VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

VIDEO – Aktorja Rajmonda Bulku pro shembjes së Teatrit: Kushtet janë mizerabël, dua një godinë me parametra normale

By | July 3, 2018

Komentet

Video – Të vërtetat që nuk i luan dot kush: Akademik Esat Stavileci: Nuk ndahet Mitrovica

 

Shiheni ju lutem intervistën e Akademik Esat Stavilecit se çfarë thotë për Mitrovicën.

Hashim Thaçi s’ka të drejtë kushtetuese të diskutojë të ardhme e Kosovës që është e sanksionuar në Kushtetutë!

Hashim Thaçi si shkelës i kushtetutshmërisë duhet të shkarkohet nga posti që e ka fituar duke korruptuar deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Kujtoheni votimin, që ishte një manipulim i vërtetë i votës të popullit, sepse populli i Kosovës e kishte votuar LDk që ta rrëzonte Hashim Thaçin!

 

Video- “O Zot, o Zot…” Momenti kur shembet ura në Gjenovë, dyshohet për dhjetëra viktima

Tragjedi në Gjenovë… Një pjesë e mbikalimit Polcevera, njohur ndryshe edhe si ura “Morandi” mbi autostradën A10 në Gjenovë të Italisë, është shembur mesditën e kësaj të marte duke shkaktuar dhjetëra viktima.

Zjarrfikës të shumtë, ambulanca dhe forcat e rendit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga raportimet e deritanishme dyshohet për persona të bllokuar nën rrënoja dhe disa makina të zëna poshtë, sipas punonjësve të kërkim-shpëtimit.

Shkak për shembjen e tij mund të jetë bërë një problem strukturor. Të dyja anët e mbikalimit kanë rënë nga një lartësi prej afro 100 metrash, duke zënë nën të disa automjete.

Autostrada është mbyllur në drejtimin Gjenova-Savona dhe gjithashtu në drejtimet Milano-Gjenova dhe Gjenova-Aeroport.

Ura “Morandi”, e ndërtuar në vitet ’60, ndodhet në rajonin Sampierdarena e Cornigliano, është e gjatë mbi një kilometër dhe e lartë 90 metra.

Joe DioGuardi & Shirley Cloyes Dioguardi: Hashim Thaçi do të dalë përpara Gjykatës Speciale – Serbëve nuk mund t’u zësh besë: Jo shkëmbime territoresh pa njohjen e Kosovës nga Serbia!

Voal.ch po ju sjell një intervistë të shkëlqyer të lobistëve më të mëdhenj në Washington D.C. që kanë 30 vjet që punojnë në favor të çështjes shqiptare. Ata janë ish Kongresmeni Joe DioGuardi dhe bashkëshortja e tij, ekspertja e çështjeve të Ballknait Shirley Cloyes DioGuardi. Ata thonë se “Sipas Kushtetutës te Kosovës Hashim Thaçi nuk ka të drejtë të hyjë në këto bisedime!”

Intervista është e titruar në shqip por edhe e përkthyer. Ndiqeni!

 

Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes Dioguardi për INA: Serbëve nuk mund t’u zësh besë…

Ish-kongresisti Joe DioGuardi dhe Shirley Cloys DioGuardi, drejtuesit e Lidhja Qytetare Shqiptaro – Amerikane (LQSHA) në një bashkëbisedim për INA flasin për idenë e fundit dhe debatet për shkëbimin e mundshëm të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.
Ish-kongresisti dhe lobisti i parë shqiptarë në SHBA, DioGuardi thotë se së pari Serbia duhet të njoh pavarësinë e Kosovës dhe pastaj të bisedohet për tema të tilla.

“Nuk mund t’u zësh besë serbëve. Ashtu siç nuk mund t’i besosh Putinit, nuk mund t’u besosh serbëve. Ata gënjejnë. Shihni se çfarë ndodhi me Millosheviçin. Le të kemi një diskutim të hapur për këtë temë, ku njerëzit mund ta dëgjojnë. Sepse çfarëdo që të jetë zgjidhja, duhet që të mbështetet nga njerëzit, përndryshe do të ketë lloje të ndryshme konfliktesh në të ardhmen.”, theksoi DioGuardi.

Edhe Shirley Cloys DioGuardi ndan të njejtin mendim.

“Pikësëpari, sipas Kushtetutës së Kosovës Hashim Thaçi nuk ka të drejtë që të hyjë në këto diskutime. Së dyti, përpara se të jetë shumë vonë, gjëja e parë që duhet thënë është se nuk mund të ketë asnjë diskutim të këtij lloji apo të çfarëdolloji gjersa të ketë një njohje universale të pavarësisë së Kosovës, realitetit të Kosovës si shtet sovran, së pari nga Serbia, por edhe pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur ende”, theksoi njohësja e çështjeve të Ballkanit dhe përfaqësuesja e LQSHA, Shirley Cloyes DioGuardi.

Më poshtë mund të ndiqni bisedën e plotë të realizuar nga ekipi i INA në Uashington:

INA: Zoti DioGuardi kemi dëgjuar shumë së fundmi për shkëmbimin e mundshëm të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Lungina e Preshevës kërkon të ribashkohet me Kosovën dhe vetë Kosova mbase duhet të heqë dorë nga veriu i vendit. Kemi dëgjuar politikanët shqiptarë në Kosovë kohët e fundit. Cili është mendimi juaj për këtë çështje? A jeni pro shkëmbimit të territoreve? Dhe nëse jeni pro, përse?

