VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

VETVRASJA E NJË KOMBI – Nga KOLË MIRAKAJ – PJESA E DHJETË

By | November 9, 2019

Komentet

Dy intervista të Prokurorit italian të animafias Nicola Gratteri: Korrupsioni në administratën publike – Shqipëria ka mbetur pas – në Shqipëri nuk ka Demokraci Nga Alba Kepi

“Problemi që ka Shqipëria është korrupsioni, problemi që ka Shqipëria është depërtueshmëria e tij në administratën publike…. Shqipëria është e dhunshme, Shqipëria ka mbetur pas, në Shqipëri nuk ka demokraci. ..” Prokuror i Antimafias Nicola Gratteri!

Prokurori antimafias në Itali, Nicola Gratteri shprehet në një intervistë ekskluzive për emisionin Tempora në RTV Ora se mafia shqiptare është e shpërndarën në të gjithë botën. Alba Kepi: Prokuror ju jeni i pari që në nivel institucional lëshuat alarmin për rrezikun e mafies në këtë kohë pandemie. Çdo të thotë ky rrezik? Prokurori Nicola Gratteri: Rreth 2 muaj më parë unë evidentova dy probleme. Problemi i parë është e përditshmja, e menjëhershmja. Sidomos në jug të vendit ka mjaft punë në të zezë, në bujqësi, në restorante. Tashmë ka familje të tëra e breza familjarë që jetojnë veç me punë të zezë duke u paguar 30 euro në ditë. E sot këto 30 euro nuk janë më, pasi aktiviteti bujqësor është pezulluar, hotelet, lokalet, piceritë janë të mbyllura. Prandaj kërkova që shteti të ndërhyjë menjëherë, përndryshe kapo mafiat do të zëvendësojnë shtetin. Po si do e bëjnë? Kapomafiat dhurojnë trasta me ushqime me vlerë 100-200 euro që për ta nuk kushton asgjë e në këtë mënyrë fitojnë konsesusin, fitojnë fuqi e sidomos kur të vijë momenti i zgjedhjeve, nevojtari që kanë ndihmuar do të votojë kandidatin e parazgjedhur nga kapomafia, pasi sheh tek ai përgjigjen e halleve të tij e të kolektivitetit.(May 13, 2020)

 

 

Prokurori i antimafias italiane: Në Shqipëri korrupsioni nuk të lejon të kryesh hetime

Në një pasqyrim që i ka bërë kriminalitetit Shqiptar prokurori i antimafias italiane Nicola Gratteri ka ngritur si shqetësim korrupsion në administratën shqiptare . Në një interviste për RTV Ora Gratteri thotë se kriminaliteti shqiptar nuk ka mundur të penetroje ne ekonominë italiane por paratë investohen në Shqipëri, ku është e lehtë që papritur të bëhesh i pasur e askush nuk të thotë gjë. “Në Shqipëri ka një problem të mbulimit të krimit në shoqëri, ka fenomene të një korrupsioni të konsiderueshëm që nuk të lejojnë ta luftosh e të kryesh hetime të forta e vendimtare”. Kështu është shprehur për RTV Ora Prokurori i Antimafias Italiane Nocola Gratteri, i cili prej vitit 1989 është nën mbrojtjen e një skuadre policore pas një sërë kërcënimesh për jetën e atentateve të mbetura në tentativë nga klanet mafioze ndrangetiste. /Dec 21, 2019

 

 

 

Dosieri i Ndragetës – Përgjime të reja: Eurodeputeti italian ndërhyn për tendera e koncesionet e mafias në Tiranë Nga Alba Kepi

Europarlamentari Lorenzo Cesa ka dalë në skenë në përgjimet e antimafias italiane si personi që koordinon ndërhyrjet e nevojshme në Tiranë me qëllim garantimin e tenderave, koncecioneve dhe lejeve të ndërtimit për grupet kriminale të goditura nga operacioni i fundit në Itali. Protagonist i bisedave të zhvilluara është edhe sipërmarrësi Antonio Gallo i cili në pjesën e parë të përgjimeve të publikuara nga Ora News, flet për dhënien e rryshfetit në masën 20 për qind për lejet e ndërtimit në Tiranë.

Europarlamentari Lorenzo Cesa, njëherësh sekretar i Partisë së Bashkimit të Demokristianëve italianë UDC i akuzuar për bashkëpunim kriminal e favorizim të klaneve mafioze të Ndranghetas shfaqet në hetimet e Antimafias italiane si njeriu kyç që do të krijonte lidhjet me qeverinë shqiptare për të favorizuar investimet e sipërmarrësve mafiozë në Shqipëri.

Në aferë me sipërmarrësit e Ndranghetas, siç pretendohet në përgjime ai do të merrte 5% të fitimeve për çdo kompani.

Në përgjimet e antimafias italiane datës 7 korrik 2017 zhvillohet një bisedë në restorantin “Tullio” në qëndër të Romës, mes sekretarit rajonal të UDC, Francesco Talarico, e politikanëve Tomaso Brutto e Saverio Brutto, e sipërmarrësve Antonio Gallo, i cili në pjesën e parë të përgjimeve, fliste për pagesa të 20 për qindëshit në formë rryshfeti për ndërtimet në Tiranë, informon Ora News.

Tomaso Brutto: Di se Lorenzo Cesa mund të ketë kontakte dhe me politikanë në Shqipëri, ku është i njohur e Talarico thotë se është i sigurt se ai si parlamentar europianë mund të krijoj kontakte të mira të drejtpërdrejta me parlamentarë të tjerë europianë.

Tomaso Brutto: Kjo është e rëndësishme  eh… është tjetër gjë kur Cesa të krijon një kontakt në Shqipëri… atje nuk është si këtu, një ministri në Shqipëri i jep…

Francesko Talarico: Uhh korrupsion total..

Tomaso Brutto: Dreq …. Po

Francesko Talarico: Treg i lirë

Tomaso Brutto: Pooo e atje nuk kontrollojnë… atje qeveria të thotë , ti duhet të paguash 1000 lekë taksa në vit e pastaj bën ç’ të duash,, por duhet të paguash aman taksat … pastaj bën ç’të duash.

Francesko Talarico : Po por ata kanë një bast… sa vjen 100 000 ja kaq janë të tuat… është legale…

Tomaso Brutto: Ne mund të hyjmë atje me spitalet. Pasi ne  furnizojmë me tuta, doreza, maska, gjithçka që duhet për sektorin spitalorë, për kirurgë, tutat e kirurgëve, këpucët e kirurgëve..

Francesko Talarico: Thuhet se në Shqipëri është një terren i virgjër, nuk bëhën as gara por “thirret një kompani”..,

Tommaso Brutto: Atje ( në Shqipëri) çfarë do…. është një zonë në ekspansion…

Francesco Talarico: E atje bën kapon ai… e Cesa i njeh dhe më një të këtyre Entev, e kështu nis….

Tomaso Brutto: Po po është i aftë… mjafton t’i vendosim kontaktin Antonios ai di si t’ia dalë…

Përgjimi i datës 5 maj 2017 ora 17.06, kohëzgjatja  15 minuta e 5 sekonda.

Biseda zhvillohet në banesën e Tommaso Brutto i pranishëm Ercole D’Alessandro finanzieri italian i Katanzaros e Antonio Gallo.

Antonio Gallo: Kemi këtë projekt në Shqipëri e kemi nisur… në sensin që kemi gjetur strukturën. Kemi bërë kompani me Saverion e për të përshpejtuar punë duhet të blejmë e të porosisim mallin… Jemi në një pikë të mirë.. Kemi një person shqiptar që thirret menaxher, që ka eksperiencë e administron gjithçka.

Ercole D’Alessandro: Unë kam lidhje të mira atje… më 22 qershor shkoj e kthehem më 25.

Antonio Gallo:..Për tenderin nuk ka problem … shkojmë e firmosin…. i merrni atje e i ndajmë…

Ercole D’Alessandro: Shoqërinë e keni bërë ju?

Antio Gallo: Duhej bërë deri në një farë date, por nuk kishte problem ndryshe nuk hapte dot më 22…

Tommaso Brutti: ( i referohet djalit të Ercole D’Alessandro , ortak i sipërmarrjes në hapur në Shqipëri); Atëherë i thuaj djalit tënd që më 22 të bëj inaugurimin e të jetë patjetër aty…

Ercole D’Alessandro: Më 22 nisem nga Lamezia Terme e më 06.40 në mëngjes nisem nga Lamezia Terme, më 7.05  mbërrij në Fiumicino, e më 9.25 nisem për në Tiranë e mbërrij më 10.50…. Ministria më ka bërë këtë biletë…

Në dosjen hetimore të Antimafias italiane nënvizohet gjithashtu se sipërmarrësit Saverio Brutto e Francesco Talarico synonin të rikompensonin Lorenzo Cesa me 5% të aferave të tyre.

(Dy Video) Dossieri i plotë: Përgjimet e antimafias/ Si Ndragheta joshte drejtuesit e Policisë në Tiranë me sallam kalabrez Nga Alba Kepi

Zbulohen detaje të reja nga përgjimet e anti-mafias italiane.

Gjatë një bisede të përgjuar në datën 9 gusht 2017, mes Tommaso Bruto, djalit të tij Saverio dhe Ercole D’Alessdandro, vihet re se si këta të fundit kishin mund të joshnin me sallam dhe djath kalabrez drejtuesit e Policisë së Tiranës.

