VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Vdes Nick Gordon, ish i fejuari i vajzës së Whitney Houston, akuzohej për vrasjen e Bobbi Kristina Brown

By | January 3, 2020

Komentet

Ndahet nga jeta në moshën 100-vjeçare Franka Valeri, një ndër fytyrat më të njohura të komedisë italiane

VOAL – Franca Valeri, pseudonimi i Franca Maria Norsa, lindi në Milano në 31 korrik 1920. Ajo vdiq të dielën në shtëpinë e saj në Romë e rrethuar nga familja. Në karrierën e saj të gjatë në botën e argëtimit ajo ishte një aktore, skenariste, dramaturge, autore programesh dhe shkrimtare. Por ajo është e njohur mbi të gjitha për punën e saj si aktore personazhi (e paharrueshme personazhet e saj të snob Miss, Cesira manikyr dhe Sora Cecioni) qoftë në fushën kinematike, qoftë në teatër dhe televizioni. Pasionante e shquar e operës, ajo gjithashtu iu përkushtua regjisë operistike.

 

Ndër fytyrat më të njohura të komedisë italiane, ajo e lidhi famën e saj me shumë filma të xhiruar me Alberto Sordi dhe Totò në vitet 1950 dhe 1960 dhe u drejtua nga Federico Fellini në filmin “Dritat e ndryshme” ndër të tjera. Franca Valeri ishte drejtuar në disa interpretime të saj për ekranin e madh nga bashkëshorti i saj Vittorio Caprioli dhe nga regjisorë të famshëm si Mario Monicelli, Vittorio De Sica, Steno, Luigi Comencini, Luigi Zampa, Sergio Corbucci etj.

Në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë ajo ende mori pjesë në disa filma kinemaje duke qenë madje madje edhe autore në disa skenarë për televizionin italian. Në vitet në vijim Valeri është angazhuar shpesh në emisione televizive dhe në drejtimin e operave. Në vitin 1993, pas një dekade mungesë, ajo rishfaqet në ekranet e TV italiane dhe merr pjesë në disa programe televizive. Është aktore kryesore në disa sitcom të prodhuar në Itali, përkrah aktorëve të famshëm si Gino Bramieri ose Nino Manfredi. Franca Valeri ka provuar edhe në dublim. Ajo kishte luftuar me sëmundjen e Parkinsonit për vite me rradhë. ansa/eb

“Dua mamin”, në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha do t’i nënshtrohet operacionit

Këngëtarja Bebe Rexha prej ditësh ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi vuan nga infeksioni i sinusit. Bebe ka treguar se ka vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje koke prej ditësh. Si rrjedhojë duhet t’i nënshtorohet një operacioni.

Këngëtarja duket se po i kalon këto momente të vështira larg prindërve, pasi në një postim ajo ka treguar nevojën për të pasur  pranë nënën e saj.

E HIDHURA TOKA E IME – Nga Domenico Modugno – Përktheu Islam Spahiu

Diell në luginë
diell në kodrinë
E nëpër fusha
s’shihet më njeri

Mirëmbeç, mirëmbeç e dashur!
Po iki unë tutje!
E hidhura tokë e ime,
e hidhur, dhe e bukur!

Qiej të pafund,
kthyer si t’ishin gurë.
Duart me kallo,
tashmë pa ndonjë shpresë.

Mirëmbeç, mirëmbeç e dashur!
po iki unë që këtej!
E hidhura tokë e ime,
e hidhur, dhe e bukur.

Përmes ullishtës,
ka lindur tashmë hëna.
Një fëmijë po qan,
thith një gji të thatë.

Mirëmbeç, mirëmbeç e dashur!
po iki unë që këtej!
E hidhura tokë e ime,
e hidhur, e bukur dhe!

