….Tjetrin prite sipas veshjes dhe percille sipas mendjes …thoshin kah-heret te paret tane te mencur….
Sepse nuk thone me kot se veshja eshte si Kopileshja… o te ben qe njerezia te afrohen, te mbajne ne goje per te mire, e te te respektojne…ose ne te kundert te te pergojojne e te etiketojne si zhuls, karagjoz…e te zene te tallen me ty…
Sepse ne cdo kendveshtrim qe ta shohesh e me cfaredo lloj llogjike qe ta gjykosh ..veshja se pari tregon respektin ndaj vetes, ndaj personalitetit tend, ndaj emrit qe ti gezon ne shoqeri e ne komunitetin njerezor me te cilin jeton.,..per te mos shkuar me larg pastaj…kur veshja disa here per shkak te postit, funksionit apo detyres zyrtare qe kryen eshte e detyruar te te komandoje ajo ty e jo ti ate…
…Se po te doli ne dere e po te priti i pari i shtepise me breke…dihet se ne ate shtepi te gjithe te cmendurit e tjere jane lakuriq …me thoshte sa here me shaka nje Dajua im i mire …
Dhe paska pasur te drejte sa me s’ka…
Cdo njeri mund te vishet e te sillet si te doje….natyrisht brenda normave e kodeve normale e te lejuara e pranuara edhe nga komuniteti njerezor me te cilin jeton ….por kur ky njeri perfaqeson dicka krejt ndryshe sepse eshte i veshur me petkun zyrtar, funksionin, detyren e postin shteteror a qeveritar…etj …atehere cdo gje nis e ndryshon kryekeput dhe se pari pikerisht nga menyra e jashteme e tij e paraqitjes sidomos ne publik… c’ka nis vecmas.. me veshjen…
Fjala vjen nje President, nje kryeminister, minister deputet a zyrtar e funksionar i larte i shteti…nuk mund te dale dot ne publik..as lakuriq, as me citjane, brekushe, pantallona te shkurtera , me kanotjere…zbathur, i pa lare, i zhubravitur….etj etj sepse edhe nese do ai nuk ja lejon emri e funksioni shteteror e qeveritar te cilin vendi e populli i tij i kane besuar…sepse direkt apo indirekt cdo lloj paraqitje e tyre perfaqeson e prezanton absolutisht vendin e popullin e tyre…per mire apo per keq….
Dhe ky kryeministri yne …qe ”solli shijen” ne politiken shqiptare sipas frymorit me pa shije ne kete Planet….koketrashit Baton Haxhiu….vajti sot per te votuar e per te ”respektuar” Voten por edhe votimet e shqiptareve te tij …pikerisht me kete lloj alla-veshje fyese e poshteruese per kedo….me xhakete e pantallona te shkurtera…dhe ne krah me bashkeshorten qe se ku kish gjetur nje grumbull rrobash zhubra-zhubra e ashtu me nxitim e siper i kish veshur qe te shoqeronte bashkeshortin kryeminister karagjoz…
Dhe qe ketu fillon e mbaron Votimi …o shqiptare qe kurre nuk e kuptuat e kurre nuk zute mend dot…qe ketu ju kane fyer e poshteruar sa me s’ka…ju kane degjeneruar e perdhosur sa nuk ka fare me nevoje per komente te teperta…
Asnje lloj respekti per voten, votimet e votuesit shqiptare…. kete do te thoshte ne shqip fare veshja e sotme e ”ciftit qeveritar” ne qendren e tyre ne Surrel teksa u shfaqen si boheme endacake ne nje dite te tille qe minimumi meriton pak respekt…te pakten per komunitetin njerezor prane e mes te ciilit ti jeton… pa folur per emrin, postin, detyren e funksionin e larte shteteror qe ke…
Ja pra se cilet te udheheqin e te drejtojne ty o popull …ne fakt duhet thene ty o gjysem -popull qe sot mezi prite te gdhinte sabahu e me vrap e mbajte frymen tek kutia e Surrelit te shihje se si te kish ftuar e se si do te te respektonte ty e voiten tende e te drejten per te votuar xhakete-pantallon-shkurteri yt shtat -gjate…
Nje vendi e nje shteti shihi te parin qe e drejton …veshjen, sjelljen, menyren e te folurit, intelektin, tolerancen, miresjelljen , mirenjohjen, mencurine, thjeshtesine, korrektesen me detyren, komunikimin e respektin reciprok qe ai ka me kedo qe perballet …thuhet diku ne nje liber qe ben fjale per figurat e personalitet e shquara te politikes boterore…e me pas shkruhet…..ne varesi te ketyre nis edhe respekti apo mos respekti…vleresimi apo nenvleresimi per vendin e popullin e ketij te pari shteti…
Veshja – kopileshja…no coment…kur ta kuptosh kete edhe ti o populli im atehere nuk besoj se do te kete me ne historine tende kombetare 30 qershore te tille ….ok…
I dashur Adriatik,
Artikulli juaj, me një titull fort domethënës, është një leksion kuptimplotë për cilindo shqiptar që respekton vetveten dhe që dallohet për një ndërgjegje dhe dinjitet të admirueshëm kombëtar. Ju keni plotësisht të drejtë të dëshpëroheni dhe të habiteni me gjysmëpopullin shqiptar, të cilit nuk i bën përshtypje veshja e një kryeministri karagjoz, i cili del në publik si ndonjë klloun cirku. Por ne nuk duhet të habitemi, ore i dashur Adriatik, me qendrimin e gjysmëpopullit shqiptar ndaj kryeministrit të vet me veshje të shpifur. Sepse raportet e veta me gjysmëpopullin shqiptar ai i vlerëson si raportet e agait me shërbëtorin. Ju e keni lexuar dhe e mbani mend shumë mirë një ese të shkëlqyer të të Madhit Faik Konica, me titull “Zakoni i skllavërisë”. Ju lutem, ia vlen ta rilexoni, që të qetësoheni shpirtërisht. Thjesht për t’u bindur përsëri e përsëri se cila është psikologjia e gjysmëpopullit shqiptar në raport me again e vet.
Me respekt.
Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
30 qershor 2019