodhimin dhe shpërndarjen falas të këtyre maskave, ndonëse kostot janë të konsiderueshme për një biznes të vogël si ky në kryeqytet.

Nisma e tij nuk është e vetmja. Në Tiranë dhe qytete të tjera janë disa biznese të vogla që janë përshtatur për të prodhuar maska për fytyrën, doreza dhe maska për gojën.

Numri I të prekurve nga COVID sa vjen e rritet dhe nevoja për to është përherë e më e madhe.

Shqipëri, rritet në 304 numri i rasteve me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) është rritur në 304, me konfirmimin e 27 rasteve të reja, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin zyrtar ministria thekson se në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 27 raste të reja me COVID-19.

“Deri në këto momente janë testuar 2031 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 304 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç. Gjatë 24 orëve të fundit kemi 13 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 89”, thuhet në njoftim.

Deri tani në Shqipëri janë konfirmuar 16 persona të vdekur nga COVID-19, ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu ka bërë thirrje qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

Institucionet shëndetësore vazhdojnë punën në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive.

Në vend është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa masat janë shtyrë pa afat. Institucionet në Shqipëri kanë marrë masa të shumta si mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve me disa vende, pezullimi i transportit urban dhe i qarkullimit të automjeteve private dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Shqipëri: 18 raste të reja për 24 orë, shkon në 227 numri i të prekurve nga Covid 19

Në total janë konfirmuar 277 të prekur (18 raste të reja brenda 24 orëve), 8 prej të cilëve janë fëmijë. Në komunikimin e përditshëm për mediat, ministria e Shëndetësisë, ka dhënë detaje lidhur me rastin e 78-vjeçarin.

Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja sqaron se 78-vjeçari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Mes 96 testeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, 9 kanë qenë për mjekët, të cilët kanë rezultuar fatmirësisht të gjithë negativë.

Në spitali Infektiv janë shtruar 4 pacientë të rinj, duke e çuar në total në 81. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion, bën me dije ministria, janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” është 1 pacient të shtruar, bëhet fjalë për të renë e cila iu ndënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e apandesitit.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Has, Elbasan, Shkodër dhe Pukë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 143 raste
– Durrës 30 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 8 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 6 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 10 raste
– Lezhë 6 raste
– Berat 1 rast
– Has 8 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 2 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

“Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 0800 40 40 për përfitimin e barnave me rimbursim dhe cdo pyetje për COVID-19 ndërsa në numrin e urgjencës kombëtare 127 duhet të telefonojnë nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

’’Jam arrestuar në Bolonja’, Bylykbashi: Rama nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit, në këtë rast humbet fuksionet si kryeministër dhe deputet

Ish- deputeti i PD , Oerd Bylykbashi ka thënë se pas deklaratës së Ramës se ai është arrestuar vite më parë në Bolonja të Italisë, këtë fakt nuk e ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit.

Sipas Bylykbashit Rama me këtë veprim duhet të humasë funksionet publike si deputet dhe kryeministër pasi ky ligj nuk pezullohet me akt normativ as në kohë lufte apo pandemie.

Bylykbashi kujton se dy deputetë janë larguar nga parlamenti vetëm se nuk kanë deklaruar arrestimin.

Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi për një televizion italian se ka qenë arrestuar në Bolonja pasi pa se një polic po tentonte të abuzonte me një grua dhe Rama kishte ndërhyrë por më pas përfundoi nën arrest.

STATUSI I OERD BYLYKBASHIT

Ne mes te hallit qe ka zene te gjithe, kur njerezit jane mbyllur ne shtepi dhe shpesh nuk kane mundesi te sigurojne buken e femijeve, apo biznesi u eshte mbyllur, Rama deklaroi ne median italiane se vite me pare eshte arrestuar ne Bolonja sepse kishte kundershtuar nje punonjes policie.

‎Ka nje problem te madh me kete deklarim: eshte arrestuar nga policia. Kryeministri NUK e ka deklaruar kete arrestim ne formularin e Dekriminalizimit! Ne rast mosdeklarimi ligji dikton se ai humbet te gjitha funksionet publike. Edhe si deputet edhe si kryeminister! Ligji i Dekriminalizimit i kaluar me shumice te cilesuar nuk pezullohet me akt normativ as ne kohe lufte apo pandemie.

Sa per t’ia kulluar mendimet Kryeministrit, dy deputete jane larguar nga parlamenti per kaq gje. Thjesht sepse nuk deklaruan arrestin.