Amara terra mia

Sole alla valle
E sole alla colli-i-na
Per le campagne
Non c’e’ piu’ nessuno
Addio addio amore
Io vado via
Amara terra mia
Amara e be-e-e-e-lla

Cieli infiniti
E volti come pie-e-tra
Mani incallite ormai
Senza speranza
Addio addio amore
Io vado via
Amara terra mia
Amara e be-e-e-e-lla

Fra gli uliveti è nata
Gia’ la lu-u-na
Un bimbo piange
Allatta un seno magro
Addio addio amore
Io vado via
Amara terra mia
Amara e be-e-e-e-lla

Më 6 gusht 1994 ndahej nga jeta Domenico Modugno, “Mr. Volare”

VOAL – Më 9 janar 1928 Domenico Modugno (Domeniko Modunjo) do të vinte në jetë. Kanë kaluar shumë vite nga vdekja e tij, e cila ndodhi më 6 gusht 1994, megjithatë “Mr. Volare” vazhdon të jetë një pikë referimi dhe një burim frymëzimi, kur e mendojmë numrin e madh të nderimeve dhe faktin se versioni frëngjisht i “Io mammeta e tu”, kënduar nga Karl Zero, përfundoi në fonogramin e “X Files”. Një karakter me karizmë ngjitëse dhe shumë i zhdërvjellët që ndryshoi kursin e muzikës në Itali në vitin 1958, me “Nel blu dipinto di blu”, titulli i cili në fakt ka hapur dyert e modernitetit të këngës italiane. Një sukses botëror që i fitoi tre Grammy, disku e vitit, kënga e vitit dhe interpretuesi i vitit.

Modugno ishte nga Puglia, nga Polignano a Mare, një qytet bregdetar në krahinën e Barit që i ka kushtuar një monument qytetarit më të famshëm. Fillimet e tij të hershme muzikore datojnë në vitet ’50, pasi ai kishte lëvizur në Romë për të studiuar në Qendrën Eksperimentale të Kinematografisë, si kantautor-folksinger ante litteram. Këndon në dialekt dhe, për të kënaqur kompaninë muzikore, pretendon të jetë sicilian, duke hapur një problem me vendlindjen e tij, i zgjidhur përfundimisht me koncertin e fundit të jetës së tij. Në vitin 1959 fitoi Sanremon me “Piove”, ndërkohë që kishte publikuar brilante si “L’uomo in frac” dhe “Resta cu me”. Aktiviteti i tij bëhet i furishëm dhe arrin një triumf të ri, këtë herë në teatër, në Kapelën Sistine në Romë, me firma Garinei & Giovannini: vë në skenë “Rinaldo in campo”, e cila e sheh Modugnon protagonist dhe autor të muzikës dhe ky është një tjetër sukses në të gjithë botën. Ka në karrierën e tij edhe një përvojë teatrale me Eduardo De Filippon ku jeton momentin më të ndritshëm ngaqë bashkëpunoi me Salvatore Quasimodon, i cili e autorizon atë që të përdorë dy poezi si tekst këngës për “Ora che sale il giorno” dhe “Morte chitarre“, si dhe me Pier Paolo Pasolinin, i cili ka shkruar tekstin “Che cosa sono le nuvole” dhe e fton Modugnon për ta kënduar, kompozuar nga Ennio Morricone me titullin *Uccellacci e uccellini”. Vitin e tjetër ai recitoi një episod të “Capriccio all’italiana” pranë Totò, Ninetto Davoli, Franco Franchi dhe Ciccio Ingrassia.

Në karrierën e tij vjen Mackie Messer nga “Opera për tre grosh” e Bertolt Brecht, drejtuar nga Giorgio Strehler, pastaj është ylli i TV dramës “Scaramouche” dhe, edhe në teatër, “Cyrano”, një sukses me jehonë të madhe. Vitet ‘70 kalojnë me ulje dhe ngritje, ka sukses me “La lontananza” e pastaj vijë dhe episodet në kufijtë e trash si “Piange il telefono” e “Il maestro di violino”. Më 1984 ai pati një sulm në tru në studiot e Mediaset të Cologno Monzese: pasojat janë serioze, deri në pikën e braktisjes së karrierës së tij artistike.

Kryehere ishte pranë Partisë Socialiste Italiane, në vitin 1987 ai u zgjodh deputet nga Partia Radikale. Në vitin 1991 kthehet për të kënduar, kryen edhe turne, dhe më 26 gusht 1993 jep koncertin e fundit, një manifestim i pajtimit me Polignano a Mare, të cilën e kishte “tradhtuar” në fillim të karrierës së tij, kur ai pretendonte të jetë sicilian.

