VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Veseli thërret në takim urgjent krerët e shtetit, diskutohet për taksën

By | February 11, 2019
blank

Komentet

blank

Vjosa Osmani flet me Borrellin për dialogun: Serbia nuk zbatoi dy të tretat e marrëveshjes së Brukselit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një bisedë me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borell, ka deklaruar se Beogradi nuk zbatoi dy të tretat e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.

Osmani foli me Borellin gjatë qëndrimit të saj në Turqi, ku mori pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, thuhet në njoftim.

“Ne kemi treguar gatishmëri për të marrë pjesë në dialog, por në një proces të përgatitur mirë, i cili do të rezultojë në një marrëveshje përfundimtare mbi njohjen reciproke dhe që do të respektojë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës”, tha Osmani.

Kujtojmë se së fundmi edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar në Bruksel me delegacionin serb, ku është takuar edhe me Aleksandër Vuçiq.

Në këtë takim, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar me katër pika si kushte për të dialoguar me Serbinë për marrëveshje që do të përfundonte me njohje reciproke, derisa, të njëjtat nuk i kanë pranuar udhëheqësit e Beogradit.

Serbia po vazhdon që të insistojë për çështjen e Asociacionit, kusht ky që nuk po pranohet nga pala kosovare.

Takimi i radhës Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Brukselit do të mbahet me 25 korrik./Express/

blank

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të finalizohet brenda mandatit të Bidenit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për gazetarët në Bruksel, 15 qershor, 2021.

 

RFE/RL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshijë njohje të ndërsjellë dhe duhet të finalizohet sa më shpejt.

Kurti i bëri këto komente në Bruksel, pas takimit që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Unë theksova se në kuadër të mandatit të zotit (Josep) Borrell (shef i politikës së jashtme të BE-së) dhe në kuadër të mandatit të presidentit (amerikan, Joe) Biden, do të duhej të bëhej marrëveshja, mirëpo sa më herët që bëhet, aq më kollaj është. Prandaj, duhet ta shfrytëzojmë fillimin e mandatit edhe të Qeverisë sonë, edhe të presidentit Biden, në mënyrë që ta realizojmë këtë marrëveshje”, tha Kurti.

Ai po ashtu tha se arritja e marrëveshjes do të jetë e vështirë, por shtoi se nuk është pesimist se një gjë e tillë nuk mund të realizohet.

“Është e qartë, Kosova dhe Serbia nuk mund të integrohen në BE pa njohje të ndërsjellë dhe sa më parë që realizohet ajo, aq më mirë”, tha Kurti.

Në takimin e së martës në Bruksel, Vuçiq tha se me delegacionin e Kosovës nuk janë pajtuar “absolutisht për asgjë”.

Në këtë takim, Kurti tha se ka ngritur çështjen e të pagjeturve dhe shtoi se nuk ka parë gatishmëri nga pala serbe për këtë çështje.

“Nuk duket që ka gatishmëri (nga Serbia) për t’u marrë me njerëzit përgjegjës të asaj kohe, të cilët, fatkeqësisht, janë edhe në pozita shtetërore. Pra, nuk bëhet fjalë për njerëz që janë bërë deputetë me votat e qytetarëve, por për njerëz të emëruar nga pushteti i atjeshëm, në ato pozita që i kanë”, u shpreh Kurti.

Palët paralajmëruan se raundi i ri i bisedimeve do të mbahet në fund të muajit korrik.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Ky proces ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

blank

Presidenti Biden me paralajmërim të fortë para takimit me udhëheqësin rus

Marrë nga Associated Press

Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi pjesëmarrjen e tij të parë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s për t’i bërë thirrje Presidentit rus Vladimir Putin të heqë dorë nga aktet provokuese ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve. Udhëheqësit e NATO-s bashkuan zërat me Shtetet e Bashkuara duke e akuzuar zyrtarisht Moskën dhe Pekinin për veprime keqdashëse.

Zoti Biden, me një stemë të NATO-s në jakën e xhaketës, tha se në bisedimet e tij me aleatët para takimit të tij të mërkurën me udhëheqësin rus të mërkurën, të gjithë u shprehën në mbështetje të planeve të tij për t’i bërë presion udhëheqësit rus të ndalë sulmet kibernetike që e kanë origjinën në Rusi dhe vënë në shenjestër objekte dhe sisteme jetike për Perëndimin, si dhe të ndalë shtypjen e kundërshtarëve politikë dhe ndërhyrjet në zgjedhjet e vendeve të tjera.

“Do t’ia bëj të qartë Presidentit Putin se ka fusha ku mund të bashkëpunojmë, nëse ai është i gatshëm. Nëse ai preferon të mos bashkëpunojë, nëse vepron në të njëjtat forma si më parë lidhur me sulmet kibernetike dhe veprime të tjera, do të përgjigjemi me të njëjtën monedhë,” tha presidenti.

Zoti Biden është në vazhdën e një vizite tetë ditëshe në Evropë në përpjekje për t’u siguruar se Perëndimi flet me një zë të vetëm përballë Rusisë dhe Kinës.

Udhëheqësit e NATO-s u përgjigjën duke dalë me një deklaratë që e cilëson Kinën një sfidë të vazhdueshme për sigurinë, e cila përpiqet të minojë rendin ndërkombëtar që bazohet tek rregullat.

Ata shprehën shqetësim lidhur me ato që i cilësuan si “politika presioni” nga ana e Kinës si dhe praktika jo transparente në përpjekjet për të modernizuar forcat e saj të armatosura si dhe në përhapjen e dezinformimit.

Aleatët gjithashtu dënuan aktivitetin provokues ushtarak të Rusisë dhe manovrat destabilizuese pranë kufijve të vendeve anëtare të NATO-s.

