VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

VETVRASJA E NJË KOMBI – PJESA E DYMBDHJETË – MBAS DHJETË MUEJSH NË TIRANË – Nga KOLË MIRAKAJ

By | November 11, 2019

Komentet

“E torturuan për 30 muaj te ‘Shtëpia me gjethe’, ku si kufomë zvarritej i lidhur me hekura….” Dëshmia e nipit, për ing. Xegën

Dashnor Kaloçi



Memorie.al publikon historinë e panjohur të inxhinierit të parë shqiptar që ishte diplomuar për Gjeologji-Miniera në Toulousë të Francës, i cili pasi refuzoi disa oferta nga dy kompani të fuqishme britanike dhe franceze për të punuar në vëndet e tyre, u kthye në Shqipëri në vitin 1932 ku Mbreti Zog e emëroi në detyrën e Drejtorit të Gjeologji-Minierave, funksion të cilin ai e ushtroi pa ndërprerje deri në vitin 1947 kur u arrestua nga Sigurimi i Shtetit. Miqësia e tij me diplomatët e huaj në periudhën e Monarkisë, që e ftonin në shtëpitë e tyre edhe për të luajtur poker, dhe më pas me kolegun e tij, polakun, Zuber, u bënë shkak që ai të akuzohej si “intelektual borgjez” dhe për “sabotim”. Dëshmia e nipit të tij, Gjergji Xega, i cili tregon se në vitin 1947 kur xhaxhai i tij, Andrea, ishte Drejtor në Ministrinë që e drejtonte Nako Spiro, e arrestuan sepse ftoi për darkë në shtëpinë e tij misionin amerikan të UNRA-s.

Aty nga fillimi i vitit 1947 kur xhaxhai im Andrea Xega, ishte në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Minierave në Ministrinë e Ekonomisë që drejtohej nga Nako Spiro, ai ftoi në shtëpinë e tij misionin amerikan të UNRA-s dhe u shtroi atyre darkën e lamtumirës meqë ato ditë ata do të largoheshin nga Shqipëria. Në momentin që xhaxhai po i përcillte miqtë e tij jashtë oborrit, një nga punonjësit e Sigurimit u fut brënda në shtëpi dhe i kërkoi nënës së Andreas që t’i tregonte të gjithë emrat e atyre personave që kishin marrë pjesë në atë darkë. Megjithse ai nuk mori asnjë përgjigjie nga gjyshja Aleksandra, u largua shumë shpejt në mënyrë që të mos e gjente aty Andrea. Të nesërmen e kësaj mbrëmje Ministri i anulloi Andreas një shërbim që ai e kishte planifikuar për në Kuçovë dhe teksa ai ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij që e kishte me qera, tek Mëhalla e Kukave në Rrugën e Dibrës, disa punonjës të Sigurimit i dolën përpara dhe e arrestuan”.

Njeriu që flet dhe dëshmon për memorie.al. është Gjergji Xega ish baletmaestër në Teatrin e Operas dhe Baletit, i cili rrëfen gjithë historinë e xhaxhait të tij Andrea Xegës, shqiptarit të parë që u diplomua për Gjeologji-Miniera në Toulouse të Francës në vitin 1932 dhe pasi kishte punuar për 15 vjet si Drejtor i Gjeologjisë në Ministri, në vitin 1947 u arrestua nga Sigurimi i Shtetit duke u akuzuar si agjent i anglo-amerikanëve. Po kush ishte Andrea Xega, nga cila familje rridhte ai dhe si e përfitoi bursën e studimit për në Francë? Cilët ishin miqtë e ngushtë të tij, përse u arrestua nga regjimi komunist dhe për çfarë u akuzua? Si e vuajti Xega dënimin dhe përse kreyeministri Mehmet Shehu e liroi para kohe? Lidhur me këto të panjohura të Andrea Xegës e plot fakteve të tjera nga jeta e tij, bëhet fjalë në rrëfimin e nipit të tij, Gjergji Xega, i cili si artist e ka vuajtur gjatë hijen e xhaxhait të tij që ishte shpallur armik i popullit.

Student në Francë

Andrea u lind në vitin 1907 në qytetin e Korçës dhe ishte fëmija i dytë i Jorgji Xegës i cili punonte si këpucar në një nga rrugicat e pazarit të famshëm karakteristik të Korçës dhe shtëpia e tyre ndodhej në Lagjen e Bregut të Lumit. Familja e Jorgji Xegës, origjina e së cilës ështe nga fshati Karpanjgjoz i krahinës së Oparit, asokohe jetonte në kushte mjaft të vështira ekonomike dhe babai i Andreas që punonte si këpucar, kishte marrë si çirak djalin e madh të tij, Nikon, kurse djalin tjetër Andrean e dërgoi që të mësonte në Liceun Francez të qytetit të Korçës.

Lidhur me këtë Gjergji Xega dëshmon: “Mbasi xhaxhai Andrea e mbaroi Liceun francez me rezultate të shkëlqyera, ai mundi që të fitonte një bursë nga qeveria e asaj kohe për të ndjekur studimet për Gjeologji-Miniera në Toulousë të Francës, ku ai mundi të regjistrohet pasi fitoi konkursin e pranimit ndërmjet qindra kandidatëve duke marrë pikët e plota. Gjatë katër viteve që Andrea ndoqi studimet pranë atij fakulteti, ai krahas mësimeve vazhdoi edhe sportin duke u aktivizuar si portier me ekipin e futbollit të atij qyteti, pasi ai e kishte pasion të madh futbollin dhe kishte luajtur që kur ishte nxënës në Liceun francez. Gjatë asaj periudhe që Andrea ndiqte studimet në Gjeologji-Miniera, ai i zhvilloi praktikat mësimore në disa nga minierat më të famëshme të Botës si Alsac-Lorene, Ruhr, ato të diamantit në Afrikën e Jugut etj.

Pas mbarimit të studimeve kur Andrea mori diplomën me vlersimin shkëlqyeshëm, krahas ofertave që i bënë disa pedagogë të tij që ai të qëndronte për të punuar në Francë, katër studentë britanikë (dy djem e dy vajza) që ai i kishte shokë të kursit, iu lutën që të shkonte me ta në Angli ku e priste një jetë luksoze dhe ai do të punonte në kompanitë më të famëshme të Gjeologji-Minierave që kishte Britania e Madhe. Andrea nuk ua plotësoi dot dëshirën as pedagogëve dhe as miqëve të tij anglezë në shoqërinë e të cilëve kishte kaluar katër vite që nuk do t’i harronte dot. Po kështu gjatë viteve të fakultetit Andrea zuri miqësi të ngushtë me një vajzë që e kishte shoqe kursi e cila vinte nga një familje e dëgjuar e aristokracisë franceze dhe e donte shumë atë. Ajo iu lut Andreas që të martoheshin bashkë, por ai nuk pranoi sepse jo vetëm që kishte lënë në Korçë nënën Aleksandrën me tre motrat e dy vëllezërit, por edhe sepse ai e donte profesionin e tij dhe ishte një nacionalist që para Shqipërisë nuk vinte asgjë tjetër, kujton Gjergji Xega për xhaxhanë e tij Andrean.

 

Drejtor i Gjeologjisë në Ministri në vitet 1932-1947

Pas mbarimit të studimeve Andrea Xega u kthye në Shqipëri dhe qeveria e Monarkisë së Zogut e emëroi atë në postin e Drejtorit të Drejtorisë në Ministrinë e Ekonomisë të asaj kohe. Lidhur me këtë Gjergji kujton: “Pasi mbaroi studimet në Francë, duke qenë i pari shqiptar që diplomohej në atë degë, Andrea erdhi në Tiranë dhe ku u emërua si Drejtor i Gjeologjisë në Ministri. Nisur nga kjo, ai u vendos në një shtëpi me qera në mëhallën e Kukëve tek Rruga e Dibrës, ku qëndroi deri nga fundi i viteve ’30-të, nga ku më pas u vendos në Rrugën “Fortuzi” tek “Shtëpia e Kuqe”. Andrea e ndjente thellë përgjegjësinë që kishte marrë si Drejtor dhe gjatë asaj periudhe ai i’u përkushtua me gjithë fuqitë e pasionit atij profesioni, duke shkuar në cdo cep të Shqipërisë nga Jugu në Veri, kudo ku kishte miniera dhe ku ai mendonte që mund të kishte minerale.

Andrea rrinte me orë të tëra në zyrë duke punuar edhe pas orarit zyrtar duke e kthyer edhe shtëpinë e tij në studio ku punonte me projektet dhe ku e vizitonin shumë kolegë të tij si Mark Boriçi (vëllai i Loro Boriçit), me familjen e të cilit u lidhën me një miqësi të ngushtë që do të vazhdonte gjatë. Po kështu gjatë atyre viteve Andrea kishte miqësi të ngushtë edhe me Spiro Çipin, Eqerem Çabejn, Masar Dervishin (diplomuar në Austri) Petro Markon, familjet Qirko e Lismaku me të cilët e ruajti miqësinë deri në fund të jetës së tij. Ndonëse gjatë viteve të Monarkisë së Zogut, Andrea nuk u përzie fare me punët e politikës, ai ishte një nga intelektualët më të preferuar të legatave të vëndeve perëndimore që asokohe ishin të akredituara në Tiranë, të cilët shpesh e ftonin atë në shtëpitë e tyre, ku krahas bisedave të ndryshme, ata humbisnin për orë të tëra në lojën e pokerit të cilën ai e kishte mësuar që nga koha e studimeve në Francë kur frekuentonte këto ambientet ”, kujton Gjergji Xega.

Me polakun Zuber në Alpe

Duke qenë se inxhinier Andrea Xega ishte një specialist i aftë (zotëronte frengjishten, anglishten, greqishten, rumanishten dhe rusishten që e mësoi më pas në burg) dhe tepër korrekt në punën e tij, ai qëndroi në funksionin e Drejtorit të Drejtorisë së Gjeologji- Minierave në Ministrinë e Ekonomisë për 15 vite nga viti 1932 kur mbaroi studimet, e deri në vitin 1947 duke ndërruar disa qeveri dhe tre regjime, Monarkinë, pushtimin fashist dhe regjimin komunist. Lidhur me këtë nipi i tij Gjergji dëshmon: “Ndonëse Andrea nuk kishte asnjë bindje apo preferncë politike, ai ishte antikomunist i vendosur dhe kur e pyesnin se nga anonte, ai u përgjigjej se: Shqipëria ishte gjithshka për të.

Ndonëse ai nuk i donte komunistët që erdhën në pushtet, atë e mbajtën në postin e Drejtorit të Gjeologjisë ngaqë ishte shumë i aftë dhe tepër korrekt në punën e tij. Që kur erdhi në Shqipëri inxhinieri i famshëm polak Zuber, ai kërkoi që të takohej menjëherë me Andrean për të cilin kishte dëgjuar dhe i kishin folur që në vendin e tij. Me Zuberin, Andrea zuri një miqësi të ngushtë dhe të shoqëruar edhe nga një ekip gjeologësh ata bënë një ekspeditë në Alpet e Shqipërisë. Në vitin 1945 kur Zuberi ishte bërë gati për t’u kthyer në atdheun e tij Poloni, ai ia dhuroi Andreas të gjithë bibliotekën që kishte në Tiranë”, kujton Gjergji.

Arrestimi nga Sigurimi i Shtetit në 1947

Ndonëse ing. Andrea Xega punoi si Drejtor i Gjeologjisë deri në vitin 1947, ai ishte futur në listat e kundërshtarëve politik që me ardhjen e komunistëve në pushtet, të cilët e kishin cilësuar dhe e shikonin si “intelektual borgjez”. Lidhur me këtë Gjergji kujton: “Krisja e madhe në mes Andreas e pushtetit komunist ndodhi pas dënimit të Sulo Klosit, inxhinierit dhe shokut të ngushtë të tij i cili u arrestua dhe u dënua me vdekje, me varje në litar aty në minierën e Rubikut ku ai punonte. Në gjyqin e Sulos, u përmend dhe emri i Andreas i cili kishte dijeni për gjoja sabotimet që ishin bërë në minera dhe që nga ajo ditë ndaj tij filluan survejimet nga ana e Sigurimit të Shtetit.

Nga fillimi i vitit 1947 kur Andrea ishte ende në funksionin e Drejtorit të Gjeologjisë, ai ftoi për darkë në shtëpinë e tij misionarët e UNRA-s, të cilët ato ditë do të largoheshin nga Shqipëria. Pasi mbaroi darka dhe Andrea me pjestarët e tjerë të familjes ishte duke i përcjellë miqtë deri në fund të rrugicës së shtëpisë, një punonjës i Sigurimit që e ndiqte vazhdimisht u fut nga muri në oborrin e shtëpisë dhe i tha nënës së tij Aleksandrës, që t’i tregonte emrat e atyre që ishin në atë darkë. Ndonëse ai nuk mori asnjë përgjigjie nga nënë Sandra, u largua me të shpejtë që të mos e gjente aty Andrea. Të nesërmen e asaj nate Ministri i Ekonomisë i anulloi Andreas një shërbim që ai kishte planifikuar për në Kuçovë dhe teksa ishte duke u kthyer në shtëpi, tre civilë të Sigurimit e ndaluan dhe pasi e njoftuan se “në emër të popullit” ishte i arrestuar, i vunë prangat”, dëshmon Gjergji për arrestimin e xhaxhait tij .