Mbresëlënës numri i tributeve muzikore të marra pas vdekjes së tij: nga Mina tek Roberto Murolo e Fabrizio De André i cili e përmend atë në “Don Raffae”, nga Negramarot “Meraviglioso” (kënga fituese në vitin 1968 në Festivalin e Sanremos) deri Folkabbestia me “Tre briganti e tre somari” regjistruar me Caparezza dhe Erriquez della Bandabardò; nga Radiodervish që kanë relizuar shfaqjen “Amara terra mia” me Giuseppe Battiston, që regjistroi albumin dhe bëri videon e “title track” nën regjinë e Franco Battiatos; nga Ginevra Di Marco e Roy Paci që regjistruan “Malarazza” me Avion Travel, të cilin e sjellin në skenë me kontributin e disa prej muzikantëve italianë më të mirë të xhazit, deri te “Uomini in frac” e tek Diodato, të cilët regjistruan “Piove” pa përmendur “Volare“, filmin e Rai1 me protagonist Beppe Fiorellon. ansa/Elida Buçpapaj

Si ngjalli interesin e mbarë botës për muzikën xhaz Willis Conover

Një nga punonjësit më të famshëm të rrjeteve amerikane të transmetimeve ndërkombëtare të shekullit të 20 ishte përgjithësisht i panjohur në vendin e tij. Por Willis Conover, drejtues i emisionit të Zërit të Amerikës “Ora e Xhazit”, ishte një personalitet me famë nga Varshava deri në Moskë, gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Në 100 vjetorin e lindjes së tij, Mike O’Sullivan kujton ndikimin e Willis Conover-it.

Ditë të errëta për ata që gjendeshin pas Perdes së Hekurt, pasi Bashkimi Sovjetik shtriu kontrollin e tij deri në perëndim, në Gjermaninë Lindore.

Nga Uashingtoni, tingujt e një tjetër bote dëgjoheshin në radio.

“Kjo është ‘Ora e Xhazit’ e Zërit të Amerikës”, çelte emisionin Willis Conover.

Thelonious Monk dhe Dizzie Gillepsie ishin ndër yjet e shumtë të xhazit që u shfaqën në programin e Willis Conover-it, duke tërhequr miliona dëgjues për mbi 41 vjet.

“Vinin në Zërin e Amerikës për xhazin dhe vazhdonin me lajmet”, thotë Nicholas Cull, i Universitetit të Kalifornisë Jugore.

Lajme që ata nuk mund t’i merrnin në vendet e tyre.

“Muzika e xhazit simbolizon lirinë që kemi në Amerikë, diçka që jo çdo vend e ka”, thoshte në radio Willis Conover.

“Xhazi si një formë arti nuk ishte thjesht një gjë e mrekullueshme për ta dëgjuar, por ishte diçka prej së cilës njerëzit mund të mësonin pa e kuptuar domosdoshmërisht se po mësonin prej saj”, thotë Geoffrey Cowan, ish-drejtor i Zërit të Amerikës.

Willis Conover ofroi inkurajim për adhuruesit e xhazit në bllokun e Lindjes dhe, në vitin 1956, gjatë kryengritjes hungareze kundër dominimit sovjetik.

“Programi i vitit 1956 përfshinte muzikantë hungarezë që i kishin dërguar fshehurazi një kasetë Willis Conover-it”, tregon Maristella Feustle, e Universitetit të Teksasit Verior.

“Është këtu për botën dëshmia e tyre e gjallë në gjuhën universale të muzikës”, thoshte Willis Conover.

Zoti Conover shoqëroi turnetë e xhazit të Departamentit të Shtetit në Evropën Lindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Një teknik i Zërit të Amerikës, i cili më vonë punoi me Conover-in në shfaqjet e tij, ka kaluar shumë orë duke dëgjuar rrëfimet e tij.

“Gjendej aq thellë në botën e xhazit; muzikantët e njihnin dhe i besonin. Kjo ishte shumë e rëndësishme sepse kur ai filloi të punojë në Zërin e Amerikës, disa muzikantë e kritikuan. Në fakt, ishte ai që hapi pjesën tjetër të botës, kryesisht vendet e bllokut të Lindjes, me këtë muzikë”, thotë Jim Cook, muzikant xhazi dhe teknik në Zërin e Amerikës.

“Ky është Zëri i Amerikës, Uashington D.C.”, këndonte Louis Armstrong në valët e Zërit të Amerikës.

