VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

VIDEO: Dita e Flamurit” përkujtimi i 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Uster – Nga ARDIAN MURRAJ

By | December 4, 2018

Komentet

Koncert Shqip nga nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” NY për festat e fundvitit 2018 – Fotoreportazh nga Keze Kozeta Zylo

Se Gjuha, Mëmëdheu mbesin…

 

Se njerëstë gjithë vdesin,

Po jeta s’mbetet e shkretë,

Gjuha, Mëmëdheu mbesin

Të patundurë përjetë.  N.Frashëri

 

Në mjediset e shkollës publike amerikane nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” që operon në disa lagje të Nju Jorkut mbylli plot sukses semestrin e parë të vitit akademik

2018-2019 me një koncert festiv për festat e fundvitit.

Ndonëse është një e premte dhe e shtunë njujorkeze ku shumë, shumë mund të kalosh një fundjave të qetë familjare, apo të shkosh jashtë qytetit të pushosh, mësuesit, prindërit dhe nxënësit shqiptarë të Shkollës Shqipe “Alba Life” kanë zgjedhur që këto ditë të arta siç dhe e quajnë shumë prej tyre ta harxhojnë për të mësuar Shqip. E meqënse semestrit të parë i erdhi fundi Shkolla Shqipe vazhdon traditën e saj të mrekullueshme ta mbyll fundvitin me një koncert me këngë e valle dhe interpretime të poezive nga shkrimtarë të shquar të Kombit.

Ashtu siç kam shkruajtur herë pas here dhe e pamundur mos ta shpreh përsëri e përsëri sa të kem frymë, bota e fëmijëve më ka magjepsur gjithmonë dhe pohoj se jam e privilegjuar që zgjodha gjithë jetën time me familjen të jem pranë tyre dhe t’ju mësoj Gjuhën Shqipe, Gjuhën më të bukur në botë. Ky privilegj nga Hyu dhe dashuria nuk mund të shijohet vetëm në se nuk bashkëpunon me mësueset e dashura që kanë po të njejtin dashuri dhe pasion sa dhe shkruesja e këtyre radhëve për mësimin shqip.

Është vërtetë ngazëllyese, emocionuese, është aq përndritëse sa kur i sheh nxënësit me çanta në shpinë dhe me prindërit e shoqëuar dhe që shkëputen me vrap nga krahët e tyre për t’u takuar me njeri’tjetrin apo për të na dhënë një përqafim të duket sikur Shqipëria, Kosova, Dibra, Mali i Zi, Çamëria kanë mbërritur aty dhe çdonjerit i shtohet jeta, i shuhet pakëz malli që djeg kur je larg…

E pamundur të shprehësh në një reportazh copëza nga bisedat e prindërve për gëzimin e tyre që ndjejnë për fëmijët që mësojnë shqip, por unë po ndalem vetëm në dy prej tyre:

Kjo shkollë m’i hoqi ndrojen fëmijës tim, sepse skena që ai ngjitet 4 herë në koncertet e vitit shkollor e bëri më konfident, më të pavarur dhe pa pengesa për të folur në publik…

Një prind tjetër më tha tekstualisht: Oh cfarë kënaqësie ndjej kur djali më thotë që kur do të vijë e shtuna, se mezi po e pres për të mësuar shqip dhe të takoj shokët dhe shoqet shqiptare, ju na i hoqët fëmijët të premten dhe të shtunën nga I-padi qe po i mbyt fëmijët fizikisht dhe mendërisht…

Doemos që çdo shkollë me funksion mësimor-edukativ është në shërbim të Kombit të vet është në shërbim të bijeve të vet.

 

Programi i koncertit të fundvitit për vitin akademik 2018-2019

 

Programin e kanë drejtuar tre prezantues të talentuar, si Ujana Zajmi studente nga “Columbia University”, Eneo Rustani dhe Gloria Puli, nxënës të Shkollës Shqipe “Alba life” të cilët plot seriozitet dhe profesionalizëm e bënë dhe më të bukur atmosferën festive të kësaj dite të paharrueshme.

 

Programi e hapi studentja Ujana Zajmi e cila tha:

Mirëdita, mirëdita të dashur nxënës, prindër dhe mësues,

Mire se keni ardhur në festat e fundvitit dhe le të festojmë së bashku këtë sezon të bukur festash në gjuhën tonë të ëmbël Shqipe.

Unë jam Ujana Zajmi studente pranë Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe mësoj shqip me Dr.Valbona Zylo Watkins. Edhe pse udhëtoj nga Manhattani nga “Columbia University” Gjuha Shqipe nuk njeh largësi, ajo na bashkon të gjithëve, sepse është identiteti ynë kombëtar.

Nuk ka më bukur kur ne mblidhemi së bashku dhe dëgjojmë këta nxënës të mrekullueshëm të Shkollës Shqipe “Alba Life” një shkollë serioze e cila operon në disa lagje të Nju Jorkut.

 

Mësueset e kësaj shkolle kanë përgatitur një program të bukur artistik dhe ju ftoj ta dëgjojmë:

 

1-E fillojmë programin me Himnin për Flamurin: Ty Flamur të duam shumë kënduar nga kori i shkollës Shqipe “Alba Life”.

 

2-Pranë jush do të sjellim nxënësit e grupmoshës më të vogël të cilët kanë mësueset Vlera Thaqi dhe Brunilda Veipi Puli në Staten Island që është dhe shtëpia e parë e Gjuhës Shqipe.

 

3-Para jush Arbëror Okshe me vjershën Viti I Ri

4-Diellon Bardhi:Urim zemre

5-Ariel Hoxha: Gjuha Shqipe

6-Bekim Smailovic: Gjuha jonë

7-Chloe dhe Ema Bacelli:  Flamuri

8-Gerard Pero: Babadimri

9-Rei Veizi: Sa të dua o Shqipëri

 

Ja në grup do të recitojnë nxënësit si Rei, Ema, Elena, Iliriani, Ademi dhe Riani

Le t’i përcjellim me duartrokitje, pas shfaqjes së bukur nga nxënësit e mësuese Vlerës dhe Brunës

Në shkollën tonë përveç që mësohet Gjuha Shqipe kemi dhe nxënës që luajnë në instrumente të ndryshme.  Pranëjush do tëkemi nxënëset Dea dhe Emma Watkins që do të luajne në piano: “Jingle Bells” Zilet tringëllojnë

 

Tani  ftoj në skenë nxënësit e mësuese Denisa Sinanit.

 

1-Suad Saipi: Ku kemi lerë

2-Albi Ujkashi:  Atdheu

3-Edis Borici: Mëmëdheu

4-Emma Watkins: Hymni I Flamurit nga Fan Noli

5-Eduart Maqellara: “Ku kemi lerë” ÇAJUPI

6-Adam Ametaj: “I dashur Atdhe” Asdreni

7-Valentina Cunningham “Mace, mace pis pis”

 

Le t’i përcjellim me duartrokitje, pas shfaqjes së bukur nga nxënësit e mësuese Denisës

Kori i shkollës Shqipe “Alba Life” vjen me këngën “Për Mëmëdhenë”

Ftoj në skenë:

Kelvin Rustani i cili do të luajë në violinë  “Natë e qetë” (Silent Night)

 

Eneo Rustani Prezanton:

Unë jam Eneo Rustani nxënësi i Shkollës Shqipe “Alba Life” në Brooklyn prej disa vitesh dhe vi me dëshirë për të mësuar Gjuhën më të bukur në botë:

Le ta përcjellim me duartrokitje nxënësin e talentuar Kelvin Rustani dhe ftoj në skenë

nxënësit e mësuese Entela Mudës.

 

1-Rilind Bardhi: Një fragment nga fjalimi i Ismail Qemal Vlorës në vitin 1912

2-Loriana Thaqi, Marigo Posio

3-Gloria Puli: Bagëti e Bujqësi

4-Dion Salillari: Korca nga Naim Frashëri

5-Dea Watkins: I dashur Atdhe: Adreni

6-Natalia Sinani: Gjuha Shqipe Hil Mosi

7-Onida Grainca:  Ku kemi lerë: A.Z. Çajupi

 

Pas shfaqjeve me sukses të nxënësve të Shkollës Shqipe në Staten Island ftoj në skenë nxënësit e mësuese Ardita Miloti Vadahi dhe Klaus Sharra të cilët vazhdojnë mësimin në një lagje tjetër ë Nju Jorkut nëQueens ku me krenari themi se kjo shkollë ka 2 vjet që është hapur dhe po vazhdon me sukses programin e mësimit të Gjuhës Shqipe.  Le t’i mirëpresim me duartrokitje ju lutem!

 

E fillojmë programin me nxënësin e dashur:

1-Nevil Vadahi i cili do të recitojë: 28 Nëntori

2-Sulejman Demiri reciton: Flamuri

3-Era Vadahi: 28 NëntoriI dhe ngjyrë atdheut nga Alma Papamihali

4-Alisia Shaholli: Mësojmë shqip

5-Alba Vadahi: I dashur Atdhe nga Asdreni

 

Gloria Puli prezanton:

Unë jam nxënëse e shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island dhe jam krenare që vazhdoj programin e kësaj shkolle qe na meson Shqip, jam krenare që vi në këtë Shqipëri të vogël këtu në New York.

 

Një lagje tjetër e Nju Jorkut ka më shumë se një dekadë që po kumbon shqip dhe pikërisht sot do të vinë pranë jush nxënësit e përgatitur nga mësuese Gela Bulku, ndonëse janë të vegjël ata vinë me dashuri të madhe për të mësuar Shqip.

Ja le t’i dëgjojmë:

 

  1. Emily Kodra: “Gëzuar gjithë shqiptarëve”
  2. Enzo Rustani: “Vjersha e Dimrit”
  3. Adisa Tahiri: “Lart në Breg i Bardhi Bredh”
  4. Jori Lamce: “Krishtlindja”
  5. Rilind Shehu: “Tak, tak, tak, Dera Troket”
  6. Diesa Berisha: ” Dimri”

 

Në fund të gjithë do të thonë:

 

Ti Shqipëri me jep nder,

më jep emrin shqiptar,

zemrën ti ma gatove,

plot me dëshirë e me zjarr.

 

Ujana Zajmi tha se pas këtyre nxënësve të mrekullueshëm do të sjellim nxënësen Dea Watkins e cila do të luajë në piano “Rudolph dhe red nose raindeer”

 

E vazhdojmë programin me këngën “Gjuha Shqipe, Gjuha Jonë” kompozuar nga artisti Petrika Melo, që është njëkohësisht dhe hymn për shkollën Shqipe.  Këndon kori i shkollës.

 

Le t’i përcjellim me duartrokitje këta nxënës të talentuar!

 

Tani ftoj në skenë nxënësin Arelt Xhaferi, i cili ka udhëtuar nga Bronxi për të përshëndetur vëllezërit dhe motrat e tij shqiptare si dhe Shkollën Shqipe “Alba Life”, ai do të interpretojë:

“Po vjen Ismail Qemali”

 

Gloria Puli tha se ftoj nëskenë nxënësit e mësuese Adelina Laçaj të cilët janë në Brooklyn.

Ata do të interpretojnë në grup Poemën e famshme të Naim Frashërit “Bagëti e Bujqësi”.  Këta nxënës janë:  Kelvin Rustani,  Elio Tahiri, Blenda Shehu, Erla Lamçe, Ultion Haskaj dhe Tate Haskaj

 

Ujana Zajmi tha se sot pranë nesh kemi dhe Balerinin e shquar shqiptar Klevis Tafaj i cili i është bashkuar programit tonë për t’i mësuar fëmijëve vallet e bukura shqiptare.  Klevis Tafaj është First Soloist at Ajkun Ballet Theatre, New York dhe ka shprehur dëshirën për të mësuar fëmijët shqiptarë dhe ka ëndërr për t’i ngjitur në skenat e Nju Jorkut dhe më gjerë.