Dënohet fillimisht me vdekje, dhe vuan 17 vjet burg

Pas arrestimit Andrean e dërguan për t’i bërë hetuesinë tek “Shtëpia me gjethe” ku e mbajtën për dy vjet e gjysëm duke e tortuaruar që të pranonte akuzat si “agjent i anglo-amerikanëve dhe sabotimin në miniera”. Lidhur me këtë Gjergji dëshmon: “Andrea nuk pranoi asnjë nga akuzat që iu bënë dhe mundi të shpëtonte i gjallë nga torturat vetëm në sajë të përgatitjes së lartë fizike që kishte. Megjithëse Andre nuk pranoi asnjë nga akuzat, gjyqi e dënoi me vdekje dhe pas dy vitesh, Kuvendi Popullor ia fali jetën dhe ia la dënimin me 101 vite burg.

Gjatë asaj kohe i kishin larguar nga Tirana nënën dhe motrat e tija, si dhe i ishte pushkatuar vëllai Koço Xega, i cili punonte si teknik në pusnin e naftës në Pekisht. Po kështu pas arrestimit atij i sekuestruan të gjithë pasurinë së bashku me bibliotekën që i kishte dhuruar inxhinieri Zuber, e cila i dhimbte dhe më shumë nga çdo gjë që i morën komunistët. Në atë kohë që iu fal dënimi me vdekje, ne na u dha mundësia që të merrnim një takim me të dhe kur shkuam në burgun e Tiranës, pamë një kufomë që tërhiqej zvarrë pas hekurave duke çaluar dhe fytyrën që e kishte të mbuluar nga leshrat që nuk ia kishin qethur. Në atë gjendje që ai ishte katandisur, ne nuk e njohëm dhe e takuam vetëm kur na e tregoi polici. Sekuestrimin e bibliotekës, Andrea e mësoi vetëm kur i çuan për të përkthyer një nga librat që ai kishte pasur në atë bibliotekë.

Më pas dënimi iu ul në 25 vite dhe atë e dërguan në burgun e Bulqizës ku drejtori i saj, Todo Manço e trajtonte shumë mirë dhe e caktoi si drejtues të Degës Teknike. Në vitin 1961 kur Andrea vunate dënimin në burgun e Bulqizës, atje shkoi dy herë për inspektim kryeministri Mehmet Shehu, i cili pasi e falenderoi që e kishte nxjerrë nga mbrapambetja atë minierë, e pyeti se çfarë kërkonte nga ai. Andrea i tha që ta lironin nga burgu dhe ta linin të punonte në profesionin e tij. Kryeministri Mehmet Shehu ia plotësoi kërkesën Andreas dhe e liroi nga burgu para kohe, kur ai kishte vuajtur plot 17 vite burg. Pasi doli nga burgu Andrea u martua me vajzën e Themistokli Lakos (në Korçë) dhe punoi disa kohë si pedagog në Politeknikumin “7 Nëntori” e më pas në Institutin e Projektimit të Minierave ku ai u bë autor i 27 Projekteve të zbatuara në vendin tonë”, rrëfen Gjergji Xega, për xhaxhanë Andrean, të parin shqiptar që ishte diplomuar për Gjeologji-Miniera në Francë, i cili vdiq në vitin 1989 pasi kishte vuajtur plot 17 vite në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, për të vetmin “faj” se ishte “intelektual borgjez”./Memorie.al

Të veshur si aristokratë dhe duke luajtur tavëll, fotot e panjohura të të burgosurve politikë, të dënuar me vdekje nga Zogu

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon disa foto të rralla dhe unike që nuk janë bërë publike, të cilat i përkasin vitit 1935 në periudhën e Monarkisë së Zogut, foto që na paraqesin disa imazhe të rralla të disa prej të burgosurve politikë që ishin arrestuar si organizatorë dhe pjesëmarrës të Kryengritjes së Fierit të gushit të vitit 1935 dhe mbaheshin të izoluar në burgun e atij qyteti, si: Ramiz Dibra, Ali Shefqet Shkupi, Ramiz Omari, Jashar Cakrani, Beqir Sulo Agalliu, Zenel Hekali, Mustafa Kaçaçi, Dervish Hekali, etj., të cilët ishin dënuar me vdekje nga Gjykata e Lartë Ushtarak e kryesuar nga major Ali Riza Topalli. Ish-funksionarë të lartë dhe ushtarakë madhorë që nga qeveria e Ismail Qemalit e më pas me Fan Nolin, të shëndetshëm e të qeshur dhe me veshje të shtrenjta si aristokratë europianë, të ulur në shezlongë apo ndjesë komode në tavolina duke luajtur tavëll, janë pamjet e të burgosurve politik në regjimin e “satrapit” Zog…

Më 14 gusht të vitit 1935 në qytetin e Fierit dhe në disa lokalitete e fshatra përreth të Myzeqesë të cilat ishin nën juridiksionin e prefekturës së Beratit, si rezultat i disa pakënaqësive të akumuluara prej kohësh, shpërtheu një kryengritje kundër qeverisë së Mbretit Zog, ku në krye dhe si organizatorë të saj ishin disa emra të njohur, ish-funksionarë të lartë dhe ushtarakë madhorë që nga qeveria e Ismail Qemalit në 1912-ën dhe më pas me Fan Nolin në ’24-ën, si: Ali Shefqet Shkupi, Ramiz Dibra, Kostë Çekrezi, Musa Kranja, Ramiz Omari, Beqir Sulo Agalliu, Zenel Hekali, Dervish Hekali, Riza Cerova, Bektash, Jashar dhe Namik Cakrani, etj., etj.

Kryengritja antiqeveritare filloi në mëngjesin e 14 gushtit të vitit 1935 ku forcat kryengritëse nën forcën e armëve morën nën kontroll disa nga godinat dhe zyrat e administratës qeveritare të nënprefekturës së Fierit që ndodheshin në qendër të qytetit, nga ku më pas ata po përgatiteshin për të marshuar në drejtim të Lushnjës, Beratit etj, ashtu siç dhe kishin parashikuar dhe vendosur planin e tyre krerët kryesorë të kryengritjes, për ta shtrirë atë edhe në zonat e krahinat përreth, si në Berat, Mallakastër, Kuçovë, Skrapar, Peqin, etj.

Vetëm pak kohë pas shpërthimit të kryengritjes, në qëndër të qytetit të Fierit po kalonte rastësisht me automjetin e tij, gjeneral Leon Gjilardi, (me origjinë kroate) ish-adjutant dhe mik personal i Mbretit Zog, kryeinspektori Ushtarak i Ushtrisë pranë Oborrit Mbretëror dhe Komandant i Gardës Mbretërore, i cili me disa njerëz që e shoqëronin, po udhëtonte për në parkun e Pojanit, pas një ftesë që i kishte bëre arkeologu i njohur francez, Leon Rey, që po bënte kërkime në atë zonë arkeologjike.
Krerët kryesorë të kryengritjes së Fierit, duke pandehur se atë e kishte dërguar Mbreti Zog për të shtypur kryengritjen, urdhëruan mbështetësit e tyre dhe turma, pasi i zuri rrugën automjetit të tij, e ekzekutuan gjeneral Gjilardin së bashku dhe me ordinancën e tij, një toger që ishte me origjinë nga zona e minoritetit grek në Jug të Shqipërisë.

Vrasja e gjeneral Gjilardit dhe më shumë mënyra brutale e ekzekutimit të tij, e indinjoi pa masë Mbretin Zog, i cili morri masat për shtypjen e kryengritjes me forca të xhandarmërisë dhe ushtrisë të dërguara nga Tirana, nën komandën e dy oficerëve të tij besnik, vëllezërve Llesh dhe Gjek Marashit (nga familja e bajraktarit të Hoti të malësisë së Shkodrës), të cilat arritën në Lushnje përpara se aty të mbërrinin kryengritësit nga Fieri. Kështu, pa zbardhur mëngjesi i 15 gushtit, forcat kryengritëse u shpërndanë duke dorëzuar armët dhe një pjesë e tyre u arrestuan, kurse disa nga krerët kryesorë të kryengritjes, si Musa Kranja dhe Kostë Çekrezi, u arratisën me një anije të vogël për në Itali, nëpërmjet bregdetit të Semanit.

Në ditët në vijim, përveç krerëve kryesorë të kryengritjes që ishin në qytetin e Fierit, forcat qeveritare të ardhura nga Tirana arrestuan dhe një numër të madh kryengritësish (numri i tyre nuk është i saktë, pasi historiografia zyrtare e para viteve ’90-të e ka të ekzagjeruar numrin e tyre), ku pjesa më e madhe u izoluan në burgun e qytetit të Fierit. Përveç këtyre, pas disa ditësh u arrestuan në Tiranë edhe disa ish-ushtarakë të lartë që nuk ishin më nën armë, si Ali Shefqet Shkupi, (ish-shef i Shtatmadhorisë së Ushtrisë në qeverinë e Ismail Qemlait), Ramiz Dibra, Ramiz Omari, Mustafa Kaçaçi etj., të cilët u akuzuan si krerët kryesorë të Kryengritjes së Fierit, pasi që një vit më parë, në 1934-ën, ata kishin themeluar një organizatë të fshehtë me qendër në Tiranë dhe degët e saj në disa rrethe e cila kishte për qëllim rrëzimin e Mbretit Zog.

Pas disa kohë hetimesh ata dolën në gjyq para Gjykatës së Lartë Ushtarake të kryesuar nga nënkolonel Ali Riza Topalli dhe pjesa kryesore e krerëve të kryengritjes u dënuan me vdekje, me pushkatim, ndërsa të tjerët me burgime të gjata sipas fajeve që kishin kryer. Por gjyqi ndaj tyre si dhe dënimet me vdekje të dhëna nga ajo gjykatë, patën një reaksion të madh jo vetëm brenda vendit, por edhe në arenën ndërkombëtare, ku pati disa protesta, madje edhe nga personalitetet të njohura të politikës, shkencës dhe artit. Si rezultat i kësaj, por edhe të zemërgjerësisë së Zogut, të dënuarve me vdekje me dekret të Zogut iu fal jeta dhe fillimisht atyre iu bë dënimi me 101 vite burg. Por nga disa amnisti të dhëna që atë vit, asnjë nga të dënuarit nuk bëri më shumë se tre vite burg. Ndërsa i vetmi që u dënua me vdekje dhe nuk iu fal jeta, ishte Hekuran Mëneku, personi që qëlloi dhe vrau gjenaral Gjilardin dhe ordinancën e tij, i cili u var në litar në qendër të qytetit të Fierit, pikërisht në atë vend ku ai kishte kryer krimin e tij.

Të gjitha sa më sipër tashmë janë ngjarje dhe fakte të njohura që nga periudha e regjimit komunist, pasi historiografia zyrtare i ka kushtuar shumë vend kësaj kryengritje, duke e paraqitur shtypjen e saj nga Mbreti Zog, sikur ajo u bë me ashpërsinë më të madhe dhe që krerët kryesorë të saj i janë nënshtruar torturave më mizore në burgun e qytetit të Fierit, ku ata mbaheshin të izoluar deri sa dolën në gjyq. Por a qëndron ky fakt, pra torturat që janë bërë ndaj krerëve kryesorë të asaj kryengritje? Veç të tjerash, përgjigjen më të saktë rreth kësaj ngjarjeje, na e japin disa foto të rralla dhe unike duhet thënë, të cilat Memorie.al i bën publike për herë të parë, ku duken disa nga krerët kryesorë të Kryengritjes së Fierit dhe antizogistë të njohur si: Ali Shefqet Shkupi, Ramiz Dibra, Beqir Sulo Agalliu, Ramiz Omari, Mustafa Kaçaçi, etj., që janë të izoluar në burgun e Fierit.
Siç duken dhe në fotot në fjalë, personat sa më sipër cituam dhe të gjithë krerët kryesorë të asaj kryengritje, që ndodhen në atë burg në pritje të ekzekutimit të vendimit për dënimin me vdekje, janë të veshur me veshje të shtrenjta. Po ashtu ata duken mjaft të shëndetshëm me humor dhe të qeshur, duke luajtur tavëll e duke biseduar me njëri tjetrin, ku ndonjë prej tyre ka pranë dhe mbesën e vogël. Pra kjo është pamja që ekzistonte në atë kohë në burgjet e “satrapit” Zog, imazhe të cilat flasin shumë, pasi aty nuk shihen shenja burgu, ( aty nuk ndodhet asnjë polic apo xhandar), siç jemi mësuar t’i shohim në ato pak foto apo filmime që na ka sërvirur periudha e komunizmit. Por ndryshe nga këto foto, në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës të dënuarit politik duken si kufoma të gjalla dhe ata që prisnin dënimin me vdekje, mbaheshin të lidhur me litar, dhe me kaska në kokë./Memorie.al

XHEMAL FARKA- Gazetari që e zhduku komunizmi, e motra mbulohej me burkë dhe e kërkonte natën

Fatmira Nikolli  – Ka qenë në Bari një vilë “Azona a La Rossa” ku shumë shqiptarë takoheshin me njëri-tjetrin. Në takimet e tyre, shpesh kishte edhe të huaj të lidhur më Shqipërinë. 25 prej atyre shqiptarëve pas kthimit në atdhe u përballën me akuzën si agjentë të huaj, tradhtarë të atdheut dhe agjentë që donin të rrëzonin pushtetin popullor. Nga shteti i kohës njihen me emrin “grupi i spiunëve të Vilës S.B.S- Bari”. Një prej tyre, ishte një riosh i qeshur nga Tirana.

