VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Vdes në moshën 90-vjeçare shkrimtari i shquar për fëmijë Rexhep Hoxha

By | July 12, 2019

Komentet

Meta: Shembja e teatrit i intereson lobit serb dhe prorus në Uashington. Kam prova e dokumente që do i bëj publike në kohën e duhur

Presidenti i vendit, Ilir Meta deklaroi në studion e emisionit “Opinion” se pas shembjes së Teatrit Kombëtar ka mjaft interesa të fshehta.

Ai tha se me atë akt synohet të krijohet destabilitet në Shqipëri, që sic tha i intereson lobit proserb në Uashington.

“U shemb që të provokojë opozitën, të destabilizojnë situatën, se kështu u intereson dikujt, lobit proserb në Uashington. Po sic i interesonte edhe vjet që të kishte gjakderdhje. Lobit serb dhe ai pro rus në Uashington i intereson përplasja civile dhe destabilizimi në Shqipëri. Kam shumë prova dhe dokumenta që do i bëj publike ne kohen e duhur. SMS qe u be publike sot do duket pa vlere ne raport me to. Do flas ne te ardhmen dhe ne kohen e duhur- tha Meta. bw

Një javë nga shembja e Teatrit, Europa Nostra letër Aleancës për Teatrin: Kjo ngjarje e mjerueshme duhet të shënojë zgjimin e shoqërisë!

Europa Nostra i ka drejtuar sot një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, një javë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Teksa iu uron Fiter Bajramin gjithë besimtarëve myslimanë, Europa Nostra shkruan në letër se ngjarja e mjerueshme e shembjes së Teatrit duhet të shënojë zgjimin e vërtetë të shoqërisë shqiptare.

Letra e plotë në shqip dhe anglisht e publikuar nga Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit:

Letër e Europa Nostra një javë pas shembjes brutale të Teatrit Kombëtar që përkon edhe me festën e Bajramit

Dear Colleagues and Friends in Albania,

Today, when the Muslim world celebrates one its most important religious holidays – Bajram as the end of Ramadan – we wish to convey our warmest wishes to all of you who are of Muslim faith.

We are aware that this joyful religious holiday this year coincides with the mourning of a major cultural loss for all Albanians following the brutal demolition of the Albanian National Theater exactly one week ago.

We therefore kindly ask you to transmit to all Muslim faith supporters of the Albanian Alliance for the National Theater in Tirana the expression of our solidarity, compassion and respect.

We wish you all every strength and wisdom to overcome the grave cultural and democratic crisis caused by the illegal demolition of the National Theater.
May this deplorable incident mark the beginning of a true awakening of civil society in Albania led by artists and intellectuals and the start of an alternative – more sustainable – development in your country’s cities and countryside based on a much stronger respect and care for cultural heritage and natural environment. They are Albania’s key assets and resources for its European future since they have a crucial value for the quality of living environment and for the wellbeing of your citizens as well as for a fair, green and sustainable recovery of your society and economy following two recent disasters: the earthquake and the coronavirus pandemic.

We look forward to the continuation of our collaboration for the benefit of the cultural and natural heritage in Albania and also in the wider Balkan region.

Respectfully and cordially yours,

Hermann Parzinger, Executive President
(also on behalf of the entire Europa Nostra Board)

&

Sneška Quaedvlieg-Mihailović, Secretary General
(also on behalf of the entire Europa Nostra International Secretariat)

Të nderuar kolegë dhe miq në Shqipëri,

Sot, kur bota muslimane feston një nga festat e saj më të rëndësishme fetare – Bajramin si fundi i Ramazanit – ne dëshirojmë të përcjellim urimet tona më të ngrohta për të gjithë ju që jeni me besim musliman.

Jemi të vetëdijshëm se kjo festë e gëzueshme fetare këtë vit përkon me vajtimin e një humbjeje të madhe kulturore për të gjithë shqiptarët pas shembjes brutale të Teatrit Kombëtar Shqiptar saktësisht një javë më parë.