Joe DioGuardi: Shqiptarët e Preshevës, disa thonë se janë 100 mijë, mbase janë më pak deri në 50 mijë, por nuk e dimë. Serbët nuk lejojnë të bëhet një census i ndershëm. Nuk e dimë ende edhe se sa shqiptarë janë në Maqedoni. Ata janë të paktën 800 mijë dhe unë mendoj mbase edhe mbi një milion. Por ata thonë jo, janë vetëm 25 për qind, që do të thotë se janë vetëm 500 mijë shqiptarë. E gjithë kjo është lojë politike, sepse nëse ata e pranojnë se janë shumë shqiptarë, atëherë duhet të bëjnë shumë më shumë për të drejtat e tyre, siç është pikëpamja ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Pra, sa shqiptarë gjenden në Preshevë, le të themi 50 mijë ose më shumë. Këta njerëz po shtypen në mënyrën më të keqe, më shumë se çdo shqiptar tjetër. Sepse Serbia nuk i respekton të drejtat e tyre. Nuk i lejon ata të kenë të drejtat e tyre kombëtare. Madje as flamurin. Ne kemi probleme me respektimin e flamurit në Maqedoni. Në Serbi kemi problem edhe më të madh. Kjo pjesë e Ballkanit, dikur pjesë e Kosovës deri në vitin 1956 dhe që iu mor Kosovës, përse të mos mendojmë për të. Serbët janë kaq aktivë me propagandën e tyre për veriun duke thënë se është tyri. Në fakt, ata nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës ende. Pra, së pari duhet thënë që, dhe këtë do ta dëgjosh nga Shirley dhe gjithkush tjetër, ne nuk duhet të flasim derisa Serbia të thotë se ne e njohim pavarësinë e Kosovës. Pasi kjo të ndodhë, tregohet se kemi mirëbesim mes palëve. Serbia ka një arsye përse duhet ta bëjë këtë, pasi dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Dhe BE ia ka thënë Serbisë: Duhet të tregohesh fqinj i mirë. Nëse nuk je fqinj i mirë, mos e mendo se do të bëhesh pjesë e Bashkimit Europian. Serbët janë fqinj të tmerrshëm për shqiptarët. Ata gënjejnë, ata trazojnë ujërat, ata manipulojnë dhe kanë politikanë në Shqipëri dhe veçanërisht në Kosovë, dhe mund të përmend emrat e tyre, si Thaçi dhe Haradinaj, që kanë strategjinë e tyre vetjake, bazuar në atë që beson partia e tyre, në atë që ata besojnë. Nuk është ajo që njerëzit duan. Pra, deri tani ne nuk e dimë. Thaçi mbi të gjithë, është i shqetësuar se shkon si i pandehur në Gjykatën e Hagës apo në Gjykatën Speciale dhe kështu që ai është i gatshëm për të bërë lëshime.

INA: Pra ju po thoni se përpara se të bisedohet për të shkëmbyer territore, Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës?

Joe DioGuardi: Absolutisht. Nuk mund t’u zësh besë serbëve. Ashtu siç nuk mund t’i besosh Putinit, nuk mund t’u besosh serbëve. Ata gënjejnë. Shihni se çfarë ndodhi me Millosheviçin. Ai gënjeu për gjithçka. Mendoj se në një moment në Sarajevë ai vrau edhe ushtarët e tij për të fajësuar shqiptarët. Kjo tregon se sa të pamoralshëm janë sllavët. Vuçiç dhe Daçiç rrjedhin pikërisht nga kjo linjë politikanësh. Të gjithë rrjedhin nga, Cubilloviç nga viti 1939, i cili shkruajti esenë “Shpërngulja e shqiptarëve”. Ata nuk donin t’ia dinin fare për njerëzit. Ata donin tokën. Si rregullohet kjo çështje? Serbia ka një ekonomi të dështuar. Ata kanë nevojë për njerëzit që të mbështesin politikanët dhe e dinë këtë gjë. Kështu që këta politikanë duhet të dalin me diçka. Por në të njëjtën kohë ata kanë frikë të prekin çështjen e pavarësisë së Kosovës, sepse ata prej kohësh thonë së bashku me priftërinjtë orthodoksë, të cilët janë njësh me politikën atje, jo si në SHBA ku kisha është e ndarë nga shteti, se Kosova është Jeruzalemi i tyre. Ata vijojnë të gënjejnë për këtë që prej vitit 1389 nga beteja e Fushë Kosovës. Dhe është shumë e vështirë tashmë për ta që të thonë se në rregull, po e lëshojmë Kosovën te shqiptarët, sepse ata i kanë bindur serbët se është toka e tyre. Por kjo është gënjeshtër dhe nuk ekziston. Kosova është e pavarur. Është njohur nga 116 shtete nga 192 vende anëtare të OKB-së. Njihet nga 23 shtete, prej 28 vendeve të Bashkimit Europian. Kështu që ka marrë fund për Serbinë. Serbia duhet të thotë, në rregull le të bëjmë diçka të paktën. Le të nisim me Preshevën dhe këtë grup serbësh në veri të Kosovës e të mundohemi të gjejmë se çfarë është e mirë për njerëzit. Unë mendoj se një prej gjërave që duhet biseduar në tryezë, dhe Thaçi nuk dëshiron të flasë për termin shkëmbim. Mbase nuk është fjala e duhur dhe ata tani po flasin për rregullim kufijsh ashtu siç bënë me Malin e Zi, demarkacion të kufijve. Por kjo është një lojë fjalësh për t’i rënë rrotull çështjes. Por unë nuk kam as dyshimin më të vogël se Presheva i përket Kosovës.

