PJESA E PARË
1
Që në krye të herës vlerësoj komedinë “Pallati 176” të Adelina Balashit si një ndër veprat komiko- skenike më të vlerta, të fondit të komedisë realiste shqiptare. Autorja ka realizuar mjeshtërisht raportet e artit me jetën ku asnjeri nuk e dhunon apo përjashton tjetrin, përkundrazi, jeta është burim për artin, arti është mjeshtëri që e shpreh me mjetet figurative humoristike e satirike realitetin.
2
Komedia “Pallati 176” së pari është botuar në revistën “Teatër” me titullin “Vani dhe të tjerët”. Është shfaqur nga grupet amatore teatrore në Tiranë dhe qytete të tjera. Regjisorët Alfred Bualoti dhe Andon Qesari të Teatrit Popullor (Sot Teatri Kombëtar) e kishin lexuar dhe pëlqyer komedinë dhe e vunë në skenë me një trupë amatore të Tiranës kur po zhvillohej Olimpiada teatrore.
Dhe korrën një sukses të merituar.
*** E pëlqyen komedinë edhe drejtuesit e Teatrit Popullor dhe ftuan autoren Adelina Balashi për ta ngjitur në skenën e teatrit profesionist. Dramaturgu Ruzhdi Pulaha dhe dy regjisorët do të bashkëpunonin me autoren para dhe gjatë procesit të inskenimit. Bashkëpunimi qe i frytshëm, u rrit cilësia artistike fal edhe batutave të aktorëve që improvizonin sipas rolit ku shquhej aktori brilant Roland Trebicka.
3
Historia e krijimit të kësaj komedia është jo e zakonshme. Fillimviteve 1980 me propozim të Shtëpisë Qëndrorë të Botimeve Skenike, Komiteti i Kulturës e Arteve dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, miratuan hapjen e një kursi pasuniversiatar (9-vjeçar) për dramaturgët e rinj që kishin dhënë prova duke vënë pjesët e tyre në teatrot e kryeqytetit dhe nëpër rrethe.
*** Kursantët u përzgjodhën nga një staf i përbërë nga Bardhyl Kosova, Teodor Laçi dhe Mexhit Prençi. Balashin na e rekomandoi Sadie Agolli, redaktore në Revistën “Skena dhe Ekrani”, në të cilën unë botoja shpesh shkrime kritike. Adelina nuk i plotësonte kushtet, nuk kishte shkruar as dramë as komedi, por poezi dhe material për estradën amatore të Librazhdit (Ishtë mësuese gjuhe dhe letërsie në këtë rreth). Nga kursantët e përzgedhur ishte vetëm një dramaturge, Shpresa Vreto, që shkruantë pjesë teatrore për fëmijë. Komisioni pas debatesh vendosi ta pranojmë edhe Balashin.
*** Kursi drejtohej e menaxhohej nga institucioni ynë. Programet u përgaditën nga pedagogët e Akademisë së Arteve të cilët do të ishin edhe lektorë. Në fund të kursit secili do të paraqiste një vepër dramë apo komedi. Balashi e dorëzoi e fundit komendinë. Profesorët e Akademisë së Ateve nuk e vlerësuan ndër më të mirat, e kalaun si vepër dosido.
4
Sapo mbaron kursi Balashi vjen në Revistën “Teatër” që drejtoja unë dhe me ndrojte më thotë ta lexoja komedinë e saj dhe nëse kishte vlera dëshironte ta botonte. Më rrëfen shkurt përmbajtjen. Do ta lexoj që sot i them , eja nesër të marrësh përgjigje.
*** Vjen të nesërmen.. I them është një komedi që edhe më pëlqen edhe s’më pelqen. U skuq në fytyrë. Si?!.. S’po të kuptoj… Kjo komedi, e ndërpes, kështu siç është nuk mund të botohet, por as nuk mund të refuzohet, sepse i ka të gjithë elementët komikë të një komedie realist edhe klasike. Mendoj ta ripunosh, nga 120 faqe duhet të zbritet në 65-70. U çel në fytyrë. E mirëpriti. Pastaj po mendohej. Mos u mendo, i them, hyri punës… Unë kam bërë ç’kam bërë, s’kam ç’bëj më, më p-ërgjigjet….Po sikur ta redaktoj unë, me lejon të mënjanoj përsëritjet apo gjërat e panevojshme dhe të bëj ndonjë ndërhyrje të vogël artistike pa prekur thelbin e asaj që ti ke shprehur. U dakortësuam. Pasi e përgadita për botim, i vura titullin “Vani dhe të tjerët”. Kështu komedia u botua mirëfilli në revistën “Teatër”.
