VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Veseli: Ndihem krenar për veprën e ish presidentit Rugova

By | May 24, 2016

Komentet

Rrustem Berisha, personalitet në luftë dhe personalitet në paqë – Nga Skënder MULLIQI

Ky është komandanti i Luftës heroike të Kosharës LEGJENDARE , Rrustem Berisha. Shpërbërja e dhunshme e ish –Jugosllavisë, Berishën e zuri në luftën e pavarësisë së Kroacisë, ku kishte luftuar në anën e kroatëve. Biografia e Rrustem Berishës njerit ndër bijët më të shquar të kombit është e gjatë dhe e bujshme , plotë sakrifica në mbrojtje të kombit dhe atdheu. Lufta për çlirim nga okupatori serb , komandant Berishën e zuri në frontet e luftës madhshtore të Kosharës .

Ne ketë vend të shejtë për shqiptarët ,ku u shkrua liria dhe pavarësia më germa të arta, Rrustemi, bashkë më komandantët Sali Çekaj , Agim Ramadani etj, duke thyer kufirin e hekurt deri atëherë shqiptaro-shqiptare , bashkë më bashkëlufetarët e shumtë, për herë të parë në histori, përmbysën ëndrrat për Jeruasalemin , si logjikë mesjetare serbe.Thyen keq armikun serb duke i shkaktuar dëme të mëdha në njerëz dhe mjete luftarake, duke e detyruar soldateskën serbe , të ikë më bisht ndër shalë…Rrefimi për luftën e Kosharës dhe madhështinë e saj është e gjatë sa është i gjatë vargu i atyre që luftuan për liri dhe pavarësi në kufij dhe gjithandej Kosovës…Berisha pas luftës kishte shumë funksione shoqërore politike .Ai është anëtar i AAK-së së liderit të saj, Ramush Haradinaj, një përsonalitet tjetër që qysh në ri ishte brumosur së bashku më famljen për atdhetarizëm dhe trimeri, të treguar si lufetarë i madh në shumë fronte të luftës në Dukagjin dhe në çdo cep të Kosovës.

Rrustem Berisha si Ministër i Forcave të Sigurisë, punoi drejtë një bashkëpunimi mes Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) dhe the Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila gjatë mandatit të tij , u shendrrua pas një kohe të gjatë në USHTRI .Këto janë sigurisht pak rreshta, se ka njeriu shumë për të thënë dhe për të shkruar për përsonalitetin e Rrustëm Berishës.Në zgjedhjet e radhës nacionale , Rrustemi është kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, dhe asnjë njeri i cili e don atdheun dhe kombin , secili njeri që e vlërson punën dhe vyrtitin e lartë njerëzor, të Rrustemit , duhet ta voton Rrustem Berishën me numer .Vota për z. Berisha është votë për popullin dhe të mirën e tij…

VRASJE DHE TRADHTI MBRENDA UÇK-së – Nga BINAK MAXHARRAJ

Para 21 vjetesh u vra në pritë ne pabesi nga te pabesit Koloneli Ahmet Krasniqi Minister i FARK dhe I Presidentit Ibrahim Rugova.

U vra nga ata qe nuk deshten qe ai te jetoje. U vra sespe ia drejtoi pushken shkaut armikur e jo vlazërve te vetë të një gjaku. U vra nga at ate cilet nuk donin qe te luftonin fyt për fyt me Serbin, sepse ata ishin te shitur dhe të stërshitur të Serbisë, ishin lajkataret e tyre, bashkëpunëtorët e tyre. U vra nga ata qe edhe sot e pas 21 vjetesh janë në pushtet dhe ne Parlamentin e Kosovës.

Për vrfasjen pas shpine,për vrasjën në tradheti të Kolonelit Ahmet Krasniqi ishin dhe sot jane ne dijeni Shtabi i Rognerit I cili vepronte jashte luftës. Vrasja e tij ishte jo vrasje e thjeshtë, pahiri, por ishte një vrasje komplotist ne te cilën kanë marre pjesë shume njërez. Këtu ishte I përzier pos Shtabit te Rognerit, SHIK-ut, por ne veçanti në likijdimin e Kolonelit mori pjese dhe SHISH i Shqipëris ne krye me Ftos Klosin, te cilin ne kët vjet Hashim Thaçi për këtë qellim ia kishte nda Dekoraten e Pavarësisë por ishte shpall edhe veteran i Luftës së Kosovës,pa e shpraz asnje plumb kunder aremikut.