Ja ju ftojmë të degjoni vallen e Tropoës me nxënësit e Shkollës Shqipe në Brooklyn

 

E mbyllim programin me këgën e dashur mbarë kombëtare nga fëmijët “Ja na erdhi Viti i Ri” Këndon kori i Shkollës Shqipe “Alba Life” përgatitur nga mësueset pranë kësaj shkolle.

 

Koncerti u mirëprit me duartrokitje të nxehta nga prindërit dhe të pranishmit.

Balerini iI shquar Klevis Tafaj ka përshëndetur gjithë nxënësit dhe prindërit dhe i frymëzoi për t’i sjellë në shkollë për të mësuar Gjuhën Shqipe, por edhe për të vallëzuar vallet e mrekullueshme shqiptare për të cilat do të jem në dispozicionin tuaj.

Z.Qemal Zylo themelues dhe drejtues i Shkollës Shqipe “Alba Life” pasi i ka uruar për festat e fundvitit i ka falënderuar tëgjitha mësuesit si Entela Muda, Vlera Sela Thaqi, Brunilda Vehipi Puli, Denisa Sinani, Dr.Valbona Zylo Watkins, Adelina Laçaj, Gela Bulku, Ardita Vadahi Miloti dhe Klaus Sharra se pa bashkëpunimin me to nuk do të ishte e mundur suksesi i kësaj shkolle kaq serioze dhe plot përkushtim.  Ai falënderoi prindërit dhe të gjithë nxënësit që dhe pse të lindur dhe të rritur jashtë trojeve shqiptare ata vinë me një dashuri të pakufishme për të mësuar Shqip. Në përfundim të gjithë pjesëmarrësit drekuan së bashku në mjediset e kafeterisë së shkollës.

Së shpejti TV “Alba Life” me bashkëpunëtorë kameramanet Todd Watkins, Klaudio dhe Monesa Muçollari do të transmetojë në kanalet televizive këtë koncert madhështor të shfaqur nga nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në New York

 

Keze Kozeta Zylo, shkrimtare, publiciste, mësuese dhe themeluese e Shkollave Shqipe në New York

 

15 dhjetor, 2018

Staten Island, New York 

 

 

Urime Ushtria e Republikës së Kosovës! Urime Kosova jonë!

 

Organizata e Gruas Shqiptare – Amerikane “Hope & Peace”
E priti me gëzim të madh shpalljen e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, si shprehje e lartë e sovranitetit të popullit shqiptarë në Kosovë. Jemi krenare për ju vëllezër e motra në Kosovë, për sakrificat tuaja sublime për paqen dhe lirinë e Kosovës. Për gjakun e derdhur të rinisë shqiptare për çështjen kombëtare. Kosovës asnjëherë nuk i ka munguar ushtria, paçka se pushtuesit e çdo kohe nuk e kanë lejuar legjitimitetin e saj. Por Kosovës dhe Shqipërisë kurdoherë i kanë dalë për zot bijtë e bijat e saj më të mirë Isa Boletini, Hasan Prishtina, Azem e Shote Galica,  Adem Jashari e të tjerë….Deri tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës që edhe me ndërhyrjen e SHBA dhe NATOS i treguan cakun serbisë.
Falenderojmë SHBA që historikisht e kanë mbështetur Kosovën dhe të gjithë shqiptarët.
Zoti e bekofte Amerikën!
Zoti e bekoftë Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen.
Lavdi heronjve që derdhën gjakun për largimin e makinerisë dhe krimeve serbe nga Kosova.

KONSULLATA E PËRGJITHSHME E KOSOVËS NDEROI GAZETARË DHE SHOQATA

Në mbrëmjen e së Enjtes, 13 Dhjetor 2018, në mjediset e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës u organizua ceremonia festive, në një veprimtari, që Konsullja e Përgjithshme, Teuta Sahatçija, e cilësoi si mbrëmja e Falenderimeve.

Mbrëmja nisi me koncertin e dy artisteve shqiptare: Klodina Kabashi-Morina në Flaut dhe Elona Muça në piano. Pjesmarrësit me nga një gotë verë kanë ndjekur programin dhe kanë duartrokitur koncertin e ndërtuar me: Këngë dhe melodi të T. Harapit, I.Spahiut, L.Drizarit, Ç. Zadesë. Znj. Klodina Morina është profesoreshë e Flautit, jeton dhe punon ne Baltimore, ka kryer fakultetin ne Prishtine, ndërsa Magjistraturen e ka kryer në Shkup. Znj. Elona Muça është profesoreshe e pianos, jeton ne New Jersy dhe jep mësim në universitetin e Mon Clair dhe Konservatorin e Moskes.

Pas pjesës së parë të koncertit, ka përshëndetë Ambasadorja Teuta Sahatçija, e cila u uroi mirëseardhjen të pranishmëve në zyrën e Misionit të RKS në New York .

Një falenderim të veçantë ajo ua drejtoi artisteve; falutistes Klodina Kabashi-Morina dhe pianistes Elona Muça, për interpretimin e shkëlqyer, dhe siç tha ajo:” Me këto pjesë të bukura të muzikës Shqipe, ju i keni dhënë një dritë të bukur eventit”.

Më pas Konsullja e Përgjithshme tha se” Në fund të vitit bëhet përmbledhja e ngjarjeve të vitit që po e lëmë, gezimeve që i kemi përjetuar, sukseseve, kujtojmë përjetimet e kaluara, sfidat dhe mësimet e nxjerra.

Kosova sot i ka mundësite që të garojë në sport e muzike, të bëhet pjesë e tregut global dhe të korrë suksese në teknologjinë informative, ekonomi dhe të jep vlerën e shtuar në të gjitha fushat.

Të pranishmit kanë duartrokitur, kur Konsullja e Përgjithshme tha: “Nesër, Parlamenti i Republikës e voton pakon e ligjeve për transformimin e Forcave të sigurisë në Ushtri të Kosovës, me të cilën e forcon sovranitetin shtetëror.”

Sipas Konsulles së Përgjithshme Sahatçija, kjo nuk u arrit me shume mundime e sakrifica, me shume vuajtje e lot.

Një falenderim të veçantë folësja i drejtoi Diasporës për mbajtjen gjallë të shpresës për liri, në kohët e pashpresa. Ju falenderojmë, tha ajo, që mbanit familjet, shkollimin, shtetin paralel, kur shteti okupator na shtypte e angazhohej që Kosova të mos fliste shqip. Ju falemnderit që ishit zëri ynë kur ne nuk kishim zë. I jemi falenderues Diasporës që vazhdon pa u ndalur të mbështesë:

Ajo falenderoi median e diasporës për përcjelljen e fjalës së dhe informimin duke luftuar largësinë gjeografike dhe duke i lidhur shqiptarët anë e mbanë botës

Sahatçija falenderoi edhe për kontributin e diasporës për ekonominë përmes profesionistëve, që Kosova të mos e shtrijmë dorën më askujt por të jemi zot të vetvehtes,

Një falenderim të veçantë ajo përcolli: Për mbështetjen e shkollimit suprem si armë e fuqishme që e mbron dhe e avancon një komb, Si dhe për fuqizimin e gruas duke e angazhuar gjysmën e munguar të shoqërisë.

Më pas Konsullja e Përgjithshme ndau çmimet në gazetari.

Zëri i Amerikës, Edicionin shqip

Po sjellim motivacionet e Mirënjohjeve , ashtu siç i përcolli zonja Sahatçija: A është dikush në Kosovë që nuk e din për Zërin e Amerikës? A është dikush që nuk e mbanë në mend me sa ankth e gëzim pritnim të dëgjonim lajmet dhe të sigurohemi se dikush po dëgjon se çka po ndodhë në Kosovën e okupuar? Zëri i Amerikës, sot vazhdon me të njejtin profesionalizëm të jetë burim i lajmeve dhe të jetë zëri i respektuar dhe shumë kredibil nga toka e Amerikës, mikut tonë më të madh.

Duke pasur respektin maksimal për punën e të gjithë gazetarëve të Zerit të Amerikës, Edicioni shqip, ne deshtëm që sot me një symbol të vogël të tregojmë Falenderimin e madh dhe respektin për punën tuaj shumëvjeçare dhe kontributin për gazetarinë shqipe nëpër botë.

Zonja Laura Konda kam nderin e posaçëm të ju ftoj ta pranoni Falenderimin tone.

Z. Halil Mula, RTV21

Z. Halil Mula nuk ka nevojë për prezantim të veçantë. Ai konsiderohet si anëtarë i Misionit tone, pjesë e familjes. Lilo siq e quajmë ne që e quajmë vehten miq të tij, është çdo here aty ku është lajmi, ku ndodhin gjërat. Gjithmonë i qetë, i buzëqeshur, shume dashamirës dhe shumë punëtor. Halili me raportimet e tij i ka anuluar barierat gjeografike dhe përmes reportazheve të Halil Mulës, publiku Kosovar është i njohtuar me çdo gjë që ndodhë në Amerikë, në komunitetin shqiptar. Përmes RTV21 çdo reportazh i Halilit ka audience maksimale dhe përcillet nga numër shumë i madhë i shiquesëve.

Halili si korrespondent i akredituar pranë KB, shumë shpesh luan rolin edhe të mikpritësit në hapsirat e KB për ne, diplomatët e RKS në New York, për delegacione që vijnë, student etj. Në pamundësinë tone për ti kryer këto veprime, Halili luan rolin e Misionit të Kosovës pranë KB.

Me një simbolikë të vogël por mirënjohje të madhe e falenderojmë Z. Halil Mula për kontributin për gazetari, për përkrahjen në kuadër të KB dhe për vlerat e tij tëjashëzakonshme njerëzore.
Z. Halil Mula ju lutem ta pranoni Falenderimin tone:

Beqir Sina

Z. Beqir Sina edhe nje “anëtar” i familjes tonë. Aty ku ndodhë diçka, Beqiri është aty me aparatin e tij për të kapur momentet që shenojnë më së miri ngjarjen. Me intervista të shumta dhe panumër fotografi, Beqiri nuk e harron askë dhe me shpejtësi lajmi e fotot përmes postimeve të tij marrin dhenë. Bile më shpejtë se që jemi ne vetë në gjendje të mbledhim e ti postojmë.

Mediat dhe qytetarët në Kosovë janë detajisht të informuar për çdo ngjarje, organizim, përgaditje duke i falenderuar përcjelljes së zellshme të Z. Beqir Sina.

Z. Beqir, kam nderin që të ju ftoj të merrni Falenderimin për kontributin tuaj në gazetari.

Adem Belliu

Z. Belliu përmes kamerës së tij jo vetëm që regjistron eventet Brenda komunitetit shqiptar në New Yorke gjetiu, por ndërton ura lidhëse mes shqiptarëve. Permes syrit të tij komuniteti, e besa edhe ne tashme si pjese e komunitetit, jemi dëshmitar të sukseseve të anëtarëve, të organizimeve, të lajmeve.
Për ketë Z. Belliu ju lutem te pranoni Felenderimin tone për kontributin për gazetari dhe përhapjen dhe ruajtjen e gjuhes dhekulturës shqipe në diasporë.