Edi Rama duhet te sqaroje urgjentisht nese ka genjyer per propagande se eshte arrestuar ne Bolonja pasi kundershtoi nje punonjes policie, ne te kundert institucionet duhet te nisin menjehere proceduren e parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit per mosdeklarim ne formularin e Dekriminalizimit te arrestimit nga policia./Express

Shkon në 259 numri i të infektuarve në Shqipëri, 16 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 16 raste të reja më koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se numri total i të prekurve, që nga nisja e epidemisë, është 259 persona të prekur.

Në krahasim me ditët e tjera, dje dhe sot është shënuar një rritje e numrit të të prekurve.

Rritja e shifrave të të prekurve do të thotë se Shqipëria ka hyrë në muajin e rritjes së kurbës së të prekurve.

Në total janë kryer 1823 testime.

Një e dhënë pozitive është që numri i personave të shëruar është rritur, por shqetësuese është që 7 pacientë janë në trajtim intensiv.

Silva Bino, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik deklaroi se “deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç”.

Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri është 15.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar.  Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 15 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 67”, tha Silvia Bino.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë                        140 raste

– Durrës                       29 raste

– Lushnje                     4 raste

– Elbasan                      5 raste

– Fier                            23 raste

– Kavajë                       5 raste

– Rrogozhinë               2 raste

– Korçë                         16 raste

– Vlorë                         5 raste

– Shkodër                     8 raste

– Lezhë                        5 raste

– Berat                         1 rast

– Has                            2 raste

– Krujë                         5 raste

–Tropojë                      4 raste

– Pukë                          3 raste

– Mirditë                       2 raste

Shqipëri, 32 mjekë e infermierë me COVID 19

Ilirian Agolli

Në Shqipëri afro 15 përqind e personave që kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid 19 janë pjesë e personelit mjekësor në disa spitale të vendit. Autoritetet bënë të ditur sot se janë 32 mjekë dhe infermier të prekur, nga të cilët 8 prej tyre janë deklaruar tanimë të shëruar, por ata do të duhet të vijojnë me vetkarantinimin për një periudhë 14 ditore. Mes mjekëve të infektuar është Drejtori i Urgjencës kombëtare Skënder Brataj si dhe Drejtoresha e Operatorit të shërbimit të kujdesit shëndetësor, Mirela Cami, e cila ndodhet në vetizolim.

Autoritetet shëndetësore njoftuan sot se ka ndërruar jetë prej koronavirusit një pacient 79 vjeçar nga Tirana, i shtruar para një jave në Spitalin Infektiv, duke e çuar në 11, numrin e personave të vdekur në Shqipëri nga COVID-19.

Në Spitalin infektiv janë 74 pacientë të shtruar nga të cilët 7 janë në terapi intensive, prej të cilëve, 4 janë të intubuar. Spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë COVID-19, i cila deri tani ka vetëm një pacient të shtruar.

Në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 11 persona të tjerë të prekur, të cilët u zbuluan nga 90 teste të reja. Në total, numri i të infektuarve u ngjit në 223 raste, nga 1526 teste për raste të dyshuara.Zyrtarët njoftuan për 4 persona të shëruar në 24 orët e fundit dhe gjithsej janë 44 persona janë të shëruar pas dy testeve të njëpasnjëshme të kontrollit.

Drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se qytetet më të prekura janë Tirana, me 124 raste, ose 60 përqind të totalit, e pasuar nga Fieri me 23 raste dhe Durrësi e Korça me nga 14 raste secila. Në total janë 16 qytetet ku janë rregjistruar raste të personave me COVID 19. “Për rastet e zbuluara, po kryhet hetimi epidemiologjik dhe po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit” – tha zonja Fico.

Forcat e rendit dhe ushtrisë vazhdojnë të ndëshkojnë shoferë dhe këmbësorë, që kanë shkelur urdhërin e ndalim qarkullimit.

Policia ka bllokuar disa dhjetëra automjete dhe u ka hequr patentat shoferëve, ndërsa disa dhjetëra këmbësorë I dënuar me gjoba nga 100 deri në 200 dollarë, të cilët qarkullonin pa arsye të ngutshme në rrugë, lulishte e parqe, pasi shkelën urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në zona të gjelbra, në zona urbane dhe mjedise publike të hapura.

Duke filluar nga kjo e hënë, nuk do të lejohet më asnjë këmbësor të dalë për shtëtije, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë. Janë duke u ndëshkuar edhe ato njësi tregtare që nuk mbyllin dyert në oraret e përcaktuara.

Banorët kaluan fundjavën e dytë plotësisht e mbyllur për mbi 40 orë, kur policia ndaloi të gjitha format e qarkullimit në mjedise të hapura dhe nga ky fillim jave qytetarët duhet të marrin leje online për të dalë nga banesa, duke treguar shkaqet dhe adresat e lëvizjeve.