Prandaj ju lutemi t’u transmetoni të gjithë mbështetësve të besimit mysliman të Aleancës Shqiptare për Teatrin Kombëtar në Tiranë shprehjen e solidaritetit, dhembshurisë dhe respektit tonë.

Ne ju dëshirojmë të gjithëve ju forcë dhe mençuri për të kapërcyer krizën e rëndë kulturore dhe demokratike të shkaktuar nga prishja e paligjshme e Teatrit Kombëtar.

Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë dhe fillimin e një alternative alternative – më të qëndrueshme – zhvillimi në qytetet dhe fshatrat e vendit tuaj bazuar në një respekt dhe kujdes shumë më të fortë për trashëgiminë kulturore dhe mjedisin natyror. Ato janë pasuritë dhe burimet kryesore të Shqipërisë për të ardhmen e saj europiane, pasi ato kanë një vlerë thelbësore për cilësinë e mjedisit jetësor dhe për mirëqenien e qytetarëve tuaj si dhe për një rikuperim të drejtë, të gjelbër dhe të qëndrueshëm të shoqërisë dhe ekonomisë tuaj pas dy katastrofave të fundit : tërmeti dhe pandemia koronavirus.

Ne mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit tonë në të mirë të trashëgimisë kulturore dhe natyrore në Shqipëri dhe gjithashtu në rajonin e gjerë të Ballkanit.

Me respekt dhe përzemërsi,

Hermann Parzinger, Presidenti Ekzekutiv
(gjithashtu edhe në emër të gjithë Bordit të Europa Nostra)

&

Sneška Quaedvlieg-Mihailović, Secretary General
(gjithashtu në emër të gjithë Sekretariatit Ndërkombëtar të Europa Nostra)

Kështu votuan shqiptarët para 28 vjetëve në zgjedhjet e para demokratike në Kosovë

Ishte hera e parë që shqiptarët e Kosovës më 24 maj të 1992-së po votonin në zgjedhje sipas vullnetit të tyre.

Ata po zgjidhnin presidentin dhe deputetët e parlamentit të shtetit, të cilin e njohu vetëm Shqipëria.

Pikërisht në ditën e sotme të para 28 vjetëve ata nuk kishin telashe të pritnin në radhë për të dhënë votën e tyre për Ibrahim Rugovën, që ishte edhe kryetar i partisë më të madhe në Kosovë.

Ky i fundit zgjedhjet e 24 majit të vitit 1992 i fitoi gati me shumicë absolute, në votime masive.

Pas këtyre zgjedhjeve, Ibrahim Rugova, u bë figura përfaqësuese e shqiptarëve të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Apeli i SHBA, ish-deputeti i PD Romeo Gurakuqi: Reformat duhet të bëhen shpejt, por ato duhet të jenë të plota dhe të përkufizuara saktësisht

Ish-deputeti i PD, Romeo Gurakuqi ka komentuar thirrjet e ambasadës së SHBA në Tiranë ndaj politikës shqiptare në kulmin e tensioneve pas shembjes së teatrit, për të zbatuar Reformat në Drejtësi dhe atë Zgjedhore, si kushti i vetëm për anëtarësim në BE.
Reformat duhet te behen shpejt, por ato duhet te jene te plota dhe te perkufizuara saktesisht:
1.institucionet e drejtesise se re nuk mund te plotesohen nga prokuroret e diktatures, militantet e PS, te ndervarurit dhe pengjet e baroneve te Tiranes. Mungesa e kuadrove te rinj te sistemit mund te kompensohet me te diplomuarit me cikel te plote ne universitetet perendimore, duke shfuqizuar pengesen ligjore per ata;
2. Reforma Elektorale duhet te paraprihet nga korigjimi i ndarjes administrative, rishperndarja e kolegjeve zgjedhore, duke respektuar te drejten e krahinave historikisht te formuara dhe komuniteteve, per perfaqesim te percaktuar ne Parlament.
3. Rivendosja ne sistemin e larte qeverises dhe udheheqes te shtetit, administrates se nalte e Konventave Themelvenese Kushtetuese mbi strukturimin e burimeve njerezore.
4. Korigjimi i sistemit zgjedhor ne perputhje me parimin e perfaqesimit te drejtperdrejte te sovranit, perfshire emigrantet, sipas regjistrimit te origjines ne Shqiperi.