“Deri kur Rusia të dëshmojë se po respekton ligjin ndërkombëtar dhe përgjegjësitë e tij, nuk do të ketë kthim në marrëdhënie normale,” thanë ata.

Ndërkaq, komunikata e re e Brukselit deklaron se vendet e NATO-s “do të angazhohen me Kinën të nisur nga parimi për mbrojtjen e interesave të Aleancës”.

Para samitit të NATO-s, Presidenti Biden mori pjesë në takimin e G-7, ku arriti të bindë pjesëmarrësit të dalin me një komunikatë që denoncon punën e detyruar dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut nga Kina, përfshirë edhe persekutimin e ujgurëve dhe pakicave të tjera etnike.

Megjithatë, duket se aleatët nuk janë aq të gatshëm të dalin me deklarata të forta denoncuese ndaj Kinës.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendimi i NATO-s për ta veçuar Kinën si kërcënim “nuk duhet tepruar” pasi Pekini, ashtu si Rusia, mbetet vend partner në një numër fushash. Kina është partnerja më e madhe tregtare e Gjermanisë, prandaj tha zonja Merkel “duhet gjetur balanca e duhur”.

Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje Aleancës të mos lejojë që Kina të bëhet temë shpërqëndruese nga probleme më kritike për NATO-n, ndër to lufta kundër terrorizmit dhe sfidat e sigurisë me Rusinë.

“Mendoj se ka shumë rëndësi të mos hapemi më shumë se duhet në përpjekjet tona dhe të mos tregojmë paragjykime në adresë të Kinës,” tha zoti Macron.

Të hënën, ambasada kineze në Britani nxori një deklaratë ku e cilëson komunikatën e G-7 “një ofezë e qëllimtë njollosëse ndaj Kinës, e cila në mënyrë arbitrare ndërhyn në punët e brendshme të Pekinit”.

Ndërkaq, aleatët e Shteteve të Bashkuara si në takimin e G-7, ashtu edhe në samitin e NATO-s kanë shprehur çlirim dhe entuziazëm për pozicionimin e Presidentit Joe Biden ndaj partneritetit transatlantik, një qëndrim që dallon dukshëm nga politika “Amerika e Para” që ndoqi pararendësi i tij, Donald Trump.

blank

KUSH PO E DËSHIRON NDARJEN E KOSOVËS? – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