Në gazetën “Arbënia” të viteve 1930 gjendet me pseudonimin Sula i Fajës, Xh.F, Xhefar, ndërsa për miqtë ishte gazetari satirik social demokrat Xhemal Farka.
Lindur më 1913 në Tiranë në një familje qytetare. Pas Institutit “Harry Fultz” në Tiranë, kishte mbaruar Universitetit Amerikan të Beirutit me bursë të dhënë nga Sotir Kolea për të studiuar koloninë shqiptare të atjeshme, kishte qenë gazetar në Radio Bari dhe kishte punuar për Zërin e Amerikës në Jeruzalem.

Xhemal Farka shkruante për problemet sociale që kalonte shoqëria shqiptare, si “Fëmijët e natës”, që lypnin rrugëve; në dialekt tiranas me pseudonim, mbështeste emancipimin e femrës shqiptare dhe kryente hulumtime folklorike në trevën e Tiranës. Pas studimeve qe rikthyer në atdhe me idealizmin për të ndërtuar vendin por ai përballet me dy herë me regjimin, të parën se ndihmoi Lef Nosin e të dytën si agjent e tradhëtar.
Në AIDSSH, mes shumë dokumentesh të zbehta e të palexueshme ka dy procesverbale për të. Nga ai i datës 15 shtator 1945 del se e ka takuar për herë të parë Lef Nosin më 1938 në një festë në Elbasan ku gjendej dhe znj.Haslluk. Në këtë rast Xhemal Farka kishte shkuar në festë si përkthyes i profesorit amerikan Filip Mosli, që ishte i ftuar. Siç duket i pyetur se kush e solli nga Elbasani në Tiranë Lef Nosin (kur i fshihej qeverisë komuniste), Farka përgjigjet që nuk e di. “Para tre a katër ditësh se të arrestohesha, jam pjekur përtej Pallatit të Zogut në një të panjohur, i cili më foli në emër e më tha se jam miku i Vasil Nosit deh dua të shkoj në Tiranë. Qe veshur me malokshme si ustallarët e Gollobordës. Bashkë me të kemi ardhur deir tek ura karshi fermës së Neki Radoviksës dhe të dy muarrmë rrugë të ndryshme”. Në letër shënohet të ketë thënë se pat dyshime që qe Lef Nosi, por nuk mori guximin ta pyeste që ta denonconte. Duke qenë se në procesverbal nuk jepen pyetjet që i janë bërë gazetarit nga hetuesit mbeten të dyshimta edhe frazat që në fund është shtrënguar të firmosë.
Në një procesverbal të datës 17 shtator 1945, ai tregon që ka pasur mik prej kohës së Bejrutit, Vasil Nosin dhe se prej tij dinte që Lefi ishte në kërkim. Në tri faqe procesverbal ai nuk pranon ta ketë strehuar Lef Nosin, por pranon se i është kërkuar ta kalojë Lef Nosin nga “mullini deri te postblloku. Te ferma e mora Lefin për ta përcjellë dhe ta fusnja brenda postbllokut në Tiranë… Arritëm ndërmjet Legatës Amerikane dhe fermës ku u paraqite Vasili me Markun në një karrocë. Nuk e di ku shkuan…”

Duke qenë në dijeni të faktit që dëshmitë merreshin nën tortura, nuk është e vështirë të kuptohet, pse dëshmia e Farkës ka ndryshuar dy ditë më vonë.
Musine Kokalari në ditarin e saj shënon se “një nga të burgosurit, të cilin e pashë përmes dritares sime të vogël në oborrin e burgut, më tha se ata po merrnin në pyetje Xhemal Farkën për mua. E kuptova. Ai nuk tha asgjë për mua dhe unë nuk thashë asgjë për të”.
Nd.Prokurori Ushtarak i Garnizonit, kolonel Faik Minarolli nga ana tjetër shkruan se “u vërtetua që të akuzuarit kanë (kryer) krimin e poshtër të tradhëtisë s’Atdheut tue bërë pronë atë dhe veten e tyre të agjenturave t’huaja”.
Nga 25 të akuzuar, Xhemal Farka, është një prej prej 5 vetëve që dënohet me vdekje. Pos ndihmës që i ka dhënë Lef Nosit, ai renditet nga prokuroia e kohës mes grupit të “Azona Vila Rosa”.
Xhemal Farka u pushkatua më 1948 si agjent anglez, akuza që s’i provuan dot kurrë.
“Sh.gjyqtar! të akuzuarit nuk i kam akuzuarë se kanë jetuarë në vilën Azona e La Rossa…I kam akuzuarë se të gjithë atje e kuptuan se kishin të bënin me Shërbimin Sekret të Ballkanit me agjentë Fultz-in…bashkëpunuanë me ta e pranuan të bëhen agjentë të tyre”- thotë pretenca e prokurorit për Xhemal Farkën e 25 të tjerë.
Në një bisedë për ekspozitën “E shkuara e pakryer” për të zhdukurit në diktaturë, Zenita Farka, mbesa e tij ka treguar se i ati Hasani, shkonte shpesh ta takonte në burg diku te “Selvia”, t’i çonte ushqime e ndërresa. “Një ditë shkurti të vitit 1947, xhandari ia hodhi ushqimet. I tha ‘ik se e ke te Bregu i Lumit’. Atëherë babai e kuptoi që e kanë pushkatuar. Bashkë me hallë Eminenë dilnin netëve ta kërkonin. Ajo mbulohej me një çarçaf si me burkë që të mos e njihnin. Iknin natën e gërmonin me thonj për ta gjetur”. Mbesa kujton se sa herë shkonte me të atin në Durrës te hallë Emineja hidhte sytë nga Bregu i Lumit. Nuk e gjetën kurrë Xhemalin, gazetarin që kur u kthye në atdhe e priste Omer Nishani me nderime, sepse kishte mbështetur luftën kur punonte në radio.

Studiuesja maqedonase vërteton autoktoninë e shqiptarëve ortodoksë në Rekë të Epërme në Maqedoni

Krahina e Rekës së Epërme në Maqedoni ruan të fundit mbijetojca të fesë ortodokse ndër shqiptarë në këtë zonë. Me përjashtim të lagjes së dijetarëve sllavë, pjesa tjetër e studiuesve mendon se popullata rrënjëse e kësaj treve ka qenë shqiptare e ritit ortodoks, por që e folmja e saj u ndikua jo pak edhe nga dialektet sllave.

Studiuesi bullgar Vasil Kançov, me gjithë prirjen e tij për të përzmadhuar elementin bullgar në Maqedoni, e pranonte se Reka e Madhe ishte e tëra e banuar nga shqiptarë ortodoksë. Ai nuk përjashtonte që në këtë trevë të ketë pasur edhe bullgarë, por që, sipas tij, u shqiptarizuan me kalimin e viteve.

Një studim interesant mbi këto tërthore vjen nga studiuesja maqedonase Galaba Palikrusheva, që ka kryer hulumtime të shumta mbi elementin etnik në Pollogun e Epërm, Mavrovë dhe Rekën e Epërme. Duke zhbiriluar defterët osmanë nga gjysma e shekullit 15-të, ajo vëren praninë e ndjeshme të elementit josllav në krahinën e Rekës. Palikrusheva rendit patronimika me prapashtesën sllave –iq, por që dëshmojnë një prejardhje josllave të banorëve vendës të Rekës, si Gin Cicoviq, Ninçe Lazaroviq apo Miho Tanusheviq (nga Tanush).

Emrat dhe mbiemrat e njerëzve në këtë zonë, sikundër lihet të kuptohet nga defterët osmanë, flasin bindshëm për përkatësinë josllave të bartësve të tyre. Palikrusheva sjell edhe shembuj të shumtë: Niçpur: Gjon Dum, Pop Nikolla, Mesio Sholed, Gjon Shirqe, Gjoro Qirqe, Kole Dum, Çiko i biri i Qirkos, Petko i biri i Miko-s; Brodec: Like Mihail, Plise Nikosllav, Stanishe Xaxi, Llazar Mihail; Strazimir: Kole Shirki, Kole Riç, Gjon Shirki, Kole Mihail, Pal Mihail; Vërben: Girgj Lluç, Markin Popoviq, Vasill…, Menko…Vasko Lluç, Llazar Kolje, Petar Skore, Shuk Rusi, Kole Dornaj, Petar Riç, etj. Studiuesja maqedonase mohon pretendimit të kolegëve të saj që besonin se popullata sllave e Rekës u shqiptarizua. “Elementi mbizotërues etnik josllav në Rekën e Epërme në këtë periudhë (në gjysmën e shek. 15) na jep një pasqyrë krejt tjetër rreth çështjes së gjuhës amtare shqipe te popullsia e krishterë e kësaj zone, e cila sot ndjehet dhe si maqedonase. Shpjegimi i shfaqjes së këtij fenomeni nga disa punonjës shkencorë si rezultat i pranimit të gjuhës shqipe nga ana e sllavëve maqedonas me qëllim që ta ruajnë besimin e krishterë, vështirë se mund të pranohet”, shkruan Palikrusheva.

Në kohën e Skënderbeut, sipas defterit të Vilajetit të Rekës (Vilayet Reka, Defteri Nr. 508, 1467), në fshatrat e kësaj krahine dëgjoheshin aq shpesh emra arbërorë, të tillë si: në Vollkovi: Progon Tome; Tërnicë (regjistruar Tirniça): Gerg, i biri i Andreas; Vërben (Virbin): Petar Tanusheviq, Gin Shimjat, Gin Gegoviq; Krakornicë: Gon Duçe, Gon Kirkit, Miho Meksha; Nistrovë: Kole Bard, Gon Pashajet; Ribnicë: Miho Tanusheviq, Bojko Tanusheviq, etj./INA

Tërmeti, një kambanë alarmi për pallatet shumëkatëshe mbi kënetën e Shëngjinit

Zona Lezhë -Ulqin përgjatë gjithë bregdetit është me sizmicitetin më të lartë në vend me një magnitude maksimale 7.0 sipas hartave të mikrozonimit  që kanë hartuar profesorët e sizmiologjisë Prof.Dr.Eduard Sulstarova, Prof.Dr.Shyqyri Aliaj, Prof.Dr.Siasi Koçiu dhe Prof.Dr.Betim Muço. 

Në rast tërmeti zona mund të pësojë dëmtime katastrofale për shkak se, është në nivelin e detit me një truall tërësisht ujor.

 

Edhe pse tashmë gjendja dihet, bregdeti i Shëngjinit madje edhe këneta pranë saj po mbushet me shpejtësi me pallate shumëkatëshe.

Në hartat bashkëngjitur, shihet qartë se në hyrje të qytetit të Shëngjinit gjendet këneta e Kënallës, e cila shtrihet nga bregu i detit deri në kufi të rrugës që lidh qytetin aksin kombëtar. Këneta, e cila është sot është mbushur me ujë, muaj pas muaji po mbushet me gurë dhe inerte dhe mbi të po ndërtohen pallate shumëkatëshe.

Deri para pak viteve këneta e Shëngjinit ishte një zonë e pashfrytëzuar dhe e mbushur me pisha, por sot zona ka ndryshuar kryekëput me ndërtesa të larta dhe të ngjeshur njësoj si në zonën e Golemit.

 

Zona e Shëngjinit po merr një zhvillim urban të frikshëm vit pas viti, teksa urbanistët dhe sizmologët pohojnë se cilësia e trojeve në këtë zonë është shumë më e keqe se në Golem. Për shkak se qyteti është nën nivelin e detit dhe trualli është shumë i lëngëzuar.

Në këto zona edhe sasia e hekurit nuk është e mjaftueshme për të siguruar anën sizmike, pasi hekurat në themele amortizohen shumë shpejt nga sasia e lartë e ujërave.  Çeliku dhe betoni në këto zona duhet të jenë të një cilësie shumë të lartë pohojnë inxhinierët dhe ndërtesat duhet të jenë me mbrojtje të lartë sizmike.

