VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Vdes bashkëpunëtori i fundit nazist që kishte jetuar në SHBA

By | January 11, 2019

Komentet

Shejzat: Kështu për jetë do të qindrojë në kujtimin t’onë Mustafa Kruja

Xixat e “Shêjzavet”

Nji trashigim shpirtnuer

 

Etёnt t’onё ishin vaditun t’a luftojnё njâni tjetrin me tagan ase me pushkё. Mёnyra e tё luftuemit kishte normat e veta caktue nga gojdhâna. Burri pёrpiqej tё mirrte gjakun e vet tue e shtrî dekun pёrdhé kundёrshtarin, por nuk rropatej n’asnji mёnyrё t’i a nxînte faqen me shpifje e me shkarkime. Anmiqsija, e cila pёrfundonte nё vrasje, nuk i a verbonte askuj menden sa me e pёrçmue vlerёn e kundёrshtarit. Burrnia e etёnve shkonte shum larg n’ushqim ndiesísh bujare. Tue e ndeshun vrasёsin e t’et, tё vllaut, tё birit pranё nji miku tё dashun, Shqiptari i dikurshёm falej me tê dhe aty pёr aty i epte nji javё ase nji muej besё, d.m.th. tё drejtёn me qarkullue lirisht ai me mashkujt tjerё tё shtёpís. Nё rasa rreziku tё fisit, grindjet vetanake u mёnjânojshin dhe, deri sa i hueji ase anmiku i pёrbashkёt rrijshin kёrcnuesa mbi krye, gjindja nё gjak rrnojshin e veprojshin krah pёr krah pa asnji dishmí tё dukёshme urrejtjeje. Zotnim dejsh pёr t’u çmue, sepse tregon nji fuqí eprore n’ushtrim tё vullnetit, nji sundim tё çmeritёshёm t’arsyes mbi gjakime edh’epshe tё shpirtit e tё gjakut.
S’janё gjâna tё reja kёto, por duhen pёrsritun se palci i shqiptarizmit, mushti jetёsuer i kombit, nё kёto e ruejnё sekretin e gjallnís.
Gjikimi mbi vlerën e nji jete njerzore kalue nё deshír e në vullnet me i shërbye çashtjes kombtare, âsht nji detyrë sidomos kundrejt brezníve t’ardhëshme. Nuk lumnon ajo gjinde e cila përbuzë me lehtësí vlerat dhe mundin e derdhun në dobí t’idealeve qi asaj i a kuqin gjakun ndër dej dhe i a prarojnë gojdhânën në shpirt. Nuk ndien nxitje për t’u lodhë për të mbarën e të mirën e kombit i riu qi shef se – punove s’punove për çashtje – ruejte nderë e burrní ase u shnjerzove – e njâjta ftohtësí a papërfillje përsjell gjatë jetës e përtej dekës nё datsh përtacin zhgatrrues në datsh zelltarin ndërtues.
Deka shutitë hovin e urrejtjes. Heshtja e amshueme ndihmon me pleqnue mâ me kthielltí mendjeje mbi vepra të nji jete të sosun. Mardha e dekës skalitë e ngurosë jo vetëm fytyrën e të zhdukunit në nji shprehje të paluejtshme, por edhe kujtimin e tij në nji gjikim të ngulun ku përmblidhet trashigimi shpirtnuer qi lên mbrapa.
Thotë Mallarmé, në vargun e shkëlqyeshëm dhe të fuqishëm, i cili nisë tingëllimin mbi “Vorr t’Edgar Poe”:
“Tel qu’en Lui-même enfin l’éternité le change…”
Kështu për jetë do të qindrojë në kujtimin t’onë Mustafa Kruja, i spastruem në dekë nga pesha e të mbetave njerzore, i ndriçuem n’amshim nga ideja e shqiptarizmit qi përhera i flakoi në shpírt, dhe, bashkë me Tê, testamendi burrnuer, i cili përmbledh në synthezë trí ndiesí qi janë pajë e ndërtuesave.
Ushqei besim në fuqín e punës. La shembull se jo me fjalë tringullore e haparí krenare atdhedashunije krijohet në kët shekull fati i lum i nji kombi por me veprimtarí të pandáme, të ndritun, vetmohuese. Mustafa ç’prej moshës mâ të blerët, kur mpronte të drejtat e Shqipnís në fletore të Stambollit tue shkrue me pseudonimin “Asim Djénan” e deri në Niagara Falls, ku e mbylli jetën me pendë në dorë, punoi me nji cenë të pakëputun vigâjsh.
Ushqei besim në fuqín qytetnuese të kulturës sepse vetëm tue luftue paragjikimet dhe tue lirue trût e bashkatdhetarve nga mjegulla e padijes ai ish i bindun se shpejtohet të gëdhimit e asaj dite ku nevoja e vllaznimit, tue i u shfaqun të gjithve e qartë, do të lidhte tok zêmrat mbi të cilat themelohet lumnija e atdheut. Kulturën, Mustafa e adhuroi vetë, dhe nxiti tjerët t’a adhurojnë; asaj i kushtoi ajkën e fuqive të veta, në frymë të saj u frymëzue.
Ushtroi, pa lakime, normat mâ fisnike të burrnís shqiptare. Kur i u mbush mendja se nji nisjativë a vepër mund i siellte sherbim atdheut e shqiptarizmit, nuk muer parasŷsh trillet e turmës as zhurmën e vikamës brohoritëse a poshtëruese. Dijti të flîjojë n’altar të Shqipnís të mirat mâ të shtrênjta njerzore dhe shqiptare: nâmin dhe popolaritetin. Potera e prozhmuesave nuk i a mbuloi kurr zânin e ndërgjegjes qi e shtýnte me marrë qendrime shpesh në kundërshtim me andjen e turmave. Deshti mâ fort Shqipnín se popularitetin e vet. E ky shêmbull âsht shum i rrallë si në Shqipní ashtu në botë.

Marrw nga “Shêjzat”, Vjeti III, N. 1-2, Kallnuer – Fruer 1959
Pronar ERNEST KOLIQI Kryeredaktor MARTIN CAMAJ

Më 19 janar 1936 lindi Mahmut Bakalli, politikan shqiptar

Mahmut Bakalli, politikan shqiptar, lindi në Gjakovë më 19 janar 1936 dhe vdiq në Prishtinë më 14 prill 2006.

Shkollimin e mesëm e kreu në Prizren, ndërsa Fakultetin e shkencave politike e kreu në Beograd. Punoi si pedagog në Universitetin e Prishtinës, ishte Kryetar i Komitetit komunal të LK të Prishtinës, pastaj edhe kryetar i Komitetit krahinor të Lidhjes së komunistëve të KSAK-së si dhe anëtar i Kryesisë së Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë nga viti 1971 deri më 1981. Mbas shpërthimit të demonstratave studentore-gjithëpopullore në tërë Kosovën, gjatë vitit 1981, si dhe mospajtimeve me qëndrimet e Kryesisë së KQ të LKJ-së, jep dorëheqje nga funksionet politike-partiake dhe me këtë veprim, distancohet nga programet dhe aktivitetet për implementimin e strategjisë së LKJ-së, serbo-komuniste, për Kosovën. Mirëpo, gjatë viteve vijuese, pos punës së pedagogut në UP, është pjesëmarrës i denjë, si politikolog dhe intelektual, në jetën dhe zhvillimet politike-publike brënda dhe jashtë Kosovës, si strateg dhe mbështetës i zgjidhjes së çështjes shqiptare dhe, në veçanti, të Kosovës në Ballkan.

Gjatë viteve 2001-2004 ishte deputet i AAK-së, i përbërjes së parë pas luftës, në Kuvendin e Kosovës. Në ndërkohë, pas zgjedhjeve të dyta qendrore në Kosovë, me formimin e Qeverisë së koalicionit LDK-AAK, ishte këshilltar politik i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, poashtu ishte edhe këshilltar politik i kryeministrit Bajram Kosumi.

Më 19 janar 2010 u nda nga jeta Panajot Pano, legjendë e futbollit shqiptar

Panajot Pano (7 Mars, 1939 në Durrës — 19 janar, 2010 në Jacksonville, Florida, ShBA) ishte futbollist shqiptar dhe mbahet si një legjendë në futbollin shqiptar.

E fillon karrierën e tij sportive me 12 vjeç në skuadrën e të rinjve të SK Tirana si portier. Më vonë në vitin 1959 mbasi emërohet në ushtri luan për skuadrën e KF Partizani si sulmues. Me këtë lojtar në gjirin e tij KF Partizani fiton katër herë kampionatin kombëtar dhe pesë herë kupën e Republikës. Panajot Pano luajti 25 herë për skuadrën kombëtare. Në vitin 1970 skuadra kombëtare fiton kupën e Ballkanit. Mbas vitit 1975 ai stërviti si trajner ekipin kombëtar dhe atë të të rinjve të KF Partizani.

I pajisur me një teknikë të përsosur driblimi, ai ishte një nga lojtarët më të mirë të kombëtares së futbollit. Në vitin 2003 me rastin e jubileut të UEFA-s u zgjodh si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave nga Federata Shqiptare e Futbollit [1].

Më 27 prill 2005 merr titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës Alfred Moisiu. Ai vdiq me 19 janar të vitit 2010 në Jacksonville, Florida, SHBA nga një atak kardiak.

Suksese

Panajot Pano është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi me titullin më të larte : Nderi i Kombit. I njohur si Legjenda e futbollit shqiptar, ai është i pari sportist që merr titullin Nderi i Kombit

Panajot Pano duke marre titullin Mjeshtër i Madh i Punës nga Fatos Nano

  • katër herë kampion kombëtar me skuadrën KF Partizani
  • pesë herë fitues i kupës së Republikës me skuadrën KF Partizani
  • fitues i kupës së Ballkanit më 1970 me skuadrën kombëtare

Lidhje të jashtme

Jan Palach, studenti çek që i vuri flakën vetes në shenjë proteste kundër pushtimit sovjetik

Jan Palach sq (Jan Palahu) lindi me 11 gusht te vitit 1948 në Pragë, Çekosllovaki. Ishte nje student çek i cili kreu vetëfljim duke i vënë flakën vetes ne shenje proteste kunder okupimit nga Bashkimi Sovjetik kur ne gusht te viti 1968 Bashkim Sovjetik okupoi Çekosllovakin. Këtë flijim Palahu e beri ne rrugen Václavák ne qender të Pragës.

Vdekja

Në gusht të vitit 1968, Bashkimi Sovjetik pushtoi Çekosllovakinë për të shtypur reformat e liberalizimit të qeverisë Alexander Dubček gjatë asaj që është njohur si Pranvera e Pragës. Një grup i studentëve çekë përfshirë Palach bënë një pakt vetëvrasës [citim i duhur] me qëllim që të sakrifikojnë veten në shenjë proteste të pushtimit. Palach ishte i pari që vendosi t’i vërë vetes zjarrin, në sheshin Wenceslas, më 16 janar 1969. Sipas Jaroslava Moserová, një specialist i djegieve, i cili ishte i pari që u kujdes për Palachin në Spitalin Universitar Charles Fakultetit, Palach nuk ia vuri vetes zjarrin për të protestuar kundër pushtimit sovjetik, por e bëri këtë për të protestuar kundër “demoralizimit” të qytetarëve çekosllovakë të shkaktuar nga pushtimi. “Nuk ishte aq shumë në kundërshtim me pushtimin sovjetik, por me demoralizimin që i kishte përfshirë çekosllovakët dhe ai donte t’i jepej fund këtij demoralizimi. Unë kam parasysh njerëzit në rrugë, turmën e njerëzve në rrugë, të heshtur, me sytë e trishtuar, me fytyra serioze: kur i ke shikuar ata njerëz i kupton të gjithë njerëzit e ndershëm të cilët janë në prag të bërjes së kompromisit“. [1]”

Funerali i Palach u kthye në një protestë të madhe kundër pushtimit, dhe një muaj më vonë (më 25 shkurt 1969) një tjetër student, Jan Zajíc, dogji veten në të njëjtin vend dhe vdiq, i ndjekur në prill të të njëjtit vit nga Evžen Plocek në Jihlava.

Vendi ku Jan Pallahu-t dhe Zajic kryen vet flijimin ne shenjë proteste

Vendvarrimi Jan Pallahu-t

Uran Butka: Në Fierzë, dikush tha të na varnin gurë në qafë dhe të na hidhnin në lumë

Zoti Uran, a pati probleme bashkëshortja juaj, Meremja, që u lidh dhe u martua me djalin e “një armiku të popullit me damkë”?
Po sigurisht. Në spitalin e përgjithshëm, ku Merjemja punonte, Ana Petani, karieriste, që donte të tregohej e devotshme ndaj partisë, e ngriti problemin se Merjemja kishte marrë birin e Safet Butkës dhe ne, me urdhër të sekretarit të Komitetit Qendror të Partisë, Hysni Kapos, na larguan nga Tirana për të na vendosur larg kufirit dhe qendrave të banuara. Me gjithë presionin e madh, Merjemja nuk pranoi të ndahej nga unë, duke thënë: ku të jete ai, do të jem dhe unë.