      
     Pakoja e presidentit Ahtisari, iu imponua Kosovës, në rrethanat e konsolidimit të shtetit të brishtë të Kosovës. Favoret për pakicat, ishin enorme, në raport me pakicat e shteteve të rajonit dhe më gjerë në kontinent. Të paktën, nuk është ngulmuar, që kjo të ndodhë edhe me pakicën shqiptare në Serbi, përkatësht, në  Kosovën Lindore, të cilën, paradoksalisht, e tkurrin, cinikisht, në “Lugina e Preshevës”, duke përjashtuar dy komunat tjera: Bujanovcin dhe Medvegjën.
     Megjithatë, pranimi i kompetencave të papara, të panatyrshme, për pakicat, sidmos për serbët lokal, ishte një tregues se shqiptarët kanë parësinë absolute, në sjelljen fisnike me pakicat. Por, kjo u keqpërdorë nga Beogradi, i cili, me qëllim të destabilizimit, të Kosovës, të alarmimit të Qendrave të Vendosjes, se nuk ka jetë të përbashkët me shqiptarët, organizoi ngjarjet e mars-prillit 2004, nëpërmjet agjentëve të tyre në Kosovë.
     Duke marrë shkas nga një ngjarje e trishtme, me mbytjen e tre fimijëve të Qabrës në Lumin Ibër, u organizuan protesta të dhunshme, të përgjakshme, kundër serbëve dhe kishave të tyre në Kosovë. Ishin veprime banditeske, të palogjikshme, larg çdo kodi shqiptar dhe norme njerëzore. Në krye të këtyre protestave, u vunë krerët  e organizatës të OVL të UÇK-së si dhe kryetarët e PDK-së dhe AAK-së të komunave.
     Në mbrojtje të serbëve, ndërhynë forcat e sigurisë të UNMIK-ut dhe KFOR-it. U vranë një duzinë njerëzish, kryesisht, të rinj shqiptarë dhe të moshuar serbë, qindra të tjerë u plagosën dhe asnjë nga krerët organizatorë të protestave, nuk pësoi gjë. Shqiptarët u koritën, u turpëruan dhe u fikën, sepse me buxhetin e Kosovës, u ndërtuan shtëpitë dhe kishat serbe.
     Ndërkohë, me kërkesën e Beogradit dhe aprovimin e ndërkombëtarëve, vuri në tavolinë tezën e decentralizimit të pushtetit të komunave, ku fituesit e parë ishin pakicat, përkatësisht, serbët lokalë. Nuk u ndalën me kaq. Kërkuan krijimin e Bashkësisë të Komunave, me shumicë serbe. Dhe, bënë 10 komuna, fshat e komunë! Dhe, që këtej u kalua në kërkesën ekstreme, Asociacionin, “Zajednicën”, siç e quajnë ata, me kompetenca ekzekutive.
    Ishin, pikërisht, protestat e dhunshme të mars-prillit 2004, të cilat shërbyen si preteks që Serbia fitoi status të zonës së mbrojtur, për kishat dhe manastiret ortodokse. Kulmon Manastiri i Deçanit, i cili zgjeron diametrin e truallit kishtar për 12 hektarë, duke grabitur pronën shoqërore.
     Është ky pëvehtësim arbitrar, i cili ka bllokuar punimet e autorrugës, e cila do të lidhte tri shtetet: Kosovë, duke u nisur nga Deçani, për të çarë bjeshkët, drejt Malit të Zi, Plavës, Gucisë, për të zbritur në Shqipëri, Valbonë dhe për të vazhduar tutje në Malësinë e Mbishkodrës, duke përfunduar në Adriatik.
     Më 2013, Hashim Thaçi e nënshkroi marrëveshjen fatale, për Asociacionin me të drejta ekzekutive, madje, me praninë dhe garancinë ndërkombëtare! Ishte një nënshkrim konspirativ, pa e konsultuar asnjë institucion të vendit! Sikur nuk mjaftoi kjo, më 2015, e bëri nënshkrimin e dytë edhe Isa Mustafa, në cilësinë e kryeministrit!
    Pra, nuk u gjykuan hafijet e Serbisë, që i “dhuruan” Kosovës Demarkacionin, decentralizimin të pushtetit komunal, për të ardhur ke Asociacioni! Dhe, nuk u dënuan as ata, që nënshkruan e vulosën këtë gjëmë, e cila po e rrezikon Kosovën, të kthehet në një shtet jo funksional, rakitik e dështak!
     I. Duke mos ndëshkuar argatët e Serbisë, të cilët e realizuan projektin e saj, për protestat vandale; duke mos dënuar konspiracionët e zyrtarëve, që nënshkruan Demarkacionin dhe Asociacionin.
     I trimëruar nga veprimet paraprake dhe mosndëshkimi i autorëve, Hashim Thaçi, i shantazhuar nga Serbia, me dosjen e zezë kriminale, të luftës dhe të pas luftës, për krimet në Kosovë, kryesisht, kundër kundërshtarëve politikë, nis lobimin për shkëmbim territorësh, përkatësisht, të ndarjes të Kosovës!
     Për të qenë i shpenguar, në veprimtarinë kriminale të tij, ai shfrytëzoi pazaret e pista, të kohës së luftës, me Qeverinë në Ekzil, duke zhvatur prej saj milionat, që kurrë nuk u përdorën për luftën!
     Në gjallje të Presidentit Rugova, Hashim Thaçi u pengua të ngritet në karrierë. Sepse Dr. Rugova kishte informacion se ai flirtonte me Shërbimin Informativ francez, të cilin e ndërlidhte edhe me Serbinë. Dr. Rugova ka paralajmëruar, se “Hashimi nuk duhet lejuar të ngritet në pushtet, sepse është i rrezikshëm për Kosovën!” Kjo porosi në gjallje, mbeti si amanet, pas shkuarjes së Tij në amëshim. Por, bastardët e LDK-së, e shkelën amanetin e kryetarit Rugova.
     Thaçi, me SHIK-un e tij, katapultoi në krye të LDK-së, njerëzit e tij. Koalicionet me LDK-në ishin formale. Realisht, ai e sundonte LDK-në, njësoj si partinë e tij, PDK-në. Edhe përzgjedhja e ministrave, nga radhët e LDK-së, bëhej me aprovimin paraprak të Hashimit.
     Institucionet vitale, siç është Gjykata Kushtetuese dhe të gjithë aparatin e drejtësisë, i kishte “pronë” të tij. Kujtoni eksterritorin e Manastirit të Deçanit, i nëshkruar nga Thaçi dhe i aprovuar nga Gjykata Kushtetuese dhe, pastaj, Parlamenti! Ai kishte kapur, komplet, shtetin e Kosovës!

Nënshkrimet konspirative, për Demarkacionin, Asociacionin, janë veprime fatale të Hashimit dhe të ministrit e kryeministrit të LDK-së, të dirigjuar nga ai, pa përfillur fare strukturat e partisë apo institucionet shtetërore!

 
                              – V a z h d o n –
blank

Edhe Kosova do të përfshihet në deklaratën e samitit të NATO-s

Krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s gjatë samitit të NATO-s në Bruksel më 14 qershor 2021.

 

RFE/RL

Në deklaratën e përbashkët e cila do të miratohet sot (14 qershor) në samitin e NATO-s në Bruksel do të përmendet edhe Kosova dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor. Në draftin e kësaj deklarate, i cili ka rreth 50 faqe, do të flitet kryesisht për sfidat e NATO-s në përballje me kërcënimet e reja, reformën e Aleancës, por edhe për angazhimet e saj jashtë territorit të vendeve të NATO-s.

Në tekstin e përgatitur për miratim nga ana e shefave të shteteve të Aleancës pritet të mbështetet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohet në Bruksel me lehtësimin e Bashkimit Evropian. Pritet po ashtu të përsëritet përkushtimi i NATO-s për të ndihmuar në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe do t’iu bëhet thirrje vendeve të rajonit për një partneritet dhe bashkëpunim më të madh mes vete.

Në tekstin e deklaratës do të shprehet mbështetje edhe për Bosnje e Hercegovinën, integritetin territorial dhe sovranitetin e këtij vendi.

Samiti i sotëm në Bruksel është i pari në të cilin merr pjesë edhe presidenti amerikan, Josep Biden, që nga betimi i tij në këtë pozitë, në janar të këtij viti.

Nesër (15 qershor) në Bruksel do të zhvillohet edhe një samit i BE-së me Shtetet e Bashkuara. Këto takime, si në NATO ashtu edhe në BE, shihen si dëshmi për forcimin e aleancës mes Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane. Pikërisht rajoni i Ballkanit Perëndimor, e sidomos Kosova dhe Bosnje e Hercegovina, shihen si shembull ku bashkëpunimi transatlantik është rruga më e mirë për të arritur sukses.