Në përgjime nuk kuptohet nëse “ushqimet”, “mocarella” apo “mishi i derrit të zi” janë përdorur në kuptimin e parë të tyre apo janë kode të përdorura nga mafia për të nënkuptuar diçka tjetër.

Biseda e datës 8 shtator 2017 ora 18.41.10

Biseda mes Ercole D’Alessandro, Tommaso Brutto, Saverio Brutto.

Ercole D’Alesandro; “Po  organizojmë një event pr panetonet në Krishtlindje për të promovuar produketet kalabreze”.

Brutto Saverio: “Luciano D’Alessandro ka gjetur lokalin e është ëprballë dyqanit të Gallos”.

Ercole D’Alessandro: “Kam folur me Kreun e Policisë, me nënsekretarin e me një zëvendësminsitër, të cilit i çova dy sallame (kalabreze) , një derr të zi e djathë me ndihmën e Dedonit (sipërmarrës italian  prodhues djathi ) që e ndihmoj të sillte gjithçka me një korrier”.

Ercole D’Alessandro: “Këta persona të bëjnë të fitosh shumë,  e i kanë premtuar se nëqë sjellin kompani që lëvizin tokën( i referohet kompanive të ndërtimit, punime rrugësh), do t’i bëjnë të punojnë“.

Ercole D’Alessandro“Mund të bëjëm gjëra të mëdha me produktet tona…”

Por kush ishte drejtuesi i Policisë së Tiranës në këtë periudhë?

Mjafton një “search” i thjeshtë në internet për të mësuar se drejtuesi i Policisë së kryeqytetit në 8 shtator 2017 ishte Ardi Veliu.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e kishte marrë këtë detyrë më 28 prill 2017 e për ta vazhduar deri në shkurt 2018 kur u emërua edhe si numri një i Policisë, me “Ok”-in e ish ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, raporton Ora News.

KARRIERA PROFESIONALE E VELIUT:

Komandant i “Postës së Policisë”, Memaliaj, Tepelenë (1998-1999)

Shefi i Policisë së Rendit, Vlorë (1993-2002)

Shefi i sektorit të “Policisë me Uniformë”, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2002-2004)

Shefi i sektorit të Rendit, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2004-2006)

Shefi i komisariatit të Policisë, Durrës (2013-2014)

Zëvendësdrejtor për Sigurinë, Drejtoria e Policisë, Tiranë (2014-2015)

Drejtor i Kolegjit të Policisë (2015 -2016)

Drejtor i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit (2016 –2017)

Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë (28.04.2017-Shkurt 2018)

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit (Shkurt 2018 – vazhdon…)

Lexo edhe:

Përgjimet e Antimafias: Si hapi dyqan “Princi” i Ndraghetas 3 ditë para zgjedhjeve. Djali i ish policit italian: Do fitojë PS. Një pedagog ndërmjetës? –

Ortaku i biznesmenit të përgjuar nga antimafia italiane Antonio Gallo i njohur me nofken “Princi” është marrë nën hetim pasi ka hapur dyqanin e tij në Tiranë më 22 qershor 2017. Në bisedat e përgjuara, Gallo flet me djalin e ish policit të Guardia di Finanza, i cili thotë se në Shqipëri ai është si në shtëpinë e tij dhe se votimet do ti fitonte Partia Socialiste.

Ata flasin për të ftuar persona me pushtet në inagurimin e dyqanit në Tiranë ndërsa përmendin edhe një pedagog si ndërmjetës për investime në turizëm dhe prodhimin e djathit.

Antimafia italiane ka regjistruar procedim penal për personat që kanë dalë në përgjimet e grupit mafioz të Ndraghetas, të cilët vepronin në Tiranë për llogari të bizsnesmenëve të dyshuar për një sërë veprash penale.

Një prej tyre është edhe Eno, i përshkruar në dosje si shtetasi shqiptar Henrik Baçi, bashkëaksioneri i kompanisë së hapur në Tiranë në vitin 2017 nga biznesmeni nën hetim nga antimafia, Antonio Gallo.

Ky i fundit ka festuar inaugurimin e kompanisë në Tiranë pikërisht në 22 qershor 2017 ndërsa në biseda përmendet fakti se tri ditë më pas më 25 qershor ishin zgjedhjet në Shqipëri të cilat personat në përgjim shprehen të sigurtë se do ti fitonte Partia Socialiste.

Investimi fillestar për hapjen e biznesit të Gallos, që njihej me pseudonimin Princi, ishte rreth 80 mijë euro siç dokumentohet nga përgjimet e datës 24 maj 2017, në faqen 490 të dosjes.

Antonio Gallo: “Atje ecën shumë sektori i mjekësisë”

Saverio Brutto:“Babi (Tommaso Brutto) ka kontakte e mund të bëj shumë…”

Ndërsa Luciano D’Alessandro, djali i financierit Erco D’Alessandro thotë se në Shqipëri “duhen kontakte e babi… “(aludon pra punën e të atit si funksionar i Guardia di Finanza, tashmë nën hetim nga Antimafia).

Antonio Gallo thotë se biznesi do të jetë në sektorin e instrumenteve të parandalimit të aksidenteve e se brenda 30 ditëve do të jënë pagesat me paradhënie.”

Në një bisedë më 22 maj 2017 mes Antonio Gallo e Tommaso Brutto zbardhet se biznesi do të jetë në ortakeri me shqiptarin Eno, (HENRIK BACI) e do të hapet në qëndër të Tiranës.

Përgjim të datës 27 maj 2017, ora 11.28, mes Ercole mes D’Alessandro me sipërmarrësin politikan Tommaso Brutto:

D’Alessandro : “Inaugurimi do të jetë më datë 22 qershor e të shohim se mos sjellim njerëz të tillë që…, kuptove?”

Po atë ditë por pak orë më vonë në Ercole D’Alessandro zhvillon një bisedë telefonike me një grua shqiptare për inaugurimin.

Përgjime i datës 27 maj 2017 ora 12.23.

Biseda mes Tommaso Brutto e Ercole D’Alessandro:

Ercole D’Alessandro: “E di më kë po flisja. Kjo është doktoreshë, , bir k…, është e fortë, plus që është e thekur për… atje janë kushërinjtë e saj… janë… më kuptove brenda strukturave e duam t’i ftojmë në inaugurim..”

 

Inaugurimi i biznesit Gallo Albania Infortunistika shpk bëhet me datë 22 qershor 2017 e  një ditë më pas më 23 qershor 2017 ora 19.06 sipërmarrësit italianë festojmë me një shishe spumante.

Të pranishëm Tommaso Brutto me gruan, Saverio Brutto Ercole D’Alessandro. Luciano D’Alessandro e Antonio Gallo.

Ercole D’Alessandro: “A e dini se në Shqipëri jam si në shtëpinë time, nesër janë zgjedhjet e ai që do të fitojë është Partia Socialiste e se miqtë e mi po bëjnë gjithçka për të hyrë në Europë e nëse ka ndonjë kurajoz që nuk do të investojë në Itali e do të investojë para të vërteta, në kuptimin që ti vjen këtu e ata…. Tirana e Durrësi janë në qëndër të Shqipërisë, nuk janë gabelë që gjen në veri o në jug… këta të gjithë janë njerëz studiozë, të gjithë njerëz të kulturuar… të gjithë presin këtë ndryshim e duan të hyjnë në Europë me çdo kusht e tani pas zgjedhjeve do të shihni…. pastaj kanë gjithë atë territor… a e dini që importojnë 80% të mishit të derrit.

E di çfarë dua të them… se një miku im që është përgjegjës i të gjithë veterinerëve të Shqipërisë e që jep mësim në dy Universitete në Vlorë e në Durrës më ka thënë: Sa terren do?

Tommaso Brutto: “…Për perëndi!

“Ercole D’Alessandro: ” 200 euro në vit 10 hektarë tokë të mjafton më tha?”

Antonio Gallo: “Thonë se do të nis turizmi si bomba…

Ercole D’Alessandro:Do t’i them Dedonit të vij në Shqipëri e të bëj djathë…. këtu ecin shumë prodhimet kalabreze, pasi i vlerësojnë shumë këto produkte…”

Përgjimet e Antimafias/ Ndragheta për Shqipërinë: Nëse hyn ministër ai i yni, do të na firmosë kontratën menjëherë –

“Në Shqipëri funksionon si Kalabria e viteve ’60, po gjete kanalin e duhur bën para, ndryshe rrezikon ta fusin e atje ta fusin të gjithë. Atje nuk ka drejtësi e kur i hedh në gjyq… sidoqoftë duhet të kesh kujdes dhe duhen verifikuar kontaktet që ata kanë, nëse janë të vërteta o jo.”

Kjo është përshtypja që Antonio Gallo i njohur me nofkën “Princi” ka pasur për Shqipërinë.

Biseda është përgjuar në datën 18 korrik, në kuadër të operacionit profili i ulët ku u vendosen 50 masa ndalimi prej të cilëve 35 në arrest me burg.

Të akuzuarit si pjesë e Ndraghetës bisedojnë për investimet në Shqipëri, sa duhet paguar për të marrë tendera apo për leje ndërtimi, raporton Ora News.

Në faqen 506 në regjistrimet e bëra në 25 korrik të vitit 2017 shfaqet dhe interesimi për zhvillimet politike në Tiranë.