Ëndrra e presidentit vazhdon! – Nga Vjosa R. Osmani

Në prag të 24 Majit, Ditës së Presidentit, e inicuar si ditë presidenti nga vetë dr. Ibrahim Rugova, e kujtuam arkitektin e pavarësisë së Kosovës, ideatorin e shtetësisë së saj, njeriun e butë por këmbëngulës në vizionin e tij për ta realizuar ëndrrën e brezave për të jetuar të lirë.
U përkulëm para varrit të Presidentit historik, me kujtesën e freskët për njeriun, i cili na mësoi se këmbëngultësia në parime, sado e vështirë, është rruga e vetme për ta realizuar ëndrrën për shtet që i bën të dinjitetshëm qytetarët e vet dhe ua garanton atyre liritë qytetare; se ëndrra për t’i shërbyer me dinjitet vendit është më e madhe se moskuptimi, sharjet e sulmet nga ata që s’mund ta kuptojnë vizionin tuaj, madje edhe kur sulmoheni me bomba, sikur i ndodhi presidentit tonë, 16 vjet më parë.
Sot, vetura në të cilën ndodhej presidenti Rugova atë ditë, së bashku me veturat e tjera të eskortës së tij, gjinden në oborrin e Kuvendit të Kosovës, në mëshirë të fatit. Si kryetare e Kuvendit të Kosovës, do t’u propozoj institucioneve përgjegjëse që këtë veturë, e cila është pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës, ta marrin nën mbrojtje. Atë veturë nuk guxon ta mbulojë pluhuri i harresës. Ajo është dëshmi se duhet ta ruajmë kujtesën kolektive e jo të bëhemi pjesë e amnezisë kolektive. Është dëshmi se Presidenti nuk thyente parimet as kur përballej me bombat. Prandaj, ajo veturë duhet të jetë në muze, qoftë në Muzeun Kombëtar, qoftë në atë të Pavarësisë, sepse, sikur e gjithë veprimtaria e dr. Rugovës, ajo është dëshmi se vizioni për shtetin e pavarur, i prirë nga dashuria për vendin, është i pathyeshëm; se këmbëngulja për ta ndërtuar vendin është më e madhe se cilado pengesë dhe se kujtesa për lëvizjen për pavarësi është kujtesë për qenien tonë.
Ne do ta kujtojmë përherë presidentin Rugova si njeri stoik e si model të papërsëritshëm të politikanit, i cili ia dha politikës dimensionin më të çmuar të saj: atë human; e kujtojmë unifikuesin e jashtëzakonshëm të popullit të tij e përafruesin po kaq të madh të pikëpamjeve të ndryshme politike rreth vizionit për lirinë. Ai u ndihmoi shqiptarëve që ta krijonin lirinë e brendshme, si premisë mbi të cilën do ta realizonin lirinë fizike dhe kjo qe e arritur e jashtëzakonshme e tij dhe e lëvizjes që ai e udhëhoqi; e kujtojmë udhëheqësin shpirtëror të shqiptarëve, i cili vizionin e tij për Kosovën dhe çështjen shqiptare e shpalosi aq bindshëm nëpër kancelaritë botërore, sa krijoi ura miqësie gjithandej globit dhe e vulosi përfundimisht aleancën e qëndrueshme e të përhershme të shqiptarëve me qytetërimin e vendet e përëndimit. Këto, sikur dihet, ia mundësuan Kosovës që përfundimisht ta prekte ëndrrën për të jetuar e lirë, ëndërr që u bë realitet më 1999.
Ëndrra e presidentit vazhdon!