INA: Por përpara se të shkëmbejnë territoret Serbia duhet të dalë e të njohë pavarësinë e Kosovës?

Joe DioGuardi: Po, sepse kjo tregon respekt. Kjo është ajo çka kërkon edhe Bashkimi Europian, që çdo shtet të respektojë shtetet e tjera nëse do të kemi një bashkim. Dhe në këtë mënyrë kemi një bashkim nën Komisionin Europian dhe Bashkimin Europian.

Kështu që unë po ju drejtohem liderëve shqiptarë dhe e kam thënë edhe më parë në televizion dhe e përsëris. Po i drejtohem përmes medias. Mos u zini besë fjalëve të serbëve, por veprave të tyre. Ne duhet të shohim që serbët do të bëjnë diçka të drejtë dhe diçka e drejtë do të thotë le të bëjmë diçka të mirë për njerëzit. Serbët, jo qeveria por njerëzit, serbët dhe shqiptarët në Preshevë duhet të kenë identitetin e tyre. Dhe unë besoj se Presheva i përket Kosovës dhe pjesa më veriore, në majë të Kosovës, i përket Serbisë. Kjo është mënyra se si duhet të nisë. Por ka ndërlikime, sepse ne e dimë se ka edhe serbë të tjerë që jetojnë në jug të lumit Ibër dhe ata duhen trajtuar nga Kosova si qytetarë të saj me të drejtat e tyre kombëtare dhe të gjuhës, ashtu siç ne presim që të trajtohen edhe shqiptarët në Maqedoni. Dëshiroj që t’ju them se ka një përgjigje të thjeshtë për këtë temë, por nuk ka. Le të kemi një diskutim të hapur, ku njerëzit mund ta dëgjojnë. Sepse çfarëdo që të jetë zgjidhja, duhet që të mbështetet nga njerëzit, përndryshe do të ketë lloje të ndryshme konfliktesh në të ardhmen.

Biseda me Shirley Cloyes DioGuadi

INA: Po ashtu cili është mendimi juaj për idenë dhe debatet e fundit për shkëmbimin e mundshëm të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë?

Shirley Cloyes DioGuardi: Pikësëpari, sipas Kushtetutës së Kosovës Hashim Thaçi nuk ka të drejtë që të hyjë në këto diskutime. Së dyti, përpara se të jetë shumë vonë, gjëja e parë që duhet thënë është se nuk mund të ketë asnjë diskutim të këtij lloji apo të çfarëdolloji gjersa të ketë një njohje universale të pavarësisë së Kosovës, realitetit të Kosovës si shtet sovran, së pari nga Serbia, por edhe pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur ende. Janë Sllovakia, Rumania, Qipro, Greqia dhe Spanja. Përse nuk e shohim klasën politike që të paktën të kërkojnë që këta vende të njohin shtetin e Kosovës përpara se të ketë çdo lloj diskutimi? Përse klasa politike, njerëzit që nuk janë pjesë e PDK-së, nuk duan të përballen me Presidentin Thaçi? Përse jo? Përse Presidenti Thaçi është kthyer të flasë me Presidentin Vuçiç? Mbase sepse është i shqetësuar se mund të dalë si i pandehur përpara Gjykatës Speciale? Kjo është ajo çka mendojnë të gjithë. Por sa vite kanë kaluar qëkurse është përmendur Gjykata Speciale dhe askush nuk ka dalë para asaj gjykate? Edhe nëse themi se kjo do të jetë diçka që do të ndodhë në të ardhmen, Hashim Thaçi nuk do të shpëtojë prej saj, nëse ai do të duhet të dalë para asaj gjykate. Por nëse ai vijon këtë, e ardhmja e Kosovës do të jetë e rrezikuar me të vërtetë. Është shumë shumë e rëndësishme që së pari të njihet universalisht pavarësia e Kosovës. Së dyti, nëse në fakt këto negociata për shkëmbimin e territoreve hapen, duhet të ketë transparencë nga perëndimi dhe nga të gjithë liderët politikë në Ballkan. Por nëse vendimi është marrë tashmë, në rregull atëherë, pjesa më veriore e Kosovës është e humbur gjithsesi dhe ata njerëz, ata serbë të Kosovës duan të bëhen pjesë e Serbisë. Le të themi se kemi arritur në atë pikë dhe ajo pjesë e veriut, jo vetëm ideja e pjesës në veri të lumit Ibër, por është edhe më tutje më në veri, kërkon të jetë nën Serbinë, atëherë po, në mënyrë automatike Lugina e Preshevës duhet të bëhet pjesë e Kosovës. Nuk mund të jetë rrugë me vetëm një kalim. Një gjë tjetër që më shqetëson dhe për të cilën politikanët shqiptarë të Kosovës nuk flasin prej vitesh, sepse Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane është marrë me çështje të Preshevës që prej konfliktit të vitit 2001, përse nuk dëgjojmë mjaftueshëm për faktin që serbët e Kosovës, 80 për qind e të cilëve janë në jug të lumit Ibër, kanë të drejta të barabarta me shqiptarët. Ajo që nuk dëgjojmë është se serbët në veri të Kosovës kanë nivelin më të lartë të të drejtave civile dhe njerëzore se çdo pakicë tjetër kombëtare në Ballkan dhe në të njëjtën kohë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, kemi të dhënat më të këqija sa i përket të drejtave civile dhe njerëzore për popullsinë shqiptare atje. Dhe meqë ra fjala, duhet të shtoj, se harrova, në diskutimin nëse pjesë të veriut të Kosovës duhet t’i kalojnë Serbisë dhe Lugina e Preshevës t’i kalojë Kosovës, është thënë se ka gjasa që të bëhet fjalë vetëm për Preshevën dhe jo Medvegjën dhe Bujanovcin. Ku po shkon e gjitha kjo? Askush nuk e di. Askush nuk e di. Duhet të ketë një zë nga njerëzit në Kosovë. Njerëzit guximtarë duhet të dalin e të sfidojnë faktin që Presidenti Thaçi nuk e ka të drejtën që ta përparojë më tej këtë diskutim dhe që të kërkojnë që komuniteti ndërkombëtarë do të sigurojë njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se askush nuk duhet të vazhdojë bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit gjersa njohja e Kosovës të jetë vendimi përfundimtar.(INA)