Ku ju dërguan pas këtij urdhri “nga lart”?
Fillimisht na çuan në Tropojën e vjetër, por aty ishte afër kufirit. Sekretari i Parë i partisë së rrethit iu hakërrua kryetarit të Komitetit, që na kishte vendosur afër kufirit, kur shoku Hysni kishte udhëzuar të na vendosnin larg kufirit dhe larg qendrave, për arsye politike, se unë isha biri i Safet Butkës (shih dokumentet e kryeministrisë). Na çuan përkohësisht në Fierzë, gjersa Komisioni i Dëbim-Internimeve me Manush Myftiun në krye, të gjente vendin e duhur. Mirëpo Fierza ishte një qytet i populluar. Në qendrën e edukimit, na bënë diskretitimin publik.

 

Konkretisht, ç’ndodhi me ju aty?
E ngritën më këmbë Merjemen dhe i thanë: “Pse ke ardhur këtu”?! “Më ka sjellë qeveria për të punuar si mjeke”, u përgjigj ajo. “Pse nuk tregon të vërtetën”? i thanë. Vajza gjashtë muajshe në krahë të saj filloi të qajë. “Mbyllja gojën asaj buçeje”- i thanë. Ndërkohë u ngrita unë, ja ku jam unë, çfarë keni me këtë? Unë jam djali i Safet Butkës, që ka qenë antifashist dhe nuk ka vrarë asnjë shqiptar, përveç vetes. U ngrit një drejtor shkolle dhe tha se: ky, more shokë, po na i bën ballistët patriotë! U ngritën dhe disa punëtorë (apo sigurimsa) dhe thanë që t’u varim një gur në qafë dhe t’i hedhim në Drin. Merjemes iu pre dhe qumështi i gjirit në atë moment. U tmerrua. I thashë që të ikë në Tiranë te nëna, sepse mua siç duket do të më arrestojnë…! Mirëpo, një teknik kolonjar i ndershëm, anëtar partie, u ngrit e tha: “Çfarë po bëni kështu? Kjo është familje patriote, shoku Enver ka folur mirë për Sali Butkën dhe për Gani Butkën”. Kështu u shty pak çështja. Sa të zgjidhej, na vendosën në qytetin Bajram Curri.

Po atje si jua trajtuan?
Atje, Merjemen e thirri shefi i policisë dhe i tha që të dorëzonte shtëpinë në Tiranë. Ajo i tha që kishin ardhur provizorisht dhe se atje banonte nëna. Polici i tha: “Ke ardhur këtu përgjithmonë dhe këtu do vdesësh!”. Ajo u dëshpërua shumë dhe u kthye për në shtëpi e përhumbur. Rrugës pyeti një qytetar: “Ku janë varrezat? E kishte humbur mendjen. Natyrisht ishte një tronditje psikologjike për të. Së fundi, Komisioni i Internimeve në Tiranë na degdisi në Martanesh. Na ngulën rrëzë Malit të Kaptinës te Teqeja e Baba Fajës, që ishte kthyer në spital. Larg kufirit dhe larg njerëzve, siç kishte urdhëruar shoku Hysni!

 

Po me punë ku ju stabilizuan në Martanesh?
Merjemes i hoqën specialitetin e nefrologes dhe e bënë mjeke të përgjithshme. Megjithatë si mjeke punoi mirë, e donin martaneshasit dhe i vinin pacientët nga të gjitha anët. Ndërkohë për mua s’kishte vend as në arsim dhe më caktuan llogaritar i këshillit, duke zëvendësuar një njeri me arsim fillor. Ishte synimi për të na tjetërsuar me gjithë familje nga qytetarë dhe profesionistë në katundarë koperativistë. Kjo gjë zgjati plot për 11 vjet me radhë. Kur vinim në Tiranë për të parë fëmijët, udhëtonim gjatë dimrit në rrugën e vështirë nga Martaneshi në Krastë, dy orë më këmbë, mandej me makinat e kromit në Bulqizë, Burrel, Laç dhe Tiranë, natyrisht me lejen e Degës së Brendshme. Gjatë verës, dilnim në Bizë më këmbë, duke udhëtuar 3-4 orë, mandej me kamionët e druve, për Shëngjergj dhe Tiranë.

Nisur nga profesioni i vështirë i mjekut, a pati probleme bashkëshortja juaj, Merjemja?
Po, Merjemja ka vuajtur veçanërisht, madje do të tregoj një ngjarje të saj. Sollën në spital një grua, që kishte rënë nga dushku, ku priste gjethe për bagëtinë. Ishte shtatzënë në muajin e tetë dhe e sollën pa ndjenja aty. Doktoresha bëri gjithçka për ta mbajtur gjallë dhe lajmëroi Burrelin për një helikopter. Nuk ishte e mundur për ta mbartur me kafshë as me barelë. Lajmëroi Tiranën, Ministrinë e Shëndetësisë, mandej kryeministrinë. Ishte situatë e improvizuar “lufte” kundër imperializmit, ndaj nuk mund te nisej helikopteri. Nëna dhe fëmija do të vdesin, përgjegjësia është juaja, u tha Merjemja. Kështu pas ngulmimit të saj u detyruan të dërgonin helikopterin, i cili për 10 minuta arriti në maternitetin e Tiranës. Dr. Glozheni tha: “Kur e ka shpëtuar kjo mjeke, atëherë si mos e shpëtojmë ne”. E operuan, dhe u kthye në Martanesh pas 6 muajsh, pasi kishte pësuar fraktura të mëdha. Në klubin e Martanashit u bë një darkë, u mblodh paria e fshatit. Vetëm dy veta nuk ishin në atë darkë: doktoresha dhe pacientja. Dikur nga mesi i orgjisë, kur i shoqi saj ngriti një gotë: “Shëndeti i doktoreshës, që e shpëtoi!”, në këtë çast iu sul sekretari i burosë, Azis Kuka dhe tha: “Atë e shpëtoi Partia, jo doktoresha, që është reaksionare!” Kështu filloi një tjetër sulm ndaj nesh, pra, edhe përpjekja për të bërë mirë, kthehej në të kundërtën e saj. Merjemja u sëmur në kushte të vështira dhe u kthye në Tiranë, ndërsa unë qëndrova disa vjet atje, deri në nisjen e Lëvizjeve demokratike të viteve ’90-të.

Kur u kthyet në Tiranë, ku punuat fillimisht?
Në Tiranë punova në ndërmarrjen komunale si punëtor, mandej si bojaxhi, lyeja biçikletat dhe bëja stampat e tyre me penel, ishte shumë e vështirë, por arrita ta zotëroj edhe këtë profesion për të mbajtur familjen. Merjemja mbeti pa punë.

Ju kini bërë një pikturë në Martanesh, “Peisazh vjeshte”, e kini quajtur. Kini pasur kohë e qetësi për të pikturuar?
Kjo pikturë ka një histori. Një ditë të diele, kur nuk pati urgjenca, (sepse unë e shoqëroja mjeken në urgjencat tri-katër orë larg në çdo fshat të Martaneshit), ndaj mora kavaletën, i shkriva bojërat e thara dhe i thashë që do shkoja në pyll për një pikturë. Ajo më tha: Pikërisht sot? Nuk të kujton gjë data 1 shtator?” Jo! i thashë. Ika larg në një vend të pashkelur. Më tërhoqi vëmendjen një trungu vigan ahu, që po vdiste, ndërsa nga trupi i tij dilte një filiz i ri. Jeta dhe vdekja. U vonova për ta realizuar peizazhin. Merjemja u shqetësua dhe doli me dy tre veta me pishtarë, se atje ishte vend i arinjve. Kur u kthyem, pashë mbi tavolinë një tufë me lule një shënim: “Gëzuar ditëlindjen doktoreshë!” U kujtova. Mora pikturën dhe ia dhurova. Merjemja e ruan atë si një kujtim të bukur të kohëve të vështira. Ndërkohë, ajo shkonte në Ministrinë e Shëndetësisë, që të interesohej për t’u rivendosur në punë, në një rreth më të afërt. Në atë kohë ishte një zëvendësministër shëndetësie nga Martaneshi. Ai e priti shumë mirë, se kishte dëgjuar që ishte një mjeke shumë e mirë dhe i tha: “Do të të ndihmoj, por dua që atë pikturën e pyllit të Martaneshit, që më kujton “Pyllin rus” (ai kishte studiuar në Rusi) ta kem unë”. Ishte një mitë. Por, Merjemja u revoltua, përplasi derën dhe iku. Kur u ktheva nga Martaneshi, e gjeta me sy të buhavitur dhe më tha: “Nuk e jap atë pikturë, edhe sikur të di që mbetem tërë jetën pa punë”.

Si vendosët, pra si vajti fati i asaj pikture?
U mundova të bëj një kopje të asaj pikture, por ngjyrat më dilnin të errëta, si gjendja ime shpirtërore. Në një krizë nervore, e hodha kopjen e deformuar nga dritarja. Këto ngjarje të lidhura me jetën e vështirë, por edhe me përvojën, më krijuan një pasuri e jashtëzakonshme, që e kam derdhur te librat e mi.
Përpara se të ndryshonin kohët, pra që po shembej regjimi komunist, a kishit ndonjëherë shpresë që do të ndërronin fatet tuaja?
Unë nuk kisha asnjë shpresë, por Merjemen e mbaja me kurajë dhe ajo shpresonte. Mirëpo erdhën ditët, filloi lëvizja demokratike dhe unë natyrisht që isha pjesë e saj. Në zgjedhjet e 31 korrikut 1991, që fitoi në qytetet e mëdha Partia Demokratike dhe Tomor Malasi, kryetar i Komitetit pluralist të Tiranës më emëroi nëndrejtor të shkollës “Ismail Qemali”. Mirëpo kur shkoja në orët e mësimit, nxënësit iknin nga mësimi, të nxitur nga disa mësues dhe prindër enveristë. “U kthyen Vikingët! thoshnin. Gradualisht, duke punuar me një apo dy nxënës, filloi interesimi dhe më pas jo vetëm që vinin me kënaqësi në mësim, por bashkë më ta u bëmë pjesë e ndryshimit.
Në atë kohë ju kandiduat dhe u zgjodhët deputet…?
Po, më pas u zgjodha deputet i Kolonjës dhe kryetar i Komisionit të Mediave dhe Kulturës për dy legjislacione (1992-’96 dhe 1996-’97). Gjatë këtyre kohëve kam punuar në Parlament për ligjet në fushë të kulturës dhe të mediave, madje realizuam edhe draftin për televizionin publik dhe privat. Ndërkohë, si kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Figurave, kam bërë përpjekje për zbardhjen dhe vlerësimin e qindra figurave të persekutuara nga regjimi komunist në Shqipëri dhe Kosovë. Kam botuar disa libra dhe shumë shkrime në shtyp për ta.

Kujtojmë se në atë periudhë, pra në mandatin e parë tuaj si deputet, keni mbajtur disa fjalime të ashpra nga foltorja e parlamentit….?!
Po, në periudhën që isha anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike dhe njëherësh deputet në Parlament, kam qenë kritik ndaj regjimit komunist të Enver Hoxhës, kam kërkuar që të dënohej ai juridikisht, si edhe ata që kishin bërë krime, si Sheqfqet Peçi, Aranit Çela etj, ndërkohë që kam kritikuar edhe publikisht Berishën, për autoritarizëm, trajtimin e gabuar të pronave dhe të të përndjekurve politikë. Këto kritika janë botuar edhe ne shtypin e ditës.

Por pastaj u larguat nga politika, përse…?!
U largova vetë nga politika dhe u mora me studime historike dhe krijimtari letrare. Para tre vjetësh themeluam Institutin e Studimeve Historike “Lumo Skendo” në Tiranë, bashkë me Agron Shehaj, biznesmen i njohur, tashmë deputet i Partisë Demokratike në parlament. Ky institut, përveç hulumtimeve dhe studimeve të ndryshme historike, po boton veprën e plotë të Mid’hat Frashërit në 23 vëllime, një pasuri e jashtëzakonshme e historisë dhe kulturës shqiptare dhe evropiane.

Përveç kësaj, ju personalisht u bëtë dhe iniciatori për sjelljen në atdhe të eshtrave të Mit’had Frashërit?
Po e vërtetë, Instituti “Lumo Skendo”, që unë drejtoj, mori nismën për kthimin e eshtrave të Mid’hat Frashëri nga Nju Yorku, dhe me mbështetjen e qeverisë dhe të institucioneve të shtetit shqiptar, u bë e mundur kthimi i eshtrave të tij dhe vendosjen e tyre në panteonin e njerëzve të shquar, pranë vëllezërve Frashëri dhe Faik Konicës. Bustin e Mid’hat Frashërit, që u vendos atje, e realizoi skulptori i mirënjohur Agim Rada. Ndjehem me fat dhe krenar për këtë investim kombëtar, ashtu si dhjetë vjet më parë, kur si kryetar i Komisionit të Kulturës në parlament mora nismën për kthimin e eshtrave të Faik Konicës dhe bashkë më ministrin Teodor Laço dhe poetin Bardhyl Londo, shkuam në Boston dhe sollëm në atdhe eshtrat e Konicës.