Orvatja e katërt për rrëzimin presidencial të Republikës së Kosovës – Nga Albin Kurti

1. Nga vizita në Washington D.C. u kthye duarthatë. Qëndroi atje mbi një javë, nga 23 shkurti deri më 2 mars 2020, takoi Vuçiqin e Serbisë, u soll e pështoll korridoreve pa arritur të ndodhet në të njëjtin kuadër filmik me Presidentin Trump ose Zëvendës Presidentin Pence. Unë nuk ju bashkova në lidhjen e shkurtër që ka me Vuçiqin për ujdi me thika mbi hartën e Kosovës. Ngeli pa marrëveshjen ‘historike’ sepse edhe ndërmjetësit amerikanë edhe presidenti serb e dinin që nuk ka legjitimitet: në Kosovë ishin kurorëzuar ndryshimet e 6 tetorit me qeveri të re të 3 shkurtit.
2. Të nesërmen e shpalljes së gjendjes emergjente shëndetësore më thirri në telefon. Presidenti më thoshte që don të konsultohet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë. Ia shpjegova që nuk janë krijuar kushtet për gjendje të jashtëzakonshme në vendin tonë. Situata është nën kontroll. Më 17 mars mbajtëm mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës në kohën kur nuk kishim asnjë të vdekur nga virusi Corona dhe vetëm 19 të infektuar. Edhe aty dështoi që ta fitojë diskutimin për nevojën e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Qeveria dhe mekanizmat shtetërorë po funksiononin të sinkronizuar si rrallë herë më parë. Me një përjashtim prej ministri.
3. Me 25 mars u bënë bashkë ata që në fakt nuk ishin ndarë. E votuan mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë ndërkohë që nuk donin zgjedhje të reja! Meqë humbën te populli donin të fitonin në tavolinë. Të anashkalonin edhe fituesin e zgjedhjeve edhe më të votuaren e LDK-së. Pas 25 marsit, Presidenti po sillej thua se nuk kishte ndodhur 3 shkurti. Mirëpo, ai PLAN kishte dështuar në mëngjesin e 3 shkurtit, kur Presidenti kishte kërkuar nga deputetët e pakicave joserbe që të mos e votojnë qeverinë, me premtimin se herën e dytë ai do t’ia jep mandatin LDK-së kurse ata do të marrin më shumë ministri. 😉 Mbase PLAN-i edhe ka besuar që ne të LVV aq shumë e duam pushtetin saqë do biem në depresion kur të na e rrëzojnë qeverinë. 🙂 Mirëpo, ne nuk mund ta duam pushtetin sikur ata. Për neve pushteti është mjet për shtetin dhe qytetarët e jo shtëpi e re për qeveritarët. Ne jemi në detyrë.
4. Gjykata Kushtetuese duket se është nën trysni të paparë nga veprimet e Presidentit. Dekreti i tij kapërceu partinë fituese dhe mandatoi atë që nuk ishte as në mesin e dhjetë më të votuarve në zgjedhjet e 6 tetorit! Teksa diskutimi që duhet të bëjmë është për datën më të përshtatshme për zgjedhje. Sepse rasti i tanishëm as formalisht e as materialisht nuk është i ndryshëm prej viteve 2010 dhe 2017: binte qeveria e shkohej në zgjedhje, pra respektohej procedura ashtu si e parasheh shprehimisht Kushtetuta. Në anën tjetër, Presidenti shpalli se 20 ditë është afati që duhet të ketë partia fituese për të çuar emër, pra, nga letra e parë me 2 prill deri te tryeza konsultative me 22 prill. Presidenti në Republikën e Kosovës është politikisht joaktiv. Ai nuk përzgjedh kandidatët e as nuk përcakton afatet, por veçse pranon propozimet. Presidenti simbolik, meqë vuan këtë fakt, don ta kthejë Republikën në simbolike. Me sjelljet e tij ilegale synon ta reduktojë shtetin në institucion paralel ndërsa Kushtetutën në udhëzim të tij administrativ.
Edhe orvatja e katërt do t’i dështojë. Koha nuk kthehet mbrapsht. 6 tetori 2019 ka ndodhur. Që prej atëherë, koha ka ecur përpara. I thjeshtë është problemi të dashur qytetarë: nuk mund ta shpëtojmë edhe Republikën edhe këtë President. E, unë e kam ndarë mendjen. Moti.