Dalip Greca:

Z. Dalip Greca unë nuk e quaj vetëm Gazetar, por edhe historian, e guardian të traditës së ndritshme shekullore. Personi që përmes Gazetës Dielli ndërton historinë e re të Vatrës dhe të popullit shqiptar në SHBA dhe kudo nëpër trojet shqiptare, histori kjo e bazuar në punën madhore të parardhësve të tij. Ai regjistron për librat ngjarjet nga të gjithandej që shenojnë të sotmen tone dhe ndertojnë librin e bukur të histories shqipe. Prandaj Z.Greca ju lutem ta pranoni Falenderimin tone për kontributin tuaj për gazetari.

Vehbi Bajrami

Gazeta Illyria u themelua në 1991 si nevojë për të artikuluar gjendjen e rrëndë nëpër të cilën po kalonte polulli shqiptar npn okupacionin mizor të Millosheviqit. Roli i saj është i pamohueshëm në fazat e ndryshme të histories tone të re.

Z. Vehbi Bajrami, duke pasur respekt për kontributin tuaj për gazetari, ju lutem ta pranoni Felenderimin tone:

Çmimet për Edukim:

Më 1989 kur u suprimua Autonomia e Kosovës, filloi Apartheid ii forms së rrëndë mu në zemër të Europës. Millosheviçi si veprim të pare pas shpërndarjes së Parlamentit të Kosovës, mori veprimin për mbylljen e Universitetit të Prishtinës në gjuhën shqipe. Vazhdoi mbyllja e shkollave të mesme në gjuhën shqipe dhe u lejuan vetëm shkollat fillore.

Ky plan mizor ka planifikuar që shqiptarët e Kosovës të nisnin shekullin e 21të, si njerëz të pashkollë e shërbëtor të tyre.

Kjo nuk ndodhi pasi rezistenca paqësorë në krye me Ibrahim RUgovën organizuan sistemin parallel të arsimit. Atë kohë shtepitë u shëndëruan në shkolla dhe mbajtën gjallë edukimin, duke mos lejuar degradimin e gjithë kombit.

Edukimi kualitativ është arma më e fuqishme e mbrojtjes së një populli që siguron të ardhme të ndritshme.

Richard Lukaj

Prandaj Hapja e Universitetit Amerikan ne Prishtinë në fakt ka shenuar pikërisht atë çka i duhet Kosovës. Shkollën me system amerikan, lidhjen me kulturën, edukimin, mënyrën e mendimit perëndimor dhe Diplomën amerikane që hapë rrugë për avancim për të rinjtë. Ky universitet ka vendosur kriteret e larta për të gjitha shkollat.

Richard Lukaj, si vizionar e ka ditë këtë dhe është angazhuar për hapjen e AUK. Ishte ky një veprim vizionar, largpamës dhe shumë dashamirës për krijimin e një gjenerate të rinjëve që janë të shkolluar në Universitet Amerikan në Prishtinë dhe kanë vazhduar shkollimet Master e PhD në Amerikë. Keta të rinj kanë mesuar të kenë mendim kritik dhe aftësi për marrjen e vendimeve të pavarura, duke shtuar këtu dashurinë e madhe për mikun tonë Amerikën.

Për këtë largpamësi, Z. Richard Lukaj, na lejoni që me një simbolikë të vogël të shprehim falenderimin e madh në fushën vizionare të edukimit.

Ed Hammel

Mr Hammel is our dear friend that ëorked hard to establish KAEF, Kosovo American Education Fund. Every year he and his friends are working hard to obtain enough funds to support scholarships for Graduate Studies at prestigious American Universities for the exceptional young people

This year KAEF celebrates 100th student recipient of this prestigious scholarship.

Mr. Hammel, please accept this small symbol of appreciation as the token of our gratitude for your outstanding work.

Kontributi për fuqizimin e grave

AAWO Motrat Qiriazi sivjet kanë festuar 25 vjetorin e ekzistencës dhe punës së palodhshme për fuqizimin e gruas shqiptare në SHBA dhe ndihmën e pakursyer për vendlindje. Këto gra të vyeshme kanë ndihmuar në Kosovën në kohra shumë të vështira me të gjitha mënyrat e mundshme. Sot Motrat Qiriazi ndihmojnë me bursa vajzat nga trojet shqiptare, kanë ndihmuar shërimin e femijëve, mbajtur trajnime për përgaditjen e vajzave të reja në kërkim të punës duke përmirësuar CV dhe duke i mentoruar ato.Per kontributin e Organizatës Motrat Qiriazi për fuqizimin e grave dhe vajzave, sot duam të ndajmë Falenderimin si shenjë respekti për punën tuaj. Znj Beti Beno ju lutem të pranoni Falenderimin.

Hope and Peace

Znj Mimoza Dajqi për shumë vite punon dhe angazhohet për fuqizimin e gruas, zbardhjen e krimeve gjatë kohës së komunizmit sidomos ndaj gruas dhe përfaqëson gruan shqiptaro amerikane në forume të ndryshme. Zonja Dajqi ju lutem ta pranoni Falenderimin për punën tuaj

Kontributi për fuqizimin e të rinjëve profesionist

APEN

Gjeneratat e reja në diasporë në njerën anë falë shkollimit dhe rrjetëzimit kanë mundësi të hapin fusha të reja në profesionet e tyre. Por në anën tjetër, të ndikuar nga ambient asimilues, kanë rrezikun e zbehjes së përkatësisë kombëtare dhe lidhjeve me vendlindjen.

APEN- Rrjeti i profesionistëve shqiptar në SHBA mbledhë në gjirin e saj profesionistët shqiptar të fushave të ndryshme dhe kultivon dashurinë për gjuhën, vendlindjen. Një numër i këtyre profesionistëve të rinj tashmë janë duke bashkëpunuar me kompanitë në Kosovë e Shqipëri duke forcuar lidhjen me vendlindje të prindërve të tyre dhe duke kontribuar në fuqizimin e ekonomik, që sot paraqet Partiotizmin modern.

Z. Leonard Gega, Ju lutem që të pranoniFelnderimin si shenjë e respektit për punën e organizatës në fuqizimin e rinisë profesioniste shqiptare në SHBA.

Seicili prej të nderuarëve falenderoi Konsullatën për vlerësimin.

Programi ka vazhduar me pjesën e dytë të koncertit të artisteve Klodina Kabashi Morina dhe Elona Muça. Koncerti ishte ndërtuar me:

– Fjalët e Qiririt-Limos Dizdari, Baladë-nga Kujtim Lara, Variacion mbi një temë popullore nga Fehmi Ibrahimi.

Fotografia e Dielli Vatra

 

 

(Video) Zëri i Amerikës: Nju Jork, Misioni i Kosovës nderon organizata dhe media shqip

Shefja e misionit të Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija nderoi disa organizata dhe individë për atë që ajo e cilësoi si mbështetje që ata i kanë dhënë shtetit të Kosovës në dekadën e parë të ekzistencës së tij.

Në ceremoni u nderuan dy organizata të diasporës, që punojnë për fuqizimin e rolit së gruas në shoqëri: Organizata e grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi” dhe “Hope and peace” – “Shpresë dhe Paqe”; organizata Apen, për kontributin në përkrahjen e profesonistëve të rinj.

Misioni i Kosovës nderoi disa individë nga fusha e gazetarisë: Halil Mula, korrespondent i RTV21 të Kosovës, gazetari Beqir Sina; Adem Belliu, i televizionit “Kultura Shqiptare”, Dalip Greca, kryeredaktor i gazetës “Dielli” dhe Vehbi Bajrami, botues i gazetës “Illyria”.

Mes atyre që u nderuan ishte edhe Zëri i Amerikës. Zonja Sahatqija i dha këtë koment koleges sonë Laura Konda:

“Një vend të posaçëm ka Zëri i Amerikës, edicioni shqip; duke patur parasysh që është një medium që ka qenë afër shqiptarëve për një kohë shumë të gjatë, ne që jemi nga Kosova, kemi kujtimet prej kohës kur Kosova ishte e okupuar dhe kur Kosova nuk kish zë, nuk dëgjohej. Zëri i Amerikës në atë kohë ishte zëri ynë, ishte shpresa jonë në atë kohë pa shpresë.”

Zonja Sahatqija tha se Zëri i Amerikës, vazhdon të jetë burim i lajmeve të sakta dhe një zë i respektuar dhe i besueshëm nga Amerika, miku i madh i Kosovës.

Misioni i Kosovës nderoi gjithashtu zotin Ed Hammel, themelues i grupit KAEF – Fondi Amerikan i Arsimit në Kosovë dhe Richard Lukaj, për kontribut në hapjen e Universitetit Amerikan në Prishtinë.

 

 

Na ndihmoni të protestojmë, sepse energjitë e vërteta të shqiptarëve kanë emigruar! – Nga Dr. Gjovalin Gjeloshi

Me rastin e luftës së Kosovës, në Shqipëri u strehuan një numër i madh i kosovarëve. Gjatë atyre ditëve, kampet e akomodimit dhe institucionet shtetërore në Shqipëri, vizitoheshin nga shumë  përfaqësues të organizatave të ndryshme shtetërore dhe humanitare. Kam qenë kryetar komune në rrethin e Lezhës, kur më erdhi në zyrë një vëzhgues i OSBE. Gjatë bisedës që bëmë, fillova për me i tregua për ne shqiptarët: u futa thellë në histori, qysh me luftën e Trojës, me Akilin, me Aleksandrin e Maqedonisë, me Pirron, Teutën, Gjergj Kastriotin e çfarë nuk i përmenda dhe pak pa ardhur te Nanë Tereza, më ndërhyri me dashamirësi (pa e kuptuar se më kishte ndërprerë) dhe foli: ne kanadezët, tha ai, jemi një popull i ri, nuk kemi histori të tilla. Jam dakort se njeriu duhet të ndihet krenar për paraardhësit e vet, qoftë kur përfaqësojnë një familje e aq më tepër një komb. Ju, – vijoi ai, – duhet të shikoni e të flitni më tepër se kush jeni sot, çfarë bëni për vendin tuaj ju, e jo vetëm çfarë patën bërë ata të parët. Ata e përmbushën detyrimin e tyre. Po ju sot? Kjo do të ishte më e rëndësishme.

Më dha një mësim të vlefshëm. Jo se ne nuk jemi vetë dikushi, por të gjithë sikur e teprojmë nga pak me mburrjen për të parët tanë, duke harruar të krahasojmë se sa u kemi ngjarë atyre dhe mbi të gjitha, çfarë bëjmë ne sot për të çuar më përpara ose së paku për të mbajtur në atë shkallë përvujtërinë dhe burrërinë, patriotizmin dhe ndershmërinë që kishin ata dikur. Nuk kam pse të rrah gjoksin gjithë ditën unë se qenkam nipi i Uc Turkut a Prek Calit; dikush prej jush, se është i derës së Çun Mulës së Hotit apo Dedë Gjo’ Lulit; dikush tjetër thotë, se emri i shpisë sonë ka qenë i shkruar në derë të Stambollës; se axha im ka qenë ai, vet i gjashti që u vra  në Bratilë tw Deçiqit më 1911; tjetri i Luc Nishit; se daja im është vrarë në shtëpi prej forcave ushtarake malazeze dhe nuk e ka dorëzuar mikun. Se jam i Gjon Dedë Bajraktarit apo shpisë Gjo’ Rapukës së Vuklit; jam i Ivezajve apo Vuksan Gjelit të Grudës; Prel Tomës së Kastratit apo Marash Vatës së Shkrelit. Të gjithë sa janë në këtë sallw, për fat të mirë kanë ç’të tregojnë se të kujt janë. Por pyetja që  shtrohet  përpara nesh është: jo të kujt jemi, por kush jemi ne sot?