Ju personalisht keni bërë edhe shumë botime historike dhe letrare, a mund të na thoni diçka për to?
Gjatë këtyre viteve kam hulumtuar nëpër arkivat dhe bibliotekat shqiptare e të huaja dhe kam botuar mjaft libra publicistike dhe historikë, si “Ringjallje”, “Lufta civile ne Shqipëri 1943-1945”, “Masakra e Tivarit”, “Marrëveshja e Mukjes”, “Gjeniu i Kombit”, “Kristo Kirka”, “Safet Butka”, “Bombë në legatën Sovjetike”, “Dritëhije të historisë”, “Elita shqiptare”, “Kryengritjet e para kundërkomuniste”, “E djathta dhe e majta në luftë” e të tjera.. Veprat historike i kam botuar nga detyrimi që të ndihmësoj në korrigjimin e historisë së politizuar dhe në vlerësimin historik e të dokumentuar të ngjarjeve dhe personaliteteve kombëtare. Gjithashtu, kam botuar edhe vepra letrare, sepse letërsia është hobi im, liria ime, ajo më buron nga shpirti, dhe është vlerësuar. Janë disa libra me tregime e novela si “Vdekja e bardhë”, “Në shtëpinë tonë”, “Vetëm një natë”, “Humbja nuk është mbarimi”, “Më në fund të lirë” dhe romani “Miti i Haxhi Qamilit”. Po ashtu kam realizuar mbi 10 filma dokumentarë për ngjarjet dhe personalitetet historike, si “Ventotene”, “Sabiha Kasimati”, “Musine Kokalari”, “Lëvizja Kryeziu”,” “Mallakastra siç ka qenë”, “Kamber Prishta”, Kryengritja e Dibrës 1913″, “Lëvizja e Malësisë së Madhe dhe e Postribës” etj.
Ndërkohë ju jeni vlerësuar me mjaft çmime dhe urdhra të rëndësishëm shtetërorë dhe ndërkombëtarë, a mund të na thoni disa prej tyre?
Për mua ka rëndësi puna, ndihmesa dhe gjurma, që lë njeriu në jetën e tij.

Aeroporti ndërkombëtar në Louisville merr emrin Muhammed Ali

UASHINGTON – Në shenjë kujtimi për legjendën e boksit dhe kampionit Muhammed Ali, aeroporti ndërkombëtarë në Louisville, merr emrin e tij.

Bordi drejtues i aeroportit në Louisville, në shtetin federal të SHBA-së Kentacky mbrëmë miratoi vendimin e riemërimit të aeroportit.

Emri i ri zyrtar i aeroportit ndërkombëtar në Louisville është “Muhammed Ali”, kurse emërimi i tij i koduar edhe më tej do të mbetet SDF.

Ish-kampioni i trefishtë botëror në kategorinë e rëndë Muhammed Ali ndërroi jetë në 6 qershor të vitit 2016 pas një lufte disa vjeçare me sëmundjen e parkinsonit.

Kryebashkiaku i Louisville, Greg Fischer, tha se Muhammed Ali kishte vetëm një qytet të lindjes dhe “për fat të mirë ky ishte Louisville”.

“Ali është një nga njerëzit më të njohur që ka shëtitur botën dhe trashëgimia e tij sportive dhe humanitare është inspirim për miliarda njerëz”, ka thënë Fischer. aa

Më 17 janar 1468 u nda nga jeta Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Hero Kombëtar dhe figura më e shquar në historinë e shqiptarëve

Skënderbeu ose Skënderbej (nga Turqishtja osmanishte: İskender Bey; emri i vërtetë: Gjergj Kastrioti Skënderbeu) lindi më 6 maj 1405 dhe vdiq më 17 janar 1468. Është Heroi Kombëtar i shqiptarëve, figura më e shquar në historinë e shqiptarëve.

Biografia

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405 në Dibër. U mor peng si nizam pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e quan Gjergjin në shkollën e sulltanit (içogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.

Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskënder (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti “(Skënderi)” kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t’i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare.

Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t’u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.

Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve.

Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali. Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare.

Epoka e Skënderbeut në veprat e autorëve shqiptarë

Monumenti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti (në Krujë).

Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.

Ishte Dhimiter Frângu (dhe jo Dhimiter Frëngu) qe shkroi i pari jetën e Skënderbeut, realisht si u zhvillua, sepse Frângu ishte bashkëshoqërues i gjithë jetës dhe luftërave të Skënderbeut, arkëtar e shoqërues në udhëtimet e Princit Shqiptar, ndrysh nga Marin Barleti ku ka edhe trillime. Shkrimet latinisht të Frângut të vitit 1480, 12 vjet pas vdekjes së Skënderbeut, mjerisht u përvetësuan nga të tjerë, dhe përkthimi dhe botimi i saj italisht u bë më vonë, pas vdekjes së Frângut. Patjetër se vepra e Barletit qe u botua latinisht ne fillim të shek të XVI (1504) kushtuar luftës heroike të arbërve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës) pati jehonë të madhe. Por vepra që e lartësoi figurën e tij si historian humanist është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi italisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës. Veprat e M. Barletit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV, kur nuk ishte zbuluar e njohur vepra e Dhimiter Frângut. Periudha e Skënderbeut u përjetësua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit. Siç e thame një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frângu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës një vepër për jetën e Skënderbeut.

Një vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptarë të shek. XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së Muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një “margaritar”.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Hero Kombëtar

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (6 maj 1405- 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV – fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar. Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.

Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.

Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.

Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojshme, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës. Ndër autorët shqiptarë janë Marin Barleti, Fan Noli, Sabri Godo, Fatos Daci.

Legjenda

  • Në një rast Ballaban Pasha i dërgoi Skënderbeut një dhuratë: katër kuaj arab së bashku me një pajisje të shkëlqyer për të nderuar Skënderbeut si një komandant, ndërsa Skënderbeu si përgjigje ia kthen me një dhuratë të e përbërë nga një shkop bariu dhe një gunë, duke i dhënë të kuptoj Ballaban pashës se do të kishte qenë më shumë i nderuar të ishte një bari i thjeshtë në fshatin e tij, sesa të tradhtonte vendin e tij.

  • Për popullin shqiptar Skënderbeu bënte mrekulli me shpatën e tij. Ishte menduar se duheshin tre burra të ngrinin shpatën e tij dhe se ai mund të copëtonte shkëmbinj ose shponte male me të. Në një ngjarje tjetër popullore është thënë gjatë negociatave për paqe se Sulltan Mehmedi i II, që kishte dëgjuar për shpatën e Skënderbeut i kërkoi atë si një nder Skënderbeut. Skënderbeu pranoi dhe dërgoi shpatën e tij si një dhuratë për sulltanin. Njerëzit e Skënderbeut pas dëgjimit të lajmeve ishin të shqetësuar. Ata i dolën Skënderbeut në lidhje me frikën e tyre se ai i dorëzoi shpatën e tij legjendare, por Skënderbeu qeshi dhe u përgjigj se ai i dorëzoi shpatën e tij, por jo krahun e tij.
  • Gjatë një betejë të furishme kundër turqve që zgjati përtej muzgut, Skënderbeu urdhëroi disa nga ushtarët e tij të gjenin një tufë me dhi, e u lidhën pishtarë të ndezur brirëve të tyre dhe dërgohen në drejtim të rreshtave të ushtarëve turq gjatë natës. Turqit besuan se u sulmuan nga trupa të shumta shqiptare dhe u larguan me mendimin se u mundën që në numër. Për shërbimin e rëndësishëm të marrë nga ana e këtyre kafshëve, heroin ynë vendosi të përvetësojë imazhin e kafshës si emblemë të tijën, në përkrenaren e tij.
  • Skënderbeu në shtrat të vdekjes së tij urdhëroi djalin e tij për t’i shpëtuar hakmarrjes turke të largoheshin për në Itali, tha se sa më shpejt të zbarkojë në ranishte të gjente një pemë ku të lidhë kalin e tij dhe shpatën e tij, dhe sa herë që të frynte era turqit të dëgjonin shpatën e tij në ajër dhe hingëllimën e kalit të tij dhe nga frika se nuk do t’a ndiqnin.
  • Me të përhapur lajmin e vdekjes së Skënderbeut, Turqit vendosën të sulmonin forcat shqiptare sa më shpejt që të përfitonin nga morali i ulët që ngjarja kishte prodhuar. Komandantët shqiptar vendosën të përdornin një dredhi të pazakontë: morën nga shtrati i vdekjes trupin e pajetë të kreut të tyre dhe e hypën mbi kalin e tij, nxitur në luftë me të gjithë ushtrinë e tij prapa. Turqit, u ndien të mashtruar me lajmin e rremë rreth vdekjes së tij dhe u tërhoqën.

Vepra për Skënderbeun pikturë, letërsi, muzikë

Portret i Skënderbeut, rreth vitit 1648.

Skënderbeu mblodhi mjaft reputacion një postum në Evropën Perëndimore në shekujt e 16 dhe 17. Me shumë e Ballkanit nën sundimin otoman dhe me turqit në portat e Vjenës në 1683, asgjë nuk mund të ketë lexues të mahnitur në Perëndim më tepër se një përrallë plot aksion e rezistencës heroike të krishterë për të “një luzmë mysliman”.

Libra mbi princin shqiptar filluan të shfaqen në Evropën Perëndimore në fillim të shekullit 16. Një nga më të hershme të këtyre historive që kanë qarkulluar në Evropën Perëndimore në lidhje me veprat heroike e Skënderbeut ishte Historia de Vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis (ca Romë. 1508-1510), botoi një katër dekada vetëm pas vdekjes së Skënderbeut. Kjo Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut, Princi i Epirote është shkruar nga historiani shqiptar Scodrensis Marinus Barletit, i njohur në gjuhën shqipe si Marin Barleti, të cilët pas përjetuar pushtimin turk të Shkodrës tij të lindjes nga eksperienca personale, u vendos në Padua ku ai u bë rektor i kishës famullitare të Shën Stefan. Barleti dedikon punën e tij për të Donferrante Kastrioti, (nip i Skënderbeut), dhe të pasardhësve. Libri është botuar së pari në latinisht.

Në shekujt e gjashtëmbëdhjetë dhe të shtatëmbëdhjetë libri Barleti ishte përkthyer në një numër të versioneve të gjuhëve të huaja : në gjuhën gjermane të Johan Pincianus (1533), në italisht nga Pietro Rocca (1554, 1560), në portugalisht nga Francisco D’Andrade (1567), në Polonisht nga Ciprian Bazylik (1569), në frëngjisht nga Jaques De Lavardin, zot feodal Plessis du-Bourrot (frëngjisht: Histoire de Georges Castriot Surnomé Skenderbeu, Roy d’Albanie, 1576), dhe në spanjisht nga Juan Ochoa de la Salde (1582) . Versioni në anglisht ishte një përkthim nga një frëngjisht nga De Lavardin dhe të bëra nga një Zoterinj Zachary Jones. Ajo është botuar në fund të shekullit 16, nën titullin, Historiku i George Castriot, i mbiquajtur Skenderbej, Mbret i Shqipërisë; përmbajnë Actes famshme të tij, Deedes Fisnik e tij e Armës dhe fitoret paharrueshëm kundër Turkes për Besimi i Krishtit. Gibbon nuk ishte i pari që e vënë re se Barleti është nganjëherë i pasaktë në favor të heroit të tij, për shembull, Barleti pohon se Sulltani i kishte ngordhur nga sëmundja nën muret e Krujës. Portreti i Skenderbeut, ca. Biografia e 1648. Kastrioti ‘s ishte shkruar edhe nga Franciscus Blancus, një peshkop katolik i lindur në Shqipëri. Libri i tij “Georgius Castriotus, Epirensis vulgo Scanderbegh, Epirotarum Princeps Fortissimus” është botuar në latinisht në vitin 1636.

Voltaire nis kapitullin e tij “Marrja e Konstandinopojës” me frazën : “Sikur Perandoret grek ka vepruar si Skenderbeu, Perandoria e Lindjes ende mund të ketë qenë ruajtur.”

Kopertina e “Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut, princit të

Epirit

Skënderbeu është protagonist i tri tragjedive 18-shekullit britanik, Skenderbeu William Havard-së, një tragjedi (1733), George Lillo’s Hero i krishterë (1735), dhe Skënderbeu Thomas Whincop-së, Ose, Dashuria dhe Liberty (1747). Një numër i poetë dhe kompozitorë gjithashtu kanë tërhequr frymëzim nga karrierën e tij ushtarake. Frëngjisht poeti i shekullit të 16 Ronsard shkroi një poemë rreth tij, ashtu si edhe të shekullit të 19 poeti amerikan Henry Wadsworth Longfellow. Për Gibbon, “John Huniades dhe Skënderbeut… janë të dyja të drejtë për njoftim tonë, që nga profesioni i tyre i Osmane armëve vonuar rrënojat e perandorisë greke.”

Në 1855, Camille Paganel ka shkruajtur Histoire de Scanderbeg, i frymëzuar nga Krime të Luftës.