 

Urbanistët kanë pohuar se në Lezhë para viteve 1990 nuk lejoheshin ndërtesa më shumë se 4 kate, ndërsa në disa zonë brenda qytetit ku sot  janë ngritur pallte mbi 15 kate nuk lejoheshin fare ndërtime.

Por, në Shqipëri sëmundja e harresës është kthyer në kronike. Pas dy ditësh në qendër të Durrësit, edhe pse kolonat e një karabinaje të re janë dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, punëtoret vijojnë të hedhin beton për të ngritur katin e shtatë. Monitor

13 DHJETOR 1990: SHKODRA ZHGULI DIKTATORIN TIRAN – Nga Fritz RADOVANI

“100  TIRANËT”      Autor: NIGEL CAWTHORNE

Në librin “TIRANËT”, Historitë e 100 Despotëve dhe Diktatorëve, me titull: “TYRANTS”, botue në vitin 2004, for Lifetime Distributors Pty Ltd Building G, 2 Hudson Avenue Castle Hill, 2154 Australia, kam gjetë të vërtetën historike t’ pashkrueme deri tashti për né Shqiptarët:

BOTA MODERNE

ENVER HOXHA (1908 – 1985) Udhëheqës i Shqipnisë

Jeta dhe Krimet

1908 – Lindi me 16 Tetor 1908 në Gjinokastër, nga një familje me fé myslimane në jug të Shqipnisë…

1930 – Shkoi në Francë për studime.

1934 – Ka shërbye si sekretar i konsullatës shqiptare në Bruksel.

1936 – Ktheu në Shqipni, ku u ba mësues.

1939 – U largue nga arësimi për refuzimin e bamë për pjesmarrje në Partinë Fashiste

Shqiptare; hapi dyqan cigareshitës.

1941 – U formue Partia Komuniste Shqiptare; U zgjodh Sekretar i Përgjithshëm.

1944 – U formue Qeveria Provizore; Filluan gjyqet e ekzekutimet.

1948 – Zhduku grupin pro-Tito; mbylli Kishat dhe konfiskoi pronat private.

1961 – Ndërpreu marrëdhanjet me Bashkimin Sovjetik.

1978 – Ndërpreu marrëdhanjet me Kinën.

1981 – Seleksionoi partinë dhe drejtuesit e shtetit.

1985 – Vdiq me 11 prill 1985 në Tiranë.

Shenimi F.R.: Libri fillon nga viti 1353 para Krishtit, e vazhdon deri në vitin 2004.

■Në 100 TIRANËT ma barbar të historisë botnore asht edhe Enver Hoxha.

Dijetari i madh i shkencës së matematikës, Prof. Petro Fundo ka thanë:

“Diktatorë si Enver Hoxha, vazhdojnë për të sunduar edhe pas vdekjes së tyre!”

Ai prap asht mendja, mishi dhe zemra e kalbun e Presidentëve tanë, nga viti 1944…

Ai asht edhe sot udhëheqës i PPSh, Kuvendit Popullor, Qeverrisë dhe Gjykatave.., po dhe i të gjitha Bankave mbrenda e jashta “Shqipërisë”, sepse, “ay e bëri Shqipërinë…”, dyke mbajtur të varura në portofolet e tij “tituj dhe dekorata” per 70 vjetë tiran:

■Dekorata: “Hero i Popujve të Jugosllavisë”1946.Urdhri “Hero Kombëtar”, Titulli “Hero i Popullit”, Titulli “Hero i Punës Socialiste”, Urdhri i Lirisë i Klasit të Parë, Urdhri i Flamurit, Medalja e kujtimit, Urdhri “Ylli Partizan” i klasit të parë, Urdhri i Trimërisë, Urdhri “Ylli i kuq”, Medalja e Trimërisë, Medalja e Çlirimit, Dekoratë nga Partia Komuniste Italiane me Urdhrin “Ylli Garibaldit”, Dekoratë me Urdhrin “Suvorov” të Klasit të I nga Presidiumi i Sovjetit Suprem të B.R.S.S…

HAPNI VARRIN E SHIKONI … Aty do ta gjeni dyke shkruar:

■“APROVOHET NDESHKIMI ME VDEKJE…

NA LAJMËRONI DATËN E EKZEKUTIMIT TË TYRE DHE  VULLNETIN E FUNDIT. Komandanti i Përgjithshëm Xheneral Kolonel Enver Hoxha d.v.”

■Dokumentat e Arkivave tregojnë: 45.000 Shqiptarë pa varr…në tokën e tyre Shqiptare..!

■Dhe, mbi 450.000 Shqiptarë të tjerë, të burgosur, (të riburgosur dy ose tre herë),  të internuar, të dëbuar, të zhdukur.., që të gjithë vazhdojnë të vuajnë “luftën e kllasave” të diktaturës së Enver Hoxhës, dhe partisë së tij të punës e terroriste, po kurrë, të Shqipërisë dhe Popullit Shqiptarë..!

Mosprekja e titujve dhe dekoratave sot ka një vlerë të madhe, mbasi Bota kupton se nga presidentët, kryeministrat, kuvendi popullor, qeveritarët, sigurimi i shtetit, organet e “drejtësisë” etj…, ishin dhe vazhdojnë me kenë pasuesit besnikë të tiranisë pashoqe barbare e vrastare enveriste. Kjo pra, asht “Rilindja”!..

            Melbourne, 11 Dhjetor 2019.

Turqit pse i kanë lejuar shkollat greke? – LETËRKËMBIM MUSTAFA MERLIKA KRUJA – ATË PAULIN MARGJOKAJ

 

 

 

Graz, me 13 fruer 1953

 

Fort i dashtuni mik,

Librin tand e mora e të falem nderës fort e fort. Kishem me dashtë me t’u lutë qi të ja degojsh nji kopje edhe Angjelin Kujxhís, pse m’âsht ankue ka dit se nuk din aspak gramatikë e po e harron krejt shqipen, si po e harrojm ka pak edhe na të gjith tjerët. Ai banon në “KATHOLISCHES HOCHSCHÜLERHEIM” ktû në Graz e ka rasë me folë shqip fort rráll. Vetem me shokun e vet, Fejzi Domnin, qi flet shpesh herë shqip e ndoj leter qi shkruen, se per tjeter nuk ka rasë me u marrë me shqipen. Adresa e tij âsht kjo:  Angjelin Kujxhija, Carnerigasse, 34, Graz, (Autriche). Ai âsht krejt i vorfen e prandej zor e ka me të dergue ndoj send per at liber. Po të diftoj edhe se ai nuk e din se ka dalë ky liber, jam vetë qi po kujdesem qi edhe ai t’a két në dorë ket liber të dobishëm per të gjithë refugjatët e sidomos per tê. Nji herë tjeter kam me pasë rasë me të dhânë përshtypjet e mija per sá i perket ktij libri. Perposë  parathânjes, deri tash nuk kam mujtë me e studjue me vemendje.

Po due me të bâ disá pyetje, e po m’ep rasë libri i Stadtmüller me t’i bâ kto pyetje. Un nuk jam kenë kurr në Mat e prandej kishem me dashtë me dijtë prej teje a âsht Matja e rrethueme prej malesh së pashkapërcyeshme e a thue influksi i Tyrqve nuk ka mujtë me depertue atŷ? Stadtmüller thotë se URALBANER kanë dalë prej MATIGAU e mandej janë shperdám prej andej nder krahina tjera. Mue më duket se Mati nuk âsht ashtu i mbyllun prej malesh të pashkapercyeshme si thotë Stadtmüller, por tue mos pasë kenë kurr atje, deshta me të pvetë tý per ket punë. Të keshë mirsín me më diftue edhe per fushen e Arbnit. A âsht kjo nji fushë e madhe e me taminâ syperfaqen e saj. Ti e din prej ILLYRISCH-ALBANISCHE FORSCHUNGEN, ku edhe vetë e kam lexue, se ktu âsht kenë gjyteti i vjeter ALBANOPOLIS e kndej ka banue fisi i vjeter illyr ALBANOI, prej kah ka rrjedhë emni Albanenses, Albanese, Arvanites, Arnaut etj. etj. M’intereson me dijtë a ké vû oroe ndoj herë ti ndoj rrenim të ktij gjyteti ALBANOPOLIS.

Edhe nji pyetje tjeter po m’ep rasë me t’a bâ numri i mbram i gazetës FLAMURI, qi e mora dje. N’artikullin frengisht mbi Korçë lexohen kto fjalë: “C’est que Korytsa n’a jamais apparteny à la Grece ancienne ou moderne; ces habitants sont d’origine et de nationalità albanaise, parlent albanais e ne connaissent pas le grec; des ecoles grecques y ont fonctionné jadis, pendant la domination ottomane, qui avait interdit l’enseignement en albanais, pour des raisons politiques”.[1]

A mund të pohohet se tyrqit kanë ndalue shkollat shqipe për arsyena politike, si thotë ky artikull i gazetës? Pse kanë lejue at herë shkollat greke? Mue më duket se tyrqit nuk janë interesue aspak per kulturë e se prandej as kurr s’u ka rá rasa me ndalue shkollat shqipe, posë se ndër kohët krejt të vona. Si thue ti nw ket pikë?

Për me kthye te fjalët e Stadtmüller-it, ai thotë se  tue pasë kenë Mati i rrethuem prej malesh së pashkapërcyeshme, nuk ka depertue ifluksi i Tyrqvet aty e prandej edhe âsht ruejtë mâ teper se tjeter-kund gjuha shqipe, e cilla mandej prej kndej âsht perhapë kah nord-lindja, kahë lindja, kah veri-lindja e gjithkahë. Mue më duket se ktû e ka krejt angllisht zoti profesor Stadtmüller-i.

Shpresoj se kjo leter nuk ka me u ndeshë rrugës me letren tande, me pergjegje të letres së kalueme.

Po e mbylli tue të diftue se 7 dollarët i kam marrë prej djalit t’and e të falem nderës, si edhe vetë i jam falë nderës me nji leter t’êmen.

Shum shndet e të mira t’uron nga zemra

Miku i yt

  1. P. MargjokajO.F.M

 

 

 

 

 

 

Ramleh, 28. II. 1953

 

I dashuni mik,

Kam marrë t’ânden me 13 k.m. Mâ e mbrapmja para ksaj ka qênë me 7 dhetuer. Kam qênë habitun për nji heshtje kaqë të gjatë prej anës s’ate, mbasi un t’isha përgjegjun edhe jo fort vonë, me gjith qi s’e mbaj mênd kur. Tash po e marr vesht prej letrës s’ate se na paska ndodhun edhe ksi shtegu si nji herë tjetër : na paska humbun edhe nji letër. Por s’po dij me i dhânë dum në se ka qênë e jotja apo e imja. Me gjithë këtê, po ka fort gjâsë qi ka qênë e jotja. Se ti shkruen tash: “Shpresoj se kjo leter s’ka me u ndeshun rrugës me letrën t’ânde, me përgjegjen e letrës së kalueme”. Prej këtyne fjalve del se ti m’a ke nisun edhe nji letër tjetër tash vonë para ksaj të fundit, qi un s’e kam marrë. Nuk besoj se letrat e shkëmbyeme ndërmjet neve të dyve i ndal cenzura, se kuj jemi tue i a çamë kryet na të shkretët me politikë. Këtê mâ va kemi lânë specjalistavet! Apo mâ mirë me thânë profesjonistavet? Prandej kisha me thânë se ka humbun gand, ndoshta pse disa përdasa të postave të këtushme mund të mos dijnë me i kënduem adresat në gjuhë të hueja. Për kët’arsye ksi shtegu po të mbyll këtu edhe dy zarfe të shkrueme arabisht e ti shtoju, kur të shkruejsh, edhe latinen.

Librin, atij studentit qi po më porosit kam me i a dërguem pa tjetër. Mundesh me më porositun edhe kêdo tjetër qi t’a dijsh se i vjyen. Ky libër âsht shkruem për nji qëllim kombtar e po për atë qëllim duhet shpërdamë në sa mâ shumë duer, ku nuk shkon kot.

Tý due me t’imtuem në mënyrë të posaçme qi t’a studjojsh me sŷ kritiku e jam gati me të dhânë çdo kthiellim qi të më kërkojsh, e kisha me dashun, madje, qi të më rrjedhin letra me kso kërkesash prej gjithandej. Por kush ka ngé sod me çamë kryet për gjuhën shqipe?!