PJESA E DYTË
1
Siç nënvizova më sipër kjo komedi ka vlera të larta artistike. Ajo e bën lexuesin apo spektatorin të qesh jo me hundën e shtrenbër, por me shpirtin e deformuar siç do të thoshte komediogafi i madh me famë botërore Nikollaj Gogoli.
*** E bën të qesh me veset e njerëzve, me bëmat e tipave e të karaktereve komikë dhe me dukuritë e shëmtuara të jetës, me ngjarjet e situatat që janë obekt të humorit dhe satirës.
2
Teatri profesionist e ngjiti në skenë këtë komedi pas një ripunimi me nivel cilësor dhe i vuri titullin “Pallati 176”. E qeshura komike e spektatorit buron natyrshëm nga realiteti jetësor i shndërruar në realitet artistik komik, nga veprimet dhe bëmat e karakterve të komedisë, sidomos të spektaklit.
Artdashësit e rinj apo të moshuar e pëlqyen dhe duartrkitën fort komedinë e cila ka numrin më të madh të shfaqjeve se çdo komedi vënë në këtë skenë.
*** Një vepër komike që publiku sa herë ta shohë përjeton të njejtat emocione, ndoshta edhe më të forta se të parat, është tregues i afirmimit të vlerave të saj.
Kjo sipas meje është së pari vlerë e spektaklit të kësaj komedie, nga loja e mrekullueshme e aktorëve se sa nga teksti i komedisë apo ndoshta edhe për të dyjave bashkë.
3
Lind pyetja çfarë pëlqen lexuesi apo publiku nga komedia dhe spektakli “Pallati 176”? Sipas meje spektatori nuk shkon në teatër të marr leksione morali, as mesazhe apo zgjidhje të gatshme të problemeve e konflikteve, qofshin ato individuale apo kolektive. Publiku e ndjek teatrin për t’u kënaqur, një pjesë tjetër për t’u zbavitur, ca për interesa artistike, të tjerë për t’u liruar nga streset e nga hallet qoftë edhe për dy orët; një pakicë shkon në teatër për performacë, ndërsa të pasionanuarit e “tifozët” shkojnë në tetaër për forcën magjike të tij ku përjetojnë një realitet tjetër artistiko-komik më të përsosur se realiteti jetësor.
4
Komedinë “Pallati 176’ të Balashit spektatori e ndjek për t’u zbavitur, për t’u kënaqur. Në spektakël ai qesh me tipat e karakteret si Jovan Bardhi (Roland Trebicka), Perikliu (Anastas Kristofori), Liria (Pavlina Mani), Sandri (Ilir Bezhani) etj. të cilët me veprimet psiko-fiziko-komike jo vetëm ndjellin gaz te publiku, por edhe vetedemaskohen.
5
Autorja është qëmtuese e vëzhguese e vëmendshme e realitetit, e prirur të rrok dukuritë negative e regresie të njerëzve, të metat e tyre, veset, zakonet e këqija, sipas vizionit të të saj që këto t’i stigmatizojë dhe ta bëjë lexuesin apo spektatorin të qesh me bartësit e tyre e t’i përzërë personazhet nga skena me të qeshurën komike që jep kënaqësi estetike.
*** Kur spektatori shikon Jovanin e komedisë, si arsyeton, si sillet, si vepron në situata të ndryshme, ku vetë ai me veprimet psiko-fizike vetëpërqeshet,vetëdemaskohet dhe, kjo është realizuar me art të klasit të parë, ai ndjen kënaqësi dhe qesh me veset e këqia të Vanit që demonstrohen me seriozitet komik nga ai.
6
Jovani i komedisë dhe i pektaklit është figurë protagoniste. Thelbi komik i kësaj figure qëndron në kontrastin midis qëllimeve serioze dhe pamundësisë për t’i realizuar ato, midis shfaqjes dhe thelbit, sjelljeve e veprimeve në mënyra komike, groteske, të tërthorta e inverse, çka vetëdemaskimi merr përparësi duke rritur dosën e përqeshjes së vetëvetes dhe e qeshura komike e lexuesit apo spektatori vjen gjithnjë në rritje.
*** Bëmat e Trebickës në rolin e Jovan Bregut dhe alternativat e tij për zgjidhjen e problemeve, janë komike, batudat me kripë, dialogët humoristik, gjestikulacionet etj. mjeshtërore dhe me humor, të cilat në aktrimin e Trebickës shpirtëzohen, gjallërohen dhe janë më të përsosura se figura në tekstin e komedisë.
7
Po ndërsa Jovani është personazh komik, realist dhe grotesk, Perikliu ështëdramatiko-komik. E tillë edhe Liria. Ato plotësojnë njeri-tjetrin.Komikja tek ata shfaqet në rrafshin e moralit, nëpërmjet kontrastit midis mënyrës së vjetër tradicionale të krijimit të familjes në raportin shtresë e lartë-shtresë e ulët.Ky kontrast socialo-historiko-tradicional, e vë në pozita qesharake familjen e Perikliut, që nuk do të lidh krushqi me një familje që nuk është e shtresë së lartë, e në të njejtën kohë, fobia se Vani është punëtor që i përket klasës punëtore e mund t’i sjellë pasoja, e bën atë një figurë komiko-dramatke.