Bardh Jakova, i pari shqiptar i diplomuar për fizarmonikë ne Itali Portret dhe intervistë nga Albana Temali

Ndërsa nuk është e vështirë të gjesh me dhjetëra studentë shqiptarë që studiojnë edhe degët më të çuditshme, por edhe më të shpeshtat e më të rrallat, nga fizika bërthamore deri te shkencat e komunikimit, me qindra violinistë apo pianistë, pasioni e ka çuar shkodranin të kapë një tjetër ‘rekord’: sipas Konservatorit të Pesaros ku ka kryer diplomën, rezulton të jetë i pari shqiptar i diplomuar për fizarmonikë.

Bardh Jakova – “figlio d’arte”, instrumentisti shkodran, që sot me sukses zhvillon aktivitetin e tij artistik e didaktik në Itali është një nga dëshmitë e trashëgimisë artistike të kaluara brez pas brezi në familjet shqiptare.

“Gjithë arritjet e mia ia dedikoj babait tim Çesk Jakova dhe nënës Jolanda – sqaron Bardhi. – Është meritë e babait edukimi e formimi im muzikor. Muzika ishte “si buka”, mos më tepër, ndofta në shtëpinë time dhe ishte pothuaj e pashmangshme që unë të studioja muzikë”.

Dhe nuk është ë vështirë të imagjinohet atmosfera në të cilën është rritur Bardhi. Mbiemri Jakova është mëse i njohur për të gjithë shqiptarët, veçanërisht për shkodranët. Është i kësaj “dere” artisti e kompozitori i madh Prenkë Jakova, autori i operës së parë shqiptare “Mrika”, e cila ka hapur një epokë të re në historinë e muzikës shqiptare ashtu si fotografi i shquar Dedë Jakova, fotografitë e të cilit janë pjesë e fototekës “Marubi”, e po kështu edhe Çesk Jakova, mësues dhe instrumentist i mirënjohur në orkestrën simfonike të Shtëpisë së Kulturës së Shkodrës.

“Nuk kam pasur fatin të njoh personalisht axhën tim, Prenkën – shton Bardhi, – por notat e para të muzikës i kam dëgjuar e luajtur mbi pianoforten e tij ashtu si më vonë kam studiuar e mësuar nga kompozimet e tij… Jam rritur mes partiturave…”.

Nga studimet e para te diplomimi në Itali për fizarmonikë.

Mësimet e para i merr nga babai i tij, Çesk Jakova, për të vazhduar më tej studimin në Shtëpi e Pionierit, në Shkodër, në kurset e fizarmonikës me Kujtim Vorfan. Më pas vazhdon studimin e fizarmonikës në Liceun artistik “Prenkë Jakova” po në Shkodër ku dhe diplomohet për fizarmonikë në 1990-n me prof. Kolec Gajtani.

Në 1981 ka rolin e fizarmonicistit në grupin e suksesshëm muzikor të fëmijëve “Tring zilja”. Interpretimet e Bardhit në këtë grup të kësaj periudhe janë regjistruar nga radiotelevizioni kombëtar por edhe nga të huajat si tv italian (RAI), tv portugez, zviceran dhe gjerman. Aktivitetin si fizarmonicist Bardhi e vazhdon me grupin artistik të Liceut “Prenkë Jakova” dhe me grupin artistik të Klubit të Rinisë “Heronjtë e Vigut” me të cilët interpreton në shumë qytete të Shqipërisë, në festa lokale, kombëtare e aktivitete të ndryshme kulturore.

Gjatë viteve të shkollës së mesme bashkëpunon me këngëtarin e famshëm popullor Shyqyri Alushi dhe me këngëtarë të tjerë shkodranë të asaj periudhe.

Por studimi i muzikës është pjesë e projektit të Bardhit për formimin e tij si instrumentist kështu në vitet 1990-92 studion kompozim e harmoni në Tiranë, me Mjeshtrin e madh T. Harapi (docent në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë) dhe njëkohësisht në studion kompozicion Shkodër me prof. Gjon Shllaku, si dhe ndjek kursin për Histori-Gjeografi në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Vitet 1991-’93 do të shënojnë për Bardh Jakovën një tjetër zhvillim, tashmë në fushën didaktike. Ai fiton vendin e parë në konkursin shtetëror dhe nis punën si mësues i fizarmonikës në Liceun “P. Jakova” ku dikur ishte nxënës.