Matja âsht lugin’ e lumit të njiêmënt e rrethueme me male në tri anë dhe e hapët vetëm në perëndim ku përpiqet me bajrakun e Bazes e Bishkashit prej tre bajrakve t’Ohrit. Malet e saja nuk janë përnjimênd aqë të nalta sa me u quejtun të pakapërcyeshme. Besoj se nuk i kalojnë 1200-1500 metrat kurrkund. Âsht e vërtetë se sundimi tyrk ka qênë edhe n’atë krahinë sa për emën si ndër gjithë malet tjera të Gegnisë. Por feja mohamedane, qi âsht mjaft e vonë atje, ka bâmë efektin e vet si në gjuhë ashtu edhe ndër doke. Matjanët tash vonë, ndoshta nja njiqind vjet e këndej, kanë rrahun mjaft rrugat e mërgimit për punë në Stamboll e ndër qytete tjera të mbretnisë. E kur janë kthyem ndër votrat e tyne kanë sjellë me vete fjalë e zakone të hueja. Sa për me e qujtun Maten gurrë të popullit shqiptar, siç po dashka Stadtmülleri, kishte me qênë nji gabim trashanik. Auktorët e IAF njimênd pohojnë nji gjâ të këtilë, por për gjithë Shqipnin’e Mesme e jo për Maten vetëm. Un madje i ap këtij pohimi nji tjetër kuptim. U shtri prej Shqipnisë së Mesme jo populli, por emni i Arbanvet-Arbnorvet-Arbnet-Arbneshvet – thuej si të duesh -, përmbi krahinat tjera, të cilat ishin të banume prej së njâjtës farë, ndonse me emna fisesh qi kemi edhe sod.

Âsht e vërtetë edhe se Krahin’ e Korçës s’ka qênë kurrë greke, as heret as vonë, posë kur ka sundue mbi tê mbretnija byzantine, sikur mbi Shqipninë tjetër.

Për shkolla e kulturë tyrke kam folë rrëshqitas në krye t’Abetarit t’em. Por âsht krejt e vërtetë qi Tyrqit e kanë ndaluem këndimin e shkrimin e gjuhës shqipe për arsye politike.  Abdyl-Hamidi II – se vetëm në kohë të tij kanë nisun shqiptarët e Shqipnisë me u kujtuem për shkrimin e gjuhës së tyne – e quente vêndin e popullin t’onë si mâ të fortën fortesë të mbretnisë n’Evropë e dronte – me të drejtë ndoshta – se shkolla do t’u çilte sŷtë e do të fillojshin mbandej me kënduem tjera kângë, e jo atë të babës dovlet. Ky ndalim s’pështetej në ligjë, por bâhej me veprime arbitrare, si të gjitha punët e atij sundimi autokratik. Edhe mbas shpalljes së regjimti kushtetuer në 1908, Tyrqit e rij po nj’ashtu bânë e të gjitha ndeshjet e intelektualvet shqiptarë me Tyrqit ato katër vjet, deri në luftën balkanike, andej filluen.

Kujtoj se me kaqë, ndonse shkurt, u jam përgjegjun gjithë pyetjeve të tua.

Sod mora nji letër prej t’im bir qi më kallzon edhe për letrën t’ânde “molto gentile”. I kam dhânë vetë lêjë me më shkruem italisht. Ai âsht rritun n’Italí qysh tri vjetsh e shqipja i vjen e vështirë në shkrim e un i lyp letra të gjata.

Me shumë shëndet e urime qi mos të na hupin mâ letra tjera.

MKruja

 

  1. S. Qe se paskam harrue nji pyetje pa i u përgjegjun: ALBANOPOLIS, mbas auktorëve të IAF ka qênë afër Krujës ku sod gjindet katund’ i Zgurdheshit (Skorteshe e shkruejnë ata) e ku gjinden edhe shumë gërmadha, qi un s’kam pasë rasë kurrë me i pamë vetë.

 

 

 

 

 

Graz, me 4 Marc 1953

 

I dashuni mik,

Edhe nji herë paska pasë hupë nji leter e êmja. Kta po e xjerri prej letres s’ate qi e mora njetash mjesditë. Po vêhem me t’i bâ edhe njiherë pyetjet e asaj letre, me sá të më bíjn nder mend, pse kso heret nuk po e kam para vedit kopjen e asaj.

Të pata pyetë n’at leter se sá fjalë kishe n’at fjalorin t’and, gati per shtyp, qi kanë rrjedhë prej gjuhës latine ase italjane. Prap edhe ktu âsht Stadtmüller-i qi po m’ep rasen me t’a bâ ket pyetje. Ky thotë, tue persritë fjalët e Meyer-it, qi nuk ka pasë veç 5000 fjalë para duersh, se gjuha shqipe ka mâ se nji të katërt të fjalve të rrjedhuna prej latines. Kishe me dashtë me dijtë me taminá se sa fjalë me rrâjë latine ké pasë në fjalorin t’and të pabotuem. Natyrisht s’ka nevojë me më dhânë nji numer egzakt, por vetem me më thânë se sá per qind, e kta vetem me gjasë.

Pyetje tjeter kje, në se ti mundesh me më diftuem, se ku mund i gjêj me i lexue kta libra të shkruem prej dores së palodhshme tande : Librin e Kuq, qi ké pasë shtypë në Romë në rasen e konferencës së Parisit e librin e Gjorçeviqit, qi ké pasë perkthye prej serbishtje e botuem në Zarë. Mbas të tana gjasësh vetë do t’udhtoj njandej kah gjysa e prillit per Bologna e Romë, e due me dijtë ku mundem me i shtî në dorë kta dy libra, sa me i lexue nemose.

Edhe ksaj letre, pra, ké me mujtë me m’i pergjegjë, pse deri në gjysen e prillit jam sugurisht endè ktû në Graz, per mâ vonë tash kam me mujtë me të njoftue me sugurí vetëm mbas gjysës së prillit. E puna e jote si u bâ, qi nuk po mundesh me kalue n’Amerikë? E miku yt i madh si nuk po shkon n’ Amerikë? A thue âsht ndonji hundë-lesh qi nuk po e lên me kalue atje, a si âsht puna?

Ndoshta mâ vonë tash më bien nder mend pyetjet tjera të letres së hupun.

Librin t’and endè nuk e kam kndue, ashtu si e kam zanat vetë, por vetem sa marrë neper dorë e shfletsue sa grima. Më vjen keq qi nuk ké pasë para sysh Botimin e katert të “MRIZI I ZANAVET”, të shtypun në vjetën 1941 me komentim prej A. Viktor Volaj. Aty në faqe 15-17 âsht vjersha “Hymni i Flamurit Kombtar”. Perkthesen “Bini Toskë, ju, bini Gegë” etj. në rasen e njizet e pesë vjetorit, kúr u rrah çashtja e flamurit kombtar, per të zhdukë çdo regjonalizem, P. Gjergji e ka pasë shndrrue. Rreshtin e tretë  e ka pasë vjerrshue kshtu:

“A njadhnjyesë a t’gjith deshmorë!”. Mbasi më rrshiti nji gabim, po më duhet me t’a shkrue krejt strofen si âsht në ket botimin e katert të MRIZIT:

“Bini, Toskë, ju bini Gegë!

Si dý rrfé, qi shkojn tue djegë!

A ngadhnjyesë a t’gjith deshmorë!

Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!

Kështu âsht taman, pa kurrnji gabim, krejt si në liber! – Tash nji grimë humor  e gaz. Ket strofë nji i pahajr, nuk e dij as vetë se kush, me gjasë P. Gjergji vetë, e ka pasë dredhë sá per gaz njiherë kshtu: “Bini, kokës, ju bini krés – se u ka mblue jú faqja e zezë – Bini n’pshesh, bini në laknorë – Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!”. Në nji botim të dytë të librit t’and, mos gabo me vû ket të dyten si perkthesë, por atë të sypermen!…

Me kaq po i ap fund edhe ksaj letres së shkurtë s’ême, me shpresë se nuk do të hupë ndokund neper ujnat e njelmta të Mjesdheut.

Shum shndet e të mira të dergon nga zemra.

I yti

  1. P. MargjokajO.F.M.

 

 

 

                                                                                                   Ramleh, 22. III. 1953

 

I dashuni mik,

Po i përgjegjem s’ates me 4 të këtij mueji.

Un s’i kam pasë njehun fjalët qi ka marrë gjuha shqipe prej latinishtes e gjuhësh tjera romane e neolatine. Me thânë të drejtën, as numrin e përgjithshëm të fjalve të fjalorit t’em s’e dij me të saktë. Por të thânat e Meyerit tashmâ janë vjetruem e duhet me kërkuem ndër shkrimet e Joklit ndonji të vërtetë mâ të sigurtë. Mue mjerisht pak më ka râmë me këndue prej veprave të këtij albanologu të madh. Stadtmülleri âsht nji publicist, por jo nji dijetar as studjues, sidomos jo nji gjuhtar, as nji historjan. Ai ka qukrruem andej e këndej edhe ka nxjerrë nji libër qi mund të ketë ndonji vjeftë të përgjithshme si shumë libra tjerë qi janë shkruem mbi Shqipninë e Shqiptarët. Natyrisht edhe me shumë gabime ndoshta si ndodh gati kurdoherë për këtë kategorí shkrimtarësh jo të specjalizuem. Ai ka cituem tekstualisht mbase, apo gati ashtu, fjalët e  Meyerit qi ka gjetun 1420 vokabuj me rrâjë latine në shqipet. Jireceku mbandej shkruen, e kushdi se cili tjetër mâ qi “mbasi  shqipja s’ka mâ shumë se 5000 fjalë gjithsejt”, don me thânë se mâ tepër se e katërta e tyne kanë rrjedhun nga latinishtja e gjuhët latine. Por tekembramja, edhe si të jetë kështu e në dashtë le të jetë edhe gjymsa e fjalëvet shqipe t’ardhuna prej latinishtes, ç’del prej ksaj?  Âsht vetëm nji çâshtje gjuhtare. Fakti âsht qi shqipja themelisht âsht nji gjuhë indevropjane e vjetër e provueme me prova shkencore të pakundrështueshme. Bullgarët me racë janë Tatarë, siç e din gjithë bota e me gjuhë janë sllavizuem aqë sa janë Sllavë Sërbt e Rusët. Ç’u ka mbetun vallë hungarvet prej gjuhës tyrko-tataro-mongolle? E Finvet?

Librin e Kuq besoj se do të mundesh me e gjetun në Romë. Mâ mirë se kushdo tjetër mundet me e ndriçuem Dhimitër Beratti qi gjindet atje. Se edhe ky ka qênë delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit në konferencën e Paqës e âsht edhe ky nji biblijofil, si na. N’e gjeça un këtu nji të dytë do t’a kemë për ty. “Shqipnija e Fuqit’ e Mëdhá” do të gjindet ndoshta n’ Amerikë, se i kam pasë dërguem nja 500 copë atje e njeriu qi i ka pasë marrë prej meje gjindet ende gjallë. S’e kam gërgamë, por po shpresoj se nji ditë kam me votun vetë e… kur të më shohë me sŷ mund të merrem vesht mâ lehtë me tê se me letër a me ndërmjetës! Edhe për këtê mund t’a pyetsh Berattin kur të vetsh në Romë. Tjetër udhë s’po dij me të kallzuem. Po të premtoj veç edhe për këtê të dytin qi në më rafshin në dorë ndonji herë edhe vetëm dy, njâni ka me qênë i yti.

Or po a e ke pasë marrë fotografinë t’eme? Më duket se t’a kam pasë dërguem.

Amerik’ e ime âsht ende pezull. Kam me të shkruem për tê kur të jetë  damë ndo andej ndo këndej. Sa për mikun t’em, ky s’kishte me pasun ndonji pengim prej Amerikanvet, për këtê mundem me të siguruem. Por se ç’arsye tjetër âsht tue e penguem, këtë as un s’e dij. E shi ky ngurrim i tij m’a ka ngatrruem kryesisht lâmshin edhe mue.

Ah, lum miku, me e dijtun ti me sa vështirsina, ngutë e pa mjete âsht përgatitun ai Abetar i të Mërguemit! Kurrgjâ s’kam pasun këtu qi të më vjyej për tê, jo se mâ botesën e re të Mrizit të Zânavet. Të falem nderës fort për versjonin humoristik të strofës qi më çove. Më ka kënaqë. Po kush tjetër mund t’a ketë kthyem ashtu, veç P. Gjergjit? A e din me ça kam pasë dashun t’a mbyll Abetarin? Me Nakdomonicin! Por kam plasun tue i kërkuem në këtë mërgim Anzat e Parnasit e Gomarin e Babatasit e kurrsesi s’kam mundun t’i gjêj. Në këtë gjêndje shpirtnore, jo Lahuta e Malcisë, por ato kishin me më kënaqun.

Me kaqë  e më gzofsh edhe Pashkët. Borxh’ i vonë ngushllon të zonë thonë ndër ne. Po e kundërta, dmth. kur t’a lán kush borxhin para kohet?

 

Mustafa

[1] Fren. : “Fakti âsht qi Korça s’ka qênë kurrë pjesë e Greqisë as të hershme, as moderne. Banorët e Korçës janë me origjinë dhe kombsí shqiptare, flasin shqip dhe greqishten nuk e dijnë ; ekzistojshin disa shkolla greke gjatë pushtetit otoman, qi kishte ndalue mësimin e shqipes për arsye politike.”