Koloneli Ahmet Krasniqi i vra sepse e pengonte dikend,u vra se dinte shumë gjëra te pa mira te bera nga koplotistet e luftës .Atj me pare ia ndrruan banesen,ia zunë pritën e çarmatosen e zatëtën për muri dhe maskat shtejn ne te pameshirë,më zi se ne shkaun. E vranë bandat e Shtabit te Rognerit ne bashkpunim me SHISH dhe SHIK, për me mshefë hajnit qe kishin ba këto banda dhat luftës si ate te 3% Vendlindja Thrretë, qe me parat e vjedhura u pasuruan pas luftës u bane milionera Brenda natës.

U vra Koloneli Ahmet Krasniqi edhe për ate se kupola e krimit te organizuar nga Shtabi I Rognerit nuk donte të zbatonte Marëveshjën e Osolos për unifikimin e faktorit te UÇK-së.Thesht u vra u likujdu por qe sot e 21 vjet nuk u ndërmor asgje për zbardhjën e vrasjes se tij, anipse dihet njeriu me emer dhe mbiemer I cili ishte paguar 250.000 Marka për vrasjen e tij

Feriz Kërnaja nj kriminel ordinar i klikes së Fatos Klosit dyshohet se e ka vra Kolonelin Ahmet Krasniqin,por qe për 21 vjet pas vrasjes ai sillet i lirë,pa e mrra askush ne përgjegjesi.Për këtë vrasje makabre i përmendurit iu dorezuan nga një epror i lartrë i Shtabit të UÇK-se hiq me pak se 250.000 marka Gjermane.

Majtas:

Varri i heroit te kombit Kolonelit Ahmet Krasniqi në Kosovë.Varrin e tij askush nga kupola e krimit te organizuar por as kush nga Shtabi i Rognerit nuk shkon me e vizitu,por me andje vizitohën përmendoret e shkijev te atyre qe na vran dhe na sakatuan.
Djathtas:

Në foto i rrethuar me laps te kuq është Feriz Kërneja vrasesi i Ahmet Krasniqit i cili sot e ksaj dite banë sefa duke i harxhuar 250.000 marka pare te disapores qe ishin përdor për vrasjën e Krasniqit. Edhe këtë djajt dhe demonat tanë e quajn luftë,por luftë vllavrasese e jo kundër shkaut.

Partitë politike: Ndryshimi i kufirit, ide që nuk negociohet

Bekim Bislimi

Partitë politike, të cilat po garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, thonë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm, por asnjëra nga to nuk do ta marrë në konsideratë idenë për ndryshim të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si opsion i zgjidhjes së kontestit ndërmjet dy vendeve.

Për më shumë, shumica e këtyre partive thonë se lidhur me këtë çështje kanë shprehur edhe me herët qëndrime të qarta se janë kundër kësaj ideje dhe se, sipas tyre, këto qëndrime nuk do të ndryshojnë edhe nëse e marrin pushtetin për të qeverisur me vendin.

Zëvendëskryeministri në largim i Kosovës, Enver Hoxhaj, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë që subjekti politik të cilit i takon, do të angazhohet për dialogun me Serbinë, për të përmbushur interesat strategjike të Kosovës, siç janë njohja e ndërsjellë me Serbinë dhe anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ndërkaq, sipas tij, për ndryshim të kufirit nuk do të pranojë të flitet fare.

“Ne mendojmë që duhet të mbyllet shtet-ndërtimi i Kosovës brenda këtyre kufijve dhe brenda këtij territori. Ky është pozicioni i Partisë Demokratike të Kosovës. Por, ne i besojmë dialogut dhe mendojmë që në dialog do të arrijmë që t’i përmbushim interesat dhe pritjet që i ka Kosova. Nuk mendoj që Kosova do ta bëjë dhe nuk do të lejojmë në asnjë formë të ketë asnjë kompromis të ri në raport me Serbinë. Ajo se ku mund të shpërblehet Serbia, mund të jetë se çfarë i ofron Bashkimi Evropian, përmes integrimit evropian dhe jo dikush tjetër”, tha Hoxhaj.

Ai ka shtuar se varianti i vetëm në të cilin mund të flitet për kufirin, është çështja e demarkacionit me Serbinë, si proces teknik, por vetëm pasi që kjo e fundit ta njohë Kosovën si shtet në kufijtë ekzistues.

