VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Vedat Kokona, ati shpirtëror i frankofonisë Nga Alfred Papuçiu

By | January 27, 2020

Komentet

Shuhet antikomunisti legalisto – zogist Qazim Gjana! – Nga HAKIK MENA

Qazim Gjana, nga Bicajt e Lumes lindi ne prill te vitit 1933. Ai ishte i biri i Xheladin Isuf Gjanes.
Veshtiresite e jetes e kishin ba te forte dhe fanatik te virtyteve te trashegueme nga te paret e vet, kodit te nderit e te burrnise, drejtesise dhe mikpritjes, zakoneve te vendit, atdhetarizmit, antikomunizmit dhe të Zogizmit.
Qysh ne moshe te mitun, 18 muajsh, pati mbet jetim nga nana dhe ne moshen 6 vjeçare humbi vellain, Aliun, qe ishte student ne akademine ushtarake ne Rome. Pas LDB dhe me ardhjen ne pushtet te klikes kriminele sllavo-komuniste, vellai i dyte, Isufi, denohet me pushkatim por, me nderhyrje te ndryshme te babes se tij dhe miqeve te tyne, arrijne me e shpetue Isufin nga denimi kapital pavaresisht se tashma tmerret e burgjeve te diktatures e prisnin ate. Pas lirimit te Isufit nga burgu, ne vitin 1956 Qazimi arratiset nga Shqipnia per ne Kosove bashke me baben e tij, njerken, vellain Isufin, kunaten, dhe nipin e mbesen duke lane pas nji moter te vetme me te cilen do te takohej vetem pas afro 40 vitesh.
Qazimi ishte 23 vjeçar kur e la vendlindjen dhe malli e dashunia per trojet e veta do te baheshin udherrefyesit e te tana vendimeve te tij te mavonshme.
Edhe pse asnjihere nuk i ka konsiderue si trofe te vetat, i ndjeri Qazim Gjana, gjithmone mbante ne mend se ishte pasardhes i Ali « Bercukut » i cili e kishte pas sfidue zaptine perandorake osmane ne Prizren tue shti pushke e lane te vdekun hasmin e tij para syve te Pashes se Prizrenit mu ne mes te pazarit, bash per te vendosun ne vend Kanunin e Lumes; po ashtu ishte krenar qe mixha i babes vet, Selman Hasani, kendohej deri pas LDB ne kanget e Lumes per faktin qe ishte flijue per me u ba te mundun lirimin rruges se Kukesit e Prizrenit te tane nahijes dhe Dibres, por jo pa i marr me veti ata qe e kishin pas zane ate rruge.
Ne Kosove, Qazimi u martue me Ajshe Nuhi Lalen qe ishte po ashtu arratisun disa vite ma pare nga Shqipnia bashke me te mbijetuemit e familjes saj, pas vrasjes makabre e te pa bese te te gjithe burrave te fisit vet nga brigadat sllavo-komuniste gjate asaj ngjarjeje qe njihet tashma si Masakra e Buzmadhes.
Qendrimi afro 4 vjeçar ne Kosove ishte nje sfide tjeter ku i ndjeri Qazim Gjana u perballue me arrestimin e dyte te vellait, Isufit, dhe zhdukjen e tij pergjate 2 vitesh ne burgjet e Serbise nderkohe qe edhe Qazimi vuejti disa muej burgim ne Kosove.
Ne vitin 1960, familja Gjana, u transferue ne Kroaci . Ndersa, ne vitin 1962, Qazimi u vendos perfundimisht ne Belgjike bashke me baben e vet, njerken, bashkeshorten, dy djemte e persalindun, Aliun dhe Isnine, dhe vellain e tij, Isufin e familjen e tij. Ne Belgjike, familja e Qazim Gjanes u shtue edhe me 1 vajze dhe 5 djeme te tjere : Hanja, Shabani, Tema, Ramadani, Sulejmani dhe Miremani.
Menjihere, sapo arriti ne Belgjike, Qazim Gjana u aktivizue ne radhet e Partise Levizja e Legalitetit (asokohe Organizata Kombetare Levizja e Legalitetit), ku te gjithe miqt e familjes se tij dhe ajka e emigracionit politik shqiptar ishin perqendrue. Shume shpejt u ba shkaktar i zbulimit te agjentit te Sigurimit te shtetit, Isuf Mullaj, qe kishte pas qene infiltue ne degen e Belgjikes te OKLL. Pas vendimit te Komitetit Qendror ne New York, dhe deges te OKLL ne Belgjike, per me i dhane nje goditje regjimit komunist, per me e asgjesue agjentin e tyne, Qazimi, dhe disa shoke te tij, perzgjidhen per me e krye ket detyre. Ndonese ky mision deshtoi per shkak te dekonspirimit dhe ikjes ne Tirane te agjentit Isuf Mullaj, ky aksion tronditi regjimin siç u faktue me vone ne arkivat e diktatures te gjetuna ne Tirane pas ndryshimeve politike te viteve 90.
Angazhimin ne OKLL, i ndjeri Qazim Gjana, nuk e konsideronte per interesa vetjake, por si nje detyre per me ja kthye popullit e vendit te vet lirine e mohue nga pjella gjakatare serbo-sllave dhe per te arritun bashkimin kombetar, ne nje Shqipni ne trojet e veta etnike ; me bindjen e plote dhe te palekundun, se vetem sistemi mbretnor me Mbretin Leka mund te siguronin keto qellime atdhetare.
Para viteve 90, Qazim Gjana ishte disa here sekretar i deges se OKLL ne Belgjike, por edhe anetar i Keshillit Kombetar, dhe disa vite me radhe anetar i Komitetit Qendror te partise ne New York.
Kur ne fund te viteve 70, Mbreti Leka, krijoi Ushtrine per Çlirimin e Shqipnise Etnike, Qazim Gjana dergoi menjehere ne ate ushtri djalin e vet, Isnine, nderkohe qe ishte vet anetar i Keshillit Ushtarak, nen drejtimin e Mbretit. Pergatitjet e asaj ushtrie ne Spanje dhe aksionet e kryeme dhe te planifikueme kishin pas tmerrue aq shume regjimet antishqiptare te Tiranes dhe Beogradit, sa qe qeveria spanjolle e asaj kohe, u detyrue me e largue Mbretin Leka nga Spanja per ne Afrike, ku Isnia, bashke me ushtaret ma besnik dhe te pergatitun e shoqeruen pergjate shume vitesh familjen mbreterore ne Gabon, Rodezi (sot Zimbawe) dhe Afrike te Jugut. Edhe pse çdo dite rrezikohej jeta e djalit te vet, pasi pergatitjet per nje zbarkim ne Shqipni ishin te prekshme, i ndjeri Qazim Gjana ishte krenar qe ia kishte dhane djalin Atdheut. Po ashtu, ne fillim te viteve 90, kur Mbreti Leka i kerkoi nje djale te dyte, pasi jeta e vet dhe e princit te ri ishin ne rrezik ne Afrike te Jugut, Qazim Gjana nuk nguroi t’a dergoje Temen ne ate detyre.
Edhe pse sot, vlerat e njerezve kane ndryshue, dhe asnje veprim per vendin nuk bahet pa interes dhe shpagim financiar, duhet me theksue, se Isnia dhe Tema, ishin vullnetarë, dhe Qazimi nuk pranonte qe djemtë e vet te merrnin ndonje shperblim, per angazhimin e tyne. Madje, i ndjeri Qazim Gjana, ishte nje financues i rregullte i Ushtrise se Mbretit.
Prezenca dhe angazhimi i vet dhe i shokeve te tij te OKLL ne mobilizimin e emigracionit politik shqiptar kunder diktatures komuniste, si dhe kunder pushtimit serb ne trojet shqiptare, ban qe zeri i shumevuejtun i shqiptareve, qe po vuenin sllavo-komunizmin ne Shqipni, e ne trojet e tjera etnike, te degjohej gjithkund ne Europe, fale demonstratave te para nacionaliste te fundviteve 70 e fillimviteve 80 ne Bruksel, si dhe te atyne te fundviteve 80 dhe te fillimviteve 90.
Besnikeria e tij, ndjenjat nacionaliste, patriotizmi dhe vetmohimi, e kishin ba qe i ndjeri Qazim Gjana, te ishte nje mik i ngushte i te gjitha figurave te nacionalizmit shqiptar si : Mbreti Leka, Skender Zogu, Abaz Kupi, Faut Myftiu, Muharrem Bajraktari, Bardhok Ndreu e shume te tjere, si dhe te ishte i dashun dhe respektuem, per te gjithe legalistet dhe mbreteroret shqiptare.
Angazhimin e vet, si dhe zakonet e traditat e Lumes, qe ishin kaq te shtrenjta per te, ai ua trashegoi me fanatizem te gjithe familjareve te vet dhe u ba nje shembull per emigracionin e vjeter shqiptar, per qendrimet e veta nacionaliste, antikomuniste dhe atdhetare.
Ai, arriti ti shkolloje djemte e tij dhe t’ju mbjelle ne zemer; dashurine per atdheun, lirine, patriotizmin dhe zogizmin. Nuk i kurseu kurre sakrificat e tija, per idealet legaliste dhe mbretnore, aq sa, pavaresisht, se dy djemte e tij, Isnia dhe Tema ishin tashma te ndjere, ai e mbeshteti pa rezerva angazhimin e nje djali te trete, Sulejmanit, ne krah te Mbretit dhe Legalitetit. Nuk ishte pra rastesi, ndoshta i vetmi pasardhes i te gjithe emigracionit politik shqiptar ne bote, qe vendosi te kthehet ne Shqipni, pas diktatures, per me kontribue per Legalitetin e Mbretin, te ishte ; djali i Qazim Gjanes, Sulejmani, i cili pergjate 10 vitesh, jetoi ndermjet Tiranes e Brukselit, ngaqe ishte i ndam ndermjet familjes se tij, dhe angazhimit atdhetar, deri ne marrjen persiper, te nji detyre jashtezakonisht me pergjegjesi, siç eshte ajo e Kryetarit te PLL.
I ndjeri Qazim Gjana, ishte edhe nje besimtar i devotshem, dhe ishte pergjate disa viteve anetar i kryesise se keshillit te xhamise se pare shqiptare ne Bruksel. Kishte krye disa here Haxhin dhe Umren ne Qabe dhe ishte nje shtylle e xhamise shqiptare ne Bruksel, ku djali i tij me i vogel, Miremani, ashte sot kryetar i keshillit. Pas viteve 90 , dhe kthimit per here te pare ne atdhe, pas 40 vitesh, i ndjeri Qazim Gjana, ishte mobilizuar familjarisht duke kontribue ne ndertimin e disa xhamiave ne rrethin e Kukesit.
Qazim Gjana ishte nje punetor i palodhshem dhe i ndershem, nje patriot e atdhetar i kulluar, nje nacionalist shembullor, nje antikomunist i perbetue, nji legalist dhe zogist i shkolles vjeter dhe i oreve te para.
Ai la pas bashkeshorten, Ajshen, vajzen, Hanen, djemte Aline, Shabanin, Ramadanin, Sulejmanin dhe Miremanin si dhe mbi 50 nipa e mbesa.
I paharruem qofte kujtimi i patriotit, antikomunistit, legalisto-zogistit dhe besimtarit, Qazim Gjana.