Historia e panjohur e Pano Taçit- Nga poezia që i “dhuroi” 24 vjet burg, te gruaja që e braktisi dhe “çmimet” me të dënuarit…

Dashnor Kaloçi/ Kjo eshte historia e panjohur e poetit të njohur Pano Taçi, i cili kaloi mbi dy dekada të jetës së tij në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pas viteve ’90-të u bë i famshëm për librat e tij me poezi erotike, që më së shumti i këndonin dhimbjes së një jete plot peripeci dhe privacione.

Disa nga të pathënat të jetës së tij që nga fëmijria kur ishte Debatikas, mosha 12 vjeçare kur ai u njoh me Lasgush Poradecin që i botoi dhe poezinë e pare, tre arrestimet dhe dënimet, shokët dhe bashkëvuajtësit në kampe dhe burgje, poezia që i ndryshoi rrjedhën e jetës, çmimi “Naim Frashëri” që fitoi në Pallatin e Kulturës “Ali Kelmendi” në Tiranë, “çmimi” tjetër në burg ku në “juri” ishin disa nga personalitetet më të spikatura të artit, kulturës, politikës dhe letrave shqipe të periudhës së Monarkisë dhe më pas , si dhe botimi i librave të parë të tij pas viteve ’90-të, për të cilat ai do të shprehej: “Rinia ime e pakonsumuar në këtë moshë të kaluar, brengat e dhembjet e një jete të trazuar janë prushi ku piqet nektari i poezisë që më del nga shpirti dhe hedh në letër, e ku, pa këto trazira në një jetë të qetë do të isha i vdekur”.

 

Ndërsa librat dhe vëllimet poetike të Pano Taçit tashmë janë mjaft të njohura, pasi mbas viteve ’90-të ai pati një famë të madhe edhe për shkak të poezisë erotike që lëvroi me sukses si askush tjetër, historia e jetës së tij pothuaj është fare e panjohur. Ndaj në këto pak rradhë, po mundohemi të japim disa copëza nga jeta e tij, të cilat na i tregonte vite të shkuara kur bashkë me Tos Baxhakun e ndjerë, herë pas here i bënim shoqëri tek lokali i “Fidelit”, ku ai kalonte pjesën më të madhe të kohës dhe ne jo pak. I përkulur mbi copat e letrës ku hidhte vargje që më pas do të mbushnin libra të tërë, qëndronte me orë të tëra i zhytur në mendime duke tymosur me llullën e tij që s’e hiqte kurrë nga goja, dhe duke kthyer ndonjë gotë konjak “Skënderbeu” me akull. Nga tavolina ku rrinte gjithnjë i vetëm dhe ku nuk e shqetësonte askush, mund të lëvizte vetëm kur i thonim: “Xha Pano, po të kërkon Xhevo (Xhevahir Spahiu), miku i ngushtë i tij, apo kur dilte për të parë motorrin “Vespa”, që e parkonte ndonjëherë fare pranë “Fidelit” dhe kthehej përsëri brenda për të vazhduar ritualin e tij. Hedhjen e vargjeve mbi copa letre, që kur kënaqej me to, herë herë na thërriste dhe na i lexonte, apo më saktë na i recitonte me sytë që i gëzonin si një fëmijë i lumtur….!

Fëmijria e Panos nga Gjirokastra në Tiranë

I lindur në qytetin e gurtë të Gjirokastrës në vitin 1929, Pano Taçi do të largohej që i vogël nga familja e tij për t’u rritur nga Thoma Papapano, ose siç njihej ndryshe në qytetin e tij, si Basho Thomai, i cili për shumë vite do të ishte kujdestari i Panos së vogël. Në shkollën “Koto Hoxhi” të qytetit të Gjirokstrës ai do të kryente  mësimet e para të shkollës  fillore së bashku me dy nga shokët e tij ndonëse më të vegjël se ai,  Agim Shehun e Ismail Kadarenë. Në fillimet e luftës italo-greke në vitin 1940, Pano Taçi detyrohet të lërë qytetin e lindjes nga reperkursionet që pritej të kishte nga grekët si familje nacionaliste, ku gjyshi i tij Pano Taçi (nga i cili ka trashëguar edhe emrin Pano), prifti nacionalist, ishte armik i betuar i tyre. Me ardhjen e Basho Thomait në Tiranë erdhi dhe Pano i vogël, i cili ndonëse kishte të gjithë familjen e tij  këtu, ai nuk do t’i ndahej Bashos, që frekuentonte asokohe ambientet më intelektuale të kryeqytetit. Kështu, diku nga fundi i vitit 1941, Basho Thomai së bashku me Panon 12 vjeçar, shkuan në kafe “Kursal”-in e famshëm që asokohe frekuentohej nga shumë personalitete të kulturës dhe politikës, që ishin edhe elita e vëndit. Aty për herë të parë Pano do të takohej me Lasgush Poradecin, për të cilin ai kishte lexuar nëpër libra dhe kishte ngelur i mahnitur nga poezitë e tij të cilat Pano i dinte përmendësh dhe shpesh duke u munduar të shkruante vetë si ai. Bashkë me Lasgushin e madh në atë tavolinë ishte edhe Eqerem Çabej e Dr. Kërçiku, të cilët sapo e panë Bashon Thomanë e ftuan në tavolinë. ”Lasgushi ishte një burrë  shumë simpatik dhe i veshur bukur me kostum të zi dhe me papion”, kujtonte Pano atë takim, që në jetën e tij do të ishte një pikë kthese, duke ju kushtuar tërësisht poezisë nga e cila do të kishte një jetë të trazuar dhe plot peripeci. “Lasgushi më kërkoi që unë t’i recitoja disa nga vargjet e mia”, kujtonte Pano dhe me këmbënguljen e Çabejt, ai mundi t’i recitojë një vjershë, ashtu krejt i skuqur nga turpi. Lasgushi këtë vjershë që më tepër ishte si gjëagjëzë do ta mbante mend dhe do ta botonte në gazetën ”Bleta”, e cila do të ishte dhe e para herë që Pano Taçi do të lexonte emrin e tij në gazetë, poshtë poezisë së tij.

Pano, një nga themeluesit e “Debatikut”

Me ardhjen në Tiranë, Pano do të njihej me disa bashkëmoshatarë të tij, si: Selman Vaqari, Musa Anadolli, Shefqet Çela, Gëzim Erebara, etj., të cilët do të ishin dhe themeluesit e organizatës së “Debatiku”-t. Lidhur me këtë Pano tregonte se në vitin 1941, aty nga muaji maj, ai bashkë me shokët e tij kanë hequr nga zyrat e Fashios flamurin italian dhe kanë lënë vetëm atë shqiptar, gjë për të cilën ai kujtonte se ka qenë aksioni i parë i kësaj organizate. Në qershorin e vitit 1944, babai i Panos, Koço Taçi, kryen një aksion për rrëmbimin e arshivës së Ministrisë së Brendëshme, ku pasi spiunohet, kapet dhe torturohet. I frikësuar nga kjo, Pano detyrohet dhe del partizan në Brigadën e 23 Sulmuese, duke bërë pjesë në një skuadër zbuluese të shtabit të Brigadës dhe në rradhët e saj Pano do të merrte pjesë në të gjitha luftimet deri në çlirimin e qytetit të Shkodrës.

Poezia që e dërgoi Panon në burg

Pas mbarimit të Luftës, me fillimin e mësimeve në Tiranë, Pano nuk do të hiqte dorë nga poezitë që i kishte aq për zemër. Kështu në bangat e shkollës ai do të shkruante një poezi të cilën ja kushtonte një shoqeje të klasës që ishte mjaft simpatike. Poezia që Pano shkroi, do të denoncohej nga Byroja e Rinsë së shkollës si një poezi dekadente dhe u vendos për përjashtimin e tij nga shkolla. Pano qeshte kur e kujtonte këtë ndodhi që i ndërroi atij “kursin” dhe gjithë rrjedhën e jetës. Motivacioni i përjashtimit të tij ishte “Poezi dekadente dhe dashuri borgjeze”. Kjo ndodhi për arsyen se vajza të cilës i kushtohej poezia, ishte e bija e një ushtaraku madhor. Pasi u përjashtua nga shkolla, Pano shkoi në qytetin e tij të lindjes, në Gjirokastër, ku mendonte se mund të vazhdonte mesimet e ndërprera dhe se nuk do të merrej vesh përjashtimi i tij. Por gaboi, sepse shkolla ishte njohur me masën e marrë ndaj tij. I mërrzitur Pano i shprehet një shoku të tij:  “Po nuk më lanë të vazhdoj shkollën, do të arratisem për në Greqi dhe prej andej për në Amerikë tek gjyshi, që punon bashkë me Fan Nolin”. Por këto fjalë të thënë me naivitetin e një adoleshenti, rezultuan fatale, pasi shoku  i tij shpejt e shpejt bëri denoncim dhe Pano arrestohet e sillet në Tiranë, ku dënohet me 18 muaj burg, të cilat i vuajti po në Tiranë. Pas lirimit nga burgu, ai internohet në Savër të Lushnjës, ku asokohe ndodheshin shumë nga familjet që ishin shpallur “armike” të regjimit komunist.

Në internim njihet me Sejfulla Malëshovën

Gjatë periudhës së internimit, Pano njihet dhe krijon shoqëri të ngushtë me Zenel Prodanin (ish-prefekt në kohën e Zogut) dhe duke përfituar nga një porosi që Lasgushi, tashmë miku i Panos, i kishte dhënë kryetarit të Degës së Brendëshme të Lushnjës, Nuçi Tira, “që ta kishte pak kujdes atë”, duke shfrytëzuar kohën në mes të apelit të mëngjesit dhe të darkës, Pano shkonte në Fier dhe takohej me Sejfulla Malëshovën. “Në atë kohë Sejfullai vazhdonte të përkthente poetin e madh rus Nekrasovin, me poemën ‘Mëmë Rusi”, kujtonte Pano me nostalgji Lame Kodrën, dhe disa nga vargjet e tij të famshme, si: ”Pse e dua Shqipërine / Për një stan në Trebeshin / Për një lule në lëndinë”.

Kthimi në Tiranë dhe burgu për here të dytë

Pasi mbaroi katër vitet e internimit në fushat e Myzeqesë, Pano rikthehet në Tiranë dhe çdo mbasdite ai shkonte dhe takonte Lasgushin tek kafe “Flora”, ku ai pinte kafen rregullisht me miqtë e tij. Në vitin 1960, Pano njihet dhe martohet me një vajzë me origjinë greke, familja e së cilës kishte ardhur nga Greqia në vitin 1949 dhe në atë kohë banonin në Lushnjë. Nga kjo martesë erdhi në jetë një djalë, të cilin Pano e la vetëm gjashtë muajsh, pasi ai u dënua përsri dhe djalin mundi ta shohë vetëm pas 27 vitesh! Pas kthimit nga internimi në Tiranë, Pano kishte zënë një shoqëri të ngushtë me Jorgo Bllacin dhe Bajram Hysenin, edhe këta letrarë të njohur. Të tre ishin të pakënaqur nga regjimi komunist dhe shpesh në bisedat e ndryshme që bënin, ata diskutonin edhe për mungesën e fjalës së lire, etj., rezerva që ata kishin. Ndërkaq një i katert u shtua në shoqërinë e tyre me “porosi”, i cili një ditë të bukur denoncoi qëndrimet e tyre , dhe ata u arrestuan e u dënuan të tre me nga 5 vite burg. Këtë dënim Pano e vuajti në kampe-burgjet e Rubikut, Laçit, Fushë-Krujës dhe Elbasanit, ku asokohe ndërtoheshin objektet industriale si fabrika dhe uzina. Në vitin 1968 ai përfundon dënimin dhe u stabilizua në punë si montator në vepra të ndryshme industriale që ndërtoheshin asokohe në disa rrethe të vëndit.

Pano fiton çmimin e pare në poezi

Edhe pse me një jetë të vështirë në kampe dhe burgje, Pano vazhdoi pasionin e tij të të shkruarit poezi, ku miqtë e tij me sakrifica ia botonin, edhe pse herë pas here kishin probleme, pasi në adresë të redaksive dërgoheshin letra ku vinin në pah biografinë e tij. Nga ajo periudhë kohe Pano kujtonte një konkurs që zhvilloi Pallati i Kulturës “Ali Kelmendi”, në Tiranë, ku morën pjesë letrarë të njohur dhe Pano fitoi çmimin e parë, me poezinë ”Ballada e gjahtarit”. Po kështu me ndihmën e Vath Koreshit, Pano arrin të botojë te “Zëri i Popullit”, një cikël me poezi për Kosovën, për të cilat Koreshi u kritikua “përse ishin botuar poezitë e një reaksionari”. Në vitin 1962, Aleks Çaçi i botoi Panos një poezi tek gazeta “Drita” të titulluar “Balona”, por edhe në këtë rast Aleksit ju krijuan probleme. Miku i ngushtë i Panos, Kin Dushi, për të cilin ai thoshtë se ishte një njeri me zemër të madhe dhe shpirt liberal, arrin t’i botojë një cikël me poezi tek revista “Ylli”, por duke vendosur vetëm inicialet dhe jo emrin e autorit. Në korrik 1964, Panos iu botuan disa poezi si: ”Shoku zot”, “Gjoni”, ”Një varr që mban dy varre” (kushtuar Liri Gegës, që u pushkatua shtatëzan),  poezi të cilat më pas iu përdorën në hetuesi dhe u quajtën si “dekadente që evokonin thirrje për kryengritje” dhe për këtë, Pano u dënua përsëri.