Çdo vit kujtojmë, festojmë, organizojmë ceremoni, panaire, sesione shkencore e jubilare, botojmë libra e mbajmë referate. Përkujtojmë Gjergj Kastriot Skenderbeun, Shpalljen e Pavarësisë, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Konferencën e Bujanit, Lidhjen e Pejës, Kryengritjen e Malësisë së Madhe 1911-1912, Kryengritjen Antikomuniste të Kelmendit, Lëvizjen e Postribës etj, etj dhe natyrisht që mirë bëjmë dhe duhen përgëzuar nismëtarët e këtyre përkujtimeve, sepse të gjitha këto ngjarje lidhen me luftën dhe jetën e gjysh-stërgjyshërve tanë. Por duke ndjekur porosinë e mikut tim kanadez, sa kanë ndikuar këto ngjarje tek edukimi atdhetar i brezave tanë, sa e ndjejmë veten shqiptar në çdo pikëpamje? Nëse atëherë në luftë e në  robëri, dëgjohej për mirë zëri i shqiptarit, po sot në paqe e demokraci, çfarë emri i kemi shtuar vetes, si shtet e si komb? Si na njeh bota? Dhe më qartas: si i përcjell Europa apo Shtetet e Bashkuara zhvillimet tona të tashme, ekonomike e sociale, kulturën tonë demokratike? A dimë të orientohemi, a dimë të zgjedhim midis shumë rrugëve, atë më të mirën?

Nuk lëmë rast pa u mburrur  për shqiptarë që bënë këtë apo atë shtet, që drejtuan atë apo këtë Perandori. Iliria vetë kurrë nuk qe një mbretëri e përbashkët, por emrat e mbretërve që kishin shtetet e vogla ilire i dinë përmendsh edhe fëmijët tanë: me Pirron e Gentin, Teutën, Glaukun etj. Numërojmë perandorët ilirë që drejtuan  Perandorinë Romake për 300 vjet me radhë dhe ndër to Justinianin, që ndryshoi Romën e i dha Ilirisë status të veçantë apo Konstandinin, perandorin e parë të krishterë. Pse jo, një fakt domethënës historik kur 39 vezirë të mëdhenj të Perandorisë osmane ishin shqiptarë, nga viti 1475 deri më 1920. Vetëm dinastia e Qyprylinjëve nga Roshniku i Beratit, qëndroi 50 vjet në krye të Veziratit të Madh Perandorak. Të gjithë kontribuan në zgjerimin e kufinjëve të kësaj Perandorie pushtuese. Dimë më mirë për dinastinë mbretërore të Faruk shqiptarit në Egjipt, se sa historinë e vërtet, të papolitizuar të Ahmet Zogut, mbretit të Shqipërisë tonë. Njohim Pashko Vasën si poet e shkrimtar në vendin tonë, por ai qe  guvernator  në Liban. Teodor Kolokotroni ose “Plaku i Moresë”, qe shqiptari që udhëhoqi revolucionin grek kundër Perandorisë Osmane dhe i dha lirinë Greqisë. Numërohen edhe nëntë kryeministra grekë me prejardhje arvanitase, një president dhe një general, Theodor Pangalo që në karrierën e tij diktatoriale-ushtarake u tregua më i keq se me çdokënd, me shqiptarët e vet. Vasil Koçi ose Vasil Ujku, me prejardhje nga Shqipëria Jugore, i cili qëndroi 19 vjet në fronin e Moldavisë dhe thuhet se, mes punëve të tjera të mira, ndërtoi mbi 30 kisha në këtë shtet. Dera princërore e Serbisë, Karagjeorgjeviçët, që udhëhoqën kryengritjen serbe kundër perandorisë osmane, kishin prejardhjen nga Kelmendi i Gurit dhe ishin Kelmendasit ata që i shpëtuan jetën mbretit Aleksandër më 1915. Mihal Gjika, guvernator i principatës së Vllahisë, bija e të cilit ishte Elena Gjika (Dora D’Istra), një nga personalitetet më të mëdha të gjinisë femërore të të gjitha kohrave, shqiptarja e famshme e Bukureshtit. Krenohemi edhe me nipërit tanë: presidentin e parë të SHBA, Xhorxh Uashingtoni, i biri i shqiptares Marie Bala, nga Peja dhe Ataturkun, presidenti i parë turk, arkitektin e Turqisë moderne, i ati i të cilit qe shqiptar etj. Ja pra shqiptarët, si nga lisi i gjakut si nga ai i tamlit, bënë shtete moderne, drejtuan perandori, zbuan perandorinë osmane prej vendeve të tjera, murtajën që kombi ynë ia pa sherrin më shumë se çdo perandorie apo pushtuesi tjetër në 2000 vjet histori.

Po Shqipërinë, pse nuk e bënë shqiptarët? Pse nuk e bënë dje dhe pse nuk e bëjnë siç duhet as sot? Fan Noli i madh ka shkruar se “nëse Hamza Kastrioti, i nipi, nuk do ta kishte tradhtuar Gjergj Kastriotin, Shqipëria do të kishte pasur një Skënderbe të dytë në historinë e saj”. Disa historianë e albanologë shqiptarë e të huaj, shfaqin mendimin se “nëse Ali Pash Tepelena në Jug dhe Kara Mahmut Pasha në Veri, të dy bashkëkohës, do të kishin bashkuar forcat e nuk do të ishin grindur e bërë luftë me njëri tjetrin për territore e pushtet, Shqipëria nuk do të kishte mbetur kaq shekuj nën perandorinë osmane dhe do të pavarësohej shumë më përpara Greqisë, Serbisë apo Malit të Zi. E nëse Enver Hoxha nuk do ta kishte prishur marrëveshjen e Mukjes me sugjerimin e jugosllavëve në vitin 1943, Shqipëria nuk do të kishte mbetur nën gubernen ruse dhe ne nuk do të kishim kaluar natën e gjatë 45 vjeçare. Nëse Ramiz Alia do të kishte pranuar një ofertë bujare të Shtrausit e Gensherit, Shqipëria do  të ishte futur në rrugë demokratike përpara Rumanisë e vendeve të tjera të Bllokut të lindjes e ne do të kishim zhvillime të tjera në rrugën tonë të zhvillimit. Në vitin 1994, drejtori i fondit Monetar Ndërkombëtar deklaronte se, “nëse Shqipëria do të ecë me këto ritme, për 10 vjet ajo do të arrijë zhvillimin ekonomik të Portugalisë”. Por, pushteti që nuk u menaxhua drejt dhe opozita e mësuar me pushtet 45 vjeçar, do të ishin dy shkaqet që u shkaktuan trazirat shkatërruese të vitit 1997, të cilat e çuan Shqipërinë  disa dekada mbrapa duke shkaktuar dëme që nuk janë riparuar as sot. Dhe këtu nuk e kam fjalën për dëme thjesht ekonomike. Për të ardhur deri më sot kur ne akoma nuk po gjejmë rrugën e duhur. Dhe kjo po ndodh se Shqipëria pati pak burra shteti në krye. Sw paku ata që na drejtojnë tw jenw thjesht  burra: burrat nuk shahen, nuk fyejnë, nuk luftojnë vetëm e vetëm për të bërë të pasur veten dhe emërtimi “Kuvend” që kemi sot, gadi i fyen  kuvendet e traditës shqiptare. Në kuvend kur burrat flisnin me radhë, dëgjonin shoku shokun, vërejtjet i bënin më të menduara, nuk mbronin kollaj të keqen dhe për çështjet madhore të vendit të tyre merreshin vesh edhe nëse ishin në konflikt me njëri-tjetrin.

Aty nga viti 1988, kur njerëzve në Vermosh u kishte shkuar thika në palcë e nuk po duronin më varfërinë, shtypjen e diskriminimin klasor, shumë banorë muarën guxim dhe kapërcyen natën piramidat duke u larguar nga vendi për të mos u kthyer më kurrë. Në shumë raste linin familjet këndej kufirit edhe pse e dinin se mbi ta do të derdhej urrejtja e pushtetit. Pranoheshin vuajtje të tilla: djemve ua bënin hallall nanat, fëmijët baballarëve dhe motrat vllezërve. Atëhere lajme dhe statistika të tilla nuk jepeshin në gazeta, por qeveria natyrisht se ishte e shqetësuar për këtë fenomen që nuk e ndalonte dot si në zonat e tjera të Shqipërisë, ku kufirin e kishte rrethuar me tela me gjemba dhe e kishte “fortifikuar” me energji elektrike. Për Vermoshin gardhi me tela ishte në Rapsh, disa dhjetra km larg. Për të ulur sado pak numrin e këtyre rasteve, pushteti i Tiranës dërgoi në Vermosh për të biseduar fshatçe me banorët, një zyrtar të lartë të ministrisë së brendshme. Në mbledhje me të gjithë vermoshasit, pyetja shtrohej: “pse njerëzit ikin, kur partia na i ka siguruar të tëra të mirat”? Heshtjen disi të gjatë, sepse ata njerëz nuk kishin dëshirë me fol çfarë kishin në mendje, e theu një burrë i moshuar, duke e parë drejt e në sy, do t’i drejtohej: “Zotni ministër (nuk i tha “shoku ministër” dhe ky i fundit e kapërdiu këtë), të parët tanë e kanë mbrojtë me gjak këtë truall, këtë Kelmend, këtë Vermosh. I kena eshtnat e baballarëve e gjyshave tanë të mbjellun përgjatë kufinit, për mos me i lanë ata me na ardhë këndej. Sot fmitë tanë po ikin andej. Pse-hin gjeje vet”. Pra pse-hin e arratisjes, pushteti i atëhershëm duhej ta kërkonte te vetja e vet!…

Se si të parët tanë i kanë mbrojtë ato troje për mos me ardhë kush me i shkelë, do të ju paraqes këtu me pak rrjeshta, atmosferën e njërës prej luftërave heroike për mbrojtjen e Plavës e Gucisë, që në histori njihet si “Lufta e Nokshiqit”, të cilën na e përcjellë at Daniel Gjeçaj, duke komentuar rreth “Këngës së njëzetepestë”  tek “Lahuta e Malcisë”: “Këcen në kambë Mark Milani dhe me fjalë të zjarrta zemëron luftëtarët për msymje. Zâni i burisë, krizma e trompetës e urdhni i Mark Milanit shpërthen luftën në të katër anët…Ushtritë shqiptare jo veç që s’topiten para morisë së forcave malazeze, por xehen edhe mâ tepër e egërsohen. Hallakaten luftëtarët, bërtasin, ngatërrohen shoq me shoq, kacafyten; fishkullojnë plumbat, gjimojnë topat, shungullon bjeshka, dridhen malet.  Përleshen Hot e Grudë me të Vasoviqas; lëshohen Shkrel e Kastrat me herojtë e vet; rrâ Kelmendi, mësue përherë me u dà në shêj ndër beteja….ja edhe dyluftimi i malaziasit Vuko Lekë Drava me Prel Memën e Vuklit, tue e fitue ky i mbrami. Para korisë që mbulon ushtrinë karadake, lëshohet Mark Milani dhe me fjalë zjarm, i nxit të vetët me e çue nderën në vend. Ndër heroj malazez dahet në shej Kik Mëhilli, që në Hercegovinë pat vra Smajl Agën Çengiq e sa tjerë. U rrijnë përballë hordhive të zgjedhuna malazeze kreshnikët shqiptarë me Turk Shabin, Masha Cokun, Muç Hasin, Prel Mirin, Dedë Ivanin etj. Hynë në veprim taborri i zgjedhun  i Biocave: ndeshen ndër parzme të tanëve dhe thehen, si tallazet e Drinit ndër kambët e urës granitit. Arrijnë fuqitë e freskëta shqiptare nën Prel Tulin; rrâjnë Malësi e Madhe, Dukagjin, Has e Rekë, Postribë e Shllak. Mark Milani e sheh vedin ngusht…..ushtria karadake tërhiqet natën, nëpër gryka e prroje….”.