Madje të akuzuarit kanë qenë tepër të interesuar për Shqipërinë, çka duket në situatën e krijuar me zgjedhjet e qershorit të vitit 2017 në zbardhjen e bisedës në faqen 506 të regjistrimit,raporton Ora News.

Antonio Gallo thotë se në korrik e gusht në Shqipëri gjithçka është pezull pasi po presin të emërojnë ministrat e rinj e duke iu drejtuar Luciano D’Alessandro (djalit të finacierit të Ercole D’Alessandro) e Saverio Brutto thotë se gjatë këtyre dy muajve duhet të mësojnë të gjithë artikujt, të formohen për të qenë autonomë.

Teksa flasin për kompani me 6500 punonjës në Malësi të Madhe dhe për prodhim të pantallonave Luciano D’Alessandro thotë se një person i tretë i ka thënë se Policia do të ndërrojë uniformat, raporton Ora News.

D’Alessandro: Nëse hyn Ministri ai i yni, do të na firmosë kontratën menjëherë.

Por duket se italianët nuk kanë pasur shumë besim te kontaktet shqiptare.

Sipas dokumentit të Antimafias italiane ai thotë se duhet të ndjekin rrugët që të mos kuptohen nga shqiptari,raporton Ora News.

Gallo: Rrugët e tua nuk ia japin shqiptarit, e ne do ta kryejmë pa bërë që të kuptohet asnjë lëvizje.

D’Alessandro: Jo jo jo… po kujt shqiptari?

Më tej Ercole D’Alessandro thotë se më datë 12 do të shkoj në Shqipëri e më 13 do të kthehet.

D’Alessandro: Do të shkoj me një të Romës që është atje prej shumë kohësh, është i Ministrisë sonë të Brendshme e ka një sërë takimesh mes të cilëve dhe me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, me atë që është zgjedhur tani, do të shkojmë për darkë më 12 në mbrëmje. Do të jetë Vito Santacroce, Dedoni i djathërave, do të jetë një i Romës, e ndoshta vjen dhe ky Grifalco që ka pantallonat se do të hapi një fabrikë pantallonash atje… në shtator duhet të shkojmë e ndoshta gjejmë nje vend për të qëndruar…

Në një tjetër bisedë, biseda vazhdon dhe për sektorin shëndetësor, këtë rradhë në Shkodër ku Luciano D’Alessandro shprehet për kontakte të rëndësishme në sektorin sanitar, raporton Ora News.

Madje në përshtypjen e krijuar mes tyre, D’Alessandro shprehet se investimet në Shqipëri do të jenë të mëdha.

D’Alessandro: Më thotë ky që sapo të bëhet QEVERIA, sepse Europa po çon para atje… pra sa të bëhet qeveria do të bëjnë gjithçka, infrastrukturë, kanalizime… siç bënë në Rumani…

Përgjime të tjera: “Grataçela…PPP për 30 – 50 vite…” Çfarë u ofroi Niku italianëve në Tiranë

Alba Kepi

Ora News vijon ekskluzivisht të zbardhë pjesë të dosjes prej 1000 faqesh të përgjimeve të antimafias italiane.

Në mes e këtyre përgjimeve del Nik, shqiptari i cili nga përgjimet është pikë referimi i sipërmarrësit Gallo në Shqipëri. Ai duket se është njohës i mirë i sektorit të ndërtimit dhe të mënyrës si funksionojnë tenderat në Shqipëri.

Përgjimet i përkasin datës 19 shkurt 2018. Në këtë kohë sipërmarrësit Antonio Gallo, Saverio Brutto ndodhen në Shqipëri. Ndërkohë në bisedën e përgjuar të datës 29 nentor 2017 Gallo i tregon avokatit të tij Claudio Larussa për Nikun.

Faqja 643 përgjimi datë 19/02/2018 ore 14.40 kohëzgjatja 2 minuta. 

Vendndodhja Shqipëri.

Biseda është mes Antonio Gallo sipërmarrës, Saverio Brutto sipërmarrës e politikan kalabrez e shqiptarit NIK.

Nik: Çemento… ai merret me ndërtim?

Saverio Brutto: Po..

Antonio Gallo: Po e bën CALME cemento (i referohet sipërmarrësit Antonio Speziali)… Merr tendera… është një i fuqishëm… kur do vish në Romë ti?

Nik: Punime bën?  Apo..

Antonio Gallo: Prodhon e bën punime…

Nik: Në kuptimin që a bën autostrada..

Antonio Gallo: I bën të dyja…

Nik: Apo shet vetëm materiale?

Antonio Gallo: Shet materiale

Saverio Brutto: Shet materiale

Antonio Gallo: E ndërton gjithashtu..

Nik: Nëse shet vetëm materiale nuk di sa hapësirë mund të gjej e them, se janë dy tre fabrika çemento këtu që kanë esksluzivitetin se kujt t’i shesin, kanë bërë një monopol… kanë gurore… i kanë ata..

Saverio Brutto: I pashë sot… çfarë rastësie… kur po uleshim me avion pashë dy gurore të mëdha…

Nik: …Dhjetë gurore… por nuk është e thënë se nuk bëhet…

Nik:…Njëri mund të merret me çemento…. tjetri me guroren meqë janë keq… sillet impianti… e bëhesh pjesëtar… por nëse ai ka aftësitë e garat… në sensin pra që bën punime me çelësa në dorë… atëherë është më mirë … pasi arrihet vërtetë… rrugët.. punoni bashkë…

Antonio Gallo:: Bën dhe këtë…. herës tjetër kur të vijmë…

Nik: Nja dy tendera…

Antonio Gallo: Janë? Kur skadojnë?

Nik: Duhet të dalin tani 60-100 milionë euro…. varet se në çfarë gjëndje je me financimet..

Antonio Gallo: Po këta janë mirë..

Nik: … Nëse janë mirë ka gjë tjetër për të bërë..

Antonio Gallo: Grataçelat më the…

Nik: Po si grataçelat dhe dy koncesione… një e bënë … duhet të bëjnë një tjetër PPP… autostrade… koncesione për 30 vite 50 vite…

Antonio Gallo:… Jo po është një tjetër mik që…

Antonio Gallo: … Janë disa persona… është një mik që ka fonde ( me qëllim investimi Larussa -Gallo në Shqipëri)

Saverio Brutto:… Çfarë ka?

Antonio Gallo: Fonde…

Datë 19 shkurt 2018, ora 14.42. biseda kohëzgjatja 5 minuta. faqja 643

Sipërmarrësit Antonio Gallo, Saverio Brutto e Nik gjënden në Shqipëri.

Nik: Grateçela…. materialet e ndërtimit jua jap unë … kushtojnë 10 milionë… 10 milionë e më jep dy kate e lahemi kështu.

Nik: merren dy kate në një gratacelë e shiten pas dy o tre vitesh… me dyfishin e shumës… varet sa personi është…

Antonio Gallo: I fortë….

Nik: Varet sa garanci financiare ka brenda…

Antonio Gallo pyet Nik nëse është më mirë të kenë një figurë mashkulli o femre..

Nik: Eshtë më mirë një femër që ka atributetet… e rrëfen episodon e nëj gruaje që i ka kërkuar punë..

Antonio Gallo: Sa është rruga mujore ?

Nik: 400-500 euro në muaj për një djalë të ri e që varet dhe nga përqindjet..

Së bashku llogarisin shpenzimet mujore me një qera 2000 euro për të fituar 30 000 në muaj.

Biseda datë 29 nëntor 2017 ora 18.08.33 kohëzgjatja 5 minuta.09

Vendodhja në Romë
Bashkëbiseduesit avokati Claudio Larussa e sipërmarrësi Antonio Gallo.

Objekt i bisedës hetimet e Guardia di Finanza ndaj bizneseve të Antonio Gallo. Nga minuta 3.10 biseda përqëndrohet tek bizneset në Shqipëri dhe flet dhe për Nik.

Antonio Gallo: … E kjo është në rregull… Në Shqipëri si po ecën?

Claudio Larussa: …Nuk mundëm të flisnim në kohë me këtë… isha vetëm…

Antonio Gallo: Por të mora kur isha … po ti nuk m’u përgjigje…

Claudio Larussa: Eh por nuk arritëm në kohë… bëm gjithçka… herës tjetër që do të shkojmë do të marrim në telefon e do  takojmë…. është i mirë ky… (i referohet NIK shqiptarit)..

Antonio Gallo:… Po të thashë … ka kompaninë e pestë në Itali Fumagalli Sol ( Sol group)…. atë të oksigjeni…  nuk është një leckaman…

Claudio Larussa: E ai është Presidenti?

Antonio Gallo: I Grupit Shqipëria, furnizon Shqipërinë, Mqedoninë… është President i gjithë grupit jo administrator…

Claudio Larussa: E ka raporte ka raporte…

Antonio Gallo: Me kryetarin e Bashkisë dhe me qeverinë…

Claudio Larussa: e ti tani kur do të shkosh?

Antonio Gallo: Në janar dua të shkoj… jo më parë …në janar them..

Claudio Larussa: Në janar flitet tani,..