15 vite burg, poezia “mikja” e pandarë e Panos 

Pas daljes nga burgu, në vitin 1974, Pano shkon vetë vullnetarisht në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, ”për të rregulluar biografinë”, me shpresë se do të harrohej e shkuara e tij. Por ai nuk do të gjente qetësi, përkundrazi situata u bë më e rëndë. Pas një muaji në Elbasan, Panon e arrestuan në sy të punëtorëve duke e akuzuar si: “punëtor me pamje dhe mendime borgjezi”, dhe ai u dënua me 15 vite burg. Pas kësaj, nga presioni, gruaja bëri divorcin me të duke e ndarë me gjyq dhe ai nuk e pa më kurrë atë. Ndërkaq gjatë vuajtjes së dënimit në burgje, Pano nuk rreshti së shkruari poezi. Ai kujtonte se edhe në burgje zhvilloheshin konkurse, ku në një prej të cilave ai morri çmimin e pare dhe në atë konkurs morën pjesë personalitete të tilla si: Mirash Ivanaj, Astrit Delvina, Fiqiri Llagami, Kudret Kokoshi, Fejzi Dika, Lazër Radi etj. Juria e këtij konkursi ku Pano u vlersua dhe mori çmimin e pare, ishte nga bashkëvuajtësit e tij, personalitete nga më të spikatura në kohën e tyre, nga arti, kultura, politika etj, si: Gjergj Bubani, Mihal Zallari, Anton Frashëri, Et’hem Haxhiademi, Ali Cungu. Shpërblim i këtij çmimi nuk ishte vetëm moral por edhe material, ku Pano “fitoi” 10 paketa cigare, një pako kafe dhe një kg. sheqer. Pano kujtonte se një nga miqtë e tij dikur, kishte qene dhe Martin Camaj, edhe ky i ridënuar si pjesëmarrës në kryengritjen e Postribës, që pas burgut mundi të arratisej nga Shqipëria dhe bëri emër të madh në Perëndim, si poet, prozator, studjues, etj.

Pano Taçi ose “blerimi i thinjur”

I gjithë shpirti rinor poetik që Panos ju ndrydh burgjeve në rininë e tij të herëshme, duket sikur për kompesim i’u kthye në vitet e pleqërisë, ku ai botoi librin e tij të parë në vitin 1994 të titulluar, ”Blerim i Thinjur”. Librin e tij të dytë ai e botoi në vitin 1997, me titullin “Dhe vdekja do paguar”, për të cilin midis të tjerash, poeti Xhevair Spahiu ka shkruar: “Gjëndje dhe gjetje të mirfillta poetike shumë pikëllim dhe pak shpresë: hove të fundme dashurore në pleqëri të thellë, ja ç’na kumton me një thjeshtësi prekëse, poeti Pano Taçi, të cilit si burgu dhe pasburgu, ia mpakën por s’ia plakën dot shpirtin rebel dhe ndjeshmërinë thuajse serembiane. Humbellat e dhembjeve dhe ritmi i valëve të një jete të trazuar të pikin në zemër dhe të bëjnë të mendosh se njeriu nuk është një ishull i vetmuar, fati i tij është pjesë e fatit të të gjithëve”. Ndërsa lidhur me këtë, vetë Pano, do të shkruante: “Rinia ime e pakonsumuar në këtë moshë të kaluar, brengat e dhembjet e një jete të trazuar janë prushi ku piqet nektari i poezisë që më del nga shpirti dhe hedh në letër, e ku, pa këto trazira në një jetë të qetë do të isha i vdekur”./Memorie.al

Le Matin (1902)- Kërkesat e ambasadës ruse ndaj Portës së Lartë me qëllim ndëshkimin e Isa Boletinit

Isa Boletini

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Dhjetor 2019

 

“Le Matin” ka botuar, të shtunën e 8 nëntorit 1902, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me kërkesat e ambasadës ruse ndaj Portës së Lartë me qëllim ndëshkimin e Isa Boletinit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Kërkesat ruse

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kostandinopojë, 6 nëntor.

 

Ambasada ruse ripërsëriti kërkesat e saj ndaj Portës së Lartë, duke i kërkuar asaj ndëshkimin e liderit shqiptar Isa Boletini.

 

Ky i fundit, i cili ishte dërguar fillimisht në Selanik, u lejua më pas të kthehej në fshatin e tij Boletin, afër Mitrovicës.

 

Ambasada ruse kërkon gjithashtu që të merren masa të mjaftueshme për të siguruar mbrojtjen personale të z. Stcherbin (Çerbin), konsullit rus, në Mitrovicë, i cili gjendet akoma në Kostandinopojë. (Reuter).

Historia e panjohur e piktores, nxënëse e Idromenos dhe Simon Rrotës. Djali rrëfen torturat nga Sigurimi


Dashnor Kaloçi/ Kjo eshte historia e panjohur e një prej piktoreve të para në Shqipëri, Çezarina Daragjati Canco, pinjolle e një prej familjeve aristokrate më të pasura dhe fisnike të qytetit të Shkodrës, e cila pasi kishte studiuar në qytetin e Dubrovnikut, u kthye në qytetin e lindjes dhe morri mësime private nga dy mjeshtrit e mëdhenj të penelit, Kol Idromeno e Simon Rrota. Dëshmia e të birit, 80-vjeçarit, Zhani Cano, për historinë e nënës së tij, të cilën Sigurimi i Shtetit në vitin 1947 i mbyti në tortura, vëllanë, Simonin, dhe ajo gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës nuk pranoi të pikturonte dhe ekspozonte asnjë tablo të realizmit socialist…

Nëna ime Çezarania Daragjati e cila kishte studiuar në Dubrovnik të Kroacisë dhe kishte marrë mësime private për gjashtë vite me rradhë në qytetin e Shkodrës nga dy kolosët e mëdhenj të pikturës shqiptare Kol Idromeno e Simon Rrota, nuk e lëshoi penelin nga dora deri në fund të jetës së saj. Pak ditë para se të ndahej nga jeta, aty nga fillimi i vitit 1991 kur ajo ishte në moshën 81 vjeçare, m’u drejtua mua duke më thënë: “Zhani, do të bëj një buqetë me lulet e diellit” dhe pas kësaj menjëherë hapi kavaletin dhe përgatiti penelat e bojrat e vajit. Ajo kujtonte se kishte forca për të punuar ashtu si në vitet e shkuara në rininë e saj, por sapo hodhi ngjyrat e para në telajo, e ndërpreu punën e më tha se do ta vazhdonte njëherë tjetër atë tablo dhe e la kavaletin ashtu të hapur. Por ajo nuk mundi që ta vazhdonte më atë punë të porsafilluar, sepse vetëm pas pak ditësh u nda nga jeta”. Njeriu që flet dhe dëshmon për Memorie.al, është 80-vjeçari Zhani Canco, ish-piktor-arkitekt i Kinostudjos “Shqipëria Sot”, i dilpomuar në Bukuresht të Rumanisë, i cili rrëfen gjithë historinë e nënës së tij, Çezarina Daragjati (Canco) njëra nga piktoret e para shqiptare nga qyteti i Shkodrës, që ndonëse nuk e leshoi penelin nga dora deri në moshën 81-vjeçare, nuk pranoi që të ekspozonte asnjëherë gjatë periudhës së realizmit socialist.

Familja Daragjati

Çezarina Daragjati u lind në vitin 1910 në një familje të njohur qytetare shkodrane e cila asokohe merrej me tregti dhe banonte diku në fillim të rrugës Fushë-Çelë, që konsiderohej një nga rrugët më të bukura të atij qyteti e ndërtuar prej austriakëve. Babai i Çezarinës, Gaspër Daragjati, pasi kishte mbaruar studimet në Stamboll, ishte kthyer në qytetin e Shkodrës dhe kishte hapur një aktivitet tregtar nga i cili nxirrte të ardhura të konsiderueshme. Ndërsa bashkëshortja e tij dhe njëkohësisht e jëma e Çezarinës, quhej Angje dhe ishte bijë nga fisi i njohur i Dedëvukajve, që njihej më shumë prej Dedës së Shan Dedës, i cili kishte marrë pjesë në krye të përfaqësisë shkodrane në Lidhjen e Prizrenit. Çezarina kishte dhe dy motra të tjera më të vogla se veten, Agetinën dhe Domenikën, si dhe dy vëllezër, Simonin e Guljelmin. Duke qenë se Gaspër Daragjati vdiq shumë i ri, pesha e familjes i ra gruas së tij, Angjes, e cila u kujdes jo vetëm për rritjen e fëmijëve, por edhe për shkollimin e tyre. Lidhur me këtë, i biri i Çezarinës, Zhani Canco, dëshmon: “Vëllai i nënës sime, Simon Daragjati, pasi mori mësimet e para në vendlindjen e tij në qytetin e Shkodrës, shkoi në Itali ku dhe mbaroi shkollën e mesme në qytetin e Barit. Më pas ai fitoi një të drejtë studimi dhe shkoi në Paris, ku u diplomua me rezultate të larta për Ekonomi. Pas diplomimit, Simon Daragjati u kthye në qytetin e tij të lindjes ku vazhdoi të merrej me aktivitet tregtar ashtu si dikur i jati i tij. Duke qenë se ishte nga një familje e pasur dhe me bindje antikomuniste, nga fillimi i vitit 1947 Simoni u arrestua nga Sigurimi i Shtetit dhe vdiq nën tortura në një nga qelitë e improvizura të Degës së Brendshme të qytetit të Shkodrës. Ndërsa i vëllai tjetër i Çezarinës, Guljelmi, i cili kishte kryer mësimet e shkollës së mesme bashkë me Simonin në qytetin e Barit, më pas vazhdoi studimet e larta dhe u diplomua për Ekonomi në qytetin e Torinos. Aty nga viti 1943, Guljelmi u kthye në qytetin e Shkodrës ku vazhdoi të merrej me aktivitetin tregtar të familjes, duke qenë përfaqësues i firmës italiane të pijeve “Martinirosi”. Në fundin e vitit 1944, Guljelmi u nis për në Itali së bashku me bashkëshorten e tij italiane që priste të lindëte dhe nuk u kthye më në Shqipëri, duke menduar se do të përfundonte ashtu si i vëllai i tij, Simoni”, dëshmon Zhani Canco lidhur me origjinën dhe familjen e nënës së tij, Çezarinës.

 