Të nderuar pjesëmarrës! Populli nga keni origjinën ju, sot ka humbur nëpërmjet emigrimit, pjesën më të madhe të forcave më të mira dhe më aktive, në 50 vjeçarin e sidomos në 25 vjeçarin e fundit. Kësisoj nuk ka energji të brendshme të mjaftueshme për të reaguar, për të luftuar për një qeverisje më të mirë. Një ndër presidentët e SHBA-ve ka thënë se “çdo popull meriton qeverinë që ka”. Mbase të gjithë ne që kemi mbetur atje, meritojmë ata që kemi në krye. Krahasoni lëvizjet e protestat e vitit 1991 e disa vite më vonë në Shqipëri dhe do të bindemi për këtë. Lëvizjet e fuqishme nuk i realizon politika. Protestat që sjellin rrotacionin e pushteteve të paafta e të korruptuara i realizon shoqëria civile, komunitetet e ndërgjegjësuara që dinë se çfarë kërkojnë dhe kur duhet ta kërkojnë. Por shoqëria civile nuk është ajo që duhet për t’u ngritur në nivelin e detyrave që shtron koha. Popullsia në trojet e veta po plaket. Sipas të dhënave statistikore, këtë vit u regjistruan në universitete 44 mijë studentë më pak se katër vjet më parë dhe filluan shkollën 130 mijë nxënës më pak në vitin shkollor 2018-2019 se sa vitin e kaluar. Këtë vit ministria e arsimit në Shqipëri mbylli 135 shkolla me klasa kolektive. Këto shkolla para 20 viteve kishin së paku secila nga 100-120 nxënës. Ato u mbyllën se secila pati më pak se 5 nxënës mesatarisht. Shqiptarët janë në krye të listave për azilkërkues në vendet e BE. 55 mijë shqiptarë kërkuan azil në vitin 2015 dhe vetëm në Gjermani e Francë ishin 27.500 në vitin 2017. Nga ana tjetër, për aplikimet në llotarinë amerikane, ne jemi në krye të të gjithë botës: sipas burimeve të Departamentit të Shtetit, në vitin 2013 aplikuan për llotari amerikane 87 mijë shqiptarë dhe pesë vjet më vonë, 2018 kjo shifër ishte mbi 4 fishuar; 367 mijë vetë. Kjo përbën 17 përqind të të gjithë popullsisë që mund të aplikojë mbi 20 vjeç. Në një kohë që kjo përqindje për Libinë është 15 përqind, në Sierra Leone 14 % dhe në Gana është vetëm 8 %. (Natyrisht që ky nuk është tregues vetëm i dashurisë për Amerikën). 2500 infermierë janë larguar nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë dhe 2000 të tjerë presin në radhë. – “Ikin për një punë më dinjitoze dhe nuk janë të sapodiplomuar”, – thotë presidenti  shoqatës së tyre, Elson Jacaj.

Shqiptarët kanë zgjedhur si protestë të vetme të tyre, ikjen. E vetmja protestë që nuk kontrollohet dot nga qeveria. Këtë fenomen e kanë vënë re edhe të huajt. Gazeta gjermane “Hanoversche Zeitung” (Hanovershe  Cajtung), në një nga numrat e saj të fillimit të tetorit të këtij viti, shkruante: “Shqiptarët janë mjaft të pakënaqur me qeverisjen aktuale. Por për çudi ata nuk dalin në rrugë për të protestuar, por preferojnë të shkojnë në aeroport dhe të arratisen nga Shqipëria”.

– Gjithshka filloi në vitin 2015, deklaronte Jorg Ristov, një oficer i Policisë Federale në Hanover, duke komentuar për udhëtimin e vështirë nga Cuxhaveni i Gjermanisë për në Britaninë e Madhe, si udhëtim ilegal. Duke shtuar më tutje se, “mbi të gjitha, këto rreziqe të mëdha i ndërmarrin kryesisht shqiptarët”, – citonte në fillim të tetorit të këtij viti, revista e shqiptarëve të Zvicrës “Albinfo-ch”.

Aty nga fillimi i viteve 80-të të shekullit të kaluar, kur u zbut pak armiqësia e pajustifikuar midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë së atëhershme, disa nanave e gjysheve tona që ishin bija të Hotit a Grudës, iu dha e drejta me ba vizita tek prindërit dhe vllezërit e tyre në Malin e Zi. Një ndër to ishte edhe një nuse e axhës së babës tim, Prenaqja, vajza e Gjokë Nicajt. Shkoi, ndenji, pa e u ç’mall. Kur u kthye, në ditët e para nuk fliste asnjë gjë për jetesën e bisedat atje, se ashtu ishte e porositun nga njerëzit e sigurimit shqiptar kur kishte marre vizën. Ma vonë filloi të na tregonte në familje se çfarë kishte parë e ne na dukej se po flet përralla. Tash të gjitha i kam harruar, por veç një thënie më ka mbetë në mendje: I vëllai, Rroku, me sa ia mbaj mend unë emrin, duke dëgjuar të motrën për varfërinë e paimagjinueshme dhe për frikën që ngjallte sistemi komunist te ne, i kishte thënë një ditë:

-Naqe, ti the që ke katër djem, po? Edhe të tjerët kanë djem natyrisht. Pse nuk ia falni te tana familjet ka nji djalë Enver Hoxhës e shpëtoni një herë e mirë prej tij? Morali i thënies së Rrokut është i  qartë: nuk fitohet liria pa humbje njerëzore, por as demokracia dhe jeta normale nuk arrihen pa sakrifica, pa kundërshtuar, pa protestuar, pa i thënë ndal, qeverisjes së keqe.

Ne kemi pak forca për të luftuar për ndryshimin. Na ndihmoni ju. Ne s’kemi forca të brendshme për të ndaluar shitblerjen e votës. Na ndihmoni ju. Ne nuk kemi forca për të bërë protesta dhe çdo protest (kur arrihet të bëhet) e konsiderojmë politike. Ne kemi çmimet më të larta në fluturimet ajrore, më të lartat në telefoninë celulare, më të lartat në energjinë elektrike. Nuk protestojmë. Kemi çmimet më të larta për karburantet dhe me të njëjtin çmim e blen karburantin si vetura luksoze e trafikantit të drogës si traktori i fshatarit të varfër që don të punojë një dy tokë për të fituar bukën e gojës.  Nuk e bllokojmë rrugën me mjete bujqësore ashtu siç bën fshatari grek që cënohet dhjetë herë më pak se sa ne dhe nuk proteston kush ashtu siç ndodhi muajin e fundit nw Francw. Shqipëria vazhdon të mbetet një shtet rural, dhe kjo nuk është gjë e keqe, por keq është se bujqësia është më e pambrojtura dhe më e varfëra e të gjithë vendeve të rajonit. Jemi vendi që financojmë bujqësinë shumë më pak se vendet fqinjë rreth e rrotull. Një litër qumësht që prodhon fshatari ynë, ia grumbullojnë me një çmim sa gjysma e çmimit të ujit të amballazhuar. Prap nuk ka protesta. Ndërmarrja më e pasur në Shqipëri rezulton një ndërmarrje shtetërore, që është Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), sepse çdo muaj faturon energji elektrike të pashpenzuar nga konsumatorët, kundrejt asnjë investimi dhe prap nuk ban zë kurrkush. Ne nuk protestojmë. Ne mësyjmë lojrat e bixhozit: për pesë vjet, është pesfishuar numri i pikave të lojrave të fatit: mbi 4 mijë të tilla ka në të gjithë Shqipërinë. Aty humbin lekët, familjen deri edhe jetën. Ne dimë të vrasim vëllain a kushëririn për një metër tokë; nipi din me vra gjyshen se nuk i jep lek për hashash, t’u vemë gjoba bisnesmenëve të ndershëm, dimë të grabisim me maska, të vrasim me pagesë, të punojmë në fushat e mbjella me kanabis dhe të votojmë për atë që na jep një thes miell apo vlerën e 50 dollarëve, por nuk dimë të protestojmë me dinjitet, të luftojmë për të drejtat tona e kështu të edukojmë si duhet fëmijët tanë, brezat e nesërm të atdheut tonë.

Në 25 vite ne shkuam prapa në promovimin e realizimin e vërtet të demokracisë: më 1992, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë ishte Pjetër Arbnori, një disident i regjimit komunist, i cili vuajti afro 30 vjet në burgjet e diktaturës dhe 25 vjet më vonë, viti 2017, sjellë në këtë post Gramoz Ruçin, persekutorin e tij politik, një zyrtar i lartë i nomenklaturës komuniste. Ashtu siç më 1992 ministër i jashtëm ishte Alfred Serreqi, një mjek që vinte nga “populli” i vuajtur dhe 25 vjet më vonë është ministër i jashtëm djali i Sulejman Bushatit, pjesë e së njëjtës infrastrukturë politike me Ruçin. Më tutje, drejtoreshë e Agjensisë së trajtimit të pronave është vajza e Llambi Gegpriftit, ish-anëtar i Byrosë Politike, ashtu siç edhe në institucione të tjera të larta, janë “bijtë e bijat e etërve”.

Sipas raportit të Departamentit të Shtetit, qeveria shqiptare ka nënshkruar më shumë se 200 kontrata me partneritet publik-privat ose koncensione, deri në fund të vitit 2017, duke eliminuar në maksimum konkurencën në tregun e shërbimeve dhe investimeve. Po kështu edhe raporti europian shprehet se, “në Shqipëri nuk ka garë për miratimin e kontratave koncensionare”. Dhe shifrën e saktë e plotëson vetë ministria e financave shqiptare, kur thotë: “janë 223 kontrata me vlerë mbi 5 milion euro”. Edhe pse Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehet kundër koncensioneve, qeveria as nuk dëgjon nga ai vesh. Jep me koncension naftën dhe në arkën e shtetit nuk vjen asnjë lek, megjithëse vetëm Patos-Marinza, zona kryesore e naftës në Shqipëri dhe më e madhja në Europë, me sipërfaqe 17.8 mijë ha llogaritet të ketë rezerva të provuara mbi 5.5 miliard fuçi naftë. Aeroporti i Rinasit me çmimet më të larta në botë, deklaron 17 milion euro fitim për vitin 2016. Tetë milion euro fitim ka koncensionari i pasaportave. 120 milion euro i jep qeveria koncensionarit të chek-upit për punë të pakryer dhe shëndetësia falas rezulton një megamashtrim ashtu siç është dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar- një propagandë që lulëzon përditë.  Po shkatërrohet në mënyrë të pariparueshme natyra shqiptare, duke dhënë me koncensione ndërtimin e qindra HEC-eve me fuqi nën 2 MG. Nuk ka përrua, degë lumi apo lumenj të vegjël malor, nga Cemi i Kelmendit, Valbona e Tropojës, Lura e Dibrës e deri te kanionet e Osumit, që të mos jetë  planifikuar të ndërtohen HEC-e, në të shumtën e rasteve duke rënë ndesh me natyrën e virgjër, pyjet e biodiversitetin dhe interesat e banorëve. Kurrkush nuk proteston. Vetëm për HEC-et në Valbonë protestonte para pak kohësh një amerikane me nja dhjetë fshatarë nga Tropoja.