Antonio Gallo:…po

Claudio Larussa: Edhe për mua … nuk ja dal dot tani… koha fluturon .. jemi afër krishtlindjeve…

……

Antonio Gallo: Unë i kam shpjegur Toto (i referehet Antonino Speziali sipërmarrës ) se kemi folur me NIK e më ka shpjeguar një seri situatash… në Tiranë ka një problem të thellë… janë disa sipërmarrës të fuqishëm që kanë licencë për të ndërtuar grataçela në qëndër… e banka nuk i financon më…. e nuk kanë të gjithë likuiditetin për të ndërtuar e kërkojnë ortakë për të bërë këtë operacion… atje merren katër, pesë mijë euro për emër …ose gjashtë mijë….

Claudio Larussa…. Interesante kjo…

Antonio Gallo: Nik më tha… e Saverio (Saverio Brutto) dëshiroj të investoj, kërkon të hyjë në ortakeri…

Claudio Larussa: Jo duhet të bëjmë një fond.. një Fond siç e kam unë …..

VIRUSI PYET PO KET A E DINI SE: “ZOTNI, E KA ME JU!” – Nga Fritz RADOVANI

Mbas protestës në Tiranë, zemrimi i gomarve ka shperthye gjithkah…

Me të drejtë ata nuk janë pajtue kurr me “shkeljet e Kushtetutës”…

“Po ia shitni ujin grekut..!”

Disa para Kryeministrisë…“E ku, do të pijmë ujë neve gomert’ e jugut ?!”

Ma vonë do të shitni ajrin… Yjet as nuk diskutohen…

“E ku, do marrim frimë neve gomert e Gjirokastrës ?!”

Ma vonë do na kafshoni barin…Livadhet e mjelluna me “lule”…

“E ku, do kullosim neve gomert demokratë ?!”

Ku i keni lexue ju “socialistët e rilindur”.., këto porosi të Ramiz Alisë ?!

Ai ka thënë: “Ne bar do hajmë dhe parimet nuk i shkelim!”… Por, jo, të na lini të ngordhim pa ujë, pa ajër e pa kullosë, thonë gomart e Tiranës…

“Këte nuk e bëri as Everi ynë… Ai i donte gomertë, na grumbulloj rreth vetës, na pieste e nuk bëri një ligj pa pjetur neve! Po ju, ç’bëni kështu?!..”

Janë ankue dhe ata të kuvendit që mbrojnë kopetë e partisë… Po, per cilën parti bahet fjalë asht vështirë me e percaktue… Se, me thanë shka asht e verteta: “Ata nuk kanë asgjë të ndame, janë si dy motra që i ka pasë bërë një nënë, ajo nëna parti… Mikesha e bylykbashit, mikut Erdoganit, ikën të varfërit… Ikën… Nuk ia arrijtën kësaj ditë të gjorët… Ca ikën nga veriu në Beograd e ca, n’ Athinë… E po ç’të bëjmë, rroftë Stambolli…”

“Ishin gomer të bukur!!… E, të mençur si ato… Shikoja pasonjësit !!”

            Melbourne, 25 Janar 2021.

Freedom’s Facts (1968)- Komunizmi në Shqipëri, kinezët e kuq, Bashkimi Sovjetik dhe agjenti sekret Kim Philby – Rrëfimi i Leka Zogut I nga Madridi

Leka Zogu I – mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Janar 2021

 

“Freedom’s Facts” ka botuar, me 16 gusht 1968, në faqen n°3, rrëfimin e Leka Zogut I mbi të ardhmen e Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

E ardhmja shqiptare

Burimi : Freedom’s Facts, 16 gusht 1968, f.3

Mbreti Leka I i Shqiptarëve, i cili e ndjek vendin e tij nga Madridi, raporton se Kinezët e Kuq kanë tani rreth 6.000 persona në Shqipëri – 5500 civilë dhe 500 ushtarakë.

 

Meqenëse Shqipëria nuk ka kufij as me Bashkimin Sovjetik dhe as me Kinën e Kuqe, Mbreti Leka është i bindur që mund të hiqet nga kontrolli Komunist relativisht me lehtësi.

 

Mbreti Leka beson se fitimi i lirisë për Shqipërinë do të rinovonte besimin e njerëzve të zënë rob, se ata gjithashtu mund të shkëputen nga sundimi komunist dhe të fillojë kështu një efekt domino drejt pavarësisë në të gjithë Evropën Lindore dhe tek kombet jo-ruse që tani gjenden në Bashkimin Sovjetik.

 

Një përpjekje e hershme në vitet 1950 për të çliruar Shqipërinë u tentua nga mjeshtri spiun, Kim Philby. Sikur përpjekja të kishte sukses, historia e 15 viteve të fundit do të kishte qenë shumë më paqësore.

Reuter (1972) / Konventa tre-ditore në Madrid e përfaqësuesve të 10 grupeve politike shqiptare në mërgim. Deklarata për shtyp e Leka Zogut I: “Kemi ndërmend të luftojmë ideologjinë komuniste me qëllim që…”

Leka Zogu I – mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Janar 2021

 

“Balkania” ka botuar, në tetor të 1972, në faqen n°34, lajmin e agjensisë “Reuter” në lidhje me takimin asokohe të përfaqësuesve të 10 grupeve politike shqiptare në mërgim nën udhëheqjen e Leka Zogut I dhe vendimin e marrë prej tyre, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Të mërguarit shqiptarë bashkohen

Burimi : Balkania, tetor 1972, f.34

Madrid (Reuter) – Përfaqësuesit e 10 grupeve politike shqiptare në mërgim kanë rënë dakord të formojnë një front të bashkuar për të luftuar regjimin Komunist në Tiranë, thotë Mbreti shqiptar Leka në azil.

 

Mbreti Leka, i cili jeton në Madrid me nënën e tij, Mbretëreshën Geraldinë, ka thënë në një konferencë për shtyp se vendimi u mor këtu në një konventë të fundit tre-ditore nga delegatët e partive në mërgim.

 

“Ne kemi ndërmend të luftojmë ideologjinë komuniste në mënyrë që shqiptarët një ditë të jenë të lirë të zgjedhin vetë atë qeveri që duan”, ka deklaruar ai.

 

“Ne arritëm marrëveshjen të lëmë mënjanë mosmarrëveshjet tona dhe të bashkohemi së bashku për të përballuar problemet tona të përbashkëta”, thotë Mbreti.

 

Regjimi komunist, ngjarjet e Kosovës, refuzimi i vizës belge, akuzat për trafik armësh – Intervista ekskluzive e Leka Zogut I me rastin e 50 vjetorit në mërgim (1989)

Leka Zogu I – mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Janar 2021

 

“DTIC – Defense Technical Information Center” ka botuar, me 19 gusht 1989, në faqet n°1 dhe 3, një intervistë ekskluzive të Leka Zogut I, të zhvilluar asokohe në Paris, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Intervistë me pretendentin e fronit Leka I

Burimi : Defense Technical Information Center

[Intervistë me Leka I, djalin e Zogut, mbretit të fundit shqiptar, nga Jean-Christophe Servant, në Paris, në Prill 1989: “Mbretëria Fantazmë e Leka I”]

 

A do të na jepni një koment të shkurtër për 50 vitet që keni kaluar në mërgim?

 

Leka : Unë kam lindur në Shqipëri dhe kur trupat italiane pushtuan vendin, babai im më dërgoi mua, nënën time dhe motrat e tij në Greqi. Ai më vonë u bashkua me ne dhe ne udhëtuam së bashku për në Turqi. Tre muaj më vonë, shkuam në Bullgari. (Princi Kryeziu u përfshi për pak kohë në bisedë – “Turqi, Rumani, Poloni, ne udhëtuam nëpër Evropë, pasi që Italianët donin të kapnin mbretin”.) Më vonë, ne kaluam nëpër vendet Balltike dhe më në fund erdhëm në Francë, ku qëndruam deri në pushtimin e saj. U larguam nga Parisi 8 orë para se gjermanët të hynin në të. Ne lundruam për në Angli, ku jetuam deri në fund të luftës me anijen e fundit nga Saint Jean de Luz. Më vonë shkuam në Egjipt, por në 1954 erdhëm në Francë ku jetuam për vite në Kanë, në Paris, ku babai im vdiq në 1961. Në 1962, ne u zhvendosëm në Spanjë dhe jetuam atje deri në vitin 1979. Nëna ime ka mbetur në Madrid, ku jeton tani, por ne u transferuam në Rodezia dhe më pas në Republikën e Afrikës së Jugut, ku kemi jetuar 10 vitet e fundit.

 

Si jeton një mbret pa mbretëri?

 

Leka : Ka shumë shqiptarë jashtë Shqipërisë dhe ne mbajmë marrëdhënie shumë të ngushta me një pjesë të madhe të diasporës. Gjithashtu me njerëz brenda vendit. Mirëmbajtja e këtyre lidhjeve kërkon shumë kohë, natyrisht. Shqetësimi i përditshëm me ato kontakte, takime, udhëtime për bisedime, gjithçka më mbush ditët pothuajse tërësisht.

 

A keni pasur shpesh rast të udhëtoni në Evropë?

 

Leka : Parisi është pika jonë kryesore në Evropë. Këtë qendër e kemi këtu e cila është në pronësi të ndihmësit tim, Kapiten Spagnia-s, dhe vijmë shpesh. Unë shkoj në udhëtime nga këtu, ato janë të nevojshme për të mbajtur kontaktet e mia me komunitetet e emigrantëve shqiptarë, për shembull, me atë në Belgjikë, ku jetojnë 60,000 shqiptarë, dhe gjithashtu në Amerikë…

 

A mbani marrëdhënie me familjet mbretërore?