Nxënëse me mjeshtrat Idromeno e Rrota

Ndryshe nga sa kishte bërë me dy djemtë e saj Simonin dhe Gulejlmin të cilët i kishte shkolluar për Ekonomi në Francë dhe Itali, Angje Daragjati u kujdes që tre vajzat e saj të cilat kishin marrë mësmiet e para në Kolegjin e Motrave Stigmatine të qytetit të Shkodrës, të shkolloheshin në Kolegjin e famshëm të Dubrovnikut në Kroaci. Pas mbarimit të atij kolegji që njihej dhe konsiderohej si një nga më prestigjozët e Ballkanit dhe drejtohej nga murgeshat austriake, Çezarina Daragjati me dy motrat e saj u kthyen në qytetin e Shkodrës. Me kthimin e të bijave, ajo që i ra më shumë në sy nënës së tyre, ishte prirja dhe talenti që kishte shfaqur Çezarina për vizatimet. Lidhur me këtë, Zhani Canco dëshmon: “Prirjet për viztaimin, nëna ime, Çezarina, i kishte marrë nga murgeshat austriake gjatë viteve të shkollës në Kolegjin e Dubrovnikut, ku në programet e asaj shkolle përveç lëndës së vizatimit që shihej tradicionalisht si prioritare, zhvilloheshin gjithashtu edhe lëndë të tjera si ajo e muzikës dhe arti i kulinarisë. Sigurisht që krahas këtyre lëndëve të cilave u jepej mjaft prioritet në atë shkollë, aty zhvilloheshin edhe lëndë të tjerë të kulturës së përgjithshme si letërsia, historia, gjeografia etj. Pasi gjyshja ime Angje Daragjati u bind plotësisht për prirjet që kishte e bija e saj, Çezarina, për vizatimet, ajo e mori atë dhe shkuan për tu takuar me piktorin e skulptorin e famshëm shkodran, Kol Idromenon, i cili gjithashtu njihej edhe si një arkitekt e fotograf mjaft i zoti. Mjeshtri madh Idromeno pasi i pa vizatimet e Çezarinës, e mori atë në provë dhe shumë shpejt krijoi bindjen për talentin e saj. Pas kësaj ai pranoi që t’i jepte asaj mësime pikture privatisht duke parë tek Çezarina një vajzë të talentuar dhe me të ardhme në artin e bukur të pikturës. Kol Idromeno iu përkushtua asaj duke i sjellë edhe revista e libra të ndryshme pikture si edhe literaturë e metoda bashkëkohore të mësimeve teorike. Kështu për afro dy vjet me rradhë nëna ime mori mësime vizatimi nga mjeshtri i madh i pikturës shqiptare, i cili nuk nguronte ta shfaqte hapur kënaqësinë për talentin e nxënëses së tij. Mirpo pas dy vitesh, nëna ime, Çezarina, u detyrua që të shkëputej nga profesori i saj, për arsye se në atë kohë mjeshtri Idromeno, kishte mjaft kërkesa nga familjet shkodrane për projektimin e banesave të reja që filluan të ndërtoheshin asokohe në atë qytet. Kështu që duke mos e përballuar dot ngarkesën e madhe me punë, Kol Idromeno i rekomandoi gjyshes sime, që Çezarina të vazhdonte pikturën me mjeshtrin tjetër shkodran, piktorin e njohur, Simon Rrotën, i cili ishte diplomuar për pikturë pranë Akademisë së Arteve të Bukura të Gracit në Austri. Edhe Simoni e priti mjaft mirë Çezarinën, e cila për katër vite vazhdoi të studjonte privatisht pranë mjeshtrit të shquar shkodran që ashtu si Idromeno, e vlersonte mjaft talentin e nxënëses së tij. Atë periudhë që ajo qëndroi pranë mësuesit të saj Simon Rrota, ishin vitet më produktive të saj, sepse ajo kishte fituar mjaft përvojë dhe në punët e saj shprehte realitetin e pasqyruar me mjaft emocione të brendshme të shpirtit të saj prej artisteje të vërtetë. Në ato vite Çezarina realizoi disa nga punët më të mira të saj si në teknikën e vajit, ashtu dhe në vizatimet me karbon, të cilat janë vlerësuar mjaft nga piktorë të ndryshëm të asaj kohe dhe e pasuruan ndjeshëm fondin e punëve të saj. Nga dy profesorët e saj të famshëm, Idromeno e Rrota, Çezarina u njoh me kollosët e mëdhenj të pikturës italiane, franceze e angleze. Në atë kohë me porosi të profesorit të saj të gjuhës frënge në gjimnazin klasik të qytetit të Shkodrës, francezit Paul Guzhon-it, Çezarina realizoi mjaft riprodhime të mjeshtrave të mëdhenj të shkollës klasike franceze si Vigee Le Brun. Roza Boquer etj.”, dëshmon Zhani Canco.

1945 – 1990  asnjë pikturë në ekspozita

Edhe pse u shkëput nga profesori i saj Simon Rrota me të cilin mësoi për katër vite, Çezarina Daragjati e vazhdoi përsëri pikturën duke punuar në shtëpinë e saj. Ajo kishte kënaqësi që të ndiqte ndonjë shkollë pikture jashtë shtetit. Por edhe pse nuk iu dha mundësia që të studjonte më tej, Çezarina nuk hoqi dorë për asnjë moment nga pasioni i saj për pikturën dhe vazhdoi të punonte me të njëjtën kënaqësi ashtu si dikur në rininë e saj. Pasionin e saj ajo e vazhdoi edhe pas vitit 1937, kur u martua me Gjergj Cancon, ish mësuesin e Gjimnazit Klasik të qytetit të Shkodrës, i cili ia nxiti akoma dhe më shumë pasionin e saj për pikturën. Me bashkëshortin e saj Cancon, Çezarina jetoi në qytetin e Shkodrës deri në vitin 1945 dhe pas atij viti ata erdhën dhe u vendosën në Tiranë, ku Gjergji u emërua me detyrën e Drejtorit të Shkollës Teknike (Politeknikumi “7 Nëntori”). Pas vitit 1945 Çezarina u dëshpërua mjaft pas dy goditjeve të forta që pati familja e saj me vdekjen tragjike të vëllait, Simonit, që u shpall armik i popullit dhe humbjen e vëllait tjetër Guljelmit, i cili mbeti përgjithmonë jashtë Shqipërisë në Itali. Që nga ajo kohë Çezarina u mbyll brenda në shtëpi dhe nuk u angazhua asnjëherë në asnjë lloj punë shtetërore, duke menduar hijen e keqe të luftës së klasave që mund t’i shkaktonte asaj probleme të reja. Lidhur me këtë, i biri, Zhani Canco, dëshmon: “Ajo vazhdoi të pikturonte përsëri dhe nga punët më të spikatura të saj, janë ato të portreteve të dy prindërve të saj, e gjithashtu dhe vjehrrit e vjehrrës (Zisi e Parashqevi Canco) të cilët ajo i donte dhe i respektonte pa masë. Po kështu nga të gjitha punimet e saj në fondin e familjes sonë kemi mundur të ruajmë rreth 40 punime, ku nga më të spikaturat janë disa portrete dhe natyra të qeta me lule shumëngjyrshe, të cilat ajo i ka punuar me mjaftë dashuri dhe duket sikur brenda tyre ajo ka vënë diçka nga bota e saj. Po kështu në familjen tonë kemi ruajtur edhe shumë riprodhime të saj nga mjeshtrat e mëdhenj të shkollës klasike italiane, gjermane, franceze e angleze”.

Çezarina Daragjati vazhdoi të punonte në telajo dhe nuk e hoqi kurrë penelin nga dora edhe në vitet e fundit të jetës së saj, kur kishte arritur të tetëdhjetat. Lidhur me këtë, i biri, dëshmon: “Pak ditë para se të ndahej nga jeta aty nga fillimi i vitit 1991 kur ajo ishte në moshën 81 vjeçare, m’u drejtua mua duke më thënë: “Zhani, do të bëj një buqetë me lulet e diellit” dhe pas kësaj menjëherë hapi kavaletin dhe përgatiti penelat e bojrat e vajit. Ajo kujtonte se kishte forca për të punuar ashtu si në vitet e shkuara në rininë e saj, por sapo hodhi ngjyrat e para në telajo, e ndërpreu punën dhe më tha se do ta vazhdonte njëherë tjetër atë tablo duke e lënë kavaletin ashtu të hapur. Por ajo nuk mundi që ta vazhdonte më atë punë, sepse vetëm pas pak ditësh u nda nga jeta”, kujton I biri ditët e fundit të jetës së nënës së tij, Çezarina Daragjatit, piktores së famëshme shkodrane e cila ndonëse kishte marrë mësime nga dy mjeshtrat e mëdhenj e kolosët e pikturës shqiptare, Kol Idromeno e Simon Rrota, nuk ekspozoi asnjëherë në periudhën e realizmit socialist. Ëndrra e saj u bë realitet vetëm pas viteve ’90 kur punimet e saj u ekspozuan dy herë në ekspozita të ndryshme dhe u pritën me mjaft interes si nga kritika ashtu dhe nga shikuesit e shumtë.

8 mars 2003, Ekspozita e Çezarinës në Galerinë e Arteve

Ëndrra e Çezarina Daragjatit për një ekspozitë vetaike u bë realitet vetëm pas viteve ’90-të kur punimet e saj u ekspozuan dy herë në ekspozita të ndryshme dhe u pritën me mjaft interes si nga kritika ashtu dhe nga shikuesit e shumtë. Kurse ekspozita e parë vetiake e saj do të hapej vetëm më 8 mars të vitit 2002 në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, e cila u realizua në kuadrin e 8 marsit ditës ndërkombëtare të gruas që organizohej nga Ministria e Rinisë Kulturës dhe Sporteve në bashkëpunimim me Galerinë Kombëtare të Arteve. Kështu në një nga sallat e kësaj galerie u çel ekspozitë e titulluar “My Changes” në kujtim të Çezarina Daragjati Canco, ku në prani të shumë dashamirësve të artit, artistëve, piktorve të njohur dhe personaliteteve të kulturës, fjalën e hapjes së asaj ekspozite e mbajti kuratorja e Galerisë së Arteve, Suzana Kuka Varvarica, e cila nxorri në pah rolin e grave piktore shqiptare ndër vite. Në një nga sallat kryesore të asaj galerie, ishin ekspozuar 40 punime të piktores së famshme shkodrane Çezarina Daragjati dhe në sallat e ndryshme ishin ekspozuar punimet e piktoreve të tjera shqiptare që jetonin dhe ishin të pranishme në atë ekspozitë. Gjithashtu në stendat e kësaj ekspozite ishin ekspozuar dhe disa nga librat e piktores së famshme shkodrane dhe veglat e saj të punës, si penela, kavaleti dhe bojra të ndryshme, të cilat u ndoqën me interes nga vizitorët e shumtë./ Memorie.al

Më 10 dhjetor 1901 u ndanë për herë të parë Çmimet Nobel

Më 10 dhjetor 1901 u ndanë për herë të parë Çmimet Nobel. Pas negociatave të tejzgjatura, pjesërisht me qeverinë franceze (e cila kërkonte të vendoste një taksë shumë të lartë mbi pasurinë e Alfred Nobelit); dhe pjesërisht, pas bisedimeve me familjen Nobel rreth çështjes së trashëgimisë, më në fund u bë e mundshme dhënia për herë të parë e 5 Çmimeve (aq sa Nobel kishte lënë me testament). Ceremonia për 4 prej tyre (Fizikë, Kimi, Mjekësi, Letërsi) u zhvillua në Stokholm dhe ceremonia e Çmimit për Paqe, u mbajt në Christiania, kryeqyteti norvegjez që më vonë do të emërtohej, Oslo. Pesë vjet kishin kaluar nga koha kur Alfred Nobel vdiq në San Remo, më 10 dhjetor 1896 (63 vjeç). Ditët deri në dhënien e shpërblimeve, gjithashtu ishin plot tension. Emrat e fituesve ishin mbajtur të fshehur – ndryshe nga sot që zbulohen një muaj përpara. Kur tre gjermanë të shquar – erdhën me tren nga jugu dhe zunë vend në Hotel Grand, Stokholm, u bë e qartë se ata duhet të jenë laureatë të çmimit Nobel. Trafiku ndërkombëtar në atë kohë nuk ishte aq i madh sa sot, dhe mbërritja e njerëzve të huaj përbënte lajm. Në ceremoninë në Stokholm, në sallën e Akademisë së Muzikës, çmimet u ndanë për arritjet në Fizikë, Kimi, Mjekësi, Letërsi. Salla u mbush gradualisht me njerëz në veshje festive. Më pas, tre fituesit hynë pa bujë, muzikë a duartrokitje siç është zakon sot. I pari erdhi fizikanti gjerman Wilhelm Conrad von Rontgen, pastaj kimisti holandez Hendricus van t’Hoff, i ndjekur nga mjeku gjerman Emil Adolf von Behring; dhe së fundi, ministri francez për të marrë çmimin Nobel në letërsi në emër të poetit Sully Prudhomme, i cili ishte i sëmurë; Ndërsa ceremonia e dhënies së çmimit Nobel për paqe u zhvillua në Christiana (Oslo) në sallën e parlamentit norvegjez. Çmimi u nda mes zviceranit Henri Dunant (themelues i Kryqit te Kuq ndërkombëtar), dhe francezit Frederik Passy (ekonomist dhe veprimtar paqeje).  Ndërkohë poezia “Vazoja e thyer” e nobelistit të parë në Letersi, u lexua atë ditë në ceremoninë në Stokholm:

“Vazoja e thyer”
Sully Prudhomme
(shqipërim)

Një goditje e lehtë
Ishte e mjaftueshme
Për të plasaritur
Këtë vazo lulesh.
Trendafilat po thahen
Jo nga goditja
Por nga e krisura
Që ditë pas dite
Pothuajse fshehurazi
Pika pika ujë nxjerr
Nga vazoja
Dikur llogore jetike
E trëndafilave
Askush s’dyshon
Se lulet po thahen
Mos e prekni vazon,
Thonë, është e thyer!

Shpesh, një dorë që të do
Lehtë zemrën t’a prek
Dhe e lëndon atë
Pastaj në mbarë zemrën
Një krisje e padukshe përhapet
Dhe lulja e bukur e dashurisë humbet.

Le Temps (1921)- Kisha ortodokse shqiptare, me iniciativë të Fan Nolit, është shkëputur nga ajo greke

Fan Noli

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Dhjetor 2019

 

“Le Temps” ka botuar, të premten e 2 shtatorit 1921, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me shkëputjen e kishës ortodokse shqiptare nga ajo greke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Kisha shqiptare ndahet nga ajo greke

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Na shkruajnë nga Korça :

 

Lëvizja separatiste fetare në Shqipëri e udhëhequr nga imzot Fan Noli, president i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve, sapo mori formë.

 

Kisha shqiptare është shkëputur nga ajo greke dhe ky lajm, i shpallur nëpërmjet një manifesti, është përshëndetur me entuziazëm nga popullsia ortodokse.

 

Kisha shqiptare, pas atyre rumune, serbe dhe bullgare, bëhet kombëtare dhe shkëputet nga patriarkana e Fanarit.