Në 1993-shin Bardhi mbërrin në Itali ku deri më 1998 ndjek studimet për pianoforte me Mjeshtrin M. Tarsetti, zv.drejtor i akademisë “Gioacchino Rossini” në Pesaro dhe paralelisht ndjek studimet për fizarmokë klasike të basit dhe basit të lëshuar ( bassi sciolti) me Mjeshtrin Sergio Scappini (solist me eksperiencë njëzetvjeçare në “La Scala” të Milanos si dhe President i Shoqatës Ndërkombëtare të Fizarmonicistëve).

Gjatë kohës së studimeve në këtë Konservator merr pjesë edhe në Ansamblin e fizarmonikave të drejtuar nga Mjeshtri Sergio Scappini dhe në aktivitetet e këtij ansambli brenda dhe jashtë Italisë. Gjithashtu merr pjesë në korin polifonik (në rolin e tenorit …) të Konservatorit nën drejtimin e Mjeshtrit Luca Celini.

Në vitin 2003, Bardh Jakova mbron diplomën e tij në këtë konservator për fizarmonikë klasike.

Për këtë diplomë Bardhi kujton “në një hark kohor prej 1 ore e 52 minutash kam interpretuar 6 kontrapunti nga arti i Fugës së Johan Sebastian Bach, Olzak – koncert për fizarmonikë, Semianov – suitë bullgare në tri kohe, Tokatë e Fugë në Re minor e Prelud e Fugë në Mi minor Johan Sebastian Bach, dhe Koncert në La minor për pianoforte e fizarmonikë të Kurt Mahr dhe Aria Sebaldina nga Pac Helbel.

Diploma e marrë nga Bardh Jakova për fizarmonike klasike sipas statistikave të Konservatorit “Rossini” të Pesaros rezulton e para e marrë nga një student shqiptar.

Intervista

Pas diplomimit në Konservatorin “Rossini” nis një etapë e re e frytshme e bashkëpunimeve me grupe të shquara artistike italiane. Cilat janë këto eksperienca dhe disa nga bashkëpunimet që kanë pasuruar biografinë tuaj artistike?
Bardh Jakova: Studimi dhe eksperienca e grumbulluar në aktivizimet me grupet artistike sollën bashkëpunimet me grupet në gjirin e të cilave bëjnë pjesë këngëtarë të mirënjohur italianë. Mund të përmenden disa nga këta artistë apo grupe artistike dhe aktivitetet ku kam qenë pjesëmarrës si instrumentist të cilat kanë pasuruar përvojën time artistike si bashkëpunimi i ngushtë me këngëtarin Dino me grupin e të cilit kam interpretuar pothuaj në të gjitha skenat e njohura në Itali, me Junior Magli, me Roberto Tomasi (në “Pantani Day ” në Cesenatico), me këngëtarin e famshëm Boby Solo ( koncert në Sallën Verona 200), me grupin “Ricchi e Poveri” (koncert në Sallën “Odisea” të provincës Treviso), me grupin “I Cugini di Campagna” (në San Martino di Lupari, Padova) e me shumë kabaretistë të Mediset-it (Salla “Kiwi” Piumazzo di Modena) etj.

Emra të njohur për publikun shqiptar, grupe të famshme.. por cilat nga këto bashkëpunime janë më të qëndrueshmet në aspektin kohor e më të frytshmet në aspektin krijues?

Veçoj bashkëpunimin me grupin “I Barcelona” dhe “Romagna Doc” me të cilët kam interpretuar jo vetëm në territorin italian por edhe në Zvicër, Slloveni, Austri etj.
Aktualisht punoj me grupin “Romagna Doc” me të cilin kam pasur edhe prodhimtarinë artistike në cd.

Bashkëpunimi juaj kalon nga grupet italiane te ato shqiptare në Itali. Cila është përvoja me këto grupe dhe e çfarë synimesh për të ardhmen sjell përvoja e grumbulluar?
Bardh Jakova:Kam punuar për disa koncerte në Itali të artistëve që kanë ardhur nga Shqipëria e këtu mund të përmend bashkëpunimin me humoristët e famshëm të Durrësit mes të cilëve Fadil Hasa, Edmond Halili etj, në Teatrin “Rasi” të Ravenës me rastin e festave të Nëntorit 2003. Nga bashkëpunimi me shoqatën “Integriamoci insieme” të Cervias të drejtuar nga Liljana Picari lindi ideja e ngritjes së një ansambli artistik e kështu nga një unifikim artistësh krijuam Ansamblin e këngëve dhe valleve popullore shqiptare “Prenkë Jakova” të Ravenës, me të cilin kemi “prekur” skenat e sheshet e disa qyteteve në Itali ku dhe kemi sjellë në skena muzikën popullore shqiptare për bashkatdhetarët tanë por edhe kemi ndihmuar për njohjen e saj nga publiku italian. Për koncertet e këtij ansambli kemi bashkëpunuar shpesh herë edhe me të tjerë artistë shqiptarë në Itali si me këngëtarin Ferdinand Bjanku për “Imola in Musica”, 2006. Një nga koncertet e fundit të ansamblit është ai i dhënë në Macerata, në 22 prill të këtij viti.
Në këtë ansambël përveç instrumentistit dhe arranxhatorit të repertorit, mbuloj edhe rolin e drejtuesit artistik në përzgjedhjen e programit muzikor.
Gjatë kësaj përvoje artistike në skenat e Italisë kam vënë re se sa pak njihet kultura, muzika shqiptare. Por kur publiku dëgjon e shijon meloditë tona, i mirëpret dhe entuziazmohet nga ritmet e ngjyrat e saj. Kështu në këtë aspekt, duke synuar të jap kontributin modest në ruajtjen dhe njohjen e këngës popullore shkodrane “të paprekur”, në ekzekutimin e saj origjinal e tradicional, po bashkëpunoj me kitaristin Andrea Daija (Forli) dhe violinistin Joele (Khorakhané – grupi që mori pjesë në seksionin “Giovani” në Festivalin e Sanremo, 2007) dhe perkusionistin Jader Noni (pjesëtar i Ansamblit “P. Jakova”, Ravenna) për këtë projekt bazuar në botimin “250 këngë popullore shkodrane” me autorë Tonin Zadeja dhe Tonin Daija.