 

Leka : Ne mbajmë kontakte me të gjitha familjet mbretërore. Ne korrespondojmë. Sidomos me familjen mbretërore belge : Mbreti Baudouin është kumbari i djalit tim dhe ne kemi marrëdhënie vërtet të mira me familjet në pushtet dhe presidentët e vendeve arabe. Por meqenëse monarkia jonë u vendos nga vetë populli shqiptar, dhe meqenëse ne jemi një dinasti që ekziston vetëm që nga viti 1928, ne nuk kemi lidhje familjare me shtëpitë mbretërore Evropiane.

 

Pse ju është revokuar viza belge kohët e fundit?

 

Leka : Na thanë që ishte për shkak të vizitës së ardhshme zyrtare të sekretarit të jashtëm jugosllav. Unë nuk dëshiroj të kem ndonjë grindje me Belgjikën. Unë tashmë kam thënë që ne ushqejmë miqësi të thellë dhe të ngushtë me mbretin Baudouin. Por doli që shqiptarët që jetonin në Belgjikë po përgatisnin një festim të një përvjetori pak para se ato ngjarje të shpërthenin në Kosovë. Është, natyrisht, detyra ime të paraqes veten si mbreti i të gjithë shqiptarëve nëse ata e dëshirojnë atë, por qeveria belge u shqetësua për këtë arsye dhe vendosi të revokojë vizën time. Në fakt, ata donin të ma jepnin me kusht që të mos bëja deklarata politike, të cilat nuk isha në gjendje t’i pranoja.

 

A i keni parashikuar ngjarjet në Kosovë dhe a keni ndonjë zgjidhje për atë konflikt?

 

Leka : Situata në Kosovë mund të ishte parashikuar rreth 20 vjet më parë. Kur u larguam nga Evropa në 1979, ishte tashmë e qartë se Kosova do të rebelohej, gjë që në fakt ndodhi në vitin 1981. Shqiptarët thjesht nuk mund t’i kishin lejuar serbët të bënin atë që bënë në Kosovë pa reaguar. Ju siguroj që shqiptarët nuk do të dorëzohen lehtë. Ata do të vazhdojnë luftën në Kosovë derisa të pranohen të drejtat, kombësia dhe traditat e tyre.

 

A mendoni se shqiptarët e mbajnë ende mend Mbretin Zog pas katër dekadave të socializmit të Enver Hoxhës ?

 

Leka : Mendoj se kujtimet e kohës së tij janë shumë të forta. Shqipëria ka kaluar kaq shumë nën regjimin e tanishëm në Tiranë, sa kujtimi i lirisë që ajo kishte gjatë qeverisjes së babait tim është sigurisht shumë i fortë. Socializmi nuk më shqetëson mua, nuk ka shqetësuar kurrë askënd, por sjellja e regjimit komunist atje na shqetëson. Pak para se të largohesha nga Spanja, një gazetar komunist më pyeti: “Nëse ktheheni në Shqipëri dhe merrni pushtetin, çfarë do të bëni me komunistët?” Unë iu përgjigja: “Unë nuk kam asgjë kundër komunistëve, por a do të vazhdojnë shqiptarët t’i durojnë?”

 

Pra, ju shpresoni se do të ktheheni në Tiranë një ditë?

 

Leka : Sigurisht, unë do të doja të kthehesha në Shqipëri një ditë, ose si një qytetar i zakonshëm ose sepse jam i nevojshëm atje. Nuk do të kishte vështirësi në zgjidhjen e situatës. Do të ishte e mjaftueshme për të hequr frikën e tanishme të autoritetit, për t’i dhënë fund terrorit, dhe kjo me siguri do të sillte përparim.

 

Nëse ktheheni në Shqipëri, çfarë lloj monarkie të rinovuar do të krijonit?

 

Leka : Monarkia jonë ishte kushtetuese. Kjo është një nga monarkitë më të reja, Kushtetuta jonë daton nga viti 1928, dhe madje edhe atëherë u konsiderua shumë progresive. Pra, nëse njerëzit vendosin të rikthejnë monarkinë, atëherë ajo do të vendoset në Kushtetutën e vitit 1928.

 

A keni pasur rastin të takoheni me përfaqësues të qeverisë shqiptare gjatë viteve në mërgim?

 

Leka : Si rregull, kur hyja në vendin ku kishin qenë, ata largoheshin nga dera tjetër. Nuk e di pse, mbase i shqetësoj, por nuk më shqetëson. Unë jam i gatshëm për bisedë, meqënëse në fund për rebelët shqiptarë, unë jam mbreti i tyre, dhe ata janë populli im.

 

A nuk keni përshtypjen se njerëzit ju shohin më shumë si një figurë ekzotike sesa si një mbret?

 

Leka : Kjo varet nga media. Shqiptarët janë një popull i vogël dhe ata më njohin shumë mirë, ata gjithashtu e dinë shumë mirë në çfarë besoj. Kjo është arsyeja se pse është e rëndësishme se çfarë pamjeje krijojnë rreth meje mediat botërore, pasi kjo nuk do të ndryshojë sjelljen e qeverisë shqiptare. Krijohet në zyrat qeveritare.

 

Disa vite më parë, ju u akuzuat për trafik armësh.

 

Leka : Ato thashetheme kanë qarkulluar për një kohë të gjatë, jo vetëm në lidhje me tregtinë e armëve, por edhe të drogës dhe grave. Akuzat janë një sulm i pastër ndaj personit tim, pasi është shumë e lehtë të bësh akuza si ajo e dikujt që nuk ka asnjë mënyrë për të mbrojtur veten. Unë kurrë nuk kam tregtuar armë. Sigurisht, nuk ka tym pa zjarr; domethënë e vërteta është se për një kohë bleva armë për çetat tona, për rezistencë, e kështu me radhë Nëse dikush dëshiron ta quajë atë tregtim të armëve, kështu qoftë. Kur kjo është e nevojshme për ne, për njerëzit tanë, unë e bëj atë. Por për ta bërë atë për të fituar, kurrë.

 

A do të thotë kjo se keni një lloj ushtrie personale?

 

Leka : Ne jemi përpjekur gjithmonë të krijojmë forca ushtarake në mënyrë që të mund t’i ndihmojmë forcat brenda vendit.

 

A janë këta njerëz të trajnuar dhe të gatshëm për ndërhyrje?

 

Leka : Lehtë, lehtë! Ata stërviten prej vitesh, në shumë vende…

 

Dhe sot ata janë gati të bëjnë diçka?

 

Leka : Shpresoj që po.

 

A e dinë njerëzit në Kosovë për ftesën tuaj për të ngritur një konfederatë ballkanike që do të përfshinte një Shqipëri të bashkuar etnikisht?

 

Leka : Po, kjo është shumë e njohur. Por ne nuk po lëshojmë një thirrje për armë, pasi që në këtë pikë nuk dëshirojmë ta shkatërrojmë Jugosllavinë. As në të ardhmen, nëse mund ta shmangim atë. Ne preferojmë të negociojmë. Por nëse serbët vazhdojnë të heqin edhe ato pak të drejta që shqiptarët në Kosovë kanë tani, do të jetë e nevojshme të ndërmerren edhe forma të tjera të veprimit.

 

Trazirat e Shkodrës dhe të Kukësit, Ramiz Alia, ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe kthimi në atdhe – Intervista ekskluzive e Leka Zogut I (Johanesburg, 1990)

Leka Zogu I – mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Janar 2021

 

“DTIC – Defense Technical Information Center” ka botuar, me 25 janar 1990, në faqet n°1 dhe 3, një intervistë ekskluzive të Leka Zogut I për një media serbo-kroate (Novosti Osam) me gazetarin Momcilo Popovic, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Leka stërvit forcat ushtarake jashtë vendit për të “ndihmuar” shqiptarët

Burimi : Defense Technical Information Center

25 janar 1990

 

…Rezidenca e tij në një periferi të Johanesburgut është e mbrojtur vetëm nga një truprojë, megjithëse ai pretendon se ka pasur deri në gjashtë përpjekje për ta vrarë në vitet e fundit.

 

Megjithatë, truproja i lartpërmendur është padyshim i armatosur dhe i trajnuar profesionalisht. Ai kontrollon me kujdes çdo vizitor në çdo kohë. Gjashtë qen janë gjithashtu në krah gjatë gjithë kohës. Vetë Leka I, i cili është i gjatë 180 centimetra, mban një pistoletë dhe një thikë zbukuruese në rripin e tij.

 

“Një pistoletë dhe një thikë në brezin e dikujt,” shpjegoi ai, “janë pjesë e traditës sonë. Ky është zakon për të gjithë shqiptarët e rritur.”

 

“Unë nuk dua një mbrojtje të madhe sepse jam optimist. Mbi të gjitha, ndiej që fundi i pritjes sime për tu kthyer në atdhe po afron. Ky vit do të jetë shumë i zymtë, dhe kështu e dërgova stafin tim me pushime, sepse më vonë ata nuk do të kenë shumë mundësi për këtë.” – deklaroi Leka I.