Në haxhit e gjatë poetike përrallë Çajld Harold’s (1812-1819), që Bajroni filloi të shkruajë, ndërsa në Shqipëri, Skënderbeu dhe populli i tij luftëtar janë përshkruar në kushtet e mëposhtme : “Toka e Shqipërisë ! ku Iskander rose, Theme e rinj, dhe fener i urtë, dhe ai adash e tij, të cilit All-habitur armiqve të zvogëluar nga veprat e tij të emprize kalorësiak : Toka e Shqipërisë ! më lejoni të bëj sytë e minave Në ty, ti infermiere i thyer i papërsëritshëm ushtarak Thënë shkurt ! Kryq zbret, minaret e tua dalin, Dhe shkëlqen zbehtë hënë në lugore, Përmes zabel shumë një selvi brenda ken çdo qytetit. “Canto II, XXXVIII.” Ashpra janë fëmijët e Shqipërisë, por ato nuk mungojnë virtytet, ishin ato virtyte më të pjekur . Ku është armiku që ndonjëherë e panë prapa tyre? Kush mund të mundohem ashtu edhe të luftës duroj? tyre amtare fastnesses nuk më të sigurt se ata në kohën e trazuar të dyshimta duhet : zemërimin e tyre si vdekjeprurës ! Miqësia e tyre por i sigurt, Kur Mirënjohjes ose ofertat e tyre rrjedh gjak trimëri palëkundur nxiton mbi where’er shefi i tyre mund të çojë. ” Canto II, LXV.George Castriot, i mbiquajtur Skenderbe, Mbret i Shqipërisë.

Ludvig Holberg, një shkrimtar danez dhe filozof, pohoi se Skënderbeu është një nga gjeneralët më të mëdhenjë në histori.[69] Sir William Temple konsiderohet Skënderbeu të jetë një nga të shtatë krerët më të madh pa një kurorë, së bashku me Belisarius, Flavius Aetius, Gjon Huniadi, Gonzalo Fernández de Cordoba, Farnese Aleksandër, dhe William Heshtur.

Barok kompozitorit italian Antonio Vivaldi përbërë një opere me titull Skënderbeu (e parë e interpretuar 1718). Një tjetër opera me titull Skënderbeu ishte i përbërë nga shekulli 18 frëngjisht kompozitorit François Francœur (e parë e interpretuar 1763).

Skënderbeu në film

Mbi jetën e Skënderbeut është xhiruar edhe një film me emrin e njëjtë (Velikiy voin Albanii Skanderbeg).

Mirënjohje

  • I pari i shqiptarëve
  • Hero Kombëtar
  • Urdhri i Skënderbeut
  • Veprat kushtuar Skënderbeut
  • Mbrojtës i krishterimit
  • Atlet i Krishtit[1]

Figura e Skënderbeut në art

Statuja e Skënderbeut në Krujë

  • Scanderbeg, opera nga François Francoeur dhe François Rebel.
  • Scanderbeg, opera nga Antonio Vivaldi.

Projekti kulturor Itali-Shqipëri “A.C.C.I.A ARTE” organizoi me datë 1 gusht 2006 një konferencë shkencore me titull “Shqiponja dhe gjysmëhëna”. Në këtë sesion studiues e pedagogë shqiptarë e italianë diskutuan mbi praninë e figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në veprat letrare dhe ato muzikore, në shekuj. Referuan gjuhëtari Gjovalin shkurtaj, Mario Spedicato, pedagog në Universitetin e Leçes, Alessandro Laporta, drejtor i bibliotekës së provincës së Leçes, muzikologët Luisa Cosi dhe Corrado De Bernart, e shumë të tjerë.

Burim i të dhënave

  1. ^ [1]

Shiko edhe

  • Galeria e artikullit
  • Familja e Kastriotëve
  • Kuvendi i Arbërit

Lidhje të jashtme

  • Paraskena nga Filmi – Gjergj Kastrioti SCANDERBEG WARRIOR-KING OF ALBANIA Illyria entertainment
  • Histori te Lufterave te Skenderbeut ne English – Gjergj Kastrioti SCANDERBEG WARRIOR-KING OF ALBANIA Albanian Canadian League Information Service (ACLIS)
  • Iscander-Shortfilm.com – (Shqip), (Anglisht), (Italisht), Invalid language code.
  • Figura e Skenderbeut në fotografinë shqiptare, Qerim Vrioni.
  • Milosao
  • Nga Irvi Hyka

Video lidhje

  • Filmi “Skënderbeu” – Kinostudio Shqipëria e Re
  • Skanderbeg Warrior King of Albania – (Anglisht)

Më 17 janar 1942 lindi boksieri legjendar Muhammad Ali

Muhammad Ali (sq: Muhamed Ali, i lindur Cassius Marcellus Clay, Jr. më 17 janar 1942 në Louisville, ShBA – 3 qershor 2016) ishte një boksier profesional amerikan, ai konsiderohet si një ndër boksierët më të mëdhejnë në kategorinë e rëndë. Një figurë kontroverze gjatë fillimit të karrierës, Ali është sot i njohur jo vetëm për aftësitë e tija në ring por edhe për vlerat që ai mbështeti: lirinë fetare dhe drejtësinë racore. Konsiderohet një ndër figurat më të njohura të sportit në 100 vitet e fundit. Vetëm në moshën 22 vjeçare arriti të bëhej kampion i botës në peshat e rënda, në vitin 1964 duke fituar ndaj Sonny Listonit.[1] Pak pas asaj ndeshjeje ai u konvertua në Islam.

Ai ishte aktiv prej vitit 1960 deri 1967 dhe prej 1970 deri 1981. Gjatë karrierës arriti të bëhet boksieri më i mirë në kategorinë e tij dhe llogaritur sipas pikëve është boksieri më i mirë i të gjitha kohërave me 1,971 pikë. Nga 61 ndeshje boksi ai ka arritur 56 fitore (36 me nokaut) dhe 5 humbje. Muhammad Ali ndërroi jetë në një spital të Arizonas në 3 qershor 2016.[2]

Kalimi në Islam

Pas ndeshjes më 25 shkurt të vitit 1964 me boksierin Sonny Liston në kategorinë e rëndë për Titullin Botërorë gjer në atë kohë i njohuri Cassius Clay e ndërroi emrin e tij fillimisht në Muhammad X e pastaj në Muhammad Ali me të cilin do të njihet gjat gjithë jetës së tijë të më vonshme. Me këtë ai dëshmoi kalimin e tij publik në Islam. Për këtë vendim ndikim të madh kishte miku i tij i ngushtë Malcolm X.[3]

Marrja e licensës për boksim

Nga viti 1967 gjer në vitin 1970 për tri vite me radh iu mor licensa e boksimit për shkak të refuzimit dhe protestës së tijë që të shkonte në luftë në Vietnam.

Jeta personale

Muhammedi u martua katër herë dhe ka nëntë fëmijë: shtatë vajza dhe dy djem. Për herë të parë, ai u martua më 14 gusht 1964 me Sonji Roi, por u divorcuan më 10 janar 1966. Më 17 gusht 1967, ai u martua me Belinda Boyd. Më vonë, ajo u knovertua në Islam dhe e ndryshoi emrin e saj në “Khalilah Ali”. Ata kishin katër fëmijë: Maryum, binjakët Jamillah and Rasheda dhe Muhammed Ali, Jr..

Më 1977, ai u martua me Veronica Porsche. Ata kishin një vajzë me emrin Lejla Ali. Muhammedi dhe Porsche u divorcuan në vitin 1986.

Më 19 nëntorë 1986, ai u martua me Yolanda “Lonnie” Williams, ku më vonë Lonnie konvertohet në Islam.

Statistikat
S T A T I S T I K A T
Takimi Data Kundërshtari Vendi Rezulati Runde Kategoria
61 1981-12-11 Trevor Berbick Nassau, Bahamet Humbje 10 nga 10
60 1980-10-02 Larry Holmes Las Vegas, ShBA Humbje 10 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
59 1978-09-15 Leon Spinks New Orleans, ShBA Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBA
58 1978-02-15 Leon Spinks Las Vegas, ShBA Humbje 15 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
Kategoria e Rëndë – WBA
57 1977-09-29 Earnie Shavers New York, ShBA Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
Kategoria e Rëndë – WBA
56 1977-05-16 Alfredo Evangelista Landover, ShBA Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
Kategoria e Rëndë – WBA
55 1976-09-28 Ken Norton Bronx, ShBA Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
Kategoria e Rëndë – WBA
54 1976-05-24 Richard Dunn München, ShBA Fitore 5 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
Kategoria e Rëndë – WBA
53 1976-04-30 Jimmy Young Landover, ShBA Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
Kategoria e Rëndë – WBA
52 1976-02-20 Jean-Pierre Coopman Hato Rey, Porto Riko Fitore 5 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
Kategoria e Rëndë – WBA
51 1975-10-01 Joe Frazier Quezon City, Filipinet Fitore 14 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
Kategoria e Rëndë – WBA
50 1975-06-30 Joe Bugner Kuala Lumpur, Malajzia Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
Kategoria e Rëndë – WBA
49 1975-05-16 Ron Lyle Las Vegas, ShBA Fitore 11 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
Kategoria e Rëndë – WBA
48 1975-03-24 Chuck Wepner Richfield, ShBA Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
Kategoria e Rëndë – WBA
47 1974-10-30 George Foreman Kinshasa, Congo,
Republika Domenikane Fitore 8 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
Kategoria e Rëndë – WBA
46 1974-01-28 Joe Frazier New York, ShBA Fitore 12 nga 12 Kategoria e Rëndë – NABF
45 1973-10-20 Rudi Lubbers Jakarta, Indonezia Fitore 12 nga 12
44 1973-09-10 Ken Norton Inglewood, ShBA Fitore 12 nga 12 Kategoria e Rëndë – NABF
43 1973-03-31 Ken Norton San Diego, ShBA Humbje 12 nga 12 Kategoria e Rëndë – NABF
42 1973-02-14 Joe Bugner Las Vegas, ShBA Fitore 12 nga 12
41 1972-11-21 Bob Foster Stateline, ShBA Fitore 8 nga 12 Kategoria e Rëndë – NABF
40 1972-09-20 Floyd Patterson New York, ShBA Fitore 7 nga 15 Kategoria e Rëndë – NABF
39 1972-07-19 Alvin Lewis Dublin, Irlanda Fitore 11 nga 12
38 1972-06-27 Jerry Quarry Las Vegas, ShBA Fitore 7 nga 12 Kategoria e Rëndë – NABF
37 1972-05-01 George Chuvalo Vancouver, Kanada Fitore 12 nga 12 Kategoria e Rëndë – NABF
36 1972-04-01 Mac Foster Tokyo, Japoni Fitore 15 nga 15
35 1971-12-26 Jurgen Blin Cyrih, Zvicër Fitore 7 nga 12
34 1971-11-17 Buster Mathis Houston, ShBA Fitore 12 nga 12 Kategoria e Rëndë – NABF
33 1971-07-26 Jimmy Ellis Houston, ShBA Fitore 12 nga 12 Kategoria e Rëndë – Vacant NABF
32 1971-03-08 Joe Frazier New York, ShBA Humbje 15 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBC
Kategoria e Rëndë – WBA
31 1970-12-07 Oscar Natalio Bonavena New York, ShBA Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë – NABF
30 1970-10-26 Jerry Quarry Atlanta, ShBA Fitore 3 nga 15
29 1967-03-22 Zora Folley New York, ShBA Fitore 7 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBA
28 1967-02-06 Ernie Terrell Houston, ShBA Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë – WBA
27 1966-11-14 Cleveland Williams Houston, ShBA Fitore 3 nga 15 Kategoria e Rëndë – Titulli Botërorë
26 1966-09-10 Karl Mildenberger Frankfurt am Main, Gjermani Fitore 12 nga 15 Kategoria e Rëndë – Titulli Botërorë
25 1966-08-06 Brian London Londër, Angli Fitore 3 nga 15 Kategoria e Rëndë – Titulli Botërorë
24 1966-05-21 Henry Cooper Londër, Angli Fitore 6 nga 15 Kategoria e Rëndë – Titulli Botërorë
23 1966-03-29 George Chuvalo Toronto, Kanada Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë – Titulli Botërorë
22 1965-11-22 Floyd Patterson Las Vegas, ShBA Fitore 12 nga 15 Kategoria e Rëndë – Titulli Botërorë
21 1965-05-25 Sonny Liston Lewiston, ShBA Fitore 1 nga 15 Kategoria e Rëndë – Titulli Botërorë
20 1964-02-25 Sonny Liston Miami Beach, ShBA Fitore 7 nga 15 Kategoria e Rëndë – Titulli Botërorë
19 1963-06-18 Henry Cooper Londër, Angli Fitore 5 nga 10
18 1963-03-13 Doug Jones New York, ShBA Fitore 10 nga 10
17 1963-01-24 Charley Powell Pittsburgh, ShBA Fitore 3 nga 0
16 1962-11-15 Archie Moore Los Angeles, ShBA Fitore 4 nga 12
15 1962-07-20 Alejandro Lavorante Los Angeles, ShBA Fitore 5 nga 10
14 1962-05-19 Billy Daniels New York, ShBA Fitore 7 nga 10
13 1962-04-23 George Logan Los Angeles, ShBA Fitore 4 10
12 1962-03-28 Don Warner Miami Beach, ShBA Fitore 0 nga 4
11 1962-02-10 Sonny Banks New York, ShBA Fitore 4 nga 10
10 29 nëntor, 1961 Willi Besmanoff Louisville, ShBA Fitore 7 nga 10
9 7 tetor, 1961 Alex Miteff Louisville, ShBA Fitore 6 nga 10
8 22 korrik, 1961 Alonzo Johnson Louisville, ShBA Fitore 10 nga 10
7 26 qershor, 1961 Duke Sabedong Las Vegas, ShBA Fitore 10 nga 10
6 19 prill, 1961 LaMar Clark Louisville, ShBA Fitore 2 nga 10
5 21 shkurt, 1961 Donnie Fleeman Miami Beach, ShBA Fitore 7 nga 8
4 7 shkurt, 1961 Jimmy Robinson Miami Beach, ShBA Fitore 1 nga 8
3 17 janar, 1961 Tony Esperti Miami Beach, ShBA Fitore 3 nga 8
2 27 dhjetor, 1960 Herb Siler Miami Beach, ShBA Fitore 4 nga 6
1 29 tetor, 1960 Tunney Hunsaker Louisville, ShBA Fitore 6 nga 6