Më 12 korrik të vitit 100 p.e.s. lindi Jul Çezari, ushtarak dhe burrë shteti i Perandorisë romake

Gaius Iulius Caesar, i njohur shqip si Jul Çezari lindi më 12 korrik 100 p.e.s. në Romë dhe ka vdekur me 15 mars te 44 p.e.s.. – ushtarak dhe burre shteti i Perandorisë romake, u vra nga kundërshtarët e tij politikë.

Gai Jul Çezari ka luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e Republikës Romake, në Perandorinë Romake. Marshimi romak ne Britaninë e Madhe, prej ushtrisë së Jul Çezarit, e shtriu botën romake deri në oqeanin Atlantik. Ai konsiderohet si një prej gjenive ushtarak, më të mëdhenj të kohës dhe një prej liderëve me te fortë.

Jeta

Jul Çezari ka lindur në një prej familjeve më të vjetra aristokrate në Romë. Ai ka qenë një pjesëtar i partisë demokratike dhe popullore. Edhe pse ishte nip i Caius Marius-it, Çezari, martohet me Kornelian, vajzën e re të Lucius Cornelius-in Cinna, mbështetësit më të madh të Mariusit dhe armikut te Sullasit. Në vitin 82 p.e.s., kur Çezari refuzoi të ndahej me Kornelian, ai u detyrua të largohej nga Roma.

Pas vdekjes së Sullasit, Çezari kthehet në Romë dhe nis karrierën e tij politike. Ai fiton popullaritet me partine e tij dhe oratori. Ne 74 p.e.s., ai shkon në Azi, për të rikthyer ushtrinë Cappadociane. Pasi u kthye, ai nxiti reformimin e qeverisë dhe ndihmoi në përparimin e pozicionit politik të Pompeit. Çezari u bë oficer, në vitin 70 p.e.s. dhe ishte përgjegjës për administrimin e qeverise dhe ushtrisë në Spanjën e largët, në 69 p.e.s.. Ai ndihmoi Pompein të merrte drejtimin e luftës në Lindje. Jul Çezari u kthye në Rome në vitin 68 p.e.s. dhe në mungesë të Pompeit, ai u bë koka e partisë popullore.

Martesa

Në vitin 63 p.e.s., Jul Çezari u emërua “pontifex maximus” [kryeprift]. Reforma e tij e mëtejshme me Sosigenin, për kalendarin, ishte një nga kontributet e tij më të mëdha për historinë. Në vitin 62 p.e.s., Clodius dhe e shoqja e dyte e Jul Çezarit, Pompeia, u përfshinë në një skandal, i cili përfshinte dhunimin e riteve sekrete te Bona Deas dhe si pasoje Çezari ndahet. Ai tha: “E shoqja e Çezarit, s’duhet të dyshojë për asgjë.”

Meqenëse Jul Çezari ka shërbyer në Spanjë si administrator, ai kthehet në Romë me ambicie konsullate. Për të realizuar qëllimin e tij, në vitin 60 p.e.s., Çezari krijon “Triumviratin” e Pare, e cila ishte aleanca e tre burrave, Julius Caesar, Pompeit, dhe Marcus Licinius Crassus. Pompei, ishte komandant i ushtrisë, kurse Marcus Licinius Crassus, ishte njeriu me i pasur në Romë. Kjo nuk ishte një triumvirate e mirëfilltë, sepse kjo aleance nuk u konfirmua zyrtarisht nga senati. Tre burrat ishin në gjendje të kontrollonin Romën dhe kjo aleance bëri të mundur që Çezari të ndiqte Luftën në Gali.

Në vitin 59 p.e.s., Çezari martohet me Calpurnian. Po të njëjtin vit si konsull, ai miraton një ligj agrar, i cili siguronte tokë bujqësore për 20,000 qytetar dhe veteran të varfër. Ai gjithashtu siguroi mbështetjen e të pasurve, duke reduktuar taksat që ata paguanin për kontratat në Azi. Kjo e bëri atë, drejtues të një koalicioni ndërmjet popullit dhe plutokratëve.

Beteja

Në vitin 55 p.e.s., Çezari kreu një eksplorim në Britani dhe mundi Britanikët, nën drejtimin e Cassivellaunusit. Çezari hasi në kundërshtarin e tij më të fortë në Gali, Vercingetorixin, të cilin ai e mundi në Alesia në 52 p.e.s.. Me fundin e luftës, Çezari kishte arritur kontrollin e pjesës më të madhe te Galisë. Kjo arritje i siguroi atij, titullin komandanti më i madhe i kohërave, si dhe besnikërinë e legjioneve. Kujdesi i Çezarit ndaj ushtarëve, dëshira për të realizuar ai vetë sulme të vështira ushtarake, e ktheu atë në idhullin të ushtarëve, një element i rëndësishëm për karrierën e tij pasardhëse.

Lufta Civile

Në vitin 54 p.e.s., vdes e bija e Jul Çezarit, e shoqja e Pompeit, që prej pesë vjetëve. Ajo kishte qenë lidhja kryesore ndërmjet dy burrave. Gjate viteve kur Çezari ishte në Gali, Pompei kishte filluar të mësonte gjithnjë e me shume mbi partinë senatoriale. Arritjet ushtarake te Çezarit, fillojnë e rrisin xhelozin e Pompeit. Vdekja e Crassusit, në 53 p.e.s., sjell fundin e Triumviratit të Parë, dhe vendosjen e Çezarit kundër të tjerëve.

Pasi përfundoi Triumvirati i Parë, senati mbështet Pompein, i cili u bë konsull individual më 52 p.e.s.. Ndërkohë, Çezari ishte bërë një hero ushtarak, si dhe një lider i popullit. Senati druhej prej Çezarit, dhe donte që ai të hiqte dorë prej ushtrisë së tij. Ata e dinin që Çezari shpresonte të bëhej konsull, pasi periudha e tij në Gali, të përfundonte. Në dhjetor të 50 p.e.s., Çezari i shkruan një letër senatit, në të cilën thoshte që ai do të hiqte dore nga ushtria e tij, në rast se Pompei hiqte dore nga posti që kishte. Senati e priti letrën me egërsi dhe i kërkoi Cezarit të hiqte menjëherë dore nga ushtria, përndryshe do të shpallej “armik i popullit”.

Dy oficerët besnikë të Çezarit, Mark Antoni dhe Quintus Cassius Longinus, nuk e aprovuan ligjin dhe u përjashtuan nga senati. Ata udhëtuan drejt Cezarit, o cili mblodhi ushtrinë e tij, dhe kërkoi mbështetjen e tyre kundër senatit. Ushtria kërkoi te sulmonte dhe më 12 janar të vitit 49 p.e.s., Çezarime fjalën “Iacta alea est” [vdekja është larg] kaloi Rubicon-in, kufiri që ndante provincën e tij nga Italia. Lufta civile kishte filluar.

Marshimi i Çezari drejt Romës, ishte një progres triumfues. Senati u arratis për në Capua. Çezariu drejtua më pas për ne Brundisium, ku rrethoi Pompein, përpara se ai të arratisej për në Greqi. Ai ju drejtua Spanjës, të cilën po e drejtonin oficeret e Pompeit dhe vendosi paqe në të. Pasi u kthye në Romë, Çezariu zgjodh konsull dhe më pas iu drejtua Greqisë, në kërkim të Pompeit.

Çezari mblodhi një ushtri të vogël në Brundisium dhe nisi lundrimin. Ushtria ishte aq e vogël, sa Bibulus, i cili po e priste në ngushticë, për ta penguar kalimin e tij në Epir, e lejoi pa problem. Çezari takon Pompein në Dyrrah ketu zhvillohet Beteja e Dyrrahut , por u detyrua të tërhiqej, me Pompein qe e ndiqte pas shpine. Çezarie vendosi kampin në një vend mjaft strategjik, pranë Pharsalus-it. Pompei, i cili kishte një ushtri të madhe, e sulmoi Cezarin, por u mund dhe u detyrua të tërhiqej drejt Egjiptit, ku dhe u vra.

Çezari, i cili kishte ndjekur Pompein drejt Egjiptit, qëndroi atje edhe për pak kohë, duke jetuar me Kleopatrën. E mbështeti atë kundër të vëllait dhe të shoqit, Ptolemeut XII, dhe bëri të mundur që Kleopatra të vendosej fuqishëm ne fron. Prej Egjiptit ai shkoi në Siri dhe Pontus, ku në vitin 47 p.e.s., ai mundi Pharnacin II, në një mënyrë aq të lehtë, sa e pasqyroi me fjalët: Veni, vidi, vici [Erdha, Pashë, Pushtova]. Po të njëjtin vit, ai u nis drejt Afrikës (Libisë), ku ndodheshin mbështetësit e Pompeit, për ti dhënë fund revoles së nisur nga Kato .

Kthimi në Romë

Çezari u kthye në Romë, me katër triumfe të mëdha dhe i fali të gjithë armiqtë e tij. Ai nisi të reformonte kushtet e jetesës, duke përmirësuar ligjet agrare si dhe konditat shtëpiake. Jul Çezari, gjithashtu bashkoi planet e ndërlikuara, për të konsoliduar mbretërinë dhe vendosjen e sigurisë. Në dimrin e 46 – 45 p.e.s., Çezariishte në Spanjë, ku zhduki partine e fundit senatoriale të Gaeus Pompeusit, të birit te Pompeit.

Jul Çezari kthehet ne Romë në shtator të 45 p.e.s., dhe u emërua në postin e drejtuesit të konsujve, për të pestën here. Po të njëjtin vit, ai u bë diktator i përjetshëm dhe vendosi të merrte një fushatë kundër Parthias, rreziku i vetëm për kufijtë e Romës. Fuqia e tij diktatoriale, kishte ngjallur pa pëlqyeshmëri dhe ishte kritikuar rëndë nga armiqtë e tij.

Kundrejt Çezarit u realizua një komplot, prej vetë miqve dhe mbrojtësve te tij. Këtu mund të përmendim Cimber, Casca, Cassius dhe Marcus Junius Brutus. Më 15 mars të vitit 44 p.e.s., ai u godit me thikë, për vdekje, në dhomën e senatit. Në testament, Çezariia linte gjithçka nipit të tij 18 vjeçar, Octavianit më vonë i njohur si August.

Çezari ka qene gjithmonë një prej figurave më kontradiktore historike. Ndjekësit e tij kishin parë tek Cezari, mbrojtësin e te drejtave të njeriut, kundrejt një oligarkie. Armiqtë e tij e kishin parë Cezarin, si një demagog ambicioz, i cili e fitoi me force rrugën e tij drejt fuqisë diktatoriale dhe shkatërroi republikën. Ai ishte i shkëlqyer në luftë, oratori dhe si drejtues shteti.

Caesar-Altes-Museum-Berlin.jpg

Letrat dhe Historia

Pos veprimtarisë së tij si ushtarak Çezari u shqua edhe për veprimtarin letrare e historike. Më veprat e tij letrare ai hynë ndër shkrimtarët më të mirë të kohës së vetë. Nga Çezari deri më tani dihet se janë ruajtur dy vepra të plota me përmbajtje historike, komente (ditar) dhe që në fakt nuk janë asgjë më shumë se kujtime apo broshura politike të pregatitura në stilin e raporteve ushtarake.