20 maj 2020

VOAL i uron nga zemra shqiptarët: Me fat Bajrami i Madh! Gëzuar Bajramin e Madh!

VOAL: Bajrami i Madh sivjet po festohet në kushtet e veanta të pandemisë së koronavirusit.

Nga zemra VOAL iu uron të gjithë vëllezërve shqiptarë, të gjitha motrave shqiptare të besimit mysliman dhe të besimeve e të bindjeve të tjera që kjo festë e Bajramit të Madh dhe të gjitha festat tona të na gjejnë përherë e më të bashkuar për hir të ardhmërisë e përparimit tonë kombëtar, për hir të misionit që kombi ynë ka në të mirë të paqes dhe të harmonisë njerëzore!

Me fat Bajrami i Madh! Gëzuar Bajramin e Madh!

Paçim gjithmonë bekimin e Zotit brez pas brezi dhe qofshim përherë e më të lartësuar si individë, si shoqëri, si komb dhe si pjesë e së tërës krijuar nga i Mëshirshmi!

Gjuha e shqiptarit qoftë përherë toleranca, solidariteti, mëshira dhe humanizmi!

Zoti i bekoftë shqiptarët!

 

 

 

Aleanca paralajmëron protestë sot në 19:30: Po rrethojnë pronën e Teatrit, nuk do lejojmë fillimin e punimeve

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit parlajmëron protestë sot në 19:30. Sipas njoftimit në faqen zyrtare në FB të Aleancës, pretendohet se po rrethohet prona dhe do fillojnë punimet.

Ajo e konsideron këtë si një mbulim të skenës së krimit por Aleanca konfirmon se kërkon drejtësi për shembjen e Teatrit apo dhe dhunimin e demokracisë.

Kjo do të jetë protesta e 3-të pas shembjes së Teatrit e thirrut nga Aleanca dhe e mbështetur nga opozita.

 

NJOFTIMI NGA ALEANCA

Vepra u krye dhe sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar!
Nuk do të lejojmë të fillojnë punimet!
Duam Drejtësi për shkatërrimin e Teatrit dhe dhunimin e demokracisë!

#duamdrejtesi
#jetojmeperliri

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Daniel Serwer: Ja çfarë duan amerikanët

Profesori amerikan dhe eksperti, Daniel Serwer, në një intervistë për Kossev ka folur rreth përpjekjeve që po bëhen drejt arritjes së marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Njohësi i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor ka thënë se do të ketë një presion të madh nga SHBA-të që të nënshkruhet një marrëveshjes Prishtinë-Beograd deri në muajin shtator.

Serwer megjithatë thotë se kundërshton fuqishëm një marrëveshje që do të përfshinte korrigjimin e kufijve.
“Unë nuk jam kundër që të ketë marrëveshje, por jam kundër një marrëveshje që do të përfshinte ndarjen dhe që do të destabilizonte Ballkanin, Gjeorgjinë apo ndoshta edhe Moldavinë”, ka thënë Serwer.

Ai thotë se një marrëveshje e tillë përveç shkëmbimit të territoreve do të përfshinte edhe shkëmbim njerëzish dhe një gjë e tillë do të destabilizonte gjërat në Kosovë dhe Serbi.

Serwer në këtë intervistë ka thënë se mbase në marrëveshje nuk do të përfshihet shkëmbimi i territoreve, por thotë se flitet që për një ide të tillë është diskutuar dhe se ka presion në favor të një marrëveshje të tillë.

Serwer ka përmendur mohimin që Grenell ka bërë kur ka thënë se në tavolinën ku ka qenë prezent s’është diskutuar për korrigjim kufijsh, derisa thotë se Matthew Palmer nuk e ka mohuar një gjë të tillë.
“Ka shumë tym në këtë rast, që të mos ketë edhe pak zjarr”, ka thënë Serwer.