Shumica e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor tashmë janë bërë anëtare të NATO-s me përjashtim të Bosnje e Hercegovinës, Kosovës dhe Serbisë.

Serbia dhe Bosnje e Hercegovina janë anëtare të Partneritetit për Paqe me NATO-në ndërsa në Kosovë NATO-ja ka misionin e saj ushtarak të KFOR-it.

blank

Presidenti Biden siguron aleatët për përkushtimin amerikan ndaj NATO-s

VOA

Presidenti Joe Biden theksoi të hënën përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës së NATO-s, në hapje të takimit në të cilin organizata do të diskutojë rishikimin e konceptit të saj strategjik.

Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën në Bruksel për të diskutuar sfidat e aleancës para së cilës, tha presidenti Biden, ndodhen shumë të tilla.

blank

“Kemi Rusinë që nuk vepron në përputhje me atë që shpresojmë dhe kemi Kinën”, tha ai përgjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Presidenti Biden tha se NATO-ja është thelbësore për interesat amerikane. “Neni i 5-të është një detyrim i shenjtë” dhe “Evropa duhet të dijë se Shtetet e Bashkuara janë këtu”, tha ai, duke ju referuar klauzolës së mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s.

Sekretari Stoltenberg tha të hënën se marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë janë në “pikën më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë”.

“Kjo është për shkak të veprimeve agresive të Rusisë,” tha ai.

Sekretari Stoltenberg tha po ashtu se NATO-ja duhet të ketë një qasje më të fortë ndaj Pekinit.

blank

Kurti viziton Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, të pranishëm edhe Agim Çeku e Sylejman Selimi

Kryeministri Kurti në shënim të 22-vjetorit të çlirimit të Kosovës ka vizituar Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Divjakë ku të pranishëm ishin edhe ish-komandantët e UÇK-së, Sylejman Selimi e Agim Çeku, raporton Gazeta Express.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se datën 12 qershor e kujtojmë gjithmonë, dhe krenohemi përherë që për lirinë e Kosovës organizuam luftën çlirimtare duke fituar jo vetëm lirinë e shumëpritur,  por edhe miqësinë dhe mbështetjen e NATO-s me të cilët u rreshtuam drejt dhe dolëm fitimtarë

 

“Në këtë ditë dhe në vazhdimësi i kujtojmë dhe nuk do t’i harrojmë, heronjtë dhe dëshmorët, luftëtarët dhe patriotët e të gjithë brezave e të të gjitha kohërave, të cilët na mundësuan që ne sot të gëzojmë lirinë”, tha ai.

blank

Në këtë manifestim të organizuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të pranishëm ishin edhe ministra të Qeverisë së Kosovës, deputetë të Kuvendit të Kosovës, luftëtarë të UÇK-së, veteranë e invalidë të luftës çlirimtare të Kosovës, të burgosur politik dhe familjarë të dëshmorëve.

Fjalimi i plotë e kryeministrit Kurti:

E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani,

I nderuari Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, zotëri Glauk Konjufca,

Të nderuar gjeneralë-komandantë Agim Çeku dhe Sylejman Selimi,

I nderuari gjeneralmajor i FSK-së, zotëri Enver Cikaqi,

Të nderuar ministra e deputetë,

Të dashur luftëtarë të UÇK-së, veteranë e invalidë, familjarë të dëshmorëve,

Të dashur të burgosur politik,

Të nderuar pjesëmarrës,

Pas ofensivave të ushtrisë serbe të vjeshtës së vitit 1998, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zhvendoset nga Likoci këtu në Divjakë. Këto vargmale, me fshatrat Divjakë, Berishë e Kleqkë, u shndërruan në bazat më të mëdha dhe më të fuqishme organizative të UÇK-së, të udhëhequra nga Shtabi i Përgjithshëm, i cili u vendos këtu. Kjo shtëpi dhe ky vend, jo rastësisht u bënë strehë e UÇK-së. Në këto vise dhe shtëpi, u strehuan dhe u zhvilluan aktivitetet e organizatave e veprimtarëve të shumtë, të cilët punonin për lirinë e atdheut, siç ishte për shembull edhe Afrim Zhitia.

Riorganizimi i Ushtrisë Çlirimtare me vendosjen e Shtabit të Përgjithshëm në Divjakë, shënoi një hap të rëndësishëm në mbajtjen e linjave komunikuese më të lehta edhe me zonat e tjera, por jo vetëm: konfiguracioni i këtij vendi si pozicion mjaft strategjik i mundësoi UÇK-së të zhvillojë një strategji luftarake sulmuese, por edhe mbrojtëse të pozicioneve të veta duke mos lejuar përparim të forcave serbe në drejtim të bazave kyçe të UÇK-së, siç ishte Shtabi i Përgjithshëm, Spitali Ushtarak, selia e Radios “Kosova e Lirë” dhe agjencisë së lajmeve “Kosovapress”.

Ky vend këtu nuk u shkel asnjëherë nga forcat serbe, edhe pse pati mësymje të shumta, jo vetëm nga këmbësoria, por edhe nga ajri. Falë rezistencës dhe luftës së organizuar të njësive të UÇK-së që vepronin në këto vargmale, siç ishte Brigada 121 “Ismet Jashari”, Njësia Speciale pranë Shtabit, Njësia e Logjistikës e të tjera, jo vetëm se mbrojtën hapësirat ku vepronin, por u bënë mburoja për qindra mijëra shqiptarë civilë që ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe të cilët strehohëshin nëpër të gjitha këto gryka malesh përreth kësaj zone.