Si shkrimtar Çezari shquhet për stilin që mund të quhej shembullor për thjeshtësinë e qartësinë e gjuhës. Kështu në veprat e tij si: “De bello civilile” (Mbi luftën civile) dhe atë kushtuar luftës gale “De bello Gallico” ai përshkruan ngjarjet ushtarake kundër Pompeut me plot gjallëri edhe pse nuk mund të thuhet se është i paanshëm.

Çezari në veprat e tij përshkruan tërthorazi pjesë të Ilirisë në të cilën ishin zhvilluar edhe disa ngjarje. Mirëpo ai nuk hynë më thellë në përshkrimet e tija. Në veprat e tij vërejmë përshkrime gjeografike të Ilirisë.

(Wikipedia)

Radio Vatikani: Poliedriku Ernest Koliqi

Poliedriku Ernest Koliqi në përvjetorin e vdekjes – Vatican News

I nderuar nga e gjithë bashkësia shqiptare në mërgim, por i mohuar nga vendi i tij, prof. Ernest Koliqi klasiku i fundit i brezit letrar të viteve ’30, mbylli sytë përgjithmonë, si sot, më 15 janar 1975, në shtëpinë e tij të thjeshtë, në Fiano Romano (afër Romës). Vdiq me dëshirën e zjarrtë, të paplotësuar, të kthehej rishtas në Shkodër.

Duke shfletuar kalendarin historik, më 15 janar, kujtojmë prof. Ernest Koliqin në përvjetorin e vdekjes. Poet, prozator, dramaturg e studiues i madh i letërsisë shqipe.  I përgatitur me njohuritë më të përparuara të kohës, u kthye menjëherë në Shqipëri ku, dy vjet me pas, së bashku me Atë Anton Harapin dhe Nush Topallin, themeloi gazetën “Ora e Maleve”. Bashkëpunoi me revistat më të rëndësishme të kohës, e themeloi njërën ndër revistat më interesante të letërsisë shqipe “Shkëndija” të Tiranës.

Në vitin 1924 mori pjesë në shoqërinë patriotike “Bashkimi”, themeluar nga Avni Rustemi. Për t’i shpëtuar forcave zogiste, emigroi pesë vjet në Jugosllavi. U rikthye në Shqipëri më 1929 dhe filloi punën si mësues në Vlorë e në Shkodër. Më 1937 u diplomua në universitetin e Padovës me tezën “Epika popullore shqiptare”. Më 1939 u emërua ministër i arsimit. Mblodhi në kabinetin e tij studiuesit dhe shkrimtarët më të spikatur, me të cilët zhvilloi një veprimtari mjaft të dendur. Më 1944 u largua në Itali, ku u emërua drejtues i Institutit të Studimeve Shqiptare, krijuar më 1957 nga vetë Koliqi, në vend të katedrës së gjuhës shqipe pranë Universitetit ‘La Sapienza’ të Romës. Pra nga viti 1939 qe profesor Ordinar i Gjuhës e letërsisë shqipe pikërisht pranë këtij Universiteti romak.

I nderuar nga e gjithë bashkësia shqiptare në mërgim, por i mohuar nga vendi i tij, prof. Ernest Koliqi klasiku i fundit i brezit letrar të viteve ’30, mbylli sytë përgjithmonë, si sot, më 15 janar 1975, në shtëpinë e tij të thjeshtë, në Fiano Romano (afër Romës), i dënuar të rrinte larg Shqipërisë me akuzën si bashkëpunëtor i fashizmit. U varros në Romë. Vdiq me dëshirën e zjarrtë, të paplotësuar, të kthehej rishtas në Shkodër, të dëgjonte prapë kambanat e Kishave, të shkelte përsëri në pragun e shtëpisë së moçme të Koliqëve në lagjen Gjuhadol. Të gjitha këto dëshira i shprehu me frymëzim të jashtëzakonshëm në poezinë “Bijës sime”, botuar në ‘Shêjzat’, që tingëllon si Testament poetik.

Krahas ndihmesës së tij në fushën e publicistikës e të arsimit, prof. Ernest Koliqi njihet si prozator, poet, përkthyes, kritik, studiues i letërsisë. Revista “Shêjzat”, rreth së cilës mblodhi emrat më të shquar të diasporës, mbetet një monument i vërtetë i publicistikës shqipe

Një jetë tejet e begatë me ngjarje e vepra, treguar me pak data:
Ernest Koliqi lindi në Shkodër më 20 maj 1903.
1921 – Perfundoi shkollën e mesme në Bergamo e në Milano, Itali, dhe u kthye në Shqipëri, ku dy vjet me pas, së bashku me Atë Anton Harapin dhe Nush Topallin, themeloi gazetën “Ora e Maleve“.
1924 – Hyri në Shoqërine patriotike “Bashkimi“, krijuar nga Avni Rustemi. Për shkak te lidhjeve të reja politike, u detyrua të emigrojë pesë vjet në Jugosllavi, për t’i shpëtuar forcave zogiste, pas revolucionit të dështuar te Nolit.
1929-36 – U kthye në Shqipëri. Punoi si mësues në Vlorë e në Shkodër. Në një sërë botimesh periodike dhe veprash, Koliqi bëhet i njohur si shkrimtar i talentuar i letërsisë shqiptare.
1937 – U diplomua në Universitetin e Padovës me tezën “Epika popullore shqiptare“.
1939-41 – U emërua ministër i arsimit gjatë pushtimit fashist.
1944 – U largua në Itali, i dënuar nga qeveria e re komuniste, si bashkëpunëtor i fashizmit.
1957 – U emërua drejtues i Institutit te Studimeve shqiptare, të posakrijuar në këtë vit, si pasues i katedrës se Gjuhës Shqipe në Universitetin e Romës. Në këtë vit, nisi të botohet edhe revista letrare e Koliqit “Shejzat” në gjuhen shqipe.
Më 15 janar 1975 vdiq në shtëpinë e tij romake, në Balduina, i nderuar nga e gjithë bashkësia shqiptare ne mërgim, por i mohuar nga vendi i tij.

Vjershat e para i botoi në gjuhën italiane, në të përjavshmen studentore”Noi giovani”, në Bergamo; gjatë mërgimit në Jugosllavi, botoi poemthin “Kushtrimi i Skanderbeut” me përmbajtje patriotike. Më pas “Hija e maleve” e “Tregtar flamujsh“, kryevepra të tij e të novelës në gjuhën shqipe.
Me vlerë të madhe janë edhe përkthimet: “Poetët e mëdhaj të Italisë“.
Vijoi botimet duke nxjerrë në dritë më 1959 “Kangjellat e Rilindjes“; më 1960 romanin “Shija e bukës së mbrume”, ku ndjehet fuqimisht dashuria e mërgimtarit për tokën e vet. Në poezi Koliqi na la edhe vëllimin “Gjurmë stinësh” (1933), “Symfonia e shqipeve“, e “Pasqyrat e Narçizit“, me shtatë poemtha në prozë.

Sot njihet si një ndër prozatorët më të mëdhenj. Mjaftojnë dy përmbledhjet me tregime “Hija e maleve” (Zarë, 1929) dhe “Tregtarë flamujsh” (Tiranë 1935) që Koliqi të zerë kryet e vendit në prozë, bashkë me Mitrush Kutelin: njëri mjeshtër i madh i traditës së kallëximit verior, tjetri, i rrëfimit jugor. Në tregimet e tij rijeton Shkodra, tashmë e harruar, me zakonet e gjuhën e saj plot ngjyra ylberi.

Sipas mendimit kritik, Konica cilësohet “nismëtar i prozës moderne shqipe”, ndërsa Koliqi, “themelues i prozës moderne shqipe”.
Studiuesi Aurel Plasari, shkruan: “Po ta gjykonim një gjysmë shekulli të letërsisë shqipe me rreptësinë e Kurtiusit (Curtius), do të na shfaqej parasysh i hirtë e i ftohtë “zinxhiri i pashkatërrueshëm i një tradite mediokriteti,” mbi të cilin ngrihen kryeveprat e jashtëzakonshme, “Pasqyrat” e Koliqit, “Tat Tanushi” i Kutelit, “Dranja” e Martin Camajt, që e kapërcejnë realitetin e një historie letërsie”.

Ernest Koliqi vazhdoi traditën e të mëdhenjve të shkollës letrare të Shkodrës, pasi u ushqye me kulturën poetike klasike dhe moderne e asimiloi kulturën poetike arbëreshe.  I dëbuar nga Atdheu, i marrë nëpër gojë për pikëpamjet e tij politike, i mohuar deri si artist, i djegur nga malli për t’u rikthyer fizikisht në Atdhe, vijon të presë në varrezën romake ‘Prima Porta’, nën një rrasë mermeri të kuq, i rrethuar nga njerëz të huaj, i mbuluar me dhe të huaj, nën një qiell të huaj – rikthimin në Atdhe – ndërsa vepra e tij nuk u largua kurrë prej Shqipnie e, sidomos, prej Shkodre…..

Më 9 korrik 1964 lindi artistja e shquar Courtney Love, vejusha e shfrenuar e Kurt Cobain

VOAL – Courtney Michelle Love Harrison lindi më 9 korrik 1964 në San Francisko. E rritur në Oregon, ajo ishte tërhequr nga stilet muzikore të momentit kur ishte e re, padyshim jo ata që kalojnë nëpër radio por ata të modës underground; ajo është e apasionuar pas muzikës së re të new wave dhe punkut të pashmangshëm, ndikime që mund të shihen kundër dritës edhe në veprat e ardhshme të autorit.

Një frymë rebele, në përbërjen e saj gjenetike dëshira për të udhëtuar nuk mund të mungonte, interpretohej jo vetëm si kuriozitet drejt formave të ndryshme kulturore, por edhe si një formë shpëtimi dhe braktisjeje të përkohshme të rrënjëve të dikujt.

Ajo udhëtoi në Irlandë, Japoni, Angli dhe në vitin 1986 vendosi të jetojë në Los Angeles, ku gjeti një rol në filmin “Sid dhe Nancy”, bazuar në historinë e trazuar të Sid Vicious, basistit të Sex Pistols. Pas kësaj përvoje të filmave fluturues, Courtney Love u transferua në Minneapolis, ku ajo formoi grupin femëror post-punk “Babes in Toyland with Kat Bjelland”. Sidoqoftë, e mbylli shpejt këtë episod, kthehet në Los Angeles ku në vitin 1989 formon “Hole”. Grupi përbëhet nga Eric Erlandson (kitarë), Jill Emery (bas) dhe Caroline Rue (daulle). Albumi i parë “Pretty në brendësi” nga viti 1991 ka një sukses të mirë.