Willis Conover vdiq në vitin 1996, por la një trashëgimi. Ai e prezantoi botën me energjitë krijuese të xhazit dhe vendin që e lindi këtë muzikë.

Ndahet nga jeta në moshën 104-vjeçare aktorja e njohur e “Gone with the Wind’

FRANCE

Olivia de Havilland, ylli i fundit klasik i mbetur në Hollivud, ka ndërruar jetë në moshën 104 vjeç në Paris, nga shkaqe natyrore.

Lajmi është bërë i ditur nga publicistia Lisa Goldberg, e cila shprehu se aktorja e mirë njohur vdiq paqësisht nga shkaqe natyrale në shtëpinë e saj në Paris.

Karriera e De Havilland zgjati më shumë se 50 vjet me pothuajse 50 filma artistikë të realizuar. Olivia de Havilland ishte me origjinë irlandeze, kishte lindur në Tokio por kishte nënshtetësi amerikane dhe që prej vitit 1955 jetonte në një apartament në Paris.

Olivia Havilland ishte interpretuesja më e vjetër e mbetur gjallë që kishte fituar një Oscar dhe aktorja e fundit që mbijetoi nga ‘Gone with the Wind’.

De Havilland u nominuar pesë herë për çmimin Oskar dhe u shpall dy herë fituese e ‘Academy Award for Best Actress‘, fillimisht në 1947 me ‘To Each His Own’ dhe në vitin 1950 me ‘The Heiress’, ku spikati me rolet e saj.

(FOTOT) Zef Deda feston sot 70-vjetorin, Juli: Gëzuar ditëlindjen bab, mjeshtri i familjes, krenaria jonë

TIRANE

Ditën e sotme, aktori i njohur i humorit shqiptar, Zef Deda, feston 70-vjetorin e tij të lindjes.

I biri, Juliani, nuk ka harruar ta urojë të atin me një super dedikim, ku i shpreh vlerësimet e mëdha që ka për të, duke treguar publikisht mjeshtërinë e aktorit jo vetëm në skenë, por edhe në jetë.

Julika publikuar një foto familjare të shoqëruar me disa fjalë të ndjera.

“Gëzuar 70-vjetorin Bab. Mjeshtri i familjes, krenaria jonë, shembulli për t’u ndjekur në çdo aspekt, artisti 100% natyral dhe pa hile, energjia pozitive dhe dashamirësia për njerezit, janë elementet që të rrinë përshtat. Kështu qofsh gjithmonë.
U bëfsh 100 vjeç. Gëzofsh shëndet të plotë bashkë me ne, familjen tënde, të cilën ti e ke të shenjtë. Të du fort babush..!”- shkruan Jul Deda në urimin e tij për t atin.

 

U nda nga jeta Regis Philbin, legjenda e televizionit amerikan – ai ishte me rrënjë arbëreshe që nuk i harronte kurrë!

Ka ndërruar jetë dje Regis Philbin (25 gusht 1931 – 24 korrik 2020), ikëna e Televizionit Amerikan, figurë brilante, personalitet shumë dimensional, aktor, këngëtar, drejtues i talkshow, quiz-show, talentshow. Duke qenë quajtur “njeriu më i zellshëm në biznesin e shfaqjes”, Philbin mban rekordin botëror të Guinness për shumicën e orëve në televizionin amerikan. Kishte krijuar fytyrën e tij me mënyrat e tij plot humor dhe enthusiazëm, theksin e tij njukorkez, inteligjencien e tij. 

E pra në gjakun e tij rridhte edhe ai shqiptar,  pasi nëna e tij ishte arbëreshe nga Greçi dhe Regis Philbin nuk e fshihte kurrë këtë fakt, për kundrazi.

Pasi u diplomua në Universitetin e Notre Dame, ai shërbeu në Marinën e ShBA-së dhe filloi me në herë të shfaqet në The Tonight Show në vitet 1950. Dhe nga eksperienca e parë nuk u ndal deri sa dha frymën e fundit, pas një ataku zemre pak ditë se të mbushte 89 vjeç.

Philbin drejtoi show-n në nivelin mbarëkombëtar me qendër në New York Live bashkë me Kathie Lee nga 1988, e cila u bë Livenga 2001 dhe deri në vitin 2011 kur Regis u tërhoq dhe vendin e tij e zuri ish-futbollisti Michael Strahan.