Shtabi i Përgjithshëm në Divjakë që udhëhiqej nga Shefi i Shtabit, Gjeneral Agim Çeku, i cili po e pasonte Gjeneral Sylejman Selimin, ishte baza e parë e UÇK-së e cila mirëpriti oficerët e parë të NATO-s kur ata zbarkuan nga ajri qysh më 10 qershor 1999. Ky vend dhe kjo shtëpi Shtab, shënon një moment historik të miqësisë dhe bashkëpunimit me NATO-n. Kjo shtëpi ishte e plakut Nezir Zogaj, i burgosur politik me neve të tjerëve që ishim rob lufte, edhe pas mbarimit të luftës, me Nait Hasanin, Bislim Zogajn, Enver Dugollin, e shumë e shumë të tjerë nëpër burgjet e Serbisë. Baca Nezë është i paharrueshëm edhe pas vdekjes, ashtu siç është kjo shtëpi edhe pas çlirimit.

12 Qershori, është dita e çlirimit të Kosovës, prandaj e kujtojmë gjithmonë dhe krenohemi përherë që për lirinë e Kosovës organizuam luftën çlirimtare, duke fituar jo vetëm lirinë e shumëpritur, por edhe miqësinë dhe mbështetjen e NATO-s me të cilët u rreshtuam drejt dhe dolëm fitimtarë.

Në këtë ditë dhe në vazhdimësi, i kujtojmë dhe nuk do t’i harrojmë, heronjtë dhe dëshmorët, luftëtarët dhe patriotët e të gjithë brezave e të të gjitha kohërave të cilët na mundësuan që ne sot të gëzojmë lirinë.

Lavdi të gjithë atyre!

blank

Kosovë, protestë kundër liturgjisë në Kishën Ortodokse Serbe brenda kampusit universitar

Prishtinë

Dhjetëra studentë të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë protestuar lidhur me liturgjinë e mbajtur dje nga klerikë të Kishës Ortodokse Serbe në objektin e papërfunduar të kishës e cila ndodhet në oborrin e kampusit universitar në kryeqytet, raporton Anadolu Agency (AA).

Rituali i tyre u mbajt pa njoftimin e institucioneve të Kosovës në kishën e cila është paditur nga Universiteti i Prishtinës i cili pretendon se këtë pronë e ka pasur në shfrytëzim të lirë dhe të papenguar nga dhjetori i vitit 1975 dhe se e njëjta ka qenë pjesë e kampusit të universitetit.

Studentët në protestë thanë se objekti në fjalë nuk është kishë por “objekt trashëgimie e kriminelit Millosheviq dhe Arkanit”. “Krimi nuk duhet të gjej strehim në kishë”, “Kisha të mallkojë kriminelët që vranë 1324 fëmijë”, kanë qenë disa nga mesazhet përçuese të studentëve në këtë protestë.

Erblin Hoxha, kryetari i Parlamentit Studentor, tha se kjo kishë është simbol i fashizmit dhe gjenocidit të kryer në Kosovë.

“Ne përfaqësuesit e studentëve e kundërshtojmë edhe objektin ilegal dhe liturgjinë që përpiqet ta rikthejë memorien për ekzistencën e kësaj trashëgimie kriminale. Kundërshtojmë fuqishëm provokimin nga vijuesit e ideatorëve të këtij objekti, sepse kryen krime dhe gjenocid ndaj popullit të Kosovës”, tha Hoxha.

Ai madje tha se liturgjia e mbajtur dje erdhi në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe në ditën e fillimit të tërheqjes së forcave kriminale serbe nga Kosova si dhe në prag të 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kosovës.

“Nga institucionet e Republikës së Kosovës, kërkojmë lirimin e kampusit universitar nga simbolet e krimit të Millosheviqit dhe Arkanit, që në këtë objekt nuk e kishin për motiv promovimin e paqes dhe fjalës së Zotit por urrejtjen, dëbimin masiv dhe gjenocidin kundër shqiptarëve. Ky objekt duhet të trajtohet si çdo objekt tjetër ilegal dhe të largohet nga kampusi universitar në pajtim me ligjin”, tha Hoxha.

Nëse nuk largohet objekti në fjalë nga kampusi i UP-së, studentët kërkuan që ai të shpallet muze për pasqyrimin e gjenocidit serb mbi popullatën shqiptare.

“Institucionet nuk do të tolerojnë veprime që cenojnë sigurinë publike”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se për aktivitetin e Dioqezës së Rashkë-Prizrenit, Policia e Kosovës nuk ka qenë e njoftuar paraprakisht.

Ai tha se prona ku është e ngritur struktura e papërfunduar e kësaj kishe është në procedurë kontestimore, ku paditës është Universiteti i Prishtinës (UP).

Çeku ka thënë se asnjë palë që është pjesë e procedurës gjyqësore “nuk guxon të ushtrojë presion mbi gjykatat”. Ai po ashtu ka paralajmëruar se institucionet s’do të tolerojnë veprime që cenojnë sigurinë publike apo të nxisin konflikte duke rrezikuar bashkëjetesën mes komuniteteve.

“Bëjmë thirrje që situatat e tilla të mos përsëriten dhe palët e interesit në këtë rast gjyqësor të përmbahen nga ushtrimi i presionit të drejtpërdrejt ose të tërthortë mbi institucionet e drejtësisë. Liria e veprimtarisë fetare është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe ajo mbrohet me të gjithë mekanizmat institucionalë. Mirëpo veprimtaria fetare nuk mund të përdoret për qëllime politike dhe as të cenojë rendin, ligjin dhe drejtësinë. Për paqen që e gëzojmë sot kemi paguar çmim të lartë, prandaj institucionet e Kosovës nuk do të tolerojnë veprime që cenojnë sigurinë publike, që ndërhyjnë në pavarësinë e gjyqësorit dhe që nxisin konflikte duke e rrezikuar bashkëjetesën mes komuniteteve”, ka shkruar ai të enjten në mbrëmje në rrjetet sociale.