Viti pasues është thelbësor sepse ajo martohet me burrin e destinuar të ndryshojë jetën e saj dhe i cili, në një mënyrë tërthore, do të kontribuojë ndjeshëm në kthimin e vëmendjes ndaj saj. Ky është Kurt Cobain, prijësi i Nirvana, engjëlli i djegur i rokut, djali i dëshpëruar i cili, i lodhur nga të jetuarit sepse ka shumë (ose mbase sepse nuk ka asgjë edhe në këtë?), kryen vetëvrasje me pushkë (në vitin 1994). Kjo është gjithashtu periudha e regjistrimit më të suksesshëm të “Hole”, rastësisht me “Live through this”, një këngë që shpreh gjithë zemërimin e një personi që ka pësuar një humbje tragjike. Sipas thashethemeve që dolën, duket se Cobain kishte shkruar pjesën më të madhe të diskut, një dilemë që nuk u zgjidh asnjëherë, e mohuar gjithnjë nga Courtney Love.

Në ditët “e mira”, të dy të varur nga heroina, çifti udhëton në maksimum dhe është gjithmonë në qendër të vëmendjes, i sulmuar vazhdimisht nga shtypi. Tepricat e dy rockers nuk mungojnë: një ditë e mirë revista e famshme “Vanity Press” do të pohonte se Courtney përdor heroinë edhe gjatë shtatëzanisë, lajme që nuk janë sqaruar kurrë mirë. Nga marrëdhënia midis Courtney Love dhe Kurt Cobain, lind bukuroshja Frances Bean Cobain.

Ndërkohë, “Hole” vazhdon të bëjë punën e tyre të ndershme dhe në vitin 1998 ata lindin atë që do të dëshmojë se është albumi i tyre i fundit “Celebrity skin” “Lëkura e famshme”, pothuajse një flop. E zhgënjyer nga karriera e saj muzikore, Courtney Love ngushëllon veten me kinemanë, ku falë dhunës së saj fenomenale për biznesin e shfaqjes, ajo shpërthen. Katër filma të suksesshëm: “Feeling Minnesota”, “Basquiat”, “Man on the Moon” (së bashku me Jim Carrey), dhe “Larry Flynt”, ky i fundit gjithashtu i vlerësuar nga një nominim i Golden Globe dhe një histori dashurie me Edward Norton. Po, sepse Madame Cobain, pasi vdiq burri i saj, nuk e ka ndërprerë jetën e saj të dashur të stuhishme. Në të vërtetë, sillet e përsillet dhe bie në krahët e një rokeri tjetër të mallkuar, Trent Reznor i “Nine inch nails”.

E njohur dhe i famshme është edhe mosmarrëveshja e pafund me dy anëtarët e tjerë të Nirvana, Kris Novoselic dhe Dave Grohl, për botimin e materialit të pabotuar të bandës së grunge Seattle, si dhe koleksioneve të ndryshme retrospektive.

Më 2002 ajo luajti “24 ore” (Trapped), së bashku me Charlize Theron, ndërsa në fillim të vitit 2004 u publikua albumi i saj i parë solo “America’s sweetheart”.

Ringjallja e saj e vërtetë filloi në tetor 2006, kur ajo publikoi librin e saj me titull “Dirty Blonde: The Diaries or Courtney Love” ” dhe me shitjen e një pjese të drejtë të të drejtave të Nirvana, çka i dha asaj një shumë të mirë parash.

Ajo u kthye pas dhjetë vjetësh për të botuar një album me “Hole”  – pjesa tjetër e formacionit është ndryshuar krejtësisht – në prill 2010; titulli është “Vajza e askujt”./Elida Buçpapaj

(Video) Pjetër Arbnori hyri në grevën e urisë për lirinë e shtypit duke detyruar

Voal.ch – Ai është cilësuar si “Mandela i Ballkanit”, pasi kaloi mbi 28 vite të jetës së tij në burgjet komuniste.

Greva e urisë e Pjetër Arbnorit në vitin 1997 qe një protestë ndaj ligjit të miratuar nga mazhoranca e re për mediat vizive. Arbnori u ngujua në zyrën e Komisionit për Liritë e të Drejtat e Njeriut në kryesinë e Kuvendit. Mazhoranca u tërhoq duke ndryshuar ligjin e aprovuar të famshmin ”Amendamenti Arbnori”.

“Shpall grevën e urisë pa afat, grevë urie të vërtetë dhe jo gënjeshtra sikurse janë bërë më parë kur njerëzit lidhnin kokën me shami, paraqiteshin si të vdekur dhe kalonin në dhomën tjetër ku hanin sikur të kishin dasmë. Unë e kam provuar veten me greva të ndryshme urie dhe mendoj se jam i zoti të bëj një grevë urie të vërtetë. Kjo grevë ka për qëllim ti thotë pushtetarëve  t’i vënë gishtin kokës se demokracia nuk shtypet me kartonë, por është e përjetshme. Ka vështirësitë e veta, por do të triumfojë sepse e ka provuar mungesën e urisë për një kohë të gjatë. Nuk e bëj këtë grevë për bujë, do të doja të kisha sa më pak kontakte me njerëzit. Unë s’kam bërë grevë për të dhënë shfaqje”, u shpreh Arbnori.

Greva e urisë zgjati 21 ditë dhe Arbnori rrezikoi jetën.

Ja si tregon bashkëshortja e Pjetër Arbnorit, Suzana për grevën e urisë : “Kur Pjetri hyri në grevë urie për të drejtat e njeriut, më njoftoi edhe mua. Unë vetëm e pyeta nëse mund ta çonte deri në fund këtë grevë, e më pas i thashë nëse do të mund ta përballonte dhe nëse ishte i aftë për ta realizuar këtë. M’u përgjigj që këtë grevë urie e kishte bërë edhe në burg, dhe ai e përballoi këtë sfidë me sukses. Greva ishte e gjatë, 21 ditë. Ajo ka qenë shumë shqetësuese për familjen tonë, për mua si bashkëshorte, por edhe për fëmijët. Jeta e kishte lodhur së shumti, por ai më tha se donte ta çonte deri në fund dhe e bëri. Shkoja ta takoja çdo ditë dhe më vinte keq sepse ai kishte vuajtur mjaftueshëm në burgje, nuk i duhej edhe ajo, por ai deshi ta bënte. Një herë i shkova bashkë me fëmijët dhe nuk më lanë të hyja. Kjo ka qenë periudha më e vështirë në jetën time me të. Ai shpalli grevën e urisë në 19 gusht 1997 dhe u ngujua në një nga zyrat e parlamentit, e pikërisht në zyrën e komisionit për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut. Ai protestoi ndaj ligjit të miratuar nga Kuvendi për mediat vizive në vend. Asokohe u ndryshua ligji dhe u aprovua “Amendamenti Arbnori”. Ajo kohë qe periudha më e vështirë e jetës me të. E them këtë sepse takoja çdo ditë një njeri që po “tretej”. Pas 29 vitesh burg për fjalën e lirë, ai bëri edhe 21 ditë po për të njëjtën gjë, e të mendosh se kjo ishte në demokraci, në pluralizëm.”

 

Më 6 korrik 1893 u nda nga jeta Guy de Maupassant, një ndër themeluesit e tregimit modern

VOAL – Henry-René-Albert-Guy de Maupassant (Gi De Mopasan) ka lindur në Kalanë e Miromesnil, pranë Dieppe (Francë) më 5 gusht 1850.

Vlerësuar si një nga themeluesit e tregimit modern, Maupassant u ndikua fuqimisht nga Zola dhe Flaubert, si dhe nga filozofia e Schopenhauerit. Tregimet e tij dhe romanet e tij paraqesin një denoncim të gjerë të shoqërisë borgjeze, marrëzisë së saj, lakmisë së saj dhe mizorisë së saj. Burrat shpesh përshkruhen si kafshë të vërteta dhe dashuria reduktohet në një funksion thjesht fizik për ta. Ky pesimizëm i fortë përshkon të gjithë veprën e Maupassant.

Romanet e tij karakterizohen nga një stil i shkurtër dhe konciz dhe nga mënyra e zgjuar në të cilën zhvillohen temat individuale. Disa nga historitë e tij bien gjithashtu në zhanrin horror.

Familja Maupassant erdhi fillimisht nga Lorraine, por kishte kaluar në Normandi rreth mesit të shekullit të 19-të. Më 1846 babai i tij u martua me Laure le Pottevin, një grua e re që i përkiste borgjezisë së lartë. Laure dhe Alfred vëllai i tij, kishin qenë shokë lojërash me Gustave Flaubert, i biri i një kirurgu në Rouen, i cili do të ketë një ndikim të fortë në jetën e Mopasanin. Nëna ishte një grua me një talent të veçantë letrar, e pasionuar për klasiken, në veçanti për Shakespearen. E ndarë nga burri, ajo kujdeset për dy fëmijët e saj, Guy dhe vëllain e saj më të vogël Hervé.

Guy jeton me nënën e tij në Etretat deri në moshën trembëdhjetë vjeç; shtëpia e tyre është Villa dei Verguies, ku në mes të detit dhe kopshteve të harlisur, Guy rritet me pasion për natyrën dhe sportet në natyrë.

Më pas Guy studion në seminarin në Yvetot, ku ai do të bëjë gjithçka për t’u dëbuar. Ai zhvillon një armiqësi të fortë ndaj fesë. Ai më vonë u bashkua me Lycée du Rouen ku shkëlqen për talentin e tij letrar; në këto vite ai iu kushtua poezisë dhe mori pjesë në disa përfaqësime pro-dramatike.

Pas diplomimit në vitin 1870, lufta franko-prusiane shpërtheu dhe vendosi të regjistrohej si vullnetar. Ai lufton me nder dhe pas luftës, në vitin 1871, lë Normandinë për të shkuar në Paris. Këtu ai do të kalojë dhjetë vjet duke punuar si punonjës në Departamentin Detar. Pas një periudhe të gjatë dhe të mërzitshme, Gustave Flaubert merr Guy de Maupassant nën mbrojtjen e tij, duke e shoqëruar atë në debutimin e tij në gazetari dhe letërsi.

Në shtëpinë e Flaubert ai takoi romancierin rus Ivan Turgenev dhe francezin Émile Zola, si dhe shumë protagonistë të tjerë të shkollës realiste dhe natyrore. Maupassant fillon të shkruajë vargje interesante dhe vepra të shkurtra teatrale.

Më 1878 ai u transferua në Ministrinë e Arsimit, duke u bërë një redaktor i rëndësishëm i gazetave të suksesshme si Le Figaro, Gil Blas, Le Gaulois dhe L’Echo de Paris. Shkrimi i romaneve dhe tregimeve bëhet vetëm gjatë kohës së lirë.

Më 1880, Maupassant botoi kryeveprën e tij të parë, tregimin “Boule de Suif”, i cili mori një sukses të menjëhershëm dhe të jashtëzakonshëm. Flaubert e quan atë “një kryevepër të destinuar të zgjasë me kalimin e kohës”. HKy botim e bën atë të famshëm: në mënyrë të galvanizuar ai punon në mënyrë metodike duke ardhur për të shkruar nga dy në katër vëllime në vit. Periudha 1880-1891 karakterizohet nga një punë intensive. Maupassant kombinon talentin dhe kuptimin praktik për biznesin, cilësitë që do të garantojnë shëndetin dhe pasurinë.

Më 1881 ai botoi “La Maison Tellier”, vëllimi i tij i parë i tregimeve të shkurtra: në dy vitet e ardhshme vëllimi do të numërojë dymbëdhjetë botime.