Qëndrim refuzues karshi idesë së ndryshimit të kufirit ka edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Anëtari i kryesisë së këtij subjekti politik, Kujtim Shala, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk do ta marrin fare në konsideratë mundësinë për tu negociuar tema e ndryshimit të kufirit.

Demarkacionin e kufirit e shohin vetëm si proces teknik, pas njohjes së Kosovës në kufijtë ekzistues nga Serbia.

“Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga LDK-ja, nuk do të pranojë asnjëherë që të diskutojë për një çështje të tillë, në asnjë rast. Kufijtë e Kosovës janë përcaktuar, janë të njohur dhe të qartë, të njohur edhe ndërkombëtarisht. Ndërkaq, procesi i demarkacionit është vetëm proces teknik dhe nuk ka të bëjë fare me territoret. Do të thotë është një proces, përmes të cilit shënohet kufiri që kemi, kufiri ekzistues. Në këtë rast me Serbinë do të bëhet si edhe me vendet tjera”, tha Shala.

Rexhep Selimi, anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, duke folur për Radion Evropa e Lirë shpreh mendimin që detyrë parësore e cilësdo qeveri në vend, është ruajtja e integritetit dhe sovranitetit të vendit. Kjo sipas tij është edhe detyrë e qeverisë së ardhshme, të cilën e synon Lëvizja Vetëvendosje.

“Çfarëdo lloj marrëveshje që vjen në kundërshtim të Kushtetutës, sovranitetit dhe integritetit, normalisht që as që duhet dikush ta mendojë që ta bëjë, ta realizojë, ta ratifikojë e aq më tepër që ta draftojë. Është e qartë që në mbrojtje të Kushtetutës, të rendit kushtetues, të sovranitetit dhe integritetit, pra ne nuk do të duhej të bënim hapa të tillë, që deri më tash janë vetëm pjesëza ose copëza të disa takimeve në mes (presidentit të Kosovës, Hashim) Thaçit dhe (presidentit të Serbisë, Aleksandar) Vuçiqit”, tha Selimi.

Ai ka shtuar se duhet të ekzistojë një itinerar i temave që kanë të bëjnë me kufirin ndërmjet dy vendeve, por para së gjithash duhet të ketë njohje ndërmjet tyre. Sipas tij, në radhë të parë ky kufi duhet të ekzistojë dhe të njihet prej të dy vendeve, si dhe pastaj të bisedohet eventualisht për demarkacion të kufirit ndërmjet tyre.

Ahmeti Isufi, nënkryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila përzgjedhjet e 6 tetorit do të garojë në koalicion me Partinë Socialdemokrate, ka thënë se ky koalicion as që do të merret fare me idenë e ndryshimit të kufirit.

“Kosova është në kufijtë e saj, nga pavarësia që është shpallur me 17 shkurt 2008 dhe absolutisht nuk merret me temën e kufijve. E vetmja temë, me të cilën do të merret Kosova në dialog, sipas Qeverisë Haradinaj, është njohja e Kosovës nga ana e Serbisë, pa të cilën nuk ka asnjë temë që mund të shtrohet. Pas njohjes që mund të ndodhë nga ana e Serbisë, duhet të bëhet edhe demarkacioni i kufirit(si proces teknik)”, u shpreh Isufi.

Sidoqoftë, ideja për ndryshim të kufirit, si zgjidhje e mundshme e kontestit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë , pati dalë në pah në qershor të vitit 2018.

Në fund të muajit gusht të po atij viti, dy protagonistët kryesorë të dialogut Kosovë-Serbi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë Alakdandar Vuçiq, në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë, patën elaboruar në pika të shkurta idenë që marrëveshja të përfshijë edhe ndryshimin e kufirit, e cila, më pas, nga presidenti Thaçi u quajt si ‘korrigjim i kufirit’, ndërkaq nga presidenti Vuçiq si “përcaktim i kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”.

Kosovë, fillon votimi përmes postës për zgjedhjet e 6 tetorit

Prishtinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se sot ka filluar periudha e votimit përmes postës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nëpërmjet një komunikate për media, KQZ bën të ditur se “gjatë periudhës së aplikimit për regjistrim si votues jashtë vendit (30 gusht – 10 shtator) ka pranuar 40.313 aplikacione për regjistrim”.