Citate

 

Vitet janë çfardo që mendon se janë. Je i vjetër aq sa mendon se je.
Fluturo si flutur, thumbo si bletë.
Frazier është aq i shumtuar aq sa duhet t’i dhuroj fytyrën e tijë US Bureau of Wild Life (sq.: Byroja Amerikane për Jetë të Egër).
Jam astronaut i boksit. Joe Louis dhe Dempsey ishin vetëm xhet pilotë. Unë jamë në botën time.
Besoj në fenë Islame. Besoj në All-llahun dhe paqen.
E urreja çdo minutë të trajnimit, por thoja:”Mos u dorzo. Vuaj tash dhe jeto pjesën e mbetur të jetës si kampion.”
Kam me e rrah aq keq sa do ti duhet mbathëse këpucësh që ta fus kapelën në kokë.
Dashuria është rrjetë që i kap zemrat si peshqit.
Lufta ime më e fortë ishte me gruan time të parë.

 

Lidhje të jashtme

MetaCafe – Video kollazh – (Anglisht)

^ http://sports.ndtv.com/boxing/news/259195-when-david-muhammad-ali-trounced-goliath-sonny-liston
^ http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=328270#k1
^ http://www.wnd.com/2006/02/34736/

Më 15 janar 1929 lindi Martin Luther King, Jr. – udhëheqës i shquar i Lëvizjes së të Drejtave Civile afrikano-amerikane

Martin Luther King, Jr. (15 janar 1929 – 4 prill 1968) ishte një amerikan klerik, aktivist dhe udhëheqës i shquar i Lëvizjes së të Drejtave Civile afrikano-amerikane.

Trashëgimia e tij kryesor ishte për të siguruar përparimin në të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara, dhe ai është bërë një ikonë të drejtave të njeriut : King njihet si një martir nga dy kishave të krishtera [1].

Një ministër baptist, King u bë një veprimtar i të drejtave civile në fillim të karrierës së tij[2]. Ai drejtoi Montgomery Bus Boycott më 1955 dhe ndihmoj themelimin e Southern Christian Leadership Conference më 1957, ku shërbeu si kryetar i parë.

Jeta në rini

Martin Luther King, Jr., lindi më 15 janar 1929, në Atlanta, Georgia. Ai ishte biri i Martin Luther King, Sr. dhe Alberta Williams King[3]. Babai i King ka lindur në “Michael King” dhe Martin Luther King, Jr., u emërua fillimisht “Michael King, Jr.”, derisa familja udhëtoi në Evropë në 1934 dhe vizitoi Gjermanin. Babai i tij i ndryshoj për dy emrat e tyre për nder të liderit gjerman protestant Martin Luther.[4] Ai kishte një motër më të vjetër, Willie Christine King, dhe një vëlla më të vogël, Alfred Daniel Williams King.[5]

King u martua me Coretta Scott, në 18 qershor, 1953, në lëndinë të shtëpisë e prindërve të saj në qytetin e vet të Heiberger, Alabama.[6] King dhe Scott kishin katër fëmij; Yolanda King, Martin Luther King III, Dexter Scott King, and Bernice King.[7]

King u bë pastor i Dexter Avenue Baptist Church në Montgomery, Alabama kur ai ishte 25 vjeç në 1954.[8]

Bibliografia

Stride toward freedom; the Montgomery story (1958)
The Measure of a Man (1959)
Strength to Love (1963)
Why We Can’t Wait (1964)
Where do we go from here: Chaos or community? (1967)
The Trumpet of Conscience (1968)
A Testament of Hope : The Essential Writings and Speeches of Martin Luther King, Jr. (1986)
The Autobiography of Martin Luther King, Jr. (1998), ed. Clayborne Carson

Burimi

^ The Episcopal and Lutheran Churches in the U.S. have feast days dedicated to King, on April 4 and January 15 respectively, as per the Calendar of saints (Episcopal Church in the United States of America), and Calendar of Saints (Lutheran). (Neither church has a formal canonization process.) There is a statue of King Jr. in the Gallery of 20th Century Martyrs at Westminster Abbey, London.
^ Lischer, Richard. (2001). The Preacher King, p. 3.
^ Ogletree, Charles J. (2004). All Deliberate Speed: Reflections on the First Half Century of Brown v. Board of Education. W.W. Norton & Company. f. 138. 0393058972.
^ Ling, Peter J. (2002). Martin Luther King, Jr. Routledge. f. 11. 0415216648.
^ Martin Luther King, Jr.; Clayborne Carson; Peter Holloran; Ralph Luker; Penny A. Russell (1992). The papers of Martin Luther King, Jr. University of California Press. f. 76. 0520079507.
^ “Coretta Scott King”. Daily Telegraph. Marrë më 2008-09-08.
^ Warren, Mervyn A. (2001). King Came Preaching: The Pulpit Power of Dr. Martin Luther King, Jr. InterVarsity Press. f. 35. 0830826580.
^ Fuller, Linda K. (2004). National Days/National Ways: Historical, Political, And Religious Celebrations around the World. Greenwood Publishing Group. f. 314. 0275972704.

Lidhje të jashtme

The King Center
“Martin Luther King Jr. Collection”, Morehouse College, RWWL
Photo Essay: “The Last Days of Martin Luther King, Jr.”, Time
The Martin Luther King, Jr. Papers Project
MLK online
Martin Luther King Jr., “A New Sense of Direction (1968)”
“Martin Luther King Jr.”, The Seattle Times
Speeches of Martin Luther King
1956 Comic Book: Martin Luther King and the Montgomery Story
Kirk, John A., “Martin Luther King, Jr.”, New Georgia Encyclopedia
“Martin Luther King, Jr. and the Global Freedom Struggle”, online encyclopedia, chronology and document library, The Martin Luther King, Jr. Research and Education Institute, Stanford University.
“Interview with Dr. Kenneth Clark”, PBS
“Martin Luther King, Jr.”, Encyclopedia of Alabama
Martin Luther King Jr.: Peacemaker – a slideshow by Life magazine

Video dhe audio materiale

Audio from April 1961 King, “The Church on the Frontier of Racial Tensions” – speech at Southern Seminary
Dr. Martin Luther King, Jr., 1929-1968 – one hour documentary report by Democracy Now!
Audio recordings of King speeches including “I Have a Dream”
Martin Luther King, Jr. Historic Speeches and Interviews
Video of speeches – “I Have a Dream” and “I’ve Been to the mountaintop”
“I Have a Dream” Hiphop song sampling
The New Negro, King interviewed by J. Waites Waring
“I Have a Dream” speech video
“Beyond Vietnam” speech text and audio
YouTube clip of “How Long? Not Long!” speech
YouTube clip of “Mountaintop” speech
King Institute Encyclopedia multimedia

Më 14 janar 1919 lindi Giulio Andreotti, Divi i Politikës italiane të Shekullit XX

VOAL – Giulio Andreotti (Xhulio Andreoti), politikan italian ndër më të njohurit, i dashur, por edhe shumë i diskutuar, ka lindur në Romë më 14 janar 1919. Ta përmbledhësh jetën e tij është detyrë e pashpresë dhe e vështirë qoftë për harkun e madh kohor që ajo përfshin, qoftë për përvojën e gjatë të politikanit.

Ai ka dominuar praktikisht politikën e pesëdhjetë vitet e fundit të skenës së shekullit të njëzete: shtatë herë kryeministër, ministër i Mbrojtjes tetë herë, pesë herë ministër i Jashtëm, dy herë ministër i Financave, Buxhetit dhe Industrisë, një herë ministër i Thesarit dhe një herë ministër i brendshëm, në parlament që nga viti 1945, por asnjëherë sekretar i DC.

Pas diplomimit në drejtësi në vitin 1941, më pas i specializuar në të drejtën kanonike, ai ishte president i FUCI kur ishte njëzet e dy vjeç dhe u zgjodh më vonë në asamblenë konstituive. Ai hyri në sallë si deputet demokristian në vitin 1948 dhe u rizgjodh edhe në legjislaturat pasuese.

Pas çlirimit të Romës në qershor 1944 ai u bë një delegat kombëtar për grupet e të rinjve demokristianë dhe në vitin 1945 u bashkua me Këshillin Kombëtar. Anëtar i Asamblesë Kushtetuese në vitin 1946 u konfirmua në të gjitha zgjedhjet e mëvonshme t Dhomës së Deputetëve në rrethin e Romës-Latina-Viterbo-Frosinone, ku ai u zgjodh për herë të dymbëdhjetë në vitin 1987. Ai gjithashtu u zgjodh dy herë në Parlamentin Europian (Italia Qendrore dhe Veri-Lindore). Më 1 qershor 1991 Presidenti i Republikës, Francesco Cossiga, e caktoi atë senator për jetë.

Aktiviteti qeverisës fillon në moshën 28 ​​vjeçe si nënsekretar për presidencën e Këshillit në qeverinë e katërt të De Gasperit. Ai e mban këtë pozicion nga qeveria e katërt deri e tetë e De Gasperi në mes të 1947 dhe 1953, duke ruajtur këtë pozicion edhe me qeverinë e ardhshme Pella, deri në janar të vitit 1954. Më vonë do të ketë pozicionet e qeveritare në punët e Brendshme, Financa, Thesar, Mbrojtje, Industri, Buxhet dhe Punët e Jashtme.

Kryetari i Deputetëve të KK. Nga dhjetori 1968 deri në shkurt 1972, Giulio Andreotti kryesoi Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës për të gjithë mandatin e tetë.

Ai u bë President i Këshillit për herë të parë në vitin 1972 (qeveria më e shkurtër e Republikës vetëm 9 ditë në kohëzgjatje). Detyra i është besuar përsëri në korrik 1976 në sezonin e kompromisit historik midis DC dhe PCI. Komunistët abstenojnë dhe qeveria njëngjyrëshe demokrsitiane mund të lindë. Ka dy emergjenca dramatike për t’u marrë me to: krizën ekonomike dhe terrorizmin që gjakoste Italinë. Marrëveshja ndërmjet Enrico Berlinguer dhe Aldo Moro bëhet gjithnjë e më afër.

Ky i fundit është president i Partisë Demokristiane dhe është gjithashtu njeriu i cili në vitet e mëparshme ka hapur dhomat e pushtetit për socialistët dhe tani është gati të provojë bashkëveprimin me Partinë Komuniste Italiane. Rasti është qeveria Kombëtare e Solidaritetit të cilën Andreotti në vitin 1978 do ta formojë dhe ku ai nuk siguron abstenimin e komunistëve por votat e tyre (por nuk do të ketë poste qeveritare).

Aldo Moro u rrëmbye nga brigada e kuqe më 16 mars, ditën e lindjes së ekzekutivit të ri. Lajmi i pritës dhe vrasja e grupit shoqerues vjen në Parlament në momentin e votëbesimit për qeverinë Andreotti.

Këto janë momente të tensioneve të mëdha në vend, në prag të një krize institucionale të paprecedentë. Qeveria nuk i pranon kërcënimet e shantazhuesve – ata kërkojnë lirimin e disa terroristëve nga burg – dhe Andreotti mban linjën e vendosmërisë ndaj Brigadave të Kuqe, kështu edhe PKI dhe republikanët. Aldo Moro gjendet i vdekur më 9 maj 1978 në një Renault 4 të parkuar në Via Caetani, në Romën qendrore, simbolikisht në gjysmë të rrugës në mes Dyqanve të errët dhe Piazza del Gesù, selinë e PKI dhe DK respektivisht.

Vdekja e Aldo Moros do të shënojë jetën politike italiane të viteve të ardhshme. Francesco Cossiga, asokohe Ministër i Brendshëm, dha dorëheqjen nga posti i tij. Helmet e lidhura me ditarin e shkruar nga kryetari i Partisë Demokristiane gjatë rrëmbimit të tij do të shfaqen në mes të historive të fshehta të shërbimeve, shantazheve dhe ngjarjet tragjike që përfshijnë Giulio Andreottin.