Philbin drejtoi  Who Wants to Be a Millionaire, Million Dollar Password, American Idos , sezonin e parë të America’s Got Talent etj etj..

Voal.ch shpreh ngushëllimet më të thella legjendën e televizionit amerikan me gjak e rrënjë shqiptare! RIP Regis Philbin

 

(FOTOT) Një tjetër sukses i Ava Max, këngëtarja shqiptare nominohet në MTV Video Music Awards

SHBA

Në ceremoninë prestigjioze “MTV Music Awards” këtë vit performon një tjetër artiste shqiptare. Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max, do të performojë në eventin e rëndësishëm muzikor muajin që vjen.

Kjo ceremoni do të organizohet me 31 gusht dhe do të jetë ndër eventet e pakta që nuk do të anulohet. Ajo gjithashtu ka zbuluar edhe një tjetër surprizë.

Ava është nominuar në “MTV Music Awards” , në kategorinë Push Best Neëw Artist, “Artisti depërtues i vitit”. “Kjo është çmenduri. Faleminderit MTV”, – shkruan ajo teksa jep lajmin e nominimit.

Përveç saj, në “MTV Music Awards” do të këndojnë edhe Big Sean, Camila Cabello, Shaën Mendes, J Baldin, Miley Cyrus, etj.

Lista e të nominuarve në kategorinë “Artisti depërtues i vitit”:
Aj Mitchell
Arizona Zervas
Ava Max
Benee
Brockhampton
Conan Gray
Doja Cat
Finneas
Jack Harloë
Kiana Lede
Leëis Capaldi
Lil Tecca
Pop Smoke
Roddy Ricch
Summer Walker
Tate Mcrae
Youngblud.

Nëna e Amy Winehouse i bën dedikim prekës në përvjetorin e vdekjes së saj

Janis Winehouse, nëna e këngëtarës tragjike Amy Winehouse ka postuar një foto në Twitter ku shihet një qiri dhe këpucët e së bijës.

Këngëtarja e hitit “Back to Black” ishte vetëm 27 vjeç kur u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Camdem.

Ajo poshtë fotos ka shënuar “Love Janis Xxx”.

Shumë miq dhe adhurues të këngëtares së ndjerë komentuan dhe e ngushëlluan për këngëtaren e ndjerë.

Ava Max përgëzon artistet shqiptare për këmbëngulësinë e tyre në fushatën ndaj ‘Apple’

Është bërë një nga lajmet kryesore jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë fushata e artistëve shqiptarë ndaj kompanisë ‘Apple’ për vendosjen e Kosovës si shtet në hartat e tyre.

Shumë artistët të njohur shqiptar përfshirë edhe Dua Lipën dhe Rita Orën, kanë përdorur rrjetet e tyre sociale që të shtyjnë kompaninë ‘Apple’ të përmirësojnë gabimin.

Dhe kjo iniciativë e tyre ka lënë të magjepsur edhe këngëtaren Ava Max, e cila me anë të një postimi të bërë në Instagram, tregon admirimin e saj ndaj bashkatdhetarëve.

Ajo në shkrimin e ndarë thotë “Duartrokitje për të gjitha artistet e forta shqiptare të cilat po bëjnë më të mirën e tyre në këtë kauzë. Krenare me prejardhjen time, dhe të gjitha femrat e pavarura, pasiononte dhe të forta që po e përfaqësojnë atë”. /Lajmi.net/

Rita Ora kërkon nga Apple të vendos Kosovën në hartë

Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, iu është bashkangjitur peticionit të kosovarëve ndaj kompanisë Apple.

Faqja e krijuar në rrjetin social Instagram me emrin “Balkanism” ka bërë kërkesë ndaj Apple që të vendos Kosovën në hartë.

Shumë artistë i janë bashkangjitur kësaj iniciative duke bërë kërkesën e njëjtë.

Këtë kërkesë me ndjekësit e saj e ka ndarë edhe Rita Ora, teksa dje njëjtë veproi edhe këngëtarja Dua Lipa.

Këngëtarja e njohur, Rita Ora, së fundmi i është bashkuar peticionit të kosovarëve për kompaninë Apple.

Teksa ende nuk ka ndonjë përgjigjie nga kompania Apple.