“Nga këto aplikacione 5.327 janë pranuar përmes postës, 319 aplikacione janë pranuar përmes faksit dhe 34.667 aplikacione janë pranuar përmes email-adresave të shërbimit votues”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu më poshtë komunikata bën të ditur se nga numri total i aplikacioneve, “janë aprovuar vetëm 35.087 aplikacione ndërsa janë refuzuar 5.226 aplikacione për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj”.

Votimi përmes postës do të përfundojë më 4 tetor, dy ditë para datës së zgjedhjeve brenda Kosovës (6 tetorit).

Ambasadori i ri britanik: Për dialogun s’kemi vija të kuqe, por e kundërshtojmë prekjen e kufijve

Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, teksa ka folur për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka ripërsëritur qëndrimin britanik kundër lëvizjes së kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si mjet për arritjen e një marrëveshjeje finale mes dy palëve.

Këto deklarata Abott i ka bërë në një intervistë për portalin Kosevv, duke thënë se i përket Kosovës dhe Serbisë që të determinojnë të ardhmen e tyre dhe jo komunitetit ndërkombëtar.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk i përket komunitetit ndërkombëtar që të përcaktojë të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë, por vetë atyre”, ka thënë Abott.

Megjithatë, ai thotë se Britania e Madhe nuk do të mundë të pranojë çdo gjë për të cilën mund të merren vesh Prishtina dhe Beogradi.

“Unë nuk mendoj se ai është pozicioni ynë. Ne aktualisht kemi një qëndrim parimor sa i përket idesë së korrigjimit të kufijve. Si shumica tjetër, ne nuk mendojmë se është mënyrë e duhur për të lëvizur përpara, por qartësisht duhet parë që negociatat do të zhvillohen brenda disa parametrave”, ka shtuar tutje Abott, transmeton Gazeta Express.

I pyetur nëse kjo nënkupton që Britania e Madhe ka vija të kuqe sa i përket vazhdimit të dialogut, Abott ka thënë se shprehja ‘vijë e kuqe’ është e vrazhdë, ndërkohë ka shtuar se preferon që një shprehje të tillë të zëvendësojë me fjalën parametra. /GazetaExpress/

Ndahet nga jeta gazetarja Ardita Sylejmani–Bllaca

Sot, në moshën 32 vjeçare, u nda nga jeta gazetarja e transmetuesit publik, Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Ardita Sylejmani –Bllaca. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë transmetuesi publik, sindikata e këtij transmetuesi dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati e ka lëshuar një telegram ngushëllimi, përmes të cilit ka thënë se lajmi për ndarjen nga jeta të gazetares Ardita Sylejmani –Bllaca është mjaft pikëllues dhe “humbje e madhe për RTK-në”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shkruar në rrjetin social Facebook se “me trishtim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares Ardita Sylejmani-Bllaca”.

Sipas këtij Asociacioni, vdekja e gazetares Sylejmani-Bllaca, e cila la pas vetes 3 fëmijë, ka ardhur si pasojë e komplikimeve gjatë lindjes.

Një dorëzi ka vjedhur bustin e deputetit dhe Komandantit të shquar Smajl Hajdaraj – Nga Tahir Cukaj

Sot ndjeva keqardhje për aktin e shemtuar , që një dorëzi ka vjedhur bustin e deputetit dhe një Komandantit të shquar të Rugovës dhe Kosovës z. “SMAJL HAJDARAJ”.

E turpshme tej mase dhe shumë e rendë për institucionet shtetrore, të ndodhë një gjë kesi soji! Në oborrin e Shkollës vjedhet busti i një njeriu i cili pêr tri brezni jete i kushtoj jetë atdheut! Unë kam vetem tri pyetje për institucionet e dy niveleve duke mos pêrjashtuar pêrgjegjsitë e deputetit dhe rugovistit flakadan?: 1-Smajl Hajdaraj ishte Komandant Shtabit Rajonal “Rugova” në Rugovë, dhe nê shtepinë ku u emrue Shtabi i UÇK’sê pêr Rugovë nuk u muer asnjë iniciativë dhe as veprim i struktures dhe subjektit që i takonte Smajli. 2- Shkolla fillore në Haxhaj gjatë pêriudhes se luftës duke filluar nga Nentori i vitit1998 /99 ishte shendrruar në Shtab ku kryheshin ushtrime të rregullta dhe në të njejten kohë mbahej mesimi i rregullt,plus ishte e vendosur një ushtri e rregullt prej qindra ushtarve rugovas , të cilet ishin ne sherbimin e popullit.