Qeveria e solidaritetit kombëtar nuk zgjati shumë, deri në qershor 1979. Pastaj Berlinguer u kthye në opozitë dhe deklaroi se sezoni i kompromisit historik përfundoi. Arnaldo Forlani bëhet kryetar i Qeverisë dhe Andreotti nuk merr pjesë në ekzekutiv; largimi i tij i përkohshëm nga skena zgjat deri në qeverinë e Craxit (1983), kur ai merr postin e ministrit të Jashtëm.

Ky është ekzekutivi i parë i udhëhequr nga socialistët (më herët qeveria e parë e drejtuar jo nga demokristianët ishte ajo e kryesuar nga republikani Giovanni Spadolini). Bettino Craxi u konfirmua si kreu i Farnezinës edhe në qeverinë e dytë dhe në ekzekutiet e Fanfanit, Gorias dhe De Mitas.

Ekspert në ekuilibrin gjeopolitik, Giulio Andreotti e bën shtensionimin shtyllën kryesore të politikës së jashtme italiane, së bashku me mbështetjen për strategjinë e Atlantikut. Ai ka një rol të rëndësishëm në tensionet e Lindjes së Mesme, punon për shuarjen e luftës Irak-Iran, mbështet vendet e Evropës Lindore në procesin e tyre të demokratizimit dhe të punës guximshme e Mikhail Gorbachev në BRSS, i jep YES instalimit të raketave të NATO-s në Itali. Vitet 80-të përfunduan me paktin e hekurt me Craxin dhe Forlanin (CAF, nga inicialet e të treve): Andreotti shkoi në Palazzo Chigi dhe Forlani tek sekretariati i Kristian Demokratëve.

Në vitin 1991 Andreotti formoi një ekzekutiv të ri, i fundit, sepse DC u pushtua nga hetimi i Tangentopolit.

Andreotti nuk hyn në hetim, por në mes të viteve ’90 ai u gjykua nga dy prokurorë: ajo e Perugisë dhe ajo e Palermos. Prokurorët umbrianë akuzojnë atë si nxitës të vrasjes së gazetarit Mino Pecorelli, drejtori i Op, vrarë më 20 mars 1979 dhe i shantazhuar nga Andreotti, ndër të tjera, për shkak të të vërtetave të ditarit të Moros.

Më 11 prill 1996 fillon gjyqi: pas 169 seancave dëgjimore, më 24 shtator 1999 është shpallur aktgjykimi që e shfajëson atë “për moskryerjen e faktit”.

Por një tjetër akuzë shtrëngon Andreotti-n e paprekshëm: atë të bashkëpunimit me mafian. Lajmi shkon në mbarë botën dhe, nëse vërtetohet, do të godasë imazhin e Italisë: për pesëdhjetë vjet Republika do të udhëhiqej nga një politikan mafioz. Më 23 mars 1993, zyra e Giancarlo Caselli i dërgoi Senatit një kërkesë për autorizim për të vazhduar me një bashkëpunim të jashtëm në një shoqatë mafioze. Sipas magjistratëve Andreotti do të kishte favorizuar mafian në kontrollin e kontratave në Sicili nëpërmjet ndërmjetësimit të Salvo Limas. Si dëshmitarë u sollën disa të penduarit përfshir Balducci Di Maggio, i cili iu tha hetuesve se ai kishte parë Andreottin duke puthur Toto Riinan (në zhargonin e Mafias ky gjest do të thotë se në mes të dyve ka një njohje dhe respekt të ndërsjellë).

Më 13 maj 1993, Senati dha autorizimin: gjykimi fillon më 26 shtator 1995, Prokurori kërkon 15 vjet burgim. Gjyqi i shkallës së parë përfundon më 23 tetor 1999: Giulio Andreotti lirohet pasi “fakti nuk ekziston”, por Prokurori Publik i Palermos vendos të apelojë për apelim.

Sapo të zgjidhen çështjet gjyqësore, në më shumë se tetëdhjetë, “Divus Julius” kthehet në politikë. Ai largohet nga PPI dhe kthehet në vendngjarje me një parti të re të themeluar së bashku me ish kreun e CISL Sergio D’Antoni dhe ish-ministren e universitetit Ortensio Zecchino. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2001 formacioni i ri lirohet nga dy polet dhe merr vetëm 2.4 përqind të votave që nuk tejkalojnë pragun parlamentar.

Më 30 tetor 2003 Andreotti u shpall përfundimisht i pafajshëm nga Gjykata e Kasacionit me akuzën se ishte iniciues i vrasjes së gazetarit Mino Pecorelli. Ndërsa aktgjykimi i shkallës së parë (23 tetor 1999) e ka liruar për mungesë provash, vendim i apelit ky, duke ndarë gjykimin për ngjarjet deri në vitin 1980 dhe vitet pasuese, ka vendosur se Andreotti kishte “kryer” “veprën e anëtarësimit për shoqatën kriminale “(Cosa Nostra), “konkretisht në fuqi deri në pranverën e vitit 1980 “, një krim megjithatë “i zhdukur si krim i vjetëruar”. Për ngjarjet pas pranverës së vitit 1980, ai u lirua.

Autor i disa librave për zhvillimet në Itali, Andreotti ka ruajtur deri vonë në jetë një personalitet të ndritshëm, të inteligjencës dhe mendjemprehtësisë politike, rezultat i përvojës që e ka parë atë protagonist të jetës politike italiane. Ai vdiq në shtëpinë e tij në Romë më 6 maj 2013, në moshën 94 vjeçare.

Më 12 janar 1958 lindi gazetarja e shquar Christiane Amanpour

Më 12 janar 1958 – Në Londër, lindi Kristian Amanpour, gazetare, korrespondente e rrjetit CNN dhe ABC – i ati mysliman iranian, e ëma e krishtere nga Anglia. Fëmijërinë e kaloi në Teheran. Pas përfundimit të arsimit fillor në Iran, kur ishte 11 vjeçe, Amanpour dërgohet nga prindërit për shkollim në Chelmsford, Essex, Angli. Familja e saj u kthye në Angli jo shumë kohë pas fillimit të Revolucionit Islamik. Christiane u vendos në SHBA për t¨studiuar gazetari pranë Universitetit të Rhod Islan, ku u diplomua më 1983 me rezultate të shkëlqyera.

Amanpour gjithmonë ka theksuar se prindërit nuk kishin qenë të detyruar për të lënë vendin, por u kthyen në Angli kur Iraku sulmoi Iranin dhe mbetën përfundimisht në Angli. Amanpour është e martuar me James Rubin, ish-Ndihmës Sekretar amerikan i Shtetit dhe zëdhënës i Departamentit të Shtetit në administratën e presidentit Klinton gjatë luftës në Kosovë. Gjatë luftës në ish Jugosllavi, Kristian Amanpour u kritikua për raportime të një anëshme ose mungesë neutraliteti. Dhe ajo iu përgjigj kritikave duke thënë: “Disa njerëz më kanë akuzuar për qëndrim pro-mysliman në Bosnje, por në rastet e gjenocidit ju nuk mund të jeni neutral. Ju nuk mund të thoni thjesht se ‘ky fëmijë në Sarajevë u qëllua në kokë sepse vrasësi ishte i mërzitur për shkak se ishte grindur me gruan e tij’; në raste gjenocidi nuk ka barazi apo neutralitet; e vërteta duhet treguar.”

Amanpour është konsideruar një nga korrespondentët ndërkombëtarë më me autoritet të televizionit amerikan. Gatishmëria dhe përkushtimi i saj për të punuar në zona të rrezikshme luftimesh e ka bërë një nga gzetaret më të paguara të botës. Sipas revistës Forbes është një nga 100 gratë më me ndikim në botë.

MUSTAFA KRUJA SI NJERI E SI KULTURË – Nga ERNEST KOLIQI

 

Mё qet puna shpesh tё kem tё pёrpjekun me djelmosha qi merren me kulturё shqiptare. E kam fjalё sidomos ke ata prej atyne qi dolen nga nji kurs epruer studimesh tё mesme e qi zotnojnё me njoftime tё veta nji shtrîmje bukur tё gjânё tё çâshtjeve kulturore t’ona. Flas edhe pёr tё rij qi kryen fakultete universitare. E shumta e tyne, mbasi qi kёto takime ndodhin nё mёrgim, janё djelm kosovarё, ase t’ikun prej Shqipnije nё Kosovё e mandej tё shpёrngulun nё Prendim ku vazhduen shkollimin ase Arbreshё tё dhânun mbas gjuhёs e letrave shqipe; shkurt: intelektualё moshe sё re. Mue, si arsimtar, shёndrrimi i mendimeve me pёrfaqёsuesa tё djelmёnís studjuese jo vetёm mё kёnaqё por mё vlen pёr mos m’u shkёputё nga pёrpushjet mendore tё botёs aktuale, d.m.th. me qindrue nё dijení e nё vlug tё frymёs sё kohёs. Jetojmё nё nji faqe nierit ku ndrrimet nё mendёsí, nё zakone, nё shije, nё parime gjikuese ndrrojnё pajadá, kapёrdihen, marrin drejtime tё paprituna, ecin para e kthejnё mbrapa me ritёm tё vrullshёm. Deri sa bân hije mbi kёt tokё, pёrditё dishka mёson njeriu. Me njomsín e  ndieshmёnís sё tyne, tё rijt na bâjnё, deshtas a padeshtas, tё prekim me dorё gjendjen ku shpirtnisht e qytetarisht arrîjti rodi i ynё. Tue krahasue pёrshtypje e opinione breznísh tё ndryshme, shofim patjetёr mâ qartas ku i dhemb e ku i djeg çâshtjes kulturore shqiptare.

Grumbulli i vlerave tё kombit d.m.th. pasunija kulturore e jonё ka nevojё pёr organicitet. Pyetjeve: kush jemi na Shqiptarёt? Cilat janё tiparet qi na dallojnё nga kombet e tjera? Ҫ’farё botёkuptimi trashiguem nga stёrgjyshat, a mâ mirё, ç’tharme njerzore kanё zakonet qi rregullojnё jetёn t’onё? Ҫ’pajisje tё mira e tё kёqija ndryen shpirti arbnuer? Si paraqitet toka ku banojmё, e ç’ndikim patёn mbi rodin t’onё karakteristikat e saj? Ҫ’kavija (shkaqe) e ç’pasoja (rrjedhime) kryesore spikasin nё zhvillim tё ngjarjeve historike kombtare? Ҫ’ideal jetese paraqet nё thalb tё vet letёrsija e jonё gojore e ajo ditunore?[1]

Nji njerí me mende e shqise tё zhvillueme dishron e don me pasё pёrgjegjen e kёtyne pyetjeve tё ngashёrueme. Lakmon nxehtёsisht tё két para vetes pámjen sa mâ tё zdritun tё dhânave qi i pёrkasin jetёs shqiptare nё kalesё e nё tё tashme pёr t’i a blé neshtrashёn ardhёmёnís.

 

 

Mungesё e pafajshme dijenije

         

E mbeta qi, – nё takime  me tё rij tё Shqipnís, tё Kosovёs e tё diasporёs, – mё bjen nё sý menjiherё âsht mungesa e lidhjeve ndёrmjet pjesve tё botёs shqiptare. Rrethânat e sotshme, shkaktue nga stuhít politike e luftarake tё kёtij qindvjeti, kanё shkaktue copёtim nё mes gjymtyrve tё trupit shqiptar. Sot pёr sot, duhet tё kapёrcehen shum vishtirsí pёr tё pasё nji idé gangullore tё vlerave sё njimendta t’ona. Pjesёt e ndryshme nё tё cilat copёtohet gjindja e jonё shkaktojnё nji krijim qarqesh tё veçueme kulturore aspak tё harmonizueme njâni me tjetrin. Mungon njisija  e nji tânёsije organike. Me kandar e me kút tё ndryshёm peshohen e maten vlerat, qi duhet tё njehen tё pёrbashkёta. Kuptohet qi larmija e mendimeve dhe e pleqnimeve begatё menden e njerzís dhe zgjânon horizontin kulturuer. Por, pjestarёt e nji kombi, nё disa pika thalbёsore, pёrkitazi me tё qênunit e tij, duhet tё jenё tё njâj mendimi po deshtёn, me mish e me shpirt, tё qindrojnё pjesё e pashkёputёshme e trunkut rracjal origjinar. Pёshtjellimi i vlersimeve dhe turbullimi i parimeve pleqnuese cёnojnё tânёsín shpirtnore dhe e çojnё nji komb nё humbnerё tё çoroditjes e tё shkombtarizimit.

Nuk mund tё paditet kurrkush, – dhe mâ pak se tjerakush djelmёnija, – pёr mungesё kriteresh tё pёrbashkёta nё vlersim tё dukunive, me tё cilat sot paraqitet bota shqiptare. Duhet tё punojmё pёr nji ndriçim. Duhet me gjoks tё pёrpiqemi me sqarue periudha historike, fytyra tё pikatuna tё kalesёs e tё tashmes, rrethâna e hollsina pёr tё rendue me paânёsí e drejtёsí vlerat kombtare, tё cilat sot nё vendrim (contemplation) i shofim tё koklavituna e tё ngatёrrueme. Fajin e kanё zhvillimet e historís s’onё mâ tepёr se njérzit.