Megjithatë ai thotë se është shumë e vështirë që të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij do të jetë shumë e vështirë që Thaçi të pranojë ofertën e Serbisë sepse në ofertë nuk do të përfshihet Lugina e Preshevës, dhe gjithashtu do të jetë e vështirë që Serbia të pranojë një ofertë nga Kosova në të cilën nuk do të përfshihet Mitrovica e Veriut.

“Pavarësisht nëse do të kemi një marrëveshje ose jo, unë nuk mendoj që amerikanët që janë të përfshirë në proces kujdesen për detajet. Gjithçka që duan është një ceremoni në “Kopshtin e Trëndafilave” në Shtëpinë e Bardhë”, ka theksuar Serwer për Kossev.

Sipas tij një gjë të tillë Trump e dëshiron për të mbuluar dështimet në disa çështje siç është Korea e Veriut dhe Irani. bw

Jam Atjoni është libri i ri i botuar nga IWA Bogdani

LIBRI I RI “JAM ATJONI”

BOTIM NGA EDITORIA “IWA BOGDANI”

Shoqata Ndërkombëtare e Shkrimtarëve “IWA Bogdani”, me qendrat në Bruksel dhe Prishtinë, tashmë jep dhe çmimin letrar ndërkombëtar “Atjon V. Zhiti”, me motivacion “Për pasionin dhe sinqeritetin artistik në krijimtari” , fitues të të cilit janë poetë nga vende të ndryshëm, që nga Argjentina e në Japoni, prandaj dhe Editoria “IWA Bogdani” nxori librin e ri të atij që i dha emrin këtij çmimi.

“Jam Atjoni” tregon se kush është ky 19 vjeçar, studenti që bëri për vete gjeneratën e tij me dashurinë e çiltër për jetën dhe artet, me bukurinë e moshës dhe të ëndrrave, me shokë e shoqe kudo, në Tiranë, ku kishte shtëpinë dhe në Prishtinën, që e donte aq shumë, në Itali, ku studionte për filozofi e në Europë, ndërkohë ai ishte antar i Parlamentin Rinor Europian, e deri në SHBA.

​Libri “Jam Atjoni” përmbledh CV-në e tij, me shkëlqimin dhe hovin e një meteori, copëza esesh, recensione librash, vargjefëminore, përkthime, projekte, etj, thënie dhe vizatime po të Atjonit, që jo vetëm e ilustrojnë librin, po sjellin dhe fantazitë e moshës.

Nuk është thjeshtë një përmbledhje nga nostalgjia, por dhenjë guidë e vogël shpirtëore për të rinjtë, nxitje “për një kryengritje morale të vazhdimtë”.

Si epilog do të gjeni dhe poeznë e fitueses së parë të çmimit letrar ndërkombëtar “Atjon Zhiti”, poetes nga Argjentina, Susana Roberts, kushtuar Atjonit si dhe vlerësime nga disa autorë me njohje botërore.

​Libri del nën kujdesin e Presidentit të IWA “Bogdani” në25 vjetorin e lindjes së Atjon Zhitit dhe ka qëllime frymëzueseduke shoqëruar kështu dhe fituesit e ardhshëm të këtij çmimi.

​Grafika dhe eleganca e botimit, mbi të gjitha përmbajtja plot vrull rinor, idetë, shqetesimet dhe kumtet, e bëjnë këtë libër të veçantë e të çmuar, sidomos për rininë.

KANË THËNË PËR ATJONIN:

“Atjoni jetoi me optimizëm dhe i përkushtuar për artin dhe jetën…Mbetet një shenjë që simbolizon shpresën dhe gjallërinë rinore.”