Ndersa sot eshtë shendrruar në nje germadhë kohe dhe fermë lopesh , dhe askujt nuk ia vret ndergjegjen qoft intelektual qoft politikolog i rugovizmit. Dhe nga kjo neglizhencë udhëheqëse me detyron të them dhe shkruaj , se në çdo vend Kosove ku eshtë pirë një kafe dhe eshtë folë për luften janë vendos pllaka dhe i janë berë vizita më përjashtim të kesaj shkolle që të vie turp t’ia leshosh vetem syrin! 3-Kjo Shkollë në murin e saj ka vetem një pllakë të deputetit dhe Komandantit , e cila tani e tutje séshtë e sigurt nga dorziu e asgjê tjeter!

Duke e ditur se në vitet më të egra për herë të parë fillon iniciativa për Kosoven Republikë nga veprimtaret rugovas, po nga kjo Shkollë, pa u friguar fare nga dora Millosheviqjane me obligon ndergjegjeja ime që sot të shprehi revoltë dhe mosknaqësinë time ndaj papagajve të pa vlerë të cilet ketë Krahinë e duen vetem për hirë të votës! Ne e dim se gjatë vitit 1998/99 , po në ketë objekt janë vendosur qindra ushtar dhe refugjatë të Dukagjinit duke u lidhur plagë dhe duke i ndihmuar me mish dhe shpirt siç thot populli, dhe asnjë fjalë nuk shkruhet e nuk thuhet nga ta! Duhet ditur fare mirë e gjthë elita kosovare se po nga kjo Qerdhe kanë dalur poet e aktor, revulcionar dhe patriot të cilet në të kater anët e botës ka jehuar zeri i tyre nga Londra ne Berlin dhe nga Haga në Shtepinë e Bardhë,pa i anashkaluar ata burra qê rininë e tyre e kaluen kazamateve serbosllave vetem pse kerkuan barazi nacionale në Jugosllavinë e Titos! Pra, ky eshtë fryti i kesaj shkolle qe doli dhe sakrifikoj pêr lirinë dhe pavarësinë e Kosovës! Nga terë kjo që them kjo Krahinë Rugove kurorzohet me një ushtri të rregullt dhe në ballë të saj emrohet Komandant SMAJL HAJDARAJ i cili thirret në institucine të shtetit duke respektuar Presidentin si Komandant Suprem dhe Ministrinë e Mbrojtjes, të cilit sot i vjedhet busti në oborrin e Shkollës! Turpi raftë mbi atë dorë dhe atë farë të ndyer!

Po largohen kategoria më produktive e banorëve të Kosovës! – Nga Skënder MULLIQI

Regjimet dhe politikat e mbrapshta në Ballkan, kan bërë që gjithnjë e më shumë të zvoglohet nataliteti, se problem po bëhet jeta. Nese dikur shqiptarët kishin natalitetin më të lartë në Evropë, tash po bie drastikisht. Po zvoglohet nataliteti edhe nga politikat dështuese , nga njerëzit që kan ardhë në krye të shtetit pa pregaditje të duhur profesionale . Kan ardhë në krye të shteteve ballkanike më shumë forcat retrograde .

E përbashkëta dhe karakteristika e këtyre regjimeve është stimulimi I panikut moral, që është duke shkatërruar çdo vlerë shoqërore.Kur bëhët fjalë për Kosovën që neve na intereson , duket së ne po “ vdesim “ ngadalë , nese urgjentisht nuk bëhet diqka që kjo të ndalohet.Mbrapa nesh po mbetet toka e zbrazët. Kosova e cila në fakt është vend atraktiv për të jetuar , po zbrazët së njerëzit po ikin nga papërspektiva e krijuar më vite të tëra. Duket së kjo ikje sipas të gjitha gjasave do të vazhdon më ritem edhe më të madh .

Kjo për faktin së nuk po ndalën rrenat e këtyre strukturave të njejta politike edhe në këtë fushatë zgjedhore. Asgjë nuk po ndëgjojme për shpalosjën e programeve konkrete zhvillimore, veq po ndëgjojme retorika boshe sikur I kemi ndëgjuar deri më tash. Kjo është e turpshme dhe dëshpruese .