BE dha mbi 670 000 shtetësi më 2018, shqiptarët ndër përfituesit më të mëdhenj

Rreth 672 300 njerëz fituan shtetësinë e BE-së në një prej 27 vendeve anëtare në vitin 2018, bëri të ditur Eurostat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Megjithatë, pat një ulje krahasuar me një vit më parë, kur kjo shifër ishte 700.600.

Shumica e aplikimeve janë bërë nga qytetarë të vendeve jashtë BE-së ose pa shtetësi, ndërsa 13 për qind ishin ish-qytetarë të një anëtari tjetër nga blloku.

Grupi më i madh që fitoi nënshtetësi të një shteti anëtar të BE-së, ku ata jetuan në vitin 2018 ishin shtetasit e Marokut (67.200 njerëz, nga të cilët 84 për qind fituan shtetësinë e Spanjës, Italisë, apo Francës).

Të pasuar nga Shqipëria (47.400, 97 për qind fituan shtetësinë e Greqisë ose Italisë), dhe Turqia (28.400, 59 për qind fituan shtetësinë gjermane).

Të dhënat e Eurostat treguan se rumunët (21.500 njerëz), polakët (13.900) dhe italianët (8.100) ishin tre grupet më të mëdha të qytetarëve të BE-së që fituan shtetësinë e një anëtari tjetër të bllokut.

Luksemburgu dhe Spanja shënuan rritjen më të lartë të dhënies së shtetësisë, përkatësisht 40 për qind dhe 37 për qind.

Shqipëri – Tregu i reklamave në ngërç, furnizonte mediat me rreth 40 milionë euro në vit

Shpenzimet për reklama janë të parat që ulen në kohë të vështira. Burime nga agjencitë publicitare pohojnë se pjesa më e madhe e kompanive i kanë ndaluar të gjitha fushatat aktuale dhe kanë anuluar ato që ishin në fazë përgatitjeje.

Situata është problematike që tani, por, nëse zgjat periudha e karantinimit, do të përkeqësohet më tej në muajt në vijim.

Për momentin vetëm telekomunikacionet, bankat e bizneset farmaceutike dhe produktet ushqimore po vijojnë aktivitetin. Bankat kanë përshtatur fushatat me shërbimet bankare online. Por, operatorët e tregut pohojnë se shumë biznese të tjera po rishikojnë buxhetet. Kur nuk shesin e nuk blihet, shumë kompani kanë pezulluar dhe kontratat e reklamave në media. Mbyllja e emisioneve argëtuese në oraret më të shikuara për shkak të kufizimit të dy personave në studio ka ndikuar negativisht, teksa ato tërhiqnin reklamuesit me tarifat më të shtrenjta (deri në 2100 euro për një spot prej 30 sekondash).

“Për momentin, pasojat janë të paparashikueshme, pasi ne nuk e dimë se sa do të zgjasë izolimi”, thotë Oliver Petrovski drejtor menaxhues i agjencisë publicitare dhe të kreativitetit, “New Moment”.

“Nëse zgjat një muaj ose dy, ne mund të jemi në gjendje ta kalojmë me një krizë të vogël që do të mund të rikuperohej me shpejtësi. Por, nëse zgjat në vjeshtë, ashtu siç thonë disa… kjo do të jetë shkatërruese. Qeveria duhet të mbështesë sektorin e biznesit, në mënyrë të ngjashme me atë që po bën tashmë Danimarka, Franca, Gjermania, sepse shumë industri pothuajse kanë ndaluar së punuari tërësisht. Dhe punonjësit e tyre duhet të marrin paga çdo muaj”.

Petrovksi shton se gjithsesi, “po rishpikim strategji të reja për klientët tanë, në mënyrë që ta përballojmë dhe të dalim të fituar nga kjo situatë. Është një situatë e re, e paparë më parë, ku vëmendja do të jetë te kreativiteti dhe ne kjo gjë na pëlqen”.

Tregu i reklamave qarkullon rreth 38-40 milionë euro në vit

Sipas vlerësimeve të mëparshme të “Monitor”, prej disa vitesh, tregu i reklamave në vend vlerësohet i mbërthyer në shifrat e 37-39 milionë euro në vit. Edhe pa ardhur kjo goditje, tregu ishte në stanjacion vitet e fundit për shkak të tkurrjes së buxheteve nga kompanitë e telekomunikacionit, që janë reklamuesit më të mëdhenj në vend dhe moshyrjes së sipërmarrjeve të reja, me buxhete të mëdha publiciteti.

Rënia e reklamave, krahas medias, pritet të ndikojë negativisht dhe agjencitë e publicitetit, të cilat menaxhojnë një pjesë të konsiderueshme të buxheteve të reklamuesve./Monitor