Lypi ndjesё pёr kёt parathânie bukur tё gjatё qi e vonoi hŷmjen n’argument shёnue nё titull. E ka arsyen e vet. Ndër personalitete shqiptare, nji ndër mâ të përgojuemit e të shoshluemit âsht Mustafa Kruja. Nuk due të polemizoj me kurrkend: dishroj vetёm  t’a çveshi fytyrën e këtij Shqiptari në shêj nga moskuptimet, nga thashethanat e përcipta, nga paragjikimet verbuese.

Dikush, me arsye, do të më drejtojë vërejtjen tue qitë e thânë se mbi Mustafa Krujën u shkrue edhe mbas luftës dhe njerz të shquem vûnë në dukje meritat e tija. Po, âsht e vërtetë; por, takimet qi përmenda në krye të këtij artikulli, i pata mâ të shumtat tash vonë dhe të rijt me të cilët fola nuk dijshin gjâ mbi ato shkrime. Prandej e shof t’arsyeshme t’u a kujtoj atyne qi dishrojnë me pá qartë mbi të kaluemen e Shqipnís dhe të bijve të saj mâ të vlefshëm, êmnin dhe veprimtarín e Mustafës mbas afro pesëmdhetë vjetve të zhdukjes së tij.

Koha ka qetësue shpirtnat e gjakimet politike synojnë qoka tjera. Prandej mendojmë se fjalët sqaruese zânë vend tashmâ pa kundërshtime të ndezuna.

Tё rijt e zdritun nga kultura dhe tё mbrûjtun nё shakulluer shpartallues tё mbasluftёs sё dytё kuptojnё mirfilli se njerz e ngjarje tё botёs s’onё lёvdohen e pёrbuzen jo nё nji rrafsh racjonal, por n’atê pasjonal dhe duhet tё dijnё tё vёrtetёn, dhe i a vêjnё detyrё vetes me zhdaravitё mjegullinat, me pá qartё e me rendue pa mbajtё pajё n’asnji ânё vlerat e botёs shqiptare. Kush mundohet t’i gёnjejё tue shfytyrue (falsifier) ndodhína e vetje dâmton e njollosё gjân mâ shêjte qi kemi si Shqiptarё: menden e djelmёnís s’onё, d.m.th. tё birnís sё sejcilit prej nesh, e cila don t’eci kah ardhёmenija me pajёn e sё vёrtetёs nё xhep.

Natyrisht këtu paraqesim Mustafa Krujën si njeri kulture.

 

Disa pika bibliografike

 

Shkruesi i kёtyne radhёve botoi nё Shêjzat nё Vjetin e I (1957), nr. 2 – 3, faqe 70 – 76, nji syzim me titull Shtatёdhjetёvjetori i lindjes sё Mustafa Krujёs.

Mё 1959, mbasi qi Ai ndrroi jetё nё Niagara Falls – N.Y., Shêjzat (Vjet’ i III, nr. 1 – 2, faqe 1 – 12) botuen artikuj tё Zef Valentinit, Tahir Kolgjinit dhe Ernest Koliqit. Nё fund t’atij vjeti (nr. 11 – 12, faqe 381 – 384) i paharrueshmi Dashamirё e Bashkpuntuer i ynё prof. Karl Gurakuqi pёrkujtoi Mustafёn me thekuní miqsore. Edhe nё veprёn e tij Nёpёr vullâjt e Shêjzave (Romё 1969, faqe 7 – 9) foli mbi shkrime tё Mustafёs botue nё tё pёrkohёshmen t’onё.

Mё ka qillue nё Shqipní me ndie gjithfarё fjalёsh mbi Mustafa Krujёn, prej tё cilave delte nё shesh nji gjâ: ai levdohej ase shahej si veprimtar politik, por pak’ e kush e pёrmendte e merrte parasýsh vlerёn e tij kulturore. Mun, shumica e kujtojshin njerí me shkollin tё pёrgjysёt.

Ky vlersim i gabuem apo s’paku i gjymtё nuk duhet tё çudisi. Mustafa mund tё quhet I mёrguemi i pёrherёshёm. Ajo Shqipní e lirë, qi n’akt të pamvarsís së vet përpilue në Vlonë me 28 Nanduer 1912 ka edhe nënshkrimin e tij, i a mohoi shpesh të drejtën me banue lirisht në tokë të saj.

Por tё rrjeshtojmё pikat mâ tё spikatёshme tё jetёs plot travajё e njiherit edhe plot punё.

U lind nё Krujё mё 15 mars 1887. Shkollёn fillore e kreu nё qytet tё lindjes dhe atê tё mesmen nё Janinё, e cila aso kohe, ishte e pёrfshime nё Perandorín osmane. Vazhdoi mёsimet n’Institutin epruer “Mulkije – i – Shahané” tё Stambollit prej kah mё 1910 doli “licencié en sciences politiques et sociales”.

Ҫ’prej moshёs mâ tё ré tregoi prirje shkrimtari e kёt cilsí i a kushtoi kryekёput mprojёs sё drejtave kombtare dhe naltёsimit menduer tё kombit. Nё shtypin liberal tё Stambollit botoi artikuj me pseudonimin Asim Djénan kundra qёllimeve tiranike tё Zhoen Tyrqvet. Mё 1909 u dbue nga Instituti si protagonist i nji demostrate sё rrebёt nё favor tё minoriteteve kombtare tё Perandorís osmane e mujt m’u pranue rishtas mbas nji ndёrhymjeje energjike tё Deputatve shqiptarё nё Parlamentin turk.

Mustafa shquhej për karakter burrnuer, për idé të qarta e të préme së cilave u rrinte besnik pa marrë në dorë interesin vetiak. Urrente kompromiset. Shkurt: ishte njeri nji copet: pohen po e johen jo. I ndershem tejet, ishte i matun e i drejtë në pleqnime. U a njifte edhe kundërshtarvet zotsín e vlerën. Në karakter të tij synthetizoheshin lumnisht burrnija e fisit shqiptar me nji dituní organike. Vetít gojdhânore zdriteshin në njoftime të gjâna me të cilat e kishte pajisë mâ parë shkolla e ndjekun me cenë e mandej nji përpjekje e përditëshme kambëngulëse studimi sidomos në shkencat historike, politike, shoqnore e gjuhsore.

Kur erdhi me 1924 si Prefekt nё Shkodёr solli me vete biblioteken e vet tё pasun me botime nё frengjishte. Natёn e Kёshndellave t’atij vjeti, ngjarjet e dituna e shtrёnguen me lânё thekatueshёm Shkodrёn e Shqipnín. U mёrgue bashkё me Luigj Gurakuqin. Librat mbetёn tё shpёrdám do n’Arqipeshkёvní tё Shkodrёs, do ndёr Fretёn e Jezuitё. Mё 1930, si u ktheva unё n’atdhé prej nji mёrgimi pesё vjetsh, i ngarkuem prej tij, mblodha librat nё shtёpí t’ême: ishin me mija dhe nxejshin krejt faqet e murit t’odёs s’eme e tё nji pjese sё çardakut. Vёllime, e shumta, tё bléme ndёr “bouquinistes” tё bregut tё Seine-s nё Paris, nё periudhёn kur ndodhej me 1919 nё kryeqytet tё Francёs si pjestar i Dergatёs shqiptare nё Konferencёn e Paqit. Ai, me kursime (Emzot Bumçi e Luigj Gurakuqi miqasisht talleshin me tê e i thojshin: “Mustafё, mos i shpenzò tё gjitha paret ndёr libra: pёrfitò prej rasёs qi jé nё Paris me bâ pak qejf!”) kishte arrijtё tё grumbullojё nji numёr bukur tё madh veprash tue mendue t’i shfrytzojё nё punёn e tij kulturore, por fati i padrejtё e ndau nga biblioteka e dashun dhe, nё varg tё parreshtun mёrgimesh, punoi pa mujtё t’a pёrdori. Ndrroi jetё nё Niagara Falls tё Shteteve tё Bashkueme t’Amerikёs me 27 dhetuer 1958.

Shkrimet e Mustafёs janё tё shpёrdáme nё fletore e nё tё pёrkohёshme tё ndryshme. Shkroi artikuj nё Mbrojtja Kombёtare (Vlonё mё 1921 drejtue nga Dom Mark Vasa), nё Populli (Shkodёr 1921, drejtue nga Salih Nivica), nё Corriere delle Puglie (Bari), nё Kuvêndi (botue me 1919 – 20 nё Romё nga Sotir Gjika), nё Shqipёria e Ré (nё Kostancё tё Rumanís), n’Albanie Libre (botue nё Romё 1946 – 1956) dhe studime e syzime nё tё pёrkohёshmet Hylli i Dritёs, Leka, Pёrpjekja Shqiptare, Illyria, Shêjzat, Shpirti Shqiptar.

Vepra tjera tё botueme: pёrkthimi i veprёs politike tё Vladan Gjorgjevich Arbanasi i Velike Sile (Zara 1927), Abetari i tё Mёrguemit (Aleksandrí t’Egjyptit me 1952); tё pabotueme: pёrkthimi shqip i Illyrisch Forschungen tё Dr. Ludvig v. Thalloczy me bashkёpunimin e dr. Milan Sufflay e Theodor Ippen.Nisi, por e la tё pakryeme nji Historí t’Aleksandrit tё Madh.

Pёrkthime e punime tё ndryshme, gjithёnji tё pabotueme: Burri (Pyrrhus i Madh), pёrkthye nga Plutarku me shёnime; Die Indogermanisierung Griechenlands und Italiens nga Hans Krahe shqipёrue nga gjermanishtja.

Rradhimi anasjelltas nё shqip-latinisht i “Dictionarium latino-epiroticum” tё Franco Bardhit (1635) me shёnime e shpalime tё denduna gjuhsore.

 

Mustafa si njeri

 

At Valentini, qi pat rasë t’a njofi themelisht Mustafën gjatë nji bashkëpunimi të dendun n’Institutin e Studimeve Shqiptare të Tiranës, pohon për sá i përket karakterit të tij se në çdo rrethanë “u tejshifte ase nëpërndritte ndershmenija e thellë dh’e leale e tij, pasjoni i tij për atê qi Ai njehte si ma i madhi visar kulturuer i atdheut, gjuha shqipe”.

Por qe, dishmija ma e çmueshme mbi Mustafën qi kemi nga Valentini, matunija e fjalve të cilit dihet se arrin në shkrupolozitetin mâ të shtrënguet dhe në drejtsin ma të ndërgjegjëshme: “Mundte njeriu mos me pranue përftimet ase methudhat e tija politike, por âsht absolutisht e pamundun, jo vetëm me mohue, por edhe vetëm me dyshue se pasjoni suprem i tij, mun i vetmi pasjon rreth të cilit bashkërendoheshin ase radhiteshin të gjitha tjerat (pasjone) e të gjitha veprimtarít, ishte dashunija për Shqipnin”.[2]

Proverbjalet mbetet qindresa e tij në punë.

Karl Gurakuqi, njohës i mirë edhe ky i Mustafës, thotë për tê: “Ndonse i diplomuem në shkenca politike (n’Instambul në vjetin 1910), mori rrugën e mësuesís. Kishte nji shpirt arsimtari… Auktoritetet shtetnore, tue vrejtë prirjen e tij e tue i ardhë dishirit të çfaqun prej si, e panë të rrugës me i ngarkue drejtorín e arsimit në Prefekturën e Elbasanit. Këtu u tregue në naltësín e misjonit të rrokun, tue punue me ndergjegje e me at zellin e madh, qi e ka shque gjithmonë sa qe gjallë”.

Karli, ai vetë arsimtar i lém, i ka rá në tê përsa i përket prirjes natyrore të vërtetë të Mustafës. Ai, po të shqyrtohen hollë shfaqjet veprimtare të personalitet të tij, nuk vûni kurr pregatitjen e rrallë kulturore në shërbim të politikës qi ndiqte, por u rrek qi politikën e vet t’a vente në sherbim të kulturës. Kishte shpirt apostulli. Për tê problemi kryesuer ishte naltësimi shpirtnuer i gjindes shqiptare e këtë e pritte vetëm e vetëm nga përhapja e ditunís. Ai në nji njeri çmonte, bashkë me vetít tipike shqiptare, shkallën arsimore, pajisjen ditunore. Shfaqej ballhapët si anmik i çdo qindrimi hypokrit, nganjiherë edhe versulej me shprehje të vrazhda kundra mendelehtvet e spitullacavet trûshprazët, përkundrazi nderonte, si thámё, edhe kundërshtarin me vetína pozitive intelektuale. Urrente njerzit e cekët qi me nji lëmashk njoftimesh, si të ngjituna nё mende me pështymë, mtojshin me ndёrhŷ në çdo bisedim tue shitë mend e dije pa sjellë nji kontribut ndertues. Urtín paramune të njerzve të pashkollë por të pasun me njohunít e trashigueme dhe me atê vetjake fitue në tallazet e jetës e nderonte sa s’ka: e njehte krue të pashterrshëm të përvojës shekullore të kombit, t’asaj përvojë qi përmbledh ahtet e shamtinat, galduese e të trishta, të breznive të kalesës.