Jo vetëm veprimtari artistike por edhe didaktike…
Mësimdhënia është një ndër pasionet e mia. Kjo u bë e mundur në Itali, në vitin 2004, kur Qendra muzikore “Ca’ Vaina” e Imolës më ofroi punën si drejtues i kursit të katedrës së fizarmonikës. Me këto kurse punoj kryesisht repertor të muzikës tradicionale dhe ballkanike. Por puna në këtë ambient nuk kufizohet vetëm në mësimdhënie teorike, ajo më ka përfshirë në bashkëpunime artistike si ai me shkollën e muzikës “Paolini-Cassiano” për realizimin e musical-ëve (melodramave) “Il mago della Pioggia”, “Pinocchio”, ” Tutto ha un solo nome”, ” Il castello” të Oscar Wilde.

Cili është projekti aktual që lidhet me kontributin tuaj për njohjen e muzikës shqiptare?
Bashkëpunoj me muzikantët e zonës ku punoj (Imola), si perkusionistin Simone Cavina, drejtor i “Ca’ Vaina”, me kontrabasistin Roberto Bartoli mbi muzikën shkodrane dhe shqiptare në përgjithësi, për të përgatitur një repertor të muzikës së folklorit shqiptar e ballkanik thuajse të panjohur për t’ia ofruar publikut italian e të huaj.

Albana Temali

Video e rrallë – Ushtria greke duke djegur Shqipërinë e Jugut, më 1912

Ndërsa Serbia kishte mësyar tokat shqiptare nga veriu duke djegur dhe plaçkitur, Greqia kishte mësyar tokat shqiptare në vjeshtën e vitit 1912.

Sapo kishte filluar Lufta Ballkanike dhe shtetet ballkanike i kish shpallur luftë Perandorisë Osmane, në vitin 1912 me qëllimin e vetëm riposhtimin e tokave shqiptare, shkruan fmimages.net.

Këto pamje filmike publikohen për herë të parë nga FMimages.net, që tregojnë tmerrin e atyeve vitëve që kanë përjetuar shqiptarët e jugut nga pushtimi grek.

Shtëpi të djegura, trupa të vraarë, shqiptarë të dëbuar shihen në videon e marrë nga arkivi. /Fm Images/

Video – Berisha sulmon ashpër Thaçin: S’ka mjerim më të madh se të përpiqesh ta pastrosh fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit!

Vijojnë replikat në distancë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka paralajmëruar se me Serbinë do të diskutohet edhe mbi korrigjimin e kufijve.


“Së pari Sali Berisha nuk ka dhënë këshilla. Se këshilla i jep atyre që kërkojnë. Sali Berisha ka bërë denoncime. Së dyti, nuk ka mjerim më të madh se sa të përpiqesh ta pastrosh fytyrën me t’lanat e kuzhinës së Beogradit…”, është shprehur Berisha në një intervstë për RTV Dukagjini.

Intervista e plotë e ish-kryeministrit Berisha në “RTV Dukagjini” do të transmetohet këtë mbrëmje.

Në intervistë, Berisha ka folur lidhur me arrestimin e Adem Jasharit dhe komandantët e tjerë te UÇK-së në Shqipëri, për embargon e naftës kundër Jugosllavisë, strehimin ose jo te Arkanit dhe Bin Ladenit në Shqipëri në kohën kur ishte në pushtet.

Ish-kryeministri ka folur edhe nëse kishte pasur ftohje të marrëdhënieve me Rugovën dhe nëse e kishte përkrahur Demaçin me politika më radikale.

Njësitë elitë të Policisë së Kosovës grumbullohen në Mitrovicë (VIDEO)

Që nga ora 05:50 e mëngjesit të sotëm njësitet elitare të Policisë së Kosovës kanë filluar të grumbullohen në bazën “Belvedere” të kësaj njësie që gjendet në fshatin Frashër të Mitrovicës.

 

Përveç pjesëtarëve të Policisë që janë të vendosur në atë bazë, aty sot kanë ardhur edhe forcat e njësisë elitare të njohur si “FIT” dhe forca të tjera speciale nga Prishtina.

Gazetarët e Kallxo.com kanë kapur disa  pamje të automjeteve të këtyre njësive në mëngjesin e hershëm duke u futur brenda bazës “Belvedere”.

Kliko KËTU Për ta parë videon.

Frikë për trazira në Kosovë? Ministria e Brendshme: Të gatshëm për çdo situatë

Situata në veri të Kosoves ka bërë që institucionet vendore të jenë më vigjilente. Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Abdulselami Shkodra, e ka kaluar natën e mbrëmshme duke u marrë nga afër me zhvillimet që ishin paralajmëruar se mund të ndodhnin në veri të vendit. Ai thotë se situata mbetet e qetë.

ura

“Informacione të tilla kanë qarkulluar, mirëpo institucionet e vendit kanë marr me seriozitet çdo informacion që ka ardhur edhe nga pjesa veriore, mirëpo deri tani nuk kemi asnjë lloj veprimi i cili do të binte ndesh me legjislacionin në fuqi. që mund të themi se situata nuk është e ndryshueshme por është mjaft stabile”, ka thënë Shkodra për RTK.