Në 1883 përfundon romani “Une vie”, i cili shet 25,000 kopje në më pak se një vit. Romani i dytë “Bel-Ami” botohet më 1885 dhe arrin numrin e jashtëzakonshëm të 37 ribotimeve në katër muaj. Botuesi “Harvard” komisionon romane të reja për Maupassnt. Pa shumë përpjekjesh, ai shkruan tekste interesante nga pikëpamja stilistike dhe përshkruese, dhe shumë e thellë nga pikëpamja e përmbajtjes. Në këtë periudhë ai shkroi “Pierre et Jean”, i konsideruar nga shumë njerëz si kryevepra e tij e vërtetë.

Maupassant ndjeu një lloj neverie natyrore ndaj shoqërisë dhe për këtë arsye ai e donte vetminë dhe meditimin. Ai udhëton shumë, duke lundruar me jahtin e tij privat “Bel Ami” – i quajtur në nder të romanit të tij – midis Algjerisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Sicilisë dhe Auvergne. Nga secili prej udhëtimeve të tij ai kthehet me një vëllim të ri.

Pas vitit 1889 ka shumë pak herë që ai kthehet në Paris. Në një letër për një mik ai besonte se kjo ishte për shkak të shqetësimit që ai ndjente tek shikonte Kullën Eifel, inauguruar pak kohë më parë: jo rastësisht ai së bashku me shumë personalitete të tjera të kulturës franceze të kohës ishte një nga firmëtarët e peticionit që kërkonte të pezullohet ndërtimi i saj.

Udhëtimet e shumta dhe aktiviteti i thellë letrar nuk e pengojnë Maupassantin të bëjë miq figura të rëndësishme të botës letrare të kohës: ndër këta në veçanti janüe Alexandre Dumas bir dhe filozofe e historiani Hippolyte Taine. Gjatë viteve që e shenjtërojnë suksesin e veprave të Maupassant, Flaubert do të vazhdojë të sillet si një kumbar, një lloj udhëzuesi letrar. Pavarësisht nga një gjendje në dukje e fortë, shëndeti përkeqësohet dhe madje bilanci mendor i Maupassant shkon në krizë. Është pothuajse e sigurt se shkaku i sëmundjeve është për shkak të sifilizit, të trashëguar nga babai ose ndoshta i transmetuar nga marrëdhënia e rastit me ndonjë prostitutë. Gjendjet e shpeshta hallucinatore shoqërojnë frikën e vazhdueshme të vdekjes. Pas përpjekjeve të njëpasnjëshme të vetëvrasjes, shkrimtari dërgohet në klinikën e famshme të Dr. Blanche, në Passy. Pas tetëmbëdhjetë muajsh çmendurie të furishme, Guy de Maupassant vdiq më 6 korrik 1893 në moshën 43 vjeçare. Ai është varrosur në varrezat Montparnasse në Paris./Elida Buçpapaj

Më 6 korrik 1907 lindi Frida Kahlo piktore e shquar meksikane

Kahlo në vitin 1932, e fotografuar nga babai i saj Guillermo Kahlo

Frida Kahlo de Rivera (Shqiptimi spanjisht: [ˈfɾiða ˈkalo]; 6 korrik, 1907 – 13 korrik, 1954), lindur si Magdalena Carmen Frieda Kahlo y Calderón, ishte një piktore meksikane e njohur autoportretet e saj.

Jeta e Frida Kahlo filloi dhe mbaroi në Mexico City, në shtëpinë e saj, e cila është e njohur si “La Casa Azul,” Shtëpia e kaltër. Vepra e saj ka qenë e njohur ndërkombëtarisht si simboli i traditave meksikane kombëtare dhe autoktone, dhe nga feministet për përshkrimin e saj pa kompromis të përvojës dhe formë femërore.

Biografia

1907-1924 Familja dhe fëmijëria

Magdalena Carmen Frida Kahlo y Calderón u lind më 6 korrik, 1907 në Coyoacán (Meksikë). Prindërit e Kahlos ishin; fotografi Guillermo Kahlo (1871–1941) dhe Matilde Calderón y González (1876–1932). Kahlo fëmijërinë e saj, atmosferën në të cilën ajo u rrit shpesh herë e përshkroi si “shumë, shumë të trishtuar”.[6] Të dy prindërit e saj gjatë kohës më të madhe ishin të sëmurë, dhe martesa e tyre vazhdonte pa dashuri.[7] Kahlo nënën e saj e përshkruante si “zemergjerë, aktive dhe intelegjente, por në të njejtën kohë mizore, dhe si një besimtare të devotshme. Në moshën 6 vjeçare ajo u perball me polio, sëmundje që ndikoi që këmba saj e djathtë të ishte më e shkurtër dhe më e hollë se këmba e majtë. Kjo sëmundje e detyroi atë që të izolohej nga të afërmit e saj për disa muaj, përveç kësaj ajo ishte e tallur nga të tjerët. Për shkak të polios, shkollimi i Kahlos filloi më vonë se moshatarët e saj. Më 1922, Khalo u pranua në Shkollën Përgatitore Nacionale. Institucioni filloi të pranoj gra brenda tij dhe ishin vetëm 35 nga 2000 studentë. Khalo u fokusua në shkencat natyrore me deshirë që të bëhej mjeke. Ajo përformoi mjaft mirë shkollimin e saj akademik, ishte një lexuese e pangopur për dije, dhe u përkushtua në kulturën meksikane, u aktivizua në politikë dhe në çështjet e drejtesisë. Kahlo shijoi artin që në moshë të re. Prej vitit 1925 ajo filloi të punonte për të ndihmuar familjen, ndërkohë që ndiqte edhe shkollën.

1925-1930: Aksident me autobus, pikturat e para, dhe martesa me Diego Rivera

Më 17 shtator, të vitit 1925, Kahlo dhe i dashuri i saj, patën aksident me autobus. Disa njerëz kishin vdekur, ndërsa Kahlo pësoi lëndime të mëdha-një parmak I hekurit ia dëmtoi asaj legenin, duke i thyer kockën. Ajo po ashtu dëmtoi disa brinjë, këmbën e saj, dhe klavikulën e saj. Ajo kaloi një muaj në spital dhe dy muaj në shtëpi duke e rimarrë vetën, para se të rikthehet në punën e saj. Ajo kishte dhimbje të shumta në pjesë të ndryshme të trupit të saj, kaloi tre muaj e shtrirë në shtrat sepse ishte e paaftë pë të ecë. Aksidenti ia shuajti ëndërrën Kahlos për t’u bërë doktoreshë dhe i shkaktoi asaj dhimbje gjatë tërë jetës së saj. Shoku I saj Andres Henestrosa ka thënë se Kahlo”ka jetuar si e vdekur”. Gjatë mjekimit ajo mendoi të filloj karrierën e saj si një ilustratore e mjekësisë, e cila bënë një kombinim në mes të shkencës dhe artit, dhe në këtë mënyrë fillon të pikturojë. Ajo kishte një këmbalec për piktorë, e krijuar enkas për të, që i mundësoi të pikturojë e shtrirë në shtrat, dhe një pasqyrë ishte e vendosur mbi të që të mund të shikonte vetën e saj. Pikturimi për Kahlon u bë një mënyrë për të eksploruar pyetje të identitetit dhe ekzistencës, dhe ajo më vonë ka thënë se aksidenti dhe koha gjatë mjekimit të saj e bëri atë të dëshiroj, të filloj përsëri të pikturojë gjëra sipas këndvështrimit të saj. Shumica e pikturave që Kahlo pikturoi gjatë kësaj kohe ishin portrete të vetës së saj, të motrave të saj, dhe të shokëve të shkollës. Më 1922 Kahlo u takua me Diego Riverën, një prej artistëve më të suksesshëm të Meksikës, pasi që u takuan Kahlo kërkoi nga Diego të gjykoj se a shfaqin talent të mjaftueshëm pikturat e saj për të, që të vazhdoj karrierën e saj si një artiste. Rivera u përgjigj se ishte i impresionuar nga puna e saj. Kahlo pas pak e nisi lidhjen me Diego Riverën, pavarësisht faktit se ai ishte 42 vjeçar. Ai në atë kohë u konsiderua tërheqës për femrat. Kahlo dhe Rivera u martuan në një ceremony të civilizuar te qytetit Coyoacan , më 21 gusht 1929. Nëna e saj ishte kundër martesës së tyre, dhe të dy prindërit iu referuan si “martesa mes elefantit dhe pëllumbit”,duke iu referuar diferencës në përmasat e çiftit: Rivera ishte I gjatë dhe mbipeshë ndërsa Kahlo ishte e imët dhe e brishtë. (Wikipedia)

Më 4 korrik 1807 lindi Giuseppe Garibaldi, luftëtari i paepur për bashkimin e Italisë

VOAL – Giuseppe Garibaldi (Xhuzepe Garibaldi) lindi në Nice më 4 korrik 1807. Një personazh i shqetësuar dhe i etur për aventura, që në një moshë shumë të re ai u nis si detar për të ndërmarrë jetën në det.

Më 1832, gati njëzet e pesë vjeç, ai ishte kapiten i një anijeje tregtare dhe në të njëjtën periudhë ai filloi të afrohej në lëvizjet patriotike evropiane dhe italiane (siç është, për shembull, lëvizja Mazziniane “Giovine Italia”), dhe të përqafojë idealet e tyre të lirisë dhe pavarësisë.

Më 1836 ai zbarkoi në Rio de Janeiro dhe nga këtu filloi periudha, e cila zgjati deri më 1848, në të cilën ai u angazhua në ndërmarrje të ndryshme të luftës në Amerikën Latine.

Ai lufton në Brazil dhe Uruguaj dhe grumbullon një përvojë të madhe në taktikat guerile bazuar në lëvizje dhe veprime surprizë. Kjo përvojë do të ketë vlerë të madhe për stërvitjen e Giuseppe Garibaldit si si një drejtues luftimesh, ashtu edhe si një takticien i paparashikueshëm.

Më 1848 u kthye në Itali ku shpërtheu lëvizjen e pavarësisë, me Pesë ditët e famshme të Milanos. Më 1849 ai mori pjesë në mbrojtjen e Republikës Romake së bashku me Mazzini, Pisacane, Mameli dhe Manara, dhe ishte shpirti i forcave republikane gjatë luftimeve kundër aleatëve francezë të Papës Pius IX. Fatkeqësisht, republikanët detyrohen të pranojnë epërsinë e forcave të armikut dhe Garibaldi detyrohet të braktisë Romën më 2 korrik 1849.

Nga këtu, duke kaluar mënyra shumë të rrezikshme përgjatë të cilave ai humbet shumë shokë besnikë, ndër të cilët gruan e dashur Anita, ai mundi të arrijë në territorin e Mbretërisë së Sardenjës.

Pastaj fillon një periudhë e endjes nëpër botë, kryesisht në dete, e cila më në fund e çon atë në Caprera më 1857.

Garibaldi megjithatë nuk braktis idealet për bashkimin e Itailisë dhe më 1858-1859 ai takohet me Cavour dhe Vittorio Emanuele, të cilët e autorizojnë atë për të formuar një organ të vullnetarëve, një organ që quhej “Cacciatori delle Alpi” dhe në komandën e të cilit u vendos vetë Garibaldi.