Kelmendasit që janë në këtë sallë, a kanë qenë kohët e fundit në Vermosh? Lumin e tyre të dashur “Cemin e Selcës”, po e fusin në tub. Në një gjatësi prej disa kilometrash, nuk do ta shohin më askund ujin e tij të kaltër si deti, të pastër si kristali, të ftohtë në të cemtë e të vrullshëm si orteku i  bjeshkëve. Politikat fiskale të qeverisë kanë shkatërruar bisnesin e vogël, një ndër bazat kryesore të punësimit në Shqipëri. Para një muaji, shoqata e këtij biznesi njoftonte se “në 6 muajt e fundit, në Shqipëri janë mbyllur 13 mijë biznese të vogla, (që përkthehet në, minimumi 13 mijë të papunë), pasi qeveria vendosi me i përfshi në skemën e tvsh-së”. Dhe më të rëndat: kriminalizimi i politikës, ekonomisë, pushtetit, cënimi i lirisë së personit, blerja e mediave etj, janë maja e asaj katrahure që po ndodh në Shqipëri. Qeveria shqiptare është më shumë e shqetësuar që të vendosë marrëdhënie diplomatike me Federatën e Shën Kristoforit dhe Nevisit, një minishtet që gjendet diku këtu, mes dy Amerikave afër jush, se sa të luaj diplomacinë e kujdesshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm për faktin se ky ishull i vogël është një parajsë për fshehjen e pasurisë me origjinë të dyshimtë. Në të dhënat që publikon CIA më 1 nëntor të këtij viti, e konsideron Shqipërinë “një ndër vendet aktive ku kalon kokaina nga Amerika e Jugut në Europën Perëndimore”. Por CIA nuk ndalet vetëm te droga: “pastrim parash, trafik armësh dhe kontrabandë refugjatësh”, janë fenomene të tjera kriminale aktive dhe që kryhen nën hundën e qeverisë.

Na ndihmoni të protestojmë dhe mos t’i lemë qeveritë më shumë se 6 muaj në pushtet kur ato nuk përmbushin detyrimet dhe premtimet që bëjnë. Jo vetëm ju këtu, të gjithë atje ku kanë emigruar, duhet ta ndjejnë peshën e asaj mangësie që i kanë lënë vendit  me largimin e tyre, boshllëkun që keni krijuar. Mos harroni se dobia që keni sjellë këtu nuk ka qenë pa pasoja për vendin tuaj. Shembulli më domethënës se ç’mund të bëjnë ata që janë larguar, për vendin e tyre,  është rasti i protestave të fuqishme të kohëve të fundit që u zhvilluan në Rumani: mediat raportonin për rreth 3 milion emigrantë rumunë që ishin kthyer atje vetëm për protestat dhe nuk do të largoheshin nga sheshi pa u realizuar qëllimet e protestuesëve. Nuk e kanë më të afërt ata Rumaninë se sa e kanë bashkëatdhetarët tanë Shqipërinë. Është për të të ardhur keq kur në disa raste një numër emigrantësh nga Greqia apo Italia vijnë kur ka zgjedhje parlamentare dhe votojnë për atë parti apo kandidat që u ka paguar biletën e udhëtimit. Pse, kaq mund të gjykojmë ne, kaq mund të bëjmë për vendin tonë? Kaq dritëshkurtër jemi: njëlloj si fshatari i varfër që e shet votën për një thes miell, si emigranti që ka parë jetë e vende demokratike, të japë votën në kompensim të biletës 30 apo 50 euro? Nuk e ndjejmë për detyrë ndaj atdheut që të vijmë e të votojmë me mendtë tona, me gjykimin tonë? Ju mund ta ndihmoni më shumë vendin tuaj, por së pari ndoshta duhet të reflektojmë me ndërgjegje të plotë ndaj konstatimit që bën gazetari i shquar Frank Shkreli, kur thotë: “Diaspora sot është më pak e organizuar dhe më shumë e përçarë se kurrë, falë fatkeqësisht edhe politikave zyrtare të Tiranës dhe Prishtinës dhe influencës së tyre në radhët e diasporës këtu në Shtetet e Bashkuara”. Unë kam dëshirë të mos e besoj këtë konstatim dhe vetë z. Shkreli, do të dëshironte të ishte i gabuar  në thënien e tij.

Në fund dy gjëra krejt të thjeshta, që përfaqësojnë dy prej disa karakteristikave tonat si komb:

E para, për të treguar se sa ngadalë e kurrë, i ndryshojmë konceptet ne shqiptarët, Ju jap një shembull konkret: edhe pse ka 54 vjet (unë kam qenë 4 vjeç) që ka ndryshuar vlera e lekut në Shqipëri, edhe sot, i madh e i vogël, monedhës 50-she, i thotë 500 lek. Por jo vetëm populli mbarë, edhe qeveria. Edhe kryeministri, që tash së fundmi do të marrë vendim me shpërblye lindjen e fëmijës së tretë (nuk e di se kush do t’i lindin fëmijët në Shqipëri, sepse mosha që bën fëmijë janë të gjithë nëpër botë) me 120 mijë lek, i thotë “një milion e 200 mijë lek”. Edhe kur qeveria u jep pensionistëve 5 mijë lek në fund të vitit, del kryeministri e thotë: do të shpërblejmë pensionistët me 50 mijë lek. Media, gazeta e televizione, po kështu flasin. Dhjetë milionshit i thonë 100 milion. Edhe të huajt kanë rënë në hall me ne kur blejnë, dhurojnë apo investojnë: lek i ri, lek i vjetër.

E dyta, për të treguar se si janë ruajtur në kujtesën e të parëve tanë burrat e veçantë të Malësisë, po ju tregoj një ngjarje që ka ndodh  këtu e 65 vjet më parë: në vitin 1953 në zonën e Bregut të Matës në Lezhë, ishte me shërbim ushtarak një oficer nga jugu i Shqipërisë. Meqenëse nuk kishte kushte jetese të mira në kazermë, oficerit i ishte pajtuar një odë shpi në banesën e një gruaje malësore të moshuar. Një ditë, aty nga marsi i atij viti, ushtaraku po kthehet në banesë duke qarë e uluritur, sipas tij, për një gjëmë që kishte ndodhur. E moshuara e dëgjon komshiun e vet, shqetësohet ashtu si dinë  nanat me u shqetësua dhe e pyet: Çfarë ke more bir që qan, çfarë të ka ndodh?

-E moj nëne,- i përgjigjet ky me aq mërzitje sikur i kishte ngjarë diçka e rëndë në familje,- nuk më ka ndodhur vetëm mua. Është sosur bota, ka vdekur Stalini.

Plaka, e lehtësuar prej shkakut të lemerisë së tij, ashtu me mashë në dorë duke shprushë në breg të forumit ku digjeshin do dru zjarmit jo fort të mira, e prej tymit gadi po i delnin lot edhe asaj, duke tund me krye prej habisë e me një qetësi sikur nuk kishte ndodhë kurrgja, i kthehet oficerit të ushtrisë popullore:

– He ty të pastë kjo nanë, paj ka dekë Prêkë Cali e nuk asht shua bota.

 

 *Autori ishte ftuar që t’a referonte këtë temë në festimet e 106 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, organizuar në ambjentet e Kishës së “Shën Palit” në Rochester Michigan të SHBA nga Shoqata “Malësia e Madhe”, por nuk pati mundësi  të merrte pjesë.

Ymer Deliu: Po të vinin gra e fëmijë serbë këndej pari nuk do t’i vrisja! – Nga Skënder Karaçica

E kohës


Bëhen njëzetë vjet nga masakra e përgjakur e Abrisë në Drenicë nga forcat fashiste të Serbisë. Po në ditën e kësaj katrahure deri në shkallë të gjenocidit,për të parë nga afër lagjen Deliu në Abri të Drenicës të vrarë e të djegur, Redaksia e gazetës,,Koha Ditore,,me kish akredituar që të përcillja nga afër këtë ngjarje të dhimbshme deri në shkallë të gjenocidit për familjen Deliu.

Po atë ditë përmes dhimbjes e varrosëm Diturie Deliun tremuajshe pranë varrit të nënës së vrarë në masakrën e Abrisë në Drenicë,që shamia i kishte mbetur mbi varrin e saj dhe të familjarëve tjerë në varret e përgjakura.

Ymer Deliu i veshur me uniformën e UÇK-së dhe me pushkën e lirisë kishte ardhur që të varrosi Diturinë që në vend të ninullave të nënës, ajo qante përmes plumbave te Serbisë fashiste të Millosheviqit që kishin ardhur për ,,tokën e djegur,,të Kosovës dhe asgjësimin e shqiptarëve deri në substancë me skenarët e gjenocidit.

Ymer Deliu përmes lotëve dhe dhimbjes për gazetën,,Koha Ditore,,pati thënë:

Po të vinin gra e fëmijë serbë këndej pari në Abrinë time,unë nuk do ti vrisja,po të kisha ndonjë sheqer do ti përcillja në udhën e tyre…!

Po e ritheksoj këtë të dhënë të Ymer Deliu nga Abria e Epërme në Drenicë,ushtari i UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës se djelmenia shqiptare me uniformën e çlirimit të Kosovës nga regjimi fashist i Serbisë,nuk kanë bërë krime,nuk kanë vra gra e fëmijë serbë,ashtu siç bënë ushtria,policia dhe paramilitarët me duart e përgjakura ndaj shqiptarëve dhe Kosovës!

Ky shembull i mirë i Ymer Deliut duhet të jetë kryelajm për Gjykatën Speciale dhe kundër skanerëve të nëntokës me njëfarë ,,logjistike,,kundër UÇK-së dhe për denigrimin e shtetndërtimit të Kosovës.

Djelmenia e Kosovës(UÇK)doli në male kundër regjimit shekullor vrastar deri në shkallë të shfarosjes e të gjenocidit të Serbisë fashiste dhe për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Djelmenia shqiptare e UÇK-së është e pastër si loti!Gjykatë Speciale,kujdes me skenarët dhe ,,arkivën valide,,që na erdhi nga shërbimet sekrete të Serbisë kundër UÇK-së dhe Kosovës!

Skënder Karaçica

DEKLARATË- VATRA DHE RRËNJËT SHQIPTARE MBËSHTETJE STUDENTËVE

-SHBA- DEKLARATË E PËRBASHKËT E FEDERATËS VATRA DHE “RRËNJËVE SHQIPTARE”-

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra dhe Organizata Rinore Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots mbështesin pa asnjë rezervë protestat studentore në Shqipëri, si shprehja më sublime kundër varfërisë që ka kapur për fyti familjet shqiptare.

Studentët janë viktimat e para të mungesës së shpresës për një të ardhme në Shqipëri, shtresa më vitale dhe e sinqertë, ndaj kjo protestë është këmbana më e fortë për krizën e përgjithshme shoqërore, gjendjen e mjeruar ekonomike dhe situatën e pashpresë ku ndodhet sot vendi.

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra dhe Organizata Rinore Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots janë dhe do të jenë deri në fund në mbështetje të parezervë të studentëve dhe i bëjnë thirrje Qeverisë Shqiptare të plotësojë menjëherë kërkesat legjitime të tyre.

Fitorja do të jetë me studentët!

Nju Jork
11 Dhjetor 2018

(Video + Foto) Fundjavë e Serenatës Korçare në Uster me Ermira Babaliun Nga Ardian Murraj

Tingujt e muzikës qytetare korçare u bënë edhe njëherë gjallërues të shtunën, 8 Dhjetor për një takim të bashkëatdhtarëve në mjediset e Kishës Orthodokse Shqiptare “Fjetja e Shën Marisë”.

Qëllimi i mbrëmjes ishte grumbullim fondesh në dobi të Kishës së “Shën Gjergjit” në Dardhë nga vetë dardharët dhe dy organizatorët Franklin Zdruli e Dhimitri Skënde ftuan artisten e njohur Ermira Babaliu për të dhuruar buqetën e “serenatës korçare” tek të pranishmit.