Shkodra thotë se institucionet e sigurisë kanë qenë të gatshme t`i përgjigjen çdo situate që mund të ndodhte në veri.

Kryeministri Ramush Haradinaj kishte takuar Këshillin e Sigurisë, ku kishte bërë të ditur se nuk do të lejohen veprime që prishin rendin kushtetues.

“Informacionet që kanë qarkulluar nuk mund të themi se nuk kanë qenë serioze, por situata nuk ka ndryshuar dhe vazhdon të jetë e njëjta”, shtoi Shkodra.

Gjatë ditës është raportuar se forca të KFOR-it kanë marr nën kontroll Liqenin e Ujmanit, por zyrtarë të KFOR-it kanë sqaruar se lëvizjet e trupave të tyre po bëhen në kuadër të ushtrimit operativ të paralajmëruar. Këtë ushtrim e ka paralajmëruar në fillim të javës në Leposaviq edhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Salvatore Cuoci.

Ai pranoi se pjesëtarët e KFOR-it po bëjnë stërvitje dhe ushtrime, por që nuk ndërlidhen me ndonjë ngjarje që mund të ndodhë këtu.

Ndërkaq, komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli (JFCN), admirali James Foggo, ka deklaruar në Leposaviq se KFOR-i është i fuqishëm dhe se nuk parasheh ndonjë problem dhe ndryshim të situatës në Kosovë ndonëse sipas tij, ka potencial për trazira.

Visar Zhiti: Shqipëria burgosi veten e saj

Visar Zhiti, poet dhe shkrimtar i njohur, ish i burgosur i komunizmit, thotë se duke i hedhur atij prangat, Shqipëria burgosi veten e saj.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai thotë se ashtu si shumë bashkëvuajtës të tjerë, ka gjetur dosjen e tij që është plot me pseudonime të njerëzve të cilët e spiunuan dhe e burgosën vetëm e vetëm se kishte shkruar disa poezi. Vuajtja na mëson të dimë të duam, tha zoti Zhiti në intervistën me kolegun tonë Ilir Ikonomi në një park të Uashingtonit. Shkrimtari, i cili sapo ka përfunduar detyrën në Ambasadën e Shqipërisë në kryeqytetin amerikan, rrëfen vitet e tij të burgut, formimin si poet dhe ndjeshmëritë e jetës.

KPK konfirmoi në detyrë gjyqtarin që liroi Arben Frrokun, PD nxjerr deklaratat e Donald Lu(video)

“Konfirmimi ne detyre sot i gjyqtarit te Krimeve te Renda, Dritan Hallunaj, pergjegjes per lirimin nga burgu te mikut te Rames te Arben Frrokut, vrasesit te komisarit Dritan Lamaj eshte kembane alarmi per sistemin e ri te drejtesise dhe prove e qarte se vetingu nuk po ndeshkon prokurore e gjyqtare te korruptuar dhe ata te lidhur me krimin e organizuar”.

Keshtu u shpreh sot deputeti Enkelejd Alibeaj, ne nje deklaratë në selinë e Partisë Demokratike, teksa ka nxjerre edhe audion e deklaratave te ambasadorit amerikan Donald Lu, 3 vjet me pare per vendimin ndaj Frrokut.


“Kjo ishte edhe e vetmja pritshmeri e shprehur nga ambasadori amerikan 3 vjet me pare kur komentoi rastin e Frrokut dhe gjyqtarit qe i dha pafajesine”, tha Alibeaj.

“Persona si Arben Frroku që vrau një shef policie por që në mënyrë të mistershme u lejua të largohej nga vendi deri sa ishte në pritje të apelit në gjykatë. Persona si trafikanti i dënuar për drogë Emiljano Shullazi që haptazi është akuzuar nga media për trafikim të vazhdueshëm të narkotikëve dhe vrasje, por nuk është çuar përpara drejtësisë. Dhe persona si Mjacaj I cili u dënua për vrasjen e një djali 13 vjeçar por që më herët u lirua në mënyrë të dyshimtë nga burg dhe më pas vrau një çift çek. Këta janë personat që duhet të kenë frikë nga një sistem drejtësie që funksionon”, tha Lu 3 vjet me pare.

Paralajmërim i fortë nga deputeti i PS: Pas drejtësisë, radha e politikës për t’u pastruar (video)

Pas Gjykatave dhe Prokurorive, gjatë këtij viti mund të kemi dhe boshatisjen e Parlamentit dhe kupolës së administratës. Paralajmërimi vjen nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja. Gjatë një interviste për Klan Plus sipas të cilit, ai thotë se me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, do të nisë dhe  spastrimi i politikës.

“ Byroja kombëtare e hetimit do të ngrihet 2 muaj pas ngritjes së KLP-së. Janë institucione të posaçme për të luftuar korrupsionin dhe krimin e  organizuar në radhët e zyrtarëve të nivelit të lartë. Këtu nuk ka dallim. Pa dallim. Do ketë spastrim të të gjithë niveleve  të politikës, administratës së lartë nga elementët e korruptuar. Pa dallim. Për këtë e kemi ngritur Spakun. Duroni!”, thotë Manja për Klan Plus.