Merr pjesë në Luftën e Dytë të Pavarësisë duke arritur suksese të ndryshme, por armëpushimi i Villafranca ndërpret operacionet dhe Gjuetarët e tij.

Më 1860 Giuseppe Garibaldi ishte promovues dhe drejtues i ekspeditës së Një Mijëve; ngre spirancën nga Quarto (Gjenovë) më 6 maj 1860 dhe zbarkon në Marsala pesë ditë më vonë. Nga Marsala fillon marshimi i tij triumfal; mund Bourbonët në Calatafimi, arrin në Milazzo, merr Palermon, Messinan, Siracusen dhe çliron plotësisht Siçilinë.

Më 19 gusht ai zbarkon në Kalabri dhe, duke lëvizur shumë shpejt, bën kërdi në linjat e Bourbonëve, pushton Reggion, Cosenzan, Salernon; më 7 shtator hyn në Napolin e braktisur nga Mbreti Francesco II dhe më në fund mposht Bourbonët në Volturno.

Më 26 tetor Garibaldi u takua në Vairano me Vittorio Emanuele II dhe vuri territoret e pushtuara në duart e tij: ai pastaj u tërhoq përsëri në Caprera, gjithmonë i gatshëm për të luftuar për idealet kombëtare.

Më 1862 ai u vu në krye të një ekspedite të vullnetarëve në mënyrë që të çlironte Romën nga qeveria papale, por ndërmarrja u kundërshtua nga Piemonte, kështu që u ndalua më 29 gusht 1862 në Aspromonte.

I burgosur dhe më pas i liruar në Caprera, ai mbeti në kontakt me lëvizjet atdhetare që veprojnë në Evropë.

Më 1866 ai mori pjesë në Luftën e Tretë të Pavarësisë nën komandën e Departamenteve Vullnetare. Ai vepron në Trentino dhe këtu arrin fitoren e Bezzecca (21 korrik 1866), por, përkundër situatës së favorshme në të cilën nodhej kundër austriakëve, Garibaldi duhet të pastrojë territorin e Trentinos me urdhër të piemontasve, të cilëve iu përgjigjet me “Obbedisco” – “Unë bindem “,  që mbeti e famshme.

Më 1867 ai drejtoi përsëri një ekspeditë që synonte çlirimin e Romës, por përpjekja dështoi me humbjen e forcave garibaldine në Mentana përballë forca Franko-Papale.

Në vitin 1871 ai mori pjesë në ndërmarrjen e tij të fundit të luftës përkrah francezëve në luftën Franko-Prusiane, ku, megjithëse ai mundi të arrijë disa suksese, asgjë nuk mund të shmangte humbjen përfundimtare të Francës.

Më në fund u kthye në Caprera, ku kaloi vitet e fundit dhe ku vdiq më 2 qershor 1882./Elida Buçpapaj

Më 4 korrik 2003 u nda nga jeta Barry White, këngëtari amerikan me zë të butë dhe tundues

VOAL – Timbri i tij i thellë dhe i errët ka shoqëruar një numër jo proporcional vallesh trup më trup dhe nuk mund të mos vësh bast se mijëra çifte u formuan në dallgët e notave të tij bindëse. Do pranuar se këto pohime janë rezultat i një fantazie të pastër ose një përpjekje romantike për t’i atribuar muzikës pushtete që janë ndoshta të huaja për të. Një gjë është e sigurt: kur njëra prej këngëve të tij filloi të përhapet në ajër, u deshën vetëm disa sekonda për të kuptuar menjëherë kush ishte ai zë i butë dhe tundues që vërshonte nga altoparlantët: Barry White.

Barrence Eugene Carter, gjigandi i mirë, këngëtari ciklopian i dashurisë në aspektet e saj më të lartësuara dhe intriguese (me një spërkatje të mirë erosi), lindi më 12 shtator 1944 në Galveston, Texas dhe i frymëzuar nga Elvis Presley i “It’s now or never” ( “Tani ose kurrë “), sapo ka arritur moshën madhore, ai bind veten të bashkohet si një bas me një grup shpirti të quajtur” The Upfronts “, duke regjistruar shpejt gjashtë single.

Më vonë Barry White zbuloi një treshe femër, “Love Unlimited” “Dashuria e Pafund”, në të cilën militonte ajo që do të bëhej gruaja e dytë, Glodean James (nga e para, e fejuara e tij që nga shkolla, kishte katër fëmijë, u ndanë më 1969), dhe ata prodhuan hitin e tyre më 1972 “Walkin’ in the rain with the one I love” “Duke shetitur në shi me atë që dua “, i cili shiti një milion kopje.

Në fakt, të paktë e dinë që artisti me ngjyrë ka realizuar gjithmonë një aktivitet të pasur prodhimi, një punë prapa skenave që ai ndau me pasionin e tij për të kënduar dhe për një shfaqje solo.

Pas suksesit të treshes, vitin e ardhshëm ai u fut në një aventurë solo, duke shndërruar pjesën instrumentale”Love’s theme” “Tema e dashurisë”, së cilës i përket merita, sipas kritikëve më të besueshëm, të ketë përuruar epokën e muzikës disko. Më 1974 ai solli në krye të listave albumin  “Can’t get enough” “Nuk mund të mjaftohemi”. Midis njërit turne dhe tjetrit me Glodean ai jo vetëm realizoi një album më 1981 por lindi edhe katër fëmijë të tjerë (ai ka gjithsejt tet fëmijëë), duke u divorcuar më pas më 1988.

Vitet tetëdhjetë ishin një periudhë e errësirës relative; vetëm në vitin 1994 u shfaq “Practise what you preach” “Praktiko atë që predikon” e Barry White në krye të listave pas gati shtatëmbëdhjetë vjet mungesë. Një episod është domethënës në këtë drejtim: megjithëse popullariteti i tij ishte më i larti gjatë viteve 70, këngëtari mori të parin nga dy “gramet” e tij në vitin 2000, për performancën më të mirë absolute mashkull dhe R&B tradicionale falë këngës së re “Staying power”.

Më 4 korrik 2003, në moshën 58 vjeç, këngëtari, i cili vuante nga problemet e veshkave të shkaktuara nga presioni i lartë i gjakut, vdiq, duke lënë të trullosur fansat që besuan zërin e tij shumë të veçantë si diçka të natyrshme në vetë muzikën dhe për këtë arsye të pakorruptueshme.

Ne kemi akoma “hitet” e shumta që Barry White ka prodhuar mbi tridhjetë vjet karrierë, mes të cilëve është e pamundur të mos kujtosh “Can’t get enough of your love, baby”-“Nuk mund të marr sa duhet nga dashuria jote, bejbi”, “You’re the first, the last, my everything” – “Ti je i pari, e fundit, gjithçka ime ”, “Practise what you preach”- “ Praktikoni atë që predikon ”dhe “It’s ecstasy when you lay down next to me” – “ Është ekstazë kur të shtrihet pranë meje ”. Të gjitha shtigjet e shkëlqyera që këngëtari, “i shkëlqyeshëm për të përfunduar në dhomën e gjumit” (siç është etiketuar nga një kritik i agabueshëm), i ka lënë si trashëgimi për dashuritë e ardhshme apo për historitë e pasioneve të nxehta./Elida Buçpapaj

Më 4 korrik 1826 u nda nga jeta Thomas Jefferson, një nga Baballarët Themelues dhe Presidenti i Tretë i SHBA

Thomas Jefferson (13 prill 1743 – 4 korrik 1826) ishte një nga Baballarët Themelues të Shteteve të Bashkuara. Ai ishte autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë dhe më vonë shërbeu si Presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara nga 1801 deri në 1809. Më parë ai kishte qene zgjedhur zëvendëspresidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara nën presidentin John Adams, nga 1797 në 1801. Ai ishte një ithtar i demokracisë, republikanizmit dhe të drejtave të individit që motivuan kolonistët amerikanë për tu shkëputur nga Britania e Madhe dhe të formojnë një komb të ri. Ai i krijoi dokumente formative dhe vendime në nivel kombëtar dhe lokal.

Xheferson ishte kryesisht me origjinë angleze, i lindur dhe arsimuar në koloninë e Virxhinias. Ai u diplomua nga Kolegji i William dhe Mary dhe punoi për një kohë të shkurtër si avokat, duke mbrojtur skllevërit që kërkonin lirinë e tyre. Gjatë Revolucionit Amerikan, ai përfaqësoi Virxhinian në Kongresin Kontinental që miratoi Deklaratën, hartoi ligjin për lirinë fetare si një ligjvënës Virginia, dhe ka shërbyer si guvernator i kohës së luftës (1779-1781). Ai u bë ambasador i Shteteve të Bashkuara në Francë në maj 1785, dhe më pas i pari Sekretar i Shtetit në 1790-1793 nën presidentin Xhorxh Uashington. Xheferson dhe Xhejms Madison organizuan Partinë Demokratike Republikane për të kundërshtuar Partinë Federaliste gjatë formimit të Sistemit të Parë Partiak. Me Madisonin, ai shkroi anonimisht Rezolutat e diskutueshme të Kentakit dhe Virxhinias në vitet 1798-1799, që kërkonin të inkurajonin të drejtat e shteteve në kundërshtim me qeverinë kombëtare duke zhvleftësuar Aktet e të Huajve dhe Rebelimit.

Si President, Xheferson vuri në plan të parë interesat e vendit në tregëtinë detare kundër piratëve të Barbarisë dhe politikave agresive tregtare britanike. Ai organizoi gjithasgtu Blerjen e Luizianës, që dyfishoi territorin e vendit. Si rezultat i bisedimeve të paqes me Francën, administrata e tij reduktoi forcat ushtarake. Ai u rizgjodh në mandatin e dytë në vitin 1804. Mandati i dytë i Xhefersonit u karakterizua më probleme, duke përfshirë gjykimin e ish-nënpresidentit Aaron Burr. Tregtia e jashtme amerikane u ul shumë, kur Xhefersoni zbatoi Aktin e Embargos në vitin 1807, duke iu përgjigjur kërcënimeve britanike ndaj anijeve të SHBA-së. Në 1803, Jefferson filloi një proces të diskutueshëm të largimit të fiseve indiane nga Territori i Luizianës i sapo organizuar. Ai nënshkroi gjithashtu Aktin e Ndalimit të Importimit të Skllevërve në vitin 1807.

Xheferson zotëronte shumë disiplina, si topografia, matematika, frutikultura dhe mekanika. Ai ishte një arkitekt i provuar në traditën klasike. Interesi i madh i Xhefersonit në fe dhe filozofi i dha atij presidencën e Shoqatës Filozofike Amerikane. Ai iu shmang fesë së organizuar, por u ndikuar nga krishterimi dhe deizmi. Xheferson ishte i përgatitur mirë në linguistikë dhe fliste disa gjuhë. Ai themeloi Universitetin e Virxhinias pasi u tërhoq nga postet publike. Xheferson ishte një shkrues produktiv letrash dhe kishte letërkëmbim me shumë njerëz të shquar dhe të rëndësishëm gjatë jetës së tij. Libri i tij i vetëm i plotë Shënime mbi Shtetin e Virxhinias (1785), konsiderohet si libri më i rëndësishëm amerikan i publikuar para vitit 1800.