Duket së këto mashtrime po gjejnë mbështetje ende të ky popull më vetëdije të ulët për shtetndërtim dhe mirëqenje! Ata që na sollen gjendjen e mjerueshme ekonomike dhe e futën vendin edhe në gjendje të keqe politike , nuk ka mundësi të ndryshojnë kurrë për të mirë. Si nuk kan turp që sërish të na servojnë debate pa asnjë vlerë, debate shterpe , sa për të fituar vota dhe pushtet. A nuk kan pak ndjenja dhe moral karshi shumicës e cila po jeton keq ?

A nuk e kan ndijesinë së qytetet dhe katundet e tëra po zbrazën ? Po largohen kategoria e re dhe më productive e banorëve të Kosovës. Njerëzit nuk po largohen vëtem për një standard më të lartë , por në pyetje është edhe dhe statusi tjeter shoqëror,që nuk mvaret nga partitë politike, dhe as nuk mvaret as nga ideologjia . Të gjitha pushtetet kan bërë që trendet negative të marrin përmasa shqetësuese .

Nga këto regjime po na vjen edhe katastrofa demografike, si problem , e jo zgjidhje e këtij problemi . Sa të do të zgjasë ky problem , ne do të mbetemi edhë më pak në Kosovë. Sipas rrjedhave të ngjarjeve dhe sipas retorikave të sterperseritura që po ndëgjojme , nuk do të ketë ndryshme pozitive dhe as zgjedhje të problemeve të grumbulluara aq të pritura .Dhe , shtrohet pyetja logjike: a ka kush i del Zot kësaj toke dhe popullit të saj…?!

Gjykata Speciale dërgon dhjetëra ftesa të reja për ish-luftëtarët e UÇK-së

Edhe disa ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet që së shpejti të jenë “mysafirë” të prokurorëve të Tribunalit Special në Hagë. Janë dhjetëra ftesa që u janë dërguar së fundmi ish-pjesëtarëve të UÇK ‘së nga Haga. Kështu ka deklaruar për Express, të mërkurën kreu i OVL’UÇK’së, Hysni Gucati.

GAZETA EXPRESS

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Maloku e ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, janë dy personat që së fundmi kanë dhënë deklaratat e tyre në zyrat e prokurorit të specializuar si të ftuar si dëshmitarë në Gjykatën Speciale.

Por këta dy nuk do të jenë të vetmit të cilët do të ulën në bankë përpallë prokurorëve të speciales.

Rendin tash e ka ish-ushtruari i UÇK’së nga rajoni i Dragashit, Lulzim Kabashi. Ai më datë 24 të këtij muaji pritet që të intervistohet nga prokurorët specialë rreth veprimtarisë që e ka kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lajmin për ftesën e ka konfirmuar për Express të mërkurën kreu i OVL’UCK’së, Hysni Gucati.

“Është një ftesë e re që ka mbërri në Dragash të një bashkëluftëtar i joni. Të premten i ka mbërri ftesa. Kanë ardhë edhe ftesa të tjera. Emrat ende nuk i dimë por ka edhe të reja. Janë disa që kanë ardhë. Lulzim Kabashi me datë 24 do të shkojë të lajmërohet”, ka deklaruar Gucati.

Ai tutje është shprehur se intervistimin e ka kryer ish-kreu i komunës së Klinës, Sokol Bashota.

“Sokol Bashota sot kthehet pas intervistimit”, thotë ai.

E ndërkohë intervistimi i fundit i ish-ushtarëve të UÇK’së sipas Gucatit do të bëhet më 2 tetor ku do të merret në pyetje një ish-luftëtarë nga rajoni i Suharekës.

“Më dy tetor do të intervistohet personi i fundit i cili është thirrur nga specialja. Ai është një veteran i UÇK’ së nga komuna e Suharekës”, thotë ai.,

Tërhiqet shorti në KQZ, kështu janë renditur partitë në fletëvotim

Është tërhequr shorti për numrat e partive politike në këto zgjedhje të jashtëzakonshme që mbahen me 6 tetor, raporton Express.

Në shortin që është tërhequr në KQZ janë përcaktuar edhe numrat që secila parti dhe koalicionet do t’i bartin në këto zgjedhje të jashtëzakonshme.