 

Palci i shkrimeve të Mustafës

 

Mustafa Kruja njifej si njeri i shprehjeve të rrëmbyeshme, akuzohej qi nuk duronte mendimin kundërshtar e qi përdorte fjalë mujshare në rrahje të çdo çâshtjeje qoftë politike qoftë gjinije tjetër. Ka gjasë qi kët qëndrim të papërkulshëm (intransigeant) ai e muer nganjiherë me ata, sidomos me t’ashtuquejtun intelektualë, për të cilët ushqente bindjen se flitshin me mende të mbrapësht, porse rëndom shtronte bisedë ndejshëm si mbas zakonit të maleve: si pleqt në kuvende të Kanûnit. N’asht se flitte e përgjigjte thertas aty ku dyshonte n’interlokutorin ndoj mbrapamendim, thartimi i përkitte trajtës jo përmbajtjes së mendimeve. Mendimet ishin të matuna e të përkuerme.

Si të gjithë njerzit e kulturuem të Rilindjes s’onë, para gjendjes qi u krijue mbas sundimit shekulluer t’Osmanllijvet, edhe Mustafa kërkoi idét ndërtuese me i a vû si gur themelit Shqipnís së ré. Rrethânat historike fatkeqësisht e kishin mbajtë popullin shqiptar në nji errësí mesjetare. Aradhja e intelektualvet, e vogël por shum aktive, e cilësueme nga nji larmí e teprueme paraqitjesh kulturore, lakmonte me ngulm nji përparim mâ tepër të dukshëm se sa substancjal për shtetin e ri. Mustafa bashkë me disá mâ mendendritunit personalitete të kohës, u bind se përkundrazi duhej shkue kadalë në shkëputjen prej Orientit dhe n’ecjen kah Oksidenti. Nevoja kryekrejet qindronte në ngujim të dokeve të shëndoshta gojdhânore, d.m.th. m’u përmbledhë sa mâ tepër në rreth të zakoneve mâ gjenuine shqiptare. Studimi i gjuhës për tê donte të thonte edhe depërtim në thalb të gjallë të shpirtit të kombit, thellim në pasunín stërgjyshore, fryma e së cilës duhej të lëvitte në psihe të përtrîme të Shqiptarit. Njoftja e gjuhës shqipe ndihmon me njoftë historín, ethnografin, psykologjín e fisit. Ata qi mtojshin të caktojnë vijat ndërtuese të jetës së ré shqiptare tue mos dijtë shqip, por tue folë gjuhë të hueja e tue u mbështetë vetëm në kulturna të hueja, Mustafa i njehte njerz abstrakt, vizatuesa të nji Shqipnije n’erë, pa rrajë në humusin autokton. Ai mendonte me vû në drejtpeshim përvojën e vjetër trashigue nga të Parët me shkencë, tue shartue n’urtí tё kalesës kulturën mâ të përshtatun moderne. Jo me u hapë dyer e dritore idéve tepër të shtyme: dronte se nuk i bár mendja e popullit, plandosë prej qindra vjetësh në nji rrënesë t’âmullt. Shkurt: mendimi i Mustafës, qi u pasqyrue si në shfaqje të jetës ashtu në shkrime të tija, qindron në kult të vlerave shqiptare, natyrisht të përtrîme e të spastrueme në frymën mâ të kulluet të qytetnimit. Ishte njeri i rendit dhe i dishiplinës, i ligjës e i kanûnit, urrente privilegjet, demagogjít, besonte ngultas se vetëm meritokracija mund të mbëkâmbte nji shtet e nji shoqní shqiptare të dênjë m’u rrjeshtue në radhë të shteteve të qytetnueme. Meritokracija âsht ai koncept qi cakton me i a lëshue rrugën njervze t’aftë, të pregatitun, të pajisun me cilsít e nevojshme për t’i shërbye nji bashkarije shoqnore. Ai nuk përbuzte kurrkend por, mbi të gjitha, në nji njerí çmonte cilsit morale e kulturore.

 

Gjuhtari e shkrimtari

 

Tё gjitha fuqít mâ tё zgjedhuna tё veta, gjatё mâ se pesёdhetё vjetve, i a kushtoi studimit tё gjuhёs shqipe. Njifte me themel leksikun dhe frazeologjín e gegnishtes dhe tё tosknishtes. Nё Zara, nё Sant’Ilario afёr Genovёs, nё Genève e kam pámun gjithmonё pёrkulё mbi tekste shqipe gjuhsije, libra e tefterё shёnimesh dhe memzi i a mbushёshe menden (i nxitun edhe prej Zojёs Caje, bashkёshortes sё tij fisnike) me dalё e me bâ ndoj shetí. Edhe tue shetitё shtjellonte çâshtje gjuhsije. Prej si kam pasё dobí shum: ai mё shtyni nё pёrdorim tё trajtave tё mesme (t’Elbasanit) nё shkrime tё mija, ai mё kёshilloi t’u a vê menden sinonimevet pёr t’a bâ mâ tё pёrpiktё stilin.

Mbi rezultatet e punёs sё tij me vullnet titanik kushtue gjuhёs shqipe, kanё dhânё lajme At Valentini e Karl Gurakuqi. I pari shkruen:

Chiunque abbia avuto occasione di leggere anche uno solo dei suoi articoli di filologia, non può non aver constatato quale fosse la immensa quantità di materiale da lui raccolto, sistemato, continuamente presente alla sua memoria. Ma non è forse uscito da quaranta anni in qua un dizionario o un anche modesto glossario albanese che egli non abbia esaminato e commentato con migliaia di osservazioni, d’aggiunte, di rettifiche, tutte abbondantemente e sicuramente documentate. I suoi amici e quelli che gli furono colleghi nell’Istituto di Studi Albanesi di Tirana hanno potuto vedere e consultare i suoi 12 grossi volumi manoscritti in formato protocollo, che se non fossero rimasti inediti, certo avrebbero costituito il primo e vero grande dizionario della lingua albanese. Quante volte nella discussione d’un qualsiasi particolare filologico, in sede di commissione linguistica o di commissione letteraria, un florido gruppo di competenti veniva a trovarsi nell’incertezza, quasi altrettante volte il ricorso a quel dizionario che egli poneva a nostra disposizione, risolveva la questione nel modo più soddisfacente”[3]

 

“Cilido qi ka pasё rastin tё kёndojё edhe vetёm njenin prej artikujve tё tij tё filologjisё, nuk ka mundun mos me vёrejtё sasinё e pamasё tё landёs sё mbledhun prej tij, pёrherё e pranishme nё kujtesёn e vet. Prej dyzet vjetёsh nuk ka pasё asnji fjalor tё botuem, madje edhe çdo glosar i thjeshtё qi tё mos jetё shqyrtue prej tij nёpёrmjet mijra vёrejtjesh, shtesash, ndreqjesh, tё gjitha tё dokumentueme bollshёm e me saktёsi. Miqtё e tij dhe ata qi qenё kolegё tё tij nё Institutin e Studimeve Shqiptare tё Tiranёs kanё pasё mundёsi me marrё nёpёr dorё 12 vёllimet e trasha tё dorёshkrimit nё formё protokolli, tё cilёt, sikur tё mos kishin mbetun tё pabotuem, sigurisht do tё pёrbâjshin fjalorin e parё tё madh e tё vёrtetё tё gjuhёs shqipe. Sa herё nё diskutimin e çfarёdo hollёsie gjuhsore, nё selinё e komisionit filologjik apo atij letrar, nji grup i shёndoshё kompetentёsh gjindej nё mёdyshje, po aq herё pёrdorimi i atij fjalori, qi ai e vente nё dispozicionin tonё, zgjidhte problemin nё mёnyrёn mâ tё kёnaqёshme.” (Pёrkthim i Eugjen Merlikёs)

I dyti thotё:

Edhè atёhera kúr rrethanat e shtynё tё ndiqte rrugёn e politikёs vepruese, nuk e la mbas dore lavrimin e gjuhёs. I fali kёsaj studime tё matuna e tё frytshme gramatikore e sintaksore. Mjafton tё pёrmendim Fjalorin e madh tё shqipes, rreth tё cilit ka punue gadi krejt jetёn, pá u lodhё, tue mbledhё visarin gjuhёsuer tё malit e tё fushёs. Ky fjaluer, i pajuem me shembuj e fraza tё nxjerruna nga goja e gjallё e popullit, me sinonime tё qemtueme me nji zéll tё mrekullueshёm, pat qênё miratue nga Instituti i Studimeve Shqiptare tё Tiranёs, i cili pat vendosё tё shtypej, por qi mjerisht u pengue nga gjendja e kapёrdime. Fjalori ká qênё 2400 faqesh formati tё madh me 30.000 fjalё, tё spjegueme shqip. Nuk dijmё nё se dorёshkrimi ka shpёtue nga rebeshi i kohёs”[4]

Dihet qi ai i Mustafёs âsht shembull stili parashtrues (ekspozitiv). Letrat e tija janё nji visar ku, veç pёrmbjtjes sё çmueshme pёr historín t’onё, shqipja shpalisё tё gjithё zotsín e vet shprehёse nё ton bisede, ku mendime e ndiesina e gjikime dalin tё çânёsueme me premí e qartёsí t’admirueshme. Ai, njerí realist e i prirun kah spjegimi logjik i ngjarjeve, kёrkonte thjeshtёsín nё shkrim. Dhe i a arriti nё stil tё vet, nji tejpasije (transparence) nёpёr tё cilёn drita e mendimit del e gjallё n’ind tё fjalve e tё fjalive.

Kur shkruente mbi ndoj argument qi i a prekte shpirtin, stili i tij ngjyrohej e pёrflakej por pa rrёshqitё nё llasё tё nji brydhёsije (tendresse) qi nuk pёrkonte me natyrёn burrnore tё tij. Shprehet me nji zbunim tё pёrmbajtun, skofiar (delikat) e tё ngrohёt por jo butlosh. Tё shifet nё shkrimin kushtue qytetit tё Krujёs si e âmbёlson mashkullisht fjalёn kur çekё sende qi ka pёr zêmёr.

Shkruesi i kёtyne rradhёve ka jetue me vjet pranё Tij, ka thithё frymёn e shёndoshtё shqiptare tё votrёs sё tij shtёpijake nё vende tё ndryshme mёrgimi ku atê e hodhёn stuhít politike, âsht ushqye me miqsín bujare e bujarsuese tё Tij, e ka pasё mjeshtёr gjuhe dhe, mbas vdekjes sё Luigj Gurakuqit, e ka njehё Udhёhjekёs tё vetin nё çdo nismё kombtare. Kjo lidhje e ngushtё e vên nё gjendje me folё pёr Tê me dijení tё plotё tё dhânash. Me gjithёkёtê, tue shkrue kёto rradhё âaht pёrpjekё me ruejtё paânёsín. Sidoqoftё, si do qi tё merren gjikimet t’ona, veprat e Mustafa Krujёs jesin dishmim i shkёlqyeshёm i kontributit moral e kulturuer tё botёs shqiptare.

 

Marrё nga broshura “Mustafa Kruja si njeri kulture e si gjuhёtar”, SHÊJZAT 1973

[1] Djelmёnija studjuese sot don tё hŷjё nё thalb tё çâshtjeve. Ideologjít e ndryshme nё luftё me shoqishoqen e detyrojnё me zgjedhё. Nacjonalizёm a internacjonalizёm? Ndёrmjet kёtyne dý skâjeve kundrore (opposées) valavitet mendimi i sotshёm. Tue vlerёsue problemet nё lidhje me kombёsi, tё rijt duen tё hulumtojnё edhe zanafillёn e tyne, d.m.th. kalesёn e kombit prej kah burojnё kavít (les causes) e rrymbave tё ngjarjeve. Nё kёtё hulumtim gjêjnё pengoja: disá ngjarje nuk janё tё shkrueme e gjurma e tyne qindron nё kujtim tё njerzve tё motnuem, disá janё tё shkrueme por pёsojnё nga nji ânёsí e qartё interpretimi. Sidomos veprimtarija e personaliteteve qi u shfaqёn nё skenё tё historís si protagonista shpesh rrethohet me avullim shoshlimesh tё cekta a tymtajё pasjonesh. Tё rijt serjoza dishrojnё m’e kullue punёn, sidomos kur dyshojnё se nji mёní vazhduese orvatet me shfytyrue (falsifier, dénaturer) tё vёrtetёn. Ata kuptojnё se i erdhi koha nji paraqitjeje tё drejtё, pa shtrёmbnim, tё fytyrave mâ tё pikatuna kombtare. Nuk niset nji ecje e mbarё kah ardhёmёnija me paravûmje (premisses) idésh kallpe mbi kalesёn.

[2] Shif Shêjzat, Vjet’i 1959, 11 – 12

[3] Shif Shêjzat, Vjet’i III, 1959, nr. 1 – 2, faqe 4

[4] Shif Shêjzat, vjet’i 1959, nr. 11 – 12, faqe 382. Dymbёdhjetё tefterёt me fjalё tё mbledhuna e tё shpalisuna nga Mustafa kanё mbetё n’Institutin e Shkencave e mâ vonё n’Universitetin e Tiranёs e prandej ajo lândё leksikore gjendet sigurisht, e shfrytzohet, nё Fakultetin e Letrave t’atij Universiteti.