8
Shoqëria jonë në kohën e monizmit ishte e tjetërsuar. U krijua një moral dhe traditë sipas ideologjisë komuniste ku dhunoheshin dukuritë e realitetit, normat e rregullat e traditës, siç ishte krijimi i krushqive mbi bazën e familjeve të fisme, me virtyte sipas shresave e rangjeve, sipas konceptit shtëpi e mirë”, “familje me virtyte” etj. Komunizmi i përdhunoi këto tradita. Në vend të tyre u vendosën rregulla e norma arbitrare të pashkruara. Le të kujtjtojë se nuk lejohej të martohej një djalë komunisti me një vajzë kulaku, ballisti a zogisti, apo një vajzë legalisti të martohej me një djalë ish-partizani, veterani, sekretari partie, po as edhe me një komunist të thjeshtë.
9
Këto norma morale absurde dhunonin ligjet e natyrshme te krijimit të familjes mbi bazën e dashurisë së vërtetë, paçka se reklamohej dashuria e lirë. Autorja e ndjente këtë. Vështrimi realist i jetës e orientoi të ndërtojë jo vetëm konfliktin midis së vjetrës dhe të resë, dashurihurisë së lirë dhe konservatorizmit tradicional në marrëdhëniet prindër-fëmijë, por edhe konfliktin ideologjik në marrëdhëniet drejtor-punëtor në rrafshi familjar e social, ku sfidohet dashuria natyrale, njerëzore në marrëdhëniet e të rinjëve.
*** Për Perikliun dhe të shoqen Lirinë, të bëje krushqi me një familje punëtori ishte skandaloze. Nga ana tjetër refuzimi ishte i tmerrshëm, paojat akoma më të tmerrshme. Shkelej parimin socialist që proklamonte drejtesi e barazi sociale, ndonëse lejohej për shefat më të lartë që djemtë e tyre mund të martosheshin me cilëndo vajzë me të cilën ata dashuroheshin, me përjashtim të atyre që prindët e tyre konsideronin armiq.
*** Autorja i ka bërë bisht rajtimit komik të kësaj dukurie. Madje duke qenë vetë nën trysni ideologjike, figurën e Perikliut e trajton si personazh skematik të socrealizmit që bën një “kthesëë”, artificiale, pranon krushqinë. “Kthesa” e tij nuk ishtë as e natyrshme as e besueshme, as e vërtetë, por e detyrueshme për shkak të pozcionit ideologjik.
10
Tërë esenca e përmbajtjes së kësaj komedie është koncentruar në sentencën e Perikliut: “Krushqi me Jovan Bregun?! Pu-pu-pu-puu…” që përdoret me sens humoristik, si leitmotiv i komedisë. Është një ngarkesë emocionale që zien përbrenda botës dramatike të përmbajtur të personazhit e shprehet në mënyrë racionale.
*** Nga ai togfjalësh nxjerim tre përfundime. I pari: “morali” komunist pranonte që nëpunësit e lartë të .mos refuzojnë lidhjet martesore me shresat e ulta ; duhej pranuar që edhe me një punëtor dembel si Jovan Bregu, llfazan, thashethemaxhi, i paaftë e karagjoz, indiferent ndaj shoqërisë, të bëjë krushqi me nëpunësin e lartë, – nga ana tjetër i vinin kufij dashurisë së lirë të të rinjëve sipas parimit të luftës së klasave.. I dyti lidhet me familjen që bëhet ombrellë e fëmijëve: të cilët luftjnë të dalin prej obrellës , të jenë të lirë dhe të vendosin vetë për fatin e tyre, ndërsa prindët u vënë mure. I treti: lufta prindër-fëmij është e lashtë sa vetë familja, një konflikt i përjetshëm i brezave që shfaqet në formë spirale dhe merr forma të reja sipas kohës dhe qytetërimit, ku të rinjtë rrebelohen me primdërit.
11
Ikja e Elsës nga shtëpia e prindërve me të dashurin e saj Fredi (i biri i Jovanit) në shtëpi të tij, ishte sfidë; krisje, thyerje, kryengritje ndaj moralit të perikli-ve, liri-ve, por edhe të çdo morali refuzues i dashurisë së lirë midis djalit dhe vajzës. Kjo ra si gjëmë mbi kokat e Perikliut dhe Lirisë. po të shprehemi në mënyrë figurative, atyre u vërtitej rrotull tavani, fotografitë e varura në mur, abazhuri e gjithçka. Njëqind kumuri këndonin mbi kokat e tyre, njëqind këmaba binin përnjëherë.