Përshëndetjet u drejtuan nga At Mark Doku që theksoi se:

“Jam i gëzuar për të gjithë ju që jeni mbledhur sonte për të mbështetur grumbullimin e fondeve për Kishën në Shqipëri ku unë dhe Frankli folëm pak ditë më parë atë që për t’u mbledhur nuk duhet shumë, pak ushqim i mirë, një pije e dashur dhe disa instrumenta muzikorë e me miq të mirë për të kaluar një kohë të bukur dhe kjoo sigurisht e veçanërisht ndodh me ne shqiptarët. Unë jam i gëzuar që ju jeni mbledhur sonte dhe që jam vetë pjesëmarrës, … po përpiqem megjithese nuk jam sigurt se nëse do të dëgjoj disa kengë të hershme që i kujtoj prej kohës së fëmijërisë. Nuk do të flisja më tepër, por këngë si “O moj korçare”, dhe “krehi leshrat” apo “mora mandolinën”, që i thoshja me gjyshen… nuk e di nëse do të këndohen sot, por jam i sigurt se do të tingëllojnë të njohura për mua. Përsëri është gjë e madhe që jam mes jush dhe shpresoj se do të kalojmë mirë qe të gjithë. Veçanërisht edhe për ushqimin dhe falenderoj Franklin dhe organizatorët.”

Mbi serenatën, përtritjen e traditës Franklin Zdruli u shpreh:

“Mirëse erdhët. Mirëmbrëma në këtë serenatë korçare. Ju falenderoj pasi ju jeni korçarët që mbani traditat gjallë. Ju faleminderit ngado që vini, nga Stradford, nga Bostoni, Uster dhe Kënektikat si dhe Ermira nga Detroid.

Ju falenderoj bashkë me Dhimitrin dhe siç e kemi ne korçarët, ju faleminderit që jemi mbledhur në Kishën tonë Fjetja e Shën Marisë dhe për të bërë mirë dhe ndihmuar Kishën e Shën Gjergjit në Dardhë. Sot jemi mbledhur në këtë serenatë dhe kemi plot aresye që të festojmë sëbashku. Korçarët me traditën dhe kulturën e tyre kanë qënë mburoja e artë e thesarit të identitetit shqiptar që në djepin e lindjes dhe ne sot vazhdojmë që të jemi pjesë e këtij misioni.

Pavarësisht ruajtjes së besimit të krishterë, gjuhës traditave dhe zakoneve të të parëve, kudo ku korçarët kanë ndërtuar jetën e tyre, këngët e serenatave janë të pazëvendësueshme në thesarin e trashigimnisë.

Me anë të serenatave, korçarët i kënduan shqiptarisë, lirisë, perëndisë, dashurisë, bukurisë, qytetarisë, brengave dhe mërgimit, por kurrë nuk i thurrën lavde pasurisë dhe anës materiale pasi pasuria më e madhe në botë është shpirti i pasur i korçarit dhe ai zmadhohet edhe më shume kur serenatat e bëjnë atë t’i këndojë mirësisë qytetare.

Me anë të kesaj serenate korçare ne sot ndihmojmë Kishën e Shën Gjergjit në Dardhë, me anë të mbledhjes së fondeve për rindërtimin e tremit të jashtëm, shkatërruar gjatë diktaturës komuniste. Kjo përpjekje e jona vlen për të rikujtuar shqiptarët se Kisha dhe besimi duhen vlerësuar nga ne jo vetëm si objekte monumentale, por si pjesë e jetës sonë të gjallë shpirterore që komunizmi nuk mundi ta shkatërrojë dot, por që edhe sot duhet të rikuperohet e të gjallërohet përsëri për t’i dhënë shpresë së ardhmes.

Dëshiroj të citoj metropolitin e Korçës Imzot Joanin. Mesazhi i Tij për Festën e Flamurit dhe për festat në vazhdimësi ishte edhe per te gjithë ne që ndodhemi larg vendlindjes: -” Mos e braktisni Shqipërinë(!), kush nuk e do vendlindjen e tij nuk do as Zotin dhe Perëndinë”. Prekëse, reale, por edhe inkurajuese. Ne emer tim dhe tëe kolegut tim, Dhimitrit, me përkrahjen tuaj dëshiroj që ta siguroj hiresinë që ne vërtetë nuk duhet ta harrojmë, por nën udhëheqjen shpirtërore dhe përkrahjen e Tij do të bëjmë ç’është e mundur për të ndërtuar dhe vlerësuar mbi themelet që të parët na lanë.

Ju falenderojmë edhe njëherë për pjesëmarrjen sot dhe shpresojmë që t’ja kalojmë shumë këndshëm sëbashku dhe të mblidhemi po kështu në të tjera gëzime. Gëzuar krishtlindjet dhe një vit të mbarë.”

Më tej ai ftoi Dhimitri Skënden mbi rëndësinë e mbledhjes së ndihmës, i cili theksoi :

“Së bashku, tre vjet më parë përpiqeshim të ndërtonim në Kishë e Dardhës. Shumë nga miqtë e mi amerikanë kur më pyesnin më thoshnin përse, çfarë ka ndodhur…luftë apo termet qe eshte shkaterruar?!… Jo njerzit… atëhre njerzit mund ta rregullojnë dhe ne të Dardhës dhe besoj se edhe ju të Dardhës duhet ta dini që rruga, shkolla, kalldrëmet, janë bërë nga ndihmat e dardharëve të amerikës dhe ne tani me këto gjëra të vogla që bëjmë na vjen “pak si turp”. Po lexonja disa gazeta dhe tregonin se dardharët nga vitet ’30-të (1930), kishin dhënë rreth 50 mije $, qe e vlëresuar me të sotmen janë mbi 1 milion. Kështu që edhe pse me nisma të vogla do të desha të falenderoj të gjithë juve për pjesëmarrjen dhe ndihmën. Nqs keni pyetje apo sugjerime, këtu na keni Franklin ose mua.

Artistja e mirënjohur Ermira Babaliu emocionin për ftesën dhe serenatën e paraqiti si të tillë:

“Falenderoj Frankli Zdrulin(!),… rastësist u takuam në një veprimtari në Uashigton dhe ishte ideja e tij që të bëhej serenata, në këtë vend, në Kishë për grumbullimin e fondeve në ndihmë të Kishës së Shën Gjergjit (Dardhë). Pra për të dyja arësyet unë isha e nderuar. Së pari për të marr pjesë në këtë mbledhje fondesh dhe po ashtu sepse ideja ishte për të bërë Serenatë. Ne kemi bërë më parë veprimtari të ngjashme, por jo një serenatë si kjo dhe me idenë e përbashkët me Franklin dhe duke filluar nga fakti që pikërisht këtu kanë qënë dhe shqiptarët e parë të ardhur… dhe e pashë sot dashamirësinë e tyre. Jam shumë e lumtur që isha sonte këtu.

AM :- Përveç dashamirësisë kishit edhe shumë ndërhyrje, bile vura re që shpesh ndatë mikrofonin me ta dhe kënduat bashkë, si e ndijet veten?
Ermira Babaliu:“E ndjeva vehten më mirë se kurrë pasi nga natyra unë këndoj vetëm në skenë dhe nuk lëviz sepse më duket se është si të thuash më profesionale për një artist profesionist, por ne ishim një. Ishin këngë të cilat i kujtoja njëherë unë dhe njëherë njerzit e ftuar, miqtë dhe dashamirësit… U ndjeva më mirë se kurrë. Faleminderit dhe patjetër do të takohemi përsëri.

AM: Edhe unë ju uroj gjithë të mirat dhe faleminderit.
Ermira Babaliu:“Faleminderit dhe do të shihemi përsëri(me)patjetër.

Pra duke ndarë repertorin e këngëve dhe mikrofonin me bashkëatdhetarë njohës të muzikës qytetare korçare, kjo mbrëmje e serenatës i kapërceu parashikimet edhe të grupmoshave që e ndjejë këtë pasuri muzikore shqiptare. Sterjo, Ligori, Romi, Rejçëll, Gjergji e Jani veç zërave dhe instrumentave formuan një ansambël të këndëshëm dhe plot harmoni që ju bashkua Ermira Babaliut me instrumentistët kryesor Petrika Agolli, Pandi Nashi dhe Mikel Shkëmbi.

Serenata në Uster, shtohet në larminë e veprimtarive dhe lidhjeve që bashkëatdhetarët mbajnë me atdheun, Shqipërinë. Mjafton gjetja e një ideje të mirë dhe ata ofrojnë kohën, mbëshetjen financiare, bizneset nuk kursehen dhe ndihmojnë dhe mbresën e një argëtimi mendojnë që ta shpërndajnë dhe ta përsërisin edhe në të ardhmen.

 

 

 

Vatra, Rrënjët Shqiptare, mbështetje për studentët

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra dhe Organizata Rinore Rrënjët Shqiptare thanë në një deklaratë se mbështesin pa rezerva protestat studentore në Shqipëri.

Studentët, thotë deklarata, janë viktimat e para të mungesës së shpresës për një të ardhme në Shqipëri dhe kjo protestë është këmbana më e fortë për krizën e përgjithshme shoqërore, gjendjen e mjeruar ekonomike dhe situatën e pashpresë ku ndodhet vendi.

Në deklaratë, Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra dhe Organizata Rinore Rrënjët Shqiptare i bëjnë thirrje Qeverisë Shqiptare të plotësojë menjëherë kërkesat legjitime të studentëve.

Dënoj terroristët – Nga Keze Kozeta Zylo

 

Terroristët kanë fytyrën e djallit dhe nuk ka rëndësi nëjanë grekë, turq, arabë, amerikanë, shqiptarë, etj ata kanë emëruesin e përbashkët: terroristë, dhe për rrjedhojë dënohen nga gjithë bota e civilizuar.

 

Si shqiptaro amerikane aktive në Diasporë dhe si publiciste që me shkrimet e mia kam dënuar herë pas here krimet e qeverisë greke dhe te ekstremistëve në cdo sistem vajta në protestë për të denoncuar terrroristin grek Kostandinos Katsifas që u vra në tokën shqiptare nga policia se po terrorizonte me armë në dorë popullin e pafajshëm dhe qëlloi mbi policinë shqiptare në Bularat të Gjirokastrës.  Vajta atje të kundërshtoja federatën Laconian, Spartans, “Pan Hellenic” greke në Brooklyn e cila organizoi ceremoni për të nderuar terroristin grek Konstantinos Katsifas si një hero. Terroristi grek terrorizoi shqiptarët në Bularat të Gjirokastrës dhe qëlloi me armë mbi policinë shqiptare.

Une ishja atje për të denoncuar nga Tempulli i Lirisë në Botë grupet terroriste, grupet ekstremiste kundër popullit tim dhe popujve në botë, vajta atje për të denoncuar organizaten greke në New York që nderoi si Hero, terroristin grek Kostandinos Katsifas i cili u vra në tokën shqiptare.

Terroristet kanë fytyrën e djallit dhe nuk ka rëndësi në janë grekë, turq, arabë, amerikanë, shqiptarë, etj ata kanë emëruesin e përbashkët: terroristë, dhe për rrjedhojë dënohen nga gjithë bota e civilizuar.

Shkova atje tëdënoja gjithë padrejtesitë greke, filluar qysh në fillim të shekullit të kaluar me vrasje, dhunime, djegje, prerje kokash e deri në tragjedinë e tmerrshme came, nje genocid i pashoq ushtruar nga gjenerali grek famëkeq Napolon Zerva të cilët realizuan spastrimin e plotë etnik të shqiptarëve të Çamërisë së bashku me ushtarët e tij.