 

Ashtu si një hero komik, Leka I beson se gjashtë atentatet u organizuan “nga Jugosllavia”, “në përgjigje të pozicioneve të mia kritike në lidhje me Kosovën”. Edhe pse ai nuk citoi ndonjë provë, ai “e di” këtë. I pyetur, para së gjithash, sa dinte për situatën aktuale në Shqipëri dhe si e shikonte atë, “Madhëria e Tij” u përgjigj me emocion :

 

Leka I : Për vite me radhë, unë kam qenë jashtëzakonisht i informuar për të gjitha ngjarjet në vendin tim. Në fund të muajit të kaluar, trazirat, ose rebelimi popullor, në Shkodër dhe Kukës u shtypën pa mëshirë. Kjo është vetëm e përkohshme, megjithatë, pasi raportet që unë kam marrë tregojnë se morali në ushtri dhe Sigurimi [shërbimi shqiptar i sigurisë] atje është shumë i ulët, dhe hierarkia qeverisëse është bërë e korruptuar.

 

NOVOSTI OSAM : A janë përfshirë edhe paratë tuaja në këtë?

 

Leka I : Jo. Ata po shpenzojnë paratë e njerëzve. Për një kohë të gjatë, Shqipëria ka jetuar në një vakum dhe njerëzit janë nën presion të madh nga regjimi i urryer ateist, i cili nuk di të sundojë (drejtojë) shtetin. Njerëzit po vuajnë, sepse nuk mund të arrijnë standardin e jetesës që njerëzit meritojnë në ditët e sotme.

 

NOVOSTI OSAM : A keni pasur ndonjë kontakt me Ramiz Alinë, presidentin aktual shqiptar?

 

Leka I : Edhe pse u dënova në mungesë me vdekje si një “armik i popullit”, unë jam përpjekur t’i shpjegoj Alisë pikëpamjet e mia. Ishte e humbje kohe.

 

NOVOSTI OSAM : A keni pasur ndonjë problem me agjentët e Sigurimit?

 

Leka I : Ata vazhdimisht përpiqen të infiltrojnë organizatat tona, ashtu si agjentët e vendeve të tjera, veçanërisht nga shërbimi i inteligjencës Jugosllave. Kjo na krijon probleme të caktuara, sepse shërbimi ynë i inteligjencës duhet të humbasë kohën për t’i zbuluar ato.

 

NOVOSTI OSAM : Kush ka interes t’ju vrasë?

 

Leka I : Fati im ka qenë gjithnjë në duart e të Plotfuqishmit. Unë jam përgjegjës vetëm para popullit shqiptar, dhe kjo do të vazhdojë të jetë e vërtetë, derisa i gjithë kombi të zgjedhë lirisht dhe në mënyrë demokratike një qeveri që dëshiron të ndjekë. Unë fitoj armiq midis atyre që kërcënohen nga aspiratat tona legjitime.

 

NOVOSTI OSAM : A nuk ju duket se po e ekzagjeroni kur përhapni vlerësime të papërpunuara (pabazuara) të situatës në Kosovë?

 

Leka I : Populli shqiptar padyshim që dëshiron të ribashkohet dhe të jetë zot i fatit të vet. Si udhëheqës i tyre legjitim, për të cilin kam vetëm interesat e tyre në mendje, unë do të bëj gjithçka që është e mundur për të kontribuar në ribashkimin e zonave etnike shqiptare me atdheun e tyre. Natyrisht, rrethanat dhe metodat që do të çojnë në ribashkim do të varen plotësisht nga aftësia e fqinjëve tanë për të kuptuar perënditë tona. Veçanërisht dua të theksoj se unë besoj në një politikë të fqinjësisë së mirë si mënyra më e shëndetshme për të ruajtur stabilitetin në një zonë që ka njohur vuajtje për një kohë të gjatë dhe ka qenë shkaku i drejtpërdrejtë i dy luftërave botërore. Do të ishte më së miri të arrijmë qëllimet tona pa gjakderdhje. A nuk do të ishte më racionale të flisni me fqinjët tuaj për të ardhmen e zonave etnike shqiptare në Jugosllavi, në vend që të përkeqësonin ndarjet, siç po bëhet tani në Kosovë me ndihmën e njësive speciale nga qeveria federale në Beograd?

 

NOVOSTI OSAM : Ju po flisni për “ribashkim”, megjithëse Kosova nuk i ka përkitur kurrë Shqipërisë dhe megjithëse serbët, malazezët dhe disa popuj të tjerë sllavë kanë jetuar në atë rajon për shekuj.

 

Leka I : Shikuar historikisht, sllavët janë ardhje të kohëve të fundit në zonat që tani pushtojnë. Është e vërtetë që ka pjesë të Kosovës që kanë rëndësi të veçantë për serbët. Do të shkoja shumë larg nëse do të mohoja këto fakte. Megjithatë, dua të shkoj një hap më tej dhe të them se nëse ulemi me qeverinë serbe dhe jugosllave dhe të diskutonim për këtë, me siguri do të arrinim në një lloj interesi të përbashkët. Për shembull, manastiret e shenjta, aq të lavdëruara dhe të kremtuara, dhe monumenti i Betejës së famshme të Kosovës, mund të caktohen dhe të njihen si jashtë territorit nga të dy palët. Ky është statusi që kanë ambasadat në vendet e tjera.

 

NOVOSTI OSAM : Ju me sa duket nuk e imagjinoni që Jugosllavia nuk mund të pranonte një mundësi të tillë.

 

Leka I : Problemet në lidhje me Kosovën mund të zgjidhen vetëm me vullnet të mirë nga të dy palët. Duhet kuptuar që ribashkimi i popullit shqiptar është i domosdoshëm dhe se vetëm në atë kusht mund të ndërtohen marrëdhënie të fqinjësisë së mirë.

 

NOVOSTI OSAM : A do të përmirësonin ndryshimet e mundshme demokratike në Shqipëri shanset për normalizimin e marrëdhënieve me Jugosllavinë?

 

Leka I : Unë sinqerisht besoj se zgjedhja e një qeverie demokratike në Shqipëri do të ishte gjithashtu mënyra më e mirë për të arritur bashkëpunimin, derisa të kuptohet se populli shqiptar nuk mund të mbetet i përçarë.

 

NOVOSTI OSAM : Në disa raste të mëparshme, ju keni përmendur një lloj konfederate ballkanike. Çfarë kuptoni me këtë, dhe cilat vende do të ishin pjesë e saj?

 

Leka I : Në kohën e tanishme, është e nevojshme të kuptohet se vendet e vogla si ato Ballkanike, të cilat janë të banuara nga grupe të ndryshme etnike, të cilat kanë fe dhe zakone të ndryshme, dhe të cilat kanë trashëgimi të ndryshme kulturore, kanë një vështirësi të madhe duke jetuar në paqe dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, përveç nëse i respektojnë ato dallime. Nëse fillojmë të respektojmë njëri-tjetrin, vullneti i mirë do t’i përgjigjet vullnetit të mirë dhe aleancat e mira ekonomike dhe tregtare do të vijnë gjithashtu. Në kushte të tilla, edhe kombet plotësisht të pavarura mund të mendojnë për t’u bashkuar në një konfederatë, kryesisht për arsye ekonomike dhe mbrojtëse. Secili komb në një konfederatë të tillë do të ishte i pavarur. Marrëdhëniet e ndërsjella do të rregullohen me traktate dhe marrëveshje, dhe jo me dominimin e disave mbi të tjerët.

 

NOVOSTI OSAM : Përveç oborrit mbretëror, ekziston edhe një “qeveri shqiptare në mërgim”. Cilat janë marrëdhëniet tuaja me anëtarët e saj?

 

Leka I : Si udhëheqës i opozitës parësore ndaj diktaturës shqiptare, unë kam kontakte me shumë parti me ide të ndryshme politike. Si i tillë, unë përfaqësoj mendimin e shumicës së popullit shqiptar. Për më tepër, meqenëse monarkia shqiptare nuk u rrëzua kurrë nga vullneti i popullit, por më tepër nga një akt agresioni nga ana e Italisë fashiste në 1939, qeveria shqiptare në mërgim nuk pushoi së ekzistuari. Detyrat e saj janë të shumta dhe ajo do të vazhdojë të mbajë gjallë pishtarin e lirisë derisa të vijë koha kur kombi do të zgjedhë qeverinë e tij në një referendum të lirë, demokratik dhe mbarëkombëtar.

 

NOVOST OSAM : Nëse populli shqiptar do të pranonte kthimin tuaj, si do të ishte monarkia juaj?

 

Leka I : Do të ishte natyrshëm një monarki kushtetuese, siç u krijua për herë të parë nga Kushtetuta e vitit 1928.

 

NOVOSTI OSAM : Cili do të ishte statusi i fesë në një shtet të tillë?

 

Leka I : Kushtetuta e vitit 1928 e përcakton mbretin si mbrojtësin e të gjitha feve. Mbreti ka të drejtë të zgjedhë fenë e tij, si çdo qytetar. Siç e dini, unë jam një mysliman, por të gjitha fetë do të trajtoheshin në mënyrë të barabartë dhe të mbrojtura.

 

NOVOSTI OSAM : Cilat janë marrëdhëniet tuaja me numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë në Perëndim?

 

Leka I : Marrëdhëniet e mia me bashkatdhetarët e mi në të gjithë botën kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera. Unë gjithmonë kam qenë i gatshëm të dëgjoj problemet e tyre dhe të kuptoj nevojat e tyre natyrore, madje edhe t’i ndihmoj ata nëse jam në gjendje ta bëj këtë. Kjo është e vërtetë për marrëdhëniet e mia me të gjitha partitë dhe grupet politike të emigrantëve shqiptarë, dhe me dëshirën e Zotit, kjo do të vazhdojë të jetë e vërtetë.