Xheferson kishte në pronësi disa plantacione në të cilat punonin nga qindra skllevër. Shumica e historianëve tani besojnë se, pas vdekjes së gruas së tij në vitin 1782, ai kishte një marrëdhënie me skllaven e tij Sally Hemings me të cilën kishte të paktën një fëmijë. Historianët kanë lavdëruar jetën publike të Xhefersonit, duke vënë në dukje autorësinë e tij kryesore të Deklaratës së Pavarësisë, gjatë Luftës Revolucionare, përpjekjet e tij për liritë fetare dhe tolerancës në Virxhinia, dhe Blerjen e Luizianës, kur ai ishte president. Studiues të ndryshëm modernë janë më kritikë ndaj jetës private të Xhefersonit, duke theksuar, për shembull, mospërputhjen mes zotërimit të skllevërve dhe parimeve të tij liberale politike. Dijetarët presidencialë vazhdimisht e renditin Xhefersonin ndër presidentët më të mëdhenj.

Jeta e herëshme dhe karriera

Thomas Xheferson u lind më 13 prill 1743, në shtëpi, në Shadwell të Kolonisë së Virxhinias. Ai ishte i treti nga dhjetë fëmijët. Xheferson ishte me prejardhje angleze dhe ndoshta Uellsi dhe u lindu një subjekt britanik. Babai i tij Peter Jefferson ishte bujk dhe topograf, i cili vdiq kur Thomas ishte katërmbëdhjetë vjeç. Nëna e tij ishte Jane Randolph (Xhein Randolf). Peter Jefferson u zhvendos me familjen e tij në plantacionin Tuckahoe në vitin 1745 pas vdekjes së një miku të tij, që e kishte emëruar atë kujdestar të fëmijëve të tij. Xhefersonët u kthyen në Shadwell në vitin 1752, ku Peter vdiq në vitin 1757. Pasuria e tij u nda midis djemve të tij, Thomas dhe Randolph. Thomas trashëgoi rreth 5000 akre (2.000 ha) tokë, duke përfshirë edhe Monticello. Ai mori autoritet të plotë mbi pronën e tij në moshën 21 vjeçare.

Arsimimi

Xhefersoni i filloi mësimet e tij të fëmijërisë pranë fëmijëve Randolph me mësues në Tuckahoe. Në vitin 1752, ai hyri në një shkollë lokale të drejtuar nga një ministër skocez prezbiterian. Në moshën nëntë vjeçare, ai filloi të studionte latinisht, greqisht dhe frëngjisht. Ai mësoi të ngasë kuaj dhe filloi studimet e natyrës. Nga viti 1758 deri në 1760 atij i dha mësim Reverend James Maury pranë Gordonsville, Virginia, kryesisht histori, shkencë dhe klasikë, ndërsa jetonte në familjen e Maurit.

Xheferson hyri në Kolegjin e William & Mary në Williamsburg, Virxhinia, në moshën 16 vjeçare dhe studioi matematikë, metafizikë dhe filozofi nën profesorin William Small. Small e prezantoi atë në empiricistët britanikë, si John Locke, Francis Bacon, dhe Isak Njuton. Xheferson përmirësoi frengjishten dhe greqishten e tij si dhe aftësitë e tij në violinë. Ai u diplomua dy vjet pas fillimit në vitin 1762. Ai studioi drejtësinë nën tutelën Profesor George Wythe për të marrë licencën e tij të juristit, duke punuar ndërkohë si nëpunës në zyrën juridike të Wythes. Ai lexoi gjithashtu një shumëllojshmëri të gjerë të veprave klasike dhe politike angleze.

Xheferson i cmonte librat e tij. Në vitin 1770, shtëpia e tij Shadwell u shkatërrua nga zjarri, duke përfshirë një bibliotekë prej 200 vëllimesh të trashëguara nga babai i tij. Megjithatë, ai e kishte ripërtëriti bibliotekën e tij me 1250 tituj në vitin 1773, dhe koleksioni i tij u rrit në pothuajse 6.500 vëllime në vitin 1814. Britanikët e dogjën Bibliotekën e Kongresit atë vit, dhe ai i shiti më shumë se 6.000 libra Bibliotekës për 23.950 dollarë. Ai synonte të paguante një pjesë të borxhit të tij të madh, por ai rifilloi koleksionin për bibliotekën e tij personale, duke i shkruar John Adams, “Unë nuk mund të jetoj pa libra”.

Puna si avokat dhe përfaqësimi në Dhomën e Qytetarëve

Xheferson u pranua në shoqatën e juristëve të Virxhinia në 1767 dhe më pas ka jetuar me nënën e tij në Shadwell. Përveç ushtrimit të ligjit, Xheferson përfaqësoi Albemarle si delegat në Shtëpinë e Qytetarëve të Virxhinias nga viti 1769 deri më 1775.

A ka dashuri të çmendur? – Po ka, ajo midis Oriana Falaçit dhe Alekos Panagulis – E shqipëroi Elida Buçpapaj

Më 29 qershor 1929 lindi Oriana Falaçi (Oriana Fallaci), shkrimtare, gazetare, korrespodente e luftës. Më 29 qershor 1929 erdhi në këtë botë një nga figurat femërore më të diskutuara në historinë e shekullit XX, një intelektuale e dashur dhe e urryer, lindi në Firence, një shembull për ata që ëndërrojnë të ndërmarrin hapat e tyre të parë në botën e komunikimit. Ndër librat e saj më të bukur, edhe nëse është me të vërtetë e vështirë të zgjedhësh një, shquhet “Një burrë”, ku shfaqet gruaja e brishtë që fshihej pas gazetares të ashpër dhe antikonformiste.

Oriana Falaçi dhe historia torturuese e dashurisë me Alekos Panagulis (Alekos Panagoulis)

«Në përqafimet e furishme ose shumë të ëmbla nuk ishte trupi yt që e kërkoja, por shpirti yt, mendimet e tua, ndjenjat e tua, ëndrrat e tua, poemat e tua. Dhe mbase është e vërtetë që dashuria pothuajse asnjëherë nuk ka e trupin si objekt të saj, por një person shpesh zgjidhet ose pranohet për të keqen e pashpjegueshme me të cilën na pushton, ose për atë që përfaqëson në sytë tanë, në bindjet tona, në moralin tonë; megjithatë ura e një marrëdhënie dashurie mbetet trupi dhe nëse ky nuk ju josh, diçka tjetër duhet t’ju joshë. Karakteri, për shembull, mënyra e të jetuarit ose e sjelljes. Me kalimin e kohës kisha zbuluar se nuk më pëlqente shumë as karakteri yt. […] Por, atëherë, kush më nxiti të të rendja pas, të të përqafoja, të ndjeja mustaqet e tua pranë faqes, përse tani ndjej nevojën për të pastruar fytin dhe për të shtyrë lotët? “.

Kështu shkruan shkrimtarja fiorentinase tek romani “Një burrë” i botuar më 1979, që tregon sipas Orianës “tragjedinë e zakonshme të individit që nuk përshtatet, që nuk dorëzohet, që mendon me kokën e tij dhe për këtë arsye vdes i vrarë nga të gjithë”. Pas atyre faqeve të mrekullueshme, të papërpunuara, ekziston një histori e vërtetë: protagonist është Alekos Panagulis, një nga drejtuesit më të famshëm të Rezistencës Greke ndaj Diktaturës së Kolonelëve, i cili u persekutua për një kohë të gjatë dhe më pas u burgos për atentat pa sukses ndaj tiranit grek Geōrgios Papadopoulos. Më 23 gusht 1973 Alexandros Panagulis takohet me Orianën. Vetëm një ditë më parë ai kishte dalë nga burgu dhe kish filluar të ndjente lirinë që i mungoi aq shumë. Fallaci, e famshme në atë kohë për reportazhet e Luftës në Vietnam, nuk mund të humbasë rastin ta takojë për t’i marrë një intervistë. Është fillimi i fundit.

“Ai nxori dy nga librat e mi, një koleksion të artikujve të mi, një gramatikë italiane dhe një fjalor greko-italisht!”

«Ditën kur ai doli nga burgu i Boiatit, unë shkova ta intervistoja. […] Ai më tha se i kisha bërë shoqëri për shumë vite në burg, me artikujt dhe librat e mi … Në fillim nuk e besoja, … Pastaj, kur ia kthyen objektet që ai i kishte mbajtur në qeli: një palë këpucë, një batanije, një pako librash dhe gazetash, ai filloi të bërtiste aq i kënaqur: “Shiko, shiko!”. Dhe nxori dy nga librat e mi, një koleksion të artikujve të mi, një gramatikë italiane dhe një fjalor greqisht-italisht. Sepse në burg ai kishte filluar të studionte italishten … Dhe, në anët bosh të faqes së librit tim në italisht, shfaqeshin shënimet e tij mbi zgjedhimin e foljes “me dasht”. “Po të kisha dashur, nëse ti do të kishe dashur, po të kishte dashur …”. Në përfundim. Ditën kur ai doli nga burgu ne nuk e njihnim njëri-tjetrin: ne e rinjohëm njëri-tjetrin ».

Oriana dhe Alekos patën marrëdhënie si çift nga viti 1973 deri më 1976. Një marrëdhënie e fuqishme si tërmetet, e cila i dha shkrimtares nga Firence një pranverë të re:

“Dashuria ekzistonte, nuk ishte një mashtrim, dashuria ishte më tepër një sëmundje, dhe unë mund të rendisja të gjitha shenjat e kësaj sëmundjeje, dukuritë e saj». Të nesërmen e botimit të librit “Një burrë” Oriana shpjegoi se çfarë ishte dashuria: “A keni parë ndonjëherë në përrua, ato gurë që qëndrojnë për kundër njëri-tjetrit dhe nuk lëvizin as nga vrullja e ujit dhe nëse lëvizin, ata lëvizin bashkë? Ata janë dy gurë të dallueshëm, të ndryshëm, të krijuar në mënyra të ndryshme, por me kalimin e kohës: ka ndodhur që ata me fërkime kanë arritur një mirëkuptim dhe njëri ka marrë një formë konvekse, tjetri konkave dhe pastaj, duke mbetur të pavarur, ata janë bërë bashkë. Një gur i vetëm! ».

Oriana Fallaci: “S’agapò tora that tha s’agapò pantote”. “Çfarë do të thotë?” “Do të thotë: Unë të dua tani dhe do të të dua gjithmonë!” »

Fallaci që në takimin e parë që e kishte takuar Panagulis e kishte përshkruar atë një njeri “me fytyrën e një Jezusi të kryqëzuar dhjetë herë”.

Dhe ndoshta kjo e bënte atë të magjepsej pas tij: butësia e përherëshme që i qëndronte në fytyrë, e kombinuar me karakterin kontradiktor, rezultat i të përjetuarit në lëkurë tmerrin e diktaturës . Fallaci e kishte pikë të dobët për arsye shumë të forta. Ai tridhjetekatër vjeçar, i cili kishte mençurinë e dikujt që e dinte se nuk do të plaket kurrë, do të qëndrojë me të deri më 1 maj 1976, ditën kur greku humbi jetën në një aksident rrugor, i mbuluar me mister ende sot.