Sot gjatë ditës edhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka reaguar rreth ceremonisë fetare të organizuar nga Kisha Ortodokse serbe, duke thënë se do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për lirimin e kampusit universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje.

UP-ja ka theksuar se procesi dhe lokacioni i ndërtimit të kishës janë në procedurë kontestimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke e quajtur këtë veprim si “tentim për ndikim në procesin gjyqësor”.

“UP-ja fton të gjithë aktorët e përfshirë në proceset nëpër të cilët po kalon Kosova, t’i kontribuojnë qartësimit të kësaj situate, në përputhje me normat ligjore. UP-ja rithekson edhe një herë qëndrimin që kampusi universitar është i dedikuar vetëm për studentët dhe për aktivitete akademike si dhe dënon çdo sjellje e cila paraqet provokim për studentët, stafin dhe qytetarët e vendit”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Objekti i nisur për Kishë Ortodokse në hapësirat e UP-së, kishte filluar në vitin 1992 në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, e në gurthemelin e saj, ishte bërë publike se kishin marrë pjesë edhe njerëz me të kaluar të rëndë kriminale. Ky objekt, përkundër që kishte nisur ndërtimin me 1992, nuk kishte arritur të përfundohej asnjëherë.

blank

Amerika, Vatra, Dielli  janë në opozitë të plotë me vargonjtë dhe instrumentat e diktaturës ! – Nga Elida Buçpapaj

Botuesit e voal.ch kanë një bashkëpunim prej tri dekadash me komunitetin shqiptar në SHBA, me të gjithë përfaqësuesit kryesorë të këtij komuniteti, emra dhe organizma me të cilët identifikohet ky komunitet, të tillë si Prof.Sami Repishti, Elez Biberaj, Frank Shkreli, ish-Kongresmeni JoeDioGuardi dhe Shirley DioGuardi, ish-kryetarët e Vatrës nga Agim Karagjozi, Dr.Buçaj deri tek Elmi Berisha. Gjithashtu janë plot e plot emra të nderuar e të shkëlqyer që kanë dhënë kontributin e tyre, pa zhurmë të realizohej ky realitet që kemi arritur sot. Jemi miq me ta dhe krenohemi.

Pra kontributi i shumicës ka qenë vullnetar sipas të famshmes sentencë të JFKennedy.

Kanë dhënë pa marrë.

Kanë dhënë me dëshirën e vullnetin për t’i parë të lirë, në një sistem demokratik, të faktorizuar shqiptarët në Ballkan dhe të integruar në NATO dhe BE.

Më duhet të theksoj se botuesit e voal.ch kanë një respekt të padiskutueshëm për kryetarin e Vatrës Elmi Berisha, i cili është një nga kontribuesit e çështjes kombëtare bashkë me të shquarin Xhim Xhema, figura që nuk janë shfaqur kurrë në publik për të bërë gala, e mbedhur fonde, por që kanë kontribuar pa u kursyer dhe pa pra.

Botuesit e voal.ch janë në bashkëpunim të ngushtë prej gati një dekade me Diellin, gazetën më të vjetër shqiptare, krijesa e emrave të ndritur Konica dhe Noli dhe duam që Dielli e Vatra të jetë përjetë.

Kur sheh kohëzgjatjen e bashkëpunimit me qindra e qindra shkrimet tona të botuara tek Dielli dhe po ashtu me qindra e qindra shkrime të Diellit të botuar tek voal.ch – do të thotë që ka qenë një bashkëpunim serioz, aty këtu me ndonjë diskutim, por që është zgjidhur. Pra kemi patur një komunikim shumë qytetar si midis editorësh dhe kolegësh.

Kësaj here sharra ngeli në gozhdë.

Nuk po e zgjas, po hidhem drejt e në temë.

Më datën 21 maj i dërgova editorit të Dielli Dalip Greca shkrimin tim: Ambasadori i Shqipërisë Ilir Xhelil Gjoni luftë klasash edhe me poetin e vdekur Vehbi Skënderi

– https://www.voal.ch/ambasadori-i-shqiperise-ilir-xhelil-gjoni-lufte-klasash-edhe-me-poetin-e-vdekur-vehbi-skenderi-nga-elida-bucpapaj-e-bija-poete-botuese-gazetare/

Prita të botohet. Nuk u botua. Më 25 maj i nisa Dalipit dy shkrime të tjera, të cilat i botoi menjëherë. Pas botimit të tyre, ia dërgova edhe një herë shkrimin e mësipërm.

Reagimi i Dalip Grecës ishte i papërshtatshëm, i palogjikshëm, i papërgjegjshëm.

Dalip Greca gjeti një arsye aspak të arsyeshme për të mos e botuar shkrimin për ambasadorin Ilir Xhelil Gjoni,

që ishte e pajustifikuar pasi më 25 maj i njëjti Dalip Greca më kishte botuar dy shkrime që ia kisha nisur po unë, ndërsa shkrimin e 21 majit jo.

Si editorë të voal.ch  nuk jemi përfshirë kurrë as në politikat botuese të Diellit, të cilat duhet të kenë në themel idealet e Etërve Themelues dhe as në problemet që mund të jenë shfaqur në Vatër, pasi e dimë se aty ka plot burime njerëzore që t’i zgjidhin.

Më duhet të them se ndaj ish kryearit të Vatrës Dritan Mishto një grup Vatranësh ngritën përpara dy vjetësh shqetësimin se i jati i Mishtos kishte qenë prokuror i kohës të diktaturës i ngatërruar me ish-Sigurimin e Shtetit.