 

NOVOSTI OSAM : Shtypi i Evropës Perëndimore ka shkruar disa herë për një farë “Princ të Kosovës” Kryeziun. Kush është ai, dhe ku e fitoi një titull të tillë?

 

Leka I : Unë nuk e dija që i afërmi im Esad Kryeziu po e përdorte atë titull. Në çdo rast, ai është djali i hallës sime. Princesha Nafije ishte e martuar me Cenabeg Kryeziun.

 

NOVOSTI OSAM : Çfarë planifikoni të ndërmerrni më tej për njerëzit tuaj në Shqipëri?

 

Leka I : Kjo është një pyetje shumë e ndjeshme, sepse nuk dua t’i bëj publike qëllimet e mia paraprakisht.

 

NOVOSTI OSAM : Kohët e fundit, megjithatë, ju lëshuat një “shpallje mbretërore” dhe ia dërguat njerëzve tuaj në Shqipëri.

 

Leka I : Po. Në të, unë i bëra thirrje popullit shqiptar dhe forcave të armatosura shqiptare që të punojnë së bashku për të përmbysur regjimin e paligjshëm, i cili po vazhdon tiraninë dhe nënshtrimin e vëllezërve dhe motrave tona të dashura. Kjo shpallje tashmë është kontrabanduar (ka hyrë) në Shqipëri dhe fletëpalosjet (traktet) që e përmbajnë atë do të hidhen së shpejti në disa qytete nga balonat.

 

NOVOSTI OSAM : Ju bëni një jetë mjaft luksoze. Disa vjet më parë, ju u akuzuat si tregtar armësh. Si e fitoni (siguroni) jetesën tuaj?

 

Leka I : Unë e mbajta veten duke punuar si përfaqësues i ndërmarrjeve të ndryshme të mëdha, dhe së fundmi fillova biznesin tim, duke shitur mallra të konsumit. Ato akuza për tregtinë e armëve janë thashetheme që kanë ekzistuar për një kohë të gjatë. Pretendohej se merresha me drogë dhe gra. Këto ishin sulme të vrazhda ndaj personit tim. Unë kurrë nuk kam qenë tregtar armësh. Sigurisht, është e vërtetë që unë kam blerë herë pas here armë për njësitë tona, për rezistencën… Kur kjo është e nevojshme për ne, për njerëzit tanë, unë e bëj atë, dhe kurrë për përfitim.

 

NOVOSTI OSAM : A do të thotë kjo se keni një lloj ushtrie tuajën?

 

Leka I : Ne jemi përpjekur gjithmonë të krijojmë forca ushtarake që do të ndihmonin njerëzit në Shqipëri. Ato janë duke u trajnuar për vite në shumë vende.

Historia tragjike e ish-ministrik grek Valyrakis, si u arratis më 1971 nga burgu i Korfuzit dhe me not arriti në Shqipërinë komuniste, dënimin e vuajti në kampin e Fierit

Ish-ministri grek, Sifi Valyrakis i cili dje humbi jetën pasi po peshkonte në ishullin e qetë Eretria ka dhe një të kaluar të dhimbshme, një pjesë të të cilës të lidhur edhe me Shqipërinë.

Valyrakis gjatë juntës ushtarake në Greqi, iu bashkua rezistencës, por përfundoi i arrestuar në 1971 duke e torturuar. Ai arriti të arratisej nga burgu, madje duke hipur mbi një tren tentoi të largohet për në Jugosllavi, por nuk ia doli pasi u kap në kufi.

Në rastin e dytë, ai vuante dënimin në burgun e Korfuzit dhe edhe nga aty mundi të arratisej po në 1971. Valyrakis notoi nga Korfuzi deri në Sarandë, ku e kapi patrulla kufitare shqiptare edhe pse erdhi për të kërkuar strehim në Shqipërinë e Enver Hoxhës.

Ai u dënua me tre vite internim nga një Gjykatë në Sarandë, teksa prej tyre 18 muaj i kaloi në kampin e Fierit.

Me ndryshimin e pushtetit në Greqi, Shqipëria komuniste ndryshoi qasje dhe e liroi Sifi Valyrakisin duke e larguar më pas drejt Romës.

”Nuk harroj dhimbjen e urisë, bukën me tallash, dhimbjen e të ftohtit të zhytur në baltën e dimrit, nxehtësinë e padurueshme nën tabelën e azbestit të valëzuar të çatisë së kampit shqiptar në verë”- ka rrëfyer më parë Sifi Valyrakis në kujtimet e tij mbi të shkuarën e dhimbshme.

Nga ana tjetër sipas mediave greke, një version tjetër vjen nga Shqipëria, ku Enver Hoxha e konsideronte Valyrakis një spiun të juntës greke, dhe e dënoi, por ishte kryeministri Andreas Papandreou që ndërhyu me kinezët dhe lëvizjen maoiste  tek shqiptarët që Valyrakis të lirohej.

Historia- Luftanija që ndezi shkëndijën e luftës ndërmjet SHBA dhe Spanjës

Më 25 janar 1898, luftanija amerikane U.S.S. Maine, hyri në portin e Havanës në Kubë.

Ajo që ndodhi me të do të ndizte shkëndijën e luftës ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës. Misioni i anijes ishte të mbronte qytetarët amerikanë dhe pronat e tyre në Havanë kundër dhunës së mundshme gjatë kryengritjes kubane kundër Spanjës.

Më 15 shkurt, tri javë pas ankorimit të luftanijes, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm dhe e zjarrit që pasoi, anija Maine u fundos dhe humbën jetën 266 amerikanë. Gazetat amerikane fajësuan për këtë Spanjën dhe nxitën opinionin publik kundër spanjollëve me thirrjen ‘Kujtoni anijen Maine’.

Në fakt, askush nuk ka qenë në gjendje të përcaktojë se kush ishte përgjegjës për shpërthimin. Jo më vonë se dy muaj pas fundosjes së luftanijes Maine në portin e Havanës, Shtetet e Bashkuara dhe Spanja hynë në një luftë që zgjati më pak se 4 muaj.

Fuqia ushtarako-detare e SHBA-së luajti rol të rëndësishëm në fitoren amerikane. Si pjesë e marrëveshjes së paqes në përfundim të luftës, Spanja hoqi dorë nga kontrolli mbi Kubën. Më 25 janar 1961, miliona amerikanë panë transmetimin e parë të drejtpërdrejtë televiziv të një konference presidenciale shtypi. Presidenti John Kennedy që kishte filluar nga detyra 5 ditë më parë, iu përgjigj pyetjeve të reporterëve për rreth 35 minuta.

Kjo ishte e para e shumë konferencave shtypi, të transmetuara drejtpërdrejt nga televizioni, që presidenti Kennedy mbajti gjatë më pak se tre vjetëve në detyrë. Zoti Kennedy, i cili ishte 43-vjeç kur bëri betimin si president i vendit, ishte i qetë, plot besim në vetvete dhe mendjemprehtë në konferencat e drejtpërdrejta televizive të shtypit.

Ndihmësit e tij i shihnin këto konferenca shtypi si një mjet për të bërë të njohur popullin amerikan me cilësitë dhe aftësitë komunikuese të presidentit Kennedy. Transmetimet e këtij lloji në fakt e shtuan popullaritetin e presidentit amerikan.

Foto historike : Trupa e Teatrit Popullor me rastin e 30 vjetorit të Themelimit, Viti 1974 Nga Ilir Çumani

Në këtë foto të bie në sy mungesa e gjigandit të skenës dhe i ekranit shqiptar, #KADRI #ROSHI, sepse, pikërisht në atë periudhë kur është realizuar kjo foto, Ai ka qenë i dënuar nga PPSH për arsye që edhe vetë aktori i madh nuk e mësoi deri sa mbylli sytë….Asokohe, Statuti i P.P.SH e kishte të ndaluar të flisje për një anëtar partie pa qenë i pranishëm vet ai. Në këtë rast, Kadri Roshi ishte në Vienë, i dërguar nga sheti për arsye shëndetësore. Kur u kthye në Shqipëri, në tavolinën e punës gjeti vendimin absurd për masën që ishte marrë në mungesë për riedukim “në gjirin e klasës punëtore” në OAN, (Ofiçina e Automjeteve të Ndërtimit), që zgjati gati 3 vjet. Tre ditë zgjati pyteja – akuzë se ku e kishte gjetur antenën e televizorit që ndiqte programet e huaja në shtëpi, akuzë të cilën e kopsitën mirë ustallarët e atyre punëve dhe ia prunë pa e ditur ai. Ndaj aktorit të madh, kishte edhe akuza e shpifje nga më të ulëta e absurde, të cilat koha i hodhi poshtë, mirëpo, dënimi për të mos luajtur në teatër e film për këtë periudhë mbeti, duke i zëvendësur rolet dhe superolet e Tij, përfshirë edhe rolin e famshëm “Arturo Ui”, që ishte një majë e pa kapshme…apo, “Ezopi”, etj. Biologjikisht Kadri Roshi, që i mitur mbeti jetim, por, nuk u ndje kurrë i tillë, sepse nuk e la asnjëherë vetëm populli i tij që Ai e deshi aq shumë, deri në frymën e fundit…!
Shpirti i Ndrittë në Paqe Demonit të skenës dhe ekranit shqiptar!