“S’agapò tora that tha s’agapò pantote”. “Çfarë do të thotë?” “Do të thotë: Unë të dua tani dhe do të të dua përgjithmonë. Përsërite atë ”. E përsëris me zë të frymtë: “Dhe sikur të mos jetë kështu?” “Do të jetë kështu”. Unë provoj një mbrojtje të fundit të kotë: “Asgjë nuk zgjat përgjithmonë, Alekos, kur ti të jesh plakur … ” Ai ma ktheu: ” Unë nuk do të plakem kurrë. ” “Po që do të. Ti do të jesh plak i famshëm me mustaqe të bardha. ” Ai: “Unë kurrë nuk do të kem mustaqe të bardha. As gri ”. “Do t’i ngjyesh me bojë?” “Jo, do të vdes shumë më herët. Dhe atëherë do të duhet të më duash përgjithmonë! ».

Vetëm disa rreshta janë të mjaftueshme për të kuptuar se të bashkoje Alekosin dhe Orianën ishte një ndjenjë anormale, aq sa e sinqertë po aq e dhimbshme, aq sa pafundme e bukur aq edhe mizore në të njëjtën kohë. Sepse nuk është e vërtetë që ana tjetër e dashurisë është urrejtja, por indiferenca, frika. Sepse kur e kuptoni se keni frikë ta humbisni një person, nuk keni nevojë të pyesni veten nëse e doni atë. Sepse frika për të humbur dikë është forma më e madhe e dashurisë./E shqipëroi Elida Buçpapaj

Atje ku prehet Oriana, ka një gur që kujton Alekos Panagulitis

Të gjallët e harruar në Shqipëri, dr. Margarita dhe dr. Fiqiri Basha Nga Meri Lalaj

 

(Dashuria e vajzës ruse me djaloshin shqiptar)

Ata të dy u njohën në qytetin Nizhnij-Novgorod të Rusisë në Institutin e Mjekësisë në vitin 1952: ai, djaloshi tiranas, Fiqiri Basha dhe ajo vajza ruse, Margarita Sjomoçkina nga Kozmademjanski afër Vollgës. Dhe u dashuruan. Ajo, nxënësja dhe studentja e medaljeve të arta u diplomua kirurge dhe pasi punoi dy vjet si asistente pedagoge erdhi në Shqipëri, erdhi ajo mështenkëza e bardhë për të jetuar pranë lisit shtatlartë shqiptar tek një shtëpi e vjetër tiranase, që mbante pllakën përkujtimore si bazë e Luftës Nacionalçlirimtare. Edhe burri i saj pat qenë veprimtar ilegal i asaj lufte (sot veteran).
Kur e pyes zonjën Margarita në i pat bërë përshtypje që të jetonte në një familje myslimane më përgjigjet: “Jo. Këtu gjeta vjehrrën dhe gjyshen e burrit tim, por jo vjehrrin.” E vijon: “Ato gjëra që kisha parë në kinema në vendin tim nëpër filma të ndryshëm i pashë në Tiranë: gomerët dhe gratë me ferexhe të zeza nëpër rrugica.”

Kirurgia dhe pedagogia

Në shkurt të 1955-ës kirurge Margarita Basha emërohet pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë ku punon deri në vitin 1966, paskëtaj e transferojnë në Gjirokastër së bashku me burrin kirurg, Fiqiriun. Atje të dy punojnë katër vjet deri në vitin 1970 dhe doktoresha Margarita duhej të jepte ndihmë mjekësore për katër rrethe: Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Tepelenë. Nga qindra raste të dhënies së ndihmës ndaj të sëmurëve po përmend atë të një grupi fëmijësh nga Bënça të cilët kishin gjetur një minë të mbetur nga lufta dhe u plasi ndër duar, sidomos njëri u plagos rëndë dhe mjekja i bëri disa operacione në bark, në këmbë dhe me këmbëngulje e solli në jetë. Apo rasti i asaj vajzës së re, Stavrullës, në Sarandë, të cilën e nxorrën të mbytur e të pajetë nga deti dhe njerëzit e shtynin doktoreshë Margaritën që të mos i afrohej sepse ishte fare e vdekur, por Margarita i bëri frymëmarrje gojë më gojë duke ia nxjerrë ujin nga mushkëritë dhe e solli sërish në jetë. Ky transferim i të dy mjekëve të shquar në Gjirokastër ishte një lloj dënimi vetëm për faktin se ajo ishte ruse dhe vetëm shumë vite më vonë pas `90-tës morrën vessh se në dhomën e tyre të gjumit në Tiranë kishin patur të instaluar një aparat përgjimi, por natyrshëm kështu ishin kohërat. Kur ishin të transferuar të tre djemtë i lanë në Tiranë për të vazhduar shkollën në këtë mënyrë ishin të detyruar që herë pas here të udhëtonin për t`u ndodhur pranë tyre. Ndërsa shpenzimet shtoheshin rrogat pakësoheshin dhe doktor Fiqiriu detyrohet të shesë kitarën e tij të dashur si edhe shumë sende të tjera të shtëpisë për të përballuar sadopak mënyrën e re të jetesës.
Në njërin nga këto udhëtime duke u kthyer nga Tirana për në Gjirokastër, doktoreshë Margarita pësoi aksident, pati rënë shi dhe autobusi rrëshqiti e u përmbys afër fshatit Savër të Lushnjës, për rrjedhojë nga hematomat që pësoi në kokë vite më vonë iu shkaktua tumor dhe ka bërë deri tani katër ndërhyrje kirurgjikale.

Miqësia ime me Margaritën

Unë nuk do të isha sot shkrimtare e përkthyese, nuk do të kisha shkruar e botuar libra sepse do të kisha vdekur shumë vite më parë e ime bijë, atëhere dy vjeçe, do të kishte mbetur jetime, por një kirurg i guximshëm si profesor Petro Cani dhe kirurgia e shkëlqyer Margarita Basha, atje përmbi një tryezë operacioni duke më prerë trupin e duke i ngjitur sërish copat, mbase duke i spërkatur me “ujë të gjallë e të vdekur” si nëpër përralla, më bënë transplatim të esofagut duke e ngritur stomakun në toraks e duke më kthyer sërish në jetë. Kur e njoha doktoreshën atje në spital, në klinikën numër tre, sikur të mos ishte e veshur me bluzën e bardhë të mjekut, ajo femër e brishtë do ngjasonte më tepër me një balerinë me këmbët e bukura, flokët e artë si të kukullave, sytë ngjyrë smeraldi, me një ecje të lehtë në majë të gishtërinjve porsi të fluturave, por edhe me buzagazin e përhershëm që të shëron e të jep jetë.
Një hollësi tjetër, në atë kohë mjekët punonin me përkushtim pa të marrë asnjë qindarkë, madje doktoresha Margarita kur erdhi me pushime në Pogradec gatuante edhe për mua që ta merrja veten sa më parë. Në një librin tim kam shkruar për këtë ngjarje.

Thesari në thes

Ndërsa jemi duke biseduar, doktoreshë Margarita ngrihet me vështirësi nga kolltuku (për shkak të hemoragjisë cerebrale që ka pësuar, ajo ka një paralizë të anës së djathtë të trupit) dhe me hapa të vegjël e të ngadalshëm futet në dhomën e gjumit e kthehet rishtas prej andej duke shtrënguar fort me dorën e majtë një qese të madhe plastmasi. Aty brenda ndodhet pengu i jetës së vet: Studimi shkencor për strumën (gushën). Shoh me dhjetëra fotografi të të sëmurëve, një tabelë shumë të madhe të ndarë përpikërisht për të treguar emrat e pacientëve, moshën, adresat e të tjera. Brenda në thes ndodhen qindra faqe të shkruara me atë shkrim aq të kujdesshëm e të bukur, por unë nuk guxoj që të shfletoj pasi më duket sikur po prek një thesar që nuk më takon. Ai është një studim aq i vlefshëm për mjekësinë shqiptare dhe askush tjetër nuk është marrë më me një punë të tillë. Edhe sot e kësaj dite ky studim ka mbetur pa u vlerësuar thjesht për faktin sepse u ndërpre më 1966 kur e transferuan papritmas në Gjirokastër dhe më vonë mjekja duhej që të rrinte në hije, pavarësisht meritave, për shkakun e vetëm se ishte ruse.
Doktoreshë Margarita nuk ka pasur nevojë për tituj, dekorata e medalje, ajo ka qenë një kirurge, që ka shpëtuar ndoshta mijëra jetë shqiptarësh dhe tani jeton me një pension qesharak.
Bisedat tona

Doktoreshë Margarita më tregon se burri i saj që nga fillimi i nëntorit ndodhet i shtruar në një klinikë në Itali me një sëmundje të rrezikshme. Unë i uroj shërim të shpejtë mjekut të të gjithë mjekëve të Shqipërisë, i cili ka mbrojtur disertacionin në vitin 1963, ka fituar titullin kandidat i shkencave dhe docent, libri i tij është botuar në vitin 1966: “Diagnostika dhe mjekimi i endearteritit obliterans”), ndërsa studentët e tij sot janë profesorë. Por dihet mirëfilli se ata më të mirët, më të mençurit, më të zotët nuk duan të bëjnë bujë rrinë skutave sikurse gjërat e çmuara ndodhen thellësive të tokës.
Ndërsa për veten e vet zonja Margarita tregon e shqetësuar se tumori në kokë, të cilin e ka operuar disa herë, po i rritet sërish. Më rrëfen se ka vajtur për vizitë në atdheun e vet në Rusi, në Moskë, pas tridhjetë e tre vitesh. E pyes nëse ka bërë operacione tek njerëz të tjerë pas daljes në pension: “Po, më përgjigjet, këtu në kushtet e shtëpisë, natyrisht gjëra të vogla.” I bëj edhe një pyetje tjetër të vështirë: “A jeni penduar që erdhët në Shqipëri, që e kaluat jetën këtu?” Zonja Margarita më përgjigjet me vendosmëri: “Jo.” Kjo përgjigje mjafton për të kuptuar se sa e madhe ka qenë dhe është dashuria e kësaj gruaje për bashkëshortin e saj, një nga ato dashuritë e rralla që tek e tuk mund t`i hasim nëpër filma a romane dhe kjo shpjegohet natyrshëm sepse Shqipëria u bë atdheu i saj, i fëmijëve të saj, këtu ajo gjeti kuptimin e jetës duke u dhënë jetë të tjerëve, si të thuash ka qenë një engjëll i dërguar në këtë tokë veç për ne.
Më tregon për ditët kur shkoi në Gjirokastër në festën e 50-vjetorit të spitalit: “…Me sa dashuri më rrethuan, kisha tridhjetë e një vite që isha larguar dhe vinin më takonin, më puthnin duart, stazhieri im Teli Gushi erdhi posaçërisht nga Greqia, se atje punon dhe i binte fizarmonikës duke kënduar këngë ruse vetëm për hir tim, për mua…”
E unë duke shkruar këto radhë për doktoreshë Margaritën mundohem të shpreh veçse mirënjohje për njeriun. Kaq duhet për ta bërë Shqipërinë: pakëz mirënjohje për njerëzit e vërtetë dhe shumë dashuri.