Lista e plotë dhe numrat e partive në këto zgjedhje:

Partia e Ashkalinjëve për Integrim kanë numrin 113

Partia Demokratike e Kosovës kanë numrin 112

PZG kanë numrin 117

Partia Liberale Egjiptiane 111

KNRP kanë numrin 130

Koalicioni AAK-PSD kanë numrin 119

Kandidat i pavarur Esmir Kasi kanë numrin 132

Partia Euroatlantike e Kosovës kanë numrin 129

GIG kanë numrin 133

JGP kanë numrin 123

Partia FJALA 125

Koalicija VAKAT 124

PKS kanë numrin 115

Lista Serbe kanë numrin 135

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës kanë numrin 131

Lëvizja Vetëvendosje kanë numrin 126

NISMA-AKR-PD kanë numrin 122

SDA kanë numrin 114

KDTP kanë numrin 127

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës kanë numrin 128

Lidhja Demokratike e Kosovës kanë numrin 134

SLS kanë numrin 121

SLOBODA kanë numrin 120

NDS kanë numrin 118

Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës 116.

Universiteti i Pitsburgut i bën publicitet kandidaturës së Vjosa Osmanit për Kryeministre

Nominimi për kryeministre nga radhët e LDK-së, e ka shtyrë Universitetin e Pitsburgut që t’i bëjë publicitet ish-studentes së tyre, Vjosa Osmanit. Në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të këtij universiteti, i është bërë një profil Osmanit, për aktivitetin e saj dhe punët që ka bërë sa ka qenë pjesë e këtij universiteti.

“Universiteti i Pitsburgut në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku i ka kryer studimet e magjistraturës dhe doktoratën, Vjosa Osmani, e ka mirëpritur dhe përkrahur kandidaturën e saj për kryeministre të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)” thuhet në njoftimin e Universitetit.

Ky Universitet ka treguar se Vjosa Osmani ka përfunduar studimet në nivelin master dhe doktoratë në këtë institucion, madje duke u angazhuar edhe si ligjëruese e jashtme.

“Përmes një deklarate për medie ky universitet ka thënë se “Dr.Vjosa Osmani ka përfunduar studimet e magjistraturës LL.M. dhe ato të doktoratës S.J.D. me nderime të larta dhe më pas është angazhuar si ligjëruese e jashtme” në këtë universitet” thuhet në njoftim.

Osmani vlerësohet si gjithashtu edhe për rolin e saj për trajnimin e ekipit të Universitetit të Prishtinës në garën gjyqësore në të drejtën ndërkombëtare dhe për arritjet e saja në sfera të ndryshme.

““Për më shumë se 15 vjet, znj. Osmani ka trajnuar ekipin e Universitetit të Prishtinës në garën gjyqësore në të drejtën ndërkombëtare tregtare dhe arbitrazhin – VIS. Në vitin 2018, asaj iu dha çmimi Sheth International Award për arritjet e saj në Kosovë dhe në mbarë botën dhe gjithashtu u vlerësua si Kampione e Përfshirjes Sociale nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP”, thuhet në deklaratën e Universitetit të Pitsburg-ut” thuhet në njoftim.

Universiteti i Pitsburgut e vlerëson se ishte pikërisht angazhimi i saj që bëri që të jetë fituese e çmimeve ndërkombëtare dhe Osmani tashmë është e përkushtuar për paqe dhe zhvillime pozitive në vend.

“Ishte angazhimi për qytetarët që bëri që ajo të fitoj Cmimin Sheth International Award. Ajo është qartazi e përkushtuar për një të ardhme pozitive, paqësore dhe të zhvilluar për Kosovën” thuhet në fund të deklaratës së lëshuar nga ky Universitet” përfundon njoftimi, transmeton GazetaExpress

Kurti: S’kam nevojë për tre zëvendës e 35 këshilltarë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka vizituar Besianën, me ç’rast është takuar edhe me qytetarë të kësaj komune.

Sipas Kurtit, vendimi i parë që do të bëjë në qeveri, është zvogëlimi i numrin të ministrive, derisa ka shtuar se nuk ka nevojë për tre zëvendës dhe 35 këshilltarë në qeverinë e tij.

Vetëvendosja u zotua se do të luftojë pabarazinë, papunësinë, si dhe padrejtësinë.

“Përmes shtetit social, zhvillimor dhe të së drejtës Lëvizja do ta luftojë edhe pabarazinë, edhe papunësinë edhe padrejtësinë. Tashmë, ka ardhur dita që qytetarët e shumtë që po na bashkohen e dinë se Kosova nuk mund të vazhdojë më kështu, e duan ndryshimin e kësaj gjendje dhe do ta votojnë masivisht Lëvizjen.”