Akademik, Prof. Dr. Jeton Kelmendi                                                  President, “International Writers Assosaciation ‘Pjetër Bogdani’

Kjo fytyrë e bukur engjëllore… ajo krijesë e mrekullueshme pra, ishte bërë për qiellin, jo për këtë botë…

​Helena dhe Ismail Kadare shkrimta

Libri i Atjonit – testament i Tij… si Ungjilli përbashkëmoshatarët e tij, fari ndriçues i brezit të tij.

Eugjen Merlika   studiues, kritik letrar, Itali.

​Bota është më e varfër pa Atjonin… Një engjëll i bukur që na fali gjithmonë dashuri, ngrohtësi e miqës…

​​                                                                                                Luan Topçiu kritik arti, studiues, përkthyes, Bukuresht, Rumani

Nuk kam takuar një të ri kaq të mirë, kaq fisnik dhe kaq tëdashur në Shqipëri sa Atjoni…

Robert Elsie albanalog kanadez, Berlin, Gjermani

Atjoni është djali që çdo prind do të donte ta kishte tëtijin…

​         ​​​​​​ Sebastiano Grasso Poet, President i PEN Clubit, Itali

Është tronditese, një mrekulli në ngjyra… Një fëmijë që mbledh kështu një civilizim 4000 vjeçar dhe arrin të njëjtën sintezë… Atjoni ka ndjerë shpirtin universal, shpirtin e Zotit, me rëndësi humane.

Padre Marko I. Rupnik                                                                                                        Teolog, artist, Universiteti Gregorian. Romë.

…një xhevahir krijimtarie… Libri i Atjonit do të vendoset në sektorin e artit në bibliotekën e dikasterit e do të mbetet si dëshmi e një figure që bëri shumë për kulturën në një hark të shkurtër kohe, që na dha shenjën e gjenialitetit të tij.
KardinalGianranco Ravasi            ​​​​​​​Kritik arti.                                                                                  Ministër i Kulturës Vatikan

..Atjoni shkëlqente prej poezisë. Dhe vetë është një poezi e magjishme.

​​​​​Adonis                                                                        Poet, Paris, Francë

Kurti flet në telefon me Pendarovskin pak ditë pasi Beogradi e sulmoi për deklaratën rreth kufijve

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskin, me të cilin kanë biseduar për raportet dypalëshe dhe fqinjësore në mes të Prishtinës dhe Shkupit zyrtar.

Një bisedë e tillë telefonike vjen pas sulmeve të njëpasnjëshme që krerët e shtetit të Serbisë i kanë bërë presidentit Stevo Pendarovski pas qëndrimit kundërshtues ndaj idesë së korrigjimit të kufijve, ide të cilën e kundërshton edhe vetë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Express.

Siç ka konfirmuar zyra për media e kryeministrisë përmes një njoftimi për media, pjesë e bisedës mes dy politikanëve ka qenë edhe situata me pandeminë COVID-19 dhe masat që kanë marrë qeveritë në Prishtinë dhe Shkupit për luftën dhe menaxhimin e pandemisë si dhe rimëkëmbjen e situatës pas pandemisë.

Në njoftim thuhet se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për raporte të mira me Maqedoninë e Veriut.

“Bashkëpunimi bilateral dhe rajonal është gjithmonë i rëndësishëm, por veçanërisht në kohë të sotme. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për marrëdhënie bilaterale me fqinjët e saj dhe të jetë faktor kyç dhe kontribut-dhënës në regjion”, thuhet në njoftimin e zyrës për media të Qeverisë.

Ditë më parë në një intervistë për Gazetën Express, Stevo Pendarovski, kishte thënë se është kundër prekjes së kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se një korrigjim i kufijve apo shkëmbimit të territoreve mund të minojë të gjithë progresin e bërë në rajon në 20 vjetet e fundit.

Fillimisht ndaj një deklarate të tillë të Pendarovskit kishte reaguar ministri i mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin, i cili kishte thënë se askush nuk i kërkon mendim Pendarovskit për atë se si duhet të zgjidhet problemi i Serbisë me Kosovës. Madje Vulin kishte atakuar Pendarovskin në baza etnike, duke i thënë se duhet të hesht meqë gjuhën maqedonase se njeh askush tjetër përveç Serbisë.