*** Ndaj, sipas botës së tyre, ata mund të dilnin nga kjo situatë duke e fejuar shpejt e shpejt vajzën me një djalë tjetër, për të shpëtuar veten nga faqja e zezë..
*** S’e zinte gjumi Perikliun… Prej opinioneve e thashethemet që mund të përhapeshin, qëtësia në familjen e tyre do të mirrte arratinë; por më shumë u trtronditen nga frika.se çdo të thonë shefat e lartë ?!…Mund ta fusnin në kallëpe politike që nuk pranon krushqinë me një punëtor. Dhe dihej se ç’rrukullimë do të merrte jeta e tij dhe familjes.
12
Këto trysni psikologjike janë argumente të forta të veprimeve të Perikliut, I cili e fshinë togfjalëshin “Krushqi me Jovan Bardhin, pu-pu-pu” siç fshihen nga shiu gjurmë në rërë. Dhe bën “kthesën…”. Sigurisht artificiale, jo bindëse, i detyruar si nëpunës i regjimit të diktaturës së propletarialtit. Kthesa nuk buronte nga ndërgjegjësimi që u jepte te drejtë të rinjëve në dashurinë e tyre, siç ishte dashuria e Elsës me Fredin, e natyrshme, e sinqertë, e vërtetë,. Është edhe kjo një aryse që komedia pëlqehet prej lexuesi elitar, po edhe prej spektatorit të zakonshëm.
*** Lexuesi apo spektatori i jep të drejtë çiftit të ri, e mbështet dashurinë e tyre ndonëse thyen disa rregulla frenuese të lirisë së saj dhe tallet nëpërmjet të qeshurës me ata që e pengojnë atë. Kjo dëshmom se opinioni shoqëror është i përparuar.
*** Qëndrimi ideoartstik i autores është vetë qëndrimi i publikut. Ky mirëkuptim ka rritur intensitetitin e te qeshurit komik dhe forcën e transmetimit të mesazheve të komedisë.
PJESA E TRETË
1
Komedia “Pallati 176: shquhet për mënyrën si është konceptuar dhe realizuar ku elementi dominant i komikes është vetëdemaskimi i vetëvetes nga personazhi protagonist i komedisë. Jovani dhe personazhet e tjerë, me çka thonë e çka bëjnë, vetëdemaskohen. Arsenali i mjeteve shprehëse është i larmishëm dhe original..
*** Sipas konceptit dhe vizionit të autores për vetëdemaskimin, është strukturuar dhe formësuar komedia dhe personazhet. Vetëdemaskimi komik është ndër mjetet më të rëndësishme të humorit dhe satirës, ku autori shpreh me gjuhën e artit përmbajtjen komike të njeriut të dyzuar të jetës, regjisori mbështëtur në përsonazhin e autorit, shpreh me gjuhën e tij leximin që i bën ai tekstit, e në nënshresat semantike dhe qëndrimit personal, ndërsa aktori që lot figurën artistike e përjeton thellë atë e nëpërmjet veprimeve psikofizike e gjallëron dhe shpritëzon. Kjo është mrekullia që bën magjia e artit skenik.
2
Komediografja e re formësoi dhe strukturoi këtë komedi sipas rregullave realiste dhe klasike. Ishte realiteti shqiptar i viteve”80, që i dha lëndën, subjektin, ngjarjet e situatat, që ishin objek komik, të cilat i realizoi me vërtetësi jetësore dhe artitstike dhe formësoi personazhe komikë që u ngjasin njerëzve të jetës e bëmave të tyre, por nuk identifikohen me ta.
3
Krahas vetëdemaskimit si element kryesor komik që përnban vlera të konsiderueshme, siç e cika më sipër, është edhe gjuha e komedisë në tërësi e cila është e shkathët, dinamike dhe koloristike, e pasur në dialogë ekspresiv, me batuda brilante e me sentencat e mençura me humoristike.
4
Si konkluzë: Komedia “Pallati 176” është një vepër ku inegrohen natyrshëm ementet e realites, klasikes dhe groteskut, e pasur në situata humoristike, e larmishme në karaktere komike, ku vendin e parë e zë Jovan Bardhi. Është strukturuar me mjeshtëri duke aplikuar një arsenal mjetesh humoristike e satirike ekspresive… Përjashtoj momemntin e “kthesën” të personazhit kryesor ,që të kujton kthesat që bënin personazhet e veprave të sorealizmit.
**** Është ndër komeditë me vlera të larta, ndër më të mirat e traditës. Rivënia në skennë sot nga një optike e re regjisoriale mderne do të kërkonte regjisorin që eksperimenton dhe s’ka njohur dështime.
Komentet