GJERGJ KASTRIOTI PYET: KUSH DO ME IA NDRRUE EMNIN?- Nga Fritz RADOVANI

 

“KJO ASHT SHQIPJA E SKENDERBEUT !”

 

Me 17 JANAR, AJO FLUTURON MBI LEZHEN HISTORIKE…          

EDHE PSE JEMI 100 e SA VJET… MBAS 1913..,

 

Po, KUJTOJ SOT… POETIN  KOMBTAR 

 

AT  GJERGJ  FISHTA:  

 

28 NANDOR 1913…

 

Pervjetori i ngritjes së Flamurit të Pamvarsisë në vend qi me kenë ditë gëzimi për Poetin asht ditë vaji e ankimi. Dasitë e anmiqsitë në mes të vetë jetës politike shqyptare e të krahinave të ndryshme, të shitunit e shumë Shqyptarve propagandës së huej e deri luftat vëllaznore janë historia e atij viti. Nji notë karakteristike malinkonije prandej e rrëmben Zanen e Fishtës, e cila ankon, mjerohet, brigon, nxitë e shpreson, për me mujtë me trandë e me prekë zemrën e Shqyptarve, tue i drejtue nga atdhédashunija e vertetë.

Kanga kjé botue së pari në “H.D.” Dhetor 1913, në rasë të përvjetorit Flamurit.

                                                           At Viktor VOLAJ (1941)

 

 

1   Oj Zanë, t’ këndojm…t’ vajtojm, deshta me thanun;

Pse sod ditë kanget s’ asht per mue e tye.

Po ç’ gzim kjo ditë né mundet me na dhanun,

Kur, qé, mbas nji motmoti q’ i u pelqye

Evropës Shqyptarin zot n’ shpi t’ vet me e lanun

E kuj, posë Hyut, m ’ketë jetë mos me i sherbye,

Shqyptari i dám prap me vetvedi gjindet

E shk’ asht ma zi, prej vedit edhe s’ bindet?..

  1. E ku kjo punë kisht’ ndodhë posë se n’ Shqypni,

Qi ‘i popull, s’ parit dalun prej robnimit,

Per nji motmot të rrijë ai n’ anarki

E t’ bahet prralla e gazi i rruzullimit,

Ké i zoti s’ asht ai sod m’ u vue m’ hulli,

Edhe me u thanë anmiqve e t’ tanë njerzimit:

“Un ktu sundoj! M ’ketë shkamb mue m’ vuni Zoti

E kndej nuk luej, pa u shuemun stina e moti”!?

  1. Ah! T’ mjerët na, t’ mjerët! E sod, me ‘i pecë të kuqe

E me ‘i orrl duem qi Shqyptarija e mjera

T’dalë vedit n’ dritë, si vedit çilë n’ bubuqe

Nji drandofille e njomë, kur kthen prendvera…

Jo, jo, Shqyptarë! Por banje flamrin duqe

E zhytnje n’ Dri t’ mos t’ a zhvillojë kurr era.

Flamri Kombtar nuk ka shka ban nder né,

Po kjé se dashtuni nuk kem’ p’ r Atdhé

  1. E, drue dashtni p’r Atdhé nuk ka Shqyptari;

Me gjasë, s’ çan kryet Shqyptari per komb t’ vet,

 

 

As per njatë gjuhë t’ ambel qi i la i Pari,

As pse Shqypnija n’ vedi u ba sod shtet;

Pse e shoh se veç atje, ku xhixhillon ari

Pa frymë e tue dihatun vrap ai nget:

Si Krishtin shiti Juda Iskarjotë,

Drue Atdheu nder né po shitet p’r zallotë…

  1. A thue mos fola keq?…Po lypi t’ falun;

Perse ktu vetë me fye nuk due kurrkendin.

E pse asht mirë fjalen n’ zemer t’ fryt m’e ndalun,

Por njai, qi të liruem me e pasë s’ do vendin,

A prej se s’ mundet vetë m’ shkamb t’ naltë me dalun,

A prej se tjervet s’ don m’ u a lshuemun rendin

A thue ai s’ asht Judë? Po, kambë e krye Iskarjota!,

E pra, ksi nipash ka ‘dhe shum Kastriota…

  1. E po p’r ata, qi, zyre e nderë harrue,

Qi, marre e turp kaherë flakrue mbas shpinet,

M’ visar t’ Atdheut me t’ huejë shkojn tue tregtue

(Kush ndyt mbas Frankut rrejtë, kush mbas Sterlinet

Kush pse Dinari teper i asht lakmue),

E Atdhén prej s’ huejësh me e qitun duen bashtinet,

Thue edhe per ta ndokuj do t’ i hijë çuda,

Kur thom, se nuk janë tjeter, veç se Juda?..

  1. Po, Juda janë, e gjinde janë trathtarë,

Porsi njata, qi n’ mend prej s’ huejësh mahitun,

Varzat e djelmt, – e para uzdajë shqyptare –

Me ndjesi t’ hueja n’ shkollë i çojn me i rritun,

 

 

Tue lanë mbas doret t’ amblen gjuhë amtare,

Pa t’ cillen kombi s’ mundet n’ dritë me u qitun;

E me çakrrija t’ mbetna shkret mbas tregut,

E lanë me u rrejtë nipnin e Skanderbegut.

  1. O Skanderbeg Kastrjota! O rrfé mizore!

Serbjani i mnishem, po ké votra pshtetun,

Nipavet t’ vet u flet m’ lahutë zatore,

Sa forcë e anmikut pit nen shpatë t’ ka mbetun:

Por nipat t’u n’ Shqypni sod nder msojtore,

(Ku gjuha shqype hin si fmij i gjetun…)

As emni, ndoshta, nuk e dijn si t’ quhet;

Pse tjerë fatosa aty me zanë u duhet.

  1. Veç po, njat’ emen t’ and t’ bekuem, t’ madhnueshem,

Si t’ huejë, si nipa t’u, dijm me t’ a quejtun,

Kur ndonji lash dobijet fort t’ ngatrrueshem

Me té duem me zhgatrrue, e kur me vuejtun

Duem ndonji kundershtim, qi n’ vend t’ naltueshem

S’ na lên m’u kapë mbas dshirit t’onë të pruejtun:

Nen emen t’and, po, t’ gjith atëherë na strukmi,

Kur atdhetarë n’ sy t’ kombit duem qi t’ dukmi.

  1. Ah! Jo; kangë gzimit sod, moj Zanë, nuk due!

Sod un due qi kah fjalët e mija t’ dalin,

Si rrkajë vullkanit t’ shkojn tue gurgullue:

T’ shkojn tue  therun, si thika qi thér djalin

E vetem ambel m’ prehen t’ nanës pushue:

T’ bumbullojn, po, si rrféja, qi trandë malin;

 

 

Pse teper keq Shqypnija e ngratë ka ngelun,

Teper pa nderë pse nami i saj asht shkelun.

  1. Oh vaj! Oh kob! Oh marré e turp per né!

Sot sheklli mbarë prir synin prej Shqyptarvet,

Me pa si perkujdesmi per Atdhé;

E si u dishmojm me punë na kundershtarvet

Se jemi t’ zott me u lidhë me bésë e fé

Edhe vetë me sundue vendin e t’ Parvet:

E na, harû e si polipa deti,

Veç hapim syt me shkye ndoi ‘i send per veti!..

  1. Shqyptarë! Shqyptarë! Ndigjoni, pashi Zotin!

Pa ju kurr s’ mundet n’ dritë me dalë Shqypnija:

A thue, pra, n’ terr po e lini m’e shkue motin,

Tash qi dergoi t’ bardhë fatin Perendija

Flamur me ngrehun n’ vedi? E Gjergj Kastriotin

E t’ Parët, a thue, kshtu do t’ korisë nipnija,

Ké shoq me shoq enè s’ kem’ ra na n’ fije?

Ké vémë fitimin para çdo Shqypnije?

  1.           Ah! Jo, Shqyptarë, jo; mos e lshoni doret

Shqypnin e mjerë, – ketë Atmè t’uej t’ bekueme

E cilla sod, pervujtë si vashë kunoret,

S’ parit po hin nder fise t’ qytetnueme.

A thue pse teper t’ ngushta i ka terthoret

M’e lanë me dnesë prap nen kambë t’ huej t’ poshtnueme?

Ma e vogel se Rusija pat kenë Sparta,

Por nami i saj asht shkrue me shkrola t’ arta.

 

 

  1. Ah! Ktu, Shqyptarë, po, ktu, e m’ vorr t’ Kastrjotit

Per rreth Flamurit t’onë t’ gjith t’ bahmi ‘i vlla,

Edhe t’ apim shoshojt besen e Zotit

Se per Atdhé na kem’ m’u orvatë pa da.

         Tue shkri per té të gjitha ditt e motit:

Se para t’ gjith në vorr na kem’ me u kja,

Se e lamë Shqypnin me e shkelë prap themra e huej.

Posë Zotit n’ qiellë, s’ do t’ i sherbejm mâ kuej.

 

Shenim nga F. Radovani: A thue asht shkrue..,  sot ?!

            Melbourne, 15 Janar 2021.


Send this to a friend