Pa reaguar nuk kishte qëndruar as presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, i cili ka thënë se i është lutur Pendarovskit që të mos flasë për çështjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kreu i shtetit serb kishte thënë se me deklaratat kundër korrigjimit të kufijve, Pendarovski po dëshiron që t’ua bëjë qejfin Gjermanëve, meqë kryediplomati gjerman, Heiko Mass, kishte kundërshtuar prekjen e kufijve gjatë një seance në Bundestagun gjerman.

Në adresë të Pendarovskit kritika kishte lëshuar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, duke e quajtur hipokrit kreun e shtetit maqedonas./GazetaExpress/

Edi Rama, ti vetëm artist nuk je – Nga Alfred Milot Mirashi, Firencë

Milot ma scusa ma il vostro primo ministro é un Artista? Kështu më pyesin shumë miq të mi italianë.

Ç’mund t’i përgjigjem? Çfarë mund të mendoj unë për këtë FUNDERRINE, artist i falimentuar i cili më bën të ndihem i fyer edhe si artist. Më ngjason me ata talebanët e ndyrë me mjekërr të gjatë. Ky pseudo artist, bashkë me një IMPOSTOR tjetër siç eshte ai, Kryetari i Komunës së Tiranës, bënë gjestin me te poshter ne historine e tanishme te Shqiperise. Hodhën poshtë në mënyrë barbare simbolin e kulturës tonë. Një simbol të vjetër gati 100 vjet. Me dhunë, njëlloj si babai tij në kohën e HOXHES me tërë lapangjozet e tjere si babai i tij.

M’u kujtua tani, ajo periudha e dhimbshme e shembjes se Kishave. Si mund të imponohet me dhunë një TEATER i Ri ? (Të gjithë e dinin se në ç’gjendje ishte teatri Kombetar ) Me çfarë logjike rreh dhe përdhunon artistë e qytetarë të lirë që protestojnë në mënyrë të drejtë dhe paqësor? Po na del ky brekgjeri i brekusheve, tani bashkë me uniformën e Policisë si Cub Mirdite dhe po na i jep dajak popullit.

Do ta shemb TEATRIN, thotë, Ti i paftyrë, RRUGAÇ i edukuar me frymën e poshtër të pareve, dhe i rrethuar me LEPIRESA TE SHPIFUR që vetëm nga friga të rrinë afër. Ti sillesh si rrugaç pra, prit dhe pak se me këtë gjest që bëre ti Bashkë me Hienën e Bashkisë së Tiranës, IMPOSTORIN BUKUROSH të lëvizjes, do vijë dita që t’ju tregohet vendi i duhur ! Deri dje na shaje TALEBANET se llafet i ke të (bukura) kur don – se ke lindur mashtrues – që prishin vendet e Kulturës, Kultet e Historise, sot, paratë dhe miqësia me oligarkët të bën të veprosh si TALEBAN ! Ti je ARTIST ? Jo zotëri ti vetëm me artin s’ke asgjë të përbashkët.

Piktor shtirej se ishte dhe Hitleri. Po na komandon çdo gjë, je bërë i sëmurë atje me maninë e komandimit. Vetëm Shqiperia te behet me urdherin tend dhe sipas urdherit tend. Turp! Ke poshteruar dhe pushtuar çdo istitucion! Ne Galerine e Arteve, duket sikur ke vendosur dashnoren tende drejtor dhe pa urdherin tend asnje artist nuk mund te ekspozoje atje! Ti je SHQIPETAR ?!! Po perse nje shoqeri te tille duam ne? Diktator i felliqur! Ti deri dje shaje diktaturen, apo sa t’iu zije postin atyre. Sot vazhdon akoma me oratorine tende te shpifur, duke bindur qytetaret se nuk je diktator. Ateherë na thuaj SINQERISHT ÇFARE JE ? Keshtu t’ua shpjegoj adhuruesve te tu qe te duan kaq fort ??!