Ndërsa parlamentarët kanë marrë pushimet, Vettingu po vazhdon punën me filtrimin e kandidatëve për KLGJ e KLP. Me s’kualifikimin e një pjese të tyre, kryesisht për shkak se nuk justifikojnë pasuritë, pas shtatorit mund të kemi një rihapje gare për kandidatë të tjerë.

“Në momentin që KPK do të përfundojë procesin e  Vettimit  me të gjithë kandidatët për KLP e KLGJ, listat përkatëse me ata që e kalojnë, do t’i vihen në dispozicion Gjykatës së Lartë dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Në rast se do të ketë vakanca sipas niveleve, ligji e ka përcaktuar rishpalljen e garës.”

Pretendimet për favorizim politik të gjyqtarëve apo prokurorëve të caktuar, Ulsi Manja i sheh të pa baza.

“KPK as më shumë e as më pak po zbaton kushtetutën  dhe ligjin. natyrisht janë autonomë në vendimarrjen që marrin”, sqaron kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja

Të hënën është radha e Medi Bicit nga Gjykata e Lartë për t’u përballur me vettingun. Nga trupa e cunguar e kësaj gjykate sprovën deri më tani e kanë kaluar vetëm kryetari Xhezair Zaganjori dhe Ardian Dvorani.

Superjahti i miliarderit rus, më i madhi në botë viziton Sarandën, Rama nxjerr videon

“Jahti më i madh në botë sot në gjirin e Sarandës. Deri pak vjet përpara as mund të imagjinohej fluksi i jahteve që po vizitojnë këtë sezon Shqipërinë👍🇦🇱”.

Keshtu shkruan ne nje postim ne Instagram kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar edhe nje video.

Sipas “opinion”, superjahti i miliarderit rus Andrey Melnichenko është ndalur në Sarandë në këto ditë të ngrohta vere. Nuk dihet nëse vetë oligarku rus gjendet brenda mjetit lundrues, që është një ndër jahtet më të mëdhenj dhe më luksozë në botë. Jahti lundrues A, ka një gjatësi 143 metër dhe një vlerë që shkon në 500 milionë dollarë. Jahti është 91 meter i lartë, duke kaluar kështu edhe Statujën e Lirisë.

Drejtuesi i Eurochem eshte ne fakt posedues i dy jahteve luksoze qe arrijne vleren e 1 miliarde dollareve. Sipas Forbes, ai renditet i 88-ti ne bote per nga pasuria.

FOTO+VIDEO – Po ndodh tani eklipsi më i gjatë hënor, sateliti i tokës merr ngjyrë të kuqe

Mbrëmja e sotme solli një fenomen të rrallë, pasi po ndodh eklipsi më i gjatë hënor.

Si ishte parashikuar ky fenomen i rrallë ka pak minuta që ka filluar dhe Hëna duket shumë ndryshe nga zakonisht.

Ngjyra e satelitit të vetëm natyror të tokës ka marrë një ngjyrë të kuqe.

eklips 5 EKLIPSI

Eklipsi i “Hënës së përgjakur” do të shihet edhe në Shqipëri, mos ia “ndani sytë” qiellit në këtë orë

27 korriku do të sjellë eklipsin më të gjatë hënor të shekullit të 21-të, si dhe atë që njihet si “Hëna e përgjakur”. Ngjyra e satelitit të vetëm natyror të tokës do të ndryshojë nga e argjendtë në një të kuqe “kërcënuese”, për shkak të bllokimit të dritës së diellit nga hija e tokës.

Rrezet e shurtra blu do të shpërndahen në atmosferë, ndërsa të gjatat të kuqe nuk i thyen atmosfera aq shumë sa ato blu, prandaj arrijnë hënën dhe për rreth 25 minutat e fundit do të bëhet e kuqe dhe pastaj zbardhet nga dielli, sepse dielli e shikon hënën rreth orës 23.15 dhe i gjithë eklipsi do të zgjasë 103 minuta.14a353be-cb24-472f-b65c-92e2071fb041

Ku do të jetë i dukshëm eklipsi?

Në Shqipëri fillon më shpejt, në orën 19.57, shkruan “Panorama”.

Në orën 20:02 perëndon dielli në Shqipëri e lind Hena mennëherë me eklipsin, dhe do të bëhet e kuqe nga minutat e fundit për rreth 25 minuta.

Spektakli do të jetë i dukshëm pothuajse kudo në botë, me përjashtim të Amerikës së Veriut. Eklipsi tashmë do të fillojë gjatë kohës kur Hëna do të ngrihet mbi Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën Perëndimore.

Prof O’Brien shpjegoi se njerëzit në Britani të Madhe do të “duhet të kenë një horizont të qartë jug-lindor kur Hëna të dalë” për ta parë atë. Pamjet më të mira mund të jenë në të gjithë Evropën Lindore, Afrikën Qendrore dhe Lindore dhe Azinë Juglindore, nga ku do të jetë e dukshme e gjithë eklipseti.

Pra, nga Britania e Madhe dhe Evropa, juglindja do të jetë vendi për të parë fillimin e ngritjes, ecjen e Hënës me Marsin e kuq të ndritshëm më poshtë. Por për pikëpamjet e Sistemit Diellor, Jupiter do të jetë në qiellin jugor dhe Venus në perëndim. Dr Emily Brunsden, drejtoreshë e Astrocampus të Universitetit të York-ut, shtoi se ky eklips ishte një “hënë mikro-gjak”.

PANORAMA