Unë shkova atje për të dënuar dhunimet barbare të zhvarrosjeve të eshtrave të të parëve tanë shqiptarë si në Kosinë të Përmetit, Boboshticë të Korcës se gjoja ishin kockat e grekëve ndihmuar nga Kalorësi grek i Kalit të Trojës Janullatos, që sot më tund pashaportën nëpër botë se është shqiptaro grek…  Noli po rrotullohet tek varri kur dëgjon këto krime barbare dhe zëvendësimin e një peshkopi shqiptaro ortodoks me grek duke e vënë në krye të Kishës autoqefale shqiptare…, sepse Noli dhe gjithë besimtarët patriotë që kanë mbi cdo gjë Shqipërinë luftuan fort kundër patrikanës greke që helmoi, vrau dhe therri nëpër natë atdhetarët e flaktë shqiptare, një pjesë të elitës së Kombit.

Janullatosi që pushtoi kishën autoqefale shqiptare të Fan Nolit ligjërisht, nuk mund t’i dilte shpirti pa parë të ndërtuar varrezën e ushtarëve grekë në tokën shqiptare, që ai dhe shpura e tij e quan tokë greke, toka e Vorio Epirit, ndërsa për Çamërinë as që i bie mendja fare…

Une vajta atje jo vetëm si shqiptare e bijë shqiptari që s’mund të heshtë, por kam dhe të drejtën morale dhe legjitime si bijë e Mezhgoranit ne Tepelene të flasë dhe te rrëfejë tmerret e luftës italo greke që na treguan prindërit dhe gjyshërit sa ishin gjallë, meqënse një pjesë e tragjedisë ka pasur për skenë Mezhgoranin që rri buzë Trebeshinës dhe që lag këmbët nga uji i bekuar i lumit Vjosa, ku u vrane u therren dhe ne fshat u be baterdia.

Opinionistët dhe sahanlëpirësit e qeverisë qe pasurohen ne saje te mashtrimeve te pabesa po e shesin luftën italo greke sikur të ketë qenë një show i “kryeqeveriut” të tipit “ERTV” dhe jo një luftë që mbushi fshatrat me viktima të pafajshme, me kufoma që s’kaloje dot në faqen e malit të Trebeshinës që quhet “Kumbulla”, me kufoma që tromaksën fëmijë e pleq.

Kur dëgjova se do të ngrihet varreza madhështore për ushtarët grekë, ose “vendprehje” meqënse grekët e kanë shumë për zemër këtë shprehje, pasi greket thone se atje ku prehen eshte toka e tyre, u drodha, u trishtova pamasë, por nga ana tjetër mora fuqi Anteu se një ditë shqiptarët do t’i çojnë në vendprehjen greke atje ku kanë atdheun e tyre dhe jo te nderohen ne Shqiperi me vendim qeverie. Mora fuqi si Anteu nuk do të mposhtem ose s’do të mposhtemi për sa kohë ne të Diasporës kemi kontakt me tokën, nënën tonë, Kombin.

Populli i qytetëuar, i lashtë dhe plot kulturë, varrezat e ushtarëve grekë dhe italianë në Sajmolë që është një fushë e bukur buzë Vjosës, i trajtuan me respekt, sepse është kodi: “Te vdekurin lëre të prehet i qetë, mos e ngacmo. Dhe plot 80 vjet eshtrat dhe varret e tyre s’u ngacmuan kurrë, toka nuk u prish, pasi ishte tokë buke, trupat e tyre nuk u prekën dhe kjo është mëse njerëzore”.

Por pabesia greke eshte e njohur ne gjithe boten dhe nuk cuditem aspak qe sot nje organizate greke “Pan Hellenic” ne zemer te Nju Jorkut nderon nje terrorist grek qe erdhi me arme ne dore ne Bularat ne diten qe me vendim te padrejte te qeverise shqiptare po nderoheshin ushtaret greke qe lane kockat ne token shqiptare.  Dhe keto jane tragjedite shqiptare akoma te pashkruajtura dhe te pa luajtura ne skenat boterore.

Kryebashkiaku I qytetit te Argons ne Mikene, Dimitris Kambosos ka propozuar t’I ngrihet nje bust dhe rruge ne emrin e tij, pra shikoni se cfare nderimi bejne politikanet greke per terroristet e tyre kur vrasin shqiptaret…

Une shkova atje per vrasjet barbare qe jane bere ne token greke per vellezerit shqiptare qe sipas statiskave jane 171 shqiptarë të vrarë në Greqi, ndersa 97 jane nga policia.  Vetem ne muajin nentor jane 4 shqipare.

Le te denoncojme se bashku dhe mos te heshtim kurre si shqiptare gjithe krimet greke dhe mbeshtetesit e tyre qe i terroristet i nderojne si heronj.

Rrofte Shqiperia jone etnike!

Rrofte Amerika vendi qe shpetoi Shqiperine!

 

Keze Kozeta Zylo, shkrimtare, publiciste dhe themeluese e Shkollave Shqipe ne New York

 

9 dhjetor, 2018

Brooklyn, New York

Protestë e shqiptarëve të Amerikës kundër federates greke “Pan Hellenic” që nderuan një terrorist grek si Hero – Fotoreportazh nga Keze Kozeta Zylo

Nga Keze Kozeta Zylo

Mbahu nëno mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë

“Mbahu nëno mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë!” do të shkruante Noli shekullin e kaluar.

Dhe kjo thënie proverbiale, ky varg lapidar do të vazhdojë të këndohet sa të ketë frymë shqiptari në Diasporën e Amerikës.

Sot një grup shqiptarësh të organizuar nga Presidenti i organizatës “Rrënjët shqiptare” z.Marko Kepi u mblodhën për të protestuar kundër shoqatës Laconian, Spartans, “Pan Hellenic” greke në Brooklyn e cila organizoi ceremoni për të nderuar terroristin grek Konstantinos Katsifas. Terroristi grek terrorizoi shqiptarët në Bularat të Gjirokastrës dhe donte të qëllonte me armë policinë shqiptare.

Si Shqiptarë që ishim mbledhur aty hodhëm parrulla kundër shoqatës “Pan Helenike” dhe gati u “Përleshëm” me drejtuesit e kesaj shoqate që nuk i kursyen fjalët fyese kundër nesh dhe popullit shqiptar. Shqiptarët patriotë si Sali Bollati me familjen e tij mbanin pankarta në duar që shkruanin për Camërinë, tokën e shenjtë të vjedhur nga grekërit, Esad Gjonbalaj, Zef Balaj, etj mbanin Flamurin Kombëtar, disa djelmosha të tjerë valëvisnin Flamurin e Shqipërisë etnike. Shqiptarët protestues hodhën parrullat si: “Shame on you” “Turp për ju”, Ju jeni terrorista, ju jeni rracista, Camëria është e jona! Policia amerikane merrte shpesh herë masat që mos të ndodhte ndonjë incident midis protestuesve dhe organizatorëve grek që nderonin si Hero një terrorist…

TV “Alba Life” së shpejti do të transmetojë protestën e shqiptarëve të Amerikës kundër organizatës Laconian, Spartans, “Pan Hellenic” greke në Brooklyn.

9 Dhjetor, 2018

Brooklyn, New York

“Kacifas një hero!” Shqiptarët përplasen me grekët e “Vorio- Epirit” në New York

Protesta ndodhi përballë qendrës kulturore Federata “Laconian” (Spartans), e cila pretendon se përfaqëson flamurin e Vorio Epirit, dhe qarqet ultra nacionaliste greke në Nju Jork dhe do të nderonte Kostandinos Kacifën, i vrarë më 28 tetor 2018, në një përplasje me armë automatike me policinë e Shtetit shqiptar në Bularat të Gjirokastrës.

Në protestë morën pjesë dhjetëra shqiptarë nga të gjitha trojet, në kushte të një të ftohti polar minus 10 gradë celsius, raporton IllyriaPress.

Ajo nisi me këngën patriotike “Shqipëri o Nëna Ime” dhe ishte mjaft paqësore, duke u mbajtur në distancën e vendosur nga forcat e ruajtjes së rendit nga NYPD, sipas rregullave të përcaktuara për lejen e protestave ne qytetin e Nju Jorkut.

Mes tensioneve të mëdha, u desh shtimi i numrit te forcave të policisë dhe “barrikada” mes të dy grupeve.

Anëtarë të Partisë Agimi i Artë, me flamurit e kësaj partie dhe disa eksponentë të organizatave që përfaqësojnë minoritetin grek, dhe organizatën Federata Laconian (Spartans), në SHBA kënduan himnin grek dhe hodhën parulla shoviniste kundër Shqipërisë dhe shanin shqiptarët si terroristë. Ndërsa 35-vjeçarin e vrarë në përpjekje me Policinë e shtetit shqiptar e cilësuan hero që sipas tyre ra për atdheun e tij.

Shqiptarët mbanin në duar flamuj amerikan e shqiptar, ndërsa këndonin këngë patriotike e thërrisnin “USA USA USA – Shqipëri Etnike – Shqipëri Etnike. Dënoni Terroristin – Dënoni Terroristin – Çamëria Çamëria” dhe trup për ju që nderoni dhe mbroni një terrorist, i cili ka qëlluar me armë automatike kundra Policisë së Shtetit”.

Përfaqësuesit e komunitetit grek, përfshirë edhe një grup të grave, përdorën sharje dhe hodhën parulla provokuese, ngritën flamurin e Agimit të Artë dhe Vorio Epirit, dhe më zë të lart thërrisnin :  “Konstantinos Kacifas, u vra se ka luftuar si shumë prej helenëve të shtypur të pambrojtur për të ruajtur identitetin e tyre grek, jugu i Shqipërisë është Greqi. Në Greqi nuk ka asnjë çam dhe nuk ekziston çështje çame – Harrojeni Çamërinë”.

Esad Gjonbalaj, nga Vuthaj një veprimtar i dalluar i komunitetit, tha se ky veprim është tepër provokues për ne shqiptarët. “Prandaj edhe unë kam ardhur në këtë protestë i nxitur nga kjo propagandë e egër e këtij komuniteti, kundër të gjithë ne shqiptarëve, kudo që jemi. Ata duke nderuar një njeri, i cili qëlloi me breshëri ndaj Policisë së shtetit shqiptar, dhe që duhet shpallur terrorist edhe kjo organizatë ultra nacionaliste me paturpësinë më të madhe në vendin më demokratik të botës, SHBA, shpallet “hero”. Trup për ju”, thirri ai.

Ndërkohë, kreu i Rrënjëve Shqiptare Marko Kepi tha se Konstantinos Kacifas, sipas raportit zyrtar të policisë është thënë se është vrarë pasi ka qëlluar drejt policisë dhe në çdo vend të botës ky akt dënohet, por ja që një organizatë greko-amerikane, që mbahet e taksat e këtij vendi, i del sot në mbrojtje mandej për paturpësi edhe e nderon atë si një “hero”. Ai tha se kjo nuk duhet të ndodhë në shekullin 21 dhe veçanërisht në Amerikë.

“Federata e Shoqërive Lakonike, duhet të organizojë një ngjarje që nderon gratë dhe fëmijët e pafajshëm të vrarë nga qarqet e ndryshme ekstremiste greke, ose për gjenocidin e çamëve, e jo të dalin e të mbrojnë e nderojnë ata që po vrasin çdo ditë nga një shqiptar. Të dënohen ata që kanë kryer siç dihet dhe një gjenocid kundër popullit të pafajshëm shqiptar të Çamërisë dhe jo të mblidhen në Amerikë vendin kampion të lirisë e demokracisë të nderojnë këtë kriminel i cili ka qëlluar kundër policisë sonë duke vënë në rrezik edhe jetën e forcave të ruajtjes së rendit”, tha ai.