Natyrisht asnjëherë ne nuk mund të jemi dakord që bijtë të vuajnë për bëmat e prindërve, po ashtu mbrojmë tezën se nuk ka faje kolektive, ndërkohë që jemi për një transparencë të plotë, por ne nuk jemi përfshirë në asnjë kontekst me “çështjen Mishto” dhe me asnjë çështje tjetër.

I vetmi kontributi jonë janë opinionet tona të botuara tek Dielli, natyrisht pa pagesë.

Ndërkohë si botues ne nuk mund të ndalojmë, as të censurojmë lirinë e shprehjes, pa të cilën nuk ka demokraci, aq më tepër, kur sot liria e shprehjes është më e rrezikuar se kurrë më parë.

Edhe një herë nxjerr në spikamë vështirësitë e gazetarëve shqiptarë qoftë edhe në Perëndim që përballen me brutalitetin e shtetit shqiptar monist të Edi Ramës, i cili ka mjete të pafundme për të ngulfatur fjalën e lirë dhe për të sulmuar gazetarët, pasi zyrtarët e tij abuzojnë duke shpërdorur dhe e përvetësuar pushtetin si zyrtarë politikë.

Ne gazetarët kemi vetëm kompjuterat, ata kanë të gjitha mjetet, që natyrisht i përdorin si shkelësa të ligjit!

Ndërsa botuesit e voal.ch nuk kanë bërë asnjë lloj shkelje përveçse kanë ushtruar detyrimin e tyre për t’i krijuar hapësirë lirisë të fjalës dhe mendimit.

Duke respektuar etikën profesionale, qendrojmë shumë korrekt në pozicionin tonë, por kjo nuk do të thotë që nuk do të vijojmë të shprehim anomali që i kemi parë tek Dielli, ashtu edhe tek Vatra, nga persona që janë aty përpara se shoqata të drejtohej nga Elmi Berisha, për të cilin edhe një herë nënvizojmë se kemi respekt të plotë.

Ndërkohë i bëjmë thirrje editorit të Diellit që të heqë dorë nga roli i censorit, sepse Amerika, Vatra, Dielli  janë në opozitë të plotë me vargonjtë dhe instrumentat e diktaturës, që ne shqiptarët i kemi provuar për gjysmë shekulli nga regjimi më brutal dhe stalinist në Europë, mbetjet e të cilit edhe sot e kësaj dite nuk e lënë demokracinë shqiptare të ngrejë kokën.

 

Ambasadori i Shqipërisë Ilir Xhelil Gjoni luftë klasash edhe me poetin e vdekur Vehbi Skënderi Nga Elida Buçpapaj, e bija, poete, botuese, gazetare

blank

PRESS RELEASE UGPSHD STANDS WITH JOURNALISTS OPPOSING NEW MEDIA RESTRICTIONS

UGPSHD ( ALBANIAN DIASPORA UNION OF PROFESSIONAL JOURNALISTS) expresses concern about the government’s new media regulation to restrict accredited journalists’ access to parliamentary sessions. Under the regulation, accredited journalists would only have access to the newsroom, the building where parliamentary sessions are held, and the press briefing room. It was signed by the Speaker of the Parliament on June 2 unilaterally only weeks before the end of his term. This decision has been met with protest and indignation by members of the press impacted by the new restrictions.

UGPSHD supports the note of protest by journalists who cover the parliament stating that the decision to limit accredited journalists’ access to the premises is a “violation of the free press, it erodes transparency and constitutes an act of blatant discrimination.” Accredited journalists who have covered the parliament for years were not consulted before the drafting of this regulation, which, as they rightly claim, is in violation of the media rights guaranteed by the Constitution of the Republic of Albania.

UGPSHD amplifies the legitimate concerns of journalists who denounce the government’s new regulation that “causes information to be controlled, manipulated, incomplete and at real risk of censorship.” Our Tirana colleagues stress that by recognizing broader freedom of movement inside the parliament to only journalists from the public broadcaster TVSH (ATV) and public news agency ATSH/ATA, the new regulation breaches the equal treatment and anti-discrimination media laws.

UGPSHD takes a stand against the new regulation and the potential risks associated with it. We join with our journalist colleagues in calling the Speaker’s Office to withdraw the regulation and start a public debate on Parliament, its accredited journalists, and other legitimate subjects.

The decision by the Chief Parliamentarian to restrict access to certain journalists in offices and coverage of official business follows a number of acts that dangerously take the country away from the path that leads Albania to Europe and the West, pushing it instead Eastward, toward autocracies and dictatorships that pose a real danger to democracy and the future of the region.

Seen together these acts paint a dark picture of a Neo-dictatorship that targets freedom of speech and free press as pillars of democracy. Albania’s top lawmaker and his enablers, whose term ends this September, claimed that the EU was made aware of and was supportive of the new media restrictions. The EU officials denied that claim and denounced the regulation.

UGPSHD strongly condemns the escalation of anti-democratic decisions such as the one drafted by Albania’s chief legislator, supports the journalists’ right to perform their duties guaranteed by the Constitution, calls on all factors domestic and international to protect and defend freedom of speech, freedom of thought, a free and independent media, and lastly calls for everyone to join together to speak up for the rights of journalists in order to bring an end to the tense situation and dark perspectives facing the media, the country and the people in Albania.

blank

Rregullorja e re- Gazetarët nuk tërhiqen: Mos të largohemi fizikisht nga komisionet!

Gazetarët nuk tërhiqen dhe kërkojnë që të vijojnë të jenë prezentë fizikisht në komisionet parlamentare të Kuvendit. Në mbledhjen që po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit po diskutohet për rregulloren e re, një prej të cilave është dhe ndalimi fizik i mediave në komisione për të kaluar në një ‘newsroom’.

Sekretari i Kuvendit, Genci Gjonçaj thekson para gazetarëve se sistemi i ri siguron 100% transparencë si për gazetarin dhe për publikun.

Ai shton se Kuvendi është orientuar drejt kësaj qasje për shkak se gazetari tashmë mund të sigurojë pamjet  e personit që flet në kohë reale, pamjen e përgjithshme të komisionit përkatës, transmetimin e çdo bisede me dhe pa mikrofon.

‘’Kemi gjykuar, dhe në vijim të filozofisë në kuadër të transparencësë, kushteve komode, seriozitetit që Parlamenti  duhet të përfaqësojë, kemi gjykuar se ky system siguron 100% transparencë tek gazetari dhe publiku.

Çfarë nuk do bëj polemikë me askënd, por sipas vështrimit tim, dhe profesioni im nuk lejon njohuri më shumë. Nëse ju siguroni pamjet e personit që flet në kohë reale, siguroni pamjen e përgjithshme të komisionit, transmetimin e çdo bisede me dhe pa mikrofon, besoj se këto ishina rsyet që na kanë orientuar drejt kësaj qasje që ju thoni ka qenë dikur, nuk e di, i besoj fjalës suaj, keni qenë punonjës i Kuvendit. Kështu që nëse keni ndonjë propozim.’’- tha Gjonçaj.

Ndërsa nga krahu tjetër, gazetarja Esiona Konomi, propozoi që gazetarët të mos jenë të pranishëm me kamerat e tyre në mbledhjet e komisionit, por të marrin plane në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Gjithashtu ajo kërkoi, që në momentin që gazetarët janë të akredituar, të mos trajtohen si kriminelë nga punonjësit e Gardës.

Genci Gjonçaj: Intervista do të jepet ose këtu, ose aty, ose këtu. Në vende që kanë logon e Kuvendit mbrapa. S’kemi thënë që dalja e gazetarëve është rekomandim i BE. Ne kemi thënë që ky sistem i ri, ofron komoditete nga gazetarët. Ne këtë e kemi parë në ndihmë të gazetarit, jo në mënyrën që e qasni ju. Nuk ekziston asnjë shqetësim në lidhje me bezdisjen e gazetarit, jo! Qëllimi ynë ka qenë të jemi sa më transparentë me publikun, për të krijuar kushte deçente.

Esiona Konomi: Ju keni një eksperiencë nga Gjykata Administrative. Në kulturën tonë, ngjarjet nuk zhvillohet vetëm në komisione, edhe në korridoret. Ju kujtoj rastet e Ndoka, Prenga. Në një demokraci liberale, Kuvendi kontrollon qeverinë dhe jo e anasjelltas. Ne sot nuk futemi dot në asnjë institucion, marrim informacion të gatshëm. Grupet e ëhatsapit i kanë të mbyllura, sa ato flasin, e ne nuk pyesim. I vetmi vend që kemi zhvilluar agjendën tonë, pyetjet më të mira, janë ato që deputetët nuk duan të përgjigjen dhe ne ekemi bërë në korridoret e Kuvendit.

Dikush mjaftohet me atë kanal, e ne duam të kemi kamerën tonë. Propozimi im është i tillë, që secili nga ne të zgjedhë vetë. Për mua është shumë e rëndësishme të lejohemi lirshëm në Kuvend dhe të mos marrim leje. Në korridor unë ta kem kamerën, ndërsa në komision jo. Në këtë rregullore, të specifikohet që Garda e Republikës nuk ka asnjë detyrim ndaj nesh. Unë të kem autorizimin dhe të kem lirinë time. Mos na trajtoni si keqbërës, për aq sa kohë jam e akredituar.

Genci Gjonçaj: Unë jam shërbyes civil dhe përgjigjem për poziciononin që kam. Sa i përkon pjesës që ju kërkuat, ju nuk do të ndaloheni për të marrë plane, për një moment të caktuar. Kamera gjatë gjithë mbledhjes së komisionit. Sa i takon pjesës edhe ju bashkoheni me propozimet e deritanishme, ju kërkoni prezencën e gazetarit.

blank

Sali Berisha nuk përjashton rikthimin si kryetar i PD: Kurrë mos thuaj kurrë…

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nuk e përjashton që një ditë të rikthehet si kryetar i Partisë Demokratike.

Në Syri Tv, Berisha ka deklaruar ‘’kurrë mos thuaj kurrë’’ kur është pyetur për këtë mundësi.

Më tej ai ka shtuar se nuk përjashton asnjë të drejtë të tij kushtetuese. Kjo deklaratë vjen pak ditë para zgjedhjeve për kryetar në PD, ku kandidojnë Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi apo Fatbardh Kadilli.

Berisha dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD në vitin 2013 pas humbjes në zgjedhjet parlamentare. Disa javë më parë ai u shpall ‘non grata’ nga SHBA për përfshirje në korrupsion, teksa ka vendosur që ‘betejën’ e tij ta çoj në Francë me një padi për shpifje në Gjykatë për Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

 

Pyetje: Keni thënë që Sali Berisha kurrë nuk do të kthehet në funksionet e PD?

Berisha: Kurrë mos thuaj kurrë, Never say never

Pyetje: Këtë shprehjeje e keni përdorur me Ramiz Alinë?

Berisha: E kam përdorur atëherë dhe sot e përdor prapë. Unë po ecja në një drejtim, kam ndërruar dhe i kam hequr pengesat e mia

Pyetje: Nuk përjashtoni edhe drejtimin e drejtimin e PD në të ardhmen?

Berisha: Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më. Kategorikisht


Send this to a friend